Filmi i cili këtë javë e hap programin e premierave në “Doku-Kino” sjell një nga episodet më të errëta të luftës në ish-Jugosllavi. “THE LOAD” (Teret) sjell tregimin e Vllados, të cilit i është dhënë detyra ta transportoj një kamion nga Kosova në Beograd.
Filmi në regji të Ognjen Glavonić, një regjisor i ri dhe i talentuar nga Serbia, hap një nga episodet më të errëta të luftës në ish-Jugosllavi. Në vitin 1999, gjatë bombardimeve të NATO-s, regjimi i Millosheviqit fillon kampanjën e fshehjes së gjurmëve të krimeve të kryera në Kosovë nga forcat policore dhe ushtarake. Për këtë arsye, u ekzekutu projekti i bartjes së kufomave të viktimave të vrara në Kosovë në drejtim të Serbisë përmes kamionëve dhe që kryesisht janë varrosur në varreza masive brenda kazermës speciale të policisë në Batajnicë.
Vetë regjisori Glavonić tregon se përmes filmit ai ka dëshiruar të tregoj se si është dukur shteti i tij në atë kohë. Pa dhënë shumë kontekst ose duke mos shtyrë shumë për dramatizim apo dhënie të informatave të tepërta. “Dëshiroja të tregoja udhëtimin e brendshëm metafizik të personazhit tim, por edhe gjendjen e një shoqërie në një moment më të ultë të historisë së vetë”.
Filmi, i cili e ka pasur premierën në festivalin e Kanës është cilësuar si njëri ndër filmat më të guximshëm të prodhuar në territorin e ish-Jugosllavisë, e që e trajton një aspekt të luftërave që çuan përfundimisht në shkatërrimin e Jugosllavisë.
Ndërsa temën e këtij filmi regjisori Glavonić fillimisht e tregoi përmes dokumentarit të tij ‘Depth Two’, i cili u shfaq në vitin 2016 në DokuFest, ku u vlerësua nga juria me cmimin e dokumentarit më të mirë nga Ballkani.
Repertoari i shfaqjeve fillon të Enjtën me 24 janar në ora 19:30, përderisa rezervimi i biletave mund të bëhet në 045 630 610 ose përmes faqes së DokuKino në Facebook. / KultPlus.com
Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë për publikun
në Prishtinë do t sjell dokumentarin “Koha e pelikules”, të regjisorit
shqiptar, Mevlan Shanaj, dedikuar artistes Xhanfise Keko.
Aktiviteti do të mbahet ditën e enjte më 24 janar 2019, ora 11:00, në Kino ABC. Hyrja do të je0074ë e lirë./ KultPlus.com
Njerëzit që nuk dëgjojnë në Republikën e Shqipërisë nuk janë të privuar vetëm nga dëgjimi, por edhe nga e drejta për të vazhduar shkollën e mesme.
Elona, një 15-vjeçare nga Durrësi, ka talent të spikatur për rrobaqepësi, por fatkeqësisht për Elonën dhe shokët e shoqet e saj, arsimimi ndërpritet me mbarimin e shkollës 9-vjeçare.
“Nuk kam mundësi të vazhdoj shkollën e mesme profesionale, pasi nuk ka për nxënës që nuk dëgjojnë. Ndërsa në shkollat publike mungon interpreti”, shprehet Elona.
Floriani është nga Berati. Ai është një nga 16 nxënësit që mbarojnë shkollën 9-vjeçare këtë vit.
Në Institutin Kombëtar te Nxënësve që nuk Dëgjojnë mësojnë gjithsej 85 persona, nga 6 deri në 19 vjeç, nga gjithë vendi. Drejtoresha e këtij instituti ka një thirrje: “Kërkojmë ngritjen e shkollës së mesme profesionale në këtë institut për të nxjerrë njerëz me një profesion të certifikuar. Këta fëmijë kanë të privuar dëgjimin, por jo talentin”.
Sipas Instat-it, në të gjithë Shqipërinë janë 39 000 persona që nuk dëgjojnë.
Disa nga ju të rinjtë po më pyesni “Hej Babush, çfarë mendon kur thua ‘Ç’botë e mrekullueshme’?”
Ç’thua për gjithë këto luftëra gjithandej? I quan të mrekullueshme?
Çfarë thua për urinë dhe ndotjen? As ato nuk janë të mrekullueshme!
A s’e dëgjoni Babushin plak për një çast. Mua më duket se bota nuk është fort e keqe, e keqja është çfarë i bëjmë asaj.
Krejt çfarë po them është, shihni, çfarë bote e mrekullueshme do të ishte po t’i jepnim një shansë. Dashuri zemër, dashuri. Kjo është fshehtësia, po. Nëse duam më shumë njëri-tjetrin, do të zgjidhnim shumë më shumë probleme. Atëherë kjo botë do të ishte mbresëlënëse.
Këtë e thotë vazhdimisht Babushi plak.
I shoh drunjtë e blertë, trëndafilat e kuq gjithashtu I shoh si çelin për ty e mu’ Dhe mendoj vetmevete Ç’botë e mrekullueshme
I shoh qiejt e kaltër, dhe retë e bardha Të bekuarën ditë rrezeplotë, të shenjtën natë të errët Dhe mendoj vetmevete Ç’botë e mrekullueshme
Ngjyrat e ylberit sa të bukura në qiellin e paanë Janë dhe në fytyrat e njerëzve që më kalojnë pranë I shoh miqtë si përshëndeten, thonë “Si jeni ju?” Në të vërtetë thonë: “Unë ty të du’”
I dëgjoj foshnjat kur qajnë, i shoh si rriten Do të mësojnë shumë më shumë se që di unë Dhe mendoj vetmevete Ç’botë e mrekullueshme
Po, mendoj vetmevete Ç’botë e mrekullueshme Po, pra!
“Pasta Fasta” është një nga lokalet më të veçanta në kryeqytet që shquhet për veçantinë e gatimit dhe shërbimit. Aty pastat e ndryshme mbështillen me llojet e ndryshme të salcave duke i dhënë klientëve shije nga më të ndryshmet. Që nga fillimi ky lokal veçse ka pasuruar servimin e salcave, duke ju përshtatur shijes së klientëve, po në të njëjtën kohë edhe duke e krijuar shijen e tyre duke ju ofruar pasta me shije të ndryshme të salcave. Ajo që i bën ato më të veçanta është freskia e produkteve me të cilën përgatiten. “Pasta Fasta” karakterizohet me një vend ku pastat shërbehen shpejtë por përgatiten ngadalë e me shumë kujdes, duke u vendosur produkte sa më të shëndetshme.
Gjatë ditës, të shumtë janë ata që hyjnë e dalin në këtë lokal, e të tjerët produktet e tyre i shijojnë nga ambiente më të largëta, pasi që “Pasta Fasta” ka zgjeruar rrethin ku transporton ato. Njerëz të moshave e profileve të ndryshme ndajnë të njëjtën hapësirë në “Pasta Fasta”, një ambient jo dhe shumë i gjerë por me mjaft rehati e ngrohtësi. “Pasta Fasta” gjendet në qendër të kryeqytetit, në Sheshin Nënë Tereza, rruga Hajdar Dushi, nr 12.
Oresa
Rafuna sot ka ardhur për herë të parë në “Pasta Fasta”, por thotë që nga tani
ardhjet e saj do të jenë edhe më të shpeshta.
“Këtu
kam shijuar pasta që e kanë një shije shumë të mirë. Edhe pse sot është hera e
parë, jam e sigurte që do të vazhdoj të vijë sa më shpesh këtu, sepse jam ndarë shumë e kënaqur”, tregon Oresa Rafuna për
KultPlus.
Oresa
Rafuna po i shtohet listës së shumë klientëve të rregullt të këtij lokali.
Arrita Plakolli- Haxhimehmeti, drejtuese e “Pasta Fasta” tregon se ndihet e gëzuar
kur në lokal shohin fytyrat e njëjta. “Pasta-Fasta” e cila ka hapur dyert në
maj të vitit të kaluar, ka lindur si koncept nga vizita e Arrita
Plakolli-Haxhimehmetit në Francë. Arrita tregon se hapjes së lokalit i ka paraprirë
një vit përgatitje sa i përket ambientit dhe organizimit të kuzhinës, si dhe
konsultimit me punën e kuzhinierëve nga jashtë.
“Para shtatë vitesh kemi qenë në Francë dhe e kemi parë një koncept të ngjashëm siç është “Pasta Fasta”, por nga atëherë ka kaluar goxha kohë derisa e kemi marrë guximin që ta hapim, dhe e dinim që Prishtina ka nevojë për diçka të ngjashme”, tregon Arrita Plakolli-Haxhimehmeti, e cila pas tri viteve që kur kishte menduar për konceptin, ishte kthyer përsëri në Francë, ku për një sezonë kishte mbajtur një trajnim atje për organizmin e një lokali të tillë.
Arrita
Plakolli-Haxhimehmeti e drejton këtë lokal së bashku me Talat Kelmendin, ndërsa
së shpejti po përgatiten edhe për një “Pasta Fasta” më të gjerë sa i përket
lokacionit, e cila do të hapet në rrugën B në Prishtinë. Arrita
Plakolli-Haxhimehmeti tregon për parashikimet e saj të para për lokalin.
“Unë fillimisht e kam pasur frikën që ka me ec aq shumë sa nuk do të kemi kapacitet që t’i përmbushim kërkesat e konsumatorëve, se sa e kundërta. Fillimisht nuk kemi shkuar në marketing të tepërt dhe e kemi lënë që vet si lokal të masë kërkesat, por edhe lokacioni ka qenë i mirë dhe u përhapë shumë mirë”, shpjegon ajo.
“Pasta Fasta” ofron 18 lloje të salcave, 12 të nxehta dhe 6 të ftohta kurse janë 18 lloje të pastave që shërbehen vazhdimisht, por që “Pasta Fasta” ofron edhe mundësi të tjera jashtë këtyre, varësisht nga kërkesat e klientëve.
Në
lokalin që pritet të hapet së shpejti në rrugën B, “Pasta Fasta” do të
përfshijë edhe shumë risi që lidhen me fjalën “pasta”.
“Atje
do të ketë edhe pasta homemade me ngjyra të cilat përfitohen nga perimet e
freskëta, ëmbëlsira me pasta, pra të ketë risi pasi që nuk kam dëgjuar më parë
që ka pasur ëmbëlsirë me pasta në tregun tonë. Tani jemi në bashkëpunim me një
kuzhinier me renome që i ka të përfshira kuzhinën italiane, franceze , kusht që
ëmbëlsira, sandwichat do të jenë diçka që tek ne nuk janë parë, kurse në Itali
janë më të njohura”, tregon Arrita Plakolli Haxhimehmeti për KultPlus.
Arrita
e cila gjithnjë ka qenë e pasionuar pas kuzhinës, thotë se në “Pasta Fasta”,
artin mundohen ta japin përmes shijes dhe topera. Ajo thotë se i kushtojnë shumë
kujdes që perimet dhe produktet që përdoren të jenë sa më të freskëta që
klientit të mos ndahen të zhgënjyer.
“Që prej momentit kur e kemi hapur po mundohemi ta mbajmë të njëjtën shije dhe të njëjtin kualitet. Pastat nuk i ngrohim me mikrovalë por me ujë të nxehtë”, shprehet tutje Arrita, ndërsa tregon që çdo dy muaj kanë futur salca të reja, të cilat thotë se janë mirëpritur nga klientët sa që sot asnjë prej tyre s’mund ta heqin dhe as s’mund të përcaktohen se cila prej tyre është më e kërkuara.
“Për
çdo dy muaj ose një muaj i kemi fut dy salca të reja pasi që s’kemi dashur as
ne e as klienti të ngarkohet dhe që ta shohim se ku po shkojnë shijet. Por deri
tani asnjë nga ato s’është që kemi mundur ta heqim, për shkak se vjen dikush
dhe thotë se cilën ma preferon, nga ana e shitjes nuk mund të them se kjo apo
kjo shkon më shumë ose kjo më pak”, shprehet ajo për KultPlus.
“Pasta Fasta”, çdo ditë pret klientë të rinj dhe është gjithnjë e gatshme të sjell produkte të reja, për të dhënë një përjetim ndryshe të paste-s./ KultPlus.com
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me sekretarin, Arben Çitaku dhe këshilltarët politik janë takuar me sekretaren e parë të Ambasadës Gjermane në Kosovë, Anja Becky, udhëheqësen e projektit, Alexandra Linden dhe përfaqësues të tjerë të GIZ-it Gjerman.
Gjatë këtij takimi është prezantuar projekti i krijimit të sistemit të kthimit të depozitave, projekt ky i cili do realizohet nga MMPH, me përkrahjen GIZ-it Gjerman.
Me këtë rast, ministri Matoshi ka ofruar mbështetjen për realizimin e këtij projekti i cili do të ndikojë në krijimin e një mjedisi të pastër.
“Projekti i krijimit të sistemit të kthimit të depozitave do ta fillojmë këtë vit, me përkrahjen e GIZ-it dhe po kështu kërkojmë përkrahjen e të gjithëve, në mënyrë që ta bëjmë Kosovën të pastër dhe të dëshmojmë që ne e duam shtetin tonë të ndërtuar me shumë sakrifica”, deklaroi ministri Matoshi.
I pari i MMPH-së, Matoshi, tha se në këtë projekt do të përfshihet, kthimi i shisheve të plastikës, qelqit dhe kënaçet.
“Shishet e plastikes, qelqit dhe kënaçet së shpejti do të përfshihen në një sistem të kthimit të tyre, në mënyrë që të mbrohet mjedisi dhe të kemi riciklim të mbeturinave në vend”, deklaroi Matoshi.
Matoshi tha se ndotja e mjedisit nga plastikat është një nder problemet që ka Kosova në fushën e mjedisit.
Ministri Matoshi falënderoi Qeverinë Gjermane dhe GIZ-in për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mjedisit.
Ndërsa përfaqësuesit e ambasadës gjermane dhe GIZ-it kanë ofruar mbështetje për MMPH-në në realizimin e projekteve që janë parapara për mjedisin.
Në realizimin e këtij sistemi Kosova do të marrë model shtetin e Estonisë dhe Lituanisë si vende që kanë këtë sistem të avancuar të depozitave dhe njihen si shtete ekologjike.
Sapo janë publikuar të gjitha nominimet e ceremonisë së 91-të të Academy Awards, që do të mbahet më 24 janar në teatrin Dolby, në Hollywood, shkruan KultPlus.
“Roma” dhe “The Favorite” prijnë në garë me gjithsej 10 nominime secila.
KultPlus më poshtë ju sjellë listën e plotë të nominimeve.
Alfonso Cuarón (Roma) Adam McKay (Vice) Yorgos Lanthimos (The Favourite) Spike Lee (BlacKkKlansman) Pawel Pawlikowski (Cold War)
Best actor
Rami Malek (Bohemian Rhapsody) Christian Bale (Vice) Viggo Mortensen (Green Book) Bradley Cooper (A Star Is Born) Willem Dafoe (At Eternity’s Gate)Quick guide
Oscars 2019
Show
Best actress
Glenn Close (The Wife) Lady Gaga (A Star Is Born) Olivia Colman (The Favourite) Melissa McCarthy (Can You Ever Forgive Me?) Yalitza Aparicio (Roma)
Best supporting actor
Mahershala Ali (Green Book) Richard E Grant (Can You Ever Forgive Me?) Sam Elliott (A Star Is Born) Adam Driver (BlacKkKlansman) Sam Rockwell (Vice)
Best supporting actress
Advertisement
Emma Stone (The Favourite) Rachel Weisz (The Favourite) Amy Adams (Vice) Regina King (If Beale Street Could Talk) Marina De Tavira (Roma)
Best adapted screenplay
If Beale Street Could Talk (Barry Jenkins) A Star Is Born (Bradley Cooper, Will Fetters and Eric Roth) Can You Ever Forgive Me? (Nicole Holofcener and Jeff Whitty) BlacKkKlansman (Spike Lee, David Rabinowitz, Charlie Wachtel and Kevin Willmott) The Ballad of Buster Scruggs (Joel Coen and Ethan Coen)
Best original screenplay
Green Book (Brian Hayes Currie, Peter Farrelly and Nick Vallelonga) The Favourite (Deborah Davis and Tony McNamara) Roma (Alfonso Cuarón) Vice (Adam McKay) First Reformed (Paul Schrader)
Roma (Mexico) Cold War (Poland) Shoplifters (Japan) Capernaum (Lebanon) Never Look Away (Germany)
Best cinematography
Roma (Alfonso Cuaron) Cold War (Lukasz Zal) Never Look Away (Caleb Deschanel) The Favourite (Robbie Ryan) A Star Is Born (Matty Libatique)
Best costume design
Advertisement
Black Panther (Ruth E Carter) The Favourite (Sandy Powell) Mary Poppins Returns (Sandy Powell) Mary Queen of Scots (Alexandra Byrne) The Ballad of Buster Scruggs (Mary Zophres)
Best film editing
Bohemian Rhapsody (John Ottman) Vice (Hank Corwin) BlacKkKlansman (Barry Alexander Brown) The Favourite (Yorgos Mavropsaridis) Green Book (Patrick J Don Vito)
Best makeup and hairstyling
Border Mary Queen of Scots Vice
Best original score
If Beale Street Could Talk (Nicholas Britell) Mary Poppins Returns (Marc Shaiman) Isle of Dogs (Alexandre Desplat) BlacKkKlansman (Terence Blanchard) Black Panther (Ludwig Goransson)
Best original song
Shallow (A Star Is Born) All the Stars (Black Panther) I’ll Fight (RBG) The Place Where Lost Things Go (Mary Poppins Returns) When a Cowboy Trades his Spurs for Wings (The Ballad of Buster Scruggs)
Best production design
The Favourite (Fiona Crombie and Alice Felton) First Man (Nathan Crowley and Kathy Lucas) Roma (Eugenio Caballero and Barbara Enriquez) Mary Poppins Returns (John Myhre and Gordon Sim) Black Panther (Hannah Beachler and Jay Hart)
Best sound editing
First Man A Quiet Place Bohemian Rhapsody Black Panther Roma
Best sound mixing
Advertisement
A Star Is Born Bohemian Rhapsody First Man Roma Black Panther
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që mësimdhënësit t’i kthehen orëve të mësimit, në të kundërtën, e gjitha sezona e verës mund t’ju shkojë duke dhënë mësim për orët e humubra.
Këto deklarata i pari i ekzkeutivit i ka bërë në një konfernecë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.
“Greva është e drejtë e të gjithëve. Oferta nuk është e imja por e Kosovës. Kosova e ka respektuar mësuesit, arsimtarët dhe në tanësi. Është rritje substanciale. Kërkesa ime është si kryetar qeverie, si një prind, sepse po marrim shumë porosi që të rikthehet procesi mësimor që mos t’i hupim kohë fëmijëve. Po japin këshilla plot të tjerë. Por rritja është e konfirmume. Do të ishte mjaft racionale që nesër. Duhet me u komenzu. Nuk duhet ta hupni verën që ti kompensojnë orët”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/KultPlus.com
Kur më 1694 një djalë shëndetlig lindi në familjen e një juristi në Paris, askush nuk besonte se kishte lindur një prej gjenive që ka njohur deri më tani historia. Nga burgu, në diskutimet mes librave të vjetër deri te vezullimet perandorake. Kjo do të ishte jeta 83-vjeçare e Zhan-Mari Arue, që gjithë bota sot e njeh me emrin Volter.
Volteri është përfaqësuesi kryesor i iluminizmit, shkrimtar, historian, filozof jashtë filozofisë konvencionale, i njohur për satirën, kritikën ndaj fesë si institucion, përkrahës i tolerancës fetare dhe për ndarjen e kishës nga shteti, shkrimtar me dhunti të shumta, duke prodhuar vepra në pothuajse çdo formë letrare: dramë, poezi, roman, ese, vepra historike e shkencore. Ai shkroi më shumë se 20 mijë letra dhe mbi dy mijë libra dhe pamflete.
Volteri ishte mbrojtës i hapur i lirisë së shprehjes, përkundër pasojave nga ligjet dhe censura e rreptë e kohës. Për shkrimet e tij satirike, ai shpesh u dënua me burgim ose mërgim. Volteri ishte kritik i ashpër i traditës fetare, që pengon lirinë individuale të besimit – por ai nuk thoshte se ishte kundër idesë së një qenie supreme.
Volteri arsyeton se ekzistenca e Zotit nuk është çështje besimi, por arsyeje, dhe se të gjithë njerëzit janë vëllezër, ndërsa janë krijesa të njëjta nga i njëjti Zot.
***
I mbetur jetim nga e ëma që në moshën 7 vjeç, Zhan-Mari jetoi një adoleshencë dhe rini nën tutelën e hekurt të të atit.
Madje, për disa kohë studioi edhe jurisprudencë, porse shpejt u dallua për shkrimet e tij në shtypin e kohës dhe për debate ironike, therëse, plot kulturë e guxim në një ambient që mbizotërohej nga monarkia absolute e Luigjit XIV. Shumë shpejt ky qëndrim do t’i kushtonte në fillim burgun, internimin në kufijtë e Francës dhe më pas kalimin në Angli.
“Periudha angleze” e Volterit (1626-1628) la mbresa të thella tek enciklopedisiti i ardhshëm. Pas rikthimit në kontinentin e vjetër për disa kohë, shpirti i tij gjeti paqe në udhëtimet e shumta në Holandë apo në Prusi, por duket se ngjarja më e madhe e jetës së tij asokohe ka qenë lidhja e dashurisë me Emili dë Shatle.
Pikërisht në shtëpinë e saj, ku ndodheshin mbi 21 000 libra, ai nisi të shkruajë me një prodhimtari të paparë. Në 1746, me ndihmën e mikeshës së tij, Madamë Dë Pompadur, ai arriti një lloj paqeje me oborrin mbretëror duke u emëruar historian në Akademinë Franceze. Paqja nuk vazhdoi gjatë. Emilia e la për një tjetër dhe ai vendosi si gjysmë për hakmarrje, jo vetëm të martohej me mbesën e tij Denisë, por edhe të vendosej si çambelan në oborrin e Kaizerit Frederik I të Prusisë në Berlin. I vendosur në idetë e tij, kundër çdo kompromisi largohet edhe nga Berlini për të bërë jetë private në Zvicër.
***
Tashmë i plakur dhe i sëmurë, u kthye në Paris, i pritur me brohoritje të mëdha në 1778. Kishte jetuar plot 28 vjet në mërgim.
Vdiq pak muaj pas rikthimit të tij. Kisha nuk pranoi ta varroste në vendet e saj të shenjta, atë që e konsideronte si heretik. Në prag të vdekjes i kishte bërtitur priftit, që po i bënte shërbimet e fundit duke i përmendur Jezu Krishtin: “Për atë Zot, mos m’i përmendni tani këta emra?!” Por megjithatë në 1791, pas Revolucionit, u varros me madhështi në Panteon, atje ku prehen figurat më legjendare të Francës.
50 thënie të përzgjedhura nga “American Eye”
1- Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash.
2- Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë.
3- Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt.
4- Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete, ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi.
5- Çdo gjë shumë koti për t’u thënë këndohet.
6- Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë.
7- Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë.
8- Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe.
9- Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye.
10- Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim.
11- Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë.
12- Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi.
13- Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak.
14- Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij.
15- Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë.
16- Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bën atë që është e shkëlqyer tek të tjerët të na përkasë edhe neve.
17- Çdokush që ka fuqinë për të të bërë ty të besosh në absurditete, e ka fuqinë të të bëjë që ti të kryesh padrejtësira.
18- Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia dhënë një tjetre.
19- Unë kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: “O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë.” Dhe Zoti ma dëgjoi.
20- Është e ndaluar për të vrarë; prandaj të gjithë vrasësit ndëshkohen, përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e borive.
21- Jeta është e mbjellë dendur me gjemba, dhe unë nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar.
22- Zoti është një komedian, duke luajtur ndaj një audience që ka shumë të frikësuar për të qeshur.
23- Nga të gjitha fetë, e krishtera sigurisht duhet të frymëzojë tolerancën më të madhe, por deri tani të krishterët kanë qenë më intolerantët e të gjithë njerëzve.
24- Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë.
25- Të gjitha arsyetimet e burrave nuk janë me vlerë sa një ndjenjë e grave.
26- Çfarë është toleranca? Është pasojë e njerëzimit. Ne jemi të formuar të gjithë nga dobësia dhe gabimi; le të falim të gjithë ne reciprokisht marrëzinë e njëri-tjetrit – ky është ligji i parë i natyrës.
27- Unë i urrej femrat, sepse ato gjithmonë i dinë gjërat se ku janë.
28- Burri i cili vendos të befasojë papritur gruan e tij shumë shpesh e ka befasuar veten.
29- Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim.
30- Arti i qeverisjes është për të bërë dy të tretat e një kombi të paguajnë gjithçka që ata mund të paguajnë, për të mirën e një të tretës tjetër.
31- Nuk është e mjaftueshme të shohim dhe të njohim bukurinë e një vepre. Ne duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj.
32- Për të patur sukses në botë nuk është e mjaftueshme të jesh budalla, duhet gjithashtu të jesh i sjellshëm.
33- Është më mirë të rrezikosh shpëtimin e një njeriu fajtor sesa të dënosh një njeri të pafajshëm.
34- Tiranët gjithmonë kanë disa hije të lehtë virtyti; ata i mbështesin ligjet para se t’i shkatërrojnë ato.
35- Supersticioni është për fenë çka Astrologjia është për astronominë, vajzë e çmendur e një nëne të mençur. Këto bija shumë kohë kanë dominuar tokën.
36- Dyshimi nuk është një gjendje e këndshme, por siguria është absurde.
37- Rastësia është një fjalë e zbrazur nga kuptimi, asgjë nuk mund të ekzistojë pa një shkak.
38- Asnjëherë mos debato në tryezën e darkës, sepse ai që nuk është i uritur gjithmonë gjen argumentin më të mirë.
39- Origjinaliteti nuk është asgjë veçse imitim i mençur. Shkrimtarët më origjinalë kanë huazuar nga njëri-tjetri.
40- Për të gjallët e kemi borxh respektin, por për të vdekurit e kemi borxh vetëm të vërtetën.
41- Ne kurrë nuk jetojmë, ne jemi gjithmonë në pritje të jetesës.
42- Divorci është ndoshta i së të njëjtës datë si martesa. Unë besoj, megjithatë, se martesa është disa javë më e vjetër.
43- Është një njeri i vështirë ai që është vetëm i drejtë, dhe i trishtuar ai që është vetëm i mençur.
44- Historia është vetëm regjistri i krimeve dhe fatkeqësive.
45- Historia duhet të shkruhet si filozofi.
46- Unë di shumë libra të cilat i kanë mërzitur lexuesit e tyre, por unë nuk di asnjë libër që ka bërë vërtet ndonjë të keqe.
47- Ka të vërteta të cilat nuk janë për të gjithë njerëzit, as për të gjitha kohërat.
48- Të besosh në Zotin është e pamundur, të mos besosh në Atë është absurde.
49- Unë kam jetuar tetëdhjetë vjet të jetës dhe nuk di asgjë për këtë, veçse të dorëzohem dhe të them se fluturat kanë lindur për t’u ngrënë nga merimangat dhe njeriu për t’u gllabëruar nga trishtimi.
50- Është e rrezikshme të kesh të drejtë, atëherë kur qeveria e ka gabim. bota.al/ /KultPlus.com
Do të jetë një natë magjike për këngëtaren shqiptare, prandaj ajo dëshironte që ta kuronte veten në detaje.
Bebe Rexhën nuk e kemi parë në ndonjë situatë teksa ankohet
dhe akuzon dikë tjetër.
Këngëtarja ka reaguar publikisht në
kurriz të disa prej kreatorëve të modës, të cilët po refuzojnë t’i qepin
veshjet me rastin e “Grammy Awards”.
Biondina ka pohuar se stilistët po e refuzojnë pasi që trupi i saj është i madh dhe nuk ka përmasa të një modele.
Artistja 27-vjeçare nuk e duroi këtë gjë
dhe i ofendoi publikisht përmes një video të publikuar në llogarinë personale
në Instagram.
“Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë
këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk
mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave.
Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me
veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”.
Ndryshe, 28-vjeçarja është e nominuar në dy kategori të ndryshme të kësaj ngjarje madhore muzikore – “Best New Artist” dhe “Best Country Duo/Group Performance”. /KultPlus.com
Fatkeqësisht, disa figura lindin në popuj të gabuar.
Druaj se Ibrahim Rugova, Nënë Tereza, Adem Jashari, e disa
tjerë, s’janë për neve.
Ne e zvogëlojmë madhështinë dhe e zbehim dritën. Të parën s’e
durojmë e të dytën s’e njohim… Errësirën dhe injorancën i glorifikojmë se
brenda tyre jemi komodë, jemi n’siguri. Për të njëjtat arsye suksesi i tjetrit
s’na gëzon se na prish rehatinë e errësirës. Na obligon ta rimendojmë
mediokritetin kolektiv.
Thjesht, ne ende s’jemi gati as
për mite as për figura. Madje më duket që s’jemi gati as për madhështi.
Dy konkurset e para kishim për temë pajtimin, derisa kësaj radhe tema është zgjeruar.
Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pasojat e luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.
Ftohen autoret dhe autorët të cilët
shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe
shqip të na i dërgojnë tregimet e tyre. Thirrja u bëhet si autorëve të
afirmuar, ashtu edhe atyre që nuk kanë botuar deri më tani.
Së paku njëzet tregime të
përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe.
Konkursi mbetet i hapur deri më 10. 06. 2019.
Juria përbëhet nga Lejla Kalamujiq,
Rumena Buzharovska dhe Shkelzen Maliqi.
Juria do të përzgjedhë tri tregime të
cilat do të marrin shpërblim. Vendimi i jurisë do të bëhet publik deri në fund
të tetorit 2019.
„Me këtë konkurs dëshirojmë t’i japim
kontribut kulturës së përkthimit dhe të botimit të autoreve dhe autorëve
fqinjë, si dhe t’i mbështesim autoret dhe autorët e angazhuar që të vazhdojnë
të ndikojnë në ndryshimet shoqërore“, thuhet në njoftim.
Një monodramë e cila trajton temën e viktimizimit të romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kampin e Përqendrimit në Auschwitz, do të shfaqet premierë në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, përcjellë KultPlus.
Shfaqja e titulluar “02.08.1944” është e autorit Edis
Galushi.
Vetëm në këtë kamp thuhet se janë burgosur afër 23 mijë
romë. Nata e 2 Gushtit 1944 njihej si “zgjidhja përfundimtare” për romët në
Auschwitz. Atë natë gjithsej 2,989 romë janë shfarosur në dhomën e gazit.
Përmes rrëfimit personal të personazhit të shfaqjes tregohet trajtimi i
tmerrshëm i romëve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Hyrja është me
ftesa, andaj për rezervime ju lutem kontaktoni në numrin 049/663-375. Me
respekt, Ekipi organizativ Ky projekt kulturor është mbështetur nga programi
Kultura për ndryshim, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar
nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky projekt implementohet nga Qendra
Multimedia dhe Goethe-Institut. Qëllimi i mbështetjes është forcimi i sektorit
kulturor si një shtysë për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës përmes
përkrahjes të projekteve të qëndrueshme, dhe aktiviteteve të organizatave
kulturore që promovojnë kreativitetin, gjithë-përfshirjen sociale dhe
bashkëpunimin.
Premiera vjen ditën e diele më datë 27 janar, duke filluar nga ora 19:00. /KultPlus.com
Gjatë vizitës shtetërore në Malin e Zi, Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur dhe në muzeun etnografik shqiptar në Tuz.
Emocionet e kësaj vizite Kreu i Shtetit i ka ndarë me qytetarët, teksa shkruan në “Facebook” mbresat. Ai i shpreh mirënjohje patriotit Shtjefën Ivezaj dhe familjes së tij e bashkëpunëtorëve që kanë mbledhur dhe ruajtur këtë pasuri.
“Emocione të paharruara nga vizita në muzeun etnografik shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Mirënjohje e pakufishme për patriotin e shkëlqyer Shtjefën Ivezaj, familjen e tij dhe bashkëpunëtorët e shumtë, të cilët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të mbledhur e ruajtur këto vlera të mëdha kulturore e kombëtare që i bëjnë krenarë të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.🇦🇱”, shkruan Presidenti i Republikës.
Meta e ka nisur dje vizitën e tij zyrtare dhe është takuar me homologun malazez si dhe me krerë të tjerë të shtetit fqinj.
Gezim Gashi është
shqiptari më i njohur në Suedi sa i përket botës së artit. Emri i tij është përcjellë
gjithmonë me lajme të mëdha dhe me suksese kryesisht në botën e muzikës. Ai u
largua nga Kosova për në Suedi si fëmijë në vitin 1992, për t’u shndërruar sot
në një yll atje, shkruan KultPlus.
Por, Gashi nuk u mjaftua vetëm me suksesin e tij në Suedi, ëndrrat e tij ishin më të mëdha. Ai mori rrugën për në Los Angeles për të vazhduar rrugëtimin e nisur e për t’u futur në industrinë më të madhe të muzikës, atje ku edhe debutoi me disa këngë shumë të suksesshme.
Por tashmë ai befason me një tjetër lajm shumë të madh.
Gezim Gashi bëhet shqiptari i parë në botë që po hapë një shkollë
të artit në Amerikë.
Gashi për dy vitet e fundit ka
zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe
përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post. Gezim Gashi
po studion aktualisht Ndërmarrësin në Shkollën e Biznesit të Harvardit dhe tani
po bëhet suedezi dhe shqiptar i parë që po nis zhvillimin e një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara
të Amerikës.
Kompania e tij “By Gezim Gashi” në bashkëpunim me Oaks Christian School do të hapin Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit në Los Angeles, CA.
“By Gezim Gashi” dhe Oaks Christian
School shprehen të lumtur që po prezantojnë Institutin e ri të Arteve dhe
Inovacionit(IAI). Sipas tyre, IAI do të përgatisë studentët e artit për t’i përvetësuar programet e kolegjeve
dhe për tu bërë pjesë e tregut.
Që nga fillimi i gushtit të vitit 2019, IAI do të ofrojë fillimisht tri drejtime: Songwriting, Production Music dhe Film. Në vitet që vijnë, IAI planifikon të ofrojë drejtime shtesë që kanë të bëjnë veçanërisht me performim dhe me artet pamore. Masterklaset, ligjëratat dhe puna praktike do të shoqërohen me botën reale të ndërmarrësisë, marketingut dhe brendeve. Mentorimi etik i artistëve dhe edukimi i individualizuar, së bashku me praktikat reale të botës dhe mundësitë sipërmarrëse, do të jenë pikat kryesore të këtij Instituti të Ri të Arteve dhe Inovacionit. Një program i ri i konviktit për banim do të hapet këtë vjeshtë në Oaks Christian School, duke bërë të mundur që studentët nga SHBA-të dhe e gjithë bota të jenë pjesë në IAI.
Oaks Christian School është
renditur si një nga shkollat më të mira private në SHBA. Nxënësit e shquar
nga kjo shkollë janë: Jaden Smith, Gigi Hadid, Sofia Richie, Phil BickFord,
Colin Ford, Rachel Mattheës dhe shumë të tjerë.
Nëse ju ose dikush që njihni është i interesuar të jetë pjesë e kësaj historie emocionuese, ju tashmë mund të aplikoni për tu bërë pjesë e saj. /KultPlus.com
Aktorja Tracee Ellis Ross është zgjedhur që bashkë me Kumail Nanjiani të shpallin nominimet për Oscars 2019-të.
Nanjiani u nominua vitin e kaluar për një Oscar për skenarin më të mirë të shkruar ndërsa Ross ka organizuar ceremoninë e American Music Awards gjatë dy vjtëve të fundit, njofton Klan Kosova.
Tracee Ellis Ross është një aktore amerikane, modele, komediane. Ajo është më e njohur për rolin e saj si Joan Clayton në serialin komedi Girlfriends dhe Dr. Rainboë Johnson në serialin komedi Black-ish.
Ndërsa Kumail Nanjiani është një komedian, aktor dhe shkrimtar pakistanezo-amerikan. Si shkrimtar ai është më i njohur për të qenë një anëtar kryesor në HBO-n e Emmy Award në seritë e nomunive të Silicon Valley si dhe zërimin e Prismo në Emmy Aëard –dhënien e cmimit fitues për Adventure Time. /KultPlus.com
Qendra për Art dhe Komunitet ‘Artpolis’ organizon promovimin e artit dhe artizanatit nëpërmjet “Takim dhe njoftim” me zanatlinjtë, gra dhe burra si pjesë e projektit “Promovimi i diversitetit kulturor dhe mirëkuptimi përmes artit dhe përfshirjes së të rinjve” i themeluar nga UNDP.
Kjo thirrje u dedikohet të rinjve/rejave të moshës 16-25
vjeç nga 4 komuna (Gjakova, Mitrovica e Veriut, Prishtina dhe Gjilani) të
pasionuar për artin, zanatet dhe punimet e dorës së parë me zanatlinjtë e
këtyre komunave të lartcekura.
Në çdo qytet, gjatë ditës pjesëmarrësit/et do të vizitojnë 3-4 zanatlinjtë ,
gra dhe burra. Zanatlinjtë të cilët do te vizitohen, i përkasin zanateve të
mëposhtme si: këpucëtar, rrobaqepës, poçar, krijues të instrumenteve, xhamaprerësit,
fotografët, stoli/punëdore.
Pas mbarimit të vizitave tek këta zanatlinjë, pjesëmarrësit
do të ndajnë mendimet lidhur me vizitat dhe përvojën e tyre duke krijuar ese
mbi mendimet, eksperiencën e tyre, si dhe ndikimin që kishte aktiviteti “Takim
dhe Njoftim” në:
– Mësimin e gjërave të reja për etnitë e ndryshme;
– Njohjen dhe familjarizimin me procesin e prodhimit të veprave artizanale;
– Mësimin rreth historisë së ndonjë procesi të veçantë të punës së artizanatit;
– Ngritjen e vetëdijes mbi aktivitetet e përbashkëta që zanatlinjtë gra dhe
burra i përdorin në procesin e prodhimit duke krijuar kështu një të përbashkët
për grupe të ndryshme etnike.
Kriteret e përzgjedhjes:
– Aplikuesit/et duhet të jenë nga këto komuna (Gjakovë, Mitrovicë e Veriut,
Prishtinë, Gjilan)
– Aplikuesit/et duhet të jenë 16 – 25 vjeç
– Motivimi – Duke u bazuar në pyetjen e mëposhtme: Pse jeni të interesuar që të
jeni pjesë e këtyre aktiviteteve?
Aplikimi është i hapur deri më 31 janar, në ora 23:59. Vetëm kandidatët/et e përzgjedhur/a do të kontaktohen. /KultPlus.com
Tash të gjitha u thanë, e quajtën dhe kolosi i Letrave Shqipe. Në valën e parë të tronditjes, në afshin kur gjaku i kërcëllinte si vaj i djegur, dikush nuk ngurroi të përmendte edhe Çezarin. E Çezar jo, por padyshim që Kaligulë kurrë nuk ka qenë. Mirëpo tash, tash që vdiq, të gjitha u thanë dhe unë (Zija Çela, plotësim ynë) nuk vij ta lavdëroj Shuteriqin, por të lavdërohem prej zotërisë së tij, un grand monsieur.
Në gjithë katrahurën e mendimit të sotëm mediatik, me ndonjë përjashtim që meriton vëmendje, shkrimtarët e brezit tim (e filluam krijimtarinë aty nga vitet’70) kanë qëndruar gojëmbyllur, thua askush s’na paska pëlqyer para vitit 1990, se askënd nuk paskemi njohur, rrjedhimisht, jo që të na ketë mbajtur për dore si tutor nëpër rrugët e jetës dhe të krijimtarisë, por të na ketë ndihmuar të ecim vetë. Ndërkohë që çdo avion, dihet, me krahët e tij fluturon, por diku e ka një aerodrom prej ku është nisur. Natyrisht, historinë nuk e vulosin ata që flasin, ky është akt i historianëve, por dëshmitarët ndihmojnë për t’i dhënë objektivitet historisë dhe personazheve të saj, sidomos duke denoncuar çdo shtrembërim imazhi sa herë abuzohet me këmbimin e lenteve, domethënë, sa herë që e kaluara gjykohet spekulueshëm nga e sotmja.
Ndonëse narcizmit i kthej shpinën, me skrupujt ndër dhëmbë, po vihem gjakftohtë përballë një Pasqyre të madhe.
Nuk ishim takuar asnjëherë.
Në shkurt të vitit 1969, pasi kisha mbaruar studimet universitare dhe bëra shërbimin e shkurtuar ushtarak, u emërova në Helshan, një fshat që ndante Kukësin nga Tropoja dhe ku nuk kishte as dritë elektrike. Deri në verë, me dy kandila ndezë (kënga popullore vazhdon: të dy ishin fikë), kisha shkruar librin e parë, e kisha daktilografuar në Shkodër (dhjetë lekë faqja), e kisha çuar në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”, kisha bërë pushimet në Himarë dhe isha kthyer përsëri në Kukës. Kësaj here, nga Helshani më kishin transferuar në shkollën e mesme të Krumës, që atë vit hapej rishtas. Në Has vazhdoja të shkruaja, po mendja më rrinte te libri i parë, asnjë përgjigje. Kisha harruar që në sekretari pata lënë adresën e shtëpisë në Shkodër, rruga Reshit Rusi, nr. 40, dhe, në fakt, përgjigja pikërisht atje kishte vajtur. Duke e keqkuptuar, vëllezërit e mblodhën mendjen top, vendosën që ta fshihnin në arkën e nënës pa më dërguar lajm, në mënyrë që të mos mërzitesha, se “boll që isha larg”. Për këtë shkak, nuk ma zunë me gojë as kur erdhi vera tjetër dhe, bashkë me time shoqe, u ktheva sërish për pushime. Por në pjacën e Shkodrës, teksa shëtisja nga Dugajët e Reja deri te Kafja e Madhe, dolën njerëz që sesi po më shihnin, me përshëndesnin ndryshe, me kut tjetër, dhe disa më uruan për tregimet. Kaq mjaftoi që të nesërmen të udhëtoja për Tiranë.
Çfarë kishte ndodhur? Redaktori i librit, Rinush Idrizi, në pritje që të bëhesha diku i gjallë pas përgjigjes, kishte botuar dy apo tre tregime ne gazetën “Drita”, të cilën atje ku jetoja nuk e shihja. Dhe kam një porosi, më thotë, kryetari i Lidhjes ka qejf të të njohë. Në zyrë nuk e gjetëm, e gjetëm në kafe Tirana (atëherë në anë të bulevardit), sipër së cilës kishte edhe banesën. Më tha çfarë më tha, hoqi syzet, fërkoi sytë dhe, me ato tipare të gdhendura, të zmadhuara, të cilat i jepnin vetiu hiret e një sovrani të lindur, më zgjati letër që ta shkruaja aty kërkesën për anëtarësi në Lidhje dhe kërkesën për leje krijuese. Sugjerimit të Rinushit se pas dy-tre muajsh do të dilte libri e mund të prisnim, iu gjegj duke thënë se nuk është gjithmonë e nevojshme që, për të qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, të kesh domosdo edhe libra.
Mendimi i parë që më erdhi: O Zot, nuk paskam qenë i vetëm në vetminë dhe në mërzinë time, ato dy kandilat nuk qenkan fikë!
Pastaj vazhduan marrëdhëniet përsëri në distancë. (Unë hiç, naiv dhe i ndruajtur, asnjë letër a kartolinë falënderimi.) Një ditë, atje në Kukës më troket dera e shtëpisë dhe, sapo e hap, shoh dy miq: Faik Ballancën e Moikom Zeqon, të cilët aso kohe punonin në shtypin letrar të Lidhjes. Përshëndoshemi edhe më thonë: Kemi një porosi për ty: jemi nisur për reportazh në Fierzë, por Kryetari na porositi të vijmë deri në Kukës dhe të të sjellim këtë makinë. Ishte një makinë shkrimi e vogël, Olivetti me valixhe, fringo e re, një alet që në atë kohë, për ëndrrën e një shkrimtari të ri shqiptar, një shkrimtari dyfish të izoluar, t’i hidhte trutë në erë. Më vonë mora vesh se, gjithë-gjithë, dhjetë makina të tilla kishte shpërndarë Lidhja, por Shuteriqi ishte kujtuar që njëra të arrinte tek më i riu.
Pastaj, si më parë, marrëdhëniet vazhduan gjithnjë në distancë (dhe prapë unë, zavalli, prej një zori ta pashpjegueshëm, asnjë letër a kartolinë falënderimi). Natyrisht, lejet krijuese kishin filluar, nisën me tre e shpejt u bënë nëntë muajshe.
Kishte “vinça” atëherë, vinça nepotizmi që e merrnin njeriun dhe e çonin ku të donin dhe e ngrinin sa të donin, njëlloj si sot, madje sot “vinçat” janë shtuar, në daç për pushtet, në daç për nënpunësì, në daç për bujë e lavdi mediatike. Unë vinça nuk kisha, vazhdoja të mbetesha në Kukës, por aq pishman nuk kam qenë. Sidoqoftë, nuk mund të them se nuk e ndieja vetminë. Dhe, në atë farë angështie që nganjëherë më kapte deri në sfilitje, më vjen një ditë një telegram për të marrë pjesë si fitues (e mbaj mend) në ceremoninë e ndarjes së çmimeve: kishte pasur një konkurs letrar (30-vjetori i Çlirimit) dhe kisha një libër me tregime e novela. Shpallja u bë në Institutin e Lartë të Arteve. Lexohen fituesit, unë kërkund. Duket se çmimi ishte hequr natën ose në çastet e fundit për shkak të novelës “Drita që pikon në pyll”, një histori më vete kjo. Jo, do të duhen të paktën dy rreshta: revista “Nëntori” nuk kishte pranuar ta botonte dhe, kur novela doli brenda librit, po në faqet e revistës u cilësua me “gabime ideore”. Cilësime të tilla nuk ishin shaka, por damkë që mund të të penalizonte, siç u penalizuan disa.
Sesi u mblodhëm pas ndarjes së çmimeve në Bar-Sahati një grup shkrimtarësh, ndër të tjerë Koreshi, Kondo e më duket edhe Koço Kosta, të cilit gjithashtu i kishin rënë vizë në listën e fituesve. Në tavolinë thotë Teodor Laço: “Profesor, thuaji ndonjë fjalë Zijait, është i mërzitur se ia hoqën çmimin dhe kushedi ç’do të mendojnë në Kukës!” Profesor Dhimitri foli pa e ngritur kokën: “Nuk ka nevojë për fjalë, Laço. Ta lexova librin në plazh, – m’u kthye, – dhe më pëlqeu shumë.”
O Zot, thashë prapë me vete, nuk paskam qenë i vetmuar në vetminë time dhe në sfilitjen time! Ato dy kandilat ndezë sikur m’u bënë katër.
Nuk vonoi dhe një të diel, një miku im kukësian që i merrte gazetat drejt e në zyrat e postës, sepse nuk duronte sa t’ia sillnin në shtëpi, më vjen me një “Drita” në dorë e më thotë: Kam një sihariq për ty. Dhe e di nga? Nga Shuteriqi. Kishte botuar një artikull të gjatë për librin dhe dua të them… dua të them se me lavdërimet gjithnjë ashtu më ndodh, i lë të bëjnë rikoshet, por çdo lavdëratë e tij më turbullonte. Dhe turbulancat, më vonë, bëhen gjendje për krijimtari. Pra, mjeshtri kishte filluar të më lexonte qëkur isha njëzet e tre vjeç (e kush i ndiqte me aq vëmendje, sa Shuteriqi, shkrimtarët e rinj!) dhe, kur isha njëzet e tetë, në shkrim guxonte të më quante… Stop këtu, por ja çfarë më ka pëlqyer veçmas në atë shkrim: as që merreshin parasysh raportet e ngurta qendër – periferi, aureora e personalitetit të tij, ndryshimi i dukshëm i mënyrës së të shkruarit dhe ndryshimi i ndjeshëm i moshës midis nesh, përkundrazi, ngazëllente sinqeriteti i tij emancipues dhe një entuziazëm i hapët që rrallë, rrallë e për mall e gjen tek akademikët. Dhe më duhet të kujtoj se kishte marrë përsipër një libër “allasoj, me hije nga juria e nga shtypi”, dhe më duhet doemos të kujtoj se nuk kishte shumë që, për liberalizëm, e kishin shkarkuar edhe si kryetar i Lidhjes.
Koha rrodhi dhe, pa e pasur kushëri veçse në Letra, doli një “vinç” për mua. Dritëro Agolli më shkuli nga Kukësi dhe më solli në Lidhje (madje aty nga viti ’83 a ’84 bëhem kryeredaktor i “Dritës”). Më thotë një ditë Dritëroi: Duhet të bësh gati një fjalë rasti. Për cilin?, pyes. Për Shuteriqin, thotë, Dhimitri ka 70-vjetorin e lindjes. Në krye më erdhi çudi, se i tillë ishte mentaliteti i kohës, na kishin mësuar që ata që ishin para nesh, pra që kishin më shumë moshë, më shumë libra e më shumë emër, atyre u takonin ceremonialet. Dhe e kisha provuar edhe ndryshe, sepse… Sepse ndodhte që ndokush të hynte në zyrë, të më shihte ku isha ulur dhe, për shkak të moshës a ku di pse, prapëseprapë pyeste: “Desha kryeredaktorin, ju lutem, ku është kryeredaktori?”
Dritëroi si Dritëroi, nuk pranoi mëdyshje, por sigurisht që e dinte stimën time për Dhimitër S. Shuteriqin. Aq më tepër që, ndërkohë, tashmë isha takuar disa herë me Profesorin. Kujtoj si shkoja në shtëpinë e tij për t’i marrë ndonjë tregim për revistën apo gazetën. Dhe vonohesha aty. Ulur në kolltuk, me pamjen e tij impozante, por me sytë gjithnjë të lagur si ta ndiqte një përmallim i largët dhe i përjetshëm historik, më lexonte dy, tre apo edhe katër tregime, seancë pas seance, tregime kushtuar figurave të Rilindjes apo bëmëtarëve nga mote më të hershme. Por fjalën e kisha te fjalimi.
Dhe e mbajta në selinë e Lidhjes, në sallën e zbukuruar për mbrëmjen jubilare, mbushur plot me emra në zë, në prani dhe të Foto Çamit, që atëherë besoj se kishte detyrën e sekretarit të KQ të partisë. Në mos gaboj, e fillova:
“Sa herë që shoqëria ka nevojë të hedhë një hap më tej, në një fushë të caktuar apo në fusha të ndryshme të jetës, ajo bëhet më e vëmendshme ndaj përvojës së pasur të saj. Atëherë bëhen më tërheqës edhe shembujt që janë vlerësuar e meritojnë vërtet të vlerësohen, sepse duke u ndjekur nga të tjerë, çlirohen energji të reja. Në fushën e artit, të shkencës dhe kulturës, Shuteriqi është një shembull që flet. Në Bota e Re, qershor 1936, ju profesor jeni shprehur: ‘Në daçim të punojmë me tërë vullnetin tonë për kombin, puna jonë e zjarrtë do të na mbajë të rinj edhe në pleqëri.’ Pleqëria tani ju ka ardhur, urdhëri i moshës s’na lejon të flasim ndryshe. Por, në thelb, në përvjetorin tuaj është prapëseprapë rinia ajo që na mblodhi, rinia e mendimit dhe e fjalës së bukur që buron nga vepra juaj e gjatë letrare e shkencore.
Tani, pas tetëmbëdhjetë vjetësh, mbërrin lajmi i vdekjes. Natyrisht që nuk pata rastin të mbaja fjalim ndanë varrit, por mendimi m’u kthye shpejt te modeli që shfaqin personalitetet. E po ta mbaja fjalimin, do të isha tepër lakonik, do të përmendja patjetër modelin e tij, do ta thoja troç dhe në invers, duke huazuar, atë kumtimin e njohur se nuk vij ta varros, por ta lavdëroj Shuteriqin, dhe do ta mbyllja kështu: Në jetë të jetëve qoftë e bekuar mirënjohja, amen!
3.
Por do të mbeteshin shumë pengje. Për shembull: Shuteriqi bëri për kulturën shqiptare, mirëpo sa bëmë ne për Shuteriqin? I dhamë ofiqe, tituj, medalje, pastaj e përlyem, e çapërlyem në media edhe pas dy goditjeve në zemër, e lamë vetëm në pleqërinë e thellë, pa u gjetur qeveri dhe pa u gjetur njeri që të nxirrte dy kacidhe nga xhepi për t’ia botuar librat në dorëshkrim, librat që i kishte të gatshëm dhe për të cilët bënte thirrje publike se do t’ia kishte fort ënda t’i shihte të botuar në të gjallë të tij.
Nëse ka breza që gabuan duke iu përkushtuar një ideali të rrejshëm, ne po gabojmë duke u zhveshur nga çdo idealizëm dhe duke iu nënshtruar një materializmi vulgar. Në jetë të jetëve qoftë e mallkuar verbëria e mizorisë dhe mëkati i hipokrizisë. Amen!
(Ky shkrim është përgatitur nga shkrimtari Zija Çela në korrik të vitit 2003 me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit dhe akademikut të njohur Dhimitër S. Shuteriqi)
Akademia e Arteve dhe e Shkencave në Shtetet e Bashkuara do të zbulojë sot nominimet për çmimet Oscar 2019.
Nominimet do të shpallen në Teatrin Samuel Goldwyn në Beverlli Hills të Kalifornisë.
Ngjarja – më e rëndësishmja në industrinë e filmit – do të transmetohet drejtpërdrejt në ueb-faqen e Oscar-ëve dhe në mediat sociale, si Facebook, YouTube dhe Twitter.
Përpara se të vinte deri këtu, kanë ndodhur disa gjëra të papritura.
Shumë shpejt pasi është emëruar nikoqir i ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar, më 24 shkurt, komediani Kevin Hart është detyruar të tërhieqt për shkak të disa postimeve homofobike në mediat sociale, për të cilat më pas ka kërkuar falje.
Kjo ka bërë që Oscar, vetëm një muaj para ceremonisë së dhënies së çmimeve, të mbetet pa një mikpritës zyrtar.
Në panairin e përvitshëm ndërkombëtar të Turizmit në Helsinki, më i madhi në këtë fushë në Skandinavi, ndër të 80 vendet pjesëmarrëse, sivjet ishte dhe Shqipëria me një stendë dinjitoze.
Ky ishte rezultat i bisedimeve dhe përpjekjeve më se 2-vjeçare të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe Konsulles së Përgjithshme të Nderit të Shqipërisë në Finlandë, Liliana Verdha, me drejtuesit e këtij panairi të rëndësishëm ndërkombëtar.
Në “Matka 2019” nga data 17-20 janar përveç 3 përfaqësuesve të Bordit Kombëtar të Turizmit të Shqipërisë, ishin edhe 7 firma të tjera turistike me mbi 13 vetë gjithsej, të cilët patën dhe mbështetjen e shqiptarëve me banim në Finlandë.Interesi i vizitorëve të Panairit për Shqipërinë ishte mjaft i madh, aq sa edhe materialet e shtypura mbaruan në 2-3 ditë.
Në Panair Shqipëria u prezantua edhe nga kompania finlandeze e udhëtimeve turistike “Apollo”, si dhe nga kompania immobiliare finlandeze “Habitare” dhe ajo finlandeze-shqiptare “TripAID Albania”.Gjatë të katër ditëve të panairit në stendën shqiptare qëndroi edhe Konsullja e Shqipërisë, Lili Verdha, e cila ndihmoi në organizimin e takimeve me biznese finlandeze, si edhe me mjaft gazetarë finlandezë e të huaj që kanë shkruar dhe do të shkruajnë për Shqipërinë. /k.s/ KultPlus.com
Varrimi i Presidentit të Austrisë ishte bërë më 10 Korrik të vitit 2004.
Në këto fotografi është ish-Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova me aktorin austriako-amerikan dhe politikanin Arnold Schwarzenegger të cilët në vitin 2004 kanë marrë pjesë në varrimin e Presidentit të Austrisë Thomas Klestil.
Varrimi i Presidentit të Austrisë ishte bërë më 10 Korrik të vitit 2004, ku kishin marrë pjesë 28 shefa të shteteve.
Dua Lipa, sot pas publikimit të pamjeve nga xhirimet e videoklipit të fundit të saj, në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi me dy personat më të dashur për të, përcjellë Insajderi.
Këngëtarja ka publikuar fotografinë me motrën e saj Rinën dhe vëllanë Gjinin.
Ajo ka shkruar se këta janë dy personat më të preferuar në botë pë të.
“Këta janë dy personat më të preferuar në botë për mua”, ka shkruar Lipa.
Pas më shumë se 100 vjetësh shtëpia e patriotes Marigo Posio, e cila qëndisi shqiponjën në flamurin që u ngrit në Vlorë nga Ismail Qemali dhe bashkë me të edhe krejt qendra historike e Vlorës po vijon restaurimin për t’u shndërruar në një destinacion të vizitueshëm në çdo stinë të vitit.
Ky projekti i rëndësishëm synon t’i kthejë këtij qyteti shkëlqimin e dikurshëm. Ai po bëhet i mundur falë qeverisë shqiptare dhe bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptar për Zhvillim, sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës dhe Gjirokastrës.
Projekti për restaurimin e qendrës historike të qytetit bregdetar është në funksion të ruajtjes së vlerave të trashëgimisë, por edhe për t’i dhënë një impuls të ri të ekonomisë së qytetit në funksion të zhvillimit të turizmit.
Qershori i këtij viti është koha, kur veç banorëve të Vlorës, këto ndryshime t’i shijojnë edhe turistët.
Projekti përfshin restaurimin e 68 banesave, mes të cilave përveç Shtëpisë së Marigosë edhe Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.
Shtëpia ku ka jetuar Marigoja mban të gdhendur vitin 1892, por ajo u vendos pak më vonë aty. Në lagjen ku jetoi dhe jo vetëm, Marigo Posio njihej ndryshe edhe si Shqiponja. Dhe jo rastësisht, duart e saj kishin qëndisur me qindra të tilla.
Madje e treguar gojë më gojë, historia thotë se kur Marigoja u vendos në Vlorë, në shtëpinë e ngritur në rrugën “Justin Godard” bashkë me familjen, prej sëndukut të pajës nxori një flamur të qëndisur me dorën e saj, të mbuluar me gazeta të ngjitura me kujdes me brumë që të mos diktohej në rast kontrolli.
Gazeta “Arbëria”, që botohej në Gjirokastër, në kohën e saj shkruan: “Flamurin Kombëtar, që u ngrit për herë të parë në Vlorë nga dora e Ismail Qemalit, është hartuar nga duart e Marigo Posio, mbi copën e blerë tek tregtari Diamant. Qëndisja është bërë sipas modelit të shqipes, që kishin vizatuar patriotët Don Mark Vasa dhe Petro Fotografi. Këtë fakt e dinin edhe shumë patriotë të tjerë. Me të hollat e saj, ajo punoi edhe 500 flamuj për t’i vendosur në zyrat e shtetit të ri shqiptar.