“Kush e solli Doruntinën”, Laert Vasili risjell në skenë dramën e Kadaresë

24 Qershor, 2024 - 7:31 pm

“Kush e solli Doruntinën” drama e frymëzuar nga romani i shkrimtarit të madh Ismail Kadare është vënë në skenën e Qendrës Kulturore të Përrenjasit, me regjinë e aktorit  Laert Vasili.

Ndryshe nga herë të tjera, kjo vepër është vënë në skenë nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe të mesme në Përrenjas.

Pa profesionistë, por me të rinj të talentuar, shfaqja tërhoqi vëmendjen.

” Unë u përpoqa ta përshtatja tek ky brez që kam përshtypjen që është shumë më i aftë se ne për të marrë në dorë një trashëgimi kulturore kaq të madhe”, tha Laert Vasili.

 “Këta në thonjëza fëmijë që janë më të ditur se ne dot na treguan që janë të aftë për të mbajtur pesha shumë më të mëdha”,-shtoi ai.

“Unë kam disa vjet që punoj me këta fëmijë më japin një energji të paparë dhe ndihem mirë mes tyre. Kjo ishte një shfaqje e vështirë, patëm dhe një eksperiencë të re me një aktor shumë të talentuar. Arti është i vështirë do përkushtim, faleminderit disa njerëzve që mendojnë që mund të na ndihmojnë”,-tha Kujtim Cami, kryepeshkop.

Shfaqja zgjoi emocione të mëdha tek të pranishmit, por kryesisht tek të rinjtë, duke ngjallur dëshirën dhe pasionin jo vetëm për të parë teatër, por për ta konsideruar aktrimin si profesionin e mundshëm në të ardhmen.

“Emocionet ishin të mëdha dhe të papërshkrueshme. Unë kisha një rol kryesor, sekretin kush e solli Dorontinën e dija vetëm unë, sepse isha gruaja, dhe unë luaja që ai të mos rendetë pas Doruntinës por pas meje.”

Veç të rinjve dhe nxënësve të shkollave, shfaqja ngjalli kuriozitet edhe tek shumë qytetarë të Përrenjasit, të cilët mbushën sallën si kurrë më parë./euronews/KultPlus.com

Të ngjajshme