Ministria e Punëve të Jashtme tregon datën kur udhëtohet pa viza në Izrael

18 Qershor, 2024 - 8:52 pm

Sot, në Ditën e Pavarësisë së Shtetit të Izraelit, është marrë vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë të ditur se vendimi për lëvizjen pa viza në shtetin e Izraelit do të hyj në fuqi më 19. 09. 2024.

Ndërkaq sa i përketë këtij vendimi, në ngjarjen që u organizua nga ambasada izraelite në Kosovë për të nënshkruar këtë marrëveshje ndërmjet shtetit të Izraelit dhe Kosovës,Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë se kjo marrëveshje është një dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve midis shteteve.

“Marrëdhëniet ndërmjet Izraelit dhe Kosovës janë zhvilluar në mënyrë mbresëlënëse në tre vjetët e fundit dhe përfshijnë zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e inovacionit, shëndetësisë, ekonomisë, kulturës, arsimit dhe fushave të tjera. Ne besojmë se heqja e vizave do të jetë një tjetër pikë kthese në këtë marrëdhënie të veçantë dhe do të çojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve turistike midis shteteve tona”, ka thënë ai me këtë rast./ KultPlus.com

Të ngjajshme