Drake së shpejti me album të ri

9 Gusht, 2017 - 3:25 pm

Këngëtari, reperi dhe producent i famshëm kanadez, Aubrey Drake Graham, i njohur si Drake, të hënën gjatë paraqitjes së tij në OVO Fest 2017 në Toronto, njoftoi se është duke punuar në albumin e radhës të cilin pritet ta sjellë shumë shpejt, shkruan KultPlus.

‘Unë do të kthehem në Toronto për të bërë albumin e ri vetëm për ju’, tha Drake në skenë, duke mos dhënë ndonjë datë të saktë se kur do ta lansojë albumin e tij të pestë.

Albumi i tij i fundit është ‘More Life’ të cilin e ka lansuar në mars të këtij viti, me të cilin ka thyer rekord të transmetimeve në Spotify. Ndërsa në maj të këtij viti ai theu edhe një rekord në ‘Billboard Music Awards’ ku fitoi plot 13 çmime. /KultPlus.com

Të ngjajshme