Ne baba i kujtojmë gjithmonë fjalët e tua: Të mos harroni kurrë që jeni vajzat e Lasgush Poradecit

Marie Lasgush Poradeci, vajza e poetit të njohur Lasgush Poradeci ka shprehë sërish mllefin për padrejtësistë që i janë bërë kësaj familje.

KultPlus më poshtë ju sjellë reagimin e saj origjinal.

Ne baba i kujtojme gjithmone fjalet e tua: “Te mos harroni kurre qe jeni vajzat e Lasgush Poradecit”. Dhe sigurisht qe une dhe Kostandina nuk e kemi harruar. ATA na vodhen nje cope te vogel bahce qe e kemi buze liqenit. Ja u dhane te tjereve per biznes. ATA na vodhen te drejten e autorit, asnje liber i yti nuk eshte ne bibliotekat e shkollave. Ata me presione te felliqta na persekutonin ne ato pune qe i mbanim me thonj. Perse? Vetem se ishim vajzat e tua. Dy vajza te lindura nga dashuria. ATA jane turpi i ketij kombi bashke me femijet e tyre qe i kane nga instikti. Te gjithe do shkojne ne ferr bashke me parate e vjedhura dhe mendjet e tyre te kalbura./KultPlus.com

Dua Lipa vendos emrin e Kosovës në “Times Square”

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka vënë emrin e Kosovës në sheshin më të njohur në botë, “Times Square” në New York.

Falë suksesit të saj të jashtëzakonshëm më 2018, Lipa është e nominuar në kategorinë për Artisten më të mirë të re dhe Vallëzimin më të mirë, në “Grammy”.

“Artistja më e mirë e re 2019. Nga Kosova në Britani të Madhe, drejt nominimit për artisten më të mirë të re. Dua Lipa”, shkruhet në reklamat e hapësirës më të njohur në botë. /KultPlus.com

Shqiptarja që po mahnit në X Factor në Danimarkë, merr epitetin si vajza me sytë Disney

Jeta Zymberi

Pati fatin si të shumë fëmijëve të tjerë nga gjenerata e saj, të linden dhe rritet jashtë trojeve shqiptare, kjo për arsye të emigrimit për shkak të Luftë s së fundit në Kosovë . Por, kjo nuk i bëri asnjëherë t’i harrojnë rrënjët e tyre, por i fuqizoi të punojnë e luftojnë fort që emri Kosovë të lartësohet sa më lart dhe puna e shqiptarëve të fascinoj botën, shkruan KultPlus.

Këtë gjë tashmë edhe po e dëshmojnë shumë yje shqiptare që janë duke e mrekulluar botën me talentin e tyre. E në këtë rrugë është nisur edhe këngëtarja 20 vjeçare Albina Shyti e cila njihet me emrin artistik Albi.

Prindërit e saj kishin emigruar për në Danimarkë gjatë kohës së luftës në Kosovë. Albina ka lindur dhe është rritur atje dhe tashmë ajo është duke punuar shumë që zëri t’i dëgjohet në botë . Një vajzë e thjeshtë por me zemër të madhe e fjalë të mbushura plot emocion, ajo në një intervistë të gjatë për KultPlus, shpalosi rrëfimin e jetës së saj, që nga fëmijëria e deri te suksesi që sot ka arritur në Danimarkë, falë pjesëmarrjes së saj në X Factor.

“Me qenë e vogël në Danimarkë i ka pasur të dyja anët e monedhës. Nuk ka qenë vështirë sepse e kemi pasur një jetë shumë të mirë atje dhe prindërit na kanë ofruar të gjitha kushtet, por ka qenë e vështirë sepse në Danimarkë nuk na kanë shiku si danez, gjithashtu kur kemi ardh në Kosovë gjatë pushimeve të verës, nuk na kanë shiku si me qenë 100% shqiptarë, edhe shumë shpesh më është krijuar një ndjenjë e keqe dhe e  kam pyt veten, çka jam unë, daneze apo kosovare”, rrëfen Albina për fëmijërinë e saj si emigrante në shtetin danez.

Por ajo, e potencon faktin se gjithmonë ndjesia që është shqiptare dhe i takon këtij populli ka zgjuar ndjenja të forta tek ajo. Ajo flet me plot dashni për vendin e saj dhe e potencon fuqishëm faktin se është shqiptare dhe këtë gjë dëshiron të ja tregojë botës përmes artit të saj.

“Qysh kur kam qenë e vogël e kam ndje që unë i takoj dy kombësive, unë kam gjak shqiptari, kam familjen shqiptare dhe e dua shumë vendin prej nga vij, por unë jam edhe daneze, aty kam lindur, jam rritur dhe po vazhdoj të zhvilloj një jetë dhe karrierë atje. Prindërit e mi asnjëherë nuk më janë përzierë në ndjenjat e mia, nuk më kanë thënë që je gabim nëse e ndien një gjë të tillë , e kundërta, ata gjithmonë më kanë thënë: “Ajo që ti ndien është në rregull” dhe ky mësim më ka shërbyer shumë edhe për të ardhmen”, rrëfen tutje Albina për KultPlus.

Jeta në një shtet të huaj dhe pa asnjë familja afër, ka bërë që familja e Albinës të jenë më të bashkuar se kurrë. Por gjëja kryesore që ata i ka bërë bashkë është muzika. Nëna e Albinës gjithash është marrë me muzikë, por pas emigrimit ajo la ëndrrën në gjysmë e të cilën Albina ka nis ta vazhdojë .

“Krejt çka unë di sot është falë prindërve të mi. Kur i kam pasur vetëm 10 vjet, prindërit më regjistruan në kursin e kitarës, një kurs që në Danimarke kushton shumë. Të gjithë ju kanë thënë prindërve pse po shpenzoni kaq shumë për një kurs. Por, prindërit ju thonin që ajo ka dëshirë të madhe për të ekzekutuar në kitarë dhe ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjërat tjera për të ja plotësuar dëshirat vajzës”, ka treguar tutje Albina.

Tashmë janë bërë 10 vite që ajo ekzekuton në kitarë, por jo vetëm, ata në shtëpi kanë edhe piano në të cilën gjithashtu Albina di të luaj shumë mirë.

“Ne si familje shumë shpesh luajmë në instrumente si kitarë, piano, sint e çifteli. Babi e ka shumë në qejf çiftelinë. Muzika gjithmonë na ka bërë bashkë. Muzika shqiptare madje ka qenë ajo që gjithmonë mi ka zgju ndjenjat edhe i kam thënë vetës “Unë jam shqiptare”. Në secilën festë e gëzim në familje e festojmë me muzikë shqiptare.”

Por, përpos një instrumentiste e shkëlqyer, ajo ka edhe një zë të mrekullueshëm që buron si një ujëvarë nga shpirti i saj.

“Unë qysh e vogël kam kënduar gjithmonë në shtëpi, e shpesh kur më pyesin kur ke filluar të këndosh, kjo pyetje nuk ka përgjigje tek unë. Unë kam kënduar gjithmonë. Kur e kam kapur kitarën për herë të parë në dorë, e kam vizualizuar vetën me të në dorë duke kënduar në skenë. Aty kam thënë dua të këndojë gjithmonë, dua të jetoj për të kënduar, dua të udhëtojë në botë për të bërë muzikë. Unë nuk mund ta shoh vetën duke bërë diçka tjetër përpos muzikës. Është diçka e fortë brenda meje që më shtynë drejt saj”, rrëfente Albina për dashurinë e madhe që ka për muzikën.

Ajo tashmë ka përfunduar gjimnazin për muzikë, aty ku edhe pohon se ka mësuar shumë gjëra. Por, ajo nuk vazhdoi studimet, sepse dëshira e saj ishte të merrej vetëm me muzikë, dhe atë që ndjeu edhe e bëri. “Diçka që e ndjen fort brenda vetes, duhet ta ndjekësh atë rrugë 100% ose mos e fillo fare. Unë të gjithë fokusin tim e kam në muzikë.”

Ashtu qysh e vizualizoj vetën shumë kohë më parë, ashtu edhe veproi. Ajo mori kitarën e saj dhe u nis drejt audicioneve të X Factor në Danimarkë, e gjithë kjo sekret nga prindërit, duke dashur të ju lë  gjithçka befasi .

“X Factor është një mundësi e mirë sepse të jepet rasti të ju tregosh njerëzve atë që di të bësh. X Factor në Danimarkë është një format shumë i famshëm, të gjithë e përcjellin dhe është një mundësi e madhe për tu bërë e njohur. Pjesëmarrja ime atje ka bërë që të gjithë atje të më njohin tashmë. Unë nuk jam më e thjeshtë në Danimarkë. Tashmë kur dal në qytet të gjithë më flasin, kërkojnë fotografi dhe marr komplimente pafund. Kjo është një ndjenjë e papërshkruar për mua. Unë po bëj diçka që po i kënaq njerëzit, ndërsa ata po më kënaqin mua me dashurinë që po më ofrojnë. Unë gjithmonë i them vetes që do të vazhdoj të qëndrojë me këmbë në tokë”, ka folur kështu Albi për rrugën e nisur si artiste.

Pasi ka kaluar audicionet e fshehura, ajo ka kaluar me prezantim para jurisë kryesore të X Factor dhe ai prezantim për të ka qenë gjithçka.

“Kam pasur emocione të pakontrolluara, kam qarë e kam qeshë në të njëjtën kohë. Gjatë kohës së performancës nuk mbaj mend asgjë, jam fokusuar plotësisht në performancë . Pas interpretimit juria pati shumë fjalë të mira për mua dhe aty nuk mund t’i mbaja lotët”, ka thënë këngëtarja për KultPlus.

“E ke një buzëqeshje në zërin tënd, je shumë e ditur në muzikë, ke talent dhe di ku dhe si të këndosh, t’i këndon me ndjenja”, ishte komenti i një rit prej pjesëtarëve të jurisë .

“Unë jam dashuru në ty, zëri yt vjen shumë natyrshëm, si uji kur rrjedhë, ti gjithashtu i ke sytë Disney”, ka qenë komenti tjetër nga juria e që ky i fundit ka bërë që Albi tashmë të marr epitetin si vajza me sy Disney. Ajo pohon se tashmë të gjithë në Danimarkë e identifikojnë si vajza me sytë Disney.

Gjatë këtyre momenteve sa juria po e komplimentonte, Albi nuk mund ti ndalte lotët, ata ishin lot gëzimi e falënderimi për fjalët e mira që po merrte.

“Edhe nëse nuk mbërrij në finale, unë që nga tash ndihem e fituar. Kam marrë shumë famë në Danimarkë, më kanë ftuar shumë producentë e artistë të ndryshëm për bashkëpunim dhe në një farë mënyre tashmë i kam dyert e hapura për të ardhmen”.

Por, ajo që më së shumti po e lumturon këngëtaren tonë , është përkrahja e madhe e shqiptarë ve në Danimarkë të cilët i shkruajnë mesazhe pafund dhe i premtojnë që do ta votojnë deri në fund. E teksa ajo flet për këtë dashuri që po merr nga ta, fytyra i skuqet nga emocionet e skaj syrit të saj fillojnë e mblidhen disa pika loti që krejt lehtë përshkojnë faqet e saj.

“Formati i X Factor janë befasuar me famën e shpejt që e kam marrë atje, ata janë shprehur që nuk ka ndodhur asnjëherë që një pjesëmarrës i X Factor të bëhet kaq shpejt i famshëm. Kur i kanë publiku audicionet në You Tube, performanca ime ishte më e klikuara dhe ka vazhduar për 3 javë rresht të jetë më e klikuara”, ka treguar tutje për suksesin dhe famën që ka marrë nga ky format.

Menjëherë pas këtij suksesi ajo është ftuar në emision të ndryshe në Danimarkë, javën e kaluar ajo ishte e ftuar në radion në Danimarkë dhe gjatë pauzës është transmetuar kënga e Dua Lipës, kjo ka bërë që Albi të reagojë dhe me krenari të tregojë që Dua vjen nga i njëjti vend si ajo.

“Unë reagova menjëherë duke ju thënë që ne vijmë nga i njëjti vend, gjithashtu edhe Rita, Bebe, Ava Max, Njomza e të tjerë, ata u fascinuan sepse nuk ishin në dijeni, gjithashtu edhe dëgjuesit e radios u befasuan shumë kur kuptuan që gjithë këta talent që po e pushtojnë botën janë nga i njëjti vend”.

Por për të qenë e suksesshme në rrugën që e nis, Albi thotë që duhet të punosh shumë , ajo pohon që rri zgjuar edhe natën, shkruan tekste, rri deri në 10 orë në studio, fle shumë pak duke dashur kështu ta zë kohën. Njerëzit nuk i shohin këto, po për muzikë bëhet një punë e madhe, thotë ajo.

Muzika shqiptare është një tjetër gjë që Albit i rri në zemër gjithmonë, dhe një prej dëshirave të saj është të realizojë një këngë shqipe. Ajo shprehet shumë e hapur për bashkëpunime edhe me artistë shqiptarë . Por që ëndërron një bashkë punim me Rita Orën, Dua Lipën dhe Calvin Harris.

“Të ardhmen time e shoh vetëm duke bërë muzikë, duke udhëtuar për të bërë muzikë, duke bashkëpunuar me emra të mëdhenj. Gjithash do të doja të jem pjesë e festivalit Sunny Hill Festival “, e shpreh kështu edhe një tjetër dëshirë të sajën.

Krejt për fund Albi tregon që në këtë rrugë që e ka nisur ka edhe vështirë si dhe pengesa të mëdha, madje ajo tregon që shpesh ka njerëz që mundohen ta demotivojnë , por kjo gjë atë vetëm sa e motivon edhe më shumë për punë .

“Unë jam kokëfortë dhe nuk dorëzohem, sepse nëse nuk ke besim në vete as të tjerët nuk do të besojnë në ty”, shprehet krejt për fund Albi për KultPlus.

Albi, tashmë po vazhdon garën e saj në X Factor por pa të drejtën për të na zbuluar më shumë, gjithçka mbetet surprizë për publikun dhe ne mbesim me shpresë që ta shohin në majat e suksesit. Albin muna ta gjeni edhe në Instagram ku do të mund të shihni më shumë rreth punës dhe angazhimeve të saj https://www.instagram.com/adorealbi/?hl=en. /KultPlus.com

Zake Prelvukaj: Kam hequr shumë keq prej grave, përmes politikës janë munduar të ma fshijnë emrin

Alberina Haxhijaj

Në kuadër të ekspozitës “Perceptimet: Burrneshat” në Galerinë Kombëtare të Kosovës, artistja Zake Prelvukaj ka shpalosur rrugëtimin e saj si artiste. Ajo gjithashtu ka diskutuar edhe për veprën e saj “Ofshama”. Vepra e artistes Prelvukaj së bashku me shumë vepra të artistëve të njohura britanike dhe kosovare po ekspozohen në kuadër të ekspozitës “Burrneshat”, shkruan KultPlus.

Babai i artistes Zake Prelvukaj, në kohën kur artistja ishte akoma fëmijë kishte një aparat përmes të cilit fotografonte momente të ndryshme familjare. Një fotografi e realizuar nga ajo,  poashtu ka dokumentuar pasionin që artistja ka pasur për artin që në fëmijëri. Prelvukaj në këtë fotografi shihet e përkulur derisa në tokë ka vizatuar një shtëpi. Pikërisht me këtë kujtim ajo fillon edhe rrugëtimin e saj për të pranishmit në Galeri, të interesuar për të dëgjuar tregimin e artistes. Sipas saj, kjo fotografi dhe pikërisht ai aparat i kanë ndihmuar për të kuptuar pasionin e saj por edhe rëndësinë që ka dokumentimi i gjërave.

“Baba më ka dashtë shumë,  po nuk me ka thonë që me u marr me art se thojke nuk ka fitim, mbetesh moler. Gjithmonë me ka thonë le të mbetet piktura për ty si hobi”, tregoi artistja. Ndikuar nga kjo,  artistja fillon studimet në juridik, të cilat më vonë edhe i braktisi, pasi që arti mbeti edhe gjatë asaj kohe pjesë e saj.

“Hyra në Akademi të Arteve dhe pata fatin me qenë te një pedagog i jashtëzakonshëm, Nysret Salihamixhiq. Ishin kohë shumë të vështira,  ku shumë kush ka pasur probleme financiare. Për me fitu pare për me i ble ngjyrat, shpeshherë ju qepsha pallto njerëzve. Në Akademi shkoj shumë mirë,  e merrsha një kasetofon të vogël dhe punojsha deri në 1 apo 2 të natës. Kam pas fat që banesen e kisha shumë afër fakultetit, prandaj qëndroja deri vonë”, theksoi artistja.

Pas kësaj Prelvukaj arriti që të punësohet, mirëpo puna si mësimdhënëse në kohën kur nxënësit shqiptarë helmoheshin nëpër shkolla nga pushteti serb i asaj kohe dhe situata e atëhershme në Kosovë filluan të ndikonin edhe në punën e artistes. Vijat, ngjyrat, çdo gjë në pikturat e saj vinin në pah emocionet e brendshme që kishte artistja gjatë asaj kohe,  e që fatkeqësisht ishin të përziera, të turbullta dhe aspak të qeta.

“Ato vite kanë qenë shumë të rrezikshme mirëpo prapë dilnim kafeve shumë. Pikërisht këtu edhe filloj ajo jeta ‘nëntokës’ ku edhe hapet Hani i dy Robertëve. Definitivit kohë të vështira, prandaj si kam diplomuar i kam lyp babës me dal prej banese, se edhe ngjyrat ishin të rrezikshme. Madje e kam marrë edhe makinën  e gjyshes që e ka pas edhe nana për me qepë. Prej pesë rrogave në shpi, atëherë na ka mbet veç njo, prandaj edhe unë punojsha kartëvizita, reklama e qepsha që me e mbajt veten”, tregoi ajo.

Sipas saj gjatë kësaj kohë femrat janë detyruar që të bëhen burrnesha pasi që u është dashur të punojnë, të rezistojnë, të krijojnë, të gjitha së bashku.

“Fillimisht se kemi ditë a kemi me ekzistu deri nesër, pastaj si me e bo kafshatën e gojës, sepse si profesor atëherë në Fakultetin e Arteve nuk na paguanin, dhe e treta ishte si me ekzistu si krijues”, theksoi ajo. Mirëpo, sipas saj është shumë e rëndësishme që njerëzit të jenë të guximshëm, të qëndrojnë përkrah të vërtetës dhe të kenë vetëbesim. Pikërisht këto dy virtyte artistja Prelvukaj beson se janë me të rëndësishmet dhe i nxitë që të mbizotërojnë edhe të studentët e saj.

Duke biseduar për gratë në Kosovë ajo theksoi se tani ato janë të njohura,  sidomos në kulturë, me regji, me muzikë, e me art. Mirëpo,  sipas saj i vjen keq që shpesh herë gratë janë ato të cilat mundohen që të shtypin një grua tjetër, diçka të cilën e ka provuar edhe ajo.

“Më vjen keq që ka gra që shpesh herë ia fshinë një gruas tjetër emrin. Kam heq shumë keq prej grave, e sidomos pas luftës, të cilat kanë dashur që nga fundi të arrijnë në kulm. Ato ishin në gjendje që jo vetëm mua, por secilës grua, përmes politikës t’ia fshijnë emrin. Mirëpo politika shkon dhe vjen çka mbetet janë faktet dhe krijimtaria. Edhe pse politika edhe tani na ka shkatërruar edhe në Fakultetin e Arteve dhe gjithkund, ajo do të tjetërsohet. Gjeneratat e reja, e që janë qytetarë jo vetëm të Kosovës por edhe të gjithë botës kanë me përparu”, u shpreh ajo. Sipas saj,  është shumë e rëndësishme që gratë të përkrahin njëra-tjetrën pasi që vlera e artit do të rritet,  e sidomos kur muzetë më të mëdha të interesohen edhe për artin në Ballkan, në mënyrë që të mbulojnë edhe atë zbrastësi.

Si fëmijë që merrte pjesë në gara të shkollës, pikturonte me shkumësa në rrugë e madje talentin e saj e përdorte edhe kur qepte, një zanati të cilit ia pa hajrin dhe i ndihmoi për të fituar para shumë herë. Arti për Zaken nuk mbetet më vetëm diçka e bukur, mirëpo edhe një formë për të protestuar dhe për të shfaqur problemet shoqërore.

Diskutimi i radhës në Galeri do të jetë me artisten Arbana Hajredinaj duke filluar nga ora 10:30./ Ekspozita “Perceptime: Burrneshat” si dhe diskutimet që po zhvillohen janë rezultat i bashkëpunimit në mes të British Council dhe Galerisë./ KultPlus.com

Ura e Kordhocës, mrekullia 200-vjeçare

Ura e Kordhocës, mrekullia 200 vjeçare, sipas historianëve është ndërtuar rreth vitit 1820 dhe në atë kohë ishte nyja kryesore lidhëse për tre qytete, Gjirokastrën, Libohovën dhe Janinën, ndërsa aktualisht njihet si e vetmja nyje lidhëse në luginën e Drinos.

Konstruksioni i gërshetuar me stilin e arkitekturës orientale osmane, tre harqet e mrekullueshme dekorativë dhe shtrimi i plotë me kalldrëm i japin vlera të mëdha historike e arkitekturore, ndërkohë që tanimë është funksionale për kalimin e këmbësorëve dhe automjeteve.

Ura është e gjatë 20 metra dhe e lartë në pikun e saj 7 metra. Pamja e saj nuk ka munguar edhe në disa filma artistikë shqiptarë, të realizur para viteve 1990, si në “Ja vdekja, ja liri”, “Muri i gjallë” dhe “Dasma e Sakos”. / A.T.SH/ KultPlus.com

“Fillimi i mençurisë është heshtja”

Pitagora ishte një filozof grek, që konsiderohej si më i hershmi dhe më i rëndësishmi i sofistëve . Ai lindi afërsisht në vitin 570 p.e.s. dhe vdiq më 495 p.e.s.

Ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremën e tij në matematikë, e cila njihet si “Teorema e Pitagorës”. Por, Pitagora na ka lënë edhe shumë thënie të mençura që kanë shumë vlerë edhe sot.

Më poshtë po ju sjellim disa nga thëniet e Pitagorës:

1.“O njeri, që pëlqen të flasësh shumë: dëgjo dhe do të bëhesh i ngjashëm me të mençuri. Fillimi i mençurisë është heshtja.”

2. “Jeto me njerëzit n ‘atë mënyrë që miqtë të mos t’i bësh armiq dhe armiqtë t’i bësh miq.”

3. “Bëhuni si ora e saktë, por mos u bëni si ora që çdokush t’ju kurdisë.”

4. “Mos e harxho zemrën tënde në dhimbje e në lodhje.”

5. “Njeriu është masa e të gjitha gjërave.”

6. “Shumicës së njerëzve s’u është dhënë mundësia për tu bërë të pasur e të pushtetshëm, ndërsa dija është e mundshme për të gjithë.”

7. “Deri kur njerëzit do të masakrojnë kafshët, do të vriten edhe mes tyre.” / KultPlus.com

20 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit


Sot bëhen 20 vite nga masakra që është kryer nga forcat e armiku në fshatin Rogovë të Hasit, ku ranë në pritë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nga vrasjet nuk u kursyen as shumë civilë të fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona. Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli./KultPlus.com

Kosova pjesëmarrëse në ekspozitën botërore të kostumografisë në Moskë




Përmes punës krijuese të kostumografes Hana Zeqa, Republika e Kosovës përzgjedhet të jetë pjesëmarrëse në ekspozitën e dytë madhore që kremton kostumografinë botërore e që do të mbahet në Moskë – kësaj radhe dedikuar kostumografëve dhe dizejnatorëve të modës të cilët kanë filluar karrierën nga viti 2000 e tutje.

Kjo ekspozitë me titull Innovative Costume of the 21st Century: The Next Generation (Kostumi Inovativ i shek. 21: Gjenerata e Ardhshme) organizohet nga A.A. Bakhrushin State Central Theatre Museum, ndërkaq premiera botërore e kësaj ekspozite do të mbahet në Muzeun Historik Shtetëror të Rusisë pranë Sheshit të Kuq në Moskë, në qershor 2019, ka njoftuar pwr KultPlus, kuratorja kombëtare për Kosovën në ekspozitën Kostumi Inovativ i shek. 21: Gjenerata e Ardhshme, Albulena Borovci.

Qëllimi i ekspozitës është dokumentimi i fjalorit të artit dhe krijimtarisë në fushën e kostumografisë, prezantimi i punës dhe ideve inovative nga gjenerata e profesionistëve të rijnë, si dhe krijimi i një platforme mbi të cilën, në të ardhmen, mund të hulumtohet dialogu mbi çështjet e sotme.

Nga 1,300 punime nga 938 dizejnatorë e kostumograf nga 60 shtete anembanë botës, janë përzgjedhur vetëm 250 finalistë për të prezantuar punën e tyre në Moskë të Rusisë. Procesi kuratorial i ekspozitës ka kaluar në 3 faza kyçe. Në fazën e parë janë mbledhur dhe përzgjedhur punimet në nivel kombëtar nga 60 shtete, ku Kosova ka aplikuar me 8 projekte të selektuara nga kuratorja kombëtare dhe kostumografja Albulena Borovci. Në fazën e dytë kuratorja udhëheqëse e ekspozitës Susan Tsu dhe drejtori artistik Igor Roussanoff kanë bërë selektimin e 300 punimeve me potencial për të kaluar në fazën e tretë ku drejtuesi i projektit Dmitry Rodinov me stafin e tij në A.A. Bakhrushin State Central Theatre Museum ka përzgjedhur 250 finalistët që do të shfaqin punën e tyre në Muzeun Historik Shtetëror të Rusisë në qershor të këtij viti.

Kostumografja nga Kosova Hana Zeqa do të prezantohet me projektin e saj të titulluar Morphogenesis of Emotions. Ky punim është produkt i bashkëpunimit të Hanës si kostumografe me kolegen e saj Betty Zhang e cila ka realizuar aspektin interaktiv për kostumin.

Innovative Costume of the 21st Century: The Next Generation feston kostumin inovativ, revolucionar, origjinal, unik, të guximshëm, të pazakontë, frymëzues dhe eksperimental të kohës. Përmes kostumeve që eksplorojnë ide të reja, përdorimin inventiv të materialeve, dhe inkorporimin e teknologjisë në procesin e krijimit, kjo ekspozitë do të shënon këtë periudhë në histori dhe atë që krijuesit e rinjë anembanë botës po mendojnë dhe frymëzohen në këtë kohë. /KultPlus.com

Paralajmërim

Kur të plakem kam me u veshë ngjyrë vjollce

me nji kapele të kuqe që as më shkon e as më rri mirë.

Pensionin kam me harxhu në konjak, dorëza verore

dhe sandale t’satenit e me u anku qysh s’po na dalin paret as për bukë.

Kam me u ulë n’trotuarë kur të lodhem

me i mbledh mostrat dyqaneve e me i dhez alarmet

shkopin me e shtjerrë rrethojave publike

me e shly borxhin e rinisë teme t’shtrëngume.

Kam me dal me papuçe n’shi

me kputë lule prej oborreve t’hueja

e me u mësu me pshty.

Mundesh me veshë këmisha t’shëmtume e me u trashë

me i hangër tri kile suxhuk përnjiherë

ose veç bukë e turrshi për nji javë

me mbledh pendla e kalema e drangulia tjera.

Por ama tash duhet me vesh tesha që na mbajnë nxehtë

me e pagu qiranë e mos me sha rrugëve

me dhanë shembull të mirë për fëmijët

me thirrë shokë në darka e me i lexu gazetat.

Ndoshta ish kanë mirë me ja nisë me praktiku tash?

Që mos me i tronditë e befasu fort ata që më njohin

kur pa pritë të plakem e t’ja nisi me veshë vjollce.

Jenny Joseph

1961 (Përktheu: Vlora Konushevci)

Nënshkruhet marrëveshje për realizimin e projekteve në sektorët e kulturës, rinisë dhe sportit

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotin, për të rritur bashkëpunimin ndërinstitucional në mënyrë që të përforcohen kapacitetet intelektuale, kulturore e sportive të rinisë sonë.

Secila palë, duke iu përmbajtur detyrave dhe qëllimeve të përcaktuara me ligjet dhe rregulloret në fuqi në Republikën e Kosovës, pajtohet që të inkurajojë dhe promovojë bashkëpunimin në këto fusha:

(a)   Shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen e ndërsjellë për projektet rreth rinisë, kulturës dhe sportit;

(b)   Aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim grumbullimin e donacioneve ndërkombëtare për projektet që promovojnë kulturën dhe sportin;

(c)    Angazhimin e përbashkët rreth ecurisë dhe mbajtjes së garave sportive, të diturisë dhe kreativitetit kulturor si në nivelin shkollor, komunal dhe atë qendror;

(d)  Ndërhyrjen në infrastrukturën sportive duke ofruar bashkëpunim në zhvillimin e garave.

Secila palë angazhohet që me qëllim të përmbushjes së objektivave të përcaktuara në marrëveshje, të ofrojë bashkëpunimin dhe mbështetjen profesionale, logjistike dhe asistencë financiare për zbatimin e projekteve nga fushat e parapara të bashkëpunimit.

Komuna angazhohet që të sigurojë pajisje e mjete të nevojshme sportive për realizimin e garave sportive në sportet përkatëse si futsall, volejboll, basketboll, shah dhe atletikë; Angazhohet të sigurojë transportin e nxënësve që marrin pjesë në garën shkollore, komunale dhe atë në nivel vendi; Angazhohet të sigurojë shfrytëzimin e shtëpive të kulturës me të gjitha pajisjet e tyre për realizimin e aktiviteteve kulturore me nxënësit e cila garë do të realizohet nga zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport; Angazhohet të sigurojë hapësirë pune për nënkoordinatorin rajonal.

Zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të kujdeset për realizimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore në komunën përkatëse duke bashkëpunuar me sektorët përkatës brenda komunës; Do të kujdeset në mbarëvajtjen e aktiviteteve përkatëse duke siguruar që të gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore të realizohen pa e penguar procesin mësimor dhe duke respektuar legjislacionin përkatës; Do të ndihmojë Kryeqytetin në sigurimin e pajisjeve specifike të cilat janë të domosdoshme në realizimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore. /KultPlus.com

Njomza sjellë këngën e re “Me & You” (VIDEO)

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Njomza, çdo ditë e më shumë po tregon që rruga e nisur drejt muzikës do jetë një rrugë e gjatë dhe e suksesshme për të.

Bashkëpunëtorja e shpeshtë e Ariana Grandes, viteve të fundit ka bërë që emri i saj të jetë i pranishëm nëpër media, qoftë si bashkëpunëtore e ngushtë e Ariana Grandes e qoftë si singel artiste e suksesshme.

Ajo tashmë ka lansuar këngën e saj më të re të titulluar “Me & You.”

Me një videoklip interesant dhe një tekst që hedhë dritë mbi një dashuri që është dehëse, gjatë gjithë videos, Njomza vjen me një shumëllojshmëri të modeleve të flokëve që atë e karakterizon dhe veshje që i përshtaten secilës skenë e dukje.

Njomza Vitia përndryshe është e lindur më 22 prill të vitit 1994. Ajo është një këngëtare dhe tekstshkruese.

Njomza rrjedh nga një familje nga Prishtina, prindërit e saj kanë emigruar së pari në Gjermani, vendi edhe në të cilin Njomza u lind, teksa më pas familja e saj u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jetojnë edhe sot.

Ajo ka filluar të merret me muzikës që nga mosha 14 vjeçare, kur formoi bendin e saj të parë, të quajtur “Scarlett”.

Fillimisht ajo ka kënduar këngë ‘cover’, teksa më pas ka nënshkruar kontratë me labelin e reperit tashmë të ndjerë Mac Miller. ‘Mixtape’-i i saj i parë u publikua më datë 22 prill në ditëlindjen e saj të nëntëmbëdhjetë, dhe është titulluar “Gold Lion”.

Në vitin 2015, ajo publikoi një këngë solo të titulluar “”Creatures of the Night”, producent i së cilës ishte vet Mac Miller, apo i njohur më shumë si ish-i dashuri i Ariana Grandes.

Një punë kaq e madhe e bën të qartë synimin që artistja e re shqiptare ia ka vënë vetes, drejt një tregu aq të madh siç është ai ndërkombëtar. /KultPlus.com

Këshilla e Rita Orës për fëmijët

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, përmes një fotografie të vjetër ka dhënë një këshillë për fëmijët.

Teksa ka shkruar se “po i mungon e ëma”, Rita ka publikuar një fotografi të vjetër ku shihet se ishte djegur nga rrezet e diellit gjatë një pushimi.

Si këshillë, ajo u ka rekomanduar fëmijëve që të përdorin kremra kundër djegies.

Qytetet “sekrete”, por fantastike të Evropës

Të gjithë njerëzit kanë kurrreshtjen ta vizitojnë Milanon, Londrën, Parisin ose Barcelonën.

Por Europë ka me bollëk vende që ju duhet t’i konsideroni sa më parë, transmeton Klan Kosova.

Janë disa qytete më pak të njohura, por që janë fantastike për t’u parë.

I gjeni të renditura më poshtë – kurseni para dhe vizitoni sa më parë.

Narrow back streets in medieval town of Kotor Montenegro Europe

Kotorr, Mal të Zi

Colorful houses of Parga, Greece

Preveza, Greece

Old town - Tvrda, Osijek, Croatia

Osijek, Kroaci

Ferrara. Street scene. Italy.

Ferrara, Itali

CLONAKILTY TOWN COUNTY CORK IRELAND

Clonakilty, Irlandë

Aerial view of Sintra, Portugal

Sintra, Portugali

old port,marseille,provence,france,europe

Marseille, Francë

People on the streets of Bakklandet in Trondheim, Norway.

Trondheim, Norvegji

Compania street,Salamanca,Spain

Salamanca, Spanjë

cafe and restaurants along Rathausquai, Lucerne, Switzerland, Europe

Lucerne, Zvicër

Houses along the Leie river, Ghent, Belgium

Ghent, Belgjikë/KlanKosova/ KultPlus.com

Vidhet vepra në nder të viktimave të “Bataclan”-it

Një figurë murale që përshkruan një grua në zi, i atribuar Banksy-t dhe i realizuar në një derë të Bataclan-it, në kujtim të 90 viktimave të sulmit terrorist në teatrin parizien në nëntor 2015, është vjedhur. Kjo u njoftua nga drejtuesit e lokalit të njohur në “Twitter”.

Vepra ishte krijuar në qershor në derën e një daljeje të sigurisë në teatër. Hajdutët – sipas policisë të cituar nga mediat ndërkombëtare, e vodhën atë të premten në mbrëmje, duke hequr të gjithë derën. Në njoftimin e tij, “Bataclan” foli për “indinjatën e thellë” për vjedhjen e një vepre që “i përkiste të gjithëve: banorëve vendas, parizienëve, qytetarëve të botës …”./koha/ KultPlus.com

Bebe Rexha do një bashkëpunim me Lipën, Orën dhe Ava Maxin

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se dëshiron që të bëjë një bashkëpunim me tri këngëtaret tjera të famshme po ashtu shqiptare.

Ajo ka përmendur se do të dëshironte që të bënte bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin (Armanda Koçi), transmeton Koha.net.

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Maxin”, ka shkruar këngëtarja 29 vjeçare në Twitter, ku pas shkrimit ka bashkëngjitur dy rrathë – njërin me ngjyrë të kuqe e tjetrin me të zezë, kështu duke simbolizuar ngjyrat kombëtare shqiptare. /KultPlus.com

I want a collab @DUALIPA @RitaOra @avamax 🔴⚫️— Bebe Rexha (@BebeRexha) 28 January 2019

Seksi / Morali

Shkruan: Driada Matoshi

A mundemi me u mësu njëherë e mirë mos me i përzi njana me tjetrën këto dy koncepte kaq diametrikisht të kundërta – pra seksin dhe moralin. Bile qysh edhe po e shihni, me quajt seksin koncept, menjëherë na vjen fjalia si e panatyrshme, e lëre më koncept filozofik, siç mundemi me iu referu moralit.

A mundemi me u ndal një ditë e me mendu seriozisht se çka është njana e çka është tjetra, edhe se pse këto dyja nuk bon kurrqysh me u ngatërru njana me tjetrën, se dojmë më shku posht.

Horë me ka krejt po vazhdojmë me u ba tu u marr me muhabete të ulta shtrati, e tu mos lanë vend e hapësirë për gjana ma qenësore e konstruktive, që kishin me pas vërtetë impakt në jetët tona t’vogla. Në fakt muhabetet rreth shtratit nuk janë krejt të këqija, e gjeneratat duhen me u eduku drejt për krejt sa i përket seksualitetit, ama jo tema kryesore e adoleshentëve me qenë sot, ashtu qysh me ka rastisë me i ndëgju shpesh, se si kur ta mbushin moshën, kanë me e marrë një grua virgjine, dhe se po të mos qëllojë e tillë, ma mirë nuk martohen fare.

Khuuuu, unë sinqerisht kam besu që të paktën temën e virgjërisë e kemi tejkalu dreqi e marrtë. Por jo, ncuk, as që ish rendi i asaj pune bile, edhe fatkeqësisht kjo nyje e lidhun “Seks/Moral” shekuj ma përpara, akoma sot po del të jetë shumë e fortë.

Boll ligjerata e Ëork-shope e trajnime për të rinjtë, me bollëk, kah ta kthejsh kryet, ama besomëni esenca nuk është që të rinjtë t’i mësojmë se si duhet me qenë politikisht korrekt.

“Gjeneratat e reja mësojnë ta përdorin termin gra e jo femra”. Hajde de, qenka zbulu uji i nxehtë edhe një herë. Jo, jo, këta fëmijët e adoleshentë kanë nevojë për seanca terapeutike, e bashkë me terapistin me i rishiku konceptet për jetën, gjininë e kundërt, marrëdhaniet, e të gjitha me radhë, sepse një mendësi e tillë nuk ka qenë as e gjyshit tim.

N’shqiptari e besoj në krejt vendet e pazhvillume, relativisht të prapambetuna apo të sapo dala nga izolimi a diktatura, sporti ma popullor padyshim janë thashethemet rreth jetëve private e intime të njani-tjetrit, cilësimet e kategorizimet e ndryshme krejtësisht banale, që sot nuk i dëgjon vetëm privatisht, por të shfaqen edhe si krytituj në nëpër të gjitha mediumet me rekorde te lexueshmërisë. “Ish i pamoralshëm, po i ndrrojke partneret”. (kështu zakonisht nuk thojnë për meshkujt, përkundrazi në shumicën e rasteve motivohen dhe lëvdohen, përveç kur është në pyetje presidenti, por diçka si “Ish e pamorlashme e kish lanë burrin për dashnorin, e la te fejumin – marre i koftë, ish nda prej të dashurit – s’di çka i koftë”. Jo more zotëri ndërrimi i partnerëve, e lanja e burrit për dashnorin nuk ka të bëjë me moralin, hiq, as edhe një fije, morali e etika janë krejt koncepte të tjera dhe maten me krejt të tjera veprime.

Për ma tepër njerëzit me dy gram tru nuk i marrin si kallëpe të servuara, por i krijojnë dhe i përshtatin ato në bazë të nevojave dhe përgjegjësive individuale, dhe fakti që ne vazhdojmë akoma edhe sot t’i kategorizojmë njerëzit, sidomos gratë, jo në bazë të punës, përkushtimit, çiltërsisë dhe ndershmërisë, por në bazë të sasisë së aktivitetit seksual, është me të vërtetë tragjedi.

Për që është në gjendje një shoqni e tanë me e rrënu një personalitet e me çu deri në fund t’greminës, me ia mbyll tana dyert tu e stigmatizu e linçu, sikur me pas kanë hajni, përdhunuesi, e krimineli ma i madh veç pse ai ose ajo nuk është dakord, ka ndërruar mendje apo nuk vazhdon me apliku ma sistemin monogam si të shumicës, këtë e sheh te ne dhe tek shoqëritë tjera konseravtive si në vendet arabe apo gjetiu, edhe natyrisht aty ku divorcet kushtojnë miliona, në botën e yjeve.

Për me vizualizu krejt atë çka po du me thanë, po du me fol pak për përvojën tem të parë dhe ultra traumatike kur kam fillu me exploru me gjininë e kundërt, ma thotë mendja si krejt adoleshentët normal të botës në moshën 12 apo 13 vjeçare. Ma thotë edhe sot mendja, e ndoshta kështu diqysh ma ka thanë edhe atëherë, që gjithçka është e natyrshme me pas dëshirë më ju afru një djali, me ja kap dorën e me puth në buzë. Po, ama jo në vitin 97-të, jo në Gjilan, dhe jo në shoqninë tonë.

Unë hala nuk e kam të qartë se sa të paaftë kanë ditë me u tregu e me keqmenaxhu krejt atë situatë, si prindërit, ashtu edhe mësimdhanësit, a masnej krejt shoqnia. More unë veç kam dashtë më puthë atë djalin jo me u martu me të. Po, po, për pak më martuan.

Natyrisht nana nuk e kish leju atë punë kurrë, por në një farë forme një status të tillë ma veshën diqysh si pa naj diskutim të madh, me demek unë a e putha filanin? Po. Eh me shnet e bajsha burrin. Se për me i ra pishman mas naj dite, ose me pas qejf me e ndrru pak shoqninë, ndoshta more veç thjeshtë me e ndrru mendjen, as që bahet llaf. Kurrën e kurrës. Ti në fakt ke mujt me i ba krejt këto, edhe me ndrru mendjen edhe me ndrru shijen, qysh pa i dhanë as pesë pare i kam ba edhe vet, ama çka pason masnej është pak e gërditshme.

Çka pason masnej është arsyeja e këtij shkrimi, është arsyeja e shumë zgjedhjeve që i kam ba në jetë, zgjedhje këto që i konsideroj definitivisht larg ma të mira se drejtimin që e kanë marrë krejt shoqet e shokët, që edhe sot e kujtoj kënaqësinë që e kanë ndje kur më kanë thirr kurvë e më kanë lanë vet me u ul në bankë, është arsyeja e të kuptuarit në çfarë llumi prej shoqërie jetojmë dhe se sa kaq thellësisht na mungon kulturimi.

E kemi këtë qasje kaq t’gabume e kemi qef me i lidhë nyje e me i ngatërru aq fort njana me tjetrën, aktivitetin seksual me personalitetin e njeriut, deri ne atë masë sa nuk e marrim vesh ma se për çka jemi tu fol e çka po dojmë me thanë. I klasifikojmë njerëzit si të denjë apo të pa denjë në bazë të një kriteri krejtësisht joreal dhe të papranueshëm. I etiketojmë njerëzit (në veçanti gratë) me gjithëfarë nofkash, e në mënyrat ma të pasjellshme tu marrë për bazë fakte tepër relative që vijnë si rezultat i disa zgjedhjeve plotësisht personale e të brendshme, të secilit individ në mesin tonë.

Shpesh edhe kur kjo çashtje na imponohet dhe nuk është zgjedhje jona, si në rastin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, e edhe në paqe, ne kemi paftyrësinë t’i mohojmë e ti stigmatiozojmë, për dekada t’i mbajmë fshehur nëpër biruca e t’i helmojmë çdo ditë si minjtë, se mos rastësisht po e qesin kryet ,po flasin, po identifikohen, e po na shkon ftyra. Jau dhifsha ftyrat, sepse një gru e jona duhet me shku ne fund të botës me i gjet krahët e me ardhë në vend të vetin me e denoncu krimin e kriminelët haptazi.

Tash kisha dashtë me e shtru problemin pak ma globalisht e me u mundu me kuptu thelbin edhe rranjët e këtij ngatërrimi. Po kthehemi pak prapa në kohë e po e shohim se çfarë lloj ndryshimi ka mujt me ndodh përgjatë zhvillimit të njërzimit, në cilën periudhë të kohës, dhe arsyen pse kemi nisë me e ba praktikë këtë mënyrë të mendimit. Pse kemi nisë me e sulmu apo me cilësu njani tjetrin në bazë aktivitetit hormonal, numrit të partnerëve e koncepteve individuale mbi marrëdhanjet. Në bazë të studimeve të fundit që kam lexu, njerëzimi ka jetu gogja gjatë në paqe me njëri tjetrin, dhe sipas antropologëve ata kanë ba një jetë jashtëzakoisht të lumtur, afër natyrës, dhe nuk kanë qenë të prirun t’i konsiderojnë gjërat për çfarë ne po flasim si probleme, atëherë kur dashninë dhe aktivitetin seksual e kanë pas mjetin më te mirë komunikimit. Kuptohet që po flasim për një strukturë krejt të ndryshme shoqërore, por esenca është që ne bilogjikisht dhe anatomikisht që nga ajo kohë kemi pësuar ndryshime ekstremisht të vogla. Në fasadë dhe në mënyrën e jetës kemi ndryshuar totalisht, ama nëna natyrë shpesh na thërret dhe na krijohen pastaj dilema dhe konfuzitete nga më të ndryshmet. “A jam ajo çfarë ndjejë apo ajo çfarë thonë se duhet të jem”, dhe ky në fakt është një ndër konfliktet më të mëdha emocionale dhe psikologjike të njeriut modern të këtij shekulli.

Kthesa ma e madhe e njerëzve përpos revolucionit konjiktiv të trurit, dhe pas periudhës së gjahtarë mbledhësve, ku kemi jetuar duke ndarë gjithçka me njëri tjëtrin, ka ndodhë pikërisht pasi është shpikur prona si koncept. Filozofët dhe mendimtarët bashkëkohorë akoma janë në dilemë nëse kjo shpikje ndër më të mëdhatë në histori të njerëzimit e ka quar atë drejt përparimit dhe zhvillimeve pozitive, apo e ka kthyer prapa, e ka përqarë dhe robëruar.

Unë personalisht mendoj që ky zbulim është fillimi i fundit të njerëzimit e fillimi i ngataltë por i sigurt i zhdukjes së vlerave njerëzore dhe humane. Ky qëndrim më forcohet akoma më shumë kur mendoj për të gjitha koncekuencat që ka sjellë zbulimi i konceptit të pronave private dhe trashëgimisë në raportet tona ndërgjinore. Me gjithë zhvillimet intelektuale e kulturore që kanë pësuar, të cilat janë absolute dhe kruciale për ne, gjatë rrugës luftën e kanë humbur gratë, dhe jo pse ashtu ato kanë dashur por sepse të tilla kushte janë krijuar në rrethanat e reja. Ju mundeni me u hamend e me pyet se çfarë lidhje ka kjo me moralin e mbi të gjitha me seksin. Ka që çuditesh, dhe krejt çka ka ndodhë, d.m.th 10 mijë vite para, e deri sot, na ofendoj apo nuk na ofendoj ka qenë kryekëput fushatë agresive dhe fort intenzive kundër gruas. Kundër emancipimit të saj, kundër daljes së saj jashtë shtëpisë, kundër shkollimit të saj, kundër zhvillimit të saj fizik e mendor. Dhe krejt këto për një arsye ekstremisht të thjeshtë dhe banale, në mënyrë që meshkujt t’i ruajnë pronat e tyre, në mënyrë që ata të jenë të sigurt që pronën e tyre do t’ua trashëgojnë djalit të tyre të vërtetë. Toka jem, gjaja jem, gruja jem(robi jem), fëmijët e mi. Me kalimin e kohës kjo praktikë e re e menduar, e planifikuar dhe ekzekutuar nga meshkujt për meshkujt, në të mirë të meshkujve, është ba stil i jetës, është shëndrru në vlerë e në traditë si familjare ashtu edhe fetare e më pas edhe shtetërore e ligjore.

Me ju dhanë çikave më shumë rol komplikohet situata. Me i çu në shkollë bahen të meçme, me i lan me lexu libra bahen të vetëdijëshme se me çfarë budallenj janë të rrethum, me i emancipu i ha dreqi lypin edhe hise. Mbaja gojën mbyllur.

Prandaj “çikat duhen te rrinë në shtëpi, të jenë të virgjëra kur të shkojnë te burri, mos të dalin prej shtëpisë, dhe të kujdesen për fëmijët. Përndryshe do të quhen të pamoralshme, të poshtra, të këqija, lavire dhe të padenja për të qenë pjesë e kësaj shoqërie të mrekullueshme”.

DRIADA MATOSHI / Autorja është aktore, gazetare dhe drejtuese e kompanisë “Picrra”

“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke ikur nga kjo botë”

Disa thënie të veçanta nga Marilyn Monroe…

“Për fat të keq, njerëzit ta dinë vlerën e vërtetë vetëm pasi ke vdekur”.

“Një femër nuk mund të rrijë dot e vetme. Një femër ka nevojë për një mashkull. Një femër dhe një mashkull e mbështesin dhe e forcojnë njëri-tjetrin. Femrat thjesht nuk mundet t’ia dalin dot të vetme me gjithçka”.

“Unë jam ndjerë përherë e pasigurtë, e mbi të gjitha, jam ndjerë e frikësuar. Mendoj se kam dashur dashuri më tepër se çdo gjë tjetër në këtë botë”.

“Suksesi i bën shumë njerëz të të urrejnë. Do të doja që të mos funksiononte kështu. Do të ishte e mrekullueshme të shijoje suksesin pa parë urrejtje në sytë e atyre përreth”.

“Kjo jetë është ashtu siç ti e jeton. Pavarësisht gjithçkaje, do ta dreqosësh ndonjëherë, kjo është një e vërtetë universale. Por gjëja e mirë është se, je ti që e vendos se si t’i dreqosësh gjërat”.

“Ne të gjithë jemi yje dhe të gjithë meritojmë të shkëlqejmë”.

“Askush nuk më tha se isha e bukur, kur isha e vogël. Çdo vajze të vogël i duhet thënë se është e bukur, edhe nëse nuk është, pasi kështu ajo do të ndihet edhe më e bukur”.

“Respekti është një nga thesaret më të mëdhenj në jetë. Domethënë, çfarë vlere do të kishte gjithçka, nëse nuk do të kishe respektin e të tjerëve?”.

“Një femër e mençur puth pa dashuruar, dëgjon pa besuar dhe largohet përpara se ta lënë mënjanë”./bota.al

Stilistja Irina Dema, bashkëpunëtore e firmave të njohura të veshjeve në botë

Nga Simon Shkreli

“Eca mes fijeve të pejnave, e copave stofnash, aty ndjeva frymen e të bukures, e cila u shtua çdo ditë e më shumë. Ato fije pejnash dhe stofnat e llojllojshëm, më frymëzonin”, e nis kështu rrëfimin e saj Irina Dema, teksa flet për pasionin e saj për stilimin dhe modelimin e veshjeve!

Veshjet e tyre i shohim në sfilatat e modës, apo edhe të veshura nga yjet botërorë, por shumë pak e dinë që “Roberto Cavalli”, apo “Scervino”, “Pucci” ka shumë vite që kërkojnë veshjet që Irina Dema i dizjenon dhe i punon.


“Qysh fëmijë e kam ushqyer profesionin, falë nënës time Kristina Dema, rrobaqepëse profesioniste, së cilës edhe i ndihmoja. Ka qenë dashuria, më të cilën prindërit e mij ma kanë ushqy këtë profesion”, shprehet Irina.

Shkodrania Irina Dema ka 23 vite që jeton në Itali dhe gjatë kësaj periudhe ka punuar për firmat më të mëdha botërore të modës.

“Gjatë periudhës së komunizmit, edhe pse e ndaluar mua më pëlqenin ngjyrat e freskëta të veshjeve, më pëlqente të eksploroja. Kisha shumë kritika, por nuk u ndala. Dëshiroja të vishesha bukur, të isha e veçantë, në atë kohe realizova të pamundurën. Që e vogël kam filluar punën, doja ta ndihmoja sadopak nënën. Më pëlqente të krijoja! Me imagjinatën time nisa të stilizoja veshjet, çantat, këpucët. Me qëndisje punova gjithë “pajën” time të nusërisë. Aso kohe ishte shumë e vështirë, sepse mungonte materiali. Më pëlqente që të afërmve t’u dhuroja ato që kishin nevojë. Kur sot e kujtoj atë kohë dhe u tregoj fëmijëve, ata nuk e besojnë që ka egzistu ndonjëherë. Por, ndoshta pikërisht ato vështirësitë e mëdha që kemi kaluar na kanë bërë më kërkues, më të gjindshëm. Brezi im, i prindërve tanë, jemi dëshmi e gjallë e asaj kohë”, kujton Irina.

Ndërkohë që sot Shqipëria është vend i hapur dhe lëvizja e lirë e qytetarëve ka bërë të mundur që të vizitohen qendrat më të mëdha botërore, pikërisht në ato dyqane me veshjet më të shtrenja në botë ndodhen edhe veshjet e punuara nga shkodrania Irina.

“23 vite më parë së bashku me familjen u larguam për në Itali, të etur për të ecur para, për t’u edukuar dhe shkolluar, që fëmijëve t’u japim një mundësi që të jenë të barabartë me fëmijët e botës së qytetëruar. U larguam nga Shqipëria! Me shumë dhimbje e morëm vendimin, por Italia ishtë si një ëndërr për mua, vendi i modës, i të bukurës, erdhi tek unë si një mundësi e artë që të rritesha në profesion. Studiova në një Institut mode, ku përfundova me rezultate të larta. Ishte pasioni dëshira e madhe për të arritur që më shtyu të punoj shumë dhe të jem vazhdimisht në kërkim. Ajo që kisha ëndrruar nisi të realizohej, nuk punoja më në prodhim, por isha stiliste dhe modeluese në firma të ndryshme. Italia për mua ka qenë dhe është… – se për të mësuar gjëra të reja, nuk mjafton kurrë, një shkollë vërtetë e madhe. Për shumë vite punova për firma të mëdha botërore si “Fendi”,”Tom Ford”, “Trussardi”, “Pucci”, “Bottega Veneta”,” Missoni”, “ Roberto Cavalli” e kështu me radhë.”

Irina Dema është shumë modeste dhe kur flet për punën e saj çdo gjë e lidh me bashkëpunëtoret, pasi siç shprehet ajo janë shumë të rëndësishem që të arrihet perfeksioni në veshje:

“Njerëzit duhet të ndjehen mirë, prandaj çdo gjë duhet të jetë e kuruar mirë, me shumë finesë. Ka rëndësi shumë detaji, të jetë i shprehur qartë, i menduar mire. Veshjet janë shumë të rëndësishme në jetën e secilit prej nesh. Kur i ke në trup duhet të ndjehesh mirë. Prandaj, kërkohet edhe përkushtim i madh”.

Irina shprehet edhe për mënyrën e punës dhe si ndjehet, kur sheh veshjet e saj nëpër vende të ndryshme të botës.

“Kam punuar veshje të ndryshme për femra, për meshkuj dhe për fëmijë. Gjithashtu edhe kampionet për sfilatat e modës, të cilat më pas kalonin në prodhim dhe niste pastaj vendosja e tyre nëpër dyqanet e ndryshme anë e kënd botës. Ashtu si në fillim, edhe tani kur në qytete të ndryshme të Italisë, në Europë, apo edhe në SHBA shoh veshjet e mia, më pëlqen tek i kundroj çmimet e tyre, si dhe vlerësimin që njerëzit kanë, kur i shohin dhe i provojnë”.

Në Perugia Irina tashmë ka një studio të krijuar nga ajo vetë. Puna e saj e ka çuar që të ketë kontrata me firmat e mirënjohura botërore të veshjeve:

“7 vite që në Perugia kam krijuar një studio timen dhe gjatë gjithë këtyre viteve kam punuar për firmat e njohura botërore si Roberto Cavalli, Scervino, Pucci. Si dhe me stilistët e rinj Delefrance, Cherevichkiotvichki e të tjerë. Kryesisht, realizoj për këto firma veshjet për show room, sfilata, kampione të ndryshme për personalitete që siç i quajmë VIP, si dhe për klienta. Është kënaqësi, megjithëse e lodhshme nganjëherë”.

Edhe pse ka mbi dy dekada që ndodhet jashtë Shqipërisë ajo asnjëherë nuk e harron Shkodrën, ku së bashku me familjen rikthehen shpesh, sa që siç shprehet Irina është shumë frymëzuese për të, ndoshta nga malli apo nga nostalgjia. Por, Irina tregon se këtu në Shqipëri e sidomos në Shkodër mund të realizosh çdo gjë:

“Duke ardhur shpesh në vendin tonë, për të cilin kemi nostalgji, por edhe na mungon shumë, shoh potencial të jashtëzakonshem. Popullit tonë nuk i mungon zgjuarsia, shkathtësia, shpirti i punës. Skicat e modeluara nga unë i kam realizuar me bashkëpunëtoret e mia këtu në Shkodër, janë të pa lodhura, janë të mrekullueshme. Ato në veshjet që krijuan, pasqyruan më së miri mendimet e mia dhe atë që unë doja të shprehja. Një punë vërtetë e pastër, e bukur, e mirë. E kjo më gëzon së tepërmi, sepse puna nga duart e grave shqiptare, këtu në Shqipëri del me po ato cilësi si në vendet më të njohura të botës në këtë profesion.

Por, ambicia e Irinës është të krijojë një linjë të sajën, madje shumë shpejt në qendër të Shkodrës do ketë edhe një studio si në Itali: “Jam duke realizuar studion e punës time këtu, në Shkodër. Do jetë një studio e dytë, në qendër të qytetit. Një projekt që besoj se do japin të njëjtin rezultat si studio e parë në Itali. Gjithashtu, jam duke dizejnuar edhe linjën time të veshjeve. Kjo është një ëndërr që do realizohet”.
Irina ka edhe hobi të saj pikturën, e kjo është ajo lidhja e saj qysh e vogël me të bukurën: “ Pikturën e kam gjithmonë në qendër të vëmendje, një dashuri që kur isha e vogël, ëndërroja të bëhësha piktore. Por, kjo ëndërr u pre në mes. Deri sa një ditë, tre vite më parë, një “ëngjëll” më solli dhuratë një penel dhe një telajo. Nga ajo ditë unë pikturoj, është një dashuri e rikthyer”.

Çdo gjë që kam arritur deri tani është falë mbështetjes që më ka dhënë familja ime shprehet Irina.

“Duhet shumë pasion, durim, të mos shohësh kurrë orarin. Kam dëshmitare familjen time, e cila më përshtatet në çdo moment. Çdo arritje deri tani është falë mbështetjes që më ka dhënë familja. Nuk mjafton dëshira, pasioni, oraret, forca, talenti, të gjitha vyshken, në qoftë se nuk ke përkrahjen dhe ngrohtësinë familjare, që të rrinë pranë në shpirt”.

Kjo është një histori suksesi për një vajzë të rritur në Shkodër e cila së bashku me familjen e saj 23 vite më parë u largua nga Shqipëria.  Siç e thotë edhe vetë Irina: “ Kjo vajzë e vogël do ecin prapë në dyshemenë e mbushur me fije pejnash e copa stofnash”.

Kur më jepet e tëra qenia jote

Poezi nga Ndoc Gjetja.

Ti je kaq e bukur sa më jepet të pyes:
“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”
Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris
dhe para teje zbehet çdo varg.

Ti je poezia. Të tjerat janë proza
Ti je poezia që s`bëhet dy herë,
ti je frymëzimi që më dehu dhe bota
më duket e tëra e larë me diell.

Kaq ditë ti ecën përkrahu me mua,
ditë e përditë ne rrimë kaq pranë
sa që më e dashura fjalë “Të dua”
u bë e zakonshme si buka që hamë.

Kur më jepet e tëra qenia jote
marr botën në dorë dhe të fshehtat ia di
dhe puthja përsëritet e bëhet si kopje
them gjëra të mençura që s`kanë poezi.

Prandaj ik e më ler deri në mbrëmje
ose largohu një javë se vij e të marr
unë dua të jetoj me mungesën tënde,
të krijoj pa ty në vetvete një hall.

Më duhet një bosh që kërkon të mbushet,
më duhet një gjemb që nga brenda më ther,
më duhet të krijoj një dimër pa lule,
më duhesh të të dua edhe një herë

“Pse po më qortoni, zotëria juaj”, filmi shqiptar që frymëzoi “Fisnikët”

“Zotëria juaj” është një nga këngët më të njohura të grupit “Fisnikët”, por pak dihet se ku buron inspirimi për këtë këngë.

Para disa ditësh këngëtari dhe kompozitori i saj, Agim Gërguri në emisionin “Xing me Emalin” tregoi historinë e kompozimit.  Ai tregoi se kënga ka lindur nga filmi “Tinguj lufte”, shkruan KultPlus.

Agim Gërguri tregoi tutje se për këtë këngë ishte inspiruar kur ishte vetëm 17 vjeçar.

“Kam qenë në shkollë të mesme, viti ’82, isha 17 vjeç. Në atë kohë ka ardhur në Kosovë nga nëna Shqipëri filmi “Tinguj lufte”. Është një djalë aty që luan me violinë dhe zotëri Galipi. Tërë kohën ai përmendet si ‘Zotëri, zotëri’. Unë duke shkuar në shtëpi po mendoja pse mos e bëj një tekst dashurie me këtë temë. Ta lidh me temën: Pse zotëria nuk e lë vajzën të dalë me mua, pse më bërtet. E kam kompozuar në vitin 1982. Në atë vit kompozova edhe këngën ‘Shiu’ por e inçizova në vitin 2000”, ka thënë ai./ KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?time_continue=87&v=dHCoCmmDM9w

Hidhet shorti për ‘Eurovision 2019 ’, zbulohet kur do të këndojë Shqipëria (Video)

Është hedhur shorti për garën evropiane të këngës “Eurosong”, e cila do të mbahet në Tel Aviv, shkruan KultPlus.

Shqipëria do të garojë në natën e dytë të gjysmë finales, e cila do të mbahet më 16 maj 2019, dhe përfaqësohet nga Jonida Maliqi me këngën “Kthehu tokës”.

https://www.youtube.com/watch?v=g1zbNCSNH2Q


“Ktheju tokës”, është kënga me tekst dhe kompozim të Eriona Rushitit e cila rrëmbeu çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH, këngë e cila u interpretua nga këngëtarja e mirënjohur Jonida Maliqi. Me një distancë të madhe nga ky festival, këtë vit Jonida i është kthyer kësaj skene të madhe për të marë dritën jeshile që pikërisht me këtë këngë ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. 


Vetëm 27 vjeç, shqiptarja boton libër për ‘Universitetin e Oxford’-it

Të rinjët shqiptarë janë duke arritur suksese të mëdha në botë, por jo vetëm në fushën e muzikës dhe të sportit por edhe në atë akademike, njëra nga këto është 27 vjeçarja nga Shkupi, Vigjilenca Abazi.


Ajo është antare e “Emile Noel në Fakultetin Juridik nw New York dhe asistente ne Univerzitetitn e Mastrihit. Ka doktoruar në Univerzitetin e Amsterdamit dhe ka qenë një bursiste e Fulbright në Kolegjin e Ligjit të Kolumbias.

Abazi ka qenë edhe këshilltare e Këshillit Evropian. Ka qenë pjesë e ekipit të autorëve që kanë shkruar direktivën për mbrojtjen e informatorëve të Bashkimit Europian, transmeton Gazeta Metro.

Ajo aktualisht është antare udhëheqëse e bordit të shumë revistave shkencore akademike, ka më shumë se njëzet botime shkencore duke përfshirë edhe librin të botuar  nga dhe për Univerzitetin e Oxford’it,“Sekretet zyrtare dhe mbikqyrjën në BE” Ky libër do të jetë një referencë për të gjithë ata që do të arsimohen në universitetet më të mira të botës.

Abazi ka qenë e ftuar të ligjerojë  në Universitetin e Oksfordit, Harvard Law School, Universitetin e Kolumbias, NYU (Paris, Firence, Abu Dhabi). Ajo gjithashtu është ftuar të prezentojë kërkimet e saj në Parlamentin Europian dhe Parlamentin Holandez.

Vigjilenca është shprehë se në të ardhmen do të donte të transferonte përvojën e saj në Maqedoni dhe të investonte njohuritë e saj në vendin ku ajo lindi./gazetametro.net

Ava, vajza nga Saranda që po shkëlqen në SHBA

Ndërsa Rita Ora, Dua Lipa apo Bebe Rexha janë të konfirmuara tashmë në tregun ndërkombëtar të muzikës, Ava Max e lindur në SHBA, me prindër nga Saranda, ka nisur të shkëlqejë.

Të premten Ava ka vizituar zyrat e NBC për të interpretuar në spektaklin televiziv, “Today”. 24-vjeçarja ka performuar hitin botëror, “Sweet But Psycho” dhe ka biseduar me Hoda Kotb dhe Carson Daly në lidhje me suksesin e kësaj kënge, shkruan ERTV.

Në këtë rast, Ava kishte veshur një pallto të kuqe dhe pantallona të lëkurës, ndërsa shoqërohej edhe nga dy valltare për ta kompletuar performancën.

Pak ditë më parë, kënga e Ava Max është kritikuar për shkak të videoklipit të saj, por ajo vazhdon të marrë shikime të shumta në “Youtube”, të cilat janë edhe një kundërpërgjigje ndaj kritikave.

“Ju, punëdhënësit shqiptarë, jeni ende larg së kuptuari një formule aq të thjeshtë”

Autore: Lura Elezi

E/I dashur punëdhënës/e,

Prej 11 vjetësh punoj në tregun e Shqipërisë, dhe më vjen keq që ju, punëdhënësit shqiptarë, jeni ende larg së kuptuari një formule aq të thjeshtë:

punonjës i lumtur = biznes edhe më të mirë.

Dhe një ndër gjërat kryesore që e bën punonjësin më të lumtur është sigurisht, koha.

Koha për vete, koha për familje, koha për shoqëri, koha për të mësuar një gjë të re (që të hyn dhe ty në dobi!), kohë për hobi e pasione.

▪️Nuk ka rëndësi në çfarë industrie je. Nëse punonjësit nuk punojnë orë me tepri, janë automatikisht më të qetë e më falënderues.

▪️“Këtu jemi në Shqipëri/janë shqiptarë këta jo francezë” nuk vlen. Njeriu do të ketë më shumë kohë për veten e familjen si në Shqipëri, si në Senegal, si në Australi. 24 orë në 365 ditë kemi të gjithë.

▪️ “E di unë si e mbaj biznesin tim/si i trajtoj punonjësit” nuk vlen. E përsëris: si shqiptari, si tailandezja, si kanadezi, kanë nevojë për kohë. Kombësia apo zhvillimi nuk ka të bëjë me këtë nevojë.

▪️ “Çfarë kam bërë unë për ty” është paksa toksike. Je duke gabuar diku në marrëdhëniet njerëzore në punë, dhe se ku e di ti. Dhe jo, nuk ta kanë fajin punonjësit për gabimet e tua, dhe nuk ka përse të ndëshkohen ata.

Nëse vazhdon stilin e 90’ të trajtuarit të punonjësve, je duke e ngrënë gjetkë 100%. Nëpër zyra, ajo e shtuna apo e nxjerrja në ditë pushimi nuk ka asnjë vlerë të shtuar, statistikisht. Njeriu ka një kapacitet të caktuar që do e përdorë dhe shtimi i orëve të tua ka kundër efekt dhe jo vetëm që nuk shton produktivitet, por shton frustrim dhe vetëm frustrim.

Nëse je në shërbim dhe i mbingarkon punonjësit, do e shikosh boomerang-un në sjellje të keqe te klienti, dhe punonjësit me tolerancë më të ulët do të vjedhin.

Çfarë fitove, më thuaj? Pak lekë më shumë, që siç i more do i harxhosh?

Gjithmonë do e hash gjetkë. Po për momentin ndoshta e ke të pamundur të shikosh se je mësuar ta shikosh biznesin sot për nesër, dhe jo pa të drejtë, se ky është ndër tregjet më të pasigurta në botë.

Por guximtari i vërtetë bën pikërisht atë që duket si dobësi. Nëse merr disa masa të vogla drejt kësaj, besomë që je përfitues direkt, në shumë dimensione. Provo të marrësh frymë, të mendosh pak ndryshe. Ndali të shtunat e kota, apo ul orët në 40 për shërbimin. Vëri drynin ndonjë ditë biznesit për festa, dhe mos shiko mbrapa.

Nuk u futa fare te lekët, sepse e di sa temë përcëlluese është për biznesmenin shqiptar. Nëse vërtet e ke të pamundur të japësh rrogë të 13 (pengesa është në kokë më shumë se në bankë), merr prapë guximin të bësh atë çka kësaj kulture i duket si dobësi: të falënderosh njerëzit e tu, e t’u thuash sa e/i lumtur je që punon me ta. Ndonjëherë kjo i bën të flenë më të qetë se ca 10she në portofol.