Billboard shkruan për rrugëtimin e Ava Max: Vajza e dy emigrantëve shqiptarë

Një tjetër yll shqiptar që po pushton top listat muzikore në Amerikë është edhe Ava Max.

24 vjeçarja që po krahasohet me Lady Gaga-n, tashmë po radhitet në mesin e këngëtareve që po premton shumë në botën e muzikës.

Madje me këngën e saj të re “Sweet but Psycho” ajo është radhitur në vendin e dytë në Billboard Dance Club, ku të njëjtit kanë bërë edhe një shkrim për Ava-n, duke treguar edhe prejardhjen e saj shqiptare dhe fillimin e karrierës së saj muzikore.

“Vajza e dy emigrantëve shqiptar Ava Max e lindur si (Amanda Ava Koci), ka praktikuar gjuhën angleze duke kënduar këngën  “Vision of Love” të Mariah Carey-t, si pesë vjeçare duke shkuar në shkollë. Në moshën 14 vjeçare, ajo nisi të fitonte kompeticione duke impresionuar të gjithë përfshirë edhe nënën e saj, një këngëtare e trajnuar për opera, e cila besonte në talentin e saj dhe që një ditë do të ndodhë diçka e madhe. “Nëna ime më ka thënë: ‘Nuk ka asgjë për ty këtu’, dhe kështu familja e saj u shpërngulën në Los Angeles”, nis shkrimi i Billboard për yllin e ri shqiptar.

Por, jeta e saj ndryshoi në tri vitet e fundit, kur ajo këndoi ‘’Happy birthday”, në një ditëlindje, ku i pranishëm ishte producenti i njohur Cirkut, i cili bashkëpunon me Miley Cyrus dhe Katy Perry.

Por, viti 2019 i dha famën për të cilën luftoi, ajo tashmë ka famë dhe po vazhdon drejtë rrugës së Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës. /KultPlus.com

Danimarka ndalon mbajtjen e shamisë në hapësirat publike

Parlamenti danez miratoi sot një ligj që ndalon mbajtjen e shamisë islamike (burka ose niqab) në hapësirat publike duke pasuar me këtë vendim vende të tjera europiane si Franca dhe Belgjika.

“Çdo person që, në vendet publike, mban një shami që i fsheh fytyrën, dënohet me gjobë”, thuhet në tekstin e miratuar me 75 vota pro dhe 30 kundër.

Projektligji, i hartuar nga qeveria e qendrës së djathtë, u mbështet gjithashtu edhe nga dy forcat e para politike në Parlament, socialdemokratët dhe Partia Popullore Daneze.

Duke nisur nga 1 gushti, datë e hyrjes në fuqi e ligjit të ri, çdo shkelje për ndalimin e mbajtjes së shamisë në vendet publike do të sanksionohet me një gjobë prej 1 000 korona daneze (134 euro). Nëse shkeljet përsëriten, gjoba mund të arrijë deri në 10 000 korona./
/ec/ KultPlus.com

350 vite më parë vdiq Rembrandti

Holanda përkujton 350-vjetorin e vdekjes së piktorit të madh, Rembrandt van Rijn.

Në galerinë ”Mauritshuis” në Hagë u hap një ekspozitë e veçantë me të gjitha pikturat e Rembrandtit, ku ndër të tjera ishte edhe portreti i fundit i artistit të famshmen “Mësimi i anatomisë nga Dr. Nicolaes Tulp” nga 1632.

Princesha Beatrice e Holandës do të hapë zyrtarisht ‘’Vitin Rembrandt’’.

“Rembrandt ka një kuptim të veçantë për çdo brez”, theksoi drejtoresha e ”Mauritshuis”, Emily Gordenker .

Për herë të parë, muzeu i ekspozon të gjitha 18 pikturat  autentike që janë shtuar në koleksion gjatë shekujve.

Njëmbëdhjetë prej tyre ishin pikturuar nga ai sipas zbulimeve më të fundit shkencore, ndërsa pesë u ishin atribuar piktorëve të tjerë, ndërsa dy pikturat e tjera do të shqyrtohen në detaje.

Piktori me famë botërore u lind në Leiden në 1606 dhe vdiq më 4 tetor 1669 në Amsterdam.

Rijksmuseum në Amsterdam, me koleksionin më të madh në botë nga Rembrandti, planifikon të tregojë të gjitha veprat e piktorit në koleksionin e tij në një ekspozitë duke filluar nga muaji shkurt./ os/ KultPlus.com

Dua Lipa i drejtohet vëllait të saj: Oj Kosovë, hajde këtu (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e ka cituar gjithnjë me krenari prejardhjen e saj shqiptare.

Vetëm pak ditë më parë, në një prej “billboard”-ëve më të mëdhenj të muzikës në New York, u shfaq imazhi i këngëtares me mbishkrimin “Nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar për tu nominuar për çmimin Artistja e re më e mirë”, referuar nominimit të saj në Grammy.

Se është krenare me rrënjët e saj, këtë e vërteton edhe fakti se mundohet të flasë gjithnjë shqip me fansat e saj shqiptarë, ashtu siç bën në ambientet e saj familjare.

Së fundmi, Dua ka publikuar në InstaStory një video, ku shfaqet teksa thërret vëllanë e saj, Gjinin, duke i thënë në shqip: “Oj Kosovë, hajde këtu”.

Ndërkohë vëllai i këngëtares ishte i veshur me fanellën e kombëtares, ku shfaqej edhe stema e shqiponjës dy-krenare.

Kjo video ka entuziazmuar në masë të madhe fansat e saj shqiptarë, të cilët duan ta dëgjojnë atë sa më shumë duke folur në gjuhën amtare.

Dua përndryshe vitin e kaluar ishte në Prishtinë, ku performoi për fansat e saj më datë 10 gusht, në festivalin “Sunny Hill”. /KultPlus.com

Shkrihen akujt, dalin në sipërfaqe toka që nuk dukeshin prej 40 mijë vjetësh

Akullnajat në arktikun kanadez kanë shkrirë aq shumë akuj sa që janë zbuluar toka që kanë qëndruar të fshehura për të paktën 40 mijë vitet e fundit – thonë kërkuesit.

Por nuk mbaron me kaq; Arktiku, mund të jetë duke përjetuar shekullin më të ngrohtë në histori, të paktën në 115 mijë vitet e fundit, thuhet në studimin e publikuar këtë muaj në revistën “Nature Communications”.

Nuk është thjeshtë një koincidencë – thotë kërkuesi i universitetit të Kolorados, Simon Pendelton, autor kryesor I studimit. “Këto panorama antike, po zbulohen në një rajon të gjerë gjeogradik në ishullin Baffin”. Për këtë studim, shkencëtarët kanë marrë 48 myshqe dhe likene, që janë gjetur në vendet ku kanë mbetur të ngrira nga akulli që po zgjerohej mijëra vite më parë, shkruan koha.net.

Kërkuesit zbuluan se pjesa më e madhe e tyre kanë qëndruar nën akull për të paktën 40 mijë vjet. Bimët u gjetën në dhe përreth ishullit Peni Ajs Kap, në lartësi të ndryshme. Panorama e ekspozuar së fundmi, kryesisht në mes të fjordeve, dominohet nga shkëmbinj dhe vegjetacion tundra.

Edhe pse janë të lashta, bimët e mbledhura janë të të njëjtit lloj me ato që jetojnë ende sot dhe rriten në zonë. Zbulimet mbi moshën e bimëve, kombinuar me të dhënat e temperaturave, sugjerojnë se ky është shekulli më i nxehtë në rajon në rreth 115 mijë vjet – thonë shkencëtarët dhe sipas tyre, këto trende do të vazhdojnë deri sa akulli të zhduket në zonë./ KultPlus.com

Protesta e Kongresit të Lushnjës dërguar Konferencës së Paqes

Adil Fetahu

Kongresi i Lushnjes, apo siç e quajnë disa: Kuvendi Kombëtar i Lushnjes (21-31 janar 1920), ishte dhe mbetet një nga  ngjarjet me rëndësi në historinë e Shqipërisë, që shënoi një kthesë të rëndësishme, pozitive, në një moment kur shtetit shqiptar i kanosej rreziku i shpërbërjes, copëtimit midis shteteve fqinje dhe zhdukjes nga harta politike e botës. Territori  i shtetit shqiptar, të njohur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër (1913), tashmë ishte i okupuar nga ushtritë e huaja, të cilat e kishin pushtuar qysh nga Lufta Ballkanike dhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Ekonomia ishte e rrënuar tërësisht nga luftërat dhe e zhvatur nga fuqitë e huaja, ndërsa gjendja politike në vend ishte kaotike, ku vepronin grupe te ndryshme të përçara e të nxitura nga shtetet e jashtme.

Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore, në Paris u organizua dhe filloi punën Konferenca e Paqes, në të cilën zhonglerët e fuqive të mëdha, fituese të luftës: Anglia, Franca, Rusia dhe Italia, bënin pazaret e tyre në kurriz të shteteve humbëse të luftës. Shqipëria nuk ishte pjesëmarrëse e luftës në asnjërën anë, sepse vet ishte e pushtuar nga ushtritë e shteteve fqinje dhe të Italisë e Francës. Në këtë gjendje çfarë ishte, mund të ndahej e copëtohej, si pre e luftës, në bazë të do marrëveshjeve të fshehta: Marrëveshjes së shteteve të Antantës me Italinë (26 prill 1915), pastaj një marrëveshje po ashtu të fshehtë midis Italisë e Greqisë (Marrëveshja Titon-Venizellos, 29 korrik 1919) dhe marrëveshjeve tjera midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, etj. Ishte momenti i fundit të ndërmerrej diçka për shpëtimin e shtetit shqiptar. Patriotët dhe intelektualët shqiptarë të kohës, të cilët ndienin përgjegjësi morale e patriotike,  morën inisiativën për të mbajtur një kuvend kombëtar, për të unifikuar qëndrimet politike dhe forcat për mbrojtjen e vendit. Ata e organizuan Kongresin e Lushnjës, që filloi punën më 21 dhe përfundoi më 31 janar 1920, në Lushnjë. Në Kongres morën pjesë përfaqësues të krahinave të ndryshme të Shqipërisë, brenda kushteve që lejonin rrethanat e kohës. Kongresi mori disa vendime të rëndësishme për fatin e vendit, ndër të cilat do përmendur:

1)            Rrëzimi i Qeverisë së Përkohëshme të Durrësit,

2)            Zgjedhja e delegacionit për Konferencën e Paqes,

3)            Zgjedhja e Këshillit të Naltë, i cili përfaqëson kryetarin e shtetit (forma e regjimit të të cilit akoma nuk ishte përcaktuar),

4)            Zgjedhja e Këshillit Kombëtar, me atribute të parlamentit,

5)            Zgjedhja e Qeverisë së Përkohëshme.

Një nga vendimet e rëndësishme të Kongresit të Lushnjës ishte edhe dërgimi i një proteste Konferencës së Paqes në Paris, në të cilën ishin diskutuar variante të ndryshme  në dëm të shtetit shqiptar, duke u bazuar në marrëveshjet e fshehta dhe alternativa tjera, që të gjitha në dëm të shtetit shqiptar

Pa hyrë në analizë më të thellë e të hollësishme të vendimeve të Kongresit të Lushnjës, për këtë rast, në përvjetorin e 99-të të Kongresit dhe të asaj proteste,  zgjodhëm tekstin e Vendimit të atij Kongresi (Kuvendi), që iu dërgua Konferencës së Paqes, në Paris, më 30 janar 1920, me këtë përmbajtje:

“VENDIM I KUVENDIT KOMBËTAR TË LUSHNJES DREJTUAR KONFERENCËS SË PAQES

Kuvend iKombëtar, i mbledhur sot në Lushnje, ka votuar njëzërit të protestojë kundër vendimit të marrë nga Anglia, Franca dhe Italia për ndarjen e Shqipërisë në mes të Jugosllavisë, Greqisë dhe Italisë, duke vënë kështu në zbatim Paktin e Londrës të vitit 1915. Po ky Kuvend ka votuar sot pa kundërshtim rendin e ditës që vijon:

1) Proteston kundër vendimit që dënon një shtet asnjënës dhe të njohur si një nga kombet më të vjetër të Evropës, duke bërë që të realizohen kështu qëllimet imperialiste të qeverive fqinje. Kuvendi Kombëtar i bën thirrje botës së qytetëruar për shkeljen e parimeve të shpallura nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe nga përfaqësuesit e qeverive të Antantës, pas një lufte që ka çliruar një varg kombesh nga zgjedha e të huajit.

Kuvendi kërkon një pavarësi të plotë në kufijtë etnografikë dhe natyrorë, duke korrigjuar kështu padrejtësitë që janë bërë nga Kongresi i Berlinit dhe nga Konferenca e Ambasadorëve më 1913.

2) Kuvendi vendosi të mos pranojë asnjë mandat ose protektorat të huaj.

3) Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër veç atij që të zërë një vend në Gadishullin Ballanik, duke u dhënë fund mjerimeve dhe për të gëzuar një jetë në paqe dhe në harmoni me shtetet fqinje.

Shqiptarët janë të gatshëm të bëjnë të gjitha sakrificat, të derdhin deri edhe pikën e fundit të gjakut të tyre kundër çdo vendimi që mund të vërë në rrezik tërësinë territoriale dhe pavarësinë e tyre të plotë”.

***

Në situatën në të cilën u gjend Shqipëria, në kohën e Konferencës së Paqes, shpëtoi pa u copëtuar e ndarë midis shteteve të cilat aspironin trojet shqiptare vetëm falë syçeltësisë, vizionit, vendosmërisë dhe aksionit të patriotëve dhe intelektualëve të shquar të kohës, dhe me përkrahjen e politikës së drejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe personalisht të Presidentit Wilson. Pastaj, dalëngadalë, me luftë diplomatike dhe luftë të armatosur, Shqipëria u çlirua nga pushtuesit e huaj. /KultPlus.com

Një skicë e Rubens shitet për 8,2 milionë dollarë

Një skicë e mjeshtrit flaman Rubens u shti sot për 8,2 milionë dollarë në Nju-Jork gjatë një ankandi shumë të përfolur, ku disa mendonin se familja mbretërore, pronare e kësaj vepre, duhej t’ia kishte propozuar fillimisht muzeve holandeze.

Ky vizatim përfaqëson një djal të ri me duart e ngritura lartë dhe shërbente për përgatitjen e pikturës triptike “L’Erection de la croix” (rreth vitit 1610), u ble në vitin 1838 nga princi Guillaume d’Orange, që do të bëhej mbreti i Holandës nën emrin Guillaume II.

Por shitja e kësaj pikture ka ngritur shumë kritika, pasi sipas tyre, princesha Cristina, që zotëronte pikturën e Ribens që u shit sot, duhej t’ia kishte propozuar për blerje fillimisht muzeve holandeze para se ta shiste në ankand jashtë vendit.

Bëhet fjalë për një detyrë morale sipas muzeve, që vlerësojnë se piktura e Rubens bën pjesë në trashëgimin kulturore holandeze.

Regjimi e kishte ndarë Valbonën nga mamaja dhe babai i saj në një moshë shumë të re

Vetem 16 vjec, Valbona Çoku Mirakaj e mban mend mire makinen qe erdhi ta merrte me vete. Oficeret e Sigrumit te Shtetit ishin duke ndjekur femijen e disidentit Mentor Coku, ne menyre qe ta internonin ne kampin e Lushnjes per mosbindjen e tea tit.

Regjimi e kishte ndare Valbonen nga mamaja dhe babai I saj qe ne nje moshe shume te re. Keshtu qe, ajo u dergua ne nje kazerme ku dergoheshin burrat pa familje. Edhe ushtaret e kampit ndjene keqardhje ndaj nje vajze kaq te vetmuar, keshtu qe Valbona u lejua t’I bashkohej nje familjeje tjeter qe jetonte ne kamp.

Ajo punonte me ore te gjata ne fusha, dhe mban mend qe nuk kishte mbajtur ne dore as edhe nje cader, perpara se ti duhej te mbante vegla te renda pune.

Kaq I gjate ishte qendrimi I saj ne kete kamp, saqe aty takoi burrin e saj me te cilin sollen ne jete 3 femije (prape gjate qendrimit ne kamp), nderkohe qe jetonte me friken se edhe femijet e saj do te kishin te njejtin fat si ajo.

Babai I Valbones, Mentor Çoku, ishte nje activist si babai dhe xhaxhai I tij dhe regjimi I Shqiperise kishte vene nje shperblim per vrasjen e tij.

Ne nentorin e 1944-Mentor  u arratis nga shqiperia per ne Itali, kur Valbona ishte akoma nje bebe e sapolindur. Ne te njejten kohe, mamaja e saj u semur shume dhe u largua nga vendi ne kerkim te nje trajtimi mjekesor te specializuar ne Korfuz te Greqise, duke lene kshu pas Valbonen me mamane dhe vellain e saj.

Me pas, nena e Valbones, u hidherua tejmase kur kuptoi qe nuk mund te kthehej me, pasi gjate qendrimit te saj ne Korfuz, kufinjte e Shqiperise u mbyllen dhe nuk do te hapeshin me per 47 vitet e ardhshme. Kjo coi ne ndarjen e familjes, dhe Valbona nuk do e takonte me kurre mamane e saj.

Valbona u ribashkua me babain e saj mbas 30 vitesh por ishte teper vone per nenen e saj – nje grua e cila e mbushur me dhimbjen e ndarjes.

Tashme, e martuar dhe me femije, Valbona thote qe eshte e rendesishme qe te flitet per padrejtesiste qe ju bene gjenerates se saj, edhe nqs njerezit jane te shokuar nga mizoria e ketyre akteve…

Ne fjalet e saj:

“Kur bera 16 vjec, sapo kisha mbaruar vitit e trete te shkolles se mesme.

Por, nje dite, me thane qe do internohesha ne Lushnje. Mendoja se me ngaterronin me dike tjeter megjithese e dija mire historine e prinderve te mi; por mendoja qe ata do ishin duke ndjekur njerez me te rendesishem dhe jo nje femije.

Me derguan ne nje kamp ne nje fshat te Lushnjes. Kishte disa fshatra ne Lusnje, ishin me shume si sektore fermash dhe jo fshatra, te cilat ishin shnderruar ne kampe internimi.

Mua me derguan ne nje vend qe kishte qene dhe babai im dhe me futen ne nje kazerme ku dergoheshin burrat beqare pa familje.

Ishte e tmerrshme. Isha komplet vetem.

Ta quash kazerme eshte ti besh qejfin. Ishte si nje magazine e madhe me beqare.

Familjet ishin ne kazerma te tjera,

Isha shume e turpshme por kur e pashe veten ne ate vend u tmerrova.

Kaq e frikesuar isha sa ju afrova nje oficeri dhe e pyeta nqs mund ti bashkohesha nje familjeje.

Cuditerisht, atij I erdhi keq per mua. Nuk kishte pare ndonjehere nje rast te tille, qe te internohej nje vajze e vetme. Zakonisht kishte nena me femijet e tyre, sepse baballaret dergoheshin ne burg, por nje vajze te internohej vetem? Asnjehere.

Keshtu qe me tha qe mund ti bashkohesha nje familjeje vetem nqs do te me pranonin.

Pyeta nje nene disi te vjeter e cila kishte 3 vajza te rritura, nqs mund te rrija me to. Ajo tha pod he ndau krevatin e saj me mua.

2 kazerma kishin 20 familje. Mund ta degjoje personin tjeter duke marre fryme nga ana tjeter e murit.

Dita fillonte me apel.

Rreshtoheshim te gjithe.

Me pas, shkonim neper fusha.

Nje dite do korrje gru.

Nje dite do gerrmoje ndonje kanal.

Ndonje dite do punoje token.

Ndonje dite do korrje miser. Keshtu, pune ferme kryesisht.

Une nuk kisha mbajtur ndonjehere nje cader e jo me te mbaja vegla te renda pune. I terhiqja me vete.

Vitin e pare, shkoja ne shkolle, sepse me duhej te perfundoja maturen. Me lejuan te shkoja ne Lusnje. I vetmi kusht ishte qe te kthehesha ne darke.

Punonim rregullisht cdo dite. Pune shume e veshtire.

Nuk ka fjale qe mund ta pershkruajne horrorin e vertete te atyre kushteve.

Ne u martuam në kamp [me burrin Sokolin]. Femijet tane, qe te tre, u linden ne kamp.

Jeta u be akoma me e veshtire, sepse na duhej te rrisnim femije ne ato kushte. Nderkohe qe femijet rriteshin, te pushtonte nje merzi e madhe perbrenda, sepse mendoje qe dhe ata do te kishin te njejtin at si ty.

Ne vitin 1990, doli nje ligj qe te gjithe Shqiptaret duhet te pajiseshin me pashaporte, sepse pashaportat nuk ekzistonin atehere. Keshtu qe shkuam te Zyra e Puneve te Brendshme dhe polici aty me tha qe nuk mund te merrja pashaporte.

Ne gazete, shkruhej qe personat me ceshtje penale dhe ata ne moshen e ushtrise, nuk mund te pajiseshin me pashaporta. I thashe policit se une nuk isha as ne ushtri dhe as nuk kisha kryer ndonje krim.

Babai im jetonte ne Rome. Ishte Presidenti I Bashkimit Islamik, keshtu qe kishte nje fare pozite shoqerore.

Polici me pyeti se perse nuk mund te bente gje babai im per ne, megjithese ishte person kaq I rendesishem.

Per ta thene fiks fare, tha qe “si nuk leviz as nje gur te vogel per ju?”. Keshtu qe u ktheva ne shtepi dhe thashe me vete qe nuk do mund ta takoja dhe u ktheva ne shtepi duke qare.

Ne ate kohe, policet filluan te merrnin para. Sokoli pagoi 600 dollare per pashaportat tona; timen dhe te tim biri.

Ishte viti 1991. Babai im ishte ne Rome, presidenti I Unionit Islamik. I lashe vajzat e mia me burrin dhe mora djalin me vete – duke pasur frike.

Shume njerez me pyesin se si ishte takimi me babain tim mbas 47 vitet.

Edhe mbas 47 viteve, e njoha fytyren e babait tim, e cila ishte sin je drite per mua. Ishte e vetmja gje qe shifja midis turmes se njerezve.

U futem ne shtepi. Ai ndenji jashte, dhe me la te futesha vetem. Kishte vene nje foto te mamase time perballe hyrjes se shepise dhe nje buqete me lule me nje shkrim qe thoshte: “Mireseerdhe ne shtepi moj zonja e shtepise.”

Mamaja ime vdiq ne 1988-en por se pashe dot me kurre. Ajo vdiq e depresionuar me nje femije te vetem, te cilin nuk mund ta takonte dhe qe ishte ne nje kamp internimi. Ajo fajesonte veten per kete gje.

Takimi me te ishte nje gje e madhe, pasi nepermjet tij arrita te takoj ne njefare menyre, edhe nenen time. Ka qene nje histori e vecante, nje histori e trishtueshme.

[Ne Kamp] Kisha nje foto te nenes dhe babait qe e mbaja me vete gjithe kohes. Mendoja “Mjere ju, si jetoni pa mua’. Nuk e shikoja situaten e mjerueshme ne te cilen gjendesha vete. Sidomos mbasi linda femijet…

[Sot] Kam 2 femije ne Itali; vajza me e vogel dhe djali. Me qan zemra cdo here qe ikin nga ketu, keshtu qe perpiqem dhe imagjinoj se si kane jetuar prinderit e mi pa me pare asnjehere.

Nje person I ri sot, eshte I shokuar nga gjerat qe kane ndodhur atehere. Madje, as nuk I besojne qe jane te verteta. Gjerat si intervista jone, duhen, pasi njerezit duhet te mesojne efektin e vertete te komunizmit ne vendin tone.

Nje person I ri sot, nuk e kupton dot, nuk e perceptojne dot qe te burgosesh thjesht sepse po degjoje nje kenge te ndaluar.

Duhet thene, e vertata e vertete.

Keto gjera duhet te studiohen neper shkolla, sepse njerezit e moshes tone, ne mblidhemi bashke per te folur, por perfundojme duke folur vetem me njerez te cilet I kane kaluar edhe vete keto gjera dhe e dine se cfare ka ndodhur.

Bisedat tona duhen degjuar nga te rinjte te cilet nuk I kane perjetuar keto gjera. Te gjitha keto gjera I duken si fantazi rinise se sotme.

Realiteti duhet shkruar.”

Valbona Coku Mirakaj eshte 74 vjec. Ajo ka lindur ne 19 Tetor 1944 ne Tirane. Ajo jeten ne Tirane me burrin e saj.

burimi: http:http://evenwallshaveears.org/story/valbona-coku-mirakaj-2/?fbclid=IwAR3U4swTlxbSP1euiGysg8aSkXUF9bmAEEmWAiRaB3ypLCjnLFVOD7wmEl4

Fjalimi i hoxhës Ali Kraja mbi varrin e at Gjergj Fishtës

“Me ty, Patër Gjergj, kombi naltësohet dhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”

Kur ndërroi jetë, Patër Gjergj Fishta, në varrimin e tij morën pjesë personalitete të Shkodrës e gjithë Shqipërisë. Patër Gjergj Fishta u varros me nderime të mëdha më 31 dhjetor të vitit 1940. Hafiz Ali Kraja ishte një ndër personalitet e larta që mori pjesë në atë ceremoni dhe aty mbajti një fjalim brilant për mikun e tij të çmuar, at Gjergj Fishtën. Hafiz Ali Kraja ishte një ndër intelektualët e famshëm mysliman nga qyteti i Shkodrës. Fjalimi i tij në ceremoninë e varrimit të klerikut të shquar, at Gjergj Fishta, është një ndër fjalimet më të bukura të mbajtura në raste të tilla. Ajo çfarë e bën më të veçantë, është fakti se si një hoxhë i thurr një tekst të tillë të lartë një prifti.  Ata ishin intelektualë të shquar dhe ajo ishte me të vërtetë bashkëjetese fetare.

Fjalimi

Poet kombëtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”, ka thënë ai. 27.al.

Bebe Rexha e befasuar me mbështetjen që mori pas kritikave të saj ndaj dizajnerëve

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha është befasuar me mbështetjen që kishte marrë pas kritikave që ajo iu kishte bërë dizajnerëve.

Ditë më parë Bebe Rexha kishte kritikuar publikisht disa stilistë të cilët kishin refuzuar t’i jepnin asaj veshje për “Grammy Awards” për shkak të masave të saj trupore, transmeton Koha.net.

Përveç fansave që i dhanë mbështetje ishin edhe yjet që e bënë këtë, përfshirë këtu edhe Demi Lovaton.

“Vetëm doja të ndaja ngjarjen time dhe sa shumë isha e frustruar. Kurrë s’kam pritur të marrë gjithë atë mbështetje dhe dashuri”, ka thënë ajo për People.

Këtu mund ta shikoni filmin “Gardhi” me regji të Lendita Zeqiraj

Filmi “Gardhi” me regji të Lendita Zeqiraj  ka triumfuar në mjaft festivale prestigjioze, përfshirë edhe atë në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër, ku kishte fituar kështu të drejtën e garimit për OSCAR, ndërsa ishte edhe fitues edhe i çmimit filmi më i mirë i shkurtër në DokuFest, shkruan KultPlus.

Genti (Arti Lokaj), është personazhi i parë që shohim në filmin e regjisores Lendita Zeqiraj, ai me një shkop në dorë i bie përqark gardhit të shtëpisë së tij. Brenda po qëndrojnë gratë e familjes ndërsa jashtë nëna e tij dhe tezja duke përgatitur fli.

Shfaqja e moshatarit të tij Xenit, të dera e shtëpisë së tij së bashku me qenin Aaj, bënë që Genti t’ia shpreh dëshirën për të pasur një qenush edhe anëtareve të familjes së tij që janë mbledhur në shtëpi. Kjo sjellë argumente në mes të të rriturve. Por, pas një mosmiratimi të shpejtë ky diskutim ndërron komplet kahje.

Ajo që shohim më pas është një përplasje në mes të gjeneratave, konflikt në mes të traditave, besimeve dhe mënyrave të reja të jetesës. Përplasje kjo e cila përmes grave që janë pjesë e filmit reflektojnë problemet në shoqëri dhe mentalitetin.

KultPlus sonte ju përcjell linkun e këtij filmi dhe tanimë këtë film mund ta shikoni edhe përmes ekraneve të juaja.

FENCE from Lendita Zeqiraj on Vimeo.

‘Gardhi’ është bashkëprodhim i shtëpisë filmike kosovare N’art, Sacrebleu Productions nga Franca dhe Ëoof Films nga Kroacia, dhe është përkrahur financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Cinema Fondacioni – Region Ile De France, dhe me mbështetje nga Komuna e Prishtinës.

Në këtë film luajnë: Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Celaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina. / KultPlus.com

“Zemra ka më shumë dhoma se një bordello”

“Mund të jesh i dashuruar njëherësh me shumë njerëz, dhe për të gjithë të ndjesh të njëjtën dhimbje, pa tradhtuar askënd. Zemra ka më shumë dhoma se një bordello.”

“I dukej aq e bukur, aq ngashnjyese, aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, saqë nuk e kuptonte se si askush tjetër nuk prekej si ai nga kënga e kastanjetave që lëshonin takat e saj mbi kalldrëm, se si askujt tjetër nuk i cakërdisej zemra nga psherëtimat e verefit të fustanit të saj dhe se askush tjetër nuk cmendej si ai nga dashuria për fru-frunë e gërshetit të saj, fluturimin e duarve dhe floririn e së qeshurës së saj! Nuk i kishte shpëtuar asnjë lëvizje, asnjë shprehje e karakterit të saj, por nuk guxonte t’i afrohej nga frika se mos e prishte magjepsjen. “

“Kureshtja ishte një nga ato guackat e shumta të dashurisë.”

“Ky qe viti i një dashurie të tallavitur. Ata të dy jetonin vetëm për të menduar për njëri-tjetrin, për të ëndërruar njëri-tjetrin, për të pritur letrat me po aq ankth sa i shkruanin përgjigjet. Por asnjëherë s’u qëlloi, as atë pranverë përcartjesh, të flisnin me gojë. “

“Ai e vari pasqyrën në shtëpi, jo për kornizën e saj të cmuar, por për hapësirën e brendshme që kishte zënë për dy orë rresht nga imazhi i dashur…”

“Kujtesa e zemrës i zhduk kujtimet e këqija dhe mrekullon të mirat dhe pikërisht në sajë të këtij marifeti ne arrijmë ta gëlltisim të kaluarën.”

“Një të diel dhjetori kur trëndafilat ishin bërë tashmë për gërshërë ai pa dallëndyshet që kishin qëndruar mbi kabllot e dritës elektrike që sapo ishte instaluar dhe befas i ra në të se sa kohë kish kaluar.”

“Dashuria ishte dashuri në cdo kohë dhe në cdo vend, por sa më pranë vdekjes të ndodhej aq më e fuqishme bëhej.”

“Më tepër se vdekja ishte jeta ajo që nuk njihte kufij”

“Ai që pret shumë, mund të përfundojë me asgjë”.

Gabriel Garcia Marquez, “Dashuri në kohërat e kolerës”/ filozofia.al

Greva

Poezi nga Xhevdet Bajraj.

Të jesh njeri
në zemrën e të cilit jetojnë
kaq shumë të vdekur
dhe të vazhdosh përpara
të hidhesh nga guri në gur
të kapërcesh lumin
duke e lënë në bregun tjetër
jetën
dhe të shkosh ta takosh autorin
e këtij tregimi horror
epo jo 
falëmnderit shumë
më duket shumë më e shëndetshme
të mos lëviz fare nga shtrati

“VITET QË NUK E SOLLËN PRANVERËN”, De Rada, 2018, Ferizaj

Demaçi më ‘92 kishte marrë shtetësinë shqiptare, bëhet publik dokumenti

 I ngarkuari me Punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Sylë Ukshini, priti sot në takim regjisorin e njohur shqiptar Kujtim Çashku, rektor i Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, i cili i dorëzoi dokumentin me anë të të cilit Adem Demaçit i ishte dhënë shtetësia shqiptare.

“Gjatë takimit, regjisori më kishte përgatitur edhe një surprizë, më dorëzoi edhe një dokument, dekretin Nr. 361 të Presidencës së Shqipërisë, i datës 23 nëntor 1992, i cili konfirmon se Adem Demaçit, më datë 23 nëntor 1992, i ishte dhënë shtetësia shqiptare. Dokumenti është firmosur nga shefi i Kabinetit, Edmond Seferi”, thekson Ukshini.

Në takim, ku ishin të pranishëm edhe diplomatët e Ambasadës, Bashkim Shillova dhe Arben Loshi, regjisori Çashku i njohu edhe mbi gjithë punën që është bërë në këtë vit që nga viti 2004, kur ky institucion shënon themelimin e tij.

Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” prej 15 vjetësh vazhdon të jetë ndër shkollat, e cila për gjithë procesin mësimor që zhvillon, është e njohur jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë kufijve shqiptarë.

Ai ka realizuar shumë vepra filmike dhe dokumentarë për Kosovën. Me regjisorin Çashku u pajtuam të shfaqim edhe një dokumentar për Kosovën në 20 -vjetorin e intervenimit ushtarak në NATO-s në mars 1999.

Ariana Grande falënderon këngëtaren shqiptare për suksesin e këngës “7 rings”

Shqiptaret e famshme nëpër botë tashmë janë të shumta në numër. Ne mesin e tyre është edhe Njomza Vitia.

Njomza Vitia vjen nga Prishtina dhe për suksesin e saj ka raportuar edhe gjiganti mediatik “Billboard”.

Për ata që nuk e dinë, Njomza është po ashtu mikeshë e ngushtë e këngëtares me famë mbarë botërore, Ariana Grande.

Përveçse mikeshë, Njomza merr pjesë edhe në kompozimin e këngës së Arianës dhe është gjithashtu ideatore e klipit të saj “Thank u, next”.

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin social Instagram, Grande ka publikuar listën e “Billboard” me “Hot 100”, ku në vend të parë renditet kënga e saj “7 Rings”, shkruan koha.net.

Në falënderimin e bërë në rrjetin social Instagram, këngëtarja me famë botërore etiketon edhe llogarinë e Njomzës, me ç’rast ka bërë të ditur se shprehet falënderuese ndaj mikeshës për suksesin e arritur.

“Numri ynë i dytë, një debutim në tre muaj. I dua njerëzit me të cilët i punova këto këngë më shumë se sa që mund ta them me fjalë. Faleminderit të gjithëve për gjithçka. Jam përjetësisht mirënjohëse”, ka shkruar Ariana Grande në Instagram.

Njomza përndryshe është edhe vet këngëtare, dhe pret që së shpejti të nxjerr këngët e saj të reja në treg.

E rrallë, zbulohen gjurmët e gishtit të Da Vinçit


Gjurmët e gishtërinjve të Leonardo da Vinçit ekspozohen në Cardiff.

Për 500-vjetorin e vdekjes së mjeshtrit të madh për të cilin janë organizuar 12 evente në Britaninë e Madhe – disa vepra të tij që janë pjesë e koleksionit të Mbretëreshës do të ekspozohen në qytetin e Uellsit, duke përfshirë një vizatim në të cilin janë të dukshme gjurmët e gishtit të madh të dorës së majtë të Da Vinçit.

Vizatimi në të cilin ka mbetur gjurma e Da Vinçit është “Sistemi kardiovaskular dhe organet kryesore të grave”, një nga studimet e tij në anatomi, që daton në vitet e fundit të dekadës së parë të 1500-s.

Nuk është hera e parë që vërehet një gjurmë e Leonardos në veprën që ai ka lënë pas, por kjo është hera e parë që bëhet një studim i hollësishëm mbi të.

“Ka vizatime dhe piktura të pjesshme në vizatime të tjera nga Leonardo, por kjo është deri tani shenja më e qartë dhe më e pastër e Leonardos”, thonë studiuesit.

Skica në fjalë do të ekspozohet në Muzeun Kombëtar në Cardiff nga 1 shkurti deri më 6 maj.

Poezi madhështore për Kosovën nga Ismail Kadare

Një nga vjershat e rralla ku përmendet Kosova. Përgjithësisht tema e Kosovës në atë kohë, konsiderohej tabu në letërsi.

E hidhur vjeshtë e këtij viti
Kosovën gjeti nën terror.
Korba të zez mbi të ia mbërritën,
Hetues, gjykatës e prokurorë.

Me dhjetë vjet burg, me tetë, me shtatë,
Me dymbëdhjetë dënojnë diku.
Kështu mes jush shekullin ndani,
Dhe mijëvjeçarin ndani ju.

Kështu e prekni historinë,
Mbi supe e mbartni ju sërish.
Prangat në shkollë që i mësonit
Në duar ndjetë befasisht.

Dhe patë se koha e mesjetës
S’qe larg dhe veç në libra s’qe,
Dhe u kthye nata e Prishtinës
Në natë Shën Bartolemeu.

U ngritët ju viganë, fisnikë
Me korrektesë e madhështi.
Ngaqë kërkuat Republikë,
U shtypët si në monarki.

Por koha kurrë s’vjen përgjysmë,
Natë e masakrës vetëm s’mbërrin,
Se pas Dushanit car të frikshëm
Rrufeshëm Skënderbeu arrin.

S’kish dëshmitarë, TV nuk pati
Zinxhiri i tankut kur ju griu,
Por retë e globit veg ju panë,
Ndërgjegje e botës te ju mbërriu.

Kështu në vorbull të epokës
U ngritët ju si monument,
Ju që e prekët historinë,
Dhe n’histori u kthyet vetë.

– Ismail Kadare/filozofia.al

Qeveria e Maqedonisë nis përdorimin e gjuhës shqipe

Qeveria e Maqedonisë ka nisur procedurat për fillimin e zbatimit në praktikë të ligjit për përdorimin e gjuhëve, përkatësisht të gjuhës shqipe.

Zëdhënësi i Qeverisë së këtij shteti, Muhamet Hoxha ka thënë se në mbledhjen e së mërkurës të kabinetit qeveritar, ministrat shqiptarë për herë të parë i kanë mbajtur fjalimet e tyre në gjuhën shqipe.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka theksuar se me përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, mundësohet zgjidhja ligjore që në të njëjtën kohë paraqet shembull për përkushtimin e institucioneve që jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në praktikë t’u mundësohet bashkësive etnike e drejta e përdorimit të gjuhës së tyre, shkruan REL, përcjell albinfo.ch

Qeveria gjithashtu ka marrë vendim për nisjen e procedurës për zbatimin në praktikë të emrit të ri të shtetit, “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Në të gjitha institucionet e nivelit qendror, si në objektin e Qeverisë, të ministrive, Kuvendit, vendkalimet kufitare e organe tjera, tabelat do të duhet të zëvendësohen me emrin e ri të shtetit, ndërsa një hap i tillë do t’iu rekomandohet edhe institucioneve të pushtetit lokal. Tabelat do të jenë edhe në gjuhën shqipe, ashtu siç është e rregulluar me ligj.

Vendimet e Qeverisë në Shkup janë marrë disa ditë pasi Kuvendi i Greqisë ka ratifikuar marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar të emrit.

Marrëveshja e arritur më 17 qershor të vitit të kaluar ka zhbllokuar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO si dhe pritet të rezultojë me nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian./ KultPlus.com

Atifete Jahjaga takohet me Madeleine Albright

Ish-presidentja Atifete Jahjaga është takuar sot me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright për të diskutuar edhe për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga është shprehur se është gjithmonë kënaqësi për të që të takohet me ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright. Këtë të fundit ajo e falënderoi  edhe për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit.

“Me sekretaren Albright diskutuam edhe për programin për shënimin e 20 vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë duke riafirmuar kontributin e jashtzakonshëm të NATO-s si faktor për paqe dhe stabilitet në Kosovë, rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Atifete Jahjaga në postimin e saj në Facebook./ KultPlus.com

Shtincat: A ka me u dorezu kryeministri para mësimdhënësve?

Rrahman Paçarizi

Përtej çdo konspiracioni, grevat dinë të jenë të rrezikshme. Në shoqëritë si kjo jona, edhe njerëzit me poste publike dinë të bëhen robër të inateve dhe mbajtjes së fjalës. Kryeministri, fatkeqësisht është i vetëm përballë armatës së mësimdhënësve. Greva ka dhe duhet të ketë zgjidhje të shpejtë. Vazhdimi i grevës po i trimëron mësimdhënësit, duke i bë më këmbëngulës në kërkesat e tyre. Moszgjidhja e shpejtë përveç humbjes së mësimit krijon një situatë absurde të fortifikimit dhe betonimit në pozicione. Implikimet buxhetore të rritjes së kërkuar mund të jenë të papërballueshme, por qeveria këtë punë ka – gjetjen e zgjidhjeve. Rritja aq e madhe dhe për numër aq të madh kushton tepër shumë. Gjithashtu, rritja eventuale e kërkuar trimëron sektorët e tjerë për kërkesa të ngjashme. Në anë tjetër, rrallëkund sektori publik paguan më mirë se sektori privat, siç ndodh në Kosovë. Ndoshta aty do kërku zgjidhja – në rritjen e rrogës minimale në nivel vendi. Me këtë do të krijohej balanci i çmimit të punës në vend, mendoj unë, pa qenë farë njohësi i fushës, por dashamirës gjithsesi. Pra, zgjidhja është diku në mes dhe qeveria është zgjedhë për të zgjidhë probleme.

Deklaratat se mësimdhënësit nuk meritojnë rroga më të larta, deklaratat axhamishi se mësuesit grevistë mund të zëvendësohen, deklaratat se mësuesit punojnë vetëm nga dy-tri orë në ditë, janë benzinë në zjarr – ata që flasin kështu janë shtinca e shtincat janë qyqana. Shtinca e qyqana janë edhe ata që pyesin a do të dorëzohet kryeministri para mësimdhënësve, pasi kryeministri asnjëherë s’ka qenë kundër mësimdhënësve dhe s’ka pse dorëzohet para askujt, pra nëse gjen zgjidhje, nuk do të thotë se është dorëzu, por e ka bë punën që i takon – ka gjetë zgjidhje.

Nëse kryeministri ia del me gjetë zgjidhje, edhe nëse rritja nuk është 30 për qind, qysh ka lypë SBASHK-u, mësuesit duhet me e pranu zgjidhjen, qoftë edhe si të përkohshme. Shtincat i kanë punët e veta, duan me kriju mjegull. E mësimdhënësve e nxënësve të tyre nuk u duhet mjegulla, por qartësia. E mësimdhënësit, në secilin rast duhet të zotohen se kanë me punu kundrejt detyrave që i kanë. Ne si mësimdhënës konkurrojmë për vendet e punës, konkurrojmë duke i pasë parasysh edhe obligimet edhe shpërblimet, ndaj mospuna dhe papërkushtimi nuk arsyetohen me kurrgjë, pra as mungesa e rezultateve arsyetohet me lartësinë e rrogës.

Kryeministër, nëse gjen zgjidhje nuk do të thotë që je dorëzu. Shtincat ose duan me të prishë me armatën e mësimdhënësve ose duan me ta dëshmu lojalitetin përmes mbështetjes axhamishi. Gjeje zgjidhjen, kryeministër dhe ktheji fëmijët në shkolla!/ KultPlus.com

Rexhep Qosja: Reagim ndaj letrës së 30 shkrimtarëve dhe publicistëve

Me vonesë disaditore e vërejta dhe e lexova letrën e shkruar prej filozofit, shkrimtarit e publicistit, Bernar-Henri Levy, e të nënshkruar prej njëzet e nëntë shkrimtarëve e publicistëve të tjerë, mes të cilëve edhe prej pesë fituesve të Çmimit Nobel për letërsi.

Në këtë letër për shumë arsye bëhet thirrje që Bashkimi Evropian të mbrohet, që atdhetarët e këtij Bashkimi ta mbrojnë atë intelektualisht prej shkatërruesve të cilët gjithnjë e më të zëshëm po shihen e dëgjohen nëpër disa sheshe e nëpër disa institucione evropiane!

Nuk prisja se kjo letër qëllimlartë do të më befasonte siç më befasoi jo vetëm me disa nga mendimet që thuhen në të, po më shumë me disa nga çështjet që në të heshten.

Për këtë arsye, si lexues i veprave e i shkrimeve të disave prej nënshkruesve të kësaj letre, mund të them:
Jam i zhgënjyer.

Jam i zhgënjyer sepse ata e ngritën zërin me shumë vonesë.

Jam i zhgënjyer sepse ata e ngritën zërin vetëm kundër të këqijave që, siç e theksojnë, mund të ndodhin në Evropë pas zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian në qoftë se fitojnë ata që duan të ringjallin një të kaluar të errët.

Jam i zhgënjyer sepse të këqijat që, thonë, se mund të ndodhin në Evropë pas zgjedhjeve të majit – ksenofobia dhe antisemitizmi po ndodhin tashmë në disa vende të Evropës.

Jam i zhgënjyer sepse i heshtën disa nga të këqijat e tjera që po ndodhin në Evropë dhe tragjeditë që po ndodhin në ujërat jugore të Evropës.

Jam i zhgënjyer sepse nuk e thanë asnjë fjalë keqardhjeje për tragjedinë më të madhe të shekullit në të cilin kemi hyrë: për tragjedinë e viktimave të luftërave, që në disa vende të Lindjes së Mesme e të Afërme po ndodhin edhe nën patronatin politik e ushtarak evropian!

Jam i zhgënjyer sepse me asnjë fjalë keqardhjeje nuk shkruan për rrënimet barbare të tri qytetërimeve të lashta në ato vende të Lindjes së Mesme e të Afërme që po ndodhin edhe nën patronatin politik e ushtarak të disa vendeve të Evropës!

Jam i zhgënjyer sepse asnjë fjalë keqardhjeje nuk u shpreh për islamofobinë që po përshtrihet në Evropë, e nxitur edhe prej terrorizmit – kësaj të keqeje skëterrore, kundërnjerëzore, që po e bëjnë madje edhe në disa vende që u kanë dhënë strehimin, individë dhe grupe të ndryshme me besim islamik duke keqpërdorur islamin për qëllimet e veta politike, ideologjike e të tjera.

Jam i zhgënjyer sepse këta, tridhjetë shkrimtarët e publicistët e shquar, që u paraqitën si ndërgjegje e zgjuar e Evropës së Re, nuk paskan vërejtur se si kolonializmi klasik në disa pjesë të Afrikës e të Azisë, është zhvilluar tashmë në kolonializëm modern, domethënë në neokolonializëm.

Jam i zhgënjyer sepse kërkesat shtetkrijuese, që u dëgjuan në Barcelonë, i identifikuan me shpërthimet nacionaliste dhe ksenofobe që po dëgjohen qe sa kohë, sidomos në Budapest, në Varshavë, në Vjenë, në Dresden e ku tjetër.

Jam i zhgënjyer sepse politikë “që nuk e denjëson inteligjencën dhe kulturën” e quajtën vetëm politikën që do të bëhet në Evropë në qoftë se në zgjedhjet e majit për Parlamentin Evropian fitojnë “shkatërruesit e idesë evropiane” dhe harruan se politikë e tillë po lulëzon tashmë në disa vende të Evropës, sidomos në vendet ish komuniste qoftë edhe të Bashkimit Evropian!

Jam i zhgënjyer sepse Evropën e quajtën “të braktisur edhe nga dy aleatë të mëdhenj që në shekullin e kaluar e shpëtuan dy herë nga vetëvrasja: njëri përtej La Manshit dhe tjetri përtej Atlantikut” dhe, kur shkruan kështu, këta dy aleatë, të përfytyruar gabimisht si kundërshtarë të BE-së, i imagjinuan në të njëjtin kontekst politik me Rusinë e Putinit, e cila e dëshiron rrënimin e këtij Bashkimi të Evropës, duke vepruar ku mundet e si mundet për atë rrënim! Është interesant se në këtë letër nënshkruesit e saj, me dashje a padashje, na e përkujtuan qëndrimin e krijuar në kohën e Napoleon Bonapartës kur u tha: Anglia është për Evropën çka është Shejtani për njerëzimin!

Jam i zhgënjyer sepse në letrën manifest politik nuk u sqarua se çfarë duhet të jetë Bashkimi Evropian që, besoj, s’do të mund ta plagosin “varrmihësit e idesë evropiane”: do të jetë Evropë e pluralizmit kombëtar, kulturor, fetar apo Evropë e totalitarizmit evropianist; do të jetë Evropë e kombeve të barabarta apo Evropë e dy-tre rrathëve me barazi të ndryshme të përbërësve kombëtarë të saj; Evropë, si e thotë evropiani i shumëdëshiruar, Karl Markus Gaus, e shumë gjuhëve apo e Evropë e vetëm disa gjuhëve, që do të na e mësojë barbarinë; Evropë e pastruar prej të gjitha paragjykimeve të së kaluarës apo Evropë në të cilën racizmin e dikurshëm të Lëkurës do ta zëvendësojë racizmi i Kuletës?

Bashkimi Evropian është ideja, është projekti, është ideali më madhështor në historinë e Evropës. Ai është premtimi politik, kulturor, qytetërues, human, etik, që popujve të Evropës u sjell besimin se kurrë më nuk do të përjetojnë luftëra botërore, as luftëra ballkanike, as Kongrese të Berlinit si ai i vitit 1878, as Konferenca të Londrës si ato të viteve 1913 e 1915, as Konferencë të Paqes si ajo e Parisit e vitit 1919, as “rende” të tmerrshme fashiste, staliniste, naziste; është premtim që popujve të Evropës u sjell besimin ndaj lirive, barazisë së dinjiteteve dhe të mirëqenies së tyre e të pasardhësve të tyre.

Shqiptarët e duan sot Evropën e këtillë, dhe e duan shumë përkushtueshëm duke u përpjekur që të sjellin vlerat e saj në jetën e tyre dhe duke u përpjekur që të plotësojnë kushtet që Shqipëria e Kosova, siç janë sot apo, edhe më mirë, të bashkuara, të bëhen anëtare të saj sa më shpejt.

Gëzuar Evropë e dashur!/ KultPlus.com

Ishte e para artiste që pas luftës hapi dyert e Fakultetit të Arteve, Arbana Hajredinaj rrëfen dashurinë për artin

Alberina Haxhijaj

Artistja Arbana Hajredinaj është rritur duke punuar në atelienë e babait të saj, Jakup Haradinaj i cili po ashtu ishte piktor, madje artistja e quan veten “çika e babit” duke ju referuar kështu dashurisë dhe lidhjes së fuqishme që kishte me babin  e saj. Që në vegjëli,  artistja merrte ngjyrat dhe vizatonte afër tij. Duke e kujtuar atë kohë,  ajo thotë  se babai i saj këtë praktikë e bënte edhe me një qëllim tjetër, që fëmijët mos të bënin sherre.

Mirëpo, koha e kaluar në atelienë e artistit dhe profesorit,  ndikoi edhe tek fëmijët e tjerë të familjes të cilët po ashtu merren me art.

Kjo atelie mbeti e preferuar edhe për artisten e cila përmes një video instalacioni solli pamje nga kjo atelie e djegur gjatë luftës, brenda të cilës ishin ruajtur punime të familjes duke përfshirë këtu edhe vizatimet e artistes Hajredinaj kur ajo ishte fëmijë.

“Që në fëmijëri asnjë ditë nuk kam menduar diçka tjetër përveç artit”, thekson artistja, e cila përkundër kësaj dashurie të madhe për artin, filloi që të studionte për matematikë, pasi që shkolla e vetme e artit në atë kohë ishte në Pejë dhe familja nuk kishte dëshirë që ajo të studionte në një qytet tjetër.

“Në vitin 1994, vdiq babi im. Ai atëherë ishte 55 vjeç,  dhe unë e ndjeva si nevojë që tw vazhdoj rrugëtimin e tij, edhe pse vëllezërit e mi merreshin me art, për mua ajo nuk ishte e mjaftueshme. Prandaj edhe kam aplikuar në pikturë,  dhe pas tre viteve më kanë pranuar”, tregon artistja duke dëshmuar kështu edhe vendosmërinë e saj që të mos dorëzohej.

Pas luftës, Arbana Hajredinaj hap ekspozitën e parë duke paraqitur para publikut nëntë piktura, përmes të cilave paraqet ngjarjet që i ka parë dhe ka shkruar për to duke punuar si fotoreportere katër vite para luftës. Pikturat të cilat kanë tri ngjyra të kuqen, të bardhën dhe të zezën dhe elemente të ngjitura që njihet si teknika e asamblaxhit, teknikë me të cilën artistja ka punuar edhe më tutje për një kohë. Lidhja e Arbana Hajredinit me gazetarinë vazhdoj edhe më tutje duke udhëhequr edhe emisionin ARs, dedikuar pikërisht artit dhe kulturës në Kosovë.

“Kur jam kthyer mbas luftës me 3 korrik, ditën e nesërme kam shkuar në fakultet. Fakulteti ishte i thatë dhe unë isha njeriu i parë që kam hyrë në fakultet, në ndërtesën e vjetër. Të gjitha skulpturat, pikturat dhe punimet i kam gjetur të hedhura. Ato të kolegeve i kam njohur përmes vijave dhe ngjyrave. I kam gjetur në bodrum, në oborr dhe i kam mbledhë e i kam vendos brenda. Po ashtu i kam rregulluar edhe bravat e derës edhe i kam mbyll dyert. Pastaj, çdo ditë pastaj kam shkuar në fakultet dhe pas një muaji ka ardhur Lulëzimi, një shok i klasës, ai ishte i dyti, ndërsa pas gjashtë muajve kanë ardhur studentet e tjerë”, u shpreh artistja.

“Arti është bota ime dhe çka do që ndodh jashtë saj nuk mundet që të më shkatërroj e as të më përzihet në art”, theksoi artistja gjatë bisedës së ëmbël me të pranishmit në Galerinë Kombëtare të Kosovës, që erdhi në kuadër të diskutimeve që po sjellë ekspozita “Perceptime: Burrneshat”

Pas pikturave të para, artistja vazhdon punën e saj duke sjellë edhe shumë vepra të tjera të cilat u veçuan për karakteristikat e tyre. Veçojmë këtu punët e saj si: “Askush nuk është perfekt”, një punë e cila filloi me nxënësit të cilët vendosnin një fletë të bardhë në fytyrë dhe e pikturonin veten e tyre, për të vazhduar pastaj edhe me vet artisten e cila bëri të njëjtën gjë. Pikërisht kjo e fundit u shfaq në ekspozitën e fundit në galeri.

“As unë nuk jam përfekte”, është porosia të cilën artistja ka dashur që të lë pas. Apo vepra “Një dhomë pa piktura është e thatë”, të cilën artistja ia ka dedikuar babit të saj dhe shumë punë të tjera. Momentalisht artistja është duke punuar në një punë e cila sjelljet e njerëzve të cilët e kanë rrethuar gjatë përditshmërisë do i sjellë si video-art.

Hajredinaj është nominuar për çmimin e madh për Artin Pamor “The Global Art Awards” e themeluar nga MEACA. Ajo është një ndër 100 artistët botëror të përzgjedhur për këtë çmim. Njihet performance e saj në Tiranë e quajtur “Artisti Lëmoshtar” e shumë ekspozita tjera brenda dhe jashtë vendit si në Bienalen e Arti në Ekuador, Bienalen e Artit në Venedik, në Japoni, Qipro, Turqi e të tjera.

“Krijimtaria ime është personale, intime, dhe nuk mund ta vë në peshore me artin e dikujt tjetër dhe nuk ka çmim për këtë”, vë në theks Haradinaj.

Të shtunën në kuadër të diskutimeve do të jetë “Arti feminist në Kosovë-tabutë dhe sfidat” duke filluar nga ora 12:00 në GKK. Ekspozita “Perceptime: Burrneshat” si dhe diskutimet që po zhvillohen janë rezultat i bashkëpunimit në mes të British Council dhe Galerisë./ KultPlus.com

Punimet e kosovarëve nga Parlamenti Evropian në Bernë të Zvicrës

Ekspozita “Bashkëjetesa Natyrore dhe Kulturore” e cila ditë më parë ishte hapur në hapësirën e Parlamentit Evropian, në Strasburg do të hapet edhe në Ambasadën e Kosovës në Bern, shkruan KultPlus.

Ekspozita po ashtu ishte hapur edhe në Milano. Ekzemplarët e ekspozuar në këtë ekspozitë arti, përfshijnë punime të përzgjedhura nga punëtoria e Muzeut Kombëtar të Republikës së Kosovës, të cilat më pastaj, janë sjell nga Fondacioni Kodra, në kuadër të kësaj ekspozite.

Fotografitë dhe pikturat e ekspozuara janë të vendosura rreth pikturës së famshme të Ibrahim Kodrës: Piktura për Qytetin e Ri, një vepër e artistit tonë të madh, e cila reflekton bashkëjetesën natyrore dhe kulturore në Kosovë. Interesim të veçantë paraqesin fotografitë dhe vizatimet e fëmijëve, të cilat shprehin botën e tyre shpirtërore për natyrën dhe jetesën e përbashkët në Kosovë – shtetin më të ri në botë.


Ambasada e Kosovës në Bernë, ekspozitën e hapë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me “Swiss Foundation Ibrahim Kodra” në Lugano, ekspozitë e përgatitur me ndihmën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Kulturës, Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës.

Ekspozita do të hapet më 1 shkurt në ora 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 8 shkurt 2019./ KultPlus.com

Margariti: Teatri i Operas i kthehet publikut në fund të vitit 2019

Vijon puna në kantierin e rehabilitimit  të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, investimi më i madh në kulturë i qeverisë shqiptare, ku po ndërhyhet pas më shumë se 60 vitesh. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti inspektoi punimet në TKOB, të cilat tashmë ndodhen në një fazë kulmore.
Ministrja Margariti së bashku me ekipin e inxhinierëve dhe drejtuesve të projektit u njoh nga afër me fazat e punës në kantier,  me punimet e ndërtimit, punimet strukturore, ku vlen të theksohet ecuria e mirë e punimeve të interierit, por edhe të instalimeve mekanike dhe elektrike.
“Shpreh angazhimin e qeverisë shqiptare në një projekt madhor, projekt i munguar prej 6 dekadash në investime në Art dhe Kulturë. Ky investim, që kap shifrën e 1,5 milard lekëve, synon t’i rikthejë dinjitetin e munguar artistëve. Punimet po vijojnë me ritme intensive. Bazuar në këto ritme pune të kantierit  besojmë  në një përfundim të këtij projekti në fund të vitit 2019”- u shpreh Margariti.

Projekti për rehabilitimin e Teatrit të Operas dhe Baletit  shumëfishon hapësirat, si për publikun, por edhe për artistët, të cilët do të kenë ambiente më komode për prova. Projekti i rehabilitimit synon një Teatër të Operas dhe Baletit tërësisht të modernizuar, ku  ndryshojnë të gjitha pajisjet e vjetra mekanike të viteve ‘50 dhe automatizohen krejtësisht në shërbim të publikut edhe të artistëve.


Punimet po vijojnë me ritme intensive ku vlen të përmendim punimet strukturore që janë drejt përfundimit si : Platforma e re e Publikut, ballkonet e reja, sistemi i ri i akustikës, gropa e re e orkestrës, nënskena, etj. Vijon puna edhe në punime të tjera që nga termoizolimi, rritja e vëllimit të godinës, ballkonet e skenës, galeritë e auditorit,  sallat e provave me panele të lëvizshme, perdet e lëvizshme, dyshemetë.
Përveç fasadës, i gjithë teatri në brendësi do të ndryshojë pamje pas më shumë se 6 dekadash ekzistencë./KultPlus.com