Dino Merlin sonte me koncert në Ulqin pas 30 vitesh

5 Gusht, 2017 - 1:00 pm

Këngëtari nga Sarajeva Dino Merlin, ka mbajtur një koncert në Kroaci i cili do të kujtohet një kohë të gjatë pasi salla ka qenë e mbushur plot njerëz. Pas triumfit të suksesshëm atje, Dino vazhdon turneun në Ulqin, shkruan KultPlus.

“Jam i lumtur që më në fund do të mbaj koncert në Ulqin. Në plazhin e mrekullueshëm të qytetit”. Ky do të jetë koncerti i parë i turneut ka thënë Dino Merlin.

Koncerti do të mbahet sonte duke filluar nga ora 22:00 në Pearl Beach në Ulqin të Malit të Zi, shkruan KultPlus.

I lindur më 12 shtator 1962, i njohur me emrin e tij të skenës Dino Merlin, është një këngëtar, kompozitor, muzikant dhe prodhues boshnjak. Ai është një nga artistët më të shquar dhe të suksesshëm nga Bosnja dhe Hercegovina dhe gjithashtu është shumë i famshëm në vendet e tjera të ish-Jugosllavisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme