107 vite nga lindja e Kiro Gligorovit, presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë

3 Maj, 2024 - 4:21 pm

Rreth 5.000 deri 6.000 qytetarë dhe turistë gjatë vitit e vizitojnë Qendrën multimediale “Kiro Gligorov”, ku ndodhet edhe dhoma e tij përkujtimore në Shtip. Në ditën e sotme, para 107 viteve u lind Kiro Gligorov, presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë.

Kiril Panajotov i punësuar në Komunën e Shtipit dhe Qendrën multimediale “Kiro Gligorov” thotë se në një ditë kanë pasur 400 persona apo vizitueshmëri rekorde të dhomës përkujtimore të Gligorovit.

“Ato janë vizita grupore të nxënësve, të aktivistve t[ë ndryshëm, shoqatave të qytetarëve, luftëtarëve, pensionistëve. Tradicionalisht kemi ditë të hapur të dhomës përkujtimore dhe ata të cilët janë të interesuar”, thotë Panajotov.

“Maqedonia është gjithçka që kemi”, porosiste presidenti i parë i Republikës së Maqedonië, Kiro Gligorov. Panajotov thotë porositë dhe ajo që e fliste Gligorovi po bëhen gjithnjë e më aktuale në vend dhe në rajon.

Kiro GLigorov është i lindur në vitin 1917 në Shtip, ndërsa vdiq më 1 janar 2012 në Shkup. Gligorov ishte President i Republikës së Maqedonisë prej 27 janarit të vitit 1991 deri më 19 nëntor të vitit 1999. 

Të ngjajshme