Nesër hapet Panairi i Librit në Prizren

23 Korrik, 2024 - 9:40 pm

Nesër do të hapet Panairi i Librit në Prizren, i cili do të zgjasë deri më 28 korrik.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në këtë panair do të marrin pjesë shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

“Panairi i Librit organizohet si gjithnjë, në ambient të hapur, te Sheshi i Lidhjes, në qendër të qytetit. Në secilën mbrëmje të Panairit, duke filluar nga ora 20:00, do të ketë nga dy takime letrare në Kej, buzë Lumbardhit, ku do të promovohen shkrimtarë e studiues nga Prizreni, Prishtina, Tirana, Shkupi, Durrësi dhe Mitrovica”.

“Autorët që do të përurojnë veprat e tyre janë: Adil Olluri, Roland Spahiu, Qerim Lita, Merita Kuçi, Skënder Zogaj, Xhevair Lleshi, Fjolla Spanca, Engin Noyan, Donika Dabishevci, dhe një orë letrare do t’i kushtohet veprimtarisë artistike të shkrimtarit të ndjerë, Haqif Mulliqi”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjajshme