Këngëtarja me renome botërore, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer nga miliona njerëz anë e mbanë globit për këngët e saj.
Ajo e ka nisur karrierën shumë e re, gjersa debutimin më të suksesshëm e pati në vitin 2014 si kompozitore e këngës “The Monster” të këngëtarëve Rihanna dhe Eminem.
Në po të njëjtin vit, ajo nxjerr në treg klipin e saj “I can’t stop drinking about you”, me të cilin dalë nga dalë ngjitet majave të top listave ndërkombëtare.
Në atë kohë, Bebe Rexha kishte pozuar edhe për fotografin e mirënjohur, Fadil Berisha, i cili jeton dhe vepron në New York.
Ky i fundit, ka publikuar në rrjetin social Instagram një imazh të këngëtares shqiptare me famë botërore, të realizuar në fillimet e saj.
Aso kohe, Bebe Rexha i mbante flokët në ngjyrën e saj origjinale, teksa me kalimin e viteve u shndërrua në bionde.
Bebe Rexha (Foto: John Sciulli/Getty Images/Guliver)
Tani, ajo numëron plot hite e bashkëpunime të suksesshme në Amerikë, gjersa për herë të parë këtë vit, ajo është nominuar për dy çmime “Grammy”. /Telegrafi/KultPlus.com
KAN, transmetuesi kombëtar izraelit, ka nxjerrë detaje të mëtejshme lidhur me skenën e Eurovisionit 2019 së bashku me disa fotografi të reja.
Florian Wieder, projektuesi shumë i talentuar dhe i mirënjohur ndërkombëtarisht, i cili është prapa fazës për projektimin e skenës së Eurovisionit që sivjet mbahet në Tel Aviv, ka hedhur më shumë dritë mbi dukjen e skenës gjatë një interviste speciale të kryer nga Jonathan Rieger në kanalin televiziv izraelit, Keshet 12.
Wieder, një dizajner gjermano-hebraik, konsiderohet si një prej stilistëve më të mirë të skenës në botë dhe gjatë viteve ai ka projektuar skena të shumta për shumë shfaqje dhe ngjarje ndërkombëtare, përfshirë koncertin spektakolar të grupit të famshëm U2 në Brandenburg një dekadë më parë, shkruan EscToday.
Ai ka projektuar disa herë skenën e Eurovisionit, duke përfshirë këtu edhe atë të vitit të kaluar në Lisbonë dhe gjatë intervistës së fundit të tij, ai zbuloi se kishte shpresuar për fitoren e Netës (këngëtares izraelite) në konkurrim.
Skena e Eurovisionit këtë vit përshkruan një diamant dhe përbëhet nga qindra trekëndësha. Sipas Wieder, skena që ai krijoi për Festivalin e Këngës në Eurovision 2019 në Tel Aviv kombinon elemente të traditës hebraike dhe frymëzohet nga Ylli i Davidit dhe 12 Fiset e Izraelit. Ai premton se skena e Eurovision 2019 do të jetë e jashtëzakonshme dhe e paharrueshme, një nga më të mirat ndonjëherë, me një hapje mahnitëse që do t’i lërë të gjithë të magjepsur.Karriera e Florian Wieder përfshinë skenat e Eurovisionit në Düsseldorf (2011), Baku (2012), Vjenë (2015), Kiev (2017) dhe Lisbonë (2018). Ai ka punuar në projekte të mëdha si shfaqja “X Factor” në Britaninë e Madhe dhe ShBA, si dhe për skenën e festivalit ndërkombëtar, MTV Video Music Awards.
Florian është ndër projektuesit e skenës më të kërkuar në botë, që sot ka fituar shumë famë, emër dhe njohje. Ai ka fituar shumë çmime dhe ka punuar në shumë ngjarje dhe projekte ndërkombëtare në të gjithë botën.
Skena e Eurovisionit 2019 do të ndërtohet në Pavilionin e sapo ndërtuar të Expos, Tel Aviv.
Datat e Eurovision 2019 janë planifikuar të mbahen më 14, 16 maj (gjysmëfinalet) dhe 18 maj (finalja) në Tel Aviv të Izraelit./KultPlus.com
Presidenti i Herties School në Gjermani ka vlerësuar ministren e Arsimit, Besa Shahini, ish studenten e tij të masterit.
Ministrja Shahini ka publikuar në faqet e saj në mediet sociale një shkrim në twitter të presidentit të Herties School në Gjermani (një ndër universitetet më të mira në botë në fushën e politikave publike).
Henrik Enderlein ka shkruar se ndihet tepër i mrekulluar nga fakti se Besa Shahini, ish studente e masterit të vitit 2008 në këtë universitet, është emëruar Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.
“I gjithë komuniteti i ‘Hertie School of Governance’ është krenar për Besa Shahinin. Një model për të gjithë studentët dhe alumnit e kësaj shkolle.”, ka vijuar presidenti i universitetit gjerman. /KultPlus.com
Meriton Maloku do të prezantojë sonte ekspozitën e tij personale të titulluar “Ma shumë se balancë dhe fërkim”, në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, shkruan KultPlus.
Kjo ekspozitë e cila vjen e kuruar nga Vala Osmani dhe Donjetë Murati do të hapet sonte në ora 19:00, për t’i paraprirë bisedës me artistin që do të zhvillohet nesër në ora 19:00, po ashtu te Klubi i Boksit.
Ekspozita “Ma shumë se balancë dhe fërkim” fillon me shpalosjen e një veprimi. Kjo kohë e lojës në veçanti kalon nëpër një kontinuitet kohor dhe hapësinor, përtej vetëm një kalimi kohe, në mënyrë që një dialog të ndodhë mes dy dimensioneve të posaqme përbrenda dhe ndërmjet dy agjentëve. Në tërësi, një forcë rrotullullimi është konstante, siç është edhe përfundimi i veprimit si një fund i lojës. Gjestet, dialogu qëndrojnë në këtë parametër, ndrrimi i roleve ndodhë, dhe me të mund të përhapet dhe realiteti i një ndryshimi kohë dhe në hapësirë. Ajo që duket si një ndryshim i lehtë që shihet me sy, përmban qëndrueshmëri, krahas mundësive për të shqyrtuar shumëllojshmërinë e konfigurimeve që veprojnë ndryshe në çdo kohë të caktuar.
Për të kuptuar këtë veçanti, njeriu duket të afrohet dhe largohet prej vendit ku loja është duke ndodhë, dhe të kuptoj nëse një ndërrim i roleve paraqet një përmbysje të ‘një’ rendi të caktuar. Në një aks të pushtetit, që nuk vërehet lehtë në strukturë, me këtë ndërmarrje “Ma shumë se balancë dhe fërkim” përpiqet të përcaktoj dhe të bëjë të dukshme një përplasje mes asaj që konsiderohet personale, shoqërore dhe politike. Në këtë nyje, marrëdhëniet shpalosen si interakcione të zakonshme, dite pas dite, duke vë në pyetje ku qëndron pushteti, dhe në çfarë forme operon në socializim, pasi që “pushteti është i fuqishëm, për shkak se […] prodhon ndikim në nivel të dëshirës – dhe po ashtu në nivel të diturisë.” (Foucault, 1972: 59). Çfarë bëhet e dukshme përmes këtyre marrëdhënieve është që ato krijojnë hapësirën për të negociuar procese të ndërtimit të botëkuptimeve, përbrendësimin dhe mbase narracione konkurruese, dhe të shumëfishta.
Meriton Maloku (Kosovë) jeton dhe punon në Antwerp dhe Prishtinë. Ai ka kryer studimet për artet e bukura në Akademinë Royal të Arteve të Bukura në Antwerp dhe ka MA në grafikë.
Hulumtimi i tij kryesisht përqendrohet në politikë, filozofi dhe historinë e vetë artit. Kryesisht punon me përsëritjen, lojën dhe shfaqje humori kohë pas kohe. Ai punon përmes disiplinave të ndryshme, brenga kryesore është hapësira mes shikuesit dhe punës.
“Ma shumë se Balancë dhe Fërkim” me Meriton Maloku është pjesë e programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe modul i çmimit “Artistët e së nesërmes”. Meriton Maloku është fitues i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017.
Çmimi “Artistët e së nesërmes” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion – Qendrën për Art Bashkëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë./ KultPlus.com
Ditëlindja e 90-të e regjisores Xhanfise Keko u shënua sot edhe në Prishtinë, përmes kujtimeve, fotografive, e pamjeve të filmave që ajo ka krijuar. Të gjitha këto erdhën të përmbledhura në filmin “Koha e pelikulës” të realizuar nga regjisori Mevlan Shanaj.
Keko ishte regjisorja e parë e filmit shqiptar për fëmijë dhe konsiderohet si pionierja e atij zhanri filmi në Shqipëri. “Koha e pelikulës” që erdhi sot parmes ekranit të Kinemasë “ABC”, e dëshmon më së miri përkushtimin e saj ndaj kinematografisë, aty ajo kishte fokusuar botën e madhe në sytë e fëmijëve të vegjël. Sot, filmat e saj nuk konsiderohen vetëm filma për fëmijë, por filma që përmes tyre prekin të rriturit. Krijuese e rreth 25 filmave, filmat më të njohur të saj janë: “Kryengritje në pallat”, “Mimoza llastica”, “Qyteti më i ri në botë”, “Beni ecën vetë”, “Tingujt e luftës”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Një vonesë e vogël”, shkruan KultPlus.
Dokumentari kushtuar Xhanfise Kekos “Koha e pelikulës” është konceptuar si një rrëfim i autores, mbështetur në librin e saj “Ditët e jetës sime”, kujtime dhe libri i shkruar nga aktorët e saj të vegjël “Teta Xhano”. Organizuar në skenar nga Natasha Lako brenda këtij materiali si bazë shërbejnë kujtimet e Xhanos të qëmtuara dhe lexuara si monolog. Materialet ilustruese ngarkuar me imazhe, nga arkivi kronikat, filmat artistik dhe mjediset kryesore të autores, që nga qyteti i lindjes Gjirokastra, Dardha fshati i Endri Kekos, bashkëshortit të saj.
“Është e madhe përgjegjësia kur njerëz të famshëm publikisht vendos t’i sjellësh në ekran në dimensionin e tyre që të bëhen model.Kështu ndodhi edhe me mua para se të vendosja të sillja në ekran regjisoren Xhanfise Keko, një nga njerëzit që kanë krijuar panteonin jo vetëm të filmit, por dhe të dimensionit të madh të shoqërisë”, shkruan regjisori Shimaj.
Ky
aktivitet erdhi sot në Prishtinë, nën
patronatin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së
Kosovës, Kujtim Gashi dhe Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën
e Kosovës, Qemal Minxhozi.
Me këtë rast, ministri tha se koha ka
treguar se Xhanfise Keko i ka kapërcyer caqet e një autoreje filmi për fëmijë,
pasi tematikat e filmave të saj mbeten aktuale sa u takon marrëdhënieve të
fëmijëve me natyrën, prindërit, shokët, mësuesit, misterin, dhunën, të
vërtetën, padrejtësitë.
“Zonja e madhe e filmit shqiptar” siç quhet me të drejtë, ajo me 4 janar mbushi 90 vjet, ne sot po e festojmë së bashku ditëlindjen e saj pasi e meriton nderimin e Kosovës, artistja e madhe që na nderoj e na beri krenar të gjithë shqiptarëve”, tha ministri Gashi.
Më tutje ai shtoi se artistja unikale e
filmit shqiptar i ka lënë trashëgimisë kombëtare, një numër kryeveprash filmike
nga më të dalluarat e më të rrallat, nga më jetëgjatët dhe më të mirëpriturit
për publikun shqiptar dhe i ka sjellë kinematografisë shqiptare vërtetësinë dhe
realizmin e thjeshtë të jetës, duke sfiduar çdo element propagandistik të
kohës.
“Regjisorja shqiptare Xhanfise Keko zë një
vend të nderuar në altarin e kinematografisë botërore, ku deri në vitet 60
regjisoret gra, veçanërisht në filmin e gjatë artistik pothuajse mungonin
krejt”, tha tutje Gashi.
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi në fjalën e tij para të pranishmëve në kinemanë “ABC”, u shpreh se regjisorja Xhanfise Keko po e rijeton një jetë të dytë për shkak të vëmendjes që po merr viteve të fundit nga studiuesit e huaj të filmit.
“Para së
gjithash, ajo përfaqëson kinemanë në një vend të vogël dhe të panjohur më parë
nga perëndimi. Ka krijuar në një kohë më të vështirë për krijuesit tanë, gjatë
regjimit komunist në Shqipëri. Ka krijuar në kohën më të vështirë për cilindo”,
theksoi Minxhozi.
Pak minuta
para se të shfaqej dokumentari, fjalën e mori regjisori Mevlan Shanaj i cili
tha se duhet mbajtur mend që Xhanfise Keko është themeluese e ekranit të madh të
Shqipërisë. Shanaj tha se regjisorja Keko mbetet një regjisore e paarritshme
“E di ç’do të
thotë të jesh një regjisore dhe aq më tepër femër, do të thotë të jesh e çmendur.
Xhanfise Keko ishte e tillë dhe do të mbetet përjetësisht një madhështi në çmendurinë
e saj”, theksoi Shanaj i cili tha se aktivitetet e saj të mëdha dhe të
larmishme, i kanë vënë para vështirësive të mëdha krijuese për të zgjedhur ato
që i kanë përfshirë në dokumentar.
“Xhanfise Keko është regjisore e madhe, jo ajo ishte por ajo është”, u shpreh regjisor Shanaj.
Në
dokumentar janë dhjetë studiues dhe kineastë të shquar nga vende të ndryshme të
botës të cilët gjykojnë profesionalisht regjisoren. Njëri prej tyre madje, e
krahason edhe me Fransua Trufo.
“Ndërkohë, me mesazhet që na
përcjell, emri i saj vazhdon t’a mbajë hapur perden e madhe në koshiencën tonë
duke na porositur “Dëgjojini fëmijët se ata nuk janë ashtu si i shikoni ju”,
dhe të na tregojë “çdo të thotë të krijosh familje, çdo të thotë të rritësh
fëmijë””, shprehet regjisori.
Xhanfise Keko lindi më 27 janar të vitit 1928 në Gjirokastër. E filloi karrierën si montazhiere, një nga shtatë anëtarët themelues të Kinostudios “Shqipëria e Re”, më 1952. Pas një përvoje të gjatë si montazhiere e dokumentariste, filloi karrierën e regjisores, më 1971. Për 13 vjet, deri në vitin 1984, Keko realizoi 12 filma artistikë, që janë edhe sot mjaft të pëlqyer, sidomos për fëmijët. Të realizuar artistikisht, por edhe me vlera edukative, filmat e Xhanfise Kekos kanë konkuruar me dinjitet edhe në festivalet ndërkombëtare.
Përveç çmimeve e titujve të shumtë, në vitin 1984 u vlerësua me titullin e lartë “Artiste e popullit”, ka fituar edhe Kupën e Festivalit të Parë për filmin “Beni ecën vetë” në 1976. Xhanfise Keko është edhe regjisorja e parë shqiptare e vlerësuar me çmime ndërkombëtare. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për Fëmijë dhe të Rinj në Xhifoni (Itali), ka fituar medalje për filmat “Beni ecën vetë”, “Pas gjurmëve” dhe “Tomka dhe shokët e tij”. U nda nga jeta më 22 dhjetor të vitit 2007./ KultPlus.com
Familjarë e kolegë janë mbledhur për të nderuar aktoren e njohur Fatime Llugiqin, e cila ka vdekur dje, në moshën 67 vjeçare, raporton Ekonomia Online.
Në ndarjen nga jeta të aktores Llugiqi është mbajtur mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtarë të Kosovës.
Drejtori i teatrit Agim Sopi, ka kujtuar aktoren dhe ka përshkruar karakterin e saj.
Sopi thotë se Fatimja ishte aktore e heshtur, e cila sipas tij, ishte pjesë e jetës por nuk dëgjohej.
“Fatimja ishte aktore e heshtur, nuk ishte pjesë e asaj jete të zhurmshme. Ishte pjesë e jetës që nuk dëgjohej. Kam pasur nderin të punoj projektin e parë timin me Fatimen. Ajo vërtetë ishte ajo pjesa e shpirtit që ishte në skenë dhe nuk dëshironte të shihej. Dëshironte të ishte esenca e jo ambalazha. Si pjesë e një pozitivitet që në logjikën time është vetë arti”, u shpreh Sopi.
Te qetë dhe një grua me plotë pozitivistet a kanë përshkruar edhe koleget e saj aktore.
Aktorja Aurita Agushi e ngriti kujtimin e saj lartë duke e vlerësuar si person që i ka dhënë shumëçka në jetë.
“Sado që mundohesh asnjëra nuk duket që ka me përshkruar ashtu si ka qenë tezja Fatë. E butë e qetë plot ngrohtësi plot dashuri ka ditë me të majtë afër”, u shpreh Agushi, raporton Ekonomia Online.
Përndryshe, Fatime Llugiqi kishte filluar punën si aktore në Teatrin Kombëtar që nga viti 1973.
Ajo mbahet mend për rolin e saj në filmin “Migjeni” me regji të Ismajl Ymerit, sikurse edhe për role të shumta në teatër dhe filma të tjerë, si “Te ngujuarit”, “Hana prej letre”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Ana Karenina” etj.
Varrimi i aktores do të bëhet sot, në orën 14:30 në fshatin Lupç të Poshtëm.
Sot janë bërë 100 vjet që kur ka vdekur kryeministri i parë shqiptar, Ismail Qemali, njeriu që më 1912 shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës.
Ai vdiq në rrethana misterioze më 24 janar në Peruxhia të Italisë, ku edhe është varrosur. Nuk ka të dhëna të sakta por mendohet se Qemali është helmuar.
Më 28 Nëntor të vitit 1912, Shqipëria shpalli Pavarësinë dhe Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë. Në shpalljen pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi Qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali .
Njohja ndërkombëtare e pavarësisë, si dhe përcaktimi i kufijve të Shqipërisë u bë pas një viti në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, vendim i së cilës qe shpallja e Principatës shqiptare sovrane nga Perandoria Osmane nën mbikëqyrjen e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit dhe lënia e gjysmës së territoreve të shtetit të porsaformuar jashtë kufijve të tij administrativë. /KultPlus.com
Sot bëhen 194 vjet që nga vdekja e sunduesit dhe feudalit më të fuqishëm të Shqipërisë së Mesme dhe Jugore, Ali Pashë Tepelena.
I njohur si “Luani i Janinës”, Ali Pashë Tepelena, në historiografinë shqiptare njihet më së miri si themelues i Pashallëkut autonom të Janinës, si dhe si kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.
“Luani i Janinës”, lindi rreth viteve 1740-1750 në Tepelenën e Labërisë, dhe vdiq më 24 Janar 1822 duke mbrojtur trojet shqiptare të Epirit nga forcat osmane. .
do të bashkonte një grup grabitësish në rininë e tij. Ai ishte përgjegjës për bastisje të ndryshme, deri në arrestimin e tij nga Pashai i Beratit. Ai arriti megjithatë të shpëtojë dënimit nga hyrja në shërbim të tij. Ai pastaj kaloi në shërbim të një armiku të Pashës së Beratit, Pashait i Delvinës. Aliu u martua me një vajzë të këtij të fundit. Ajo i dha dy djem që u quajtën : Moktar dhe Veli. Nuk ishte e gjatë për të intriga kundër vjehrrit të tij. Ai shpresonte se pas ekzekutimit të tij, të trashëgonte pashallëkun tij.
Më 1784 fitoi gradën e Pashait si komandant ushtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës. Në vitet 1786-88 u bë derbendpashë dhe qeveritar i Sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë, sidomos me përkrahjen e borgjezisë zejtare-tregtare të vendit, qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare.
Rreth vitit 1787, i thirrur në Kostandinopojë Tepelenë Dervenci Ali-Pasha (Marshall,- titull ushtarak) për gjithë e Thesalisë. Ai ishte i lejuar për të mbajtur nën vehte katër mijë burra për të luftuar kundër kaçakëve e të krishterëve. Ish-kaçak vetë, ai dinte të gjitha turket. Ata ai nuk e mbyti, por i mori në shërbim të tij. Sulltani shpërblen atë në mënyrë të suksesshme dhe me emrin Ali Pasha (Pasha në turqisht) në Trikala, Thesalisë.
Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivalë të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetëqeverisura të Sulit, Himarës, etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze e ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën.
Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm, për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për t’u shkëputur prej këtij. /KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita ora, vazhdon të jetë një prej emrave më eminentë të muzikës britanike.
Ajo është shumë aktive në promovimin e albumit të saj të fundit “Phoenix”, të cilin e solli për fansat në nëntor të vitit të kaluar.
Rita ndërkohë ka bërë të ditur edhe datat e turit të saj të koncerteve, të cilat do t’i nisë nga Australia, për të vazhduar më pas me Azinë dhe Evropën.
R
Këngëtarja shqiptare ndërkohë është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat publikon çdo ditë fotografi të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Ora ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive dhe tërheqëse, duke vënë në pah linjat e saj.
Këto imazhe janë realizuar me qëllim të promovimit të linjës së re të këpucëve, të markës së famshme italiane, “Giuseppe Zanotti”, me të cilën ajo ka lidhur së fundmi kontratë.
Më pas, Rita hodhi për fansat në Instagram edhe disa fotografi tjera, ku shfaqej mjaft tërheqëse rrugëve të Los Angelesit.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ana e fansave nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar këngëtaren shqiptare për freskinë e saj. /KultPlus.com
Dua Lipa do jetë mes artistëve që do performojë në ‘Brit Awards’ muajin e ardhshëm. Këngëtarja do këndojë së bashku me Calvin Harris, Sam Smith dhe Rag ‘n’ Bone Man.
Yjet e muzikës do ngjiten në skenën e O2 Arena në jug të Londrës më 20 shkurt gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve.
Dua këtë vit është ka marrë 4 nominime në dy kategori ‘British Video’ dhe ‘British Single’, me dy këngët e saj IDGAF dhe One Kiss.
Ndërsa Calvis është nominuar në dy kategoritë ‘British Video’ dhe ‘British Single’ me bashkëpunimin me Dua Lipën, One Kiss.
Anëtarët e grupit suedez, “ABBA”, së shpejti pritet të hyjnë në studio dhe të nisin punën për përgatitjen e këngëve të reja.
Bendi i muzikës pop kishte paralajmëruar që para Vitit të Ri de do të fillonte me realizimin e materialeve të reja, mirëpo fansat duhet të presin së paku deri në verë të këtij viti.
Grupi i ka incizuar këngët “I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Doën” për nevojat e spektaklit “Virtual ABBA”, i cili është dashur të emetohej në BBC në fund të vitit 2018.
Megjithatë, në shtatorin e kaluar, grupi njoftoi se spektakli është shtyrë për këtë vit. Ndërsa sipas Variety, këngët e reja të “ABBA” nuk do të lansohen para verës.
Edhe pse nuk ka pasur ndonjë informatë zyrtare për arsyen e shtyrjes së projektit, besohet se disa komplikime ligjore kanë qenë pengesë për publikimin e mëhershëm.
“Kemi bërë këngë të reja për t’i përfshirë në emisionin e ri. Megjithatë, kur emisioni do të nisë shfaqjen, këngët do të jenë të vjetra”, ka thënë anëtari i grupit, Benny Andersson.
Njëherësh, në një intervistë për IceTheSite, Anderson ka thënë se ekziston mundësia që “ABBA” të hyjë së shpejti në studio dhe të incizojë edhe këngën e tretë të re.
Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar organizon tryezën e rrumbullakët dhe çel të hënën e ardhshme ekspozitën me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”.
Tryeza e Rrumbullakët Shkencore do të fokusohet në rolin dhe veprimtarinë e Ismail Qemal Vlorës në çështjen shqiptare. Ligjëruesit në Tryezën Shkencore janë prof. dr. Valentina Duka, prof. dr. Kaliopi Naska, prof. dr. Nevila Nika, prof. dr. Frederik Stamati, dr. Ariola Prifti, dr. Paulin Marku dhe dr. Ardit Bido.
Ekspozita është realizuar për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ismail Qemali ka lindur në Vlorë, më 24 janar 1844, në qytetin, ku 68 vjet më vonë do të shpallte pavarësinë e Shqipërisë.
Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit. Ajo hapet me fotografinë e tij në moshën 27-vjeçare, në një nga shumë funksionet që ai ushtroi në Perandorinë Osmane, si President i Komisionit Europian të Danubit.
Udhëtimi i Ismail Qemalit me bashkëpunëtorët e tij në Shqipëri, nga Trieste për në Durrës, përshkruhet në fotografitë dhe shkrimet e gazetave “Le Figaro” dhe “La Presse”.
Ekspozita prezanton për publikun objekte vetjake të Ismail Qemalit, si flamurin e tavolinës dhe gotën e ujit. Gjithashtu, ekspozita përmban objekte nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, pena me të cilën u firmos Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafik i përdoruar nga Qeveria e Vlorës, një flamur të vitit 1913, gazeta të vitit 1912, si edhe libra dedikuar Ismail Qemalit./ atsh
Në bibliotekën COD pranë Kryeministrisë u promovua libri “Heroi i Përditshmërisë” nga Delia Steinberg Guzman.
Autorja në qasjen dhe reflektimin personal për tematikën e librit, ndan një këndvështrim filozofik dhe praktik mbi sprovat e pafundme, që çdo njeri ndesh në përditshmërinë e vet.
Pavarësisht humbjeve apo sfidave të panumërta me të cilën përballen çdo ditë njerëzit e zakonshëm, krijimi i vetëbesimit është shumë i rëndësishëm për të vazhduar përpara./ atsh/ KultPlus.com
Kënga “Columbiana” ia dha famën vitin e kaluar këngëtares Tayna. Por pikërisht kjo këngë ka nxjerrë telashe mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Deputeti të LDK-së Haxhi Avdyli, duket se nuk po mundët të dëgjoi më këngë ku promovohet droga dhe substancat e tjera narkotike. Ai ka kërkuar sot që të ndalohen me ligj, këngët që promovojnë drogën.
Ndërsa kjo ide e Avdylit nuk i ka pëlqyer aspak deputetit nga PSD, Fisnik Ismaili. Ismaili, përmes një komenti në rrjetin social Facebook, ka shkruar se do të dalë në foltoren e kuvendit një natë dhe do t’i repovatë Avdylit.
“Kam me dalë në Kuvend një natë, në foltore me i repovatë në të thatë këtij deputeti të ngratë, një fjalim të gjatë plot gallatë, për inat. Ky koment le të mbetet ispatë”, ka shkruar Ismaili.
Ai po shprehet se është i lodhur me dëgjimin e këtyre këngëve. Çfarë i bëri atij përshtypje janë këngët ku përmenden Kokaina të cilën e këndon Moziku dhe marihuana që u bë hit nga këngëtarja Tayna.
“A mundemi ne me e marrë një iniciativë ligjore apo një kornizë me ua ndalu me ua ba censurë mos me përmend. Secila këngë që thotë unë jam high, unë jam kokaina me ua ndal”, ka deklaruar ai gjatë mbledhjes.
“Si ta lëshojë televizorin ka me pa këngë marihuana, kokaina, kolumbiana ajo s’di kush është ajo Tayna, krejt janë këngë me promovim të drogës”, ka deklaruar Avdyli./Insajderi.com/ KultPlus.com
KultPlus ka vazhduar me ciklin KultWoman me…” për të sjellë këtë herë para publikut rrëfimin e pianistes Lejla Pula. Rrugëtimi i saj është i ndarë pothuajse njëlloj si historia e Kosovës, mirëpo ajo që e ka shoqëruar këtë pianiste gjatë gjithë kohës është dashuria e madhe për pianon.
Në kohën kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë, Lejla Pula së
bashku me pianistë e instrumentistë të tjerë merrte pjesë nëpër gara të
ndryshme që zhvilloheshin edhe jashtë vendi. Lejla Pula në këto gara, rrëmben
edhe çmimet e para, shpeshherë duke u përballur me problemin e nacionalizmit. Mirëpo
ajo që e ka ndihmuar pianisten sipas saj është fakti se muzika është gjuhë
universale dhe një urë e cila i lidh njerëzit.
Disa vite më vonë në Kosovë tensionohen raportet me Serbinë dhe në vitet 1991-1999 në Prishtinë ndalohen aktivitetet kulturore, duke filluar një jeta kulturore nëpër vende të improvizuar. Dashuria e madhe sjellë një luftë të re, një rezistencë artistike njëlloj sikur rezistenca në arsim dhe mësimi që bëhej nëpër shkolla. Vendosur në shoqatën e kompozitorëve, Lejla Pula vazhdon punën me nxënësit të cilët ajo i kujton edhe sot. Suksesin nxënësit e saj e dëshmonin në gara të ndryshme duke përfshirë këtu edhe një në Paris. Një dalje dhe një përfaqësim i suksesshëm në një kohë kur punonin ilegalisht. Përderisa kolegët e pianistes me të cilët ajo kishte përfunduar studimet kishin klasat e tyre në teatrot e Operave dhe Baletit në vende të zhvilluara evropiane, Lejla Pula përballej me ushtrinë serbe e cila shpesh herë kontrollonte këtë shoqatë.
Në një vend te tillë evropian, në Austri, Lejla Pula zhvendoset gjatë luftës në Kosovë, si një refugjate e cila tashmë fokusin e saj e vë tek hulumtimet dhe studimet pedagogjike duke mos harruar as vendlindjen. Nga larg ajo organizon edhe koncert bamirës për të ndihmuar refugjatët kosovarë. Një koncert për të cilin ishte përgatitur në një dyqan ku shisnin piano.
“Në Austri jam njoftuar me një mënyrë tjetër te të menduarit
dhe një mënyrë tjetër të muzikimit pasi që populli gjerman e veçanërisht
austriakët kanë një karakteristikë të veten. Një botë për të cilën bërë
hulumtime së bashku me dy universitet e që më mundësoi të njihem me shkencat muzikore
të cilat tek ne nuk ekzistonin. Një e veçantë tjetër gjatë kësaj kohë ishte mundësia
që të ndjek koncerte si dhe të koncertojë e të takojë shumë miq e kolegë”,
thekson ajo.
Pas disa viteve Lejla Pula mbetet duke udhëtuar shpeshherë nga Austria për në Prishtinë ku pas luftës fillojnë festivalet e para dhe hapja e institucioneve të kulturës përsëri. Pikërisht në këtë kohë Lejla Pula së bashku me miqtë e saj si Sihana Badivuku, Rafet Rudi apo Besa Luzha arrijnë deri të iniciativa e formimit të Asociacionit Kosovar “Chopin” dhe festivalit “Chopin Piano Fest Prishtina”- një festival i cili ka sjellë emra të njohur të koncertimit pianistik në Prishtinë.
Pianistja Lejla Pula e cila mësimet i mori nga shumë
profesor rus të cilët në kohën e studimeve të saj ligjëronin në Prishtinë tashmë
ka 37 vite si një ligjëruese pranë Fakultetit të Arteve. Gjatë studimeve ajo shpeshherë
është ndeshur edhe me sugjerimet e njerëzve që duhet që të regjistrojë shkencat
natyrore pasi që si pianiste nuk do të arrijë shumë.
“Shkencat natyrore ishin shumë ‘in’ atëherë ndërsa shkencat shoqërore jo. Mendonin se ato ishin shumë të lehta. Shpeshherë me kanë thënë çfarë sheh ti tek pianoja. Ajo ishte një situatë kur ty nuk të është dashur vetëm që të punosh mirëpo edhe që ti bindesh njerëzit që kjo është diçka fisnike dhe shumë e vështirë. Nuk është njëlloj sikur të dëgjosh muzikë dhe sikur të interpretosh pasi që pikërisht tek kjo e dyta fillojnë sfidat e këtij profesioni”, thekson ajo.
Duke kujtuar këtë fillim të saj, Pula potencon se është shumë
e rëndësishme që të vërehet që në fillim, në fëmijëri, aftësitë që ka një njeri
në mënyrë që aty të fokusohet e gjithë energjia. Sipas saj nëse njerëzit nuk
janë të lumtur për një zgjedhje të tyre atëherë asnjëherë nuk është vonë për të
ndërruar drejtimin, mirëpo çdo herë duke nderuar zgjedhjet e tjetrit.
“Kur mbërrin dikush diçka tek ne këtu në Kosovë nuk duhet nënçmuar. Shpeshherë hasim në momente kur dikush nga ne duhet që të bëjë karrierë jashtë vendit pasi që vetëm atëherë ne e njohim, ndërsa sa ishte këtu tek ne, ne nuk e vlerësonim. Jam e vetëdijshme për këtë mangësi dhe mundohem me mish e me shpirt me e dallua potencialin tek interpretuesit e ri. Ajo çka me pengon është se ata nuk e shohin perspektivën në Kosovë dhe kjo ka marrë përmasa të mëdha në Kosovës”, u shpreh ajo.
Lejla Pula duke diskutuar për rëndësinë e pedagogjisë dhe mësimdhënies
thekson se është e rëndësishme që përveç pedagogjisë të ketë edhe koncertim
pasi që ato janë plotësuese.
“Muzika është sikur një valë që të merr, një fuqi shumë e madhe e cila nuk të lëshon më. Dashuria e madhe për pianon është për mua si një flakë e ndritshme e cila asnjëherë nuk fiket”, theksoi ajo.
Në anën tjetër duke falënderuar për këtë organizimi, KultPlus-in, Pula u shpreh se fatkeqësisht disa nga titujt e lajmeve akoma mbesin të njëjta edhe pas shumë viteve. Ajo këtu aludoi në titullin ‘Prishtinës i duhet një piano dhe një sallë koncertale’ të “Zërit të Rinisë”. Duke vënë me këtë në pah një plagë të vjetër të komunitetit artistik.
“Më ka ardhur keq për mendimet e disa kolegëve që i njoh
moti, kohëve të fundit kur ishte debati për sallën koncertale. Ne duhet që të
jemi më të gjerë shpirtërisht dhe të njohim kualitetin e njëri-tjetrit. Këtu më
shumë jemi të prirë për të kritikuar në vend që të njohim një rezultat të cilin
duhet vlerësuar. Fakti që dikush bëhet i shkëlqyeshmen nuk nënkupton që ju nuk
jeni, thjeshtë nënkupton që njerëzit duhet përkrahur njëri-tjetrin”, potencoi
ajo.
‘KultWoman me…’ është projekt i implementuar nga KultPlus, financuar nga ‘Culture for Change’ – program i Bashkimit Evropian në Kosovë./ KultPlus.com
“Mary Poppins Returns”, film i nominuar në katër kategori të Academy Awards, nesër do të vijë si premierë në ekranet e kinemasë ABC.
Në këtë film të zhanrit fantazi, në rolet kryesore janë aktorët Emily Blunt, Lin-Manuel Miranda, Colin Firth dhe Meryl Streep.
Organizatorët e kino ABC kanë njoftuar që filmi do të jetë premierë më 24 janar në ora 19:00, dhe do të shfaqet çdo ditë në të njëjtën orë.
Gjatë datës 24 janar në kino ABC do të shfaqen edhe filmat “Ralph breaks the internet”, dhe “Juliete, naked” të zhanreve komedi/familjar, si dhe filmi “Glass” i zhanrit fantashkencë.
Shfaqja e filmave do të fillojë në ora 15:00 me filmin e animuar “Ralph breaks the internet” dhe do të përmbyllet në ora 21:30 me shfaqjen e filmit “Glass”./ KultPlus.com
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në muajin dhjetor 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, rezulton me rritje 12,3 %.
Instituti i Statistikave ka bërë të ditur këtë të mërkurë se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin dhjetor 2018, janë 833.200.
Paralelisht, INSTAT thotë se në dhjetor 2018, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 280.699 krahasuar me dhjetorin e 2017-ës, ky numër është rritur me 9,0 %.
Instituti i Statistikave raportoi se hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë në vitin 2018, janë 5.926.803 duke u rritur me 15,8 %, në krahasim me vitin 2017./ ata
Henry Charles Bukowski ishte një shkrimtar dhe poet amerikan i lindur në Gjermani.
Bukovski publikoi historinë e tij të parë kur ishte 24 vjeç dhe filloi të
shkruante poezi në moshën 35-vjeçare. Shkrimet e tij u ndikuan shumë nga vendi
i lindjes Los Anxhelos, shpesh duke shfaqur imazhe seksuale e dhunë në shumë
nga veprat e tij.
Në qoftë se në Europë romanet i sollën famën, në Amerikë librat e tij me
tregime dhe poezi i dhuruan suksesin, si dhe famën e “shkrimtarit të mallkuar”.
“Është e vërtetë që unë nuk kam
shumë ambicie, por duhet të ekzistojë një vend për njerëzit pa ambicie…
Si dreqin mundet dikush të pëlqejë zgjimin në 6.30 të mëngjesit nga alarmi i
orës, të hidhet jashtë shtratit, të ushqehet shpejt, t’i lajë flokët dhe
dhëmbët, të luftojë me trafikun për të shkuar në një vend pune ku në thelb bën
shumë para për dikë tjetër dhe të kërkohet të jesh edhe mirënjohës për këtë
mundësi?”./ KultPlus.com
Yjet e kinemasë, janë shpesh të gatshëm të bëhen pjesë e politikës. Në SHBA, ata kanë pasur sukses të madh: Arnold Shvarceneger kaloi nga filmi “Terminatori” tek posti i guvernatorit, Klint Istud ndërroi “Dirty Harry” me postin e kryebashkiakut të Karmelit.
Ndërsa Duejn Xhonson e ka përjashtuar veten nga gara presidenciale e vitit 2020, vetëm pse është i zënë. Të tjerët nuk shkojnë aq larg, por u pëlqejnë të mbështesin publikisht politikanët, ose i orientojnë fansat mbi bindjet e tyre politike. Ja disa nga shembujt më të spikatur:
Çak Noris
Ylli amerikan i filmave si “Way of the dragon” dhe “Walker, Ranger Texas” është bërë mik me kryeministrin hungarez Viktor Orban, yllin e “Asnjë i huaj në vend” dhe “Mbyllni shpejt kufirin!”. Dy miqtë u takuan në Budapest muajin e kaluar, gjatë të cilit Orban e përshkroi veten si “një luftëtar të rrugës, nuk jam nga elita”.
Orban i tha gjithashtu amerikanëve, se “90 përqind e komenteve të tyre janë negative… liberalët më urrejnë”. “Ju jeni si Trump”- i tha Noris. Orbani u përgjigj me një gëzim të dukshëm. Të dy burrat, pastaj shkuan të shohin stërvistjen e njësisë hungareze anti-terrorizëm, teksa në fund Noris tha:”Kam parë trajnime në të gjithë botën, dhe kjo është më e mira”.
Stiven Sigëll
Ylli i filmave aksion – si “Mbi ligjin”, “Një njeri i rrezikshëm” dhe “Jashtë mundësive” – punon për mikun e tij të mirë Vladimir Putin, ylli i të njëjtave “filma” që realizon në Rusi. Pas një rënie në karrierën e tij, Sigëll nisi të merrej me muzikën bluz, pa ndonjë sukses. Ndërkohë në gusht të këtij viti, aktorit iu dha një rol të ri, si “përfaqësuesi i posaçëm” i Moskës mbi lidhjet humanitare SHBA-Rusi.
Ministria e Jashtme ruse, tha se misioni i Sigëll do të përfshijë nxitjen e “marrëdhënieve midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën humanitare, duke përfshirë bashkëpunimin në kulturë, art, shkëmbime publike dhe rinore”, çka tingëllon tamam si ajo që po bën aktualisht Donald Trumpi. Aktori, gjyshja e të cilit ka lindur në Vladivostok, u bë shtetas rus në nëntorin e vitit 2016.
Zhan Klod Van Dam
Heroi i filmave aksion, dhe i atyre me arte marciale, që ka luajtur në filmin “Në ferr”, është një mbështetës i hapur i Donald Trumpit. “Tani për tani, ne kemi nevojë për Donald Trumpin”- u shpreh muskulozi nga Brukseli, para zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Ndjenja është e ndërsjellë. Trump tha në një inervistë për gazetën “The New Yorker” se filmi “Bloodsport” i Van Damit, është një nga të preferuarit e tij.
Pamela Anderson
Anderson nuk ishte i njohur për bindjet e saj politike, kur luante në serialin e famshëm “Bayëatch”, ndërsa po e bën këtë tani. Ajo është shprehur kritike mbi Brexit, duke thënë:”Jam e sigurt se mund të kisha negociuar kushte më të mira, se sa kjo marrëveshje mjerane. Unë kam negociuar me Hollivudin për dekada, dhe unë mund të bisedoj me kryenegociatorin e BE-së zotin Mishel Barnier dhe politikën franceze. Zoti Melenshon për president“- shkroi Anderson në faqen e saj të internetit përpara zgjedhjeve presidenciale franceze, duke ofruar mbështetjen e saj për ekstremistin e majtë Zhan Lyk Melenshon.
Ajo mbështeti gjithashtu lëvizjen katalonjase për pavarësi në Spanjë, duke shkruar në një blog që “ata nuk po kërkojnë shumë, apo gjëra të tepruara”, dhe duke e përshkruar qeverinë spanjolle si ”krejtësisht idioteske”. Dhe e gjithë Evropa, duhet të shqetësohet nga “rrëshqitja drejt një forme të re fashizmi në Itali”- paralajmëroi ajo.
Ajo ka sulmuar edhe Tereza Mej, si ”kyeministrja më e keqe në histori”. “Tereza Mej përfaqëson një lloj fitoreje si ajo e Pirros. Ajo nuk kujdeset për njerëzit e varfër. Ajo nuk kujdeset për drejtësinë apo paqen”- shkroi Anderson, si pjesë e një lutjeje të apasionuar për të liruar themeluesin e ËikiLeaks, Xhulian Asanzh, nga kërcënimi i ndjekjes penale, dhe më të cilin ka një lidhje romantike.
Shon Koneri
Xhejms Bondi i dytë më i mirë i serialit të famshëm, është prej kohës një nacionalist skocez. Por nuk doli në skenë, deri para referendumit të 2014 mbi pavarësinë. Ka pasur spekulime se aktori, do të fluturonte nga Bahamasi drejt Skocisë për të bërë një ndërhyrje morale për rritjen e kampit pro pavarësisë. Por vëllai i tij Neil tha:”Shon mund të jetë në vend për arsye tatimore, kështu që unë e di se ai ka ndërmend t’i përdorë me mençuri ato ditë”.
Majkëll Kein
Jo thjesht një yll i filmit aksion, por edhe një fitues i dy çmimeve Oskar, Kein – i cili ka luajtur në filma si “Get Carter”, “Zulu” dhe “Italian Job” – është një mbështetës i fortë i Brexit, ndoshta i pavetëdijshëm, që pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga unioni, nuk do të ketë më mundësi të nisë me guxim një dërgesë prej ari nga Torino pa dokumente zyrtare . Ai i tha BBC në tetor:”Njerëzit më thonë do të jesh i varfër. Unë them se më mirë të isha një artizan i varfër i fatit tim, sesa të kisha dikë që nuk e di nëse më bën të pasur, duke e mbështetur atë”.
Brizhit Bardo
Ylli i kinemasë franceze, është një mbështetëse e Jelekëve të Verdhë, të cilat kanë shkaktuar një përçarje të madhe në mbarë Francën, dhe e detyruan Emanuel Makron të pranonte me një përulje publike të turpshme, kërkesën e protestuesve për anulimin e një takse të re mbi karburantin. Bardo nuk është e panjohur për aktivizmin publik dhe polemikat.
Në kundërshtim me atë që ajo e sheh si mizori të mënyrës së vrasjes së kafshëve, ajo ka bërë komente të shumta anti-myslimane, për të cilat është dënuar nga gjykatat me gjoba të majme. Midis viteve 1997-2008, ajo është përballur 5 hetë me gjyqtarët francezë, për “nxitje për urrejtjes racore”. Ajo i bëri gjithashtu thirrje njerëzve, që të votonin për Marin Le Penin, dhe kundër Makronin “sy-akullt”, në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.
Me 17 janar të vitit 1918, regjimi i ri sovjetik e gjykoi Zotin. Ose kësisoj mendoi.
Një numër i të shtënave shkuan drejt qiellit për të përmbushur
dënimin që Zoti e morri prej tribunalit revolucionar, i cili e shpalli vdekjen
e Qenies Supreme.
Burri që e nisi dhe e organizoi këtë gjykim ishte Anatoli Lunacharski, që në atë kohë ishte komisar dhe bashkëpunëtor i Leninit. Ai e nisi një proces që zgjati pesë orë dhe që e dënoi Zotin “për krime kundër njerëzimit”.
Zoti kishte faj, për shumë njerëz që u paraqitën në gjykim. Zoti nuk kishte reaguar kur duhej, i kishte ikur përgjegjësive të tij. Procesin e përkahu edhe Lenini, Trotski, Zinovievi dhe Kamenevi, shkruan KultPlus.
Lunacharski kishte një miqësi të rëndësishme me gruan e
Leninit, prandaj edhe e morri këtë hap absurd historik. Zoti u dënua, pa të
drejtën e ankimit, dhe pas pesë orëvve në qiell u gjuajtën armët në drejtim të
Zotit. Kjo edhe njihet në histori si dita kur Bashkimi Sovjetik e dënoi Zotin
lart, për ‘gjenocid’.
Lunacharski ka lindur në Ukrainë ndërsa që i vogël kishte proklamuar kulturën marksiste. Ai vdiq në moshën 58 vjeçare, në vitin 1933. / KultPlus.com
Në faqen n°200 të poemës me titull “Le Dauphin” të shkrimtarit francez Jacques de La Fons, botuar në Paris në vitin 1609, gjejmë disa vargje dedikuar heroit tonë kombëtar, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :
“Thuhet se Skënderbeu (ndërsa shteti i tij
lëkundej i shqetësuar nga tërbimet e Muratit)
Bënte gjatë netëve kapjet më të mira të tij
Dhe gjatë netëve më të gjata flinte vetëm dy orë,
Vrojtimet dhe gjaku janë lavdi të frytshme,
Dhe netët më të shkurtra bëjnë ditët më të gjata
Nëse unë do t’i pikturoja lavdinë, do të kisha dashur një
figurë (portret) me
Një sy gjithnjë të çelur, fare pa qepallë.” /KultPlus.com
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Ministri i deleguar i Europës dhe Punëve të Jashtme, Gent Cakaj, gjatë fjalës së tij pas marrjes së detyrës nga kryeministri Edi Rama, ka sjellë një shprehje të poetit shqiptar Ali Podrimja. Cakaj tha se koha do të jetë dëshmitar në punën e tij në drejtimin e MPEJ.
“Koha thotë Podrimja shpesh herë ecen mbi shpinën e Breshkës, ndërkohë këto ditë koha ka ecur ngadalë. Unë kam kohën dëshmitare për punën time dhe do të qëndroj me dinjitet para ccdo njeriu që i ka dhënë votën kësaj shumice. “-tha Cakaj.