Komiku dhe aktori amerikan, Jerry Stiller, ka vdekur në moshën 92 vjeç.
Vdekja e tij është konfirmuar nga i biri i tij, Ben Stiller, përmes një publikimi në llogarinë e tij personale në Twitter.
“Jam i pikëlluar të ju them që babai im, Jerry Stiller, ka vdekur sot nga shkaqe natyrore. Ai ka qenë një baba dhe gjysh i mrekullueshëm, dhe burri më i përkushtuar i Anne për 62 vjet. Mungesa e tij do të ndihet shumë. Të dua, baba”, ka shkruar Stiller.
Ai njihet kryesisht për rolet e tij si George Constanza në serinë komike “Seinfeld”, si dhe në rolin e Arthur Spooner në komedinë tjetër teleizive, “The King of Queens”.
Stiller po ashtu shquhet për rolet në filmat si “Heavyweights”, “The Heartbreak Kid” si dhe dy filmat “Zoolander” ku luan përkrah birit të tij të famshëm, Ben. / KultPlus.com
Akademiku i njohur Gudar Beqiraj është ndarë sot nga jeta në moshën 72-vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë Vasil Tole, nënkryetar i Akademisë së Shkencave, i cili ka thënë se familja humbi njeriun e shtrenjtë, kurse Akademia akademikun e përkushtuar.
Akademiku Beqiraj u nda nga jeta në ditën e vet të lindjes.
“Sot u nda nga ne miku dhe akademiku Gudar Beqiraj! Zgjodhi të ikte në ditën që lindi, si për ta kujtuar vetëm 1 herë në gëzim, e jo ndryshe! I paharruar do të jesh miku ynë, që e filloje ditën me fjalët: “Ç’farë të mire do të bëjmë sot”? Familja humbi njeriun e saj të shtrenjtë, Akademia e Shkencave kolegun dhe akademikun e përkushtuar, bota e sportit shqiptar një sportist dhe dashamirës të madh të saj, dhe ne mikun tonë zemërgjerë, si AI!”, ka shkruar Tole në “Facebook”.
Kryesia e Akademisë së Shkencave njofton gjithashtu me hidhërim të thellë se akademiku Gudar Beqiraj ndërroi jetë nga një sëmundje e papritur. Gudar Beqiraj ishte një nga anëtarët e Asamblesë me më shumë gjurmë në jetën institucionale të Akademisë së Shkencave.
“Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për Akademinë tonë të Shkencave, për bashkësinë e studiuesve të fushave ku ai veproi, për miqtë e shumë në universitete brenda dhe jashtë vendit, për qytetarët e shumtë me të cilët e patën lidhur interesat e tij të fuqishme dhe ndjenjat e fisme njerëzore.”
Gudar Beqiri ishte njeriu i kërkimit dhe i pasioneve, i punës dhe drejtimit shkencor, i përgjegjësive administrative dhe vullnetarizmit olimpik, i ekspertizës në fushën e informatikës aplikative brenda dhe jashtë vendit. Akademik Gudar Beqiraj i takon atij brezi që mori formimin bazik në Universitetin e Tiranës dhe u formua e specializua jashtë vendit. I diplomuar në fushën e matematikës, ai plotësoi kualifikimin në fushën e gjeostatikës në Qendrën e njohur të kësaj fushe në Fontainbleau (Francë), duke thelluar njohjen në fushën e krijuar me tezën e doktoratës ”Transformimi Fourier dhe aplikimet e tij”.
Ai është ndër të parët specialistë shqiptarë të formuar në metodat e informatikës së aplikuar në fushën e gjeofizikës (Universiteti Paris VI, Francë), duke vijuar më tej me formimin përmes punës në Universitetin “La Sapienza” (Romë) dhe me drejtimin e projektit informatik katërvjeçar për regjistrimin dhe përpunimin e të dhënave të kadastrës italiane. Gudar Beqiri ka përfaqësuar dijen vendëse në fushën e informatikës aplikative qysh në vitet 1980, si pjesëmarrës në veprimtari të rëndësishme shkencore ndërkombëtare, si Kongresi III Botëror i Gjeostatistikës (Avignon, 1987); në simpoziumin ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në gjeologji-miniera (1989, Çeki); në simpoziumin “Codota” (Leeds, 1990)); në simpoziumin ndërkombëtar për zbatimin e metodave matematikore në gjeologji-miniera (me një vlerësim me medalje argjendi të paraqitjes shkencore, Çeki, 1991).
Që prej tri dekadash akademik Gudar Beqiraj është i përfshirë në ekspertizë dhe oponencë shkencore ndërkombëtare nga institucione jashtë vendit. Vlerësues i jashtëm në programe doktorate në Francë, specialist i ftuar për vlerësimin e projekt-propozimeve në kuadrin e programit “Copernicus” të Komisionit Europian, drejtues në projektet e Komisionit Europian “Seeren”, “Seeren2”, “Isotea”, “Seefire”, “See-grid”, “See-grid2”, “See-grid-sci”, “Ict-web-proms”.
Gudar Beqiraj ka veprimtari universitare të pandërprerë që prej më shumë se katër dekadash, si pedagog i matematikës dhe i informatikës. Ai është autor i shumë artikujve dhe botimeve në shqip e në gjuhë të huaj në fushat ku ushtron veprimtarinë kërkimore-shkencore. Në karrierën e akademikut Gudar Beqiraj numërohen detyra të rëndësishme, që prej atyre të drejtimit shkencor (si dekan) deri tek drejtimi institucional (si drejtor i Institutit të Matematikës Llogaritëse INIMA). Gudar Beqiraj ka drejtuar Akademinë e Shkencave i zgjedhur nga Asambleja në detyrën e kryetarit dhe të zëvendësit.
Përveç veprimtarisë shkencore, universitare dhe administrative, Gudar Beqiraj është një personalitet në fushën e sportit të peshëngritjes, si sportist dhe arbitër (duke përfshirë arbitrimin në kategorinë e parë ndërkombëtare), si president i federatës kombëtare të këtij sporti dhe zëvendëspresident i Komitetit Olimpik Kombëtar, si kryesues i delegacioneve shqiptare në lojërat olimpike, kampionatet botërore, lojërat mesdhetare dhe kampionatet europiane e ballkanike. Për këtë veprimtari ai është nderuar me diploma nderi nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, si dhe me “Urdhrin Olimpik” kombëtar.
Së fundi kryente detyrën e Rektorit të Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. / KultPlus.com
“Le Globe” ka botuar, të martën e 26 gushtit 1879,në ballinë, një shkrim në lidhje me qarkoren e kabinetit qeveritar të Romës për atë të Athinës dërguar asokohe Fuqive të Mëdha për çështjen shqiptare dhe atë të Janinës në veçanti, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Greqi
Nëpërmjet një shkrese të korrespondentit tonë special
Çështja shqiptare
Athinë, 25 gusht, ora 3 e 8 minuta e natës.
Kabineti i Athinës u çudit nga një qarkore e qeverisë italiane dërguar kohëve të fundit Fuqive të Mëdha, e cila përmbante këtë deklaratë,që ruajtja e kombësisë shqiptare duhet të konsiderohet si thelbësore, jo vetëm nga këndvështrimi i Italisë, por edhe i Greqisë.
Kabineti i Romës këshillon kabinetin e Athinës të heqë dorë nga çështja e Janinës për të qetësuar shqiptarët dhe për t’u demonstruar ndjenjat e saj më të mira duke thënë thjesht se Greqia është fuqia e tyre mbrojtëse. / KultPlus.com
Një aventurë, e cila të kujton filmin “Plaku dhe Deti” i ka ndodhur një peshkatari të vjetër vlonjat, i cili ka kaluar gjithë jetën në det.
Mësohet se ai ishte nisur nga Jala për të peshkuar dhe prej dy ditësh endej në det. Rryma e kishte transportuar deri afër ishujve Fanos dhe përsëri e kishte afruar në Shqipëri i ndihmuar dhe nga lopatat. Ndërkohë që me vete nuk kishte as telefon apo mjet tjetër për të kërkuar ndihmë.
“BalkanWeb” raporton se barka e të moshuarit ishte vërejtur rastësisht nga një tjetër peshkatar, i cili i ishte afruar mjetit të lundrimit. Pasi është afruar, i moshuari i kishte kërkuar ndihmë, ndërsa e ka transportuar drejt bregut. / KultPlus.com
Seç m’u lidh në mendje pamja e akullt e Harun Xhaferit dhe shikimi i tij zhbirues gjatë takimit me Kajmekamin kur po na shikonte si kufoma. Si i tillë, nuk m’u hoq as kur po kaloja nëpër Çarshi të Madhe skaj tezgave të shkreta. E nuk m’u hoq as kur dola në pjesën e Rrypës që soste te Ura e Tabakut, e mbyllur nga zabitët në të dy anët e saj. Haruni nuk m’u hoq as kur po bëhesha gati për uratën e mbrëmjes. Në atë përndjekje Haruni i sertë sikur po më thoshte diçka se me grithje kishim nxjerrë një kashtë dhe kishin dalë njëzet e gjashtë… “ Nuk keni si t’i ikni asaj që ju pret… Kajmekami me të vetën… Shefqet Aga me të vetën… Dhe, ndonjë tjetër, që nuk e vëreni fare, u sillet përreth për me i vu kapak hesapit…” Nga kërcënimet më shkëputi për pak Padër Coli që po më priste për uratën. U ngrita si i shkallmuar dhe iu vuna mbas me shpresën se do t’i ikja fjalëve të Harun Xhaferit. Por, ato nuk po më ndaheshin edhe kur zbritëm shkallët e drunjta, e as kur dola para altarit. Në atë gjendje të rëndë, mezi nxora nga goja fjalët e uratës, sikur të ishin fjalë morti… Për t’i ikur atij ligështimi, fare i hallakatun dola jashtë. Këmbët më çuan te plemet e Rremë Kusarit. Burri azgan, sapo më pa ashtu dyfish dhe i dalë syretit, më tha se me jetë mbrohet jeta dhe jo me frikën e vdekjes dhe ulëritjet për të…Ato të çmendin… “Jetën e kemi dhuratë nga Perëndia… Për këtë duhet me luftue deri në dakikun e fundit dhe me ju gëzua asaj gjithnjë…” Fjalët e Rremë Kusarit sikur ma hoqën nga koka Harun Xhaferin… “Të paçim”, i thashë. “Ketë kemi për detyrë”.
(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”) / KultPlus.com
Rregullat e mbylljes në shtëpi kanë mërzitur disa njerëz në Shqipëri, por, me krahët e tyre ”të prerë” për shkak të pandemisë së koronavirusit, ata kanë lejuar që flamingot dhe zogjtë e tjerë të lulëzojnë në një lagunë bregdetare pranë detit Adriatik, shkruan gazeta prestigjioze amerikane ”The Washington Post”.
Zyrtarët lokalë dhe banorët thonë se popullsia e flamingove ka arritur deri në rreth 3 000 në Lagunën e Nartës, një habitat i rëndësishëm i shpendëve ujorë, që u kthyen në vitet e fundit pas një mungese të gjatë.
Vëzhguesit e zogjve gjithashtu kanë vërejtur më shumë pelikanë, çafka dhe specie të tjera këtë pranverë në lagunën 28 kilometra katrore, që ndodhet 145 kilometra në jug të Tiranës.
“A nuk është e bukur të shohësh flamingo të patrembur përreth?”, pyet Dhimitër Konomi, pjesë e një grupi lokal që administron peshkimin tregtar në Lagunën e Nartës, ndërsa zogjtë e mëdhenj me qafë të gjatë qëndrojnë në ujërat e cekëta.
”Ndalimi i funksionimit të një kriporeje dhe ulja e aktivitetit njerëzor të të gjitha llojeve gjatë pandemisë shpjegon pse zogjtë po grumbullohen në lagunë”, thotë Nexhip Hysolokaj, një ekspert rajonal i biodiversitetit.
”Flamingot janë një specie shumë delikate dhe mospasja përreth automjete ose vizitorë u përshtatet atyre”, shton ai.
“Ata kanë gjetur ushqim dhe qetësi dhe kjo ka të ngjarë t’i ndihmojë ata të shumohen”, tha Hysolokaj.
Studiuesit planifikojnë të studiojnë flamingot për të parë nëse qetësia e krijuar nga koronavirusi është e favorshme për shndërrimin e lagunës në një vend ku mund të bëjnë fole dhe të shumohen.
Konomi thotë se një lagune e mbushur me jetë është një thesar që mund të nxisë turizmin.
Por, Hysolokaj është më pak i prirur të tërheqë turistët konvencionale në lagunën që është pjesë e një peizazhi të mbrojtur me dunat rëre, ligatina, ishuj dhe plazhe që mbështesin faunën e larmishme si dhe zogjtë.
Ai e përshkruan atë si “mushkëritë” e Vlorës, qyteti më i afërt.
“Duhet të ketë një turizëm të qëndrueshëm, por alternativ. Natyrisht le të vijnë kampistë, t’i përdorim plazhet, të përdorin biçikletat apo udhëtimet edukative sepse Vlora është shumë afër”, shton ai./ atsh/ KultPlus.com
Sektori i gastronomisë llogaritet të jetë sektori që ka pësuar më së shumti humbje financiare që nga 13 marsi i këtij viti kur edhe nisën së zbatuari masat emergjente për parandalimin e koronavirusit të ri.
Segmentet më të dëmtuara të këtij sektori janë restorantet, hotelet, baret dhe klubet e natës/diskotekat si dhe sallat e dasmave, që nuk kanë alternativa tjera të të bërit biznes. Kurse edhe tash pas lehtësimit të masave kufizuese, e vetmja formë e lejuar e një pjese të veprimtarisë është ofrimi i ushqimeve përmes shpërndarjes.
Organizatat joqeveritare në Kosovë thonë se humbjet llogariten të jenë të konsiderueshme për sektorin direkt, por edhe për sektorët e tjerë që në ndonjë mënyrë janë të ndërlidhur me këtë sektor.
Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë, (IETL) i themeluar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka publikuar rezultatet e një hulumtimi në këtë sektor, para, gjatë dhe pas pandemisë.
Drejtoresha ekzekutive në këtë Institut, Besa Zogaj-Gashi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se gjatë kohës së masave emergjente, nga të gjitha bizneset e anketuara, vetëm 2,3 për qind kanë zhvilluar veprimtarinë përmes shpërndarjes së ushqimit me një qarkullim simbolik monetar, kurse pjesa tjetër kanë deklaruar se gjatë këtyre muajve qarkullimi i tyre mujore ka pasur rënie në 100 për qind.
“Nëse e krahasojmë qarkullimin mesatar mujor me vitin e kaluar (2019), rreth 16,1 për qind e respodentëve u deklaruan se kanë pasur qarkullim mesatarisht 10,000 deri në 15,000 euro, ndërsa 13,8 për qind e tyre prej 15,000-20,000 euro. Kurse rezultatet e hulumtimit flasin se 67,3 për qind të anketuarve kanë pohuar se qarkullimi i tyre mujore ka pasur rënie 100 për qind”, thotë Zogaj-Gashi.
Me një situatë të tillë është përballur edhe kafiteria “Babel Café” në qendër të Prishtinës, e cila para pandemisë ka pasur të punësuar dhjetë punëtorë. Pronari i kafiterisë Shpat Hashani, më herët ka thënë për Radion Evropa e Lirë se humbjet mujore janë me mijëra euro.
“Humbjet mujore janë me mijëra euro. Dëmi është shumë i madh sepse me qarkullim ditor ne mbulojmë shërbimet komunale, punëtorët dhe të gjitha shpenzimet tjera. Rezervat janë shumë të vogla, pasi gjithsecili biznes, dëshiron të bëjë renovime të ndryshme. Ne së fundmi kemi bërë një renovim shumë të madh në lokal. Po mundohemi të mbijetojmë, por e vështirë është edhe mbijetesa”, ka thënë Hashani.
Gjatë kësaj kohe, sipas hulumtimit, pronarët kanë ndërprerë edhe investimet, kurse nuk kanë arritur të përfundojnë obligimet edhe ndaj furnitorëve si dhe këstet e kredive në bankat komerciale në Kosovë.
Shumica e këtyre bizneseve janë me qira
Shumica e bizneseve, thotë Besa Zogaj-Gashi, veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në objekte me qira, që paraqitet problem shtesë në mundësinë e pagesës së tyre.
Të gjitha këto probleme, sipas saj, në disa raste mund të falimentojë bizneset.
“Bazuar në rezultatet e hulumtimit, situata e krijuar nga pandemia sipas 75,90 për qind e bizneseve të anketuara në sektorin HoReCa (hotele, restorant dhe ofrues i shërbimeve), në Kosovë do të detyrohen të shkojnë në falimentim nëse situata epidemiologjike dhe masat përcjellëse, sidomos distanca sociale do të na përcjellë tutje në muajt e ardhshëm përgjatë vitit 2020”, shtoi ajo.
Për evituar një situatë të tillë, shoqata e gastronomëve të Kosovës kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës. Veton Zuka, nënkryetar në këtë shoqatë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Qeveria e Kosovës duhet të gjejë forma lehtësuese, kryesisht në kredi bankare për këtë sektor, pasi llogaritet se është më i godituri nga pandemia. Ai ndërkaq shprehet se edhe në fazën tjetër të lehtësimit të masave, ky sektor do të punojë me gjysmën e kapacitetit, për shkak të hapësirës në mes tavolinave.
“Kërkesat e gastronomëve janë që të gjejnë mënyra për lehtësim në obligimet e qirasë dhe kësteve të kredive ndaj bankave. Këstet e kredisë që duhet të paguhen, mundësisht të krijohet një greis periudhë njëvjeçare dhe interesin e kësaj periudhe ta garantojë shteti. Fillimisht këto janë kërkesat, sepse deri sa të rifillohet zhvillimi i veprimtarive, nuk dihet shuma e humbjeve financiare. Pastaj edhe më masat e reja, parashihet që puna të zhvillohet përgjysmë”, thotë Zuka.
Instituti për Ekonomi të Tregut të Lirë (IETL) i ka rekomanduar Qeverisë së Kosovës të vazhdojë masat për lirime nga tatimet dhe subvencione për punëtorë, të ketë subvencione të drejtpërdrejta me kritere me të lehta për kualifikim si dhe subvencionim të qirasë edhe në muajt e ardhshëm për qiramarrësit.
Ndryshe, Qeveria në detyrë e Kosovës përmes Pakos Emergjente Fiskale, për sektorin privat ka paguar punëtorët e bizneseve të cilët nuk kanë punuar për shkak të masave emergjente, por edhe 50 për qind të qirasë. Kurse tashmë ka filluar përgatitja e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në bazë të cilës do të ndihmohen bizneset përmes kredive, me normë të ulët të interesit.
Në sektorin e gastronomisë, sipas të dhënave të Agjencisë se Statistikave të Kosovës për vitin 2018, rezultojnë se punojnë rreth 14,000 qytetarë në 3,683 biznese të regjistruara. / KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare, Arilena Ara, në dhjetor të vitit të kaluar ishte zgjedhur të përfaqësonte Shqipërinë në festivalin evropian, Eurovision.
Sot faqja zyrtare e Eurovisionit, ka lëshuar një gafë pasi e ka prezantuar këngëtaren shqiptare si armene, raporton Zeri.Info
Duke shkruar për biografinë e këngëtares shkodrane, Eurovision.tv, shkruan se ‘Këngëtarja armene ka marrë pjesë në shumë paraqitje live viteve të fundit”. E kjo nuk ka ikur nga fansat shqiptarë të festivalit të cilët e kanë publikuar edhe këtë gafë në rrjetet sociale.
Ky lëshim është përmirësuar pas disa orësh dhe tani në faqen e Eurovisionit fjala “Armenian” është zëvendësuar me “Albanian”.
Kujtojmë, se këtë vit për shkak të pandemisë është anuluar edhe festivali evropian ku e kishin konfirmuar pjesëmarrjen 41 shtete./KultPlus.com
Nënkryetari i Durrësit, Florian Tahiri tha se për shkak të COVID-19, nuk do të ketë një sezon turistik si gjithmonë dhe numri i turistëve nuk do të jetë si më parë.
Tahiri tha se bizneset kanë nisur përgatitjet dhe kanë shpresë që qytetarët e Kosovës do të shkojnë dhe t’i kryejnë pushimet në Durrës.
Tahiri tha se do të ketë disa masa pa i përket distancimit por plani turistik akoma nuk ka përfunduar.
“Plani është në përfundim dhe do të ketë informacion të mjaftueshëm se si do të bëhet plazhi në këtë vit”, tha ai në RTV Dukagjini. / KultPlus.com
Një nga atraksionet më të famshme turistike në Spanjë ka pësuar një transformim të mrekullueshëm.
Dunat e Maspalomas në Gran Canaria janë të njohura në të gjithë botën për malet e tyre me rërë, të cilat tërheqin qindra mijëra turistë çdo vit.
Ambientalistët jo vetëm që kanë mbetur të habitur, por gjithashtu edhe të kënaqur pasi ky transformim nuk ishte parë prej 50 vjetësh dhe e gjitha kjo ka ardhur si pasojë e masave anti covid dhe mbylljes totale prej javësh.
Dunat e mbrojtura spanjolle të vizituara nga qindra mijëra turistë dhe nudistë, siç thuhet në shkrimin që e transmeton oranews, janë kthyer tashmë në një gjendje “fillestare”, rërë e pashkelur dhe mbulimi i vizatimeve që bëheshin nga turistët.
Pushuesit dhe vizitorët ndër vite kanë cenuar mjedisin e mbrojtur duke vizatuar figura, simbole të ndryshme si dhe lënia e fletëpalosjeve në rërë, disa prej të cilave mund të shiheshin nga hapësira.
Ambientalistët paralajmëruan një vit më parë se nëse vizitorët nuk do të ndërgjegjësohen kjo bukuri natyrore do të humbasë.
Dunat e rërës kanë një shkallë të lartë mbrojtjeje dhe konsiderohen një nga ekosistemet më ikonike të Gran Canaria, që mbulojnë rreth 1.000 hektarë.
Me krijimin e valëve të reja, rëra është zhvendosur duke rimbushur zona të tjera në një kohë rekord. / KultPlus.com
Teatri duket se është humbësi më i madh në këtë kohë pandemie. Televizioni ka mekanizma trukimi, audienca në kinema e zgjidh thjeshtë me përdorimin e një maske, por teatri jo. Një shfaqje si Romeo dhe Zhulieta nuk mund te manipulohet, aktorët duhet të puthen live apo të luftojnë kundërshtarët përballë një publiku prezent në sallë.
Teatri, veçanërisht shfaqjet muzikale dhe dramat romantike në Broadway apo teatrot e famshëm në kryeqendrat europiane po përballen me sfida unike për t’u rikthyer gjatë epidemisë së koronavirusit, edhe pas lehtësimit të masave bllokuese. Prodhuesit dhe aktorët thonë se teatri do të jetë i fundit që do të ngrejë perdet, madje edhe atëherë sipas tyre, nuk do të jetë njësoj.
Një sondazh i Reuters në bashkëpunim me Ipsos zbulon se vetëm 27% e të pyeturve do të shkonin në një shfaqje teatri pas hapjes së tyre, ndërsa 51% thanë që teatri duhet të nisë aktivitetin vetëm pas daljes në treg të vaksinës.
Megjithatë komuniteti i teatrit po bëhet gati për shfaqje të reja në Shtetet e Bashkuara, të vogla duke shmangur ato muzikale dhe romantike. Sipas tyre, rifillimi do të jetë i vështirë, pasi për të tërhequr audiencën me gjithë masat e reja mbrojtëse, duhet të ulin çmimin e biletave dhe për pasojë, edhe të kostove në tërësi. TV Klan / KultPlus.com
Anëtarja e Këshillit Koordinues të Diasporës dhe Drejtoresha e Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave” në Calgary të Kanadasë, Dr. Adriana Fishta-Bejko, bën një analizë të situatës së mësimdhënies nën ndikimin e pandemisë dhe masave kufizuese të marra për shkak të saj.
Ajo flet për problematikën e mësimdhënies online, si ndikojnë ndryshimet në mësimdhënie për prindërit në vendin ku jeton dhe cilat janë vështirësitë që hasin prindërit emigrantë lidhur me edukimin e fëmijëve e si mund të kapërcehen ato.
“Çdo prind është i preokupuar për edukimin e fëmijëve të tij, në mënyrë të veҫantë, gjatë këtyre kohëve të karantinës kur shkollat janë të mbyllura dhe barra e mësimdhënies bie më shumë mbi prindërit. Vështirësitë janë të ndryshme në familje të ndryshme; disa nga ne duhet të shkojmë në punë, por nuk kemi ku t’i lëmë fëmijët, sepse shkollat dhe kopshtet janë të mbyllura. Disa prindër të tjerë mund të jenë të mbyllur në shtëpi me fëmijët për 8 javë (dhe më shumë) dhe në të njëjtën kohë u duhet të bëjnë «home schooling», në një kohë kur prindërit vetë nuk kanë qenë asnjëherë mësues. Fatkeqësisht, COVID-19 do të jetë një bashkudhetar ynë i pakëndshëm për të paktën 2 vjet të ardhshme dhe ne duhet të përgatitemi që fëmijët tanë të mos “paguajnë” për këtë pandemi me rezultate të ulëta në shkollë”, tha ajo në një intervistë për mediat shqiptare.
Po ashtu ajo e pyetur për skenarin e shtatorit të 2020 tregon se ga diskutimet e deritanishme dhe mbështetur në faktin se nuk pritet të kemi vaksinë për coronavirus deri në 2021, duket shumë e mundshme që SKENARI #2 do të jetë më i mundshmi. “Nxënësit do të kthehen në shkolla, por do të ketë shumë mënyra të prera për të evituar shpëndarjen e virusit. Ministrja është e gatëshme të ndryshohen ditët e mësimit në “turne të ndryshme” (paradite dhe mbasdite) ose ditë ndryshme të javës për klasa të ndryshme për të mundësuar distancën nga bankat në klasa. Gjithashtu, si mësuesit edhe nxënësit do të mbajnë maska në shkollë”, tha ajo, përcjell albinfo.ch / KultPlus.com
Historia na dëshmon se çdo 100 vite, bota është prekur nga një pandemi, murtaja në vitin 1720, epidemia e kolerës në vitin 1820, Gripi Spanjoll në vitin 1920 dhe pandemia e Koronavirus në 2020.
Murtaja 1720
Më 1720, ishte pandemia e fundit e murtajës në shkallë të gjerë, e quajtur ndryshe dhe murtaja e madhe e Marsejës. Dokumentimet, dëshmojnë se kjo pandemi vrau rreth 100,000 njerëz në Marsejë të Francës. Supozohet se bakteret e virusit u përhapën nga mizat.
Kolera 1820
Pandemia e kolerës gjeti terren në Azi, në vende si: Tajlandë, Indonezi dhe Filipine. Në atë periudhë më shumë se 100,000 viktima u regjistruan në Azi, për shkak të kësaj pandemie. Besohet se burimi i infeksionit u bë liqenet e kontaminuar me baktere, në të cilat pinin ujë njerëzit.
Gripi Spanjoll 1920
Gripi spanjoll ka ndodhur 100 vite më parë në fund të Luftës së Parë Botërore. Ky virus infektoi rreth 500 milionë njerëz dhe vrau më shumë se 100 milionë në të gjithë botën. Kjo pandemi është konsideruar si më vdekjeprurësja në historinë e njerëzimit.
Koronavirus 2020:
Sot bota është kapluar nga pandemia e koronavirusit e quajtur ndryshe si COVID-19. Siç e dimë si pasojë e saj, miliarda njerëz janë izoluar në shtëpi, për të minimizuar përhapjen e virusit. Ndërkaq, sipas raportimeve të fundit, deri më tani në të gjithë botën, si pasojë e virusit vdekjeprurës, kanë humbur jetën 281442 persona, ndërsa mbi 4130000 të tjerë janë infektuar. / Top Channel / KultPlus.com
Si sot 2 vite më parë Katy Perry dhe Taylor Swift i kanë dhënë fund konflikteve me njëra-tjerën dhe janë bërë sërish mikesha.
Në këtë ditë shumë domethënëse për artistet ato vendosën të paralajmërojnë bashkëpunimin e tyre të parë muzikor që quhet “Daisy”.
Fillimisht ka qenë Katy ajo e cila ka postuar kopertinën e kësaj kënge ku shfaqet e shtrirë mes luleve daisy e më pas Taylor Swift ka publikuar një foto ku shfaqet duke veshur një bluzë po me të njejtat lule.
Edhe pse këngëtaret nuk kanë dhënë asnjë detaj tjetër, fansat po tregohen të paduruar duke kërkuar me ngulm që Taylor dhe Katy t’i japin fund këtyre detajeve dhe ta publikojnë projektin muzikor.
“Të tridhjetat janë të bukura, dhe tridhjetë e një, tridhjetë e dy, tridhjetë e tre, tridhjetë e katër, tridhjetë e pesë vjeç. Ato vite janë të mrekullueshëm sepse jemi të lirë, rebelë, mashtrues, sepse ankthi i pritjes ka mbaruar, melankolia e rënies nuk ka filluar, sepse më në fund, në moshën tridhjetë vjeçare, ne po shkëlqejmë!
Nëse jemi fetarë, ne jemi fetarë të bindur. Nëse jemi ateistë, ne jemi ateistë të bindur. Nëse jemi të dyshimtë, jemi të dyshimtë pa turp. Dhe ne nuk i frikësohemi talljeve të djemve, sepse edhe ne jemi të reja, nuk i frikësohemi qortimeve të të rriturve, sepse edhe ne jemi të rritur. Ne nuk i frikësohemi mëkatit sepse e kemi kuptuar se mëkati është një pikëpamje, nuk kemi frikë nga mosbindja sepse kemi zbuluar se mosbindja është fisnike.
Ne nuk kemi frikë nga ndëshkimi, sepse kemi arritur në përfundimin se nuk ka asgjë të keqe të duash kur e gjen dikë dhe ta braktisim nëse humbim: llogaritë nuk bëhen më me mësuesin e shkollës dhe ne nuk duhet t’i bëjmë ato me priftin e shenjtë. Ne i bëjmë ato me veten dhe mjafton. Në të tridhjetat ne jemi një fushë me grurë të pjekur, jo më të papjekur.
I gjithë gëzimi ynë është i gjallë, gjithë dhimbja jonë është e gjallë, ne qeshim dhe qajmë, pasi kurrë nuk do të kemi sukses. Ne kemi arritur në majë të malit dhe atje në krye çdo gjë është e qartë: rruga në të cilën do të zbresim.
Nuk do të ndodhë që të ulemi për t’u kthyer prapa në kohë dhe të meditojmë fatet tona…”
Ylli në ngritje, Erza Muqolli, ka kënduar këngën “Don’t Start Now” të yllit botëror, Dua Lipës, shkruan KultPlus.com
Videon Erza e ka publikuar në Instagram duke arritur mija shikime, pëlqime e komente nga më të mirat.
Por komenti më i mirë erdhi nga vetë Dua Lipa e cila sapo e ka parë videon ka komentuar duke e vlerësuar lart zërin e Erzës.
“Po më pëlqen kjo Erza !!! Shumë e bukur…”, ka shkruar Dua e ky koment padyshim që e ka bërë të lumtur Erzen. Përveç komentit Dua tashmë ka filluar ta ndjekë në rrjetin social Instagram Erzën.
Mbështetja e Dua për Erzën padyshim që është e vlefshme shumë edhe për karrierën e Erzës e cila është në negociata me artistë botërorë dhe shumë shpejt do të kemi një tjetër yll shqiptar që do e njeh e gjithë bota. / KultPlus.com
“Dhe pastaj pyet veten ku janë ëndrrat e tua. Dhe duke tundur kokën thua: Sa shpejt ikin vitet! Dhe përsëri pyet veten: Ç’bëre me vitet e tua? Ku e varrose kohën tënde më të mirë? Ke jetuar apo jo? Shiko i thua vetes, shiko se si bën ftohtë në këtë botë. Do të kalojnë të tjerë vite, dhe pastaj do të vijë vetmia e errët, do të vijë me shkop pleqëria e dridhur, e pastaj brenga dhe përmbysja. Do të zverdhet bota fantastike, do të mërdhijë, do të treten ëndrrat tuaja dhe do të bien siç bien gjethet e verdha nga drurët…”
– Fyodor Dostoevsky, “Netë të bardha”
“Dashuria është një sëmundje nga më të rrezikshmet dhe më ngjitëset. Ne të sëmurëve nga dashuria, na dallon kushdo.
Sy, thellësisht të mavijosur, kallëzojnë se kurrë nuk flemë, të pagjumë natë pas nate prej përqafimeve, ose prej mungesës së tyre, vuajmë prej ethesh dërrmuese dhe ndiejmë një nevojë të papërmbajtshme për të thënë marrëzira.
Dashuria mund të shfaqet, kur, ashtu rastësisht, tek supa apo tek pija, lëshon nga dora një grusht me pluhur “dashuromë”.
Dashuria mund të të zërë, ama nuk mund të parandalohet dot.
Nuk e parandalon dot uji i bekuar, nuk e parandalon as gjaku i kurbanit; as kokrra e hudhrës që s’vlen për asgjë.
Dashuria është e shurdhër ndaj Fjalës se shenjtë dhe përbetimit të shtrigave.
Nuk ka dekret qeveritar që mund ta ndalojë, as bar mjekësor që ta evitojë, edhe pse shitëset vënë tellallin, nëpër tezga, për barëra shëruese, të garantuara e gjithçka tjetër.”
– Eduardo Galeano
“Të rinjtë e duan atë që është interesante dhe e veçantë, për ta nuk ka rëndësi nëse ajo është e vërtetë apo e gënjeshtërt. Shpirtrat më të pjekur duan tek e vërteta atë që është tek ajo më interesante dhe e veçantë. Më në fund, njerëzit krejtësisht të pjekur, e duan të vërtetën edhe në atë që duket tek ajo e thjeshtë dhe lakuriqe dhe që i ngjall mërzi njeriut të rëndomtë, sepse kanë vënë re që e vërteta prirtet ta thotë me fytyrë e thjeshtësisë mençurinë e saj më të lartë.”
– Friedrich Nietzsche, “Njerëzor, tepër njerëzor”
“Sapo ai iku, rigjeta përsëri qetësinë time. Isha i dërrmuar dhe u hodha mbi dyshekun tim. Mendoj se më kishte zënë gjumi pasi u zgjova dhe pashë yjet sipër kokës. Zhurmat e fshatit vinin deri tek unë. Aromat e natës, të tokës dhe të kripës freskonin tëmthat e mi. Paqja e mrekullueshme e kësaj vere të përgjumur futej tek unë si një vërshim i papërmbajtshëm. Në këtë moment që përkonte dhe me fillimin e agimit të ditës së re, ulërinë sirenat. Ato më njoftonin nisjen për në një botë tjetër, për të cilën nuk isha më indiferent. Për herë të parë, që prej shumë kohësh mendova për mamanë. E kuptova se përse në fund të një jete ajo kishte gjetur “një të fejuar”, se përse ajo kishte filluar të luante për të rifilluar edhe njëherë nga e para. Edhe atje, atje, përreth kësaj azileje ku shuheshin jetë, mbrëmja ngjante me një pushim melankolik. Kaq pranë vdekjes, mamaja duhet të jetë ndjerë e lirë dhe e gatshme për të rijetuar edhe njëherë gjithçka. Asnjë, por asnjë nuk kishte të drejtë të qante mbi të. Dhe unë gjithashtu u ndjeva gati për të jetuar përsëri. Sikur gjithë ky zemërim më kishte pastruar nga e keqja, më kishte boshatisur nga shpresa, përpara kësaj nate të mbushur me shenja dhe yje po i hapesha për herë të parë indiferencës së butë të kësaj bote.”
Na ikin nënat, ikin në qetësi ikin në majë të gishtave, urtë dhe pa zhurmë.
Ne hamë e pimë, të shkujdesur, bëjmë gjumë, i tmerrshmi çast na zë në befasi.
Na ikin nënat, jo shpejt, jo papritur, na duket si papritur, po është ndryshe. Ato largohen dalëngadalë, çuditshëm, mot e për mot nga pak duke u çapitur.
Një ditë si na shkrepet me nxitim, ditëlindjen ua festojmë gjithë bujë. Ky kujdes i vonët vrimë në ujë, as nënave, as tonit shpirt s’i sjell shpëtim.
Na ikin nënat, vazhdimisht na ikin, ne ua zgjasim dorën në ëndërr, na del gjumi. Po duart tona në ajër përpëliten, ku është ngritur si i qelqtë muri.
Vjen çasti i tmerrshëm, porse është vonë. Vështrojmë e me zor i mbajmë lotët, se si në rreshta të heshtur, rreshta që qortojnë, largohen nënat tona përgjithmonë.
(Përktheu nga rusishtja: Drita Lazri. Revista “Akademia”/ KultPlus.com
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera anekënd botës, festohet Dita e Nënës.
Ajo ka thënë se në këtë kohë pandemie në veçanti, por edhe çdo ditë të jetës sonë, gjithsecili prej nesh e kuptojmë se nuk ka qenie njerëzore më të fortë se nënat, njofton Klan Kosova.
“Për mjeket e infermieret që për të shpëtuar jetë po punojnë ditë e natë duke mos i parë fëmijët e tyre për ditë të tëra, për nënat vetushqyese që përkundër sfidave rrisin e edukojnë fëmijë të mrekullueshëm e të suksesshëm, për punëtoret në veprimtaritë esenciale që nuk pushuan as kur të gjithë rrinin në shtëpi, për mësueset që vazhduan mësimin online përderisa kujdeseshin për fëmijët e familjen, për secilën grua që kontribuoi në shërbimin e shujtave për familjet në nevojë, për policet e ushtaret që rrezikojnë jetën e tyre për ne, e për secilën nënë që çdo vështirësi na e kthejnë në lehtësim: faleminderit që ekzistoni. Urime dita e nënës!” / KultPlus.com
“Gjëja më me rëndësi që babai mund të bëjë për fëmijën është ta dashurojë nënën e tyre!” – Theodore Hesburgh
“Gjithçka që jam apo shpresoj se do të jem, ia kam borxh nënës time engjëllore!” – Abraham Lincoln
“Dashuria e nënës është paqja. Nuk ka nevojë të fitohet, nuk ka nevojë të meritohet!” – Erich Fromm
“Nëna është emri i Zotit në buzët dhe zemrat e fëmijëve të vegjël!” – William Makepeace Thackeray
“Jeta fillon duke u zgjuar dhe dashuruar fytyrën e nënës!” – George Eliot
“Kemi lindur nga dashuria; dashuria është nëna jonë!”– Rumi
“I lumtur është djali besimi i të cilit te nëna mbetet i pandryshuar!” – Louisa May Alcott
“Nuk keni nevojë të meritoni dashurinë e nënës; keni nevojë të meritoni dashurinë e babait!” – Robert Frost
“Dashuria e nënës është karburanti që lejon një person të thjeshtë për të arritur të pamundurën!” – Marion C. Garretty
“Burri e do të dashurën më së shumti, gruan më së miri, e nënën më së gjati!” – Proverb irlandez
“Në veshët e një fëmije, fjala “nënë” është magjike në të gjitha gjuhët!” – Arlene Benedict
“Ka mijëra gra, por vetëm një nënë!” – Proverb bolivian
“Kur je nënë, nuk je kurrë vetëm në mendimet e tua. Një nënë gjithmonë duhet të mendojë dy herë. Një për vete dhe një për fëmijën e saj!” – Sophia Loren
“Në momentin që lind një fëmijë, lind edhe nëna. Ajo nuk ekzistonte më parë – gruaja ekzistonte, por kurrë nëna. Nëna është qenie e re!” – Osho
“Nëna mban duart e fëmijës për pak… e zemrat përgjithmonë!” – Anonim
“Nëna: çdo dashuri fillon dhe përfundon atje!” – Robert Browning
“Fati i ardhshëm i një fëmije, është gjithmonë rezultat i punës së nënës së tij!” – Napoleon Bonaparte
“Zemra e nënës është një humnerë e thellë, në fund të së cilës gjithmonë do të gjesh falje.” – Honore de Balzac
“Nëna është drita e shtëpisë!” – Proverb shqiptar
“Pa diell nuk ka lule, pa dashuri nuk ka fat, pa grua nuk ka dashuri, pa nënë nuk ka poetë, as heroj!” – Maxim Gorky
“Është veç një fëmijë i bukur në botë dhe çdo nënë e ka atë!” –Proverb kinez
“Mjekët më thanë se kurrë nuk do të mund të ecja përsëri, por nëna ime ishte e sigurt se do të ecja përsëri. E, dhe unë besova nënën time!” – Willma Rudolph
“Zoti nuk mund të ishte kudo, prandaj i krijoi nënat!” – Proverb hebraik
“Disa nëna puthin, të tjera janë më të rrepta, por dashuria është gjithmonë e njëjtë. Përveç kësaj, shumica e nënave puthin dhe qortojnë në të njëjtën kohë!” – Perl S. Back
“Nuk e kuptoni se sa ju do nëna juaj , derisa të zbuloni në sirtar të gjitha pikturat dhe kartat që i keni dhënë!” – Pam Brown
“Nëna e mirë nuk pyet a dëshiron, por jep!” – Prover anglez
“Nëna: banka që depozituam të gjitha dhimbjet dhe shqetësimet tona.” – Thomas De Witt Talmage
“Lotët e nënës janë fuqia më e madhe hidroelektrike në botë!” – George Bernard Shaw
“Dashuria e nënës nuk vjetrohet kurrë!” – Seneka
“Kur je një nënë e mirë, gjithçka falet!” – Emile Zola
“Nëna është gjithçka – ajo është ngushëllimi ynë në pikëllimin, shpresa jonë në mjerimin tonë dhe fuqia jonë në dëshpërim; është burimi i dashurisë, mëshirës, dhembshurisë dhe faljes. Ai që humbet nënën e vet humb një shpirt të pastër që e bekon dhe e mbron vazhdimisht!” – Khalil Gibran
“Fëmijët janë spirancat që mbajnë nënën gjallë!” – Sofokliu
“Duart e nënës janë bërë nga brishtësia dhe fëmijët flen rehat në to!” – Victor Hugo
“Sa herë lind fëmija, lind edhe nëna!” – Gilbert Parker
“Amësia ka efekte humane. Gjithçka reduktohet te thelbësorja!” – Meryl Streep
“Amësia: Çdo dashuri lind dhe përfundon aty!” – Robert Brownin
“Babai më thoshte: “Rri i përulur, dhe duhet të punosh më shumë se secili”. Nëna më thoshte: “Bëhu vetja”. Ajo gjithmonë më mësonte se veç Zoti mund të më gjykojë!” – Nate Robinson
“Në momentin kur kishte shumë paqe në Qiell, por zërat nga Toka mund të dëgjoheshin dhe fëmija me ngut pyeti: “Zot, po të largohem tani, më thuaj emrin e engjëllit tim”. “Ju thjesht do ta quani atë, ‘Nënë”! – Anonim
“Nëna kupton atë që nuk e thotë fëmija!” – Proverb hebraik
“Dashuria e nënës të çliron!” – Maya Angelou
“Kurrë nuk e dija se sa shumë dashuri mund të mbante zemra ime, derisa dikush më quajti: “Nënë”!” – Anonim
“Pas çdo gjëje, ka një histori, por pas çdo historie tuajën gjithmonë është historia e nënës, sepse te e saj fillon e jotja!” – Mitch Albom
“Dora që përkund djepin është ajo që rrotullon fatin e njerëzve, sepse ajo dhe vetëm ajo e drejton jetën kah horizontet e ndritura ose të errëta!” – Haki Stërmilli
“Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!” – Johann Heinrich Pestalozzi / KultPlus.com