MacShane: Balir e Cook kanë ndikuar në ndalimin e gjenocidit në Kosovë

24 Mars, 2024 - 7:31 pm

Denis MacShane, ish-ministri britanik për Evropën, ka kujtuar ngjarjen e 24 Marsit, intervenimin e NATO-s në Kosovë, duke i dhënë fund një dekade spastrimi etnik, vrasjeve gjenocidale, shpërnguljeve masive të kosovarëve.

Ai, në paltformën ‘X’, ka shkruar se ish-kryeministri britanik, Tonu Blair, dhe ish-ministri i Jashtëm britanik, Robin Cook, kanë ndikuar në intervenimin e NATO-s ndaj Serbisë, për të ndaluar gjenocidin dhe shpërnguljen masive në Kosovë.

“Këtu e 25 vjet më parë, Tony Blair dhe Robin Cook, filluan një sulm të NATO-s ndaj Serbisë që i dha fund një dekade spastrimi etnik, vrasje gjenocidale, shpërngulje masive të kosovarëve dhe Bosnjës… Blair siguroi se ai do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte (ICC), në Hagë të ngritur nga Robin Cook”, ka shkruar mes tjerash, MacShane.

Tutje, MacShane në platformën ‘X’, vë në dukje kujtimin e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair në bluzat e qytetarëve të Kosovës.

“Ne e kujtojmë Tony Blair-in” në bluzat në Kosovë, në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare të marshuar nga Tony Blair dhe Robin Cook, pas shumë vitesh ‘qetësimi’ të Millosheviqit nga konservatorët”, ka shkruar tutje, MacShane./rtk/KultPlus.com

Të ngjajshme