Shqiptari Gjon’s Tears, përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision, shpreson për një këngë në gjuhën shqipe

Shqiptari Gjon’s Tears do ta përfaqësojë Zvicrën me këngë të re në “Eurovizion” 2021. Gjon’s Tears, thotë se u ndje keq për mënyrën se si u mbajt sivjet “Eurovizioni”, por u shpreh i lumtur që në vitin 2021 do mund ta përfaqësojë prapë Zvicrën, por me një këngë tjetër.

“Është tek rregullat e Eurovizionit që nuk ke të drejtë ta përfaqësojë dy herë të njëjtën këngë, edhe duhet kënga të dalë në shtator”, tha Tears, shkruan rtv21.tv

Ai më tutje tregoi se si ka ndikuar në karrierën e tij përfaqësimi i Zvicrës në Eurovizion. Artisti tha se ishte për të një befasi e madhe që aq shumë njerëz e kanë përkrahur atë dhe shtoi se ishte si një ëndërr.

Gjon’s Tears tregon për planet, shpreson të realizojë këngë në shqip 1 orë më herët

Gjon’s Tears sot tha që është shumë krenar për muzikën që bëhet në Kosovë dhe Shqipëri. Ai tha se muzika në Kosovë dhe Shqipëri e frymëzojnë, sepse kanë kulturë muzikore shumë të madhe.

Ai tutje tregoi se do të bëjë një album sa më shpejt me grupin e tij dhe të përgatisë këngën për “Eurovizion” 2021, duke u shprehur që për momentin nuk e di nëse në album do të ketë këngë shqip, por beson se po. “Për mua është e rëndësishme të kem një këngë shqipe”, u shpreh ndër të tjera artisti./ KultPlus.com

Presidenti i Austrisë shkel rregullat e daljes dhe kapet nga policia në restorantin e shqiptarit në Vjenë

Për shkak të pandemisë në Austri lokalet duhet të mbyllen në orën 23:00. Presidenti austriak e ka harruar këtë rregull dhe është zbuluar nga policia – në lokalin e një shqiptari në Vjenë. Alexander van der Bellen ka kërkuar falje tashmë.

Restoranti “Sole” në Vjenë vështirë të ketë pasur reklamë më të fuqishme se sot në mediat austriake. Kjo për shkak të një mysafiri prominent. Pas një kohe të gjatë presidenti austriak Alexander van der Bellen mbrëmë vendosi të dalë për darkë me bashkëshorten dhe me dy miq. Pas mesnatës në kopshtin e lokalit “Sole” një patrullë e policisë austriake takoi dy mysafirë – me pije mbi tavolinë. Ishin presidenti dhe gruaja e tij, dy miqtë e tyre me gjasë ishin larguar më herët.

Sipas rregullave të reja të vendosura për shkak të virusit korona, lokalet në Austri duhet të mbyllen në orën 23:00. Lajmin për kapjen e presidentit në restorant e kanë bërë të ditur gazetat austriake dhe ndërkohë ka njoftuar edhe “Der Spiegel” në Gjermani.

Lokali “Sole” gjendet në zemër të Vjenës dhe është pronë e shqiptarit Aki Nuredini. I hapur në fillim të viteve 80-të, lokali me kuzhinë italiane është një pikëtakim i njohur për artistë, politikanë, kompozitorë, sportistë.

Presidenti i Austrisë Alexander van der Bellen tha se ishte habitur duke bërë muhabet dhe nuk e kishte këqyrur orën. “Më vjen sinqerisht keq. Ka qenë gabim”, tha ai. Në Twitter Van der Bellen përsëriti kërkimfaljen dhe tha se nëse i është shkaktuar ndonjë dëm pronarit të restorantit, “unë do të përgjigjem”. Sipas rregullave të reja për shkak të pandemisë lokalet që qëndrojnë të hapura pas orës 23:00 mund të gjobiten me deri në 30 mijë euro. Pronari i lokalit tha se në orën 23:00 kishte shërbyer për herë të fundit dhe pastaj e kishte mbyllur lokalin. Presidenti dhe gruaja e tij kishin vazhduar të qëndrojnë jashtë lokalit në zonën e mbuluar me çadër. Policia bëri të ditur se ka njoftuar autoritetet përkatëse për rastin.

Pronari i lokalit Aki Nuredini tha: “Presidenti është mysafir imi i rregullt, siç janë edhe shumë artistë. Ai porositi peshk për darkë. Unë gjithçka ka bërë sipas rregullave dhe e kam mbyllur lokalin në orën 23:00, siç thotë edhe ligji. Presidenti ka vazhduar të qëndrojë me gruan e tij jashtë në pjesën e mbuluar të kopshtit”. / KultPlus.com

174 vjet nga lindja e Naim Frashërit, bilbilit të gjuhës shqipe

Naim Frashëri lindi në Frashër të Dangëllisë më 25 maj 1846. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja e tij u shpërngul në Janinë, ku ndoqi gjimnazin “Zosimea”. Mbas kthimit në vendlindje, ai bëri provat e para të vjershërimit shqip nën ndikimin e bejtexhinjve, por edhe persisht, në përmbledhjen “Tehajylat” (Ëndërrime) që e botoi në vitit 1885.

Naim Frashëri mori pjesë në ngjarjet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në mbledhjen e degëve të Jugut të Lidhjes Shqiptare në Frashër (1878). Ai iu kushtua punës për zgjimin kombëtar përmes lëvrimit të gjuhës shqipe e të letërsisë kombëtare dhe për ngritjen e shkollës shqipe e pajisjen e saj me tekste mësimore në gjuhën amtare. Më 1882 u vendos përfundimisht në Stamboll. Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare dhe u pagëzua për së gjalli si “Apostull i Shqiptarizmës”.

Për më pak se 20 vjet botoi një krijimtari të gjerë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera, poema, përmbledhje lirikash, prozë artistike, si dhe vjersha e tekste për shkollat dhe përkthime. Veprat e tij më të shquara janë “Bagëti e Bujqësija” (1886), përmbledhja me lirika atdhetare e filozofike “Luletë e verësë” (1890), poema epike “Istori e Skënderbeut” (1898), lirikat në persisht “Ëndërrime” si dhe poemat në gjuhën greke “O alithis pothos ton Skyperaton” (Dëshira e vërtetë e shqiptarëve, 1886), etj..

Vepra e Naim Frashërit është botuar dhe vazhdon të botohet gjerësisht dhe është bërë objekt studimesh shkencore. Naim Frashëri vdiq në Stamboll më 20 tetor 1900. Eshtrat e tij u sollën në atdhe më 1937 dhe prehen në Memorialin e Rilindësve në Tiranë. / KultPlus.com

Lady Gaga për Ariana Grande: Aftësia e saj për të ecur përpara, është për t’u admiruar

Lady Gaga dhe Ariana Grande, janë bërë bashkë për lansimin e këngës së tyre të re dhe tejet ritmike, “Rain On Me”.

Ky bashkëpunim, që është i pari për dyshen e famshme të pop muzikës, vjen si rezultat i një shoqërie të re mes dy artisteve të cilat si duket kanë zhvilluar simpati të menjëhershme për njëra-tjetrën, transmeton Koha.

Duke folur me prezantuesin Zane Lowe në emisionin e tij “Apple Music”, Gaga emri i vërtetë i së cilës është Stefani Germanotta, zbuloi se si Grande e ka bërë atë ta kuptojë se për një kohë të gjatë ishte fshehur nga diçka.

“Padyshim, ajo femër ka kaluar nëpër disa situata vërtetë të vështira dhe testuese në jetë. Dhe aftësia e saj për të ecur përpara, është vërtetë për t’u admiruar. Kur ajo erdhi në studion incizuese, unë ende po qaja ndërsa ajo jo. Eventualisht, ajo më kritikoi, duke më thënë se po fshihesha nga diçka, dhe kjo është e vërtetë. Unë po fshihesha pa e kuptuar këtë gjë,” tha Gaga, duke folur për këngëtaren Grande e cila kishte përjetuar tmerr të vërtetë kur në viti 2017, një bombë shpërtheu në koncertin e saj në Manchester duke i vrarë disa adhurues të saj, si dhe në viti 2018 ajo e humbi ish të dashurin, Mac Miller, i cili u vetëvra.

Sa i përket këngës “Rain On Me”, fituesja e shumëfishtë e shpërblimit “Grammy”, Gaga, e përshkroi atë si proces shërues duke shtuar se teksti i këngës i referohet edhe problemit të saj me alkoolin, me ç’rast ajo kishte konsumuar në masë të madhe për t’i shuar ndjenjat dhe emocionet.

“Rain On Me” është kënga e dytë nga albumi i gjashtë i incizuar në studio i Lady Gagas, “Chromatica”, dhe vjen pas këngës “Stupid Love” e cila u lansuar në shkurt të këtij viti. Kënga e re e dyshes është pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat anembanë botës, dhe duket se është në rrugë për të triumfuar në maje të toplistave muzikore.

Pas vetën dy ditëve të lansimit, “Rain On Me”, i numëron më shumë se 41 milionë klikime në YouTube.

Albumi i ri i Lady Gagas, “Chromatica”, do të lansohet më 29 maj të këtij viti, pasi është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërkaq, në muajin prill, ylli i hitit “Born This Way” kishte ndihmuar në organizimin e një koncerti bamirës i cili i përfshiu performancat e yjeve të ndryshëm të filmit, modës dhe muzikës, të tillë si: Paul McCartney, Celine Dion, Sir Elton John, Beyonce, Jennifer Hudson, John Legend, Billie Eilish, Matthew McConaughey, Sarah Jessica Parker, Rita Ora, Lizzo, Idris Elba, Jessie J dhe të tjerë.

Ngjarja e cila u transmetua live në televizione, “One World: Together At Home”, arriti t’i mbledhë 127.9 milionë dollarë për fondacionet të cilat i ndihmojnë të prekurit nga koronavirusi. / KultPlus.com

Zbuloni Gjirokastrën, hyrja në muze pa pagesë për të gjithë turistët

Gjirokastra është qyteti i traditës, shijes dhe historisë. Gjirokastra nuk është vetëm e shqiptarëve dhe e gjirokastritëve, por një pasuri botërore që duhet shijuar në radhë të parë nga shqiptarët.

Kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare ka bërë me dije se paketat turistike këtë sezon turistik do të përfshijnë hyrjen në muze pa pagesë për ata që zgjedhin Gjirokastrën për të kaluar pushimet apo një fundjavë.

“Flasim për një qytet që si pasuri botërore që shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik ka turizmin. Në këtë sezon prisnim pikun, në maj qershor është piku në Gjirokastër dhe mbi 80% e turistëve që vijnë dhe qëndrojnë në Gjirokastër janë të huaj. Është gjithë lugina e Drinos një pasuri më vete, ku veç se shijohet historia, trashëgimi, kulturë, çdo shtëpi në Gjirokastër është një muze më vete, kalaja, qyteti antik i Antigonesë, ka kala dhe në zonat përreth Gjirokastrës. E gjithë lugina  e Drinos është një mundësi për të kaluar më shumë se një fundjavë”, shprehet Golemi.

“Deri në këto moment ka qenë e aksesueshme dhe tërheqëse për të huajt. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, pasi ka shumë që nuk e kanë shijuar Gjirokastrën dhe më vjen mirë që këto ditë, pasi jam takuar me miq e shokë, shoh dhe vetë hotelet që rezervohen dhe këto rezervime janë për dy apo tre vite, pra deri në vitin 2022-2023. Gjatë periudhës së punimeve te pazari kemi pasur një shfrytëzim deri 70% të kapacitetit të strukturave akomoduese. Këtë vit kishim parashikuar mbi 90% shfrytëzim dhe prandaj unë bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ta shijojnë Gjirokastrën, ku do gjejnë historinë, kulturën, aventurën, kalërimin, hicking dhe patjetër kulinarinë. Gjirokastra është një surprizë e paprovuar për shqiptarët, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Kosovës. Prandaj duhet të shijojmë vendin tonë dhe të zbulojmë vendin tone”, shprehet Golemi.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë operatorët, strukturat akomoduese dhe zemra e turizmit është pjesa e pazarit. Po flasim për një zonë shumë të ngushtë, më shumë se 500 shtretër, të kufizuar vetëm në një zonë. E gjithë pjesa tjetër, në periferi bujtinat e shumta që janë shtuar vitet e fundit e plotësojnë këtë mozaik, me gjithë strukturat akomoduese kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm. Si Këshill Bashkiak, si Bashki, kemi paraqitur para një muaji lehtësirat fiskale për dy muajt e pandemisë, mars e prill për tarifat vendore i kemi 0 për të gjitha bizneset e mbyllura dhe ato që mund të kenë qenë hapur, por për shkak të situatës nuk kanë pasur dot klientë. Ne si bashki me një kosto i kemi 0 tarifat vendore”, deklaroi GolemI.

“Ndërkohë thash dhe për specifikën që ne kemi, do t’i paraqes pas një jave Këshillit Bashkiak, të gjithë operatorëve, strukturave akomoduese, të gjithë sistemit muzeal për të gjitha paketat që janë bërë gati për t’ju ofruar të gjithë shqiptarëve të zerohen. Pra hyrja dhe vizitat në muzeumet në bashkinë e Gjirokastrës do jetë e zeruar. Kjo do vihet në shërbim për strukturat akomoduese. Të ardhurat që presim për muzeumet, ua kemi vënë në dispozicion operatorëve turistikë dhe strukturave akomoduese. Jemi në koordinim me ta, kemi nxjerr paketat e para dhe do vijojmë të jemi konkurrues me të gjithë këtë treg që do të ofrohet. Kjo është një mundësi për shumë shqiptarë që nuk kanë arritur të shijojnë Gjirokastrën, që mund të kenë qëndruar disa orë, por duhet të qëndrojnë më shumë se kaq. I presim të vijnë dhe të shijojnë Gjirokastrën”, theksoi Golemi.

“Gjirokastra ngelet nga qarqet më të sigurta. Ka qenë në fakt nga ato qytetet që edhe në vitin e mbrapsht të ’97-ës qytetarët gjirokastritë paguanin dritat dhe ujin”, tha ai.

Goli foli edhe për takimin me ambasadorin italian, ku tha se “më erdhi shumë mirë për dashurinë me të cilën ai foli për Gjirokastrën pasi shumë e njohin si qytetin e Kadaresë, një nga arsyet që shumë dëshirojnë të shohin dhe vizitojnë vendin ku ka lindur ky shkrimtar i madh. Ai u mrekullua dhe fjala e tij ishte se kjo vizita ishte një aparitiv, pasi unë do jem një nga ata persona që do ta kem Gjirokastrën në fokus dhe do jem edhe Ambassador i Gjirokastrës”,- përfundoi kryebashkiaku i Gjirokastrës. /atsh / KultPlus.com

22 vjet nga masakra e Lybeniqit

Sot mbushen 22 vjet kur më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë edhe burrat e tjerë të fshatit.

Gjenocidi i kryer në këtë vendbanim ndaj popullsisë se pafajshme shqiptare më 25 maj 1998 dhe më 1 e 7 prill 1999, është njëri nga krimet me të mëdha që kanë kryer forcat policore, ushtarake e para ushtarake serbe në Kosovë.

Drejtuesi i Departamentit të Historisë Bashkëkohore në Institutin e Historisë, Shkodran Imeraj, ka thënë kohë më parë se drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare kanë dështuar në ndjekjen dhe dënimin e autorëve të masakrave që u kryen në Lybeniq gjatë viteve 1998-1999.

Sipas Imerajt, gjenocidi që kryen forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe kundër banorëve shqiptarë të Lybeniqit, është gjenocidi më i madh që është kryer kundër popullsisë shqiptare në historinë e fshatit Lybeniq. / KultPlus.com

“Se shembi tërmeti, por pushteti”, këngëtarët nga Zvicra, këngë për Teatrin Kombëtar (VIDEO)

Marco e Dario Zappa janë muzikantë nga Zvicra, prej vitesh të pranishëm me koncertet e tyre në Shqipëri dhe në Ballkan.

Ata i kushtuan një këngë teatrit dhe shembjes së tij me një muzikë dhe tekst prekës, duke përdorur edhe fjalë shqip.

Kënga ka edhe pamje nga shkatërrimi i godinës së Teatrit. Aty shihet aksioni i policisë për të shembur godinën e TK-së.

Ndërsa, në video ka edhe parrulla në mbrojtje të Teatrit. “Nuk e bëri tërmeti, e bëri pushteti”. Ndër të tjera, Zappa shprehet se edhe “unë jam shqiptar”.

“Shuat një qiri që ndriconte qytetin. Përse?”, thuhet ndër të tjera në teksin e muzikës. Më tej, në tekst nënvizohet edhe se “dhuna e një pushteti të kujton të kaluarën”.

Teksti i këngës në origjinal (italisht):

(Sirene)  Intro. Clarinetto

L’avete lasciato pian, piano morire,

l’avete ridotto pian, piano

a un rudere

poi un sabato, la notte,

il colpo di grazia!

Incuranti di tutti quelli

che per ventisette mesi,

ogni sera, ogni notte

hanno creduto, in questo sogno,

il loro cuore che pulsava.   Perché?

La violenza di un potere

che ricorda il passato…

Se  beri termeti,  (Ciò che non ha fatto il terremoto,

E beri Pushteti! lo ha fatto lo stato!)

Avete spento una candela

che dava luce alla città

E ci chiediamo: perché?

Come era bello suonare

in questo splendido teatro,

sì, un po’ vecchio e trasandato,

ma vero, caldo e molto amato.

Avete distrutto una storia,

soffocando ogni speranza.

Perché?   Perché?   Perché?…

La violenza di un potere

che ricorda il passato…

Se  beri termeti,  (Ciò che non ha fatto il terremoto,

E beri Pushteti! lo ha fatto lo stato!)

Avete spento una candela

che dava luce alla città

E ci chiediamo: perché?

Violino SOLO

Une JamTeatri!         (Io sono il teatro!)

Une Jam Shqiptar, (Io sono Albanese!)

Avete spento una candela

che dava luce…

che dava luce alla città!

Corno SOLO   +  sirena

Perché? Perché? Perché?…

Clarinetto SOLO

L’avete lasciato pian, piano morire,

l’avete ridotto pian, piano a un rudere

poi un sabato, la notte,

polizia e bulldozer!

Incuranti di tutti quelli che…

ogni sera, ogni notte,

hanno creduto, in quel teatro,

in quel cuore che pulsava.

Avete spento una candela!

Avete spento una fiamma!

Che dava vita a tutti… noi!

(Sirene Corno)

Afër 10 përqind e fëmijëve në Kosovë nuk i ndoqën mësimet online

Llogaritet se rreth 10 për qind e fëmijëve në Kosovë nuk kanë pasur qasje në mësimin në distancë. Kështu thotë eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci.

Ai thotë se kjo shifër ka dalë sipas disa hulumtimeve dhe bëjnë pjesë kryesisht në grupet e margjinalizuara të shoqërisë.

Ai thotë se ndonëse për një kohë të gjatë fëmijët nuk kanë qenë fizikisht në shkollë, mësimi në distancë ka arritur të mos krijojë boshllëk, por jo në të gjitha mjediset.

“ Për fat të mirë nuk ka qenë boshllëk i plotë. Kemi pasur mësimin në distancë i cili një pjesë të mirë të këtij boshllëku e ka përmbushur, jo në të gjitha mjediset njësoj duhet ta kemi të qartë. Ka familje që i ka tre ose katër fëmijë dhe e ka vetëm një kompjuter dhe nuk munden ata të hyjnë të tretë në zoom në të njëjtën kohë. Te familjet e  tilla sigurisht që shkaktohen pasoja. Ka që nuk kanë fare qasje në teknologji. Vlerësohet se diku 10 % të nxënësve në Kosovë nga grupet e margjinalizuara nuk kanë marrë pjesë në mësimin në distancë sipas disa hulumtimeve që janë bërë”, tha ai.

Sipas tij në situata të tillë ka mundësi dhe kuptim që të kompensohet mësimi.

“Aty ka mundësi dhe ka kuptim të organizohet një formë e ta quaj mësimit kompensues qoftë në qershor apo korrik. Por nëse shihet mundësi e fillimit të vitit shkollor më herët as kjo nuk mund të bëhet sepse nuk ka hapësirë kohore. Atëherë duhet të ju njihet çfarë kanë mësuar deri më 11 mars është ndërprerë shkolla”, shtoi ai.

Pupovci vlerëson se me tu sqaruar rrjedha e pandemisë duhet të analizohet se si duhet të vazhdohet tutje.

“Unë mendoj se me tu sqaruar rrjedha e pandemisë duhet të ulen Ministria e Arsimit, me Institutin dhe të mundohen ta parashohin zhvillimin e ngjarjeve them ashtu për një periudhë të një vjeçare. Nëse dyshohet se mund të jetë një valë e re e pandemisë ndoshta më mirë është që të fillohet më herët me vitin shkollor, të fillohet në fillim të gushtit. Ende nuk është e qartë se a do të kenë njerëzit të shkojnë në pushime, a do të hapen kufijtë, pastaj një numër i madh i qytetarëve aq shumë është dëmtuar ekonomikisht saqë i vështirë do të jetë organizmi i shkuarjes në pushime. këto modalitete duhet të shqyrtohen”,shtoi ai.

Sipas tij kompensim i mësimit mund të bëhet te fëmijët që nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin mësimin në distancë.“Kompensim mund të ketë nevojë për fëmijët që nuk kanë pasur mundësi ta ndjekin mësimin në distancë. Sepse ata që e kanë ndjekur mësimin në distancë dhe tu përsëriten gjërat të cilat pak ose shumë i kanë mësuar përmes mësimit në distancë nuk më duket shumë efektive”, është shprehur ai.

Pupovci vlerëson se nga kjo kohë kemi nxjerrë edhe mësime.

Sipas tij shumë njerëz kanë pasur dyshime rreth përdorimit të teknologjisë nga ana e mësimdhënësve.

Ai tha se kjo tregoi se mësimdhënësi munden mirë ta përdorin teknologjinë.

“Cilësia e arsimit në Kosovë është e brishtë edhe në situatën normale dhe kur e ke një cilësi të brishtë nuk do të thotë se një ndërprerje e shkurtër të dëmton aq shumë. Në rastin e Kosovës kjo duhet të shihet si një mundësi e mirë sepse njerëzit te ne kanë vënë shumë dyshime në përgatitjen e shkollave tona, të mësimdhënësve tonë rreth përdorimit të teknologjisë. U pa që në momentin nuk pati zgjidhje tjetër që mësimdhënësit tonë nuk po e përdorin teknologjinë. I gjetën të gjitha programet për një periudhë shumë të shkurtër dhe i përdorën. Unë mendoj se kjo është një përparësi. Nxënësit nëse kanë humbur nga mësimi i rregullt në shkolla kanë përfituar nga pavarësimi sepse në këto tre muaj ata janë mësuar t’i qasen problemit në mënyrë më të pavarur. Krahas këtyre dobësive kemi edhe disa elemente që mund t’i quajmë pika të forta dhe këto duhet të shfrytëzohen. Edhe nëse fillon mësimi në mënyrën më normale të mundshme në shtator të themi se nuk ka më pandemi unë mendoj se shkollat tona nuk kanë nevojë të heqin dorë nga shfrytëzimi i teknologjisë”, tha ai.

Sipas Pupovcit, pas pandemisë do të ishte mirë që të bëhej një kombinim mes mësimit virtual dhe atij kur nxënësi është i pranishëm në klasë.

“Tashmë nxënësit janë mësuar që t’i dorëzojnë detyrat përmes e-mailit, ta vazhdojmë këtë praktikë. mos t’i themi asaj të vjetrës se duhet me doemos mësuesja gjatë orës. Ajo mund të bëhet në situata p.sh ndodhë shpesh dimrit ndërpritet mësimi për shkak të borës, ja më nuk kemi nevojë ta ndërpremë sepse u mësuam e organizojmë ato orë në distancë sepse është krijuar kultura e organizmit të mësimit në distancë, mësuesit tonë tani dinë të bëjnë video nëse ka nevojë. Tani më ka video sepse i ka prodhuar MASHTI. Edhe në Shqipëri është prodhuar nr i madh i videove dhe këto mund të shfrytëzohen në një situatë krize meteorologjike.  Pra thjeshtë unë mendoj se nga kjo periudhë ka përfitime që duhet të shfrytëzohen”, tha ai./EO / KultPlus.com

“Duhet të mësosh t’u mbijetosh humbjeve, në ato çaste formohet karakteri”

Richard Milhous Nixon u lind më 9 janar 1913 në Yorba Linda, Kaliforni; vdiq më 22 prill 1994 në New York City, shkruan KultPlus.

Ishte politikan amerikan dhe President i ShBA i 37-të në periudhën (1969-1974).

Nixon është i vetmi Kryetar i ShBA-ve që ka dhënë dorëheqje gjatë mandatit presidencial pa e përfunduar mandatin e dytë, për shkak të përzierjes së tij në një skandal korrupsioni të njohur si Skandalit të Uotergejtit.

Më poshtë një nga thëniet e njohura të presidentit të 37-të amerikan:

“Duhet të mësosh t’u mbijetosh humbjeve, në ato çaste formohet karakteri”. /KultPlus.com

Bëhen peticione kundër 5G, pretendohet se e shkakton koronavirusin

Një nga teoritë konspirative më të përhapura, por edhe më lehtë për t’u hedhur poshtë mbi virusin Corona është që COVID-19 në të vërtetë shfaqet për shkak të sinjalit 5G. Kudo në Europë janë bërë peticione kundër 5G.

Megjithë faktin, që virusi Corona përhapet pavarësisht nga antenat e transmetimit 5G, në Europë kudo janë dëmtuar antena të tilla. Në Britaninë e Madhe u dëmtuan 60 antena, kudo janë bërë peticione kundër tyre. Kurse Martin Mihailov filloi në Bullgari aksionin “Stopp 5G Bulgaria”, duke mbledhur online disa mijëra nënshkrime. Edhe këtu bëhet thirrje për ndalimin e zgjerimit të 5G, sepse ky sinjal shkakton shumë sëmundje e probleme psikike, pa përmendur Coronën. Megjithëse pandemia e ka bllokuar zgjerimin e rrjetit 5G kudo në botë, debatet për standardin e sinjalit të rrjetit 5G morën një kthesë të re. Por çfarë është 5G e pse diskutohet me kaq zjarr, si po e shtrin atë aktualisht Europa Juglindore?

Coronavirus London Piccadilly Circus Graffito Corna-Protest (picture-alliance/Photoshot/Avalon/UPPA/J. Ng)

5G: Rrjet i shpejtë me dimensione gjeopolitike

5G do të thotë „brezi 5″ i rrjetit mobil. Ndryshe nga paraardhësit, lidhjet e shkëmbimet e të dhënave mes aparateve, antenave dhe serverave janë më të ngushta e më të harmonizuara. Me 5G do të jetë e mundur që aparatet të lidhen e komunikojnë më shpejt me njëri-tjetrin. 5G është simbol i “internetit të objekteve”, ai qëndron për lëvizjen autonome, rrugë të reja në prodhimin industrial dhe internet shumë të shpejtë.

Ndryshe nga 3G e 4G, 5G është si paketë e përgjithshme, ofrues të caktuar dhe prodhues nuk mund të merren vetëm për sektorë jokritikë e të përjashtohen nga të tjerat. Kush ka 5G brenda, ka potencialisht qasje kudo. Ndryshe nga paraardhësit, 5G bëhet pjesë e „infrastrukturës kritike (KRITIS). Shkurt: Kush është i lidhur me 5G, nuk mund të jetë më pa të. Kritike bëhet situata, nëse ky sinjal prishet ose dikush ia del të futet në rrjet e të vjedhë të dhëna.

Rëndësia gjeopolitike dhe ekonomike

Daniel Voelsen nga fondacioni i Berlinit „Shkenca dhe Politika” thotë, se kjo është arsyeja, pse 5G ka ndezur kaq debate. Në fokus të tyre gjigandi kinez i rrjetit mobil, Huawei dhe pyetja, nëse duhen lejuar komponentë të Huaweit të përdoren për zgjerimin e rrjetit 5G. Në të gjithë botën elementë të nevojshëm të rrjetit 5G prodhohen vetëm nga pak firma: Firmat europiane Nokia dhe Ericsson, Samsungu koeranojugor dhe Huawei kinez e ZTE. Huawei përflitet për lidhje të ngushta me shërbimet sekrete kineze dhe Partinë Komuniste. SHBA, por edhe Kanadaja, Polonia apo Australia ngrenë madje akuza spiunazhi kundër këtij koncerni. Presidenti i Shërbimit Informativ Gjerman, BND, Bruno Kahl në tetor paralajmëroi që një koncern të mos marrë pjesë në infrastrukturën mobile të transmentimit të të dhënave, kur nuk i besohet plotësisht. Vetë koncerni nuk i pranon akuzat.

Eric Xu, kreu i Huaweit në një ceremoni në Shenzhen -Huawei zotëron teknologjinë e 5G por ka dyshime e kritika për përdorimin e saj në Europë

5G nuk ka vetëm një dimension të politikës së sigurisë, por edhe gjeopolitik. Nëse Huawei bëhet furnizues i komponentëve të 5G për Europën dhe botën, pozicioni i koncernit në botë si lider në treg do çimentohej me dekada. Nën këtë superfuqi të koncernit do të vuanin jo vetëm ofruesit europianë, por edhe gjigandë amerikanë si sistemet Cisco. Pak gjasa do kishte që për gjeneratën 6g pastaj të kishte debat për ofrues të ndryshëm. Për BE e Europën ka edhe një disavantazh tjetër. Industria digjitale do të mbetej shumë prapa Kinës. Që tani Eriscon dhe Nokia nuk konkurrojnë dot me çmimet kineze.

5G në Europën Juglindore

Çështjet bazë që diskutohen në lidhje me 5G prekin edhe Europën Juglindore. Por në shtetet e dobta dhe ekonomikisht jo në gjendje të mirë, presioni gjeopolitik dhe ekonomik nga Europa, Kina dhe SHBA është më i ndjeshëm. Në të gjitha vendet europianojuglindore, ambasada e SHBA publikoi në faqen e saj të internetit, thirrje të hapura që kërkojnë përjashtimin e konkurrentëve kinezë. Përkundër kësaj, BE ia ka dalë që rregulloret për të këtë t’i kthejë në duart e vendeve anëtare.

Firma konsultuese e Luksemburgut incities, që punon me Komisionin Europian dhe PE, publikoi një dokument – indeks për të gjitha vendet europiane dhe përgatitjet që po bëjnë ato. Në një kohë që Finlanda ndodhet në vend të parë, Gjermania zë vendin e 8. Vendet e Europës Juglindore renditeshin nga vendi i 28 – Qiproja, deri në të 34-n Shqipëria, Bosnja-Hercegovina zinte vendin e 36. Jo shumë e habitshme, por studimi tregoi se përgatitjet për 5G varen nga fuqia ekonomike e vendeve.

Shqipëria

Në Shqipëri nuk ka as lidhje funksionuese 5G dhe as një datë për të filluar me të. Problemi është se frekuencat e nevojshme për 5G janë të mbizëna. Qasje aty ka vetëm Telekom Albania dhe Vodafone Albania. Vodafone në nëntorin e kaluar bëri një demonstrim publik të 5G në Shqipëri në prani të kryeministrit Rama e shtypit. Vodafone Albania përdori për këtë komponentë kinezë për shkak të lidhjeve të ngushta të koncernit mëmë Vodafone me Huawein. Këtë e kritikoi Ambasada e SHBA-së e prej atëherë u ndërprenë të gjitha planet. Si dhe kur do të ketë në Shqipëri sinjal 5G pa pjesëmarrje kineze, kjo nuk dihet.

Bosnja

Edhe në Bosnje nuk ka 5G. Në këtë vend lidhja 4G u shtri vetëm vitin e kaluar në të gjithë vendin. Në Sarajevë nuk ka deklatata publike lidhur me përdorimin e komponentëve të Huaweit, sepse operatorët Mtel, HT, Eronet, dhe BH Telekom kanë arritur vetëm së fundmi standardin aktual.

Bullgari

Bullgaria që tradicionalisht ka pasur komunikim të mirë digjital, ndjek në lidhjen 5G një plan ambicioz. Në korrik 2020 do të mbahet tenderi për frekuencat 5G. Planifikohet që në fund të këtij viti apo vitin e ardhshëm të ketë futje në treg të 5G. Megjithë paralajmërimet e ambasadës amerikane nuk ka përjashtim të koncernit kinez.

Nëse ky vend vërtet do të dalë në krye të instalimit të 5G, nuk dihet. Krahas krizës së Coronës që ka ndryshuar shumë gjëra në Europë, një pjesë e frekuencave janë bllokuar nga ushtria bullgare.

Greqia

Edhe Greqia kërkon të fusë në vitin 2021 sinjalin 5G. Në fund të këtij viti pritet të bëhet tenderi për frekuencat. Për një kohë të gjatë qeveria greke nuk shprehej për përdorimin e teknologjisë kineze. Megjithatë në projektet-pilot u përdor teknologjia e Huaweit. Por në mars, Eriscon mori shtesë ekskluzive nga operatori Cosmote për zgjerimin e 5G.

Kroacia

Edhe Kroacia bën pjesë tek vendet që në vitin 2021 duan të fusin në të gjithë vendin sinjalin 5G. Që këtë vit Osijek në perëndim të Kroacisë pritet të pajiset i gjithi me sinjalin 5G. Frekuencat e para janë dhënë ndërkohë nga rregullatorët shtetërorë. Por dhënia e frekuencave të tjera ka nevojë ende për sqarime ligjore. Edhe në Kroaci u debatua për Huawein, por nuk pati përjashtim të tij. Në këtë vend operatorët mobilë pane si zgjidhje e partneritetet individuale.

Teknologjia 5G do të revolucionojë industrinë edhe më tej

Mali i Zi

Në vendin e vogël në Adriatik megjithë Coronën ka pasur zhvillime në drejtim të sinjalit 5G. Darko Grgurovic, drejtori i Agjencisë për Komunikimin Elektronik dhe Postën, thotë se rregullatorët shtetërorë do të publikojnë këtë vit strategjinë 5G dhe tenderin për frekuencat 5G në gjysmën e dytë të vitit 2021. Për shkak të bashkëpunimeve ekzistuese dhe mospërjashtimin e përgjithshëm të teknologjisë kineze ka gjasa të ketë përdorim të kësaj teknologjie. Plani është që sinjali 5G të shtrihet në vend në fund të vitit 2022.

Maqedonia Veriore

Maqedonia Veriore është po ashtu pa sinjal 5G. Data e planifikuar për këtë është e largët, viti 2027. Shkupi megjithatë pritet të ketë sinjal 5G në fund të vitit 2023. Këtë qeveria e vuri si kusht për pjesëmarrjen në tenderat që pritet të mbahen deri në fund të vitit 2020.

Rumania

Plani i qeverisë i dhjetorit 2019 parashikonte që të fillohej me shtrirjen e sinjalit 5G në Rumani në vitin 2020. Por që atëherë nuk është ecur përpara me kuadrin ligjor në këtë drejtim. Edhe një datë për dhënien e frekuencave nuk ka. Në vitin 2019 qeveria rumune ka mbyllur një memorandum sekret me SHBA për zhvillimin e rrjeteve 5G. Këtu mendohet se bëhet fjalë për përjashtimin e Huaweit. Ky koncern, që ka marrë pjesë mjaft në zgjerimin e 3G dhe 4G u përpoq të bëjë presion tek qeveria përmes kostove në disa miliarda euro, që do të ofroheshin si faturë, nëse zëvendësoheshin komponentët e Huaweit. Qeveria rumune e shtyn që atëherë një vendim përfundimtar.

IFA 2019 - AVM - 5G (picture-alliance/dpa Themendienst/Z. Scheurer)

Serbia

Në Serbi 5G ndodhet në fazën testuese. Koncerni norvegjez Telenor ngriti në qershor 2019 stacionin e parë 5G në Universitetin e Beogradit. Telenor ka hequr dorë nga komponentë të Huaweit, bëjnë të ditur mediat, e në vend të kësaj përdor komponentë të ofruesit suedez, Ericsson. Por ky qendrën e prodhimit e ka në Nanjing, në Kinë. Ende është e paqartë, kur dhe cilët ofrues të tjerë të 5G do të ketë në Serbi. Tenderi për frekuencat u shty pa datë për shkak të krizës së Coronës. Por për shkak se Serbia është e lidhur ngushtë me Rusinë dhe Kinën, sidomos në sektorin e sigurisë, duket se ka pak gjasa që për pjesëmarrjen kineze në rrjetin 5G të vihen kushte të veçanta.

Konkluzioni

Zhvillimi i 5G në Europën Juglindore nuk është në fokusin e pjesës tjetër të kontinentit. Çështjet kryesore në këto vende nuk dallojnë nga ato që preokupojnë vendet e tjera europiane. Në vend të kësaj ato janë të lidhura ngushtë me vendimet në Gjermani apo Austri. Bashkëpunimi afatgjatë i Deutsche Telekom apo A1 në Austri me Huawein e bën gati të pamundur për shumë vende të Europës Juglindore që të heqin dorë nga ofruesi kinez. E qartë është po ashtu: vendet e Europës Juglindore nuk mund t’i rezistojnë dot aq presionit të fuqive të mëdha botërore si Kina, Rusia apo SHBA. Që tani mënyra si veprohet nuk është e njësuar dhe nuk dallon nga pjesa tjetër e kontinentit. DW /KultPlus.com

​Lana Del Rey: Nuk e lavdëroj abuzimin me femra

Këngëtarja e njohur amerikane thotë se është ofenduese që disa njerëz mendojnë se vargjet e këngëve të saj janë antifeministe.

Lana Del Rey mbron veten kundër akuzave se tekstet e këngëve të saj janë antifeministe.

Përmes Instagramit, ajo tha se vargjet e këngëve të saj shpesh flasin për marrëdhënie të vërteta emocionale të dhunshme dhe se ato duhet të jenë një temë në muzikë.

“Unë kam qenë e sinqertë për lidhjet plot sfida që kam pasur. Shumë gra kalojnë në marrëdhënie si kjo,” tha ajo.

Del Ray thotë se ka standarde të dyfishta dhe që yjet si Ariana Grande, Cardi B dhe Beyonce mund të këndojnë për “seksualitetin, duke qenë lakuriq dhe pa i kritikuar askush”.

Tekstet e këngëve të Lana Del Rey shpesh flasin për marrëdhënie jo të shëndetshme dhe personazhe ogurzi.

“Babai im është një njeri i keq”, ajo këndon në këngën Off To The Races, ndërsa të dashurin e saj në “Ultraviolence ” e quan ‘vdekjen e natës, sepse ajo është plot helme’.

Vitet e fundit, këngëtarja është distancuar nga disa këngë të mëparshme dhe madje ka fshirë këngën e Cola nga lista për shfaqje, pasi përmban vargje që i referohen personazheve si Harry Weinstein.

Kritika erdhi edhe nga gazetarja Isabella Castillo, e cila shkroi një tekst në të cilin e përshkroi muzikën e Lana Del Rey si “plot me ide të vjetruara, antifeministe”.

“Pavarësisht nëse ishte qëllimi i saj apo jo, romantizmi i dhunës në familje është territor i rrezikshëm, veçanërisht kur keni një audiencë kaq të ri,” shkroi ajo.

Në një postim në Instagram, Del Ray ka këmbëngulur që këngët e saj flasin për realitetin dhe se ka marrëdhënie emocionale të dhunshme në të gjithë botën.

Në fjalën e saj përmbyllëse, këngëtarja shkroi se po hulumtonte tema për dy libra të ardhshëm të poezisë dhe njoftoi daljen e një albumi të ri më 5 shtator.

Albumi i ri vjen pas Norman [Expletive] Rockwelliz 2019, i cili u nominua për një Grammy, dhe u vlerësua si albumi më i mirë i vitit në BBC. /KultPlus.com

Më 24 maj 1543 u nda nga jeta Nikolla Koperniku, një nga astronomët më të shquar evropianë

Nikolaus Kopernikus (Koperniku), polonisht: Mikołaj Kopernik (lindi me 19 shkurt 1473 ne Thorn (sqt.: Torn) Poloni dhe vdiq me 24 maj 1543 në Frauenburg) u bë njëri nga astronomët më të shquar evropianë me teorinë e tij të lëvizjës së planetëve nëpër orbita rreth diellit. Me zbulimet e tij ai krijoi një botëkuptim të ri pas mesjetar. Përveç kësaj ai ishte astrolog, astronom, jurist, fizikant, diplomat, ekonomist matematikan, mjek, qeveritar dhe ushtarak.

Kombësia e Kopernikut që nga shekulli i 19 u bë shkak për shumë kundërshtime të ashpra. Një gje por është e qartë se ai ishte ose polak, ose gjerman. Kjo gjë pasqyrohet në emrin e tij. Në gjermanisht ai quhet përgjithsisht Nikolaus Kopernikus, për shkak të versionit të latinizuar Copernicus nga mbiemri Koppernigk. Polonisht ai quhet Mikołaj Kopernik. Koperniku ishte biri i një gruaje gjermane, kombësia e të atit është e paqartë. Qyteti i tij i lindjes Torn pak kohë pas lindjes së tij kaloi nën sundimin e mbretit polak, kështu që ai formalisht njihet si polak.

Jeta

Koperniku, biri i një tregtari, lindi më 1473 në Poloni në qytetin Torni. Në Krakov dhe shumë universitete ai studioi matematikën, astronominë, teologjinë, drejtësinë dhe mjekësinë. Që nga viti 1512 derisa vdiq, më 1543, jetoi në Frauenburg, një qytet i vogëlth në Prusinë Lindore, ku u emërua kanonik në katedrale. Koperniku në fakt është specialist i së drejtës kanunore, disiplinë në të cilën arriti gradën doktor. Puna si kanonik në katedrale i plotësonte nevojat ekonomike, kështu që mund t’u kushtohej hulumtimeve shkencore të trupave qiellorë. Astronomia ishte disiplina e preferuar e tij. Pozicioni gjeografik i Frauenburgut, që ndodhej në bregdet, e favorizonte punën ajgëtuese të tij. Kopereniku e vendosi observatorin dhe vendbanimin në një nga kullat mbrojtëse të bregut. Instrumentat e tij ishin shumë të thjeshtë, por më i madhi i vazhduesve të veprës së tij, Tiho Brahe, ishte më i lumturi i njerëzve kur i ofruan një të tillë.

Koperniku ishte më shumë teoricien se vrojtues. Ndihmesa e tij në astronomi, që është një ndihmesë mjaft e madhe, qëndron në një teori:në kundërshtim me idetë e pranuara deri atëherë, nuk është kupa qiellore që bën një rrotullim të përditshëm përreth tokës, por është toka që rrotullohet rreth boshtit të saj imagjinar, dhe përshkon në të njëjtën kohë një rrotullim rreth diellit. Koperniku arriti në këtë përfundim pasi studioi astronomët grekë e arabë, por edhe nga vrojtimet vetjake. Toka nuk është qendra e universit, por një nga planetet që rrotullohen rreth diellit. Kjo frazë e thjeshtë e thjeshtë është parimi themelor i “pikëpamjes kopernikiane për një nga miliona trupat e tjerë qiellorë. Koperniku në përfundimet e tij arriti pas shumë fakteve shkencore, por do të duhej të vinte gjysma e shekullit XIX për ta provuar atë përfundimisht.

Sot ende, anipse Koperniku vërtetoi që kjo nuk ishte e vërtetë, ne themi “ngritja”, apo “ulja” e diellit në fillim dhe në fund të ditës.

Zigmund Frojd, në një nga veprat e tij, thotë se gjatë rrjedhës së kohëve, shkenca i ka dhënë dy goditje krusmuese mendimit naiv që njeriu kishte për vlerat e tij: herën e parë, kur Koperniku nuk e pranoi tokën si qendrën e universit dhe e dyta kur Darvini provoi t’i heqë njeriut pozicionin e privilegjuar që besonte se zinte përballë botës së kafshëve. Përpara Kopernikut mendohej se dielli dhe yjet iahin krijuar në funksion të tokës dhe toka në funksion të njeriut. Kur ai shpalli se universi nuk rrotullohej rreth planetit tonë, vetëdija njerëzore pësoi një trandje shungulluese. Koperniku pati një ndikim aq revolucionar në botëkuptimin që njerëzit kishin për botën, sa vetëm bashkëkohësi i tij, Kristofor Kolombi, mund të mendohej se kishte arritur një lavdi të atillë. /KultPlus.com

Shqipëria hap kufijtë më 1 qershor

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar masat e reja që do të ndiqen pas 1 qershorit. Gjatë një deklarate live në Facebook, Rama bëri të ditur se këtë javë masat do të vijojnë siç janë, ku qarkullimi i mjeteve dhe qytetarëve do të vijojë nga ora 05:00 deri në orën 21:00 në zonat e kuqe, ndërsa në zonat e gjelbra nuk ka më asnjë lloj kufizimi orari.

“Shumë komentuar nga padituria shajnë e mallkojnë për fashën e orarit. E gjithë dinamika e kësaj lufte që do të njëjtë gjithnjë e më shumë betejë me veten në radhë të parë varet nga niveli i ekspozimit të popullatës ndaj virusit. Faza dy nisi me lehtësi me zona dhe fasha të ndryshme dhe nuk është më e  vështirë për t’u kuptuar se dita e shtunë dhe  diel ka një rrezik më të madh ekspozimi, pasi ka dyndje të makinave dhe qytetarëve. Jua kam thënë që ditën e parë se çfarë lufte nervash dhe prove ekstreme durimi do të ishte e tërë kjo dreq historie. Nëse dikush bën të zgjuarin se kjo i duket e kot dhe nuk numëruam mirë me qindra të vdekur, e vërteta është se pikërisht pse bëmë atë që bëmë nuk patëm vuajtje të tmerrshme. Mos me tregoni Suedinë dhe mos i quani komplote të mia këto masa.

Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy. Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh. Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirë menduar. jemi gati të hapim kufijtë tokësor, por duhet të marrim dhe miratimin  e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjetër. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu.

Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë pse i kishte ngritur policia nga plazhi në Dhërmi. Askush në botë nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e ‘rërës së xanum’ do i ndëshkojmë pa asnjë kompromis. Nëse në do i hapim nga 1 qershori vetëm për hotele dhe pas 10 qershorit për të gjithë nga të gjithë” tha Rama. /KultPlus.com

Edhe mbi gërmadha është poezia e jetës

Nga: Visar Zhiti

Nga vuajtjet dhe persekutimet, nga drama e tyre e përbashkët, të nxjerrësh poezinë, se burgjet edhe harrohen, shkatërrohen, edhe teatrot shëmben, por drama mbetet dhe katedralja e poezisë është më e parrëzueshmja se të gjitha,

Duke parë gërmadhat e Teatrit Kombëtar sot, në kohën e pandemisë së “Covid-19”, kujtoj pandeminë ideologjike, “Comunism 45-91”, mbylljet, jo nëpër  shtëpira me familjarët e dashur, por në burgje të rënda dhe të egra, ku kanë vdekur dhe aktorë, regjisorë, vepra të ndaluara, tragjediani themeltar, parësori, Et’hem Haxhiademi, etj. Ndërsa vetë burgjet, ato të kënetave, të aeroportit, të themeleve, stadiumeve etj, as që nuk kanë një memorial dhe të fundmit, Spaçi e Qafa e Barit tashmë janë shkatërruar. Telat me gjëmba i morën banorët përreth për të thurur kopshtet vetiake, një metaforë e bukur kjo, u shkulën gurë e dyer e pragje, por dhe kujtesa kolektive.

Dy revoltat e mëdha të të burgosurve në burgjet e Spaçit dhe të Qafë-Barit, të vetmet kryengritje politike në të gjithë burgjet e perandorisë komuniste, përkujtohen vetëm nga shoqatat e ish të burgosurve apo nga Istituti i Studimeve të Krimeve të Komunizmit, kur veprimtaritë për to duhej të ishin shtetërore, duhej të kishte konferenca, ekspozita, botime të reja, shfaqje teatrore, homazhe për të rënët dhe njëri burg, të paktën, duhej të ishte muze, siç ka bërë bota e qytetëruar, Polonia, psh.

Muzeumet e tanishme, BunArt 1 dhe BunkArt 2, Shtëpia me Gjethe, Vila e diktatorit Enver Hoxha apo ndonjë tjetër, dëshmojnë diktaturës, forcën e saj, ku nuk mungon një si adhurimi i fshehtë, do të thosha, por ende nuk kemi muzeume të qendrës kundër diktaturës, duke filluar qoftë dhe një apartament të ngushtë, psh, ku dëgjoheshin fshehurazi “Zëri i Amerikës”, RAI, Vatikani, edhe “Radio Prishtina” në Veri. Jo më pastaj madhështia infernale e burgjeve. Gërmadhat e shtëpisë së At Gjergj Fishtës janë një akuzë kundër mashtrimit postdiktatorial apo shtëpia e Musine Kokalarit në Tiranë, ku e arrestuan, shkrimtare dhe e para para grua opozitare në Europën Lindore, pas Luftë…

Jetojmë në një teatër shëmbjesh, ku harresa ka thirrur në duel kujtesën dhe befas u bie mbi kokë e gjithë skena. Dramat janë nëpër rrugë.

Megjithatë kujtesa krijon të çara dhe fut ujin e vet në  Titanikun e harresës, që do të mbytet gjithsesi.

Mjafton dhe një poezi për të çarën e ferrit. Një poezi është më e fortë se prangat, se telat me gjëmba, se karakollet e përbindhme të rojave të burgut, se komanda, se dënimet dhe tmerri, në fund të fundit dhe diktaturat bien dhe mbetet poezia e njeriut. S’e kam fjalën vetëm për poezinë e shkruar, por dhe të pashkruarën, që mërmëritet, që është bisedë njerëzore, çast buzëqeshjeje, vetë buzëqshja, që është miqësi burrash në ferr, besë, dashuri.

Ne nxorëm poezi nga burgjet. Ca copa letrash të trishta, të grisura, bërë pis nga duart që punonin si skllevër nëpër minierat e zeza, shtynin vagona si të ishin arkivolet e tyre, po ato copa letrash sfidojnë gjithë socrealizmin e bujshëm, raftet e tij që nga Komiteti Qendror e deri dhe në postat e humbura kufitare.

Në burg, kujtoj flitej për poezitë e atij që kishte qenë në burg dhe më pas u arratis, shkoi në SHBA, Prof. Arshi Pipa. E kam parë për një çast librin e tij, kur e sollën në Bibliotekën Kombëtare, u ndodha aty, – më tregonte në burg miku im, artisti Maks Velo, – s’ma lanë as ta prek me dorë, jo më ta shfletoja, qoft:e dhe për një poezi. Ishte një libër me kapakë gri, vazhdonte të tregonte Maksi, i botuar në Itali, në Romë në 1959 dhe u fut drejt e në fondin e zi të Biblioteksës. Gri në të zezë ishte dhe vet:e koha.

Dhe unë shkruaja fshehurazi poezi në burg. Nuk jam i vetëm… M’i ruanin dhe shokët e paktë atje. Ç’mrekulli që nuk më tradhtoi asnjëri, që janë gjallë, se edhe poezitë vriten, nuk m’i zbuloi dot kthetra e shefit të policisë së burgut në asnjë kontroll të çmendur, e ato, poezitë dolën, u liruan para meje, e kam treguar në burgologjitë e mia “Rrugët e ferrit” dhe “Ferri i çarë”, ca fletore të zbehta janë, të mjera që dëshmojnë… poezinë e qendresës së përditëshme, njeriun në humnerë. Familjarët e mi i fshehën nën tokë. Mbase ia dhuroj ndonjë muzeu. Janë autentike, të rralla… Eështë revolta jonë e pambarimtë.

Poezitë tona kanë dramë tjetër, në teatro të tjerë të shkatërruar.

Pastaj pashë në shtëpinë e  Prof. Arshi Pipës në Uashington poezitë e burgut të tij në kënetën e Maliqit, të shkruara imët mbi fletë të holla cigaresh, të gjitha ishin sa një kuti shkrepseje, më dhuroi dhe librin me autograf. Ato sonete ishin ferri dantesk i poezisë shqipe, thashë, kur botuam disa sa u lejua shtypi i parë opozitar në fillim të viteve ’90, shekullin e kaluar natyrisht. Dhe sa shumë harrohet kujtesa.

Pjesën më të madhe të poezive, të poezive të mia të burgut, e kam botuar, edhe janë përkthyer në italisht, anglisht, rumanisht, frengjisht, gjermanisht, në të gjitha gjuhët sllave të Ballkanit, në hebraisht, madje edhe kinezçe disa, janë bërë dhe k:eng;e në Itali nja dy, etj, etj, por desha të thosha se kjo është hakmarrja jonë, poezia. Fola për pjesën time, për aq sa munda, thjesht;e është jona, sa për të dhënë ca shpresë.

Le të shkatërrohen burgjet, le të shëmben teatro, të rinj do të ngrihen, kujtesa do të mbetet, është poezia e tyre, jo vetem në vargje, drama e romane, memuaristikë, gjithsesi poezi jete, ja ashtu e tretur me ajrin, si ajri, futet në krahërorët njerëzore dhe do të ruhen aty sa të jetë njeriu. Herë pas here do t’i shfletojë… /KultPlus.com

Copëza nga libri “Shënime nga nëntoka” i shkrimtarit Fyodor Dostoyevsky

“Duani të gjitha gjërat që janë krijuar nga Zoti, të tërën njësoj si dhe çdo kokërr të rërës. Duaje çdo fletë dhe çdo rreze të dritës. Duaji kafshët dhe zogjtë, duaji bimët, dashuroni çdo fragment të veçantë. Nëse ju doni çdo fragment, ju do të kuptoni misterin e Zotit. “

“Sekreti i qenies njerëzore nuk është vetëm jetesa, por që të ketë diçka për të jetuar.”

“Realistët nuk i frikësohen rezultatit të studimit të tyre.”

“Sa më shumë që keni sukses në dashuri, aq më shumë ju do të jeni të bindur në ekzistimin e Zotit dhe pavdekshmërinë e shpirtit tuaj.”

“Nuk ka asnjë subjekt aq të vjetër sa që nuk mund të thuhet diçka e re në lidhje me të.”

“Por, njeriu është aq pjesë e sistemeve dhe konkluzioneve abstrakte sa që ai është i gatshëm që të shtrembëroj të vërtetën, i gatshëm të dëgjoj apo të shoh asgjë, për aq kohë sa ai mund të justifikojë logjikën e tij.”

“Përse ndodh që kur të zgjohesh në botën e realiteteve ju pothuajse gjithmonë e ndjeni, ndonjëherë shumë gjallërisht, se ëndrra e zhdukur ka përfunduar me disa enigma të cilat kanë dështuar në zgjidhjen e tyre?”

“Dikush mund të bie në dashuri dhe akoma të urrej.”

“Nëpërmjet gabimit ju vini tek e vërteta! Unë jam një njeri, sepse unë gaboj! Ju kurrë nuk arrini tek ndonjë e vërtetë pa bërë katërmbëdhjetë gabime dhe ka shumë gjasa njëqind e katërmbëdhjetë. Dhe kjo gjë e mirë është gjithashtu në rrugën e saj, por ne nuk mundemi të bëjmë gabime në llogarinë tonë! Flisni pakuptimsi, por flisni pakuptimsinë tuaj, dhe unë do t’ju puth për këtë. Të shkuarit gabim në rrugën e vet, është më mirë se të shkuarit drejtë në rrugën e dikujt tjetër. Në çështjen e parë ju jeni një njeri, në të dytën ju nuk jeni më të mirë se sa një zog. E vërteta nuk do t’iu shpëtojë, por jeta mund të mësojë. Ka pasur shembuj. Por ne çfarë jemi duke bërë tani? Në shkencë, zhvillim, mendim, shpikje, ideale, qëllime, liberalizim, gjykime, përvoja dhe çdo gjë, çdo gjë, çdo gjë, ne jemi ende në klasën përgatitore në shkollë. Ne preferojmë të jetojmë në idetë e njerëzve të tjerë, a është kjo që ne duhet ta bëjmë! Kam të drejtë, kam të drejtë? “Bërtiti Razumihin, duke shtypur dhe shtrënguar duartë e dy zonjavë ‘

“Sigurisht që shakatë e mia janë të dobët në shije, të papërshtatshme, dhe të hutuara, ata zbulojnë mungesën s sigurisë sime. Por kjo është për shkak se unë nuk kanë respekt për veten. “

“Edhe pse mendja juaj punon, zemra juaj është errësuar nga mëkatet, dhe pa një zemër të pastër ju nuk mund të jeni komplet dhe nuk do keni vetëdije të vërtetë “

“Pa Zotin gjitha gjërat janë të lejuar.”

“Megjithatë, ju e dini çfarë? Unë jam i bindur se bursistët si unë që jetojnë në bodrumet e errëta duhet të mbahen nën përmbajtje. Ata mund të jenë në gjendje të jetojnë në bodrumet e tyre të errëta për dyzet vite dhe nuk hapin gojën e tyre, por në momentin që ata marrin rrezet e ditës dhe të shpërthejnë jashtë ata mund të flasin dhe flasin dhe flasin … “

“Njeriu është nganjëherë jashtëzakonisht, pasionant në dashuri me vuajtjen …”

“Kushdo qofte, edhe njeriu i vogël, nga ata qe nuk e turbullojnë ujin, qe askujt s’i bien me qafe, qe rrojnë me friken e perëndisë, por edhe me frikën për veten, shkojnë me mendjen te mos ngacmojnë njeri se kështu as atë vete nuk do ta ngacmojnë, do ta lëne të qetë në hallet e tij, nuk dëshiron që të tjerët të futin hundët në jetën e përditshme që bën, nuk ia ka ënda të flasin në e ka të ri apo të vjetër jelekun, ne i ka të reja apo me mballoma çizmet, nuk ia ka ënda të marrin vesh të tjerët ç’është duke ngrënë, çfarë po shkruan?… E ç’të keqe paska, moj zemër, që unë, kur shoh xhadenë të prishur, eci në majë të gishtave, shkel me kujdes për të ruajtur çizmet? Pse duhet shkruar për tjetrin që ndonjëherë nuk ka para as për të pirë një filxhan çaj? Sikur qenka e thënë dhe e vulosur që njerëzit, të gjithë sa janë, patjetër duhet të pinë çaj. Po pse, e udhës qenka të shohësh në gojën e tjetrit për të ditur ç’copë është duke përtypur? A fyhet njeriu kështu? Jo, shpirti im! Përse u dashka fyer tjetri kur ai s’të ngacmon?”

“Frika është e vetmja pasojë e çdo lloji gënjeshtre”

“Nuk është koha që ka rëndësi, por “Lumturia më e madhe është ta dini burimin e palumturisë”. /KultPlus.com

Leonardo da Vinçi, të vërtetat e fshehura

Djali i paligjshëm i një noteri dhe një fshatareje, mbase homoseksual, pak i vlerësuar nga të pushtetshmit që nuk e kuptonin obsesionin e tij me kufomat, vegjetarian dhe heretik. Sekretet e një njeriu të madh.

Eshtë 15 Prill 1452 kur Caterina, një fshatare në Campo Zeppi, në fshatin Vinci, lind një fëmijë të paligjshëm: Leonardo. Babai i tij është Ser Piero, një noter nga Firence që nuk dëshiron të prishë reputacionin e tij. Këtu ndërhyn Ser Antonio, babai i tij, dhe shkelja mbahet e fshehur.

Eshtë po ai, pesë vjet më vonë, kur Albiera, gruaja e Pieros, zbulon se është sterile, që ia merr Leonardon nënës natyrore për të mos lejuar që linja e gjakut të shuhet. Sidoqoftë, fëmija nuk e merr për mirë dhe shpik një lojë fjalësh: në një shënim ai shkruan “di s.p.ero”, i cili mund të lexohet si mbiemri që ai nuk e ka (nga Ser Piero), por edhe si “dëshpërim”. “Një shaka që zbulon një marrëdhënie të pashpresë”, thotë Costantino D’Orazio në librin Leonardo i Fshehtë, ku përmblidhen sekretet që rrethojnë misterin e gjeniut të Firences.

Një injorant i vërtetë

Kështu e përkufizon Lorenzo i Madhërishëm. Në fakt, e vetmja pikë referimi e Leonardos është Verrocchio, një artist tek i cili shkon për të mësuar zanatin. Në ato vite “piktorët qëndronin brenda Arte dei Medic dhe Specialëve, ku ata ndajnë interesat me berberë, shitës të erëzave dhe poçarë”, shkruan D’Orazio. Por Leonardo tregon menjëherë talentin e tij. Rasti vjen kur babai i kërkon të dekorojë një copë druri të sjellë nga një fermer, i cili synonte ta bënte një vepër arti. Leonardo vendos ta përdorë për të përfaqësuar një skenë të pasur me kafshë dhe mbledh insekte, hardhuca dhe gjarpërinj. Ai i mban të gjitha në dhomën e tij: “Eshtë aq i përqendruar sa që nuk vë re as kutërbimin e gjithë atyre kafshëve të ngordhura në dhomën e tij”, thotë D’Orazio. Rezultati është befasues: Ser Piero e mban dhe më pas e shet për njëqind dukate.

Fshatarit i jep një tjetër vepër, të blerë për pak para. Por, si është Leonardo aq i saktë në riprodhimin e fytyrave, trupave apo kafshëve? Ai kalon orë të tëra për t’i ekzaminuar. Quhet teknika lentikulare, ajo që bën të mendosh se përdoret një gotë zmadhuese për të parë më mirë detajet. Kështu që ai krijon një inventar botanik: qindra vizatime që do t’i përdorë më vonë në pikturat e tij. Për shembull tek Annunciazione, ku zambakët që mban engjëlli në duar janë të gjitha të ndryshme: “Secili prej tyre shfaqet në një fazë të ndryshme të pjekurisë, nga petalet e tyre nuk del asnjë pistil i  barabartë me tjetrin, siç ndodh në realitet”, shpjegon D’Orazio. Jo vetëm kaq.

Pasioni për detaje hyn gjithashtu në lojë në studime mbi trupin e njeriut, të cilat e bëjnë atë një lloj mjeku ligjor që provon dorën në autopsitë e kufomave. Eshtë një praktikë e shpeshtë në atë kohë: disa artistë vjedhin trupa në varreza, të tjerë i blejnë nga familjet në nevojë. Leonardo hyn dhe largohet nga spitalet dhe është pikërisht duke studiuar trupin e një njeriu që zbulon një pengesë në sistemin e qarkullimit të gjakut, duke regjistruar kështu arterosklerozën e parë në histori. Ai është gjithashtu i interesuar për shtatzëninë. Deri atëherë gruaja konsiderohej një lloj inkubatori dhe burri krijuesi i vërtetë i jetës.

Leonardo e revolucionarizon këtë koncept dhe shpall se është nëna ajo që transmeton shpirtin tek fëmija, përveç ushqimit për nëntë muaj përmes “venës së kërthizës”. Duke studiuar fëmijët që kanë vdekur në bark, ai vazhdon të argumentojë se “frika e një nëne mund të vrasë fetusin dhe kjo do të thotë që emocionet e trupit të nënës transmetohen te fëmija”. Sidoqoftë, ai është i kujdesshëm që të mos përhapë teoritë e tij të reja, në një kontekst ku Kisha do e quante heretik, i cili kundërshton faktin që shpirti injektohet drejtpërdrejt nga Zoti. Sipas tij, qendra e shpirtit është e vendosur në majë të shtyllës kurrizore, në lidhjen me kafkën: prova vjen nga hardhucat, të cilat, të goditura në atë pikë, ngordhin menjëherë.

Shpirt revolucionar

Revolucioni i vërtetë i Leonardos, megjithatë, qëndron në qasjen e tij ndaj artit, ku ai guxon si askush më parë. Për shembull, humanizon shenjtorët. Në fakt, skenat e tij të shenjta duken si situata në familje ose në mesin e miqve: ai dëshiron që njerëzit e zakonshëm ta njohin veten në to dhe për këtë arsye eleminon distancën midis atyre që vëzhgojnë pikturën dhe atyre të portretizuar në të, tipike këto të shekujve të mëparshëm. Kështu që ai pikturon skena me Jezusin, Virgjëreshën dhe Shenjtorët duke eleminuar përdorimin e arit: duke humbur aureolën,  të gjithë përfaqësohen si njerëz të zakonshëm. Dikush nuk e pëlqen këtë mënyrë të re të pikturës dhe në të vërtetë padronët e Shën Jeronimit të penduar hedhin poshtë pikturën, sepse e konsiderojnë shenjtorin shumë “të humanizuar”. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse koka e tij përfundon duke u bërë vend jashtëqitje që Kardinal Joseph Fesch, xhaxhai i Napoleonit, do të gjejë në një qoshe rruge. Leonardo megjithatë nuk ndalet dhe ndryshon konceptimin e portretit.

Mund të shihet tek “Dama con l’ermellino (1490), ku figura nuk është më frontale dhe statike, por krijon lëvizje dhe duket e vërtetë. Në shënimet e tij ai shpjegon se për të bërë një portret të përsosur, fytyra nuk duhet të jetë kurrë në të njëjtën anë të bustit. Vetëm duke e kthyer imazhin disa gradë, ai bën një revolucion të vërtetë.

Mëkati i ambicies

Leonardo është një eksperimentues dhe natyra e tij ambicioze e çon gjithnjë të shkojë më tej. Ndonjëherë me rezultate katastrofike. Eksperimenti i parë i dështuar është statuja e kalit me dy këmbët e përparme të ngritura, të cilat ai i projekton për Sforzan: një kolos 7 metra i lartë me 70 ton peshë. Pas shumë vitesh punë, ai është i detyruar të heqë dorë: i zhgënjyer, Ludovico il Moro e konsideron një humbës kohe të paaftë që mashtron, dhe ia heq veprën. Nuk i shkon më mirë në fillim të shekullit të XVI, kur u thirr në Firence për të pikturuar Betejën e Anghiarit. Edhe një herë projekti është ambicioz: jo vetëm që piktura është tre herë më e madhe se Darka e Fundit, por Leonardo ia ndërlikon edhe më tej jetën vetes, dhe dëshiron ta krijojë atë me teknikën shumë të vjetër të encaustikës, e cila konsiston në rregullimin e ngjyrës në mur me nxehtësinë e mangallëve. Ai bën një gabim në vlerësim sepse nxehtësia e shpërndarë keq përfundon në shkrirjen e plotë të pikturës. Rreth pesëdhjetë vjet më vonë, Giorgio Vasari thirret për ta mbuluar atë me një vepër tjetër, e cila mbivendos pluhurat dhe ngjyrat e Leonardos, të identifikuara kohët e fundit falë sondave shumë të holla.

Po ç’mund të thuhet për Darkën e fundit?

Dëshmitarët tregojnë për një Leonardo shumë pak të përqendruar që shkon në rafinerinë e Santa Maria delle Grazie në Milano, ku ndodhet vepra, jep dy penelata dhe largohet menjëherë. Edhe këtu ai mëkaton prej një ambicie të tepërt: nuk është i kënaqur me një afresk normal, i cili siç thotë fjala, duhet të pikturohet “në afresk”, domethënë duke përdorur bazën e freskët të muraturës për ta bërë më të mirë ngjyrat.

Ai është shumë reflektues për një teknikë kaq të shpejtë dhe shpik një përzierje e bojës së lagësht dhe të thatë, të pasur me vajra. Nuk është një ide e mirë: ngjyra fillon të zhvishet edhe para se të përfundojë vepra. Historia dihet. Siç e shohim tani, në të vërtetë, Darka e Fundit e Leonardos është rezultat i një restaurimi imponues që zgjati rreth njëzet vjet.

Sekretet e Darkës së Fundit

Me Darkën e Fundit Leonardo sjell Darkën e Fundit në një mënyrë të re, në të cilën do të tërhiqen artistët e shekujve në vijim. Deri atëherë, episodi i Ungjillit u përfaqësua për të bërë besimtarët, shpesh analfabetë, të njohin menjëherë protagonistët e skenës: Juda ishte i izoluar dhe e rrethuar nga errësira, ndërsa Krishti ishte në qendër me qëllimin për të thyer bukën me Gjonin, apostullin e preferuar, duke u përkulur drejt tij. Leonardo kthen gjithçka përmbys duke filluar nga Krishti i cili nuk shfaqet kur merr bukën, por kur zbulon se dikush do ta tradhëtojë.

Juda është pjesë e grupit, apostujt shikojnë njëri-tjetrin dhe Gjoni nuk mbështetet në shpatullën e Jezusit. Për të gjetur frymëzime për fytyrat e personazheve, Leonardo endet nëpër Milano me një fletore në të cilën ai shënon ide të dobishme. Për tre vjet ai kërkon fytyra të përsosura: ajo e Jezusit duket se i përket Giovanni Contes, një kardinal nga Vogevano. Për të gjetur Judën, eksploron lagjet më të varfra të qytetit. Sa i përket djalit të portretizuar pranë Jezuit, sipas disa hipotezave, ai është një grua, më saktë Maddalena, gruaja e tij sipas ungjijve apokrifë. Në realitet është gjithmonë Gjoni, i përfaqësuar me tipare të buta dhe femërore, sepse ai është më i riu nga apostujt dhe i vetmi pa mjekër. Nuk përjashtohet mundësia që për të ai të ketë përdorur një modele, Giovannina, e përmendur nga Leonardo në shënimet e tij. /Airone – Bota.al /KultPlus.com

“Ti do të mbetesh për shumë gjatë, shpirti im binjak” (VIDEO)

Soni Malaj është një këngëtare mjaft e dashur për publikun, ajo numëron pjesëmarrje të shumta në festivale si dhe ka fituar çmime të kategorive të ndryshme muzikore, shkruan KultPlus.

Soni Malaj përveç albumeve dhe koncerteve të shumta në të gjithë botën që kane vazhduar intensivisht në karrierën e saj, ka shpalosur talentin e saj dhe në Muzikalin “Chikago” në rolin e Velma Kelit.

Listës së aktiviteteve të saj i shtohet po ashtu roli i prezantueses së festivalit të madh në RTSH në vitin 2005, si dhe pjesëmarrja në spektalin “Dancing with the Stars”, spektakël në të cilin Soni shfaqi aftësitë e saja edhe si kërcimtare. E vlerësuar me shumë çmime si këngëtare, ajo ka arritur t’i lë gjurmët e saj në muzikën shqipëtare.

Më poshtë po e sjellim këngën e saj të njohur “Shpirti binjak”, bashkë me tekstin. /KultPlus.com

Sa herë zgjohem në mëngjes,
Pranë dritares time shkoj,
Dhe me kokën lart në qiell për ty mendoj.

I lutem zotit për çdo ditë,
Nga e keqja të të mbroj,
Derisa edhe kjo botë të ekzistoj.

Veç një këngë, unë s’kam më shumë,
Që nga vetja t’a ofroj,
Jemi larg tani dhe krahët na mungojnë.

REF:
Ti do të mbetesh për shumë gjatë,
Shpirti im binjak,
Ndaj kur së dyti të jetoj,
Prapë do të kërkoj,
Sa herë instikti të më zgjoj,
Trupin të ta prek,
Do bie unë si flokë dëbore,
Në çdo kontinent…

Ti më bëre që ti prek,
Erën, zjarrin edhe retë,
Unë me ty e ndala kohën,
Dhe s’u ndjeva vetë,
Sa herë prapë të dashuroj,
Pak nga ty do të provoj,
Por me dhimbjen do më duhet ta pranoj…

REF:
Se ti do mbetesh për shume gjatë,
Shpirti im binjak!
Ndaj kur së dyti të jetoj,
Prapë do të kërkoj,
Sa herë instikti të më zgjoj,
Trupin të ta prek,
Do bie unë si flokë dëbore,
Në çdo kontinent…
Në çdo kontinent…

Kur të lindim përsëri,
Ti do jesh dy pika shi,
Që do biesh pa u ndjerë në sytë e mi,
Unë do jem shkëndi në mjegull,
Një piksel për ty i djegur,
Edhe pse jetuam bashkë,
Në një tjetër shekull.

REF:
Se ti do të mbetesh për shumë gjatë,
Shpirti im binjak!
Ndaj kur së dyti të jetoj,
Prapë do të kerkoj,
Sa herë instikti të më zgjoj,
Trupin të ta prek,
Do bie unë si flokë dëbore,
Në çdo kontinent…

Shpirti im binjak…
Trupin të ta prek…
Do bie unë si floke dëbore…
Në çdo kontinent…
Në çdo kontinent…

Historia e nismëtarëve të humbur indianë të muzikës elektronike

Në vitin 2016, artistit dhe muzikantit britanik Paul Purgas i ishte nxitur kureshtja: ai lexoi se muzikanti i muzikës elektronike David Tudor, bashkëpunëtor i afërt me John Cagein, e dërgoi një “Moog synthesizer” në Institutin Kombëtar të Dizajnit (NID) në Ahmedabad në Indi, më 1969.

Instrumenti ishte shumë i ri në atë kohë; i rëndë, i thyeshëm e plot ankth për ta transportuar. Me aq sa dinte ai, India po ashtu nuk kishte histori të muzikës techno para “Ten Regas to a Disco Beat” të Charanjit Singh, që ishte lansuar në vitin 1982.

Ky artikull, të cilin ai ishte duke e lexuar e tregonte gjendjen e instrumentit tani plot me thnegla dhe i zbardhur prej diellit që ishte shpëtuar nga një ish-student i tij. Kureshtar për këtë, Purgas aranzhoi një udhëtim. Ai aksidentalisht zbuloi edhe diçka tjetër: një grumbull incizimesh që nuk janë prekur për më shumë se pesë dekada.

Kjo e dërgoi atë te një histori mahnitëse që ai e eksploron në një dokumentar të ri “Electronic India” për “BBC Radio 3”. “Unë praktikisht gjeta rrënjët e muzikës elektronike indiane në një kuti në një dollap librash”, buzëqesh ai. “Incizime me titujt si ‘Space Liner 2001’, e të tjera që tingëllojnë si techno minimale para dy dekadave. Thjesht nuk i besova vetes”. Purgas bëri udhëtimin e tij të parë në Ahmedabad më 2017; është një qytet me pluhur e i zhurmshëm që po ndryshon shumë shpejt. “Ka shumë objekte moderne të bukura, por disa prej tyre tani janë duke u zhdukur. Është si një ëndërr e kaluar e Indisë së re”, thotë ai. Në qendër të kësaj ëndrre ishte një familje e famshme e intelektualëve radikalë, familja Sarabhais, që ndihmoi në themelimin e NIDit. Ata i shkolluan fëmijët e tyre sipas metodave të inspiruara nga Montessori dhe Bauhau, dhe patën kontakte me qarqet ndërkombëtare me arkitektë dhe disenjatorë si Mies van der Rohe, Charles Eames dhe Le Corbusier (i cili ua dizajnoi shtëpinë e tyre vitet e para të pavarësisë së Indisë).

Vajza e tij Gita ishte një ndikim i madh për Cage, duke e prezantuar me muzikën klasike indiane filozofinë dhe konceptin e qetësisë kur ata u takuan në SHBA më 1940, në kuadër të një programi ndërkombëtar themeluar nga fondacioni “Ford” në SHBA dhe nga Qeveria indiane. Ajo, po ashtu, e solli Tudorin në NID për katër muaj në vitin 1969 për të bërë një

studio muzikore, kështu ai e transportoi instrumentin në kuti të drurit nga New Yorku. Përkundër kohës së shkurtër të Tudorit aty, instrumenti ishte përdorur nga studentët deri në vitin 1973, siç ka zbuluar Purgas, kur ai zbuloi një shënim në një fletore të verdhë ku përmendet ekzistenca e incizimeve në librarinë NID-s.

Ai i gjeti ato menjëherë, të padëmtuara dhe të ruajtura në mënyrë perfekte. Purgas u përpoq që t’i lëshonte ato menjëherë dhe përjetoi një shok elektronik. /KultPlus.com

Noli: I këndoni lutjet ashtu si dini në shqip, pastaj lartë i rregullon Perëndia

Noli është nga ato figura komplekse që rrallë mund t’i kuptosh drejtë, pasi gjithmonë ka diçka të fshehur brenda çdo fjale. Në gjithë thëniet dhe fjalimet që Noli ka mbajtur, është vlerësuar shumë realiteti që ai shpreh dhe mënyra e mendimit dhe perceptimit të tij.

Si një personalitet me njohuri të gjerë, Noli ka kontribuar gjatë tërë jetës së tij për kombin shqiptar, të cilin donte ta shihte të njëjtë me popujt tjerë.

Edhe kjo thënie e Nolit që po e sjellim sonte, ka të bëjë pikërisht me këtë. Noli kërkon të ruhet gjuha shqipe edhe në predikimet fetare, ndaj dhe e bën këtë thirrje.

“I këndoni lutjet ashtu si dini në shqip, pastaj lartë i rregullon Perëndia”. /KultPlus.com

115 vjet nga lindja e shkrimtarit nobelist, Mihail Sholohov

Mihail Sholohov ishte shkrimtar i shquar rus. Me veprimtarinë e tij letrare ai u bë Fitues i Çmimit “Nobel” për Letërsi në vitin 1965, shkruan KultPlus.

Sholohv nisi të shkruante kur kishte 17 vjet, ndërsa veprën e parë e botoi në moshën 19 vjeçare. Pastaj nisi karrierën si gazetar duke marrë pjesë ndërkohë në shumë seminare.

Në letërsi ka hyrë me publikimin e “Tregimeve Doneske”. Romani më i njohur i tij është “Doni i Qetë”, me tematikë të luftës, në mesin kaozakëve doneskë, në kohën e Luftës së Parë Botërore, revolucionit dhe luftës qytetare. Është i renditur si peizazhist dhe njohës i traditave kozake, përshkrimit të natyrës dhe përshkrimit në rrethën e kozakëve, që i japin romanit një freski. /KultPlus.com

Nëse s’do të kishe qenë ti

Nga: Bob Dylan
Shqipëroi: Bujar Meholli

Nëse s’do të kishe qenë ti,
vogëlushja ime, derën s’do e gjeja,
madje as dyshemenë dot s’do e dalloja,
nga ndjenjat e trishta dhe mërzia
do të kaplohesha,
nëse s’do të kishe qenë ti.

E dashur, natën gjumë s’do të bëja,
do të rrija duke pritur agimin të zbardhte
e të ndriçonte gjithçka tej e tej,
por kjo s’do të ishte asgjë e re
nëse s’do të kishe qenë ti.

I gjithë qielli mbi kokën time do të binte
dhe retë e mbushura do të lëshonin rrebesh,
pa dashurinë tënde askund s’do të isha,
si një i humbur do të sorollatesha,
kjo është e vërtetë dhe ti e di.
Ah! A thua vallë çfarë do të bëja
nëse s’do të kishe qenë ti?

Pranvera pas dimrit s’do të vinte
nëse s’do të kishe qenë ti,
as cicërima e trumcakut s’do të dëgjohej
e unë toruan fare do ta humbisja,
nëse s’do të kishe qenë ti…

1970 /KultPlus.com

Festivali i Filmit në Venecia do të mbahet në shtator

Festivali i Filmit i Venecias do të mbahet siç është paraparë në fillim të shtatorit. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i rajonit, Luca Zaia të dielën, përcjell agjencia Reuters.

Përhapja e koronavirusit në Itali është duke u ngadalësuar. E organizuar nga kompania “Biennale di Venezia”, Festivali i Filmit e Venecias është festivali më i vjetër i filmit në botë dhe një nga më prestigjiozët.

Për shkak të masave kufizuese të vendosura nëpër botë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, masa që kanë prekur edhe industrinë e filmit, në festival këtë vit do të ketë më pak produksione, ka thënë Zaia, që po ashtu është anëtar i bordit i “Biennale di Venezia”.

Festivali i Filmit i Cannesit, më i madhi në botë, ka pezulluar edicionin e sivjetmë të paraparë të organizohet këtë muaj për shkak të pandemisë.

Italia planifikon të largojë kufizimet e udhëtimeve nga 3 qershori dhe udhëtarët nga shtetet e Bashkimit Evropian do të jenë në gjendje të futen në Itali pa futje në karantinë dyjavore.

Italia regjistroi 119 raste të reja me fatalitet nga COVID-19 të shtunën, duke sjellë numrin total të vdekurve në 32.375. /KultPlus.com

Në emër të jetës

Poezi nga Timo Flloko

Me lajme të trishtë vdekjesh, erren ditët,
Krah makthit, ankthit dëshpërues të netëve,
Covid – 19: Frikë e tmerr për jetën,
Për botën mbarë, për njerëzit dhe veten.
Rreken shkencëtarët, pa mundur ta ndalin,
Këtë vrasës të padukshëm, tinzar e i kobshëm,
Komplot i fshehtë, djallëzor të jetë ky, vallë,
Fatalitet absurd, i përmortshëm…?!
Apo mallkim qiellor për faje tokësore,
Për shkaqe të errëta, që s’ua gjejmë kuptimin…?
Nga erdh’ ky fat i keq e ra si kryq i tmerrshëm,
Mbi shpinë të planetit tonë, si ndëshkim?!
Pandemi e përbotshme, sa jetë po shuhen…
Përkundër vdekjes, vendosëm izolimin,
Ngujimim pa kohë, me muaj, ditë e net,
Si të vetmen udhëdalje shpëtimi…
Sado t’ia ndalësh frymën, njeriut në dobësi,
Mbyllur si në burg, t’ia privosh lirinë,
Etjen për jetë, shpresën dhe shpirtin e tij,
S’mund t’i prangosësh, t’iu vësh karantinë…
Ndale dorën vrasëse, virus i mallkuar,
Grykës i panginjur, që po na e sos durimin,
Jo mijëra… por miliona jetë sikur të marrësh,
Nuk mund ta shfarrosësh dot kurrë njerëzimin.
Nga hiri i vet mitik, do rilindë si feniksi,
Mjerë kush e shpërfill, fuqinë e të pambrojturit,
Që vdekjes i bën sfidë, e mposht a bëhet fli,
Në emër të jetës, që ia fali Zoti!

Kantautori i famshëm amerikan Bob Dylan mbush 79 vjet

Kantautori amerikan Bob Dylan, fitues i shumë çmimeve të rëndësishme, feston sot ditëlindjen e 79, shkruan KultPlus.

Dylan është autor i shumë albumeve muzikore me këngë që i dhanë famë në mbarë botën. Për mëse 5 dekada, ai dha shumë koncerte dhe arriti që të fitojë çmimin “Nobel” me tekstet e tij poetike.

Së fundmi, Dylani ka paralajmëruar edhe një tjetër album që pritet të dalë në qershor, paraprakisht ai lëshoi dy këngë të reja në faqen e tij zyrtare në Facebook. /KultPlus.com

Bob Dylan’s new album, Rough and Rowdy Ways, comes out June 19.