Aktori shqiptar Ndriçim Xhepa feston sot 62-vjetorin e lindjes së tij. Xhepa u lind në Tiranë, më 21 janar 1957, ai është djali i “Artistes së Popullit” dhe aktores së madhe Margarita Xhepa, percjellë KultPlus.
Mbas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, më 1979, ai u bë aktori mjaft i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare është shpallur tri here fitues i Kupës për ‘’Aktorin më të mirë” në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000 dhe dy herë fitues i çmimit “Aleksander Moisiu” për “Aktorin më të mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit me 1986 dhe 1995. Xhepa mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’.
Aktori ka interpretuar rreth 35 role në teatër, ndër të cilat mund të veçojmë: Arseni te drama “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahes, Prometeu te drama “Prometeu” e Viktor Eftimiut, për të realizuar më pas figurën pasionale të Romeos te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” të Shekspirit.
Pikën kulmintante të karrierës, Xhepa e arriti me interpretimin e rolit të Ferndandos në vitin 1995 te drama “Fernando Krafti më ka shkuar këtë letër” e T. Dorstit. Më pas me rolin e Xhejmsit te komedia Lirie Kapitulli i dytë e Nail Saimonit ndryshoi formatin dhe u fut në rrafshin e komikes dhe lirikes .
Xhepa ka pasur një karrierë mjaft të suksesshme edhe në kinematografi. Ai ka interpretuar rreth 30 role kryesore, por vëmendjen e tërhoqi për lojën e kahut psikologjik në rolin e Fredit në filmin “Hije që mbeten pas” (1982).
Në vitin 1988 mishëroi me dramacitet rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”. Më 1998, mbërrin në një nga figurat më të realizuara, sikurse qe ajo e Alush beut në filmin “Dasma e Sakos”. /ata/ KultPlus.com
Një fshatar i Buqanit të Pejës, i irrituar nga emërimi i një rruge të fshatit me emrin e një meshtari katolik, ka hequr tabelën njoftuese të vendosur buzë rrugës së fshatit.
Video është shpërndarë në Facebook.
Bëhet fjalë për tabelën njoftuese të rrugës që mban emrin e meshtarit At Lugj Palaj – dëshmor që ra në kryerje të detyrës së shenjtë për njerëzimin, shkruan GazetaExpress.
“Radikalisti islamik Armend Gashi, nga fshati Buqan i Pejes, largon pllakaten qe mban emrin e heroit kombëtar Luigj Palaj, për të vetmen arsye që i përket fesë katolike. Nuk është hera e pare që katolikët dhe agnostikët nga kjo trevë (Gllogjani, Nepolja, Lugagjija, Kosoriqi e Buqani) kanë probleme me këtë djalë dhe grupin e tij ekstremist radikal islamist dhe turkofil”, shkruan në Facebook faqja që ka shpërndarë videon.
Banori në fjalë thotë se është ndier shumë keq kur e ka parë këtë tabelë rrugore me këtë emër. Madje, thotë se e ka brengosur shumë ky emërtim i rrugës.
Luigj Palaj për deri sa ishte në shërbim si meshtar në kishën katolike në Gllogjan, Pejë (Kosovë), gjatë kohës së Luftës së Parë Ballkanike për shkaqe humane ra në kundërshtim me doktrinën serbe.
Sipas historisë, përderisa doktrina ishte në kulmin e zbatimit të konvertimeve të shqiptarëve në ortodoksë të kishës sllave dhe po i afrohej hapësirës që mbulonte kisha e Glloganit dhe tashmë zbatuesit e doktrinës nuk ndaleshin vetëm me konvertimet e dhunshme të myslimanëve nën flamurin e knjaz Nikollës, Palaj fillon kundërshtimin e tij të drejtpërdrejtë ndaj këtyre konvertimeve dhe bërësve të tyre.
Kështu më 7 mars të vitit 1913 në Janash afër Gjakovës, Palaj së bashku me pesëdhjetë e pesë bashkëkombës të tij në rugën Gjakovë-Pejë masakrohen nga zbatuesit e doktrinës, shkruan GazetaExpress.
Pas reagimeve të ashpra të shteteve krishtere si Austro-Hungaria dhe Papatit në Vatikan dhe presionit të përgjithshëm ndërkombëtar ndaj knjaz Nikollës, ky e ndalon zbatimin e më tutejshem të doktrinës në rrafshin e Dukagjinit.
Me datë 22 janar, të martën, duke nisur prej orës 18:00, në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë vjen një ngjarje e veçantë.
Këtë natë do të shfaqen dy filma – ‘Forgive me’ nga Besim Ugzmajli dhe ‘Voices
from Within’ me regji nga Lum Çitaku, ndërsa pas shfaqjes së të dy filmave të
shkurtër do të pasojë një panel diskutimi me të dy artistët.
Të dy filmat kanë marrë një vëmendje të mahnitshme edhe në
tregun kinematografik ndërkombëtar ndërsa trajtojnë luftën në Siri dhe ndikimin
e kësaj lufte në shoqërinë kosovare.
FORGIVE ME | Bujari, një djalë i ri, manipulohet nga një Imam kosovar duke iu bashkëngjitur grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai në mënyrë sekrete i bashkohet luftës dhe pastaj kërkon nga vllau i tij më I vjetër Agroni ta dërgoj gruan e Bujarit, Mimozën në Siri. Agroni i tmerruar nga veprimet e vllaut të tij e konfronton Bujarin dhe kërkon nga ai të kthehet në Kosovë. Agroni përpiqet të parandalojë nisjen e Mimozës në Siri duke shpresuar që do ta bind edhe të vllaun të kthehet në Kosovë.
VOICES FROM WITHIN | Film dokumentar ku portretizohet përvoja e grave kosovare në raport me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm përbrenda familjeve të tyre. Filmi sjell së bashku tregimet e dy grave kosovare, bashkëshortët e të cilave kanë vdekur në luftën e Sirise. Ato tash janë të vetme në sigurimin e ekzistencës për fëmijët e tyre. / KultPlus.com
Kryeqyteti tashmë ka një atraksion të ri kulturor, Kalanë e Tiranës. Të pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare banorë të Tiranës thanë se vendi ynë mund të konkurrojë me çdo shtet tjetër në botë me këtë trashëgimi historike.
“Ne kemi parë shumë vende të bukura edhe jashtë Shqipërisë, por i thashë gocës, ne mund të krahasohemi me çdo shtet tjetër me këtë bukuri. Ky vend me krijoi një nostalgji të bukur. Identiteti i Tiranës ka humbur ndër vite dhe vende si ky janë shumë të dobishme për të ruajtur historinë dhe kulturën e Tiranës”, tha një banore e Tiranës ndërsa vizitonte Kalanë e Tiranës.
Dy banore autoktone të Tiranës thanë se përjetuan emocione të veçanta ndërsa vizituan Kalanë e Tiranës, atraksionin kulturor më të ri në kryeqytet.
“Kalaja është shumë bukur, ne jemi tirons me origjinë. Ishte shumë kënaqësi ta vizitoje, kjo është hera e parë që vij. Më ka lënë një përshtypje të jashtëzakonshme, shumë të mirë. Çdo gjë është shumë origjinale, autoktone. I përgëzoj ata që e kanë ideuar dhe e kanë realizuar këtë projekt”, tha njëra prej tyre.
“Mua më pëlqeu shumë pjesa e qeramikës. Unë kam qenë zanatçie vetë. Punimet ishin shumë të bukura, me lule dhe dekorime të tjera vërtet të veçanta. Por edhe shumë gjëra të tjera shumë të mira, hapësira, por dhe shtëpia e ndërtuar aq bukur, më la një mbresë të bukur”, shtoi ajo.
“Unë kam luajtur në këtë zonë, ne banojmë këtu afër te Pazari i Ri, përjetova shumë kujtime, shumë nostalgji”.
Ndërkohë përfaqësuesi i një agjencie turistike tha se qytetarët largohen nga Kalaja e Tiranës me përshtypjet më të mira.
“Ne jemi një agjenci turesh, presim vizitorët e huaj, por dhe vendas. Ka pasur interes nga turistët e huaj, por besoj në verë kur të rriten temperaturat pritet të ketë më shumë vizitorë”, tha ai.
“Kalaja hapet rreth orës 8 të mëngjesit dhe qëndron hapur deri në mbrëmje vonë, kur largohen qytetarët. Ky është një atraksion modern. Turistët gjejnë diçka që nuk e presin kurrë. Kam parë që vizitorët bëjnë komente të mira”, përfundoi ai.
Në ditën e shpalljes së laureatëve të vitit 2018-të, hendbolli humbi një prej lojtarëve më të dalluar të viteve 70-80-të, ish portierin, Skender Sahiti, që ndërroi jetë sot në moshën 63 vjecare.
Ai vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër. Sahiti ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të ish klubit Borac të Ferizajt, që për kohë të gjatë garoi suksesshëm në Ligën e Parë Federative të Jugosllavisë.
Më pas, Sahiti ka bërë karrierë si hendbollist edhe në Kroaci e Itali, ku ka ushtruar edhe zejën e trajnerit./21Media
Memli Kelmendi aktualisht është një nga kompozitorët e dirigjentët me më nam në Kosovë. Këtë të enjte, ai vjen me një prezantim në Kino Armata, ku do të flas lidhur me muzikën eksperimentale, shkruan KultPlus.
Memli
Kelmendi është kompozitor i lindur në Pejë, Kosovë. Studimet post-diplomike
(vokale dhe instrumentale) i përfundoi në klasën e dirigjentit të mirënjohur
Bajar Berisha, ndërsa për kompozicion në Darko Marinovski dhe Produksionin
Muzikor – Sound Engineering në Valentino Skenderovski.
Kontributi më i madh i Memli Kelmendit është puna e tij me korin e shkollës së lartë muzikore “Halit Kasapolli” – Pejë, me të cilin ai ka një përvojë të pasur muzikore. Repertori i këtij kori përfshin veprat e kompozitorëve të njohur shqiptarë si R. Rudi, F. Beqiri, K. Aliçkaj, D.Zeqiri Nushi dhe nga bota si Palestrina, W.A Mozart, Beethoven, C. Orff, K. Jenkins, H. Zimmer, J. Runestad,
Në maj të
vitit 2015, me këtë kor realizoi katër koncerte recitale në Itali-Venecia në “Basilica
di San Marco – Venezia”, gjithashtu i quajtur “Pasuria e
njerëzimit”, San Lio – Venezia, A Jesu Lavoratore në Marghera – Venezia,
Santi Gervasio Protasio -Venezia.
Pjesët më të famshme të kompozuara nga Memli janë: Agnus Dei, Ater Umbra, Silentium Est Pax, Nox, Një Zhurmë Tjetër, Renuo etj. Ai kompozoi kompozime të shkurta (35) dhe të gjata (3), teatër (16), dokumentarë, seriale, muzikë etj.
Memli
Kelmendi aktualisht punon si profesor në shkollën muzikore ” Halit Kasapolli
” në Pejë dhe në Universitetin AAB si ligjërues në leksion dhe ligjërues i
lëndës Film, Teatër dhe Muzikë Marketingu. Ai është një dirigjent i përhershëm
i korit “Kori Siparantum”. Kompozimi i tij për korin e përzier
“Ater Umbra” në dhjetor 2017 u botua në Francë nga korti “EVOC
Ensemble” dhe tashmë është pjesë e CD-së nga kompania “Les choristes
aux milles couleurs”, “Silentium Est Pax” këtë vit në Francë u
lirua nga ansambli “Sottovoce Ensemble”, i cili u inçizua në Les
Musicales de Redon.
Memli është
i çertifikuar për kompozim, teorinë muzikore, akordimin e pianos në
Konservatorin e “Jana Deyla” – Pragë për fëmijët e verbër.
Si dirigjent dhe kompozitor ai ka performuar në Charleston, Neë Jersey, Nju Jork, Los Anxhelos California, Republika Çeke, Italia, Rumania, Filipinet, Argjentina, Franca, Kroacia, Kili, Bosnja, Turqia, Belgjika, Maqedonia, Kosovë etj.
Gjatë viteve të fundit, Memli është fokusuar më shumë në teknologjinë në muzikë, në formë të një eksperimenti social.
Prezantimi fillon në orën 19:45 në Kino “Armata” në Prishtinë/ KultPlus.com
T’kam pa tinëz tuj ba dashni me mungesën teme si nji dashnore e hazdisun t’kam pa e kam lotue, e kam pa vetminë tande shtri n’vendin tem si nji dashnor i ri flej e dashtuna jeme, un’ sonte nuk vij…
Harroi krejt sonte, hijen teme dembele tuj u endë nëpër shpi, flokët e mia t’fjetuna n’gjoksin tand si rrugë t’shtrume gjethesh që ke dashtë me i ecë pa mue,
Këngë, valle, recitime, pjesë teatrore u interpretuan sot nga nxënës të shkollave të mesme të Vlorës kushtuar jetës dhe veprës së Ismail Qemalit, në Pallatin e Kulturës ” Labëria” të qytetit bregdetar.
Koncerti i organizuar në kuadër të 100 vjetorit të vdekjes së babait të Kombit, Ismail Qemali, u realizua nga bashkia e Vlorës përmes bashkëpunimit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare dhe Drejtorisë Arsimore Vlorë.
Një veprimtari mbresëlënëse e për t’u marrë shembull ku nxënësit jo vetëm interpretuan krijimtarinë e autorëve vlonjatë kushtuar Ismail Qemalit, por edhe kënduan polifoni, këngë të kënduara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit e tyre.
Ata sollën këngët polifonike : “Prapa më vjen historia” e “Në Vlorë foli Prefekti”, kënduar respektivisht nga nxënësit e shkollave ” Ali Demi” dhe ” Pavarësi”./ ata
Në ditën e ndërrimit të jetës së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, 21 janar 2006, detyrën e kancelarit gjerman e ushtronte prej atëherë Angela Merkel. Kjo e fundit bëri një deklaratë për shtyp, ku krahas ngushëllimit shprehej se ishte e “shokuar” dhe e “hutuar” nga marrja e lajmit.
Nën udhëheqjen e tij “Kosova ka bërë hapa përpara drejt konsolidimit si vend demokratik, shtet të së drejtës, duke zhvilluar edhe ekonominë e tregut”, thoshte mes tjerash Merkel në Berlin gjatë 21 janarit. Principet e tij për demokraci dhe paqe “duhet të jenë pasqyrë për secilin që merr përgjegjësite e politikës në Kosovë.”
Gjatë kurimit të sëmundjes vdekjeprurëse, Ibrahim Rugova qëndroi disa kohë në spitalet gjermane.
Ndryshe, Kancelarja Merkel, është kundër të ashtuquajturit “Korrigjim i kufijve” me Serbinë përkatësisht kundër ndarjes së Kosovës, ashtu siç ishte kundër kësaj ideje edhe Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova. “Korrigjimi i kufijve” është hedhur si ide nga presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa është kundërshtuar nga Gjermania dhe vendet e tjera mike të Kosovës./BS
“Çdo njeri që kalon në jetën tonë është i veçantë: lë gjithmonë një pjesë të tij te ne dhe merr diçka nga jeta jonë me vete… Ndonjëri merr më shumë e ndonjëri më pak, por askush nuk ikën pa lënë asgjë. Kjo është përgjegjësia më e madhe e jetës sonë dhe prova e qartë që dy shpirtra nuk takohen kurrë rastësisht..”
Jorge Luis Borges
Borges është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XX. Ndonëse nuk e mori Çmimin Nobel në letërsi, vepra e tij arriti majat. Ai shquhet për erudicionin e jashtëzakonshëm, mjeshtrinë e rrëfimit dhe ndjeshmërinë e lartë ndaj çështjeve që prekin dhe kanë tëbëjnë me qeniet njerëzore.
Unë nuk të vij të varri, Ibrahim As për ditëlindje as pë ditëvdekje – hiq, Nuk dua ta zbeh të bukurin kujtim Kur terasave, Prishtinës, rrinim si miq.
Te varri yt vijnë sa për pozë Politikanë poltronë të kohës së re, Intrigantë të shkathtë me kravata rozë Që veten e shohin si yje mbi re.
Vijnë edhe ata që të shanë me afsh Injorantë kokëbosh, kameleonë pa fytyrë, Vijnë ata që me djallin hanë bashkë – Veç në pushtet të vijnë me çdo mënyrë.
Unë nuk të vij te varri, Ibrahim Si thonë gazetat, të bëj homazh, Ma kanë zënë udhën figurat shqim Që urrejtjen për ty e kishin tatuazh.
Kur i shoh para kamerave te varri yt Me qëndim gatitu kokoroshë të krekosur, Them me vete, sa kanë respekt, këta konvertitë – Si Bogdanin turqit të kishin zhvarrosur.
Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, sot u hap ekspozita personale e artistit Rifat Kasapolli, e kuruar nga profesori Ilir Muharremi, shkruan KultPlus.
Para një numri të
konsiderueshëm të të pranishmëve ekspozitën e hapi kuratori Muharremi i cili e
cilësoi ekspozitën si shumë e veçantë, si në aspektin artistik po ashtu edhe atë
kuratorial.
“Lecka, me materiale prej teksasit, kadifes që japin forma abstrakte, por edhe reale, e veçonin ekspozitën”. Sipas tij, ky ishte vetëm nje cikël pa titull me qëllim që vizitori t’i vendos vet titull punimeve, të jenë sa më shumë subjektive kur ballafaqohen me to. “Ka edhe elemente erotike, brenda formave abstrakte, vetëm se vizitori duhet të koncentrohet më shumë dhe punimet përveçqë janë dydimensionale ato janë edhe tridemensionale, instalacion në pikturë. Vizitori mund edhe të luan t’i prek të ja u ndrroj format, të jenë sa më afër tyre”, thotë kuratori.
Muharremi shprehet se arsyeja
përse artisti nuk përdorë ngjyra si akrilik, ose vaj është e qëllimshme që ngjyrat
të jenë natyrale ashtu si janë materialet e vjetërsuara, të cilat artisti
mundohet më shumë ti vjetërsoj.
“Xhinset e prera, të dala jashtë mode, të përgjysmuara, me pozicion të këmbëve femërore të hapur si simbol erotik, forma edhe te aeroplanëve, pastaj forma edhe të pushimoreve, shkronja, mbishkrime, xhepa, kofsha femërore të krijuara prej xhinseve dominonin. Ato xhinse të dala jashtë mode, janë përpunuar me forma të ndryshme nga artisti. Ka edhe të brendshme fëmorer të fshehura të cilat janë shumë të vjetra. Fuqia e kësaj është që vizitori mund edhe ti prek, ti përjeton ato të brendshme të vjetra”, thotë kuratori Muharremi.
Ndërsat, artisti
Kasapolli tregon për punën e tij 40 -vjeçare me tekstil.
“Unë këtë zanat e kamë
mësuar nga gjyshi, zanatin e rrobaqepësisë, kam përfunduar Akademinë e Arteve
dhe merrem shumë vite edhe me art”, shprehet Kasapolli.
Sipas tij, zanati dhe arti kur bëhen bashkë
krijojnë një fuqi artistike.
“Jo veç në këtë epokë,
por edhe në epokat e më hershme, zanati ka bashkëpunuar me artin, të dyja këto
shkojnë bashkë”, tha ai.
Në ekspozitë u
ekspozuan instalacione të cilat janë me
formate të mesme si dhe formate të mëdha. Ekspozita do të jetë e hapur dy javë dhe
të gjtiha punimet janë edhe në shitje./ KultPlus.com
Grevës së punonjësve arsimorë i është bashkuar edhe Universiteti i Prishtinës.
Përmes një komunikate për media, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton se sot është thirrur takimi i Kolegjiumit të Dekanëve, ku është diskutuar çështja e grevës në arsim.
“Më këtë rast, UP-ja njofton studentët, personelin dhe gjithë opinionin, se mbështet grevën në institucionet arsimore. Si rrjedhojë, UP shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit”, thuhet në njoftim.
Një vëmendje e veçantë po i kushtohet gjithnjë e më shumë restaurimit të banesave në qytetin e Beratit.
Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.
Ditët e fundit në banesën Z.Langore, monument kulture kat e II lagjia “Kala” po kryhet ndërhyrje restauruese pranë murit rrethues të kësaj banese.
Dëmtimi i murit rrethues të saj ka sjellë si pasojë dëmtimin e qemerit të portës, strehës dhe vet portës duke u bëre një problem për sigurinë e qytetarëve dhe lëvizjes së vizitorëve në këtë rrugicë.
Punimet konsistojnë në : pastrimin e territorit, restaurimin e murit të dëmtuar, ringritjes së asaj pjese të muraturës e cila është rrëzuar brenda në territorin e banesës, zbërthimin e qemerit të portës, zbërthimin e strehës së saj duke vazhduar më pas me restaurimin e qemerit, si dhe restaurimin e strehës së portës.
Pas përfundimit të këtyre punimeve, specialistët marangozë do të trajtojnë portën e oborrit duke bëre të mundur restaurimin e saj.
Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit.
Qyteti i Beratit është një nga më të vjetrit në Shqipëri, me gjurmët e para të cilat datojnë që 2600-1800 para Krishtit. Ka edhe qeramika që nga shekulli i 7 apo 6. Banorët e Beratit janë quajtur në fillim ilirë, më pas arbër dhe në fund shqiptarë.
Zona e Kalasë ka fortifikime guri që nga gjysma e parë e shekullit të 4. Në kohët e lashta ai ishte i njohur si Antipatreja Berat, një qytet i fortifikuar që ka arritur t’u rezistojë legjioneve romake të së kaluarës.
Dua Lipa, ka postuar fotografi nga xhirimet e videoklipit të saj të fundit, “Swan Song”, që njëkohësisht do të jetë kolonë zanore e filmit me buxhet të lartë, “Alita”.
Klipi duket se do të jetë shumë artistik dhe do ta sjellë Duan duke aktruar, derisa kënga lansohet për publikun mbarë botërorë të enjten më 24 janar, transmeton KTV. / KultPlus.com
Çdo person në botë është i bukur, në forma të ndryshme, aq sa e ndryshme është edhe vetë bukuria. Por më të bukurit, janë ata që janë më të veçantë, personat me nevoja të veçanta.
Një ekspozitë që pikërisht ka për fokus këta persona të dashur u hap sot në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Prishtinë.
Ekspozita ‘E bukura fillon me ne’ u shpall e hapur nga Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Elvana Shala – Ambasadore e Vullnetit të mirë në Kosovë. Ekspozita sjellë fotografi të personave me aftësi të veçanta nga një revy mode e organizuar në vitin 2018-të, ku këta persona u veshën me rroba nga dizajnerët e njohur kosovarë.
Eloida Alija është njëra prej bukurosheve e cila sot e pa veten edhe në ekspozitë. Është e papërshkrueshme se sa e gëzueshme ishte ajo sot.
“Sot nuk e kam veshur fustanin e revysë, por jam shumë e lumtur
me atë sfilatë dhe me këtë ekspozitë sot” tregon Eloida, gjithmonë e buzëqeshur
dhe e gatshme për të dhënë dashuri ndaj njerëzve rreth saj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë, dhe është një mënyrë e mirë për të menduar e reflektuar mbi gjendjen e këtyre personave me nevoja të veçanta dhe për të punuar më shumë drejt integrimit të tyre në shoqëri, shkruan KultPlus.
Para ekspozitës, po në këtë Qendër u mbajt një panel diskutimi me Apostolovën dhe Shalën, në kuadër të ciklit ‘Gender Talks’ ku muaj për muaj do të diskutohet për gruan dhe problemet që ajo hasë në këtë shoqëri.
Mes tjerash, në këtë debat u fol se si gruaja me nevoja të veçanta është e diskriminuar në mënyrë të dyfishtë, nga paragjykimet familjare por edhe nga mentaliteti në shoqëri. / KultPlus.com
Na s’jemi gjeneratë që u mbështollë me shami t’kuqe as s’jemi gjeneratë e internetit s’përjetum as kinematë, ballot, matinetë, shtafetat, kitonet e as sletin në hapësira t’qytetit.
Na jemi gjeneratë e pafat
që kurrë n’dyqane s’blemë pllaka muzikore,
as si arritëm bendet rokn’rroll, as modën avangarde nëpër qytet.
Na u msum mi pa prindërit e papunë
tu u gjind nëpër dyqane t’vocrra,
tu u marrë me naj shverc në t’zezë,
me naj vajtje-ardhje në Bullgari a Turqi.
Na jemi
gjeneratë e pafat
Kurrë se patëm mundësinë me hyp n’tren
e me shku me ble naj gjemper n’Itali,
shumica s’pamë ma larg se nja katër shtete fqinje.
As gjeneratë e grunge-it,
as e jakneve t’lëkurës e këmishave me kutija.
Biles as qato lokale me njerëz e muzikë interesante
s’na ra me i pa as me i ndi kurrë
as me i ikë racive t’vazhdueshme t’milicisë.
Na jemi
gjeneratë e pafat
ishim fëmijë gjatë luftës
jo krejt t’vegjël sa mos me mbajtë n’mend,
po qaq t’rritur sa me kujtu krejt…
tu u rritë në një qytet t’ndamë,
me plot protesta, dhunë e uniforma t’ushtrive t’ndryshme,
tu e pa qiellin plot me helikopterë,
e urën plot me flamuj, barrikada e gazetarë
Na jemi
gjeneratë e pafat.
Me neve fillun me u ri-shfrytëzu shkollat
e orët e mësimit i patëm ka 20 minuta,
e bile edhe kompjuterin e internetin i mësum veç n’libra.
Na jemi
gjeneratë e pafat.
Pjesë e një gjysmë vendi, tu u zhbo dita ditës,
Tu ju tretë nami, e tu i hup trajta.
Na, pak e hiç e shijum veriun, po se shijum as jugun.
Na mbetëm në hijen e atëherëshit tu e lyp qytetin,
tu pritë me nisë diçka.
gjithë, tu pritë…
Na jemi gjeneratë, t’konsiderum me fat, se t’vaktit të lirisë. Me neve u rimarun shpijat, mahallat, sheshet ku u vnun bustat e heronjëve të rinjë. Tu u mundu me ngjitë grimcat e katrahurës që na u dha peshqesh e me mbjellë diçka pa rranjë, me shpresë se diçka e mirë ka me u mbi. /KultPlus.com
Serbi, kërkoj nga ti që të kërkosh ndjesë për të gjitha krimet që ia ke bërë popullit timE
Nga Teuta Skenderi
E dashur Serbi,
Çfarë i bëre Ukshin Hotit?
Në ç’vend prehet
ai? Ç’i bëre trupit të tij?
A të kujtohen sytë
e tij prej filozofi të lashtë dhe hunda e tij shkabë?
Ç’të tha ty në
çastet derisa po vdiste?
Pikë së pari, përse
e fute në burg? A e di pse e bëre këtë?
A gjendet ai i
shtrirë diku buzë ndonjë lumi? A ka drurë të lartë sa shpirti i tij që përdegen
prej eshtrash të tij të torturuara?
Kërkoj të di të
vërtetën. Dhe po ashtu dua të kërkosh ndjesë. Bile, tashmë, tepër kohë ka
kaluar për këtë.
Serbi, kërkoj nga
ti që të kërkosh ndjesë për të gjitha krimet që ia ke bërë popullit tim!
Dua që të kërkosh
ndjesë që më përjashtove nga universiteti im pa dhënë një shpjegim të duhur. E
mban në mend atë ditë?
Kolegët e mi serbë
duartrokitnin ndërsa unë dilja nga godina. Me 1984-shin e Orwellit në duar.
Dua të më kërkosh
falje për përzënien e prindërve të mi nga shtëpia e tyre më 2 maj 1999. Ti u
the se i kanë vetëm 30 minuta në dispozicion për t’i mbledhur plaçkat. Ti u the
se ishin me fat që nuk u vranë në vend, sikurse Bajram Kelmendi dhe djemtë e
tij.
Ishe aq e
«stërmëshirshme» që ua kurseve jetën sepse nëna ime fliste gjuhën tuaj dhe
kishte emër sllav.
Kush të dha leje që
të dërgosh paramilitarë në vatrën time familjare. Kush të dha leje që të hysh
në dhomën time dhe të kontrollosh librat e mi!
A ishe e habitur që
gjete Crnjanskin dhe Kišin pranë Kadaresë dhe Nolit?
Çfarë prisje të
gjeje aty, në të vërtetë? Ishte vetëm dhomë përplot me muzikë, libra me sekrete
motrash.
Serbi, e di ti që
jam vërtet e zhgënjyer që po bëhesh sikur nuk e di apo nuk po të kujtohet.
Por mua më kujtohet
fort mirë.
Mua më kujtohet çdo
gjë. Popullit im po ashtu i kujtohet, por, disi, botërisht dihet se ne falim
lehtë.
Serbi, për një çast
mendova se ti mund të jesh një njerkë e mirë. Por, pastaj e pashë fytyrën tënde
të vërtetë. U shndërrua në fytyrë shtrige. S’do të ishte keq, ndoshta, të
shikosh veten mirë në pasqyrë dhe të pranosh se ishe aq qyqare kur vrave e
përzure njerëz të pafajshëm.
Serbi, ende nuk i
ke kërkuar ndjesë gruas që e takova në qendrën e azilkërkuesve në Londër. M’u
desh t’ia shtrëngoj dorën derisa ajo më tregonte rrëfimin e saj:
Kishte qenë duke ecur nëpër mal me kilometra të tërë për t’u ikur ushtarëve të
tu. Me foshnjat e saj në duar. Dhe ato ishin të uritura.
Pastaj ajo pa një
xhaketë në baltë. Ishte e vëllait të saj. E mori xhaketën dhe i mori erë. E
diti se ishte e tija. Ende kishte gjurmë jete përbrenda.
Një xhaketë e
vjetër në lloç ishte krejt çfarë kishte mbetur prej vëllait të saj…
Ti i ndaje
familjet, Serbi. I merrje burrat. A e di numrin e saktë? Nuk jam shumë e zonja
në të numëruar. Krejt çfarë mund të them është se ishin shumë.
Serbi, ku i ke
gjithë ata gjeneralë dhe ushtarë sot?
Serbi, duhet ta
punësosh dikë që të shkojë derë më derë te këto familje dhe të kërkojë ndjesë.
Kjo punë do të të marrë ditë e muaj. Ne na vjen mirë të presim mysafirë dhe të
hapim dyert tona.
Serbi, ndoshta
është koha e fundit që të japësh përgjigje për disa nga këto pyetje.
Serbi, shpresoj t’i
kesh dëgjuar fjalët e fundit të Ukshin Hotit.
Ta rëndofshin
shpirtin ato fjalë!
Ai, ndoshta, është
diku ku Konstandini bëri hapat e parë dhe ëndërroi që një ditë do të bëhet
perandor.
Serbi, «perandoria»
jote e trishtë u shkërmoq më në fund.
Edhe veprimet e artistëve, ishin përdorur për konsume politike nga ana e serbëve, lidhur me Kishën Ortodokse, në qendër të Prishtinës.
Vite më parë, artistja kosovare,
Era Istrefi, kishte xhiruar klipin e këngës e “E dehun”, pikërisht në objektin
e Kishës në oborr të UP-së.
Për këtë këngë Ivica Daçiq,
ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë pati thënë se ky objekt fetar serb
është shndërruar në tualet publik, ndërsa më tutje ka shtuar duke thënë se “po
shfrytëzohet edhe për videoklipe të këngëtarëve”.
InDoks, në dokumentarin “Kisha e
dhunshme e regjimit”, ka sjellur historinë e nisjes së ndërtimit të kësaj
Kishe, e deri tek vendimet e gjykatave vendore për legalitetin e pronës në të
cilën është ndërtuar ajo.
Sot u bënë 13 vjet nga vdekja e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Ishte artist, intelektual dhe politikan.
Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin e Kosovës në momentet e rënda para dhe pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.
Gjatë studimeve postdiplomike në Francë, ka qenë student i një prej filozofëve më të mëdhenj të shekullit XX, Roland Barthes.
Shquhej jo vetëm për rezistencën paqësore kundër Serbisë po edhe për diskurs paqësor politik.
Pas vetes Rugova la shumë thënie, ku shumica prej tyre qëndrojnë edhe sot.
Më poshtë ju sjellim disa prej thënieve të tij:
– Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e tij për vete.
– Kosova është një vend i vogël, por ajo gjithashtu ka shumë pasuri që janë dhënë për ne nga Perëndia.
– Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë.
– Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor.
– Nuk mund të merrem me letërsi, kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi.
– Vizioni im është që të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, e integruar në BE, në NATO dhe të vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me SHBA-të.
– Unë dua të theksoj faktin se pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet.
– Kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve.
– Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit.”
– Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70 për qind të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.
– Ministritë e ndryshme duhet të punojnë më shumë në promovimin e vendit, për të ndërtuar imazhin publik të Kosovës. Projekte konkrete duhet të shpalosen, në mënyrë që të aktivizoni biznesmenët tanë të kenë më shumë kontakte. Ne na duhet të krijojmë një imazh pozitiv për veten.
– Vizioni im është që vendi të integrohet në BE, për të transferuar një pjesë të pavarësisë sonë atje. Është gjithashtu detyra jonë për ta bërë këtë, nëse dëshirojmë të krijojmë një tregti dhe një ekonomi të shëndoshë. Ky është vizioni për të cilin po punoj dhe do të vazhdoj të punoj në të ardhmen.
– Kishim ndihmë ndërkombëtare sidomos nga BE dhe SHBA-t[, të cilat na ndihmuan të dilnim nga kjo fazë e emergjencës, për t’i dhënë dinamizëm Kosovës.
– Problemet politike lidhen ngushtë me problemet ekonomike. Me ndihmën e politikës, ne do të hapim rrugën për ekonominë. /Lajmi.net/ KultPlus.com
Vitin e kaluar, Rita Ora ka nxjerrë në shitje albumin më të ri muzikor të titulluar, “Phoenix”.
Bukuroshja jonë në albumin e ri ka përfshirë 12 këngë të reja dhe disa prej tyre janë shndërruar në hite ndërkombëtare.
“Let You Love Me”, “Your Song”, “Anywhere” si dhe bashkëpunimi me artistet e njohura si Bebe Rexha, Cardi B e Charli XCX.
Artistja ka bërë të ditur se albumi është renditur në Top-5 albumet më të dëgjuara nga një artiste në 2018 si dhe albumi i 6 më i dëgjuar nga një artiste në Angli.
“Phoenix nga Rita Ora ka marrë mbi 20.7 milionë dëgjime në platformën Spotify në javën e tetë, duke numëruar kështu mbi 1.67 miliardë dëgjime në tërësi”, pohoi biondina.
Ndërkohë, këngëtarja është nominuar në “Brit Awards” në kategorinë “Videoklipi më i mirë” me këngën “Let You Love Me”.
Ndryshe, ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Brit Awards” do të mbahet më 20 shkurt në “O2 Arenta” të Londrës. /Telegrafi/KultPlus.com
Ish-këshilltari i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, i cili kujdesej edhe për sigurinë e tij, shpesh ka rrëfyer momente me presidentin historik Ibrahim Rugovën, por si duket ai tashmë ka shkruar edhe një libër ku ndanë momente me presidentin e rrëfen shumë për të, shkruan KultPlus.
Këtë të paktën e ka bërë me dije përmes një statusi në Facebook sot në 13 vjetorin e vdekjes së presidentit, përmes këtij statusi ai rrëfen një bashkëbisedim të shkurtë me presidentin dhe krejt në fund ai tregon që kjo është një pjesë e shkëputur nga libri që do të botohet së shpejti.
Statusi i plotë i Merovcit:
“Veç fakte! Në vend përkujtimi për dijetarin tonë! “Shkova në dhomë te Kryetari. Ai po ndiqte TV, kur më pa, tha: ‘Zotin e kemi në qiell e Amerikën në tokë!’ Këtë fjali nuk e kisha të panjohur, sepse Kryetari e përdorte shpesh. Në këtë rast donte të thoshte se pa Amerikën ne do të ishim të humbur pothuaj si çdoherë në histori. Edhe ai dukej i kënaqur me atë që ishte arritur, edhe pse gëzimin është vështirë t’ia zbulosh, nuk e manifeston hapur. Ndenja pak dhe shkova në dhomën time. Ora 01:15. Rashë për të fjetur!” Pjesë e shkëputur nga Libri që botohet së shpejti!
Foto: Nga Hapja e Konferencës së Rambujesë, 06.02.1999, Presidenti RUGOVA, Ambasadori francez në Maqedoni Zhak UNCINGER. /KukltPlus.com
Këngëtarja Festina Mejzini, stili i së cilës është veçuar gjithmonë unik, para dy viteve e solli atë në skenën e madhe të festivalit të RTSH-së, festival ky që dërgon Shqipërinë në Eurovizion, aty ku po synonte të dilte me fitore, shkruan KultPlus.
Pjesëmarrëse me këngën ‘’Atje Lart’’ tekstin dhe muzikën e së cilës e kishte realizuar kompozitorja Eriona Rushtit, këngëtarja nga Gjakova ende mbetet në mendjen e të gjithëve me interpretimin e saj të shkëlqyer.
Eriona siç e dimë këtë vit e dërgon Shqipërinë në Eurovizion me interpretim
të Jonida Maliqit. Dy vite më parë kënga e Festinës dhe interpretimi i saj nga
mediat e huaja dhe ato shqiptare u cilësuan
si kënga më me stil dhe përfaqësimi më dinjitoz që mund të ketë
Shqipëria.
Me anë të një postimi në Instagram kompozitorja ka rikthyer ndjenjat te kënga e Festina Mejzinit një këngë që riktheu ndjenjat e publikut tek muzika e vjetër, muzikë me plotë vlerë, kjo këngë që Festina e kishte cekur në shumë intervista që bashkë me kompozitoren Eriona Rushiti vendosen që teksti t’i kushtohej viktimave që humbën jetën në luftën e Kosovës.
Festina mbetet një zë specifik që vazhdon të ruaj origjinalitetin që atë e karakterizon nga këngëtarët tjerë shqiptarë edhe pse preferon më shumë festivale dhe shumë rrallë videoklipet, lidhja e saj me muzikën mbetet e fortë, me sa duket një dashuri e hershme e saj e destinuar të zgjasë shumë dhe që së shpejti ajo ka pohuar për KultPlus që do të sjell albumin e saj të parë. /KultPlus.com