I urti Ymer Prizreni frymëzim brezash për lirinë më shumë se një shekull

Shkruan Jahja Lluka.

Janë të rrallë njerëzit që me urtësinë e tyre arrijnë të tejkalojnë çdo pengesë, drejtë qëllimeve madhore të cilat nuk ju takojnë më personalisht atyre, por bëhen frymëzim për brezat që duan dritën dhe njerëzinë.

Urtësia dhe guximi kur ndërveprojnë bëjnë mrekulli që shpesh shumica e njerëzve nuk arrijnë t’i perceptojnë. Kështu kohërat e vështira nxjerrin njerëz me shpirt gjigant të cilët nuk kanë vetëm një jetë, por mbi krahët e tyre bartin fatin e një kombi të tërë.

I tillë ishte Ymer Prizreni. Ymer Prizreni ishte me prejardhje nga fshati Zgatar i Opojës, gjyshi i tij Ismaili u vendos në qytetin e Prizrenit për shkak të kushteve më të mira të jetesës. I ati i Ymerit quhej Sylejman dhe në atë kohë ishte myderriz e imam i Xhamisë së Mëhallës së Re në Prizren. Sylejmani kishte reputacion të mirë dhe njerëzit e admironin, më pas bëhet predikues medreseje dhe imam i xhamisë Gazi Mehmet Pashës në Prizren. Në vitin 1821 lind Ymeri, qysh në fëmijëri shquhet për aftësitë e tij, gjë që më pas historia do e njeh si personalitet dhe njeri me tipare të rralla.

Ymeri në atë kohë ndjekë mësimet në medresenë e qytetit në Prizren, për të vazhduar më pas në Stamboll në teologji, filozofi dhe shkenca juridike. Rikthehet në Prizren ku shërbeu si myfti. U nderua me titullin Efendi, ndërsa me të mbaruar haxhillëkun mori titullin Haxhi. I përkiste rreshtimit mistik nakshibendi kështu që në opinion njihej edhe si sheh. Përveç shqipes, fliste dhe gjuhë të tjera përfshirë këtu frëngjishten, persishten, arabishten, turqishten, serbishten dhe kuptonte gjermanishten.

Me 1877 mori mbiemrin “Prizreni” dhe u zgjodh përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Parlamentin Osman. Kishte një influence të jashtëzakonshme mbi popullin, njihet si njeri me karakter të qetë dhe guxim të madh. Me qëllim të bashkimit kombëtar Ymer Prizreni ishte prezent pothuajse në të gjitha viset shqiptare në Ballkan, për të mbajtur gjallë frymën kombëtare ai nuk ndaloi asnjëherë. Veç kapacitetit intelektual Ymer Prizreni ishte shpirt bujar dhe humanist. Me të ardhurat e tij ndihmoi shumë nxënës dhe student shqiptarë, për të dalë në dritë nga pushtimi i atëhershëm, shtëpia e tij ishte ODA ku u mbajtën takimet në mes të shqiptarëve për më shumë se një dekadë. Veprimtaria e tij politike, diplomacia dhe Lufta e Lidhjes së Prizrenit në ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe autonomisë politike e shtetërore të saj, shënon një kthesë historike në kohërat kur ambiciet e fqinjëve ballkanas ndaj tokave tona ishin më të hidhurat. Ky vit shënon 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit nismë nga i urti dhe guximtari Ymer Prizreni, i cili me veprën, atdhedashurinë dhe sakrificën përjetësoi emrin e tij duke mos vdekur kurrë. U bë frymëzim për më shumë se një shekull dhe Lidhja e Prizrenit triumfon tani me dy shtete shqiptare dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan si asnjëherë shekujt e fundit.

Sot 10-vjetori i Kushtetutës

Dhjetë vjet më parë, dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës është ratifikuar Kushtetuta e Kosovës në Kuvend, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të vitit 2008.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj Kushtetute rrjedh nga plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë./ KultPlus.com

Sot 57 vite nga vdekja e Ahmet Zogut

Më 9 prill 1961, në Paris vdiq Ahmet Zogu, i lindur Ahmet Muhtar Zogolli.

Ai shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), pastaj si President (1925-1928), dhe më në fund si Mbret (1928-1939)./ KultPlus.com
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156059880465631&set=gm.1664769446932155&type=3&theater&ifg=1

Në Ardenicë, atje ku Perënditë flisnin shqip

Një nga objektet historike dhe të kultit më të vizituara në Bashkinë e Lushnjes por edhe në vendin tonë, është Manastiri i Ardenicës (ose Artemisës hyjnesha e pjellorisë). Ky objekt i rëndësishëm kulti, ngrihet në një vend dominues në kodrat pjellore me të njëjtin emër, në lartësinë 200 m mbi nivelin e detit.

Në rrugën për në Fier-Vlorë, në kthesën e fortë afër fshatit Kolonjë, të shfaqet përball Manastiri i Ardenicës. Si një murg i lashtë, hijerëndë, qëndron ulur maj kodrës së bukur në një natyrë të qet. Qiparis, pisha dhe drurë të harlisur e mbajnë mes tyre këtë “plak” të moçëm dhe lëshojnë pika vese mbi zhgunin e tij të tymosur nga koha. Hija e tij e rëndë si një magnet i fuqishëm të tërheq ta vizitosh.

Në anën lindore të tij ndodhet qyteza e Kolonjës, në pjesën jugore ndodhet fshati Ardenicë, ndërsa në anën perëndimore gjendet Libofsha.

Nuk ka të dhëna të sakta rreth kohës së ndërtimit të Manastirit dhe prej kujt është ngritur. Mendohet që ai të jetë ndërtuar në shek XII, në vendin ku dikur ngrihej kapela e Shën Triadhës, e ndërtuar aty shekuj më parë. Këtë e konfirmoi dhe Drejtori i Muzeut Historik të Lushnjes, Niko Ferra që shoqëroj gazetarët e ATSH-së për një reportazh në këtë manastir.

Në afërsi të ndërtesës, në anën perëndimore të saj, janë zbuluar gjurmë të një rruge të vjetër romake degëzim i Egnatias. Në këtë manastir, igumeni Nektar Terpo, me origjinë nga Voskopja, në vitin 1731 shkroi një lutje të shkurtër në formë afresku. Lutja është shkruar në katër gjuhë: latinisht, greqisht, rumanisht dhe shqip. Kjo ndoshta daton me shkrimin e parë të shqipes.

Ky manastir sot është jo vetëm një objekt kulti ku vazhdojnë të strehohen disa murgj, por brenda tij ndodhet dhe kisha e Shën Mërisë, kapela e Shën Triadhës, konakët, mulliri vajit, furra, stalla, për kafshët e udhës së besimtarëve ortodoks të zonës, por është dhe një atraksion turistik për vizitorët kureshtar të historisë dhe të monumenteve të kulturës.

I gjendur në aksin rrugor që të çon në Fier e Vlorë, e bënë këtë manastir më tepër të vizitueshëm, pasi mbi 10 mijë vizitorë ngjiten aty çdo vit.

Kujdesi i pushtetit lokal dhe atij qendror për infrastrukturën rrugore që të çon drejt tij, e ka bërë tepër atraktiv. Vizitori që ngjitet në këtë manastir mund të sodis nga kodra e lartë ku ai ngrihet, një peizazh të mrekullueshëm natyror, që përfshin fushat e Myzeqesë, lagunën e Karavastasë deri në detin Adriatik.

Një peizazh të mrekullueshëm nga kjo lartësi të shfaq pylli me pisha shekullore i Divjakës. Nën këmbët e këtij manastiri nuk shtrihen vetëm peizazhet natyrore, por edhe një qendër e banuar që në lashtësi, ku sot mund të shikosh mbetjet e mureve dhe të varrezave të lashta.

Të kalosh disa orë në të, mëson shumë gjëra, që nga piktorët e famshëm voskopojar që pikturuan muret e tij, martesën e Skënderbeut, harta astrologjike në dyshemenë e kishës, banesat brenda kishës së lashtë ku jetojnë disa murgj që të kujtojnë periudhën e eremitëve të krishterë që faleshin në vetmi për rrugën e drejt të Krishtit që duhet të ndjek njeriu, histori të lashta e moderne, gazmore e të frikshme si vet enigma, pra gjithçka që mbart brenda vetes një manastir.

Por më së shumti, manastiri i Ardenicës, sot është një pikë çlodhëse dhe mjaft qetësuese për turistët që kalojnë disa orë atje.

Në periferi të tij gjen restorante luksoze që shërbejnë me profesionalizëm, peizazhe natyrore të papërsëritshme të cilat ndërthuren me së miri me kuzhinën tradicionale myzeqare dhe mikpritjen e ngrohtë vendase./KultPlus.com

“Rrugëve loti shkojë si lumi, mall qyteti e mall katuni” (VIDEO)

Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Thaqi, ka kohë që nuk ka sjellë një këngë për adhuruesit e saj.

Mirëpo, këngët që ajo këndoi dëgjohen e këndohen edhe sot me shumë dashuri.

Po sjellim sot një interpretim të mrekullueshëm të këngës “Kurrë s’u pamë me sy”, një nga hitet e Adelinës./ KultPlus.com

Tan moj e bukra tanë
Ku jan vajzat, djemt ku janë
Pse të heshtur në sy veq mall kan

Tanë moj e bukra tanë
Ku janë pleqtë fëmijët ku janë
Pse nënë lokja e vetme rri e qan
Tanë moj pse s’flet dot
Sjemi pa dit e mot
A ke marr naj lajmë për të
A ka ardh a kthehet më
Rrugve loti shkojë si lumi
Mall qyteti e mall katuni
Zemra e nanes veq i qan
Edhe mu e ty oj tanë

Në ëndërr të lash e në ëndërr të gjeta ty
Ishim pran e kurr su pam me sy
Në ëndërr të lashë e në ëndërr të gjeta ty
E saher zgjohem ti nuk je aty

Oooooooo tanë mojjjjjjjj taaaaana moj tannnnnnn

Tanë moj vitet na shkojnë e lutja mallin nuk e ndal
Nëpër shekuj ëndrrat ndalojn për atë djal moj për atë djal
Unë po shkoj tash moj tanë
Ndoshta vie natën në gjumë
E në folsh për mu moj tanë
Veq i thuaj që e desha shum
2
Në ëndërr të lash e në ëndërr të gjeta ty
Ishim pranë e kurr su pam në sy
Në ëndërr të lash e në ëndërr të gjeta ty
E saherë zgjohem ti nuk je aty
Në ëndërr të lash
Sa her zgjohem ti nuk je aty

Homazh ndaj jetës

Poezi e shkruar nga Jules Supervielle.

Është bukur të kesh zgjedhur
Një banesë të gjallë
Dhe ta strehosh kohën
Në një zemër të vazhduar,
Dhe t’ia kesh parë duart
Duke u shtrirë mbi botën
Si një mollë
Në një bashtinë të vogël,
Ta kesh dashur tokën,
Hënën dhe diellin,
Si njerëz të familjes
Që s’kanë një të dytë,
Dhe t’ia kesh besuar
Botës kujtesën tënde
Si një kavalier drite
Në shalën e zezë,
T’iu kesh dhënë fytyrë
Këtyre fjalëve : grua, fëmijë,
Dhe shërbyer si breg
Për kontinente endacakë,
Dhe ta kesh cekur shpirtin
Me lëvizje të vogla rremash
Për të mos e trembur
Me një qasje të beftë.
Është bukur të kesh njohur
Hijen nën gjethnajë
Dhe ta kesh ndjerë moshën
Që zvarritet mbi trupin e zhveshur,
Ta kesh shoqëruar mundimin
E gjakut të zi në dejet tona
Dhe praruar heshtjen
Me yllin Durim,
Dhe t’i kesh tërë këto fjalë
Që lëvizin në kokë,
E të zgjedhësh më pak të bukurat
Për t’iu bërë një festë të vogël,
Të kesh ndjerë jetën
Të ngutur e të pa dashur
E ta kesh mbyllur
Në këtë poezi.

Ermal Meta me koncert në Tiranë (VIDEO)

Ermal Meta, fituesi i sivjetshëm i Sanremos në Itali, ka konfirmuar koncertin e tij në Tiranë, menjëherë pas pjesëmarrjes në Eurovision.

“Jo vetëm modë” mësoi se kantautori i talentuar me origjinë nga Fieri pritet të performojë përpara publikut kryeqytetas në Pranverë.

Dhe, nëse kënga “Non mi avete fatto niente” do t’ia dalë t’i dhurojë fitoren në Eurosong, as nuk mund ta imagjinojmë pritjen që shqiptarët do të rezervojë për Ermalin gjatë koncertit të tij në Sheshin Skënderbej.

Ermal Meta do të jetë edhe pjesë e spektaklit të famshëm të talenteve “Amici”. Kantautori shqiptar, është prezantuar zyrtarisht si anëtar i jurisë së jashtme, një prej risive që Maria de Filippi, ka vendosur të sjellë në edicionin e 17-të, përcjell tvklan.

Por, Ermal Meta nuk do të jetë i vetmi shqiptar në kastën e profesionistëve të spektaklit./ KultPlus.com

“Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më, ajo është gjithmonë një tjetër”

Osho është filozofi i madh indian (Shree Rajneesh), njëkohësisht një nga spiritualistët më të mëdhenj të shekullit të XX.

Në vijim, do t’ju njohim me disa nga shprehjet filozofike dhe praktike të OSHO-s, që do t’ju bëjnë ta shihni veten dhe realitetin me sy tjetër.

1.Përdoreni energjinë me dashuri, përdoreni në ndonjë akt krijues, përdoreni në miqësi, përdoreni në meditim, bëni diçka me të që t’ju ngrejë lart.
Dhe sa më lart të shkoni, burimet e më shumë energjie bëhen të disponueshme për ju.
Në pikën më të lartë të vetëdijes, ju jeni gati një Zot.
Kjo është në duart tuaja!
2. “Të mendosh se e njeh shumë mirë gruan tënde, është një mendjelehtësi.
Si mund ta njohësh ti atë grua?
Si mund ta njohësh ti atë burrë?
Janë proçese, nuk janë gjëra.
Gruaja që ti ke njohur dje, sot nuk është më: ajo është gjithmonë një tjetër, totalisht ndryshe.”
3. “Ti je përgjigjja, por je krejtësisht i përgjumur.
Përgjigjja është brenda teje.
Ti je vetëm një farë.
Ke nevojë për dheun e duhur, ke nevojë për një kopshtar, ke nevojë për bashkëpunimin e për vullnetin tënd që të vdesësh si farë që pastaj të mund të lindësh si pemë.”
4. “Përmes dashurisë, hedhja e egos është e thjeshtë. Kjo është aq e natyrshme pasi vet dashuria është frymëzueshmëri natyrore.
Çdo gjë tjetër është jonatyrore kur të krahasohet me rrugën e dashurisë.”
5. “Tërë përpjekjet e shkencës nuk janë asgjë tjetër përpos kërkime për jetën e amshuar, e gjithashtu edhe tërë përpjekjet e religjioneve nuk janë asgjë tjetër përveç kërkim për jetën e amshuar”
6. Çdo fëmijë lind si individ, por tepër rrallë njeriu vdes si individ.
Me gjithë qëllimet më të mira, prindërit, mësuesit, udhëheqësit, klerikët dhe të ngjashmit na mbjellin idenë e konkurrencës, rivalitetit, ambicies, duke krijuar kështu prej çdo fëmije qenien e cila me jetën takohet në lufta mendimesh, me fjalë të tjera, në dhunë, në agresivitet.”
7. “Nëse e dashuron një lule, mos e këput.
Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qëni ajo që dashuron.
Kështu që… Nëse e do një lule, lëre të jetë…”
8. ”Dashuria nuk është zotërim. Dashuria është vlerësim”.
9. “Përjetoje jetën në gjithë mënyrat e mundshme… e mirë-e keqe, e hidhur-e ëmbël, errësirë-dritë, verë-dimër. Përjeto gjithë dualitetet.
Mos ki frikë nga eksperienca, sepse sa më shumë eksperiencë që të kesh, aq më i pjekur do të jesh”.
10. “Trishtimi jep thellësi.
Lumturia jep lartësi.
Trishtimi jep rrënjë.
Lumturia jep degë.
Lumturia është si një pemë që ngjitet drejt qiellit, dhe trishtimi është si rrënjët që shkojnë poshtë në tokë.
Të dyja nevojiten, dhe sa më lart të shkojë një pemë, aq më thellë shkon, njëkohësisht.
Sa më e madhe pema, aq më të mëdha rrënjët.
Në fakt, janë gjithmonë në proporcion.
Ky është ekuilibri i saj”
11. “Të jesh krijues do të thotë të jesh në dashuri me jetën.
Ti mund të jesh krijues, vetëm nëse e do jetën mjaftueshëm, sa që të duash t’i rrisësh bukurinë, të duash të sjellësh pak më shumë muzikë, pak më shumë poezi, pak më shumë vallëzim”
12. “Miqësia është dashuria më e pastër.
Eshtë forma më e lartë e dashurisë, aty ku nuk kërkohet asgjë, nuk ka kushte, ku njeriu thjesht jep dhe e shijon”
13. “Jeta fillon aty ku merr fund frika”
14. “Hiq dorë nga ideja për t’u bërë dikushi, sepse ti je tashmë një kryevepër. Nuk mund të përmirësohesh. Vetëm duhet që ta kuptosh kush je”
15. “Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh.
Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde.
JO se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria”.
16. “Kurajo është një marrëdhënie dashurie me të panjohurën”
17. “Një fëmijë është një rilindje e zotit.
Ai duhet të respektohet dhe atij duhet t’i jepet çdo mundësi për t’u rritur dhe për t’u bërë jo ashtu siç do ti, por ashtu siç është potenciali i tij.”/Filozofia.al/ KultPlus.com

Një letër dashurie nga Viktor Hugo për Adele Foucher

Viktor Hugo cilësohet si një nga shkrimtarët më gjenial të kohës së tij si dhe një si dhe figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX, shkruan KultPlus.

Lexuesit e tij kanë lexuar shumë nga veprat e tij që trajtojnë çështje të ndryshme ndërsa KultPlus sot ju sjellë një letër më personale të tij, një letër dashurie që ia kishte shkruar gruas së tij, Adele Foucher në vitin 1821.

E dashur!
Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u ri gjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.
I yti përgjithmonë
V.H

XIR188704 Adele Foucher (1803-68) 1839 (oil on canvas) (b/w photo) by Boulanger, Louis (1806-67)
oil on canvas
116×90
Musee de la Ville de Paris, Maison de Victor Hugo, France
Giraudon
French, out of copyright

Letrat që s’morën përgjigje

Ishte pranverë në Paris, kur Edith Wharton u takua për herë të parë me Morton Fullerton.

Një vit më pas, kur e ulur në skrivaninë e saj, teksa i shkruante në letra që “t’i përgjigjej”, ajo do të donte të mos e kishte njohur. Një grua është gjithnjë e vogël për të përballuar ikjet që një burrë i jeton shumë lehtë. Kur e pa për herë të parë nën shoqërinë e mikut të tyre të përbashkët Henry James, Wharton u tërhoq menjëherë nga ironia e tij. “Ai është i zgjuar, ka një sharmë të lindur dhe duket i jashtëzakonshëm”, u tregonte ditën tjetër miqve të saj.

Fullerton ishte gazetar amerikan, i cili ashtu si Edith kishte mbërritur në Paris për të shijuar kafetë e mbrëmjes të mbushura me jetë. U deshën vetëm pak çaste që mes tyre të niste një histori e gjatë pasioni dashurie, që do të linte gjurmë në jetën e Edith Wharton, një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë amerikane të shekullit XIX. Pas divorcit nga një martesë e bërë herët dhe depresionit të gjatë të të shoqit, Edith kishte shkuar në Paris t’i kushtohej letërsisë. Sapo kishte kaluar të tridhjetat dhe fama e saj kishte mbërritur dhe në këtë pjesë të Evropës. Me një stil të veçantë, ajo mund ta sillte jetën vetëm përmes një historie të shkruar shkurt.

Proza e shkurtër, një nga gjinitë më të vështira, do të posedohej shpejt nga White, e cila kishte botuar disa libra me tregime të shkurtra që po priteshin mirë nga kritika jo vetëm në Paris. Por takimi me Morton do të ndryshonte shumë gjëra në jetën e Wharton, e cila do t’i përkushtohej kësaj lidhjeje me gjithë pasionin e librave që kishte shkruar. Tashmë ajo ishte thjesht një personazh libri dhe e kishte lënë veten të lirë të jetonte. Morton pa tek ajo diçka tjetër që nuk e kishte gjetur tek asnjë nga gratë që kishte takuar. Ndoshta se brendësia e saj për të ishte e plotë. Muajt që kaluan bashkë në Paris do të ishin frymëzimi i mëvonshëm për librat që shkroi. Kur ai u kthye në Amerikë, ata i shkruanin njëri-tjetrit letra, deri sa Morton një ditë nuk iu përgjigj më. “I dashur Henry! Të lutem më ndihmo! Çfarë ka ndodhur me Morton. Ai më ka thyer zemrën me refuzimin që u bën letrave të mia.

Çfarë mund të ketë ndodhur me të? Ndoshta është i sëmurë? Apo ka gjetur dikë tjetër? Ju ka shkruar këtë verë? Të lutem më ktheni një përgjigje …”, i shkruante Edith mikut të tyre të përbashkët, Henry James. Në një tjetër letër, ajo i shkruante: “I dashur, çfarë do të më thuash përmes heshtjes? I kam lexuar letrat e tua gjithë ditën dhe nuk e besoj se ato i ke shkruar ti. Sjell në mendje kohët që kaluam bashkë dhe ndonjëherë dyshoj, e në fund jam e lumtur që i jetova …”. Edith Wharton është femra e parë amerikane fituese e çmimit “Pulitzer”. Romanciere, tregimtare dhe art-desing ajo është nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi në vitet 1927, 1928, 1930. Wharton kombinoi në librat që shkroi të shkuarën amerikane me humorin dhe stilin e saj plot jetë. Historinë e saj të dashurisë me Morton ajo e shndërroi në libër te “Mosha e pafajësisë”, një nga librat më të mirë të të gjitha kohërave. Një libër simbol i dashurisë së pavdekshme, i kërkimit të lumturisë me të gjitha kostot që ajo mbart. Letrat e dashurisë të Edith janë botuar në një libër që vazhdon të përkthehet në shumë gjuhë të botës./ KultPlus.com

Chopin Piano Fest, në natën e dytë solli pianistin Granjon dhe mbrëmjen e tij fantastike me tinguj francezë

Alberina Haxhijaj

Festivalet e muzikës klasike të realizuara në Kosovë janë trashëgimi kulturore e rëndësishme. Këto festivale bëjnë që Kosova të pozicionohet në hartën e vendeve ku kultivohen dhe respektohen vlerat artistike muzikore. Mirëpo përfitues më i madh i këtyre festivaleve është publiku kosovarë e posaçërisht të rinjtë të cilët përcjellin këto festivale.

Pikërisht publiku që ishte i pranishëm në mbrëmjen e dytë të edicionit të 9-të të festivalit Chopin Piano Fest Prishtina, ishte përfitues i një interpretimi të mrekullueshëm nga pianisti Jerome Granjon, shkruan KulPlus.

Pas tingujve portugezë që solli pianisti Vasco Dantas Rocha ky festival mbrëmë solli një mbrëmje franceze përmes pianistit Jerome Granjon. Drejtuesja Organizative e Festivalit, Besa Luzha, tregoi se kjo laramani e bukur artistike është e mundur falë përkrahësve të festivali. Sipas saj pikërisht për këtë natë magjike duhet falënderuar Ambasadën Franceze në Kosovë.

“Sonte kemi një mbrëmje franceze ta quajmë kështu më pianisti Jerome Granjon i cili është profesor i pianos në Konservatorin e Parisit dhe të Lionit dhe ka koncertuar po thuajse në të gjitha kontinentet. Ai po ashtu ka albume të incizuara me vepra shumë specifike. Pianisti Jerome Granjon vjen më një program shumë të bukur më Schumann në pjesën e parë, kurse, në pjesën e dytë, për nder të 100 vjetorit të vdekjes së kompozitorit Claude Debussy, kemi vepra nga ky kompozitor”, tha ajo.

Pianisti Jerome Granjon i cili ndanë jetën e tij artistike, si instrumentist duke interpretuar në piano dhe si mësimdhënës duke mësuar sesi të interpretohet në këtë instrument, që nga tingujt e parë që solli në Prishtinë rrëmbeu të pranishmit. Një mënyrë e duhur për të dëshmuar fuqinë e tij interpretuese dhe një reflektim i punës së tij, ku radhiten çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

Mbrëmja filloi me dy vepra “Arabesque op.18 (7’) dhe Kreisleriana op.16 (32’), nga kompozitori Robert Schumann, kompozitori i njohur i epokës së romantizmit. Për pianistin Jerome Granjon, sjellja e këtyre veprave në Prishtinë por edhe ardhja e tij për herë të parë, është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Sipas tij ngrohtësia që ka ky vend për muzikën klasikë vërehet që në hapat e parë që bën një muzikantë në këtë vend.

“Është hera e parë që jam në Prishtinë jam shumë i lumtur që jam këtu, jam i prekur nga gjithë ky entuziazëm për muzikën klasike. Ky është një festival i mrekullueshëm me njerëz nga vende të ndryshme që vijnë këtu dhe jam i nderuar që edhe unë jam këtu. Po ashtu kam takuar edhe disa studentë dhe këtu ka një nivel pianistik mjaft të mirë”, tha ai.

Pjesa e dytë e këtij koncerti solli para të pranishmëve një maratonë veprash nga kompozitori francez Claude Debussy. Veprat, përmes muzikaliteti të fuqishëm interpretues, të pianistit Jerome Granjon i sollën Prishtinës tinguj francezë që nuk do harrohen lehtë nga të pranishmit.

Kompozimet e Debussy njihen si të vështira për tu luajtur dhe puna e tij ka ndikuar shumë në kompozitorët që kanë ardhur pas tij. Këto kompozime përmbajnë brenda vetës një kimistri të jashtëzakonshme dhe janë mjaft delikate për tu luajtur, sqaroi pianistit Jerome Granjon.

“Kur isha i ri unë kam dashur Schumann pastaj Scriabin, Mozart, Bach ndërsa Debussy nuk ka qenë aq shumë i dashur për mua. I kam zbuluar veprat e tij më vonë pasi që fillimisht kanë qenë të panjohura për mua, ai vet ka qenë i panjohur për mua, një kimistri e jashtëzakonshme. Është shumë e vështirë për ta luajtur, është në një mënyrë shumë e përpiktë dhe është muzikalisht delikate, kërkon shumë për pianistit për të qenë në nivel të kësaj vepre”, tha ai.

Ajo që vlen të theksohet për këtë vit në kuadër të këtij festivali është edhe numri i madh i mastërklasave të cilat janë duke u realizuar në Fakultetin e Arteve, përkatësisht me studentë të klasës së pianos. Gjithë kjo i rritë edhe më shumë vlerën edukuese këtij festivali në kuadër të të cilit mbajti mastërklasë edhe vet pianisti Jerome Granjon.

“Që kur kam ardhur, pastaj në masterklasën që pata më studentët dhe po ashtu edhe këtu sonte, kam ndejë një ndjenë ngrohtësie ndaj muzikës klasike prandaj sigurisht që pres pa durim që të vi përsëri”, tregoi ai për KultPlus.

Nata e tretë e këtij edicioni do të mbahet më 9 prill në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare ku do të performojë pianisti Gottlieb Wallisch./KultPlus.com

S’të shoh as në ëndërr se si i mbylli sytë (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Jehona Sopi ka sjellë shumë këngë e hite në muzikën shqiptare.
Ajo gjatë karrierës së saj krahas këngëve ritmike, numëron jo dhe pak balada të cilat janë dëgjuar mjaft shumë e vazhdojnë të dëgjohen edhe sot e kësaj dite me emocionin e njëjte.

“Fustani i bardhë”, “Të shkuara”, “Unë do t’i laj këmishat e tua”, “Pervjetori”, janë në mesi ne këngëve të dëgjuara. KultPlus sot ka zgjedhur sot një këngë tjetër, të cilën e sjellim me tekst dhe video të interpretimit të këngëtares, Jehona Sopi. “I fundit fat”, quhet kënga që ka ngjallur mjaft emocion për shkak të kompozimit, tekstit e interpretimit.

në sytë e tanë , terri ka ra
ne shtratin tim unë as ëndërr s’shoh më
as ty s’të shoh, si dikur
nga fjalët e shumta tash u bëme si gur

në një natë si kjo s’do t ‘shoh më sytë
do të jetë me terr e do të jem pa ty
në një dhomë si kjo , s’do t’ jesh më ti
do të keq do të më shihet në ballë

S’të shoh as në ëndërr se si i mbylli sytë
Sa jemi larg eh malli po më mbyt
S’të shoh as në ëndërr se si i mbylli sytë
sa jemi larg eh malli po më mbyt

Nëse toka mban shumë dhimbje
le ta mbaje veç një gëzim
dhe në qoftë se i fundit fat
Mos mendojnë qe ish veç loti im

S’të shoh as në ëndërr se si i mbylli sytë
Sa jemi larg eh malli po më mbyt
S’të shoh as ne ëndërr se si i mbylli sytë
sa jemi larg eh malli po më mbyt

S’të shoh as në ëndërr se si i mbylli sytë
Sa jemi larg eh malli po më mbyt
S’të shoh as ne ëndërr se si i mbylli sytë
sa jemi larg eh malli po më mbyt

Dy ikonat e muzikës shqiptare në një fotografi (FOTO)

Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha përbëjnë dy nga emrat më të njohur sa i përket muzikës shqiptare, shkruan KultPlus.

Ndër vite ato i kanë sjellë publikut magji me interpretimet e zërave të tyre të veçantë. Këngët e tyre dëgjohen e përjetohen edhe sot me ndjesinë e njëjte, sikur në interpretimet e para të këngëtareve.

Sot KultPlus ju sjellë një fotografi të përbashkët të këtyre dy këngëtareve të mëdha shqiptare./
KultPlus.com

Vjen edicioni i 16-të i “Javës së Bibliotekës së Kosovës”

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” javën që vjen do të mbaj edicionin e 16-të të veprimtarisë kulturore “Java e Bibliotekës në Kosovë” , shkruan KultPlus.

Ceremonia e hapjes “Dita Kombëtare për Vetëdijesimin e Bibliotekave në Kosovë”, do të mbahet në Hollin e Bibliotekës, më 10 prill duke filluar nga ora 12:00.

“Java e Bibliotekës në Kosovë”, do të mbahet për katër ditë rresh, duke filluar nga dita e marte, 10 prill deri të shtunën, më 14 prill./ KultPlus.com

50 piktura gjigante zbulohen në një shkretëtirë peruane

Kishin mbetur të mbuluara nga rëra për 2 500 vite, rreth 50 piktura antike të zbuluara në jug të Perusë, të ngjashme me ato Nazca, me ndihmën e dronëve në kuadër të iniciativës “GlobalXplore” dhe të financuar nga “National Geographic”.

Disa prej pikturave, ndryshe nga ato Nazca që përfaqësojnë kryesisht profile kafshësh ose linja gjeometrike, përfaqësojnë edhe njerëz.

Për një prej autorëve të zbulimit, Johny Isla, arkeolog i ministrisë së Kulturës në Peru, “disa prej pikutrave janë edhe më të vjetra se sa kultura Nazka dhe kjo tregon se tradita e linjave në shkretëtirë është e vjetër me mijëra vite. Ky zbulim i hap rrugën hipotezave të reja mbi funksionin dhe kuptimin e tyre”.

Trashëgimi botërore e UNESCO-s, linjat e Nazca-s janë rreth 13 000 dhe krijojnë më shumë se 800 piktura, që ëstë e mundur të shihen plotësisht vetëm nga lartë. Këto piktura janë realizuar mes viteve 300 para erës së re dhe 500 pas erës së re.

Zona e UNESCO-s gjendet në shkretëtirën Nazca, një pllajë e thatë që shtrihet për rreth 80 kilometra mes qytetit Nazka dhe Palpa, në Perunë lindore. Një rajon që, falë mungesës së erërave dhe klimës së qëndrueshme, ka mundësuar të ruajë këto figura të paprekura për më shumë se 2 000 vite./ KultPlus.com

“Vallja e shpatave”, luhet pranë varrit të heroit Gjergj Kastrioti- Skënderbeut (VIDEO)

“Vallja e shpatave” apo e njohur si “Vallja e Pirros” është një nga vallet më të njohura dhe më të lashta shqiptare, shkruan KultPlus.

Kjo valle e njohur që është realizuar pranë varrit të heroit të kombit, Gjergj Kastrioti i ka rrënjët që nga lashtësia dhe ishte e njohur si “vallja e Pirros”

https://www.facebook.com/DardaniaSacra.2015/videos/2050842545240692/

Vallja pirrike ishte valle e lashtë që luhej në Greqinë e Lashtë, Iliri, Maqedoni e Thraki. Sipas legjendës, edhe Kurretet (banorët eponim të ishullit të Kretës) kanë luajtur një valle të tillë shpatash me synim që ta mbrojnë Zeusin foshnje nga ndëshkimi i pa kthim i atit të tij Kronosit që gëlltiste fëmijët e vet që në lindje./ KultPlus.com

Këngëtarja rrëfen kujtimet që ka nga Shqipëria: E vizitoj shpesh

Pak kohë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka deklaruar origjinën e saj. Këngëtarja shqiptare këtë vit do të përfaqësojë Qipron në Eurovizion dhe ka dhënë një intervistë në mediat greke ku ka theksuar se e viziton shpesh atdheun e saj pasi ka gjyshërit ende në Shqiperi.

Githashtu ajo thekson se ato kujtime që ka për vendin e saj nuk mund t’i harroj kollaj, ndonëse nuk ka jetuar shumë vite.

“Nuk harrohen, ato përvoja më kanë bërë kjo që jam sot. Të them të vërtetën, kam vetëm kujtime të mira. Ne jemi katër motra e vëllezër, një familje e madhe. Më kujtohen vite të bukur dhe papritur më kujtohet që ndryshon gjithçka. Nisi lufta, me plumba, me dhunë”, shprehet Eleni Foureira.

Ajo nuk ka lënë pa përmendur gjyshërit e saj, arsyeja përse vjen shpesh në vendin tonë.

“Gjyshja dhe gjyshi jetojnë aty, dhe shkoj shpesh për t’i parë. Krenohen dhe gëzohen me aq sa kam arritur janë të lumtur për mua”, shtoi Eleni Foureira.

Këngëtarja me origjinë shqiptare tashmë është një nga emrat më të lakuar në muzikën greke./a.me/KultPlus.com

Dy kore kroate sonte me koncert në Prishtinë

Dy ansamble korale me mbi 70 këngëtarë do të prezantohen të dielën mbrëma me koncert si epilog i edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kori “Slavulj” nga Petrinja dhe Kori Akademik i Burrave të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Informatike nga Zagrebi do të marrin urdhrat e dirigjentit eminent kroat Josip Delg’ Ivellio në koncertin i cili do mbahet mbrëmjen e 8 prillit në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare (ish-instituti i Historisë) në Prshtinë.

“Këto dy kore janë duke mbajtur një turne në Kosovë dhe para Prishtinës janë prezantuar me koncerte në Pejë dhe Klinë në kuadër të bashkëpunimit në mes tyre dhe Korit të qytetit të Pejës “Siparantum””, thuhet në komunikatë.

Mes tjerësh në koncert do të interpretohen vepra nga Domenico Bartolucci, Nikolai Rimski Korsakov e Miho Demoviq ndërsa poashtu do të interpretohet edhe vepra “Agnus Dei” nga dirigjentit e kompozitorit kosovar Memli Kelmendi, vepër kjo e cila është interpretuar në shumë vende të botës nga ansamble të ndryshme.

Koncerti fillon në orën 20:00 ndërsa është organizuar nga Festivali DAM në bashkëpunim me Korin Siparantum./KultPlus.com

Elvana Gjata konfirmon bashkëpunimin edhe me një yll amerikan

Pas bashkëpunimit me Ty Dolla Sign këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata ka konfirmuar bashkëpunimin edhe me një yll tjetër amerikan.

Elvana Gjata do të sjellë në bashkëpunim me Poo Bear këngën “Shade”, e cila do të jetë pjesë e albumin “Bearthday Music”, transmeton Koha.net.

Këngëtarja shqiptare përmes një postimi në Instagram thotë se e ka mbajtur këtë lajm për një kohë të gjatë sa që ishte gati të shpërthente.
https://www.instagram.com/p/BhRxkejlou7/
“E kam mbajtur këtë për një kohë të gjatë sa që isha gati të eksplodoja. Nuk do të isha më e lumtur dhe e bekuar se sa të jem pjesë e albumit tënd unik. Faleminderit për gjithë muzikën që më ke dhënë dhe gjithçka që ke bërë për mua”, ka shkruar Elvana Gjata, ndërsa e uron Poo Bearin për albumin e tij.

Sot në 79 vjetorin e lindjes së këngëtares Vaçe Zela

Shkruan Albert Vataj

Vaçe Zela ishte dhe mbeti emblemë e këngës shqiptare. Vokali i saj i jashtëzakonshëm, ai zë që i’u thurën legjenda, kujtesa dhe nostalgjia e gjeneratave e njohu si një mit. Vaçe Zela mishëronte përfytyrimin më konkret të asaj çka ne kërkonim si në eter të përmbushte atë shpirt të etur për magjiken e këngës. Këndoi gjithçka, dhe kudo la vulën e një personaliteti të papërsëritshëm, që komunikoi me tërë arsenalin e mundshëm të ndjenjave, prej të cilave do të veçoja atë çka përbën thelbin e shpirtit të saj: dhimbjen njerëzore. Arritjet e saja udhëtuan me kohën për tu shndërruar në model frymëzimi dhe inspirimi. Zëri dhe repertori i pasur që la trashëgim vijojnë të mbeten gurë shndritës në xhërdanin e traditës shqiptare të këngës.

Vaçe Zela u lind në Lushnjë më 7 prill 1939 dhe vdiq në Bazel, Zvicër, më 6 shkurt 2014. Vaçe Zela ishte një nga këngëtaret ikonë e skenës shqiptare. Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën Fëmija i parë, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962. Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.

Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë epokës komuniste dhe iu dha titulli Artist i Merituar në vitin 1973 dhe Artist i Popullit në vitin 1977. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992. Ajo ishte e martuar me Pjetër Rodiqin dhe së bashku ata kanë vajzën Irma. Që nga viti 2002 Zela ka jetuar me burrin e saj në Bazel të Zvicrës, për të marrë kujdes më të mirë shëndetësor.
Vace Zela ne festivalin e Kenges ne Radio TelevizionAjo është e vetmja femër shqiptare e nderuar në të gjallë me Urdhrin “Nderi i Kombit” më 24 dhjetor 2002 nga presidenti Alfred Moisiu me motivacionin: “Për vlerat e rralla si Artiste e Shquar, me popullaritet të jashtëzakonshëm, për interpretimin mjeshtëror të këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, për pasurinë e vyer që krijoi në shkollën shqiptare të interpretimit muzikor”.

Për nder të këngëtares, viti 2009 u shpall nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si “Viti Vaçe Zela”. Së fundi, edhe një rrugë në Tiranë mban emrin e saj./ KultPlus.com

A do të jetë Rita Ora në qershor në Tiranë?

Në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Rita Ora dhuroi një spektakël të paharrueshëm në sheshin e Prishtinës.

Por, bukuroshja nuk ngopet nga publiku shqiptar!

Televizioni Klan i Shqipërisë ka zbuluar ekskluzivisht befasinë që ylli me origjinë shqiptare po planifikon prej pak kohësh.

Rita Ora ka pranuar të rikthehet pas 6 vitesh në një koncert madhështor në Tiranë, në datën 3 qershor, shkruan sot “Koha jone”.

Po të kemi parasysh se ylli i skenave ndërkombëtare është ftuar të këndojë në një ngjarje të organizuar nga Bashkia e Tiranës, mendohet se koncerti do të jetë i hapur, pra pa pagesë.

Nga ana tjetër, vetë artistja ka treguar se është shumë bujare kur i duhet të bëjë biznes me bashkatdhetarët e saj. Mjafton të kujtojmë se ajo performoi pa pagesë në dy përvjetorët e pavarësisë, si të 100-vjetorit të Shqipërisë, ashtu edhe në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Rita Ora nuk do të jetë e vetmja shqiptare që do të ndalojë gjithë angazhimet për një koncert pranë fansave më të zjarrtë.