Margaret Atwood (Margaret Eleanor Atwood), romancierja kanadeze dhe ikona e lëvizjes së grave lindi më 18 nëntor 1939, në Ottawa, Ontario të Kanadasë, e njohur ndërkombëtarisht për prozën imagjinares.
Si adoleshente, Atwood e ndau kohën midis Torontos, vendbanimit të familjes dhe parkut vendosur diku në veri të Kanadasë, ku i ati, entomolog, kryente kërkime shkencore. Filloi të shkruante që në moshën pesëvjeçare për t’i përmbledhur eksperimentimet e saj një dekadë më vonë. Pas përfundimit të studimeve universitare në kolegjin Victoria në Universitetin e Torontos, Atwood fitoi bursë për master në letërsi angleze nga Radcliffe College, Cambridge, Massachusetts, në 1962.
Në koleksionet e hershme të poezisë: “Persefoni i dyzuar” (1961), “Lojë rrethi” (1964) dhe “Kafshët e asaj zone” (1968), Atwood fillon të arsyetojë mbi sjelljen njerëzore, celebron botën natyrore dhe dënon materializmin. Kthim rolesh dhe fillime të reja janë tema të përsëritura në romanet e saj, ku thuajse të gjithë kanë në qendër femrat që kërkojnë lidhjen e tyre me botën dhe individët përreth. “Rrëfeja e shërbëtores” (1985; film 1990; opera 2000) është ndërtuar mbi bazën e dorëshkrimeve të një gruaje që jeton në skllavëri seksuale.
Nga romani i saj i parë, krijimtaria e Atwood nuk ka reshtur së kurorëzuari. Në vitin 2000, kanadezja fitoi çmimin prestigjioz “Booker Prize” me “Vrasësi i verbër”. Me çmim e sivjetëm me “Testamenti” ajo arrin të rrëmbejë për herë të dytë çmimin. Testamenti”. Një roman imagjinar që formon qendërzimin e të gjitha frymëzimeve të saj. Në brendësi të tyre gjejmë “Syrin” e Orwell, problematikat tragjike shekspiriane, problematikat mjedisore, vështrimin kritik të grave për gjendjen e tyre dhe natyrisht, tepricat e një fuqie që vë në dyshim fanatizmin dhe despotizmin.
Atwood ka shkruar gjithashtu edhe histori të shkurtra, të mbledhura në vëllime si “Vallëzim vajzash” (1977), “Veza e zogut blu” (1983), “Këshilla për shkretëtirën (1991) etj. Trillimet e saj përfshijnë bashkëbisedimet me të vdekurit. Përveç të shkruarit, Atwood mësoi letërsi angleze në disa universitete kanadeze dhe amerikane. Ajo fitoi çmimin “PEN Pinter” në 2016. Ajo ka fituar çmimin “Arthur C. Clarke”, çmimin “Princi i Asturias” për Letërsinë dhe dy herë çmimin e Guvernatorit të Përgjithshëm, që jepet nga kryeministri kanadez.
Në epokën e demonstratave anti-Trump, ajo u shndërrua në ikonë e lëvizjes së grave pothuajse përkundër vetvetes. Kur e pyesin nëse e konsideron veten feministe, ajo përgjigjet: “Çfarë do të thotë kjo?”. Nëse të jesh feministe do të thotë që gratë janë qenie njerëzore, atëherë po unë jam feministe. Nëse kjo fjalë do të thotë se gratë janë engjëj, një lloj perfeksioni, jo, të gjithë e dimë se nuk është e vërtetë”.
Ajo ka fituar mbi tridhjetë çmime letrare dhe ka botuar dhjetëra romane, koleksione poezish, tregime të shkurtra, libra për fëmijë, kritikë letrarë. Konsideruar si një nga shkrimtaret më të mëdha të Kanadasë, përshtatja e librit në serial televiziv e bëri atë të famshme në mbarë botën. Krijimtaria e saj perceptohet si vizionare. / KultPlus.com
Fotografia më e njohur për vitet e Krizës së Madhe ekonomike në Shtetet e Bashkuara është ajo bardhë e zi e një punëtoreje të bujqësisë e rrethuar nga fëmijët e saj, përcjell KultPlus.
Fotografia me titull “Nëna migrante” është marrë nga fotoreporterja Dorothea Lange në vitin 1936.
Lange është e famshme për fotografitë që pasqyruan një periudhë të vështirë në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm si një fenomen ekonomik, por edhe si një tragjedi njerëzore.
Gruaja në fotografi është 32 vjeçarja Florence Owens Thomson, e rrethuar nga vajzat e saj Katherine dhe Ruby teksa kokat e tyre prehen në shpatullat e së ëmës, ndërkohë që mban foshnjën Norma në krahë.
Burimi: Fotografitë që kanë bërë historinë / KultPlus.com
Çështja e Teatrit sot është më shumë se një çështje Teatri. Është çështje dëgjueshmërie e shoqërisë nga ana e një qeverie që paramendohet se zgjidhet nga po ajo shoqëri. Është problem politik e mandej kulturor ose kulturor për sa politika është kulturë.
Në fakt, kemi një rikthim të strukturave moniste të ideologjisë, sipas të cilave shteti është depozitori kryesor i vlerave morale të shoqërisë dhe se, kësisoj, ai ka të drejtë me të bërë mirë me zor. Kjo është tipike diktatoriale. Shoqëria shqiptare dhe për antonomazi shoqëria tiranase, e cila ka brenda saj më shumë se askund elemente elitare, me çështjen e Teatrit verifikon, jo vetëm qënien e saj, por edhe ekzistencën.
Po qe se qeveria guxon ta shembë Teatrin, kjo do të thotë se kjo shoqëri pjell përbindësha që s’mund t’i kontrollojë më pas. Kur shoqëritë pjellin përbindësha, atëherë diktaturat janë natyrale dhe në shtëpinë e vet. Prognoza është pesimiste. Mbas gjákosjes kombëtare të komunizmit do të duhej një katharsis i dhímbshëm. Nuk u bë. Atëherë po ballafaqohemi me një qorrsokak edhe më të dhímbshëm. Faji po zgjeron njollën e tij.
Edhe pak e shoqëria shqiptare nuk do të jetë më e pafajshme. Kush do ta ketë të drejtën të flasë për drejtësi e demokraci? Edhe pak e do të mbetemi pa pika të brendshme referimi. Po kridhemi në honin e errët të zhdùkjes edhe të identitetit njerëzor. / KultPlus.com
Një prej artisteve shqiptare që po shënon sukses të madh në arenën ndërkombëtare është edhe Bebe Rexha.
Këngëtarja së fundi ka realizuar një kampanjë me “Sinful Colors”, markë për ngjyra të thonjve, me të cilën ka bashkëpunuar edhe më herët.
Në këtë kampanjë Bebe shfaqet tejet joshëse, teksa mbante ushqim në duar, ndërsa shprehet e lumtur që është sërish imazh i kësaj marke.
Ajo në një intervistë që dha së fundi për “Vogue” tregoi se gjatë vetizolimit po merret me përgatitjen e ushqimeve tradicionale shqiptare.
Për ndryshe, Bebe Rexha në këtë kohë është duke punuar rreth projekteve të reja muzikore, ajo me anë të një postimi ditë më parë tha se në këtë kohë po inspirohet për këngë të reja. / KultPlus.com
Këto janë ditë të vështira. E dimë këtë. Kontakti fizik është i kufizuar, manifestimet e afeksionit duhet të bëhen në distancë dhe dëshira është ndjenja më e përfolur e muajve të fundit.
Qëndrimet janë gjithashtu të nevojshme për të përmirësuar një pandemi shumë serioze që ka mbërritur në të gjithë botën. Problemi është se shumë ngatërrojnë izolimin shoqëror me indiferentizmin dhe insistojnë në marrëdhënie të dashura që janë zhdukur prej kohësh.
Edhe pse “jeta e re” kërkon sjellje të reja, të qenit indiferent nuk është një prej tyre. Fakti që jemi të izoluar nuk justifikon qëndrime të ftohta dhe apatike ndaj njëri-tjetrit.
Largësia, mungesa e parave ose pamja nuk zvogëlojnë ndjenjat. Ajo që ul ndjenjën është indiferenca dhe mungesa e respektit.
Shumë njerëz e shfrytëzuan këtë izolim social për t’u “zhdukur nga harta”, duke fajësuar distancën, virusin dhe qeverinë kur ata me të vërtetë nuk donin të vazhdonin marrëdhënien dhe nuk kishin guximin të mbaronin.
Indiferenca dhemb. Ndoshta sepse shoqërohet me pandjeshmëri dhe shkëputje, karakteristika në kundërshtim me qëndrimet natyrore të njeriut, indiferenca dëmton shumë dhe lë gjurmë të thella në shpirt. /meb.al/ KultPlus.com
Two people standing apart to stop the spread of COVID-19 conoravirus. Concept of infection control. Copy space in the middle.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) e dënon aktin e ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe në Batajnicë, pranë lokacionit ku u gjetën në varrezë masive trupat e mbi 700 shqiptarëve të vrarë në vitin 1999 nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë.
MPJD thotë se “e konsiderojmë këtë një akt përçmimi të kishës dhe autoriteteve serbe ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocidal të Serbisë”.
“Në vend të ndërtimit të një pllake përkujtimore ndaj viktimave të pafajshme të varrosura në këtë vend ku ishin përpjekur ta fshehnin krimin shtetëror, Serbia vazhdon të provokojë me akte të tilla, si dhe refuzon të tregojë për fatin edhe të mbi 1600 shqiptarëve të tjerë të zhdukur gjatë luftës”, thotë MPJD përmes një reagimi në Facebook.
Tutje, MPJD-ja thotë se nuk mund të ketë asnjë marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës e Serbisë, derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe derisa nuk kërkon falje për këto krime, duke i ndjekur dhe dënuar shumë nga kriminelët e luftës që i ka amnistuar.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të jetë më e lehtë për të kur ajo të bëhet edhe si reflektim e pendim i Serbisë për krimet e kryera ndaj popullit të Kosovës”, përfundon reagimi. / KultPlus.com
Ukshin Hoti ishte profesor,shkrimtar, filozof,intelektual,atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare ne Kosovë gjatë viteve 80-ta dhe 90-ta.
Është një ndër intelektualet më të arsimuar në Kosovë! Ai kishte qenë edhe ligjerues në disa universitete në SHBA ku dhe kishte studiuar dhe diplomuar.
Sot në 21 vjetorin e zhdukjes së Ukshin Hotit, KultPlus ju sjellë 6 thënie të fuqishme nga ai për shqiptarët.
1.Historia e shqiptarëve nuk duhet bërë nga të tjerët, por duhet njohur nga të tjerët.
2.Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vetë, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.
3.Shqiptarët duhet të jetojnë dhe t’i preferojnë vlerat e një botë me raporte të çiltra e humane, me konkurrencë të lirë të mendimit dhe të ideve, me kritere të njëjta të zgjedhjes së më të mirit, pa përbuzje, një botë ku do të shpërthenin vlerat e tyre origjinale.
4.Një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizimit të saj të ardhshëm.
5.Kombi Shqiptar po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë.
6.Populli shqiptar niset nga besimi i plotë se është popull i Evropës, njëri ndër më të vjetërit, dhe se parimet që do të vlenin për të tjerët do të duhej të vlenin edhe për të. Në këtë mënyrë, tashmë është në provë e sipër kriteri religjioz, kaherë i injoruar dhe i harruar, në përcaktimin e statusit e popujve të Evropës. / KultPlus.com
Vetë-depresionues dhe i drejtpërdrejtë ai u përpoq të shpjegojë se Beethoven dhe Tchaikovsky mund të ndihmojnë për tu përmirësuar çdo njëri.
“Ju lutem mos më kërkoni që të luaj më, gishtat nuk më përgjigjen”. Me këto fjalë mjeshtri Ezio Bosso i kishte ngrirë të gjithë dashamirësit e tij vjeshtën e kaluar; nën darën e sëmundjes së tij neurodegjenerative që e kishte detyruar të përfundonte në karrige me rrota dhe gjithashtu i kishte hequr fjalët nga goja.
Italiani Ezio Bosso vdiq dje në moshën 48-vjeçare pas vitesh të gjata mbi tastierë dhe në qendër të vëmendjes së publikut, duke u bërë një simbol i forcës, pasionit, guximit.
Dikur i thanë se “një djalë punëtori nuk mund të bëhej dirigjent” dhe ai përkundrazi u bë dirigjent i orkestrës. Sëmundja për të nuk u bë pengesë për të korrur sukses pas suksesi, i ftuar i shpeshtë në programe TV, duke shijuar sukses të madh, i aftë të qeshte gjithmonë dhe të fliste me çdo lloj auditori.
Ai tregoi gjithçka, të gjitha pengesat nga sëmundja dhe të gjitha paragjykimet në mjedisin muzikor klasik.
Vetë-depresionues dhe i drejtpërdrejtë ai u përpoq të shpjegojë se Beethoven dhe Tchaikovsky mund të ndihmojnë për tu përmirësuar çdo njëri.
Ai lindi në Torino, vdiq në shtëpinë e tij në Bolonjë. Shëndeti i tij u përkeqësua në vitin 2011, përparimi progresiv i degjenerimit të neuroneve motorike e çoi atë në gjysmë paralizë dhe përfundimisht në vdekje. / shqiptarja/ KultPlus.com
Shfaqja përfundimtare e Daniel Craig si Agjenti 007 i kushtoi rreth 200 milionë funte prodhuesve, sipas llogarive të lëshuara së fundmi nga firma prodhuese e filmit, B25.
Shpenzimet e mëdha do të thotë që “No time to die” i tejkalon lehtësisht kostot e dy filmave të mëparshëm të James Bond, “Specter” (182 milionë funte) dhe “Skyfall” (138 milionë funte), shkruan DailyMail, transmeton KultPlus.
Daniel, luan rolin e spiunit në “No time to die”, ashtu siç bëri ë “Skyfall”, “Casino Royale”, “Quantum Of Solace” dhe “Spectre”. Raportimet në media bëjnë të ditur se kostoja mund të ketë qenë 47 milionë funte më e shtrenjtë, megjithatë, një skemë e taksave që synonte inkurajimin e krijimit të filmave në studiot me bazë në Mbretërinë e Bashkuar nënkuptonte se projekt-ligji ishte zvogëluar.
Ndërkohë, u zbulua në mars që data e publikimit të filmit “No Time To Die” është shtyrë deri në nëntor, në mes të frikës rreth pandemisë coronavirus. Filmi do të dalë në treg në muajin prill, por producentët e filmave James Bond, Michael G. ëilson dhe Barbara Brokoli kanë thënë që ‘pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe vlerësimit të plotë të tregut global teatral’ ai duhet të vonohet.
Një datë e re e publikimit është caktuar për 12 nëntor në Mbretërinë e Bashkuar me datat e lëshimit në të gjithë botën, duke përfshirë edhe publikimin në ShBA është vendosur të jetë më 25 nëntor
Lajmet për vonesën u njoftuan përmes llogarisë zyrtare në Twitter të filmit. / KultPlus.com
E di se ka diçka në buzëqeshjen tënde, seç marrë një shikim nga sytë e tu që sikur don të thotë se ke ndërtuar një dashuri por ajo është rrënuar dhe pjesëza jote e parajsës ndjeshëm është errësuar.
Dëgjoje zemrën tënde kur ai ty të kërkon, dëgjoje zemrën tënde s’ke gjë tjetër që mund të bësh. Nuk e di ku po shkon as cilën udhë po e merr, dëgjoje zemrën tënde para se ajo të të thotë lamtumirë…
Ngandonjëherë pyet veten nëse ia vlen kjo luftë? Gjithë momentet e bukura janë humbur, oh. Ato janë larguar tashmë, dhe asgjë nuk është ashtu siç duket në të vërtetë.
Ka disa zëra që duan të jehojnë, janë shumë gjëra për t’i përmendur por si të gjenden fjalët? Aroma e magjisë ka qenë aq e këndshme atëherë kur dashuria vërshëllente më shumë se era…
Dëgjoje zemrën tënde kur ai është duke të thirrur, zemrën tënde dëgjoje, asgjë tjetër s’ka që mund ta bësh. Nuk e di se për ku je nisur apo ku do të shkosh, por para së gjithash, zemrën tënde dëgjoje…
Dëgjoje zemrën tënde, dëgjoje. Ah…
Tekstin e këngës e ka shkruar dyshja Per Gessle dhe Mats Persson. /KultPlus.com
Dhe ai fjejti. Dhe ajo shfrytëzoj atë qetësi për t’u marr pak me veten. Bëri një maskë për fytyrë me një ve të katundit, me të verdhën, dhe ca pika vaj ulliri. Lëshoj një muzikë, me zë të ultë, por megjithatë e shijonte. Asnjë zhurmë nuk vinte nga rruga, …
Përnjëhere ai u zgjua, u ngrit nga kanapeja furishëm, rrëzoi telefonin nga tavolina, hyri në banjo ku ajo ishte duke e larë fytyrën me ujë të vakët për ta hequr shtresën e bardhë nga fytyra, ishte forcuar si argjilë, dhe e kapi për flokë:
“A kaq shumë këqyrësh ti në pasqyre, lavire,…” dhe shuplaka e parë fluturoi, e zhurma e saj goditi pllakat e qeramikës dhe u kthye në veshët e saj. Ai e tërhoqi kah vetja dhe me një forcë të paparë ia ktheu kokën kah ai, ia afroi fytyrën te fytyra e vet. Goja e tij kundërmonte një erë rakije të keqe e përzier me hudhër (i hante se i kishin thënë se e mbrojnë prej sëmundjes!), “e për kend po i ndreq këto flokë, lavire, unë tash t’i ndreqi !” dhe shuplaka e dytë fluturoi.
“Do t’i prej, por të gjitha dyqanet e frizereve janë mbyllur, as te motra nuk mundem të shkoj se ajo m’i kish pre…” lutej ajo, por burri s’e dëgjonte, e kapi për fyti që të mos mund të lëviz. I ulur mbi vaskë, e kapi makinën elektrike të rrojës, dhe pasi e detyrojë gruan të gjunjëzohej para tij, filloi t’ia heqë flokët, t’a qethë, me inat, ajo kafshonte dorën që të mos bërtasë, edhe pse nuk mundte as të marrë frymë, e lëre më të lëshojë një zë më të fortë.
Ajo dridhej ende, e lëmonte kryetë duke dënesur. S’guxonte të shkojë te pasqyra, edhe pse ishte vetë, as te pasqyra e banjos, një pasqyre me kornizë plastike, që e kishin blerë prej më të lirave, “çka duhet më të mirë? , as te ajo te hyrja e banesës, që ishte e ngjitur te ormani ku shtinin mantilat kur ktheheshin prej punës, “duhet me heqë prej këtu, po të them! as te ajo e dhomës së gjumit, një pasqyre e madhe, tepër e madhe për atë sipërfaqe, në formë ovale . “Do ta thyej një ditë, me një grusht…”.
I shkoi mendja një herë të kërcej prej ballkoni, nga kati i pestë, por mendoi “I kam vetëm 26 vjet,…”
Televizori kishte mbetur i ndezur, në kanalin e televizionit publik fillonte ora mësimore “tani do të fillojmë me orën e biologjisë, virusi ka marrë këtë emër sepe ka formën e kurorës,….
Pasi ishte qetësuar pak, ishte ulur para pasqyrës, dhe e shikonte vetën. Hapi fijokën dhe nxori kurorën e martesës, e vuri mbi kry.
“…e në latinisht, gjuhë e mjekësisë, kurorës, i thojnë corona….” vazhdonte arsimtarja shpjegimin e saj. Zilja e kthjelli, ngadalë shkoi te dera, e hapi, dy policë me dorëza dhe maska i thanë: “Burri i juaj është arrestuar, ka rrahur për vdekje një kojshi.” “Rri në shpi, i thash, nuk e ke orën me dalë.” u përgjigj ajo. I përshëndeti dy zotërinjtë dhe mbylli derën, dhe duke kaluar para pasqyrës në korridor, kthej krytë, dhe pa që kishte pasë harruar ta heqë kurorën. /KultPlus.com
Francis Bacon, lindi në Londër. Babai i tij, Nikolas Bekoni, kishte postin e rojës së vulave, një prej detyrave më të larta të mbretërisë nën Elizabetën I. Pas kryerjes së studimeve me rezultate të shkëlqyera në Kembrixh, Frensis Bekoni kaloi dv vjet në Paris si atashe në ambasadën e Anglisë. Me t’u kthyer në Londër, filloi karrierën e juristit. Avokat duke filluar nga viti 1579, ai hyri në Parlament në moshën njëzetetrevjeçare. Karriera e tij politike u zhvillua nën mbretërimin e Xhorxhit I: avokat i Kurorës më 1604, roje i vulave më 1617, Kancelar i Madh më 1618 dhe në të njëjtën kohë u bë baroni Verulam, pastaj vikonti i Shën Albanit më 1621.
Ndërkaq, po atë vit, u dënua për shkelje të detyrës dhe u burgos. I liruar në krye të disa ditëve, humbi të gjitha detyrat dhe titujt. I mërguar në pronën e tij, ua kushtoi vitet e fundit të jetës veprave të tij filozofike dhe kërkimeve në shkencat e natyrës. Frensis Bekoni vdiq më 9 prill 1626 në Highgate, pranë Londrës. Më 1597 u botuan dhjetë nga Sprovat e tij të famshme, që i plotësoi pesëmbëdhjetë vjet më vonë, duke paraqitur një botim të ri të ripunuar, i cili përmbante njëzet e nëntë sprova. Pak para vdekjes, i bëri rregullime të tjera kësaj përmbledhjeje, duke e shtuar edhe më shumë. Botimi i fundit doli më 1625 me titullin Sprova apo këshilla praktike dhe morale. Vepra e tij kryesore.. Restaurimi i madh i sundimit njerëzor mbi natyrën, ishte një enciklopedi e shkencave, që duhej të përbëhej nga gjashtë vëllime.
Bekoni përfundoi vetëm dv prej tyre: Për dinjitetin dke zhvillimin e shkeneave, të botuar në anglisht më 1605, pastaj në latinisht më 1623, dhe Organoni i ri 1620. Romani i tij utopik, Atlantida e re, filluar ndoshta rreth vitit 1621 dhe i përcaktuar për të qenë një aneks i Restaurimit të madh, mbeti i papërfunduar. Krahas veprës Utopia (1516) të Tomas Morit dhe Qyteti i diellit (1623) të Tomaso Kampanelës, Atlantida e re është një nga shkrimet utopike më të njohura të shekujve XVI dhe XVII. Ky roman, fillimisht i ngjizur si projekt për një shtet ideal, materializon bindjen e brendshme të Bekonit: shkenca e natyrës, e nxjerrë si përfundim logjik i eksperimentimit, është kusht i domosdoshëm për lumturinë e njerëzimit.”Njeriu… vepron dhe di në vartësi të asaj që vëzhgon nga rregulli i natyrës, materialisht apo shpirtërisht; ai nuk di dhe nuk dëshiron më shumë.” Të tilla janë fjalët e para tek Aforizma mbi interpretimin e natyrës dhe të sundimit të njeriut të Frensis Bekonit (Francis Bacon).
Kur njeriu do që “të veprojë” dhe t’ia arrijë qëllimit të diçkaje, duhet që në fillim të vërejë natyrën dhe këtë ta bëjë me arsye. Ai nuk mund të ndërmarrë asgjë kundër natyrës dhe arrin në sundimin e saj vetëm kur njeh ligjet e brendshme. Për këtë, ashtu si punon në përsosjen e veglave mekanike, duhet të fabrikojë një vegël intelektuale të zotërimit dhe duke e bashkuar vëzhgimin me arsyen rregullatore, domethënë duke vënë në rregull në mënyrë të mjaftueshme të dhënat empirike, njeriu do të mundet të nxjerrë si përfundim logjik ligje, sidomos po të kryejë eksperimentime të sakta, të afta për të pohuar apo përgënjeshtruar vëzhgimet e veta. Me t’u vendosur një ligj i këtij Iloji, udha e “përfundimit logjik” do të bëjë të mundur shumë zbatime të dobishme. Aforizmat janë një tërësi frazash të mprehta, që vendosen mbi themele të arsyeshme të një shkence të dobishme për njeriun, që çojnë te Novum Organum, pjesë e Instauratio magna (Restaurimi i madh), që Bekoni i ka dhënë fund. Organum- i i vjetër ishte fizika dhe metafizika e Aristotelit, që Novum-i duhet ta zëvendësojë në kuadër të një “përtëritjeje” të plotë të shkencës. Aristotelianët, siç shkruan Bekoni, punojnë si merimanga që thur një rrjetë të mrekullueshme shumëkëndëshe, por duke e nxjerrë nga vetë trupi i saj, pa lindur diçka me të vërtetë të re.
Empiristët e ngurtë nuk sjellin asgjë më tepër: ashtu si milingonat, ata grumbullojnë një pirg të madh materialesh, por nuk dinë t’i vënë në rregull. Shkencëtarët e së ardhmes do të sillen si bletët, që i shpërndajnë ushqimet nëpër qeliza të ndërtuara që më përpara dhe me imtësinë më të madhe. Edhe tani, arsyeton Bekoni, nuk dimë më shumë se shkencëtarët e Antikitetit, me mendimet e të cilëve bashkohet ende shumica e dijetarëve, kur ata nuk shpikën as shtypshkronjën, as barutin, as busullën. Në romanin e tij Nova Atlantis (Atlantida e re), Bekoni sjell mrekullitë e një qytetërimi tekniko-shkencor që do të vijë, një shtet ku qytetarët do të jetonin të lumtur dhe të kënaqur, falë zhvillimeve të nxitura nga industria dhe nga bujqësia e mbështetur te shkenca, së bashku me makinat me avull, makinat fluturuese dhe telefonin. Guximi me të cilin Bekoni fshin gjithë shkencën e mëparshme në epokën e tij, përputhet në fakt me atmosferën e përgjithshme të zgjimit në shkencë, teknikë, arte, letërsi dhe filozofi, që kishte përfshirë mbarë Europën në fund të Rilindjes dhe që gjeti në Anglinë e Elizabetës I – në Anglinë e Shekspirit – një truall veçanërisht të begatë. Kuptimi dhe synimet e mendimit shkencor kishin ndryshuar rrënjësisht që në fund të Mesjetës: nuk bëhej më fjalë për të themeluar dhe pohuar pozicionin e njeriut në kozmosin e krijuar nga Zoti, me qëllim që gjithçka të mbetej në rregull.
Brezi i ri i teoricienëve dhe prakticienëve kishin më shumë për detyrë të arrinin qëllimet që njerëzit i kishin fiksuar nëpërmjet shkencës dhe të përdornin mendimin shkencor si mjet për të arritur një jetë të lumtur. Nikola Makiaveli kishte qenë i pari që shprehu këtë racionalitet të ri praktik, por vetëm në fushën e mendimit politik. Dituria është pushtet, ajo e shton, sa më shumë që është e mundur, lumturinë tokësore. Pragmatizmi i një mendimi të tillë bën që çështjet e vjetra themelore të filozofisë të duken të kota, ashtu si konceptet e përgjithshme të realitetit dhe të jorealitetit: e vërteta dhe realja të çojnë te dobishmëria e shkencës. “The proof of the pudding is in the eating” – kjo e vërtetë proverbiale e pragmatizmit anglosakson flet vetë. Bekoni ishte rrënjësisht skeptik sa i takon asaj që shtirej si e vërtetë, por që nuk ndihmonte në zgjidhjen e çështjeve praktike; ai quante “idole” ato që sot i cilësojmë “gënjeshtra ideologjike”. Megjithatë Bekonit i duhej të hapte sytë mirë, që të mos ngacmonte Kishën dhe shtetin me idetë e tij të guximshme dhe novatore, që synonin lumturinë tokësore të individit: një teprim i risisë te mendimi mund të qe vdekësor. Në Itali, filozofi dhe shkencëtari Xhordano Bruno (1548-1600), u torturua mizorisht dhe u dogj i gjallë nga Inkuizicioni, sepse kishte arritur në një përfundim logjik nga zbulimi i Nikola Kopernikut – Toka nuk është qendra e sistemit diellor – se kishte, sigurisht, një pafundësi sistemesh të tjera diellore pa një pikë të fiksuar qendrore; një Univers i pafund, ku nuk kishte vend për një Zot krijues. Galileu, bashkëkohësi i madh i Bekonit, u arrestua nga Inkuizicioni i Papës sepse mbronte teorinë e Kopernikut dhe u shtrëngua të hiqte dorë nga tezat e tij. Mbrojtësi i madh i Bekonit, Robert Deverë, kont i Eseksit, një kohë favorit i mbretëreshës, u dënua dhe u ekzekutua po ashtu për herezi – këtë herë politike: ai u kishte dhënë shumë përparësi interesave vetjake. Me qëllim që të shpëtonte kokën dhe pozitën e tij në Oborr, Bekoni u shtrëngua të bashkëpunonte vetë në akuzën kundër mikut dhe mbrojtësit të tij.
Po ashtu ai e ruajti veten që të mos ngatërrohej në çështjet e Kishës apo të vinte në dyshim të vërtetën që zbulonte feja; veç të tjerash, ai hodhi poshtë teorinë e Kopernikut. Ai thoshte se adhurimi ishte edhe më i keq se mungesa e besimit. Në Oborrin e Xhorxhit I, Bekoni u ngrit në postin e Kancelarit të Madh dhe u emërua baroni Verulam. Por me gjithë urtësinë e tij politike, nuk mundi t’i pengonte armiqtë ta akuzonin – pa dyshim me ndonjë arsye – si njeri të shitur dhe si shpërdorues i besimit. Pas dënimit, u fal nga mbreti, por u detyrua të tërhiqej në tokat e tij, ku kaloi vitet e fundit të jetës duke vazhduar redaktimin e Sprovë e moralit dhe politikës, vepër tepër e lexuar. Ai vdiq më 1626, viktimë e pasionit të tij për shkencat natyrore: ftohja që pësoi gjatë eksperimenteve për ruajtjen e ushqimeve, qe fatale për të. Veprat kryesore: Novum organum scientiarum, (1620); De dignitate et augmentis scientiarum (1623); Essay, (1597 dhe 1625); Sylva sylvarum (posth. 1627); Advancement of Learning (1605); New Atmantis, (1624).
“Mosha e vjetër duket se është më e mira në katër gjëra: druri i vjetër është më i mirë për tu ndezur, Vena e vjetër është më e mira për t’u pirë, miqtë e vjetër janë më të mirët për të i’u besuar dhe autorët e vjetër më të mirët për tu lexuar.”
“Miqtë janë hajdutët e kohës.”
“E vërteta është shumë e vështirë për tu treguar. Ajo ndonjëherë ka nevojë për pak trillim për tu bërë e pranueshme.”Ndoshta ju pëlqen!
“Është e pamundur të dashurosh dhe të jesh i mençur në të njejtën kohë.” /KultPlus.com
Facebook është duke u bashkuar me kompanitë e telekomit për të ndërtuar një kabllo nëndetësore prej 37,000 km për të furnizuar me internet më të shpejtë 16 shtete të Afrikës.
Ajo do të jetë kabllo më i gjatë i internetit ndonjëherë.
Ky është projekt afatgjatë i Facebookut për t’ua çuar platformën e saj të mediave sociale popullatës së re afrikane.
I gatshëm për t’u përdorur në vitin 2024, do të dërgojë internet tri herë më të shpejte se sa të gjithë kabllot nëndetsore që përdorë Afrika.
“Kur të kompletohet, kjo rutë e re do të dërgojë internet me kapacitet, madhësi dhe besueshmëri më të madhe përgjatë Afrikës, të përmbushë kapacitetin në rritje nga Lindja e Mesme, dhe të përhapë rritjen e 4G dhe 5G, dhe të jep qasje në internet për qindra milionë njerëz,” tha Facebooku në një blog, transmeton BBC.
Afrika është prapa pjesës tjetër të botës kur është në pyetje qasja në internet, me 4 deri në 10 njerëz përgjatë tërë kontinentit të cilët kanë qasje në internet, krahasuar me mesataren globale të gjashtë në 10 persona, transmeton KOHA.
Por ky kontinent paraqet mundësi të mëdha për firma dhe biznese të teknologjisë me popullatën prej 1.3 miliardë.
Kabllot nëndetsore përçojnë shumicën e të dhënave përmes kontinenteve. Këto kabllo mund të përçojnë më shumë të dhëna dhe më shpejtë me çmim më të ulët krahasuar me metodat tjera. /KultPlus.com
Dita e ceremonisë martesore për shumëkënd mund të konsiderohet si dita më e rëndësishme e jetës. Por për shumë vajza përzgjedhja e fustanit të nusërisë është një sfidë më vete.
Ka nga ato që e kalojnë me sukses këtë sfidë, por nga krahu tjetër ka dhe nga ato që dështojnë në këtë aspekt. Më poshtë kemi renditur disa nga nuset që kanë veshur fustane shumë të çuditshëm.
Sigmund Freud (Zigmund Frojd) është themeluesi i psikanalizës.
Frojdi doli i pari me idenë se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego.
Sipas Frojdit, Uni ose Ego është vija e parë e mbrojtjes së vetes nga tjetri, duke u përpjekur të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego.
Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme.
25 thënie nga Frojdi
1- Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit.
2- Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurtë se e duan.
3- Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë.
4- Njeriu nuk ia arrin t’i eleminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë.
5- Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë.
6- Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin.
7- Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura.
8- Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin.
9- Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime.
10- Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë.
11- Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar.
12- Qëllimi i gjithë jetës është vdekja.
13- Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës është: “Çfarë do një femër?”
14- Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë.
15- Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi.
16- Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë.
17- Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë.
18- Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit.
19- Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.
20- Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur.
21- Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij.
22- Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes.
23- Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave.
24- Treguesi i parë i idiotësisë, është një mungesa e plotë e turpit.
25- Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë. /KultPlus.com
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të mërkurën e 12 majit 1880,në faqen n°2, shkrimin e gazetës “Deutsche Zeitung” në lidhje me shpalljen asokohe të pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Turqi.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Këtu janë disa detaje të huazuara te Deutsche Zeitung për ngjarjet në Shqipëri, detaje të dërguara nëpërmjet një shkrese nga Shkodra, të datës 7 maj :
“Shqipëria ka shpallur pavarësinë e saj dhe nuk e njeh më sovranitetin e padishahut. Gazeta zyrtare “Skodra – Shkodra”, e shkruar sot për herë të parë jo vetëm në turqisht, por edhe në shqip, boton në krye të kolonave të saj një shpallje (deklaratë) të gjatë të Lidhjes dhe të Komitetit.Ajo deklaron që Shqipëria ka pushuar së qeni nën sundimin e Sulltanit.
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Të gjithë zyrtarët (nëpunësit) turq që nuk janë me kombësi shqiptare do të pushohen nga puna dhe do të duhet të largohen nga vendi; një përjashtim bëhet në favor të atyre që e kanë treguar veten miq të “Skipétars – shqiptarëve”.Populli shqiptar tani duhet t’u bindet vetëm urdhrave të Lidhjes dhe atyre të Pleqve të Fisit (klaneve), të cilët mbesin, deri më tani, ligjvënësit e vetëm.
Kanë nënshkruar : Ali Pasha, Hodo Beu, Preng Bib Doda, myftiu Hafiz efendi, peshkopi Partew dhe Nikolla Xaba në emër të parisë dhe njerëzve. (Kjo listë përbëhet nga myslimanë e të krishterë.)”
Një telegram tjetër që e njëjta gazetë mori nga Shkodra mbrëmjen e 7 majit deklaron :
“Të gjitha trupat e Haxhi Osman Pashës të vendosura në kampin e Koplikut kanë kaluar në anë të Lidhjes.Shqiptarët sekuestruan zyrat (të ardhurat) publike dhe pushuan nga puna punonjësit osmanë.Lidhja u ka ofruar mbrojtje konsullatave. Rendi nuk u shqetësua.”/KultPlus.com
Reagim ndaj mendimeve të Maks Velos, të shprehura në gazetën “Java”, më 2006
Në gazetën “Java” e lexova me kureshtje shkrimin e Maks Velos se si “kosovarët akoma janë primitivë, qaramanë. Do të votoja kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, kosovarët janë popull i kategorisë së dytë. Kaherë isha i bindur nga vetë kosovarët. Prandej edhe Qosjen e marr akademik të dorës së dytë. Ai, duke e goditur Kadarenë, na ka fyer të gjithëve sepse ai është krenaria kombëtare. Qosja na detyroi t`i hiqnim këpucët në shtëpinë e tij. Çfarë fyerje! Kosovarët gjithmonë do t`i bëjnë gropa Shqipërisë si Ajdin Sejdia. Po, pas mbylljes së asaj grope Qosja hapi një gropë tjetër, virtuale. Për çfarë patriotizmi mund të flasin ata, që e tradhtuan fenë e të parëve dhe fenë e gjithë Ballkanit, Krishterimin. Të paktën tani, pasardhësit e tradhtarëve të heshtin”, e çka e çka mos tjetër u njoha mirë me habitusin kosovarofob, krishteromesjetar dhe racor të Maks Velos, sipas Virion Graçit, “njeri me aftësi të shumanshme krijuese si arkitekt, piktor, shkrimtar, publicist dhe antikomunist i hershëm”, që të jetë edhe më i rrezikshëm se kosovari “primitiv” nga ngarkesa me urrejtje ndaj njerëzve dhe bindjeve, që s`i përgjigjen atij.
Ndoshta prej ndonjë Maks Velo tjetër të Shqipërisë do të cilësohesha si primitiv po të deklaroja se kurrë nuk kam dëgjuar për këtë emër me reputacion aq të lartë në jetën publike shqiptare. Mirëpo, nganjëherë, më llogari është që njeriu të jetë primitiv i sinqertë se filozof dinak, i ngarkuar me emocione të tmerrshme të shpirtit, të qesë në shesh qyqarinë e tij pse s`ka arritur t`i realizojë synimet e veta të paarritshme, pikërisht ai që pledon me vendosmëri për krishterimin, sipas të cilit, ai që urren dhe e sheh të uritur, jepi bukë, nëse është i etur, jepi ujë me qëllim që, të gjitha qeniet t`i gjesh në vetvete dhe vetveten në të gjitha qeniet. Mirëpo, duket se për protagonistin tonë krishterimi nuk është aq bindje shpirtërore e tij sa është lule politike për t`u stolisur para krishterimit ballkanik dhe evropian.
Tmerrohet artisti i Shqipërisë pse Qosja e ka atakuar si antimusliman krenarinë e tij kombëtare. Sipas Virion Graçit, “Veloja paska qenë antikomunist i hershëm”. Një paradoks i tij ky për të na habitur. Një diademë letrare e Partisë së Punës së Shqipërisë, krah i fortë i Enver Hoxhës, i marksizëmleninizmit dhe i komunizmit, për t`u përbe në kokën e tij të gjithë anëtarët e Byrosë politike, të thehen edhe ligjet për shkak të tij e që, mandej, me ndryshimin e situatës, të bëhet diametralisht i kundërt, ta shpall veten edhe disident ndaj regjimit komunist të diktaturës evropiane, një lojs t`i ndërrojë drejtimet si gjeli i erërave, e të konsiderohet krenari kombëtare, kjo vërtet bie në sy si një paradoks i “antikomunistit të hershëm” të Shqipërisë, Maks Velos, ta bëjë njeriun për të qeshur.
A mund të jetë njeriu nderi i kombit kur flet herë kështu e herë ashtu, kur i ndërron fytyrat sipas kohës. Karakteri i njeriut, është sikurse ëmbëlsira. Një mizë e fëlliqur t`i bierë, s`e ha kush. Në karakterin e Kadaresë nuk ka rënë vetëm një mizë. Mirëpo, publicisti i Shqipërisë është një kalkulant i mirë dhe pragmatist i shkëlqyeshëm. Ai edhe pse e merr Kadarenë si krenari kombëtare, nuk e harron se është pasardhës i tradhtarëve të dikurshëm të krishterimit, i pëlqen çka flet, por s`është i sigurt çka në brendësinë e shpirtit të shkrimtarit. Po, Kadareja, i biri i Hatixhes e stërnip i Hoxhë Dobit, pasi është deklaruar si antimusliman, për t`u kthyer në krishterimin e stërgjyshërve, i falen të gjitha mëkatet për `tu ngritur në zenitin letrar e patriotik, t`i fitojë të gjitha çmimet nga andartët fanariotë grekë, të cilët privuan nga jeta Dhaskal Thodrin dhe Papa Kristo Negovanin.
Për çfarë patriotizmi mund të flasin ata, që tradhtuan fenë e të parëve, bënë pyetje retorike muslimanofobi pankristina. Të paktën pasardhësit e tradhtarëve të heshtin, urdhëron pandarti i krishterimit. Ç`fyerje e madhe për mijëra e mijëra patriotë muslimanë, që derdhën gjakun për lirinë e Shqipërisë, për mijëra e mijëra fatosa që qëndruan në këmbë për ta ruajtur nderin dhe hijen e flamurit të Skënderbeut. Ismail Qemali është dashur të heshtë nga pesha e fajit të stërgjyshërve të tij, që janë kthyer ne fenë muslimanë. Ta pyesim ”mikun” e kosovarëve, a e ka festuar ndonjëherë Ditën e Flamurit, kush e ngriti flamurin kombëtar më 28 nëntor 1912. Po është e kot t`i bëhen pyetje të tilla njeriut me logjik të sëmurë.
Sipas mendimit të Maks Velos kosovarët na qenkan primitivë dhe qaramanë, që don të thotë të pagdhendur, të paedukatë, larg rrjedhave të civilizimit, njerëz me bisht, si i ka cilësuar dikur Vlladan Gjorgjeviqi, dhe lepuj për t`i ndjekur përtej Bjeshkëve të Nemura, si i cilëson Shesheli i kohës sonë. Nuk është larg mendësh se në çdo popull ka njerëz me tipare të tilla, tradhtarë, kriminelë të pabesë, cmirëzi, të padrejtë të t`i bëjnë njerëzit e ndershëm të skutaten diku si personazhe të Franc Kafkës. Por që, një kolektivitet të tërë, një popull apo një komb, të cilësohet si i tillë, më duket është rasti i dytë, që lexoj në shtypin shqiptar. Rasti i parë ka qenë i një “intelektuali” kosovar, i cili, ndoshta i ndërsyer prej serbëve për t`i armiqësuar shqiptarët me turqit, për popullin gjashtëdhjetë milionësh turk deklaron se “populli turk është populli më i fëlliqur në botë”. Po ky i Maks Velos së Shqipërisë është edhe më drastik, për t`u shprehur haptas si i krishterë fanatik dhe eksponent i nacionalfashizmit sheshelian kundër shqiptarëve të Kosovës.
A është kush që s`e di çka na kanë bërë kriminelët serb? Maks Velo ndoshta edhe qenka lutur para Krishtit të na masakrojnë e të na dëbojnë prej vatrave tona stërgjyshore. Mirëpo, mua as zemra as goja s`ma qet të deklaroj se populli serb është popull primitiv dhe kriminel. Është krijuar situata të dalë mbi sipërfaqe një shtresë kriminelësh të kombit serb që arrin të mbizotërojë t`ua imponojë edhe shumë serbeve t`i shkelin porositë e nënës së shenjtë serbe, Jevrosima.
Fatkeqësi e madhe për Maks Velon, hije e keqe për Shqipërinë, të thotë se kosovarët janë primitivë, se kosovarët janë popull i kategorisë së dytë se s`kisha votuar të bashkohet Shqipëria me Kosovën. Perëndia mos e dhashtë të ketë Shqipëria edhe më shqiptarë të tillë. Prej nga gjithë ajo mëri se kosovarët gjithmonë do t`i bëjnë gropa Shqipërisë. Mos është preku në sedër se kosovarët gjithmonë kanë qenë me sy e zemër kah Shqipëria? Ajo gjithmonë e jetë ka qenë shpresa dhe ngushëllimi i tyre. Ata edhe në situata më fatale e kanë ndi vedin të fortë se kanë nënën Shqipëri. Sa kosovarë janë kalbur nëpër burgjet jugosllave për dheun e shqiponjave S`e kishte për primitivizëm kosovari, shekuj me radhë i robëruar, ta shikonte me madhëri shqiptarin e Shqipërisë, pa fije xhelozie ta konsideronte më të dijshëm, më të aftë, më me kulturë, pa e cenuar aspak dinjitetin dhe vitalitetin e vet për të qenë burrë i një fisi të përmendur, me gjithë tiparet e njeriut të një race alpike, të qëndrojë në këmbë edhe në çastet më tragjike të fatit të tij.
Fëmijët e Kosovës mësuesit e ardhur nga Shqipëria s`i kanë dalluar a janë muslimanë, katolikë apo ortodoksë, a e kanë emrin Muhamet, Dhimitër apo Ndue, se ata ishin mësuesit e tyre. Sa kolektive mësuesish, arsimtarësh, profesorësh të Kosovës, nxënësish të shkollave fillore e të mesme kanë vizituar Shqipërinë, të pësojnë shpesh edhe aksidente rrugës, të sulmohen edhe prej cubash të veriut, vetëm pët ta njohur e për ta nderuar tokën e Naimit, të Fishtës, të Çajupit, Vaso Pashës, Filip Shirokës, të cilët për shpirt e zemër i kishin mësuar nëpër shkolla, shpesh edhet të persekutuar për veprat e tyre të ndaluara. Dorë më dorë kanë kaluar veprat e Haki Stërmillit, Sterio Spases, të Foqion Postolit, të Migjenit. Janë botuar e stërbotuar veprat e tyre, madje edhe kompletet e veprave të tyre, që s`e bënin as shtëpitë botuese të Shqipërisë, pa u lëkundur fare nga nënçmimi, që i bëhej krijimtarisë letrare të Kosovës. Autorit të këtij shkrimi, Rexhep Hoxha, ndonëse është shkrimtari i parë për fëmijë në Kosovë, tek në vitin 1974 Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” ia boton një tubëz vjershash me titull “Le të çelin lulet” në format xhepi letre të dobët. Po, për t`u habitur më së shumti, redaktori, Odhise Grillo, aq ndryshime bën në vjersha, sa të mos i konsideroj të mijat. S`ka vjershë ku të mos ketë intervenuar. Ka hequr vargje, ka shtuar strofa, ka prishur masën e vargut, rimën, ritmin, për të thënë se asi vjershash të dobëta nuk kam shkruar as si fillestar në moshën dymbëdhjetëvjeçare. Nuk besoj ta ketë bërë me qëllim Odhiseu të thotë se çfarë vjershëtarësh për fëmijë ka Kosova.
Maks Velo, Maks Velo! Shikohu pak në pasqyrën e Gogolit! Kosovarët s`ua ngjesin emrat e të gjitha qyteteve të Shqipërisë, të maleve e të lumenjve, fëmijëve të tyre për t`i dhënë bukë Shqipëria, por për dashurinë e madhe, që kanë ndaj saj. Sa emra Berat, Elbasan, Vlorë, Korçë, Shkodran, Labinot, Milot, Butrint, Sarandë, Migjen, Asdren, Shkumbin, Valbonë, Vjosë, Tomorr, Korab, kanë fëmijët e Kosovës. A ka ngjarë qytetarët e Shqipërisë t`u ngjesin fëmijëve ndonjë emër nga Kosova e Bajram Currit, e Isë Boletinit dhe e Idriz Seferit? Euforinë e kosovareve s’është për ta arsyetuar. Por, edhe euforinë e shqiptarëve të Shqipërisë s`është për ta lëvduar. Ndërsa euforia e shqiptarëve të Kosovës është e orientuar kah Shqipëria, ajo e shqiptarëve të Shqipërisë kah rusët, italianët, grekët, francezët, anglezët. Sa Vlladimira shqiptarë janë me emrin e Vlladimir Iliç Leninit. Të mos flasim për emra kombesh të tjera evropiane.
Atëherë, a s`janë këto gropa shpirtërore, që ua kanë çelur vetëvedit shqiptarët, për t`i shkelur porositë e patriotëve të mëdhenj shqiptarë në rojën e identitetit kombëtar. Një poete shqiptare, me përkatësi muslimane, pse i ka pëlqyer personazhi i një romani anglez, djalit ia ka vu emrin Darling. Kjo, kuptohet, i ka pëlqyer Maks Velos, s`ka gjë pse s`është emër shqiptar pasi është emër i krishter.
Deklarata e Iamail Kadarsë se “shqiptarët duhet të vuajnë nga një ndjenjë faji pse janë kthyer në muslimanë ka ndihmuar fuqishëm në shpirtërat e prirur për t`u larguar nga vendi, don të thotë nga Shqipëria e jo nga Kosova, qoftë duke e ndërruar fenë, duke e ndërruar kombin, duke i ndërruar emrat, vetëm për të ikur sa më parë nga votrat stërgjyshore. Shënohet në shtyp se rreth 45,000 shqiptarë vetëm gjatë një gjysëmvjetori, zyrtarisht kanë ndërruar emrat për t`u punësuar në Greqi. Prej tyre, më se 70 për qind janë muslimanë, kurse pjesa tjetër katolikë nga veriu i Shqipërisë. Kjo është një tragjedi e vërtetë kombëtare për të menduar se a ka ngjarë një gjë e tillë, për më tepër, kur është mësuar nëpër shkolla për karakterin e fortë të shqiptarit, besën e madhe të tij dhe qëndrueshmërinë për të ruajtur dinjitetin kombëtar dhe njerëzor.
Ç`bëjnë shqiptarët e Shqipërisë në vitin 1997, çfarë shkatërrimesh i bëhen vendit, digjen biblioteka, shkatërrohen çerdhe fëmijësh, fabrika, uzina, sera zarzavatesh, pemishte, të tmerrohet njeriu vetëm për t`i marr me mend ato vandalizma? Ç`u bë me Parlamentin, këto kohët e fundit, ç`mjete përdorën deputetët e anrkodemokracisë për t`i shkelur ligjet e parlamentarizmit? Për të gjitha këto do ta pyetja zotëri Maks Velon në cilën kategori do ta fuste Shqipërinë? Sipas opsesionit racist të tij, kosovarët janë të kategorisë së dytë, edhe pse kosovarët s`kanë bë gjeste të lartpërmendura. Po për çka? Për shkak të mendimeve të Qosjes ndaj Kadaresë, për shkak se Qosja s`e ka lejuar të hyjë në dhomë me këpucë dhe për shkak të gropës së Ajdin Sejdiut në qendër të Tiranës.
Zotëria i mirë, Qosja shumë mirë ia ka bërë. Dhe, nga ato mendime edhe unë ia kam shprehur para dhjetë vjetëve në broshurën time “Nuk është ashtu”, Kadarea nuk don të kthehet në fenë e stërgjyshërve krishterë nga bindja për t`u rrëfyer për fajet e tyre, por për ta mashtruar Evropën krishtere t`i japë shpërblimin Nobël. Kjo s`i ka hije shkrimtarit të madh, nderit dhe krenarisë së kombit. Maks Velo mund ta çojë edhe në qiell, por për t`u kthyer edhe një herë te këpucët. Qosja t`i kishte thënë hyn ne dhomë me këpucë, është dashur t`i dathi vetë. Kah ka shkelur nëpër nevojtore e bagla rrugëve të qytetit, pse të hyjë me këpucë në dhomë, ku, si thotë edhe vetë, ishte e shtruar si në xhami. Në xhami nuk hyhet me këpucë të fëlliqura e mendime të çoroditura.
Sa për gropën e Ajdin Sejdiut në mes të Tiranës, ajo është gropë e tokës. Njeriu mund të hap mijëra gropa në tokë, të mbulohen prapë e të harrohen. Por gropa, që ka hapur Maks Velo në mes të Shqipërisë e Kosovës, është gropë shpirtërore për të mos u harruar kurrë. Ariu ia falë plagën një gjahtari. Por, kur ai i thotë ariut se po të vie erë e keqe, atë s`ia falë kurrë. Prandaj, gjuha sarkastike e këtij zotërie të mirë ndaj Kosovës, duhet të merret vetëm si një gjuhë e djallit për t`u eliminuar për jetë të jetës në mes të shqiptarëve të cilitdo vend qofshin, muslimanë, ortodoksë apo katolikë. Kjo është porosia e rilindasëve tonë të ndritur, të cilët tokën e Skënderbeut e kanë konsideruar si djep të artë të tolerancës fetare.
Shpirti skofiar i artistit fyhet pse s`e lejojnë të hyjë me këpucë ku të gjithë të tjerët i dathin. Qosja shumë mira ia ka bërë. Unë, Rexhep Hoxha, do t`ia bëja edhe më mirë. Në emër të kosovarëve të vërtetë, që janë ndera dhe lavdia e fisit arbëror, jo e atyre, që ua kanë mbajtur palltat dikur zotërinve të Beogradit e në një situatë tjetër ua mbajnë atyre të Shqipërisë për të krijuar ndjenjën e grandomanisë e për vete kompleksin e tmerrshëm të inferioritetit, do ta detyroja zoëri Maks Velon që, po t`i mbushet mendja të vijë edhe një herë në Kosovë, t`i dathë këpucët jo pa hy në dhomë të kosovarit, por në kufi të hyrjes në Kosovë. Ato janë këpucë të një Shesheli prej Shqipërie. Shesheli serb asgjë s`ka folur më keq për kosovarët se sa Shesheli i Shqipërisë. /Telegrafi /KultPlus.com
Ukshin m’kanë quejt prej të vogli, prej të gjallmi, nana idiomën e pyllit mbi supe ma ngjiti. Ende nuk ka ndodhë, por kur në varr të visit t’m’kallni, malësorit rranjën e emrit do ia hiqni.
N’trevat tona kur foshnje kam mbërritë, si çdo foshnje e kësaj bote një destin për me falë, m’sundoi shpresa se n’origjinë tamli ish dritë, m’poshti e vërteta se frika pleqve të mi ende s’u ka dalë.
As n’andrrat e mia, mbushë me zanin e saj të plaktë, s’ia paska hekë nanës frikën emri që m’ka ngjitë. Edhe nëse i pjekur vij mes jush, tradhtinë për me matë, do bahem bishë po t’ndij se m’thërrisni Ukshin.
Nëpër troje ku punën kam hedhë, emra trimash mbush pagëzimi, por nuk u mbërrit jeta dhe emri nuk ngjiz dejet. Emrin e trimit e mban dhe amfibi.
Kemi pas kenë për emra ngatërrestarë të mëdhaj, dhe unë foshnjë e naiv u paskam zanë besë, kam besu shku e ardhë, kam besu bir e nanë. Kur m’thërrisnin Ukshin e merrja për betejë.
Me mu bashkë lindën prej gënjeshtre poetët, u nxinë që drita t’kthehej në të folmen tuej. Lindën po me mu prej mashtrimit dëshmorët që shqipja të mos flitej nga gjuhë e huej.
Se shumësia juej në trishtim të shkurtër ka pjellë përbri meje krimin e vogël, tradhëtinë e madhe. E dinit që mes emrash do të zhduknit të flaktët, të urtët, ata që shquenin tmerrin ndër kang e ndër valle.
Nëse vendimi s’e cakton një SOT për m’u ngritë balte, në bajgë ku jeni zhytë nuk mund të derdhet qielli. N’bajgë ku jeni zhytë, ku emri ju kallte, Ukshin do të jetë për ju një fjalë vreri. /KultPlus.com
Më 16 maj 1999, kur në Kosovë po zhvillohej lufta, Ukshin Hoti arrin te fundi i dënimit të tij politik në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga forcat serbe, por edhe pse doli nga burgu, ai asnjëherë nuk u kthye në shtëpi.
Më 19 maj 1999, burgu ishte rrethuar me tanke dhe me armë antiajrore të ushtrisë serbe, i cili bombardohet nga NATO.
Në ditët në vazhdim rojet dhe paramilitarët serbë radhisin në oborr 800 të burgosur shqiptarë nga 1000 që kishte burgu, ndërsa të tjerët fshihen nëpër qeli të burgut.
Rojet dhe paramilitarët serb zbrazin plumbat e tyre tek të burgosurit me të gjithë arsenalin që ata kishin në dorë: granata, mitralozë, snajperë dhe bazukë. Masakrohen 176 persona dhe plagosen mbi 200 të tjerë.
Human Right Ëatch shkoi në vendin e ngjarjes me 24 maj të vitit 1999 dhe vë në dukje dëmet që do t’i publikojnë në raportin e tyre. Mirëpo Ukshin Hoti nuk u gjet në mesin e tyre. Ai mbetet një nga mijërat personat e zhdukur që prej periudhës së luftës në Kosovë.
Hoti ishte veprimtar dhe intelektual i shquar politik në Kosovë. /KultPlus.com
Vdekja e Maks Velos me pikëlloi. Kujtova me ngulm të hovshëm dhe nostalgjik çastet, takimet dhe bisedat me të. Por është e vështirë të shkruash me një stil epigramatik diçka përfundimtare për këtë artist të shqetësuar si rrallëkush. Maks Velon e kam njohur dhe takuar për herë të parë në vitin 1970. Fytyra e tij mua më kujtoi portretin e poetit amerikan Ezra Paund. Ja thashë këtë gjë Maksit. Vetëm buzëqeshi dhe më tha: ”Ndoshta!”. Gjatë viteve 1971-1974 takoheshim shpesh, kryesisht në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe artistëve. Maksi pinte kafe pothuajse i heshtur, por kur fliste, në gjestet e tij kishte një pasion të veçantë. Flokët e rritur, mjekra e tij e spikatur përherë dhe më shpesh ma sillnin në mendje të largëtin Ezra Paund, por kjo ngjashmëri më dukej gati e pashpjegueshme dhe një “trill” i natyrës. Nga Maksi mësova për artin popullor të gdhendjes në dru-ai kishte bërë një studim sinkronik , me shumë fotografi të figurinave antropomorfe dhe zoomorfe të gdhendjeve-që mua m’u duk i habitshëm.
Kur mua më dërguan pas Pleniumit të IV -për riedukim në shkollën e mesme të Rrogozhinës u kujtova për gdhendjet popullore. Në lagjen periferike të Rrogozhinës ishin shtëpitë e disa familjeve vllehe. Shkoja shpesh atje sepse kisha nxënës të mi nga kjo lagje. Aty u njoha me një njeri 35 vjeç që quhej Vangjel Kanaci, i cili qe bari dhe kulloste një tufë të madhe me dhi në kodrat e qytetit. Më futi në shtëpi, ku pashë i mahnitur një bufe dhe mobilie të tjera të gdhendura në sipërfaqet vertikale me relieve të ndryshme. Vangjel Kanaci kishte bërë në dru bushi shumë skulptura, kryesisht të heroit kombëtar Gjergj Kastiot Skënderbeut, si dhe figura baritore, por edhe mitike si zanat dhe shtojzovalle, qen molosë, buaj, dallëndyshe, një këndes madhështor, por edhe shumë lugë “me birbil në fund”, si dhe kokën e heroit partizan Haxhi Qehaj, emrin e të cilit e mbante shkolla e mesme e qytetit. Së bashku me kolegun tim Enver Kushi, bashkëmësues në të njëjtën shkollë, morëm mirëkuptimin e artistit popullor Vangjel Kanaci për t’i paraqitur shumicën e gdhendjeve të tij në një ekspozitë.
Ishte Vangjeli që më tha se gdhendjet e tij i kishte admiruar një burrë nga Tirana që quhej Maks Velo. E kam takuar më pas Maksin dhe i kam treguar me fotografi gdhendjet mbresëlënëse. “A m’i jep mua këto fotografi, Moikom, se dua të bëj një album me gdhendjet e Vangjelit?”, më tha. Dhe unë iu përgjigja: Padyshim! Por vëmendja e Maks Velos qe përqendruar në një përmasë të artit popullor në dru, pikërisht në ornamentet, që përbënin një pasuri simbolesh të “ngrira” dhe të “balsamosura” në kohë dhe në hapësirë. Në vitin 1998 Maks Velos i dhurova librin tim studimor -në dy gjuhë: në shqip dhe në frëngjisht të quajtur “Onufri” -që ja kisha kushtuar ikonografit më të madh të shekullit XVI.
Në faqen 166 të librit tim unë kisha botuar dhe një pikturë në pastel të Maks Velos të bërë në 1961 ku paraqitej studiuesja e ikonografisë, Vitori Puzanova në shtrat,- me të shoqin qe lexonte një libër- Maksi i njihte shumë mirë të dy dhe i kishte pikturuar disa herë. Vitori Puzanova qe ruse në origjinë , kishte lindur në 1893 dhe qe nga një familje aristrokate. Puzanova e shëtitur në Europë,-, e diplomuar për artin bizantin, por mbas revolucionit të tetorit në 1917 erdhi në Shqipëri ku u njoh me një tjetër aristrokrat rus, Vasilin, që kishte lindur në 1894 (qe një vit më i vogël se Vitoria) dhe që vdiq në Tiranë në 30 janar 1964, 70 vjeç. Vasili kishte punuar në Muzeun e natyrësw në Kryeqytet si specialist i balsamosjes. Vitori Puzanova bëri,që në 1949, studimet e para të kishave të Valshit dhe të Shelcanit në Shpat të Elbasanit ku zbuloi për shqiptarët dhe krejt botën piktorin gjenial Onufrin e shekullit XVI. Në librin tim unë e kam quajtur këtë grua “krijuesja e Onufrologjisë”.
Vitori Puzanova vdiq në 1967, 74 vjeç. Varret e tyre ndodhen ne varrezën e Tufinës pranë e pranë. Për këto varre të harruar, nuk u kujdes askush, absulutisht. I them Maksit që të shkojmë në Tufinë,- t’i gjenim varret. Hipëm së bashku në makinë (në atë kohë unë isha Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar) dhe mbërritëm në varreza – në zyrën ku ruhej harta e pozicioneve të varreve. I gjetëm. Varri i Vasilit qe i rregulluar dhe i modeluar- për këtë ishte kujdesur Vitoria, kurse varri i saj kishte vetëm një pllakë të vogël betoni dhe qe vetëm dhe. Bëmë së bashku, dhe veç e veç, fotografi në varrin e Vitori Puzanovës dhe kur u kthyem në Tiranë shkuam në një restorant, ku hëngrëm dhe pimë diçka. Ishim të dy shumë të gëzuar si në një epifani! Shumë të gëzuar! Kam qenë disa herë në shtëpinë e Maksit, e kam shikuar nga afër pikturën më ngjyra të forta pasteli të Puzanovëve, që unë kisha botuar në libër në formë grafike bardhë e zi. Në shtëpinë e Maks Velos ishte një koleksion i madh vëmëndjethithës – që më kujtonte një kaledoiskop – jo aq simetrik se sa asimetrik,- të rrëmujshëm- si shpella e pikturuar e një asketi të Bizantit. Maks Velo i mblodhi studimet për ikonografinë e Vitori Puzanovës, në një libër të mrekullueshëm- gjë, që e ka bërë vetëm ai. Një nderim i madh,- post mortum! Unë e çmoja Maksin, si një rebel, antikonformist-që kishte bërë një burg absurd në diktaturë, për dashurinë e tij të pakufishme për jetën dhe artin. Një arkitekt i shkëlqyer dhe një piktor i pazakontë. Mua më tërhiqnin në mënyrë të beftë vizatimet dhe krokitë e tij të shpejta dhe tejet lakonike. Një album i Maksit me grafika dhe vizatime nga Parisi më kujtonte mjeshtrit virtuozë të shekullit XX. Maksi qe artist me kulturë,- i prirë për abstragimin e figurave -dhe të simbolizmit të tyre,- nganjëherë ambikuid,- por gjithmonë- të një “estetike lëvizëse”. Ai qe edhe shkrimtar, poet, memorialist, por edhe kritik i mirëfilltë për trashëgiminë popullore,- arkitekturën- dhe artet figurative.
Maks Velo vdiq në një vetmi vetjake- por jo në një vetmi publike. Ai është dhe mbetet në krijimtarinë e tij, – me letrat kredenciale të shpirtit, të vetëdijes së kurajës- më të epërme,- qytetare,- dhe imagjinatës! Amen! /ExLibris /KultPlus.com
Pamja e përhapur e kumbullës, vërejtur nga krahu i majtë i dritares së Spitalit të Mushkërive në Pejë, nuk ndryshonte.
Gjithë kohën ajo ishte përhapje e çmalljes.
Artani kollitej dhe djerësinte, por nuk largohej nga dritarja.
Kurora e gjelbër, bukuria rrethuese e kodrave dhe zërat e herëpashershëm të fëmijëve, mbulues të atij trupi që premtonte begati, motivonin dëshirën për të qëndruar përballë katërkëndëshit të drunjtë, për të shikuar më tej xhamave të dritares, brenda të cilëve, e pushtetshme, kish zënë vend sëmundja e stërgjatur.
Ulu se lodhesh, flet kujdesshëm infermierja. Nesër ke fotografinë me rreze rëntgen.
Po, përgjigj ai.
Doktori brengoset se rri gjatë në dritare, thotë infermierja.
Është një kumbull atje, përgjigje.
Mund të jetë ora njëmbëdhjetë e mëngjesit, kur i sëmuri, fëmija trembëdhjetë vjeç, Artani, zë pozitën e përsëritur; shikon atë pamje, kumbullën që e luhasnin lehtë erërat e stinës.
Por, befas sheh dy veta te kumbulla.
Ata sillen rrotull trungut dhe me zemërim përqapin lartësinë e bukur të kurorës. Nuk pushojnë as pas një ore së godituri trupin e saj të njomë.
Në mesditë, lartësia dhe gjatësia e gjelbër, nënshtrohet plotësisht. E shkulin, pastaj të prerë, e lënë shtrirë mbi dyshemenë e gjelbër të tokës.
Ende në dritare?
E prenë kumbullën, i tha Artani infermieres, kur i solli ilaçet e drekës.
Fëmijët më nuk do të luajnë afër kumbullës dhe as zogjtë nuk do të zbresin dehshëm nëpër kurorën e saj të gjelbër e rrumbullake, mendoi.
Sa mbaron terapinë, zuri pozitën e përsëritur; shikon atë pamje, kumbullën që luhatet lehtë nga erërat e stinës. Njësoj, sikur para shkuljes së trungut nga ata dy të dëshpëruar këmbëngulës.
Rri vazhdimisht në dritare, i tha infermierja sa hapi në mëngjes derën e dhomës.
E prenë, por ajo është aty, tha Artani.
Kumbullën, e shikon, e pyeti ajo.
Po, përgjigjet Artani.
E shikon gjithë ditën.
Ia shikoj kurorën, tha.
Aty është, por nuk duket, thua?
Ka shumë gjëra që nuk duken, por janë.
Po, u dorëzua infermierja. Po, tha.
Atje është, bëri me gisht drejt në hapësirë.
Sigurisht, tha infermierja.
Kur erdhi vjeshta, të gjitha pemët lëshuan gjethet poshtë.
Infermierja hyri në dhomën që kish dy javë pa pacientin.
Tërhoqi perdet dhe hapi dy krahët e dritares.
Çfarë shikon, e pyeti doktori, që pa në dhomë infermieren në dritare. Shikon vazhdimisht sikur voglushi, pacient.
Është një kumbull atje, tha infermierja.
Doktori u afrua, pa me kurreshtje.
Nuk duket, tha ai.
Ka shumë gjëra që nuk duken, por janë, tha me zërin e lëkundur infermierja. /KultPlus.com
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka publikuar listën e figurave publike që janë kundër shembjes së godinës.
“Artistët e teatrit, filmit, muzikës dhe përkthyesit, që janë pro restaurimit të dy teatrove kombëtare, mbeten shumë më tepër se ushtarët e partisë, që u rreshtuan prapë sot pas udhëheqësit”,- thuhet në publikimin e Aleancës.
Reagimi vjen si përgjigje ndaj një peticioni të 35 aktorëve që thoshin sot se “Teatri duhet të shembet me patjetër”. Por aty kishte disa emra që kurrë nuk kanë luajtur ndonjë rol.
Lista e publikuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar:
Aktorja e mirënjohur Roza Anagnosti është deklaruar sot në krah të kauzës së Teatrit Kombëtar. Anagnosti thotë se është me teatrin dhe i bashkohet kolegëve, pavarësisht se nuk mund të jetë në shesh me ta.
“Unë jam me teatrin, e mbështes teatrin, është memorie, për ne që jemi këtu e për ata që janë jashtë. Zhvillimet e reja e kuptoj që vijnë, por janë disa gjëra,që duhet ti ruajmë. I bashkohem kolegëve , kam ndjeshmërinë e sinqertë, është vend ku kam emocione. Unë smund të rri në shesh, po jam me ta. Aty janë shpirtrat e shumë artistëve që kanë bërë.
Kanë folur për të emra të njohur të trashëgimisë, nga Emin Riza te Maks Velo i shkrete, u besoj gjykimeve te tyre.
Unë nuk e kuptoj gjithë këtë, që po ndodh. Thonë se është shumica! Por duhet të respektosh popullin tënd. Nuk janë vetëm artistët që e mbështesin, është edhe populli, e nuk mund të mos e respektosh, duhet t’i dëgjosh. Ne e kemi thënë fjalën tonë, në mënyrën më humane e të kulturuar.
Ai është vlerë që duhet ruajtur dhe duket rikonstruktuar, aq më tepër që i kanë gjetur fondet. Por njerëzit, edhe mund të jepnin para, për të ndihmuar.
Do ishte mirë, që kjo kohë të kishte vlejtur, për bashkëpunim e bashkërendim. Nuk është është kohë për këtë, kur i kemi njerëzit jashtë, kur jemi të bllokuar. Nuk më duket e arsyeshme të krijohen artifice në këtë situatë që po kalojmë.” -shkruan Anagnosti në një deklaratë shpërndarë mediave. /KultPlus.com