Ashtu si miliona shqiptarë, kam ndjekur me ngazëllim interesimin tuaj për fatin e popullit tim. Si At i shenjtë i kishës së krishterë, ju keni nën vështrimin tuaj gjithë popujt e botës, por ka diçka tepër prekëse, e tepër unikale, në qëndrimin tuaj ndaj kombit të shqiptarëve. Kjo vjen nga fakti se, të veçanta dhe unikale, kanë qenë raportet e këtij kombi me fenë në përgjithësi, e me fenë e krishterë, në veçanti.
Shqipëria e vogël, një nga vendet e para të krishtërimit, do të merrte mbi vete një nga njollat më të rënda të historisë: të ndalonte fenë. Për këtë mëkat të rëndë, një nga më tragjikët, që shkaktoi komunizmi në këtë vend, populli shqiptar, ne të gjithë, kemi pritur ndëshkimin.
Për fat të mirë, kjo turbullirë nuk vazhdoi gjatë dhe Shqipëria po i kthehet prapë zonave të shpirtit prej nga është larguar, duke dëshmuar kështu besimin e vjetër njerëzor se errësira, pavarësisht nga triumfi i përkohshëm, s’mund ta mposhti dritën.
Për fatin e saj të keq, Shqipëria ka qenë gjatë shekujve një fushë ndeshjesh e feve të ndryshme, gjersa u gdhi në shekullin XX, me tri fe. Ishte ky, një nga faktorët kryesorë, që i ndihmoi komunistët për të goditur besimin në përgjithësi. Por, ndërsa u sulën kundër tri feve, zelli kryesor i komunistëve ka qenë drejtuar në radhë të parë kundër krishtërimit katolik, sepse ishte pikërisht ai, që e lidhte këtë vend, me Europën e krishterë.
Tani, e gjithë kjo, i përket një ëndrre të keqe. Por ashtu si pas një lëngate të rëndë, pas shembjes së diktaturës, kanë mbetur shumë brenga e boshësi në shpirtin e këtij populli të lodhur. Si asnjëherë tjetër, ai ka nevojë për besim, purifikim dhe lartësim shpirtëror. Askush më mirë se ju, nuk mund ta kuptojë dhe nuk mund të ndihmojë, për këtë ringjallje shpirtërore.
Kalvari, nëpër të cilën kaloi kombi shqiptar, e ka brenda edhe zinë, por edhe dritën e triumfit. Ndodhën gjëra të tmerrshme, u rroposën në humnerë njerëz dhe ide, por prapë që nga humnera u ngritën të rrëzuarit. Një shkreti e krizë e madhe shpirtërore pushtoi shpirtrat, po mu midis asaj, shkëlqeu fisnikëria njerëzore dhe ndodhën akte të mëdha, të rralla në këtë botë.
Kështu për shembull, gjatë rihapjes së kishave, u përdëllyen e dhanë ndihma myslimanët njësoj si krishterët, kurse djemtë dhe vajzat shqiptare, filluan të mbanin shenjën e kryqit, pavarësisht se cilës feje i përkisnin.
Ka një personazh sublim në historinë e shqiptarëve, i cili mishëron fatin ciklik të Shqipërisë, Ky është Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ashtu si Shqipëria, ai ishte në fillim i krishterë, ashtu si një pjesë e shqiptarëve, ai u kthye përkohësisht në fenë islamike, dhe së fundi, ashtu si një pjesë e shqiptarëve té sotëm, ai u kthye prapë në fenë e Krishtit, për t’u pagëzuar si “atlet i Krishtit” dhe mbrojtës i krishtërimit europian.
Pas kalvarit që kaloi, pas rrugës së kryqit, kombi shqiptar është i përgatitur për ta kthyer në një kështjellë të qytetërimit europian. Ndoshta ky mendim, mund të zgjojë buzëqeshje ironike te dikush, por për shumë të tjerë ai është i natyrshëm, siç janë shpesh të natyrshme faktet që duken paradoksale.
Europa e krishterë është treguar shpesh herë e pavëmendshme ndaj këtij “kombi plangprishës”. Ai ka qenë i ndërgjegjshëm se shpesh e ka merituar një ndëshkim, por jo të asaj shkalle, siç e ka marrë. Sepse, nëse ka merituar ndëshkimin, aq më shumë ka merituar faljen.
Ndërsa shpresojnë se keqkuptimet midis tyre dhe botës janë duke marrë fund, shqiptarët për herë e më tepër i kanë drejtuar sytë nga Ju, Shenjtëria Juaj. Gjysma e tyre, ata që ndodhen brenda kufijve të shtetit Jugosllav, përjetojnë ende skëterrën komuniste.
Me këtë rast, lajmet që vijnë që andej janë të trishtueshme e të frikshme: një masakër e madhe po përgatitet kundër tyre. Në qoftë se ajo nuk ndalohet me kohë, gjaku i derdhur do ta turbullojë për një kohë të gjatë gjumin e njerëzimit mbarë.
Si gjithë shqiptarët, kam shpresë se ju, Shenjtëria Juaj, nuk do të mungoni të drejtoni vëmendjen Tuaj nga ky popull martir. Si gjithë njerëzit, që duan paqen dhe harmoninë në botë, shpresoj se ju do të bëni gjithçka, që ky komb te gjejë më në fund edhe ai paqen dhe qetësinë e tij.
Pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e respektit dhe konsideratës sime më të thellë.”/topkadare
Sikurse që e drejta moderne – pozitive nuk e barazon të
mirën juridike që është rrezikuar të pasurisë me atë të shendetit dhe të jetës
së njeriut, pasi qe jeta e njeriut rangohet në nivelin më të lartë të të mirave
juridike të mbrojtura në secilen kushtetutë dhe kod penal bashkëkohor, ashtu
ishte e definuar parimisht edhe sipas Kanunit te Lekë Dukagjinit (në vazhdim KLD). Prandaj, që në fillim
duhet përmendur parimin kanunor, se dëmi
sipas Nenit 735 te KLD ka
çmim, por jo edhe gjobë. Megjithate
duhet permendur rregullen e N 622 KLD –Varianti i Mirdites, e cila thot se: „Dami bje sherr, ruaju damit“, por edhe
përkundër
kësaj
N 625 KLD përcakton se: dami
sado i madh që të jet, ka çmim, ene jo pushke. Pushka s’asht për
dam“.
E drejta
penale zakonore shqiptare mbronte pronen private dhe atë të
bashkësisë shoqërore. Krimet
kundër pronës ne KLD radhiten në vjedhje, grabitje – pretë dhe dëmtimi.
Definicioni i vjedhjes dhe i grabitjes sipas KLD-së
Vjedhja
ndodhte fshehtas e kryer nga cubi, i cili vjedhte me dorën e vet (§ 768 shkronja a.).
Grabitja
kuptohej marrja haptazi (ball për ball) me forcë e ndonjë send të huaj, dikujt
(§ 768 shkronja h, si dhe § 777 v.).
Vjedhja:
Vjedhja sipas
KLD-së ishte vepra penale kryesore e drejtuar kundër pasurisë.
Subjekti kryesor në një vjedhje, sipas Kanunit
emërtohej cubi (hajni), si dhe simahorët (bashkëpunëtorët), bukedhënësit (ajo shtëpi ku kishin ngrënë ose kishin marrë
bukë hajdutët) si dhe kjori (ai
që fshehte mallin e vjedhur dhe vlente thënia: “baras cubi, baras kjori” § 768 shkronja
d.).
Sipas objektit të mbrojtur ajo mund të
emërtohej si vjedhje e shtëpisë, e vathit të
shtepisë, e carranikut, e kosharit të drithit, të
thyemit e shtegut të oborrit, të
arës,
të
veshtit, e stanit, e veglave bujqësore etj.
Llojet e vjedhjeve
Vjedhjet ndaheshin në: vjedhjet e thjeshta dhe në vjedhjet e rënda.
Vjedhjet e thjeshta (të rëndomta)
konsideroheshin: vjedhja e bagëtisë, e shpezëve,
e veglave bujqësore, e bletës etj. Pra, behejj
fjale zakonisht për vjedhjet
që
kryheshin jashtë murit (gardhit) të
shtepisë.
Vjedhjet e rënda drejtoheshin
kundër pasurisë së
personit por të njejtat veprime e atakonin drejtëperdrejtë
edhe nderin dhe dinjitetin e personit, familjes, fisit, fshatit
ose institucionit të caktuar.
Në
vazhdim do të flitet shkurtimisht për vjedhjen e
shtëpisë, pasi që
konsiderohej si vepër e rëndë penale e vjedhjes. Vjedhja e shtëpisë së huaj, sipas KLD-së
definohej si një e
keqe e kryer nga cubi (hajni),
duke hyrë në shtëpi në mënyrë fshehurazi, të
padukshme, ku ai e hap deren me motiv të
keq ose i shpon
muret, me qëllim që të depertojë brenda për kryerjen e vjedhjes (at
Gjecovi, Shtjefën, KLD, fq. 99). (N 715 KLD VM – vjedhje bile edhe nëse s’hyn cubi brenda).
Ne KLD vlente
parimi se cdo kasollë apo ndërtesë:
një,
dy a shumë katëshe që ka vatër
dhe qet tym, pa marrë parasysh se a është e varfër apo e pasur shtëpia është e paprekshme.
Sipas mënyrës së kryerjes – vjedhja
në
shtëpi karakterizohej për këto
veprime:
Cubi hynte
brenda oborrit pa thirr së pari me emër
të
zotin e shtëpisë,
Edhe
pasi që nuk e shihte (përgjigjej) askush, nuk priste aty ose nuk largohej,
E shtyente apo e qilte derën për të hyrë,
Që vepronte me dashje,
Për të arritur qellimin, që vetes ose personit tjetër t‘i siguroje nje dobi pasurore.
Vjedhja në
tentativë
Vjedhja në tentativë nuk ishte e percaktuar decidivisht
në KLD-në, por megjitahte kishte raste kur flitej për këtë dukuri kriminale. Kështu
p.sh. kur ndokush zihej duke vjedhur bletën, dhe ai pas zbulimit nga pronari, e
kishte lëshuar ate, por per shkak te frikes nga kapja apo goditja me arme, e
kishte lëshuar me furi, bleta të nesëermen për shkak të prishjes së atmosferës
së brendshme, largohej. Gjithashtu, edhe shtazët të cilat ishin të gjetura
duhej të mbaheshin haptas dhe të bëhet me dije secili që të informohet i zoti i
saj.
Veprimet
e zotit të pasurisë në raste in flagranti të cubit
KLD në Nyen 127 paragrafi 912 precizon
se po erdh kush me të vjedhë, edhe e shef tuj t’a zberthye derën, e vrave i ke gjakun. Gjithashtu edhe
paragrafi 913 kategorikisht e ndalon
vrasjen e cubit (hajnit) edhe nëse ai zihet në vendin e kryerjes së krimit,
duke e vjedhur tërë tufen e bagëtisë.
Në rast se ndodhnin vrasje për këto të mira juridike të mbrojtura, asesi nuk
lirohej vrasësi nga gjakmarrja (Ismet, Elezi. E drejta Zakonore Penale Shqiptare,
fq. 110).
Edhe tek vjedhja e tufes së bagetisë në male (stane) sipas KLD-se thuhet, “se nëse bariu vriste cubin tuj vjedhë a tuj
pretue tufën, gjakun e çonte te shpija
e vet, e sa për tufe i mbetej të zotit të saj të interesohet“ (N151
KLD).
Cubi i zbuluar në flagrancë kapej nga i dëmtuari dhe u dorëzohej pleqve, të
cilët vepronin në pajtmim me normat e kanunit.
Konsekuencat
e krimit të vjedhjes
Parimisht konsekuencat e krimit të
vjedhjes ishin dypërnjahja dhe gjoba. Këto veprime të cubit e ngarkonin atë me
fajin e thyerjes së shtëpisë së tjetrit e N
136 e 137 KLD i konsideronte vjedhje. Ndëshkimi mund të bëhej në dy mënyra. Ndëshkimi
bazik (kompenzues) për këtë vepër të vjedhjes së shtëpisë ishte kompenzimi i dëmit
te ajo familje, të ciles i takojnë sendet e humbura pas vizitës së tij kundërkanunore
dy për nji. Ndërsa, ndëshkimi i dytë
shqiptohej për shkak të nderës së marrun. Ky ndëshkim ishte më i rëndë se i
pari dhe mund të kapte shumen prej 500
groshesh gjobe (sa per një vrasje). Pra,
kjo vepër mund tëe kryhej edhe me vetem hyerje a thjesht qelje
te deres së shtepisë pa ftesë (përgjjgjje) të zotit të saj.
– Sipas KLD-se rregull parimore e zgjidhjes së rasteve nga vepra penale e vjedhjes ishte ndëshkimi
i autorit të kësaj vepre në perputhje me 7 paragrafet e Nyes 168 KLD-se, e që kryesisht kërkohej kthimi i vlerës së dyfishtë të sendit apo
pasurisë së vjedhur (Dypërnjahja). Pra, sanksionet për vjedhjen e fshehtë,
ishin të moderuara. Sanksionet për vjedhje të pasurisë rregulloheshin pra, sipas
parimit “dy për një”. “Dy për një”
praktikohej si për bagëti të vogla, poashtu edhe për të mëdha si dhe për sendin
e vjedhur. Cubit mund t’i kërkohej sidoqoftë një pagesë, e cila mund të shkonte
deri në lartësinë e një vrasjeje. “Shpija e thyeme ka 500 grosh gjobë e dy për një të zot“ (nye e 44) – pra e barabartë me një vrasje.
Prandaj,
si rrumbullaksim i kësaj që është thënë deri më tani për demin, i cili është
shkaktuar nëpërmjet vepres penale të vjedhjes, duhet përmendur rregullin e
KLD-së, se “gjaku s’jet për faj, pra
gjaku asht i ran fort: ska kanar me e peshue. Pushka lipet e
fundit, pse rri vjerr mas krahut. E ka radhen pas tjerave. Burr i fort fal“ (N 212 KLD – VM).
Ndëshkimet më te rënda për veprën penale të vjedhjes sipas KLD-së
Ndeshkimet më të rënda aplikoheshin në këto
raste, të cilat konsideroheshin se “nderi
është i marrun“ dhe gjoba e caktonte „faqen
e zezë“.
– Për vjedhjen e sendit, që i takonte mikut (802 KLD),
– Për vjedhjen e pasurisë së institucioneve fetare,
– Për vjedhjen e teshave të gruas,
– Për vjedhjen e dashit – cjapit
me kumbonë (797 KLD),
si dhe
– Për vjedhjen e gjelit (sahati i
te vorfunit).
Në paragrafin 802 KLD definohej se kush vjedh shpin a strajcen e mikut, kanuja e ka caktuar për gjobë „faqen e zezë“, kështu që ky krim do të ndëshkohej me denimin më të rëndë. Kështu p.sh. bie fjala në N 922 të KLD -së thuhej se “mikun e prem, armët e gruen e dhunueme, kanuja
s’i përket“. Prandaj, një ndër ndëshkimet ndaj autorit në këto raste mund të ishte p.sh. leçitja
prej kuvendit (N 723 KLD – VM).
Vjedhja
grabitçare
Per vjedhjen grabitçare nuk flitet decidivisht ne KLD-ne.
Vjedhja grabitçare është më e rrezikshme se vjedhja. Shkalla e rrezikshmëris
përcaktohet edhe duke marr parasysh mënyrën e kryerjes së veprës, mjetet me të
cilën është rrezikuar apo dëmtuar. Prandaj, themi se edhe pse kjo veper penale
nuk definohej ne KLD permenden raste te cilat i takojne deri dikund kesaj
kategorie.
Grabitja
e preja
Grabitçori sipas KLD-së është aj i cili ballas e me perdhuni
i a
merr kuej nji gja për ndoi detyrë, (N 768 h) si dhe N 777 KLD– “Udha e Zotit s’paguan gja”,“Udha e madhe, asht udha e zotit”.
778 KLD – Kanuja s’ban qi të trazohet
kush në shteg të vet. Udha e madhe s’ia ka ndonjë detyrë kuej. N 780 KLD po u
cue kush edhe thei udhen e madhe, tuj i a ndal shtegtarit a kalin a mushkun,
magjarin a ndo’i kambe berri, po s’u vran aty per aty – grabitçari bjen në gjobë
të katundit mbas randsis së fajit e gjan e grabitun do t’ia kthejë të zotit.
Konsekuencat
e krimit të grabitjes
Ne lidhje me grabitjen thuhej se “dami
lahet po nderi nuk lahet”. N 781 KLD – Po u çue kush, e vetem prej
hamendjet, edhe i grabiti kuej a kal, a mushk, a magjar, e se mbrami i del i padetyre i
grabituni, grabitçari
bjen në gjobë të katundit për të thyem të udhës së madhe e të zoti’t do
t’ja kthej gjan a çmimin e ditëve të humbura.
KLD – Varianti i Mirditës – për këtë
situatë të evidentuar nga KLD e at Shtjefën Gjeqovit thoshte se me këto akte cenohet
nderi i burrit Neni 119 paragr 4.
Grabitja me
forcë kuptohej si cënim i nderit. Cenimi i nderit mund te shpaguhej vetem me derdhje gjaku ose me pajtim pas ndërmjetësimit të “dashamirëve të mirë”. KLD VM N 407 Cënimi i nderit nuk
mund të paguhej me kontribute apo sende. Për nderin e marrë nuk kishte dënim.
Ai nuk mund të kompenzohej me gjëra, por vetëm me derdhje gjaku ose me pajtim
pas ndërmjetësimit të “dashamirve të mirë” (§ 597-600 KLD). Për
veprat e tilla kundër nderit dhe dinjitetit të
personit sipas KLD-së autorët e tillë
mund të denoheshin edhe me djegien e shtëpisë.
(I.E. EZPSh, Tiranë, 1983, fq. 237 – 251).
Kishte raste kur personi ndaj të cilit ushtrohej
grabitja të vriste grabitësin
dhe atëherë i ipej
nder e ndihmë katundisht
(KLD VM fq. 280). Në këtë
rast i paguhej gjaku katundisht këtij personi për nderin e
mbrojtur nga grabitçori i vrarë.
Rastet më të rënda të grabitjes
– Grabitja e
gruas- cenim i nderit N 601 shkronja d –
binte në gjak = 6 qese
– Grabitja e qenit të huej N 394 KLD – VM
– Grabitja publikisht e armës së krahut
a të brezit, N 601 shkronja “e”,
Grabitja e armës ndodhte nëse
dikush duhej të dorëzonte armën me forcë ose detyrim. Eshtë interesante se kur
grabitja (e armës) ndodhte publikisht – kjo trajtohej si turpësim i të
grabiturit. Nëkohësisht për atë (që iu ishte grabitur arma) ishte edhe cënim i nderit të tij. Për këtë arsye i
ç’nderuari nuk dilte në publik, derisa ai me gjak e lante “poshtërimin e madh”
që i ishte bërë.
Preja
e grabitjes për qëllime hakmarrjeje –
Preja krijohej nga grabitja. Në rastin e
aktit të grabitjes përvetësohej preja e cila mund të ishte një tufë bagëtish në
mal, në livadhe ose edhe në shtalla.
Thuhej se “pre për detyrë nuk merret” – nëse ndodhte ky veprim e pretari nuk përgjegjej
me kthimin e presë, katundi ose dheu kishin tager me e leçitë”, çmimi ishte 500
grosh gjobë dheut përpos gjasë së zotit.
Përfundim:
Parimisht sipas KLD-së s’lejohej vrasja për vjedhje të thjeshtë, por kjo rregull nuk mund të themi se vlente nganjëherë edhe për vjedhjet e rënda, e sidomos për grabitjet apo edhe rrëmbimet. Pra, vjedhjet e thjeshta ndëshkoheshin sipas rregulles dy për nji, vjedhjet e rënda ndëshkoheshin sipas rregulles dy për nje dhe detyrimin e gjobes ndaj fshatit, ndërsa kur bëhej fjalë për veprat penale të grabitjes ato trajtoheshin si veprat më të rënda penale të drejtuara kundër pronës dhe njëkohsisht edhe nderit e dinjitetit të ndonjë personi, familje, fisi, bajraku apo institucioni fetar. Në këto raste përjashtimisht mund të tolerohej edhe vrasja për mbrojtjen e nderit kundër grabitçorit. Edhe pse mund të krijohej raporti i armiqësisë (hasmërisë) dhe shfaqej mundesia e borgjit të gjakmarrjes, gjaku mund të paguhej në një shumë sa për një vrasje, të cilen e paguante vrasësi – i dëmtuari, familja e tij, apo katundi edhe bajraku, meqë konsiderohej se ky e ka mbrojtur nderin e cenuar nga grabitësi.
Arsim Canolli ka botuar librin me titull ‘Flija’, për ushqimin e shijshëm i cili shijohet kudo ndër shqiptarë.
“Për herë të parë shkruhet kaq gjerësisht e me angazhim kaq serioz për kulturën buknore, nëpërmjet praktikave të së cilës mund të njihet kultura e qytetërimi i shqiptarëve të Kosovës” Afërdita Onuzi
“Absorbimi i “brumit” nga tabani kulturor dhe tutje vuarja e tij në trajtim antropologjik, me akribi shkencore nga autori, lexuesit dhe studiuesit nga fusha e antropologjisë i ofrohet si botim i veçantë që sfidon me qasje, metodologji, analizë dhe rezultantë sintetizuese” Ukë Xhemaj
“Flija: vrojtim etnografik – një prozë e shkëlqyer antropologjike, gatuar e shërbyer me elegancë nga Arsim Canolli” Nebi Bardhoshi
Flia është një ushqim i preferuar shqiptar. / KultPlus.com
Pronarit të
librarisë në Southampton të Anglisë
ia kishin rritur qiranë e objektit që e shfrytëzonte për shitje të librave dhe
atij i duhej që të zhvendoste rreth 2 mijë libra në një objekt tjetër, që ishte
150 metra më larg, përcjellë KultPlus.
Dhe një
thirrje e tij drejtuar komunitetit ka bërë që ti përgjigjen 250 vetë, të cilët
u rreshtuan nga objekti i vjetër në drejtim të atij të riut, ku bartën librat
dorë më dorë brenda vetëm një ore.
Clare Diaper e cila punon në këtë librari këtë përgjigje të komunitetit e ka vlerësuar si një shfaqje të madhe. “Ne bëjmë shumë për komunitetin, dhe me të vërtetë është shumë inkurajuese të shohim këtë vullnet reciprok”, ka thënë ajo. /KultPlus.com
“Shpresojmë që ne të gjithë gjejmë një pjesë të vetes në
karakterin e Alitës dhe të shohim se ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga
beteja jonë kundër padrejtësive të botës”, ka shkruar Dua Lipa mbi personazhin
e Alita, ku kolonë zanore është pikërisht kënga e Dua Lipës.
“Alita: Battle Angel” është film që pritet të thyej shikueshmërinë, duke pas parasysh që për regjisor ka regjisorin e famshëm James Cameron, i njëjti që ka realizuar filmin “Titanic” dhe “Avatar”./KultPlus.com
Një nga periudhat më të bukura në jetën e shkrimtarit Ismail Kadare ka qenë dhe koha e studimeve në Moskë. Në këtë kohë ai ka bërë vargje të ndjera për dashurinë. Në librin “Ftesë në studio”, ai tregon për herë të parë detaje mbi njohjet me vajzat ruse, duke treguar dhe disa copëza letrash që ua pat çuar vajzave me të cilat ishte shoqëruar. Shqiponline po boton disa pjesë nga këto letra, që vetë shkrimtari i ka bërë publike në këtë libër.
Një prej tyre ishte Ljuba, një mikeshë që në kohën që ka shkruar letrën kishte vetëm dy javë që e kishte njohur. Ja çfarë i shkruan ai asaj, duke pasur në mëndje letrën që Pushkini ia kishte dërguar Anne Kern:
“Ljuba ime e shtrenjtë. Një javë më parë kur me ndihmën e Zotit të shtiva në dorë, (pa guxuar ta shkruaj krejt fjalën e ndyrë ruse, shënova vetëm shkronjën e parë j…. me tri pika), ishte vërtet një gjë e mrekullueshme, një cudnoje mgnovjenje, siç e shkruan Pushkini i madh.
Veç në mos më ke ngjitur triperin (në gjuhën tonë ai emërtohet me një fjalë me tingëllim madhështor skullamendo, e huajtur nga italishtja dhe që të kujton termat e muzikës, andando moderator, apo jo?), pra veç në mos ma ke ngjitur triperin, ndonëse një shkrimtar, Heminguej më duket ka thënë se kur e marr prej teje edhe triperi më duket i mrekullueshëm.
Kështu, pra, as ai s’ma zbeh dot dashurinë për ty, veç në mos e ke marrë prej ndonjë çifuti uzbek, se pavarësisht nga simpatia që kam për çifutet, kam dëgjuar se çifutet e Uzbekistanit e kanë triperin më të keq se sifilizin”. Ja përgjigja që i kthen Ljuba: “Që kishte në natyrën tënde diçka anormale, madje prej krimineli këtë e pikasi qysh në fillim nëna ime kur erdhe për të pirë çaj tek ne. Por ajo, fisnike siç është, nuk më tha asgjë për të mos më dëshpëruar. Veç kur i tregova letrën tënde të ndyrë më tha se ti ishe më i keq se ce kishte menduar.
Një përbindësh i vërtetë, pjellë tipike e një bote që shtypi ynë i shkretë sovjetik e quan me të drejtë të zvetënuar, por që ne mezi i besojmë. Të pije çaj me ty ishte njësoj si të pije çaj me djallin. Edhe këto janë fjalë të nënës sime, e cila njësoj si unë e ndjen veten të fyer si njeri, si grua. Ti iu duke asaj dhe tani më dukesh edhe mua si mishërimi i së keqes….
Do të mjaftonte urrejtja jote ndaj poezisë (Pushkinit) e sidomos ndaj muzikës veneriane për të kuptuar se cpërbindësh je. I poshtër gjer në fund duke e parë se me prindët e mi nuk do të ecte, ti u përpoqe të bësh për vete gjyshen, e cila ishte e vetmja që pasi dëgjoi poshtërsitë e tua, tha “Zoti e ndjeftë”.
Më vjen shumë turp që jam shoqëruar me ty. Duke të urryer shumë shumë. Ljuba” Të njëjtin zemërim shpreh edhe Llora në një tjetër letër. Vetë shkrimtari e shpjegon kështu këtë kohë në libër “Nga vinte kjo ndjenjë shkatërrimi, që kishte kohë që më kishte kapur? I prishja të gjitha lidhjet, i zëvendësoja me të përkohshme, të cilat ngutesha ti prishja gjithashtu. Ishte padyshim një sëmundje që zotëronte rreth e rrotull, por që mua më kishte zënë rëndshëm”.
Tek romani “Muzgu” Kadare e shpjegon këtë krizë. Por pavarësisht zemërimit të Ljubës, Kadare është ndër të parët shkrimtarë që ka folur hapur për këtë anë kaq njerëzore në jetën e një shkrimtari, duke treguar kohët e bukura të jetës studentore në Moskë, të vajzave që takoi dhe që e bënë të shkruante poezitë më të bukura mbi dashurinë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe do të ketë reshje shiu dhe bore, që si proces njihet me termin skllotë.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri 5m/s.
Suksesi i filmit “Roma”, të regjisorit meksikan Alfonso Cuaron, ka bërë që të ndizet një pelegrinazh i vërtetë i fansave drejt rrugëve të qytetit të Meksikos, ku skenat edhe janë filmuar.
Xhirimet e filmit janë kryer mes 2016 dhe 2017, në lagjen “Roma Sur”, ku vetë regjisori ka kaluar fëmijërinë. Kur ka kaluar pak kohë nga premiera e tij, filmi meksikan mban tani 10 nominime për ceremoninë e çmimeve “Oscar”. Dhe kjo ka bërë që të jenë të shumtë turistët, por edhe gazetarët, që përshkojnë rrugët ku skena të filmit janë realizuar.
Shtëpia me numrin 22 në rrugën Tepejit është më e kërkuara. Ajo mban tashmë edhe një pllakatë ku shkruhet, këtu është filmuar “Roma”./Insajderi.com/ KultPlus.com
NATO është një ushtri ndërkombëtare që përbëhet nga shumë vende e ka mbi 2 milionë ushtarë nën petkun e saj. Ajo ka shpenzuar rreth 41 miliardë dollarë që nga 2016-ta, megjithatë ajo është duke e humbur një betejë: marrjen e emojit të saj.
Ata kanë aplikuar që në vitin 2017-ë, por ende nuk kanë siguruar ndonjë dizajn. Aleanca Perëndimore ka dyfishuar përpjekjet e saja për ta pasur atë deri në festimin e 70 vjetorit, i cili është gjatë muajit prill, transmeton Koha.net.
NATO ka bërë kërkesë në ‘Unicode Consortium’, autoritetin përgjegjës për të bërë emoji të dedikuara, për të shtuar flamurin e NATO-s si emoji.
“Unicode” ka bërë të ditur se nuk është i interesuar që ta bëjë një gjë të tillë nëse aleanca nuk mund t’i sigurojë ata se ka një arsye të fortë pas.
Shefi i ‘Unicode’, Mark Davis ka shkruar në Twitter se NATO duhet të “mbledhë prova të mjaftueshme për të treguar se ajo do të bëhet një emoji e përhapur”.
Për këtë ka reaguar zyrtari i NATO-s për shtyp, Dylan P. White, ku edhe ka krijuar një sondazh në Twitter për të treguar se sa i famshëm emoji me flamurin e NATO-s do të bëhej.
Në këtë sondazh deri tani kanë votuar 4,700 persona, ku shumica prej tyre kanë votuar pro.
“Flamuri i NATO-s daton që nga 1953-ta, e qindra gra e burra kanë shërbyer nën të që nga Kosova e deri te Afganistani e Iraku. Ka emoji të bardhë e të zi, një për Antraktidë…madje një flamur për piratët. Kur është radha e NATO’s?”, ka shkruar White./ KultPlus.com
Ky artikull është i dedikuar për të gjithë njerëzit të cilët mendojnë me organin hyjnor të tyre dhe besojnë në Kanun, pra, njerëzit (burrat), organi hyjnor (peci), kanuni (koha e bronzit).
Peci si organ dhe koncept mund të shihet në mënyrë relative nëpër shoqëri të ndryshme. Nëse në një shoqëri më të hapur peci shihet si organ gjenital me të cilin kryhen vetëm nevojat seksuale dhe fiziologjike, në disa shoqëri të tjera, pasojnë dasmat, gëzimi, lotët dhe qerasja kur në ekranin e repartit të gjinekologjisë, shihet një zgjatje disa milimetra në mes të këmbëve. Për këto shoqëri, truri ekziston aty.
Në shoqërinë kosovare, nëse je posedues i pecit do të thotë të jesh njeri, të punosh, të trashëgosh pronë (hise), të kesh të drejtë ta dhunosh partneren (kur e lypë), e më kryesorja të përceptohesh se ke lindur në shtëpi të huaj, e jo në shtëpinë tënde. Madje, rëndësia për posedimin e pecit është aq e madhe sa kënaqësia seksuale arrihet vetëm duke menduar se si lëngu i bardhë duhet të kthehet patjetër në trashëgimtarë. Pra, në pec.
E krejt ky glorifikim i kësaj zgjatje të lëkurës vjen si pasojë e besimit në sistemin patriarkal dhe vazhdimit të praktikimit të kodeve të cilat janë përdorur për rregullimin e shoqërive paramoderne. Kodet më të njohura në shoqërinë tonë të cilat përmes praktikimit të tyre ndër shekuj kanë ndikuar në besimin e pecit si organ të shenjtë dhe në mendësinë diskriminiuese kundrejtë grave janë Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe sheriati në të drejtën islame. Mirëpo në këtë shkrim theks të veçantë do të ketë vetëm Kanuni i Lekë Dukagjinit si kod që praktikohet si i mirëqenë nga një pjesë e madhe e shoqërisë në një kohë kur ekziston një institucion që e rregullon jetesën e një komuniteti/shoqërie e që njihet si shtet, ndryshe prej shoqërive të kanunit të cilët në mungesë të këtij institucioni e kanë përdorur të drejtën zakonore si mjet për zhvillim dhe rregullim të shoqërisë.
Pra, ndonëse konteksti dhe rrethanat dallojnë prej kohës kur është draftuar Kanuni i Lekë Dukagjinit, mendësia e shqiptarëve i ka rezistuar kohës dhe pushtuesve të ndryshëm duke vazhduar t’i praktikoj dispozitat e këtij kodi. Për ne, të ngecësh në kohë është vlerë kombëtare.
Në nenin e 20 të Kanunit të Lekë Dukagjinit, shprehimisht ndalohet trashëgimi i pronës së gruas në familjen e saj duke e parë thjesht si një tepricë në shtëpi:
“NYE I NJIZETËT. Trashigimi i grues Shqyptare.
“Grueja shqyptare farë trashigimit s’ka te prindja, e as më plang, as në shpi, – kanuja e xen gruen si nji tepricë në shpi.”
Pra, në dispozitat kanunore në veçanti dhe në sistemin patriakal në përgjithësi, mashkulli i shtëpisë si posedues i pecit, e zotëron pushtetin, është autoriteti moral dhe posedon privilegje sociale. Femra në anën tjetër, në mungesë të pecit, zhvishet nga të gjitha të drejtat, është e varur ekonomikisht, shihet si tepricë kur vjen puna te trashëgimia në pronë, jeton vec për të marrë frymë, për të qenë e robëruar dhe për t’u ushqyer kur t’i teket mashkullit, pra kur atij t’i qohet “truri”. Të kesh pec, do të thotë t’i kesh të gjitha e mbi të gjitha të jesh i aftë të mendosh racionalisht.
Në anën tjetër, korniza ligjore e Kosovës nuk e njeh poseduesin e pecit si të vetmin person i cili do të trashëgoj pronë, specifikisht neni 3 i ligjit për trashëgimi dhe neni 24 kushtetutës të Kosovës e trajton të drejtën pronësore si të drejtë të njeriut dhe e ndalon diskriminimin në baza gjinore:
Ligji për trashëgimi
Neni 3 Barazia në trashëgimi
. 3.1.Të gjithë personat fizikë në kushte të njejta janë të barabartë në trashëgimi.
Kushtetuta e Kosovës
Neni 24 [Barazia para Ligjit]
1. Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë ligjore, pa diskriminim.
2. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.
Mos zbatimi i këtyre ligjeve, po bën që që vetëm 4% e grave të trashëgojnë pronë në Kosovë, duke qenë një indikator mjaft i matshëm për ekzistencën e mendësisë kanunore në shoqërinë tonë.
Si rezultat, për shkak të referimit të vazhdueshëm në kanun dhe përceptimit të burrit si hyjni e gruas si tepricë, dhe jo referimit në këto ligje të Kosovës të cilat janë të përpiluara në mënyrë që të mos diskriminohet asnjë njeri në shoqëri, rezulton ideja se në rast që një grua e kërkon të drejtën e saj në pronë të etiketohet si e çmendur. Emëruesi i përbashkët i tepricës dhe çmendurisë ndër shqiptarë? Gruaja. Pra, të jesh e çmendur do të thotë të kërkosh barazi në familje dhe të kërkosh t’i respektosh të drejtat e njeriut.
Mirëpo, hstoria na njeh me shumë njerëz të cilët janë etiketuar si të çmendur dhe kanë arritur të bëjnë ndryshime nëpër botë dhe që të kthejnë drejtësinë në vendin e vet , si: Rosa Parks dhe Marthin Luther King për të drejtat e zezakëve; Elizabeth Cady Stanton, Susan B. Anthony dhe Lucy Stone për të drejtën e gruas për të marrë pjesë në zgjedhje në Amerikë; dhe Malala Yousafzai për të drejtën e vajzave për edukim në Pakistan.
Njejtë edhe në Kosovë, brezi i ri me shumë burra dhe gra aktiviste/ë është i vendosur që të jetë “i çmendur” dhe ta varrosë mentalitetin patriarkal dhe kanunor të shoqërisë sonë derisa të bëhet e qartë për të gjithë që seksi biologjik, gjinia dhe (mos) posedimi i pecit nuk të bëjnë më shumë ose më pak njeri, dhe derisa në shoqëri të zbatohet neni 3 i ligjit aktual të Kosovës për trashëgimi pronësore e jo neni 20 i Kanunit të Lekë Dukagjinit. E kjo “luftë” do të bëhet përmes aktivizmit, rezistencës dhe përplasjes së argumenteve racionale dhe shkencore, jo në pec, por në fytyrën e patriarkatit.
Nuk dua trëndafila, deri sa t’ketë trëndafila. I dua veç kur nuk mund t’i kem ato. Çfarë të bëj me gjëra të tilla, që mund t’i mbledhë kushdo?
E dua natën veç pse agu e hollon dritën në ar dhe në blu. Ajo që shpirti im e injoron është ajo që do të doja ta kisha këtu.
Pse? Nëse do ta dija s’do të shkruaja kot vargje për të thënë atë që akoma nuk e di. E kam shpirtin të shkretë dhe të ftohtë… Ah me çfarë lëmoshe ta ngroh tani?…
Ansambli vokal “Zanat” me datë 2 Shkurt do të marrë pjesë në Festivalin “Nata Internacionale e Ansambleve në Mal te Zi”, i cili mbahet në Podgoricë ne Qendrën Kulturore Informative “Budo Tomovič”, shkruan KultPlus.
Ansambli “Zanat” është formuar vitin e kaluar dhe përbehet nga anëtaret e solistet e Filharmonisë së Kosovës. Ansambli i përbërë nga Adelina Thaçi- Meta, Elida Kryeziu- Hoti, Diellza Sylejmani, Arstina Kelmendi, Albana Piperku ka për qëllim ruajtjen dhe kultivimin e muzikës shqiptare.
Elida Kryeziu-Hoti ka shpjeguar për KultPlus se në këtë
festival marrin pjesë shumë ansamble nga vende të ndryshme, ndërsa tha ndihen të
privilegjuara që edhe ato kanë marrë ftesë për të prezantuar Kosovë në këtë
festival, ku për herë të parë do të dëgjohet kënga shqipe.
“Per këtë fesitval kemi marrë ftesën nga organizatorja e ketij festivali Izedina Adzovits Skrijelj, jemi të lumtura që do ta prezantojmë duke e ditur që në këtë festival asnjëherë nuk është kënduar shqip. Aty do të këndojmë dy këngë, këngën “Kaçurrelat e tu” dhe “Një lule””, ka treguar Kryeziu- Hoti.
Ato tashmë janë dëshmuar edhe në Festivalin “Mirëdita Dobar
Dan” që është mbajtur vitin e kaluar në Beograd, ndërsa kanë debutuar në
Festivalin Ndërkombëtar “DAM” në Prishtinë, si dhe kanë qenë pjesë e njërës nga
mbrëmjet koncertale të edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit “Prishtina
International Vocal Festival”.
Paraqitje e tyre në Mal të Zi do të bëhet këtë të shtunë, duke filluar nga ora 19:00./ KultPlus.com
Ismail dhe Helena Kadare përbëjnë çiftin më të njohur të letrave shqipe. KultPlus sonte ju sjell një pjesë nga libri i njohur i Kadaresë “Kukulla”, ku Ismail Kadare përshkruan në detaje takimin e parë të Helena Kadaresë me familjen e tij, që e nënkuptohet si një takim tejet i ftohtë, por që pas tij, kishin kuptuar se kjo drekë edhe në mënyrë të pavetëdijshëm i kishte shtyrë drejt një hapi tjetër në lidhjen e tyre.
—
Në kujtimet
e saj, Helena ka përshkruar drekën e parë në shtëpinë tonë, që ishte njëherësh
njohja e parë e saj me prindërit e mi.
Asnjëherë,
madje ende sot, pas kaq vitesh nuk e kam pasur të qartë se ç’më shkrepi atë të
diel që, pas qëndrimit gjithë paraditen
në dhomës time, t’i thosha Helenes: a nuk rri për drekë?
Për drekë?
Kishte thënë ajo e befasuar, pastaj kishte përsëritur dy-tri-herë: Po si? Po
pse?
Kishte disa
javë që takoheshim, por asnjëherë s’kishte rënë fjala për gjëra të tilla,
njohje me prindërit etj. Helena njihte motrën time, nuk di në ç’rrethana, kurse me vëllain më të vogël
ishte ndeshur një herë të shkallët.
Përse? Përserita
pyetjen e saj. Desha t’i them ndonjë arsye, por ngaqë s’gjeta, përsërita…Ashtu
kot…
Pa e bërë të
gjatë isha ngritur dhe kisha dalë nga dhoma, për t’i thënë Kukullës se ajo
shoqja ime do të rrinte për drekë…
Kush? Pyeti Kukulla. Ajo bjondia? Gjithmonë sipas stilit të saj, nuk përdori fjalën “leshverdhë”, siç thuhej në Gjirokastër, sidomos në shtëpitë e vjetra, ku leshverdhat çmoheshin veçanërisht, por një fjalë që sapo kishte hyrë në modë.
Një çast e
mora këtë si shenjë që Kukulla ishte joshur më në fund prej vajzës, çka vërtetonte
se kisha pasur të drejtë kur kisha menduar se, në rast nevoje për mirëkuptim
midis Helenës dhe fisit tim kryeneç, shpresën kryesore e kisha vënë te flokët e
saj.
Por këtë herë
nuk ndodhi ashtu. Njëfarë ftohtësie në fytyrën e Kukullës, ishte, me sa dukej,
shenja se ende ruante njëfarë pa kënaqësie që zgjedhja e saj paradokohshme nuk
ishte marrë parasysh. Dhe, pa dyshim, i kishte shkuar mendja se Helena paskësh
qenë shkaku.
Nuk foli
asgjë, vetëm pyeti se a duhej t’i thoshte “atij”, domethënë tim eti.
Patjetër, i thashë.
Do të hamë drekë të gjithë bashkë.
Ishte ende
mesditë dhe gjer në dy, ora e zakonshme e drekës, kishte kohë të mjaftueshme për
ndonjë përgatitje.
Helena nuk e
fshihte se ishte pak e shqetësuar. Për t’i dhënë zemër i tregova ca kureshti të Kadarenjve, një
pjesë e të cilave kishin lidhje me naivitetin e Kukullës. Ndër të tjera, i përmenda
ngjarjen e “vajës” modele dhe, gjsmë më të qeshur, shtova se, meqenëse Kukulla
paskësh qenë e djegur për fjalën “zonjë”, të përpiqej ta quante ashtu.
Pak përpara
orës së drekës shkova për të parë gjendjen. Nga kostumi i babait dhe shprehja e
fytyrës e kuptova që “e dinte”. Im vëlla më pëshpëriti: “Helena do të vijë?”.
Ia bëra “po” me krye.
Në orën dy u
nisëm të dy, unë i para, Helena pas, drejt drekës që Bardhyl B. Kishte gjasë ta
quante si risinë më të madhe, jo vetëm në doket letraro-mondane shqiptare, por
më tej, dicka që të kujtonte deklaratën e Jefferson-it ndoshta, apome Shturm un
Drang-un gjerman që porsa e kishin bërë në letësi.
Im atë, në
krye të tryezës, me gjithë pamjen e rëndë, ishte gjithmonë në “gjendje lufte”.
Kukulla kishte pamjen e saj të zakonshme në kësi rastesh: një përzierje të
nemitjes me shpërfilljen. Motra, nuk e kuptoja pse m’u duk se mbante një qëndim
gjysmë fajtori. I vetmi që rrinte
natyrshëm ishte vëllai.
Mirëdita,
zonjë, tha Helena me një zë krejt të pasigurt.
Unë mezi e
mbajta të qeshurën. Kukulla s’e dëgjoi ose bëri sikur. (Me vete mendova që
ishte më mirë të mos e kisha dëgjuar, përndryshe në krahasim me zërin e tingëllueshëm
e lozonjar të asaj tjetrës, ky i Helenës, kishte gjasë t’i dukej fare i zbehtë.)
Tek vendoste
pjatat e fundit, në fytyrën e saj m’u duk se spikata dicka të njohur. Buzëhollë,
gati sa s’thashë me zë. Gjyshja. Ndoshta vjehrra…
Në tryezë
biseda mezi lidhje. Me përjashtim të disa frazave të rëndomta midis Helenës dhe
tim vëllai, një bisedë koti midis studentësh për ca ndryshime rregulloresh në
fakultet, pjesa tjetër i ngjante një teksti të ngjitur me zor.
Të thashë? I
pëshpërita Helenës që e kisha përbri.
Ajo bëri “po”
me krye dhe kjo më qetësoi gjithsesi.
Ishte
moskuptimi i përhershëm i Kadaranjve, për të cilin i kisha folur. Por këtë herë
ftohtësia përligjej. Në sytë e të gjithëve ishte pyetja: ç’ishte kjo vajzë, përse
ndodhej këtu dhe c’kuptim kishte kjo drekë?
Herë pas
here sytë më shkonin te Kukulla dhe pothuajse e merrja me mend se c’ndiente.
Të qan zemra
për atë tjetrën, mendoja. E di. Një copë herë e vazhdova me vete dialogun e përfytyruar
me Kukullën. Kjo këtu, Helena, gjithashtu është e bukur, apo jo? Për pamjen s’kishte
ç’thoshe. Madje ia kalonte asaj tjetrës. Dhe ishte leshverdhë si ato të
teatrit, që i pëlqenin asaj.
Kisha një pështjellim
të lehtë në kokë. Ndieja dëshirën t’i thosha: S’kemi pse vështroni ashtu si të
mpirë. Kjo drekë është thjesht një drekë. Ashtu sikurse kjo vajzë është para së
gjithash një vajzë. E cila, veç kësaj, është e dashura ime. Por kjo është puna
jonë, e në të dyve, që as ju dhe askujt tjetër s’i përket. E morët vesh tani?
Acarimi i
beftë, ashtu si më erdhi, pa ndonjë shkak të dukshëm, ashtu edhe po më ikte.
Pështjellimi
në kokën time vazhdonte, por ai ishte tani i ndryshëm. Kishte kaluar kaq kohë që
nga drekat dhe darkat te shtëpia e madhe “atje”. Kukulla ishte tani në vendin e
vjehrrës së saj, kurse Helena në vendin e Kukullës. Mua s’më mbetej veç të isha
në rolin e tim eti, që duhej të vendoste drejtësinë, në rast lufte midis tyre.
Aq më tepër që ai, pas dorëheqjes, e kishte humbur postin e Torquemandas së
madh…Qerthulli rihte të mbyllej…
Sa më lodhi
kjo drekë, i thash Helenës kur shkuam prapë në dhomë. Ndoshta bëra gabim që të çova.
Jo, tha ajo, me të njëjtin zë të pasigurt që kishte shqiptar fjalët: si jeni
zonë?…
Më pas, po të
më thoshte dikush se ajo drekë, në dukje pa asnjë kuptim, ndrynte në vetvete një
enigmë, do të qeshja me të madhe.
Ishin bërë vërtet
pyetjet: ç’ishte kjo vajzë, pse ishte këtu dhe ç’kuptim kishte ky teatër, por në
të vërtetë askush, e në radhë të parë ne të dy, Helena dhe unë, nuk fshihnim
asgjë. Dhe kjo ishte krejt e vërteta, ngaqë në radhë të parë, në vetë nuk dinim
asgjë. Kishim ardhur te kjo drekë pa asnjë prapamendim a plan maskues, e aq më
tepër pa dredhi.
Ndërkohë, më
pas, si duke luajtur si rrjedhojë leximesh të llojit psikanalist, madje na
kishte shkuar se mos, pa e dit as vetë, ishim joshur ne vetë, duke joshur pas
vetes dhe të tjerët, drejt idesë së mjegullt të një fejese.
Përherë e më
tepër më dukej se një dasmë e ndrydhur, e ardhshme, si ato dhomat ende pa emër
të shtëpisë së Gjirokastrës, një mbasedasmë, po të përdorej një fjalë sipas
shembullit të mosdhomave të atjeshme, rrinte ndoshta e fshehur pas teatrit
absurd të asaj dreke.
Urime të pathëna, që s’kishin të drejtë të shqiptoheshin, një rrëzëllimë karfice mbi flokët e Helenës, që herë merret shkëlqim e aty për aty shuhej, sipas lëvizjes së kokës së saj, shkurt një si shenjim a lajm fejese e porsalindur, rridhnin të shfaqeshin falturushëm./ KultPlus.com
Sot avokat i njohur, dikur Arianit Koci këndonte dhe provoi fatin e tij në këngët për fëmijë.
Edhe vet një fëmijë i lezetshëm, ai këndoi në Akordet e Kosovës në vitin 1972, në seksionin e këngëve për fëmijë.
Ai këndoi në këtë vit këngën “Nëna ime” me kompozitor Akil Kocin – babain e tij, dhe jo rastësisht edhe e fitoi festivalin, me një këngë simpatike si kjo. / KultPlus.com
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vënë emrin e Kosovës në sheshin më të njohur në botë, “Times Square” në New York.
“Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”, shkruhet në reklamat e hapësirës më të njohur në botë.
Ky sukses i Dua Lipës që konsiderohet si ambasadorja më e mirë e Kosovës, duket se e ka bërë krenar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi e ka falënderuar yllin botëror.
Më poshtë ju sjellim postimin e kreut të qeverisë.
Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret shqiptare nga Kosova që po prekin top-listat botërore të muzikës, e po lënë nam në eventet prestigjioze të muzikës e modës.
Ato nuk janë të vetmet këngëtare shqiptare që të paktën një herë kanë bërë simbolin e shqiponjës në botë, Bebe Rexha e cila është rritur në New York dhe vjen nga Dibra, po ashtu ka performuar në skenat më të mëdha botërore, shpesh duke u paraqitur edhe përkrah dy këngëtareve të tjera shqiptare, Dua Lipës dhe Rita Orës. Rita Ora ishte e para këngëtare shqiptare që depërtoi në botë, por Dua Lipa eci me hapa edhe më të përshpejtuar përmes hitit të saj “New Rules”, që në vititn 2017 e nxorri si këngëtaren më të dëgjuar në platformën e madhe muzikor “Spotify”, shkruan KultPlus.
Edhe pse Bebe Rexha është paraqitur herë me Dua Lipën e herë me Rita Orën më të cilën ka realizuar edhe këngën “Girls”, Dua Lipa dhe Rita Ora edhe pse jetojnë të dyja në të njëjtin vend dhe vijnë të dyja nga i njëjti vend, ato kurrë nuk janë paraqitur së bashku dhe rrallë kanë zgjedhur të komentojnë njëra-tjetrën. Gjatë vizitave të tyre në Kosovë, ato të dyja janë shprehur se ndihen të lumtura për suksesin e njëra-tjetrës, megjithatë shpesh janë përfolur për raporte jo shumë të mira, si rrjedhojë e mospërkrahjes se Rita Orës në fillimet e Lipës.
Amanda Koçi, e njohur me emrin artistik Ava Max është ende në fillet e saj, mirëpo që po ecën bindshëm drejt hapave të shqiptareve të tjera të suksesshme. Ajo ka prekur top-listat muzikore të Britanisë me këngën e saj “Sweet But Psycho”.
Është këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha ajo që ka refuzuar “luftën” e fansave për ta rreshtuar atë përkrah Dua Lipës apo Rita Orës. Së fundmi, ajo ka bërë një hap edhe më të madh për t’i sjell ato më pranë.
Përmes një postimi në Twitter, ajo ka kërkuar nga Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max që t’i bashkohen thirrjes së saj për të bashkuar zërat e tyre në një bashkëpunim të vetëm. Këngëtaret Ava Max dhe Dua Lipa i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrje, madje Dua i është përgjigjur në gjuhën shqipe “Hajde shqipe”.
Pas kësaj thirrje, e këtyre konfirmimeve, pritet të shihet nëse ky vit do t’i gjej yjet shqiptare në një këngë të vetme./ KultPlus.com
Pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri ashtu si në vende të tjera është aplikuar një politikë shtetërore pro-lindshmërisë.
Pjesë e kësaj politike, ndër të tjera, ishte edhe ai që
njihej si tatimi i beqarëve. Tatimi merrej nga personat me moshë mbi 20 vjeç
gjer 50 vjeç për meshkujt dhe mbi 20 vjeç deri në 40 vjeç përfemrat, e kanë aplikuar më herët vendet perëndimore, si p.sh
Italia.
Propozimi për të ndërmarrë një politikë të tillë në Shqipëri
është propozuar në një analizë të plotë te “Minerva” në numrin e 10 shkurtit të
vitit 1933, shkruan Scan.
Por çfarë propozonte autori me pseudonimin “Borealis”?
“Në disa nga shtetet e kontinentit europian është duke u
zbatuar një ligj që takson 20 vjeçarët e pamartuar. Një gjë e tillë mund të
bëjmë edhe ne që kemi nevojë të shtohemi, fjala vjen metepër se Italia, çdo beqar taksohet sipas gjendjes së tij
ekonomike. Katundari i varfër me 20 franga ari në vit, i pasuri me 400. Italia
nxjerr plot 110 milion lireta në vit nga zbatimi i këtij ligji.
Tërë kjo shumë përdoret për rritjen e jetimëve. Prapë me anë të këtij ligji caktohen çmime dhe dhurata për prindërit që rrisin një numër të madh fëmijësh. Ka një tok mënyrash për propagandë dhe inkurajim në punën e shtimit të popullsisë” shkruhet në analizë.
Kush qendronte pas pseudonimit“Borealis”?
Me pseudonimin “Borealis” shkruante Ismet Toto. Ai lindi në vitin 1908 në Progonat të Kurveleshit dhe u nda nga jeta në vitin 1937. Ai do të ekzekutohej me varje në burgun e Gjirokastrës. Kreu në Tiranë shkollën e mesme teknike amerikane dhe më pas studioi për statistikë në Universitetin e Romës.
Shkrimtari Nasho Jorgaqi, një analizë të figurës së Totos e përshkruan atë si një “njeri me karakter të fortë e të paepur, antikomformist dhe i vendosur e në të njëjtën kohë intelektual i një stature të re, në kërkim të vazhdueshëm të burimeve të dijes dhe të ideve.
E në fakt, Toto do të ishte shumë aktiv në shtypin e kohës e madje do të guxonte të përfshihej në polemika të forta për kohën. /360grade/ KultPlus.com
Bebe Rexha ka treguar publikisht se dëshiron bashkëpunim me tri këngëtaret e njohura shqiptare.
Bebe Rexha përmes një postimi në Twitter, këngëtarja ka bërë të ditur që dëshiron të bashkëpunojë me Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max.
Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, ka shkruar Bebe, duke ia shoqëruar edhe ngjyrat kuq e zi.
Ishte Dua Lipa ajo e cila i ka kthyer e para përgjigje Bebes, kështu duke shkruar: Hajde shqipe.
E nuk ka munguar edhe reagimi i këngëtares shqiptare Ava Max e cila e ka përdorur emrin e hitit botëror ‘Lady Magdalene’ për ta bërë këtë.
“Një ‘Lady Marmalade’ e re”, i ka shkruar Ava këngëtares Bebe Rexha pranë postimit.
Kujtojmë se “Lady Marmalade” është një këngë e realizuar nga Bob Crewe dhe Kenny Nolan, e cila për herë të parë u bë e popullarizuar në vitin 1974 nga grupi amerikan i vajzave, “Labelle”.
Bebe Rexha dje përmes një postimi në Twitter ka kërkuar bashkëpunim me tri këngëtaret shqiptare dhe Dua Lipa i ka kthyer përgjigjen epike në gjuhen shqipe.
Këngëtarja Bebe Rexha ka kërkuar bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max.
Dua Lipa duket se e ka mirëpritur këtë kërkesë dhe nëpërmjet Twitterit n i ka shkruar: Hajde shqipe./ KultPlus.com
Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe më 2015, Uided Bushamaui, i ka nominuar zyrtarisht kryeministrat e Greqisë e të Maqedonisë, Alexis Tsiprasin dhe Zoran Zaevin, për Çmimin Nobel për Paqe, transmeton Koha.net.
Bushamaui ka thënë se Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar në qershor të vitit të kaluar, përbën model për zgjidhje paqësore e konstruktive konfliktesh midis dy shteteve fqinje, që mund të shërbejë si shembull për Ballkanin dhe rajonin e gjerë.
BALADË Nga Gabriela Mistral / Përktheu Elida Buçpapaj
Ai kaloi këndej me një tjetër, Unë e pashë tek kalonte këndej. Era frynte gjithnjë ëmbël Dhe shtegu ish krejt i qetë. Dhe këta sytë e mi, mos pafshin më, E panë atë kur po kalonte këndej!
Ai kaloi duke bërë dashuri me një tjetër Mbi një lëndinë me lule. Kulumria po lulëzonte Dhe një këngë i fërfëlloi flatrat.
Ai kaloi duke bërë dashuri me një tjetër Mbi një lëndinë me lule! Ai e puthi tjetrën Në bregun e detit. Hëna lule portokalli I prekte lehtë valët. Dhe gjaku i zemrës sime nuk e nxiu Hapësirën e pamasë të detit!
Ai do të shkojë me atë tjetrën Tejetej përjetësisë. Qiejt e ëmbël do e ndrisin. (Zoti do që ata të heshtin.) Dhe ai do të shkojë me atë tjetrën Tejetej përjetësisë!
Këto ditë në kuadër të Shkollës së Lartë Pedagogjike në Cyrih, Zvicër, është hapur portali i parë pedagogjik i rëndësishëm për shkollat e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
Një kënd i veçantë për sa i përket ndihmës zvicerane në fushën arsimore e kulturore zë edhe ngritja e kësaj faqeje në internet, e quajtur “Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes”, nga pedagogu, albanologu zviceran, Prof. Dr. Basil Schader.
Ndër të tjera, ai shkruan: “Besoj se kjo Qendër Interneti do të jetë tepër e dobishme për mësimdhënësit/et e MP shqip, sepse ajo e lehtëson shumë orientimin dhe kërkimin e materialeve për tema dhe fusha të caktuara, si dhe shkarkimin e faqeve përkatëse. Do t’ ju isha shumë mirënjohës po t’ua komunikoni linkun përkatës sa më shumë mësuesve dhe mësueseve si dhe personave dhe autoriteteve të tjera që mund të interesohen për këto materiale (të cilat me siguri mund të kontribuojnë edhe në mësimin e rregullt në Shqipëri dhe Kosovë).”
Një thesar me materiale didaktike për mësimin në gjuhën e prejardhjes është vendosur në ketë adrës: https://myheritagelanguage.com/sq/ është fryt i një pune të pandërprerë disavjeçare e Prof. Dr. Basil Schader, i bashkëpunimit të ngushtë me profesionistë zviceranë, atyre evropianoperëndimorë dhe, në anën tjetër, të mësimdhënësve të dalluar të mësimit plotësues, ndër të tjerë, edhe shqiptarë.
Në fakt, seria “Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes” që fillimisht është botuar si libër i shtypur, e që në hartimin e tij morën pjesë 67 persona nga 5 vende dhe 17 grupe, është digjitalizuar. Vetëtimthi po hedhim një vështrim materialeve që janë vënë në gjuhën shqipe, shkruan albinfo.ch.
Seria me “Materiale për mësimin në gjuhën e prejardhjes” i përbërë nga libri “Bazat dhe arsyet” dhe gjashtë pjesë shtytëse që paraqesin vlera për përkrahjen e kompetencave gjuhësore:1) Përkrahja e të shkruarit në gjuhën e parë. 2) Përkrahja e të lexuarit në gjuhën e parë. 3) Përkrahja e komunikimit gojor. 4) Përkrahja e kompetencave ndërkulturore. 5) Strategji dhe teknika të të mësuarit. 6) Rreth përdorimit të dialektit dhe gjuhës standarde dhe informacionet e duhura për përdorim të mësimdhënësve. Në këtë drejtim në njërën anë gjejmë pjesën teorike të mësimdhënies, Bazat dhe arsyet e pedagogjisë dhe didaktikës evropiane dhe anën tjetër gjejmë modele mësimore praktike dhe konkrete. Duke njohur problemet e shkollës shqipe në lidhje me rritjen e cilësisë së të nxënit të saj, si dhe duke kuptuar, menduar, gjykuar mbi këtë fushë studimi mendojmë se risitë didaktike janë një nga çelësat përmes të cilit mund të ndryshojë cilësia e të nxënit të nxënësve në shkollë. Me ketë vepër janë hedhur hapa konkret për një mësimdhënie – nxënie aktuale, cilësore dhe moderne.
Ky realizim me vlerë u vjen në ndihmë në radhë të parë mësimdhënësve të mësimit plotësues të gjuhës amtare në punën e tyre të rëndësishme dhe me kërkesa të larta. Në këtë mënyrë do të rritet cilësia e mësimdhënies dhe do të përmirësohet mësim-nxënia, perspektiva e arsimimit të fëmijëve shqiptarë të emigruar do të rritet.
Portali i sapo krijuar me materiale të bollshëm, të shumëllojshëm didaktik i përgjigjet gjendjes, nevojës dhe mundësive të mësimit plotësues në gjuhën e amtare dhe se janë funksionale e praktike për mësim.
Vetëm duke i edukuar gratë, do shërohen plagët në shoqërinë shqiptare. Qyshkur nënat lanë dijen dhe u mbyllën, mirësia u shtrembërua, kurse bota u bë gri prej dhimbjes. Qytetarët e denjë dalin prej gjoksit të një gruaje që e ka tejkalu botën e vogël për të notuar në detin e naltë, të Dijes dhe dashnisë.
Sa herë rrekem me kuptu madhninë e gruas, përpiqem mos me e ngatërru atë me imazhin e burrit. Ndoshta fjalët janë vocërrake kur turren me i vizatu dallgët e begatuara që dalin prej krahrorit të një gruaje. Asaj qenies së brishtë dhe të fortë; të lehtë e të rëndë; të pakursyer në mëshirë dhe të kulluar në dëshirë; asaj që s’mund të këqyret vetëm si lulishte e njerëzimit. Aniqë, nëpërmjet krahërorit të saj shpëtohet njeriu nga egërsia. Koha që fluturon dhe merr para gjithë ç’duket në horizont, qyshkur ka nxjerrë në pah shembujë të mrekullueshëm të grave fisnike; grave të forta; të ditura e të urta. Pra, bota është rrethuar prej të Mirës Sublime dhe sfidës së yshtur nga padija e smira.
Sami Frashëri dikur shkruante se po të mos ishte ndikimi natyror i grave, nuk do të zhdukej gjendja barbare dhe e egër e burrave, e ka mundësi, që meshkujt gjithherë do jetonin të prirë për të këqija. Ndërkohë Frashëri nuk e mohonte “togun” e të metave të veçanta të grave, për të cilat thoshte që më tepër rrjedhin nga forca e ndjenjave të tyre, ndaj sipas tij nuk mund të pohohet që nga natyra gratë janë më poshtë se burrat. Pra, aniqë historia ka kallzuar se gratë kanë qenë edhe burim ngatërresash e korrupsionesh, prej burrave kundrejt gruas janë bërë sa e sa barbarizma, dhunime e vepra çnjerëzore. Ndaj, Samiu nuk gjykonte e as fajsonte gratë për shkak të disa zonjave të zvetënuara që nuk munguar t’u japin shkas dredhive, biles ai vazhdimisht nënvizonte veçanërisht faktin se gratë kanë mbetur krejt mbrapa burrave në dituri e arsim. Ky shqetësim pak herë e ka shkund botën, kur dihet se përparimi i shoqërisë njerëzore varet nga edukimi dhe dija e grave.
Shtyllat elektrike, muret e larta dhe lumi pa urë
Gati çdo shtëpi që nuk e përthekon “qendra e qytetit” të paktën një herë në ca kohë është helmuar prej ekonomisë së dobët. Pastaj, mu këto familje përfshi dhe sheherlinjtë, janë bezdisur prej pranisë së ca djemve të paedukatë që hera-herës ndalojnë vajzat teksa shkojnë a kthehen prej shkollës. Rrugët e pandriçuara dhe lumenjtë pa ura, e pamundësojnë qarkullimin, duke e kthyer atë madje, në sfidë serioze për plot qytetarë.
Të lodhura prej halleve e të shtrënguara nga sikletet ekonomike të vazhdueshme, vajzat në të katër anët e vendit, braktisin shkollën për t’u “ngujuar” në shtëpi. Shumë prej tyre presin transferimin në familjen e burrit, ku do të pastrojnë, gatuajnë dhe shërbejnë çaj e kafe, tërë ditën. Për këto gra, jeta çel dhe vyshket brenda mureve, fjalëve pa dobi, mërzisë dhe depresionit. Ama, me qenë me pak fat, vajzat martohen “jashtë”. Me e nxjerrë bijën “në Perëndim” është goxha lehtësim për familjet shqiptare. Detajet e tjera, nuk kanë rëndësi. Mjafton “mos me hjek keq”.
Por, nuk mbaron me kaq. Mes nesh, jetojnë vajza që në peshoren e prindërve dalin pa vlerë kundrejt djemve. Atyre u mohohet e drejta e shkollimit, sepse është vllai ai që mundet dhe di me ja dal ma mirë në jetë. Ose, prindërit besojnë se prej djalit do mbahen në pleqni, kurse vajza ik!
Sidoqoftë, ngado që rrotullohemi, para sysh takojmë sy të pa shpresë që ky vend i ka helmu me trishtim.
Me diplomë, ndezim zjarrin në dimër
Për ditë e lexoj mllefin e grave kundrejt qeverive që e mbysin shpresën për jetë më të lehtë. Mu kjo mërzi e ka rëndu ajrin prej motesh. Vajzat nuk detyrohen më veç me e braktis shkollën apo me u martu. Ato, pasi diplomohen mbyllen sërish në shtëpi ose punojnë në dyqane lagjesh, sepse vendet e punës janë të rezervuara për shoqet e tyre që kanë mjaftueshëm lidhje me pushtetin lokal/qendror. Vendet e punës janë të zaptuara prej burrave që kërkojnë “shpërblime” për nënshkrimin e tyre. Vendet e lira janë të ozurpuara nga partitë politike prandaj gratë (dhe burrat) e afta dhe të përgatitura mbeten nën hije.
Gratë që e kanë mohuar botën për ta njohur gruan brenda vetës, po ndrydhen prej paaftësisë tonë për t’i vlerësuar, pranuar dhe ndihmuar në përpjekjen e tyre për ta ndërru këtë sistem, që e ka tëhuajsu njeriun normal.
Me u rritë aty, ku të nalet rrita’
Ne shpesh harrojmë se gratë lindin e rriten në familje me probleme ekonomike, sociale, kulturore e politike. Ato shtypen herët prej kushtëzimeve. Madje, bashkjetojnë me kultin e “supremacisë mashkullore”, kult ky i dalun nga ca “norma” që rrjedhin prej zakoneve prapanike. Pra, ndër shqiptarë e më gjerë, vajzat nuk favorizohen sa djemtë, madje shtypen dhe nënvlerësohen, kur bjen fjala tek intelekti.
Rrjedhimisht, pa u hapërdarë në habi a çudi duhet me e pranu se këto vajza, vite më vonë, kur gëzojnë statusin e nënës, jo rrallë herë përsërisin gabimet e prindërve të tyre. Ato injektojnë tek djemtë, pushtetin e munguar, egon e fjetur dhe vetvlerësimin e mohuar. Shpejt, djemtë e nënave të shtypura, të rritur me lavde e fjalë të mëdha, ushtrojnë dhunë ndaj motrave, shoqeve apo bashkëshorteve të tyre.
Atëherë, me ose pa vetëdijë, ne po i falim botës fëmijë të padobishëm, të cilët janë të paaftë për t’i kryer shërbimet kulturore sepse e kanë mohuar dritën e gjysmës së njerëzimit, vlerën dhe bukurinë e punës së një gruaje.Ne i kemi lënë të heshtura gratë që janë dhuntisur me aftësi të jashtëzakonshme. Ato të mbyllura dobësohen nga trupi dhe sëmurën prej brengave. Pra, ne, shoqëria e fotografisë dhe internetit; shoqëria e udhëtimeve dhe ahengut, i kemi kyç dyert e shkollave kaherë, per t’i çel penxheret e paditurisë.
Me i dal para të keqës
Për t’u dalë para të këqijave, gratë duhet me u shkollu. Duhet me u eduku dhe duhet të merren me ndonjë profesion ose punë. Gratë nuk duhet të mjaftohen vetëm me dijen për të shkruar a lexuar. Edukimi i tyre është kusht thelbësor për një shoqëri të qytetëruar.
Sot, kur e brendshmja ka humbur, njerëzit ekspozojnë të jashtmen boshe dhe bajate. Përtej debateve shtërpe, ne po jetojmë kohën e njeriut që ka nevojë për njeriun e ditur, të butë e zemërgjerë; jo për të paditurin. Në kohë të turbulluara si këto tonat, gratë që zbardhin netët në kërkim të dijes s’janë shumë, por janë! Janë mes nesh! Ato nuk kanë nevojë me ju dëftu se çduhet me vesh; si duhet me ec; ku duhet me shku! Ato e dijnë amanetin e dhënë, se e kanë jetu atë momentin që e sjell dashnija për të Mirën! Gratë që marrin për me dhënë, janë shpresa e ditëve të bardha. Ato janë krah i fortë për burrat (si bashkëudhëtare në jetë) dhe forcë e madhe për gratë që kanë akoma udhë për të kalu tek dija! /tesheshi.com/
Foto nga xhirimet e filmit të animuar “Man Wanted”, regji Irida Zhonga, shtëpi kinematografike “FotoKozmos”. Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë./ KultPlus.com