Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marian Dema, ka ngushëlluar për vdekjen e profesorit Musa Stavileci, që ndërroi jetë sot në Stamboll.
Ai tha se Stavileci që e filloi karrierën në UP si një student ishte ndër profesorët më të avancuar dhe se përveç në shkencë, UP-në e ndihmoi edhe në aspektet menaxheriale, njofton Klan Kosova.
“Më lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UP-së, tu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe studentëve të tij, për humbjen e më të dashurit tuaj. I paharruar qoftë kujtimi për profesor Stavcilecin!”, ka shkruar Dema.
Telegrami:
E respektuara familje Stavileci,
Me pikëllim të thellë e pranuam lajmin që sot u nda nga jeta prof. dr. Musa Stavileci.
Stavileci ishte inxhinier i ndërtimtarisë dhe profesor universitar. Rrugëtimin në UP e filloi si student në Fakultetin Teknik, në studimet themelore, ndërkaq, si asistent iu bashkua Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në vitin 1972, për t’u avancuar më pas në të gjithë titujt e tjerë universitarë. Përveç në aspektin akademik, ai i shërbeu UP-së edhe me punën menaxheriale, të dhënë me shumë përkushtim, si shef katedre dhe dekan i FNA-së.
Profesor Stavileci ishte autor i shumë teksteve universitare, si dhe autor e bashkautor i disa punimeve shkencore të botuara në Kosovë dhe jashtë saj.
Profesor Musa Stavileci, për të gjithë ata që e njohën, paraqet një figurë të akademikut të kompletuar. Ai, nga studentët e tij, shquhet si udhërrëfyes e pedagog i shkëlqyer.
Andaj, me lejoni që në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UP-së, tu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe studentëve të tij, për humbjen e më të dashurit tuaj.
I paharruar qoftë kujtimi për profesor Stavcilecin!
“Brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht, kufijtë e Shqipërisë do të jenë hapur dhe ne do të përgatitemi për sezonin turisitik”.
Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, duke theksuar se “ natyrisht jo duke i kërkuar atyre që bëjnë zgjedhjen e gabuar duke i kthyer shpinën të madhit Shekspir. Ndërkohë që i kanë sytë ngulur tek teatri, por duke përgatitur neve në rast se do të vijë një valë tjetër që do të jetë e rëndë po ua them sot ajo që kaluam edhe për ne, edhe sikur të përsërisim të njëjtat gjëra, sidoqoftë ta përballojmë përsëri me atë dinjitet e seriozitet që e përballuam duke e vendosur Shqipërinë në atë grup shumë të vogël vendesh që sot shihen me admirim për rezultatin e arritur”.
“Jam shumë krenar që shumë kolegë të mi, jo me larg se mbrëmë Presidenti i Turqisë, më kanë shprehur këtë admirim për ç’ka ka bërë shteti shqiptar dhe për çfarë rezultatesh janë krahas Shqipërisë në tabelën e përgjithshme”, – tha Rama.
Kryeministri Rama u shpreh se “kur po të shihja (deputetit Myzlim Murrizi) që po flisni për popullin, i prekur siç jam, prekur nga kjo dashuri e beftë për Teatrit, që ka shpërthyer në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë papritur fytyra jote mu zëvendësua me fytyrën e Sandër Prosit që thoshte në një rol të tij: “Eh sa gjera thuhen në emrin tend o popull”.
Rama tha se “meqë kështu erdhi kjo punë dhe Shqipëria papritur u kthye në arene ku përplasen bijtë e Shekspirit me një regjim të imagjinar në filxhanin e Ledi Makbeth, e duke qenë se ndërkohë jemi edhe në një kohë kur përballemi me sëmundje ngjitëse, po ju kujtoj fjalët e Shekspirit juve këtu dhe të gjithë atyre që kanë zgjedhur të përfshihen jo për një plan politik, po për një lëndim shpirtëror. “Budallallëku dhe mençuria ngjiten kollaj, njësoj si sëmundjet infektive, prandaj zgjidhni me kujdes ata që dëgjoni”, thotë Shekspiri”.
Kryeministri Edi Rama tha se “ meqënëse Teatrin e politikës sot e ka pushtuar politika për teatrin më lejoni të ju them se ky është një lajme i mirë në këtë moment kur nëse nuk do të kishim bërë të gjitha gjerat e duhura mund të mos ishim këtu ose mund të mos u takoheshim fare këtu, por mund të përjetonim një halla të madhe duke numëruar humbjet e jetës, plagët e rënda dhe kolapsin e sistemit tonë shëndetësor në kushtet e një përballje që shumë shtet shumë më të fuqishme, shumë më të ditura, shumë më të zhvilluara se ne e humbën”.
Rama tha më tej se “jeta më ka çuar dikur pa dashjen time pranë njeriut të zemrës në një spital amerikanë në Masacusten dhe kur kam hyrë në atë spital dhe kam parë se çfarë ndodhte, kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit, se s’ka mundësi. Dhe para syve të mi kam parë atë qenie për të cilën do jepja jetën time të kthehej nga koma. Dhe sot në atë vend ku gjendet ai spitale, numërohen deri më tani 6 mijë të vdekur, me vetëm dyfishin e popullsisë së Shqipërisë. Por, si çdo sukses edhe ky sukses ka koston e vet dhe kostoja e këtij suksesi është pikërisht rritja e përditshme e numrit të atyre që thonë ishte lojë, që përqeshin, që tallën dhe të atyre që te gjithë te ajo që bëmë shohin fytyrën e vërtetë të diktaturës dhe diktatorit që mbylli shqiptarët sepse i do brenda, që krijoi një zinxhirë autorizimesh dhe lejesh dhe që i detyroi me pahir të hynin në botën digjitale dhe të vuanin padrejtësish internimin në kolltuqet e tyre para ekraneve të televizorit, të vuanin sakrificat e madha të një lufte të përgjakshme në krevat duke fjetur pa nevojën për të shkuar në punë e kështu em radhe. Kjo është kostoja e këtij suksesi. Përderisa ne ia dolëm natyrisht që shumëkush duke bërë zgjedhjen e gabuar dhe duke mos dëgjuar këshillën e Shekspirit që të zgjedh ata që dëgjon, të bjerë pre e zinxhirit të infektimit të budallallëkut që kalonë gojë më vesh dhe vesh me gojë”./ atsh / KultPlus.com
Projekti origjinal i Teatrit Kombëtar, do të ndërtohet diku tjetër dhe do të ketë funksion tjetër.
Kështu tha Kryeministri Edi Rama teksa iu drejtua nostalgjikëve të godinës së Teatrit Kombëtar, duke thënë se projekti origjinal do të ndërtohet diku tjetër.
Në fjalën e tij në Parlament ai deklaroi se godina e Teatrit Kombëtar nuk është fëmija i ligjshëm i autorit italian, por bastard i një marrëdhënie mes autorit dhe autores, “që ishte lufta fashiste që duhej ushqyer me para dhe grurin e mbjellë në parqet e Tiranës”.
Ai deklaroi se ishte vepër e mbretërisë, po, u nis, u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsiderua as nga regjimi i vjetër as nga të gjitha ekspertizat si e denjë për t’u futur në listën e monumenteve.
“Kam një lajm të mirë por nuk do ua jap të plotë. Meqë godina nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka jo këta, se këta as duan ta dinë për godinën, por ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi për një mungesë boshllëk, apo lëndim. Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe artistëve politikanë atje, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, dhe përputhen gjërat dhe do ta kemi mes nesh, jo atyre dhe jo teatër, për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin te ajo godina”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë bëri me dije se aty do të shkojnë vetëm fëmijët dhe mësuesit e tyre për t’u mësuar, vizitimin, aktrimin, muzikën dhe për t’u treguar se çfarë ka qenë Tirana më parë.
Rama ironizoi duke thënë se “Edhe këta kur të marrin vesh se është diku tjetër do të mërziten dhe do të thonë mjaft tani”. ai. /noa.al / KultPlus.com
(Refleksion me rastin e 20 majit, Dita Kombëtare e Jetimëve)
Sot është 20 Maj, Dita Kombëtare e Jetimëve… Dita e Dashurisë Njerëzore, kushtuar krijesave më të bukura dhe më të pafajshmëve të kësaj bote. Është dita e miturakëve pa krahë, e fëmijëve pa fëmijëri, e atyre që kanë humbur familjen, çerdhen e ngrohtë të kujdesit prindëror. Kjo ditë, i thërret ndërgjegjes së çdo njeriu të mendojë qoftë edhe për një çast të vetëm për të ndezur një dritë shpresë, e paskëtaj, të zgjojë kaq shumë ëndrra të plagosura që në embrion, që, gjithsesi, ato mbeten gjallë tek këto krijesa engjëllore nëse dikush kujtohet për ta. Si intelektuale, si Grua dhe si Nënë, gjykoj se nuk do të mjaftonte vetëm kjo ditë për të menduar dhe për të reflektuar për këta fëmijë shpesh herë të pafat. “Fëmija pa nënë, si nata pa hënë!”, na thoshin dikur plot dashuri e dhembshuri gjyshërit dhe gjyshet flokëbardha, nënat dhe etërit tanë të mirë… Mjafton kjo thënie, e cila na kujton të gjithëve ato të përpjekje të mëdha njerëzore për mbijetesë ardhur nga brezat, që të mendosh sa e vështirë është jeta e një jetimi, pa votrën ku mëkohet dhe ngjizet në çdo çast dashuria dhe ngrohtësia prindërore. Vetëm një shoqëri e shëndoshë dhe e drejtë, që kthen sytë nga këta fëmijë dhe tek ata në vështirësi ekonomike e cila mendon edhe për të ardhmen e tyre, mund të jetë një shoqëri e denjë njerëzore. Në fëmijërinë time kam njohur fëmijë jetimë, shumë prej tyre i kam pasur shokë dhe shoqe klase në shkollën fillore dhe atë shtatëvjeçare. Më vonë, i kam takuar në rrugët e jetës dhe jam gëzuar kur ata janë bërë njerëz të aftë e të suksesshëm, që i kanë dhënë shoqërisë sonë, vendit të tyre. Jemi ulur në një bankë klase me ta, dhe për asnjë çast të vetëm, as unë dhe as bashkëmoshatarët e mijë nuk kemi pasur ndonjë paragjykim, as edhe ndonjë ndjenjë mëshire. Jo! Ata ishin të barabartë në sytë e ne fëmijëve të tjerë, edhe në sytë e mësueseve dhe mësuesve tanë. Ndoshta, shumica e tyre vinin nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, kishte mes tyre jetimë nga nëna dhe ati, kishte nga ata, që kishin mbetur jetim vetëm nga njëri prej prindërve, kishte edhe nga ata, që për arsye ekonomike kishin gjetur strehë në Shtëpinë e Fëmijës, aty në qytetin tim të Korçës. Drejtori i kësaj Shtëpie Fëmije quhej Niko Çeçi, të cilin e shihja shpesh të aktivizohej me fëmijët jetim në grupet artistike të Pallatit të Kulturës, si korist. Kjo tregonte, se ishte jo vetëm një organizator i mirë i kësaj Shtëpie të madhe për jetimët dhe për fëmijët me nevoja ekonomike, por ishte dhe njeri i dashuruar pas artit dhe kulturës. Në pamje të parë dukej i rreptë në zbatimin e rregullave, por fëmijët e respektonin dhe e donin, sepse tek figura e tij shihnin figurën e një ati. Kam parë , kur erdha në Tiranë në rrugën e Elbasanit, ku ngrihej dhe konvikti i ne vajzave studente, Shtëpinë e Fëmijës. Më dhembte kur i shihja të gjithë të veshur njësoj, por kur në atë shtëpi erdhi si drejtoreshë e ndjera Evanthi Ciko, ndryshoi veshja e atyre fëmijëve… Zonja e ndritur Evanthi, ishte jo vetëm një nënë model e fëmijëve të saj Zhanit dhe Ketit, por edhe një mësimdhënëse dhe edukatore për vite të tëra në shkollat e kryeqytetit. Ajo ishte dhe një grua fisnike dhe e përkushtuar, që tek fëmijët jetim në Shtëpinë e Fëmijës ku ajo drejtonte këtë institucion, shihte fëmijët e saj. Ndaj la tek ata përjetë gjurmët e respektit dhe nderim për punën e madhe që bëri ndër vite. Kur je fëmijë, gënjehesh dhe më një lodër, por kur fëmija fillon dhe ndërgjegjësohet, atëherë duhet një kujdes i veçantë për të. Dikush mund të ketë të dhëna natyrore për pikturë, dikujt natyra mund t’i ketë dhënë një zë të bukur, dikush e vuan më shumë se të tjerët mungesën e prindërve, sepse nga natyra është më i ndjeshëm, dikush më i shkathët. Mirëpo, çdokush pra, që merret me këta fëmijë duhet t’iu përkushtohet atyre me shpirt e zemër. Për këta fëmijë, në radhë të parë duhet të kujdeset shteti, organizatat jo qeveritare dhe e gjithë shoqëria. Kjo nuk duhet bërë vetëm me një ditë, as në formë “fushate”, që i ngjan më shumë asaj të një parade, se ja, edhe ne mendojmë dhe punojmë për këta fëmijë, që jeta i’u dha një fat jo të lehtë. Kjo do të ishte sa fyese për këta fëmijë, nga ana tjetër edhe një shfaqje mëshire. Mëshira, që mund të shfaqin njerëzit ndaj tyre i fyen rëndë ata, u’a cënon dinjitetin dhe krenarinë. Këta fëmijë kanë personalitetin e tyre, si çdo fëmijë i zakonshëm, që rritet në kushte normale pranë familjes së tij. Të pikon në shpirt kur shikon fëmijë në kushte të rënda varfërie, që detyrohen të bëjnë punë të rënda, që në pikë të agut të mëngjesit, dhe pastaj, me një copë bukë të thatë ose një copë djathë, me dëshirën e zjarrtë për dije, marrin rrugën për në shkollë. Në një prej programeve të ndryshme sociale që shfaqin mediat tona, më mbeti në sy dhe në mendje fat i trishtë i një vajze dhjetëvjeçare, që çohej me motrën e saj në orën pesë të mëngjesit për të mbledhur kërmij, dhe pas kësaj pune shkonte me vrap në shkollë. A kanë sy ata politikanë, që pa punuar as edhe një ditë të vetme, kanë bërë pasuri me miliona dhe fëmijët e tyre të përkëdhelur nga fati, bëjnë gara mes tyre se kush të ketë makinën më luksoze..!? Në sy dhe në zemër më mbetën edhe ata vocërrakë të një shtëpie, që u ishte prerë energjia elektrike dhe për të bërë detyrat e shkollës dilnin tek pragu i shtëpisë së tyre, sepse iu mungonte drita në shtëpi! Ata vocërrakë, kanë dëshirën e zjarrtë të mësojnë mirë në shkollë, të lexojnë një libër, por kur bije shi dhe është dimër dhe nuk dilet dot as tek pragu i shtëpisë si bëjnë këta fëmijë, në vështirësi të mëdha ekonomike? Ndërkohë që fëmijët e tjerë bëjnë gara kush të ketë telefonin e markës më të fundit. E dhimbshme kjo gjendje! Aq e dhimbshme, sa të buçasin në vesh vargjet kambanë të Migjenit të madh: “Kafshatë, që s’kapërdihet, ashtë o, vëlla mjerimi!” Dhe si këto dy shembuj, që solla janë me qindra e qindra në Shqipërinë tone hallemadhe. Ndaj lypset që çdo zyrtar me një pozicion në qeveri, në Parlament (se përse na duhen parlamentarët, kur nuk çojnë në atë tribunë hallet e një populli?!), duhet të mendojë dhe të veprojë për më të mirën e fëmijëve jetimë dhe atyre që ndodhen në vështirësi ekonomike. Nevojiten politika dhe programe efektive të ndihmës dhe të mbrojtjes sociale për të gjitha ato familje dhe fëmijë që jetojne në një varfëri të skajshme. Këta fëmijë, qoftë ai jetim ose i rritur në vështirësi, rriten para kohe kur përballen me vështirësi dhe mungesa të përditshme bazike. Mund t’i gëzojë një çast një dhuratë bamirësie dhe nuk e harrojnë këtë gjest, por jeta është e gjatë. Çdo ditë dhe çdo orë, ata fëmijë kanë nevojë jo vetëm për një fjalë të mirë, për një buzëqeshje e ledhatim, por së pari për një jetë normale si gjithë fëmijët e tjerë. Vitet ikin dhe qoftë jetimët, qoftë ata të asaj pjese të shoqërie që vuan nga varfëria, rriten një ditë, se jeta ka ligjet e saj. Por, ç’bëhet me ata adoleshentë, të këtyre kategorive në Shqipërinë tonë? Fëmija i rritur në një Shtëpi Fëmije vjen një ditë dhe duhet ta lerë atë strehë. Adoleshenca është mosha më delikate e njeriut…! Gjithmonë më ka shkuar mendja tek ato vajza, që një ditë, duhet të lenë në moshën më delikate Shtëpinë e Fëmijës, dhe, të mbetura mes katër rrugëve, pa asnjë përkrahje shpesh bien në grackën e njerëzve të paskrupull e kriminelë të pashpirtë, që shfrytëzojnë mjerimin e tyre dhe i çojnë në rrugë pa krye, deri në prostitucion. Dikur, bashkëmoshataret e mia jetimbetura, arrinin të mbaronin shkollën e mesme të përgjithshme ose profesionale dhe gëzohesha kur i takoja, sepse bëheshin të zonja të jetës së tyre dhe që kishin formuar familjet e tyre. Sot, ka një Institut Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, të cilin e drejton me pasion dhe përkushtim të madh, miku im i vyer Ilir Çumani, një tjetër ish fëmijë jetim, pasioni, përkushtimi dhe puna shembullore e të cilit në gjithë këto vite, ka bërë që shumë jetimë të kenë shanse duke mundur të krijojnë jetën e tyre ndershmërisht. Po a do të mjaftonte vetëm puna e një Instituti dhe e një njeriu. Jo! Përveç shumë institucioneve shtetërore, sot ka shumë OJQ që “merren” me këto probleme, por shpesh ato kthehen vetëm në një burim fitimi për disa njerëz dhe jo për të përmbushur qëllimin për të cilën ato janë ngritur dhe janë formuar. Ideja dhe nisma që ndërmori afro dy dekada më parë Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë që, 20 Maji, të fiksohet në kalendarin e çdo viti si “Dita Kombëtare e Jetimëve”, kishte si qëllim një mision sa fisnik, aq edhe human. Kjo nismë ka synuar në gjithë këto vite përpjekjen për të zgjuar ndërgjegjen e gjithsejcilit prej nesh, për të vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat e ndihmës dhe solidaritetit dhe për të humanizuar edhe më shumë shoqërinë tonë, për të vënë në lëvizje dhe pozita pune institucionet tona politikbërëse dhe ato të ligjitzbatues për të bërë më të mirën për fëmijët jetim. Kjo pandemi, që preku botën mbarë, na nxorri dhe ne në pasqyrën e së vërtetës, na tregoi sa të dobët jemi realisht, sa indiferentë dhe egoistë jemi të gjithë, me në krye pushtetarët dhe ata që bëjnë pjesë në atë Parlament, sepse nuk nevojiten vetëm fjalët dhe premtimet solemne më 20 Maj, në “Ditën Kombëtare të Jetimëve”, por lypset një pjesëmarrje e vërtetë e solidaritetit dhe e ndihmës konkrete nga institucionet tona në radhë të parë, pastaj dhe e gjithë shoqërisë, për të mbrojtur dhe fuqizuar familjet e riskut që rrezikojnë të lënë jetim fëmijët e tyre, për t’ua lehtësuar jetën të gjithë fëmijëve të shtresave në nevojë. Një ditë, është shumë pak, sado të bëhet për jetimët dhe fëmijët që rriten në varfëri…! / KultPlus.com
Pandemia me koronavirus është duke pasur ndikim të madh në vendet e varfra andaj shtetet e pasura duhet t’i kushtojnë vëmendje kësaj situate, ka thënë i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus, David Nabarro.
“Në njërën anë është sëmundje që është e lidhur me rreziqe serioze të vdekjes dhe në të njëjtën kohë, shtetet e varfra nuk kanë burime, qoftë në aspektin e shërbimeve shëndetësore, apo masave tjera mbrojtëse”, ka thënë ai.
Si rezultat, ka shtuar ai, të ardhurat e njerëzve janë duke u zhdukur brenda natës.
“Është e habitshme shpejtësia e varfërisë me të cilën përballen njerëzit, kur iu kërkohet të ulin aktivitetin ekonomik, në mënyrë që të ndalin përhapjen e virusit”, ka deklaruar ai.
“Kam dëgjuar nga disa komunitete në Azi, ashtu sikur edhe në Afrikë dhe Amerikën Latine, ku është rritur shpejt varfëria ekstreme, dhe supozoj se ne do të shohim që kjo pandemi do të ndikojë në rritje të kequshqyerjes të nivelit që nuk e kemi parë për dekada”.
Deklarata e tij vjen në ditën kur numri i rasteve të infektuarve me këtë virus në botë ka arritur në mbi 5 milionë. Numri i saktë i të infektuarve besohet se është më i lartë për shkak të ndryshimit të testimeve brenda shteteve, vonesave dhe mosraportimit. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me një pjesë të stafit të MKRS-së, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, për të parë investimet që po bën MKRS-ja në këtë Komunë.
Me këtë rast, Ministrja Dumoshi është pritur në Komunë nga kryetari Ardian Gjini, ku edhe kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi i cili ka për qëllim mbështetjen financiare për projektin “Ndërtimi i kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës”, në vlerë prej 250 mijë euro dhe që do të implementohet këtë vit.
Gjatë takimit ministrja Dumoshi e kryetari Gjini biseduan për projektet e përbashkëta që ka MKRS-ja dhe Komuna e Gjakovës, në fushën e trashëgimisë e të rinisë si dhe investimet kapitale në sport.
Në kuadër të vizitës, ministrja Vlora Dumoshi, e shoqëruar nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini morën pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjakovë, ministria ka ndarë mjete në vlerë prej 1,1 milion euro, për fazën e parë të realizimit të projektit.
Ministrja e Dumoshi vlerësoi se Gjakova ka traditë në sportin e futbollit gati një shekull dhe se ky investim, konkretisht, vënia gurëthemelit të stadiumit është një falënderim e mirënjohje për të gjitha gjeneratat dhe kontributin e tyre që kanë dhënë në sport, në këtë rast edhe në futboll.
“Ne si Ministri e Kulturës Rinisë dhe Sportit po investojmë 1 milion e 100 mijë euro por edhe me rishikim edhe vitin e ardhshëm do të shikojmë për financim që të jetësohet ky projekt sepse është shumë i domosdoshëm për komunën e Gjakovës, për të gjithë njerëzit, për gjeneratat”, tha mes të tjerave ministrja, duke i vlerësuar edhe qytetarët e tifozët që i kanë përkrahur klubin e futbollit dhe sportin në përgjithësi.
Ndërsa kryetari Gjini tha se përkundër vonesave e keqkuptimeve të së kaluarës, ministrja Dumoshi e ka mirëkuptuar maksimalisht për projektin në fjalë dhe falë saj po nis ndërtimi i stadiumit të Gjakovës. “Dy vite luftë kemi bërë për të nisur, herë dilnin fondet herë u heqshin, e kryem projektin pak më ambicioz se të tjerët që kanë pritur por, ky projekt duhet të mbijetojë shumë gjatë. Me ministren Dumoshi s’kam pas nevojë me luftu hiq menjëherë e kemi operacionalizu”, tha Gjini.
Në tërësi, ministrja Dumoshi vlerësoi se investimet që MKRS-ja po bën në Komunën e Gjakovës do të jenë në dobi dhe interes të qytetarëve të kësaj ane dhe ajo ndjehet jashtëzakonisht e lumtur që kjo gjë po bëhet e mundur.
Po ashtu, ministrja Dumoshi foli edhe për memorandumin që nënshkroi me kryetarin Gjini për fushat e tenisit, ku edhe vizitoi terrenin në të cilin po ndërtohen fushat, projekt në të cilin ministria po investon.
“Memorandumi që nënshkruam sot është një lajm shumë i mirë për tenistët. E di që Gjakova ka shumë tenistë dhe që funksionojnë 3 klube që garojnë dhe ata janë lojtarë shumë të mirë e që na prezantojnë. Ky memorandum është vazhdimësi e projektit. Pashë nga afër punimet që janë kryer deri më tani dhe 80% e punëve kanë mbaruar, por për ne është esenciale që të fillojmë menjëherë t’i ndërtojmë fushat dhe do të ndërtohen 4 të tilla në këtë kompleks. Ndërtimi po bëhet sipas standardeve e kritereve ndërkombëtare pasi tashmë sporti i Kosovës është ndërkombëtarizuar dhe po shpresoj që punimet deri në fund të vitit pothuajse të përfundojnë”, tha mes tjerash ministrja, duke premtuar se përkrahja dhe bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndërsa, kryetari Gjini u shpreh se MKRS-ja ka vazhduar ta përkrahë Gjakovën me projekte të reja dhe me vazhdimin e disa projekteve tjera, duke shprehur edhe falënderim të veçantë për ministren Dumoshi, sepse i ka shtyrë përpara projektet për Gjakovën.
Mira Konçi, zëri i cili për shumë vite nuk i mungoi festivalit të RTSH-së, mbetet ndër këngëtaret më të dashura për publikun, shkruan KultPlus.
Talenti i Mira Konçit u zbulua në fundin e viteve ’80 nga kantautori Gjergj Leka. U organizua një koncert recital për prezantimin e saj në publik dhe u transmetua nga Radio Televizioni Shqiptar. Një mega-koncert, një mega-prezantim që bëri xhelozë këngëtarët më me zë të asaj kohe. Mira sillte një fryme të re në muzikën e atyre viteve që qante për ndryshim.
Pas këtij prezantimi, Mira Konçi u bë protagoniste absolute e festivaleve të viteve në vazhdim. Njohja me Shpëtim Saraçin, bëri që ata të dominonin skenën e muzikës shqiptare për vite me radhë duke sjellë këngë që këndohen edhe sot.
Pas martesës me Shpëtimin, Mira u largua nga muzika për t’iu dedikuar familjes së saj. Mira dhe Shpëtimi kanë dy fëmijë, Drini dhe Era. Aktualisht jetojnë ne SHBA.
Ndër këngët më të njohura të Mirës janë: “Ndoshta Ishte Dashuri” në bashkëpunim me Redon Makashin, “Miresi”, “Horizont”, “Rri Me Mua”, “Fatit i Besoj” e “Brenda Vetes Me Merr”.
Në nëntor të vitit 2002, Mira Konçi merr pjesë në Kënga Magjike me këngën “E pathëna fjalë”, kjo këngë mbetet ndër më të pëlqyerat për publikun e të cilën KultPlus po e rikthen sot për lexuesit. / KultPlus.com
Një italiane fitoi një pikturë të Picassos, e vlerësuar 1 milion euro (1,1 milion dollarë) në një lotari bamirësie, njoftuan organizatorët e lotarisë.
Ajo fitoi çmimin në një bingo ndërkombëtare, e quajtur “1 Picasso për 100 euro” të drejtuar nga shtëpia e ankandeve ”Christie’s” dhe organizata CARE për të financuar projektet në Afrikë.
Pjesëmarrësit paguajnë 100 euro për një biletë në internet.
Bileta fituese u përzgjodh përmes shortit në shtëpinë e ankandeve ”Christie’s”, në Paris.
”Kjo lotaria mblodhi mbi 5 milionë euro dhe në të morën pjesë blerës nga mbi 100 vende”, theksuan organizatorët në transmetimin live të shortit elektronik të çmimeve.
Fillimisht lotaria ishte planifikuar për më 30 mars, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Nature Morte”, e vitin 1921, ishte një pikturë në vaj nga Picasso/DPA/ KultPlus.com
Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘’Demokracia Studentore’’ përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të përfshihen edhe studentet në Pakon Emergjente.
“Ne si studentë jemi kategoria më e varfër në vend dhe vazhdimisht po na u bëhet presion nga fakultetet për ti kryer pagesat e semestrave dhe pagesat të tjera që lidhen me shërbime ndaj studentëve, andaj ne kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që në këtë kohë të pandemisë t’i përfshi të gjithë studentët në pakon emergjente, pasi që studenti është kategoria më e prekur në këtë situatë të rëndë ekonomike”, thuhet në kumtesë e DS.
Studentët në Kosovë, thotë Demokracia Studentore, nuk kanë asnjë lloj të ardhure financiare dhe i vetmi burim financimi është nga familja.
“Andaj Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë konsideratë ndaj studenteve për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në këtë kohë të pandemisë të shkaktuar nga virusi COVID -19 dhe të merr një vendim dhe ti përfshi të gjithë studentët në pakon emergjente, thuhet në komunikatën e organizatës “Demokracia Studentore”, përfundon kërkesa e tyre. / KultPlus.com
Guri i parë i Katedrales së Notre-Dame, në Paris, u vendos nga Papa Aleksandri III, në vitin 1163, i cili inauguroi punën ndërtimore të një vendi adhurimi hyjnor në qendër të qytetit.
Që atëherë kisha u restaurua dhe u rindërtua shumë herë, fillimisht e dëmtuar nga shenjat e kohës dhe më pas nga revolucionet, mbi të gjitha nga ai Francez, por edhe Komuna e Parisit e vitit 1871 (ndër të tjera).
Katedralja e Notre Dame, në sajë të faktit që është simbol universal i qytetit dhe i krishterimit në përgjithësi, gjithmonë është rindërtuar dhe restauruar, ndonjëherë me përmirësime estetike dhe të tjera me ndërhyrje përkeqësuese, duke mbetur një simbol në mendjen e të gjithë atyre të cilët kanë vizituar kryeqytetin francez.
Më poshtë disa fotografi shumë të vjetra të Katedrales, që u përkasin viteve 1800.
Shtëpia historike e Nina Farmer zgjon një përzierje të frymëzuar të ngjyrave, materialeve dhe copa të tjera arti në Massachusetts.
Kur dizajneria e enterierit, Nina Garmer mbajti bisedën e parë me pronarët e rinjë të shtëpisë së arteve dhe artizanatit anglez të vitit 1904 në Winchester, në veri të qytetit, klientët e ardhshëm kishin vetëm disa ndryshime relativisht të vogla në mendje. Një cift i ri me tre fëmijë, e dinin se donin të ridekoronin mobilet, por jo kuzhinën origjinale, kishin nevojë të riorganizonin suiten master për të zgjeruar banjon dhe dollapët. Por nuk ndiheshin të sigurt të vazhdonin tutje, dhe projekti u pezullua përkohësisht.
Disa vite më vonë ata u kthyen tek Farmer, e cila kishte gdhendur një hapësirë që të falte pëshpëritje për historinë e shtëpisë, e aftë të kapë dhe të nderojë thelbin e arkitekturës edhe kur rikonfirmon enterierin për një jetesë bashkëkohore. “Ata kishin shumë kohë për të analizuar se si ndihej shtëpia, e në cka po jetonin”, kujton Farmer, duke shpjeguar se hapësira ishte zgjeruar për të përfshirë një ridekorim të tërësishëm,me një ndërtim domëthënës. Megjithëse ciftit i pëlqyen detajet e shtëpisë, që përfshinin një gamë të gjerë punë druri, “Ata e ndjenin se i mungontë një butësi, personalitet dhe një ndjenjë më e rë.” Kështu që Farmer iu afrua projektit me këtë në mendje.
Celësi në skemën e saj ishte prezantimi i guximshëm i ngjyrave të përziera me tone më të thella; një larmi modelesh dhe tekstesh; një përzierje e orendive dhe artit antik, të cilësisë së mirë dhe bashkëkohore; dhe nyje delicate në detajet origjinale të Arteve dhe Mjeshtërive-por pa e bërë atë një pjesë të periudhës. “Unë nuk kam dashur që ajo të ndjehet si muze”, e thotë Farmer.
Dhoma e ngrënies është më afër estetikës arkitektonike, më një letër muri të William Morris të varur sipër. Por edhe kjo referencë e drejtpërdrejtë ndihet delicate, falë toneve të modelit me kontrast të ulët, ecur dhe fildishi. Këtu dhe gjetkë në shtëpi, në një tjetër majë të kapelës për Arte dhe Mjeshtëri, Farmer i zëvendësoi rrethojat e oxhaqeve të cilat nuk ishin origjinale- me tjegulla me bazë uji.
Mbi të gjitha varet një llambadar i gjatë bashkëkohor me 10 aparate dritash. Rezultati është një hapësirë që duket edhe e vjetër edhe e re, formale dhe informale. “Që nga fillimi”, thotë Farmeri, klientët përcaktuar që dhoma “duhet të ndjehet sikurmund të shërbejë pica atëherë vetëm me një familje tjetër dhe gjithashtu të presin “Ditën e falenderimeve”, ato donin që të bëhej hapësirë e rehatshme për jetesë.
Kur kujtoni xhinset normalisht që ju shkon mendja te dicka komode, Farmer pikturoi muret, zbukurime dhe tavanin me Farrow & Ball’s Lulworth Blue No.89, atëherë vendosi një seksion të prekur me porosi të mbushur me kanale, të veshur me një kadife safi Nancy Corzine. Duke u përkulur në një dritare të madhe gjiri, duke ju bërë thirrje që ta ndjeni vetën rehat.
Kështu që oxhaku dhe perdet e jashtme të mbuluara nga lulet me ngjyra Les indie janë thjesht Artë dhe Mjeshtëri e majftueshme.
Kuzhina paraqet një mundësi unikë dhe u bë “piece de resistance” e shtëpisë. “Pronarët e shtëpive thanë,’ Ne nuk duam një kuzhinë të bardhë, ne duam dicka interesante,” kujton Farmer. Por krahas kësaj, “ata i dhanë një ngjyrim të bardhë”. Kishim liri krijuese për të propozuar dicka.” Ajo erdhi me një dizajn kabineti me porosi që kombinonte kornizat e njollosura të lisit të bardhë me panele dy-tonëshe, Farrow & Ball.
Me zbukurimet e tij prej bronzi të lëmuar, kupla e zakonshme me ngjyrë të mbyllur shërben si arritje kulmore e dhomës.
Para se Farmeri të fillonte punën e saj në shtëpi, ajo kishte mure krejt të bardha, dhe që kur u kombinua me punimet e errëta të Arteve dhe Mjeshtrive të errëta në të gjithë, u ndje “shumë e tepërt dhe gati shtypëse pas një kohe,” kujton Farmer. Ajo zbuloi që nuk mund të vlerësosh detajet e bukura sepse gjithcka dukej njësoj. “Njerëzt ndonjëherë shqetësohen për të jetuar me ngjyra dhe model, por kjo lloj shtëpie vërtet ka nevojë për këtë,” përfundon Farmer. “Kjo tregon se si shtimi i toneve më të guximshme dhe printimeve mund të krijojë një ndjenjë ngrohtësie, për t’ju bërë të ndjeheni më të qetë dhe në shtëpi.” / Ndertim.info / KultPlus.com
Kompania Apple është duke blerë filma të vjetër dhe seriale televizive për të zgjeruar katalogun e shërbimit të pajtimit të tij Apple TV+, në mënyrë që ta bëjë atë konkurrues me gjigantët si Netflix, Amazon dhe Disney, raportoi agjencia ”Bloomberg”.
Sipas të dhënave, Apple ka zhvilluar takime me studiot e Hollivudit dhe ka blerë licencën për filmat e vjetër.
Cupertino do të ishte e gatshme të ruajë fokusin në filmat origjinal dhe seritë televizive, të cilat aktualisht janë më pak se 30, por do të synonin të pasuronin ofertën në mënyrë që të garojnë me rivalët si Netflix, të cilët numërojnë mijëra tituj.
Apple TV+ ka një abonim mujor prej 4,99 euro, një shifër më e ulët se shërbimet e tjera dhe është falas për një vit për ata që blejnë një pajisje Apple, për shembull një iPhone./ atsh/ KultPlus.com
Disa persona të panjohur, janë futur tinëz në një xhami në Izmir të Turqisë, dhe nga minarja, kanë lëshuar me altoparlant këngën e njohur të partizanëve “Bella Ciao”.
Ky incident u xhirua nga qytetarët që ishin afër me telefona mobil.
Autoritetet në Turqi kanë nisur hetimet për të kapur të dyshuarit dhe t’i sjellin para drejtësisë, raporton CNN në gjuhën turke, transmeton KOHA.
Zyra e Prokurorit në Izmir ka dënuar këtë akt.
Kryetari i komunitetit Hamza Dag, bëri thirrje për reagime dhe tha se ky akt, “duhet të shihet si shumë shqetësues”. / KultPlus.com
Sot përkujtojmë atdhetarin, publicistin e diplomatin shqiptar Dervish Hima.
Më 21 maj të vitit 1928 vdiq Dervish Hima atdhetar, publicist e diplomat shqiptar. I njohur me emrin Ibrahim Mehmet Naxhi, Hima lindi në Ohër më 21 maj të vitit 1875, në një familje të pasur, ku kreu edhe shkollën fillore. Shkollën e mesme e vazhdoi në Manastir dhe Selanik dhe për dy vjet studioi mjekësi në Stamboll. Me vajtjen atje, fillimisht mbështeti Lëvizjen e Re Turke, në kuadër të së cilës filloi edhe të reflektojë mbi çështjen shqiptare. Ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, botues i gazetës “Arnautlluk” në Stamboll e më pas i gazetës “Albania” në Zvicër.
Në vitin 1903, Dervish Hima botoi revistën dyjavore “L’Albanie” në Gjenevë. Po këtë revistë, ai vazhdoi ta botojë një herë në muaj përgjatë 1905-1906, në Bruksel. Më 1909 në Stamboll, Dervishi drejtonte të përjavshmen “Shqipëtari” – “Arnavud”, së bashku me Hilë Mosin, një revistë kjo në gjuhën shqipe dhe turke, e mbështetur financiarisht nga Austro-Hungaria, botimi i së cilës u ndalua në fund të vitit 1910.
Dervish Hima ishte njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai shkroi e botoi: “Varri i liridashësve”, “Pasqyra e krimeve të Sulltanit”, “Një zë nga burgu në kohën e lirë” dhe vepra të tjera. / KultPlus.com
Sa e sa burra kam dëgjuar të thonë̈ se duan një grua inteligjente përkrah. Do t’iu thoja ta mendonin mirë.
Gratë inteligjente i marrin vendimet vetë, kanë dëshirat e tyre dhe vendosin kufinjë.
Ti nuk do të jesh kurrë në qendër të jetës së saj, sepse ajo merret më shumë me veten e vet, sesa me ty!
Një grua inteligjente nuk lejon të manipulohet, as të shantazhohet. Ajo nuk i gëlltit fajet dhe poashtu merr përsipër përgjegjësitë̈ e saj.
Gratë inteligjente, diskutojnë, analizojnë, grinden, nuk kënaqen me gjithçka dhe kështu përparojnë.
Ajo grua që ka pasur një jetë para teje, e din se do të vazhdojë ta ketë edhe kur ti të largohesh.
Ajo të informon dhe nuk kërkon leje.
Këto gra, në çift, nuk kërkojnë një lider për ta ndjekur pas. Nuk duan të ndjekin askënd, e as t’i tregojnë̈ rrugën askujt, duan të ecin përkrahë jush. Ato e dinë mirë se jeta pa dhunë është një e drejtë themelore, e jo luks apo privilegj.
Një grua inteligjente është e lirë sepse ka luftuar për lirinë e saj. Nëse përpiqesh ta prangosësh ajo do të dijë se si të largohet. Mos harro se e ka bërë dhe më parë.
Gruaja inteligjente e di se vlera e saj nuk është trupi i saj e as ajo që ti bën me të.
Mendoje dy herë para se ta gjykosh për moshën, gjatësinë, “trashësinë” apo sjelljen e saj seksuale, sepse gjykimi i tillë është dhunë emotive, dhe ajo e di këtë.
Prandaj, para se të hapni gojën për të thënë se dëshironi një grua inteligjente përkrah jush, pyeteni veten nëse jeni vërtet në standardin e duhur për të hyrë në jetën e saj./ KultPlus.com
Studiuesi Aurel Plasari, ka sjelle detaje dhe foto interesante nga historia e Teatrit Kombëtar, godina e të cilit u shemb më 17 Maj. Pse duhet gënjyer- pyeti Plasari në një intervistë në emisionin “Opinion”, ku solli elementë të historisë së godinës, që u projektua që në vitin 1938, pikërisht për qëllime artistike dhe kulturore.
“Flitet për projektin e themelimit të rrethit italo- shqiptar “Skënderbeg” nga mbreti Zog në vitin 1938. Është krijuar një komision, një status dhe po hidhen përvijimet e projektit. Njoftimi i përurimit është në 31 Maj 1939. Vendimi thotë për të promovuar bashkëpunimin kulturor, artistik, shkencore etj, midis dy vendeve. Konceptimi ishte dy seksione.
Seksioni a iu kushtua kryesisht kinemasë, teatrit dhe muzikës. Ishte dhe seksioni shkencorë. Në seksionin shkencor u vendos Instituti i Studimeve Shqiptare, themelimi i studimeve albanologjike në Shqipëri, i trashëguar në ‘46 edhe nga institutet që u krijuan nga regjimi tjetër”, tregoi Plasari, ndërsa bëri me dije, se arkitekti Xhulio Berte në atë periudhë ishte vlerësuar për prirjen e tij futuriste.
Më tej, ndërsa sjell edhe imazhe krejt të veçanta të ambienteve të brendshme të teatrit, Plasari kujton edhe pllakat e mermerit në kombinim e ngjyrës së kuqe dhe të zezë.
“Seksioni i dytë ishte klubi i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, ka një zonë për kafe dhe një zonë ku lexohen gazetat. Në mes të dy godinave dhe në fund ishte një palestër bashkëkohore. Dyshemeja ka qenë me pllaka mermeri të kuqe dhe të zeza”, tregoi Plasari.
Në rrëfimin e tij, historiani mohoi faktin e artikuluar së fundi se teatrit i mungonte gardëroba, dukë bërë të ditur që ajo ndërtesë ka qenë e pajisur edhe me gardërobë. / KultPlus.com
Kur bota përreth jush është e mbushur me çmenduri, dhe nuk mund të duket sikur të gjesh një çast paqeje në stuhinë e ditës, është koha për t’u kthyer prapa dhe për të kujtuar ato momente të lumtura si fëmijë, ku thjesht të shtrirë diku “e humbitnim veten” duke shikuar qiellin.
Ky është meditimi dhe sot shënohet Dita Botërore e Meditimit e cila shërben si një thirrje për njerëzit që të gjejnë kohë për këtë praktikë të vjetër mijëvjeçare.
Meditimi shërben si një mënyrë për lehtësimin e stresit dhe pastrimin e mendjes.
Dinamika e jetës së sotme e ka bërë meditimin një gjë shumë të nevojshme. Hulumtimet kanë treguar se meditimi ka efekte pozitive mendore dhe fizike kur praktikohet. / KultPlus.com
Me “Fund” mbyllet veprat e shkrimtarit norvegjez, që i ka kushtuar 6 vëllime një rrëfimi real, në një mënyrë kaq të përpiktë saqë duket si një imitim. Letersia është e rrezikshme, ajo e sfidon idenë tonë mbi të mirën apo të keqen. Dhe ka një çmim për të paguar.
Një shkrimtar i kultit apo një narcizist i mërzitshëm? Vepra monumentale e Karl Knausgard, 6 vëllime dhe mijëra faqet që përshkruajnë jetën e tij të përditshme deri në detajin më të imët, ka ka ndarë kritikët dhe publikun, por e ka shndërruar atë në një lloj rokstari të letërsisë botërore.
Një karakter i ndrojtur dhe i rezervuar, ai pranon një takim në kafene në Blackheath, distriktin e largët të periferisë së Londrës ku jeton tani.
“Beteja ime” vjen tani në Itali me serinë e fundit. Por e gjithë vepra, me përpjekjen e tij për të përshkruar jetën në të gjitha detajet e saj, të kujton e Hartën e Perandorisë, në tregimin e famshëm të Borgesit:që e riprodhon realitetin me të gjitha veçantitë e tij, aq sa në fund rezulton i padobishëm.
Edhe ju vetë e pranoni se në fund dështuat. Po çfarë ndodh më pas? Pas dështimit, në cilin drejtim do të vazhdoni të ecni?
I gjithë arti është një dështim. Ai është një përpjekje për të shkuar diku, por në fund nuk ia del dot. Dhe pastaj provon qasje dhe mënyra të reja. Dhe ajo që mbetet është arti, dhe jo jeta. Kur mbarova librin “Beteja ime”, doja të mos shkruaja më, por pastaj vazhdova sërish.
Pra, gjetët një mënyrë për ta kapërcyer atë dështim ?
Tani shkruaj fiction, dhe jam duke punuar mbi një roman. Jam ende duke e shkruar, por në një mënyrë tjetër:edhe pse po kërkoj të njëjtën gjë. Kur shkrova “Beteja ime”, isha në kërkim të jetës time. Dhe tani po përpiqem ende të gjej një kuptim të saj.
Ideja e gjetjes së një mënyre për të përshkruar tërësisht jetën reale, bazohet në idenë e artit si një imitim, sikurse përkufizohej dikur nga Platoni. “Beteja ime”, ishte pika më e lartë e artit mimetic. Por deri në çfarë pikë arti është imitim ?
Në librin e fundit, ka një pjesë shumë e rëndësishme, gati 60 faqe, mbi një poemë të Pol Selan, që fokusohet mbi atë që mund të thuhet dhe atë që s’mund të thuhet:çfarë mund të thuhet me vërtetësi mbi Holokaustin, tanimë që duket sikur gjuha ishte shembur.
Gjuha është komunikimi i bazuar në një marrëveshje:por kjo marrëveshje nuk ekziston më, pas asaj që ka ndodhur në Aushvic. Është pika ku ndahen gjuha dhe bota. Gjuha është lidhje – lidhje me veten tone – dhe të kuptosh botën do të thotë të kuptosh këtë lidhje. Por bota është gjithnjë atje jashtë, e pagjuhë.
Aty mund të shkojnë vetëm poetët, por jo romancierët:dhe unë nuk mundem. Jam shumë i interesuar mbi këtë ndarje midis gjuhës dhe të botës, mbi përbashkësinë që përfaqëson gjuha, dhe mbi mënyrën se si ajo i ndryshon gjërat. Le të shohim çfarë ka ndodhur në Evropë gjatë 10 viteve të fundit, dhe në Britaninë e Madhe 5 vitet e fundit.
Rritja e populizmit, është një problem i gjuhës?
Po, në kuptimin që ka ndryshuar ajo që është e mundur të thuhet.
Ju keni folur për një “ndotje” të gjuhës…
Po, është një helmim. Kur ndryshon gjuha, ndryshojnë edhe veprimet.
A është e mundur kjo përballë asaj, që është një “ekologji”e gjuhës ?
Këtu hyn në lojë letërsia. Ajo çfarë kërkon në letërsi, është kompleksiteti dhe diversiteti. Dhe kompleksiteti është e kundërta e atyre parullave të thjeshtëzuara. Problemi është se jo shumë njerëz lexojnë romane. Letërsia nuk zë më atë vend, që kishte disa breza më parë në shoqëri.
“Beteja ime”, ka qenë sfida kryesore për ju. E keni quajtur një çështje për jetë a vdekje:në çfarë kuptimi ?
Është një vepër që ka nisur me ndjesinë time se gjithçka ishte pa kuptim, se jeta ime nuk kishte asnjë kuptim. Përmes shkrimit, doja që të ringjallja vetë jetën time.
Ishte ndërkohë edhe një përpjekje për të njohur veten, nëpërmjet metodës sokratike?
Ekziston edhe ky element. Ajo çfarë ti mendon se di për veten, të mësuarit e asaj që të ka ndodhur, ne kemi pra një version. Dhe s’ka asnjë tjetër mënyrë për të dhënë një tjetër version, përveçse duke shkruar. Sepse gjuha letrare nuk është ti, por një tjetër:dhe nëse zhytesh në të sheh diçka tjetër.
Në veprën tuaj ka një rol qendror kujtesa, ajo e ndërgjegjshme dhe e pandërgjegjshme. Përveç jehonës frojdiane, në të ka një referencë të dukshme ndaj Marsel Prustit…
Ka shumë ngjashmëri me Prustin dhe mënyrës së tij të të menduarit mbi kujtesën. Kam qenë shumë i ndikuar prej tij qëkur isha 20-vjeç. Ka shumë gjëra që kanë dalë në procesin e shkrimit, dhe që nuk ishin kujtime të kohëve të fundit:shkrimi është gjithashtu një proces i përkujtimit të ngjarjeve të vjetra.
Përfshirja e njerëzve realë në një vepër letrare ka ngjallur polemika , të cilat ju detyruan të hiqnit dorë nga mbiemri i babait tuaj. Në fakt çfarë është një emër, po të shprehemi sipas Shekspirit?
Emrat kanë qenë gjithnjë një temë delikate në familjen time. Babai im e kishte në realitet mbiemrin Pedersen, që është mbiemri norvegjez më i zakonshëm. Kur shkoi në universitet e ndryshoi në Knausgard:është një mbiemër i shpikur vetëm për t’u dukur më elegant, është një mbiemër ambicioz. Një mbiemër bart shumë fuqi.
Pra, mbiemri juaj nuk duhej të ishte Knausgard?
Jo, duhet të jetë Pedersen!
Në qendër të këtij libri voluminoz ka një ese 400 faqe mbi Hitlerin. Hija e themeluesit të nazizmit ndihet që në fillim, që nga titulli i veprës që në gjuhën norvegjeze ka të njëjtin kuptim me ”Mein Kampf” . Ju tregoni se si hulumtimi i autenticitetit solli Holokaustin:por është i njëjti hulumtim që ju nxiti edhe ju…
Po, kështu e mendoj. Sepse kam të njëjtën dëshirë që e kishte edhe Hitleri:çdo gjë në botën tonë është sipërfaqësore dhe komerciale, dhe kjo çon në ëndrrën e një shoqërie bazike. Për shkak se i ndjej këto gjëra vetë, kjo më bën të aftë që të shkruaj mbi nazizmin:pasi i njoh ato ndjenja, për shkak se i kam dëgjuar vetë. Dhe kjo është mënyra e duhur për t’i përshkruar, përndryshe
do thuash vetëm që ata ishin njerëz të ligj. Në fakt duhet shkuar shumë më pranë, dhe kjo është shumë e frikshme.
Pjesa e fundit e veprës, merret me ndikimin që ka sjellë libri tek njerëzit që ju rrethojnë përreth, duke nisur nga bashkëshortja juaj. A ka letërsia pasoja në jetën reale?
Po shkruaja vëllimin e tretë kur u publikua i pari, dhe vëmendja e mediave ishte shumë e madhe. Isha shumë i frikësuar, pasi po shkruaja mbi njerëz realë, dhe nuk e dija se çfarë mund të ndodhte. Ishte një eksperiment:mbi ndryshimin midis jetës dhe letërsisë. Ishte një lojë e rrezikshme. Por në fakt nuk ishte një lojë, ishte jeta ime.
Leksioni fundor, është se e vërteta e ka një kosto. Cili është çmimi që duhet paguar?
Pyetje e mirë. Nuk e di, është një zonë gri. Njerëz të tjerë, kanë paguar një çmim shumë më të lartë se unë. Unë kam zbuluar gjëra të jetës sime, por ky ishte një vendim i mi, ndërsa për të tjerët nuk ka qenë kështu. Letërsia është e rrezikshme. Ajo na nxit të sfidojmë konceptet tona, mbi atë është e mirë apo e keqe. Ky është edhe roli i letërsisë dhe artit në përgjithësi. /KultPlus.com
Robert Redford, aktori, regjisori producenti amerikan, njëherazi themelues i Festivalit të filmit Sundance, ka dalë teknikisht në pension. Megjithatë, 83-vjeçari vazhdon të angazhohet kryesisht si regjizor nëpër dokumentare dhe filma të ndryshëm të realizuar pa bashkëpunimin.
e kompanive të mëdha. Në këtë intervistë, Redford flet për fillimet e tij në kinema, ndikimet, angazhimin politik, dhe këshillat që ai ka për kineastët e rinj.
Cili ka qenë filmi i parë që keni parë?
Ishte një film i “Walt Disney”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore unë isha i vogël, dhe atëherë nuk kishte televizion por vetëm radio. Ndaj mezi prisja fundjavën, që të shkoja në kinemanë e lagjes për të parë ndonjë film. Ajo që më mungon sot me gjithë përparimin teknologjik që e ka bërë më të lehtë shikimin e filmave, është koha kur t’i shkoje në kinema dhe uleshe në errësirë bashkë me shumë të tjerë. Dritat fikeshin, dhe mund të ndjeje se në ekranin e madh po ndodhte një magji e vërtetë, por mund të ndjeje edhe energjinë e njerëzve përreth. Sot kjo ndjesi është zbehur shumë.
Pse u bëtë aktor?
Ideja e të qenit aktor, ishte pasja e një ndjeje të lirisë. Ti ishte i lirë të ishe ai që doje, të aktroje si dikush tjetër, gjithnjë nëse do t’i kushtoje vëmendje njerëzve përreth. Ky profesion të jep shansin të bëhesh artist, pasi aktrimi është një formë arti. Ke shansin të thuash “Unë e njoh këtë person, e kam parë më herët, dhe dua që ta paraqes para të gjithëve”.
Si i shihni 50 vitet e punës tuaj në kinema?
Pesëdhjetë vjet? Ka zgjatur kaq shumë? Uau. Më duhet të reflektoj mbi këtë gjë.
Nuk e ktheni kurrë kokën pas nga e kaluara?
Mendoj se kam parë gjithmonë përpara, ndaj s’kam harxhuar shumë kohë duke menduar për të kaluarën, përveç rastit kur kjo e fundit ka ndonjë vlerë. Unë kam pasur gjithnjë një dobësi për shkrimtarin F.Skot Ficxherald, dhe kam patur kënaqësinë të luaja në filmin “The Great Gatsby” (Getsbi i Madh). Në atë film Nik Kerëuej, që ishte një mentor i Getsbit, sheh që ky i fundit ishte
i fiksuar pas gjërave të së kaluarës, dashurisë së tij ndaj Deizit.
Getsbi organizon një festë të madhe, dhe është në fakt i interesuar mbi atë që do të vijë, dhe i thotë më pas Kerëuejit, “Unë mendoj se të gjithë ia kanë kaluar mirë, apo jo?”. Dhe Kerëuej përgjigjet:“Po Getsbi, por nuk mund ta përsërisësh dot të kaluarën”. Getsbi ia kthen “Ti nuk mund ta përsërisësh dot të shkuarën? Natyrisht, që unë mundem”. Më pëlqen shumë ai episod.
Cilët janë shkrimtarët e tjerë që ju pëlqen të lexoni?
Kam qenë një lexues i thekur i Heminguejit, por edhe i Xh.D.Salinger.
Çfarë mendoni aktualisht mbi situatën në SHBA?
Kur mendoj mbi vendin tim, është e vështirë të mos jem kritik. Unë jam rritur në fund të luftës, dhe e kujtoj shumë mirë energjinë që kishte atëherë. Kur isha 5 apo 6 vjeç, që të gjithë u angazhuan për të mbledhur para, dhe për të sakrifikuar mbi të mirën më të madhe, që ishte lufta ndaj fashizmit në pjesë të tjera të botës, ndaj Gjermaninë naziste. Kësisoj, që të gjithë u bëmë bashkë për të ruajtur lirinë tonë. Unë sigurisht që nuk e kuptoja se për çfarë bëhej fjalë, por më dukej se ishte për të mirën e vendit tonë.
Ndërsa tani po jetojmë në kohë të errëta…
Unë mendoj se kjo është ndoshta shumë e qartë për cilindo që lexon lajmet. Me siguri sot SHBA-ja po përjeton kohë të errëta. Unë shoh që disa nga liritë me të cilat jam rritur, po kërcënohen nga egoizmi i të gjithëpushtetshmëve, nga të menduarit në mënyrë njëdimensionale, tek njerëz të papërvojë që drejtojnë, apo njerëz që ngjiten në pushtet. Unë ndoshta nuk do të jem në gjendje të kthehem në vendin tim që njihja dikur!
Kur u interesuat për herë të parë mbi politikën?
Kur isha i ri, nuk isha shumë i sofistikuar. Kur u bëra adoleshent po ndodhte Lufta e Vietnamit. Ajo ndikoi shumë në jetën time. Gjithçka po ndryshonte, por unë isha shumë i fiksuar pas karrierës time. Doja të krijoja art, dhe e neglizhoja politikën. Kur u futa në artin e krijimit të filmit, kuptova rolin që arti mund të luante në shoqëri. Arti e kritikon shoqërinë. Ai na mban të ndershëm.
Çfarë qasje patët kur u bëtë regjizor?
Më kujtohet se arrita në përfundimin se si do të doja ta përdorja kamerën, kur pashë një dokumentar të D.A.Penbejker dhe ekipit të tij të kineastëve. Ata prezantuan idenë se në vend që të mbetesh jashtë, duhet të futesh brenda dhe të jesh pjesë e aksionit, duke e dëshmuar filmin si një vëzhgues. Kjo më bëri shumë përshtypje, pasi është shumë më aktive, dhe t’i nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas. Këtë qasje përdora në filmat “The Candidate”, “Downhill Racer”, apo në disa nga filmat e mi të hershëm.
Kush është më e lehtë, aktrimi apo regjia?
Për mua të qenit regjizor, kishte të bënte me kontrollin. Unë isha aktor, kisha punuar me disa regjisorë të mire, dhe disa regjisorë jo dhe aq të mirë. Por ndjeva se kishte një pjesë timen, që nuk po e përdorja. Doja më shumë një zë mbi mënyrën se si krijohet një film, dhe mënyra e vetme ishte të drejtoja realizimin e tij. Mendoj se regjia për mua u bë më e lehtë, pasi isha artist para se të bëhesha aktor. Forma ime e artit, ishte të udhëtoja anembanë, të ulesha nëpër bare dhe kafene, dhe të nisja të skicoja fytyrat e njerëzve që shihja përreth.
Bëni ende skica të tilla?
Tani unë jam në një lloj pensioni në raport me filmin. Jam marrë me to për 50 vjet të jetës sime. Jo se nuk jam krenar për atë që kam bërë, por në këtë periudhë ndihesh sikur dëshiron diçka të freskët. Prandaj jam rikthyer atje ku e kam nisur:skicat dhe vizatimet. Problemi i vetëm me daljen në pension, është se t’i nuk duhet ta shpallësh kurrë atë.
Ju keni drejtuar 9 filma artistikë. A do të vazhdoni të realizoni edhe filma të tjerë si regjizor?
Nuk mund t’i përgjigjem me saktësi kësaj pyetje. Nuk i dihet. Kam pasur një projekt mbi një temë shumë interesante, por nuk e kam vendosur nëse do ta vë në jetë. Quhet “Pallati Lindor109”, që i referohet një adrese në Los Alamos, Nju Meksiko ku u zhvillua bomba atomike, dhe ku Openhajmer ishte shkencëtari kryesor.
E dua këtë histori, pasi djaloshi ishte një hero kur shpiku bombën atomike në vitet 1940, por kur zbulua se kishte komunist në rininë e tij, u cilësua si një tradhtar. Kjo ndodhi gjatë periudhës Makartiane të viteve 1950, dhe tregon se si hera-herës gjërat mund të përmbysen. Por ndoshta mund të jem vetëm producent.
Cilët regjizorë kanë ndikuar më shumë tek ju?
Sidnej Pollak dhe Xhorxh Hill. Si aktor është shumë e rëndësishme që t’i bindesh udhëzimeve të regjisorit.
A jeni lodhur duke u konsideruar një yll i Hollivudit, kur keni punuar kryesisht në kinemanë e pavarur?
Ky është tregues i një mënyrë të cekët të menduari, pasi unë nuk jam aktor i Hollivudit. Unë u rrita në Los Angeles, duke dashuruar “Walt Disney”, por nuk i kushtova kurrë vëmendje diçkaje të quajtur Hollivud. Doja të isha një aktor serioz në teatër, doja të jetoja në Nju Jork, ndaj u largova nga Los Angelesi që në moshë të re. Pata sukses në dy shfaqje në Broduej, ndaj isha një aktor nga Nju Jorku, që erdha në Hollivud për të bërë filma.
Çfarë synimesh kishit kur themeluat Institutin Sundance dhe Festivalin e Filmit Sundance?
Qëllimi ishte shumë i thjeshtë:të bëja të njohur njerëzit që nuk janë të tillë, të cilët injorohen ose nuk zbulohen, por që meritojnë të zbulohen për talentin që kanë. Kur ngrita institutin kishte disa kompani filmike të pavarura, por ato nuk kishin shumë sukses. Nuk kishte asnjë kategori të vërtetë të quajtur ‘film i pavarur’.
Edhe pse kam qenë një aktor që ka punuar me kompanitë tradicionale, unë kam qenë gjithnjë i interesuar për pikëpamjen alternative, mbi idenë e pavarësisë, për të mos qenë i detyruar të jem ky apo ai, që të jem i lirë, të jem ai që kam dashur gjithmonë.
Ndaj themelova Institutin Sundance për të mbështetur kineastët e pavarur, për të krijuar një mekanizëm që do të ndihmonte në zhvillimin e historive dhe aftësive të tyre. Kjo çoi në Festivalin Sundance, që është i fokusuar kryesisht tek filmi i pavarur.
Si e përcaktoni një jetë të suksesshme?
Suksesi është një gjë e ndërlikuar. Për disa njerëz është një gjë, për të tjerë diçka tjetër. Kështu që është e vështirë të përcaktohet si një gjë e vetme.
A bëni kompromise?
Jam i sigurt që ndonjëherë kam bërë. Dikur kam qenë shumë i prerë për të mos pranuar kompromise, por në një moment ti e kupton që nëse nuk pranon të bësh kompromise, kjo do të thotë se po bëhesh gjithnjë e më shumë mendjengushtë. Kësisoj ka ndoshta ka raste kur duhet
ta mbaj mendjen e hapur.
Çfarë këshillash keni për aktorët dhe kineastët e rinj?
Që t’i kushtojnë vëmendje botës përreth tyre, dhe të shmangin një pikëpamje të ngushtë mbi gjërat. Në shqip nga bota.al /KultPlus.com
Kafenetë janë mbushur Me intelektualë Me shallet e gjatë Hedhur mbi pardesytë e bardha, Që diskutojnë mbi konceptin E intelektualit.
Fjalë pafund mbi avujt E kafeve, Quo vadis moj botë, Quo vadis Shqipëri? Ata që kanë para E heqin pas kulturën si një kone Ata qe s’kanë thonë: Ne jemi skllevërit e saj.
Shtjellat e bisedave bredhin kontinentet Dhe si avionë letre Vinë e bien të lodhur Në thashethemet e zakonshme. Tirana qan Nëpër shiun e këngës së Fitnete Tudës Shi që do të shpikej Edhe po të mos ekzistonte.
Vetëm pak javë përpara se në Tiranë të ndizej debati për shembjen e Teatrit Kombëtar, “The Guardian” publikoi një artikull, në të cilin renditeshin 30 teatro historikë, shumica shekullorë, që pritet të shemben për t’i hapur rrugë zhvillimit. Vetëm një numër i tyre do të shndërrohen në skena moderne, të tjerët do të mbyllin përfundimisht perden për t’u zëvendësuar nga godina biznesi, blloqe banimi, etj.
Nga Londra, në kryeqendrat e tjera kulturore të botës, prishja e teatrove të vjetër për shkak të mosplotësimit të nevojave moderne të artit, për shkak të rrezikut nga zjarri apo thjesht për shkak të rënies së të ardhurave që nuk justifikojnë më aktivitetin e tyre është një ngjarje krejt e zakonshme. Këto janë disa prej rastet më të famshme:
Paris: Janë të paktën 43 teatrot parizienë të shembur apo shkatërruar në dy shekujt e fundit. Disa nga rastet më të njohura janë: Teatri “Alhambra-Maurice Chevalier”, ndërtuar për të pritur shfaqje operistike në vitin 1866. Amortizimi dhe pamundësia për të përmbushur nevojat moderne sollën shembjen e tij përfundimtare në vitin 1967. Një teatër i ri, që mban të njëjtin emër është ngritur në vitin 2008, 300 metra larg vendndodhjes së të vjetrit.Teatri “Theatre de l’Ambigu Comique”, një prej më të vjetërve në Paris, i ndërtuar në vitin 1769 dhe i shkatërruar nga zjarri në 1827. i rindërtuar sërish pas zjarrit, deri sa për shkak të amortizimit u vendos për prishjen e tij përfundimtare në vitin 1966, duke mbyllur kështu një histori 2-shekullore.
Teatri “Pigalle”, i vendosur në rrugën me të njëjtën emër, një vepër madhështore e financuar nga Philipe Rothchild në vitin 1929, me qëllim që të shndërrohej në teatrin më modern të botës. Rënia e të ardhurave dhe keqmanaxhimi bëri që teatri të shitej në 1958. Edhe pse relativisht i ri, struktura madhështore bashkekohore nuk pengoi prishjen e tij disa vite më vonë. Sot, mbi teatrin e vjetër janë vendosur parkime dhe ofiçina.
Nju Jork – Lista e teatrove të shembur në Nju Jork pas 1900 është prej 45 teatrosh. E njohur në media si “masakra e madhe e teatrove”, në vitin 1982, 5 teatro historikë “Morosco”, “Bijou”, “Gaiety” dhe 2 “Astor Theatres” u shkatërruan njëkohësisht për t’u zëvendësuar nga qiellgërvishtësi i “Marriot Hotel”, brenda të cilit u ndërtua një teatër i ri modern “Marquis Theater”. Opera e madhe madhështore e Manhatanit, “Grande Opera House”, ndërtuar në vitin 1868 me një shumë rekord për kohën, u shkatërrua në 1960 si pjesë e rikualifikimit të të gjithë zonës së “Penn South”, ku u zhvilluan blloqe të larta banimi.
Gjermani – Rasti më klasik është ai i “Düsseldorfer Schauspielhaus”, ndërtuar në vitin 1747 nga Mbreti Karl Theodor si një teatër madhështor për të argëtuar aristokracinë e kohës dhe i dhuruar për qytetin në vitin 1818 nga Mbreti Friedrich Ëilhelm II i Prusisë, teatri u shemb në vitet 1960. Në vend të tij, u ngrit një teatër modern shumë i njohur në ditët e sotme, në gjendje për të plotësuar nevojat moderne të artit.
Moskë – Vetëm pak muaj më parë, në Moskë u shemb kinemaja më e famshme e kohës së komunizmit, një objekt me një fasadë ekstravagante që ngjall një nostalgji të veçantë për shumë moskovitë sepse ishte ndër të vetmet që transmetonin filma të huaj ne ate kohe. E ndërtuar në vitin 1959, në një prej rrugëve më të famshme të kryeqytetit pranë teatrit të famshëm “Bolshoi”, kinemaja “Solovey” u shemb në vitin 2019 sepse nuk plotësonte më standartet kundër zjarrit. Në vend të saj po ndërtohet aktualisht një bllok i lartë banimi. /KultPlus.com
Regjisori Gëzim Kame gjatë një interviste televizive tha sot se që pas viteve ’90 kanë filluar kërkesat për një teatër të ri. Sipas tij, nevoja për ndërtimin e një teatri të ri ka qenë një kërkesë e hershme e aktorëve dhe regjisorëve.
Regjisori Kame i cili ka qenë edhe drejtor i këtij teatri tregon edhe një moment kur mori premtimin nga ish-presidenti Sali Berisha.“Unë mbaj mend, që kam qenë i ftuar në ambasadën Bullgare në 1996, në grupin e njerëzve që ishim aty, ishte dhe presidenti i asaj kohe Sali Berisha dhe kryeministri Aleksandër Meksi dhe personalitete të tjera. Ndërkohë presidenti kalon pranë meje, njiheshim, na respekton shumë si artistë, më jep dorën, më pyet si je Gëzim? Dhe shfrytëzova rastin, i thashë: Çfarë do bëjmë me atë teatrin tonë? Do ta bëjmë, më tha. Do bëjmë një takim, e pyeta. Patjetër me tha, “edhe unë e mendoj që nuk rrihet në atë teatër”. Edhe iku, vazhdoi punën e tij” ,-tha Kame, i cili më tej kujtoi dhe një takim me ish-kryeministrin Fatos Nano, për të njëjtën kërkesë, ndërtimin e një tetari të ri.
“Unë po flas për historikun si ka filluar kjo punë. Po atë vit, pas një muaj ishte festat e 28-29 nëntorit, dhe ishim në Pallatin e Brigadave, kur me thërret Fatos Nano, dhe thotë do ta ndërtoni teatrin, i thashë, po. Me pyeti sa kushton, i thashë parashikimet janë për 12 milionë dollarë. Mirë tha bëjmë një bast, nëse ju gjeni 12 milionë dollarë, do futem unë si shtet me 10 milionë dollarë. I thashë po e ke të humbur bastin, ne i nxjerrim shumë shpejt ato. Ai më dha dorën, e bëri si ata fëmijët, e preu bastin Agim Zajmi. Më tha e ke të humbur, dhe sigurisht e kisha të humbur, sepse ai nuk e dëshironte këtë gjë”, -tha Kame.
Pas këtyre, ai tregon për ish-ministrin e Kulturës Edi Rama. “Edi Rama në funksionin e ministrit të Kulturës ka ardhur me Kadri Roshin , prej krahu dhe ka mbledhur gjithë kolektivin e teatrit dhe ka thënë: Kur t’ i vijë koha, do e bëjmë, t’ i gjejmë lekët. Ajo sallë që u rrënua pardje quhej salla Kadri Roshi. Kadri Roshi ka qenë një ndër të parët që ka qenë për shembjen e këtij teatri se është turp”,- shprehet Kame. /KultPlus.com
Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet me kredi dhe poshtë godinës do të ketë parkim.
Kështu është shprehur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë televizive. Ai tha se do të ketë garë për zbatimin e projektit ndërsa koncepti do të jetë ai i paraqitur nga arkitekti i njohur danez, Bjarke Ingels.
“Projekti i teatrit është i Bjarke Ingels, që është arkitekti më i mirë në botë. Do të ketë garë, interesi i bashkisë është që ta bëjë me cilësinë më të lartë dhe me koston më të ulët. Nëntokë duam të bëjmë një parkim të madh, pasi kemi shumë ministri dhe institucione. Qytetarët mund të lënë makinat dhe të shijojnë qytetin. Për të gjitha këto do të marrim 3-4 muaj kohë dhe pastaj do të bëjmë garën”, deklaroi Veliaj.
Parashikimi paraprak është se vlera e Teatrit të ri Kombëtar të arrijë në 30 milionë euro, shumë e cila do të sigurohet me kredi. Veliaj tha se deri tani janë ofruar 17 banka dhe do të zgjidhet njëra prej të cilave do të kërkojë nisjen e pagesës në vitin 2025.
“Është një tokë që i përket dikujt tjetër, i përket bashkisë së Tiranës. Ende nuk e dimë se si do ta zhvillojmë, mund ta mbajmë parkim, mund të bëjmë hotel ose zyra. Ne kemi një opozitë që në vend që të japë një alternativë, vetëm gjëmon ku janë lejet dhe tenderët dhe shkojnë e vënë gjoba, shko te kunati bëj pagesën, se do të përmendim emrin. Jam përgjegjës për ndërtimin e teatrit pa iu prekur asnjë centimetër nga toka”, tha Veliaj.
Ai vijoi vijoi më tej se procedura ligjore për shembjen e godinës së vjetër ka qenë plotësisht ligjore dhe se, “nxitimi” për shembjen ka ardhur për shkak se Instituti i Ndërtimit e ka cilësuar godinë të rrezikshme dhe në rast të ndonjë aksidenti do të ishte përgjegjës ai vetë dhe zyrtarë të tjetër të bashkisë.
“Ishte një kauzë tullumbace, siç ishte Astiri. Për mua për jetë a vdekje është e ardhmja e qytetit dhe premtimet që kam bërë në fushatë do t’i mbajmë. Pas tërmetit gjysma e bashkisë së Durrësit përfundoi në burg, kështu që bashkia e Tiranës e nxori mësimin. Ditën e parë që na kaloi kjo pronë në juridiksionin e bashkisë, kemi verifikuar sigurinë e ndërtesës. Ndërtesa ishte pa vlerë dhe në 80 vite nuk ishte kurrë një monument i mbrojtur”, tha Veliaj.
Ai e cilësoi të pavërtetë pretendimin se shembja ka nisur kur brenda godinës kishte ende persona. “Kjo është e pavërtetë. Kanë qenë 30 inspektorë të Institutit të Ndërtimit që e kanë kontrolluar ndërtesën tri herë”, u shpreh Veliaj.
I pyetur nëse ka përgjegjësi për provokimin e protestave në kohë pandemie, ai u përgjigj se është votuar për të bërë detyrën e kryebashkiakut dhe përgjegjësinë duhet ta mbajnë partitë politike. “Jam votuar që të jem kryetar i bashkisë dhe jo psikologu i partive politike që humbin. Jam votuar për një gjë tjetër, duhet të përgjigjet kush merret me qetësimin e opozitës”, përfundoi Veliaj. /Atsh /KultPlus.com