Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti sot në takim Ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu dhe këshilltarin e tij, Senad Sabovic.
Ambasadori Braathu, përshëndeti
emërimin e Ministres Dumoshi në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe
Sportit dhe uroi që bashkëpunimi i mëhershëm i OSBE-së me MKRS-në të vazhdojë
edhe më tutje.
Ministrja Dumoshi, siguroi
Ambasadorin Braathu që bashkëpunimi i saj dhe i Ministrisë që ajo drejton do të
vazhdojë në të mirë të synimeve të përbashkëta për qytetarët e Kosovës.
Ministrja e falënderoi
Ambasadorin Braathu për tërë kontributin që ka dhënë OSBE-ja në Kosovë, e
sidomos në fushat që mbulon MKRS-ja, ngase kjo përkrahje dhe bashkëpunim i saj
me ministrinë kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në konkretizimin dhe realizimin e
shumë projekteve të artistëve, të të rinjve e sportistëve.
Ndër të tjera, Ambasadori
Braathu, shprehu gatishmërinë që të punojnë bashkërisht në shumë fusha, ndër to
trashëgimia kulturore, meqenëse OSBE-ja ka luajtur rol kyç në monitorimin dhe
lehtësimin e zbatimit të legjislacionit.
Po ashtu, OSBE-ja ka dhënë
kontributin e saj bashkëpunues në lidhje me mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe
kulturore por dhe në fusha si angazhimi i të rinjve për ndërtimin e paqes dhe
zhvillimit të qëndrueshëm, përmes shtysave dhe projekteve që kanë të bëjnë me
ngritjen e vetëdijes, luftimin e ekstremizmit të dhunshëm, ndërtimin e dialogut
ndëretnik, u shpreh mes tjerash ambasadori.
Edhe Ambasadori Braathu edhe Ministrja Dumoshi, ofruan gatishmërinë e tyre për intensifikimin e punës së përbashkët në të mirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës. / KultPlus.com
Sipas shkencëtarëve nëse harroni ju keni një nivel të lartë të inteligjencës.
Duke u bazuar në disa studime
të bëra në Universitetin e Torontos, thuhet se nga memoria e fortë shkaktohet
edhe harresa, gjë që ndihmon në nivelin e inteligjencës tuaj, raporton
“indy100”.
Profesori Blake Richland tha
se është e nevojshme që truri ti harroj disa detaje të vogla që do ju ndihmojnë
të merrni vendime të rëndësishme.
Profesori Richards dhe Paul
Frankland propozuan se është mirë që memoria ti limitojë gjërat e pa
rëndësishme dhe të harrohen ato sepse duhet krijuar një dhomë për vendime më të
rëndësishme në jetë.
Për shembull truri ynë harron detaje specifike në lidhje me një ngjarje të kaluar, por prapë kujton një fotografi më të madhe. Studiuesit besojnë se kjo na lejon të përgjithësojmë më mirë përvojat e mëparshme, në krahasim me dikë që mund të kujtojë më shumë detaje të një ngjarje. / KultPlus.com
The Roop me këngën “On Fire”, do të përfaqësojnë Lituaninë në Roterdam këtë vit, shkruan KultPlus.
Në finalen e madhe kombëtare të Lituanisë garuan
8 këngë.
Kënga fituese ishte e shkëlqyeshme dhe ishte tërësisht
live. The ROOP kryesuan me vota nga juria, po ashtu edhe nga publiku, duke u
siguruar kështu atyre biletën për në Roterdam.
Kjo është përpjekja e dytë e The Roop në Eurovision. Ata së pari garuan në vitin 2018, ku kënga e tyre “Yes, I do” u vendos e treta në finalen e madhe.
Monique u rendit e dyta me këngën e saj
“Human.
Kujtojmë që këtë vit Shqipërinë do ta përfaqësojë
Arilena Ara me këngën “Shaj”. Versioni i “Shaj” në anglisht është
punuar dhe riorkestruar në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë.
Eurovizion 2020 do të zhvillohet në datat 12, 14 dhe 16 maj 2020, ku në fund do të përzgjidhet vetëm një fitues. / KultPlus.com
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë nga ku ka deklaruar se kufiri Kosovë-Shqipëri duhet të hiqet menjëherë.
“Jam tepër i nderuar që jam këtu në Prishtinë. Populli i Kosovës ka shfaqur
një solidaritetit që ka sfiduar edhe kufijtë e të besueshëm, institucionet
civile e ushtarake kanë bërë një punë të pashembullt e Qeveria ka dhënë një
financim të vyer për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit. Kufiri që ndan dy
vendet tona është vetëm simbolik. Ky kufi nuk duhet të ekzistojë fare, duhet të
hiqet menjëherë”, tha Cakaj.
Takimin e parë Cakaj e ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm të Kosovës,
Glauk Konjufca me të cilin siç tha ai trajtuan disa probleme që janë thelbësore
për bashkëpunimin e mëtejmë. Ai ka theksuar ndër të tjera se është shprehur
gatishmëria për zhvillimin e ambasadave të përbashkëta dhe ka lajmëruar
nënshkrimin e dy marrëveshjeve. “Ne jemi të gatshëm edhe në një numër të
konsiderueshëm që të vazhdojmë në të njëjtën praktikë. Dua të theksoj se marrë
parasysh se kemi nevojë për konkretizim të bashkëpunimit dhe mbledhje të dy
qeverive, i kam propozuar Konjufca dy marrëveshje fillestare, e para është që
duhet të mblidhemi që të firmosim një marrëveshje për ndarje të shpenzimeve në
një fushatë për lobimin e njohjeve të Kosovës. Marrëveshja e dytë është ajo për
transmetimin e përvojave në procesin e integrimit evropian”, ka thënë ministri
në Detyrë Cakaj.
Pas takimit në një konferencë për media ministri Konjufca tha se me Shqipërinë kanë raporte vëllazërore. “Nuk mund të shkruajmë thjesht me fjalën të ngushta apo miqësore apo institucionale ose thjesht të shkëlqyeshme por janë raporte përtej të gjitha këtyre vëllazërore. Ne kemi më shumë ndaj njëri tjetrit obligime se sa falënderime. Konsideroj se është bërë një punë shumë e madhe deri tash, por, hapësira me i thellu marrëdhëniet tona është gjithmonë e hapur. Deshta që të them se sa i përket bashkëpunimit tonë, marrëveshjet që janë arritur deri tash e që janë me dhjetëra do të përpiqemi që t’i zbatojmë. Sa i përket kësaj që mbledhja e qeverive tona e përbashkët që do të ndodhë në Shkodër ne do të jemi në koordinim maksimal”, tha Konjufca, teksa i kritikoi raportet ekonomike dhe tregtare Kosovë – Shqipëri. / KultPlus.com
Bukuritë e rralla natyrore të parkut kombëtar të Valbonës, Tropojë, tashmë mund të shijohen me një aventurë të pazakontë.
Me një shëtitje me helikopter për të apasionuarit e alpeve është paketa më e re turistike që ofrohet në Valbonë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga magjia që të dhuron Valbona, ndërsa shprehet se kjo zonë falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë.
“Valbonë, Tropojë – Një aventurë e pazakontë ofrohet me helikopter mbi majat e alpeve. Kjo zonë falë investimeve në turizëm vetëm në vitin 2019 u vizitua nga mbi 130 mijë turistë, mes tyre edhe producentë të huaj që kanë zgjedhur Valbonën, panoramë të filmave të tyre”, – thekson Rama.
Në shëtitjen me helikopter, përveç bukurive që ofrohen, të apasionuarit pas skive mund të bëjnë ski në pistat e krijuara në kurrizet e maleve.
Ministri Klosi tha për ERTV se “Valbona është një parajsë e natyrës është një vend që jo vetëm kush e ka vizituar shqiptarë. Jemi në Valbonë për të bërë një bisedë me hotelierët e kësaj zone dhe me ata që posedojnë shërbime akomoduese në këtë zonë për të kryer regjistrimin e të këtyre guest house dhe hoteleve për ti futur ata në një sistem të certifikuar dhe të standardizuar për të qenë së bashku me ta për të dëgjuar problemet shqetësimet”.
“Parimi kryesor është që kjo zonë të mos dëmtohet nga investime të parregullta të cilat e prishin bukurinë e saj. Por po ashtu të shtojmë edhe kapacitetet. Promovojmë edhe një aktivitet shumë interesant turistik , që është një nga bizneset më të kushtueshëm, në botë që ofron mundësinë që nëpërmjet helikopterit të ngjitet në pikat më larta të majave dhe të zbresë me ski. Është mundësi unikale në rajon dhe duan shumë ta promovojnë, Kompania sllovene që e promovon është e kënaqur me destinacionin. Do të jetë një një bum i vërtet në promovimin e Valbonës”,- nënvizoi Klosi.
Një përfaqësuese e kompanisë sllovene tha se “natyra këtu është e mrekullueshme deri tani ne kemi sjellë këtu vetëm kompani të prodhimit të filmave që janë të fokusuar tek industria e skive. Prej dy vitesh ne kemi xhiruar këtu me një skuadër nga Amerika dhe vitin e kaluar me një skuadër nga Zvicra. Këtë vit kemi sjellë me vete disa njerëz nga industria , investitore potencialë.
Sipas saj imazhi flet më shumë se një fjalë, prandaj ne po promovojmë Valbonën përmes filmit, fitback-u që kemi marrë nga miqtë është i mrekullueshëm.
Ministri Klosi tha se “janari i këtij viti ka shënuar 17.8% më shumë sesa janari i 2019. Pra në Shqipëri kanë hyrë 234 mijë shtetas të huaj të cilët janë regjistruar në kufirin shqiptar. Edhe shkurti ka nisur mbarë , 10 ditëshi i parë i shkurtit ka shënuar mbi 10% rritje krahasuar me shkurtin e vitit 2019. Kam bindjen e plotë se ky sezon do të jetë sezoni më i mirë historik në Shqipëri. Në 2019 kemi pasur një bum të vërtetë investimesh në fushën e turizmit nga hotelierët shqiptarë dhe shpresoj që gjatë gjithë sezonit deri sa të fillojë sezoni turistik të kemi me dhjetëra inaugurime të reja hotelesh në vendin tonë, duke shënuar mbi 200 milionë euro investime të drejtpërdrejta nga biznesmenët shqiptarë dhe të huaj në struktura të tilla”.
E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, Valbona të magjeps në të gjitha stinët e vitit, por në mënyrë të veçantë në dimër me bukurinë e bardhësisë së saj.
Ky park kombëtar nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror, por edhe atë të dimrit. Ndërkohë që turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.
Lugina e Valbonës është shpallur Park Kombëtar në janar të 1996. Ky park ka një sipërfaqe prej 8000 hektarësh. Konsiderohet si mrekullia e Alpeve. Ndodhet 25-30 km në veri – perëndim të qytetit Bajram Curri, qendra e rrethit të Tropojës./k.s/ KultPlus.com
Për nderë të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës u organizuan aktivitete të shumta kulturore, jo vetëm në Kosovë por gjithandej ku janë shqiptarët, shkruan KultPlus.
Një ekspozitë
që bëri bashkë punimet e artisteve nga Kosova si:
Nën tingujt
e muzikës së Nexhmije Pagarushës, në Sofje u hapë ekspozita që mblodhi punimet
e pesë artisteve nga Kosova: Zake Prelvukaj, Shqipe Kamberi, Eliza Hoxha,
Mjellma Goranci- Firzi, Zana Ramadani si dhe prezantoi punën e grave stoike dhe
fisnike të Krushës së Madhe. Prezente ishte edhe përfaqësuesja e këtyre grave, Fahrije
Hoti e cila historinë e tyre e shpalosi para të pranishmëve.
Ky event ishte
i dedikuar për pjesën më sublime të popullit tonë, grave të Kosovës, në shenjë
mirënjohje për kontributin e pazëvendësueshëm të tyre në rezistencën, çlirimin
dhe sot zhvillimin e Kosovës.
Këtë natë e bënë edhe më të mirë produktet e Kooperativës së Grave të Krushës. / KultPlus.com
Kur grupi londinez post-punk “Omi Palone” në vitin 2014 po kërkonte një stil të shkëputur artistikisht dhe krejtësisht të identifikueshëm qartaz nga të tjerët, ata vendosën që video-klipin e tyre ta përcillnin me ndërtesat më ikonike të arkitekturës brutaliste të qytetit. Natyrisht që këtë nuk e bënë aksidentalisht, por se besonin se nga të gjitha rrymat arkitektonike, ajo brutaliste është më e rrepta në ritëm dhe teksturë mu ashtu siç e konideronin edhe muzikën e tyre. Të realizuara në një videoklip bardh e zi, ndërtesat manifestuan aq fuqishëm lojën dritë-hije mbi teksturën e vrazhgët të brut-betonit, duke plorësuar maksimalisht idenë e grupit për të qenë lehtësisht të identifikueshëm, sa që në fund edhe vet këngën vendosën ta quajnë “Arkitektura” (“Architecture”).
Për fatin tonë të keq, ky potencial i muzikës së ngrirë siç e përkufizonte Gëte arkitekturën, kurr nuk u shfryrëzua nga muzikbërësit tanë si një mundësi e jashtëzakonshme për të plotësuar tungullin muzikor me imazhin muzikal. Në kulturën tonë muzikore kur përmendim nocionin video-klip, në çast na shfaqet në mendje një krijesë me buzë dhe gjoks silikoni në plan të parë, e përcjellur në prapavi me një grup femrash me prapanicë të të njëjtit material kimik të kthyera nga publiku. Ose, në një variant tjetër, një grumbull makinash superluksoze, që ngiten nga disa kokë e xhep bosh që pas përfundimit të inçizimeve vështirë se mund të kenë ca cent për të shkuar me taksi në shtëpi. Ajo që i bashkon të dyja rastet është varfëria estetike dhe zbrazëtia përmbajtësore.
Një shembull krejtësisht i kundërt i cili shfaqet si një rreze dielli në një qiell tmerrësisht të turbullt e të kontaminuar artistikisht, është videoklipi i këngës “Të kam thënë mos i bje’ bukës me këmbë/Këndoj, ekzistoj” i kult grupit “Gjurmët”, ribërë rishtas nga Tomor Kuçi dhe Edona Vatoci, me regji dhe kamera të Leart Ramës.
Se arkitektura është menduar të jetë boshti thelbësor i formësimit të imazhit që pëcjell muzikën, kuptohet që në sekondën e parë. Në fakt tingulli i parë muzikor që vjen i pastër, i zhveshur nga çfardo përcjellje orkestrale, përcillet me imazh të të njëjtës pastërti dhe fuqi që ndjek ritmin e tingullit në përpikmëri me linjat ekspresive të Monumentit të të rënëve në Velani. Mbushja e visë melodike me element tjerë orkestral në vazhdim të këngës, përcillet me imazhin dinamik të të njëjtës masë me malodinë që krijon silueti i magjishëm i Bibliotekës Kombëtare. Ritmin e saktë dhe të njëtrajtshëm që përcjell gjithë vinë melodike, fizuelisht e përcjell dhe mbanë në të njëjtën frekuencë me muzikën shfaqja e herpashershme e siluetit të “Boro e Ramizit” me brinaket masive të saja si elemente thelbësore të krijimit të ritmit arkitektonik përmes përsëritjes. Vija e thjesht melodike dhe ritmike në asnjëmënyrë nuk kalon në një përjetim monoton, as muzikal falë koloritit zanor të vokalistëve, e as arkitektonik falë plastikës që manifeston kompozicioni vëllimor i Ndërtesës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Për t’i qëndruar besnik deri në fund arkitekturës si bartëse identitare e këtij video-klipi kontribon jashtëzakonshëm edhe qasja e kostumografit Arbnor Brahimi. Linjat e drejta me konture qartësisht të lexueshme të kostumeve janë plotësisht në sinkrozë me arkitekturën që i përcjell në prapavi solistët e shfaqur me kostumet e tij në plan të parë. Këtu Arbnori është plotësisht në ujërat e Oskar Shlemerit (Oskar Schlemmer) i cili qysh para 100 vitesh në Bauhaus zhvilloi teorinë e tij se baleti, kostumografia dhe arkitektura janë një dhe të pandara dhe se çdo lëvizje trupore determinon linjën e kostumit dhe hapsirës që e rrethon atë.
Për fund, nuk mund të lë pa përmend edhe një gjë, që mund të jetë krejtësisht personale. Titulli dhe teksti i këngës, që në fakt janë e njëjta gjë, më tingëlluan si një rikujem për ato ikona arkitektonike që pëcjellin video-klipin, e që po zhduken çdo ditë para syve tanë. Pavarsisht se teksti është shkruar para disa dekadash, për fatin tonë të keq ai është më aktual se kurrë në raport me ndërtesat në fjalë. Këmba primitive e dy dekadave të fundit ka shkelë dhe po shkelë pamëshirshëm mbi to. Atë që mundë dhe duhet të bëjmë është të vazhdojmë ti këndojmë që ato të ekzistojnë, ashtu siç bënë Tomori dhe Edona me këtë këngë.
Që t’i kthehemi atje ku e nisëm, marrëdhënijes muzikë – arkitekturë. Gëte, në fakt, përpos që kishte thënë se: “Arkitektura është muzikë e ngrirë”, në të njëjtën kohë kishte thënë se edhe “Muzika është arkitekturë likuide”. Videoklipi muzikor në fjalë na e vërteton këtë më së miri. /KultPlus.com
Fotografinë artistike e dallon forma ose koncepti, pra një artist gjithmonë ka ngacmim estetik ose konceptual. Siç dihet, arti fotografik është tejet i rëndësishëm. Të jesh fotoreporter është natyrisht më e vështirë, sepse një fotoreporter ngarkohet t’i përcjellë ngjarjet përmes fotografive, rrjedhimisht të merr pjesë edhe vet në to, shkruan KultPlus.
Emri i
Ridvan Slivovës është tashmë i njohur për publikun shqiptar. Fotoreporteri
Slivova e ushtron këtë profesion për mëse 30 vjet. Pjesëmarrës në shumë
ekspozita e bashkëpunëtor i shumë gazetave dhe revistave. Përgjatë kësaj
periudhe me aparatin e tij, ai arriti të përjetësoi shumë ngjarje të
rëndësishme, në të cilat qe prezent.
Specifikisht,
në luftën e fundit në Kosovë gjatë viteve 98-99, ai arriti t’i nxjerr disa
fotografi të cilat sot i ekspozoi në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër
Bogdani” në Prishtinë. Dhe këtë Slivova vendosi ta bëjë pikërisht në
përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës.
Ekspozita që
u organizua me rastin e këtij përvjetori mban titullin “Kujtesa e Kosovës: Jeta
nën qiell e najlon”. Ky titull domethënës e kthen shikuesin në retrospektivë,
dhe ia ngjallë ato kujtime të dhimbshme, kur kosovarët e detyruar nga gjenocidi
serb ikin dhe braktisin vendlindjen. E kush më mirë mund t’i përjetësoi këto
dyndje të shqiptarëve sesa aparati fotografik i Slivovës?
Drejtori i
Bibliotekës Kombëtare Fazli Gajraku e hapi ekspozitën, i ngazëllyer dhe krenar
për bashkëpunimin me Slivovën.
“Jemi
mbledhur për ta hapur këtë ekspozitë, dhe për t’i shprehur mirënjohjen e
sinqertë fotografit Slivova, që ka qenë çdoherë i gatshëm për bashkëpunim, ai i
ka realizuar këto fotografi në periudha shumë të rëndësishme për Kosovën”, tha
Gajraku.
“Mendoj se
është ekspozitë e rëndësishme, dhe i nxis edhe individët tjerë që t’i shfaqin
materialet që i kanë në arkivat e tyre”, vazhdoi ai.
“Dëshirojmë
të kemi këso bashkëpunime dhe ndërgjegjësime, është me rëndësi jetike që të
pasqyrohen ngjarje të tilla të historisë së Kosovës në mënyrë që të ruhet
kujtesa” përfundoi drejtori Gajraku.
E pranishme
në këtë ngjarje ishte edhe ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit Vlora
Dumoshi, e cila vlerësoi artin e Slivovës dhe organizimin e ekspozitës.
“Kjo
veprimtari kujton kohën e luftës së Kosovës dhe mbijetesën e popullit kosovar
në atë tragjedi. Përmes këtyre fotove shohim fuqinë e artit dhe paraqitjen e
realitetit, njëkohësisht përçimin e mesazhit të fortë, që ta kujtojmë atë kohë”,
potencoi Dumoshi, duke premtuar mbështetje për organizime të tilla.
“Ky dokument
me foto e ngjarje gjatë atyre viteve është dëshmi që paraqet solidaritetin,
mallin për vendlindjen, një realitet për ata që e përjetuan atë kohë”,
përfundoi ajo duke falënderuar Bibliotekën dhe duke nxitur bashkëpunim në
organizime të tjera.
Edhe Sazana
Çapriqi, kryesuese e Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtar, u shpreh e
lumtur për jetësimin e kësaj ekspozite.
“Një popull
që nuk e mban mend historinë e tij, është i dënuar t’i përsëritet historia”
pohoi ajo. Çapriqi e konsideroi të rëndësishme ekspozitën derisa falënderoi
Slivovën për angazhimin.
“Angazhimi i
artistit Ridvan Slivova për të kontribuar ishte i madh, dhe mendoj se është
inkurajues edhe për artistët tjerë. Të gjithë e kemi për detyrë ta ruajmë të
kaluarën dhe ta përcjellim te gjeneratat e ardhshme”, potencoi ajo.
Para se
ekspozita të jetë e qasshme për publikun, fjalën e mori vet autori Slivova, i
cili tha se është shumë i lumtur për interesimin dhe mundësinë e ofruar për ta
jetësuar këtë ekspozitë.
“Ndihem mirë
që m’u dha mundësia ta shfaq punën time”, tha ai fillimisht.
“Në ato
vite, isha edhe vet mes popullatës dhe për mua ishte e vështirë. Këtu shihet
largimi i popullatës nga fshati, më vonë edhe gëzimi me ardhjen e KFOR-it dhe
kthimi i tyre do të thosha në gërmadha, në shtëpitë e shkatërruara”, u shpreh
Slivova duke përfunduar.
“E fundit që
do të dëshiroja të jetë storie e përfunduar është ajo për të pagjeturit”, tha
ai duke i ftuar të interesuarit t’i shohin fotot e ekspozuara.
Ekspozita tashmë është e hapur në hollin e Bibliotekës Kombëtare dhe qysh në fillim ka zgjuar interesimin e shumë njerëzve, i cili pritet të dendësohet në vazhdim. /KultPlus.com
Cineplexx organizon eventin Ladies Night, ku do të dhurojë shumë shpërblime në të gjitha sallat, ku shpërblimi kryesor do të jetë një udhëtim 4 ditor në Dubai.
Për këtë premierë më 20 shkurt, Cineplexx organizon eventin
“Ladies Night” në të dy kinematë, me shumë shpërblime nga brende të ndryshme!
Biletat për këtë event po shiten çdo ditë, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të
dy kinematë.
Instagram embed linku:
Filmi flet për Dy shoqe me ideale shumë të ndryshme nga
njëra tjetra të cilat fillojnë një kompani bukurie së bashku. Njëra është më
praktike ndërsa tjetra dëshiron të fitojë fatin e saj dhe të jetojë një mënyrë
jetese të lavdishme.
Filmi vjen nën regjinë e Miguel Arteta, ndërsa në rolet kryesore luajnë Salma
Hayek, Rose Byrne, dhe Tiffany Haddish.
Përveç
premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx organizon edhe eventin Ladies
Night prej orës 18:00 ku do të ketë shumë shpërblime deri në vlerë 200€ nga brende të ndryshme si: Anderr Atelie, Optika Simon, O Bag
Kosovo, Angel Studio, Piazza Italia, Revlon, EMO, ELAA, Hotel Garden, Tom
Tailor, Dream Nails, Adriana Lashes, Lindex Kosova, 4G Style, Natural &
Organic Cosmetics, Libraria Buzuku, Rave Travel.
Mirëpo shpërblimi kryesor i eventit do të jetë udhëtimi 4 ditor në Dubai,
mundësuar nga agjensioni turistik Globus Travel, i cili mbetet një partner i
vazhdueshëm i kinemasë austriake.
Për me shumë Cineplexx në
bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e
këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër
FALAS.
Luigj Gurakuqi lindi më 19 shkurt 1879 dhe u vra më 2 mars 1925 në Bari të Italisë. Ai kreu Kolegjin e Shën Adrianit në fshatin arbëresh të Shën Mitrit në Itali dhe studioi për mjekësi e biologji në Universitetin e Napolit.
Gurakuqi ka një veprimtari të pasur letrare, publicistike, kombëtare dhe politike. Veprimtaria e tij filloi me poezi lirike dhe përkthime në gjuhën shqipe. Vijoi me botimin e teksteve të abetares në dy dialektet e shqipes, si dhe shkroi artikuj në organet e shtypit shqiptar. Në vitin 1908 mori pjesë si nënkryetar i komisionit për njësimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit. Është hartuesi i parë i veprës “Metrika Shqip”.
Më 1911 ishte një prej hartuesve të Memorandumit të Greçës gjatë kryengritjes së malësorëve të Mbishkodrës të vitit 1911. Në vitin 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit. Ishte në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë dhe u caktua Ministër i Arsimit nga Ismail Qemali.
Në vitin 1916 u caktua Drejtor i Përgjithshëm i Arsimit në Shkodër. Në vitin 1918 mori pjesë në Kongresin e Durrësit dhe u zgjodh Ministër i Arsimit dhe anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në vitet 1921-1924 ishte deputet në Këshillin Kombëtar. L. Gurakuqi u përfshi në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924 dhe u zgjodh Ministër i Financave në qeverinë e Fan Nolit/ATSH / KultPlus.com
Vendi ynë Kosova, është padyshim njëri nga më të bukurit jo vetëm në Ballkan por dhe në mbarë botën, shkruan KultPlus.
Edhe pse e
vogël, Kosova është e rrethuar me bukuri të rralla të cilat veç kosovarëve ua
tërheqin vëmendjen edhe të huajve, pra, vizitorëve nga e gjithë bota.
Poeti
kombëtar Naim Frashëri i këndon me aq mall bukurive shqiptarëve nga pozicioni i
mërgimtarit dhe qëllimi i tij është që përmes vargjeve t’ia bëjë të ditur çdo
shqiptari se vërtet ata kanë natyrë aq të bukur, kanë pasuri të tërë rreth
vetes. Si autodidakt, Naimi përmes natyrës përpiqet t’i skalis ndjenjat
patriotike. Natyra gjithmonë luan rol parësor në një pjesë të krijimtarisë së
tij.
Kodra, pyje,
lumenj, fusha të gjëra, e rrethojnë Kosovën dhe natyrisht që për një vizitor
fjala vjen nga Japonia, kjo natyrë është grishëse. Megjithatë, ajo çfarë mbetet
për t’u bërë nga shqiptarët është që bukuritë dhe gjërat interesante të dinë
t’i promovojnë nëpër botë, të njëjtat t’i prezantojnë turistëve të huaj në
mënyrë që ata të zbarkojnë dhe t’i shijojnë ato.
Andaj,
gjeografi dhe hartografi Ismail Gagica përmes një iniciative që ka ndërmarrë
tash sa kohë po synon t’i promovoj bukuritë kosovare.
Gagica
merret me përpilimin e hartave turistike. Fillimisht ai përpiloi dhe botoi
hartën e Prishtinës për të vazhduar më pas edhe me qytetet tjera.
Përmes
hartave, një vizitues gjen mjaft informacion për një vend, dhe këto
informacione lidhen kryesisht me turizmin dhe ato që janë me interes, me qëllim
për ta zgjuar kureshtjen tek një i huaj për ta vizituar një qytet kosovar.
Hartat
prezantojnë vlerat më përfaqësuese të atij vendi, të njëjtat përditësohen
vazhdimisht, dhe aty hynë rrugët, trashëgimia kulturore e institucionet e
rëndësishme për një të huaj.
Për të folur
më gjerësisht rreth këtyre hartave turistike, Gagica shprehet për KultPlusin,
duke shpalosur mjaft gjëra me interes për vizitorët.
“Kemi
filluar me realizmin e botimeve që t’i ofrojmë publikut kryesisht të huaj, në
lëmin e turizmit”, tregon Gagica.
Tutje ai
flet për hartën e Prishtinës e cila është botuar në vitin 2010 si edicion
special.
“Në
vitin 2010 ka qenë një botim special për hartën e Prishtinës dhe për ne ka qenë
një test, pas së cilit vazhduam tutje duke pas parasysh mungesën e
informacioneve në fushën e trashëgimisë kulturore”.
Hartat e
tilla japin informacion për qytetin, veçantinë e atij vendi dhe njëkohësisht
për gjërat me interes, një udhëzues për atë vend dhe objektivi bie tek
vizitorët e huaj.
“Kemi
pas mungesë vazhdimisht të këtyre botimeve, dhe i kemi bërë edhe në gjuhën
shqipe. Fillimisht me hartën e Prishtinës, mandej kemi vazhduar ta eksplorojmë
edhe Kosovën në tërësi, dhe e bëmë shpërndarjen e këtyre hartave”.
Gagica thotë
se turistët e huaj kur vinë në Ballkan, kërkojnë që t’i eksplorojnë këto vende.
“Një
kohë i kam shpërndarë në Shkup dhe Tiranë sepse turistët vinë në Ballkan dhe
mandej kërkojnë që ta eksplorojnë njërin dhe tjetrin vend, Kosovën Maqedoninë e
veriut e Shqipërisë, të cilat janë atraktive por që shpeshherë nuk arrijmë t’i
promovojmë sa duhet”, potencon ai.
Në pyetjen
se këto harta a planifikohet që të plasohen edhe në internet në mënyrë që t’ua
lehtësojë vizitorëve të huaj, Gagica përgjigjet se “Ideja është që këto
harta t’i bartim edhe në internet dhe t’i prezantojmë online, e ta largojmë
botimin fizik, por megjithatë turistët siç duket e kanë kulturë që ta marrin
botimin në duar”.
Studiuesi
Robert Elsie padyshim ka rëndësi të veçantë në historinë e kulturës sonë. Ai
është marrë me letërsinë shqipe, e përgjithësisht me kulturën shqipe.
Gagica thotë
se Elsie është ndikuesi më i madh në përpilimin e këtyre hartave.
“Kam
udhëtuar shumë me Robert Elsien dhe kemi bashkëpunuar me të në fillim.
Gagica ka realizuar librin me fotografi “Kosova një vend për t’u zbuluar” ku shfaqen bukuritë kosovare. Robert Elsie ka qenë një shtytje për mua që t’i hy kësaj pune sepse shpesh nëpër vendet tona nuk ka udhëzues. Ai më ka përkrahur dhe më ka dhënë shumë kurajë, që të jem më realist në atë që prezanton, duke fituar në këtë mënyrë simpatinë e turistit”.
“Në
krejt këtë rrugëtim, rolin kyç e ka luajtur Robert Elsie, sepse edhe ai kishte
nevojë për hartat tona. Dhe unë i kam punuar të gjitha ato harta për të. Botimi
i fundit i tij ka qenë hartat e fiseve shqiptare, të cilat janë përmbledh
dhjetë udhëpërshkrimeve të tij, ndërsa hartat i kemi bërë në bashkëpunim me të
sepse ai ka qenë studiues i mirë i kulturës tonë”, përfundon Gagica.
Këto harta si synim kryesor kanë promovimin e kulturës shqiptare në sytë e vizitorëve të huaj, gjegjësisht nxitjen e tyre. Në fillim të kësaj iniciative u bë harta e Prishtinës, por mandej u krijuan edhe hartat e qyteteve tjera, në të cilat shpërfaqen vlerat e atij qyteti, qoftë nga muzika, gjeografia, trashëgimia kulturore e të tjera. / KultPlus.com
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se asnjë shtet i botës tash për tash nuk ofron njëkohësisht mundësi për rritje të shëndoshë të fëmijëve dhe mjedis të përshtatshëm për të ardhmen e tyre.
Ekspertët e kësaj organizate paralajmërojnë se ndryshimet klimatike dhe reklamimi i dëmshëm që i nxit konsumimin e ushqimit të shpejtë dhe pirjen e alkoolit nën moshën e pjekurisë po i rrezikojnë fëmijët.
Britania e Madhe u rendit në mesin e dhjetë vendeve me kushtet më të mira në botë për shëndetin dhe mirëqenin e fëmijëve. Megjithatë, ajo shënoi kthim prapa sa i përket sigurimit të mjedisit për përshtatshëm për të ardhmen e fëmijëve, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Në raportin e Fondit për Fëmijë, i cili është pjesë e Kombeve të Bashkuara, u vlerësuan 180 shtete për mundësitë që ofrohen për fëmijët, me përqendrim te shëndeti, mirëqenia, shkollimi dhe ushqimi.
Rreth 40 ekspertë paralajmëruan se përparimi i arritur në dy dekadat e kaluara sa i përket mirëqenies së fëmijëve pritet të marrë drejtim të kundërt, nëse nuk bëhen ndryshime radikale nga qeveritë në mbarë botën.
Ata shtuan se rritja e temperaturës për 4 gradë deri në vitin 2100 do të ketë pasoja shkatërruese shëndetësore për gjeneratat e ardhshme, përfshirë rritjen e nivelit të oqeaneve, valëve të të nxehtit dhe shtimit të sëmundjeve ngjitëse. / KultPlus.com
E mirëpritur nga komediani Jack Whitehall, ceremonia më e madhe e çmimeve muzikore në Britani u mbajt të martën në Londër. 40-vjetori Brits, i mbajtur në “The O2 Arena”, u transmetua drejtpërdrejt në kanalin zyrtar të ceremonisë në YouTube dhe në Sh.B.A në ITV ose STV. Gjatë prezantimit, u bën homazhe për modelen e njohur Caroline Flack, e cila vdiq të shtunën.
”Ajo ishte një person i sjellshëm dhe e gjallë me një ndjenjë infektive argëtimi. Ajo do të humbasë shumë. Jam i sigurt që flas për të gjithë kur them se mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e saj”.
Vetëm tetë çmime janë ndarë në këtë ceremoni, por ashtu sikurse Grammys, ceremonia e Brits përmban një numër të madh shfaqjesh me performanca live.
Këtë vit, Lizzo, Lewis Capaldi, Harry Styles dhe Mabel dhanë shfaqje shumë energjike dhe emocionale gjatë gjysmës së parë të shfaqjes, duke ndezur skenën e madhe britanike.
Giuseppe Verdi ishte dhe mbeti i plazmuar si një prej dy majave që rrokaqiellin me famë dhe madhështi eterin operistik të shekullit XIX. Viti 2013 ishte një vit kujtese për atë që do të skaliste në memorien e brezave shtatoren më të lartë të kumtimit mjeshtëror të një shekulli. 200 vjet në të ikur e naltësuan në apogje këtë figurë emblematike. Gjunjëzohemi sot, besimplotë para kujtesës për këtë gjeni tokësor të operas italiane dhe botërore. Përbashkohemi krejt tok në këtë mbamëndje. Se kjo magji ngas në vetëdijen tonë artistike nderim të njëzëshëm, për Giuseppe Verdin, ateistin romantik, patriotin garibaldin, ngadhnjyesin vagnerian.
Ngadhnjimtari i Apenineve
Giuseppe Verdi, italian kryekëput ishte ai. Qëndroi besnik deri në fund dhe mori meritimin e mirënjohjes të gjeneratave për krejtçfarë bëri dhe la trashëgim. Kjo botë perëndishë antike dhe rilindase, e cila vinte prej një mbamëndje të pashoqe, e ngjizur në havanin 2000-vjeçar të kohërave, s’kishte sesi të ndalte vërshimin e saj uturitës në historinë e Evropës plakë. Ky shpirt Apenin do të gufonte prej humusit të brezave. Do të rilindtte një vazhdues i lavdisë dhe memories artistike që ngasi dhe dalldisi shekuj dhe breza të tërë. Ngadhnjeu mes britmash dhe harrimit, mes paradoksit dhe groteskut. Erdhi si një gurë meteotiti që do të plotësonte atë pjesë mozaiku të mrekullisë italiane. Ai, Giuseppe Verdi, fshatari që i dha frymëmarrje metropolitane operas së një shekulli. Sizifi që nuk reshti së përpjekuri. Vegjelia e mjeshtrit, hekakeqe dhe rurale, e pamundur dhe nënshtruese e përndoqi gjatë. Hera-herësh i’a përfundi shtatin. Hendeqe të thella e barriera të larta i zunë rrugën në rëndien e tij të hovshme përgjatë Golgotës së ngjizjes së talentit, atij univers që do të shpërthente përdhunshëm si një shkreptimë eterne, për të mbetur atëherë e sot një dritim shndritës, në një prej ngulmeve artistike dhe estetike më të garrametshme të kohës. Për asnjë moment, përkundër asnjë rrethane dhe vështirësie, deri dhe në kushtet e mbijetesës, Giuseppe Verdi, nuk dredhoi. Ai u përball, u kacafyt me thonj e me dhëmbë dhe triumfoi. Fitoi vetveten dhe mëtoi përbotërisht talentin dhe vitalitetin e tij shpirtëror, duke e skalitur emrin dhe veprën në memorin e kohës, në mbamëndjen e gjenialiteteve që tokësoren e tyre e ngjitën në qiejt e lavdisë.
Emblematiku i skenave operistike
Pa emrin e Giuseppe Verdit, galeria e kryeveprave operistike botërore do të ishte e mangët. I zbrazët do të ishte qielli i bruztë i shekullit XIX pa Giuseppe Verdin dhe Richard wagnerin, emrat e të cilëve nuk na lidhin vetëm me operan, por me botkuptimin dhe filozofinë e përjetimeve dhe shijeve estetike të një shekulli. Bota Apenine pa Verdin nuk do të kishte kreshtë të krenarisë prejnga do të mësynte gjeneratave dhe botkuptimeve me një shëmbëllim të kësisojtë. Sot 200 vjet më parë lindi ai, ai dhe ato; “Rigoletto”, “Traviata”, “Trovatore”, “Nabuko”, “Makbeth”, “Aida”, “Don Carlo”, “Otello”. Pa këto kryevepra të memories operistike, pa këto kumte lirike do të mbyllnin dyert ata që sot mbahen sallat e shugurimit të shenjtorëve të artit. Saora do të shterronte forca e përceptimeve ndjesore, marrëdhënia e shënjtë e njeriut me muzikën dhe densitetin emocional që shpërthente nëpër këto salla, për tu kthyer më pas në energji dhe vitalitet vërshimi ndryshues dhe përqafës.
Viti 2013, viti “Viva Verdi”
Viti 2013 është viti verdian. Dyqindëvjetori i lindjes së Giuseppe Verdit u përkujtua dhe vazhdon të mbush sallat koncertore dhe operistike me shpirtin e kredhur në kryeveprat e tij. Në çdo cep të globit, ai do të rivijë në të tashmen e këtij brezi, mbamëndje dhe trashëgimi universale e njerëzimit. Në Italinë mëmë, “Viva Verdi” përciku me aktivitetet përkujtuese pëllëmbë për pëllëmbë Gadishullin Apenin. Nga Parma, vendlindja e kompozitorit më 12 janar, me një ballo me maska startoi ky vit festiv, për tu përmbyllur me Traviatën që do t’i besohet Daniele Gatti, në La Scala më 7 dhjetor 2013.
Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori me njohur i operës italiane dhe asaj botërore. Ai mbetet i tillë jo vetëm në kufinjtë shpirtëror dhe kalendarik të shekullit të XIX. Kapërceu me sharmin dhe kumtin e tij shekuj dhe gjenerata. Shkroi me shpirt dhe pasion ata që do të jenë sot e në përjetësi pjesë të fondit të artë të historisë së operas.
Vegjelia e mjeshtrit të madh
Giuseppe Verdi u lind me 10 tetor 1813 në fshatin La Ronkole të Italisë Veriore, në një familje të varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqen qysh heret. Shkollimi i këtij vullneti ngashërues u vu përballë pamundësishë dhe vështirësishë. Paradoksale por jo e panjohur, kjo ngase ai kishte origjinë nga fshati. Në moshën 18-vjeçare dëshiron të regjistrohet në konservatorin e Milanos, por u refuzua për shkak se e kishte kaluar moshën e paraparë dhe se nuk zotëronte mirë pianon. Për këtë arsye Verdi u detyrua që muzikën ta mësoj privatisht dhe njëkohësisht të punojë që të sigurojë mbijetesën. Në saj të talentit të rrallë dhe zellit të madh, Verdi arriti të kompenzonte mësimet që do t’i bënte në konservator. Meqë punonte si instrumentist në qytetzën Buseto, arriti të krijonte operat e para që do të shfaqeshin në Milano. Veç punës për ngritjen profesionale, lexonte veprat e Hygos, Sherlit, Dymas, Shekspirit etj, kryevepra të letërsisë botërore që do të bëheshin mbështetje për krijimin e libreteve të operave të tij të njohura.
Kompozitori revolucionar dhe patriot
Veç origjinës që e torturoi, paradoksalisht rrugëtimin e tij promovues do ta tensiononte, por edhe do ta lartësonte pozita historike e Italisë. Verdi jetoj në kohën kur populli i tij po luftonte për çlirimin dhe bashkimin e atdheut. Ndaj kjo e bëri atë dëshmimtar dhe pjesëmarrës të zedhshëm në këto përpjekje dhe përleshje. Faza e parë e krijtarisë së Verdit frymëzohet nga këto ngjarje, ngjizej sakaq në flakadanin e kësaj “kacafytje”. Kësisoj kjo etapë mund të quhet si etapa revolucionare e Verdit. Asokohe ai arrin suksesin e vet të parë me operën “Nabuko”, e cila me përmbajtjen e saj alegorike aludonte lëvizjen revolucionare të Rilindjes. Nga kjo kryevepër operistike, emri i Verdit u be siombol i kësaj levizje që shprehej me “VIVA Vitori Emannuel”, mbreti i Italisë. Pra i brohorisnin mbretit të Italisë, në vend të atij të Austrisë, nën sundimin e të cilit osohere ishte Italia. Korali nga opera Nabuko këndohej si kënge patriotike nga masat italiane, duke e vendosur sakaq shpirtin verdian në vijën e parë të frontit patriotik.
Kapërthimi në kreshtën e lavdisë
Pas suksesit të parë të madh radhiten operat e tjera të Verdit, i cili u bë i njohur dhe i popullarizuar, jo vetëm në Itali por në të gjithë Evropën. Mjeshtri dallon nga bashkatdhetaret e vet, kompozitorët, të cilët vite të tëra jetonin dhe krijonin larg atdheut. Ai tërë jetën e tij e kaloi në atdhe, Itali, lidhur ngusht me popullin si një patriot i vërtetë. Ai u përkushtua sakaq në njohje me historinë e vendit të tij mbi te gjitha muzikën popullore dhe artistike të traditës, prej së cilës hoqi disa mangësi eventuale që vëreheshin, veçanërisht në operat seri. Ai bëri sintezën e vetive pozitive të operës italiane, veçmas duke ruajtur traditën e bel kantos, jo për qellim në vetvete, por për shërbim të përmbajtjes.
Meloditë e operave të Verdit ishin të çliruara nga virtuoziteti dhe koloraturat e tepruara dhe të dominimit të muzikës mbi përmbajtjen. Këto dy komponent njësues ishin të mishëruara mesvedi, ndaj ai me vëmendje zgjodhi tekstet që do t’i kompozonte, dhe bashkëpunoi ngusht me libretistin Piave dhe me shkrimtarin dhe kompozitorin Arigo Boito. Thelloi njëkohësisht anën dramatike dhe psikologjike të karaktereve të protagonistëve të operave të tij. Muzika e Verdit mbështetej veçmas në burimoren e traditës. Kësisoj ai erdhi për të mbetur një faktor i rëndësishëm i afrisë me njerëzit e thjeshtë. Kujtojmë kushtet dhe rrethanoren e asokohëshme, kur opera ishte një art vetmitar i ngushëllimit të tragjikes së një brezi.
Verdi kompozitori patriot
Origjina e tij do ta mbante shpirtërisht dhe artistikisht të lidhur me Italinë dhe popullin italian, historinë dhe traditën e kombit. Edhe vetë Verdi është kompozitor nacional me vlera polinacionale. Qysh gjate jetës se tij ai u bë i njohur dhe i popullarizuar si një ndër fytyrat më të njohura të Italisë dhe të Evropës. Pleqërinë e thellë e priti të qetë dhe pa trazira. Vdiq në moshë të shtyrë më 1901. Ai kompozoi 26 opera dhe një rekuiem të njohur. Të gjitha operat nuk kanë përmbajtje të përhershme. Në fillim dhe në mbarim të jetës së tij kompozoi opera komike ndërsa pjesa tjetër (shumica absolute) kane një përmbajtje serioze dhe disa sosh janë edhe tragjedi. Operat me të njohura të cilat radhiten ndër kryeveprat e muzikës operistike të botës janë: Nabuko, Rigoleto, Trubaduret, Traviata, ballo me maska, Aida, Othello Falstaf opere komike.
Në historinë e gjate të operës, Verdi zë vend të nderit, sepse arriti të bashkojë traditat me të bukura të operës Italiane, të mbetet thellësisht kombëtar, t’u shmanget elementeve negative të operës Italiane, të absorbojë elementet pozitive që ishin shfaqur ne artin e operës në shekullin e XIX, madje edhe disa elemente te reformës se Vagnerit dhe të realizimit të letërsisë së kohës.
Verdi dhe Wagneri polet e universit operistik
Ata ishin dhe mbetën më të mëdhenjt e një shekulli. Shkruesit me të zellshëm të historisë së operas evropiane dhe botërore. Ata jetuan si një binom paradoksal. Verdi dhe Wagneri, ishin udhëheqësit e shkollave të tyre përkatëse të muzikës. Dukshëm ata nuk e durojnë njëri-tjetrin në masë të madhe, edhe pse kurrë nuk u takuan. Komentet e Verdit mbi Wagner dhe muzikën e tij janë të pakta dhe aspak mirëdashëse “Ai gjithmonë zgjedh, të panevojshmen, rrugën e braktisjes, duke u përpjekur për të fluturuar ku një person racional do të ecte me rezultate më të mira, shkruan Verdi. Me të mësuar ndarjen nga jeta të Wagner, Verdi e derdhi brendinë: “Sad, i trishtuar, i trishtuar! Një emër që do të lërë një përshtypje të fuqishme në historinë e artit.” Prej komenteve të Wagner-së mbi Verdi, vetëm një është e mirënjohur. Pas dëgjimit të Requiem të Verdit, gjermanisht, pjellor dhe elokuent, në komentet e tij me disa kompozitorë të tjera deklaroi, “Ajo do të jetë e mirë për të mos thënë asgjë.”. I tillë ishte Wagner, sepse sintesë e këtij shpirti ishte dhe “Tristani dhe Izolta”, tragjik.
Verdi më shumë se një kujtesë
Sot kur njëzëshëm dhe vullnetlirë thërrasim dhe pranojmë atë, Giuseppe Verdi, si një korife i operas italiane dhe botërore, kujtesa do të ishte një prekje e përciptë e ngulmit që rreket të rrok të tashmën e një gjenerate. Ne i jemi më së shumti mirënjohës. Italia do t’i jetë borxhli, Giuseppe Verdit, atij që nuk i’a ktheu shpinën kurrë, atij që e ngriti me pasion dhe përkushtim vendlindjen e tij në pjedestalin e universit operistik. Mirënjohje dhe respekt për mjeshtrin, lirikun dhe romantikun ngadhnjimtar të shekullit XIX. /Albert Vataj /KultPlus.com
“Le Segréen” ka botuar, të shtunën e 22 nëntorit 1958, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me shfaqjen në kinema të filmit për heroin tonë kombëtar, të cilin Aurenc Bebja nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Kinema “familjare” Këtë javë : “Skënderbeu” i pathyeshëm Film i madh historik me ngjyra, i cili gjurmon jetën e heroit shqiptar që i bëri ballë me sukses pushtimit turk.
Seancat : Të shtunën e 22 nëntorit, në orën 20:30 ; të dielën e 23 nëntorit, në orën 16:00 dhe 20:30.
Njerëzit mund të mendojnë vizualisht dhe verbalisht, dhe asnjëra mënyrë nuk është “më e qëlluar” se tjetra.
Monologu juaj i brendshëm mund të duket si një bisedë që e bëni me zë, dhe mund të jetë një formë më abstrakte e të shprehurit, shkruan vice.com.
Shumë çështje të jetës shpesh janë çështje perceptimi. A është qielli që e shikojmë për të gjithë me nuancën e njëjtë të së kaltrës siç na duket neve? A janë jetët e njerëzve me të cilat jemi të rrethuar po aq të përmbushura dhe komplekse sa të tonat? Këto janë pyetje të thella që nuk kanë përgjigje definitive, pasi që jemi të mbyllur thellë në kokat tona. Mënyra se si i artikulojmë këto mendime të thella mund të ndryshojë nga personi në person, transmeton Koha.net.
Tek disa njerëz, mendimet e brendshme e marrin formën e gjuhës, ndërsa tek të tjerët dominojnë shenjat joverbale. Mënyra se si i përjetoni monologët e brendshëm të heronjve të TV-së ose personazheve të librave varet nga fakti nëse po i drejtoni ju ato. Ekspertët pajtohen që jo të gjithë njerëzit përjetojnë monologë të brendshëm. Psikologu Russell T. Hurlburt shkroi në Psychology Today se monologu i brendshëm është një “fenomen i fuqishëm”, por jo universal.
“Jam i bindur se ekzistojnë dallime individuale. Disa njerëz flasin shumë me veten, ndërsa disa njerëz kurrë ose vetëm ndonjëherë”, thotë Hurlburt.
Shumica e njerëzve ecin në vijën midis të menduarit verbal dhe vizual, ku këto dy lloje mendimesh shpesh bashkohen në të njëjtën rrjedhë. Studiuesit nga Departamenti i Psikologjisë në Harvard kanë zbuluar se të menduarit vizual e stimulon një sasi të caktuar mendimesh verbale dhe anasjelltas. Gjithashtu, ata zbuluan se mendimet në formën e fjalive lidhen më së shumti me të ardhmen, ndërsa mendimet në formë fotografie kanë më shumë lidhje me momentin e tanishëm.
Është interesante që njerëzit as nuk e konsiderojnë mënyrën tjetër të të menduarit përveç mënyrën e tyre. Mund të duket se njerëzit që fitojnë duke shkruar – mendojnë me fjalë, por kjo nuk është kështu domosdo.
Hulumtuesit pajtohen që nuk ekziston ndonjë mënyrë më superiore dhe më e mirë e të menduarit. Por fakti që të gjithë mund të jetojmë krejtësisht ndryshe brenda kokës sonë është shumë interesant, pa marrë parasysh se në ç’mënyrë mendoni për këtë. / KultPlus.com
Ylli i njohur i filmit dhe muzikës, që e ka portretizuar këngëtaren e ndjerë Aretha Franklin në filmin biografik, “Respect”, ka deklaruar se ndihet shumë e nderuar për këtë fakt dhe se tashmë e ka jetësuar një ëndërr të kamotshme të saj.
“Është zyrtare, xhirimet e filmit @Respec kanë përfunduar! Jam jashtëzakonisht e emocionuar për këtë fakt dhe nuk po gjej fjalë për ta shprehur mirënjohjen që jam përzgjedhur nga vet mbretëresha e muzikës, Franklin, për ta portretizuar atë në biografinë e saj. Ëndrra ime tashmë është shndërruar në realitet, dhe ishte kënaqësi e madhe për mua ta nderoja kërkesën e idhullit tim,” ka deklaruar Hudson përmes një mesazhi të postuar në Instagram.
Në vitin 2017, aktorja e bëri të ditur lajmin se ishte takuar me zonjën Franklin për të diskutuar rreth angazhimit për ta portretizuar atë në një film, duke ia pranuar faktin se “ky do të ishte roli që e ka ëndërruar gjithmonë”. Sidoqoftë, deri në këtë moment, Hudson kishte qëndruar shumë e heshtur sa i përket detajeve shtesë rreth projektit të ri filmik, transmeton Koha.net.
Kur Aretha Franklin vdiq në gusht të vitit 2018, Hudson ishte njëra prej këngëtareve të para që kishte shprehur ngushëllime rreth humbjes së ikonës së muzikës, si dhe e ka nderuar me një perofrmancë prekëse në funeralin e saj. / KultPlus.com
THËNIE PËR VDEKJEN, TRISHTIMIN DHE HIDHËRIMET E DASHURISË…
• Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes!
• Të gjithë kërkojnë një mik, por asnjë nuk provon të bëhet i tillë!
• Po u zgjove në mëngjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur!
• Përse nuk na lejojnë të dashurojmë… X vjeç kur mund të vdesim në çdo moshë?!
• Nuk ju kërkova unë të më lindni, ndaj më lini të jetoj!
• Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm!
• Jeta është veç një ëndërr në rrugën e vdekjes!
• Uroj që kur të vdes të shkoj në Parajsë, sepse Ferrin e jetova këtu!
• Dashuria është gëzimi i qenies dy, tmerri që mbetesh një, frika se bëhesh tre!
• Nëse juve ju mungon dikush në botë, për mua jeni ju që i mungoni botës!
• Mos qaj! Sepse në botë ekziston gjithnjë një person që jeton për buzëqeshjen tënde!
• Kam provuar të eci këmbëzbathur rrugës shtruar plot kujtime, aty ku këmba shkelte dhimbje aty, ku dhimbja shkelte dhimbje…!
• Sikur të na jepej gjithë fuqia magjike që të lexonim mendimet e njëri-tjetrit, supozoj që efekti i parë do të ishte shkatërrimi i të gjitha miqësive…!
• Merr pak dhimbje nga e imja, shpirti im po të thërret, po kjo jetë po s’pati dhimbje kurrë s’mund të quhet jetë…!
• Sado të këqija qofshin ditët, pa to s’dua të mbetem, qaj vetëm ditët e bukura se të këqijat qajnë vetveten…!
• Çdo gjë lind e vogël dhe pastaj rritet, vetëm fatkeqësia lind e madhe, pastaj zvogëlohet…!
• Ka kaq kohë që çdo ditë të shoh e më duket se të shoh për herë të parë…!
• Hero nuk është ai qe bie në betejë, është ai që kur rrëzohet gjen forcën për t’u çuar e lufton përsëri…!
• Pasqyra është miku im më i mirë sepse sa herë qaj nuk qesh me mua…!
• Më pëlqejnë adoleshentët se çdo gjë që bëjnë e bëjnë për herë të parë…!
• Të vrasësh është kurajo e momentit…të lësh të jetojnë është kurajo e përjetshme…!
• Do jepja dhe jetën për të jetuar përjetësisht…!
• Ndonjëherë mjafton një çast për të harruar një jetë e ndonjëherë nuk mjafton e tërë jeta për të harruar një çast…!
• Pas gjakut, gjëja më e mirë që një burrë mund të japë, janë lotët e tij…!
• Dhashë gjithçka që munda. Jam një poet që tregon historitë e tij e një këngëtar që këndon poezitë e tij…!
• Midis të mirës dhe të keqes ka një porte… dhe unë ta hap!
•- Mos u kënaq me horizontin… kërko pafundësinë!
• Unë jam kështu, sepse shpreh atë që kam brenda…!
• Jeta është si një pasqyrë, të qesh në qofte se e shikon duke qeshur…
Prezantuesja dhe sipërmarrësja Alketa Vejsiu në studion e Ilva Now në Euronews Albania rrëfeu eksperiencën e jashtëzakonshme gjatë prezantimit të Sanremos, teksa iu përgjigj edhe kritikave që vërshuan në rrjetet sociale në Shqipëri për prezantimin e saj.
Teksa iu referua titujve pozitivë në mediat italiane, prezantuesja tha se Italia i kishte dhënë atë që i takonte, gjithçka kishte ndodhur në mënyrë të natyrshme pa asnjë lloj menaxhimi nga pas.
“Tituj aq të ndryshëm dhe dashamirës janë vetëm rezultat i përjetimeve personale të gazetarëve italianë. Unë njoh vetëm mekanizimin e meritës dhe imponohen në një treg duke se unë vlej me krenarinë e një shqiptareje të barabartë me të gjithëve jo me stepjen e një shqiptareje që kujton gjithmonë se para 20 vitesh bashkëkombësit tanë iknin me gomone. Do ta them në çdo intervistë në Itali; Shqipëria jonë nuk është më ajo e gomoneve”, tha ajo.
Teksa iu referua vetëvrasjes së prezantuese së njohur britanike, Caroline Flack pas valës së kritikave dhe bullizmit në mediat sociale dhe tabloidë, Vejsiu bëri një paralele me Shqipërinë duke shprehur bindjen se aty ku tejkalohen kufijtë moralë dhe ka bullizëm, duhet patjetër të ketë penalitete të forta ndaj kujtdo.
“Liria jonë mbaron aty ku fillon liria e tjetrit. Sidomos kur je person publik. E kam thënë tek monologu i Jocker në festival. Jocker u vra nga sistemi, por edhe nga media. Të gjithë këta njerëz të papërgjegjshëm që iu është dhënë mundësia e fjalës, por nuk dinë ta përdorin siç duhet, gati-gati bëjnë një veprim kriminal.
Nuk është vetëm e turpshme, por është kriminale. Duhen sanksione, duhet të ketë ligje. Është kauza e Ciara Ferragni që njerëzit pas Instagram dhe Facebook duhet të kenë karta identitet, nuk mund të vazhdojë ajo lufta e profileve ‘fake’ që duan të intimidojnë njerëz që nuk ju kanë asnjë borxh dhe asnjë faj. Deri atje ku është kritikë dhe argument është e durueshme, është OK, patjetër që po.
Janë të mirëpritura argumentet. Por aty ku tejkalohen kufijtë moralë dhe ka bullizëm, duhet patjetër të ketë penalitete. Kjo është kostoja më e madhe kohës sonë. Do të kisha dëshirë ta nisja unë një betejë të tillë në Shqipëri. Kam një betejë shumë të madhe me ‘fake news’, është e rëndë, janë fjalë urgjente”, tha prezantuesja. /KultPlus.com
Ka një pikë në të cilën të gjithë bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX.
Nuk ka neutralë në luftën e Frojdit. Admirimi dhe lajkat në njërën anë; skepticizmi dhe përçmimi në anën tjetër. Nuk ka asnjë hiperbolë. Një psikoanalist që aktualisht po mundohet ta mbajë Frojdin në panteonin e heronjve kulturorë mund të kënaqet vetëm me kritika të pamëshirshme kundër atyre që e kalojnë jetën, duke e shfaqur Frojdin si një sharlatan. Por, ka një pikë, në të cilën të dyja palët bien dakord: Qoftë mirë apo i sëmurë, Sigmund Frojdi, më shumë se çdo eksplorues tjetër i psiqikës njerëzore, ka hartuar mendjen e shekullit XX. Vetë egërsia dhe qëndrueshmëria e diktatorëve të tij ishte një atribut i dhunshëm i faktit që idetë e Frojdit vazhdojnë të jenë në fuqi.
Nuk ka asgjë të re rreth këtyre konfrontimeve të acaruara; ata kanë ndjekur një pas një hapat e Frojdit, që kur zhvilloi vargun e tij të teorive, të cilat i quajti psikoanalizë. Ideja e tij thelbësore, që të gjitha qeniet njerëzore janë të pajisura me të pavetëdijshmen ku potenca seksuale dhe agresive dhe mbrojtja kundër tyre ndeshen me njëri-tjetrin për epërsi sikur të jetonin pas shpinës së një personi, është parë nga disa njerëz si një nocion romantik i paprovuar shkencërisht. Kundërshtimi i tij se, katalogu i sëmundjeve neurotike prej së cilave njerëzit janë shumë të prekshëm, është gati gjithmonë i lidhur me çrregullimet seksuale dhe se dëshira erotike nuk fillon në pubertet, por që në foshnjëri, është komentuar nga të respektueshmit si asgjë më shumë se një paturpësi.
Evokimi i tij dramatik i kompleksit universal të Edipit, në të cilin një djalë i vogël dashuron të ëmën dhe urren të atin, duket më shumë si një mendjemadhësi e thjeshtë se sa një tezë që ia vlen të studiohet shkencërisht nga psikologët.
Frojdi e përdori për herë të parë termin psikoanalizë në vitin 1896, kur kishte mbushur të dyzetat. Ai ishte drejtuar nga ambicia në fillim të karrierës së tij dhe ishte nxitur nga prindërit e tij të marrosur që ta mbivlerëzonte veten. I lindur më 1856, në një familje të varfër çifute në fshatin e vogël Moravian të Freiberg (tashmë Pribor e Republikës çeke), ai u zhvendos me rrymën e shpejtë të emigrantëve në Vjenë. Ai ishte fëmija i parë i nënës së tij, “Djaloshi i saj i Artë”. Pasi arritën të vinin re brilancën dhe gjenialitetin e tij, prindërit e trajtonin si të privilegjuar nga fëmijët e tjerë, duke i dhuruar një dhomë të veçantë ku të mund të studionte në paqe. Natyrisht, që ai nuk e zhgënjeu pritshmërinë e prindërve të tij. Pas një karriere të mahnitshme në shkollë, ai u diplomua në vitin 1873, në Universitetin e Vjenës… /Albert Vataj /KultPlus.com
Kel Kodheli piktori i shquar në moshën 88-vjeçare la pas vetes një veprimtari krijuese të pasur. Pikturat e tij më të njohura ishin: “Vallja e shpatave”, “Shote Galica”, “Bajram Curri”, “Dropullitja”, “Skënderbeu”, “Lahutari”, “Portret shkodraneje” etj.
Kodheli ndoqi kurset e vizatimit nën drejtimin e Odhise Paskalit e të Lasgush Poradecit. Më 17 prill të vitit 1945 hapi ekspozitën e parë, titulluar “Nëna e dëshmorit” bazuar në pikturën e tij që e pat pikturuar “gruaja që i ka vdekur burri”.
20 vjet punoi si
mësues në Lice për të dalë në pension si mësues i një shkolle fillore, edhe pse
me akademi të arteve të bukura të Romës.
Në vitin 2003,
Presidenti Moisiu, i dorëzon çmimin e “Piktorit të Merituar”.
Në Galerinë Kombëtare të Arteve, në fondin e saj, ruhen 12 kompozime dhe 11 portrete të piktorit Kel Kodheli. /KultPlus.com
Kur bëhet fjalë për ndikimin emocional, shkenca ka vërtetuar se shikimi i një shfaqjeje në teatër është shumë më emocionues sesa të shohësh po të njëjtën përmes ekranit.
Shkencëtarët nga University College London (UCL) matën rrahjet e zemrës dhe gjëndrat e djersës të anëtarëve të audiencës, përderisa ata po shikonin prodhime teatrale dhe filma.
Ata zbuluan se rrahjet e zemrës shkojnë lart e
poshtë me harkun narrativ të një tregimi dhe se nivelet më të larta të zemrës
janë kur shikojmë një shfaqje live.
Nivelet më të larta të rrahjeve të zemrës ishin dy herë më të larta në mesin e atyre që shikojnë teatër live, sesa ato në kinema.
“Sa herë që shkoni në një shfaqje të
teatrit, pavarësisht nëse është edhe koncert, njerëzit shpesh flasin për
energjinë e publikut. Ajo që kemi gjetur është se një pjesë e saj janë zemrat e
njerëzve që fillojnë të sinkronizohen brenda grupit. Ju dëgjoni përgjigjet e
tyre emocionale, shihni zbardhjet e fytyrave, rrëmujat e tyre, qeshjet ose
tmerrin e tyre. Ju e keni pasqyruar atë në veten tuaj dhe kjo forcon përvojën
tuaj personale” – Joseph Devlin, profesor i neuroshkencës në UCL.
Devlin thotë që të qenurit në një shfaqje live në një audiencë të madhe liron shumë energji dhe njerëzit i përgjigjen më fuqishëm shfaqjes në ato rrethana. Kjo çon në një angazhim më të madh të audiencës dhe prodhon nivele më të larta emocioni.
“I njëjti efekt është i pranishëm kur shikoni një film me një audiencë, por në një shkallë të vogël. Kjo do të thotë, ngazëllimi ose angazhimi i dikujt është rritur akoma më shumë nga prania e të tjerëve”- shprehet ai.
Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se madhësia e audiencës kishte një ndikim në përgjigjjet emocionale, përcjellë KultPlus.
Hulumtimi pasoi një studim të vitit 2017 në të cilin UCL mati reagimet e audiencës ndaj prodhimit Dreamgirls në teatrin Savoy dhe zbuloi se shikimi i teatrit live mund të stimulojë sistemin kardiovaskular dhe është pothuajse njëjtë si t’i bësh 28 minuta ushtrime të shëndetshme kardio. / KultPlus.com
Studiuesi Noel Malcom, në verën e 2020-tës do të nxjerrë një libër të ri që prapë ka për fokus shqiptarët.
‘Rebels, Believers, Survivors – Studies in the History of
the Albanians’ është libri që pritet të publikohet me 8 korrik.
Libri i historianit Malcolm merret me tokën shqiptare që prej shekullit të 19-të, duke ofruar argumente të reja mbi tema si kristianizmi, zhvillimi i miteve dhe i identitetit kombëtar shqiptar.
Noel Malcolm në këtë libër e sjellë më të thuktë studimin e tij mbi figurën e Ali Pashës ndërsa paraqet për herë të parë burime të pathëna deri tash mbi kohën e otomanizmit ndër shqiptarë.
Në 12-të kapitujt e librit, Malcolm merret me Kelmendët, me Pjetër Bogdanin, me Ernesto Cozzin, me Traktatin e Antonio Brunit mbi Rumelinë, Shqipërinë e shekullit të 15-të, Lidhjen e Prizrenit dhe Diplomacinë britanike 1878 – 1880 dhe të tjera tema.
Malcolm ka botuar disa libra mbi historinë dhe kulturën në Ballkan, ndërsa është hulumtues në Oksford, kontribues edhe për The Spectator dhe The Daily Telegraph. Është bursist i Akademisë Britanike, shkruan KultPlus.
Është autor i librave :
“Bosnja, një histori e shkurtër” (1994),
“Origins of English Nonsense” (1997),
“Kosova , një histori e shkurtër” Koha- Prishtinë& Shtëpia e Librit -Tiranë (2001)
“Aspects of Hobbes” (2002),
“The Mental World of an Early Modern Mathematician” (2005).
Libri do të kushtojë fillimisht 40 dollarë, dhe botohet nga Oxford University Press. / KultPlus.com