“Hapu” me shumë performanca përgjatë edicionit, mbyllet suksesshëm nga artistët francezë (VIDEO)

24 Korrik, 2017 - 12:12 pm

Ambiente të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës kanë qenë pikat kyce të edicionit të sivjetëm të Festiavlit të Artit në Hapësirat Publike, që është mbajtur gjatë ditëve të fundit në Prishtinë, për të shënuar edhe përmbylljen në mbrëmjen e së dielës, shkruan KultPlus.

Artistë të shumtë ndërkombëtarë kanë qenë pjesë e “Hapu”, të cilët, nëpërmjet performancave kanë bërë për vete edhe kalimtarët e rastit, të cilët, një copë art kanë marrë me vete, pasi kanë shijuar kreativitetin e tyre në rrugë.

Kurse në mbrëmjen e së dielës, mbyllja e këtij edicioni i është besuar katër burrave francezë, të cilët sollën një mrekulli në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ku performanca e tyre ka bërë që shumë qytetarë të ndalin e të shijojnë këto moment. Ndërkaq, edicioni i sivjetmë i “Hapu”, është mbyllur me performancën e Blerta Kosovës./KultPlus.com
https://www.facebook.com/hapufest/videos/1254783164643854/

Të ngjajshme