Anibar vjen me ‘Caffee and Talks’ me qëllim bashkëpunimi me publikun

Gusht 12, 2017 - 3:20 pm

Gjatë javës së festivalit ‘Anibar’, nga dara 14 deri 20 gusht, çdo ditë në Exit Bar do të mund të takoheni për të diskutuar më shumë për filmat, teknikat, detajet, animacionin, lëvizjet, dhe çdo gjë që i rrethon filmat e animuar, përcjellë KultPlus.

Në linjë me traditën në vendin tonë, në ora 13:00 pihet kafja dhe diskutohen temat ma të preferuara.

Këto janë takime të organizuara me qëllim të bashkimit të publikut me personat që janë prapa filmave. Ky vend do të shërbejë si një mënyrë për tu takuar, për tu përgjigjur pyetjeve, për të shkëmbyer punë, këshilla, punë praktike, dhe eksperiencë në fushën e filmit.
Profesionistë dhe fillestarë do të bashkohen për të diskutuar botën e filmit.

15 Gusht
Meet the Filmmakers: Vladimir Kanic regjisor i “Only Lover leave to Die” (Shfaqja e filmit: Gara Ballkanike, e marte 15 gusht, 20:30, Kinema Liqeni)

16 Gusht
Meet the Filmmakers: Jani Zhonga regjisor i Ethnophobia (Shfaqja e filmit: Gara Ballkanike, 22:00, Kinema Kubat, 15 gusht).

17 Gusht
Meet the Filmmakers: Lora D’Addazio director of “Juliette” (Screening: Lake Cinema, 20:30, August 16)
Presentation: PAF Other visions presentation: distributing and curating by Jiri Nedelka

18 Gusht
Meet the Filmmakers: Tal Kantor regjisore e “In Other Ëords” (Shfaqja e filmit: Gara Studentore 2, Kinema Liqeni, 20:30, 17 gusht)
Prezentim mbi librin “Tëisted Dreams of Central European animation” nga Olga dhe Michal Bobroëski. Organizimi i këtij prezentimi u mundësua nga International Visegrad Fund.

19 Gusht
Meet the filmmakers: Laurene Braibant regjisore e “The Ogre” (Shfaqja e filmit: Gara Studentore 2, Kinema Liqeni, 20:30, 17 gusht)
Alita Serra regjisore e “Chaos, A Fish Tale” (Shfaqja e filmit: Panorama Program, 20:30, Kinema Liqeni, 19 gusht)
Presentation: Procesi i produksionit të “Magneti” nga Arvan Berisha

20 Gusht
Meet the Filmmakers: Natalia Azevedo Andrade regjisore “Hereafter” (Shfaqja e filmit: Panorama Program 2, 20:30, Kinema Liqeni, 19 gusht).
Kleidi Eski regjisor i “Lost Boy and Suicide Girl” (Shfaqja e filmit: Animated Music Video Competition, 16:00, Kinema Jusuf Gervalla, 19 gusht). / KultPlus.com

Të ngjajshme