Shqipëria nuk e dorëzoi Ana Frankun e saj

Nga Rudina Xhunga

Kjo është historia e një vajze vjeneze. Scarlett Epstein. Ajo ishte 16 vjeçe atëherë. Ja çfarë kujton ajo prej asaj kohe:

“E gjitha nisi me pushtimin e Austrisë nga Hitleri, edhe pse në Vjenë unë isha rritur pa asnjë identitet çifut, nuk kisha qenë asnjëherë në ndonjë sinagogë dhe asnjëherë nuk kishim festuar në familje festat e hebrenjve, duke e konsideruar veten thjesht një vajzë vjeneze. Kur Hitleri erdhi, i nxori të gjitha vajzat nga shkollat e tyre dhe i dërgoi në një shkollë të përbashkët vetëm për hebrenjtë. Për mua ishte e tmerrshme që diçka e tillë po ndodhte. Më ngjante vetja si një kriminele për një krim që nuk e kisha kryer. Mbaj mend kur po zbrisja shkallët e shkollës dhe po mendoja se, nëse do të arrija të dilja nga Austria dhe nëse do të kisha mundësinë të martohesha e bëja fëmijë, do bëja të pamundurën që ata të kishin një identitet të fort hebre. Ishte viti 1938 dhe unë isha vetëm 16 vjeç. Në Vjenë më priste vetëm vdekja. Bashkë me nënën time arrita të gjej një vizë turistike për në Jugosllavi, ku kishim disa të njohurit tanë. Kur 3 muajt e vizës mbaruan, autoritetet jugosllave nuk na lejuan të qëndrojmë më atje. Ata na e bënë të qartë se nuk mund të qëndronim as gjysmë ore më shumë. Por na shpjeguan gjithashtu se nëse do të mund të gjenim një shtet tjetër që do të na pranonte, nuk do të na shkaktonin asnjë problem, apo pengesë për të dalë nga Jugosllavia. Nëse nuk do të gjenim ndonjë shtet që të na mirëpriste ata do të na vendosnin nëpër trenat që shkonin në kufirin austriak dhe ne e dinim se çfarë do të na ndodhte nëse do të shkonim deri atje.

Kështu, isha aq e dëshpëruar sa nisa të shkoja nga një konsullatë në tjetrën në Zagreb, në përpjekje për të marrë një vizë, në mënyrë që të shkonim diku tjetër.

Shkova në konsullatën angleze, amerikane, franceze, zvicerane, tek të gjitha këto, por ne kishin pasaporta me një J të madhe të kuqe, e cila ishte një shenjë dalluese që tregonte se ne ishim refugjatë çifutë. Dhe asnjëra nga këto konsullata nuk na ofroi shërbim. Ishte diçka vërtetë dëshpëruese, por më pas më thanë “Pse nuk provon Ambasadën shqiptare?”. Të them të drejtën,në atë kohë, unë nuk e dija që ekzistonte një vend me emrin Shqipëri, por pasi shkova tek Ambasada shqiptare dhe ishte një kënaqësi e papritur, kur ata më ftuan të futesha brenda. Ata më futën brenda konsullatës, më lanë të takohesha me Konsullin dhe më pyetën se çfarë mund të bënin për ne. Unë i thashë “a mund të kem një vizë shqiptare?” dhe ai më tha “më jep pasaportën që t’ju japim vizë”. Dhe ashtu bëri, menjëherë. Duke i dhënë dorën njeri-tjetrit më tha “rrugë të mbarë dhe shijojeni qëndrimin tuaj në Shqipëri”. Pas kësaj, jugosllavët u sollën shumë keq me ne, sa donin të na dërgonin si të burgosur, por ne paguam një polic privat që të na çonte në Split, që ishte një port dhe kështu ne hipëm në një anije që do të na çonte nga deti Adriatik drejt Durrësit ku qëndruam për 6 muaj.

Nuk ia kishim idenë se çfarë do të gjenim apo çfarë do të bënim në Shqipëri, por të paktën e dinim se kishim një vend se ku do të shkonim dhe që nga ai moment, kuptova se Shqipëria na shpëtoi jetën, pasi nëse nuk do të kishim ardhur në Shqipëri, jugosllavët do të na kishin kthyer në Austri dhe kështu që unë, ashtu si dhe Ana Frank, nuk do të ekzistonim më. Dhe që në ato momente, doja t’i thosha faleminderit Shqipërisë.

Kur erdhëm në Shqipëri gjetëm një grup hebrenjsh, 45-50 nga Gjermani, Austria etj., edhe ata mbaheshin financiarisht nga organizata ndërkombëtare hebreje me qendër në Amerikë të cilët dërgonin para për të jetuar, për të gjitha grupet hebreje që ia kishin dalë të mbijetonin. Në fakt, personalisht them se ia kam kaluar jashtëzakonisht mirë në Shqipëri. Kështu nisa të miqësohesha me shumë shqiptare. Ato donin të dinin si ishte jeta në Austri pasi dihej që jetesa vjeneze ishte shumë e sofistikuar, ndërsa ato më mësuan shumë gjëra për Shqipërinë. Isha shumë e lumtur pasi nga një njeri i persekutuar, vetëm pse isha hebre, shkova në një vend ku më konsideronin miken e tyre. Vëllai im që jetonte në Angli arriti që të gjente për mua dhe mamanë viza për të shkuar atje. Kështu që ne u larguam nga Shqipëria përpara pushtimit nga italianët. Ishte fillimi i vitit 1939 dhe dukej qartë që shumë shpejt do të fillonte një luftë e madhe. Kështu që Anglia pranonte refugjatë që t’i përdorte për luftën, kur të vinte koha. E vetmja mënyrë për të shkuar në Angli ishte nëpërmjet linjës ajrore Air France pasi vetëm ajo funksiononte në Shqipëri. por kur shkova me pasaportën time në aeroport, aty ishte një J e madhe e kuqe që tregonte se unë isha hebre dhe ata më thanë se nuk mund të ndaloja në transit në Paris pasi isha refugjate çifute. Unë i thashë “unë nuk dua të qëndroj në Francë, dua të shkoj në Angli” vazhdoja t’i thosha “vërtetë mendoni se dua të rri në Francë kur mund të shkoj fare mirë në Angli? Pasi të jeni të bindur se shteti juaj do të jetë i pari që do të pushtohet nga Hitleri?”. Unë nuk udhëtova dot për në Francë dhe Franca vërtetë u pushtua nga Hitleri. U ktheva në Durrës dhe i kërkova ndihmë një agjenti turistik që u bë miku im në Durrës. Ai më tha se në Napoli ishte një anije kargo që shkonte në Angli dhe kështu bëra, u nisa për në Napoli mirëpo kur mbërrita atje, më thanë se anija ishte vonuar 8 javë. Fillova të qaja pasi isha vetëm me nënën time dhe nuk njihja askënd, nuk dija çfarë të bëja. Kur dola nga agjencia e anijes pashë një agjenci tjetër italiane e cila edhe sot ekziston dhe mendova se kjo është një shenjë. Shkova dhe i kërkova se doja të shkoja në Angli. Me thanë se e vetmja mënyrë ishte nëpërmjet Gjermanisë, me linjën ajrorë KLM. Kështu bëra, u nisa për në Romë, Milano, Frankfurt. Kur mbërrita atje ishte momenti më i vështirë që kam përjetuar në jetën time. Përpara se të nisesha i shkrova një letër vëllait tim, pasi nuk e dija nëse do të mund ta takoja në Frankfurt dhe letrën ia dhashë stjuardesës. Për fatin tim, mbërrita në Angli.”

Scarlett Epstein tregon për dritare.net, se në Angli nisi të studionte ekonomi në Manchester University, por në vitin e dytë të shkollës u njoh me një profesor karizmatik të antropologjisë. Ai i mësoi dashurinë për antropologjinë dhe ajo i kushtoi jetën kësaj fushe. U bë shkencëtare, shkroi libra dhe u nderua me dhjetra çmime. Ajo është anëtare e urdhrit më të lartë të Perandorisë britanike ndërsa në vitin 2007 mori çmim si gruaja e vitit të Mbretërisë së Bashkuar.

Nuk e harroi kurrë premtimin që i kishte bërë vetes në shkallët e shkollës në Vjenë, se, nëse do të mbijetonte e do të martohej, fëmijët e saj do të kishin identitet të forte hebre. Scarlett Epstein është sot 87 vjeçe. Ishte 16 kur një vizë shqiptare i shpëtoi jetën. 72 vjet më pas u rikthye në Shqipëri. Për të falënderuar. Jo dikë në veçanti, erdhi për t’i falënderuar të gjithë, të falënderojë Shqipërinë.

“Dua të falënderoj shqiptarët dhe jo vetëm ata. Dua të falënderoj çdo njeri që më ndihmoi, që më ndihmoi të jetoj. Dua t’u them faleminderit. Këtë ëndërr kam pasur prej kohësh, të mund të kthehem këtu dhe të falënderoj. Jam 87 vjeçare dhe nuk e di edhe sa vite jetë kam, por mendova se është momenti më i përshtatshëm për t’u kthyer. Për mua, kjo është një ëndërr që u bë realitet.”

Shqipëria nuk e dorëzoi Ana Frankun e saj. Ajo ishte 16 vjeçe atëherë.

3 vjet pasi mbajti premtimin që i dha vetes, Scarlett Epstein ndërroi jete ne Angli ne moshën 91 vjeçare. Dashurinë për vendin që i dha jetë për herë të dytë, Shqipërinë, nuk e mori me vete, por e shpërndau në dhjetra intervista për median e huaj dhe në librin autobiografik.

FacebookTwitterGoogle+WhatsAppViber

Zvicerania 97-vjeçare, në një grup të muzikës “Heavy Metal”

Gazetarja dhe shkrimtarja zvicerane, Inge Ginsberg, vitet e fundit vendosi të provojë veten edhe si këngëtare në një bend të muzikës “Heavy Metal”.

Çështja nuk do të kishte qenë e pazakontë, nëse nuk injorohet fakti se Inge është 97 vjeçe, shkruan albinfo.ch.

Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me një shfaqje në versionin zviceran të emisionit “Unë kam talent”, ku flasin për jetën e tyre.

“Është e rëndësishme për të qëndruar aktive, të më rrethojnë me të rinjtë dhe të provoni gjëra që asnjëherë më parë nuk i keni provuar”, tha Inge, e cili shkruan poezi dhe recitonte vargje me anë të këngëve të rënda metalike në gjermanisht dhe anglisht.

Inge Ginsberg ka lindur në vitin 1922 në Vjenë, në një familje të pasur çifute, por idili në shtëpinë e saj u zhduk pas aneksimit gjerman të Austrisë në vitin 1938. Pasi babai i kishte ikur në Britani, nëna e saj u detyrua të shesë bizhuteritë e familjes për të siguruar në mënyrë të paligjshme të shpëtuar familjen, kështu që në vitin 1942 Inge vjen si refugjate në Zvicër, ku ajo ishte vendosur në një kamp refugjatësh.

Më vonë ajo u martua me kompozitorin Otto Coleman dhe jetoi për një periudhë në Hollywood, pas së cilës ajo u kthye në Zvicër.

“Virtuozi” nga Berati që u tall me dy TV më të mëdha në vend

Mitoman, i etur për famë, artist fallco i çmendur pas rrejteve sociale, Edlir Reka mund të jetë çfarë të dojë. Por talenti i tij i sigurtë është ai i një mashtruesi virtuoz. Dhe e arriti këtë duke futur në kurth dy emisionet e pasdites “Ftesë në 5” dhe “Pasdite me Rudinën” duke u hequr si një piktor me famë botërore që kishte ekspozuar nga Moska në Berlin dhe verprat e të cilit ruheshin në muzetë më të mëdha ndërkombëtare si ai i artit modern në Moskë.

Dhe cila është e bukura?

Gënjeshtrat skandaloze me kopjime të veprave të autorëve të huaj që gjendeshin në instagramin e tij, iu servirën publikut nga Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari si suksese të një artisti të shquar me famë botërore.

Pa asnjë verifikim, pa asnjë filtër, pas asnjë pyetje specialist, mashtruesi i ri kaloi për gjeni ne emisionet e pasdites.

Por pasi kishte dalë në Top Channel, Edlir Reka u bë vip dhe e provoi fatin edhe tek Rudina Magjistari. Aty mesazhet shpërthyen dhe u kuptua se “vepra e tij” e ekspozuar në Moskë ishte një mashtrim me fotoshop.

Rudina Magjistari pasi plasi skandali reagoi ashpër në rrjetet sociale: “Po ta dija që ishe një mashtrues nuk do të shkelje në emisionin tim” shkruajti ajo.

Por këtë të hënë Edlir Reka Shkeli sërish tek “Rudina”.

Ai u vu përpara një kronike që zbërthente të gjitha mashtrimet e tij si artist i madh në instagram dhe në dy televizionet kombëtare, këkoi të falje dhe u detyrua të dëgjojë në fund moralin e Rudinës se “gënjeshta i ka këmbet e shkurtra”./ Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=6COFXqho18Y

Pavarësisht se çfarë pune bën, bëje mirë—jo për pronarin apo shefin, por për veten

Qe e thellë kënaqësia që më jepte të qenët e nevojshme për prindërit. Nuk qeshë si ata fëmijët e përrallave: një gojë më shumë për t’u ushqyer.

Që të fitoja dy dollarë më mjaftonte vetëm t’ia pastroja shtëpinë për disa orë pas shkolle. Qe shtëpi shumë e bukur, me divan dhe kolltukë të mbuluar me celofan, dysheme të mbuluara mur më mur me moket bardheblu, stufë të emaluar të bardhë, makinë larëse dhe makinë tharëse për teshat, gjëra të zakonshme për lagjen ku banonte Ajo, por që nuk i gjeje kurrkund në lagjen time. Paçka se lufta qe në kulm, te Ajo gjeje gjalpë, sheqer, mish viçi dhe çorape najloni.

Dija si t’i laja me leckë dyshemetë dhe si t’i laja teshat në govatën tonë xingato, por nuk kisha parë kurrë fshesë me korrent apo hekur rrobash që nuk e nxehje në zjarr.
Pjesërisht qeshë krenare që punoja për të ngaqë fitoja pare xhepi për vete, për filma, karamele, akullore. Por ndihesha edhe më krenare ngaqë gjysmën e parave të fituara ia jepja nënës, që do të thoshte se ato që fitoja shpenzoheshin për gjëra të qenësishme—për të paguar policën e sigurimit apo për t’u kthyer borxhin atyre që na sillnin qumësht dhe akull.

Qe e thellë kënaqësia që më jepte të qenët e dobishme për prindërit. Nuk qeshë si ata fëmijët e përrallave: një gojë më shumë për t’u ushqyer, një fëmijë i prapë që ka nevojë të ndreqet, një fëmijë problematik që duhet braktisur në mes të pyllit. Kisha statusin që nuk ta jep të bërët e punëve të shtëpisë. Dhe nga kjo fitoja një buzagaz të shtruar, një lëvizje miratuese të kokës nga të rriturit. Konfirmim se qeshë si vajzë e madhe dhe jo si fëmijë.
Asokohe, në vitet dyzet, fëmijët nuk qenë thjesht persona të dashur apo të pëlqyer, por qenë të nevojshëm. Fëmijët mund të fitonin para, mund të kujdeseshin për fëmijët e tjerë, më të vegjël se ata, mund të punonin në bujqësi, mund të merreshin me gjënë e gjallë, bënin punë të vogla, por edhe më shumë se kaq. Kam frikë se fëmijët sot nuk janë të nevojshëm si atëherë. Sot fëmijët duhen, llastohen, mbrohen dhe ndihmohen. Mirë është, ama . . .

Dalëngadalë ia mora dorën pastrimin të shtëpisë së Saj, aq mirë madje saqë m’i shtoi punët, më ngarkoi edhe shumë punë të tjera. Mora për detyrë të transportoja etazherë librash në katin e sipërm dhe, një herë, të zhvendosja një piano nga njëra anë e dhomës në tjetrën. Kur i ngrita etazherët u rrëzova. Dhe, pas lëvizjes së pianos, krahët dhe këmbët më dhembnin kaq shumë saqë doja të mos punoja më ose të paktën të ankohesha, por kisha frikë se mos Ajo më hiqte nga puna e kështu mund të humbisja lirinë që më falte dollari, si edhe statusin që gëzoja në familje, megjithëse të dyja këto privilegje po mpakeshin nga pak. Ajo filloi të më ofronte veshjet e saj, kundrejt një çmimi. Ia bleva disa, e mrekulluar nga këto sende të përdorura, të cilat një vajze të vogël me vetëm dy fustane për në shkollë i dukeshin të jashtëzakonshme. Gjersa ime ëmë më pyeti nëse doja vërtet të punoja për hedhurina. Prandaj mësova t’i thosha “Jo, falemnderit!” një trikoje të dalëboje që kushtonte sa një e katërta e pagës javore.

E megjithatë, nuk gjeja guxim t’i kundërshtoja kërkesat në rritje që më bënte Ajo. Dhe e dija se po t’i tregoja sime ëme sa shumë mërzitesha ajo do të më thoshte ta lija atë punë. Pastaj, një ditë, kur qeshë vetëm me tim atë në kuzhinë, iu qava pak për punën. I tregova me shembuj se çfarë më shqetësonte, por, megjithëse më mbante vesh me vëmendje, nuk i dallova fije dhembshurie në sy. Aspak “O, sa gjynah, e shkreta vajzë!” Mbase e kishte kuptuar se nuk po kërkoja t’i bëja bisht punës, por doja thjesht një zgjidhje. Gjithsesi, ai vuri filxhanin në tryezë dhe më tha: “Dëgjo. Shtëpia jote nuk është atje, është këtu. Te njerëzit e tu. Shko në punë. Merr ato para. Dhe hajde në shtëpi.”

Këto qenë fjalët e tij. Ndërsa mua m’u duk se më tha:
1. Pavarësisht se çfarë pune bën, bëje mirë—jo për pronarin apo shefin, por për veten.
2. Je ti zonjë e punës, jo e anasjella.
3. Jetën e vërtetë e ke me ne, me familjen tënde.
4. Nuk ka rëndësi çfarë pune bën, ka rëndësi çfarë njeriu je.
Prej atëherë kam punuar për gjithfarësoj njerëzish, për gjeni dhe të trashë, për mendjeshkathët dhe mendjengathët, për zemërgjerë dhe zemërngushtë. Kam bërë lloj-lloj punësh, por pas asaj bisede me tim atë kurrë nuk e kam matur veten me nivelin e punës dhe kurrë nuk e kam vendosur sigurinë e vendit të punës përmbi vlerën e familjes.

Përktheu Ilir Baçi/ filozofia.al

Ismail Kadare për Rugovën: E kritikova padrejtësisht

Ai kishte kritikuar ashpër Ibrahim Rugovën në veprën e tij “Ra ky mort e u pamë”, por shumë vjet më vonë, shkrimtari i madh shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, e pranon se koha e ka dëshmuar se e drejta ishte në anën e Rugovës.

“Shkëlqesia e tij, Zt. Ismail Kadare, është ndër të vetmit i cili i kërkoi falje Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për kritikat që i kishte bërë në vitin 1999 ndaj tij, në takimin e përbashkët që kishin në Rezidencën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova më 2004 në Kosovën e lirë”, kishte shkruar Blerta Kollokoqi.

Pastaj Kllokiqi- Rugova kishte publikuar pjesë të vlerësimeve të Kadaresë i cili ishte pajtuar me Rugovën pavarësisht kritikave që ia kishte bërë gjatë kohës së luftës.

 “Në një pritje në Köln në vitin 2013, Ismail Kadare ndër të tjera theksoi: “Është e vërtetë që e kam kritikuar Rugovën në vitin 1999. Ju tani mund të mendoni se unë do të them se kisha të drejtë me kritikën që i bëra Rugovës. Jo, koha e dëshmoi se, e drejta ishte në anën e Ibrahim Rugovës. Unë e kisha kritikuar, kisha qenë i ashpër me të, ai më fali në takimin që kishim në shtëpinë e tij menjëherë pas luftës, ishte meritë e tij. Ai vdiq në paqe, ne u pajtuam, ishim miq”, ka shtuar ajo.

Ibrahim Rugova ka vdekur në janar të vitit 2006. Ka udhëhequr Kosovën dhe LDK’në prej viteve të 90’ta./ KultPlus.com

Feride Rushiti dhe Vasfije Krasniqi-Goodman do të flasin në New York për të mbijetuarat e dhunës seksuale

Drejtoresha e Qendrës për Rehabilitim të Viktimave të Torturës së Luftës, Feride Rushiti së bashku me të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman do të flasin në New York për ekspertizën e Kosovës në trajtimin e të mbijetuarave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

Rushiti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kjo është si fazë fillestare për themelimin e fondit #GlobalReparationsFund për viktimat e dhunës seksuale përgjatë konflikteve.

“E nderuar të jem pjesë e kësaj iniciative globale së bashke me laureatët e Nobelit,  Dr. Denis Mukwege  dhe Nadia Murad”, ka shkruar Rushiti./ KultPlus.com

Që të ndjesh dashurinë time

Bob Dylan

Kur shiu tërsëllin në fytyrën tënde,
Dhe e gjithë bota të është qepur pas,
Mund të të ofroj një përqafim të ngrohtë
Që të ndjesh dashurinë time.

Kur shfaqen hijet e mbrëmjes dhe yjet
E kur askënd nuk ke të të fshije lotët,
Mund të të shtrëngoj për një milion vjet
Që të ndjesh dashurinë time.

E di që mendjen nuk e ke mbledhur ende
Por unë kurrë nuk do të të bëja keq,
Këtë e kam ditur qysh prej çastit që u takuam
Dhe në mendjen time s’ka asnjë dyshim, vendin ku e ke.

Do të vuaja urie, në blu dhe në zi do të nxihesha,
Do të zvarritesha për ty, përgjatë rrugës,
Nuk ka asgjë të cilën nuk do ta bëja për ty,
Që të ndjesh dashurinë time.

Stuhitë po trufullojnë mbi detin zemërak,
Dhe mbi rrugën e pendesës,
Erërat e ndryshimit po fryjnë të egra dhe të lira,
Dhe ti ende nuk ke parë askënd si unë, kurrë!

Mund të të beja të lumtur, ëndrrat t’i përmbushja,
Nuk ka asgjë për ty që s’do ta beja.
Për ty do të shkoja deri në fund të botës,
Që të ndjesh dashurinë time.

Përktheu Edvin Shvarc

Fëmijëria jonë, atëherë kur rrjetet sociale nuk ekzistonin

 

Kemi luajtur në rrugë pa frikë, dhe kishim shumë pak: disa kanaçe bosh, disa gurë, një copë litar!

Dhe ishim të lumtur brenda, nuk kishte rëndësi pasuria.

Fjalë që duket se janë marrë nga një roman nga kush e di sa vite më parë, por nëse mendojmë, ishte jeta deri disa dekada më parë, për shumë prej nesh.

Jo në disa periferi të izoluara, siç ndoshta, edhe sot disa lajme na sjellin para syve, por në fëmijërinë tonë.

Bërja e krahasimeve mund të duket të jetë një ushtrim i thjeshtë nostalgjie, ndërsa nëse u thuhet fëmijëve dhe nipërve tanë, mund t’i bëjë ata të hapin sytë për një kohë të varfër në gjëra materiale, por të pasur me imagjinatë, krijueshmëri, gëzim të zbulimit dhe jetës.

Disa përvoja të caktuara, sidomos ato që janë jetuar në fëmijërinë dhe në adoleshencën tonë, nuk harrohen lehtësisht.

Ato përbëjnë dyert përmes të cilave kemi filluar të kuptojmë jetën, botën.

Dhe si të tilla nuk munden të harrohen. Mësuesit, shokët e klasës, shokët e rrugës, një univers që dukej një hap larg, diçka që mund të linte shenja të pashlyeshme.

Qendra e vëmendjes sonë, thelbi i mendimeve që na shoqëroi çdo natë para se të binim në gjumë.

Vende, shtëpi, mjedise që mbushën jetët tona, shumë prej të cilave u skalitën në shpirtrat tanë.

Kush e ka harruar erën e barit të lagur nga stuhia e verës para se dielli të kthehej për të ngrohur imagjinatën tonë, ose shkëlqimin e llambave të rrugëve që na kujtonin, gjatë periudhës së shkollës, se ishte koha për të shkuar në shtëpi, për darkën e përgatitur nga gjyshja?

Disa momente ikën me nxitim, dhe jo gjithmonë mendonim që t’i jetonim me intensitetin që meritonin, sepse donim të rriteshim sa më shpejt, që të hynim në atë botë të të rriturve që na dukej të ishte skena që të gjithë e dëshironim.

Por duke u kthyer me mendje në ato ditë, dhe duke shikuar mënyrën se si sot shumë fëmijë kalojnë kohën e tyre, nuk mund të mos arrijnë të ndjejmë një formë nostalgjie.

Kemi luajtur në rrugë pa frikë, nuk ekzistonin rreziqet dhe kërcënimet e pranishme sot, kishim shumë pak, disa kanaçe bosh, disa gurë, një copë litare, por kjo ishte bota që na bënte të lumtur brenda, pavarësisht pasurisë.

Nuk shihnim koston e gjërave, ndoshta nuk i përballonim dot, por ishim fëmijë dhe të rinj të mbushur me jetë.

Kjo ka qenë fëmijëria jonë, dhe na vjen pak keq që sot nuk është më kështu.

U urojmë të rinjve të sotëm të kenë të njëjtën fantazi dhe të njëjtën dëshirë për të zbuluar, ajo që lind nga zemra dhe nga askund tjetër./bota.al/KultPlus.com

Ilire Vinca e Luan Jaha, aktorët më të mirë në Talia e Flakës 2019

Regjisorët shqiptarë nëse arrijnë të kenë në kastën e projekteve të tyre dy aktorët e njohur Ilire Vinca dhe Luan Jaha, qysh në fillet e projekteve e nuhasin suksesin, shkruan KulPlus.

Dhe si të tillë, janë shpërblyer me çmimet aktorja më e mire dhe aktori më i mirë në edicionin e fundit të Festivalit të Teatrove Mbarëkombëtar “Talia e Flakës”, që është mbajtur së fundi në Gjilan, në kuadër të Manifestimit tashmë tradicional Flaka e Janarit.

Ilire Vinca është shpërblyer për rolin e saj në shfaqjen “Hipokritët ose pacienti anglez”, me regji të Agon Myftarit dhe Blerta Nezirajt, kurse Luan Jaha është nderuar me çmimin aktori më i mirë për shfaqjen “I ligu për mend”, me regji të Altin Bashës.

Këto çmime janë ndarë nga juria profesionale në përbërje të: Hazir Haziri – aktor
Auritë Agushi – aktore dhe Musbajdin Qamili – aktor. Ilire Vinca dhe Luan Jaha janë aktorë super të rryer në fushën e teatrit dhe atë të kinematografisë, të cilët përgjatë karrierës së tyre numërojnë dhjetëra role, ku për punën e tyre janë shpërblyer si brenda ashtu edhe jashtë vendit./KultPlus.com

Filharmonia e Kosovës me tingujt e paqes, si celebrim i jetës muzikore të Mozartit

Gili Hoxhaj

Filharmonia e Kosovës në muajin e parë të këtij viti, shënoi koncertin e dytë me radhë. Mbrëmja nisi dhe përfundoi nën tingujt e kompozimve të Wolfgang Amadeus Mozart që u zbërthyen përmes lojës së instrumentistëve të orkestrës së Filharmonisë së Kosovës. Përballë tyre,  për herë të parë erdhi dirigjenti polak Daruisz Mikulski. I veshur në të zeza, me flokët lëshuar mbi supe, Mikulski dëshmoi përvojën e tij që ishte shtrirë edhe në rreshtat e programit të këtij koncerti. Afërsia që kishte krijuar me orkestrën hetohej në çdo vështrim e drejtim të shkopit të tij të dirigjimit. Qëndrimi i tij reflektonte përqendrim, e përcillej me buzëqeshje, krahas lëvizjeve të duarve, krejt trupi i tij dukej sikur vallëzonte natyrshëm nën ekzekutimin e veprave.

Krejt mbrëmja erdhi si celebrim i jetës muzikore të një prej kompozitorëve, pothuajse të paarritshëm,  e më të mirëve që ka njohur historia e muzikës klasike. Veprat e tij kanë kaluar në lojën e tërë orkestrave botërore, e vazhdojnë të vlerësohen gjithnjë e më tepër, tash e dy shekuj, kurse vet Mozarti rrugën e kompozimit e filloi qysh në moshën 5 vjeçare e me gjithsej 35 vite jetë arriti të sjell rreth 600 kompozime. Rrugëtimi muzikor tek publiku në Prishtinë, mbrëmë nisi me veprën Uverturë nga opera “Flauti magjik”, K.620 , vepër kjo që premierën e pati në vitin 1791 në Vjenë, dy muaj para vdekjes së Mozartit.

Dirigjenti Daruisz Mikulski i cili dirigjoi veprën e parë, në veprën e dytë u kthye me korno, për ta zhytur publikun në gërshetimin e  tingujve të kornos së tij me orkestrën, në veprën Koncert për korno dhe orkestër nr.2 në Es-dur, K.417, vepër kjo e përfunduar në vitin 1783. Dirigjenti polak Dariusz Mikulski nuk kishte asnjë pushim në mes veprës, kur i ndahej kornos, përqendronte duart drejt orkestrës, kështu duke iu kthyer edhe rolit të dirigjentit.

Mikulski është kornist, dirigjent koncertal dhe operistik, pedagog muzike dhe producent. Ai është themelues dhe dirigjent i Filharmonisë së Madhe të Polonisë dhe është nderuar për kontribut nga Ministria Polake e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare në vitin 2009, kurse në vitin 2011 është shpërblyer me medaljen e argjendtë të qytetit të Berlinit. Ai mbrëmë erdhi për herë të parë para publikut të Prishtinës, për të mbajtur më shumë se dy orë program para publikut.

Bashkëpunimin me orkestrën e quan si një rrugëtim të përbashkët drejt krijimit të vazhdueshëm. Ai tha për KultPlus se të realizosh një koncert të suksesshëm me orkestrën, është e nevojshme të mësojnë ta dëgjojnë njeri-tjetrin derisa secili luan,  kështu duke u shndërruar në një.

“Kam dëgjuar më parë për Kosovën dhe orkestrën e Filharmonisë së Kosovës, por të them të drejtën nuk e kam pritur që do të takojë kaq instrumentistë fantastik, njerëz shumë të hapur që të ofrojnë një atmosferë shumë të mirë. Së bashku me orkestrën ishte e nevojshme që të mësojmë ta kuptojmë njëri-tjetrin dhe mendoj që i arritëm ta gjejmë kuptimin tek njëri-tjetri”, tha dirigjenti Mikulski për KultPlus.

Duriusz Mikulski së bashku me trumeptistin Otto Sauter kanë mbajtur edhe disa masterklase me studentët e instrumenteve të tunxhit, në kuadër të pjesës së parë të  Festivalit të Kosovës për tunxhin që u organizua në bashkëpunim me Asociacionin Botëror të Tunxhit.

“E kemi filluar ditën në ora 5:45 në mëngjes, duke punuar me studentët të cilët janë shumë të interesuar dhe të etur për dijen lidhur me instrumentet e tunxhit”, shpjegoi dirigjenti dhe kornisti Mikulski.

Edhe Sauter kishte mbetur i mahnitur nga energjia e studentëve me të cilët ka bashkëpunuar javën e shkuar, madje ai thotë se vërën zhvillimin edhe që nga hera e fundit kur i ka takuar.

 “Kam shumë shpresë për të ardhmen e këtyre të rinjve, veçmas trumpetistët femra”, thotë Sauter për KultPlus.

Pas dy veprave të Mozartit që dukej se ecnin me tingujt e paqes së kompozimeve të Mozartit, mbrëmë për publikun prishtinas erdhi premierë vepra “L’Angelica Farfalla” e kompozitorit Enjott Schneder, posaqërisht për trumpetistit Sauter. Në repertuarin e veprave të Mozartit, nuk gjendet ndonjë vepër dedikuar instrumentit të trumpetës, ndërsa Sauter thotë për KultPlus se ndoshta kjo ka ndodhur se Mozarti nuk e donte tingullin e lartë që sjell ky instrument. Ata që e kanë dëgjuar Otto Sauter në Kosova Brass Festival zor se e kanë harruar lojën e tij në pikolo trumbetë, instrument të cilin ai e zotëron në çdo zbërthim të veprës, ndërsa këtë e dëshmoi edhe me lojën e tij mbrëmë që  dhuroi një eksperiencë të veçantë të lojës në këtë instrument.  Ai është një ndër solistët lider botëror në instrumentin e trumbetës, si specialist në pikolo, ai është prezantuar në të gjitha sallat e mëdha. Edhe pse ka luajtur edhe më parë si solist në Prishtinë, për Sauter ky ishte bashkëpunimi i parë më orkestrën e Filharmonisë së Kosovës.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë, për neve dhe për ata dhe është interesante për të parë zhvillimin që kishin ata përgjatë çdo dite,  dhe në anën tjetër e kupton që s’ka rendësi prej nga vjen, orkestrat muzikore janë gjithkund njësoj”, tregoi Sauter për KultPlus.

Pas kësaj vepre publiku u kthye përseri tek Mozarti ku publiku u përqendrua në Simfoninë No.4 në C-dur, K-551- Jupiter. Ky nuk ishte dhe një rrugëtim i gjatë interpretativ për orkestrën e dirigjentin, pasi që vet vepra konsiderohet si një nga simfonitë më të gjata që ka krijuar Mozarti, ndërsa simfonia nga shumë kritikë është vlerësuar si simfonitë më të arrira në botën e muzikës klasike. Kjo vepër nga fundi ecën me një ritëm më të shpejtë, ndërsa energjia e dirigjentit dhe e orkestrës vetëm se e përcillnin veprën deri në momentin kur instrumentet ulën, e dirigjenti Mikulski ngrit duart lart.

Koncerti i radhës nga Filharmonia e Kosovës është i paralajmëruar të mbahet më 3 mars ndërsa do të sjell përsëri para orkestrës dirigjentin Gregory Charette. / KultPlus.com

Robert De Niro: Kur do dikë duhet t’i besosh atij, nuk ka rrugë tjetër, duhet t’i japësh ‘çelësat’ e gjithçkaje që të përket ty

Robert De Niro konsiderohet si një nga aktorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, dhe ai ka arritur sukses në pothuajse në çdo zhanër filmi.

Por gjithashtu, ai është regjisor dhe producent filmi.

De Niro vjen prej një familje artistësh: nëna e tij, Virginia Admiral, ka qenë piktore,i ati i tij, Robert, ishte piktor, skulptor dhe poet. Ai u rrit në pjesën e qytetit të New York City në Little Italy në Manhattan. Ka qenë i martuar dy herë.

Ka një vajzë, Drina, dhe një djalë, Raphael, nga martesa me gruan e parë Dianne Abbott; dhe dy djem, Julian Henry dhe Aaron Kendrick, nga marrëdhënia e tij me modelen Toukie Smith.

Djemtë e Smith dhe De Niro-s janë binjakë, dhe janë ngjizur “in vitro”.

Në 2004 ai u rimartua me gruan e tij të dytë, Grace Hightower.

De Niro ka pasur një ndikim domethënës për artin, qoftë në filma, qoftë në fjalimet e tij mbresëlënëse, duke dhënë këshilla të panurmëta edhe si një mentor i mirë për studentët.

Në vijim, do t’ju njohim me 30 thënie të të madhit Roberto de Niro, i cili njihet për fjalët e tij me “peshë”, që i ka fiks mësime nga jeta e tij…

1 – Njeriu mëson dy mësime më të mëdha në jetë: Kurrë mos ua ktheni shpinën miqve tuaj, dhe gjithmonë mbajeni mbyllur gojën.

2 – Një derë e re do të hapet për ty – një derë në refuzimin e përjetshëm. Është e pashmangshme.

3 – Zbulove një talent, zhvillove një ambicie dhe njohe pasionin tënd. Kur e ndien atë, nuk mund ta luftosh – thjesht duhet ta pranosh!

4 – Ju bëj thirrje të provoni sa më shumë, të jeni mendjehapur, të mirëprisni eksperienca dhe ide të reja. Nëse nuk e provon, nuk do e dish kurrë.

5 – Talenti qëndron në zgjedhjet që bëni.

6 – Punoni shumë: Do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni.

7 – Nuk futem në ato diskutime të gjata ta bëj apo mos ta bëj një gjë. Në fund të ditës, do pendohesh për atë që nuk bëre.

8 – Jeto momentin. Pikë. Ji aty. Sepse nëse mendoni gjatë kohës se duhet të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk do të funksionojë kurrë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, jo. Mos u shqetësoni. Thjesht kini besim, ndershmëri, jini të vërtetë. Kaq kërkoni.

9 – Jeta rrallë ndryshon tërësisht, por vazhdimisht ndryshon në detaje.

10 – Ndonjëherë, nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim. Të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese.

11 – Njëherë dikush më tha: Mos e li veten të shkosh pas diçkaje apo dikujt me të cilin nuk ke dëshirë të rrish as 30 sekonda.

12. E di që është e rëndësishme t’i japësh kujtdo aq liri sa mundesh kështu që ata të mos ndiejnë se ka limite. Me çdo gabim që bëjnë, çdo gjë shkon mirë. Të mos jenë të frikësuar të provojnë gjëra të reja apo mos të besojnë tek vetja.

13 – Nuk ke pse e bllokon dhimbjen kaq shumë. Pa dhimbjen për çfarë do të flisnim?

14 – Sot unë qesh më shpesh sesa kur isha i ri. Kjo sepse unë kam filluar mos t’i gjykoj më njerëzit

15 – Paratë e bëjnë jetën më të lehtë. Nëse je me fat t’i kesh ato, atëherë je me fat.

16 – Kur isha i ri, nuk frikësohesha kur më thonin “Jo”. I them fëmijëve të mi, dhe kujtdo: Nëse nuk e provon, kurrë nuk e di. Nuk e merrja si refuzim “Jo-në”. Disa gjëra shkojnë kundër teje. Ke refuzime plot, por kjo është pjesa e bukur e jetës.

17 – Nëse s’ke kritika, atëherë kush do të të thotë se si e ke bërë punën tënde?

18 – Nëse je ulur në karrigen e duhur, nuk do të të duhet shumë kohë për të kuptuar që je rehat në të.

19 – Koha ecën, kështu që çfarëdo që të bësh, bëje tani. Bëje tani. Mos prit!

20 – Do të ketë kohë, kur edhe më e mira jote nuk mjafton. Mund të ketë shumë arsye pse ndodh kjo, por për aq kohë sa jep më të mirën tënde, çdo gjë shkon mirë. Nëse merr notën më të lartë në shkollë, kjo nuk do të thotë se do të marrësh të njëjtën notë dhe në jetë.

21 – Nuk ka asgjë më ironike dhe kontradiktore se vetë jeta.

22 – Refuzimi mund të të pickojë, por ka shumë pak ndikim tek ty.

23 – Kur vjen puna te arti, pasioni duhet të jetë një gjendje e përhershme. Jo thjesht po ndjek ëndrrat, por po kap dhe fatin tënd.

24 – Nuk je përgjegjës për çdo gjë që ndodh, por je pjesë e saj. Duhet të vendosësh gjithçka nga vetja në gjithçka që bën.

25 – Nuk ke nevojë për fjalë për të shprehur ndjenjat.

26 – Një nga gjërat e aktrimit është se të lejon që të jetosh jetën e njerëzve të tjerë, pa pasur nevojë të paguash çmimin.

27 – Është e rëndësishme të mos tregosh. Njerëzit nuk përpiqen për të treguar ndjenjat e tyre, ata përpiqen për t’i fshehur ato.

28 – Nëse ka një Zot, ai ka shumë përgjigje për të dhënë.

29 – Kur do dikë duhet t’i besosh atij, nuk ka rrugë tjetër. Duhet t’i japësh ‘çelësat’ e gjithçkaje që të përket ty. Ndryshe, ku do të ishte kuptimi i gjithë dashurisë?

30 – Mos ki frikë të bësh atë që të thonë instinktet!

konica.al

 

NEW YORK, NY – DECEMBER 13: Actor Robert De Niro attends the “Joy” New York Premiere at Ziegfeld Theater on December 13, 2015 in New York City. (Photo by Nicholas Hunt/Getty Images)

Sopranoja shqiptare mahnit gazetaren e njohur

Gazetarja e njohur investigative e CNN, Christiane Amanpour, ka shfaqur admirimin e saj për sonranon shqiptare, Ermonela Jaho.

Përmes postimit të një fotografie në Instagram, Amanpour ka treguar se ishte mahnitur me performancën e Jahos.

“Prapa skenave gjatë këtij vikendi dhe e mahnitur nga Ermonela Jaho, sopranoja brilante shqiptare që luajti Violetta-n në historinë tragjike të Verdit, La Traviata” ishte shkrimi i Amanpour.

Barcelona 28 de junio de 2017 Ermonela Jaho soprano que interpreta a Cio-Cio-San Madama Butterfly en Peralada En el Hotel Petit Palace Boqueria Foto Ricard Fadrique

Dua ia rrëmben fronin Taylor Swiftit

Dua Lipa ka arritur edhe një sukses në këtë muajin e parë të këtij viti të ri kalendarit.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me sukses të thyej rekorde në saje të albumit të parë me emrin e saj.

Ajo ka thyer rekordin si albumi më i dëgjuar nga një artiste, duke lënë këtë formë pas vetes albumin “1989” të këngëtares Taylor Swift.

“Dua Lipa” ka mbi 9.5 miliardë dëgjime në platformat muzikore si Spotify dhe YouTube, kështu së paku ka bërë të ditur bukuroshja shqiptare përmes rrjeteve sociale.

Theksojmë se katër ditë më parë, 22-vjeçarja publikoi këngën më të re “Swan Song”, i cili deri më tani ka arritur rreth shtatë milionë shikime në YouTube.T

Kujtojmë se Dua do të performojë edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, “Brit Awards” në Britani më 20 shkurt.

Ndërkohë, Lipa është duke punuar shumë në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/KultPlus.com

Dëgjo… është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve- dhjetë thënie të Ismail Kadaresë 

Dëgjo… është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve- dhjetë thënie të Ismail Kadaresë

Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.

Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!

Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.

Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.

Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.

Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

Njeriu në jetë ka nevojë për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim.

Letërsia autentike nuk përputhet me diktaturat. Shkrimtari është armiku natyror i diktaturave./KultPlus.com

Shtëpia e Ismail Kadaresë kthehet në muze, Veliaj: Do të jetë epiqendër për turistët

Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes. Por, ky përvjetor vjen ndryshe për njeriun e madh të letrave shqipe, shtëpia e të cilit shumë shpejt do të jetë një muze për t’u vizituar nga qytetarët e Tiranës dhe turistët që vizitojnë kryeqytetin.

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me arkitekten e njohur Elisabetta Terragni, kanë nisur pa humbur kohë punën për kthimin në muze të shtëpisë së shkrimtarit të madh shqiptar në Rrugën e Dibrës, e cila në të ardhmen do të jetë një destinacion turistik jo vetëm për të pasionuarit pas veprave të Kadaresë. Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi këtë nismë një eksperiencë krejt të veçantë.

“Jam shumë i lumtur që me rastin e ditëlindjes së të madhit Ismail Kadare kemi nisur punën në atë që nuk është vetëm një shtëpi muze, por është një eksperiencë në zemër të Tiranës, në një pallat i cili mbart shumë histori; një pallat që çoi Maks Velon për vite të tëra në burg, një pallat ku me Kadarenë ka qenë komshi edhe shkrimtari Dritëro Agolli. Ai është ndoshta emri më i njohur ndërkombëtarisht nga ne shqiptarët dhe besoj se për shumë turistë që vijnë në Tiranë, të cilët vizitojnë “Bunkerin”, “Shtëpinë e Gjetheve”, do të kenë një tjetër stacion fantastik këtu në shtëpinë e Ismail Kadaresë. E falënderoj atë dhe Helenën, që bashkëpunuan me Bashkinë e Tiranës për ta rikonceptuar, për ta kaluar këtë shtëpi në pronë të Bashkisë së Tiranës, teksa bashkia po eksploron se si do të marrë një rol aktiv edhe në muzetë e qytetit, dhe mbi të gjitha t’i uroj atij jetë të gjatë, shëndet dhe gëzuar ditëlindjen”, tha Veliaj.

Arkitektja e njohur italiane, Elisabetta Terragni, e cilësoi këtë projekt tepër të rëndësishëm për gjeneratën e re, por gjithashtu edhe për Shqipërinë.

“Ky është një vend për të festuar letërsinë dhe një mënyrë për të parë brenda botës së shkrimtarit Ismail Kadare, për të kuptuar kohën kur ai punonte në Shqipëri. Puna për ngritjen e kësaj hapësire është e bazuar tek ndihma e madhe që ka dhënë ai dhe Helena, por edhe nga gërmimet e thelluara për dokumentet dhe jetën e tij. Njerëzit mund të vijnë këtu e të mësojnë me shumë rreth tij, të studiojnë me shumë rreth tij, e në të njëjtën kohë të bëjnë studime të thelluara mbi mënyrën se si jetohej në Tiranë në atë kohë dhe në ato kushte. Mendoj se kjo do të jetë e rëndësishme për gjeneratën e re, për fëmijët, por gjithashtu për Shqipërinë dhe të huajt që vizitojnë Shqipërinë”, tha Elisabetta Terragni./Tiranapost.al/ KultPlus.com

‘Black Panther’ triumfon në ‘Screen Actors Guild Awards’

Filmi rreth super heroit “Black Panther” ka fituar çmimin kryesor në “Screen Actors Guild Awards” (SAGs).

Ai ka fituar në kategorinë e filmit më të mirë të xhiruar ndërsa i pyetur nëse filmi kishte ndryshuar industrinë kinematografike, aktori kryesor Chadwick Boseman befasoi të gjithë me përgjigjen.

“Përgjigja ime për këtë është … të jesh i ri, i talentuar dhe i zi”, tha artisti 41-vjeçar.

Fituesi i vetëm britanik ishte Emily Blunt për shfaqjen në filmin “A Quiet Place”, ku mori çmimin për aktoren më të mirë mbështetëse.

Rami Malek ka arritur suksesin e njëjtë si në Golden Globes, duke marrë çmimin e aktorit më të mirë duke luajtur rolin e Freddie Mercuryt në “Rhapsody Bohemian”.

Mahershala Ali u nderua me çmimin më të mirë mbështetës të aktorit për pjesën në “Green Book”, duke mundur Richard E Grant.

Black Panther gjithashtu fitoi performancën më të mirë të veprimit në këtë festival filmik. /Telegrafi/KultPlus.com

Kadare 83 vjeç, ja çfarë duhet të lexoni me patjetër nga ai

Kadare 83 vjeç, ja çfarë duhet të lexoni me patjetër nga ai

Ismail Kadare, njeriu i letrave shqipe sot mbushi 83 vjeç. Kadare nuk është vetëm shkrimtari më i madh ndër shqiptar, atë tashmë e njeh edhe bota.

Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003.

Mos harroni në listën tuaj ta keni “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964), ideja e këtij romani është shpirti liridashës i popullit shqiptar.

Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin “Kështjella” (1975).

Në romanin “Kronikë në gur” (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978).

Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani “Pallati i ëndrrave” (1981).

Libra të tjerë me rëndësi të Kadaresë janë: “Mosmarrëveshja”, “Darka e gabuar”, “Prilli i thyer”, “Aksidenti”, “Mjegullat e Tiranës”, “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Po ndajmë me ju disa vlerësime të kohësve për veprën e Kadaresë:

Alain Bosquet: Asnjë fushë dhe asnjë lloj gjendjeje shpirtërore nuk është e huaj për gjenin krijues të Ismail Kadaresë, që është pa dyshim shkrimtari më i begatë dhe më i larmishëm i kohës sonë. Po ç’presin vallë, ata zotërinjtë e Stokholmit?

Alain Bosquet: Ta nderosh Kadarenë me Nobel, nuk do të thotë ta emanciposh atë. Do të thotë të emancipoheni vet ju. (Letër dërguar jurisë së çmimit Nobel)

John Kerry: Kadare, një shkrimtar që mbulon një kulture të tërë… një shkrimtar universal me një traditë në të treguarin e historive që shkon pas deri në kohët e Homerit.

Rexhep Qosja: [Romanit “Kështjella”] mund t’i shtohet nga diçka, por prej tij nuk mund të hiqet asgjë: asnjë skenë, asnjë fjali, asnjë fjalë, asnjë detaj. (Panteoni i rralluar, Rilindja, Prishtinë, 1973)

Jeta dhe çmimet e kolosit Kadare

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi.

Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Me veprat e tij, shkrimtari Kadare e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.

Kadare ka nisur të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi 45 gjuhë të botës.

Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.

Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet.

Ndërsa në 2015-ës, Kadare ka qenë fitues i Çmimit të Jeruzalemit në Letërsi, po në këtë vit me pëlqimin e autorit, fondacioni Mapo filloi të ndajë çmimin “Kadare” për letërsi.

Në janar të 2016-ës Kadare dekorohet “Komandant i Legjionit të Nderit” në Francë.

Rama uron Kadarenë, “Mbetet maja e penës së letërsisë shqipe”

Një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore, Ismail Kadare feston sot 83-vjetorin e lindjes.

I nominuar për çmimin Nobel, fitues i çmimit Princi Asturias e një sërë të tjerësh, Ismail Kadare është padyshim një ndër shkrimtarët më të mëdhenj në botë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në urim me rastin e 83-vjetorit të lindjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Rama shkruan se Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore.

”Kadare mbetet maja e penës së letërsisë shqipe dhe veprat e tij janë përkthyer në 45 gjuhë të ndryshme duke e bërë atë përfaqësuesin kryesore të letërsisë shqipe në botë”, shkruan Rama.

Shkrimtarja australiane Geraldine Brooks nderohet me çmimin “Ramiz Kelmendi”

Festivali i Letërsisë në Orllan (FLO) ka njoftuar se laureat i çmimit Ramiz Kelmendi këtë vit është autorja me origjinë australiane, Geraldine Brooks.

Brooks nderohet me këtë çmim për rikonstruktimin mjeshtëror të një historie të vërtetë, histori mahnitëse dhe jashtëzakonisht të fuqishme, The Book of Exodus (Libri i ekzodit). Kjo kronikë, e botuar në revistën The New Yorker, mbulon një periudhë që shtrihet nga okupimi gjerman i Sarajevës në Luftën e Dytë Botërore deri në luftën e Kosovës më 1999, kur ndodhi eksodi masiv i kosovarëve, pikërisht njëzet vjet më parë. Artikulli ishte rezultat i hulumtimit që autorja bëri për romanin e saj People of the Book, i cili u frymëzua nga rrugëtimi i Librit të Ekzodit që njihet si Haggadah e Sarajevës.

Në një korrespondencë para publikimit të njoftimit, Brooks tha se ndihet e nderuar me çmimin.

Geraldine Brooks është autore dhe gazetare që u rrit në periferinë perëndimore të Sidnejt. Punoi si reportere për The Sydney Morning Herald para se të fillonte punën për The Wall Street Journal, ku mbuloi krizat në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe në Ballkan.

Në vitin 2006 u nderua me çmimin Pulitzer për letërsi për romanin March. Romanet e saj, Caleb’s Crossing dhe People of the Book, ishin bestsellerë të New York Times-it. Romani i saj i parë, Year of Wonders është bestseller ndërkombëtar, i përkthyer në më shumë se 25 gjuhë dhe i përzgjedhur për t’u bërë film me Andrew Lincoln në rolin kryesor. Ajo është autore edhe e veprave dokumentare Nine Parts of Desire, Foreign Correspondence dhe The Idea of Home.

Çmimi Ramiz Kelmendi u themelua më 2013 për të nderuar njërin prej shkrimtarëve më të mirë dhe më popullor të Kosovës, gazetar veteran dhe përkthyes i mirënjohur. Me çmimin Ramiz Kelmendi në të kaluarën janë nderuar Peter Constantine, përkthyes me renome botërore, Faruk Šehiæ, shkrimtar nga Bosnja që konsiderohet një prej autorëve më të mirë të gjeneratës së tij në Ballkan. Laureatë të çmimit janë edhe Sanije Gashi, për kontributin pesëdhjetëvjeçar gazetarisë dhe publicistikës në Kosovë, Sokrat Shyti nga Shqipëria, si mirënjohje mbijetesës së njeriut dhe letërsisë, dhe Luan Starova, nga Maqedonia, për njohje më të gjërë të letërsisë shqipe në botë/GSH./KultPlus.com

Haradinaj ia uron ditëlindjen Kadaresë, “jemi popull me fat që e kemi”

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka uruar shkrimtarin shqiptar Ismail Kadare, për ditëlindjen e 83-të.

“Përmes veprës kulmore letrare, Ismail Kadare e universalizoi historinë shqiptare. Falë fuqisë së fjalës, shkrimtari ynë e bëri të njohur thelbin e të vërtetës dhe të drejtës së Kosovës. Ne shqiptarët jemi popull me fat që e kemi shkrimtarin e përmasave botërore, vlerë tonën identitare. Urime ditëlindja, të paçim dhe gjatë Ismail Kadare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ismail Kadare mbush 83 vjet

Më 28 janar të vitit 1936, 83 vite më parë, lindi poeti dhe shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare.

Kadare lindi në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm. Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin “Nobel” në letërsi. Ai shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova.

Në vitin 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të vazhduar më pas në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960). Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore. Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.

Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981). Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.

Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e kohës e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua. Në vitin 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar.

Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.Që nga v. 1994 I.K. është anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.

Ka qenë delegat në Kongresin e Drejtshkrimit (1972).Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”.Ismail Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias për Letërsi”, një nga çmimet me prestigjioze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabucchi. Ismail Kadare shkroi edhe veprën e njohur “Gënjeshtër nga dashuria e Galdimi ndaj Arife-s” 2013. /KultPlus.com

Hasan Xërxa, shqiptari që me makinën e tij shpëtoi qindra hebrenjë


Teuta Skenderi

“Ai që shpëton edhe vetem një jetë, e shpeton Botën.”

(Talmud)

Libraria e Bacës Hasan Xërxa në Prizren, ndriçonte gjithmonë si dielli nga jashtë, dhe i vinte erë lumturie. Ky vend magjepës shkronjash, këngësh dhe poezish, ka lënë  një vulë të pashlyer në fëmijërinë  time, vulë kjo që më percjellë kudo që jam.

Baca Hasan, kokëlartë dhe flokëargjendtë, me një zë të butë kumbues, ikonë e Prizrenit, që solli lumturi dhe dituri përmes librash gjeneratave të tëra të banorëve të qytetit tonë e edhe me gjërë, beri diçka  edhe më të jashtëzakonshme. Diçka që do të rrëfehet  deri në përjetësi.

Ne kohërat më të errëta të shekullit të kaluar, kur në të gjitha shtetet e Europes, hebrenjtë u persekutuan dhe u vranë në mënyrë më mizore, ishte një  vend, ku ata ishin të sigurtë. Ky vend ishte Shqipëria. Një shtet-shpresë, shkëndijë në errësirë.

E vogël dhe e varfër, me një trimëri dhe bujari të paparë, strehoi, mikpriti dhe mbrojti me qindra familje hebrenjësh, në  një periudhë me të përgjakur të historise së tyre, të cilen e perkujtojmë sot, në diten e Holokaustit. Njeri nga këta njerëz bujarë, që ndihmuan të pashpresët, ishte edhe Hasan Xërxa. Ishte vetëm 25 vjeç në vitin kur me makinen e tij transportoi me qindra hebrenj nga Shkupi, në Deçan dhe pastaj më thellë në Shqipëri, duke rrezikuar edhe jeten e tij.

“Beje një të mirë dhe hudhe në lum si një guralec”, i thoshte keshtu Drane Bojaxhiu vajzës së saj Gonxhes, e cila tërë jetë ia dedikoi të varfërve.

Edhe Baca Hasan, askujt nuk ia ka përmendur këtë akt trimërie të pashoq, derisa në një shtet të madh, i cili ne vitin 1939 refuzoi një  anije plot hebrenj që kaluan oqeanin më shumë shpresë, por të përbuzur, përfunduan ne Auschwitz; u xhirua nje film për një trim sikur Hasan Xërxa, nje film qe kaploi Boten dhe  fitoi shtate çmime Oscar…

Por ata që mbeten gjalle, nuk harruan. Ata e kërkuan Bacën Hasan, e gjetën, e nderuan. Ai tani më ishte një plak i urtë, me flokë të bardha sikurse majet e Sharrit përherë të mbuluara me borë, që shiheshin qartë nga libraria e tij.
Ndonjëherë  të mirat e fundosura nga harresa, na i sjellin lumenjtë lajmëtarë.

Tërë  Bota e din këtë tani,  sepse bëmirësia  e tij u shenua në Monumentin Yad Vashem ne Jeruzalem, dhe ekspozita ‘Besa’ e krijuar nga fotografi Norman Gershman, udhëton nëpër Botë edhe sot, e bashkë me të edhe fotografia bardhë e zi, e plakut fisnik me flokë të argjendta.

Besa, monument i ynë më i lartë, më i ndritshëm, u ngjall edhe atëherë kur  bota mbylli dyert dhe bëhej sikur nuk dëgjon klithmat e milionave.
Asnjë hebre nuk u dorëzua në Shqipëri. Janë mbrojtur deri në fund të luftës.  Lista e emrave të tyre nuk u dorëzua kurrë. Edhe atëherë kur  njeri nga nazistet me te larte, Herman Neubacher, ne vitin 1943 thirri katër  përfaqësuesit  e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe kërkoi që ata të dorëzojnë listen e floririt dhe të emrave të hebrenjëve, ata dorëzuan vetëm floririn.

Askund në Europe nuk ndodhi që numri i popullatës hebreje të jetë më i madh pas luftes se në fillim të saj. Kjo mrekulli e njerëzimit  ndodhi vetëm në  Shqiperi. Besa nuk është fjalë. Besa është fortresë ku strehohen të pashpresët.

Te kujtojmë sot edhe një njeri fisnik-prefektin e Prishtinës, Hysen Prishtina, i cili ne vitin 1942 bashke me Preng Ulin ia dha lajmin e rrejshëm okupatorit Gjerman, se me qindra hebrenj te mbyllyr në kampin ku sot qëndron Fakulteti Filologjik janë të sëmurë nga tifoja. Keshtu edhe këta u bartën në Shqiperi. Ketë  akt trimërie të cilin poashtu e mbuloi harresa për shumë vite, e gjeta në shkrimin e Saimir Loljes mbi shpetimin e hebrenjëve në Kosovë. Shumë nga këta njerez të shkretë që pritnin ekzekutimin e sigurtë,  u transportuan edhe nga Hasan Xërxa.

Fati i popullit tonë ishte i tillë, qe ky njeri i jashtezakonshem bëmirës dhe patriot, pas luftës të vuaje 16 vite burgu ne Nish. E liruan disa dite para martesës së vajzës së tij. Asaj i kujtohej babai, kur e vizitonte në burg, i heshtur me pranga në duar, i dobësuar sepse ushqimin e sjellur nga shtëpia nuk ia jipnin. Te gjitha këto unë i mësova pas vdekjes se Baces Hasan tonë. Jetoi plot 97 vite, la shumë pas vetes, dhe hyri në histori.
Në zemrën time jeton që kur isha fëmi.

Kopjen e parë të librit ‘Ditari i Anës Frank’ e kam blerë në librarinë plot dritë, me erë lumturie. Isha  9 vjeçe, dhe atëbotë, nuk e dija se më buzëqeshte një hero, që shpetoi nje Botë te terë e cila zuri vend në një makinë. /KultPlus.com

Nga koleksioni i Maksut Vezgishi

Fotografia në ballinë nga Norman Gershman

Shfaqja “I ligu për mend” më e mira në “Talia e Flakës 2019”

Shfaqja “I ligu për mend” me regji të Altin Bashës është fitues i festivalit të dramës shqipe “Talia e Flakës 2019” që është mbajtur në qytetin e Gjilanit.

Aktori më i mirë në këtë festival është zgjedhur Luan Jaha.

Çmimi për dramën më të mirë origjinale shqipe i është ndarë autorit Enver Petrovcit i cili ishte edhe regjisor i shfaqjes “Kreolët e Ballkanit”.

Çmimi special në këtë festival i është ndarë aktores Vanesa Petrovcit.

Çmimi për aktoren më të mirë i është ndarë Ilire Vinces. Kurse çmimi për vepër jetësore i është ndarë Jashar Shahiqit.

Në teatrin e Qytetit në Gjilan për pesë net rresht janë dhënë shfaqjet si “I Ligu për mend” prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës, “I vetëm në Banesë” prodhim i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, “Kreolët e Ballkanit” prodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogu” Tiranë, “Hipokritët ose Pacienti anglez” prodhim Qendra Multimedia si dhe “Kur Hana del” prodhim i Teatrit “Adriana”Ferizaj.

Mbahet turniri memorial i shahut kushtuar Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe

Në Istog sot është mbajtur turneu tradicional i shahut “Uça 92”, kushtuar Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe, shkruan KultPlus.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës Haki Rugova ku edhe zyrtarisht e hapi këtë turnir i 27-tin me radhë. Në këtë turne kanë qenë të pranishëm shahistë nga klube të ndryshme, nga të gjitha trevat shqiptare.


Kjo është radhitja e pesë fituesve të kësaj loje.


Vendi i parë: Pasko Llambi –Shqiperi
Vendi i dytë: Nderim Saraçi – Kosovē
Vendi i tretë: Bedri Sadiku- Kosovë
Vendi i katertë : Abedin Idrizaj – Kosovë
Vendi i pestë: Endrit Uruqi – Kosovë

Duke qenë se Kosova ndodhej në kohën e okupimi serb, e nxënësit nuk lejoheshin të mbanin mësim në objekte shkollore, atëherë organizimi i mësimit në shtëpi private apo shtëpi- shkolla u bë një formë e re e mobilizimit që nxënësit të vazhdojnë mësimin në gjuhën shqipe. Muharrem Hysenaj, Bajram Hoxhaj e Hasan Hysenaj më 31 janar të vitit 1992 u vranë në mbrojtje të nxënësve të fshatit që ishin ndaluar nga forcat policore serbe rrugës për në shtëpi-shkolla. Sot shkolla e fshatit Uçë mbanë emrin e këtyre tre dëshmorëve./ KultPlus.com