Me mallin e Ballakumeve e me kujtimet e Pavarotit, tenori Pirgu: Nuk ka teatër që s’kam performuar, për mua veç sa ka filluar rrugëtimi
30 Dhjetor, 2024
Jeta e tij nuk ishte në fillimet e karrierës me po këtë shkëlqimin e viteve të fundit. Të bënte një copë vend në teatrot më të mëdha të botës, kishte përjetuar në lëkurën e tij jo vetëm të bukurat e skenës, sepse jo gjithçka kishte filluar me xixat e magjisë së operave, pasi që për ta ndërtuar mozaikun prej artisti, jo krejt jeta ishte art.