Është bërë publik një “Projektvendim” i Bashkisë së Tiranës, i nënshkruar nga kryetari Erion Veliaj, për “shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar,” si akt i fundit i një drame të fundit që po luhet në truallin e atij Institucioni. Tani që pronësia mbi truallin u transferua, si një letër bixhozi çfarëdo, nga njëra dorë autoritare në tjetrën, me sa duket vullneti i asaj pjese të shoqërisë civile, që kërkonte dhe aq gjatë luftoi për ruajtjen e ndërtesës, do të shpërfillet përfundimisht.
E kam shkruar më parë (NJË ZGJIDHJE PËR TEATRIN) dhe po e përsërit, se arsyet teknike që janë sjellë për amortizimin e ndërtesës së Teatrit, përligjin ndërhyrjet restauruese nga ana e “pronarëve” të saj, por jo prishjen. Ndërtesa mund të ngrihej nga e para, mbase edhe me teknologji të ngjashme, pa i prekur asgjë formës së saj, strukturës, konfigurimit, manipulimit që ajo i bën hapësirës, raporteve që ka vendosur me publikun në kohë dhe me qytetin; dhe pamjes në kontekstin urban të qendrës së Tiranës. Edhe pse arkitektë dhe historianë të kulturës kanë vënë në dukje vlerat edhe historike të ndërtesës si të tillë, mbase vjetrimi i saj mund ta përligjte restaurimin me themel – por jo prishjen.
Rrafshimi i këtij monumenti kulture dhe simboli për jetën kulturore të Shqipërisë dhe zëvendësimi i tij me një ndërtesë tjetër, si gjest tipik modernist i krahasueshëm me prishjen e Stadiumit Kombëtar dhe të monumenteve të tjera urbane në Tiranë është edhe më fashist, për nga frymëzimi dhe filozofia, se motivet që patën çuar në ngritjen e ndërtesës dikur.
Vlerat dhe magnetizmin selisë së Teatrit Kombëtar nuk ia kanë dhënë materialet e përdorura nga ndërtuesit fillestarë, por ngjarjet kulturore që kanë ndodhur aty, në rrjedhë të viteve dhe që i kanë blatuar një aurë të vyer, e cila nuk do të mund të zëvendësohet dot. Por restaurimi i imtë i ndërtesës, për t’ia ruajtur formën dhe strukturën, do t’i jepte asaj selie një jetë të re, për shekullin XXI dhe më pas.
Përndryshe, “shembja” tani e ndërtesës së Teatrit, kësaj copëze të Tiranës kulturore ku për dhjetëra vjet u ruajt sadopak diçka e mirë dhe e çmuar, në mes të së keqes, vjen edhe si konkluzioni logjik i kitsch-it kulturor të pashembullt, me të cilën u trajtua trashëgimia kulturore në Shqipëri, nga dyshja Rama-Kumbaro.
Që një institucion i pushtetit lokal, si Bashkia, merr tani një vendim për SHEMBJEN e një monumenti kulture, kjo nuk mund veçse të konfirmojë se pushteti i sotëm vazhdon ta adoptojë SHEMBJEN si politikë kulturore dhe urbane të dorës së parë – në bazë të një filozofie të zëvendësimit të vlerave që është pak ta quash të gabuar.
Qendra e Tiranës së sotme është ndarë më dysh mes gërdallave dhe monumenteve të degraduara, nga Pallati i Kulturës te Hotel Dajti dhe Piramida; dhe kontributeve të reja arkitektonike, herë të mbaruara dhe herë të pambaruara, që nuk i thonë asgjë qytetit, sepse nuk arrijnë të hyjnë në lidhje as mes tyre, as me Tiranën ekzistuese. Nuk krijojnë dot as kontekst, as sintaksë. Janë firma e shumicës në pushtet mbi një shgarravinë, që është projekti i tyre për Tiranën nesër. Prandaj te ky obsesion politik nuk mund të mos shohësh dëshpërimin e një projekti, atij të Rilindjes, të dashuruar pas shembjeve dhe tabula rasa-ve; dhe që nuk ka ditur dhe as ka dashur të komunikojë me shoqërinë civile, përveçse me arrogancë.
Këta që do të shembin nesër selinë e Teatrit, nuk e kanë inatin me një ndërtesë historike me gjasë të amortizuar dhe të papërshtatshme për funksionin që duhej të kishte: synimi i tyre është t’i tregojnë publikut të kulturës dhe gjithë qytetarëve se janë gati PËR TA SHEMBUR çdo lloj kundërshtimi sistematik, që u bëhet politikave të tyre, në kulturë dhe gjetiu.
Theksi është pra te SHEMBJA, jo tek Teatri. Prandaj edhe te vendimi bashkiak i tanishëm, sikurse tek i gjithë gjakimi politik që i ka paraprirë, nuk ka asnjë shenjë dashurie për Tiranën, teatrin dhe kulturën bashkëkohore në Shqipëri, madje as edhe të llojit paternalist; por vetëm një vullnet të ftohtë, sadist, për të çuar deri në fund dënimin me vdekje të një monumenti që, të paktën për një pjesë të qytetarëve kulturëdashës, ishte shndërruar në simbol të rezistencës ndaj prishjes dhe harresës.
Për shoqërinë civile, përpjekjet e përditshme, disavjeçare, në mbrojtje të selisë së Teatrit Kombëtar shërbyen edhe si shkollë e shkëlqyer për konstituimin e një lëvizjeje qytetare me frymëmarrje të gjerë. Nëse pushteti synon që me prishjen e godinës së Teatrit, ta shembë edhe gjithë ç’ka arritur të ndërtojë kjo lëvizje, si pjesë e trashëgimisë kulturore dhe sidomos politike në Shqipëri, atëherë shoqërisë civile nuk i mbetet veç të provojë të kundërtën.
Ky nuk është fundi i teatrit si art; teatri tek e fundit mund të luhet edhe në rrugë, edhe në shtëpi, edhe në park, edhe në një fabrikë a magazinë të braktisur, edhe online (në Facebook). Por mbase do të jetë fundi i një konceptimi specifik të marrëdhënieve mes shtetit dhe kulturës, mes shtetit dhe artistëve, mes shtetit dhe kujtesës historike – ose kur do të kuptohet, në masë, se artistët dhe të gjithë operatorët e kulturës duhet ta marrin vetë në dorë atë që u takon, përfshi këtu edhe administrimin e fondeve publike përkatëse. Për të ardhur keq, megjithatë, që një ballafaqim i tillë erdhi si epilog i një programi kulturor të mbrapshtë, të çuar përpara nga një klasë pushtetarësh tek e cila artistët, krijuesit dhe kulturëdashësit patën shpresuar aq shumë në krye.
Shkrimtari dhe studiuesi i njohur Agim Vinca, propozon dhjetë libra shqiptar që duhen lexuar. Ai përmend autorë si Migjeni, Fishta, e Poradeci, shkruan KultPlus.
“E ndiej se u kam bërë padrejtësi De Radës, Serembes, Naimit, Nolit, Mjedës, Konicës, Koliqit dhe mjeshtërve të tjerë të fjalës shqipe të së kaluarës, që edhe sot lexohen me ëndje, por edhe shumë kolegëve të mi poetë, prozatorë, dramaturgë, eseistë e të tjerë, që krijojnë në mbarë hapësirën shqiptare dhe që kanë botuar vepra që vlen të lexohen e rilexohen”, thotë ai.
Vargjet e lira, Migjeni
(1936).- Vepra më avangarde e poezisë shqipe deri në atë kohë. E re në çdo pikëpamje: ideore, tematike, ritmike, figurative. Një vepër që e çliroi poezinë shqipe nga manierat klasiciste, kurse vargun shqip nga tirania e rimës dhe e metrit. Poezi e dhembjes, e vuajtjes, e mjerimit, e ankthit, e shpresës. Sinteza më e fuqishme poetike e kohës. “Kangë a vaj? Ç’je? Thuejma, zemër kombi!”.
Ylli i zemrës, Lasgush Poradeci
(1937). Libri ndoshta më komplet i poezisë shqipe, i ndërtuar sipas një koncepti që e hasim te poetë si Petrarka, Gileni, Bodleri etj. Libër-himn i bukurisë, i dashurisë, i përjetësisë; festë e fjalës së kulluar shqipe. “Tungjatjeta! tungjatjeta/ Vend o Vend ku çel junapi”.
Lahuta e Malsis, Gjergj Fishta
(1937).- Ep nacional. Enciklopedi e jetës shqiptare. Glorifikon luftën për liri kombëtare dhe virtytet tradicionale. Si fenomen letrar e vonuar e anakronike, por me ndikim të madh në jetën shpirtërore dhe në ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve, veçanërisht jashtë kufijve të Shqipërisë shtetërore.
Psallme Murgu, Asdreni
(1937).- Vepër që e zgjeron regjistrin tematik e stilistik të poezisë shqipe të mbështetur kryesisht në modelet e poezisë popullore. Sjell përvojën e poezisë moderne evropiane. Për herë të parë në letërsinë shqipe trajtohet gjerësisht bota shpirtërore e njeriut të gjendur në vorbullën e paradokseve. Vepër me rimarium të pasur. Një kohë të gjatë e lënë në harresë nga kritika e ideologjizuar.
Net shqiptare, Mitrush Kuteli
(1938).- Ndër veprat e para të prozës moderne shqipe. Shfrytëzon në mënyrë kreative përrallën popullore shqiptare, duke i rivitalizuar strukturat e saj narrative. Vizaton figura e karaktere të gjalla njerëzish, sidomos fshatarësh. Shquhet për bukurinë e rrëfimit, të gjuhës dhe të stilit. Mostër për shumë prozatorë të mëvonshëm.
Lumi i vdekur, Jokov Xoxa
(1965).- Tablo e gjerë e jetës shqiptare. Vepër e shkruar nga një njohës i rrallë i jetës, por edhe i mjeshtërisë krijuese. Sagë e fshatarësisë shqiptare, ku jeta transponohet në totalitetin e saj, pra në mënyrë integrale. Roman që krijon disa nga personazhet më të spikatura të letërsisë shqipe, çfarë janë Vita dhe Adili, që duken si të shkëputur nga realiteti i gjallë jetësor e jo të krijuar në letër. Vepër që sjell në prozën shqipe përvojën e romanit ciklik me prosede tradicional e gjuhë jashtëzakonisht të pasur. Autori i tij është stilist i përkryer.
Kronikë në gur, Ismail Kadare
(1971). Vepra mbase më e mirë e Kadaresë dhe një nga romanet më të mira të letërsisë shqipe. Një sintezësui generis e poezisë, fiksionit dhe mitologjisë. Vepër me strukturë komplekse narrative, atipike si prosede. Një trajtim shumë origjinal i luftës dhe i psikozës kolektive në situata të skajshme ekzistenciale. Perceptimi i botës nga perspektiva e fëmijës zhduk kufijtë mes ëndrrës e realitetit. Roman që sjell një frymë të re në prozën shqipe dhe mjete e teknika të reja shprehëse.
Vdekja më vjen prej syve të tillë, Rexhep Qosja
(1974). Ndonëse autori i kësaj vepre është në radhë të parë historian i letërsisë, fushë në të cilën ka botuar një varg veprash të rëndësishme, megjithatë kjo mbetet vepra e tij me receptim më të gjerë, që i ka kaluar kufijtë gjuhësorë të shqipes. Prozë e tipit kritik, intelektual, pak e kultivuar në letërsinë shqipe, që trajton temën e dhunës së pushtetit mbi individin dhe popullin të cilit i takon ai. Duke vënë në epiqendër një personazh krijues, siç është Xhezairi i Gjikës, autori funksionalizon gjuhën kritike, erudicionin intelektual, parabolat historike etj.
Nga Bibla e heshtjes, Azem Shkreli
1975) – Poezi me një sistem të veçantë mjetesh shprehëse dhe me një filozofi të veçantë krijuese e jetësore. Libër i meditimit poetik mbi raportin e njeriut me historinë, por edhe me veten dhe fjalën e tij. Psalm mbi fatin e fjalëve. Bashkë me Din Mehmetin, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen e të tjerë, autori i kësaj vepre, Azem Shkreli, krijon modernitetin e poezisë shqipe në Kosovë dhe më gjerë.
Pelegrini i vonuar, Dritëro Agolli
(1993). Libri i parë postsocrealist i poetit Dritëro Agolli dhe njëri nga librat më të mirë të tij e të poezisë shqipe në përgjithësi. Libër mbi thyerjet shpirtërore të një brezi, i cili besoi në një utopi dhe pas përmbysjes e ndien veten si pelegrin i humbur në shkretëtirën e iluzioneve të veta. Dhembja dhe trishtimi e ngjyrosin emocionalisht vargun e poetit. Ky libër e rikonfirmon faktin se autori i tij është mjeshtër i rimës dhe aliteracionit; krijues që e zotëron artin e vështirë të të bërit vargje të lehta. /KultPlus.com
Në administratën aktuale amerikane, zyrtarët e vjetër vijnë dhe shkojnë me një frekuencë të tillë, saqë është e vështirë të mbahen mend. Por kur Madeleine Albright u emërua Sekretare e Shtetit nën kohën e presidentit Bill Clinton në viti 1997, ajo rrëzoi një numër konceptesh të vjetra mbi atë që do të thoshte të ishe një “burrë shteti”. Jo më pak për shkak të faktit, që Albright ishte gruaja e parë që merrte këtë post në historinë e Shteteve të Bashkuara.
Inteligjenca, këmbëngulja dhe humanizmi i Albright në trajtimin e çështjeve të politikës së jashtme gjatë mandatit të saj 4-vjeçar, janë tashmë të mirënjohura. Dy dekadat e fundit, ajo mban leksione në universitete, shkruan libra, mbron shtyllat themelore të demokracisë, të drejtat e grave në mbarë botën, dhe në çdo rast na kujton se arti i diplomacies, ka të bëjë me të dëgjuarit por edhe me të folurit.
Libri i saj me kujtime “Ferri dhe destinacione të tjera”, përshkruan të gjitha aktivitetet e saj publike dhe private të 20 viteve të fundit. Albright sot 82-vjeçe, flet në këtë intërvistë mbi jetën si lektore në universitet, parimet e diplomacisë së mirë, problemet e globalizimit dhe teknologjisë, dhe pengun që ka në lidhje me 3 vajzat e saj…
Çfarë ju nxiti ta titulloni librin tuaj të fundit “Ferri dhe destinacione të tjera”?
E kam bërë këtë për 3 arsye. Së pari, gjithçka që duhet të bëni sot është të shihni lajme. Nëse nuk zgjohemi shpejt dhe fillojmë t’i bëjmë gjërat ndryshe, Ferri është pikërisht aty për ku jemi drejtuar. Arsyeja e dytë, ka të bëjë me një thënie që mund ta keni dëgjuar:Në Ferr ka një vend të veçantë për grate, që nuk ndihmojnë njëra-tjetrën. Arsyeja e tretë, është se titulli ideal mund të ishte “Parqet dhe rekreacioni”, por ai është përdorur tashmë.
Ky është libri juaj i shtatë, cili ishte ndryshimi në shkrimin e këtij libri nga të mëparshmit?
Ky është libri i tretë, që përshkruan se si ka qenë jeta ime. Këtë e shkrova e nxitur nga njerëzit që më pyesnin vazimisht mbi atë që po bëja, dhe si arrija ta përballoja ritmin e jetës. Pasi njerëzve, unë u dukem shumë e çuditshme. Sapo zbrita nga avioni në një rast, mbikëqyrësi i fluturimit më pa dhe tha:”A mund të jem i pasjellshëm, dhe t’ju pyes sa vjeçe jeni?”. Unë mendoj se njerëzit presin që unë ta mbyll gojën në këtë pikë!
Njerëzit janë të fiksuar pas kulturës rinore. Ju flisni në libër mbi moshën e tretë. Si e luftoni plakjen?
Unë mendoj se ka gjithnjë klishe, Mosha vetëm një numër, dhe varet nga ajo se si ndihesh dhe çfarë bën. Në rastin e brezit tim – ose të paktën për mua – u desh shumë kohë që të ndihesha e moshuar. Unë kam qenë gjithnjë 10 vjet më e moshuar se të gjithë të tjerët, pasi u martova shumë herët.
Linda fëmijën e parë kur isha 24-vjeçe, dhe m’u desh një kohë e gjatë që të merrja doktoraturën. Unë jam një natyrë e hapur, dhe marr shumë energji nga kontakti me njerëzit. Ndihem më mirë kur bëj gjëra! Por më është dashur një kohë e gjatë të gjej zërin tim, dhe nuk kam ndërmend të hesht pikërisht tani.
Ju shkruani në libër mbi atë që keni mësuar nga të rinjtë. Cila është ajo?
Unë jap mësim në Universitetin e Xhorxhtaunit, dhe shkoj edhe në shumë shkolla të tjera. Dhe ajo që kam mësuar, është se ata janë shumë më tepër të angazhuar në eksplorimin e mundësive, dhe të bërit dallimin nga të tjerët, nga sa ishin shumë nga ne kur ishim më të rinj.
Dhe nuk po e teproj. Mendoj se të rinjtë e sotëm, janë vërtetë më të motivuar. Ata nuk duan të ulin kokën dhe të pranojnë gjërat që u thuhen. Ata debatojnë! Une gëzohem kur studentët në klasën time i sfidojnë argumentat e mira, pasi atëherë mund të kemi një diskutim.
Kjo ndodh ndoshta pasi unë jap mësim marrëdhëniet ndërkombëtare. Por kam kaq shumë studentë që flasin më shumë se sa një gjuhë; shumë janë studentë të huaj, ose të gjeneratës së pare të emigrantëve, dhe shumë prej tyre kanë udhëtuar nëpër botë. Dhe ata nuk janë aspak të heshtur.
Duhet të jetë interesante të shohësh njerëzit teksa përpiqen të gjejnë zërin e tyre…
Unë i nxis ata që ta bëjnë këtë. Por njëkohësisht, dua që ata të respektojnë idetë e të tjerëve. Unë besoj tek diskutimet civile, dhe mendoj se mund të mësosh shumë edhe nga njerëzit që nuk bien dakord me ty.
Në fakt këto kohë na mungon shumë diskutimi civil. Ju keni një karrierë të gjatë, duke u marrë me njerëz me të cilët nuk binit dakord. Si mund t’i bësh njerëzit që ke përballë të ndjejnë se po dëgjohen?
Mendoj se shumë nga këto aftësi, vijnë nga të jetuarit në shumë vende të ndryshme, dhe përpjekja për të kuptuar kulturën ose historinë e një vendi. Sapo jam rikthyer nga Londra, dhe aty qendrova në disa blloqe larg nga lagja ku jetuam si familje gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pastaj mora pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Atje kishte shumë njerëz nga Ballkani, dhe shpenzova shumë kohë mbi problemet që ekzistojnë atje. Në thelb, jeta ime e dikurshme më bëri të dëshiroja të dëgjoja njerëz të tjerë.
Që të jesh një diplomate e mirë, duhet ta vendosësh veten në vendin e të tjerëve. Pjesa më e vështirë, është kur ndodhesh në një dhomë me disa njerëz, që janë aq të prirur të të imponojnë mendimin e tyre, saqë nuk u japin të tjerëve asnjë shans të shtjellojnë opsionet e tyre.
Në raste të tilla, unë u kam thënë pak a shumë kështu: “Kam bërë një rrugë të gjatë deri këtu, dhe që të jem e sinqertë, ju duhet të dëgjoni edhe atë që dëshiron të thotë X”. Nuk ka asnjë mënyrë për të zhvilluar një bisedë të dobishme, nëse të gjithë thjesht përsëritin të njëjtat gjëra, dhe nuk duan të dëgjojnë ato që thonë të tjerët. Ne kemi këtë thënie:”Shih diçka, thuaj diçka”. Dhe unë shtoj “Bëj diçka”. Një nga detyrat e mia, ishte të respektoja pikëpamjet e njerëzve të tjerë, dhe të përpiqesha të kuptoja atë që ata thoshin.
Mendoj se të qënit të hapur dhe kurioz ndaj njerëzve, mund të sjellë shumë telashe. Dhe ne po jetojmë në një kohë kur lajmet, presidenti dhe politika amerikane, po i bën të gjithë të ndjehen sikur janë më të ndarë se kurrë. A mendoni se ne si botë, jemi më pranë apo më larg njëri-tjetrit?
Që të dyja janë të vërteta. Ka anë pozitive por edhe negative në 2 mega-tendencat. Njëra është globalizimi. Sot ne udhëtojmë dhe shohim më shumë sesa dikur, por kjo mund të çojë edhe në një lloj të caktuar pafuqishmërie. Unë mendoj se të gjithë duam të dimë se kush jemi.
E keqja është kur identiteti im e urren identitetin tënd, dhe kur ti thua:”Unë dua të jem vetëm me njerëzit e mi!”. Prirja tjetër e madhe është teknologjia, e cila është shumë e ndërlikuar. Mendja më shkon tek një fermere në Kenia, që tashmë nuk ka më nevojë të ecë shumë kilometra për të paguar faturat e saj.
Ajo mund ta bëjë këtë përmes telefonit të saj, dhe kësisoj ajo ka më shumë kohë për të shpenzuar me familjen e saj, të arsimohet apo të hapë një biznes. Dhe ky është një hap i madh përpara. Negativja është se të gjithë e marrin informacionin në mënyrën e tyre. Ata nuk e dinë se ku e marrin atë, dhe nuk e dinë gjithashtu nëse ai është i vërtetë apo jo. Ndërkohë ekzistojnë dallime të mëdha bazuar në perceptimin e fakteve. Par është një periudhë shumë e komplikuar, në SHBA dhe në botë. Kur përpiqem të jem shumë e drejtpërdrejtë, unë them: “Bota është rrëmujë”. Dhe ky është termi më diplomatik.
Ka një boshllëk të madh në udhëheqje, një gjuhë tejet polemizuese, dhe një qeverisje të bazuar shumë tek frika. Është e vështirë të dëshpërohesh, dhe siç e dimë të gjithë dëshpërimi mund të të paralizojë. Ju keni kaluar shumë administrata të ndryshme. Çfarë ju mban të motivuar dhe të angazhuar?
Unë jam një njeri i punës dhe veprimit. Dhe mendoj se talenti im më i madh është lidhja e nyjeve, pra një gjë të çon në një tjetër. Pasioni im është një demokraci në shkallë të gjerë. Besoj se ne njerëzit jemi të gjithë njëlloj, dhe duam të jemi në gjendje të marrim vendime për jetët tona.
Dhe një nga gjërat që dimë, është se zhvillimi ekonomik dhe politik ecin paralel me njëri-tjetrin. Demokracia duhet të japë frytet e veta, pasi njerëzit duan të votojnë, por edhe të hanë. Pra, duhet të ekzistojë një mënyrë për të kuptuar se si ato gjëra shkojnë së bashku, dhe si sektori privat të përfshihet më shumë në gjetjen e zgjidhjeve për disa nga problemet e tmerrshme që kemi sot.
Ju keni tre vajza…
Po. Dhe gjashtë nipër e mbesa!
Çfarë u ke thënë vajzave të tua teksa i rrisje?
Kur ato po rriteshin, shumë gra të tjera më bënë të ndihesha fajtore. Kjo është pjesë e “vendit të veçantë në Ferr”, pasi ne gratë jemi shumë gjykuese ndaj njëra-tjetrës. Ndaj unë u nervozova nëse isha apo jo një nënë e mirë. Por ajo që më thonë tani vajzat e mia, është se unë u futa në shpirt dëshirën për të punuar fort, dhe për të bërë gjëra që i ndihmojnë të tjerët.
Sot njëra prej tyre është gjyqtare, e dyta drejton një program ndërkombëtar për arsimimin e të rinjve, ndërsa e treta drejton një organizatë për parandalimin e abuzimit me fëmijët. Kështu ato kanë bërë atë që unë u kam këshilluar të bënin.
Ju duhet të jeni kaq krenare. Ëndrra e çdo nëne, është të shohë fëmijët e saj të gjejnë dhe bëjnë atë që kanë realisht pasion…
Unë i pyes herë pas here vajzat nëse kam qenë një nënë e keqe, dhe ato më thonë: Padyshim që jo. Por unë sërish habitem. Mendoj se emri i mesëm i çdo gruaje është “Faj”./ Interview Magazine – Bota.al
Steve Jobs ishte bashkë-themeluesi i Apple (së bashku me Steve Wozniak dhe Ronald Wayne), kryetar i bordit, dhe shef ekzekutiv i Apple-it, shkruan KultPlus.
Përmes Apple-it ai u bë i njohur si një nga pionerët karizmatike te revolucionit në kompjuterët personal dhe për karrierën e tij në fushën e kompjuterit dhe teknologjisë. Jobs gjithashtu ishte bashkëthemelues në Kompanine e Animacionit PIXAR dhe anëtar i bordit drejtues në kompaninë DISNEY. Pas luftës për pushtet me bordin e drejtorëve në vitin 1985, Jobs u largua Apple dhe themeloi kompanine NEXT, platformë kompjuterike e specializuarë në tregjet e arsimit të lartë dhe biznesit.
Ai shërbeu si CEO dhe aksioneri kryesor deri në blerjen e Pixar nga Disney në vitin 2006. Jobs ishte ndër të parët për të parë potencialin komercial të mouse-shtyrë ndërfaqe fotokopje Parc e përdoruesit grafik, që çoi në krijimin e Lisa Apple dhe, një vit më vonë, Macintosh. Ai gjithashtu ka luajtur një rol në futjen e LaserWriter, një nga e para printera lazer gjerësisht në dispozicion, për të tregut.
Jobs ndër të tjera u bë i njohur me thëniet e tij motivuese që ndikuan tek shumë njerëz. Më poshtë, po e sjellim njërën nga to.
“Mos kërko famë, ruaj si thesar familjen dhe duaj miqtë”. /KultPlus.com
“Njerëzit nuk e kuptojnë aq sa duhet ose, thënë ndryshe, nuk janë të vetëdijshëm në masën e duhur që mërzia është vuajtje. Ai që gjëndet i mbyllur në një qeli izolimi, ose edhe ai që për një arsye të çfarëdoshme nuk di çfarë të bëjë me veten e tij, në rast se e ka në vetvete mundësinë të bëjë diçka të gjallë, të prodhojë diçka, të priret kah përsiatja, do ta ndjejë mërzinë si një peshë të rëndë, si një barrë, si një paralizë së cilës nuk ia gjen shkakun.
Mërzia është një nga torturat më të rënda: shumë moderne e që përhapet përherë e më tepër. Individi që i është dorëzuar kësaj torture pa mundur të mbrohet, ndjehet thellësisht i depresuar. Me gjasë, në këtë pikë do të pyesni veten: po përse vallë pjesa më e madhe e njerëzve si ne nuk e kuptojnë se mërzia është një fatkeqësi, një ndëshkim?
Mendoj se përgjigja e kësaj pyetjeje është e thjeshtë: ne sot prodhojmë shumë gjëra që na mundësojnë t’i shmangemi mërzisë. Mund ta shmangim duke gëlltitur qetësues, duke pirë, duke kaluar nga një cocktail te tjetri, duke u grindur me bashkëshorten, duke e lënë veten të zhdaravitet nga mediat, duke u përkushtuar ndaj aktivitetit të dendur seksual, aktivitet i cili shpeshherë lindet si orvatje për të penguar që mërzia të na shfaqet në vetëdije.
Por nuk duhet harruar ndjesia e pakëndshme që përjetojmë shumë herë kur shikojmë një film koti ose kur e dëbojmë mërzinë me një mënyrë të çfarëdoshme: një farë dehjeje e dyfishtë që ndjehet atëherë kur kuptojmë se e gjithë ajo ishte një gjë e mërzitshme, se nuk kemi përdorur kohën, por thjesht e kemi vrarë.
Ky është përnjëmend një tipar i veçantë i kulturës sonë: ne bëjmë gjithçka për të shpëtuar, për të kursyer kohë dhe, kur e kemi shpëtuar apo kursyer këtë kohë, e vrasim sepse nuk dimë çfarë të bëjmë me të.”
Dega e turizmit dhe udhëtimeve është një ndër më fitimprurëset në Turqi. Ky vend është destinacioni më i preferuar turistik për miliona pushues të huaj. Por pandemia e ka paralizuar tani këtë sektor.
Që pas ndalimit të fluturimeve në mars dega e turizmit në Turqi ka pasur humbje të mëdha sipas Entit turk të statistikave (TÜIK). Krahasuar me një vit më parë rënia në prenotimet e hoteleve ka qenë me 55,2 përqind. Ndërkohë që dega e turizmit është për Ankaranë burimi më i rëndësishëm i të ardhurave – pikërisht tani edhe në sfondin e krizës ekonomike që nga vera e vitit 2018.
Duke filluar nga mesi i qershorit do të lejohen fluturimet ndërkombëtare. Ministria e Turizimit e argumenton planin e hapjes me faktin, se Turqia e ka nën kontroll virusin.
Në luftë kundër virusit Turqia, sipas të dhënave të veta, ka pasur sukses: Spitalet ia kanë dalë që ta përballojnë dyndjen e pacientëve, infeksionet e reja janë në rënie që nga fillimi i muajit maj dhe numri i vdekjeve nga virusi është relativisht e ulët krahasuar në nivel ndërkombëtar.
Një program çertifikimi për më shumë siguri
Që sipërmarrjet turistike të rifillojnë nga puna, një komision ekspertësh nën drejtimin e Ministrisë së Turizmit ka përpiluar masat e sigurisë. Pasi pandemia është përballuar, Turqia tani do të marrë një rol paraprijës në degën e turizmit, deklaroi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nuri Ersoy.
Sikurse njoftoi Ministria e Turizmit do të vihet në jetë një “Program i certifikimit për turizëm të shëndetshëm”. Hoteleritë, aeroportet, shoqëritë ajrore, bizneset e gastronomisë dhe strehimit do të verifikohen, nëse i respektojnë standardet e kërkuara për higjienën dhe sigurinë.
“Punonjësit e hoteleve në kuadër të programit të certifikimit do t’u nënshtrohen kontrolleve shëndetësore si dhe testit për CPVID-19”, deklaroi zëdhënësi i Shoqatës së Sipërmarrjeve të Udhëtimit Tur Operatörleri Platformu, Cem Polatoğlu. Një mjek do të jetë 24 orë në dispozicion.
Për të ruajtur distancat e nevojshme mes njerëzve dhe personelit hotelet do të punojnë vetëm me 60 përqind të kapaciteteve që kanë. Restaurantet lejohen të presin vetëm 500 klientë dhe ushqimi do t’u serviret në tryezë. Klientët duhet të shkojnë duke ruajtur distancat në plazhe dhe për çdo dalje në plazh duhet të regjistrohen. Diskotekat dhe baret do të qendrojnë të mbyllura tërësisht, vuri në dukje Polatoglu.
Kryetari i shoqatës së hotelerisë në Turqi, TÜROB, Müberra Eresin, tërhoqi vëmendjen, se ndërkohë hotelet kanë filluar të përgatiten për pritjen e turistëve. Por shoqata megjithatë është skeptike. Fakt është, thotë ai, që po jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme me pak siguri planifikimi. “Shpresojmë që në mes të qershorit të ndërmerren hapat e parë në këtë degë. Por është ende e vështirë të vlerësosh, nëse do të mund ta arrijmë objektivin financiar deri në fund të vitit”. Prioritet ka megjithatë shpëtimi i jetës së njerëzve si dhe i vendeve të punës, thotë Eresin. /KultPlus.com
Edhe 10 tekste mësimore nga Shqipëria janë shtuar në katalogun e teksteve mësimore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Këtë lajm të mirë e bëri publik kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, që tha se këto janë lejuar dhe publikuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik në Serbi, njofton Klan Kosova.
“Edhe dhjetë (10) tekste mësimore nga Republika e Shqipërisë janë në fazën e fundit të aprovimit për të qenë pjesë e katalogut të teksteve mësimore në gjuhën shqipe, të lejuara dhe publikuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik”.
“Lus të gjithë drejtuesit e shkollave fillore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që deri në këtë fund muaj, përmes programit të menaxhimit shkollave “Dositej” të bëjnë përzgjedhjen e këtyre teksteve mësimore”.
“Edhe shqip, edhe nga Shqipëria, edhe më të avancuarat në rajon”.
Arthur Schopenhauer (1788-1860) është ndër filozofët me ndikim të madh në filozofinë perëndimore. Ai njihet më së shumti me veprën e tij të ndarë në katër libra “Bota si vullnet dhe përfaqësim”.
Filozofia e tij është gjithëpërfshirëse dhe e thënë në disa libra dhe ese të tij; duke rrokur çdo temë të mundshme njerëzore. Por tema mbi gratë që trajtohet nga ai, merret si diskutabile për pozicionin negativ që ka ndaj saj. Ky pozicion nuk është i ri në mendimin filozofik. Megjithatë sa i përket Schopenhauerit, ndoshta, mund të ketë një shpjegim se pse radhitet ndër filozofët me hidhnim të shtuar për gratë.
Me faj apo pa faj nëse flasim si moralizues të qëndrimit të tij për gratë, Schopenhauer kishte babanë e sëmur, për të cilin, ai e konsideronte të duhur, që nëna e tij të kujdesej për të. Por kjo gjë nuk u bë, dhe ai bashkëndjeu vuajtjen me babanë dhe dëshpërimin nga mos kokëçarja e nënës për dhimbjet e babait. Gjithashtu, ai, pa nënën e tij tek e thyente shpesh kurorën martesore, që e bëri të besonte se njeriu nuk është nga natyra qenie monogame por përkundrazi.
Gjithashtu Schopenhauer njihet edhe për qëndrimin e tij për dashurinë. Ai thotë që dashuria nuk është diçka personale e një individit ashtu siç e besojmë ne. Tek dashuria ai sheh vullnetin e species që na cyt drejt një lidhje sa më ideale për të nxjerr në pah gjeneratat më të shëndosha. Ai i cili e kupton më kohë se ç’është dashuria do të kuptoj që ajo askënd nuk do ta bëjë të lumtur ngase ajo “mendon” për brezin e ri e jo për individin. Nga argumentet e tij se dashuria është si është, por nuk është aspak në shërbim të lumturisë së individit, atëherë është vetëm një argument që mund ta arsyetoj martesën.
Më në fund, për të mbështetur martesën, mbetet vetëm mendimi se për ne do të kujdesen gjatë pleqërisë e kur do të jemi të sëmurë, si dhe do të kemi vatrën tonë.
Por duke rikujtuar përvojën e prindërve të tij ai edhe këtë argument e konsideron të rremë duke pyetur, se mos nëna ime u kujdes për babanë kur ai kishte nevojën? Andaj kjo mund të jetë një prej arsyeve më të forta që e solli në këtë qëndrim kaq negativ për gratë:
“I njoh gratë.
E quajnë martesën si një institut asistence.
Im atë, i mjerë dhe i sëmurë, i mbërthyer në karrike nga paraliza, do të kish përfunduar i braktisur, në qoftë se për të nuk do të ishte përkujdesur me dhembshuri një shërbëtor plak.
Zonja, nëna ime, jepte pritje ndërsa ai po shuhej dalëngadalë në vetmi; dhe dëfrehej kur ai hiqte nga dhimbjet e papërshkrueshme. Kjo është dashuria e grave.”
Një plak po rrinte para kasolles së vet në bregun e një liqeni dhe po filozofonte mbi jetën, kur pa një bretkosë në breg. E kapi këtë bretkosë, e solli në kasolle dhe e futi në një tenxhere me ujë që valonte. Bretkosa kërceu e tmerruar nga tenxherja, u hodh jashtë kasolles dhe u zhduk nëpër shkurre. Një ditë tjetër plaku po rrinte sërish para kasolles së vet dhe mendonte mbi jetën. Iu kujtua bretkosa, e cila me siguri ishte djegur keq, por i kishte shpëtuar situatës me kurajë, për të vazhduar jetën. Në këtë moment burri pikasi përsëri një bretkosë në breg. E zuri dhe e mori me vete në kasolle. Meqë këtë herë nuk kishte gati ujë që valonte, e vuri bretkosën në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe e vendosi mbi sobë. Pastaj ndezi zjarrin. Me çudi plaku vuri re se bretkosa në tenxhere rrinte e qetë. Uji nxehej gjithnjë e më shumë, derisa filloi të valonte. Mirëpo bretkosa rrinte e qetë edhe në ujin e nxehtë dhe nuk bënte përpjekje për t’i shpëtuar situatës kërcënuese. Plaku u gëzua për darkën e papritur dhe vazhdoi të filozofonte mbi jetën, duke rrufitur me shije supën e tij të bretkosës.
Në këtë artikull nuk gjenden të dhëna burimesh, por shumë fjalë kyçe. Kush kërkon, do të gjejë gjithçka në internet. Është e rëndësishme që secili të bëjë vetë kërkime dhe të formojë mendimin e vet. Një këshillë për ata që duan të bëjnë kërkime: ndiqe gjurmën e parasë dhe shmangiu mediave mainstream dhe platformave mainstream si p. sh. Wikipedia. Mbi veten time si njeri: unë shkruaj në koshiencën e Hyjnores së pafundme dhe të Shpirtit të pavdekshëm si dhe në koshiencën e rizgjimit hapësinor-kohor në botën materiale, kështu që unë shpresoj gjithmonë më të mirën, sepse di për të mirën e përjetshme, dhe pres gjithnjë më të keqen, sepse di për të keqen kalimtare. Politikisht nuk qëndroj as majtas as djathtas, por tek njeriu dhe njerëzia. Unë nuk e vlerësoj më fare sistemin e korruptuar të partive, por derisa ka ende parti, do të votoj gjithmonë për të keqen më të vogël aktuale, sipas mendimit tim. Ata që nuk lejojnë më të përçahen nga marionetat e fuqive të fshehta, do të kuptojnë për se po e kam fjalën. Gjithë të tjerët që janë ende viktima të paditura të shpëlarjes së përditshme të trurit gjatë gjithë jetës nëpërmjet shkollimit dhe mediave të kontrolluara nga shteti, do të më shajnë – gjithnjë sipas botëkuptimit të tyre ideologjik – ose si “të majtë” ose si “të djathtë”.
Në fillim të vitit 2019 kisha filluar me kumtesat e mia në YouTube mbi Jogën Integrale të Sri Aurobindo-s dhe të Nënës (Mirra Alfassa), kur diçka më ndaloi të vazhdoja. Si mund të flisja me kompetencë mbi realitetin e përgjithshëm të botëve më të larta dhe më të brendshme, pa pasur një ide mbi ngjarjet konkrete në botën e jashtme dhe mbi forcat që fshihen pas tyre? Ekzistenca e së mirës dhe së keqes ishte e qartë për mua, por nuk kisha asnjë ide se kush ishin të mirët dhe kush të këqijtë. Në mars 2019 unë kisha ende besim tek demokracia, ndarja republikane e pushteteve dhe sistemi i partive, sepse u përkisja ende “deleve në gjumë”. Një vit më vonë, në mars 2020, më në fund kuptova se në të vërtetë nuk shtrohej çështja cilën parti të votojmë, por për heqjen e të gjitha partive, për të mundësuar pushtetin direkt të popullit, të paktën në teori. Ngaqë për një pushtet direkt të popullit mund të flitet vetëm në rastin e qytetarëve madhorë, të cilët janë çliruar nga shpëlarja e trurit që nga djepi gjer në vig në një demokraci të simuluar. Unë mësova gjithashtu më në fund se ata, të cilët prezantoheshin nga mediat mainstream si të këqijtë, ishin në të vërtetë të mirët, dhe anasjelltas. Është e qartë se askush nuk është vetëm i mirë ose i keq. Ne bartim të dyja tendencat brenda nesh. Por me kalimin e kohës bëhet e dukshme se cilët njerëz ndjekin cilën nga të dyja tendencat.
Kështu fillova të informohesha përtej mediave mainstream dhe njëra më çonte tek tjetra, derisa përfundova shpejt tek lloj-lloj të ashtuquajturash “teori të konspiracionit”, të cilat quanin gjithçka të mundur, p. sh. një agjendë satanike të një rendi të ri botëror, jashtëtokësorë, udhëtime në kohë etj.. Më në fund u bëra i vetëdijshëm se kishte dy pozicione ekstreme të papajtueshme: nga njëra anë refuzimi i përgjithshëm i teorive të konspiracionit, dhe nga ana tjetër pranimi i përgjithshëm i konspiracioneve gjithnjë e gjithkund. E pyeta veten: A qëndron e vërteta diku në mes apo nuk mund të ketë kompromis lidhur me një temë aq kontroverse? Në qoftë se vetëm njëri nga të dyja ekstremet është i vërtetë – atëherë: cili? Në qoftë se teoritë e konspiracionit dalin si të vërteta: Njerëzit, a do t’i kuptojnë dhe a do të mund t’i durojnë ato?
Kritika kryesore ndaj teorive të konspiracionit – një nocion i krijuar nga CIA – është se ato shpjegojnë rrethana komplekse dhe të ndërlikuara nëpërmjet teorive thjeshtëzuese. E pyes veten: Pse e vërteta duhet të jetë e ndërlikuar? Ajo mund të jetë edhe e thjeshtë. Duke marrë parasysh një përqendrim të tillë të pamasë të pushtetit gjatë shekujve ose madje mijëvjeçarëve – pse nuk mund të ketë një konspiracion botëror? Në qoftë se mund të ketë një të tillë, atëherë duhet të merremi me të, sepse në fund të fundit bëhet fjalë për fatin tonë të përbashkët. Dua të përcjell këtu një citat, i cili besohet të jetë nga Bertold Brecht-i: “Çmenduria bëhet e padukshme, kur ajo ka marrë përmasa mjaft të mëdha”. Me këtë shkon gjithashtu thënia: “Një gënjeshtër, e cila përsëritet mjaft shpesh, dikur bëhet e vërtetë”. A është ky shpjegimi për faktin se shpëlarja e trurit të masës është kaq e suksesshme saqë të ashtuquajturëve “konspiracionistë” nuk u besohet qysh prej fillimit? Aktualisht pyetja e madhe e fatit të njerëzimit është: A ka një agjendë të fshehtë të elitave? Në qoftë se po: A ka vetëm një apo disa, të cilat konkurrojnë me njëra-tjetrën? A nuk është i vendosur që prej kohësh Rendi i Ri Botëror? A do të vazhdojë Rendi i Ri Botëror i vjetër i një skllavërimi të pashpirt apo do të ketë së shpejti një Rend të Ri Botëror të ri të një lirie shpirtplotë?
Kemi të bëjmë me një luftë informacioni, në të cilën na prezantohen disa narrativa. Çdo narrativë ka nënnarrativa, të cilat dallohen në detaje nga njëra-tjetra. Ndërkohë njohim pesë narrativa:
Së pari: Narrativa mainstream se qeveria kujdeset për të mirën e popullit dhe na tregon gjithmonë të vërtetën nëpërmjet mediave mainstream, p. sh. në kohën e krizës së koronavirusit;
Së dyti: Narrativa e Rendit të Ri Botëror Satanik të vjetër, në të cilin popullsia botërore skllavërohet dhe reduktohet, p. sh. nëpërmjet koronavirusit, të menduar fillimisht si vdekjeprurës, por pastaj të zbutur nga ndërhyrja e forcave të mira, i cili duhet të shërbejë tani si kal i Trojës për heqjen e të drejtave themelore, ose nëpërmjet një arme biologjike, e cila kamuflohet si një vaksinim i detyrueshëm;
Së treti: Narrativa e Rendit të Ri Botëror Satanik të ri, në të cilin krokodili i vjetër (tri Romat, US-demokratët, Obama, Clinton, Merkel, globalizmi, fashizmi i majtë) zëvendësohet nga krokodili i ri më i madh dhe më i fortë (QAnon, Trump, Putin, Xi, Pushteti Tripolar, nacionalizmi, fashizmi i djathtë);
Së katërti: Narrativa e Rendit të Ri Botëror Spiritual, të mundësuar nga elita e pushtetit shpirtërisht e zgjuar rreth QAnon-it, Trump-it, Putin-it, Xi-ut, Fuqisë Tripolare, e cila po e shfuqizon shtetin e thellë satanik në gjithë botën, në të cilin individi, familja dhe kombi mund të shpalosen në liri, harmoni dhe paqe (p. sh. me energji të lirë, mjekësi të re etj.), duke ekzistuar ende rreziku i kthimit prapa në egoizëm dhe i rikthimit të së keqes, për sa kohë natyra njerëzore nuk është shndërruar parimisht në një hyjnore;
Së pesti: Narrativa e Manifestimit Supramental dhe e Jetës Hyjnore në Tokë, të mundësuara nga Avatari Kalki Dy-Një Sri Aurobindo dhe Nëna (Mirra Alfassa), në të cilën nuk ka më mundësi për të keqen, zhvilllimi bëhet nga një e vërtetë në një të vërtetë më të lartë dhe nga një përsosuri në një përsosuri më të madhe si dhe pavdekshmëria e trupit është një fakt, duke njohur kohën e këtij realizimi, pra të ashtuquajturën “Orë të Perëndisë”, vetëm Hyjnorja vetë.
Mund të ndodhë që së pari do të çajë një narrativë, para se të realizohet një tjetër. Unë për vete di, se tek cila nga këto pesë narrativa kam besim të plotë.
Gjendja në gjithë botën po bëhet gjithnjë e më serioze. Në qoftë se vazhdojmë të mbyllim sytë, atëherë ne luajmë lojën e elitës së pushtetit, e cila si pakicë absolute sundon në mënyrë perfide dhe manipuluese mbi popullin, shumicën absolute. Na kanë futur tashmë në thes, por ai nuk është i mbyllur ende. Ne mund të dalim ende dhe të vendosim vetë për fatin tonë. Por ne duhet të zgjohemi shpejt dhe të bashkohemi. Ne jemi shumica. Nuk duhet t’i lejojmë më elitës së pushtetit të na përçajë në majtas dhe djathtas, ndërsa ajo – gjithnjë sipas interesave të saj aktualë – të financiojë dhe përkrahë një herë njërën palë dhe një herë palën tjetër. Këtë e ka bërë në të gjitha luftërat e mëdha në të kaluarën. Vetëm një shembull: Kush e ka financuar ngritjen e Adolf Hitler-it dhe e ka luftuar atë në fund? Ne duhet t’i quajmë gjërat dhe aktorët me emrin e tyre dhe t’i zbulojmë pa mëshirë të gjitha gënjeshtrat, me të cilat na kanë budallallepsur. Çfarë duam ne për fëmijët tanë? Liri apo skllavërim? Kjo elitë e pushtetit dhe e financës, e cila ka bashkuar në një agjendë të fshehtë dhjetravjeçare ose madje shekullore financat, ushtrinë, industrinë, shkencën, arsimin dhe mediat në një kompleks gjigant, ka prej kohësh mjetet, për të na vënë pa mëshirë nën zgjedhë, më pak me të keq – kjo do të ishte humbje energjie –, por më shumë me të mirë, kështu që shumica prej nesh nuk e vënë re aspak se janë bërë skllevër të pavullnet të sistemit të vendosur sipas dëshirës së elitës së pushtetit. Ne jetojmë që prej disa vjetësh ose madje dekadash në një demokraci të rreme dhe në një liri të rreme. George Orwell dhe Aldous Huxley na bëjnë të fala.
A nuk vihemi shpesh në jetë para dilemës të shtiremi për t’iu përshtatur mainstream-it për shkak të interesit të lindur nga lufta për ekzistencë, apo të mbetemi vetvetja për hir të detyrimit ndaj vërtetësisë së brendshme? Vendimi për kërkimin e së vërtetës në kohën tonë do të thotë dërrmimi midis mokrave të lakmisë së pangopshme për fitim të të paktëve dhe të shfrytëzimit të pamëshirshëm të të shumtëve ose lufta donkishoteske me mullinjtë e erës të frymës së pashpirt të kohës, e cila po shitet tek kapitalizmi i koncerneve, neosocializmi ose ekofashizmi, dhe e cila, në sulmin e saj kundër individit, familjes ose kombit, synon gjithnjë e më shumë një diktaturë totalitare botërore. Një rrezik i tillë është më i madh sesa asnjëherë më parë në historinë e njerëzimit, sepse mjetet për realizim nuk kanë qenë asnjëherë më parë aq të shumta dhe aq efektive sa sot. Kur mendoj për mundësitë e inteligjencës artificiale, e internetit të gjërave, e realitetit virtual dhe të përzier (angl. Virtual and Mixed Reality), e transhumanizmit (angl. transhumanism), e kontrollit të mendjes dhe koshiencës (angl. MKULTRA, monarch mind control), e 5G-së, Social Engineering-ut, Genetic Engineering-ut, Bio Engineering, Geo Engineering-ut, e survejimit total, Thinktank-eve dhe lozhave, satanizmit me ritualet e tija të flijimit të fëmijëve etj. dhe për bashkimin e mundshëm të të gjitha këtyre fijeve në shërbim të një agjende të fshehtë, atëherë më çohet brenda vetes tmerri i vërtetë, të cilin mund ta ndalojë vetëm koshienca ime për Hyjnoren dhe Shpirtin.
Kush e kupton lojën satanike, e cila bëhet në kurrizin tonë, dhe guxon të ngrejë zërin në publik, denigrohet, përjashtohet, i mbyllet goja dhe në rastin ekstrem burgoset dhe torturohet. Përsëri njeriu ka frikë të thotë mendimin e vet, të përgjigjet për të vërtetën. E pyes lexuesin: Kur ti sheh se fëmija yt i dashuruar, burri yt i dashuruar, gruaja jote e dashuruar, të afërmit e tu të dashuruar dhe shokët e tu/shoqet e tua të dashuruar(a) flejnë në errësirë – çfarë do të bësh? T’i lësh të vazhdojnë të flejnë në errësirën e padijes? T’i zgjosh në dritën e dijes, në të cilën ti jeton tashmë vetë? Që para disa muajsh, kur kam parë, se në cilin drejtim të rrezikshëm po zhvillohet bota, kam vendosur të bëj punë sqaruese në kuadrin e mundësive të mia modeste.
Megjithatë, disa nuk reagojnë në mënyrë të këndshme, kur dikush u prish gjumin e shtrenjtë. Po paguaj – si gjithë të tjerët në situatën time – një çmim për punën time sqaruese: Duhet të duroj sulmet nga të afërmit, shokët, kolegët e punës dhe të njohurit, të cilët ende nuk janë të gatshëm të hapin sytë dhe të ballafaqohen me të vërtetën lakuriq. Prandaj më quajnë të gjithëditur, idiot, konspiracionist ose nazist ose të gjitha bashkë. Bile njerëz, për të cilët kisha menduar gjithmonë se më donin ose më çmonin ose ishin shokët e mi, ose më kanë kundërshtuar haptazi, duke më sulmuar pjesërisht në mënyrë shumë të ashpër, ose thjesht më kanë kthyer shpinën në heshtje, duke ndërprerë marrëdhëniet me mua. Këtu më kujtohen vetëm këto fjalë të urta: “Shoku i mirë në ditë të vështira” dhe “Tani ndahet shapi nga sheqeri”. Kush më mbron tani, sidomos kur ai ka një mendim ndryshe nga unë, më është vërtet afër si shok dhe i afërm në zemër. Gjithë të tjerët nuk më mungojnë. Secili në rrugën e vet.
Nuk është absolutisht problem për mua të quhem deri në fund të jetës sime idiot, konspiracionist etj, derisa të dalin të gjitha teoritë e konspiracionit si të gabuara dhe të ketë një fund të mirë për ne të gjithë. Por zhvillimi i muajve të fundit tregon gjithnjë e më shumë se këto teori të konspiracionit kanë shumë të ngjarë të jenë të vërteta. Ndërkohë disa nga këto kanë dalë tashmë si të vërteta. Unë guxoj të parathem se me kalimin e kohës së ardhshme – muaj, vite, nuk e di se sa do të zgjasë – edhe shumica e teorive të tjera të konspiracionit do të dalin të vërteta.
Është shumë më keq sesa mund ta imagjinojmë. Marionetat qeveritare të shtetit të thellë në çdo vend po demaskohen vetë, duke vazhduar të ndjekin agjendën e Rendit të Ri Botëror të Bill Gates, George Soros, Bilderberg, Fabian Society, Skull & Bones, të iluminatëve dhe masonëve, të Rockefeller-ve dhe Rothschild-ëve në formën e vaksinimit dhe të çipimit me detyrim, 5G-së, heqjes së parasë në dorë, shpronësimit, shkatërrimit të shtresës së mesme, gënjeshtrës së ndryshimit të klimës të bërë nga njeriu, shkëmbimit të popullsisë, globalizmit, sulmit ndaj individit, familjes dhe kombit etj., megjithëse qendrat e pushtetit satanik Vatikani dhe Urdhri i Jezuitëve, City of London dhe Washington D.C. – Roma e Parë, Roma e Dytë dhe Roma e Tretë – janë shfuqizuar tashmë nga Trump-i, Putin-i dhe Xi-u, gjë, të cilën e kanë vënë re vetëm ata që ndjekin zhvillimin me vëmendje.
Mirëpo lajmi i mirë është se në fund do të fitojë e mira, sepse fitorja e së mirës është një punë e vendosur nga niveli më i lartë hyjnor. Por kjo nuk do të thotë se ne duhet të rrimë me duar në prehër. Në qoftë se secili nga ne nuk kontribuon diçka në këtë fitore, atëherë ai në fund do të mbahet ndër humbësit. Tani bëhet fjalë që secili prej nesh të shikojë në brendësinë e vet dhe të gjejë paqen në vetvete, të cilën e dëshiron për njerëzimin dhe botën. Së pari vjen e brendshmja dhe më pas e jashtmja, sepse jashtë mund të shfaqet vetëm ajo që gjendet brenda.
Para se të bëhet vërtet mirë, do të bëhet, si duket, edhe një herë shumë keq. Lufta e Tretë Botërore në formën e një lufte hibride të shtetit të thellë kundër gjithë njerëzimit ka filluar që prej kohësh, prej dekadash, shekujsh ose mijëvjeçarësh. Patriotët rreth Q-së, Trump-it, Putin-it dhe Xi-ut, Fuqisë së re Tripolare, të cilët i vijnë njerëzimit në ndihmë, janë duke e mundur shtetin e thellë në të gjitha vendet e botës, më shumë nën tokë për çlirimin e qindramijëra fëmijëve nga bazat e nëndheshme, më së shumti ushtarake – disa fjalë kyçe: pedofili, Adrenochrom, rituale satanike të flijimit të fëmijëve –, kështu që ne pothuajse nuk vëmë re asgjë. Mediat mainstream të paguara dhe të drejtuara nga shteti i thellë, detyra kryesore e të cilave qëndron në përçarjen e popullit në majtas dhe djathtas, bardhë dhe zi, burrë e grua etj., sigurisht që nuk raportojnë mbi këtë ose e denigrojnë si teori konspirative.
Tani e ka radhën Gjermania. Fati i kombit gjerman është me rëndësi më të madhe për Evropën dhe gjithë botën. Vetëm pasi të jetë rregulluar përfundimisht çështja gjermane, dhe pikërisht në kuptimin e një traktati paqeje të fuqive aleate Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Britania e Madhe me Perandorinë Gjermane të rivendosur të vitit 1914, mund të ketë një paqe botërore të vërtetë, të qëndrueshme dhe të garantuar nga Fuqia Tripolare. Pas zgjidhjes së çështjes gjermane mund të zgjidhen gjithashtu të gjitha çështjet e tjera kombëtare të hapura si çështja kurde ose çështja shqiptare me ndërmjetësimin e Trump-it, Putin-it dhe Xi-ut.
Ka ardhur koha për secilin prej nesh të informohemi përtej mediave mainstream në mënyrë alternative mbi të gjitha temat e rëndësishme, të mendojmë vetë, të mbajmë qëndrim dhe t’i qëndrojmë mendimit tonë. P. sh. mund të mendohemi për pyetjen pse politikanët, para se të kandidojnë dhe të zgjidhen për postet më të larta shtetërore, ftohen në takimet e fshehta të Bilderberg-ut. Ne mund të mendohemi gjithashtu një herë për domethënien e nocionit “opozitë e kontrolluar”, për kuptimin e demokracisë partiake ose për qëllimin e mirëfilltë të censurës në mediat mainstream dhe mediat sociale.
Përveç kësaj mund të pyesim pse numërohen të gjitha rastet e vdekjes, pra edhe ato, të cilat nuk kanë vdekur nga, por me koronavirusin, dhe pse përhapin qeveritë e gati të gjitha shteteve dhe mediat mainstream frikë dhe panik në popullsi, kur mortaliteti i përgjithshëm nuk është më i lartë sesa në vitet më parë. Se të moshuarit me parasëmundje vdesin nga një valë gripi dihet, apo jo? A nuk dihet gjithashtu se “normaliteti i ri”, i cili po na shitet në mënyrë diabolike dhe karakterizohet nga frika, detyrimi i mbajtjes së maskës, „social distancing“, izolimi me anë të karantinës dhe ndarja e dhunshme e fëmijve nga prindërit, e urdhëruar nga një WHO (Organizata Botërore e Shëndetësisë), e cila i nënshtrohet Bill Gates-it dhe industrisë farmaceutike, po na privon nga të drejtat tona njerëzore si dhe dobëson sistemin imunitar dhe mund të vrasë njerëz? A mund të jetë kriza e koronavirusit vetëm një mashtrim gjigant botëror? Nëse po, atëherë pse?
Tani kërkohen burra trima dhe gra trime, më shumë sesa asnjë herë më parë, sepse bëhet fjalë për asgjë më pak sesa për lirinë dhe ekzistencën e secilit prej nesh, e njeriut, familjes dhe kombit. Gjermanët po na tregojnë se si bëhet, sepse ata janë në rrezik shumë të madh. Austriakë dhe shqiptarë, ndiqeni shembullin e tyre, ngrihuni dhe dilni paqësisht për “shëtitje” të paparalajmëruar në rrugë, mundësisht njëkohësisht në shumë vende, me thënien e Thomas Jefferson-it në zemër: “Aty ku populli e ka frikë qeverinë, sundon tirania. Aty ku qeveria e ka frikë popullin, sundon liria.”! /KultPlus.com
Emma Goldman lindi më 27 qershor të vitit 1869 dhe vdiq më 14 maj të vitit1940. Goldman ishte një anarkiste e njohur për aktivizmin e saj politik, me shkrime dhe fjalime, shkruan KultPlus.
Ajo luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e filozofisë politike anarkiste në Amerikën e Veriut dhe Evropë në gjysmën e parë të shekullit të 20. Lindur në Kovno, Perandoria Ruse (sot Kaunas, Lituani), Goldman emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1885.
E tërhequr nga anarkizmi pas aferës Haymarket, Goldman u bë një shkrimtare dhe një lektore e njohur në filozofinë anarkiste, të drejtat e grave, dhe çështjet sociale, duke tërhequr mijëra turma. /KultPlus.com
“Opera me pizhama” prezanton sonte mbrëma një grupim të ri iniciativash të disa prej solistëve dhe instrumentistëve të TKOB-së, një tjetër performancë shpirti.
“Performance Soul”, prej perëndimit të diellit të Leonard Dedës e Zef Lekajt, te këngët e rinisë së Agim Krajkës e Zhuljana Jorganxhisë; nga vitet 1900 me “Intermezzo”-n e Manuel Ponce, tek jazz-i i viteve ‘30 me “Dream a little dream of me” (më shumë se 60 versione në të gjithë botën) apo tek paso doble e operas me tre akte “El gato montes” (Macja e egër).
Izolimi në shtëpi dhe iniciativat artistike nga shtëpia, kanë nxitur instrumentistët të gjejnë, krijojnë dhe interpretojnë në mënyrë të veçantë dhe alternative, ndryshe nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku publiku është mësuar gjithmonë t’i identifikojë me muzikën klasike.
“Performance Soul”, sonte mbrëma, ora 20:30, në kanalin e TKOB-së në youtube dhe livestream në faqen e TKOB-së në facebook. /KultPlus.com
Ndonëse mësimi në distancë për shkak të përhapjes së pandemisë ende është duke vazhduar, ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami thotë se ashtu siç do mbahet testi i maturës, do të mbahet edhe testi i arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta.
Bajrami në një intervistë për KosovaPress, derisa e konsideron të suksesshëm projektin për mësimin në distancë, thotë se ky vit shkollor do të shtyhet për ditët e humbura për shkak të mbylljes së shkollave për arsye të masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.
“Brenda kësaj jave ose gjatë javës tjetër do të merret vendim edhe për testin e arritshmërisë. Neve na duhet një vlerësim formal nga ekspertë dhe zyrtarë të Ministria e Arsimit për të parë se testi a duhet të mbahet ne vlerësime të tilla nuk kemi. […] Testi i arritshmërisë para se gjithash e bënë njëfarëlloj orientimi të nxënësve nëpër shkolla sepse pikërisht në bazë të arritjes që ata kanë orientohen mandej nëpër shkolla të ndryshme, qoftë te gjimnazet sepse ju e dini që shikohen pikët e arritjes nëpër lëndë të ndryshme dhe varësisht prej asaj mund të regjistrohet nxënësi diku. Kështu që është i nevojshëm të mbahet”.
“Ne do bëjmë përpjekje që brenda javës t’i njoftojmë nxënësit dhe besoj që testi do të mbahet nuk ka vendim që ky test të mos zhvillohet këtë vit. Ndërsa, për vitet e tjera MASHT do bëjë vlerësim për të gjitha testet për të parë që me të vërtetë këto teste a kanë vlerë të shtuar në proces të sistemit arsimor”, theksoi ajo, transmeton Klan Kosova.
Ishte një herë një princ që nuk kishte gjetur ende grua.
I ati i shqetësuar i thotë: ”Kur të vdes, do jesh ti Mbreti…por vetëm nëse je i martuar. Kështu thotë ligji, prandaj gjej grua biri im!”
Princi ndoqi këshillën e një burri të mençur dhe vendosi të mbledhë të gjitha vajzat e mbretërisë së tij. “Ajo më e denja do të më hyjë në zemër dhe do të jetë gruaja ime“, – përsëriste princi me vete.
Mbërritën në pallat vajzat më të bukura, veshur me fustane te shtrenjta.
Mes tyre ishte dhe vajza e një prej shërbëtorëve të mbretit. Quhej Kaori dhe nuk ishte as e bukur dhe as e pasur. E ëma ishte munduar ta mbante më kot në shtëpi:
”Mos shko! Princi as sytë nuk do të ti hedhë, nuk mund të krahasohesh me të tjerat”. Por Kaori ishte e vendosur. “Do të shkoj në pallat nënë! E di që nuk do më zgjedhë, por të paktën do të kem kenaqësinë ta shoh princin nga afër.”
Princi doli përpara vajzave të mbledhura dhe tha: “Ju uroj mirëseardhjen të gjithave. Secilës nga ju do t’i jap një farë luleje dhe ajo që pas 6 muajsh do më sjellë lulen më të bukur do të bëhet gruaja ime, mbretëresha e ardhshme“.
Kaori mori farën e saj dhe sapo u kthye në shtëpi e mbolli në një vazo të madhe balte. Çdo ditë e ujiste, e ruante nga të ftohtët, nga lagështia, nga rrezet e forta të diellit. E ëma kur e shihte tek kujdesej aq shumë mendonte:”Princi duhet të martohet me ty, vetëm për gjithë këtë dashuri dhe përkushtim që dhuron ”.
Kaloi një muaj dhe në vazo nuk kishte dalë as edhe një filiz. Asnjë! Kaori pyeti kopshtarë të vjetër, zbatoi keshillat e tyre por jo… asgjë nuk mbiu. Edhe pas 6 muajsh fara nuk kishte çelur. Asgjë! As edhe një gjethëz.
Kur mbërriti dita e takimit, Kaori gjithsesi vendosi t’ja çonte vazon Princit në shenjë të dashurisë dhe përkujdesjes. ”Bija ime, mos shko!”- i persëriste e ëma që pa gdhirë. Çfarë mendon se do të thotë princi kur ta shohë vazon bosh?”
Pasi mbërritën në pallat Kaori u vu në rradhë me qindra vajza të tjera që mbanin në duar lule të mrekullueshme me aromë dehëse. Princi shihte me admirim çdo lule që kalonte para tij. Kur ju shfaq përpara Kaori, princi, gërmoi me kujdes baltën në vazo. Pas saj kaluan vajza të tjera, të gjitha shumë krenare për lulet e tyre te bukura.
Në fund princi u ngrit nga froni dhe shpalli vendimin e tij: “Gruaja ime do të bëhet vajza që mban në dorë vazon prej balte ku nuk ka mbirë asnjë lule”. Vajzat reaguan të habitura: “Uaa, si kështu? Nuk është e drejtë! Çfarë vendimi është ky ?”
Princi me një levizje të dorës ju bëri shenjë të pushojnë dhe shpjegoi: “Kjo grua është e vetmja që ka ditur të rrisë lulen e ndershmerise. Është e denjë të bëhet mbretëreshë. Farat që ju dhashë ishin pa jetë, sterile dhe nuk do kishte çelur kurrë asgjë prej tyre”.
Kaori dhe Princi u martuan ditën e parë të pranverës… /shkollaesuksesit/ KultPlus.com
Prorektori për mësim dhe çështje për studentë në Universitetin e Prishtinës, Hysen Bytyqi tha se nuk kanë pasur ndonjë vendim nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket mbajtjes së provimeve të afatit të qershorit në njësitë akademike.
Bytyqi tha për Gazetën Express se UP’ja gjithsesi do të preferonte që të zbatohej faza e tretë e cila fillon nga 1 qershori, e paraparë në masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, ku edhe parashihet që të mbahen provimet në Arsimin e Lartë.
Për shkak të pandemisë Covid-19, në Universitetin e Prishtinës është pezulluar procesi mësimor dhe provimet për afatin e jashtëzakonshëm të muajit prill nuk janë mbajtur.
Por për afatin e qershorit, po planifikohet që provimet të mbahen në formë online nëse stafi akademik dhe studentët nuk do të mund të kthehen në njësitë përkatëse akademike.
Prorektori i UP’së, Hysen Bytyqi tha se deri më tani nuk kanë diçka konkrete nga MSH’ja sa i përket mbajtjes së provimeve për afatin e rregullt të qershorit dhe po presin që të zbatohet faza e tretë e masave të vendosura nga MSH’ja
“E para e punës është se nuk kemi diçka konkrete prej Minsitrisë së Shëndetësisë, por faza e tretë që fillon me datë 1 qershor, ku parashihen që mund të mbahen provimet, por se a do të ndodhë kjo apo jo, me siguri do të ketë vendim qeveritar për këtë”, ka thënë Bytyqi.
Ai u shpreh se Universiteti “Hasan Prishtina” do të preferonte variantin e parë që stafi akademik dhe studentët të mbajnë provimet në njësitë akademike.
“UP’ja do ta preferonte variantin e parë që ne të kthehemi në njësitë akademike tona dhe provimet të mbahen në mënyrë fizike kjo është e dëshirueshme nga studentët dhe nga ne”, tha ai për Express.
Tutje, Bytyqi shtoi se nëse afati i qershorit nuk do të jetë e mundur të organizohet në objektet akademike atëherë provimet do të organizohen në formë digjitale.
“Nëse kjo nuk do të na mundësohet nga MSH’ja atëherë provimet e qershorit do të mbahen online dhe karshi situatës UP’ja edhe do të organizoj mbajtjen e provimeve, por ne patjetër duhet të startojmë në formën online”, shtoi ai.
Ai tha se sipas rregullores së UP’së provimet e afatit të qershorit fillojnë më 1 qershor dhe mbarojnë me 30 qershor, por për shkak të pandemisë, kjo do të shtyhet deri më 20 korrik.
“Provimet fillojnë prej 1 qershorit sipas rregullores, por për shkak të pandemisë ne këtë herë kemi lënë fleksibilitet tek njësitë akademike, disa prej tyre në pjesën e parë të qershorit do të mbajnë disa provime të praktikës dhe atyre laboratorike. Por provimet duhet të përfundojnë deri më 20 korrik”, tha Bytyqi.
Vendimet e reja të Ministrisë së Shëndetësisë të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 4 maj 2020, parashihen të zhvillohen në tri faza.
Faza e parë nga data 4 maj deri më 18 maj, faza e dytë nga data 18 maj deri më 1 qershor.
Ndërkaq faza e tretë fillon data 1 qershor, ku mes tjerave parashihen të mbahen edhe provimet në arsimin e lartë konform rregullave të vendosura me protokollin epidemiologjik.
Shefi i Kabinetit të Ministres në detyrë të Arsimit, Hykmete Bajrami, Lulzim Krasniqi i tha Gazetës Express se UP’ja ka autonomi të plotë sa i përket çështjes së mbajtjes së afatit të qershorit në njësitë akademike apo në formatin online, dhe se MASHT’i nuk interferon në këtë./ KultPlus.com
Koha është të duhemi, të kesh besim në mua kur të them: Trime, të kem besim në ty kur më thua: Trim. Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite, shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt, një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.
E nën një kulm banonim, nga frëngjia me ditë më peshove, me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës, se mos do të takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari! Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ, kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh, i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme. Në fund të livadhit të kositur a po sheh: ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë. Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës, do ta ndez llambën në kullë, do ta hedh farën në tokën e re. Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve e të rënat të forta i kishe. Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete. Koha është të duhemi. /KultPlus.com
Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.
Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.
Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.
Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme.
Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij.
Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.
Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit.
Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj.
Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllëmbë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra.
Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë.
E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën?
Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë.
Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.
Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata. E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.
Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë.
Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im.
Çdo akt rebelimi shpreh nostalgjinë për pafajësinë dhe një thirrje ndaj thelbit të qenies.
Çdo njeri ka nevojë për skllevër si për ajër të pastër. Të sundosh do të thotë të marrësh frymë, apo jo? Madje edh më të paprivilegjuarit duan të marrin frymë. Ata të shkallës më të ulët kanë skllevër gratë ose fëmijët e tyre.
Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik.
Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë.
Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla.
Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë.
Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri!
Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj.
Në mes të dimrit e kuptova më në fund se brenda meje ishte një verë që nuk çrrënjoset.
Integriteti nuk ka nevojë për ligje.
Është normale të japësh pak nga jeta jote, në mënyrë që të mos e humbësh krejtësisht.
Njeriu është një ide, dhe është një ide e vogël e çmuar sapo ia kthen shpinën dashurisë. Njeriu është krijesa e vetme që nuk pranon të jetë çfarë është. / KultPlus.com
‘Darka e fundit’ është piktura më e famshme në botë, kosniderohet si kryevepra e kryveprave, një pikturë që akoma ngjallë konspiracione të ndryshme, shkruan KultPlus.
Piktura paraqet skenën e darkës së fundit të Jezu Krishtit me dishepujt e tij, ashtu siç është thënë në Ungjillin e Gjonit, 13:21. Piktura fikson pikërisht momentin kur Jezusi bën të ditur se një prej tyre do ta tradhtonte.
Sipas një gojëdhëne, kur Da Vinçi arriti tek tiparet e Jezusit, ai ishte pushtuar nga zemërimi dhe e kishte të pamundur të imagjinonte a të përqëndrohej; iu desh të harronte shkakun e zemërimit (një lloj mënyre kerkim ndjese), që t’i kthehej qetësia, dhe arriti të krijojë figurën e Jezusit siç njihet sot.
Kësaj ‘darke’ i kanë kushtuar vëmendje jo vetem besimtarët por edhe artistë dhe shkencëtarë të fushave të ndryshme. Kështu Leonardo da Vinçi në vitin 1498 pikturoi në bazë të dhënave që kishte pikturën e tij të njohur me të njëjtin emër e që ruhet në “Santa Maria delle Grazie” në Milano. / KultPlus.com
George Carlin konsiderohet të jetë ndër komedianët më të famshëm në botë. Mirëpo edhe pse gjithmonë i bënte të tjerët të qeshnin, edhe ai kishte momentet e tij të dobëta e të pikëllueshme, shkruan KultPlus.
Pas vdekjes së gruas së tij, Carlin i shkruajti një letër drejtuar asaj, që në fakt më shumë duket të jetë një monolog që flet me një mllef të madh për të këqijat e njerëzimit, duke përcjellur kështu edhe një mesazh shumë të vyeshëm për lexuesit.
Në vijim mund të lexoni letrën e plotë të George Carlin.
”Kemi ndërtesa më të larta, por kemi durim më të shkurtër. Kemi rrugë më të gjera, por kemi këndvështrim më të ngushtë. Bëjmë shpenzime më shumë, por pak gjëra na përkasin. Blejmë më shumë, por ngelim më pak të kënaqur. Kemi shtëpia më të mëdha, por familje më të vogla. Kemi më shumë pajisje shtëpiake, por kemi më pak kohe. Kemi më shumë arsim, por më pak arsyetim. Kemi më shumë dije, por më pak sjellje prej të mençuri. Kemi më shumë specialiste, por kemi gjithnjë e më shumë probleme.
Kemi shumë ilaçe por më pak shëndet. Konsumojmë më shumë alkool dhe cigare; shpenzojmë para pa kriter; qeshim më pak; i japim me shpejtësi makinës; zemërohemi më shpejt; qëndrojmë zgjuar deri në orë të vona, zgjohemi të lodhur; lexojmë pak, shikojmë shumë TV dhe falënderojmë shumë më pak. Kemi shtuar pasuritë materiale por kemi pakësuar vlerat morale. Flasim shumë, dashurojmë pak; urrejmë shumë dhe shpesh.
Mësuam si të përballojmë jetesën, por nuk mësuam ta formojmë atë. I kemi shtuar vite jetës tonë, por viteve nuk u shtuam jetë. Mësuam të shkojmë e të vijmë në Hënë, por kemi probleme për të kaluar në anën tjetër të rrugës për t’u përshëndetur me komshinjtë e rinj. Eksploruam Universin por nuk arritëm të hyjmë në botën tonë të brendshme.
Kemi bërë punë më të mëdha por jo punë më të mira. Pastruam ajrin por ndotëm shpirtin. Sunduam atomin por nuk sunduam dot paragjykimet tona. Shkruajmë më shumë por mësojmë më pak. Bëjmë më shumë planifikime por arrijmë më pak në përfundime. Mësuam të vrapojmë por nuk mësuam të presim. Prodhojmë gjithnjë e më shumë kompjuterë për të mbledhur e shumëfishuar në kopje të panumërta dijen por krijojmë me pak komunikim.
Është koha e ushqimeve që përgatiten me shpejt por që treten më ngadalë. Është koha e burrave të mëdhenj e burrave të vegjël. Është koha e fitimeve të mëdha dhe marrëdhënieve të ngushta. Ditët tona janë ditët ku hyjnë dy rroga në shtëpi dhe numri i divorceve është i lartë. Ditët tona janë ditët ku kemi shtëpi shumë të zbukuruara dhe familje të shkatërruara.
Këto ditët tona janë ditë të shpejta, udhëtime të shpejta, pelena fëmijësh një përdorimshe, vlera morale të shkatërruara, janë ditët ku dashuria ekziston vetëm për një natë, trupat janë obezë, janë ditët ku tabletat janë magjike bëjnë gjithçka, mund të na sjellin në qejf, mund të na qetësojnë madje dhe mund të na vdesin.
Jemi në një kohë ku në vitrina ka gjithçka, por në dyqane asgjë. Jetojmë në një kohë ku, këtë letër teknologjia mund ta sjellë tek ju dhe ju brendësinë e kësaj letre mund ta shpërndani ose mund ta zhdukni me anë të butonit “Fshij”.
Jeta nuk matet me numrin e frymëmarrjeve tona, por me anë të momenteve që na lënë pa fryme!”, / KultPlus.com
Kemi ngecur. Në kohë dhe në hapësirë. E shkuara ka përfunduar. E ardhmja është ngushtuar. Koha ka ndryshuar, ne e kuptojmë se nuk është një dimension fizik sepse është shpirti që e mat atë.
SOT
Zgjimi i çdo mëngjesi nis me mirënjohje për gjërat e thjeshta që janë me të vërtetë gjëra jashtëzakonisht të mëdha çdo ditë tani: u zgjova, marr frymë, kam jetë përreth, jam gjallë, dua dhe më duan !!!
Karantina e shëmtuar, e tmerrshme, e cila na privon nga shumë liri, na jep mundësinë të heshtim dhe të shikojmë brenda vetes (sa kohë kemi që nuk e kemi bërë?). Të lidhur në një zinxhir komunikimi virtual, në kohë dhe hapësira të ndryshme fituam një bashkësi të re globale, universale, që autori im i dashur Georgi Gospodinov e pat krijuar tek “Fizika e Trishtimit” : Unë-Jemi/I Are.
Përse e patëm të vështirë të heshtim? Sepse ishim të vonuar edhe në heshtje. Sepse heshtja mësohet në bark të nënës na kujton poeti maqedonas Nikola Madzirov.
Shën Pjetri në boshësinë e lutjes fitoi një dimensionin të ri, atë të pranisë në mungesë. Prania e një fryme që është ajo e komunitetit, -NE- që këndojmë nga ballkonet dhe duartrokasim për heronjtë e vijës së parë. Që ndihmojmë të pamundurit, të dobëtit. Që jemi pranë secilit me zemrat e pikëlluara në këtë dhimbje kolektive për humbjen e Jetës në mbarë globin. Jemi bërë solidarë, apo sillemi në mungesë të lirisë? Papa kumtoi se “Ka ardhur koha për të zgjedhur atë që ka rëndësi, për të ndarë atë që është e nevojshme nga ajo që nuk është”. Duket si një ftesë që tingëllon si thirrje për t’u rikthyer në atë që është e domosdoshme, duke u kthyer për të parë Brenda vetes. Por është gjithashtu një ftesë për t’u rikthyer tek esencializmi. Nuk është koha, siç argumentoi filozofi Slavoj Žižek disa ditë më parë, për t’u rikthyer në një “komunizëm të ri”, por tek prekja e vlerave të humbura.
Andrea Bocelli na tronditi me koncertin solo në Duomo, Music for Hope, ku magjia e zërit përplasej në boshësinë e katedrales dhe zbrazëtinë e sheshit.
Në ditën e Ringjalljes së Jezusit, kur jeta triumfon mbi vdekjen dhe dashuria tejkalon urrejtjen. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që fjala SHPRESË të trondiste qytetin e zbrazur. Historia do ta shënojë këtë çast.
NESËR
Kur të mbarojë epidemia, nuk mund të përjashtohet që do të ketë nga ata që nuk do të duan të kthehen në jetën e tyre të mëparshme.
Burrat dhe gratë do të nxiten për të vendosur përparësi të reja. Për të bërë më mirë dallimin midis të vlefshmes dhe të kotës. Epidemia na ndërgjegjësoi për brishtësinë dhe fundin e jetës. Kush, nëse është e mundur, do të lërë një punë që me vite e ka mbytur dhe ia ka marrë frymën. Kush do të vendosë të braktisë familjen, t’i thotë lamtumirë bashkëshortit, ose partnerit. Kush do të jetë në dilemën të lindësh një fëmijë, apo të mos duash të lindësh. Do të ketë nga ata që do të fillojnë të besojnë në Zot dhe ata që do të ndalojnë së besuari në Zot. Do të ketë nga ata që, për herë të parë, do të pyesin veten për zgjedhjet e bëra, për heqjen dorë nga objektivat, për kompromiset, për dashuritë që nuk guxoi të dashuronte. Do të ketë gjithashtu nga ata që do të ridimensionojnë mendimet e tyre politike, bazuar në ankthet ose vlerat që do të shpërbëhen gjatë epidemisë.
Nuk do të mungojnë ata që do të venë në dyshim arsyet që e shtyjnë një popull të luftojë kundër një armiku për breza, apo të besojnë se lufta është e pashmangshme. Uroj të zgjohen edhe nacionalistët, të rishohin pozicionet nacionaliste apo gjithçka që na ndan, na tjetërson e na çon në urrejtje ndaj Tjetrit, ndaj të Ndryshmit.
DJE
Në këtë kohë të pakohë kudo në çdo ekran, të vogël, apo të madh, shfaqen hashtaget#qendronështepi #stayhome #restiacasa # quédateencasa #呆在家里
Po shtëpia ku është? Ne i humbëm shtëpitë, i lamë pas për të kapërcyer kufijtë. Lamë zemrën, tokën, atin dhe mëmën dhe rigjetëm, rikrijuam toka të reja, në Europën e Bashkuar apo përtej oqeanit, në emër të lirisë dhe shpresës. Ngritëm shtëpi me mure të lartë, ku harruam të shohim qiellin dhe të kujdesemi për lulet. Në emër të fëmijëve që do të lindnim.
Një foto interneti sot më trishton sërisht: fëmijët e Evropës së shekullit XXI po luajnë ‘shtëpirash’ përmes kuadrateve të vizatuara nga mësueset e shkollës, në hapësira të distancuara, pa u prekur dhe pa u takuar, pa e kaluar kufirin. Po rihumbim edhe shtëpitë që rikrijuam? Ato që i ngritëm me sakrificën e humbjes së shtëpisë së parë për të prekur kufijtë e asaj bote që bashkon njerëz dhe jo të kësaj që distancon.
KOHË e PAKOHË
Ku është shtëpia?
Kujtesa më trand me tregimin magjepsës të nënës sime të shtrenjtë, Jankës, për shtëpinë në kodër, mbi fushat e arta të Dobruxhës, ku vetëm 5- vjeç kërkonte të kapte diellin që zhdukej pas kodrës. Ngjiste shkallët një e nga një, në pritje të habisë, kërshërisë, zbulimit të madh se ku shkonte dielli. Çfarë kishte pas kodrës ku zbriste dielli? Shtëpi, njerëz, toka të tjera? Dhe dielli nuk humbtte. Dhe shkallët nuk mbaronin çdo pragmuzgu…
Kush është shtëpia?
Më ngroh një shprehje që më pëlqen shumë ta shkruaj…shtëpia mbron ëndërrimtarin.. atë që sheh dhe kërkon diellin… / KultPlus.com
Rrjeti social Twitter ka prezantuar një ”emoji” të ri për të shprehur mirënjohje dhe për të falënderuar në veçanti ata që po përballen me urgjencën shëndetësore.
Ajo përfaqëson duart e bashkuara në formën e një zemre dhe do të aktivizohet sa herë që falënderimet përdoren në një postim.
Një kërkim zbuloi rritje prej 37% të përdorimit të fjalës gjatë muajit të kaluar.
Gjatë së njëjtës periudhë, siç transmeton atsh raportimin, mbi 265 milionë cicërime u përdorën në të gjithë botën që përmbajnë shprehje që i atribuohen fjalës ”faleminderit”.
Për më tepër, u vërejt edhe rritje prej 50% dhe 10% në përdorimin e emojit të lutjes dhe duartrokitjeve. / KultPlus.com
Një pronar i një hoteli luksoz në Graz të Austrisë ka vendosur që për tri ditë të lëshojë falas për turistë 68 dhomat e hotelit të tij me 4 yje. Kjo ka për qëllim të tërheqë vëmendjen pas sfidës me përballjen e Covid -19.
Është një veprim i pazakontë, me të cilin pronari i hotelit, Philipp Florian, dëshiron të stimulojë përsëri turizmin në qytetin e tij pas bllokimit nga koronavirusi, shkruan gazeta austriake, grazer.at, përcjell Albinfo Austria.
Në faqen e tij të Facebook-ut “Parkhotel Graz” dhuron për fundjavën e festës së Rrëshajave “Pfingstwochenende” (nga 29 deri më 31 maj 2020) të gjitha 68 dhomat dhe apartamentet e hotelit me 4 yje superiore – përfshirë edhe Suitet, në të cilat presidentë dhe yje ndërkombëtarë kanë kaluar netët e shumta gjatë traditës së këtij hoteli që ka një histori prej 450 vjetëve.
Me këtë ofertë, Floriani dëshiron të tërheqë vëmendjen ndaj situatës sfiduese me të cilën u përball industria e hotelerisë austriake – dhe veçanërisht industria e hotelerisë së Grazit – para rihapjes së planifikuar pas mbylljes së koronës. “Kur shikoj librin e rezervimeve, shoh pothuajse të gjitha faqet bosh. Do të duhet një përpjekje sociale, por mbi të gjitha, një përpjekje politike për të mbajtur të gjallë turizmin në Austri”, thotë Florian. / KultPlus.com
Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurtë, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.
Një ndërgjegje fajtore ka nevojë të rrëfehet. Një vepër arti është një rrëfesë.
Një njeri pa etikë është një bishë e humbur në këtë botë.
Ah, miku im, për këdo që është i vetmuar, pa Zot dhe pa mësues, pesha e ditëve është e lemerishme. Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij. Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.
Të gjitha revolucionet moderne kanë përfunduar në një përforcim të pushtetit të Shtetit.
Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështron veten e saj. Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllëmbë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra. Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë. E çfarë është lumturia përveçse një harmoni e thjeshtë midis një njeriu dhe jetës që ai bën? Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë.
Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë. Mos ju beso miqve kur ata të kërkojnë të jesh i ndershëm me ata. E gjitha ç’duan ata është të mbajnë mendimin e mirë që ata kanë për veten e tyre.
Mos prit gjyqin e fundit – ai ndodh çdo ditë. Mos ec pas meje; nuk jam prijës. Mos ec para meje ; nuk mund të të ndjek. Ec përkrah meje dhe ji miku im. Çdo akt rebelimi shpreh nostalgjinë për pafajësinë dhe një thirrje ndaj thelbit të qenies. Çdo njeri ka nevojë për skllevër si për ajër të pastër. Të sundosh do të thotë të marrësh frymë, apo jo? Madje edh më të paprivilegjuarit duan të marrin frymë. Ata të shkallës më të ulët kanë skllevër gratë ose fëmijët e tyre.
Çdo revolucionar përfundon në shtypës ose në heretik.
Liria nuk është gjë tjetër veçse një shans për të qenë më mirë.
Ai që dëshpërohet nga gjendja njerëzore është burracak, por ai që shpreson për të është budalla.
Si mund të jetë çiltërsia një kusht për miqësi? Shijimi i së vërtetës me çdo kusht është një pasion që nuk shpenzon asgjë. Sa e rëndë, sa e hidhur është të bëhesh njeri!
Unë di vetëm një detyrë, ajo është të dashuroj. Në mes të dimrit e kuptova më në fund se brenda meje ishte një verë që nuk çrrënjoset.
Integriteti nuk ka nevojë për ligje. Është normale të japësh pak nga jeta jote, në mënyrë që të mos e humbësh krejtësisht. Njeriu është një ide, dhe është një ide e vogël e çmuar sapo ia kthen shpinën dashurisë. Njeriu është krijesa e vetme që nuk pranon të jetë çfarë është. / KultPlus.com