Një prezantim ndryshe i fotografive u paraqit mbrëmë në ambientin e Kino Armatës, ku pas paraqitjes të të gjitha fotografive në ekran, fotografi Vigan Nimani bashkë me regjisorin Ilir Hasanaj të ulur në mes të skenës, përballë publikut, komentuan të gjitha fotografitë me rend duke krijuar kështu një dialog me atë se çfarë artisti kishte tentuar të shpalos para publikut e dashamirësve të artit, shkruan KultPlus.
Nimani duke qenë se ka kryer
studimet në Akademinë e Arteve në Universitetin e Prishtinës në pikturë, ai pas
pikturës kishte filluar të merrej edhe me fotografinë, ku për publikun e
pranishëm shpalosi më në detaje se si e kishte nisur këtë rrugëtim.
“Unë fotografinë e kam
filluar si projekt gjatë vitit 2009 ku kam nisur të fotografoj ndërtesa. Në
esencë nuk kam pasur tendencë ndaj fotografisë, por e kam përdorur vetëm si
studim, dhe me kalimin e kohës filloi të më pëlqejë shumë dhe kështu nisa të
fotografoj me shumë qejf”.
Në tërë prezantimin e
fotografive ajo që mbizotëronte më shumë ishte estetika e objekteve që ishin
protagoniste në ato fotografi. Objektet si fabrikat, shkollat e dhomat, në të
cilat vërehej pothuajse një koncept i njëjtë. Personazhi nëse ishte në objekt
ishte i vendosur gjithmonë në mes dhe kjo sipas Nimanit nuk kishte ndodhur me
qëllim, por në shumë raste ishte rastësi.
“E kam pasur të qartë që
nga fillimi se çfarë dua, por këto, do të thoja se nuk i planifikoj, këto
ndryshe i quaj edhe aksidente të lumtura”, shtoi tutje ai
Ngjyrat që më së shumti ishin
përdorur në shumicën e fotografive ishin e gjelbërta dhe e kuqja, por që nuk
mungonte edhe koleksioni me ngjyrat bardhë e zi. I pyetur edhe nga Iliri se pse
këto dy ngjyra dhe pse koleksioni me fotografi bardhë e zi, Nimani tregoi se që
të dyja këto ngjyra i pëlqejnë dhe nuk mund t’i dallojë nga njëra tjetra.
Në shumë raste syri i Nimanit
i trajnuar si në pikturë ashtu edhe në fotografi e kishte thyer perfeksionin e
tij. Sipas tij fotografitë që ai i ka bërë janë shumë intuitive. Nuk kanë
ndonjë rregull specifike, madje disa në prezantimin e tij duken edhe jo reale.
Këtë ai e preferon shumë.
“Është pjesë shumë
intiutive, unë vetëm nga një fotografi e bëj, nuk provoj më. Kam dëshirë kur në
fotografi ndodhë diçka si montazh, që nuk duket reale por që është në të
vërtetë fotografi. Kjo më pëlqen shumë, sepse është më ndryshe”, deklaroi
Nimani.
Prezantimi shkoi me të
qeshura dhe në komunikim me publikun pasiqë edhe ata u përfshinë në tërë këtë
diskutim të fotografive.
Në shumë raste Nimani nuk
kujtonte momentet që i kishte bërë këto fotografi në vite të ndryshme, por pikërisht
kjo tregonte që arti i tij është i veçantë dhe kjo e bën atë edhe një artist më
ndryshe, më origjinal, pasiqë në këto raste luan rol vetëm momenti.
Vigan Nimani ka studiuar pikturë në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës mes 2002 dhe 2006. Ai ka ekspozuar punët e tij në Kosovë, Shqipëri, Slloveni, Serbi dhe Holandë. Solo ekspozita e tij e fundit ishte “Properties of the Undeveloped“ në Galerinë Motrat të Prishtinës në vitin 2017.
Pos pikturës, si medium kryesor artistik, Nimani gjithashtu merret me fotografi dhe muzikë; ai është pjesë e bendit Tetris. Për momentin jeton dhe punon në Prishtinë. / KultPlus.com
“Njerëzit më braktisnin, gratë vinin dhe shkonin, nuk ndihesha aspak ndryshe, nga ai që rri në dhomë dhe e sheh shiun në xhama, mes meje dhe ngjarjeve të papritura gjendej diku një mur i çelqtë, të cilin nuk kisha forcë ta shembja me vullnet.
Megjithëse e ndjeva qartë këtë tani, kjo njohje nuk më solli asnjë shqetësim, meqenëse, e thashë pra, që unë dhe gjërat që më përkisnin i merrja me indiferencë. As për të vuajtuar nuk më kishin mbetur më ndjenja.
Me mjaftonte që ky defekt shpirtëror ishte shumë pak i dukshëm jashtë, pak a shumë si impotenca fizike e një mashkulli që kuptohet vetëm në çastet intime, dhe unë qëndroja shpesh në shoqëri duke e demostruar admirimin përmes një pasioni artificial, përmes ekzagjërimeve spontane të mallëngjimit për të fshehur, se sa i thatë dhe sa mospjesmarrës isha përbrenda.
Ne dukje jetoja përsëri jetën time të vjetër, të këndëshme, të shpenguar, pa e ndryshuar drejtimin e saj; javë, muaj, shkisnin lehtë dhe ktheheshin ngadalë në vite pa e kuptuar.” /KultPlus.com
Gjuhës Shqipe dhe Gjuhën Letrare Shqipe të vitit 1972? Ju keni qene vetë i pranishëm në punimet e këtij kongresi. A pati ndikime të politikës aktuale për caktimin e bazës së formimit të gjuhës?
Formimi i gjuhës që e përdorin gjithë pjesëtarët e një kombi, për dallim prej gjuhës dialektore që e përdorin vetëm disa nga pjesëtarët e atij kombi, te secili popull ka shënuar shkallën më të lartë të zhvillimit e qytetërimit të tij. Nuk jemi përjashtim, apo jo? Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe dhe krijimi i Gjuhës Letrare shënon shkallën më të lartë në zhvillimin e qytetërimit tonë. Gjuha letrare është e arritura më e çmuar e procesit historik të zhvillimit të vetëdijes të popullit shqiptar, të kulturës, të letërsisë e të gjuhës së tij.
Në këtë bisedë që po bëni ju me gjuhëtarë e shkrimtarë për Kongresin e Drejtshkrimit janë dëgjuar mendime pohuese se ka pasur dhe mohuese se nuk ka pasur ndikime të tilla. Unë nuk mund ta di a ka pasur ndikim të politikës në përcaktimin e bazës së gjuhës letrare. Por, unë jam i bindur se ka pasur ndikime të udhëheqjes së shtetit shqiptar në mbajtjen e kongresit, e kjo d.m.th. edhe në formimin e Gjuhës Letrare Shqipe. Dhe kjo, për mendimin tim, është e kuptueshme. Do të ishte e pakuptueshme dhe, në një mënyrë, e panatyrshme, po të mos kishte pasur ndikim të tillë. Gjuha letrare s’është çështje vetëm e gjuhëtarëve, por është çështje e krejt një populli, e krejt një shoqërie. Një filozof gjerman e ka thënë se gjuha është fenomen aq i rëndësishëm sa që nuk guxojmë t’ua lëmë në duar vetëm gjuhëtarëve. Gjuha i bashkon, por gjuha edhe mund t’i ndajë njerëzit. Shteti është fryt i përpjekjeve bashkuese në historinë e një populli. Dhe, gjuha letrare standarde është fryt i përpjekjeve bashkuese në historinë e një populli.
Nuk ka gjuhë letrare atje ku nuk ka shtet, më saktësisht, atje ku nuk ka vetëdije për shtetin, për të përbashkëtën institucionale. Nuk është e rastit që gjuhët letrare kryesisht janë krijuar në kohët kur janë shtuar faktorët që vendosin lidhjet e përbashkëta në jetën e popujve: komunikacioni, administrata, qyetetet e mëdha, universitetet, tregtia, librat, gazetat e të tjera. Dhe, nuk është e rastit pse vetëdija për një gjuhë të përbashkët, për Gjuhë Letrare Kombëtare, te shqiptarët fillon në kohën e Rilindjes, domethënë në kohën kur shquhet lëvizja për pavarësi dhe për forimimin e shtetit shqiptar. E di se nuk ka shtet në këtë botë, së paku qe dy shekuj, që nuk ka këmbëngulur për një gjuhë letrare, sepse ashtu lehtësohet funksioni i shtetit dhe ashtu lehtësohet bashkimi i kombit.
Çfarë roli luajtën në atë kohë gjuhëtarët nga Kosova në vendosjen e kritereve për Gjuhën Letrare Shqipe? A ka pasur argumente se kjo gjuhë është imponuar për të hequr dorë nga gegërishtja?
Të gjitha punët, gjuhësore, administrative, politike, për mbajtjen e Kongresit të Drejtshkrimit janë bërë në Tiranë, natyrisht. Gjuhëtarët nga Kosova nuk kanë mundur të luajnë farë roli të drejtpërdrejtë në vendosjen e kritereve për gjuhën letrare, sepse komunikimet me Shqipërinë ishin shumë të penguara prej pushtetit jugosllav. Por, gjuhëtarët nga Kosova, megjithatë, në masë të madhe e kanë nxitur, e kanë frymëzuar, e kanë ndihmuar vendosjen e atyre kritereve, së pari me Konsultën e Prishtinës, mbajtur në vitin 1968, e pastaj me përkrahjen e deklaruar të të gjithë intelektualëve kosovarë për krijimin e gjuhës letrare mbi kriteret që ishin shpallur. Atëherë nuk është dëgjuar zë kundër gjuhës letrare. Përkundrazi. Është dëgjuar përkrahje me entuziazëm të jashtëzakonshëm. Ne, për fat, nuk kemi menduar për gjuhën prej aspektit të dialektit. Ne kemi menduar për gjuhën letrare si pjesëtarë të një kombi, ashtu më në fund siç duhej të mendojmë edhe sot.
Ka zëra që gjuha letrare për 50 vjet nuk u familjarizua nga shqiptarët në Kosovë. Kjo, sipas tyre, ka sjellur dygjuhësinë. Si mendoni ju, sa është e vërtetë kjo tezë?
Sipas mendimi tim – kjo është tezë e rrejshme. Tek të gjithë popujt që kanë gjuhët letrare sot, përpos gjuhës standarde, në të folur, më pak a më shumë, përdoren edhe dialektet vendore. Duke u përgatitur për këtë bisedë me ju – unë lexova në librin e gjuhëtarit të njohur Oto Jespersen, “Njerëzimi i popullit dhe individi nga aspekti linguistik” se gjuha e gjermanëve të arsimuar, edhe sot, pak a shumë, pas aq shumë vitesh të krijimit të gjuhës letrare, është gjuhë dialektalisht e ngjyrosur. Dhe, nuk thuhet se gjuha standarde gjermane nuk është familjarizuar në Gjermani, Austri a në ndonjërën krahine gjermane. Çdokush që do t’i dëgjojë fëmijët dhe të rinjtë e Kosovës, në shkolla, fakultete, vendtubime të ndryshme, se sa lehtë, se sa natyrshëm e flasin Gjuhën Letrare Shqipe, do të bindet se sa mirë është familjarizuar ajo në Kosovë.
Sa janë të përgjegjshëm vetë gjuhëtarët në Kosovë, por edhe shtresa intelektuale në përgjithësi, në njësimin e Gjuhës Letrare Shqipe, si një gjuhë e vetme dhe e standardizuar?
Numri më i madh i gjuhëtarëve dhe klasa intelektuale pothuajse në përgjithësi, me ndonjë përjashtim të rrallë, e përkrahin Gjuhën Letrare Kombëtare, si gjuhë e vetme e standardizuar. Dhe, këtë e bëjnë me shumë përkushtim, e bëjnë me shumë përgjegjësi. Jam i bindur.
Ju jeni shkrimtar dhe autor i një sërë veprash letrare. Sa kanë ndikuar shkrimtarët kosovarë në pasurimin e gjuhës shqipe?
Rexhep Qosja: Besoj se kanë ndihmuar ndjeshëm, qoftë duke ia sjellë gjuhës letrare leksikun e viseve ku kanë lindur, qoftë duke trajtuar përmbajtje të reja, në trajta të reja moderen letrare që kërkojnë shprehje më të përbërë figurative e simbolike që doemos e pasuron gjuhën letrare në përgjithësi. Sot, profesor, janë një sërë mediash në gjuhën shqipe në Kosovë. A ndikojnë pozitivisht ato dhe auditori shkollor në Kosovë në përvetësimin e masës për përdorimin e një gjuhe të tillë? Rexhep Qosja: Mësuesit, arsimtarët e profesorët në Kosovë kanë bërë shumë dhe vazhdojnë të bëjnë shumë për përdorimin e gjuhës së përbashkët. Ata mund të quhen ajo shtresa profesionale së cilës ia detyrojnë ngritjen e kulturës gjuhësore të të rinjve të Kosovës. Edhe mediat kanë ushtuar dhe ushtrojnë ndikim pozitiv në ngulitjen e normës letrare gjuhësore. Për fat të keq, në media, natyrisht me pak përjashtime, gjuha është shumë e thjeshtësuar, e kthyer gjithnjë e më dukshëm në gjuhë zhargoni, në të cilën si edhe në politikë, zotërojnë disa fjalë, si për shembull fjalët: liria, pavarësia, demokracia, republika, që s’kanë lidhje me përmbajtjen kuptimore dhe me kontekstin që do t’i shpjegonte ato. Këtu kemi një paradoks të çuditshëm. Mediat e ndihmojnë përdorimin e gjuhës letrare me vetë faktin se e përdorin. Por, e ndihmojnë duke e varfëruar jashtëzakonisht shumë. Ngjet kështu sepse përmbajtja mbizotëruese e mediave tona janë politika, së cilës ato shumë përulshëm i shërbejnë, dhe argëtimi. Ngjet kështu sepse mediat, në mënyrë të veçantë mediat elektronike, tregojnë një disponim të vazhdueshëm kundërintelektual, sigurisht nën ndikimin e disa faktorëve që inteligjencinë vazhdojnë ta quajnë si në kohën e komunizimit, prodhuese të nacionalizmit.
Me pretendimin se gegërishtja është gjuhë shqipe dhe jo serbe, çfarë mendimi keni ju ose, cili është vlerësimi juaj se kujt i shërben përdorimi i saj sot dhe a duhet për disa sektorë të vendosen ligje në përdorimin e Gjuhës Letrare Shqipe?
Në një shoqëri demokratike çdokush mund ta flasë a ta shkruajë gjuhën që do, gjuhën letrare apo dialektin. Është çështje tjetër, ndërkaq, ne qoftë se dikush e mohon gjuhën e përbashkët letrare për hir të dialektit apo në qoftë se dikush e mohon gjuhën letrare kombëtare në emrin e dy të ashtuquajturave gjuhë dialektore letrare. Në një rast të tillë kemi të bëjmë me çështje serioze, jo gjuhësore, por, në radhë të parë, me çështje politike. Në Kosovë dhe në Shqipëri mund të dëgjohen individë që e mohojnë gjuhën e përbashkët dhe predikojnë veçimin dialektor. Ata janë të frymëzuar prej qarqesh politike në Prishtinë që përvjedhin idenë sipas së cilës Kosova karshi Shqipërisë duhet të zhvillohet si Austria karshi Gjermanisë dhe harrojnë se Gjermania dhe Austria, megjithatë, kanë një gjuhë letrare, Gjuhën Letrare Gjermane. Ata janë të frymëzuar, ma merr mendja, njëkohësisht edhe prej qarqesh të huaja politike që tradicionalisht janë përpjekur t’i ngatërrojnë punët e shqiptarëve. Të gjitha, thotë Gëte, janë të vdekshme, vetëm marrëzirat janë të pavdekshme.
Përpjekjet për rrënimin e gjuhës letrare mund të bëhen edhe ndonjë ditë, por janë të dështuara sepse janë prapakthime kundërhistorike që do të kishin pasoja shumë të mëdha. Sa i përket pjesës së dytë të pyetjes suaj se a duhet të vendosen ligje në disa sektorë në përdorimin e gjuhës, unë mund të them më sa vijon: përdorimi i gjuhës letrare është i rregulluar jo vetëm me marrëveshje, por edhe me ligje në vendet që kanë gjuhë të standardizuar, në administratë, arsim, shëndetësi, ushtri, në institucionet e shkencës e kulturës, në media, mund të përdoret vetëm gjuha e standardizuar. Kështu është edhe te ne, por në disa vende rregullimi i çështjeve të gjuhës letrare është çuar edhe më përpara. Në disa vende në ministritë e arsimit e të kulturës e në disa akademi të shkencave bëjnë kujdesin për kulturën e gjuhës në përgjithësi. Këto institucione caktojnë, fjala vjen, se cilat fjalë të huaja mund të përdoren në gjuhën standarde. Në Slloveni, për shembull, ekziston gjyqi i gjuhësisë që dënon shkeljet e normave të gjuhës letrare.
Profesor, çfarë do të thotë për ju si shkrimtar një shkrim i shkruar në gjuhë letrare dhe çfarë do të thotë një shkrim i shkruar në gegërisht?
Të shkruash në gjuhën letrare, sipas mendimit tim, së pari do të thotë të shkruash si njeri me kërkesa më të larta shpirtërore, kurse të shkruash në dialekt do të thotë të shkruash me kërkesa sado kudo më të rrudhura shpirtërore. Të shkruash në gjuhën letrare do të thotë të shkruash me mundësi më të mëdha të shprehjes gjuhësore e artistike, kurse të shkruash në dialekt do të thotë të shkruash me mundësi më të pakta të shprehjes gjuhësore e artistike. Të shkruash në gjuhen letrare do të thotë të shkruash për shumë më tepër lexues, për gjithë pjesëtarët e popullit të cilit i takon, kurse të shkruash në dialekt do të thotë të shkruash për më pak lexues, për pjesëtarët e atij dialekti. Të shkruash në dialekt do të thotë të vjetërohesh gjuhësisht më shpejt, kurse të shkruash në gjuhën e njësuar letrare do të thotë të shkruash për kohë shumë më të gjatë, në mos jo përgjithmonë. Ata që duan ta dënojnë vetën e të shkruajnë për më pak lexues e për kohë më të shkurtër duhet t’i përkujtojmë për këtë, por në asnjë mënyrë t’i pengojmë. Njeriu duhet të jetë i lirë të bëjë ç’të dojë me veten e tij. /KultPlus.com
“La Libre Parole” ka botuar, të mërkurën e 13 nëntorit 1912, në ballinë, shkrimin e gazetës austriake “Neue Freie Presse” në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit ndaj ndërhyrjes serbe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Vjenë, 12 nëntor.
Neue Freie
Presse botoi një intervistë të Ismail Qemal Beut, udhëheqësit shqiptar, i cili
tha se Serbia nuk ka asnjë të drejtë të përparojë drejt Adriatikut dhe të
copëtojë Shqipërinë.
Në Durrës,
Vlorë dhe Shëngjin, nuk ka qoftë dhe një serb të vetëm. Ka disa familje
serbe në Shkodër dhe disa mijëra bullgarë në sanxhakun e Dibrës.
Nëse do të shpërthente lufta midis Austro-Hungarisë dhe Serbisë, të gjithë shqiptarët do të merrnin armët në favor të Austro-Hungarisë. / KultPlus.com
Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. Dashuroj Shqipërinë, dashuroj burrat e Shqipërisë, siç dashuroj Amerikën, siç dashuroj burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.
Xhorxh Fred Uilliams
Populli shqiptar me fisnikërinë, bujarinë dhe çështjen e të drejtë ka bërë shumë e shumë miq të sinqertë e të nderuar. Një nga këta është edhe Xhorxh Fred Uilliams (George Fred Williams), ish–ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi e në Mal të Zi. (1913-1914)
Ai u njoh me çështjen shqiptare dhe e përkrahu Shqipërinë në periudhën më të zezë të historisë së saj, në vitin e kobshëm 1913. Erdhi për herë të parë në Shqipëri, në Vlorë, i thirrur nga miku dhe bashkëpatrioti i tij Dankon për të parë me sytë e vetë krimet çnjerëzore që kishin bërë shovinistët grekë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare. Pa fëmijë, gra e pleq të masakruar rrugëve dhe mbi 100.000 refugjatë shqiptarë nga krahinat jugore mbledhur në ullishtat e Vlorës. Këto krime të paimagjinueshme e revoltuan dhe e drithëruan shpirtin njerëzor e demokrat të Uilliamsit. Pas kësaj ai u kthye menjëherë në Athinë, ku mori takim me zyrtarët më të lartë qeveritarë të Athinës, duke protestuar ashpër, njoftoi qeverinë e tij në Amerikë dhe që nga ai çast nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij në mbrojtje të Shqipërisë. I ngarkuar me cilësinë e vëzhguesit të qeverisë amerikane në Komisionin Ndërkombëtar për ndarjen e Kufijve të Shqipërisë, Uilliamsi ngriti zërin dhe protestoi ndaj planeve për copëtimin e Shqipërisë, duke thënë fjalën e vet me kompetencë si në mbledhje të ndryshme, edhe në shtypin e kohës që gazetat dhe revistat amerikane, greke dhe angleze, si dhe në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe në atë të diasporës.
Qëndrimi i Uilliamsit nuk i pëlqeu Europës dhe bënë ç’ishte e mundur për ta hequr qafe, duke e akuzuar se kishte thyer normat protokollare, nga që i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë greke për masakrat në Shqipëri, duke mos e pasur këtë të drejtë si diplomat pa marrë më parë autorizimin e qeverisë së vet. Prof. G.F. Williams, si njeri me karakter dhe dinjitet, siç deklaron vetë, dha dorëheqjen nga karriera diplomatike me këto fjalë të shkruara me dorën e vet:
“Dukej një detyrë njerëzore, sheshazi për të shkye maskën që mbulonte diplomacinë europiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj, të luere me gjak patriotësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi qeshë i shtrënguar, e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive europiane dhe dhashë dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, sikurse patjetër qesh i shtrënguar ta bënja. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e diplomacisë”.
Mbas këtij veprimi, Uilliamsi iu kushtua tërësisht çështjes shqiptare. Duke qenë dhe mik personal dhe i adhuruar i Presidentit Wilson, ai mundi që të sensibilizojë opinionin amerikan në mbrojtjen e çështjes shqiptare me motive fisnike tepër humane: “Me ndihmu një njeri është një bamirësi, me liru një popull nga zgjedha është një bamirësi e pavdekshme”.
Libri “Shqiptarët” është një ekstrakt i historisë shqiptare. U botua fillimisht në një revistë të kohës që më 1914-1915 dhe më 1919 si libër i veçantë. Derisa arriti në atë veprimtari, Uilliamsi u angazhua gjithashtu në një sërë mitingjesh në SHBA. Në të parin që u mbajt më 7 nëntor 1915, krahas shumë amerikanëve dhe shqiptarëve, midis të cilëve juristi Asa French, zonja dhe zoti Kenedi, të shquarit Fan Noli, Kristo Dako e Parashqevi Qirjazi ishte edhe G. F. Williams. Në fund të mitingut ai lexoi edhe rezolutën për mbrojtjen e çështjes shqiptare, botuar në anglisht dhe shqip.
Vepra e këtij miku të vërtetë të Shqipërisë gjithë kohën ka pasur dhe ka ruajtur vlerën e saj, por ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, kur çështja kosovare dhe çështja çame kanë dalë në evidencë dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe sa më të shpejtë, ndërkohë Europa, atë që gatoi mbrapsht tetëdhjetë vjet më parë, ka shansin tani ta rregullojë, duke larë kështu fajet e saj. Ndërkohë që Amerika jo vetëm me diplomatin Williams, por edhe me anë të vetë ish- presidentit Wilson e ka thënë fjalën e vet, që më se treçerek shekulli më parë, duhet ta thotë përsëri me forcë dhe përfundimisht. Çështja shqiptare duhet zgjidhur drejt, kombi dhe tokat shqiptare duhet të bashkohen. Këtë mesazh na dërgon e gjithë jeta dhe vepra e G.F. Williams, e cila përshkohet fund e krye nga lufta për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e njeriut, të cilat po ngrihen dhe mbrohen me aq shumë forcë, kur Shqipëria dhe populli shqiptar kudo që ndodhet nuk do as më shumë se çfarë thotë Karta e Helsinkit dhe ajo e Parisit për të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe për të drejtat e njeriut.
Prandaj ne shqiptarët e përkujtojmë dhe i përulemi me respekt këtij miku të madh, i cili më 10 korrik pati përvjetorin e 160 të lindjes dhe më 11 korrik edhe 80-vjetorin e vdekjes.
Një popull “Nobel”
Xhorxh Fred Uilliams
Trimëria e shqiptarëve nuk njeh kufi. Ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa asnjë hezitim. Fjala e tyre një herë e dhënë është më e shenjtë se betimi i dhënë te popujt e qytetëruar. Mikpritja e tyre s’ka të krahasuar. Ajo nuk pushon deri sa të mos ngelë gjë për të ndarë e për të dhënë.
Shqiptarët trashëgojnë pamundësinë për t’i fyer në nder. Kjo është një praktikë e përjashtuar, sepse po i fyeve do të përballosh në mënyrë të detyruar larjen e hesapeve me gjak.
Bajroni i ka bërë homazhe kësaj race shqiptare pse e njohu personalisht dhe jetoi midis këtij populli. Respekti për moshën është një nga karakteristikat e shqiptarëve. Ata janë korrektë, të dashur kundrejt tjetrit dhe reciprokisht të sjellshëm. Në momentet më të rënda ata janë plot respekt për superiorët e tyre. Ata zbatojnë urdhrin e tyre me saktësinë më të madhe. Fjalët e tyre dhe sjellja e tyre shoqërohen nga dinjiteti.
Siç kemi thënë më përpara, një fyerje ndaj tyre riparohet në mënyrë shumë të tmerrshme. Nuk lejojnë servilizmin, lajkatarinë ose mosobligimin në një punë që jepet fjala. Mikpritja gjen shprehjen më kuptimplotë në Shqipëri. Një fyerje që i bëhet një mysafiri kap jo vetëm të zotin e shtëpisë, por gjithë fisin. Ai që vret mysafirin dënohet nga fisi dhe vdekja e tij është e paevitueshme.
Shqiptarët janë të fuqishëm. Gegët e Veriut janë më të lartë në trup se sa toskët e Jugut. Ata janë gjithashtu më të rëndë, më kokëfortë dhe më këmbëngulës. Një shkrimtar kur flet për malësorët shqiptarë i krahason ata me drerët e malit që hipin në shkëmbinjtë më të thepisur dhe ecin nëpër ta, pa pasur frikën e rënies nëpër humnerat më të llahtarshme dhe asnjë i gjallë s’mund të futet atje pa ekspozuar humbjen e jetës. Besa ose fjala e nderit për shqiptarin është institucion i shenjtë. Një fjalë e dhënë, pa e detyruar tjetrin, e shoqëruar me besë, duhet të respektohet me çdo kusht dhe s’merret parasysh asnjë rrethanë. Një udhëtar i pajisur me besë gëzon mbrojtjen e të gjithëve, ai është i shenjtëruar.
***
Virtytet e femrës shqiptare janë unikale në botë. Kurvëria dhe tradhtia bashkëshortore ndëshkohen me vdekje. Në asnjë vend të botës një femër nuk gjendet në një siguri e mbrojtje më të madhe se sa në Shqipëri.
Ai që vret një grua dënohet me dënimin kapital. Femra në Shqipëri punon në shtëpi, por ajo është trajtuar me respekt dhe zë në shoqëri një vend më të nderuar se në vendet e Lindjes. Një shqiptare mund të udhëtojë nga një vend në tjetrin, në një siguri të plotë.
… Nënësia është shumë e nderuar dhe kurorëzon fisnikërisht jetën e femrës. Dashuria dhe bukuria luajnë një rol të vogël. Konsiderata për një femër rritet në përjetim me numrin e fëmijëve që ka.
***
Që të kemi një paqe komplete duhet të formohet një Shqipëri Autonome që të zotërojë lirinë në mënyrë më të plotë. Shqipëria nuk mund të ndahet midis fqinjëve, ashtu siç nuk mund të ndahet çdo vend i Europës.
Europa tashmë e ka krijuar Shqipërinë e pavarur dhe s’duhet të hedhë poshtë pemët e saja, prandaj ajo duhet ta mbështetë atë. Një Shqipëri e formuar mbi një plan federativ mund të jetë një kërcënim për planin e Ballkanit. Ajo s’mund të ketë marinë që të alarmojë Italinë ose Austrinë në Adriatik. Ndërtimi i rrugëve të hekurta dhe përmirësimi i porteve të Shqipërisë do t’i japin Serbisë një dalje në det, në Mesdhe. Ky rezultat mund të arrihet më me lehtësi në marrëveshje tregtare, miqësore edhe paqësore se sa me tentativë pushtimi. Një Shqipëri e pavarur do të inaugurojë një erë të re, duke zhvilluar normalisht dhe duke fituar prosperitetin për të cilin ajo ka të drejtë. Shqipëria do të zëvendësojë me rrugë të përshtatshme ato rrugë të këqija që ka sot. Ajo do të kthejë fshatrat në qytete dhe këto qytete do t’i kthejë në qytete të lulëzuara.
Shqiptarët nuk kanë vetëm të drejtë t’i kërkojnë Europës drejtësi, por t’i kërkojnë asaj edhe dëmshpërblim. Europa e krishterë është e përgjegjshme për robërinë dhe varfërinë e popullit shqiptar. Unë mund të dëshmoj që me gjithë protestat e mija, Europa e krishterë është shkaku i eksodit të dhimbshëm të 100.000 fshatarëve që duhet t’i linin vatrat dhe pasurinë e tyre dhe të vinin si refugjatë në Vlorë ku ata do të vdisnin nga uria dhe sëmundjet, pa numëruar ata që janë pa ndihmë dhe mbështetje.
***
Të krishterët europianë duhet të punojnë për të lehtësuar mizerjen nga skllavëria e pamerituar e shqiptarëve. Shtetet e Bashkuara që kanë fatin të kenë një qeveri që qeveris një shtet të lirë, i dalë nga vullneti i popullit sovran, qeveri që përpiqet nga dita në ditë që të sigurojë përparimin, lulëzimin dhe që ka dhënë mbi të gjitha dashurinë për të ardhmen, Shteteve të Bashkuara i bije për detyrë t’i rrethojë shqiptarët me këtë vëllazërim, me këtë dashuri njerëzore që s’e kanë njohur deri tani.
Kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janë egërsira unë citoj fjalët e Eriksonit, këshilltar amerikan, që ata e kanë dashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Europën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtën kohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjshme!”.
Njerëzit e Shqipërisë shohin te Krishti dhe Muhamedi dy profetë që i nderojnë si të tillë. Ç’fatkeqësi! Ata i thërrasin më kot! Si njeri e si tjetri të ndihmojnë vendin e tyre. O Krisht! O Muhamed! Kujt t’i drejtohen që të drejtat e tyre tashmë të njihen?
Jam i bindur se popujt që po luftojnë (në Luftën e Parë Botërore- MG) me aq ashpërsi, një ditë do ta përfundojnë atë, dua të them që këtij konflikti mizor do t’i vijë fundi. Ata duhet të dëgjojnë Zotin dhe duhet t’i sigurojë Shqipërisë lirinë.
Shpresat dhe sytë e së gjithë botës janë drejtuar drejt paqes, në bazë të së cilës duhet të krijohet një vëllazërim dhe kooperim intim i frymëzuar nga ndjenjat njerëzore e jo të forcës.
Kjo paqe do t’i njohë çdo race edhe çdo kombi të drejtën e ekzistencës. Në këtë mënyrë, nuk do të jenë më të penguar, nga barrikadat artificiale, të ngritura me vështirësi të pakapërcyeshme për mbrojtje dhe që për to popujt duhet të sakrifikojnë kohën e tyre më të mirë, paratë dhe shpirtin e tyre.
“L’Albania”, Zvicër, Nr. 7 16.12.1915 /KultPlus.com
Ky aktivitet që zhvillohet në kuadrin e festivalit të madh të filmit në Berlin bashkon 255 profesionistë të filmit nga 86 vende.
Me flokë që ia merr era, syze heksagonale dielli, me pallto të gjatë e të zezë dhe me valixhen e madhe ngjyrë argjendi: Fisniku, thjesht, ka stil. Ne e takojmë, kur ai sapo ka zbritur në kryeqytetin gjerman. Kështu e përshkruan gazeta zvicerane në gjuhën frënge “20 Mimutes” të riun shqiptar me qëndrim në Zvicër.
Regjisori 30-vjeçar nga Zvicra është përzgjedhur për të marrë pjesë në “Talentet e Berlinales”. Ky aktivitet që zhvillohet në kuadrin e festivalit të madh të filmit në Berlin bashkon 255 profesionistë të filmit nga 86 vende, transmeton albinfo.ch. Pjesëmarrësve në këtë ngjarje u mundësohet të shkëmbejnë mendime dhe të vendosin kontakte të dobishme për profesionin e tyre.
Fisnik Maxhuni është i lindur në Kosovë ndërsa në Zvicër ka ardhur si fëmijë. Është rritur në Neuchâtel dhe pas një Masteri të kryer në Londër, ai ka marrë edhe një Master të dytë të kinemasë midis ECAL dhe HEAD, përcjell albinfo.ch.
Kush dëshiron të dijë më shumë përse Fisniku kishte filluar të bënte filma, çfarë bën ai në Berlinale, cilin projekt është duke e preokupuar aktualisht etj., mund të mësojë duke e shikuar videon në linkun më poshtë (në gjuhën frënge). / KultPlus.com
“E merrja me mend se si pikat e panumërta rrokulliseshin tani në faqet e pjerrëta të çatisë sonë, duke shpejtuar të binin sa më parë në tokë, që pastaj të avulloheshin dhe të ngjiteshin prapë atje lart, në qiellin e bardhë. Ato nuk e dinin se në strehët e çatisë i priste një grackë e panjohur, qyngji prej llamarine.
Tamam në çastin kur bëheshin gati të kërcenin nga çatia në tokë, pikat e shiut gjendeshin befas në qyngjin e ngushtë, bashkë me mijëra e mijëra shoqe të tjera, që pyesnin të frikësuara: ‘Ku po shkojmë kështu, ku po na çojnë?’ Dhe, pa e mbledhur veten mirë nga ky vrap i çmendur nëpër qyngj, binin papritur në një burg të thellë e të errët, në sternën e madhe të shtëpisë sonë.
Kështu merrte fund jeta e lirë dhe e gëzuar e pikave të shiut. Atje, në sternën e errët e të shurdhër, ato do të kujtonin pastaj me pikëllim hapësirat qiellore, që nuk do t’i shihnin më kurrë, qytetet e habitshme poshtë tyre dhe horizontet plot me vetëtima.
Vetëm unë ndonjëherë, duke luajtur, do t’u dërgoja me anë të pasqyrës një copë qiell të vogël sa një pëllëmbë, që do të lodronte mbi gjirin e ujit, si një kujtim i shkurtër i qiellit të madh.
Ato do të kalonin shumë ditë e muaj të mërzitshëm atje poshtë, derisa nëna ime t’i nxirrte me kovë, pas shumë kohe, të hutuara e të shushatura nga terri, për të larë pastaj me to rrobat tona, shkallët dhe dyshemetë e shtëpisë.
Por tani për tani ato nuk dinin asgjë. Tani ato vraponin tërë gaz e bujë nëpër pllakat e gurta të çatisë dhe, duke dëgjuar zhurmën e tyre, unë u qaja hallin.
Kur shirat vazhdonin tri-katër ditë rresht, babai e shkëpuste qyngjin në një vend, që sterna të mos mbushej më tepër se ç’duhej. Sterna ishte shumë e madhe. Ajo shtrihej pothuaj nën gjithë sipërfaqen që zinte shtëpia jonë dhe në qoftë se shpërthente mund të përmbyste në fillim kubenë dhe pastaj të shkatërronte krejt themelet e shtëpisë, sepse qyteti ynë ishte i pjerrët, dhe në këtë qytet mund të ndodhte çdo gjë.
Ndërsa po vrisja mendjen se cili e kishte më vështirë të duronte burgimin, njeriu apo uji, dëgjova hapat e gjyshes dhe pastaj zërin e saj nga dhoma tjetër:
– ‘Ngrehuni, ngrehuni, kemi harruar të heqim qyngjin’.
Babai dhe nëna u ngritën menjëherë të alarmuar. Babai vrapoi në errësirë nëpër korridor, me mbathjet e gjata të bardha, hapi dritaren e vogël të qoshkut dhe me një shkop të gjatë e mënjanoi qyngjin. U dëgjua zhurma e ujit që filloi të binte në oborr.
Ndërkaq, nëna ndezi llambën me vajguri dhe bashkë me babanë e me gjyshen zbriti shkallët. Unë u afrova te dritarja dhe u mundova të vështroja përjashta. Era e përplaste shiun me furi pas xhamave dhe mazgallat e vjetra të shtëpisë rënkonin.
Nuk m’u durua dhe zbrita shkallët të shikoja se ç’bëhej poshtë. Ata të tre ishin të shqetësuar dhe nuk më vunë re. Kishin hequr kapakun e grykës së sternës dhe po mundoheshin të vështronin ç’ndodhte atje brenda. Nëna mbante llambën dhe babai vështronte.
Ndjeva një rrëqethje në trup dhe u kapa pas rrobave të gjyshes. Ajo më vuri dorën në kokë. Porta e jashtme dhe e brendshme dridheshin nga era.
– Ç’është ky kiamet! – tha gjyshja. Babai, i përkulur i tëri, po mundohej të shikonte brenda në sternë.
– Bjer një copë gazetë, – i tha nënës.
Ajo e solli. Babai e mblodhi shuk gazetën, e ndezi dhe e lëshoi në sternë. Nëna lëshoi një klithmë të vogël.
– Ujët është ngjitur gjer te gryka, – tha babai.
Gjyshja filloi murmuriste një lutje.
– Shpejt, – thirri babai, – ndiz fenerin.
Nëna, dyllë e verdhë, me duart që i dridheshin ndezi fenerin, ndërsa babai hodhi në kokë mushamanë e zezë, ia mori fenerin dhe shkoi të hapte portën. Edhe nëna hodhi një rrobë të vjetër mbi kokë dhe i shkoi pas.
– Gjyshe, ku vanë ata? – pyeta i trembur. – Të thërresin fqinjët, – tha gjyshja. – Pse? – Të na ndihmojnë të pakësojmë ujët e sternës.
Jashtë, midis zhurmës së shiut, u dëgjua mbyturazi një trokëllimë porte. Pastaj një tjetër, një tjetër.
– Gjyshe, si do ta pakësojnë ujët? – Me kova, bir.
Unë iu afrova grykës dhe vështrova poshtë. Errësirë. Errësirë dhe frikë. /KultPlus.com
Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës do të zhvillohet në muajin shtator 2020, në Kalanë e Gjirokastrës.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila njofton se Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës, manifestimi më i rëndësishëm i trashëgimisë sonë shpirtërore, do të zhvillohet në muajin shtator 2020, në Kalanë e Gjirokastrës.
“Pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019 vendi u përball me një situatë të jashtëzakonshme, ku primare ishte akomodimi i menjëhershëm 17 mijë banorëve dhe hartimi i projekteve të rindërtimit. Në këtë situatë u vendos që festivali të organizohet në muajin shtator.
Ky festival është shembull i shpirtit krijues të shqiptarëve dhe vitalitetit, i aftë për t’u ringritur pas çdo vështirësie”, shprehet ministrja Margariti. /KultPlus.com
Kur ndërtohen ura, më së shpeshti kanë të bëjnë me nevojën që të kapërcehen pengesat e sipërfaqeve të mëdha të ujit, në mënyrë që komunikacioni rrugor dhe ai hekurudhor të mund të funksionojnë pa pengesa
Kjo urë në Holandë, në të vërtetë, gjërat i ka vendosur me kokë poshtë, transmeton KultPlus.
Aquaduct Veluwemeer është urë mbi ujë jo e zakonshme e cila është e hapur para pothuajse dy decenieve.
Me gjatësi 25 dhe gjerësi 19 metra, ura është dizajnuar në atë mënyrë që nëpër të mund të lundrojnë anijet.
Aquaduct është i thellë tri metra, gjë që u mundëson anijeve të vogla të kalojnë nga njëra pjesë e liqenit në pjesën tjetër.
Kjo urë e pazakonshme është ndërtuar nëpër rrugën N302 e cila lidh dy qarqe, Flevoland dhe Gerderland. Rruga pret liqenin Veluwemeer nëpër të cilin lundrojnë anijet dhe jahtet.
Nëpër liqen lundron në numër i madh anijesh, lartësia e të cilave ndryshon, gjë që ka paraqitur pengesën më të madhe në ndërtimin e urës standarde nëpër të cilën do të qarkullonin automjetet.
Ishte e domosdoshme të gjendej alternativa, ndërkaq zgjidhja deri te e cila kanë arritur ishte më e lirë dhe dukej e mrekullueshme.
Është ndërtuar rruga e cila mundëson që automobilat të qarkullojnë nën nivelin e ujit, mirëpo jo në tunel.
Si rezultat, më shumë se 30.000 automobila – edhe automobila edhe anije, çdo ditë qarkullojnë nëpër urën ujore dhe në rrugë, duke mos penguar njëri-tjetrin. / KultPlus.com
“Bota nën një kulm të vetëm” , kjo është motoja e Festivalit të 9-të të popujve dhe kulturave të tyre që po mbahet nën patronatin e princit të regjionit të Medines Fejsal bin Selman bin Abdulaziz, shkruan KultPlus.
Festivali organizohet nga
Universiteti Islamik i Medines nga 24 shkurt dhe 8 mars 2020.
Rektori i këtij
Universiteti dr. Muhamed al-Utejbi tha se qëllimi i këtij festivali është
forcimi i dashurisë, vëllazërisë dhe njohjes sa më të afërt të kulturave të
popujve të ndryshëm.
Ai theksoi se në
këtë festival për herë të parë po marrin pjesë 100 shtete, ku secili nga këto
shtete ka këndin e vet që është i tëri nën organizimin e studentëve të secilit
shtet.
Padyshim se Kosova
është njëra nga shtetet që merr pjesë në këtë festival dhe këtë vit ambasadori
i Kosovës në Arabinë Saudite Lulzim Mjeku po qëndron në vizitë të këtij festivali.
Ai falënderoi studentët e Kosovës për paraqitjen e tyre të shkëlqyer të kulturës, zakoneve dhe veshjes sonë autoktone.
Në këtë festival 100 shtetet paraqiten si një familje e madhe dhe Kosova është e kënaqur që po merr pjesë në të./KultPlus.com
Ne shqiptarët e sotëm, të 100 vjetëve të fundit, nuk meritojmë dy gjëra: gjuhën shqipe dhe Skënderbeun.
Ndërkaq, më duhet të them
se pjesa jonë më e mirë, me shumë diferencë më e mirë, janë femrat tona. Meshkujt
shqiptarë të sotëm nuk i meritojnë femrat shqiptare. Une nuk di të ketë të
tjera të barabiten me tonat: femrat e vendeve alipine (si tirolezet, psh) ose
skandinavet kane trupa më të lartë dhe lëkurë më të pastër, por femra shqiptare
i thyen ato me “brio”, me një materie në formë fushe që rrezaton
vazhdimisht prej tyre, sikur femrat tona të gjysmë-zbërtheheshin si uraniumi.
Unë nuk e ve aspak në dyshim që Shqipëria do ishte në EU sot,
sikur të varej kjo vetëm nga femrat e saj. Shprehja për frengun, që sikur kombi
francez të përbëhej vetëm nga gra, sa komb i tmerrshëm do ishte, për ne përkthehet
“sa komb i bukur do ishte”.
Në këtë kuptim, dështimi modern historik i shqiptarëve është thuajse kryekëput një dështim mashkullor. Ne i jepemi botes përjashta përmes skalioneve të meshkujve dështakë.
PS: Ta kisha në dorë, do vendosja alaminut ligjin për dënim të përshpejtuar me vdekje për dy kategori: molestuesit e fëmijeve dhe tutorët e femrës shqiptare. Këta të fundit do eleminoheshin fizikisht edhe sikur tutorllëku të vërtetohej që ishte bërë me pëlqimin e femrës. E vetmja gjë vërtetë e mirë e arteve tona figurative është paraqitja e Shqipërisë si grua (nënë), ndërsa vetë folku ynë nuk mund të gabonte: e paraqet si gocë të re (nuse)./KultPlus.com
E kush nuk është mekur së qeshuri me komeditë, lojën, plastikën, pantomimën, sarkazmin, e të madhit, Benny Hill. Ky komedia, erdhi nëpërmjet televizionit për të kapluar beftaz një kërshëri dhe ëndje, të cilën e kishin rrëmbyer më parë bashkëkombasit e tij. Erdhi dhe mbeti një gurthemel i këtij zhanri.
Alfred Hawthorne Hill, i njohur me emrin Benny Hill (21 janar 1924 – 20 prill 1992) bën pjesë në faqet më të rëndësishme të encikopedisë britanike të komedisë dhe show-t televiziv. Veprimtaria e tij si komedia ka rrëmbyer shpejt interesimin e teleshikuesve, të cilët nevojën për të qeshur e kanë mbushur edhe tek kjo emblemë e komedisë britanike, tek kjo ikonë e komedisë televizive.
Alfred Hawthorne Hill ishte një figurë e shquar në kulturën britanike për gati katër dekada. Shfaqja e tij provoi të ishte një nga tregimet më të mëdha të suksesit të komedisë televizive dhe ishte ndër programet më të shikuara në Mbretërinë e Bashkuar me audiencën që arriti në më shumë se 21 milion në vitin 1971. The Benny Hill Show u eksportua gjithashtu në 97 vende Rreth botës.
Alfred Hawthorne Hill u lind më 21 Janar 1924 në Southampton në bregdetin jugor të Anglisë. Babai i tij, Alfred Hill (1893–1972), menaxher i mëvonshëm i një dyqani të pajisjeve kirurgjikale që kryesisht shiste prezervativë, dhe gjyshi, Henry Hill (lindur më 1871), të dy ishin kllounë të cirkut. Nëna e tij ishte Helen Née Cave (1894-1976).
Alfred Hawthorne Hill ka lindur në Southampton. Pas largimit nga shkolla, Hill ka punuar në Woolworth’s, si një shitës qumështi, më pas si operator ure, shofer dhe një baterist. Kjo gamë angazhimi pararendi para se ai të përfshihej në industrinë e argëtimit, fillesë e cila e përball atë më angazhimin si asistent regjisor.
Ai u thirr në 1942 dhe u trajnua si mekanik në Ushtria Britanike. Shërbeu si mekanik, shofer kamioni dhe operatori i dritës së kërkimit në Normandi pas Shtatorit 1944 dhe më vonë u transferua në divizionin Combined Services Entertainment para përfundimit të luftës.
Frymëzuar nga “komedianët e yjeve” të shfaqjeve të sallave të muzikës britanike, Hill u përpoq të bëjë shenjën e tij në biznesin e shfaqjes. Ai e ndryshoi emrin e tij në “Benny” në homazh me komedin e tij të preferuar, Jack Benny.
Pas Luftës së Dytë Botërore, Hill punoi si interpretues në radio. Paraqitja e tij e parë në televizion ishte në vitin 1950. Përveç kësaj, ai u përpoq një antologji sitcom, Benny Hill , e cila shkoi nga 1962 deri në 1963, në të cilën ai luajti një karakter të ndryshëm në secilën episod. Në vitin 1964, ai luajti Nick Bottom në një të gjitha-yll filmi TV prodhimin e William Shakespeare’s “Ëndrra e një nate vere”.
Ai gjithashtu kishte një program në radio të qëndrueshme për tri seri të quajtur “Koha e Benny Hill” në BBC Radio. Ai luajti një numër personazhesh në seri, të tilla si Harry Hill dhe Fred Scuttle.
Jeta personale
Hill kurrë nuk kishte në pronësi shtëpinë e tij në Londër, dhe në vend të kësaj preferoi të merrte me qira një apartament sesa të blinte një të tillë. Ai mori me qira një apartament me dy dhoma në lagjen Queen’s Gate të rrethit në Londër për 26 vjet deri rreth vitit 1986, kohë kur u transferua në Fairwater House në Teddington. Ndërsa kërkonte diku për të jetuar, ai qëndroi në 22 Gardens Westrow në Southampton. Ai gjithashtu nuk zotëronte kurrë një makinë, megjithëse mund të drejtonte atë.
Pavarësisht se ishte milioner shumë herë, ai vazhdoi me zakonet e kursyera që zgjodhi nga prindërit e tij, veçanërisht babai i tij, siç është blerja e ushqimit të lirë në supermarkete, ecja për milje dhe jo pagimi i një taksie. Hill kurrë nuk u martua dhe ai nuk kishte fëmijë. Ai u kishte propozuar dy grave, por asnjëri nuk pranoi. Menjëherë pas vdekjes së tij në 1992, aktorja Annette Andre tha se ajo hodhi poshtë propozimin e tij për martesë në fillim të viteve 1960. Për shkak të ekscentricitetit dhe mënyrës së tij tërheqëse, thashethemet qarkulluan se ai ishte homoseksual, por ai gjithmonë duke qeshur i mohonte ata.
Hill ishte një frankofil i madh dhe i pëlqeu vizitat e tij në Francë, veçanërisht në Marsejë, ku deri në vitet 1980, ai mund të shkonte në kafene në natyrë në mënyrë anonime, duke udhëtuar në transport publik dhe duke u shoqëruar me gratë lokale. Ai flistei rrjedhshëm frëngjisht dhe gjithashtu dinte gjermanisht, spanjisht, holandisht dhe italisht. Udhëtimi i huaj ishte luksi i vetëm që e lejonte veten e tij, dhe madje edhe atëherë, ai do të qëndronte në akomodime modeste sesa në hotele me pesë yje.
Fundi i një personazhi atipik
Shëndeti i Benny Hill pësoi probleme të dukshme në fund të viteve 1980. Pas një sulmi të butë në zemër, më 24 shkurt 1992, mjekët i thanë që duhet të humbiste peshë dhe rekomanduan një ndërhyrje në zemër. Ai nuk pranoi dhe një javë më vonë u zbulua se kishte probleme serioze të veshkave. Ai vdiq në 20 prill 1992 në moshën 68-vjeçare, pas disa ditësh thirrjesh telefonike pa përgjigje u gjet i vdekur në kolltukun e tij para televizorit. Shkaku i vdekjes u regjistrua si trombozë koronare. Trupi i Hill u varros në Varrezat e Hollybrook afër vendlindjes së tij në Southampton më 26 prill 1992.
Gjatë natës së 4 tetorit 1992, pas spekulimeve në media se Hill ishte varrosur me një sasi të madhe ari dhe stoli, hajdutët e varreve gërmuan varrin në Varrezat e Hollybrook, e thyen arkivolin duke e lënë të hapur atë. Dëmtimi i varrit të aktorit të madh u pikas nga një kalimtar i rastit, mëngjesin e ditës më pas. Pas një kontrolli policor të vendit të ngjarjes, arkivoli u zevendësua dhe trupi i pajetë i Hill u rivarros duke u siguruar nga një pllakë betoni me trashësi 1 metër./albertvataj/ KultPlus.com
Kaq shumë kisha për të të thënë Po mbeta larg e larg mërguar Në këto ditë, e dashur Nënë, Më mirë ti më ke kuptuar.
Për ty dhuratën kam menduar Edhe punuar gjat’ e gjatë, Porse më mbet këtu, në duar. Ti mbylle sytë këtë natë.
Por ndjej se, duke e lexuar, Më zbutet dhimbje e kësaj zije. Mirësia jote e patreguar Më lidh me ty me mija fije. Edhe çdo natë e njëjta ëndërr
Në ëndërr ti më rri kaq larg Si më rreh zemra, ta dish! O Nënë, Nënë, vallë s’di Tek unë si të vish? E njëjta ëndërr net për net! Si më rreh zemra, ta dish! O Nënë, Nënë, përse nuk do Këtu, tek unë, të vish? Në fushat
Në qiell enden retë pafund, Në fushat fryjnë e fryjnë thëllime, Në fushat endet e endet gjithkund Fëmia i humbur i nënës sime. Në rrugë era fryn gjethet e thata, Në pemë zogu klith me vajtim, Atje, matanë malesh të larta, Ndodhet, diku, atdheu im. / KultPlus.com
Lindita Halimi e cila është e njohur për zërin e saj të veçantë dhe që ka mar pjesë edhe në shumë festivale muzikore, kësaj here po vjen në Kosovë me një qëllim tjetër, shkruan KultPlus.
Lindita e cila njihet edhe për
transformimet trupore, tash e pesë vite punon edhe si instruktore fitnesi në
Amerikë, dhe përvojën e saj dëshiron ta vë në shërbim të vendasve të saj, andaj
ajo ka vendosë që të vij në Prishtinë për tre muaj, që të jetë trajnerë personale
në fitnes BootCamp.
Dhe po sipas planifikimit të saj, do të shpallet edhe më i miri i këtyre ushtrimeve tre mujore, ku Lendita Halimi do ta shpërblejë me 2 mijë dollarë./KultPlus.com
“Tirana e vjetër”, që nga antikiteti deri në vitin 1945, vjen e ilustruar nëpërmjet fotografive nga historiani, studiuesi dhe koleksionisti Gazmend Bakiu në një libër. Një punë kërkimore, në shumë se në 20 vite nga gjetja e fotografive, identifikimi i personazheve që retushoheshin shpeshherë, sepse nuk i shkonin përshtat regjimit komunist apo edhe fotografimi i atyre pak monumenteve historike, gjurmët e të cilave nuk janë zhdukur plotësisht, siç janë Kalaja e Petrelës apo ajo e Prezës, është vetëm pak nga puna, që ka bërë historiani i njohur, i cili rrëfimin e tij për “ReportTV” e nis duke shpjeguar se si u shpall Tirana kryeqytet, në këtë 100-vjetor të saj.
“Kongresi i Lushnjës është një nga ngjarjet më të rëndësishme ose më e rëndësishmja e 100 viteve të fundit. Në atë kohë gjendja e Shqipërisë ishte alarmante. Ishte ndarë në zona pushtimi. Në Konferencën e Paqes në Paris po flitej për një rindarje tjetër të vendit. Në këto kushte Kongresi i Lushnjes mori vendime shumë të rëndësishme në mbrojtjen territoriale të vendit, por nuk e bëri Tiranën kryeqytet. Këshilli i Naltë edhe qeveria u nis drejt Durrësit. Marshimi filloi në 6 shkurt 1920 dhe shkoi drejt Durrësit, kaloi në Kavajë dhe atje u pengua nga forcat e pushtimit italian. U detyrua që të kthehet drejt Shijakut dhe në Qafë të Kasharit i priti kryetari i bashkisë së Tiranës, Ismail Ndroqi. Kështu në 11 shkurt të vitit 1920 Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm”, rrëfen Gazmend Bakiu.
Në këtë rrugëtim rol të rëndësishëm ka pasur edhe ministri i Brendshëm i kohës, Ahmet Zogu, i cili siç tregon Bakiu, ka treguar vendosmëri para trupave italiane.
“Çështja e kryeqytetit nuk ishte mbyllur. Në zgjedhjet e dyta parlamentare, dhjetor 1923, tema kryesore e fushatës elektorale ishte se cili do të ishte kryeqytet i Tiranës. Në garë ishin Tirana, Vlora, Elbasani, Shkodra edhe Durrësi. Ahmet Zogu me partinë e tij popullore, ku ishte kryetar, donte që kryeqytet të ishte Tirana. Tirana kishte dhënë provat. Ishte në një pozicion ideal gjeografik dhe ishte një trevë me patriotizëm të shquar të tiranasve. Zgjedhjet i fitoi Ahmet Zogu dhe partia popullore dhe parlamenti kishte 102 anëtarë. Por në qershor të vitit 1924 ndodhi rebelimi i ushtrisë, ku opozita parlamentare mori pushtetin me dhunë. Kryeministër u bë Fan Noli, që qeverisi në kushtet e mungesës së parlamentit”, thotë historiani, duke evidentuar se shtetet e Perëndimit nuk e njohën Nolin, sepse kishte ardhur në pushtet pa votim popullor.
“Prandaj, në 24 dhjetor të vitit 1924 kemi rikthimin e Ahmet Zogut me përkrahësit e tij, 62 vende në parlament. Këtë ata e quajtën triumfi i Legalitetit, duke thënë se ishin shumica. Në janar të vitit 1925, 62 anëtarët e Kuvendit Kushtetues u mblodhën dhe në 5-vjetorin e zhvillimit të Kongresit të Lushnjës në 21 janar 1925 Shqipëria u shpall për herë të parë Republikë. Në 31 janar Kuvendi Kushtetues shpalli kryeqytet të përhershëm Tiranën edhe Ahmet Zogun President. Tirana sanksionohej kryeqytet në nenin 6 të Kushtetutës. Ndonëse, deri më sot, kushtetuta është ndryshuar disa herë, por ky nen asnjëherë”, tregon studiuesi.
Dëshira edhe pasioni i Gazmend Bakiut për të zbuluar më shumë për të shkuarën e Tiranës, nuk është rastësore. Ali Bakiu, babai i tij, ka qenë kryetar i kryeqytetit në vitet 1945-‘46.
“Nuk është vetëm se babai ka qenë kryetar bashkie, por edhe im gjysh, Hasan Bakiu, ka pas hapur librarinë e parë në vitin 1908 në Tiranë, që u dogj në vitin 1910 nga armata e Shefqet Turgut Pashës. Në 1914 u dogj sërisht nga Haxhi Qamili për t’u rindërtuar në vitin 1916. “Libratoria” do të ishte jo vetëm e para, por edhe e vetmja librari deri në vitin1926. Përpos kësaj në vitet 1997-‘98 nisa të merresha me këtë studim, sepse doja që të kuptoja më shumë, se si kishte ardhur deri në këto ditë Tirana”, rrëfen Bakiu, i cili zhvillimin e kryeqytetit në ato vite nuk e shihte në mënyrë shumë pozitive.
“Nuk më pëlqenin fort zhvillimet që kishte marrë Tirana, edhe shumë nga objektet historike ishin zhdukur, Pazari i Vjetër ishte 300-vjeçar, Kisha e Ungjillëzimit ishte e vitit 1874, Kisha Katolike e vitit 1856, Xhamia e Vjetër ishte e vitit 1614. Këto objekte nuk ekzistonin më! Unë i kisha parë vetëm në fotografi, prandaj nisa një punë të gjatë kërkimore”.
Teksa e pyesim, se çfarë ka mbetur nga “Tirana e Vjetër” edhe çfarë mund të ruhet, historiani thotë se: “Pak gjëra! “Tirana e Vjetër” është ajo e para vitit 1945. Kemi një zonë që janë disa vila tek Kalaja e Tiranës që mund të rivitalizohen, kemi Akademinë e Shkencave dhe Teatrin e Kukullave, që u ngrit nga shteti shqiptar në vitin 1926. Teatri i Kukullave është ndërtesa e parë administrative pasi Tirana u bë kryeqytet i përhershëm dhe nisi transformimi i saj. Por, ajo që vëmë re sot është përqendrimi i lartë i popullsisë. Asokohe kryeqyteti kishte më shumë gjelbërim, sepse shteti ishte pronar i çdo gjëje dhe e vinte dorën lehtë ku të donte për të ndërtuar një lulishte dhe një shkollë”.
Libri “Tirana e vjetër” ribotohet i ripërpunuar nga shtëpia “Mediaprint” për herë të tretë për lexuesit.v.d./r.k./Shqiptarja.com
Organizata për memorialin e Auschwitz kritikoi Amazone për serialin e saj më të ri ‘Hunters’ për mënyrën se si ai trajton ngjarjet midis gjermanëve nazistë dhe hebrenjve, transmeton KultPlus.
“Hunters’, i publikuar ditën e premte dhe me protagonist Al Pacino-n, shfaq një skuadër nazistësh në New York-un e viteve ’70, të cilët zbulojnë që qindra nazistë të arratisur jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Gjithsesi seriali është përballur me akuza dhe kritika, kryesisht për shkak se shfaq skena horrori fiktive për kampet e përqëndrimit.
“Të shpikësh një lojë fiktive shahu me njerëz për serialin, jo vetëm që është e rrezikshme, por mirëpret individët të mos i besojnë holokaustit, “ tha Memoriali i Auschwitz në Twitter.
“Ne i nderojmë viktimat duke treguar ngjarje të vërteta.”
Por krijuesi i serialit, Dejvid Weil, e mbrojti veprën e tij, duke thënë se gjithçka është fiktive. / KultPlus.com
Vjollca Robelli Mripa ka mbajtur koncert në njërën nga qendrat më unike të artit në Londër, ku është prezantuar me projektin ‘Besa’, shkruan KultPlus.
‘Rich Mix’, skena ku ka performuar Mripa, njihet si një nga qendrat më dinamike e më të famshme të artit në qytetin e Londrës.
Mripa ka ndarë emocionet e kësaj nate me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, ku shprehet të jetë shumë e lumtur me emocionet që ka arritur t’i ngjallë tek publiku.
Një interpretim që emocioni të gjithë të pranishmit, me këngë e tekste që trajtonin natyrën dhe vlerat e shqiptarëve.
‘Mbrëmë në mes të Londrës, u ndjeva shumë krenare të ndogjoja kushërirën time Vjollca, që mbajti koncert me muzikën e bukur shqipe. Zëri i saj ka një ciltërsi që e shpreh shumë bukur fuqinë dhe emocionin. Energjia e saj të mbërthen dhe të deporton në në një muzikë sa të ndërthurur edhe aq të thjeshtë, origjinale dhe e vërtetë’, shprehej Eliana Penn.
Mripa ndër të tjera është shprehur e privilegjuar që ka pasur rastin të performoj në një nga vendet më pretigjioze të artit në Londër, njëherit edhe vendi i preferuar i saj.
‘Kënaqesi që kemi mund me i sjell storiet e vendlindjes pranë audiencës se ndryshme në Londër’, është shprehur Mripa në statusin e saj në Facebook. / KultPlus.com
Filmi ‘Exil’ nga Visar Morina shfaqi premierën europiane në Berlinale. Filmi u prit me duartrokitje të shumta dhe interes shumë të madh nga gazetarë dhe kritikë të filmit në kinemanë Zoo Palast në Berlin.
Filmi përcjell tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.
‘Exil’-i është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga Ministri për Kulturë dhe Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, dhe German Federal Film Board.
Matematicientja e NASA-s, Katherine Johnson, e cila ndihmoi në hapjen e rrugës që astronauti i parë amerikan të orbitonte me sukses, vdiq të hënën në mëngjes në moshën 101 vjeç, shkruan KultPlus.
Katherine Johnson ishte një matematiciente e NASA-s, puna e të cilës ishte thelbësore për suksesin e shumë prej iniciativave, përfshirë Apollo dhe fillimin e Space Shuttle. Gjatë gjithë karrierës së saj të gjatë, ajo ka marrë çmime të shumta, duke përfshirë çmimin më të lartë civil të vendit, Medaljen Presidenciale të Lirisë, nga Presidenti Barack Obama.
“Në 33 vitet e saj në NASA”, theu barrierat e racës dhe gjinisë, duke treguar breza të rinjsh që të gjithë mund të shkëlqejnë në matematikë dhe shkencë dhe të arrijnë deri në yje.”- tha Obama për Jonson.
Rolet kryesore të Johnson dhe grave të tjera afrikano-amerikane në NASA u theksuan në filmin e vitit 2016 “Figurat e fshehura”. Në të cilat, Johnson u luajt nga Taraji P. Henson.
Kur Katherine Johnson filloi të punojë në NASA në 1953, ajo u klasifikua si “joprofesionale”, jo shumë larg se një sekretare ose portiere.
Në 26 raporte të nënshkruara për agjencinë hapësinore dhe në shumë gazeta të tjera që jepnin nënshkrime të të tjerëve për punën e saj, ajo kodifikoi parime matematikore që mbeten në thelbin e NASA-s.
Formulat e saj ishin vendimtare për suksesin e programit Apollo dhe janë ende në përdorim sot, tha Barry. “Nëse kthehemi në hënë, ose në Mars, ne do të përdorim matematikën e saj.” / KultPlus.com
Flutura Açka, kushtuar të birit të ndjerë. Nën titullin “Roja i dritës”, Açka ka folur mbi ndarjen nga jeta të 18 vjeçarit pas një sëmundjeje të rrallë.
“Roja i dritës”
Ti kishe kaq qiell brenda teje, sa dhe dielli bante ndejë n’tandin sy, e drita xhelozohej kur fikej mramjeve, horizontit ankohej, se s’mundej me të ngja ty. Kurdisur n’buzëqeshje kraharori yt ende jep gurgullimë, andrrës dhe zhgjandrrës të çajë thurjen e pezmët të trishtimit tonë, mësyn. Është larg, n’rini të përjetshme, mbretërinë e Askundit lyen me bojë njeriu, i pakorruptueshmi shpirt, i papërlyemi kurm, e pavramja ndjenjë, xeherore qe s’e prek kush thellimave, ekzistencë diku, gega im, “the terrible beauty”* në më t’gjatin mërgim. Ti dashuria që ecje, ti buzëqeshja baretëse, ti i thikti rrezatim mirësie, kushedi në ç’mors lexon tani, vajin tonë që lutet për kthim. Ti roja i dritës, përgjon errëtitë që aviten të na nxijnë, të na derdhin mjerim. Tani shkel në dhera të pastra, e ëndrrash të qashtra shtigjesh nget, ti nezra e përjetshme, nuk fikesh si kandil, as flakë qiriri topitur erës, shembëllim i largët i një ylli kushediku, tatuazh i shpirtit mbet…
“The terrible beauty” (bukuri mizore), varg i John Keats
Pirro Çako është i njohur për publikun shqiptar si njëri nga tenorët më të shquar. Ai ka bërë një karrierë mjaft të pasur, duke shkruar tekste dhe duke kompozuar këngë të mrekullueshme dhe shumë të njohura e të dëgjuara për publikun shqiptar.
KultPlus ju sjell këngën e njohur të Pirros ‘Mirëmbrëma si je’, këngë kjo që i dedikohet dashurisë së humbur.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Hej mirmbrëma, vetëm je? Sonte unë kam dal pa plan as per te flirtuar s’dua, a mundet qe te rrimë pak bashkë, pak…
Veç bakardi dhe cigare dua qe të pijmë ktë natë, të sfidojmë ne pa komplekse ndoshta do na sjell pak fat, pak…
Më fal s’e dija se në jetë ti kishe një tjetër, nuk ke pse trembesh zemër unë i di shumë mirë limitet, po dicka ka ndodhur dhe nga ty sonte s’më iket
Jo jo nuk dua qe ta prish unë jetën tënde, vec ti pranoje se dicka të frikshme ke në mendje, sonte ke flirtuar dhe shumë gjëra ëndërrove, prekjen me gishterinjtë e mi pse lakmove
A do dalësh prapë me mua kam nevoje për të ndryshuar, për ty është ndoshta maksimumi për mua sapo ka filluar, ka shum raste kur vetëdija turbullohet nga alkooli dhe nje reaksion kimik mundet qe shumë shpejt të ndodhi
Me fal s’e dija se në jete ti kishe një tjetër, nuk ke pse trembesh zemer unë i di shumë mirë limitet, po dicka ka ndodhur dhe nga ty sonte s’më iket
Jo jo nuk dua , qe të prish unë jetën tënde, vec ti pranoje se dicka të frikshme ke në mendje, sonte ke flirtuar dhe shumë gjëra ëndërrove, prekjen me gishterijntë e mi ti e lakmove
Të premten e javës së kaluar, Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, priti në takim stafin e gazetës online për art dhe kulturë KultPlus, ku u diskutua për kulturën në përgjithësi, për punën që po bëhet në redaksinë e KultPlusit si dhe për planet që Dumoshi pritet t’i realizojë në këtë mandat, shkruan KultPlus.
Në takimin e mbajtur Dumoshi u shpreh falënderuese në pritjen e stafit të KultPlus, duke falënderuar redaksinë që gjithmonë është në përkrahje dhe promovim të kulturës, jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.
‘KultPlus është e vetmja gazetë online që i dedikohet vetëm kulturës, dhe më kanë pëlqyer gjithmonë shkrimet që publikohen në gazetën e juaj, qoftë në letërsi e në botën e kulturës në përgjithësi’, u shpreh Dumoshi.
Në takim ndër të tjera u diskutua edhe për fuqinë që mediat kanë në fjalën e shkruar, për të cilën Dumoshi deklaronte se fjala e shkruar ka një peshë të madhe.
Në fytyrat e secilit prej gazetarëve të KultPlus, vërehet një përkushtim i madh e një energji rinore’, potencoi Dumoshi.
Ndër të tjera Dumoshi, në takimin me kryeredaktoren e gazetës online për art dhe kulturë KultPlus, Ardianë Pajaziti dhe stafit të kësaj redaksie ka biseduar edhe për prioritetet e saj përgjatë këtij mandati, duke spikatë edhe ndërtimin e objektit të Operës dhe Baletit.
Kurse Ardianë Pajaziti, pasi uroi ministren Dumoshi për postin e ri si ministre e Ministrisë së Kulturës, ajo potencoi edhe rëndësinë e mbështetjes së këtij institucioni për projektet e rëndësishme kulturore.
“Mendoj se do të duhej të jetë një përzgjedhje më e specifikuar e projekteve në MKRS, projektet që tashmë janë të qëndrueshme në skenën kosovare do të duhej të kenë mbështetje më të madhe, pasi që ato tashmë kanë dëshmuar se mund të jenë të qëndrueshme edhe atëherë kur janë mbështetë pak, ose nuk janë mbështetë fare”, ka thënë Pajaziti.
Në fund, ministrja Dumoshi ka thënë se vetëm me promovimin e kulturës bëhet edhe promovimi i vendit, dhe pikërisht në këtë drejtim, ajo ka potencuar se KultPlus po bën një mrekulli. / KultPlus.com
Vajza e çiftit Beyoncé dhe Jay-Z, e ka pranuar shpërblimin e saj të parë muzikor në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së shpërblimeve “NAACP Image Awards”, e cila u mbajt gjatë fundjavës.
8-vjeçarja Blue Ivy Carter u nderua në kategorinë “Dyshja apo bashkëpunimi më i mirë” për hitin “Brown Skin Girl”, ku ajo ka performuar dhe i ka shkruar disa pjesë të saj. Kënga vjen në bashkëpunim me nënën e saj dhe artistët Saint Jhn dhe Wizkid si dhe është pjesë e albumit të vitit 2019, “The Lion King: The Gift”.
Ky sukses i 8-vjeçares së famshme ndërkombëtarisht vjen pasi në korrik të vitit të kaluar, kënga “Brown Skin Girl” kishte arritur të pozicionohet në vendin e 76-të të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”. Atëkohë, Blue Ivy ishte vetëm 7-vjeçare, transmeton Koha.net.
Gjyshja e saj, Tina Laëson, ishte ajo e cila me krenari e kishte ndarë lajmin në Instagramin e saj.
Nëna e këngëtareve, Beyoncé dhe Solange, kishte shkruar: “Artistja më e re që po fiton shpërblim të rëndësishëm muzikor. Gjyshja është shumë krenare me ty. Ti po iu dhuron zë të gjitha vajzave të vogla me ngjyrë ”.
Beyoncé, e cila po ashtu i ka dy binjak me reperin Jay-Z, Rumi dhe Sir, ishte ndër fitueset kryesore të ceremonisë “NAACP Image Awards”, duke i fituar gjashtë shpërblime gjithsej në kategori të rëndësishme si, “Artistja më e mirë femër” dhe “Kolonat zanore dhe kompilimet më të mira” për albumin “The Lion King: The Gift”. /koha.net/ KultPlus.com