Bilal Hassani zgjedhet përfaqësues i Francës në Eurovision (VIDEO)

Franca ka zgjedhur përfaqësuesin e saj për në Eurovison 2019.

Francën në Tel Aviv do ta përfaqësoj Bilal Hasani me këngën “Roi”, pasi mbrëmë u shpall fitues i “Destination Eurovision” nga votat e jurisë dhe publikut.

Këngëtari tranvestit i cili ka lindur në Paris nga prindër emigrant nga Singapori, ka tërhequr vëmendjen që nga dita kur u zgjodh për të garuar në festivalin kombëtar francez, duke qëndruar në maja të sondazheve të faqeve që merren me lajmet rreth Eurovisionit.

Pjesë e jurisë profesionale ishte edhe këngëtarja kosovare, Rona Nishliu e cila këngën “Roi” e vlerësoi me 10 pikë nga 12 maksimale./Eurovision Kosovo/KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=xsAQCsiV3fU

I riu nga Podujeva arrin të punësohet në NASA


Shumë të rinj nga Kosova ia kanë mësyrë botës. Edhe pse për ndonjërin një gjë e tillë nuk ka dalë si vendim i duhur, për shumicën diçka e tillë është treguar shumë e suksesshme. Këtë e dëshmojnë edhe të rinj të shumtë të Kosovës, njëri ndër ta është edhe Xhafer Rama nga Podujeva.

Xhafer Rama, 24-vjeçar me prejardhje nga fshati Turuçicë i Podujevës është llapjani që ka vazhduar me suksese në Amerikë. Si 21 vjeçar Rama ishte punësuar si asistent i matematikës në “Berea Collage” në Kentucky të Amerikës. Por, ai nuk u ndal me kaq. Së fundi Rama është punësuar edhe në NASA.

Vetëm 24-vjeçar dhe me gjithë këto suksese, për shumë kë duket paksa e çuditshme, por e arritshme për Ramën.  Në këtë universitet Rama thotë se është personi i parë që përfundon tri drejtime brenda një afati të shkurtë kohor. Ai thotë se tani punon si inxhinier në Agjencinë Hapësinore në Amerikë, NASA.

“Kam përfunduar tri drejtime, matematikë, shkenca  kompjuterike dhe ekonomi brenda katër viteve në “Bera Collage”, në Ketucky të Amerikës. Ky universitet njihet se Harvardi i Amerikës Jugore. Kam diplomuar si nxënës i dalluar, por njëkohësisht edhe nxënësi i parë në historinë e universitetit që përfundon të tri drejtime brenda  një kohe të shkurtër. Kam aplikuar në shume vende për punë, njëra prej tyre ishte edhe NASA. Aktualisht jam duke punuar si inxhinier i softuerit (Softëare Engineer) te NASA në Uashington. Puna ime është t’i zbatoj analizat matematikore në mënyrë që të dizajnoj dhe zhvilloj faqe të ndryshme të internetit, ku personeli i Ministrisë së Brendshme marrin rezultatet e që unë ua ofroj”, ka rrëfyer Rama për Llapi.info.

Por, kjo nuk është puna e vetme për të. Kjo, pasi që ai punon dhe në kompani tjera.

“Gjithashtu jam duke punuar në një kompani “Blue Raster”, ku menaxhoj data-bazat dhe faqet e internetit. Njëkohësisht kontraktoj edhe për firma të pasurive të patundshme, ku në bazë të algoritmeve që i përpiloj, ata janë në gjendje të dinë ku mund të ndërtojnë banesa dhe zyre që janë përfituese. Në bazë të ekspertizës që kam treguar në fushën e matematikës, ekonometrisë dhe programit jam gjithmonë në kërkesë në vendin ku punoj, po dhe në kompani të tjera që t’ua përpiloj algoritmet që me të vërtetë janë vendimtarë ku kompanitë do ta bëjnë hapin e radhës”, ka vazhduar ai.

Pas gjithë këtyre, Rama ka edhe një synim, që në të ardhmen të zotërojë një kompani.

“…Unë synoj që një ditë të kem kompaninë time, ku do t’ju dorëzoj klientëve të ndryshme në Amerikë softuerë që ua mundëson të marrin vendime se ku do të përhapet sëmundja e radhës apo ku është vendi më oportunist ku kompanitë mundem me hap ndërtesa që janë fitimprurëse. Në përfundim, unë jam veç 24 vjeç. Shkollën Fillore e përfundova në fshatin Orllan, ku edhe kam jetuar pas luftës, ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë në shkollën “Prishtina High School”, derisa tani jeton në Uashington”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Rama ka marrë pjesë në shumë aktivitete, me ç’rast atij i janë ndarë edhe  shumë mirënjohje./KultPlus.com

UNUM, festivali që do të “elektrizojë” Ranën e Hedhun

Shqipëria me natyrën e bukur, plazhet mahnitëse dhe monumentet e kulturës po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj.

Turizmi i aventurës, bregdeti dhe çmimet e lira janë disa ndër arsyet që kanë bërë për vete turistët e huaj nga vendet e Europës, por jo vetëm.

Përveç natyrës, edhe eventet kulturore po tërheqin turistë. Festival i ri, ndryshe nga herët e tjera, kur organizime të tilla janë bërë në rivierën shqiptare, këtë herë festivali do të bëhet në plazhin e Shëngjinit.

Prej 31 majit – 2 qershor 2019, në bregun shqiptar do të zhvillohet një festival i ri i muzikës elektronike në natyrë “UNUM””.

UNUM është një festival i ri në Shqipëri, duke premtuar të shfaqë “50 veprat më të mira ndërkombëtare dhe vendore” për tri ditë e netë.

Ai do të mbahet tek Rana e Hedhun në qytetin e Shëngjinit nga 31 maji deri në 2 qershor 2019. Vendndodhja është pjesë e Rivierës Shqiptare, e përshkruar si “pamja e fundit e paprekur në Europë”.

“UNUM në latinisht do të thotë ‘Një’, jo një si numër apo matje, jo një si njëjës, por Një si një e tërë”. Është vendi ku emri i festivalit ka kuptim, me muzikën dhe peizazhin që vijnë së bashku për të formuar një ëndërr të lumtur; të erës që fluturon butësisht nëpër pemë pishe.

Të gjitha të vendosura në një sfond malor, hapësirë ideale për të dëgjuar shumë artistë të njohur nga e gjithë bota si Craig Richards, Ricardo Villalobos, Luciano, Neverdogs, Cesar Merveille, Butch, Petre Inspirescu, Praslea, Sonja Moonear DeWalta etj.

Festivali UNUM organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit të Shqipërisë./k.s/ KultPlus.com

Ariana Grande për një javë me rekord të ri

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka thyer rekord në Britani të Madhe me këngën “7 Rings” për më së shumti dëgjime në një javë.

Kjo këngë, po ashtu, ka arritur edhe të jetë e para në listë me 126,000 kopje të shitura, transmeton Koha.net. “7 Rings” është dëgjuar në Britani të Madhe 16.9 milionë herë gjatë javës së kaluar, kështu duke thyer rekordin e Mariah Careyt e cila në dhjetor të vitit të kaluar kishte shënuar 15.3 milionë dëgjime me këngën “All I Want for Christmas is You”.

Gjithashtu, siç raporton BBC, “7 Rings” është kënga e parë e Grandes e shitur mbi 100,000 kopje që nga “Grenfell”, kënga të cilën e ka publikuar në qershor të vitit 2017 për nder të viktimave që kanë mbetur në djegien e ndërtesës “Grenfell Tower” në Britani.

Videoklipi i këngës, i cili është publikuar më 17 janar, është shikuar 23.6 milionë herë në YouTube brenda 24 orëve të parë, shkruan nme.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja 25-vjeçare ka thyer rekorde të dëgjimeve.

Në dhjetor të vitit të kaluar, videoklipi i këngës së saj “Thank U, Nest” ka thyer rekordin në YouTube me 829,000 fansa duke e shikuar njëkohësisht videoklipin pas lansimit, përcjell Koha.net. Po ashtu, kjo këngë është bërë kënga më e shpejtë në historinë e Spotifyt, platformë për dëgjimin e muzikës, duke arritur 100 milionë dëgjime.

Grande, po ashtu, ka bërë të ditur se albumi i saj i ri “Thank U, Next”, do të lansohet në muajin shkurt. “Dy albume brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar së fundmi këngëtarja 25-vjeçare. /KultPlus.com

Kur dikush më thotë ‘jo’, kjo nuk do të thotë që nuk mund ta bëj

“Kur dikush më thotë ‘jo’, kjo nuk do të thotë që nuk mund ta bëj. Kjo thjesht do të thotë që nuk mund ta bëj me ta”.

Karen E. Quinones Miller

“Besoni në potencialin tuaj të pafund. Kufizimet tuaja të vetme janë ato që vendosni mbi veten tuaj”.

Roy T. Bennett

“Besoni në veten tuaj dhe do të vijë një ditë kur të tjerët nuk do të kenë zgjidhje tjetër, përveçse të besojnë tek ju”.

Cynthia Kersey

“Nuk ka asgjë të mençur kur tkurrjesh, në mënyrë që njerëzit e tjerë të mos ndihen të pasigurt pranë jush. Ne të gjithë duhet të shkëlqejmë, siç bëjnë fëmijët. ”

Marianne Williamson

“Askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni inferiorë pa pëlqimin tuaj”.

Eleanor Roosevelt

“Mos kini frikë të jeni të çuditshëm në mendime, sepse çdo mendim i pranuar sot, ishte dikur i çuditshëm”.

Bertrand Russell

“Mos harro që, kudo ku është zemra jote, atje do të gjesh thesarin tënd”.

Paulo Coelho/ Bota.al/ KultPlus.com

Vajzat kosovare sjellin në Kosovë ngjarjen më të madhe në botë për programimin e lojërave

Të pajisur me laptopë dhe çanta për fjetje, 30 programues kanë filluar në ‘Girls Coding Kosovo’ për 48-orë pa ndërprerje, krijimin e pesë lojërave të ndryshme bashkë me ekipet e tjera anembanë botës që nga mbrëmja e së premtes.

Ngjarja më e madhe e krijimit të lojërave në botë, ‘Global Game Jam’, do të mbahet për herë të parë në Prishtinë nga ‘Girls Coding Kosovo’, GCK, këtë fundjavë.

Loja globale “Jam”, një referencë për sesionet e improvizuara muzikore, sjell së bashku rreth 30 pjesëmarrës me synimin që së shpejti të krijojnë pesë prototipa të ndryshëm të video lojërave në më pak se dy ditë, duke provuar ide të reja dhe duke sjellë frymëzim në industrinë e lojrave.

Alborita Mehana, koordinatore e projektit për GCK, shpjegoi se çfarë ndodh gjatë ngjarjes së ‘Jam Global Game’, i njohur gjithashtu si një ‘hackathon’.

“Një ‘hackathon’ është një ngjarje e projektuar si sprint ku programuesit kompjuterikë dhe të tjerë të përfshirë në zhvillimin e softuerit, duke përfshirë dizajnerët grafikë, dizajnuesit e ndërfaqeve dhe menaxherët e projektit, bashkëpunojnë intensivisht në projekte softuerike”, tha Mehana.

‘Girls Coding Kosovo’ filloi në 2014 si një grup i vogël i vajzave të reja që takoheshin dhe ndanin përvojat e tyre në fushën e teknologjisë nga sektorë të ndryshëm si shkollat, universitetet dhe vetë industrinë, dhe ka vazhduar të rritet që atëherë.

Ajo tha se GCK po teston ujërat me këtë ngjarje për të parë nëse ka interes në zhvillimin e lojërave në Kosovë, me një synim drejt projekteve të ngjashme në të ardhmen.

“‘Global Game Jam’ fokusohet në zhvillimin e lojës”, tha ajo. “Është rritja e një ideje që në botën e sotme të lidhur shumë, ne mund të bashkohemi, të jemi krijues, të ndajmë përvojat dhe të shprehim veten në një mori mënyrash duke përdorur video lojëra – është shumë universale”.

Si një organizatë, ‘Girls Coding Kosovo’ synon të inkurajojë vajzat që të arrijnë potencialin e tyre të plotë akademik dhe profesional në fushat teknike. Rrjeti  i kësaj organizate përfshin të gjitha komunat në Kosovë dhe ka mbi 800 anëtarë të rinj aktiv të moshës 15 deri në 25 vjeç.

Sipas Mehanas, për shkak se misioni i GCK-së është të fuqizojë vajzat e reja në fushën e teknologjisë, organizata e saj ishte zgjidhja më e mirë për të mbajtur ngjarjen më të madhe të krijimit të lojërave në botë.

“Kjo ngjarje jo vetëm që do të na ndihmojë të promovojmë organizatën në Kosovë, por edhe përtej kufijve”, vazhdoi ajo. “Kjo ngjarje do të ndihmojë komunitetin tonë që të ketë përvoja të reja dhe sfida interesante për herë të parë në Kosovë”.

Mehana dhe ekipi nga GCK kanë punuar intensivisht për t’u përgatitur për ngjarjen.

“Të vetmet gjëra të tjera që na duheshin ishin një vend i ngrohtë, internet i mirë dhe një vend ku pjesëmarrësit mund të vendosnin çantat e tyre të gjumit – për ata që po qëndrojnë tërë natën duke koduar lojrat”, tha ajo.

Deri në fillimin e kësaj ngjarje, tema e lojërave që do të krijohen mbahen sekrete, ky informacion është dhënë të premten në ora  17:00, tha Mehana, dhe e gjithë ngjarja transmetohet në Mixer, një platformë drejtpërdrejtë për lojtarët që u lejon shikuesve të marrin pjesë në këtë ngjarje.

‘Global Game Jam’ është mbajtur në të gjithë botën në të njëjtën kohë, më së afërmi në Bullgari dhe më së largu në Japoni.

“Kjo bën të mundur që të shohim se çfarë po bëjnë vendet e tjera në botë dhe po ashtu bën të mundur që pjesa tjetër e botës të shohë atë që ne po bëjmë në të njëjtën kohë”, tha ajo.

GCK po punon vazhdimisht për të sjellë ngjarje për vajzat e reja dhe entuziaste në Kosovë për t’i inkurajuar ato që të kodojnë, të hapin kompani  ose të punojnë si krijuese të start up-eve të tjera emocionuese në vend, tha Mehana.

“Vizioni ynë është krijimi i një sektori të IT-së pa dallim gjinor në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit, duke rritur numrin e vajzave/grave të interesuara në teknologji dhe programim, duke zgjeruar numrin e vajzave që e konsiderojnë programimin si një profesion akademik ose komercial dhe duke inkurajuar ekspozimi të hershëm të vajzave të reja për kodimin dhe programim të softuerit”, tha ajo.

Mehana e konsideron GCK-në si shumë të rëndësishme për ndryshimin e situatës aktuale në industrinë e teknologjisë dhe programimit.

“Teknologjia po bëhet pjesë e rëndësishme e jetës sonë të përditshme”, tha ajo. “Ka shumë fusha që lidhen me teknologjinë, interneti, telefonat e mençur, media sociale. Ekziston një mungesë e dukshme e vajzave/grave që punojnë në mënyrë aktive në industrinë e teknologjisë. ”

Mehana u diplomua në vitin 2016 në shkencat kompjuterike nga Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë, UBT, në Prishtinë. Ajo filloi të merrte pjesë në të gjitha trajnimet dhe seminaret që GCK ofronte, të tilla si Techstitution, Tech4Policy dhe Girls in TIK.

“Duke qenë pjesë e këtyre trajnimeve, unë gjithnjë kam dhënë më të mirën në programim, duke punuar në grupe, duke ndihmuar të tjerët, shoqërimin me miqtë dhe kështu me radhë. Pas kësaj, kam marrë një ofertë për të punuar për Girls Coding Kosova si koordinatore i projektit për Code4 Mitrovica”, tha Mehana.

‘Code4Mitrovica’ mblodhi së bashku 10 vajza serbe dhe 10 shqiptare në mes të Mitrovicës, duke u mësuar atyre bazat e shkencës kompjuterike dhe zhvillimit të uebit. Pavarësisht se ishte një sfidë, tha Mehana, ai shkoi më mirë se që e kishim planifikuar ne.

“Si person, gjithnjë më pëlqente të sfidohesha dhe të shkëmbeja njohuri me të tjerët, dhe Girls Coding Kosova ka nxjerrë më të mirën nga unë”, tha Mehana. “Është ajo ku unë kam gjetur se gjithçka që ka rëndësi është gjetja e lirisë për të ndihmuar të tjerët, siguron një ndjenjë qëllimi, veçanërisht duke ndihmuar vajzat në fushën e shkencave kompjuterike”./Kallxo.com/ KultPlus.com

Ndërpreu kontratat me restaurantet më prestigjioze në Evropë, besoi në mullinjtë e Tiranës

“Mullixhiu” nuk është vetëm një restaurant që ka vetëm emrin mullixhiu, por edhe brenda hapësirës së këtij restauranti në Tiranë, janë mullinjtë që shërbejnë për gatimet e kryekuzhinierit Bledar Kola, i cili tash e pak vite ka hapur portën e tij për ti mahnitur edhe të huajt.

Para shumë viteve ia kishte mësyer rrugëve të Evropës që të gjente ndonjë punë, dhe si pjatalarës arrinte që të siguronte kafshatën e gojës. Nga një pjatalarës, ai më pas arriti të realizohej në një kuzhinier profesional dhe asnjë nga kontratat me restaurantet e famshme në Evropë nuk e bindi që të qëndronte atje, madje as ajo e Rene Rexhepit, kuzhinierit super të famshëm në botë. Kola i kishte vënë vetës një qëllim, dëshironte që ti vënte në lëvizje mullinjtë e kuzhinës së tij, për ta bërë kështu një ndër restaurantet më të renditura në gazetat e famshme të kuzhinës nëpër botë. Në një intervistë për KultPlus ai ka treguar se gjatë këtij viti, mediat e huaja do ta realizojnë edhe një dokumentar për të. Bledari i cili kënaqet duke shikuar fytyrat e mysafirëve derisa shijojnë ushqimin e tij ka treguar edhe faktin se për një pjatë të shijshme duhet të kesh prapa: fermerë, blegtorë, artizane, menaxherë, lavapjatës, e kuzhinierë.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: Ngadalë po sigurtë, jeni duke u renditur në mesin e majeve të restuaranteve të Tiranës, duke u listuar shumë shpesh edhe nëpër revistat më prestigjioze të kuzhinës nëpër botë.  Të tjerët po e shijojnë ushqimin e “Mullixhiut”, kurse ju po e shijoni suksesin, të jep kënaqësi ky vlerësim apo po të shton edhe më shumë përgjegjësinë për punën tuaj?

Bledar Kola: Faleminderit për vlerësimin. Po është e vërtetë që gjatë këtyre dy viteve punë “Restaurant Mullixhiu” është renditur në mbi 30 medie prestigjoze nderkombetare si: Süddeutsche Zeitung, Der Spiegel, Frankfurter AllgemeineZeitung, B-Eat, Monopol, Abenteuer und Reisen, DW, Euromaxx, BBC 4, Standard, The Independent, Metro, Vogue, South China Morning Post, China Radio International, China Global Television Network, Get Lost, Star Tribune, Courrier International, Le Monde, La Republica, Vanity Fair, Fine Dining Lovers, IdentitaGolose, GamberoRosso, Travie, Globes, Food and Wine, Munchies VICE, Travel Weekly.

Ky është edhe viti i dytë me radhë që Mullixhiu e vendos Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të gastronomisë në Guiden IdentitaGolosewww.identitagolose.it/sito/it/203/guida-online.html

Këto vlerësime ndërkombëtare padyshim na japin kënaqësi,  po gjithashtu na vendosin para përgjegjësisë që ti përgjigjemi pritshmërive të klientelës së huaj dhe gjithashtu edhe spekticizmit te klienteles lokale.

KultPlus: Ju ishit një pjatalarës në vitet e 90-ta, kurse tashti jeni një shef kuzhine që me recetat e juaja po mahnitni, kryesisht të huajt. Rrëfimi i juaj na bën të kuptojmë që suksesi nuk është vetëm në përralla?

Bledar Kola: Unë mendoj që shkallët e karrierës duhet të kalohen hap pas hapi. Nuk e di nëse do isha ky qe jam, nese do i kisha kaluar disa shkallë njëherësh. Kështu që besoj që të qenit pjatalarës,   është mbase një kusht i nevojshëm për cdo shef kuzhine të suksesshëm.

KultPlus: Përgjatë kohës kur e konsideronit vetën të varfër dhe kërkonit punë në Londër, ju patët fatin të punonit me shefa të njohur të kuzhinës, duke përfshirë edhe kuzhinierin e famshëm Rene Rexhepi, në restaurantin e tij të famshëm “Noma”. Dhe pikërisht kur hapej një portë e madhe në Evropë, ju vendosët ta mbyllni atë portë dhe ta rihapni portën e shtëpisë suaj. E ndjeje me të vërtetë këtë sukses, që për shumë të tjerë mund të vlerësohej si një hap shumë i rrezikshëm?

Bledar Kola: Emigrimi dhe të jetuarit në një vend të huaj është një sfidë në vetvete. Pas një ekperience pothuajse 10 vjecare me kuzhina të ndryshme si ajo:franceze, italiane, japoneze dhe se fundmi me ate nordike, vendosa të kthehem në Shqipëri. Në fakt nuk e kam konsideruar kurrë mbylljen e një porte, faktin që jam kthyer në Shqipëri, aq më tepër e mendoj që ky kthim ka qenë një inspirim në vetevete, kot nuk thonë “Guri i randë peshon n’vend t’vet”

KultPlus: Ju lëshuat Shqipërinë për të larë enë, në mënyrë që të siguroni ushqim për familjen tuaj, kurse tashti jeni një shef kuzhine që ushqeni jo vetëm shqiptarët por edhe të huajt, si e shijojnë menunë, prindërit e tuaj? Merrni kritika nga ta?

Bledar Kola: Mendoj që nuk ka rëndësi se kush je dhe ku ke arritur, kritika e sinqertë e prindërve është ajo që të mban me këmbë në tokë. Kështu që edhe nëse nuk marr kritika nga prindërit, jam unë ai që i kërkoj me ngulm këto kritika,  dhe jo vetëm rreth gatimit.

KultPlus: Të ka marë malli që dikush tjetër të gatuaj për ju, apo më nuk ja jepni këtë kënaqësi dikujt tjetër?

Bledar Kola: Herë pas here bëjmë vizita të ndërsjella me miqtë kuzhinierë në Tiranë, dhe qytetet e tjera, dhe shijojmë gatimet e njëri tjetrit. Gjithësesi, dreka dhe darka e stafit tek Mullixhiu është gjithmonë e ndryshme nga menuja, kështu që pothuajse ha cdo ditë nga duart e stafit të restorantit.

KultPlus: Keni shumë klientë edhe nga Kosova, ka gjasë që Bledar Kola të zbresë deri në Prishtinë, të bëjë menunë në ndonjë restaurant?

Bledar Kola: Në fakt kemi disa kërkesa të tilla por personalisht sipas filozofisë time mendoj që suksesi nuk eshte tek menuja. Ajo cfarë serviret në pjatë është vetëm akti final i një ekosistemi njerëzish, produktesh, vlerash dhe sinergjie. Pra,  para një pjate qëndron një orkestër me fermerë, blegtorë, artizane, menaxherë, lavapjatës, kuzhinierë,  ku menuja është vetëm “partitura muzikore” dhe krykuzhinieri është një dirigjent që duhet të krijojë një sinergji dhe të sintonizojë me gjithë orkestrën.

KultPlus: Dhe, menuja e juaj ndryshon sipas stinëve, ata që duan të vijnë përgjatë dimrit, çfarë do tu serviret?

Bledar Kola: Në këtë moment jemi në stinën e dimrit, që fillon nga mesi i nëntorit dhe mbaron në mesin e marsit. Në këtë menu mbizotorojnë padyshim frutat dhe perimet e kësaj stine krahas mishit të shpendëve.

KultPlus: Ky vit, çfarë risie do të sjellë tek “Mullixhiu”.

Bledar Kola: Ky vit do të jetë me plot plane dhe sfida. Si fillim do të kemi botimin e një libri gatimi, me një nga shtëpitë botuese më prestigjoze gjermane, botim ky që do të jetë në dy gjuhë: gjermanisht dhe anglisht, më vonë do të kemi realizimin e një dokumentari 30 minutësh nga një kompani filmike franko-gjermane, i cili do të shfaqet në disa media./KultPlus.com

Vdes kompozitori Michel Legrand, fitues i tre çmimeve Oscar

Kompozitori i njohur francez, Michel Legrand, fitues i tre çmimeve Oscar gjatë karrierës së tij, ka ndërruar jetë në moshën 86 vjeçare.

Çmimin e parë Oscar, Legrand e kishte fituar në vitin 1969 për këngën “The Windmills of Your Mind” nga filmi “The Thomas Crown Affair”.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Legrand kishte bashkëpunuar me muzicientët e famshëm si Miles Davies, Ray Charles, Orson Welles, Jean Cocteau, Frank Sinatra dhe Edith Piaf./ KultPlus.com

Vlora dhe Berati i vitit 1900 në fotografitë e Karl Paçit

Në maj të vitit 1900 historiani Carl Ludwig Patsch, vizitoi Myzeqenë. Në aparatin fotografik që kishte me vete ai do të fokusonte momente të ndryshme nga jeta e shqiptarëve në atë zonë.

Në një nga fotot shfaqen muzikantët teksa interpretojnë rrugëve, veshur me veshjet karakteristike të kohës. Në një tjetër shfaqen disa klerikë nga Manastiri i Zvërnesit në Vlorë. Fotoja është realizuar në 1 maj 1900. Më 17 maj Patsch ka vizituar Beratin, ku imazhe të ndryshme na vijnë nga qyteti i asaj periudhe, ku spikat pazari./gazeta-shqip.com/ KultPlus.com

Ministrja e Kulturës Elva Margariti inspektoi punimet në Qendrën Historike në Vlorë

Ministrja e Kulturës Elva Margariti së bashku me drejtues e inxhinierë të DRKK Vlorë inspektoi punimet në Qendrën Historike, Vlorë, ku është drejt përfundimit projekti “Restaurim dhe rikualifikim urban i ansamblit ndёrtimor, Qendra Historike Vlore”.

Pas më shumë se një viti pune ky projekt i rëndësishëm ka rivitalizuar ‘zemrën’ e Vlorës përmes restaurimit, konservimit dhe rehabilitimit të vendbanimeve tradicionale dhe zonave të trashëgimisë kulturore.
Ky projekt bëhet i mundur falë bashkëpunimit teknik dhe financiar me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, The_AADF sipas të njëjtit model me të cilin është punuar për rijetëzimin e Pazarit të Korçës, të Krujës, Gjirokastrës.


Është tashmë i njohur programi i Qeverisë shqiptare që udhëhiqet nga Ministria e Kulturës, për rijetëzimin e qendrave historike dhe kthimin e tyre në pole jo veç tërheqëse për turistët por dhe për t’i dhënë hov zhvillimit ekonomik të zonës./ KultPlus.com

Sopranoja Adelina Paloja u prezantua me koncert në Tiranë

Alberina Haxhijaj

Mbrëmë Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar mbajti koncertin e saj të radhës i cili u dirigjua nga dirigjentit Jetmir Barbullushi. Kjo mbrëmje solli para publikut një laramani veprash përmes kompozitorëve si:  Prenk Jakova, Alfredo Catalani, Aram Khachaturian, Antonin Dvorak, Frederick Loewe, List e Tchaikovsky.

Sopranoja Adelina Paloja nga Kosova dhe pianisti Kosti Deti ishin solistët e kësaj mbrëmje. Paloja edhe më parë ka perfomuar me këtë orkestër mirëpo kjo ishte hera e parë ku ajo pati një gjysmë recital. Ftesën nga kjo orkestër e ka mirëpritur sopranoja Adelina Paloja e cila është ndjerë e privilegjuar.

“E mirëprita këtë ftesë duke pasur parasysh kënaqësinë artistike që e kemi si solistë kur koncertojmë nën përcjelljen e Orkestrës së madhe Simfonike posaçërisht duke marrë në konsideratë traditën e Orkestrës së RTSH-së që daton që nga viti 1962. Pjesa qendrore e programit semi-recital ishte me programin që e sajuam së bashku me dirigjentin në sintezë me parametrat e kërkesave teknike të arieve dhe atraktivitetit për publikun. Ndihem e nderuar nga impakti që kishte koncerti dhe pritja fantastike që mu bë nga publiku shqiptar”, u shpreh Paloja për KultPlus.

Arioza e Mrikës “Kah mendoj për ditë e reja…”(e pashkëputur më parë nga opera) P.Jakova. dhe “I could have danced all night” nga Frederick Loewe nuk janë interpretuar më parë në Shqipëri. Këto pjesë u interpretuan për herë të parë nga sopranoja kosovare, Adelina Paloja.

Sopranoja Paloja ka nisur studimet e para në muzikë në Shkollën “Prenkë Jakova” fillimisht për piano por rruga e saj vijoi me kanton. Ajo u diplomua me rezultate të larta në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në klasën e profesores së saj Merita Juniku dhe vijoi më tej studimet pasuniveristare për kanto edhe në Shkup. Është nderuar dy herë me çmim të parë në “ArsKosova”, pjesëmarrëse në mjaft aktivitete në Prishtinë e jashtë saj dhe prej vitesh është pjesë e korit të mirënjohur të Filarmonisë së Kosovës, me të cilin interpreton edhe si soliste./ KultPlus.com

Era Istrefi fillon xhirimit për këngën e re “Selfish”

Era Istrefi disa ditë më parë ishte në Kosovës për të xhiruar së bashku me motrën e saj, Nora Istefin këngën e tyre të re. Pas këtyre xhirimeve Era është zhvendosur në SHBA për të vazhduar me projektet e saj të reja.

Këngëtarja përmes Instagram-it ka njoftuar se tashmë do të sjellë edhe një këngë të re të titulluar “Selfish”. Ajo për ndjekësit e saj ka ndarë disa sekuenca nga xhirimi i videoklipit. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/BtFXLu5D1nz/

Filharmonia me koncert kushtuar kompozitorit Moxart

Filharmonia e Kosovës ka mbajtur konferencë shtypi në lidhje me koncertin e radhës të Orkestrës së Filharmonisë, me dirigjentin eminent polak, Dariusz Mikulski, koncert ky i cili do të mbahet me datën 27 të këtij muaji, nga ora 20:00 më sallën e kuqe në Pallatin  e Rinisë.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, tha se ky koncert i kushtohet kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart. Ai tha se është i kënaqur me punën dhe përfaqësimin që po i bëhet Filarmonisë së Kosovës.

” Me datë 27 janar Filharmonia do të mbajë koncertin e dytë. Ky koncert i kushtohet kompozitorit Moxart, do të jenë tri vepra të Moxartit dhe një vepër premier e Enjott Schneider. Jemi të kënaqur që gjatë kësaj jave kemi bashkëpunuar me këta muzikantë të mrekullueshëm të cilët kanë promovuar një mënyrë tjetër të punës që ngrit punën e Filharmonisë së Kosovës”, tha Jashari.

Dariusz Mikulski, dirigjent i këtij koncerti që pritet të mbahet, tha se kanë përfunduar provat gjenerale dhe ideja për t’ia kushtuar këtë koncert Moxartit ishte sepse atë e konsideron gjeni.

 ” Ne përfunduam provën gjenerale sot, unë jam për herë të parë këtu, e dua punën dhe orkestrën. Ne vendosëm për t’ia kushtuar këtë koncert Moxartit sepse ai është gjeni. Ne e bëmë simfoninë e tij të fundit. Ne vendosëm në këtë ditë speciale të kemi premierë një muzikë paqeje. Gjatë bashkëpunimit unë pash se keni studentë fantastikë, faleminderit shumë për thirrjen, faleminderit për muzikën fantastike”, u shpreh ai.

Solisti Otto Sauter tha se gjendet në Prishtinë për herë të tretë dhe është shumë i lumtur që prap do të marr pjesë në këtë koncert.

” Është hera ime e tretë në Prishtinë. Jam shumë i lumtur që mund te jap një intervistë.Është një gjë shumë  e mirë që një shtet i ri si Kosova ka talentë të ri si këto vajza speciale dhe kjo është një arsye pse unë dua të prezantojë para jush. Ato kanë ushtruar nga ora 5:45 në mëngjes deri në orën 20:00 në mbrëmje”, tha ai.

Studentja Jona Dizdari tha se kanë mësuar shumë nga solisti Otto Sauter,
raporton Ekonomia Online.

 “Falënderojë profesorin pasi na ka bërë të kuptojmë  shumë nga ky instrument i veçantë”, tha ajo.

Hyrja në koncert do të jetë me bileta. Ato shpëndahen falas tek ndërtesa e Filharminsë së Kosovës./ KultPlus.com

Debati mbi gratë artiste shpalosë një fakt shokues, koleksioni i GKK me 1000 vepra, vetëm 14 nga gratë

Alberina Haxhijaj

British Council dhe Galeria Kombëtare kanë filluar sot programin e debatit dhe edukimit i cili zhvillohet në kuadër të ekspozitës “Perceptime: Burrneshat”. Ky program filloi sot përmes një debati në të cilin mori pjesë artistja Alketa Xhafa- Mripa dhe gazetarja Jeta Xharra. Ato vunë në pah ndikim që ka arti si protestë kundër shtypjes.

Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Arta Agani u shpreh se është shumë e rëndësishme që të marrin reagime nga publiku i cili do të merr pjesë gjatë këtij muaji por edhe gjatë muajit shkurt në programin e debatit dhe diskutimit, por edhe përmes vizitave të ekspozitës “Perception: Burrneshat”. Agani u shpreh se përmes këtyre diskutimeve do të mundohen që të gjejnë përgjigje rreth pyetjeve se ku janë gratë artiste dhe çfarë janë duke bërë ato.

“Ka ardhur koha që ne të bëhemi të zëshme, pasi që nga 1 mijë vepra sa ka koleksioni i Galerisë vetëm 14-të vepra të realizuar nga gratë janë pjesë e këtij koleksioni e ku shumica prej tyre janë të dhuruara. Pra, as ky koleksion të cilin e kemi nuk e prezanton gjendjen dhe situatën ashtu siç është. Do të ishte dashur që një koleksion i veçantë për Galerinë të kurohej dhe të kërkoheshin ato vepra të cilat ja vlen që të jenë pjesë e tij dhe që e paraqesin artin në Kosovë”, theksoi ajo.

Në anën tjetër Milan Lucic nga British Council u shpreh se ka qenë shumë e rëndësishme krijimi i kësaj ekspozitë në Prishtinë por edhe në pesë vende të tjerave ku janë hapur ekspozita të tilla si në Cetinje, Novi Sad, Banja Luka dhe Shkup.

“Për ne, përveç shfaqjes së punëve të artisteve britanike por edhe të atyre lokale ka qenë shumë e rëndësishme gjithashtu që edhe të trajtojmë një çështje të rëndësishme e që është barazia gjinore. Kjo temë nuk prek vetëm Ballkanin Perëndimor, pasi që është globale dhe është e qartë që kjo çështje nuk është diskutuar sa duhet dhe këto koleksione kanë qenë një pasqyrë e kësaj”, u shpreh ai duke theksuar se për çështjen e barazisë gjinore duhet diskutuar edhe në aspektin e artit.

Koleksioni i British Council i cili është 80-të vite i vjetër ka shërbyer si bazë për të realizuar këto ekspozitat në pesë vende të ndryshme si dhe për ngjallur pikërisht në këto vende edhe diskutime mbi përfaqësimin e grave në art. Menaxherja e koleksionit në British Council, Nicola Heald u shpreh se edhe koleksioni i tyre nuk është se ka shumë vepra të grave duke marrë parasysh tërësinë e veprave, mirëpo sipas saj,  mbetet për të bërë më shumë në këtë drejtim.

“Britsh Council mund të themi se ka qenë fajtor që ka realizuar ekspozita të cilat kanë ekspozuar kryesisht punën e artistëve burra dhe ky bashkëpunim me shumë partner ka qenë një fillim i mirë për të diskutuar dhe për të sjellë para publikut edhe këtu në Ballkanin Perëndimor punën e artisteve gra”, theksoi ajo.

Aktiviteti i radhës do të jetë ‘’Kafe me artisten Zake Prelvukaj”, më 29 janar duke filluar nga ora 10:30 në Galerinë Kombëtare./ KultPlus.com

Dy burra të mëdhenj të kombit në artin e skulptorit Ferid Kola

E punuar në metal, skulptori Ferid Kola ka punuar shumë vite më parë portretet e dy figurave të rëndësishme shqiptare: Ibrahim Rugova e Anton Cetta, shkruan KultPlus.

Ibrahim Rugova, ish presidenti i Kosovës njihet për rolin e madh për bërjen e shtetit të Kosovës, sikurse Anton Cetta që njihet për rolin e tij të madh në Pajtimin e Gjaqeve./KultPlus.com

Arti si protestë kundër shtypjes nuk duhet që të vijë vetëm nga artistët

Alberina Haxhijaj

Sot në Galerinë Kombëtare të Kosovës është mbajtur diskutimi “Arti si protestë kundër shtypjes”. Ky diskutim është organizuar në kuadër të ekspozitës “Perceptime: Burrneshat” e cila do të sjellë për një muaj rresht, diskutime të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me artin dhe përfaqësimin e grave në këtë fushë.

Paneliste e këtij paneli të moderuar nga Zana Hoxha Krasniqi,  ishte artistja Alketa Xhafa – Mripa, e njohur për instalacionet e saj që shtrojne pyetje rreth grave të përdhunuara, të drejtave të imigrantëve, si dhe grupeve të tjera të margjinalizuara. Alketës,  për të diskutuar më shumë për “Artin si protestë kundër shtypjes” i është bashkuar edhe Jeta Xharra, gazetare,  që njihet për gazetarinë e saj hulumtuese ku përmes punës së saj,  lufton për të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes.

Artistja Alketa Xhafa- Mripa në këtë panel diskutimi shpalosi më shumë detaje rreth veprës së saj “Baby Doll On, Baby Doll Off” me të cilën u përfaqësua në ekspozitën “Burrneshat”. Ajo tregoi se vepra e saj tregon se gratë janë më shumë sesa të bukura, të turpshme, apo me moral. Sipas saj,  gratë janë më shumë sesa një objekt të cilin mund ta lësh të flasësh, apo ta bësh të heshtë sipas dëshirës, sikur të ishte një llampë për ta vendosur në prizë. Pikërisht kjo vepër ka ardhur si një protestë kundër shtypjes dhe pro respektimit të të drejtave të grave. E realizuar në vitin 2007,  një ditë pas Ditës së Gruas, Alketa Xhafa- Mripa ka kërkuar që respektimi dhe vlerësimi i grave të bëhet gjatë gjithë vitit, gjatë 365 ditëve dhe jo vetëm për data të caktuar si Dita e Gruas.

“Si artiste nuk mundem të qëndroj indiferente ndaj padrejtësive,  dhe si artiste,  e vetmja mënyrë që unë mund të reagojë është përmes artit. Prandaj këtë e kam bërë edhe te kjo vepër por edhe tek të tjerat. Fatkeqësisht kjo vepër qëndron akoma, mirëpo ka ndryshime pasi që ligji i natyrës na bënë që të ndryshojmë dhe e di se çdo transformim është e bukura e jetës, mirëpo neve si gra na mbetet për të punuar edhe më shumë”, u shpreh ajo.

Madje, një protestë përmes artit të saj kjo artiste e pati bërë edhe me instalacionin e saj “Mendoj për ty”, ku kishte mbledhur mbi 5 mijë fustana dhe i kishte vendosur në stadiumin e Prishtinës në solidarizim me gratë e dhunuara gjatë luftës. Vendosja e këtyre fustaneve në një ambient të njohur kryesisht si i burrave, e ku aty ata e shfaqin mllefin, shajnë e djersitin, kishte ardhur pasi që ajo e kishte parë një dokumentar që fliste për të dhunuarat gjatë luftës. Sipas saj, ajo duke mos pasur mundësi që të ndryshojë ligje apo diçka të tillë, formë të vetme të reagimit e ka parë artin e saj.

Në anën tjetër, gazetarja Jeta Xharra u shpreh se nuk nënkupton që vetëm artistët mund ta përdorin artin si formë kundër shtypjes. Ajo u shpreh se një rezistencë e tillë është bërë edhe më parë përmes shtëpive-shkolla, zhurmave me çelësa,  gjersa i godisnin me ta ndonjë hekur gjatë protestave në vitet e 90-ta, apo varrosja e një arkivoli të zbrazët si shenjë për të varrosur dhunën e atëhershme, por edhe përmes satelitëve nëpër banesa para luftës, si mjet për të pasur mundësi për tu informuar në kohën kur Kosova ishte në terr informativ.

 “Format e rezistencës paqësore që i kemi përdorur në atë kohë për me u shpreh, apo për me i tregu botës se çka po dojmë i kam parë si shumë të rëndësishme në atë kohë. Bazat e para për të menduar në mënyrë kritike unë nuk i kam marrë prej shkollës, por prej teatrit. Bazat e para e që më kanë shty që edhe me studiu dramaturgjinë i kam marrë në Teatrin Dodona,  kur pata parë shfaqjen ‘ Moti paton’. Aty katër burra më mësuan se ne mund të kritikojmë, përqeshim dhe shajmë dikë ose diçka. Mundemi edhe me e rregullu shoqërinë tu ja vendos një pasqyrë në një formë përpara”, u shpreh ajo, duke theksuar se arti në Kosovë është më përpara, për shkak të kritikës që ja jep ambientit dhe kohës ku jetojmë në krahasim me industritë tjera.

Tutje ajo tregoi se pikërisht teatri e ka frymëzuar edhe për punën e saj të tashme si gazetare. Emisioni “Jeta në Kosovë” ka lindur si ide kur në vitin 2003 ajo shkoi për të parë adaptimin e filmit klasik të njohur “A Clockwork Orange” i cili erdhi i adaptuar nga Faik Ispahiu. Këtu ai kritikonte Bashkësinë Ndërkombëtare, UNMIK-un e të huajt.

“Kam dashur që këtë gjuhë kritikuese ta përdorë në emisionin tim, pasi që këtë ton edhe këtë rezistencë, që ti nuk je ma i mirë se unë veç pse fol anglisht ose serbisht. Kjo ka qenë edhe arsyeja që më ka bërë që për një vit ti kërkojë Ispahiut që me bashkëpunu dhe që 15-të vite e kemi të njëjtin emision me idenë që jo vetëm të informojë, po të bëjmë edhe teatër. Pra kështu e përdori unë artin rezistues në punën time e ku ja kom pa hajrin”, u shpreh ajo.

Ekspozita “Perceptime: Burrneshat” si dhe diskutimet që po zhvillohen janë rezultat i bashkëpunimit në mes të British Council dhe Galerisë./ KultPlus.com

Niset në errësirë për në shkollë, mesuesja që me elektrik dore bën dy orë rrugë për të shkuar te nxënësit (VIDEO)

Shqipe Imeri punon si mësuese prej 15 vitesh në Mat dhe aktualisht jep mësim në fshatin Dars.Prej 5 vitesh ajo e bën rrugën nga fshati Fshat ku banon, në këmbë pasi nuk ka asnjë mjet transporti dhe është e detyruar të dalë që me natë me elektrik  për te shkuar në punë.

Ajo detyrohet të niset për në punë atëherë kur ende nuk zbardhë dita,në mënyrë që të arrijë me kohë në shkollë. /top channel

Shkrimtari serb që kërkon guerilë speciale për Kosovën


Është e pamundur të mbahet konflikti i ngrirë në Kosovë, sepse Serbia është rënë në gjunjë, madje ajo është e shtrirë, ka deklaruar për FoNet shkrimtari serb Momçilo Seliq.

Sipas tij, marrëveshja ndërmjet Beogradit e Prishtinës është e pamundshme, sepse, ka thënë, Perëndimi, sikur dhe pala tjetër, nuk e respekton asnjë marrëveshje, transmeton Koha.net.

Seliq ka theksuar se “se ajo që është marrë me dhunë, duhet ta kthejmë me dhunë, ndërsa derisa të vijë kjo kohë ( e marrjes), duhet zhvilluar një guerilë speciale”.

Serbia do të durojë sa të mundet derisa të mos e arrijë zgjidhjen në mënyrën si edhe është krijuar problemi , sepse “aktin e dhunës duhet thyer me dhunë“, ka thënë ai.

“Të presim,ashtu siç kemi pritur 500 vjet për at zgjidhur aktin e dhunshëm të osmanlinjve”, ka potencuar Seliq.

Ka shtuar se zgjidhja e kompromisit ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk mund të ketë, pasi ato janë palë të pabarabarta,

Ai është i sigurt se “Prishtina nuk është Prishtinë për Washington e Beogradi nuk është as Beograd”.

Për të ideja e ndarjes është e papranueshme .

Seliq, transmeton Koha.net, nuk sheh zgjidhje as me ndonjë marrëveshje të arritur në ndonjë konferencë ndërkombëtare duke theksuar se gjatë 20 vjetëve të fundit nuk është respektuar asnjë nga këto marrëveshje.

Seliq mendon se ulësja e Kosovës në OKB nuk varet nga Serbia, sepse, tha, OKB-ja do të bëjë atë që e dëshiron.

Sipas tij, edhe nëse Serbia e pranon këtë ulëse, apetiti i shqiptarëve nuk do të ndalet në kufijtë aktualë.

“Është mirë shikohet harta dhe të shihet se deri ku dëshirojnë ata të shkojnë me Shqipërinë e madhe”, ka thënë Seliq duke shtuar se është kundër mbajtjes së referendumit për Kosovën.

Britania ua merr fëmijët prindërve që nuk i mbrojnë nga varësia e telefonave

Fëmijët e moshës 11-vjeçare po merren nën përkujdesjen e shtetit në Britani të Madhe për shkak të varësisë së krijuar nga përdorimi i kompjuterit, telefonit dhe lojërave të ndryshme. Rastet e rralla janë shënuar në Yorkshire, Gloucestershire dhe Londër.

Besohet që këto raste janë të parat e këtij lloji që janë ndërmarrë nga autoritetet. Disa prej fëmijëve janë larguar nga familjet për shkak të varësisë së krijuar me vetëdëshirë, ndërsa të tjerët për shkak se prindërit e tyre i kanë lënë anash ata për shkak se ata vetë kanë luajtur këso lojërash.

Ekspertët i kanë paralajmëruar prindërit që t’i përcjellin më tepër shenjat e varësisë nga lojërat e internetit, ku përfshihet largimi nga shoqëria dhe humbja e interesit për hobet e mëparshme. “Ky problem është duke u rritur. Fëmijët po merren nën përkujdesje të shtetit dhe unë nuk jam i befasuar për këtë”, tha Mark Griffiths, specialist i varësisë së sjelljeve nga Universiteti i Nottinghamit.

Ai ka thënë se prindërit e shqetësuar për sjelljet e fëmijëve të tyre duhet t’i dërgojnë ata te psikologu klinik për t’u këshilluar. Në qershor të vitit të kaluar, mjekët njoftuan se do ta lansojnë një program për luftimin e varësisë nga interneti, por ai ende nuk është miratuar nga sistemi shëndetësor. Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka futur varësinë nga lojërat kompjuterike në listën e çrregullimeve psikike, shkruan “Daily Mail”. /insajderi

Pas vdekjes bëhej maska me detajet më të thella të fytyrës, kjo është maska e vdekjes së At Gjergj Fishtës

At Gjergj Fishta i takonte Urdhrit të Françeskanëve, që e kishin në traditën e tyre që kur vdisnin personalitete të shquara të tyre ata ua merrnin maskën e fytyrës. Kjo kërkonte një teknikë dhe mjete speciale për tu realizuar.

Fishta vdiq më 30 dhjetor 1940 dhe u varros në Kishën e Françeskanëve një ditë më vonë. Sipas dëshmive të disa anëtarëve të shoqërisë Antoniane, ne mësojmë se maskën e Gjergj Fishtës të vdekur e realizoi një françeskan tjetër i shquar: At Justin Rrota. Gegë Marubi realizoi fotografimin e Maskës së Fishtës në disa projeksione. Maska është realizuar me një teknikë të lartë, përmes të cilës ka ruajtur deri elementet më të detajuara të fytyrës, si rrudhat e fytyrës edhe qerpikët e syve, fijet e flokëve, etj. Maska ka ruajtur elemente të shprehjes së qetë të fytyrës së poetit menjëherë pas vdekjes.

Një histori më vete dhe mjaft interesante është ajo e ruajtjes së maskës së Fishtës deri në ditët e sotme. Kjo histori lidhet me anëtarin e flaktë të Shoqërisë Antonjane Tom Leci. Franceskanët kishin krijuar në Shkodër një shoqëri të djelmenisë që e quajtën “Shoqëria Antoniane”. Tom Leci ishte një pjesëtar aktiv i kësaj shoqërie mjaft të njohur në Shkodër. Ai kishte fituar çmime në poezi, pikturë, skulpture dhe shquhej për ndjejnjat e zjarrta të dashurisë për atdheun. Ai në 1939 krijoi së bashku me shokë të tjerë shoqërinë “28 Nandori”. Qe luftëtar për ruajtjen e trojeve etnike shqiptare, në Rugovë. Toma mori përsipër ruajtjen e maskës së Fishtës në vitet e dallgëve të kohës që kaloi atdheu, gjatë Luftës së Dytë Botërore si edhe gjatë viteve të diktaturës. Deri në fund të jetës (2005), Toma e ruajti maskën e Fishtës me një përkushtim të madh. Është interesant se ai krahas maskës së Fishtës ruante të ekspozuar në dhomë edhe portretin e gjyshit të tij, Marka Kolës (1832-1880), një prej heronjve të “Lahutës së malësisë” së Gjergj Fishtës. Portreti i Marka Kolës ishte realizuar nga piktori i popullit, Simon Rrota (vëllai i Atë Justin Rrotës, OFM).

Ja çfarë kishte thënë Rugova më 1992 për “Der Spiegel” për ndarjen e Kosovës

Nga njohësit e zhvillimeve politike dhe partitë opozitare është paralajmëruar se Kosova është edhe në rrezik nga ndarja, gjë të cilët e dëshiron vazhdimisht Serbia.

Por, çfarë kishte deklaruar presidenti Ibrahim Rugova në vitin 1992, kur ishte pyetur rreth mundësisë së ndarjes së Kosovës atëherë kur Kosova ishte e rrethuar me tanke e okupuar nga ushtria serbe.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” e ishte pyetur Rugovën: Rrethi intelektual i serbëve është pajtuar ta ndajë Kosovën mes shqiptarëve dhe serbëve?

Përgjigjja e presidentit historik kishte qenë kjo:

“Atëherë prapë do të jetonin një milion shqiptarë jashtë mëmëdheut. Gjithashtu serbët shikojnë me këtë “ndarje”, që secila tokë me pasuri natyrore ti takojë asaj. Atëherë neve do të na mbetnin vetëm tokat pa vlerë. Ne nuk biem pre e këtyre politikave. Do pranonim një protektorat të përkohshëm të OKB-së, sepse do të ishte qesharake të mendohej se 8% e minoritetit serb të sundonte dhe të mundte me dhunë 2 milionë shqiptarë”, deklaronte Rugova për median gjermane “Der Spiegel”.

Denzel Washington: Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me …

“42 vjet më parë, në mars të 1975, unë isha në universitet me një mesatare shumë të ulët. Isha ulur në sallonin e bukurisë së mamasë sime dhe shoh veten në pasqyrë. Pas vetes shoh një grua dhe sa herë unë shikoja në pasqyrë, e dalloja që ajo po më shihte mua drejt e në sy, derisa në një moment më tha:

“Djalë, ti ke për të udhëtuar në mbarë botën dhe ke për të folur përpara miliona njerëzve”.

Në atë kohë unë nuk e besoja, por tani e them me siguri se unë kam udhëtuar nëpër botë dhe kam folur përpara miliona njerëzve.

Nuk ka rëndësi suksesi që kam pasur, por ajo që më tha ajo grua atë ditë dhe që unë akoma nuk e kam harruar.

Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët. Kam mbajtur Zotin në jetën time dhe Ai më ka bërë të jem dashamirës me të tjerët. Ndoshta jo gjithmonë jam mbajtur tek Ai, por Ai gjithnjë më ka shoqëruar. Ndaj mbështetuni tek Zoti në çdo gjë që bëni. Nëse doni të bëni atë që unë kam bërë, atëherë bëjeni dhe mbështetuni në Zot.

Së dyti, mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, edhe nëse dështoni rëndë.

Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra. Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit… Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.

Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort. Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj. Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…

Së treti, nuk do merrni gjë me vete nga kjo botë. Asgjë nuk ka të bëjë me çfarë keni, por me çfarë bëni me gjërat që keni.

Të gjithë ne kemi talente të ndryshme dhe gjëja më egoiste që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë tjetër. Pse është egoiste?

Sepse përfiton vetë ndjenjën e mirë. Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me çdo gjë tjetër që unë kam. Suksesi ka të bëjë pikërisht me ndihmën që ne i ofrojmë të tjerëve.

Së fundmi, dua të të kujtoj se duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke. Kështu e jetoj unë jetën time. Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot. Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.

Dëshira e madhe në zemrën tënde, ajo gjë që ju doni të bëni me veten tuaj, është prova më e madhe që Zoti të jep paraprakisht për të të bërë të kuptosh se ajo është jotja. Dhe ti mund të kesh çdo gjë të mirë që dëshiron.

Puno fort që ta arrish. Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty. Njëri të na mësojë të gjithëve, dhe të gjithë të mësojmë njërin. Frymëzojini të tjerët të bëjnë ndryshime pozitive!”/bota.al

Dikur në Kosovë, koha e shtëpive shkolla (VIDEO)

Kujtojmë periudhën e mësimit paralel, shtëpitë shkolla, shkollat si rezistencë dhe heronjtë e heroinat që ndezën shkëndija të dijes në kohëra të errëta.

CHWB – Cultural Heritage Without Borders në Kosovë, ka përgatitur një mini-dokumentar ku paraqitet ky sistem paralel i mësimit në një kohë kur Kosova ishte pjesë e një regjimi shtypës.

Shtëpitë shkolla ishin e vetmja formë për të përhapur gjuhën shqipe dhe edukatën tek qytetarët në Kosovë.
Nxënësit dhe studentët shqiptarë – 400,000 gjithsej – nuk shkuan në shkollë deri në janar 1992, shkruan Kallxo.com në një tekst autorial.

Semestri i parë u përdor për të negociuar hapësira mësimore brenda shkollave publike, si dhe për të gjetur shtëpi private që mund të strehonin nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët universitarë – shumica e të cilëve ishin dëbuar nga objektet shkollore. Mbi 100,000 nxënës e studentë u vendosën në mënyrë permanente në 3,200 shtëpi, bodrume dhe garazha private, që u shndërruan në shkolla të improvizuara. /KultPlus.com