Me qëllim dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe inkurajimin e shprehjes së duhur të përkujtimit dhe respektit për të pagjeturit në Kosovë, Dardan Hoti, Rozafa Kelmendi dhe Fitim Selimi hapën sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, ekspozitën ‘Ballafaqimi me të harruarën’.
Fotografitë dhe rrëfimet që u shfaqen përmes kësaj ekspozite ishin një triptik që kanë në fokus një të mbijetuar, nëpërmjet rrëfimit, kujtimeve dhe lidhjeve emocionale të së cilit/cilës, portretizohet edhe personi i pagjetur.
Secila nga fotografitë, e ndarë në tri pjesë, përcjellte tri narrativa të personit të fotografuar që lidhen me kujtimet, mungesën dhe jetën e tyre pas humbjes së personit të tyre të dashur.
Dardan Hoti, autor i kësaj ekspozite thotë se ky është një dokumentim për shkeljet e të drejtave të njeriut që bëhet tash e disa vite.
“Kjo ekspozitë është një dokumentim që e kemi bërë një ekip i njerëzve, duke pasur qëllim që të dokumentojmë shkeljet e të drejtave të njeriut që po bëhen tash e shumë vite, me zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Jeni duke parë fotografi të familjarëve që ende kanë zbrazëti të madhe duke mos pasur asnjë lajm për fatin e shumë të të pagjeturve”, ka thënë Hoti për KultPlus duke treguar tutje që në këtë ekspozitë janë përfshi 16 rrëfime, personazhet e së cilës kanë ende një pyetje.
“Në vitin 2014 kur i kemi realizuar intervistat me familjarë, me Rozafë Kelmendin dhe Fitim Selimin i cili i ka realizuar fotografitë, 16 prej tyre nuk din ende asnjë informacion për 28 familjarë. Tash në vitin 2020, kur ne i dhamë një formë tjetër zërit të familjarëve të të pagjeturve, prej 28 personave të pagjetur, është gjetur vetëm një. D.m.th. për gjashtë vite është gjetur vetëm një person. Kjo tregon që kjo çështje nuk është trajtuar dhe nuk është vendos asnjëherë si prioritet. Pra, vetë ekspozita është një thirrje për të ju plotësuar zbrazëtirat shumë familjarëve që nuk e dinë ku i kanë pjesëtarët e familjes së tyre.”
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 29 shkurt, 2019 dhe është mbështetur nga forumZFD-Programi në Kosovë përmes fondeve të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). / KultPlus.com
Kurt Cobain la gjurmë të mëdha në industrinë e muzikës, duke u bërë një ikonë e rock-ut e duke lënë pas vetes një mori këngësh që vazhdojnë të këndohen e dëgjohen edhe sot e kësaj dite, shkruan KultPlus.
Kurt Cobain që ka qenë pjesë e grupit ‘Nirvana’, tani do të kishte mbushur 53 vjeç. Për Cobain janë shkruar qindra libra dhe mijëra artikuj që shpalosin atë që bëri, ato çfarë nuk bëri, çfarë roli ai dhe Nirvana e tij luajti në muzikë e kulturë dhe thjesht në jetën e një brezi të tërë.
Tash së fundi është lansuar edhe traileri i shumëpritur i filmit të tij, i cili pritet të dalë në vjeshtën e këtij viti. Pearl Jam, Soundgarden dhe Alice in Chains, nuk është konfirmuar ende që se a do të punojnë në këtë film! / KultPlus.com
Wilhelm Grimm, i njohur si njëri ndër vëllezërit Grimm, ishte autori gjerman i shekullit të XIX-të i cili së bashku me vëllain Jakob, botuan përrallat “Grimms” një koleksion i famshëm si Hirushja dhe Rapunzel.
I lindur më 24 shkurt 1786,
në Hanau, Gjermani, ai dhe vëllai i madh Jakob studiuan folklorin gjerman dhe
traditat gojore, duke botuar një koleksion tregimesh të njohura si përrallat e vëllezërve
“Grimm”.
Të ndikuar nga romantizmi
gjerman, një lëvizje e kohës, vëllezërit studiuan me forcë folklorin e rajonit
të tyre, me një theks të veçantë tregimet gojore të fshatit të cilat kishin
filluar të zhdukeshin për shkak të teknologjisë së re. Puna e Jakobit dhe Wilhelm-it
arriti kulminacionin e saj me librin Kinder-und Hausmärchen (Përralla për
fëmijë dhe ato shtëpiake), vëllimi i parë i të cilit u botua në 1812. Vëllimi i
dytë pasoi në 1815. Kështu koleksioni do të ishte i njohur si përrallat e
Grimms i përberë nga histori të famshme që përfshinin Borëbardhën, Hansel,
Gretel, Goose Golden, Red Riding Hood dhe Hirushën.
Në traditat gojore të
fshatit, këto tregime ishin në të vërtetë një bashkim i përrallave gojore të
shtypura më parë, si dhe informacione të ndara nga miqtë, anëtarët e familjes
dhe të njohurit.
Vëllezërit synuan ta bënin
koleksionin më të këndshëm për fëmijët me botimin e tyre të dytë.
Përrallat e Grimms janë
rrëfyer në një shumëllojshmëri të formateve mediatike gjatë disa dekadave të
fundit, dhe si të tilla, skenarët e tregimeve shpesh janë shkëputur për të
përshtatur atë që është e përshtatshme për fëmijët.
Si koleksionistë, studiues dhe redaktorë, vëllezërit ndihmuan në krijimin e metodologjisë së mbledhjes dhe dokumentimit të folklorit. Qasja e tyre shkencore ndryshoi rrjedhën e gjuhësisë historike, duke vendosur një standard të denjë. / KultPlus.com
Për herë të parë në historinë e tij, këtë fundjavë muzeu hapi dyert gjatë gjithë natës, për të pritur vizitorët e ekspozitës kushtuar autorit të Xhokondës. Vetëm gjatë 21-23 shkurtit, 30000 vizitorë aritën të shijojnë veprat e shumta të gjeniut toskan.
Ka kaluar mesnata dhe para piramidës së Luvrit, një turmë vizitorësh shtyen të hynë në muze. Kjo fundjavë nokturne paraqet mundësinë e fundit për mijëra njerëz, për të admiruar ekspozitën më të madhe Leonardo da Vinçi, që është organizuar ndonjëherë. “Të thashë, se duhej të rezervonim”, – shprehen vizitorët në radhë.
Sa i përket pjesëmarrjes, ekspozita Leonardo Da Vinçi nuk ka asgjë për t’u parë me zili, për klubet e modës pariziane. Muzeu organizoi shfaqjet e tij të para në harkun kohor nga ora 21.00 deri në 8:30 në mëngjes, me rastin e mbylljes së ekspozitës që u hap më 24 tetor 2020, ku 30 000 vende u rezervuan nga 21 deri në 23 shkurt. Brenda tri orëve, të gjitha biletat ishin shitur në faqen e internetit. Për familjen Tadjuri, plotësohen kushtet e përsosura për të parë këtë ekspozitë unike: orari, pranimi falas, por mbi të gjitha atmosferën që muzeu ofron natën. “Atmosfera është e mbushur, mjaft e veçantë. Është ekskluzive”, – shprehet Cherifa, teksa sodit Betejën e Anghiarit.
“Ajo çfarë donim të bënim në këtë ekspozitë, ishte të mirëprisnim publikun”, shprehet presidenti i Luvrit, Jean-Luc Martinez. Një mënyrë për t’i bërë njerëzit të ndjehen si në shtëpinë e tyre”.
Ekspozita përfshinte 162 vepra të sjella së bashku pas dhjetë vitesh punë titanike, si dhe nga kërkesa këmbëngulëse për të huazuar vepra nga e gjithë bota, si pranë Mbretëreshës së Anglisë që huazoi 24 vizatime, nga Muzeu Britanik, Vatikani dhe Italia në veçanti. Pas negociatave midis vendeve dhe midis muzeve, Roma pranoi të huazojë disa vizatime, përfshi këtu edhe të famshmen Homme de Vitruve, një punë e brishtë e ruajtur në Galerinë e Akademisë në Venecie. Vetëm njëmbëdhjetë nga njëzet pikturat atribuar mjeshtrit arritën të ekspozohen. Gjithsesi, ato theksohen me mjeshtëri nga pjesa tjetër e veprave që i rrethojnë dhe ndihmojnë në shpjegimin e gjenezës së tyre.
Presidenti dhe drejtori i Louvre Jean-Luc Martinez siguroi se ekspozita do të jetë “më e rëndësishmja, për sa i përket pjesëmarrjes që muzeu ka njohur”. Në vitin 2019, muzeu i Luvrit mirëpriti 9.6 milionë vizitorë, 500000 më pak pranime se një vit më parë. Zyrtari nuk alarmohet, përkundrazi. “Kjo është vetëm hera e tretë në historinë e tij, që Luvri ka tejkaluar 9.5 milionë vizitorë”. /Konica.al / KultPlus.com
Nëpërmjet një komunikate, udhëheqësit e TKK-së kanë njoftuar se me moton “Teatri Kombëtar ËSHTË i Kosovës”, do të nisin turin nëpër komuna të Kosovës, shkruan KultPlus.
Më poshtë KultPlus
ju sjell komunikatën e plotë të këtij institucioni.
Turneu i TKK-së nëpër komuna të
Kosovës
Në bazë të
politikave të miratuara nga këshilli drejtues dhe menagjmenti i TKK-së, për një
prezantim të shfaqjeve nëpër komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, ua prezantojmë
turneun e shfaqjeve të TKK-së me moton “Teatri Kombëtar ËSHTË i Kosovës”
Në perspektivë,
synojmë, që çdo muaj të prezantojmë nëpër komuna të ndryshme, shfaqje nga
repertori i TKK-së, duke qenë të bindur se Teatri Kombëtar i Kosovës nuk është
vetëm për banorëve të kryeqytetit por është i krejt Kosovës.
Datat e prezantimeve
janë përzgjedhur të jenë në kuadër të shënimit të festave të marsit.
Datat e prezantimeve
janë:
Ferizaj, 02
Mars 2020 “ Shfaqja e fundit e Marije Gjonit”
Prizren, 03
Mars 2020 “Sfinga e gjallë”, nga Rexhep Qosja me regji të Blerta Neziraj
Gjakovë 04
Mars 2020 “Karnavalet e Korçës”, nga Spiro Çomora me regji të Altin Basha
Gjilan 05
Mars 2020 “Sfinga e gjallë”, nga Rexhep Qosja me regji të Blerta Neziraj
Në perspektivë synojmë të krijojmë një traditë të prezantimeve në për të gjitha komunat e Kosovës, aty ku ka kushte teknike për shfaqjen e produksioneve tona, duke qenë gjithnjë e më afër shikuesit dhe duke arsyetuar kështu edhe emrin që mban Teatri Kombëtar i Kosovës./ KultPlus.com
Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi e ftuar në emisionin “Klanifornia” ka deklaruar se do kishte dashur të plagoste drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçi, për shkak se ky i fundit nuk e kishte mbështetur gjatë pjesëmarrjes në “Eurovizion”.
Maliqi pjesë e rubrikës gazmore të Marina Vjollcës, i është përgjigjur pyetjeve me spec lidhur me tre meshkuj, nga të cilët duhet të zgjidhte se me kë do martohej, kë do vriste dhe cilin do donte ta plagoste.
Mes tre alternativave, ishin, stilisti, Ardi Asllani, Romeo Veshaj, ish partneri i saj dhe Thoma Gëllçi drejtori i RTSH.
Këngëtarja tha se Thoma Gëllcin do donte ta plagoste për shkak se gjithçka gjatë pjesëmarrjes në Eurovizion i ka bërë vetë dhe se i ka munguar mbështetja nga RTSH.
“E nisim me Thoma Gëllçin, në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja.
Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje pë Eurovizionin, ndoshta gjithçka e kam bërë vetë.
Unë kam përjetuar momentet më të bukura të mia të karrierës time”, tha Maliqi, ndërkohë që për personazhet e tjerë ajo ka thënë se: “ Të tjerët nuk do doja ti komentoja”.
Lyente taket e këpucëve të saj çdo ditë me ngjyra të ndryshme, ndërsa sot gëzon sukses ndërkombëtar në botën e modës.
Syri i Elife Arifit, si duket që nga mosha e re kishte nuhatur materialin,
dhe aty për aty kishte arritur të vizatojë një dizajn specifik për të. E sot, ka
edhe brendin e saj të veshjeve të
titulluar “EL Creations” që arriti për një kohë shumë të shkurtër të njihet
edhe ndërkombëtarisht, shkruan KultPlus.
Elife Arifi, kreatore e rrobave tashmë që dy vite, është ideatore dhe
pronare e brendit vendor të veshjeve “El Creations” në Gjilan – titull që ia kishte vënë për shkak se nuk përmban
vetëm rroba, por gjithçka që rrjedh prej materialeve të ndryshme.
Duke qenë që edhe shkollën e mesme të artit e ka përfunduar në Gjilan, dhe është
e diplomuar në Akademinë e Arteve në UP , ajo asnjëherë nuk ishte shkëputur nga
moda.
Elife Arifi rrëfen për KultPlus fëmijërinë e saj dhe dëshirat që i kishin
rrjedhur qysh si e re për dizajnin dhe artin në përgjithësi.
“Si fëmijë gjithmonë kam eksperimentuar me rroba, me këpucë dhe materiale të
ndryshme. Më kujtohet, qysh e re ndërroja ngjyrën e këpucëve. Zakonisht më pëlqenin
takat, me ato eksperimentoja duke i lyer me ngjyra të ndryshme. I bëja të
dukeshin tërësisht si këpucë të reja. Edhe si fëmijë kam mbajtur me vete gjithmonë një fletore, në
të cilën e vizatoja gjithmonë një vajzë të njëjtë, por me rroba ndryshe. Aty
arrija ta shpreh gjithë kreativitetin që e kisha”.
Arifi tregon gjithashtu se nuk e kishte pasur edhe shumë të lehtë që ta niste
brendin e saj. Kishte filluar me shërbime online, fillimisht te familjarët, pastaj
duke i plasuar në rrjete sociale, si Facebook dhe Instagram, kishte arritur të depërtojë
edhe në një masë tjetër. Ajo çfarë i kishte ndihmuar shumë kishte qenë kursi që
e kishte ndjekur, pasi aty ishte vlerësuar puna e saj. Nga aty ajo kishte marrë
vullnetin për të vazhduar punën deri të nisja e brendit.
“Në fund të vitit të katërt në fakultet fillova të merrem më shumë me skica. Aty e testoja veten, fillova ta mësoja pak a shumë zanatin e punës, dhe merresha edhe me detaje. Fillova edhe një kurs mode. Më kujtohet si sot kur e dërgova një dizajn të një palltoje tek mësuesja e modës, dhe Flutura Dedinjës i pëlqeu shumë. Nga ai vullnet që mu dha, fillova të merresha fillimisht me pallto. Një muaj qëndrova në atelie duke dizajnuar pallto të ndryshme. Kur fillova t’i publikoja nisi edhe reagimi i të tjerëve”.
Nga këtu lindi edhe dëshira që ajo të niste brendin e saj dhe në shtatorin e vitit 2018 ajo hapi brendin e saj “EL Creations” në Gjilan.
Duke i parë kreacionet e saj, ngjasojnë shumë në të përditshmen, por disa
detaje thyejnë ato nuanca dhe bëjnë që ato të duken më të veçanta. Edhe qëllimi
i kreatores është që ta vë në pah të zakonshmen, por duke e futur gjithmonë një
element më tërheqës dhe më të dukshëm. Kombinimi i disa materialeve dhe ngjyrave
në një veshje është ajo çfarë e veçon kreatoren.
“Mundona të përditshmen ta sjell me një ekstravagancë minimale, që secilën
veshje te përditshme , ta bëjë të duket
më unike. Kam dëshirë shumicën e materialeve t’i përziej në një vend. Kombinimi
i materialeve është diçka që e adhuroj. Varësisht prej modelit i kombinoj edhe
ngjyrat. Ndërsa koleksionet që i bëj zakonisht përshtatem me një ngjyrë. Për
shembull kur në një kreacion e përdori të kaltërten, atëherë i kombinoj të
gjitha nuancat e kësaj ngjyre në një veshje.”
Duke qenë që shumica e kreatorëve bëjnë fillimisht skicën e pastaj hynë në
procesin e punës me material, tek Elifja nuk ndodhë e njëjta gjë. Ajo në shumicën
e rasteve nuk vizaton skicën, por shkon drejt e në material. Aty arrin ta bëjë
ndryshimin
“Gjatë procesit të punës më së shumti eksperimentoj. Në skica nuk bëj
eksperimente. Pra, me material unë arrij të manipuloj. E veçanta ime është që
shkoj drejt e në material, vetëm përmes prekjes arrij ta dalloj a mund të dalë
mirë. E mendoj çfarë mund të nxjerrë nga ajo. Kam filluar vetë, zakonisht edhe
rrobat kur i kam blerë, i kam ndryshuar, kam
eksperimentuar, i kam bërë në mënyrën time, edhe tash bazën më të fortë
e kam te materiali në kukëll, sesa në skica.”
E pas lansimit të brendit “El Creations”, palltot e dizajnuara morën vëmendje nga galeria e modës e quajtur “Medium Gallery” me bazë në Florida, SHBA. E kontaktuar nga ata, Arifi bëri marrëveshje në lidhje me kreacionet e saj. Ajo rrëfen më shumë se si arriti deri te kjo marrëveshje dhe se a pati sukses deri më tani.
“Pas koleksionit të palltove më kontaktoi fotografia zyrtare nga Medium Gallery,
një agjencion i Amerikës, nga Florida, përmes
Facebook-ut. Ata më ftuan për një kohë të caktuar atje, të shkoj të punoj, por
duke qenë se kam qenë tejet e angazhuar me punë, dhe për shkak të kërkesave aq
të shumta këtu, nuk kam arritur ta pranoj në atë formë, por ne e bëmë një marrëveshje
tjetër. Unë kreacionet i qep dhe dizajnoj këtu e pastaj përmes postës i dërgoj
atje. Fatmirësisht gjithçka po funksionin si duhet.”
Arifi tregon që përpos marrëveshjes në Floridë, kërkesat janë të shumta
edhe nga Evropa dhe shpreson që mos të ndalen me kaq. Duke qenë që brendi i saj
nuk përfshin vetëm veshje, si dhe nuk ka kufizime qoftë për vajza, meshkuj, të
rritur apo fëmijë edhe çmimet janë të përballueshme, ambiciet e saj nuk ndalen
këtu.
Këtë brend, Elife Arife synon ta bëjë edhe fabrikë, e cila do t’i përfshinte të gjitha kreacionet e saj të veçanta, e gjer më tash e ndjen veten me fat që ka arritur deri këtu. Kjo bën që ajo të punojë më shumë dhe t’i jap vetes më shumë vullnet që të bëjë hapa drejt suksesit më të madh. / KultPlus.com
“Korça si destinacion turistik gjithëvjetor, ka shumë potenciale të ofrojë një paketë turistike edhe më të plotë”, deklaroi sot Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Klosi mori pjesë sot në një takim me sipërmarrësit turistik në Korçë, ku ishin të pranishëm edhe ministri i Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, Zv/ministrja e Financave, Belinda Ikonomi dhe Drejtoresha e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, deputetët e zonës e të zgjedhurit vendorë, për të diskutuar me sipërmarrësit turistik të zonës.
“Procesi i kategorizimit, do të na japë një databazë elektronike të strukturave pritëse, për të hartuar politika të qarta në zhvillimin e turizmit”, tha Klosi. / atsh/ KultPlus.com
“Në rezidencën e Francës, Shkëlqesia e saj ambasadorja e Francës, Marie-Christine BUTEL do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta DOBROSHI me urdhrin“Kalorëse e Arteve dhe Letrave” ” ka njoftuar Ambasada e Francës në Kosovë, shkruan KultPlus.
Kjo ceremoni do të mbahet më 26 shkurt, në ora 18:00 në rezidencën e Francës, dhe kjo dekoratë është njëra nga dekoratat më të larta që e ndan Republika e Francës, përmes së cilës shpërblen individët, që janë dalluar përmes krijimtarisë së tyre, në fushën artistike ose letrare, apo përmes kontributit që ata kanë dhënë për shtrirjen dhe promovimin e artit dhe letërsisë në Francë dhe në mbarë botën.
Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Dobroshi, gjatë gjithë karrierës profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë./KultPlus.com
Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, po qëndron për vizitë në Gjermani, në festivalin prestigjioz të filmit “Berlinale”, ku ka marrë pjesë në premierën e filmit “Exil”, i regjisorit kosovar Visar Morina.
Ministrja Dumoshi, në kuadër të takimeve gjatë kësaj ngjarjeje të madhe kinematografike evropiane, takoi drejtoreshën e European Film Academy, Marion Doring, e cila pasi uroi Ministren Dumoshi për takimin e falënderoi për pjesëmarrjen në Berlinale dhe u shpreh e lumtur nëse ministrja do t’i bashkëngjitej ndarjes së çmimeve të European Film Academy e cila do të mbahet në Islandë.
Drejtoresha e EFA, Doring gjatë bisedës me ministren Dumoshi theksoi që bashkëpunimi me Qendrën Kinematografike të Kosovës është tepër i rëndësishëm. Kosova në European Film Academy kontribuon me një numër të madh të artistëve.
Po ashtu u diskutua edhe për iniciativa të reja për përfshirjen e të rinjve dhe fëmijëve në punëtori të ndryshme, si formë e mirë e kultivimit të talentëve të rinj.
Nga ana e saj, ministrja e falënderoi drejtoreshën e EFA-s, Marion Doring, për tërë vlerësimin për kinematografinë kosovare dhe për gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtejme.
Gjithashtu, ministrja Dumoshi foli edhe për filmin “Exil” ku u shpreh shumë e kënaqur për interesimin tejet të madh të pjesëmarrësve në Berlin për filmin e regjisorit Morina, i cili Kosovën e bën qendër të vëmendjes kinematografike gjatë këtij festivali prestigjoz. / KultPlus.com
Albumi i shtatë i Justin Bieberit, “Changes”, ka debutuar në maje të toplistës amerikane “Billboard”, duke e mundur rekordin e vendosur nga Elvis Presley para 59 vjetësh.
Këngëtari kanadez tani është solo artisti më i ri në moshë që i ka shtatë albume të pozicionuara në vendin e parë të kësaj topliste, duke e arritur këtë sukses në moshën vetëm 25-vjeçare, transmeton Koha.net.
Presley ishte 26-vjeçar ku e shënoi rekordin e artistit me shtatë albume të pozicionuara në vendin e parë, me albumin e vitit 1961 “Blue Hawaii”.
“Changes”, që është albumi i parë i Bieberit në katër vjetët e fundit, i ka shitur 231.000 kopje javën e kaluar, duke arritur ta zërë vendin e parë në toplistat muzikore, si në Amerikë ashtu edhe në Britani të Madhe.
Në këtë incizim, pop ylli problematik Bieber i këndon jetës sfiduese si yll tinejxher, hyrjen në moshë madhore dhe martesës me modelen dhe aktoren, Hailey Baldwin.
Toplista “Billboard” e ka konfirmuar lajmin se Bieber e ka thyer rekordin e mbretit të muzikës “Rock ‘n’ Roll”, Elvis Presley, por ka shtuar se, nëse grupet do të merreshin parasysh në këtë garë, atëherë të katër anëtarët e bendit “The Beatles” do të konsideroheshin triumfues, kjo ngase që të gjithë ishin më të ri të Bieberi kur e kanë lansuar albumin e shtatë muzikorë të pozicionuar në vendin e parë të toplistave.
Pavarësisht kësaj arritjeje të madhe në karrierën e tij, Justin Bieber, duket se nuk do të qëndrojë gjatë në pozitën e parë të toplistës së albumeve më të mira.
Pop grupi nga Korea Jugore, “BTS”, e ka lansuar albumin e ri “Map of the Soul: 7” të premten e kaluar, dhe ka arritur t’i shes më shumë se 4 milionë kopje të para-porositura anembanë botës. Kështu ka bërë të ditur kompania e tyre incizuese “Big Hit”.
Falë këtij suksesi, incizimi i ri i “BTS” bëhet albumi me shitjen më të madhe në botë, pas atij “Divide” nga Ed Sheeran i cili u publikuar në vitin 2017. / KultPlus.com
Edhe pse tërheqë turistë nga e gjitha bota, presidenti i rajonit të Venecias ka marr një vendim që të ndërpresë këtë festival kaq të njohur, shkruan Reuters, përcjell KultPlus.
Bëhet fjalë për Karnevalin e
Venecias, dhe anulimi i këtij Karnevali vjen pas shqetësimeve nga koronavirus.
Luca Zaia ka marë një vendim që aktivitetet e kulturës dhe sportit të ndërpriten deri më 1 mars./KultPlus.com
Nuk e bëmë t’madhe pse n’shkollë fillore nxënësit mbanin thika e boksiraça
– edhe pse u dashtë;
nuk e bëmë t’madhe kur arsimtari e ndezke nga një bashkë me nxënësit – edhe
pse u dashtë;
nuk e bëmë t’madh bulizmin ndaj nxënësit ma t ‘sjellshëm nga “të fortit” e
shkollës – edhe pse u dashtë;
nuk e bëmë të madhe ngacmimin seksual, qeshnim kur profesori u folke fjalë të
‘pahijshme çikave t ‘klasës – motrave tona – edhe pse u dashtë;
nuk e bëmë t’madhe as kur nisën t ‘mbijnë si kërpudha kazino-bastoret para shtëpive
e shkollave tona – edhe pse u dashtë;
nuk e bëmë t’madhe që komshiu, dikur vjedhës xhepash, sot pjesë e narko
kartelit ka ngritë pallate me pare t’pista – edhe pse u dashtë;
nuk e bëmë t’madhe që dileri i drogës shiste si filantrop e duarshlirë në
ndërtim të objekteve fetare – edhe pse ishte dashtë;
nuk e bëmë t’madhe që fëmijët tanë rriten me frymën e këngëve “tavolina me
vija, ma shumë i pëlqen koka se cola, kokaina, marihuana, Prishtina e Tirana”,
edhe pse ishte dashtë;
nuk e bëmë t’madhe prerjen e drunjve, ndezjen e mbeturinave, uzurpimin e
hapësirës publike – edhe pse ishte dashtë;
Ne jemi kështu si jemi sepse nuk e bëmë t’madhe për asgjë.
Nuk zgjodhëm anën e të dobëtit, anën e të diturit, të moralshmit, të
modestit, artit, anën e nënës natyrë.
Shkojmë tash me nga një kruarje të kokës, dhe bëhemi dhe sikur nuk jemi nga këtu! /supergrate.net/ KultPlus.com
OJQ “ProPlus” me mbështetje të Ambasadës Amerikane në
Kosovë ka ditë që ka hapur thirrjen e radhës për të rinjtë e të gjitha
komuniteteve që të aplikojnë në projektin “PEN FOR CULTURE” që ka për qëllim
fuqizimin, paqen dhe socializmin dhe punës ekipore nëpërmjet artit.
Në
këtë thirrje të hapur, kësaj radhe kanë të drejtë aplikimi të gjithë të rinjtë
prej moshës 13 deri 18 vjeç, të cilët kanë interesim për të marrë mësime për
fotografinë nga njëri nga fotografët më të mirë kosovarë.
ProPlus
në këtë fazë të projektit fton të rinjtë që janë të interesuar për këtë fushë
të artit që të jenë pjesë e kësaj punëtorie që do të zgjasë për tre ditë. Të
njëjtit duhet të kenë njohuri bazë të gjuhës angleze.
Afati
për aplikim është i hapur deri më datë 29 shkurt dhe të interesuarit mund të
dërgojnë aplikimin me të dhënat e tyre personale si dhe një numër telefoni
në [email protected].
Nga kjo thirrje do të përzgjedhen 10 nxënës.
Pas
datës 29 shkurt, të gjitha aplikimet do të shqyrtohen dhe të përzgjedhurit do të
njoftohen përmes emailit.
Bëhuni pjesë e kësaj punëtorie artistike, shfaqni talentin tuaj dhe shoqërohuni me njëri- tjetrin, në mënyrë që të kuptoni botën e njëri-tjetrit më shumë, thuhet në njoftimin e organizatorëve të kësaj punëtorie që pritet të mbahet brenda territorit të Kosovës. Punëtoria do të mbahet nën mbikëqyrjen e një profesionisti dhe në fund të punëtorisë, nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me mirënjohje. /KultPlus.com
Shkolla private “Udha e Shkronjave”, nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga drejtori Artur Shkurti, kishte njoftuar se do të shkojnë në pushim, si preventivë nga mbrojtja e koronavirusit, shkruan KultPlus.
Mirëpo një
vendim të tillë nuk e ka pritur mirë Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga Besa
Shahini, e cila ka vendosë që ti marr licencën kësaj shkolle dhe drejtuesit e kësaj
shkolle të ndiqen nga organet e drejtësisë.
Më poshtë po
e sjellim të plotë reagimin e ministres Shahini.
Shkolla
mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e
një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur
shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që
shkollës t’ia heqim licencën.
Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë./KultPlus.com
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala udhëton sot për në Malajzi ku do të marrë pjesë në Samitin Global të Paqes që nisë punimet zyrtarisht të mërkurën në kryeqytetin Kuala Lumpur.
Në fjalimin e saj zyrtar Shala do të flas për të drejtat e njeriut në nivel
ndërkombëtar dhe diplomacinë publike, me theks të veçantë Kosovën dhe rrugëtimin
e saj drejt paqes pas konfliktit me Serbinë.
Përveç kësaj në këtë samit Shala është pjesë edhe e panelit kryesor
“Diplomatët e rijnë” ku bashkë me panelistët tjerë nga Bangladeshi,
Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të dërguarën speciale të komisionerit të lartë për
refugjatët e OKB-së do të flasin për mundësinë e uljes së tensioneve të shteteve
në konflikt, eliminimin e paragjykimeve, dhe rolin e OKB-së në krijimin dhe forcimin
e paqes nëpër botë përmes dialogut.
Pjesë e këtij samiti janë përfaqësues të më shumë se 100 shteteve të ndryshme nga mbarë bota. / KultPlus.com
Në qytetin Bjelovar u hap Qendra Kulturore për komunitetin shqiptar, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore si dhe në fuqizimin e lidhjeve midis anëtarëve të komunitetit shqiptar. E pranishme në këtë ceremoni ishte dhe deputetja shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj, transmeton albinfo.ch.
Lokalet e Qendrës Kulturore të Komunitetit të Shqiptarëve u hapën zyrtarisht sot në rrugën 3 Dimitrija Demetra në Bjelovar të Kroacisë. Në hapje morën pjesë kryetari i Bashkisë së qytetit të Bjelovar, Dario Hrebak, Përfaqësuesja Parlamentare për Pakicat Kombëtare, Ermine Lekaj Prljaskaj, një përfaqësues i Ambasadave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë Veriore dhe një delegacion nga Qarku Berat i Shqipërisë.
“Kjo është një ëndërr e kahershme e shqiptarëve tanë nga ky rajon. Tani do të kemi edhe më shumë mundësi për t’u socializuar, për të mbajtur programe kulturore dhe artistike, seanca dhe të tjera. Të gjithë ne që kemi emigruar në territorin e Republikës së Kroacisë kemi pranuar një atdhe tjetër. Kroacia është shtëpia jonë e dytë, por të gjithë ne i ndjejmë rrënjët tona. Shoqëria jonë kulturore dhe artistike funksionon që prej vitit 2007, me shumë anëtarë”, tha Martin Gojani, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar të Qarkut Bjelovar – Bilogora.
“Kjo është një iniciativë me të vërtetë e lavdërueshme dhe është një nder i madh të jesh sot në hapje. Këtu do të zhvillohet kultura, folklori, kënga e pakicës shqiptare, gjë që më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar. Jam i lirë të them që kjo është një iniciativë historike. Qendra do të luajë një rol të madh dhe të rëndësishëm në lidhjen e shqiptarëve dhe kroatëve. Zhvillimi kulturor, edukimi, pranimi i ndërsjellë dhe ndjenja e barazisë janë ajo për të cilën ne të gjithë përpiqemi, tha HE Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kroacisë. /Albinfo.ch / KultPlus.com
Pop ylli i njohur botëror e bëri një paraqitje të rrallë këtë fundjavë, për ta pranuar shpërblimin “President’s Award”, në edicionin e 51-të të ceremonisë së përvitshme “NAACP Image Awards”, ngjarje kjo e cila i nderon më të mirët në film, televizion, muzikë dhe literaturë, në komunitetin afrikano-amerikan.
Këngëtarja e famshme e pranoi shpërblimin në ceremoninë e cila zuri vend të shtunën mbrëma, në qendrën “Pasadena Convention Center”, ku e dha një fjalim që fokusohej në çështjet bamirëse të cilat ajo i mbështet.
“Kjo natë nuk ka të bëjë me mua, sepse qëllimi këtu është shumë më i madh, apo jo? Jo më i madh se të gjithë ne së bashku, por më i madh se unë, sepse roli im është shumë i vogël për gjithë punën e mrekullueshme që po bëhet anembanë botës dhe që pritet të bëhet në të ardhmen. Nëse ka diçka që e kam mësuar ndër vite, është se këtë botë mund ta rregullojmë vetëm të bashkuar. Nuk mund ta bëjmë këtë gjë të ndarë,” citohet të ketë thënë Rihanna në fjalimin e saj në skenë.
Shpërblimet “NAACP Image Awards” në kategoritë për muzikë i nderuan yjet, Lil Nas X i cili e fitoi çmimin “Artisti më i mirë i ri”, Bruno Mars u shpall “Artisti më i mirë mashkull”, Beyoncé i fitoi disa shpërblime përfshirë këtu kategoritë “Artistja më e mirë femër” dhe “Albumi më i mirë”, Lizzo e fitoi çmimin “Videoklipi më i mirë”, Kirk Franklin u nderua me shpërblimin “Kënga më e mirë kishtare” dhe Jazzmeia Horn fitoi në kategorinë “Albumi më i mirë i muzikës jazz”, transmeton Koha.net.
Në fillim të këtij muaji, Rihanna e konfirmoi lajmin se po kthehet në studion incizuese me producentin dhe këngëtarin, Pharrell Williams, teksa puna rreth albumit të saj të ardhshëm po vazhdon ende. Albumi i fundit i këngëtares “Anti” u lansua në vitin 2016. / KultPlus.com
Aktorja amerikane, Lindsay Lohan po i bashkohet kastës së aktorëve në filmin “Cursed”.
Sipas mediave të huaja, 33-vjeçarja është në fund të bisedimeve për të shkëlqyer përballë aktorit amerikan, Mickey Rourke. Lindsay do ta luajë rolin e detektives Mary Branigan, e cila bashkëpunon me psikiatrin Dr.David Elder (Rourke), për ta ndaluar një të arratisur nga psikiatria, që të mos vrasë pesë njerëz që po i mbante peng në një shtëpi diku larg. / KultPlus.com
Legjenda e Hollywoodit i cili vdiq më 5 shkurt të këtij viti në moshën 103-vjeçare, e ka dhuruar pasurinë e tij 80 milionë dollarësh për fondacionin “Douglas Foundation”, i cili synon t’i ndihmojë personat që nuk mund t’i dalin në ndihmë vetes.
Në mesin e përfituesve nga ky fond janë edhe, Qendra për Fëmijë “Sinai Temple” që gjendet në Westwood të Los Angelesit dhe teatri “Kirk Douglas Theatre”, që gjendet në Culver City të Kalifornisë. Ky objekt i pashfrytëzueshëm ishte restauruar nga fondacioni i aktorit dhe është shndërruar në skenë për performanca live, transmeton Koha.net.
Vdekja e trishtë e yllit kinematografik u bë e ditur nga djali i tij, Michael Douglas, përmes një deklarate emocionale të lëshuar në emër të të gjithë familjes.
“Me pikëllim të thellë unë dhe vëllezërit e mi ju njoftojmë se, Kirk Douglas, vdiq sot në moshën 103-vjeçare. Për botën, ai ishte një legjendë, një aktor i filmave të periudhës së artë i cili arriti të jetojë gjatë, një person humanitarë përkushtimi i së cilit për çështjet e drejtësisë dhe çështjet e tjera në të cilat besonte, vendosi standard për të gjithë ne të aspirojmë. Por, për mua dhe vëllezërit, Joel dhe Peter, ai ishte thjeshtë baba i mrekullueshëm. Për nipërit dhe mbresat e tij ishte një gjysh i dashur dhe për bashkëshorten e tij Ane, një burrë i jashtëzakonshëm. Babi të dua shumë dhe jam shumë krenar që jam biri yt,” shkruhej në prononcimin e aktorit Michael Douglas.
Kirk Douglas e ka jetuar një jetë të gjatë dhe të mirë si dhe ka lënë prapa filma të veçantë të cilët do të mbijetojnë për gjeneratat e ardhshme. Po ashtu ai ka shënuar histori si filantrop i njohur i cili ka punuar shumë për t’i ndihmuar njerëzit e thjeshtë dhe për të sjellë paqe në botë. / KultPlus.com
Të gjithë mund të pajtohemi se frika nga
vdekja është frika më themelore me të cilën përballen të gjithë njerëzit në
jetën e tyre. Ne mund të përpiqemi të harrojmë pasigurinë tonë për atë që ndodh
në jetën e përtejme, por frika është gjithnjë e pranishme, gjithnjë nën
sipërfaqe. Çfarë duhet të thonë Budistët në lidhje me këtë ngjarje krejtësisht
të natyrshme, por në dukje të padëshirueshme, në të cilën mbaron e gjithë jeta
njerëzore? Ne gjetëm një fragment të rrallë të një prej fjalimeve të Dalai
Lamas nga viti 1994, ku ai ndan perspektivën e tij mbi atë që ndodh kur vdes
njeriu.
Ai e ofron një këshillë
praktike mbi atë se si ta jetojmë një jetë të virtytshme për tu përgatitur për
gjykimin e fundit:
“Si Budist, unë e shoh vdekjen
si një proces normal, një realitet që unë e pranoj se do të ndodhë për sa kohë
që unë qëndroj në këtë ekzistencë tokësore. Duke e ditur se nuk mund t’i
shpëtoj dot, nuk shoh asnjë pikë shqetësimi për këtë. Unë jam i prire të mendoj
se vdekja është si të ndryshosh rrobat kur ato janë të vjetra dhe dëmtuara, se
fundi i fundit megjithatë vdekja është e paparashikueshme.
“Ne nuk e dimë kur ose si do të
ndodhë, kështu, është e arsyeshme vetëm të marrim masa paraprake para se të
ndodhë në të vërtetë “Procesi i vdekjes fillon me shpërbërjen e elementeve
brenda trupit Ai ka tetë faza, duke filluar me shpërbërjen e elementit të
tokës, pastaj elementët e zjarrit të ujit dhe erës. Ngjyrat: shfaqja e një
pamje të bardhë, shtimi i elementit të kuq, e zeza kur jemi afër arritjes dhe më
në fund, drita e pastërt e vdekjes.
“Nuk ka asnjë mënyrë për t’i
shpëtuar vdekjes, është njësoj si të përpiqesh të shpëtosh nga katër male të
mëdha duke prekur qiellin. Nuk ka shpëtim nga këto katër male të lindjes,
pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes.
“Plakja shkatërron rininë,
sëmundja shkatërron shëndetin, degjenerimi i jetës shkatërron të gjitha
cilësitë e shkëlqyera dhe vdekja shkatërron jetën. Edhe nëse jeni një vrapues i
shkëlqyeshëm, nuk mund të shpëtoni nga vdekja. Ju nuk mund ta ndaloni vdekjen
me pasurinë tuaj, përmes shfaqjeve tuaja magjike ose recitimit të mantras apo
edhe ilaçeve, prandaj është gjë e mençur të përgatiteni për vdekjen tuaj.
“Nga një këndvështrim Budist,
përvoja aktuale e vdekjes është shumë e rëndësishme. Edhe pse si ose ku
do të rilindemi në përgjithësi varet nga forcat karmike, gjendja jonë e mendjes
në kohën e vdekjes mund të ndikojë në cilësinë e rilindjes tonë të radhës, pra
në momentin e vdekjes, përkundër larmisë së madhe të karmave që kemi
grumbulluar, nëse bëjmë një përpjekje të veçantë për të gjeneruar një
mendje të virtytshme ne mund të forcojmë dhe aktivizojmë një karma virtuoze dhe
kështu të sjellim një rilindje të lumtur.”
Duke ditur procesin e vdekjes,
si ta jetoni jetën tuaj?
Në një pjesë të mëvonshme të
prezantimit, Dalai Lama tregon se si t’i përdorim këto njohuri për të jetuar
një jetë të virtytshme:
“Ne nuk mund të shpresojmë të
vdesim paqësisht nëse jeta jonë ka qenë e mbushur me dhunë, ose nëse mendjet
tona janë shqetësuar më së shumti nga emocione si zemërimi, lidhja ose frika.
Prandaj nëse dëshirojmë të vdesim mirë, duhet të mësojmë se si të jetojmë mirë:
Duke shpresuar për një vdekje paqësore, duhet të kultivojmë paqen në mendjen
tonë dhe në mënyrën tonë të jetesës.”
Qeveria shqiptare në mënyrë zyrtare ka thënë sot se nuk ka asnjë shenjë nga koronavirùsi, por paniku nuk është larguar nga qytetarët. Sot në një njoftim drejtorit i shkollës “Udha e Shkronjave”, Artur Shkurti ka njoftuar se ky institucion arsmior do qëndrojë i mbyllur për dy jave.
Në njoftim Shkurti shkruan se mbyllja është bërë pas konsultimit me prindërit dhe kjo periudhë do t’u shërbejë atyre për të marrë në konsideratë sa më parë masat pjesore ose tërësore të vetëizolimit dhe për të bërë vetëkarantinën për fëmijët e tyre dhe për të qenë përgatitur psikologjikisht në rast të shpërthimit të epidemisë së koronavirùsit.
NJOFTIMI I PLOTË
Drejtoria e shkollës “Udha e shkronjave”, pas zhvillimeve të fundit të shpërthimit të epidemisë së koronavirùsit në Itali dhe pas një konsultimi të ideve të ndryshme të prindërve (secili mori një formular me pyetje), por edhe të specialistëve, vendosi të mbyllë shkollën për një afat dyjavor. (Ky afat mund të shkurtohet ose të zgjatet, sipas situatës.) Kjo periudhë do t’u shërbejë prindërve për të marrë në konsideratë sa më parë masat pjesore ose tërësore të vetëizolimit dhe për të bërë vetëkarantinën për fëmijët e tyre dhe për të qenë përgatitur psikologjikisht në rast të shpërthimit të epidemisë së koronavirùsit.
Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme. Mësimet do të vijojnë normalisht ONLINE në forumet tona dhe që është një praktikë tashmë e provuar si e suksesshme. Orari i nisjes së mësimit online do të jetë 9:00 dhe do të përfundojë në orën 15:00, sipas orarit që ka secila klasë.
Urojmë gjithashtu që kjo masë t’ju shërbejë të gjithëve të marrin masa për njerëzit e tyre të afërm dhe mësuesit dhe stafi ndihmës të kenë kohë gjithashtu të kujdesen për familjet e tyre. Duke shfrytëzuar prindërit që kemi mjekë dhe farmacistë, mund të na drejtoheni për pyetje ose këshilla të ndryshme. Shpresojmë që do të ndërtojmë një grup mjaft ndihmues për këdo që është në komunitetin e shkollës. Nga ana jonë përgjegjës për situatën, përveç drejtorisë, Artur Shkurti & Mirela Shkurti, do të jetë Fatos Xhemali, me përvoja me shumë vlerë me Kryqin e Kuq. Po ashtu edhe mësuesja e edukimit fizik Bardha Kordhoni.
Aesha Ash nga New York, gjithmonë kishte ëndërruar të bëhej balerinë, në moshën 13 vjeçare ajo u pranua në një shkollë baleti në New York, dhe vetëm me 18 vjet ajo arriti ti bashkohej Trupës së Baletit të New York, shkruan The Independent, përcjellë KultPlus.
Aesha tashmë nuk është duke performuar, pasi që është pensionuar në vitin 2008, por përvojën e saj si balerinë është duke e përdorë për të ndihmuar vajzat afrikano-amerikane, që të realizojnë ëndrrat e tyre. Ajo tashmë ka realizuar edhe fotografi inspiruese, për të cilat edhe ka pas qëllimin./KultPlus.com