Fragment nga romani  ‘Gjarpri i shtëpisë’ nga  Arif Demolli


Në shtatë vjetorin e vdekjes së shkrimtarit Arif Demolli, Kult Plus ua sjell një fragment nga romani i tij “Gjarpri i shtëpisë’.

Në atë farë fshati ishte një shtëpi… Shtëpia ku isha lindur dhe ku po e kaloja fëmijërinë, bota e tërë që po e njihja në vitet e para të jetës sime. Ajo ishte goxha shtëpi, me një bodrum poshtë dhe me tri dhoma lart (në midis ishte dhoma e zjarrit, kurse në të dy krahët e saj ishin dhoma jonë e fjetjes dhe dhoma e xhaxhait). Para derës së shtëpisë shtrihej një copë oborr, i ngushtë dhe i pjerrët, që merrte fund me dyert e mëdha me deriçkën përngjitur me to. Një herë, derisa dyert ishin të hapura dhe zbrazëtinë e mbushte hija e dendur e arrave të xha Fejzës, nuk e di pse, oborri ynë më qe dukur si një gjuhë e nxjerrë jashtë nga vapa e një qeni gjigant, kurse dyert – si goja e tij. Ndoshta pse ua kisha frikën qenve, ndodhte që ndonjëherë të më bëhej se po mblidhej nën këmbët e mia ajo gjuha e stërmadhe dhe kështu po më fuste në gojën e vet ai farë qeni gjigant i përfytyruar. Skajit të oborrit rridhte vija e hollë e ujit, sikur të donte ta njomte përherë gjuhën e atij qeni dhe kështu ta zbuste egërsinë e tij. Në njërën anë shtriheshin vatha, pojata, çilari dhe oda, kurse në anën tjetër ishin kopshti, lëmi, hambari dhe plemja. Nën të gjitha këto zbriste fort pjerrtas Ara e Bregut, ku kishte rrezik t’i thyeje jo vetëm këmbët, por edhe qafën. Po t’i shikoje nga Shpati (ku dilja shpesh me gjy- shen për t’i kullotur qengjat), krejt këto krijonin një pa- mje laramane: shtëpia ishte e mbuluar me qeramidhe, pojata me dushk, hambari e çilari me kashtë, kurse oda, e ndërtuar vonë, – me tjegulla, të kuqe gjak. Aty i shtrinin kurorat e tyre dy arrat e mëdha, ngriheshin përpjetë disa dardha, sesi i ngatërronin degët disa mollë e disa kumbulla, përpiqej të grabiste sa më shumë tokë një ftua me shumë trungje nga të njëjtat rrënjë, sikur të mos donte të rronte i vetmuar në atë vend, ku çdo pemë e kishte së paku një shoqe të llojit të vet. Nga Shpati shihej gjysma e shtëpive të fshatit. Përpiqesha t’i krahasoja dhe më dilte se shtëpia jonë ishte ndër më të bukurat. IN MEMORIAM 28 – Gjyshe, kush e ka shtëpinë më të bukur? – pyetja. Ajo i numëronte katër-pesë shtëpi dhe ndër to ishte edhe shtëpia jonë. -Ne, pëllumbi i gjyshes, – më shpjegonte ajo, – i kemi pasur të gjitha të mirat: edhe shtëpinë e mirë, edhe në vend të mirë, edhe tokën më pjellore se të askujt… vetëm meshkujt nuk i kemi pasur të hajrit. Prandaj, na ka mbetur vetëm kjo shtëpi si dëshmi e asaj se kush kemi qenë dikur. Po edhe kjo e shkreta i ka hequr një mijë të zeza. Sa e mbaj mend unë – kush mund ta dijë se ç’ka pësuar më përpara? – deri tash e kanë djegur tri herë… – Kush e ka djegur, gjyshe?! – Së pari e kanë djegur zaptijet e turkut, pastaj xhandarët e Serbisë dhe, së fundi, italianët… Doja të pyetja se ç’ishin ata farë zaptijesh, xhandarësh e italianësh, po më vinte keq ta preja në gjysmë rrëfimin e gjyshes. -Dhe secilën herë, – vazhdonte gjyshja, – e kemi ngrehur më të fortë e më të bukur. Së pari ka qenë me kashtë të zakonshme, së dyti me kashtë thekre tërë renda-renda, së treti me shinra… të gjitha të gdhendura me durim për inat të armiqve… dhe tash, si e sheh, e mbuluam me qaramidhe… që ta kenë më vështirë kur ta djegin sërish… Ndonëse nuk më kishte rënë të shihja ndonjë shtëpi duke u djegur, përfytyrimet e mia ishin më se të llahtarshme. – E pse e kanë djegur kështu vazhdimisht shtëpinë tonë? -Pse, a? Sepse të zotët e saj kanë qenë gjithmonë dofarë kryengritësish, kaçakësh, gjakësorësh, vullnetarësh… e ku ta di unë çka jo, të cilët nuk i shtroheshin dot as pushtetit të fshatit, as pushtetit të shtetit. Secili prej tyre ishte më kokëfortë e më i papërkulur se tjetri… Të gjithë njësoj: e mira e tërë botës, e keqja e kokës dhe e shtëpisë së vet… Më tej rrëfimet e gjyshes merrnin ngjyra të tjera emocionale dhe nuk e dije më në i qortonte për së vdekuri e për së gjalli ata burra kryeneçë (babai e xhaxhai domosdo ishin dy prej tyre), apo mburrej me trimëritë e tyre. Dikur ajo kridhej me tërë shpirtin në botën e kujtimeve të saj të pazakonshme dhe tashmë fliste hapur me mburrje e me krenari për vjehrrin, për burrin dhe për djemtë e saj, kurse mua më kapte njëfarë shqetësimi. Në fytyrën e saj të ndezur nga krenaria më dukej se e shihja flakën e shtëpisë dhe zija të dridhesha nga frika se dikush mund të na e digjte sërish shtëpinë dhe të na linte në titërr të lënd- 29 inës. Ajo pothuaj harronte fare se më kishte pranë (lëre më të mundohej të hynte në shpirtin tim të vogël e plot shqetësime), ia ngjallte vetes kujtimet e kohëve të shkuara, prandaj e merrte si krejt të zakonshme djegien e herëpashershme të shtëpisë sonë dhe derisa e shikonte atë sikur mrekullohej dhe u thoshte në vetvete ndezësve të ardhshëm: “Do t’ia merrni të ligat shtëpisë sonë! Muret i ka prej guri, pullazin prej qeramidhesh, digjeni në mundshi!”. Për një çast trimërohesha edhe unë. Besoja se nuk mund ta digjnin po t’i lëshoheshin të gjithë ndezësit e botës, prandaj lirisht mund të bëhesha edhe unë kryengritës, kaçak, gjakësor, vullnetar e çkado që të më tekej. Dhe ia shihja vetes për të madhe pse isha shqetësuar e isha frikësuar kot së koti. Po mua më tepër ma nxitnin kureshtjen ata që fshihnin përbrenda të gjitha ato që i takonin shtëpisë dhe oborrit tonë, sesa t’ia shikoja ashtu për karshi dhe t’i dë- gjoja rrëfimet e gjyshes për kohët e djegësve të pamëshirshëm. Isha në një moshë kur nuk më rrihej në një vend, as nuk mund të kënaqesha dot me një të shikuar. Hyja e dilja prej një dhome në tjetrën nga disa herë në ditë. Zbritja me kënaqësi në bodrum me nënën dhe me gjyshen, kur shkonin ta milnin lopën. U shkoja pas në pojatë. Kisha dëshirë të ndukja edhe unë kashtë a sanë me kërrabë në pleme, t’i shihja zogjtë se si hynin e dilnin nëpër pallzina, t’i kërkoja e t’i gjeja çerdhet e tyre, me të cilat ishte plot kashta e pullazit. Edhe në çilar e në hambar mund të ndiente njeriu një kënaqësi të veçantë, sidomos po ta shikonte botën nëpërmjet pallzinave të tyre. Kështu, secila më dukej më tërheqëse se tjetra, kurse çdo herë që hyja në ndonjërën prej tyre më bëhej se zbuloja diçka të re, apo ato që i kisha parë tash më dukeshin disi më ndryshe. E sidomos bodrumi më tërhiqte me njëfarë fuqie magjike. Ashtu i errët, tërë pleh, ku gati ta zinte frymën duhma e shurrës dhe e bajgave që digjeshin, me vatrën e mbetur shkret (bodrumi kishte qenë dikur dhomë zjarri), me raftet anash saj dhe me dollapët në të gjitha muret, ku tash pulat i bënin furriqet – gjithnjë më dukej plot fshehtësi, plot b 30 rënë. Kishin mbetur vetëm gurët e zhvoshkur, kurse ndërmjet tyre i hapnin gojët vrimat e panumërta, formash dhe madhësish të ndryshme. Ashtu të shplarë edhe nga grimca e fundit e baltës së dikurshme ndërlidhëse, gurët dukej se kacavareshin apo se rrinin pezull fare dhe vetëm pritnin çastin të shembeshin. Hardhucat hynin e dilnin nëpër ato vrima si në shtëpi të vet. – Duhet të mbajmë sa më shumë pula, – thoshte gjyshja, – sepse, si na është bërë ky bodrumi ynë – sikur të mos kishim burrë në shtëpi – do të na mbysin gjarpërinjtë. Pulat, sikur vërtet ta kishin kuptuar këtë mendim dhe këtë frikë të gjyshes, shkonin e shpurthnin tërë ditën e lume pikërisht rrëzë mureve të bodrumit dhe përreth plehut, ku shpesh gjenim vezë gjarpërinjsh. Ato ishin më të mëdha se të vremçave dhe më të vogla se të pulave – ve të tjera nuk më kishte rënë të shihja – më dukeshin të bukura dhe më pëlqente të luaja me to. Prandaj, i kërkoja me ngulm dhe kjo dëshirë do të më mbetej përgjithmonë, derisa të rritesha, sikur nga një sosh të mos më dilte një gjarpër i vogël, i hollë, tërë lara… Ai filloi të zvarrisej tërë qejf, sikur mezi të kishte pritur ta çliroja nga gëzhoja e vezës së tij, duke e nxjerrë ritmikisht thimthin e tij të vocërr. Unë bërtita dhe as dita të ikja nga tmerri, gjarpri ikte lakadredhas, një pulë e vuri re dhe sakaq e goditi në kokë me sqepin e saj të sigurt, vdekjeprurës. Ja, nuk ishte e thënë që të rronte më gjatë, të bënte më tepër se një hap rrugë, as të shihte më shumë se një pleh, një fëmijë të trembur dhe një pulë vrastare, në e pastë parë fare, duke qenë i mrekulluar nga drita që po e shihte për herë të parë dhe nga sendet, të cilave ajo u jep shkëlqim dhe ngjyra. Nga kjo ditë nuk guxova të luaja dhe më me vezë gjarpërinjsh. Edhe murin e çaraveshur zura ta shikoja me frikë gjithnjë më të madhe. Tamam kur në shpirtin tim nisi të lëshonte rrënjë gjithnjë më të thella kjo frikë, në dhomën tonë të fjetjes, në pikë të ditës, e gjetëm një gjarpër të madh. Ishte shtrirë në tërë gjatësinë e shtrati, fare i qetë, thuajse ndodhej në shtrat të vet e jo në shtrat të botës. Nëna këlthiti. Mua, që po i shkoja bisht pas, nuk më doli as zëri nga frika. Gjyshja hyri me nxitim në dhomën tonë. Ajo sikur u qetësua nga ajo që pa në shtrat. 31 – Dil përjashta, – i tha nënës. – Jepi djalit ujë që t’i kalojë frika. Nëna më dha ujë dhe piu edhe vetë. Gjyshja mbeti të merrej vetëm me gjarprin. Nuk ka më trime se gjyshja, mendoja. Pa e prishur fare terezinë – kjo mbresë mund të fitohej nga zëri i saj – zuri t’i fliste gjarprit. Fjalët e saj ishin të qeta, të ëmbla, plot kujdes e perkëdheli. E luste të mos na bënte keq, të largohej nga shtrati ynë dhe të strukej në vrimën e vet. Herë pas here e vidhja me bisht të syrit se ç’bënte gjyshja e si ia dëgjonte fjalët gjarpri – uji vërtet më kishte qetësuar pak – dhe nuk mund t’u besoja as syve, as veshëve të mi. Gjarpri, sikur t’i thoshte gjyshes: “Ndonëse më pëlqen të prehem në këtë shtrat të pastër, që kundërmon erë sane të re, po iki, po ta bëj qejfin, pasi qenke kaq plakë e mirë e trime”, zbriti nga shtrati, e trupoi dhomën dhe u fut pak me përtesë në një vrimë të murit, skaj dyshemesë. – Pse nuk e thirre dikë nga burrat që ta mbyste?! – pothuaj e qortoi nëna. – Si të flemë tash në këtë dhomë, kur e dimë se në atë vrimë është strukur një gjarpër aq i madh?! Gjyshja e shikoi nënën më tepër me keqardhje e me habi, si të ishte e vogël fare, sesa me hidhërim. – Si të mbytet, moj, gjarpri i shtëpisë?! Je në vete ti? Ai është roja jonë… Nëna u skuq dhe e uli kokën. Ishte turp të flitje keq për të, apo të mos e njihje fare gjarprin e shtëpisë. Si të mos kishte ndodhur gjë fare, gjyshja u ul në stolin e saj pranë vatrës, e futi në shokë furkën tërë zbukurime, i dha hov boshtit gati të mbushur plot dhe pastaj filloi t’i fliste nënës, duke i mbajtur sytë në fundin e shtëllungës së leshit, prej nga dilte peri: -Si nuk e ditke, moj, se gjarpri i shtëpisë nuk të kafshon?! Ku më je rritur ti që nuk e paske mësuar?! – E di, e di, – u përgjigj nëna e turpëruar. – Ama sa vlen kjo, kur rrëqethem sapo ta kujtoj gjarprin, e lëre më edhe ta shoh në shtratin tim, ta di se e kam në dhomë, se mund të më futet nën jorgan, në gji të fëmijëve… -Edhe në u futtë, nuk u bën gjë, – fliste gjyshja me siguri të plotë. – E kam gjetur gjarprin unë edhe nën jorgan, edhe në djep të burrit tënd kur IN MEMORIAM 32 ka qenë foshnjë… I kam folur dhe ai më ka dëgjuar, është futur në vrimë të vet… Mbaje mend, se je e re ti, gjarpri është rojë e robëve të shtëpisë. Kur ne flemë, ai kalon mbi trupat tanë që të na mbrojë. Ku ka gjarpër, nuk ka të keqe… – E si na mbron, gjyshe? – pyeta, pasi nuk më bindën fjalët e saj. – Si?! – u zu ngushtë ajo. – Këtë nuk e di as unë… Gjarpri është fshehtësi e madhe… Ai ashtu na duket, por vetëm zoti e di se ç’fshihet nën lëkurën e tij… dhe sa është… sa fuqi ka… Gjarpri mund të jetë edhe njeri… Ta kam treguar atë përrallën për djalin gjarpër që martohet me çikën e mbretit? – Po, gjyshe. – Edhe ata kanë menduar se ajo është martuar me gjarpër, po ç’djalosh i bukur na ka qenë ai! Gishtat e thatë të gjyshes e nduknin dhe e ngjeshnin leshin me shpejtësi të pabesueshme, boshti sillej aq shpejt sa agërshaku gati nuk shihej fare. Gjyshja e ndër- prente pakëz rrëfimin sa për t’i pështyrë gishtat, kurse unë sakaq tretesha në përfytyrime të botës mahnitëse e plot befasi të asaj përrallës për djaloshin 33 Gjyshja vazhdoi të fliste, nëna gjeti një arsye dhe doli përjashta, kurse mua më kujtoheshin përralla e rrëfime të ndryshme për gjarpërinj e për bolla. Ishte rrëqethës sidomos rrëfimi për një bollë të gjatë sa një litar, me flokë të kuqe si një vajzë, e cila i mbyste njerëzit që hynin në livadhin ku rronte ajo. Më bëhej se e ndieja se si ma shtrëngonte trupin ajo bollë gjigante dhe pastaj sesi e fuste kokën e saj nën sqetullën time, që të ma shponte trupin dhe të ma hante zemrën… Dora më shkonte vetvetiu së pari nën sqetull, pastaj mbi zemër… Zemra ishte aty dhe rrahte pak më shpejt se zakonisht, duke treguar kështu jo vetëm se ishte aty, në vendin e vet, shëndoshë e mirë, por edhe shqetësimin tim. Pas kësaj ngjarjeje frika erdhi duke m’u shtuar me hov për çdo ditë e për çdo natë. Ditët i kaloja disi, ama netët donin të më çmendnin fare. Sapo fikej drita, më bëhej se më sulej një gjarpër në fytyrë. Bërtitja. – Ç›ke? – më afrohej nëna. – Po kam frikë, – mezi flitja. – Ih, edhe ti! Duke u rritur, duke u bërë më frikacak! E sheh se nuk ka gjë?! Fli tash! Ja, edhe llambën po ta lë të ndezur. Nëna e ndizte Ilambën, ia ulte fitilin që të mos shpenzonte shumë vajguri dhe shtrihej. – Ke frikë tash? – më pyeste. – Jo, – i thosha, duke ia ngulur sytë dritës së zbehtë të llambës, sikur prej saj të më vinte shpëtimi. Babai kishte filluar të gërhiste kaherë. Edhe nëna flinte. Unë përpiqesha të rrija zgjuar, duke e endur shi- kimin prej dritës së llambës nëpër trarët e tavanit dhe prej trarëve te drita, gjithnjë duke u përpjekur të mos e lëshoja shikimin poshtë te dyshemeja, në fund të murit, ku ishte vrima e atij gjarprit të tmerrshëm. S’e di sa rrija ashtu, po dikur qepallat më rëndoheshin dhe gjumi pa- pritmas më kapte në kurthin e vet. Ëndrrat më shfaqeshin secila më frikësuese se tjetra. Shembje dhe gjarpërinj. Përnjëherësh shembeshin muret e bodrumit, gurët merr- nin rrokullisjen teposhtë Arës së Bregut, kurse gjarpërinjtë dilnin grumbuj-grumbuj prej tyre dhe, duke bërë leqe me trupat e tyre të shkruar e duke i nxjerrë thimthat, vinin drejt meje, donin të më hidheshin sipër bashkë me tavanin, i cili tashmë kishte mbetur pezull pas shembjes së mureve. IN MEMORIAM 34 Këlthitja dhe ia nxirrja vetes gjumin me zërin tim, apo më tundnin e më zgjonin prindërit, nuk e kuptoja dot. Kur i hapja sytë, veten e shihja të ulur në cep të shtratit. Anash më qëndronin prindërit, të cilët nuk mund të ma gjenin çarenë. Llamba vazhdonte ta dridhte atë dritën e vogël e të dobët. Muret ishin të tëra e të bardha, si gjithmonë. Tavani – në vendin e vet, i nxirë dhe i bluar nga krimbat si mos më keq, i bërë blozhdë. – Ç›pate? – më pyetnin. – Ç›të trembi? Në sy ua shihja frikën, shqetësimin, dhembshurinë. I shikoja i hutuar, duke u dridhur, pa mundur të vija në vete, pa arritur të kthehesha plotësisht në botën e qetë të dhomës sonë. – Pse bërtite? – më pyetnin sërish. – Na trego… Ç’po të dëftohet? -Gjarpërinjtë… gjarpërinjtë dhe bodrumi… – mezi përgjigjesha dhe trupin ma përshkonin të rrëqethurat. – Ç›gjarpërinj?! Ç›bodrum?! -Bodrumi po shembet… gjarpërinjtë po dalin prej vrimave të veta… po më sulmojnë… Më shikonin me habi, me frikë, me shqetësim, me dhembshuri. -Ç›gjarpërinj? – babai përpiqej të më largonte nga ankthi i ëndrrave të mia. – E sheh, këtu nuk ka asgjë. Edhe ne jemi me ty. Edhe llambën po ta lëmë të nde- zur… Ndërkaq, bodrumi është i fortë… nuk mund ta rrëzojë as gjylja e topit… – Nesër duhet të shkosh te hoxha, – i pëshpëriste nëna babait. Ai sesi mëdyshej në vetvete e nuk thoshte gjë. Për çdo natë ëndrrat vinin duke m’u bërë më të tmerrshme. Nuk më ndihmonin gjë as prania e prindërve, as llamba e ndezur, as fjalët më të ëmbla të botës… Më sollën hajmali të shumë hoxhallarëve. M’i vunë ato në trup, nën jastëk, ku jo? Ma dhanë ta pija ujin e tyre dhe ujin e shehlereve, të cilat më kishin shkrirë plumb (nëna thoshte se plumbi tregonte shumë gjarpërinj të lidhur lëmsh). Edhe në tyrbe ma shpunë një rrobë trupi. Edhe baba shehu më përbiroi nëpër tespihet e tij të gjata, duke kënduar dua arabisht… Mirëpo, gurët dhe gjarpërinjtë e ëndrrave të mia sikur vetëm merrnin forma të reja nga çdo hajmali dhe nga çdo të yshtur. Gurët rro- kulliseshin gjithnjë 35 më marramendshëm teposhtë Arës së Bregut, gjarpërinjtë lakadredheshin e nxitonin gjithnjë e më shumë drejt meje, tavani më zbriste një pëllëmbë mbi kokë… Dhe do të binte e do të ma zinte frymën sikur të mos bërtitja me sa zë kisha dhe sikur prej zërit tim të mos trembeshin të gjithë, të mos e ndalnin hovin dhe të mos pendoheshin për atë që kishin dashur të bënin: gurët ktheheshin sërish në mure, gjarpërinjtë fshiheshin në biruca, tavani nderej mbi kokat tona dhe qëndronte më se i sigurt mbi të katër muret… Ja, papritur të gjitha shta- ngeshin në vend dhe të mbushej mendja se ashtu të ngrira kishin qenë gjithmonë. Vetëm nëna dhe babai viheshin në lëvizje: kërcenin të trembur nga shtrati, më jepnin të pija një gëllënkë ujë, përpiqeshin të më sillnin në vete më fjalët më të ëmbla. Me të mbaruar të të shirave babai na çoi te dajat. – Po të çoj më herët se viteve të tjera, – i tha babai nënës, – që djali ta ndërrojë pak vendin dhe që gjyshja e tij t’i kërkojë farë ilaçi për ato ëndrrat. Nëna mezi priste të shkonte në gjini. Edhe unë u gëzova shumë. Më kishte marrë malli për gjyshen. Për një çast i harrova edhe gurët e zhvoshkur të bodrumit, edhe gjarpërinjtë, edhe hajmalitë. Fshati i dajave ishte një botë krejt tjetër kundruall Murrizajës. Atje kishte vetëm pyje të mëdha ahu, ku nuk mund të hynte as drita e diellit, lëndina me fier dhe tek-tuk ndonjë arë. Kishte shumë lajthi, kumbulla dhe patate. Lajthi dhe kumbulla kishte edhe te ne, po patate nuk kishte. (Ndonëse e kishim tokën më të mirë në botë, thoshin se nuk i bënte patatet, prandaj nuk mbillte njeri). Unë i doja shumë patatet dhe vazhdimisht e përfytyroja gjyshen duke i nxjerrë nga prushi patatet e pjekura. Ahet i gjetëm ashtu madhështore e të errëta si edhe herat e tjera. Fierin të skuqur dhe aty-këtu të kositur (ua shtronin kafshëve dhe e hidhnin mbi kulme shtëpish). Lajthi dhe kumbulla mund të shihje edhe ndanë rrugës. Gjethet e patateve shiheshin në çdo arë, po ato vetë ishin fshehur thellë në dhe, sikur ta kishin kuptuar se ç’me- raklinj po u urdhëronin në fshat. E merrja me mend se atyre së para u pëlqente t’i hidhje në zjarr, t’i piqje dhe t’i haje pastaj. Edhe shtëpia e dajave ishte po ajo, mbase pak më e rrëzbitur: e zezë futë nga tymi (kishin qorroxhak), por disi e ngrohtë, e dashur. Nuk kishte bodrum dhe ende pa hyrë mirë në të e ndieja veten të sigurt. IN MEMORIAM 36 E vumë re edhe njeriun e parë, gjyshen. Ishte në lëmë. Ashtu e vogël, e hajthme dhe e gërmuçur, hidhte dy-tri tërplote në hava, pastaj e linte tërplotën menjanë që me fshesë ta lante grumbullin e drithit nga kashtëzat dhe nga kallëzat. Ajo punonte me nguti, që ta hidhte drithin para se të binte terri, prandaj as kishte kohë të shikonte anash. – Gjyshe! – e befasova. Ajo e hodhi fshesën, më shtrëngoi fort në parzmën e saj të ligësht, m’i përkëdheli flokët dhe më tha: – Qenke bërë burrë, lum gjyshja për ty! Në mbrëmje u mblodhën të gjithë rreth vatrës, pos dajës, i cili se ku ishte argat. Drita e fitilaçes ishte aq e dobët, sa nuk mund shihje as të haje, lëre më të punoje gjë (gratë domosdo duhej të thurnin diçka, sidomos nëna, që vetëm tash kishte kohë më shumë për çorapët, jelekët e dorezat tona dhe për pështjellakët e vet dhe të gjyshes). Babai u ngrit, e mori fitilaçen nga gozhda dhe pastaj, pak prej së larti e si zot shtëpie e jo si mysafir, i tha nuses së dajës: – Ma sill një gjilpërë! Ajo zuri të sillej si e ndërkryer nëpër mugëtirën e dhomës, duke gjëmuar sikur të kërkohej të bënte një gjë të pamundshme. Dikur mezi ia solli babait gjilpërën. -Merre, – i tha me zë të dridhur, – po mos ia ngrit shumë, se nuk bën, se prishet… – Këtë e di unë, – iu përgjigj prerë dhe me mospërfillje babai dhe ia rriti flakën derisa zuri të nxirrte tym. – Nuk do të fikeni për një natë, xhanëm. Nesër- mbrëma, pasi të kem ikur unë, po deshët mos e ndizni fare. -Të lumtë dora! – e uroi gjyshja me gjysmë zëri, nga frika se po e dëgjonte e reja. – Më verbuan para kohës. I ka bashkuar zoti… Në ato fjalë u hap dera. – Ç›e keni çuar aq shumë fitilin e fitilaçes?! – e dëgjuam më parë zërin e dajës sesa e pamë atë vetë. Kur na pa ne, e uli zërin, u përshëndet me mysafirët, po më dukej se syri i kishte mbetur te drita e fitilaçes. Rrija në një qoshe dhe ç’mendoja. 37 – Eja në prehrin tim të të dhuroj diçka. U ula në prehrin e ngrohtë të gjyshes dhe iu dorëzova dëshirës së saj posi një qengj i perkëdhelur. Ajo se ç’më vuri rreth qafës. E ndjeva vetëm se qe e ftohtë. – Sa i bukur! – tha nëna tërë kënaqësi. E shikova për së kithi: ishte një krahosh fort i bukur, me gjithfarë larash e me plot rrusha tërë lajle. – Ta bajë djali, që të mos i bjerë mësysh, – tha gjyshja. – Ma ka punuar për qejf një arnaute… Dajat i quanin kështu gratë e disa fshatrave fqinjë, të cilat vishnin dimi të leshta, dofarë rrobash të tjera të veçanta dhe punonin me rruaza gjithçka, me të cilat e stolisnin çdo pjesë të veshjes dhe të trupit. – Duart e arta i kanë këto arnautet! – i mburri gjyshja. – Ç’u sheh syri e punon dora. E shihni, e ka punuar gjarprin si të ishte i gjallë, me lara, me sy… – Gjarprin! – këlthita dhe brofa në këmbë i shastisur. Nëna, që ma dinte hallin, më kapi për krahësh. – Rruaza janë ato, rruaza… – më fliste ajo, pa e ditur se si të më sillte në vete. – Ja shikoji, preki! Ma hoqi krahoshin nga qafa dhe ma afroi ta prekja. Po unë u struka në një kënd të dhomës, pa guxuar as ta shikoja atë krahosh në formë gjarpri, i cili më dukej se ende po ma shtrëngonte fytin, kurse nga ftohtësia e tij më ngjethej trupi. Unë mbeta ashtu në kënd, kurse babai e nëna se ç’i shpjegonin diçka gjyshes me zë të ulët që të mos i dëgjoja unë. E qartë: flitnin për mua dhe për frikën time. – Si, more?! – foli gjyshja me zë pak më të lartë sa ta dëgjoja edhe unë. – Deri tash nuk më ka rënë të dëgjoj të jetë frikësuar fëmijë nga rruazat. I ç’brumi na qenka ky nipi im?! Më vinte shumë keq se pse ia kisha lënduar zemrën gjyshes sime të mirë, duke e refuzuar një dhuratë aq të bukur, po ç’të bëja, pasi frika ime, si çdo frikë tjetër, kishte shpërthyer krejt papritur dhe pa dëshirën time? As gjyshja nuk mund të vinte në vete pas kësaj ngjarjeje. Të nesërmen, sigurisht jo pa keqardhje, gjyshja e bëri copë-copë atë krahosh të mrekullueshëm. Rrethin në formë gjarpri e la për tezet e mia të IN MEMORIAM 38 vogla, që ta varnin në qafë pasi të ikja unë, kurse rrushat m’i vuri në jelek dhe në flokë, që të mos i shkonte krejt kot mundi asaj arnautes duarartë dhe që syri i keq të ikte sa më larg prej meje. Ndonëse te dajat e ndieja veten shumë më mirë, ndodhte që ndonjëherë të ëndërroja se si ngjallej ai gjarpri i krahoshit dhe zinte të ma shtrëngonte fytin… Kështu, krejt në ankth, më kaluan edhe vjeshta, dimri, gjysma e pranverës… Atëherë babai u kujtua t’i lyente me baltë faqet e jashtme të mureve të bodrumit dhe të më sillte dy gjarpërinj të mbytur. – Ja, – më tha, – murin e leva që të mos mund të hyjë në të as buburreci, kurse gjarpërinjtë i mbyta që të gjithë. Tash fli i qetë. Gjarpërinjtë me koka të çallamitura i vari në gardh. Po t’i prekje me thupër, trupat e tyre, e sidomos bishtat, lëviznin ende. – Baba, ata lëvizin! – thashë me shqetësim e me frikë, derisa fëmijët e tjerë i preknin për t’u argëtuar. – Do të ringjallen dhe… – Jo, jo, nuk do të ringjallen, – ma priti babai me një ton të zërit që të jepte siguri të plotë. – Sapo të perëndojë dielli, nuk do të lëvizin më. Në mure nuk kishte mbetur plasë as për të hyrë maja e briskut, e lëre më vrima për gjarpërinj. Plehu ishte hedhur i tëri në ara, vendi i tij ishte bërë tepsi. Gjarpërinjtë e mbytur u ngrinë, përgjithmonë, me të perënduar të diellit; kot i preknin me thupër, muskujt e tyre nuk do të lëviznin kurrë më për jetë të jetëve. E mora edhe unë një thupër. E preka të parin: ishte bërë koçan. E preka të dytin: po ashtu. Tash e ndjeva njëfarë sigurie të papandehur, njëfarë çlirimi të atypëratyshëm nga ankthi që më kishte mbajtur në kthetrat e veta aq muaj me radhë. Po nga ëndrrat e mia shembjet dhe gjarprinjtë u larguan shumë më ngadalë, me manovrime të papritura, me tërheqje taktike dhe me sulme të sërishme krejt të befasishme. Ndodhte kështu, sepse ishte e pamundshme që rreth e përreth të mos shihje gjarpërinj për çdo ditë e në çdo gjë. Gjarprin e skalitnin në arka të nuseve, në kërroqe, në dërrasa të 39 tavanit, në bisht të kosës, në kënata, në ibrigë e në kalanica, e qëndisnin në këmisha, e punonin për qafore e për byzylykë, e paraqitnin në qilima e në sixhade… Madje edhe ato vijat zigzag zbukuruese të ço- rapëve dhe të punëdoreve të tjera të kujtonin gjarprin, të thjeshtuar e të shndërruar tashmë në shprehje simbolike. Ndonëse nuk e kuptoja pse ndodhte kështu, gjithnjë e më tepër po bindesha se as plakat, as pleqtë, as burrat, as gratë, as vajzat nuk mund ta merrnin dot me mend pa ato figura të pafund e aq të larmishme të gjarpërinjve. Gjarprin e nderonin të gjithë dhe nuk ishte aspak në rregull t’ia kishe frikën, apo, ruajna zot, ta urreje. Dhe përpiqesha të mësohesha me të. Disa vjet më vonë, pasi kisha dëgjuar aq shumë përralla të reja për gjarprin, kisha parë aq shumë skalitje, qëndisje e endje të tij dhe pasi kisha parë shumë gjarpërinj të gjallë, sërish ma përshkuan trupin të dridhurat, kur në derën e oborrit të një bashkëfshatari, tek i cili babai më kishte dërguar të kërkoja diçka, e vura re se trakulloja vinte disi si gjarpër. Përnjëherësh më sulmuan të gjitha ato kujtime e ëndrra të ankthshme të dikurshme. E përmblodha veten, e ngrita dorën dhe trokita tri herë, me guxim, gjithnjë më fuqishëm se herën e mëparshme. Të trokiturat jehuan të qarta, të sigurta, të fuqi- shme… Ato sikur shprehnin ngadhënjimin tim përfun- dimtar mbi ankthin e frikës nga çfarëdo gjarpri, e jo vetëm prej atyre të shtëpisë, apo prej atyre gjarpërinjve të pajetë, të cilët qëndronin gjithmonë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën pozitë nëpër arka, bishta kose, kërroqe, tavane, qilima, këmisha… Kur u rrita edhe ca, më hyri meraku të kisha një brisk. Ëndërroja se si do të punoja një mulli të vogël, me rrotë që do ta sillte uji i Gurrës, me gur të bërë nga një copë gërnaç, me dizhmë, me koshin e drithit, madje edhe me një çakallë sa grima… Doja të gdhendja edhe një shkop të bukur, ta thurja një shportë për gjyshen, t’i punoja disa drugëza ojmesh për Beharen… Xhaxhai vërtet ma plotësoi dëshirën. Brisku që më bleu në Prishtinë m’u duk më i bukur se asnjë brisk që kisha parë ndonjë herë. Nxitova në oborr që ta provoja në prente mirë, në i lakohej maja. Syri ma kapi një copë shkopi lajthie. Pa e kuptuar as vetë se ç’doja të punoja, zura ta skalitja në të figurën e gjarprit. Brisku ishte shumë i mprehtë, maja ishte IN MEMORIAM 40 e fortë dhe shumë e përshtatshme, prandaj as e hetoja se si ia gdhendja kokën, gojën e hapur, syrin, vijat dhe larat e trupit, bishtin e përdredhur, madje edhe thimthin e nxjerrë përjashta, pa më shkuar aspak ndër mend se ç’tmerr më kishin futur në shpirt dikur ato vija, ata sy, ai thimth… / KultPlus.com

Kush ishte mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë britanike – Jeta e saj ndër vite

Në kohën e lindjes së saj më 21 prill 1926, princesha e atëhershme Elizabeth ishte e treta në radhën e fronit – vajza e madhe e një djali të dytë, dhe për këtë arsye konsiderohej e pamundur të sundonte. Pas 10 vitesh, ajo u bë trashëgimtarja më e mundshme pasi xhaxhai i saj abdikoi, duke e zhytur vendin në krizë.

Në vitin 1947, ajo u martua me Princin e guximshëm Philip të Greqisë dhe Danimarkës, me çiftin që qëndroi së bashku për 73 vjet. Ndërsa udhëtonte në Kenia në shkurt të vitit 1952, ajo mësoi se babai i saj kishte vdekur dhe kështu filloi mbretërimi i monarkes britanike më jetëgjatë në histori.

Që nga qershori 2022 ajo ishte gjithashtu monarkja e dytë më e gjatë mbretëruese në historinë botërore. Në shtator 2015, Elizabeth tejkaloi rekordin prej 63 vjetësh e 216 ditësh në fron të mbajtur nga mbretëresha Victoria (stër-stër-stërgjyshja e saj) për t’u bërë monarkja britanike më jetëgjatë në histori.

Ndërsa në shkurt 2022, Mbretëresha Elizabeth festoi ‘Jubileun e Platinit’ të saj, duke shënuar shtatë dekada shërbimi ndaj Commonëealth.

Ngjitja në fron

Në verën e vitit 1951, shëndeti i mbretit George VI filloi të përkeqësohej dhe Princesha Elizabeth e përfaqësoi atë në paradën e ngjyrave dhe në funksione të tjera zyrtare. Më 7 tetor ajo dhe bashkëshorti i saj nisën një turne shumë të suksesshëm në Kanada dhe Uashington.

Pas Krishtlindjeve në Angli, ajo dhe Duka u nisën në janar 1952 për një turne në Australi dhe Zelandën e Re, por gjatë rrugës, në Sagana, Kenia, lajmi i vdekjes së Mbretit arriti më 6 shkurt 1952. Elizabeta, tani mbretëreshë, u kthye menjëherë në Angli.

Tre muajt e parë të mbretërimit të saj, një periudhë zie e plotë për të atin, i kaloi në një izolim relativ. Por në verë, pasi u zhvendos nga Clarence House në Buckingham Palace, ajo mori detyrat e zakonshme të një monarku dhe mbajti hapjen e saj të parë zyrtare të Parlamentit më 4 nëntor 1952.

Kurorëzimi i saj u bë në ëestminster Abbey më 2 qershor 1953.

Nga nëntori i 1953, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut ndërmorën një turne gjashtëmujor rreth Komonuelthit, i cili përfshinte vizitën e parë në Australi dhe Zelandën e Re nga një monark britanik në fuqi. Në vitin 1957, ajo dhe Duka vizituan Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjatë “Jubileut të saj të Argjendtë” në vitin 1977, ajo drejtoi një darkë zyrtare në Londër ku morën pjesë liderët e 36 anëtarëve të Komonuelthit, udhëtoi në të gjithë Britaninë dhe Irlandën e Veriut dhe bëri turne jashtë shtetit në Paqësorin Jugor dhe Australi, në Kanada dhe Karaibe.

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Filip

Elizabeth dhe Margaret kaluan pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore duke jetuar veçmas nga prindërit e tyre në Kalanë Windsor, një kështjellë mesjetare jashtë Londrës. Në vitin 1942, mbreti e bëri Elizabetën një kolone nderi në Gardën e 500 Grenadierëve, një regjiment i ushtrisë mbretërore.

Dy vjet më vonë, ai e emëroi atë anëtare të Këshillit të fshehtë dhe Këshillit të Shtetit, duke e lejuar atë të vepronte në emër të tij kur ai ishte jashtë vendit.

Në vitin 1947, menjëherë pasi familja mbretërore u kthye nga një vizitë zyrtare në Afrikën e Jugut, u njoftua fejesa e Elizabeth me Princin Filip të Greqisë dhe një toger të Marinës Mbretërore. Ajo e njihte kur ishte vetëm 13 vjeç dhe marrëdhënia e tyre u zhvillua përmes vizitave dhe korrespondencës gjatë luftës.

Edhe pse shumë në rrethin mbretëror nuk e konsideronin Filipin për shkak të mungesës së parave dhe gjakut të huaj (gjerman) – madje edhe babai i saj nuk e miratoi – Elizabeta ishte e vendosur dhe shumë e dashuruar. Ajo dhe Filipi u martuan më 20 nëntor 1947 në Westminster Abbey.

Djali i tyre i parë, Charles (Princi i Uellsit) lindi në 1948, ndërsa vajza e tyre, Anne (Princesha Royal) erdhi dy vjet më vonë. Elizabeth dhe Philip ishin të martuar për 73 vjet, derisa Princi Philip vdiq në prill 2021 në moshën 99 vjeçare.

Monarkia moderne e Mbretëreshës Elizabeth

Jashtëzakonisht popullore gjatë pjesës më të madhe të mbretërimit të saj të gjatë, mbretëresha është e njohur për interesimin serioz për qeverinë dhe çështjet politike, përveç detyrave të saj ceremoniale, dhe i njihet merita për modernizimin e shumë aspekteve të monarkisë.

Mbretëresha dukej se ishte gjithnjë e më e vetëdijshme për rolin modern të monarkisë, duke lejuar, për shembull, transmetimin televiziv të jetës familjare të familjes mbretërore në 1970.  Megjithatë, në vitet 1990, familja mbretërore u përball me një sërë sfidash.

Në vitin 1992, një vit që Elizabeth e përshkroi si “annus horribilis” e familjes mbretërore, Princi Charles dhe gruaja e tij, Diana, Princesha e Uellsit, u divorcuan, si dhe Princi Andrew dhe gruaja e tij, Sarah, Dukesha e Jorkut.

Për më tepër, Anne u divorcua dhe një zjarr shkatërroi rezidencën mbretërore të Kalasë Windsor. Gjithashtu, ndërsa vendi luftonte me recesionin, pakënaqësia me stilin e jetës mbretërore u rrit dhe në vitin 1992 Elizabeth, ra dakord të paguante taksa për të ardhurat e saj private.

Ndarja dhe divorci i mëvonshëm (1996) i Charles dhe Princeshës Diana minuan më tej mbështetjen për familjen mbretërore. Kritikat u intensifikuan pas vdekjes së Dianës në 1997, pasi Elizabeth fillimisht refuzoi të lejonte që flamuri kombëtar të ulej në gjysmështizë mbi Pallatin Buckingham.

Disa vite më vonë, në vitin 2005, Mbretëresha gëzoi mbështetjen e publikut kur dha pëlqimin e saj për martesën e Princit Charles me të dashurën e tij prej shumë kohësh Camilla Parker Bowles. Në përputhje me përpjekjet e saj të mëparshme për të modernizuar monarkinë, mbretëresha që atëherë është përpjekur të paraqesë një imazh më pak të ashpër dhe më pak tradicional të monarkisë.

Dalja në pension e Princit Philip dhe vdekja e tij e mëvonshme

Në gusht 2017, Princi Philip u tërhoq zyrtarisht nga jeta publike, duke u shfaqur periodikisht në angazhimet zyrtare. Ndërkohë, Mbretëresha Elizabeth filloi të zvogëlojë detyrat e saj zyrtare , duke i dorëzuar disa detyra Princit Charles dhe anëtarëve të tjerë të lartë të familjes mbretërore.

Djali më i vogël i Charles, Princi Harry, duka i Sussex, dhe gruaja e tij, Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, zgjodhi të tërhiqej nga rolet e tyre mbretërore në mars 2020. Gjatë kësaj kohe, interesi i publikut për Mbretëreshën dhe Familjen Mbretërore u rrit si rezultat i popullaritetit të gjerë të ” The Crown”.

Pasi u përball me disa pengesa fizike në vitet e fundit, Filipi, i cili ishte bashkëshorti i Elizabeth për më shumë se shtatë dekada, vdiq në prill 2021. Në përvjetorin e tyre të 50-të të martesës, në vitin 1997, Elizabeta kishte thënë për Filipin, të cilin do ta “takonte” sërish një vit pas vdekjes së tij.

“Ai ishte thjesht forca ime dhe shtëpia ime gjatë gjithë këtyre viteve”.

Ndërsa pasuria e saj e patreguar e bëri atë një nga gratë më të pasura në botë, Mbretëresha Elizabeth në nivel personal e donte thjeshtësinë. Ajo ishte një kalorëse e mprehtë, ndërsa mbante kuaj garash, shpesh merrte pjesë në gara dhe vizitonte periodikisht fermat e Kentakit në Shtetet e Bashkuara.

Një nga personat më me ndikim në botë nisi rrugëtimin e saj drejt përjetësisë plot ditë në moshën 96-vjeçare dhe me përvoja jetësore që shumëkush do t’i kishte zili. /abcnews.al/ KultPlus.com

”Financial Times”: Udhëtim nëpër Shqipërinë antike

Në bregun e liqenit të Ohrit, në manastirin e lashtë të Shën Naumit, gjeta një mik të ri për të pirë, murgun Dongo, shkruan Stanley Stewart për ”Financial Times”.

”Unë isha duke udhëtuar në Shqipëri me Elvis Nanajn, shoferin tim, dhe kishim kaluar kufirin për në Maqedoninë e Veriut për të kaluar një pasdite atje, duke ndjekur vijën bregdetare në drejtim të lindjes për të vizituar manastirin.

Një rrugë e gjatë plepash të çonte mbi një urë drejt një oborri me kalldrëm, ku disa pallonj bërtisnin dhe frynin bishtin. Brendësia e manastirit në Shën Naum nuk ka ndryshuar për 1 000 vjet. Është i ngushtë, me dyer aq të ulëta sa duhej të përkulesha shumë, dhe një dysheme me gurë të mëdhenj të pabarabartë të lëmuar nga një mijëvjeçar i tërë.

Afresket e shenjtorëve dhe profetëve vërshonin mbi mure dhe ikonat prej bakri shkëlqenin në dritën e qirinjve dhe llambave të vajit. Kur shkrimtarja britanike, Rebecca West e vizitoi në vitin 1937, ajo zbuloi se manastiri vepronte si një strehë edhe për të çmendurit; një murg po u këndonte një arie nga ”Madam Butterfly” dy njerëzve të dëshpëruar për t’i shëruar.

Dongo u ul pak jashtë hyrjes në një kioskë të vogël që shiste kartolina dhe qirinj. Ai dukej si Moisiu në vitet e shkretëtirës, ​​tullac, i shëndoshë, me mjekër të gjatë dhe me një shkëlqim mesianik në sytë e tij. Ne biseduam gjatë. Ai më dha dhurata nga kioska e tij – një unazë çelësash, një medaljon me një ikonë brenda dhe një kartolinë bardhë e zi të manastirit.

Pastaj më shkeli syrin dhe solli një shishe me “rakinë mrekulli” të manastirit. “Është 21 gradëshe”, pëshpëriti ai. “Por, gjithçka është bio, kështu që nuk ka problem”, shtoi ai. Ai mbushi dy gota dhe ngritëm dolli për njëri-tjetrin.

Raki kishte shije pishe dhe kumbulle. Dongo mbushi edhe dy gota të tjera. E pyeta sa kohë kishte qenë këtu, në manastir. ”Shumë gjatë”, qeshi ai. Ai kishte dalë nga kioska e tij e vogël për t’u ulur me mua në një stol prej guri. Na mbushi gotat. E pyeta sa murgj kishte. “Një”, tha ai duke goditur kofshën e tij. “Për gjithçka – kartolina, liturgji, këngë, qirinj, kopsht, pallua, gjithçka”. Na mbushi sërish gotat.

Kalova 10 ditë në Shqipëri, duke bërë turne me Elvisin, duke bredhur nga vendstrehimet malore në lumturinë bregdetare, nga manastiret në kampet e safarit. Vendi është  magjepsës dhe i bukur, dhe njerëzit janë jashtëzakonisht miqësorë. Vendet antike si Butrinti dhe Apolonia kanë disa nga rrënojat më të bukura klasike në Mesdhe. Në brendësi, malet shpalosen në distanca të gjata, me qytetet e lashta osmane që komandonin luginat e tyre. Rrugët janë të mira po ashtu dhe restorantet. Por, udhëtimi këtu ishte si nëpër dekada. Nganjëherë Shqipëria ndihej si Europa e stërgjyshërve tanë – karroca me kuaj, barinj që kullosin tufat, burra që korrin grurin me dorë dhe thithin bykun.

Gjatë viteve 1950-1960, kur Shqipëria ishte lloji i shtetit komunist të izoluar që do ta bënte Korenë e Veriut të dukej përkëdhelëse, një dritare në botën e jashtme erdhi nga filmat e Norman Wisdomit, humoristit anglez, të vetmit filma të huaj që kaluan censurën e rreptë. Ndoshta popullariteti i tij është i kuptueshëm, pasi e tillë ishte bota e Wisdomit, e absurditeteve të çmendura dhe të pakuptimta.

Në vitin 1995, pas rënies së komunizmit, Wisdom u bë njeri i lirë i Tiranës, sepse i bëri shqiptarët të qeshin në një epokë kaq të errët tiranie.

Tirana është një qytet më simpatik se sa thonë njerëzit për të. Ka kafene me tarraca në natyrë, një sallë të bukur koncertesh, një muze të madh arkeologjik dhe disa muze modernë tërheqës që katalogojnë idiotizmin dhe tmerret e periudhës komuniste. Por, isha i lumtur që dola nga qyteti në peizazhe të gjera rurale. Isha nisur drejt liqenit të Ohrit në kërkim të ilirëve. Nuk është dëgjuar shumë për Ilirinë, një qytetërim pararomak në Ballkan, në dy mijëvjeçarët e fundit, dhe kuptimi ynë për ta është disi e mjegullt. Thuhej se kishte varre në Selcë në kodrat mbi liqen.

Në fund të një rruge të bardhë, afër fshatit Selcë e Poshtme, një grua e moshuar me dy pula nën krahë na drejtoi në një si fushë. Eca nëpër lule të egra drejt një shkëmbi të ulët, ku gjeta fasadat klasike të gdhendura në shkëmbin e butë. Dukej një vend i mrekullueshëm për të vdekur, i zhytur këtu mes hardhive dhe ullinjve – një ndjenjë qetësuese e përjetësisë, një sfond majash malesh që lë të nënkuptojnë përjetësinë. U ula në shkallën e një prej varreve të vogla dhe shikoja fluturat. U dëgjua kënga e zogjve, zhurma e këmbanave të deshëve dhe zërat e largët të fëmijëve. Qentë lehnin në oborret e shtëpive.

Isha vetëm me botën antike.

Shekspirit iu desh që ta bënte Ilirinë një metaforë që ndoshta ishte arsyeja pse isha këtu. Emri dukej se mbante njëfarë ndjesie romantike dhe misteri. Kur Viola dhe Sebastiani mbyten në bregun ilirik në fillim të ”Natës së Dymbëdhjetë”, ka kuptimin se ata i kanë shpëtuar botëve të tyre të kufizuara për një tokë të askundit, ku asgjë nuk është siç duket, ku marrëzia bëhet realitet, një version elizabetian i Norman Wisdom. Ishte një ide që dukej se më ndoqi nëpër Shqipëri.

Për pesë shekuj, Shqipëria u sundua nga osmanët, duke u bërë e pavarur në vitin 1912 dhe u pushtua nga ushtritë e gjashtë fuqive të ndryshme pas fillimit të Luftës së Parë Botërore. Pas luftës u tentua të ndërtohej vetëdija kombëtare. U përfol se froni iu ofrua lojtarit anglez të kriketit, CB Fry, por në fund ata morën mbretin Zog.

Zogu ishte tamam njeriu i kohës së tij. Ai mbante llojin e mustaqeve trend për diktatorët e viteve 1930. Ai burgosi kundërshtarët e tij, shpiku përshëndetjen e tij – përshëndetjen zogiste – dhe pinte 200 cigare në ditë. Thuhej se ai ishte objekt i jo më pak se 600  gjakmarrjeve si edhe u mbijetoi më shumë se 55 atentateve, njëra prej tyre në shkallët e Teatrit të Operës së Vjenës pas një shfaqjeje të ”Pagliacci”-t.

Gjithsesi, Zogu shpëtoi. Por, tetë vjet më vonë, ndërsa italianët aneksuan Shqipërinë, ai iku në mërgim duke marrë me vete pjesën më të madhe të arit në kasafortat e Bankës së Tiranës dhe Durrësit. Më pas ai udhëhoqi ekzistencën nomade të një monarku të mërguar, duke përfshirë një qëndrim në ”Ritz” në Londër, në ditët kur mund ta shlyente faturën me një lingotë ari, përpara se të vinte të pushonte përfundimisht në Paris. Ai vdiq në moshën 65-vjeçare.

Zogu i kishte mbajtur të mbyllur kundërshtarët politikë në birucat mesjetare të kalasë së Gjirokastrës. Një qytet i lashtë me korsi dredha-dredha të pjerrëta, shtëpitë e Gjirokastrës janë grumbulluar së bashku, pllakat e tyre prej guri ngjyrë hiri si luspat e bishave të çuditshme që janë ngjitur me kthetra në shpatin për t’u grumbulluar nën muret e kështjellës.

Imazhi i përket shkrimtarit më të madh të Shqipërisë, Ismail Kadaresë, gjirokastrit. Ai e quajti qytetin të çuditshëm dhe ëndërrimtar. Shtëpia e dikurshme e Kadaresë tani është muzeu etnografik i Gjirokastrës. Është një vend qilimash dhe kostumesh, fustanesh prej kadifeje dhe jelekësh. Muzeu mban të gjitha kontradiktat e Shqipërisë.

Por, është vetë shtëpia që zë vendin qendror. Ka një intimitet për shtëpitë e vjetra osmane të Gjirokastrës, të cilat strehonin familje shumë brezash. Modeli është labirint, pothuajse i fshehtë. Në katin e parë banonin bagëtitë, çdo dhomë kishte me divane të ftohta me jastëk dhe një dhomë gjumi e veçantë iu caktohej të sapomartuarve, në një distancë të respektueshme nga të tjerët.

Veçimi i grave ishte në qendër të arkitekturës; Në të gjitha këto shtëpi ka galeri të fshehta ku gratë, të ulura pas punimeve të drurit me grilë, mund të ndiqnin bisedat dhe marrëveshjet pa u parë nga vizitorët. Mbi çatitë e shtëpive të Gjirokastrës është kështjella, një kolos, një strehë kalimi dhe betejash dhe dhoma të harkuara. Një rampë e gjatë të çon poshtë në birucat ku, në një dhomë të errët tetëkëndore, të burgosurit ishin të lidhur me zinxhirë në mur. Të burgosurit ishin aty në fillim të shekullit XIX, në kohën e Ali Pashës sadist me të cilin lord Bajroni pinte çaj. Pashai ishte i fiksuar pas duarve të bardha delikate të poetit dhe e përkëdhelte me ëmbëlsira. Ata ishin aty në kohën e mbretit Zog. Dhe ata ishin ende aty gjatë periudhës komuniste, duke mbajtur kundërshtarët e liderit komunist, Enver Hoxha. Të paktën deri në vitin 1968 kur vendosën të organizojnë një festë folklorike në kështjellë dhe shqetësoheshin se vajtimet e të burgosurve mund të prishnin këngët e paqes.

Enver Hoxha është djali tjetër i famshëm i Gjirokastrës. Lideri komunist i Shqipërisë për gati 40 vjet deri në vdekjen e tij në 1985, ai ende rri pezull mbi Shqipërinë si një re e errët. Në 10 ditë në vend, nuk kam dëgjuar askënd të thotë emrin e tij. Si gjithë të tjerët, edhe Elvisi e quajti atë thjesht si diktator. Kur regjimi i vjetër u shkatërrua përfundimisht në fillim të viteve 1990, shqiptarët u përballën me kapitalizmin. Skemat piramidale dolën duke ofruar shpërblime financiare të pallogaritshme për një popullsi naive që mendonte se kështu duhet të funksiononte kapitalizmi. Njerëzit hipotekuan shtëpitë dhe fermat e tyre për të investuar. Ndërsa skemat e Ponzi-t falimentuan të gjitha, rreth dy të tretat e popullsisë së Shqipërisë humbën kursimet e tyre. Ishte shkas për shpërthimin e një anarkie të dhunshme në vitin 1997, aq të rëndë saqë kishte nevojë për një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare për të bashkuar vendin përsëri.

Rreth 60 kilometra në veri është Berati, një tjetër qytet i epokës osmane, por historia e të cilit shtrihet 2 400 vjet më parë, madje edhe përtej ilirëve. Shtëpitë e tij të zbardhura që ngrihen në faqet e pjerrëta të kodrave duket se qëndrojnë mbi supet e njëra-tjetrës, rreshtat e tyre të dritareve të grumbulluara që reflektojnë dritën. Në korsitë dredha-dredha të kalasë, arrita te Kisha e Shën Mërisë, tani një muze i pikturave të Onufrit, një prej piktorëve të mëdhenj të ikonave të shekullit XVI.

Mbi ikonostas, jeta e Krishtit ndriçohet në të kuqen dhe blunë e lavdishme nën qiejt e artë. Ato mund të kenë qenë disa shekuj më të vonë, por këto piktura janë ekuivalenti lindor i Duccio-s dhe Giotto-s, të stilizuara, të ndritshme dhe të përhumbura. Janë të bukura, por në këto hapësira të errëta vëreni se si fokusi i rrëfimit është pa ndryshim tragjik, një lloj entuziazmi i pafund ndaj tradhtisë, kryqëzimit, martirizimit dhe vdekjes.

Në Berat ka një traditë tjetër fetare. Në sheshin me kalldrëm prapa Xhamisë Mbret, gjeta një teqe’ ose vend kulti për një urdhër sufi që erdhi nga Turqia në shekullin XVI. Një formë soditëse dhe shpesh e pavarur e Islamit, bektashizmi lulëzoi në Shqipëri, shumë kohë pasi u ndalua në Turqi si heretik, dhe selia botërore e bektashizmit është tani në Tiranë. Por, teqeja ishte bosh. Ashtu si me shumë vende kulti në Shqipëri, mbi katër dekada ateizmi zyrtar i kishte grabitur asaj shumicën e adhuruesve të tij.

Ishte një ndërtesë modeste, por e shkëlqyer, e përbërë nga një dhomë e vetme katrore. Një kube tetëkëndëshe dukej sikur notonte mbi të. Muret ishin të zbardhura dhe të thjeshta, përveç kornizave të dyerve dhe dritareve dhe dollapëve të vegjël të vendosur në mure, të cilat ishin të lyera me dizajne të ndërlikuara. Dielli zbriste nga një grumbull i lartë dritaresh nëpër dërrasat e lashta të dyshemesë. U ula vetëm për një kohë të gjatë në këtë dhomë qiellore në një nga stolat e ulëta rreth mureve duke shijuar qetësinë meditative. I lodhur nga pritja, kujdestari më la çelësat për t’i mbyllur.

“Lërini nën vazo kur të largoheni. Kaq mjafton”, më tha ai./atsh/KultPlus.com

Ekspozita e Pjerin Kolnikajt në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura

 “Skulpturë” titullohet ekspozita vetjake e skulptorit Pjerin Kolnikaj, e cila u çel në Galerinë FAB. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm miq, kolegë artistë e dashamirës të artit.

“Sa herë e sjell në vëmendje, Pjerin Kolnika më ndërlidhet me disa livadhe të munguara në peizazhin e artit, ku në një formë apo në një tjetër presim të lulëzojnë trajtat parake të pavetëdijes, që në të shumtë kanë diçka nga adoleshenti që rreket të vendosë një rend të ri estetik”, është shprehur Vladimir Myrtezai, i cili e konsideron Kolnikën, një artist të rëndësishëm të pasnëntëdhjetës, në një lidhje organike me misionin e tij si artist dhe si njeri.

Shumë nga punët e Kolnikës janë embrionale, me një trajektore parashikimi të hershëm, si një ëndërr që nuk dorëzohet në një territor të pamundur mundësish kur bëhet fjalë për ta aplikuar në hapësirë.

Veprat e Kolnikajt do të presin artdashësit deri më datën 2 prill 2024./KultPlus.com

Dua dhe Dukagjin Lipa elektrizojnë Sunny Hillin me këngën “Era”

Këngëtarja shqiptare e njohur në botë, Dua Lipa, ka surprizuar pjesëmarrësit e festivalit “Sunny Hill”, duke u ngjitur në skenë me babanë e saj, Dukagjin Lipën, ku së bashku rikthyen këngën e Gjurmëve “Era”.

Në videot e publikuara, shihet se këtij interpretimii fantastik të këngës “Era” i janë bashkangjitur edhe pjesëmarrësit e festivalit, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

KultPlus ju sjell pamje nga ky interpretim i jashtëzakonshëm:

Kalaja e Rozafës thyen rekorde: Mbi 100 mijë vizitorë vetëm në 7 muaj

Një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe turistike në Shqipëri, Kalaja e Rozafës, ka regjistruar një numër rekord vizitorësh për periudhën janar-korrik 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër (DRTK), këtë kala e kanë vizituar 100,500 turistë gjatë shtatëmujorit të parë të vitit.

DRTK ka ndarë edhe një album fotografik emocionues, ku shfaqen grupe vizitorësh nga vende të ndryshme, të shoqëruar nga guida lokale, si dhe pamje spektakolare të kalasë gjatë natës – një ansambël i ndriçuar që shkëlqen mbi qytetin dhe bie në sy që nga largësia.

Kalaja e Rozafës mbetet destinacioni kryesor për çdo turist që viziton Shkodrën, qofshin ata që ndalen për pak orë apo qëndrojnë më gjatë në qytet. Pozicioni strategjik i saj në hyrje të qytetit, mbi një kodër shkëmbore midis lumenjve Drin dhe Buna, ofron një panoramë mahnitëse të liqenit dhe luginës përreth, duke e bërë një ndalesë të paharrueshme.

Ky monument i lashtë, me një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh dhe mure që shtrihen në një perimetër prej 881 metrash, është zemra e Parkut Arkeologjik Shkodër dhe një nga krenaritë më të mëdha të trashëgimisë kulturore shqiptare./KultPlus.com

7 vjet nga vdekja e tenorit ikonik, Gaqo Çakos

Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e tenorit të famshëm Gaqo Çako (24 janar 1935 – 1 gusht 2018), i cili është mbajtës i titullit të lartë “Nderi i Kombit”.

Gaqo Çako dha një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, si dhe në artin shqiptar në tërësi.

Mjeshtri Çako interpretoi rolet kryesore të repertorit të pasur operistik, duke shënuar tri dekada të arta në skenën e madhe të operës shqiptare. Performancat e tij e ngritën artin operistik shqiptar në nivele të larta artistike dhe teknike.

Repertori i tij përfshinte vepra të famshme botërore si: La Traviata, La Bohème, Rigoletto, Norma, Cavalleria Rusticana, “Peshkatarët e Perlave”, Madame Butterfly, si dhe operat shqiptare: “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, “Pranvera”, “Heroina”, “Skënderbeu”, “Komisari”, “Zgjimi”, “Toka jonë” dhe “Goca e Kaçanikut”.

Gaqo Çako interpretoi një repertor të gjerë që përfshinte arie, romanca, këngë popullore të përpunuara dhe muzikë të lehtë, të performuara në qindra koncerte brenda dhe jashtë vendit, në Evropë, Azi, Afrikë, Amerikë e Kubë. Ai ishte një ambasador i kulturës vokale shqiptare, duke sjellë në interpretim këngët tradicionale popullore shqiptare dhe këngët e festivaleve të Radios.

Si pedagog i shquar i kantos në Akademinë e Arteve, Çako ka lënë pas një trashëgimi të vyer, me shumë nga studentët e tij që sot luajnë role të rëndësishme në jetën muzikore shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai kontribuoi gjithashtu si regjisor, duke vënë në skenë vepra të rëndësishme operistike.

Gaqo Çako mbetet një ikonë e artit dhe muzikës shqiptare, një shembull frymëzimi për brezat e rinj dhe një figurë që do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe krenari./ KultPlus.com

1 Gusht 1981 – MTV ndez ekranet dhe sjell revolucionin e videoklipeve muzikore

Më 1 gusht 1981, në një moment që do të shënonte një kthesë historike për industrinë e muzikës dhe televizionit, filloi transmetimi i MTV – Music Television. Me frazën ikonike “Ladies and gentlemen, rock and roll”, televizioni nisi transmetimin e parë, duke hapur një epokë të re ku muzika nuk dëgjohej më vetëm në radio apo disqe, por edhe shikohej në ekran.

Klipi i parë i transmetuar ishte “Video Killed the Radio Star” nga The Buggles një zgjedhje simbolike që parashikonte ndikimin e MTV në shndërrimin e yjeve muzikorë në ikona vizuale. Për herë të parë, pamja, stili dhe prezantimi vizual i artistëve u bënë po aq të rëndësishëm sa edhe muzika e tyre.

MTV solli në qendër të vëmendjes artistë të rinj si Madonna, Michael Jackson dhe Prince, të cilët e përdorën këtë medium për të ndërtuar identitetet e tyre artistike. Klipet e tyre revolucionarë u bënë pjesë e kulturës pop dhe ndikuan në modë, stil dhe rrëfim vizual në muzikë.

MTV nuk ishte thjesht një kanal – ishte një fenomen kulturor që ndryshoi mënyrën se si bota përjetonte muzikën. Ai hapi rrugën për një brez të ri artistësh dhe për një mënyrë të re konsumimi të artit muzikor, ku imazhi dhe tingulli bashkoheshin në një përvojë të pandarë.

44 vite më vonë, ndikimi i MTV vazhdon të ndihet në industrinë moderne të muzikës, duke mbetur simboli i një revolucioni kreativ që ndryshoi gjithçka./KultPlus.com

Gjysmëhëna krijon harmoni perfekte mbi strukturat historike të Stambollit

Një pamje mahnitëse e gjysmëhënës mbi qiellin e Stambollit ka tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve mbrëmjen e djeshme.

Gjysmëhëna u fotografua nga “Anadolu Agency” teksa përkonte në mënyrë të përsosur me Kullën e Gallatës dhe Xhaminë e Cihangirit, duke krijuar një skenë të rrallë dhe simbolike në qytetin historik.

Stambolli ofron imazhe unike për fotografët, falë ndërtesave të tij historike, peizazhit të larmishëm dhe atmosferës magjepsëse që krijohet nga ndërthurja e dritës natyrore me arkitekturën e lashtë. 

Arti i Shkodrës në Galeri, ekspozita me veprat e fondit risjell piktorët e hershëm dhe bashkëkohorë

Galeria e Arteve në Shkodër sjell në një ekspozitë të vetme veprat e piktorëve të vjetër dhe atyre bashkëkohorë, si një dëshmi e vazhdimësisë së shpirtit krijues të kryeqendrës së veriut.

Arti i Shkodrës në galeri, ekspozita me veprat e fondit risjell piktorët e hershëm dhe bashkëkohorë

Galeria e Arteve në Shkodër vijon të mbetet një hapësirë ku arti takon historinë dhe bashkëkohoren. Në ekspozitën më të fundit janë paraqitur vepra të përzgjedhura nga fondi i pasur i galerisë, ku ndërthuren punimet e mjeshtërve të periudhave të ndryshme me ato të artistëve bashkëkohorë.

“Me këtë periudhë kohe që është dhe pika kulmore e turizmit, të vizitueshmërinë në qytet dhe jo vetëm. Ne nxjerrim nga fondi koleksionin tonë të veprave me autorë të ndryshëm, kryesisht lokalë , por që janë më rëndësi kombëtare. Por janë pasuruar me emra dhe vepra të tjera dhe na kanë formuar një ekspozitë e cila këtë vit quhet “Në qetësi”, tha Fatmir Juka, Drejtor i Galerisë së Arteve në Shkodër.

Galeria mbetet një nga institucionet e rëndësishme të kulturës në kryeqendrën e veriut, ku ndërthurja e traditës me frymën moderne përcjell një përvojë të veçantë për çdo vizitor.

Gazetar: M. Gjini/rtsh/ KultPlus.com

Herman Melville, autori i “Moby-Dick” që u rikthye në panteonin letrar pas vdekjes

Sot, më 1 gusht, përkujtohet lindja e Herman Melville, një prej figurave më emblematike të letërsisë amerikane. I lindur më 1819 në Nju Jork, Melville mbetet i njohur sidomos për romanin e tij madhor Moby-Dick, një vepër që në kohën e botimit nuk pati sukses të menjëhershëm, por që sot konsiderohet si një prej kryeveprave të letërsisë botërore.

Rruga krijuese e Melville-it ishte e mbushur me sfida. Ai nisi si detar në rini, duke përjetuar udhëtime që më vonë do të përbënin frymëzimin për romanet e tij të para, si Typee dhe Omoo. Por ishte Moby-Dick, i botuar në vitin 1851, që do ta vendoste përfundimisht si një zë të veçantë në letërsinë universale – një histori e fuqishme që përshkruan ndjekjen obsesive të kapitenit Ahab pas balenës së bardhë.

Gjatë jetës, Melville nuk e përjetoi suksesin e kësaj vepre. Ai ndërroi jetë në vitin 1891 në varfëri relative dhe me vepra të harruara. Vetëm në shekullin XX, kritika letrare e rishqyrtoi punën e tij dhe e vendosi në qendër të kanonit amerikan.

Sot, trashëgimia e Melville-it është e gjallë në bibliotekat, universitetet dhe kulturën botërore. Vepra e tij vazhdon të lexohen, analizohen dhe të frymëzojnë breza të rinj me reflektime mbi njeriun, natyrën dhe absurditetin e fatit.

Në një botë gjithnjë në kërkim të kuptimit, Melville na kujton se pyetjet më të mëdha nuk kanë përgjigje të lehta porse kërkimi i tyre është çka e bën jetën lexim të denjë./KultPlus.com

Zvicra feston ditën e saj kombëtare, historia sesi u krijua shteti i pasur

Sot, më 1 Gusht, Zvicra kremton Ditën e saj Kombëtare, një ngjarje që përkujton themelimin e Konfederatës Zvicerane siç e njohim sot.

Rrënjët e këtij shteti modern shtrihen që në vitin 1291, kur tre kantone malore – Uri, Schuyz dhe Unterualden – bashkuan forcat dhe nënshkruan një marrëveshje të njohur si Karta Federale. Ky dokument u hodh në letër në një kohë kur këto tre zona kërkonin të mbroheshin nga kërcënimet e jashtme dhe sundimi i huaj.

Legjenda thotë se një grup burrash të vendosur dhe të përkushtuar ndaj lirisë, u mblodhën në livadhin e Rutlit, pranë liqenit të Lucernit, ku dhanë një betim për besnikëri dhe aleancë të ndërsjellë.

Edhe pse Karta Federale daton në fundin e shekullit XIII, ajo u zbulua vetëm në vitin 1758. Vetëm në fund të shekullit XIX, autoritetet zvicerane e shpallën këtë dokument si bazën mbi të cilën ishte ngritur shteti i tyre.

Festa e 1 Gushtit u organizua për herë të parë në vitin 1891, por vetëm nga viti 1899 filloi të festohej çdo vit. Më në fund, në vitin 1993, qytetarët zviceranë votuan që kjo datë të shpallej festë zyrtare kombëtare dhe që nga viti 1994 ajo u njoh edhe si ditë pushimi.

Sot, kjo ditë festohet me shumë entuziazëm, si brenda kufijve të Zvicrës ashtu edhe nga komunitetet zvicerane jashtë vendit. Tradita të zakonshme përfshijnë ndezjen e zjarreve simbolike, hedhjen e fishekzjarrëve dhe përdorimin e fenerëve prej letre që ndriçojnë natën festive./balkanweb/ KultPlus.com

Filmi evropian “Heldin”, me aktorin shqiptar Ridvan Murati, tani në Netflix

Një tjetër sukses për kinemanë evropiane dhe talentin shqiptar vjen përmes filmit “Heldin” (Late Shift), i cili është bërë zyrtarisht pjesë e katalogut të Netflix. Në këtë dramë të vitit 2025, me regji të Petra Volpe, luan edhe aktori i njohur shqiptar Ridvan Murati, duke sjellë një interpretim të fuqishëm në një rol dytësor me peshë.

Murati, i cili ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në teatër dhe film në Zvicër, konfirmon edhe një herë aftësinë e tij për të dhënë dimension të thellë roleve që portretizon, duke forcuar gjithnjë e më shumë praninë e aktorëve shqiptarë në produksione ndërkombëtare të nivelit të lartë, përcjellë KultPlus.

“Heldin” trajton një histori intensive që ndodh gjatë një ndërrimi të natës në një spital zviceran, ku protagonistja Floria, një infermiere kirurgjie, përballet me sfida ekstreme, përfshirë ndihmën ndaj disa pacientëve në gjendje kritike. Një gabim i vetëm kërcënon të rrëzojë gjithë përpjekjet dhe etikën e saj profesionale, duke e vendosur nën presion moral dhe emocional.

Filmi është një bashkëprodhim mes Zvicrës dhe Gjermanisë, dhe pati premierën botërore më 17 shkurt 2025 në seksionin Berlinale Special Gala të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Pas Berlinales, filmi u shfaq në kinematë zvicerane më 27 shkurt dhe tani është i qasshëm globalisht përmes platformës Netflix.

Ky projekt përbën një tjetër arritje të rëndësishme për Ridvan Muratin dhe një dëshmi se talenti shqiptar po gjen gjithnjë e më shumë hapësirë dhe vlerësim në skenën ndërkombëtare të filmit./KultPlus.com

Një çorape e Michael Jackson shitet për 6,200 euro në ankand,trashëgimia që nuk zbehet kurrë

Një nga çorapet e veshura nga Michael Jackson gjatë koncertit të tij në qytetin francez të Nîmes, më 27 qershor 1997, është shitur në ankand për 6,200 euro më shumë se dyfishi i vlerës së saj fillestare të vlerësuar mes 3,000 dhe 4,000 eurosh.

Çorapja, e zbukuruar me kristale të vogla, u ruajt nga një teknik zëri që e kishte marrë pas përfundimit të koncertit. Ankandi u mbajt në Hôtel des Ventes de Nîmes, ndërsa identiteti i blerësit mbetet anonim.
Kjo nuk është hera e parë që sendet personale të “Mbretit të Popit” arrijnë shifra marramendëse.

Xhaketa ikonike “Thriller” u shit për 1.8 milionë dollarë në vitin 2011, doreza me kristale Swarovski u ble për 350,000 dollarë, ndërsa këpucët që Jackson përdori për provën e parë të famshme të ecjes “moonwalk” u shitën për 75,000 dollarë.

Ky rast dëshmon edhe një herë se trashëgimia e Michael Jacksonit mbetet e gjallë dhe e kërkuar, edhe kur bëhet fjalë për një çorape të vetme. Një simbol i yllit të pakrahasueshëm që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e muzikës botërore./KultPlus.com

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të lartë, njoftoi Agjencia Vullkanologjike Indoneziane.

Disa shpërthime janë regjistruar në muajt e fundit, përfshirë një shpërthim në fillim të korrikut që hodhi hi vullkanik 18 kilometra të lartë, gjë që shkaktoi ndërprerje në trafikun ajror për në dhe nga ishulli i afërt i Balit, raporton Reuters.

Agjencia vullkanologjike i paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë gjashtë deri në shtatë kilometra larg kraterit dhe të jenë të kujdesshëm për shkak të rrezikut të baltës në rast të reshjeve të dendura të shiut.

Fotot e publikuara nga agjencia tregojnë një skenë dramatike me bubullima vullkanike mbi vullkan dhe një kolonë hiri që reflekton lavën e kuqe që rrjedh poshtë shpatit të malit.

Kosova mes 30 vendeve më të lumtura në botë

Vendet e Evropës Veriore vazhdojnë të dominojnë, por pati edhe surpriza në renditjen e këtij viti, si Kosta Rika (vendi i 6-të), Izraeli (i 8-ti) dhe Meksika (i 10-ti). 

Renditja bazohet në një mesatare trevjeçare (2022–2024), që do të thotë se, për disa vende si Izraeli, ngjarjet e periudhës së fundit (p.sh. sulmet e 7 tetorit 2023) mund të kenë ndikuar në rezultate.

Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në një trend rënës vitet e fundit, duke rënë në vendin e 24-t këtë vit.

Pse janë finlandezët kaq të lumtur?

Lumturia finlandeze, sipas Heli Jimenez, drejtuese e marketingut ndërkombëtar në Business Finland, “gjendet në thjeshtësinë dhe të përditshmen: kontaktin me natyrën, kujdesin për trupin dhe shpirtin, por edhe një vlerësim të thellë për dizajnin, artin dhe qetësinë”.

Plani sekret i Zuckerberg për Inteligjencën Artificiale ndez pyetje në Wall Street
Modeli i mirëqenies i Finlandës nuk bazohet në një PBB të lartë (renditet vetëm i 27-ti në botë), por në një shtet të fortë mirëqenieje, shërbime shëndetësore dhe arsimore të arritshme dhe cilësore, korrupsion të ulët dhe barazi.

30 vendet më të lumtura për vitin 2025

Finlanda
Danimarka
Islanda
Suedia
Holanda
Kosta Rika
Norvegjia
Izraeli
Luksemburgu
Meksika
Australia
Zelanda e Re
Zvicra
Belgjika
Irlanda
Lituania
Austria
Kanadaja
Sllovenia
Republika Çeke
Emiratet e Bashkuara Arabe
Gjermania
Mbretëria e Bashkuar
Shtetet e Bashkuara
Belize
Polonia
Tajvani
Uruguai
Kosova
Kuvajti

Çfarë na mësojnë vendet e lumtura?

Lumturia, sipas raportit, varet jo vetëm nga të mirat materiale, por edhe nga faktorë të paprekshëm, siç janë liria, kohezioni social, bujaria dhe besimi në institucione.

Një gjetje e thjeshtë, por e rëndësishme nga botimi i këtij viti: të ngrënit me të tjerët është e lidhur fort me nivele më të larta të mirëqenies, pavarësisht nga mosha apo vendi.

Shoqëria me ushqimin ka një efekt pozitiv në psikologjinë tonë, ngjashëm me të ardhurat ose punësimin.

Një përvojë lumturie në Finlandë

Finlanda ofron jo vetëm një standard të lartë jetese, por edhe një stil jetese që inkurajon kontaktin me natyrën.

Nga Laplanda me pyjet e saj të mbuluara me borë dhe dritat veriore, te qytetet moderne me qendra kulturore si Amos Rex dhe biblioteka publike Oodi në Helsinki, vizitorët mund të përjetojnë “recetën e lumturisë” finlandeze në veprim.

Me më shumë se 3 milionë sauna në të gjithë vendin, mirëqenia nuk është vetëm një qëllim, por një mënyrë jetese.

Spiropali përkujton Ndre Mjedën: Vepra e tij, gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spirali nderoi sot kujtimin e Dom Ndre Mjedës, i ndarë nga jeta më 1 gusht 1937.

Spiropali e konsideroi Mjedën, si një prej figurave të ndritura të Rilindjes Kombëtare, që i dha kulturës dhe gjuhës shqipe forcë, bukuri, pasuri e dinjitet.

“Vepra e Ndre Mjedës është një gur themeli në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, një zë zgjues i ndërgjegjes së shtypur të shqiptarëve, një mbrojtës si rrallëkush i kulturës dhe i gjuhës sonë. Si mësues, poet, përkthyes, klerik dhe atdhetar, me mendje të ndritur e zemër të naltësuar prej idealeve të shqipes, dijes e lirisë, Ndre Mjeda i shërbeu me dashuri kombit dhe kulturës shqiptare”, tha Spiropali në një postim në rrjetet sociale.

Ndre Mjeda ishte anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, në Kongresin e Manastirit, në vitin 1908.

Spiropali tha se trashëgimia e Ndre Mjedës mbetet e gjallë edhe përmes vargjeve të tij plot muzikalitet, elegancë e atdhedashuri, ndërsa ndau një nga poezitë më të njohura të Mjedës, “Gjuha Shqipe”:

Nji kto gjuhë që jam tue ndie,

jan’ të bukra me themel,

por prap’ kjo, si diell pa hije,

për mue t’tanave iu del.

Kuriozitete për birrën me rastin e ditës botërore

Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Birrës. Fillimisht e nisur në Shtetet e Bashkuara, në Santa Cruz të Kalifornisë për të qenë më të saktë, dita e birrës filloi me qëllimin e festimit të mjeshtërisë së prodhimit të saj, sipas daysoftheyear.com.

Fjala “birrë” rrjedh nga fjala latine “bibere” që do të thotë “të pish”. Ky term evoluoi përmes anglishtes së vjetër si “beor” në “birrë”. Udhëtimi i saj gjuhësor pasqyron praninë e gjatë të birrës në kulturën njerëzore.

Gjermania është shtëpia e birrarisë ”Weihenstephan” në Freising, e themeluar në vitin 1040. Kjo birrari ka prodhuar birrë për gati 1 000 vjet duke shfaqur traditat e thella të prodhimit të birrës në vend.

Birra ka një histori interesante dhe fakte unike argëtuese që mund të diskutohen me një grup miqsh, veçanërisht në ditën e saj! Për shembull, ndoshta të gjithë nuk e dinë se ishte Amendamenti i 18-të i Kushtetutës së SHBA-së që e bëri alkoolin të paligjshëm në vitin 1919!

Oktoberfest filloi në Mynih në vitin 1810 si një festë e dasmës mbretërore të princit të kurorës, Ludwig me princeshën Therese të Saksonisë-Hildburghausen.

Në panairin shtetëror të vitit 2010 në Teksas, SHBA, birra e skuqur fitoi çmimin për ushqimin më kreativ të skuqur! (Kush e dinte se birra mund të skuqej?)

Në përgjigje të Aktit të Ndalimit të Birrës në Amerikë, Winston Churchill deklaroi se kjo ishte një “fyerje për të gjithë historinë e njerëzimit”.

Një tubacion birre u krijua në Gjermani, ku më shumë se 100 000 gallonë birrë u transportuan përmes tubacioneve 7,1 kilometra për t’u shërbyer vizitorëve në një festival muzike heavy metal. Qëllimi ishte që bari të mos shkatërrohej nga kamionët e birrës që lëviznin para dhe mbrapa mbi ambientet e festivalit.

Dita e birrës jo vetëm që u zgjerua në fushëveprim, por edhe në madhësi. Ajo shpejt filloi të fitonte njohje ndërkombëtare dhe ndjekje brenda vetëm një viti.

Midis vitit 2007, kur filloi në Santa Cruz, dhe ku aktualisht nuk festohet, festohet në 207 qytete, 50 vende dhe në gjithë kontinentet!/atsh/ KultPlus.com

“Berberi i Picassos” – Një histori e rrallë fisnikërie dhe miqësie që sfidoi kohën

Në një botë ku arti shpesh lidhet me çmime marramendëse dhe tregti të mëdha, historia e Eugenio Arias, berberit të Pablo Picasso-s shkëlqen si një dritë e pastër humanizmi dhe dashurie për artin.

Gjithçka nisi në vitin 1944, në një qytet të vogël të Francës, ku Picasso, tashmë një gjeni i njohur, takon berberin Arias. Të dy ishin spanjollë, të mërguar nga regjimi i Francos, dhe të lidhur thellë pas shpirtit njerëzor dhe vlerave demokratike.

Arias, i thjeshtë dhe fisnik, nuk pranoi kurrë të paguhej për shërbimin e tij ndaj artistit të madh. Në vend të parasë, Picasso i dhuronte vepra arti: vizatime, gdhendje, objekte të vogla, të gjitha me dorën dhe shpirtin e tij.

Me kalimin e viteve, Arias grumbulloi 60 vepra origjinale të Picassos, një koleksion i paçmueshëm, që do të kishte vlerë miliona dollarë në çdo ankand ndërkombëtar.

Por ai nuk shiti asgjë. Në vend të kësaj, në vitin 1985, e dërgoi të gjithë koleksionin në fshatin e tij të lindjes, Buitrago del Lozoya, dhe e ktheu në muze për të gjithë ‘Museo Picasso – Colección Eugenio Arias’.

Ky muze i vogël, por i mbushur me frymë dhe histori, mbetet i hapur edhe sot, si një simbol i fuqishëm i miqësisë, besnikërisë dhe shpirtit njerëzor.

Eugenio Arias u nda nga jeta në vitin 2008, por la pas një trashëgimi që nuk blihet me para, një shembull të vërtetë se arti nuk është për ta mbajtur, por për ta ndarë me botën./KultPlus.com

Presidentja Osmani për lidhjen Kosovë-Zvicër: Miqësitë më të forta janë ato që kanë lindur në ditët më të vështira

Fjalimi i Presidentes Vjosa Osmani në aktivitetin e organizuar nga Ambasada Zvicerane në Kosovë për nder të Ditës Kombëtare të Zvicrës

Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në organizimin e Ambasadës Zvicerane në Kosovë, në kuadër të Ditës Kombëtare të Zvicrës.

Në fjalën e saj, e para vendit tha se miqësia ndërmjet dy vendeve është e fortë dhe e formësuar nga vlerat e përbashkëta që ndajnë, transmeton Klankosova.tv.

“Miqësitë më të forta janë ato që kanë lindur në ditët më të vështira, të formësuara nga solidariteti, besimi dhe vlerat e përbashkëta. Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës është pikërisht kjo”, tha Osmani.

E para e vendit shprehu kënaqësinë që u bashkua në aktivitetin e organizuar nga ambasada zvicerane, në Ditën Kombëtare të Zvicrës.

Gjatë fjalimit të saj, Osmani po ashtu tha se populli i Kosovës dhe ai i Zvicrës janë të lidhur ngushtë ndërmjet vete.

Ajo nuk la pa vlerësuar lartë edhe diasporën kosovare që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Presidentja Osmani: Dyert e Presidencës do të jenë gjithmonë të hapura për mërgatën

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë një mesazh të ngrohtë për mërgatën shqiptare, duke theksuar rëndësinë dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për vendin.

Përmes një postimi të shkurtër, Osmani shkroi:
“Dyert e Presidencës do të jenë përherë të hapura për mërgatën tonë të jashtëzakonshme! Faleminderit”, transmeton KultPlus.

Ky mesazh vjen në kohën kur mërgata shqiptare po qëndron masivisht në vendlindje gjatë muajve të verës, duke sjellë jo vetëm përkrahje ekonomike, por edhe energji e gjallëri në jetën sociale e kulturore të Kosovës.

Presidentja ka qenë vazhdimisht një zë i fortë në mbështetje të mërgatës, duke e cilësuar atë si një shtyllë të fuqishme të zhvillimit dhe promovimit të vendit në arenën ndërkombëtare./KultPlus.com

Yves Saint Laurent: Ditëlindja e ikonës që revolucionarizoi modën

1 Gusht shënon ditëlindjen e një prej emrave më të rëndësishëm në historinë e modës, Yves Saint Laurent. I lindur më 1 gusht 1936 në Oran të Algjerisë, Saint Laurent do të bëhej një prej stilistëve më ndikues të shekullit XX, duke sfiduar normat dhe transformuar mënyrën si gratë visheshin.

Që në moshë të re, talenti i tij u dallua nga Christian Dior, me të cilin filloi të punonte në Paris. Pas vdekjes së Dior, Saint Laurent mori drejtimin e shtëpisë Dior vetëm 21 vjeç, duke u bërë drejtori më i ri artistik në historinë e modës së lartë.

Në vitin 1961, themeloi markën e tij Yves Saint Laurent (YSL), e cila solli risi të mëdha si kostumi i famshëm për gra “Le Smoking”, fustanet që frymëzoheshin nga arti modern (Mondrian dress), dhe integrimin e elementeve të stilit të rrugës në modën e lartë, një guxim i rrallë për kohën, shkruan KultPlus.

Saint Laurent ishte gjithashtu ndër të parët që përfshiu modele me ngjyrë në pasarelat ndërkombëtare, duke hapur rrugë për më shumë përfaqësim dhe diversitet në industri.

Vdiq në vitin 2008, por trashëgimia e tij mbetet e gjallë jo vetëm në muzeun që mban emrin e tij në Paris, por në çdo sfilatë, dyqan dhe detaj mode që mban firmën YSL.

Sot, bota e modës feston ditëlindjen e një vizionari që bëri historinë./KultPlus.com

Rama: Prishtina është e mbushur plot, mbi 40 mijë mysafirë për Sunny Hill Festival

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë një mesazh të veçantë nga lokacioni i Sunny Hill Festival, ku këtë fundjavë pritet të mblidhen mbi 40 mijë mysafirë nga vendi dhe bota.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Rama tha se Prishtina është ‘full’, me të gjitha kapacitetet e hoteleve të mbushura, duke dëshmuar ndikimin e jashtëzakonshëm që festivali ka në jetën kulturore dhe ekonomike të kryeqytetit.

“Sunny Hill i dha zë Prishtinës. Prishtina i dha shpirt festivalit,” ka shkruar Rama në postimin e tij, duke nënvizuar lidhjen e veçantë mes qytetit dhe këtij festivali ndërkombëtar.

Ai i bëri thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të mos humbin këtë përvojë unike:

“Prishtina e Sunny Hill-it e Sunny Hill-i i Prishtinës. Ju ftoj të gjithëve që të vini e të kënaquni me artistë të mrekullueshëm si Dua jonë e mrekullueshme, me Fatboy Slim e shumë të tjerë që në këto tri ditët në vijim do të krijojnë një atmosferë si asnjëherë më parë.”

Me emra të njohur ndërkombëtarë dhe një program të pasur artistik, Sunny Hill Festival ka rikthyer në kryeqytet emocionin e një ngjarjeje që tejkalon kufijtë e muzikës duke e kthyer Prishtinën në një qendër kulturore evropiane./KultPlus.com

Ndre Mjeda, poeti i ‘Vajit të Bylbylit’ dhe figura poliedrike e Rilindjes Kombëtare

Më 1 gusht të vitit 1937 u nda nga jeta kleriku, teologu, poeti, gjuhëtari, deputeti dhe patrioti i Rilindjes Kombëtare, Dom Ndre Mjeda.

Mjeda ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare, i afirmuar si njeri me dije poliedrike dhe veprimtari në shumë fusha, megjithatë, u diplomua doktor në Teologji dhe Filozofi nga Universiteti Pontifik Gregorian, më 20 tetor 1931.

Ndre Mjeda lindi më 20 nëntor 1866, në Shkodër. Mësimet e para i ndoqi në vendlindje dhe më pas vazhdoi studimet e mesme dhe të larta teologjike në disa vende të Evropës. Kur u kthye në atdhe, Mjeda u emërua famullitar në disa fshatra dhe u lidh me lëvizjen patriotike. Ishte viti 1901 kur bashkë me të vëllain, themeloi shoqërinë “Agimi”, e cila krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti.

Mes të tjerash, Dom Ndre Mjeda ishte anëtar i komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes në Kongresin e Manastirit, i zgjedhur në 1908-ën, si përfaqësues i Shkodrës dhe mbështeti variantin e shkronjave latine bashkë me At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, Hilë Mosin dhe Mati Logorecin. Në kujtesën popullore ai mbetet si poeti i “Vajit të Bylbylit”, botuar më 1887./atsh/ KultPlus.com

“RTL Radio”: Shqipëria, “xhevahiri ballkanik” që po kthehet në destinacion qendror në hartën turistike europiane

Shqipëria turistike vijon të marrë jehonë në mediet ndërkombëtare.

Këtë herë është RTL Radio, një platformë mediatike e vendosur në Luksemburg, që i ka kushtuar një artikull të posaçëm potencialeve turistike të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale artikullin e publikuar në “RTL Radio”, e cila në serinë e saj për destinacionet e pushimeve në Europë ka ndaluar në Shqipëri.

“’Xhevahiri ballkanik’ që po kthehet nga një sekret, në destinacion qendror të hartës turistike europiane”, shkruan RTL Radio.

Rama nënvizoi se “nga Alpet e Shqipërisë, deri në Dhërmi, Ksamil e Himarë, duke kaluar përmes Parkut Kombëtar të Vjosës dhe qyteteve UNESCO si Gjirokastra e Berati, kjo guidë e plotë u ofrohet pushuesve europianë për pushimet e tyre në Shqipërinë tonë”.

Në artikullin dedikuar Shqipërisë RTL Radio vlerëson se vendi është në mes të transformimit drejt një pike të nxehtë në hartën e pushimeve të Evropës.

Artikulli veçon natyrën e paprekur në veri, e cila ofron një larmi të jashtëzakonshme në një zonë të vogël, me natyrë shumë larg turizmit masiv.

“Fshatrat e vegjël me shtëpi guri, lumenj të pastër dhe pamje panoramike e bëjnë zonën një parajsë për entuziastët e aktiviteteve në natyrë dhe ata që kërkojnë paqe. Parku Kombëtar i Vjosës, i klasifikuar në vitin 2023 si ‘Parku Kombëtar i Lumit të Egër’ i parë në Evropë, ofron edhe më shumë bukuri natyrore. Vjosa konsiderohet si lumi i fundit i madh me rrjedhë të lirë në kontinent, me rajonin përreth që strehon mbi 1100 lloje kafshësh dhe bimësh, duke përfshirë rrëqebullin, vidrat dhe zogj të rrallë”, shkruan RTL Radio.

Po ashtu Riviera Shqiptare përgjatë bregdetit Jon konsiderohet një nga rajonet më të bukura, por më pak të zhvilluara në Mesdhe.

“Plazhe si Maldivet. Ata që preferojnë detin në vend të maleve nuk do të zhgënjehen gjithashtu. Plazhet e Ksamilit, Dhërmiut dhe Himarës kanë rërë të imët, ujëra bruz dhe një atmosferë të relaksuar, turmat e vendpushimeve të mëdha”, thuhet në artikull.

RTL Radio shkruan po ashtu për Tiranën, një qytet që përzien ngjyrat, historinë dhe jetën e gjallë. “Qendra e tij është plot me energji krijuese, nga kafenetë me muzikë live dhe art rruge, deri te restorantet inovative dhe një popullsi e re që i jep jetë qytetit”, vijon artikulli./atsh/

Sonte në Prizren nis DokuFest 2025

Sonte, në Prizren nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, “DokuFest”, i cili do të zhvillohet deri më 9 gusht 2025 në disa lokacione të qytetit, shkruan KultPlus.

Edicioni i 24-të i festivalit vjen me temën Lakmi, Pafund Çmendi, Boshllëk, një deklarim i gjendjes shpirtërore dhe politike përmes të cilës reflektohet klima kohore e dominuar nga lufta të vazhdueshme, apatia dhe boshllëku emocional.

Kjo temë nuk është koncept, por një tog fjalësh që pasqyrojnë pafuqinë për të reaguar ndaj padrejtësive dhe për të ruajtur shpresën në një botë të mpirë nga dhuna dhe konsumimi vizual i saj.

Përmes filmave, diskutimeve dhe muzikës, DokuFest 2025 vjen si një protestë e vetëdijshme ndaj harresës, si një thirrje për të mos u shkëputur nga realiteti dhe për t’iu rikthyer gjuhës dhe fjalëve, rëndësisë së të dëgjuarit dhe të treguarit të këtij momenti në historinë tonë të përbashkët. 

Në këtë edicion të festivalit, do të prezantohen 100 filma, në 7 kategori garuese nga 50 shtete të botës. / KultPlus.com

Festivali Ndërkombëtar i Operës Rame Lahaj drejt finales madhështore në Prishtinë

Pas një jave të mbushur me muzikë të mrekullueshme, emocione të thella dhe përvoja kulturore unike, Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) po i afrohet finales së tij madhështore me koncertin “Rame Lahaj & Friends”, që do të mbahet nesër më 2 gusht, në Sheshin Skënderbeu, nga ora 20:30.

Në konferencën përmbyllëse për shtyp të mbajtur sot, u prezantuan sukseset e edicionit jubilar, i cili tashmë është kthyer në një ngjarje të rëndësishme për skenën artistike në Kosovë. Të pranishëm në konferencë ishin figura të njohura si tenori Rame Lahaj, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, sopranoja me famë botërore Nino Machaidze, basi Dario Russo, dirigjenti italian Roberto Rizzi Brignoli, si dhe Blerta Ristani, drejtoreshë artistike e Orkestrës Simfonike të RTSH. Në mesin e të ftuarve ishin gjithashtu Lorik Cana dhe Besmir Vokopola, transmeton KultPlus.

Gjatë këtij edicioni, RLIOF udhëtoi në tri qytete me koncertin “Nexhmije Pagarusha”, solli masterclass-in unik të Ramón Vargas me artistë të rinj, zhvilloi programin edukativ për fëmijë “Educating the Audience of the Future” dhe dhuroi dy netë të jashtëzakonshme operistike: “Opera Night” me Marigona Qerkezin dhe “Ensemble Evening” me Anita Rachvelishvili.

Finalja e nesërme do të jetë kulmi i këtij rrugëtimi artistik, një gala ndërkombëtare ku opera do të shndërrojë zemrën e Prishtinës në një skenë botërore./KultPlus.com

Ja çfarë pritet sonte në Sunny Hill Festival: Ritëm, yje dhe spektakël!

Prishtina sot kthehet në kryeqendrën e muzikës me nisjen zyrtare të edicionit të radhës të Sunny Hill Festival. Mijëra vizitorë pritet të mbushin hapësirat e Bërnicës, ku ylli botëror Dua Lipa do të rikthehet në skenën e vendlindjes për një performancë që pritet të kulmojë natën.

Në paralel, në skenën “C4”, legjenda e muzikës elektronike Fatboy Slim do të sjellë një set të fuqishëm që premton energji të pakufishme deri në orët e para të mëngjesit, shkruan KultPlus.

Festivalit do t’i hapet rruga nga ora 14:00 me DJ-të lokalë Zwada dhe Sahati në skenën “the NEXT”, ndërsa pjesa tjetër e mbrëmjes do të vijojë me emra të njohur si Deezy, Art Lokaj & TNM, Kida, Sienna Spiro, Cil, Edis dhe Tayna.

Kulmi i natës do të jetë performanca e shumëpritur e Dua Lipës, e cila do të ngjitet në skenën kryesore rreth orës 22:00.

Pas mesnate, festa zhvendoset në “C4 Stage”, ku Skream, Bookie, Edgar Kerri dhe vetë Fatboy Slim do të mbajnë publikun zgjuar deri në orën 05:00.

Sunny Hill rikthen emocionin, ritmin dhe atmosferën unike që e ka bërë një nga festivalet më të rëndësishme në rajon, duke konfirmuar edhe njëherë se vera në Prishtinë nuk ka kuptim pa të./KultPlus.com