‘Evropë qite n’veti’ edhe në Ulqin

27 Korrik, 2017 - 10:04 am

Pas disa shfaqjeve të suksesshme që pati në disa vende të Kosovës, Stand Up Comedy-a ‘Evropë qite n’veti’ do të shfaqet edhe në Ulqin, shkruan KultPlus.

Me aktorë Kushtrim Qerimi, Avni Shkodra dhe Ernest Zymberi, përmes kësaj Stand Up Comedy-e trajtohen disa tema aktuale në vendin tonë si: raporti i Shqiptarëve me Evropën: për politikë, punë, çaja, teknologji, dasma, viza, sehire (magji), miza, monedha, etj, duke përfshirë edhe ngjarjet të cilat mund të kenë ndodhur së fundmi.

‘Evropë qite n’veti’, do të jepet në Kalanë e Ulqini më 5 gusht me fillim nga ora 21:00./ KultPlus.com

Të ngjajshme