Pianisti, Sam Jewison performon në edicionin e sivjetmë të “Ramë Lahaj International Opera Festival”

11 Korrik, 2024 - 3:26 pm

I cilësuar si “njeriu i rilindjes në botën e muzikës jazz”, Sam Jewison është këngëtar dhe pianist i njohur që interpreton për publikun anembanë botës baladat e pavdekshme të kompozitorëve legjendarë si Cole Porter, Leonard Bernstein, dhe George Gershwin.

Performancat e tij përfshijnë interpretime unike të këngëve të famshme të këngëtarëve ikonikë si Frank Sinatra, Ella Fitzgerald dhe Oscar Peterson.

Vokali dhe virtuoziteti pianistik e kanë çuar atë në ngjarje të rëndësishme muzikore si Festivali “ReGeneration” në Firence, “BBC Radio 3 Christmas Special” dhe “Nevill Holt Opera House”. Ai ka performuar në skena e vende madhështore në Londër, përfshirë “Jazz Café”, “Westminster Abbey” dhe “Royal Opera House”, ku bëri debutimin e tij recital me “The Composer on Broadway” në vitin 2022 dhe u rikthye në vitin 2024. I lindur në Scarborough, North Yorkshire, Jewison ka fituar disa çmime për kontributet e tij në muzikë.

Në koncertet e tij, ai shoqërohet në skenë nga Harry Evans në double bass dhe trumpetë, si dhe Joe Dessauer në bateri./KultPlus.com

Të ngjajshme