Shiten të gjitha biletat për koncertet e paralajmëruara të Dua Lipës

Fenomeni i vitit, Dua Lipa me origjinë nga Prishtina do të mbajë në prill një turne në qytetet më të mëdha.

22-vjeçarja ka konfirmuar se në shumicën prej tyre të gjitha biletat janë shitur. I vetmi koncert, ku kanë mbetur edhe disa bileta për performancën e saj, është ai në Genting Arena të Birminghamit.

Deri tani Dua në Mançester, Glasgow, Dublin, Cardiff dhe Londër i ka konfirmuar shitjet e të gjitha biletave. Ky turne filloi mbrëmë në Dublin.

Ajo pati një vit të suksesshëm me shumë hite dhe me albumin e saj debutues, “Dua Lipa”./KultPlus.com

Shqipëria në festivalin e Kanës me filmin ”Derë e hapur”

Filmi “Open door” është përzgjedhur midis tre filmave nga rajoni për t’u shfaqur në Kanë në work in progres.

Filmi me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, me regji nga Papas ka financim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Producenti Eno Milkani shprehet entuziast për këtë prezantim në Kanë, ku në këtë pjesë shfaqen filma që janë në fazën e pas prodhimit.

Filmi do shfaqet para distributorëve dhe programuesve të festivaleve dhe në këtë kuadër do të ketë biseda në lidhje me shitjen ose dërgimin në festivale, ndërkohë që filmi është në proces.

”Open door” (Derë e hapur) tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina.

Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës.

Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri.Xhirimet e filmit janë bërë vjet në vjeshtë dhe premiera në Shqipëri sipas producentit pritet nga fundi i këtij viti.

Festivali i filmit këtë vit zhvillohet në Kanë nga data 8 deri më datë 18 maj, dhe është një nga ngjarjet e botës së kinematografisë./KultPlus.com

Kina, tregu i dytë më i madh i artit

Kontinenti i Azisë i cili përbën 23 për qind të shitjes globale të veprave të artit vazhdon të mbështetet kryesisht në kërkesat mes klientëve kinezë.

Hong Kongu ka kremtuar artin në ekspozitën vjetore të artit në Bazel, e cila u hap javën e shkuar, për publikun në kohën kur panairet artistike janë shtuar.

Për më tepër edhe interesimi mes kinezëve për artin është rritur disa fish, përcjell albinfo.ch. Kontinenti i Azisë i cili përbën 23 për qind të shitjes globale të veprave të artit vazhdon të mbështetet kryesisht në kërkesat mes klientëve kinezë. Këta, vetëm në vitin 2017, përbënë 13.3 miliardë dollarë shitje rritje kjo nga 14 për qind sa ishte vlerësuar në vitin 2016.

Adeline Ooi tha se pjesa më e mirë ende duhet të vijë derisa tregu kinez e ka tejkaluar tashmë atë të Britanisë së Madhe, si tregu i dytë më i madhi për shitje të veprave artistike.

Panairi i Artit në Bazel, përmban 246 galeri nga 32 shtete e territore, dhe ishte i hapur deri më 31 mars derisa rastis me kremten botërore të muajit të Artit./KultPlus.com

Një histori ikjeje nga identiteti

(Ibrahim Kadriu, Të vdekurit e gjallë, Koha, Prishtinë, 2017)

Liridona Vogliqi

“Të vdekurit e gjallë”, një titull i ndërtuar nga antiteza dhe i gjetur mjaft mirë nga ana e autorit, me anë të të cilit lidhet, gjithashtu, mjaft mirë rrjedha fabulare. Personazhet e këtij romani i takojnë periudhës së pasluftës në Kosovë.

“Të vdekurit e gjallë”, botuar në Prishtinë, i përbërë nga njëzet kapituj me gjithsej 285 faqe, ndryshe paraqet edhe gjendjen aktuale politike në të cilën gjendet populli ynë. Romani përgjithësisht shtron temën e ikjes nga identiteti shqiptar, një rrugë që po vazhdon e siç duket s’do të ndalet. Por njëherit në këtë roman, paraqiten edhe heronjtë e rremë, që luftën e fundit në Kosovë, e panë si mundësi për përfitime personale dhe rritje në autoritet.

Ngjarjet gërshetohen nga koha e para Luftës së Dytë Botërore, deri në ditët e sotme, ndërkaq hapësira e shtrirjes së rrëfimit prek Kosovën, Vojvodinën, Novisadin e Rumaninë.
Fraza me të cilën autori fillon rrëfimin është thënia e Viktor Hygo-s : “Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat”. Ky proverb i përshtatet pikërisht gjendjes aktuale në Kosovë.

Përmes trinomit, Davidi, Bledar Prushi dhe Adem Vrajolli, të cilët njëherit e përbëjnë boshtin e romanit, Kadriu ndërton me mjeshtëri skemën e tre kosovarëve që në rrethana të ndryshme kishin humbur apo ishin arratisur nga vendi, e që të tre tani në vendin e tyre njiheshin të vdekur, madje siç thotë edhe autori dy prej tyre u ishte mbajtur e pamja.

Ikja nga vendi, heqja dorë nga jeta e deritanishme, kosovarët i kishte ndjekur që moti. Ky fat i një kombi jipet përmes figurës së Adem Vrajollit nga Braina e Karadakut, i cili para Luftës së Dytë Botërore, në kohën e Jugosllavisë kishte qenë ushtar në Pançevë. Si i ri, Ademi kishte qenë i rebeluar, andaj edhe rregullat që duhej të ndiqeshin në ushtri ai nuk i përfillte. Këtu rebelimin e Ademit e shohim si tendencë e të riut shqiptar që me asnjë kusht s’pranon që t’i nënshtrohet forcave serbe dhe urdhrave të tyre . Pas peripecive të shumta, Ademi ik nga ushtria dhe gjendet në Turn Severin (Rumani), ku nis jetën nga e para. Vetëm pas pesëdhjetë viteve, kur të gjithë e dinin të vdekur, Ademi shfaqet i gjallë dhe kthehet në Kosovë, ku gjen të gjallë vetëm motrën e vogël e cila plot pesëdhjetë vite kishte qarë të vëllain.

Vajin e motrës për vëllanë për plot pesëdhjetë vjetë, motivin e rinjohjes, e njohim si fenomen qysh në legjenda. Një motiv të tillë e gjejmë tek Konstadini dhe Doruntina. Kjo histori e një kosovari rrëfehet nga mbesa e Ademit, Mirela e cila tani studionte në Novisad, dhe përmes së cilës bëhet lidhja e trekëndëshit, David- Bledar-Adem, lidhje që korrespondon të njëjtën dhimbje të humbjes së identitetit.

Në Novi Sad nga ana tjetër jetonte edhe Davidi, alias Diellori, djali i adaptuar nga Radomir Petriçi dhe Viktoria Petriç e cila kishte prejardhje çifute. Duke zgjedhur prejardhjen çifute të Viktorisë, autori sikur përpiqet të paraqesë fatin e njëjtë të dy popujve të vuajtur dhe të shkelur. Përderisa humbjen e identitetit, dy personazhet tjera e kishin menduar ose kishin vendosur qëllimisht, humbja e identitetit të Davidit kishte ndodhur pa dëshirën e tij, qysh në lindje.

Davidi ishte rritur në një ambient në të cilin asnjëherë s’kishte mundur të përshtatej e që i dukej vetja i humbur në të. Ai vendos të kërkojë identitetin dhe prindërit e tij. Këtë vendim më së shumti e ushqen pas nofkës ofenduese që merr nga babai si “derr shqiptari”.

Për shqiptarët, ai deri tani nuk kishte dëgjuar. Andaj duke dashur të zbulonte identitetin e tij, kupton se emri i tij ishte Diellor. Tani ai me çdo kusht donte ta dinte se pse prindërit biologjikë e kishin lënë, dhe a kishin ndjenja shqiptarët që të mund ta linin një fëmijë. Tek kjo fazë e rrëfimit jepet edhe një zakon që i dallonte shqiptarët. Ky popull mëson Davidi, fëmijën e kishte hyjnor. Sidomos nëse fëmija ishte djalë, ajo familje nga gëzimi i madh gjuante pushkë. Fenomeni tjetër që karakterizon popullin shqiptar ishte ai i dashurisë për kombin. Tek shqiptarët, thekson autori janë tri fe; krishterizmi, muslimanizmi dhe ortodoksizmi, por para fesë, shqiptarët kanë gjithmonë kombin.
I rritur në varfëri, nga një baba që ushtron dhunë psikologjike dhe fizike ndaj Viktories dhe tij, ai s’do ketë jetë të lumtur. Kjo rritje e Davidit në rrethana jo të mira paraqitet qysh në fillim të kapitullit të parë, kur autori në rolin e narratorit thotë se;“ Në moshën e tij njëzetvjeçare i bëhej se i kishte shpenzuar të gjitha mundësitë e frymëmarrjes, pasi kishte kaluar gjithë atë kohë, që i dukej e shumtë, të ngarkuar me peshën e rëndë të vuajtjes, të urisë e persekutimit.”

Pas peripecive të ndryshme, Davidi gjen familjen e tij. Agon dhe Blerina Dreni nga Prishtina në vitin 1987, kishin shkuar për të festuar Vitin e Ri në Paliq(Vojvodinë). Në spitalin e këtij vendi, Blerina lind parakohe e djali vendoset në inkubator. Pikërisht këtë ngjarje autori e quan si “vdekje, vdekje që do zgjasë plot njëzet vjet”.

Përderisa prindërve iu duhej të ktheheshin në Kosovë, ata marrin lajmin se djali kishte ndërruar jetë. Këtu fillon edhe historia e dhimbshme e këtij djaloshi me gjak shqiptari, i rritur nga një serb dhe nga gruaja e tij me prejardhje çifute. Historia e personazhit të tretë është ajo e Safet Projës, tani me emër të ndryshuar, si Bledar Prushi, i cili kishte gjithashtu fat tragjik. Ishte pjesëtar i ushtrisë së UÇK-së, por ende s’kishte marrë pjesë në ndonjë aksion.

Pas pushtimit të fshatit të lindjes, Safeti nxihet i gjallë dhe dërgohet në Burgun e Dubravës,, ku maltretohet fizikisht. Gjatë qëndrimit në këtë burg, ai merr lajmin e kobshëm të vrasjes dhe djegies së familjes së tij dhe të një miku që po qëndronte tek ata.

Në burg, ai do të dënohet me katër vite heqje lirie, dy të cilat i kalon aty, e pas masakrës në Burgun e Dubravës, në maj të vitit 1999, Safeti dërgohet në burgun e Mitrovicës së Sremit, ku i vuan edhe dy vite të tjera burgim.
Pas këtyre viteve, ai largohet përgjithnjë nga Kosova, pa kthyer kokën mbrapa dhe pa dëshirën për t’u kthyer përsëri, vendoset në Novi Sad me mendimin për t’ia nisur nga e para. Fillimisht me këtë vendim ndryshon emrin, pastaj fsheh të kaluarën e tij të dhimbshme.

Thënia e Viktor Hygo-s të cilën autori e citon në fillim të romanit, më së shumti zbërthehet përmes figurës së Bledarit, ku ndër të tjera ai habitej se si njerëzit në vendin e tij, pa pasur asnjë ditë përvojë pune, po gradoheshin me detyrat e ministrave, e gjithashtu njerëzit që thonin se e kanë çliruar Kosovën janë pikërisht ata që kishin një të kaluar të errët.

Safet Proja, tani i shndërruar në Bledar Prushin, kritikon ashpër bashkëkombësit e tij. Ai i gjallë por i shpallur i vdekur , konsiderohet si hero e në këtë rast i ngritet lapidar para oborrit të shtëpisë, si shenjë heroizmi që kishte kryer. Ai dëgjon miqtë që ndoshta nuk i njihte të dilnin para radio-televizioneve dhe flisnin për betejat dhe rënien e tij heroike, e që shpesh herë befasohej edhe vetë me këto skena teatrale që ata i krijonin. Këtu ai përmend figurën e Faruk Nezës.

Ky i fundit gjatë kohës së luftës, flitej se bashkëpunonte me ushtarët serbë, pasi ata asnjëherë nuk e kontrollonin e as nuk e ofendonin. Madje gjatë tërë kohës së luftës ai kishte qëndruar në Beograd, e vetëm pasi lufta kishte përfunduar ishte kthyer veshur me rroba të UCK-së .Duke rrëfyer të bëmat e Faruk Nezës, autori sikur paralajmëron se Neza nuk është i vetmi që me mashtrime të tilla po ushqenin një popull të tërë.

Pavarësisht kësaj , përmes Bledarit njëherit jepet edhe toleranca nacionale. Anipse në armiqësi me serbin, gjatë kohës sa gjendet në Novi Sad, i shpëton jetën, madje shoqërohet me një avokat të quajtur Disimir Restiq, e ky i fundit e strehon në bodrumin e banesës së tij, pa qira për të paguar dhe pa kufizim në kohë.

Në propagandat e shumta që Beogradi përdorte nëpër televizione, ndër të tjera, Restiq tregon se kishte dëgjuar se populli shqiptar ishte ai që ushtronte vazhdimisht trysni tek serbët, i dhunonin gratë e serbëve, edhe pse vetë ai pohon se një dyshim kishte pasur qysh atëherë, kur dihej se Kosova ishte nën udhëheqjen e Jugosllavisë.

Krimet që ushtria serbe kreu mbi popullin shqiptar, Kadriu i paraqet përmes figurave të tre paramilitarëve serbë, që në kohën e luftës kishin qenë ushtarë në Bosnjë e Kosovë. Zoran Mariq, Gojko Bozhdareviq dhe Nikola Gavela, emra të njohur gjatë periudhës së luftës, tani pas shumë vitesh krenoheshin për krimet çnjerëzore.

Radomir Petriq , ai të cilit Davidi i thoshte baba, kohën më të madhe e kalonte tek “Café Carica”, vendi ku takohej pikërisht me të tre këta kriminelë.
Përmes rrëfimeve që vetë tre paramilitarët serbë, rrëfejnë, autori hap një sfond tjetër të themi të horrorit, një pasqyrë të çnjerëzores. Në rrëfimet e njërit nga ata, hasen këto histori;
“unë për shembull, në një oborr të një katundit, i kam vrarë dymbëdhjetë veta; katër burra, pesë gra dhe tre fëmijë. Ha ha ha, gëzuar!. Madje përshkruhet edhe skena e dhunimit të gruas së re para burrit, fëmijëve dhe të gjithë familjarëve. Dhe në fund vrasja e të gjithë atyre.
Njëri nga kriminelët madje kishte rrëfyer për vrasjen e të gjashtëdhjetë personave brenda një dhome, në mesin e të cilëve ishte edhe poeti Ymer Elshani me të katër djemtë, gruan, kunatën dhe nënën e tij.
Këta kriminelë që kishin kryer shumë vrasje, tani po kalonin jetën nëpër kafene , pa vuajtur dënimin e merituar.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Radomir Petriq kishte mbajtur shënime nga rrëfimet e tyre, andaj vendos t’i denoncojë në gjykatën për krime lufte. Bashkë me të, si dëshmitar ishte kamerieri i kafenesë i cili kishte incizuar rrëfimet e tyre, si dhe Bledar Prushi, si dëshmitar i masakrës së Dubravës, ku vetë e kishte parë Zoran Mariqin teksa shkelte mbi kufoma shqiptarësh.

Me nota ironizuese, autori jep edhe dënimin që marrin tre të akuzuarit për krime lufte. Për të gjitha vrasjet, masakrat, dhunimet, torturat, duke pasur dëshmi ditarin e Radomir Petriçit, fotografinë e njërit nga kriminelët, Zoran Mariqi dënohet me gjashtë vjet e gjysmë burg, të pasuar nga pesë vjet burg për Gojko Bozhdaraviqin dhe Nikola Gavelën. Madje, absurdi shkon deri aty ku gjykatësi thotë se të tre të akuzuarve iu lejohej e drejta e ankesës.

Romani përfundon me kthimin e Davidit në identitet, në Prishtinë, ndërkaq Bledari siç duket vendos ta ketë fatin e njëjtë si personazhi tjetër Ademi, të vazhdojë të jetojë si i vdekur, e nga larg t’i shikojë se si ata që po udhëheqin vendin po vazhdojnë mashtrimet dhe trillimet .

Nga ana tjetër, vendimi definitiv i zgjedhjes së Bledarit për të mos u shpallë asnjëherë i gjallë, si Safeti, shihet edhe si asocim i asaj se vendi i tij nuk ka shpresë se do të gëzojë ditë të mira, ditë përparimi. Kështu, ai përfundimisht niset për Rumani, ku e pret një e ardhme krejt tjetër nga ajo e cila kishte jetuar deri tani.
Ibrahim Kadriu, duke gërshetuar imagjinatën me historinë e këtij populli të vuajtur, na hap prapë rrugë të kthehemi tek citati i Hygosë. Edhe tani, gati pas dy dekadave të çliruar nga Serbia, Kosova po vazhdon të përballet me një realitet të tillë.

(Autorja është studente e nivelit Master në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë Shqipe. Punimi është paraqitur në lëndën “Letërsi aktuale shqipe” dhe botohet për herë të parë)./

Kështu dukej Saranda në vitin 1974 (FOTO)

Saranda është një ndër pikat kryesore të bregdetit shqiptar dhe pikërisht për bukuritë që ka ky vend edhe kostoja për të kaluar pushimet në këtë vend është mjaftë e lartë, shkruan KultPlus.

Tashmë është publikuar një fotografi e viteve të 70-ta, pikërisht e vitit 1974, ku Saranda shihet mjaftë ndryshe.
KultPlus ju sjellë këtë fotografi që mund të shihni dallimin e këtij vendi./KultPlus.com

Rita Ora, pjesë e kopertinës Glamour Germany (FOTO)

Këngëtarja shqiptare Rita Ora që po gëzon sukseset e saj në muzikën ndërkombëtare, kësaj herë ka zënë vend në kopertinën e revistës Glamour Germany, shkruan KultPlus.


Rita Ora këtë javë do të jetë pjesë e mbrëmjes së madhe gjermane, Echo Awards. Ajo do të interpretoi gjatë kësaj mbrëmje ndërsa vlen të veçohet se ajo është e nominuar në të njëjtën kategori me këngëtaren tjetër shqiptare, Dua Lipa.

Rita Ora krahas koncerteve të suksesshme, ka realizuar edhe një koncert të mrekullueshëm në Kosovë, për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Po ashtu menjëherë më pas ka dhënë një performancë të mahnitshme në Brit Awards e mbrëmje të tjera./ KultPlus.com

Druri që e mbolli Ibrahim Rugova në truallin e shtëpisë së tij në Cerrcë (VIDEO)

Në fshatin Cerrcë të Komunës së Istogut lindi dhe u rrit Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova. E, për fëmijërinë e tij dhe detaje të tjera, flasin kushërinjtë, fqinjët dhe shoku i klasës së presidentit Rugova.

Në reportazhin e transmetuar në RTV Dukagjini , shihet se fshati i lindjes së arkitektit të themelimit të shtetit të Kosovës ka ndryshuar shumë, që nga koha kur aty lindi dhe u rrit Ibrahim Rugova.

Enver Rugova, djali i axhës së Ibrahim Rugovës, tregon truallin e shtëpisë ku kishte lindur Ibrahim Rugova.

Ai tregon vetëm pesë javë pas lindjes së Ibrahim Rugovës, serbët ia morën babën Ukën dhe gjyshin dhe prej atëherë nuk dihet për fatin e tyre, përcjell Telegrafi.


Megjithëse nuk ekziston shtëpia ku u lind Ibrahim Rugova, Enveri tregon drurin që e kishte mbjellur Rugova qysh në moshën 15-vjeçare.

Ai thotë se në këtë vend vijnë turist të shumtë për ta vizituar truallin ku u lind Ibrahim Rugova.

Ndërsa, shoku i klasës së Ibrahim Rugovës, Adem Hasanaj tregon për fëmijërinë e tyre. Ai thotë së Ibrahimi ishte më i zgjuari, më edukuari dhe se dallohej në mësime.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2135537663139644/

Rekord nga Dua Lipa, të gjitha biletat e shitura për koncertet në Britani të Madhe

Dua Lipa ka vazhduar që të shënojë suksesin e radhës.

Bukuroshja nga Prishtina do të mbajë në prill një turne në Britani të Madhe në qytetet më të mëdha.

Dhe, Dua Lipa ka konfirmuar se në shumicën prej tyre të gjitha biletat janë shitur.

I vetmi koncert ku kanë mbetur edhe disa bileta janë për performancën e saj në Genting Arena të Birminghamit.


Deri tash Dua në Mançester, Glasgow, Dublin, Cardiff dhe Londër i ka konfirmuar shitjet e të gjitha biletave./Telegrafi/ KultPlus.com

Aktorët hollivudianë në Prishtinë për premierën e filmit “Your Move”

Për herë të parë në Kosovë më 13 prill do të vijnë aktorët hollivudianë, Robert Davi dhe Luke Goss, për ta promovuar premierën e filmit të ri “Your Move”, në kinemanë Cineplexx, para se të vazhdojnë me premierat në Tiranë më 14 prill, Los Angeles dhe Sidney.

Kjo premierë do të jetë një ngjarje e rëndësishme për kulturën e vendit tonë, kështu që do të ketë fillimisht një premierë private enkas për gazetarët e kulturës, si dhe konferencë për shtyp të premten prej orës 12:00, në Cineplexx.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë dy aktorët, Robert Davi dhe Luke Goss, producenti i filmit Cedric Magnin, si dhe ndihmës-producenti i filmit, biznesmeni shqiptar Duka Gërvalla.

Përveç konferencës, në mbrëmje prej orës 21:00 do të organizohet një Gala Premierë, ndërsa prej orës 20:30 pritet parakalimi mbi tepih të kuq i aktorëve Robert Davi dhe Luke Goss, si dhe mbi 450 të ftuarve artistë kosovarë, fytyra publike, etj./KultPlus.com

Mall

Poezi e shkruar nga Teodor Keko.

Ti mos e mbyll, nёnё, derёn,
Dritaren mos e mbyll.
Vёr veshin!
Dёgjo erёn e vjeshtёs,
Tek tund drurёt nё pyll.

Ja, si kjo erё nё mesnatё,
Do vij nё endrrat e tua.
Ti kokёn do ta ngresh ngadalё,
S’tё le pa tё shikuar…

E di, ti mbrёmjeve e gdhin,
Shqetёsohesh, unё e di.
Mbi flokё karficё e hёnёs ndrin,
S’tё lё ty nё vetmi.

Ti rri mendon: dimri u zgjua,
Djali a vishet trashë?
Dhe pёr tё mijtёn herё thua:
T’i isha djalit pranё!

Ti mos e mbyll, o nёnё derёn,
Dritaren mos m’a mbyll.
Do vij gjithmonё njё çast me erёn,
Sa tё tё puth ty….

“Kur bjen fyelli çiftelia natën deri vonë” (VIDEO)

Irma Libohova është një zë që ndër vite i ka përjetësuar shumë këngë në muzikën shqiptare. Ajo ka përjetuar praninë e publikut përmes skenave e vendeve të ndryshme.

Irma Libohova ka dhënë edhe shumë këngë e interpretime përmes festivaleve të këngës në RTSH ndër vite. Me dekada karrierë muzikore, Irma Libohova ka një repertor shumë të pasur në këngë, ku nuk mungojnë dhe çmimet në festivale të ndryshme. Mes tyre janë këngët: “Nuk e harroj” (1987) fituese e Festivalit të 26 të Këngës në RTSH, “1001 ëndrra” (2000) fituese e Kënga Magjike, “Prapë tek ti do vij” (2004) fituese e Kënga Magjike etj.

KultPlus sot e sjellë n tekstin dhe interpretimin e këngës . “Kur bjen fyelli çiftelia”, që është një nga këngë më të njohura të këngëtares, Irma Libohova.

Bjeri çiftelisë or djalë/x3

strofa(2x)

Kur bjen fyelli e çiftelia
Natën deri vonë
Vet nga zemra knon malësia
krenaria jonë
Ti o fyell i barinjve bukur po tingëllon
Si kristalet nëpër kroje
Zëri yt buron

refreni(2x)

Bjeri çiftelisë o djalë
këngë e trimave ushton
kur bjen fyelli e çiftelia natën deri vonë
vet nga zemra knon malësia
krenaria jonë

strofa(2x)

Me dy tela çiftelie
këngën do qëndis
do këndoj neper korije
shkrepave t’malësisë
Kënga ime dhe jehona
maleve t’ushtoj
të gëzohen bjeshkët tona krenaria jonë

Bjeri çiftelisë o djalë
këngë e trimave të ushton
kur bjen fyelli e çiftelia natën deri vonë
vet nga zemra
knon malësia krenaria jonë

Bjeri çiftelisë o djalë
këngë e trimave t’ ushton
kur bjen fyelli e çiftelia natën deri vonë
vet nga zemra
knon malësia
hej kjo krenaria joonnë

Bjeri çiftelisë or djalë/x3

“Ah moj demokraci” nën interpretimin plot ndjenja të Mirush Kabashit (VIDEO)

Mirush Kabashi është një aktor shqiptar i cili numëron rreth 100 role në teatër dhe filma. Mirush Kabashi tek publiku mbahet mend veçmas për interpretimet artistike të poezive të ndryshme.

Me interpretimet e tij disa poezive shqipe, ai ka dëshmuar potencialin e rrallë të një interpretuesi. Shumë poezi janë gjetur, rilexuar pikërisht si pasojë e interpretimit të aktorit Mirush Kabashi. Tonaliteti e përjetimi i tij në secilën strofë arrin të krijoi një komunikim tejet të afërt me publikun.

Sot KultPlus ju sjellë interpretimin e aktorit Kabashi derisa reciton poezinë“Ah moj demokraci”. Kjo poezi është shkruar nga autori Pano Taçi.
https://www.youtube.com/watch?v=ux0EZVg493Y

E ç`t`iu them për demokracinë?
E gjeta apo më gjeti,
me gurin e Sizifit mbi shpinë?
Tek bëj të çaj dallgët e jetës me vështirësi,
se që kohë na u ngritën këmbët dhe na u bënë kokë,
mi krodhën e bukës na ranë dhëmbët,
m`be më sot, m`be me xhepat trokë,
shpresat duke i bërë abort.

Se larg e më larg e merr arratinë,
me rrasën e qivurit qepur mbi shpinë një pjesë e trurit,
e pjesa tjetër që mbeti,ëhë,bën gjumin letargjik,
ofin pas e vjetër,
prandaj edhe unë nuk e di,
nëse t`kam pritur apo më ke pritur moj demokraci?!

E në derë të shoshoqit kush i ka trokitur i pari nga ne të dy?
Po më duket si unë dhe si ti,
jemi t`papërgatitur që të bëjmë dashuri.

Dhe sa jam përpjekur, o ZOT sa kam ëndërruar,
se më vjen pa ofiqe dhe pa lëngata.

Jam shkapitur me mund gjatë,
tempullin tënd për ta arritur,
me një pëllumb në duar,
a thua unë jam shumë i shpejtuar,
apo mos ti vallë je e vonuar?

Se shpresova që qielli do m`hapej i kaltër,
e shohë plotë me re gri,
shpresova se s`do përulem më i përlotur m`i vatër,
jam po përsëri me krye në hi,
e kur shikoj që për varr mu bë deti,
e ëndrrat mu rrudhën,
ah, moj demokraci…

M`duket se përtej njëri-tjetrit të dy kemi humbur udhën,
se ndërruan kohët,
por nuk ndrruan politikanët,
që të zbardhën në gropën e gëlqeres kollutumba ranë,
sorrat, minjtë e ujqërit e na u bënë pëllumba,
e votën për ta me gaz e jep mileti,
ndërsa ne t`përndjekurit, të torturuarit me proka,
tani u lëpijm vrerin të zgjedhurve tanë,
që tjerrin nëpër seanca kuvendi profka,
e ne pranojmë t`iu rritet rroga,
pa çka se ata besimin na e pshurrën.

Hallall ia bëjmë veturën,
hallall dhe cereberin,
nga pas si rojë,
hallall dhe milionerin,
hallall dhe kredinë për banesën luksoze,
dhe për sekretaren lozonjare që po nuk e puthe bëhet nervoze.

Hallall dhe pashaportën diplomatike,
për vete dhe për gruan Azike,
dhe muajin e marmalatës,
pushimeve jashtë shtetit,
n`kampet ekzotike t`Afrikës, Amerikës, Europës e përtej urës Gallatës.

Hallall edhe seancat e grushtit,
kur shanë e rrihet politikani me fjalë rrugësh,
e ku për një plesht digjet jorgani.

Hallall deputeti,
dy herë hallall mileti,
që i pëlqen ta shalojnë mbi kurriz si gomarë, hallall që ha bar,
po se me një durim pa emër,
dhe shpresën që vdes e fundit në zemër,
deri kur,
deri kur o tru i bekuar?

O ti mendjenur,
ti e unë në gjumë deri kur?

Po për dhimbjet tona mban kush zi,
apo gjaku është bërë ujë e ngrirë?

Të flas ty moj demokraci,
se në t`pëlqen të të përdhunojnë,
atëherë qenke veç një lavire,
dita që pritkemi qenka larg,
me plagë dje, me plagë sot e nesër po përsëri me plagë?

O vendi im,
o Shqipëria ime.

Po ç`mu bëre kështu sa zemra në gji po më plas?

E kërkoj njeriun edhe njerëzit me shpirt t`iu flas,
e flas me një dru,
flas me dru,
flas me dru…

Baladë

Poezi nga Agron Tufa.

Baladat janë të gjata, të trishta
Pothuajse mbarojnë me nga një varr nën bli:

Do ta humbas për pak kohë vdekjen
Sërish për të vdekur mohuar nga ty.

Asnjë cep të botës ku vërtitem si hije
S’më le pa dhimbjen tënde të lashtë.

Si shira të shkërmoqur – tinguj sharkie
Mbjellshin pa pra krimba në rrashtë.

As herët as vonë s’ka qenë për varret
Ndeërkoha e pengut që tretë një vdektar.

Vdekja është rroba jote që kallet
Qysh nuk mbarove së qeni gjallë?

E zjarret tërbohen, shkrumbohen ndër vete
E zogu i hirit rritet n’ajri.

Universi fle në sarkofagun e mallit
Baladat mbarojnë me nga një varr nën bli.

“Rroka mandolinën bjeri bjeri bjeri çiftelisë” (VIDEO)

Po sjellim këngën “Kosovska” të kënduar nga rok grupi boshnjak Bijelo Dugme.

Kjo këngë e cila është kënduar në gjuhën shqipe, vazhdon ende të dëgjohet dhe mirëpritet nga adhuruesit e këtij grupi.

Në vijim gjeni dhe tekstin e kësaj këngë./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=tKQO0WJo8Xs

Sonte të lutem bëhu gati
Se do të vije vonë pas teje
Hape moj dollapin – zgjedhe ti –
Fustanin më të mirë
Rregulloi flokët bukur
Ashtu moj ti vet si di
Në bystek ven lule bozhur
Dua të jesh ndër të gjitha më e mirë

A e din se të gjithë do të jenë atje
Për ne të dy do të ketë hare
Shkojmë së bashku – një dy tre

Rroka mandolinën bjeri bjeri bjeri çiftelisë
Të gjithë do të këndojmë
Kënga let jehoj
Kënga let jehoj
Çdo gjë mund të jeët Roken-roll

Nëse nëna nuk të lejon
Atëherë gjejë shteg vet si di
Mos u ngut – mos u shpejto
Prit gjersa gjumi e kaplo
Përvjedhu nga kapigjiku
Ruaje fustanin mos e gris
Ke kujdes mos e humb bozhurin
Dua të jesh hej moj si hyjneshë

10 regjisorët më të mirë të 100 viteve të fundit

Ai është një nga regjisorët më të mëdhenj që jeton sot. Çdo person që merret me prodhimin e filmave është frymëzuar prej tij që nga vitet ‘70.

Filmat e hershëm të Tarantinos mbartnin stilin me gangsterë të Skorcezes të ndërthurur me komedi. Krijimtaria dhe origjinaliteti i tij kanë shkëlqyer në filma si: Goodfellas, Taxi Driver, The Departed (për të cilin ka fituar edhe një Oskar), Raging Bull, Casino dhe Gangs of New York, duke mos harruar filmin e tij më të fundit The Wolf of Wall Street. Federiko Felini (Federico Fellini) Termi “Felinesk” hyri në bisedat e regjisorëve shumë kohë më parë, por nuk ka qenë kurrë më i pranishëm se tani.

Çdo film shumë i bukur për nga ana e fotografisë dhe me stil, krahasohet me Felinin, sepse ai ishte mjeshtër i sekuencave ëndërruese dhe të momenteve të bukurisë gjigante. Shumë regjisorë nga e gjithë bota i kanë filmat e tij si pikë referimi në botën e madhe të kinematografisë.

Ndër filmat më të njohur të Felinit mund të përmenden: La Dolce Vita, 8 ½, La Strada dhe Amarcord. Uollt Diznej (Walt Disney) Diznej nuk është vetëm burri që ndërtoi perandorinë më të madhe të reklamave, por ai ndikoi tek një brez i tërë regjisorësh dhe shpiku filmin modern vizatimor që njohim sot.

Pa imagjinatën e Diznej, Pixar dhe Dreamworks nuk do të ekzistonin. Ai realizoi filma vizatimorë që i bënë fëmijët kudo në botë të jetonin imagjinatën e tyre. Ndër më të famshmit janë: Bambi, Borëbardha, Hirushja dhe Liza në Botën e Çudirave. Falë trashëgimisë që ai la, vazhdon prodhimi i filmave më të mirë vizatimorë edhe sot, me trilogjinë e Toy Story, Up dhe How to Train Your Dragon. Ingmar Bergman Regjisori i preferuar i Udi Alen (Woody Allen). Ingmar Bergman si një regjisor i talentuar dhe si një rrëfimtar i papërsëritshëm, solli për herë të parë përdorimin e pamjeve vizuale në tregimin e njëngjarjeje, duke i shtyrë shikuesit drejt aspektit filozofik dhe fetar të filmit.

Edhe Roman Polanski shfaq shumë ndikim nga Bergman në filmat e tij. Prodhimet më të njohura të Bergman janë: The Seventh Seal, The Silence, Persona, Fanny and Alexander dhe Wild Strawberries. Hauard Houks (Howard Hawks) Si një regjisor amerikan tepër i njohur dhe i pëlqyer, karakteristikat e personazheve të tij mund të gjenden pothuajse në çdo film të analizuar me kujdes.

Personazhet e femrave heroina dhe të forta ishin një shpikje e tij në vitet ‘30-‘40 në filma si Bringing up Baby, His Girl Friday, To Have and Have Not dhe The Big Sleep. Ai gjithashtu krijoi atë që mund të shihet si prototipi i filmave Bond me përshtatjen kinematografike që i bëri romanit të ErnestHeminguej, Të Kesh a Të Mos Kesh. Prej kësaj u frymëzua Ian Fleming kur shkroi romanin e tij të parë të serive të Bond.

Akira Kurosaua Ndikimi që pati Kurosaua në botën e kinemasë mund të kuptohet shumë thjesht prej filmave si Seven Samurai, Ran dhe Kagemusha. Filmat me luftëra nuk do të mund të ekzistonin pa ndikimin e arketipit të samurajit që Kurosaua e përcolli aq mirë, ku del në pah edhe kodi i nderit të luftëtarit. Filmat si The Lord of the Rings dhe Saving Private Ryan janë reminishenca të zhanrit që i dha emër Kurosaua. F.W. Murnau.

Nëse sot jeni në gjendje të shihni filma horror, ka vetëm një njeri që duhet të falënderoni: F.W Murnau, i cili është pionier i këtij zhanri dhe i ekspresionizmit gjerman në filma. Ai i dhuroi kinemasë monstrën më të njohurKontin Drakula në kryeveprën e tij Nosferatudhe i dha jetë legjendës gjermane të folkut me Faustin e tij klasik e të heshtur. Filmat e tij më të njohur janë: Dracula, The Exorcist dhe Night of the Living Dead. Stenli Kubrik (Stanley Kubrick) Mënyra sesi Kurbik i tregonte historitë e tij përmes filmave ka qenë unike, gjë që e fut atë ndër regjisorët më të mëdhenj të 100 viteve të fundit. Ai revolucionarizoi çdo zhanër mbi të cilin punoi.

Filmat Paths of Glory dhe Full Metal Jacket shfaqin dy këndvështrime të ndryshme mbi luftën dhe kanë ndikuar në çdo film lufte që është bërë më pas. Filmi Dr. Strangelove është më i errëti nga komeditë e zeza dhe gjithashtu është një nga filmat që gjatë viteve është kopjuar më së shumti pa ia dalë me sukses. The Shining i këtij regjisori është shembulli më i njohur ihorrorit.

Nga ana tjetër, risia më e madhe dhe më e rëndësishme e Kubrik ishte kryevepra që bëri në vitin 2001: A Space Odyssey. Alfred Hitçkok (Hitchcock) Mjeshtri i ankthit. Ai ishte një nga regjisorët që e kuptonte më së miri psikikën njerëzore. Hitçkok dinte ta mbante audiencën në terror dhe ankth. Mënyra sesi manovronte me kamerën ia shtonte edhe më shumë misterin filmave të tij. Gjatë viteve, stili i tij i drejtimit të një filmi është bërë “A-ja” e regjisurës. Ndër filmat më të mirë që ka realizuar janë: Psycho, Vertigo, The Birds, Real Window dhe North by Northwest. Orson Uells (Welles) E gjithë magjia e tij mund të shprehet vetëm me një fjali Citizen Kane. Ky është filmi që ai shkroi, drejtoi dhe luajti. Në kinema ekziston shprehja “para dhe pas Citizen Kane”, për shkak se që prej debutimit të këtij filmi, kinemaja nuk ishte më e njëjta.

I cilësuar si filmi më i mirë i të paktën 70 viteve të fundit, ai ka shpalosur teknikën dhestilin e Uells. Filma si Godfather dhe There Will Be Blood janë të dy shumë të influencuar nga Orson Uells. Dilemat që prekin protagonistët e filmave të tij, gjenden edhe te shumë filma të regjisorëve si Martin Skorceze, Pol Tomas Anderson dhe Kopola./ KultPlus.com

Post Dam 2018, jehoi në zërat e dy koreve nga Kroacia (FOTO)

Gili Hoxhaj

Festivali Dam i cili për një javë ka sjellë shumë mbrëmje koncertale, u ka dhënë rastin publikut që të shijoi shumë magji tingujsh nga artistë të rinj e të njohur nga vende të ndryshme të botes. Mbrëmë në mbrëmjen e parë Post Dam 2018, Amfiteatri i Bibliotekës Universitare jehoi nga zërat e dy koreve kroate, që për më shumë se një orë sollën vepra të ndryshme që i përkisnin muzikës kroate. Përballë dy koreve ishte dirigjenti kroat Josip Delg’ Ivellio, i cili me shumë pasion luante çdo vepër që përmbante programi i tyre.

Njëri pas tjetrit, anëtarët e korit “Slavulj” nga Petrinja që ishin tridhjetë në numër zbritën shkallëve të sallës për t’u ngjitur më pas në skenë. Ky kor i përbërë nga zëra të gjeneratave të ndryshme, e nga zëra të dy gjinive hapën pjesën e parë të koncertit. Zëri i tyre ngrihej në harmoni me duart e dirigjentit Delg’ Ivellio. I mirëpritur nga publiku, ai tha se ndihet shumë i lumtur që po marrin pjesë në këtë edicion të Festivalit Dam. Ai tregoi se kori “Salvulj” është një nga koret më të vjetra në Kroaci, i themeluar në vitin 1864 dhe si i tillë ka një histori 150 vjeçare të funksionimi, pa asnjë ndërprerje as në Luftën e Parë as në Luftën e Dytë Botërore.

“Faleminderit Dardan Selimaj dhe shokut e kolegut tonë Memli Kelmendi, pa bashkëpunimin e këtyre mendoj se nuk do të mund të vinim sonte këtu” u shpreh para hapjes, dirigjenti kroat Josip Delg’ Ivellio.

Veprat e kompozitorit italian Domenico Bartolucci ishin ato që e hapën mbrëmjen, për të vazhduar me veprat e kompozitorit kroat Emil Cosseto. Në veprën e e Giovanni Ramundo, u interpretua edhe me tingujt e pianios përcjellë nga Vedra Mihel. Kur në skenë u ngjitën instrumentistët Zvonimir Milicevic, Mislav Magerl, Jasemina Augestic ata në këtë koncert koral, sollën muzikë të folkorit të tyre, duke u përcjellë kështu më ritmin e duartrokitjeve të publikut.

Pas tyre, në skenën e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare erdhi një gjeneratë e re e pjesëtarëve nga Kori Akademik i Burrave të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike. Ky kor i cilit është që dy vite aktiv nën dirigjimin e dirigjentit kroat Josip Delg’ Ivellio solli para publikut rreth dhjetë vepra. Në veprën e fundit atyre iu bashkëngjit solistja Maja Ostojic, që së bashku me ta rrëmbyen duartrokitjet e publikut.

Në bashkëpunim me Korin Siparantum, këto dy kore kishin dërguar muzikën e tyre korale edhe në dy qytete të tjera të Kosovës. Peja dhe Klina kishin qenë nikoqire të këtyre dy koreve kroate. Maja Ostojic, e cila solli interpretoi dy këngë si soliste tha se për të është hera e parë që vjen në Kosovë ndërsa ndihet shumë e lumtur që është këtu dhe përgjatë këtyre ditëve ka interpretuar edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

“Këndova dy këngë si soliste dhe fillimisht isha e shqetësuar nga reagimi i publikut por mandej u ndjeva shumë rehat dhe mendoj që ata e mirëpritën këtë”, u shpreh për KultPlus, solistja Ostojic.

Ines Kosturin që duket se është më e re në moshë se anëtarët e tjerë të korit “Slavulj” nga Petrinja, tha se sonte janë munduar që të përpilojnë një program të llojllojshëm.

“Jemi munduar që të përpilojmë një program të llojllojshëm, jemi munduar të sjellim muzikë sakrale, muzikë folklorike kroate duke u bazuar në mënyrën tonë tradicionale të këndimit kurse kori tjetër këndoi disa nga veprat e njohura kroate”, tregoi Kosturini për KultPlus, ajo tutje shtoi se është shumë e rëndësishme për dy shtete si Kosova dhe Kroacia të kenë festivale të tilla që bashkojnë vende të ndryshme nga Evropa në një vend për ta mësuar një kulturë të re.

“Muzika është mënyra më e mirë për ta shprehur këtë sepse nuk kërkon ta dish gjuhën, është një gjuhë universale në të gjitha shoqëritë, e në të gjitha vendet. Në koncerte si këto gjuha e humb funksionin e saj”, shtoi Kosturini.

Në mesin e të pranishmëve që kishin ardhur për ta ndjekur nga afër këtë koncert, ishte dhe kompozitori Zeqirja Ballata. Ai për KultPlus u shpreh se është mirë që ka komunikime të tilla me këto kore nga Kroacia, të cilat mund të shërbejnë edhe si nxitje për punën në Kosovë.

“Natyrisht këto dy ansamble nuk janë ansamble profesionale në kuptimin e ngushtë të fjalës por në vendet e zhvilluara ku bën pjesë edhe Kroacia, institucionet që nuk janë profesionale muzikore kanë aktivitete të ndryshme. Si të tillë arrijnë të përgatisin këngë qofshin më të vjetra që janë më të afërta, më të lehta, më të kapshme, qofshin këngë të përpunuara e popullore”, tha ai, ku tutje u shpreh se është shumë mirë një vizitë e tyre këtu sepse do të ishte një nxitje që edhe ndër ne diku të ndërtohet një institucion me kushte të mira që të formojnë kore ansamble, qofshin kore apo grupe më të vogla.

Mbrëmja e fundit Post Dam, vjen më 26 prill ndërsa do të performojë kori “Siparantum”./ KultPlus.com

HAVEIT, triumfojnë në mesin e 34 artistëve në Konkursin Artistik

Kolektivi artistik nga Prishtina i përbërë nga Hana e Vesa Qena dhe Lola e Alketa Sylaj janë përzgjedhur si fituese të konkursit ndërkombëtarë të organizuar nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, në bashkëpunim me University of the Arts London (UAL) dhe King’s College London.

Kolektiviti artistik i njohur për punët e tyre që lidhen ngushtë me konstruktin shoqëror në Kosovë, janë shpallur fitues bashkë me projektin e Studio DK nga Dejan Kaludjeroviq, duke fituar nga 3 mijë euro për të zhvilluar projektet e tyre.

“Honorari për secilin projekt do të jetë 3000 Euro, përfshirë këtu honorarin edhe shpenzimet e realizimit”, thuhet në njoftimin e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohorë.

Konkursi për artistët që punojnë në Kosovë ka qenë pjesë e projektit “Art and Reconciliation” i mbështetur nga Arts and Humanities Research Council – AHRC.

Juria e përbërë nga Dr. Paul Lowe, University of the Arts London (UAL), Dr. Milena Michalski, Kings College, Albert Heta, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Erëmirë Krasniqi, Oral History Kosovo, Paul Coldëell, University of the Arts London (UAL) dhe Nebojša Milikić, REX Cultural Center, Beograd ka vendosur të shpallë fitues projektet e kolektivit artistik Have it (Lola Sylaj, Vesa Qena, Alketa Sylaj and Hana Qena) dhe Studio DK (Dejan Kaludjerović).

Partnerët e projektit gjithashtu kanë vendosur të krijojnë një çmim special për të mbështetur zhvillimin e projektit të Melos Gashit, me honorar prej 1000 Euro, përfshirë këtu edhe shpenzimet e realizimit, përcjell Insajderi.

34 artist dhe grupe të artistëve kanë dërguar projektet e tyre për Konkursin për artistët që punojnë në Kosovë të shpallur nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Projekt propozimet kanë demonstruar kapacitetin kumbues të skenës së artit në Kosovë dhe potencialin për aktivitetet në të ardhmen.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, institucionet partnere dhe juria shpreson ky çmimi do të përkrahë zhvillimin e vazhdueshëm të rolit të arteve në dikursin shoqëror./ KultPlus.com

Bebe Rexha në përkrahje të LGBT-së, mbulohet me flamurin shumëngjyrësh

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Disa pamje nga koncerti i saj më i fundit, Rexha vendosi t’i ndajë me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo në InstaStory ka publikuar disa fotografi nga prapaskena e koncertit, ku shfaqet e mbuluar me flamurin shumëngjyrësh, që identifikon komunitetin LGBTI.

E njëjta vazhdon ende të jetë pjesë e top listave botërore me projektin e saj të fundit shumë të suksesshëm “Meant to be”. /Telegrafi/ KultPlus.com

30 dhjetor 1992: Tri figura të rëndësishme në një fotografi (FOTO)

Fotografi e rrallë e tri figurave më të rëndësishme të Kosovës.

KultPlus ju sjellë këtë fotografi në të cilën shihen së bashku tri figura të mëdha të popullit shqiptar: Anton Çeta, Ibrahim Rugova dhe Zekirja Cana, 30 dhjetor 1992./ KultPlus.com

Shëtitore e re për turistët në plazhin e kristaltë të Jalit

Plazhi i Jalit, rreth pesë kilometra larg nga rruga kombëtare Vlorë-Sarandë, në dalje të fshatit Vuno, është një prej destinacioneve të preferuara turistike për shumë shqiptarë dhe të huaj gjatë sezonit të verës.

Uji i detit Jon në këtë plazh jo shumë larg Dhërmiut, me ngjyrat e papërsëritshme të ujit, si bluja e thellë, jeshilja smerald, portokallia e ndezur në perëndim, janë një spektakël i vërtetë në këtë peizazh tipik mesdhetar.

I strukur thellë, mes kodrinave me ullinj e me shtëpitë e bukura të Vunoit mbi kokë, gjelbërimit të përhershëm të shkurreve, i rrethuar me shkëmbinj të lartë, që krijojnë gjire të vegjël e të mahnitshëm, plazhi i Jalit frekuentohet më shumë sidomos nga të rinjtë.

Falë një investimi të Bankës për Zhvillim të Këshillit të Europës (CEB) dhe të realizuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, këtë sezon turistik plazhi i Jalit do të ketë edhe shëtitoren e re, ku pushuesit vendas e të huaj do të kenë mundësi të shijojnë spektaklin e perëndimit të diellit në shëtitjet e pasdites.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, tha për ATSH-në se “kjo shëtitore do të përfundojë para muajit qershor të këtij viti, në mënyrë që të vihet në dispozicion të pushuesve”.

“Ky investim së bashku me projektin për kthimin si fshatra historikë të Dhërmiut dhe Vunoit, si dhe shëtitoren e Dhërmiut, kap shifrën e rreth 7-8 milionë euro”, theksoi Goro, shkruan atsh.

Sipas tij, këto investime do të bëjnë që plazhet e jugut të tërheqin sa më shumë turistë pranë tyre.

Plazhi i Jalit është nga vendet më të bukura dhe të veçanta për ujin, rërën, klimën dhe jodin e detit. Një parajsë natyrore e vizatuar si nga dora e njeriut, plazhi i Jalit, është një nga atraksionet kryesore të të gjithë krahinës, falë peizazhit mahnitës, plazheve të pastra me rërë të bardhë dhe ujërave të kristalta.

Famën dhe emrin plazhi i Jalit e krijoi që kur u zgjodh nga elita ushtarake gjatë viteve 70-të, për t’u ndërtuar qendra e pushimeve për ushtarakët, e cila vazhdon të funksionojë edhe sot si e tillë.

Bukuria e gjirit do t’iu bëjë për vete që lart në kodër, vend i cili i bën të gjithë të ndalojnë për të shkrepur fotografi. Kjo është edhe arsyeja se pse në internet fotot më popullore të Jalit, janë pikërisht ato të gjirit nga maja e kodrës./ KultPlus.com

Aktorja shqiptare e vrarë në SHBA varroset sot në Shkup

Aktorja shqiptare, Adea Shabani, e cila një muaj pasi ishte zhdukur u gjet e vdekur, do të varroset sot në Shkup.

Trupi i pajetë i Adea Shabanit, aktores që e cila jetonte në Los Angelos, ka arritur në vendlindjen e saj. Ajo do të varroset sot në orën 14:00, në varrezat e Butelit.

“Adea Shabani e ka varrimin ne ora 14:00 ne varrezat e Butelit ne Shkup. Mbledhja komemorative eshte ne Aleksandar Palace ne ora 10:00”, është thënë në një njoftim.

Një muaj pasi ishte njoftuar zhdukja e saj, aktorja shqiptare u gjet e vdekur në një varr të cekët.

Dyshohet se i dashuri i saj, aktori Christopher Spotz, është i përfshirë në vdekjen e saj. Spotz ka një javë para se të gjendej trupi i Shabanit, pasi ai ishte ndjekur nga policia. /Express/ KultPlus.com

Sot mbahet manifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”

Sot në Koshare mbahet tubimi përkujtimor, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të Betejës së Koshares.


Tubimi përkujtimor fillon në ora 12:00 dhe aty do të marrin pjesë edhe krerët e shtetit, kryetari Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj e kryekuvendari Kadri Veseli. Beteja e Kosharës, është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku për herë të parë luftëtarët e UÇK-së u ndeshën në një luftë frontale në kufirin shqiptaro-shqiptar, kundër forcave të armikut./ KultPlus.com