‘Your Song’ e Rita Orës arrin 100 milion shikime në Spotify (FOTO)

2 Gusht, 2017 - 5:48 pm

Pas dy vitesh pauzë në skenën muzikore, Rita Ora dy muaj më parë u rikthye me ‘Your Song’, e cila rezultoi suksesshëm, pasi ajo ishte shumë aktive në promovimin e këngës së re, duke marrë pjesë në shou dhe emisione të njohura botërore, ku performoi
‘Your Song’ në versione nga më të veçantat, shkruan KultPlus.

Përveç rreth 22 milionë klikimeve në YouTube në versionin audio dhe më shumë se 10 milionë klikimeve sa mblodhi videoklipi i ‘Your Song’, Rita tani i është gëzuar edhe një suksesi tjetër të cilin e arriti me singling e fundit.

‘Your Song’ ka marrë edhe 100 milion shikime në Spotify, shërbim i njohur i muzikës digjitale, i cili ofron qasje në milona këngë, shkruan KultPlus.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, këtë e bëri të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram. ‘100M shikime për Your Song në Spotify. Falemnderit’, ka shkruar ajo. /KultPlus.com

Të ngjajshme