“Will and Grace” nënshkruan edhe për sezonin e dytë të rikthimit

6 Gusht, 2017 - 8:54 am

Ende pa dalë sezoni i parë i vazhdimit të serialit të njohur Will and Grace, NBC ka nënshkruar me ta për vazhdimin
edhe të një sezoni.

Seriali i njohur i viteve 90-të dhe fillimit të viteve 2000, do të kthehet me 11 episode muajin tjetër, ndërsa tanimë ka nënshkruar edhe për sezonin e dytë.

Sezoni i dytë vjen vitin tjetër, me 18 episode. Jack, Grace, Will dhe Karen Walker janë katër personazhet kryesore të serialit që u shfaq deri në vitin 2006 dhe mbetet një ndër serialet më të njohura amerikane ndonjëherë, shkruan KultPlus.

Fansat janë gëzuar që tanimë i kanë siguruar 24 episode dhe dy sezone të reja të këtij seriali. Seriali gjithmonë komentohet për trajtimin ndaj komunitetit gej e lezbik, për faktin se dy meshkujt në serial janë homoseksualë ndërsa dy vajzat kanë tendenca shpesh të kenë pëlqim me vajza të tjera. / KultPlus.com

Të ngjajshme