Ministrja Dumoshi vizitoi sot Galerinë Kombëtare të Kosovës me rastin e nisjes së aktivitetit të Galerisë, pas pandemisë, përcjellë KultPlus.
Ministrja u prit nga drejtoresha e GKK-së, Arta Bunjaku Agani, nga stafi i Galerisë dhe nga skulptori Burim Gashi, ekspozita e të cilit është ri-hapur pas pandemisë.
Ministrja Dumoshi u shpreh e kënaqur që po e viziton Galerinë dhe që pas një periudhe të mbylljes për shkak të pandemisë artdashësit tashmë kanë mundësi ta vizitojnë Galerinë.
Gjatë kësaj vizite Ministrja kaloi nëpër ekspozitën e hapur ‘Heshtje e rëndë`, e cila tregon veprat e fundit të skulptorit kosovar Burim Gashi dhe rrëfen pasojat emocionale të ngjarjeve traumatike që ishin krijuar nga lufta, dhuna dhe paqartësia për njerëzit e zhdukur. Në këtë seri të re të veprave autori tregon edhe përvoja personale dhe traumatike që lufta dhe dekadat në vijim i kanë shkaktuar atij dhe shoqërisë kosovare.
Drejtoresha e GKK-së, Bunjaku-Agani, në anën tjetër u shpreh shumë e lumtur që vizitorja e parë e hapjes së Galerisë për publikun, pas pandemisë është vet Ministrja Dumoshi. Ajo gjithashtu falënderoi Ministren për interesimin e vazhdueshëm dhe për bashkëpunimin që ka treguar prej fillimit, me GKK-në.
Ministrja Dumoshi ndër të tjera theksoi që është duke u angazhuar vazhdimit dhe ka shtyrë përpara punën për rregullimin e kushteve brenda GKK-së, meqë kjo do ta lehtësonte punën për stafin por njëkohësisht do të krijonte kushte më të mira për vizitorët e artdashësit e Galerisë. / KultPlus.com
Pop ylli 29-vjeçar, Ed Sheeran, ia ka dhuruar një shumë të majme të hollash shkollës “Thomas Mills School” në Suffolk, përgjatë një periudhe mbi dy vjeçare. Qëllimi i këngëtarit është që t’i ndihmojë studentët të dallohen në sferat e artit dhe departamentin e IT-s.
Gjatë kësaj kohe, fondacioni “Ed Sheeran Suffolk Music Foundation” ka ndihmuar në blerjen e laptopëve, kamerave dhe krijimin e një dhome të fotografisë për këtë shkollë, që është vendi ku Sheeran e kishte takuar bashkëshorten e tij, Cherry Seaborn, transmeton Koha.
Richard Hanley, drejtori i departamentit të muzikës në këtë shkollë, citohet të ketë thënë: “Nxënësit dhe stafi i kësaj shkolle janë fatlum që e kanë një person bamirës i cili i njeh dhe i çmon vlerat e artit në fushën e edukimit. Ai e kupton sa i rëndësishëm është arti për të rinjtë dhe se si mund t’i ndryshojë jetët e tyre.”
Përveç këtij donacioni, ylli i hitit “Shape of You” i ka dhuruar edhe 10 mijë funte për një shkollë fillore lokale, si dhe 10 mijë funte të tera për spitalin “Aldeburgh Hospital League of Friends”.
Ndërkohë, kantautori Sheeran së fundmi e kryesoi listën e të përditshmes “The Sunday Times” të muzikantëve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Britani të Madhe. Sheeran, falë 40 milionë funteve të fituara gjatë vitit të kaluar, ka arritur ta krijojë një pasuri totale prej 200 milionë funtesh, duke e siguruar kështu edhe vendin e parë në listën e muzikantëve më të pasur të rinj. / KultPlus.com
Filmat dhe dokumentarët që shpërfaqin dëmet dhe dhimbjet që la lufta e fundit në Kosovë, nuk janë kurrë pak, madje ka prej atyre që mendojnë se nuk mjafton asnjëherë që përmes artit, të vihet në pah ajo që kosovarët përjetuan gjatë luftës.
Së fundi, fotografi i njohur Artan Korenica, ka paralajmëruar një film të metrazhit të shkurtër, ku do të shpaloset një ditë e zonjës Ferdonije Qerkezi. Një ditë vetmie, dhimbjeje e vuajtje të kësaj zonjeje që përjetoi humbje të mëdha gjatë luftës, shkruan KultPlus.
Korenica i cili kësaj radhe vjen si regjisor dhe skenarist i këtij filmi të metrazhit të shkurtër, ka treguar për KultPlus se ky projekt është ideuar qysh moti, dhe se ky film dallon shumë nga filmat tjera që deri tashmë janë realizuar mbi jetën e Ferdonije Qerkezit.
‘Nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur pritet të publikohet ky projekt, pasiqë pretendojmë ta shfaqim njëherë në festivale ndërkombëtare, pastaj edhe në Kosovë’, ka thënë tutje Korenica për KultPlus.
Protagonistja e vetme e këtij filmi është aktorja Arta Muçaj, përmes së cilës do të paraqitet Ferdonija në pritje, në një pritje e cila nuk përfundon kurrë. Korenica ndër të tjera ka treguar se filmi do të realizohet në shtëpinë e Ferdonije Qerkezit, gjë e cila është aprovuar nga kjo e fundit.
‘Ky projekt dallon shumë nga projektet tjera, ka një skenar ndryshe dhe për mënyrën se si e kam trajtuar këtë temë’, shprehet Korenica.
Secili film zakonisht realizohet për të shpalosur diçka, për të përçuar një mesazh që supozohet të prekë direkt tek publiku. Sigurisht se edhe ky projekt tenton të përçojë mesazhin e vet, i cili sipas Korenicës ky projekt më shumë se që përçon një mesazh, parashtron pyetjen: Ku janë ata që i keni marrë në shtëpinë e tyre?! / KultPlus.com
Ky është 17-vjeçari i famshëm në të gjithë botën, për krijimin e siteve të gjurmimit të Covid-19 dhe përditësimin në kohë reale të kësaj përhapje, që ka nisur në dhjetor të 2019-shit.
Por biznesi nuk është pika e tij e fortë. Për këtë arsye Avi Schiffmann, student në Shtetin e Washngtonit, ka refuzuar 8 milionë dollar që i janë ofruar në këmbim të shpikjes së tij (ncov2019.live), që sot ka 30 milionë përdorues në ditë. ’Nuk dua të përfitoj’, citon standard të ketë deklaruar djali, pasi gjithashtu i ka thënë Jo një vendi në Microsoft dhe një lumë investimesh publicitare.
“Jam 17 vjeç, nuk më duhen 8 milionë dollarë, nuk dua të bëhem një spekulator’, ka thënë Avi për shtypin. ‘Shumë më thonë që do të bëhem pishman për këtë vendim, por unë kam plane të tjera për të ardhmen’, ka shtuar ai.
Që kur website i tij është online, më shumë se 700 milionë përdorues unikë e kanë vizituar atë. Dhe në vend që të mbështetej tek të ardhurat nga reklamat e shumta që i janë afruar, Schiffman ka preferuar të hapë një abonim vullnetar, për të ruajtur pavarësinë e tij. / KultPlus.com
Ndërmjet datave 19 e 23 maj 1999, në burgun e Dubravës u krye masakër mbi të burgosurit shqiptarë nga forcat serbe.
Rreth 1.000 shqiptarë iu nënshtruan terrorit për këto katër ditë dhe 160 u vranë, kurse mbi 300 u plagosën.
Në kujtim të të rënëve çdo 21 maj, shënohet kjo masakër, për të cilën ende nuk është dënuar askush.
Për këtë, sot ka folur edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Në maj të vitit 1999, 21 vjet më parë ka ndodhur një krim i planifikuar i pushtetit serb në burgun e Dubravës. Afro 1 mijë të burgosur të rreshtuar në oborrin e burgut, u qëlluan mizorisht nga ana e forcave serbe të sigurisë. Të burgosurit u vranë dhe u ekzekutuan pa ndonjë urdhër gjyqësor dhe kjo më së miri shpërfaqë veprimin gjenocidal të shtetit serb jo vetëm ndaj të burgosurve, por edhe ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Për këtë masakër ende nuk është dënuar askush”, ka thënë ndër të tjera Osmani.
Sipas saj, kallëzimi penal i dorëzuar në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës për ish- Jugosllavi nuk është trajtuar asnjëherë.
“Siç nuk është trajtuar asnjë kallëzim penal i të burgosurve të shpëtuar i dorëzuar në Prokurorinë e Qarkut në Pejë, 12 vjet më parë. Ka vetëm një rrugë që të mos përsëritet historia. Që autorët të dënohen!”, ka shtuar Osmani.
Të burgosurit shqiptarë, shumica të arrestuar me arsyetimin se ishin pjesë e UÇK-së, u vranë nga rojet serbe të burgut, pasi paraprakisht NATO sulmoi ndërtesën e burgut.
Reutersi ka arritur të kap momentet e masakrës dhe fotot janë shqetësuese.
Shpëtim Selmani me “Libërthi i dashurisë” u shpall sot fituesi kosovar në edicionin e dymbëdhjetë të çmimit të BE-së për letërsi (EUPL) ku Kosova merr pjesë për herë të parë bashkë me 13 shtetet pjesëmarrëse (Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Danimarka, Estonia, Gjermania, Kosova, Kroacia, Luksemburgu, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Qiproja dhe Spanja).
Çmimin e bashkëfinancon programi i Komisionit Europian Europa Kreative që ka për qëllim të nxisë dialog ndërkulturor dhe promovim të arritjeve artistike në zhanrin e romanit.
Juria kosovare e përbërë nga Lindita Tahiri (kryetare), Osman Gashi, Festa Molliqaj dhe Lindita Rugova pas shqyrtimit të listës së ngushtë me tre autorë (Azem Deliu me romanin Shënimet e krimbit Smolinski, Majlinda Bregasi me romanin Gërsheti i prerë, dhe Shpëtim Selmani me romanin Libërthi i dashurisë.) dhe në konsultim me Këshillin e EUPL-së, ka përzgjedhur fituesin për të cilin thotë: “Libri i Shpëtim Selmanit është prozë e risive dhe romani i tij është hibrid i zhanreve të ndryshme si prozës poetike, esesë, autobiografisë, ditarit letrar, prozës poetike. Në shikim të parë një kombinim i tillë mund të duket fragmentar, por romani është koherent me tema dhe ide, me rrëfimtarin që persiat, proteston, dashuron, rebelohet, përqesh dhe vetëpërqeshet, duke përthekuar dimenzione të shumta nga personalet deri te ato politike.” Mendimi i plotë i jurisë gjendet në uebfaqen e EUPL-së : https://www.euprizeliterature.eu/news/eupl-2020-shortlist
Fituesit çmimit nga vendet pjesëmarrëse do të jenë pjesë e antologjisë vjetore të botuar nga EUPL, duke synuar një audiencë më të gjerë dhe qarkullim të teksteve në gjuhët europiane. Fituesit do të marrin shpërblimin prej 5.000€ dhe do të promovohen ndërkombëtarisht në panaire të librave. / KultPlus.com
Të martën, më 19 maj 2020, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, përfaqësuar nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe drejtoresha dhe Kryesuesja e Manifesta 14 Prishtina, Hedwig Fijen, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit përmes një video konference në Zoom, duke e garantuar buxhetin e vënë në dispozicion për zhvillimin e një institucioni të përhershëm ndërkulturor në Prishtinë në vitin 2022 me rastin e Manifesta 14.
Partnerët iniciues të Qytetit të Prishtinës dhe Fondacionit Manifesta 14 Prishtina janë të kënaqur që Ministria e Kulturës është angazhuar për projektin e Manifesta 14 Prishtina dhe trashëgimisë së saj përtej bienales. Qyteti i Prishtinës tashmë i ka përmbushur obligimet e veta ndaj Manifesta 14 që do të thotë se projekti mund të filloj, pas një vonese prej tre muajsh për shkak të pandemisë corona.
Manifesta 14 pret me padurim të filloj të bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës dhe Qytetin e Prishtinës. / KultPlus.com
Gregory Tyree Boyce, i njohur më se shumti për rolin e tij në filmin e parë “Twilight”, ka vdekur më 13 maj, konfirmon revista “Variety”. Ai ishte vetëm 30-vjeçar.
Boyce dhe e dashura e tij 27-vjeçare, Natalie Adepoju, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Las Vegas, derisa ende nuk është zbuluar shkaktari i vdekjes së çiftit, transmeton Koha.
Boyce më së shumti u njoh me rolin e tij në filmin hit të arkave filmike, “Twilight”, ku luajti krahas yjeve të hollywoodit, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson, por gjithashtu ka marrë pjesë edhe në filmin e vitit 2018, “Apocalypse”.
Sidoqoftë, sipas nënës së tij Lisa Wayne, Boyce kohëve të fundit kishte filluar të mendojë për hapjen e një restoranti.
Boyce e festoi ditëlindjen e tij të 30-të në dhjetor të vitit të kaluar. Ai në një postim në Instagram pati shkruar: “Ka pasur momente kur kam menduar që nuk do t’i mbërrij të 30-at. Gjatë viteve kam bërë gabime si të gjithë ne, por sot është dita kur i mendoj vetëm gjërat e mira që më kanë ndodhur. Çfarë kohe për të qenë gjallë!,” thuhej në mesazhin e aktorit. / KultPlus.com
Organizata Europa Nostra i është drejtuar me një letër Ministes së Kulturës së BE-së, Nina Obuljen – Korzinek. Në të shkruhet se BE-ja duhet të reagojë sa më parë dhe të dënojë ashpër shembjen brutale të Teatrit Kombëtar.
Organizata shprehet se Ministrja e Kulturës duhet t’ua bëjë të ditur këtë gjë të gjithë anëtarëve të Këshillit Evropian përpara se të mbahet mbledhja e nesërme me Këshillin e Ministrave të BE-së. Europa Nostra risjell në vëmendje të gjithë luftën e gjatë të artistëve dhe se i ka bërë disa herë thirrje qeverisë shqiptare për të dialoguar përpara marrjes së ndonjë vendimi të pakthyeshëm, siç ishte shembja e Teatrit.
“Europa Nostra, Zëri Europian i Shoqërisë Civile i përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore, dëshiron të përcjellë te Ministrat e Kulturës të BE-së shprehjen e dënimit tonë të fortë për këtë akt brutal. Ne besojmë se 17 maji ishte një ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe në Europë në tërësi. Dhe ishte gjithashtu një ditë e trishtuar për demokracinë dhe respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Europë në tërësi”, shkruhet në letër.
Ndër të tjera thuhet se qeveria shqiptare shfrytëzoi situatën e krijuar nga Covid-19 dhe masat e izolimit për t’ja arritur qëllimit për shembjen e Teatrit.
Letra e plotë
Hagë, 18 maj 2020
Në vëmendjen personale urgjente të
Zonja Nina Obuljen – Koržinek
Ministre i Kulturës
Ushtruese e Detyrës së Kryetarit të Këshillit të Ministrave të BE-së
Re: Dënim i fortë i shembjes brutale të Teatrit Kombëtar Shqiptar në Tiranë
E nderuar zonja Ministre,
E nderuar zonja Kryetare e Këshillit të Ministrave të BE-së,
Në prag të mbledhjes së nesërme (përmes video konferencës) të Këshillit të Ministrave të BE-së, në të cilën Ministrat e Kulturës të BE-së pritet të miratojnë konkluzionet e Këshillit mbi “Nxitjen e bashkëpunimit evropian në lidhje me trashëgiminë kulturore në rrezik”, ju bëjmë thirrje që të transmetoni tek të gjithë anëtarët e Këshillit të BE-së dënimin tonë më të fortë për shembjen brutale të Teatrit Kombëtar në Tiranë që u zhvillua dje.
Siç mund ta dini, një aleancë e madhe e përbërë nga artistë, intelektualë, ekspertë të trashëgimisë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë luftuar – për disa vjet tani – për ruajtjen (me rinovim të nevojshëm) të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Europa Nostra ka shprehur mbështetjen e tyre për këto përpjekje qysh në vitin 2018, gjatë Vitit Europian të Trashëgimisë Kulturore dhe ka përcjellë shqetësimet tona për prishjen e planifikuar të këtij Teatri tek autoritetet më të larta të Shqipërisë. Kohët e fundit, Teatri Kombëtar në Tiranë është përfshirë në listën e vitit 2020 të 7 vendndodhjeve më të rrezikuara në Europë. Kjo u bë publike në 24 Mars 2020 bashkërisht nga Europa Nostra dhe nga partneri ynë i paçmuar Instituti Europian i Bankës së Investimeve. Komisioni Europian – përmes Komisionerit të BE Mariya Gabriel, ka shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për mbrojtjen e të gjitha vendeve të përfshira në Listën tonë, përfshirë Teatrin Kombëtar në Tiranë.Sponsored by Revcontent.
Pas përshkallëzimit të rrezikshëm të situatës së javës së kaluar të shkaktuar nga transferimi i përgjegjësisë për Teatrin në Bashkinë e Tiranës dhe një vendim për prishjen e Teatrit – marrë pas dyerve të mbyllura – nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Europa Nostra bëri një deklaratë publike duke kundërshtuar çdo përpjekje për prishjen e një ndërtese emblematike të vendosur në ansamblin historik të mbrojtur në qendër të Tiranës, dhe të mbështetur nga ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile. Komisionerja e BE, Mariya Gabriel, të nesërmen u kërkoi autoriteteve shqiptare që të angazhohen në një dialog konstruktiv me shoqërinë civile dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore përpara se të marrin ndonjë vendim të pakthyeshëm. Për më tepër, Presidenti i Republikës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të Këshillit Bashkiak për prishjen e Teatrit.
Në vend që të merrnin kohë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vendimit të tyre, dhe të hapnin dialogun me shoqërinë civile dhe ekspertët, autoritetet shqiptare vendosën të shfrytëzojnë ditën e fundit të masave të veçanta të urgjencës shëndetësore të ndërmarra si përgjigje për pandeminë COVID19, për të shkatërruar Teatri. Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 17 maj, ata dërguan një numër të madh policësh për të rrethuar Teatrin dhe për të arrestuar rreth 30 artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile që kanë mbrojtur teatrin 24/24 orë në ditë për dy vitet e fundit. Ata gjithashtu kanë dërguar buldozerë për të prishur brutalisht teatrin: jo vetëm që ata fshinë dhe shndërruan në rrënoja një bazë të rëndësishme të historisë së hershme të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë, por edhe të gjitha objektet dhe arkivat që formonin një pjesë të kujtesës së këtij institucion i rëndësishëm kulturor.
Europa Nostra, Zëri Europian i Shoqërisë Civile i përkushtuar ndaj Trashëgimisë Kulturore, dëshiron të përcjellë te Ministrat e Kulturës të BE-së shprehjen e dënimit tonë të fortë për këtë akt brutal. Ne besojmë se 17 maji ishte një ditë e trishtuar për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe në Europë në tërësi. Dhe ishte gjithashtu një ditë e trishtuar për demokracinë dhe respektimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe në Europë në tërësi.
Ne i kërkojmë Ministrat e BE-së të ritheksojnë që mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe e kujtesës sonë kulturore dhe historike përfaqëson një nga vlerat themelore të BE-së dhe të shprehë solidaritetin e tyre me të gjithë qytetarët në Shqipëri, të cilët janë të përkushtuar për ruajtjen e identitetit kulturor të vendit të tyre, i cili bën pjesë në historinë dhe kulturën e përbashkët dhe të larmishme të Evropës.
Ne gjithashtu kërkojmë nga Ministrat e Kulturës të BE të insistojnë në rëndësinë e kulturës dhe trashëgimisë kulturore brenda procesit të vazhdueshëm të zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Europa Nostra qëndron në dispozicion të Këshillit të Ministrave të BE-së, dhe të të gjitha institucioneve të BE-së për të nxitur bashkëpunimin europian për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, si një katalizator i fuqishëm për të ardhmen e Evropës, për të cituar Manifestin tonë të Ditës së Evropës të miratuar më 9 maj 2020.
Me respekt dhe përzemërsi i juaji,
Presidenti Ekzekutiv Dr Hermann Parzinger
Kopje për:
Zonja Mariya Gabriel, Komisioneri e BE-së për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin, Rininë dhe Sportin
Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
Josep Borrell, Zëvendës President i KE & Përfaqësues i Lartë për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. / KultPlus.com
Shqipëria është e rrethuar me bukuri të shumta natyrore që për shumëkënd mbesin mahnitëse dhe të paharruara.
Vizitorë nga e gjithë bota tashmë e kanë destinacion të preferuar Shqipërinë.
Ben Washburn është një djalë i ri i cili ka ardhur nga Amerika para disa muajsh dhe tani jeton në Shqipëri me të dashurën e tij shqiptare. Historinë e tij ai e ka ndarë për fushatën #IntoAlbaniaTravelsInTimai e të cilën se po ju sjellim më poshtë:
“Në Shqipëri erdha për herë të parë në 2017-ën, pasi takova të dashurën time, e cila është shqiptare, në Universitetin e Oksfordit. Si Amerikan, nuk dija shumë mbi Shqipërinë në atë kohë. Gjatë udhëtimit dy javor, u mahnita me kulturën, njerëzit, peizazhet dhe ushqimin shqiptar. Nga të gjitha udhëtimet tona në Shqipëri, Thethi është ai që më ka mbetur më shumë në mendje. Kujtoj si i jepja makinës në rrugë shkëmbore e të paasfaltuara me orë të tëra, njëkohësisht i përpirë̈ nga peizazhi dhe i mbërthyer nga një adrenaline e fortë. Alpet e Shqipërisë janë marramendëse. Ecëm gjatë për të arritur tek Syri i Kaltër, ku notova dhe u hodha për zhytje nga shkëmbi. Qëndruam në një bujtinë mikpritëse e shijuam bukën e freskët, kafen turke, djathin e bërë vetë dhe perimet e mëngjesit. Kam udhëtuar shumë në jetë, por Thethi është pa dyshim vendi më paqësor që kam përjetuar ndonjëherë. Megjithatë, Thethi mbetet një nga shumë vende të bukura që kam parë në Shqipëri. Atëherë, nuk mendoja se pas tre vjetësh ky vend i pabesueshëm do të ishte shtëpia ime e re. Jam shumë mirënjohës që është. 🇦🇱”, ka thënë Ben Washburn.” / KultPlus.com
Kur e takova për herë të parë te “Kafe Qorri” kujtoja se, nga ato që kishte përjetuar si dhe nga anatema e ambientit që “për arsye morale”,nuk i pranonte dëshmitë e tilla, do të kisha të bëj me një të çmendur. Ç’është e vërteta, ajo fillimisht ma përplasi në fytyrë klithmën “Ah! Amerikë!… Amerikë!…”, që e kishte si refren dhe sikur nuk mund t’ia niste pa të. Por, sapo i thashë se as Amerika nuk ishte engjëll, se isha shumë kritik ndaj disa qëndrimeve të politikës amerikane në pjesë të ndryshme të botës, veçmas ndaj partneritetit të fshehur me grupe religjioze dhe kriminale për qëllime që i di vetëm ajo, më tha se kur fliste ashtu kishte parasysh se atë duhej kuptuar si një gjendje thuajse absurde, që i përshtatet asaj: “vaj pa Amerikën, e hall me të…” Duket se ato që ia thashë në mënyrë kritike për politikën amerikane, sikur ia zbutën mllefin që e shprehte si refren. Kështu, në një anglishte të rrjedhshme, qetë-qetë, zuri të fliste për atë se kush ishte dhe si kishte ardhur deri aty që të shpallet “e çmendur” me certifikatë mjekësore, e lëshuar nga Klinika Psikiatrike e Prishtinës. Dhe, madje, atë gjendje ta pranojë për t’u shpëtuar edhe të tjerave, që e quajti si “privilegj”, ngaqë “liria e çmendisë” e amnistonte prej çfarëdo sjelljeje qoftë edhe e ndëshkueshme nga ana ligjore. Kështu ndjehej e lirë në një vend të robëruar shpirtërisht dhe politikisht nga një klasë kriminele, që ndonëse me pushtet të madh politik, megjithatë mbeteshin të robëruar nga ndërgjegjja e papastër që i vret dhe do t’i vrasë përherë…
(Shkëputje nga romani “MONA”, që sapo doli nga shtypi) /KultPlus.com
Elinda Ramiz Muriqi ishte vetëm 16 vjeçare kur e ka Nju Jorkun për të luftuar për Kosovën gjatë luftës.
Nga Peja, Elinda shkoi në Amerikë në vitin 1996. Babai i saj, Ramizi, e shiti kafeterinë në Amerikë dhe u kthye në Kosovë për tu bashkuar më UÇK-në. Pak më vonë, Elinda iu bashkua.
Elinda nuk arriti ta përfundonte vitin e parë në Christopher Columbus High School – Shkolla e Mesme në Bronks.
Ajo së pari arriti në Shqipëri, në trajnim 15 ditor, duke qenë e vetmja femër në Batalionin e Atlantikut. Pas luftës, ajo ishte edhe mbrojtësja- bodyguard e Presidentit Ibrahim Rugova.
Njëjtë edhe vëllau i saj, Elvir Muriqi, ishte pjesë e UÇK-së.
Këtu janë disa fotografi të vajzës e cila edhe sot jeton mes Amerikës dhe Kosovës, dhe vepra e saj duhet përkujtuar sidomos kur përkujtojmë edhe përvjetorët e masakrave dhe krimeve që Serbia i bëri në Kosovë, ndaj civilëve të pafajshëm. / KultPlus.com
“Le Temps” ka botuar, të premten e 27 majit 1881,në faqen n°2, shkrimin e Korrespondencës politike të Vjenës në lidhje asokohe me arrestimin asokohe e Abdyl Frashërit në hyrje të Durrësit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Turqi
Tani që është nënshkruar marrëveshja për kufirin grek, z. Goschen do të lërë postin e tij Lordit Dufferin. Një shkresë nga Kostandinopoja njofton pikërisht sot largimin e tij.
Lajmërohet nga Kostandinopoja, më 24 maj, se ka filluar marrja në pyetje e Midhat Pashës (Ish-kryeministrit të perandorisë osmane dhe guvernatorit të Sirisë në atë moment).
Dervish Pasha (komandant në ushtrinë osmane) arrestoi me sukses një numër të caktuar udhëheqësish shqiptarë (ndër të cilët Hodo bej Sokolin dhe Preng Bib Dodën), të cilët do të sillen para një gjykate (këshilli) lufte, ai që u burgos së fundmi quhet Abdyl-Bej, për të cilin Korrespondenca politike e Vjenës jep detajet e mëposhtme :
“Ky Abdyl Beu është i njëjti njeri që, si i dërguar jozyrtar i Portës dhe i shoqëruar nga dy zyrtarë të tjerë shqiptarë, vizitoi Evropën për t’u ekspozuar fuqive rreziqet që do të lindnin në rast të një ndërhyrje në favor të Greqisë.
Ai sapo ishte ngarkuar të paraqiste (dërgonte) edhe një herë një peticion te kabinetet evropiane duke i lutur ato që të mbështesnin çështjen e shqiptarëve pranë Portës së Lartë.
I detyruar të kapërcente territorin e pushtuar nga trupat e Dervish Pashës, me qëllim arritjen pranë një porti, ai u maskua dhe arriti në fakt pa pengesa në Durrës. Por në momentin kur ai tentoi të futej në qytet, e njohën dhe e arrestuan.
Ai u kap me disa dokumente të rëndësishme që thuhet se komprometojnë seriozisht disa figura të larta turke.”
Ishte polemik disa muaj më parë fituesi i çmimit Nobel për vitin 2019. Ishte përkthyer në shqip dhe kush kishte pasur mundësi ta njihte veprën e tij, ishte me fat.
Ribotimi i tij në shqip do të ngjallte shumë debate në Panairin e Librit, por kërshëria për ta njohur Peter Handken ishte e madhe. Tani, lexuesit kanë mundësi ta njohin edhe më shumë Handken me një histori personale.
Botuesi Petrit Ymeri thotë: “Është një autor që ka ngjallur shumë diskutime, por ne do t’ia japim lexuesit librat e tij. Përveç diskutimeve, është një shkrimtar i madh”.
Është historia e një nëne që vendos të vetëvritet në moshën 50-vjeçare, një ngjarje që lë shenjë në jetën e autorit austriak e që e bën këtë një rrëfim të jashtëzakonshëm të nobelistit.
Por, ky nuk është titulli i vetëm që zbulojmë mes veprave të reja në zyrën e botuesit Ymeri: “Kemi edhe “Gruaja midis nesh”, një roman dashurie dhe intrige”. /Gazeta Sinjali / KultPlus.com
Profesori i biologjisë në Harvard dhe sipërmarrësi Timothy Springer pa të ardhme premtuese në një firmë të re bioteknike një dekadë më parë dhe bëri një investim të hershëm.
Tani, kryesisht si rezultat i atij “basti” – një kompanie në Masaçusets të quajtur Moderna – ai është një miliarder, shkruan Forbes.
Kjo pasi që aksionet e Moderna, e cila ka një vaksinë për COVID-19 aktualisht në provat klinike njerëzore, u rritën më shumë se 12% këtë javë.
Kjo rritje e ka shndërruar Springerin në një miliarder: Forbes vlerëson se ai tani vlen 1 miliard dollarë bazuar në kapitalin e tij prej 3.5% të kapitalit në Moderna dhe aksionet në tre kompani më të vogla bioteknike.
“Filozofia ime është të investosh në atë që dini, dhe unë jam një shkencëtar me zemër. Më pëlqen të zbuloj gjëra”, ka thënë Springer, 72 vjeç, për Forbes.
“Shumë shkencëtarë fillojnë kompani, por pak janë të suksesshëm. Unë jam një investitor aktiv dhe gjithashtu një shkencëtar shumë i rreptë…”.
Të martën, Moderna njoftoi se Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-ës gjurmoi me shpejtësi kandidatin e saj për vaksinat COVID-19, duke i dhënë një shtysë përpjekjes së firmës për të zhvilluar vaksinën e parë për sëmundjen.
Moderna ishte kompania e parë që filloi provat njerëzore për vaksinën e saj, më 16 mars në Seattle, dhe aksionet e kompanisë janë trefishuar në vlerë qëkur OBSH shpalli COVID-19 një pandemi në 11 mars.
I pandikuar nga pasuria e tij e re, Springer ende udhëton me biçikletë për të punuar çdo ditë në Kembrixh, Masaçusets, ku ai bën kërkime në laboratorin e tij.
Luksi i tij i vetëm, thotë Springer, është shtëpia e tij. “Më pëlqen kopshtaria dhe mbledh gurët… nuk kam nevojë për para. Kam një mënyrë jetese akademike”.
Ai gjithashtu është duke përdorur pasurinë e tij për t’i dhënë përsëri komunitetit shkencor: Në vitin 2017, ai dhuroi 10 milionë dollarë për të themeluar Institutin për Inovacionin e Proteinave, një institucion jofitimprurës, i pavarur dhe i përkushtuar për të studiuar shkencën e proteinave dhe duke ndihmuar sipërmarrësit bioteknikë të realizojnë idetë e tyre. / KultPlus.com
Damien Hirst ka pranuar se po kalon mirë jetën nën izolim teksa ai i punon heshtazi e pa ndihmës pikturat e tij me qershi të çelura. Artisti ka shpalosur të hënën një edicion të kufizuar të printeve me ylberë, të cilat do të shiten për të grumbulluar para për bamirësit që merren me koronavirusin. Hirst ka thënë se është përshtatur bukur mirë me kushtet e izolimit.
“A nuk është botë krejt tjetër. Befasohesh me atë se sa shpejt mësohesh me të”, ka thënë ai. “Shikoja në dollapin tim me aq shumë rroba dhe mendoja: përse i bleva këto kur tani vesh vetëm tuta?”
Një shofer e dërgon artistin çdo ditë në studion e tij në Londër. “Gjithçka është e menaxhueshme. Kam tre qen që i dua dhe kam një kopsht të madh. Më vjen keq për këdo që s’ka kopsht. Mendoj se qeniet njerëzore përshtaten shumë shpejt”.
Vepra e tij – piktura me qershi të mëdha të lulëzuara – po ecën më mbarë sesa para izolimit kur ai ndihmohej nga një ose dy asistentë, puna e të cilëve përfshinte pikturimin e përzier. Tani ai punon vetë, në qetësi.
“Dëgjoja më shumë muzikë kur kishte shumë njerëz e aktivitet. Pikturat po bëhen më të suksesshme, që është vërtet e çuditshme. Ndoshta është përqendrimi im, ndoshta kjo është arsyeja pse nuk po dëgjoj muzikë. Jam përhumbur disi në piktura”.
Printet e edicionit të kufizuar, të titulluar “Butterfly Rainbow” dhe “Butterfly Heart”, paraqesin imazhe me ngjyra të ndritshme të krahëve të fluturave, një prej motiveve të mirënjohura të Hirstit. Ato do të jenë të gatshme për shitje gjatë javës.
Ato po shiten përmes “HENI Editions” për 300 funte për versionin e vogël dhe 1 mijë për versionin më të madh, dhe do të jenë si mbështetje për “NHS Charities Together” dhe “Felix Project”, që është shpërndarësi më i madh i ushqimeve në Londër.
Justin Byam Shaq, themelues i “Felix Project”, ka thënë: “Ne i jemi kaq mirënjohës Damien Hirstit për shpalosjen e këtij printi tepër të bukur për Felixin. Optimizmi dhe vibranca e tij pasqyron qëndrimin tonë në këtë kohë krize”.
Një poster i “Butterfly Rainbow” mund të shkarkohet falas nga web-faqja e Hirstit.
Artisti ka thënë se ishte mirë që mundi të vinte diçka.
“Mendoj se punonjësit e NHS-së po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Ata janë posi ushtarët, njerëzit po vdesin, por edhe ata vdesin. Të gjithë punonjësit në vijën e parë të frontit janë hëpërhë njerëzit më të mëdhenj në botë”.
Hirst po e shijon ndërveprimin me publikun në faqen e tij të Instagramit, duke afishuar përditësime e duke iu përgjigjur pyetjeve. Ojna e tij e fundit është të ofrojë fanelle të pikturuara për ata që i bëjnë komentet më të mira.
Ndjekësit kanë parë Hirstin të bëhet goxha i interesuar në dyshemenë e studios së tij që është mbuluar me piktura dhe ai ecën mbi to.
“Dyshemeja më intrigon. Duket sikur është një artist më i mirë se unë. Dyshemeja është e vërtetë dhe pikturimi është iluzion, kjo është ajo çfarë më intrigon për të”. / The Guardian / KultPlus.com
Gregory Tyree Boyce, i njohur më se shumti për rolin e tij në filmin e parë “Twilight”, ka vdekur më 13 maj, konfirmon revista “Variety”. Ai ishte vetëm 30-vjeçar.
Boyce dhe e dashura e tij 27-vjeçare, Natalie Adepoju, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Las Vegas, derisa ende nuk është zbuluar shkaktari i vdekjes së çiftit, transmeton Koha.
Boyce më së shumti u njoh me rolin e tij në filmin hit të arkave filmike, “Twilight”, ku luajti krahas yjeve të hollywoodit, Kristen Stewart dhe Robert Pattinson, por gjithashtu ka marrë pjesë edhe në filmin e vitit 2018, “Apocalypse”.
Sidoqoftë, sipas nënës së tij Lisa Wayne, Boyce kohëve të fundit kishte filluar të mendojë për hapjen e një restoranti.
Boyce e festoi ditëlindjen e tij të 30-të në dhjetor të vitit të kaluar. Ai në një postim në Instagram pati shkruar: “Ka pasur momente kur kam menduar që nuk do t’i mbërrij të 30-at. Gjatë viteve kam bërë gabime si të gjithë ne, por sot është dita kur i mendoj vetëm gjërat e mira që më kanë ndodhur. Çfarë kohe për të qenë gjallë!,” thuhej në mesazhin e aktorit. / KultPlus.com
Sokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni.
Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij. Ai besonte se filozofia duhet të arrijë rezultate praktike në mirëqenien më të madhe të shoqërisë. Ai besonte gjithashtu se zgjedhja e njeriut është e motivuar nga dëshira për lumturi, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me njohuri të drejtë të vetes – kjo është më shumë mundësi për të bërë zgjedhje që do të na sjellin lumturi të përjetshme që ne e dëshirojmë. Dënimi me vdekje Në vitin 399 para erës sonë, Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës nën akuzat se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij. Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; 1) të hiqte dorë nga bindjet e tij; 2) të vdiste duke pirë helm – filozofi zgjodhi të dytën. Nxënësi i tij, Platoni, ishte i pranishëm në vdekjen e Sokratit dhe e përshkroi ngjarjen: “Pasi piu kupën me helm, Sokrati filloi të ecte nëpër dhomë për të ndihmuar përhapjen e helmit në organizëm, derisa këmbët iu mpinë. Mpirja iu përhap më lart, arriti në zemër, rrahjet e saj u ndalën dhe Sokrati vdiq”. Sokrati ishte 70 vjeç. Në shekullin XVIII, artisti francez Jacques Louis-David realizoi një pikturë nga kjo skenë duke u mbështetur në përshkrimet e Platonit dhe të një sërë autorësh të periudhës klasike.
Piktura ndodhet e ekspozuar në Muzeun e Artit Metropolitan të Nju Jorkut. Njih vetveten: Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale. Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. THËNIET MË TË BUKUA NGA SOKRATI (Përzgjedhur nga Tirana Observer) 1- Urtësia fillon në mrekulli. 2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë. 3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria. 4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis 5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij. 6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten. 7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës. 8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë. 9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron. 10- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë. 11- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën. 12- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar. 13- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof. 14- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre. 15- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë. 16 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit. 17- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj. 18- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar. 19- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar. 20- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet. 21- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë. 22- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre. 23- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita. 24- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak. 25- Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh. 26- Mençuria fillon nga habia. 27- Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton. 28- Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi. 29- Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie. 30- Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën. 31- Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira. 32- Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë. 33- Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor. /KultPlus.com
Michel Piccoli, një nga aktorët më origjinal dhe të gjithanshëm francez të gjysmëshekullit të kaluar, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, tha familja e tij të hënën.
Ai vdiq ‘në krahët e gruas Ludivine dhe fëmijëve të tij Inord dhe Missia pas një goditjeje”, i tha familja AFP-së.
Piccoli luajti në një varg klasikësh që ripërcaktuan kinemanë botërore, nga “Belle de Jour” i Luis Bunuel dhe “The Charm Discreet of Bourgeoisie” në një kthesë tipike të paharrueshme, përballë Brigitte Bardot në “Le Mepris” të Jean-Luc Godard (“Contempt”) ) në 1963.
Si një interpretues i mrekullueshëm, ai arriti të krijojë një karrierë jashtëzakonisht të frytshme, i cili ka luajtur në mbi 170 filma.
Piccoli kurrë nuk fitoi një Oskar Francez – “Cesar” – pavarësisht se ishte nominuar katër herë duke përfshirë për “Milou in May” të Louis Malle dhe “La Belle Noiseuse” të Zhak Rivette në 1991.
Michel- emri i vërtetë i të cilit është Jacques Daniel Michel Piccoli, ishte një aktor, producent dhe regjisor i filmit që nisi karrierën e tij në 1940.
Grupi i njohur ‘Jericho’, njihen për tekstet e tyre të vecanta të cilat brenda vetes gërshetojnë herë një mister rreth një bote të panjohur, e herë vijnë në formë revolte mbi sistemin, shkruan KultPlus.
Solisti i grupit ‘Jericho’, Petrit Çarkaxhiu, para pak minutash ka pubikuar këngën ‘Vajza e Tokave të Diellit’.
Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Në ty, dëgjoj zërin e Nilit, në një natë të Egjiptit, një vend plot magji Në ty, shekujt janë të mbështjellur, me misterin e heshtur, si një mrekulli
Në ty, kur valët të tërbohen, dhe anijet fundosen, dua të mbytem në ty Në ty, të prek fundin e detit, të nxjerrë gurë të sedefit, t’i puth nji nga nji
Në ty, dëgjoj zërin e Tigrit, nga një kopsht i Babelit, në një natë me yjësi E ti, me at’ shikimin e etur, dhe furtunën e heshtur, rrëmbeve gjithësine
Për ty, t’gjitha mbretëritë u humbën, dhe kur fronet u tundën, u verbuan sytë Për ty, nje shënjtorë humbi vetën, dhe kur dijet u tretën, një tempull ngriti për ty
Ibrahim, Ibrahim, më jep ujë në zjarrin tim Ibrahim vellau im, më rrëzo idhullin tim
Ibrahim, Ibrahim, më jep ujë ne zjarrin tim Ibrahim vëllau im, më pastro tempullin tim. / KultPlus.com
Shembja e Teatrit Kombëtar në Shqipëri ka nxitur një debat të madh gjithandej hapësirës shqiptare, shkruan KultPlus
Edhe shkrimtari dhe publicisti, Kim Mehmeti, ka shprehur zhgënjimin e tij për shembjen e Teatrit Kombëtar duke lëshuar një varg kritikash në drejtim të pushtetit atje.
Këtu keni postimin e plotë:
“Në Shqipëri që nga sot edhe zyrtarisht ka filluar lufta e pa kompromis mes qytetarisë së prirë nga artistët shqiptarë dhe barbarisë, të kryesuar nga Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij.
Dhe asnjëra palë nuk do mund ta fshehë dështimin e vet. Nëse mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë do ndërtohet godina e re e Teatrit Antikombëtarë, ajo ngrehinë do jetë përmendore e fitores së barbarisë!
E nëse mbi gërmadhat e Teatrit të deridjeshëm Kombëtarë do rindërtohet godina e deridjeshme e tij ashtu siç ishte, kjo do jetë përmendore e fitores së qytetarisë shqiptare.
Pra Tirana e sotme ka dy zgjidhje: o do e rikthejë fytyrën e bukur të saj dhe kujtesën për të shkuarën e lavdishme teatrore, o do bëhet me dy piramidat të tragjedisë dhe turpit të vet – atë të Enverit dhe këtë të renë të Piktorit”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.
Drejtorja ekzekutive e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, theksoi në “Ilva Now” se protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit nuk është politizuar.
Ajo nënvizoi se kauza e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar jetoi gjatë dhe kjo sipas saj është për t’u admiruar.
“Unë nuk e shoh të politizuar, por mendoj se funksioni i Partisë Demokratike është aty ku ka kauza. Kjo ishte një kauzë e saktë, e drejtë dhe që do të mbetet gjatë në histori. Me të vërtetë kishin një lloj shprese dhe qyetarët e mbështetën këtë lëvizje për teatrin për një kohë të gjatë. Kjo ishte një rezistencë, që u çuditën se si rezistoi kaq gjatë”, tha ajo.
Ajo shtoi më tej se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dy rrugë; ose të bashkohet me opozitën, ose të shndërrohet në parti politike. Pedagogia, Jonila Godole, u shpreh se godina mbante shumë simbolikë, ndërsa shtoi se mospërkujdesja 30-vjeçare për atë, tregoi dhe faktoi se qëllimi parësor ka qenë rrënimi dhe jo restaurimi i saj.
Në fund Godole theksoi se me këtë akt kreu i bashkisë, Erion Veliaj do mbahet mend si personi përgjegjës që firmosi shkatërrimin e godinës.
“Ajo godinë u la qëllimisht pa i vënë dorë 30 vjet, ajo donte restaurim, por nuk mund të zhdukej si godinë. Ajo godinë më dhemb edhe për një gjë tjetër: ajo ishte një godinë simbolike. Ajo ka qenë që para luftës. Politika nuk e ka mbështetur dhe e ka lënë kastile për ta shkatërruar. Më vjen keq, pasi ai (Erion Veliaj) do të mbahet mend si një person jo vetëm që vendosi firmën, por edhe në mes të natës e shembi në mënyrë tinëzare”, theksoi ajo. /euronews/ KultPlus.com
Gratë kanë thyer shumë tabu, kanë arritur deri aty saqë dikur nuk mendohej kurrë të arrihej nga një grua, duke bërë që gjithmonë e më shumë të vlerësohet e respektohet pozita e gruas në shoqëri, shkruan KultPlus.
Katrine Switzer ishte ndër këto gratë e fuqishme, që lanë gjurmë të mëdha në historinë botërore.
Switzer ishte gruaja e parë e cila përfundoi Maratonën e Bostonit, në vitin 1967. Ndërkaq kjo foto shfaq organizatorët të cilët u munduan ta ndalonin atë për të kaluar vijën e fundit që do të shpallte atë fitimtare. / KultPlus.com