Në kuadër të përgatitjeve për Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Kosovës, po përgatitin një ekspozitë virtuale “Muzeu im”, e cila do të shënohet me 18 maj, duke i bërë thirrje qytetarëve të japin kontributin e tyre.
Për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia Covid 19, ku shumë muze në botë qëndrojnë të mbyllur, aktivitetet e planifikuara për t’a shënuar këtë ditë ICOM do t’i sjellë në një formë të re në mënyrë digjitale.
Në njoftimin e MKRS-së thuhet se edhe Kosova i është bashkëngjitur kësaj nisme pasi që Muzeu Kombëtar i Kosovës që disa vite me radhë e feston këtë ditë me aktivitete të shumta, dhe për gati katër vite është pjesë e ICOM-it.
“Edhe këtë vit, në Kosovë do të bëhen organizime për ta shënuar këtë ditë me aktivitete e ngjarje kreative që do të sillen në mënyrë digjitale, e ku bën pjesë edhe ekspozita virtuale në fjalë”.
“Ekspozita virtuale e cila do të organizohet nga Muzeu Kombëtar i Kosovës ka për qëllim të sjellë muzeun më afër banorëve të Republikës së Kosovës, për ta ngritur vetëdijen rreth vlerave dhe ruajtjes së trashëgimisë dhe diversitetit tonë kulturor”.
“Konkretisht, Muzeu im është një aktivitet/ekspozitë virtuale e organizuar për të ndihmuar bashkëpunimin në mes komunitetit dhe Muzeut, dhe ofron një qasje të re për gjithpërfshirje duke integruar në ekspozitë koleksione nga trashëgimia familjare e banoreve të Republikës së Kosovës. Qëllimi është që duke qëndruar në shtëpi të ndërtojmë një ekspozitë virtuale me punime (vizatime, piktura, dizajnime), objekte (vegla pune, enë, orendi, punime të vjetra druri, metali, guri; veshje), fotografi të dërguara në format digjital”, thuhet në njoftim të MKRS-së.
Nëse letërsia është projektim individual i jetës dhe botëkuptimeve ndaj saj, atëherë vepra letrare është reflektim i ideve dhe mendimeve autoriale, të paraqitura në një formë të caktuar poetike. Si e tillë, vepra letrare prezanton individualitete dhe origjinalitete të veçanta krijuese, të cilat përbëjnë botën e shkrimeve letrare. Edhe në letërsinë shqipe kemi krijime të tilla, origjinale dhe moderne në secilën formë. Një vend të rëndësishëm në mesin e letrave shqipe zë edhe krijimtaria poetike e Din Mehmetit (1929 – 2010).
Përmes veprave të tij :“Në krahët e shkrepave”, “Rini diellore”, “Dridhjet e dritës”, “Heshtja e kallur”, “Ora”, “Ikje nga vdekja”, “Fatin tim nuk e nënshkruaj”, “As në tokë as në qiell” do të shpalosim veçoritë tematike, simbolike dhe figurative, elemente të cilat do t’i trajtojmë të përmbledhura, përgjatë këtyre vëllimeve në fjalë.
Poezia e Din Mehmetit, përshkohet nga një subjktiviteti i thellë shpirtëror, i cili artikulohet si këngë e vajit, durimit dhe mallit për të kaluarën historike dhe personale, për të paarritshmen, dashurinë, lirinë dhe njeriun. Prandaj, në çdo poezi, edhe kur konteksti ndryshon, uni i tij lirik është aty, i pranishëm gjithmonë për të komunikuar me lexuesin e tij.
Si krijime artistike poezitë e Mehmetit, shquhen për dendësinë e madhe kuptimore, për përdorimin e simboleve të shumta dhe të gjuhës figurative. Prandaj për kuptimin e saj, duhet të nisemi nga këto karakteristika, të cilat janë indentifikues për poezinë e këtij shkrimtari.
Që në sprovat e para krijuese, krye tema e poezive të Mehmetit, është, malli për vendlindjen, për jetën fëmijërore dhe njerëzit e saj. Ky është ambienti ideal i bukurisë dhe lumturisë, i cili ka arritur gjithmonë, në çdo kohë, për ta frymëzuar poetin. Për këtë mundemi të përmendim një varg të poezive, por po ndalemi tek poezia “Në rrezet e katundit tim” në përmbledhjen e parë “Në krahët e shkrepave”, ku kujtojmë vargjet:
“Katundi im syhapun mali – gjak i dejve t’mij O, ti djepin e drunit ma ruen diku, N’fytin e çerdhes së përgjakun, shum herë n’bregore, Ku thekshëm rreh dielli i zemrës së nanës Mbas gjurmave t’mija n’blozhmen e shkambores” .
apo poezinë “Rruga” ku shprehet malli për familjen ose poezinë “Tregmi”, ku përshkruhet jeta e malësorëve.
Kur jemi tek tema atdhetare, Din Mehmeti, përdorë një mori simbolesh. Përmes tyre, ai shpalos dashurinë, krenarinë ose vuajtjen për popullit e tij, fatin e të cilit asnjëherë nuk e nënshkroi. Ndër këto simbole më të shquarat janë, simboli i kullës, kështjellës, pylllit, që janë simbolikë e qëndresës dhe lashtësisë kombëtare: “Nëse doni të dini cila është dashuria ime, le të flasë kulla ime e shpuar…”; “Erdhën ekspertët dhe e nënshtruan pyllin në hartë / ia kërkuan zemrën ec e nxirre atë nga shkëmbinjtë”.
Si simbol tjetër nënvizojmë edhe simbolin e këngës, që është i përsëritur vazhdimisht nga vëllimi në vëllim, për tu njëjtësuar kështu me trashëgiminë kulturore shqiptare, e përcjellur brez pas brezi: “Por, të lutem ruaje ëndrrën e kësaj toke jetime, Gazin e kësaj çerdhe ku linde… / Këngë e shtrejtë, Ti je ofshamë e shpirtit…”
Këto simbole janë të shpërfaqura në poezi të ndryshme, por ndër to theksojmë edhe poezitë si “Kanga”, “Intime”, “As vdekje kurrë”, “Toka e këngës së zjarrtë”, “Pylli në hartë”, “Dialoge me kullat” ejt. Mirëpo në poezinë “Kosovë zog i diellit”, në përmbledhjen poetike “Ikje nga vdekja” si duket autori ka bashkuar të gjitha këto simbole, për të ngritur në piedestal dashurinë dhe krenarinë për atdheun:
“Të dua kur qeshi kur qaj Kur ngrihem kur zbres Kur eçtohem kur kam uri Kur dashuroj kur çmendem” (2- 306)
Një tjetër motiv i poezive të Mehmetit është edhe dashuria ndaj njeriut dhe njerëzores në përgjithësi, poezi të cilat mundemi t’i quajmë sociale. Në këtë tematikë përmendim poezitë si “Njeriu”, “Kanga e zezakut”, “Luftë televizive”, “Ne bukuri”, “E kërkoj njeriun” etj. Ndoshta ky është njëri nga misionet e poezive të Din Mehmetit, reflektim i të cilit janë edhe vargjet e poezisë ” N’kambsore e vargut tim”:
“Dil vargu im! Merri dhimbjet e mija t’bredhuna N’për hijet e rrugëve të ndrydhuna me gëzime e lot.. Zemrën ta fala si fëmi, Do të qeshi dhe qaj për ty, Njeri…”
Mirëpo, kjo dashuri bëhet më e madhe për njeriun shqiptar, i cili asnjëherë nuk njohu përkuljen para armikut dhe vështërsive. Një poezi tipike e kësaj natyre është poezia “Krismë është emri im”, në të cilën, autori, paraqet fatin e kobshëm të popullit tonë, që e ka ndjekur gjatë gjithë historisë: “Merre tupanin, bir E dil në kodër të fshtatit, më tha babai Në kodrën e humbjeve dhe qëndresave tona…”
“Këtu do të qëndrojmë Edhe sikur të rrënohet mbi ne murana e qiellit Se më lehtë është të vdesish ku të njohin, Ku të përcjellin i madh e i vogël deri te varri …”
Kjo dashuri zbërthehet edhe më shumë përmes portretizimeve të gjalla që poeti i bën dashurisë prindërore, të nënës dhe babait për fëmijët, largimit të shokut, të dashurisë rinore, dhe ndaj vashës malësore. Poezi të tilla janë: “Kushtue babës”, “Syt që shkrepin dashni”, “Lutje”, “Letër s’kam për ty”, “Kanga e thjeshtë”, “Mallkimi i gjakut”, “Zogza e Dukagjinit”, “Malsores”, “Tue soditë”, “Portreti i një gruaje”, “Pa ty”, “Darkë do të ha me mitet” , etj. Në këtë mënyrë poeti ka arritur që karakterin e njeriut tonë të e zbërthejë në aspektin social, por edhe në atë psikologjik.
Një pjesë e poezive i kushtohet krijimit të saj, meqë në këtë rast kuptojmë rëndësinë e poetit dhe krijimeve poetike. Prandaj poezia e Mehmetit, nuk është vetëm poezi, ajo është këngë e përjetësisë, e unit shpirtëror dhe kolektiv, është ringjallje në lindjet e reja. Nëse i referohemi vargjeve të tij, poezia, është një pasqyrë që krijon hartën e re të botës me gjakun e poetit. Të tilla janë poezitë si “Me lini të digjem”, “Pakëz në ëndërr pakëz në zhgjendër”, “Këndo ose vdis pa klithmë”, “Poezia”, “Pa titull”, “Autoportret”, “Ajo kohën e gjen vetë”, “Kurrsesi të ndërroj formë”, etj.
Në këtë tërësi vëllimore poetike, hasim edhe poezi me nuanca filozofike, të cilat shfaqen si poezi meditative për melankolinë e jetës, për të parritshmen, për të kaluarën që nuk kthehet, për luftën në mes të keqës dhe të mirës, për shpresat e humbura dhe krenarinë e zhveshur. Ndër to theksojmë poezitë si “Vetmija”, “Rrjedhjet”, “Në kadin e shpresës”, “Dje sot nesër”, “S’më le koha të bëhem kohë”, “Koha mbetet kohë”, “Edhe drita”, “Fanari”, “Vdekja e dritës”, “Rruga e drejtë”, “Antishah”, “Mjegull është”, “Pikëllim”, etj.
Kjo është, pra gama e madhe tematike e poezive të Din Mehmetit, të cilat realizohen përmes një gjuhe të pavarur poetike. Sigurisht, që kjo arrihet, duke u mbështetur në një llojshmëri simbolesh, të cilat ndryshohen sipas kontekstit, dhe kështu marrin një funksion të veçantë brenda veprës. Kësisoj, kuptojmë sesa e rëndësishme është përdorimi fikurativ i fjalës, për poezitë e Din Mehmetit. Amalgamë fikurash, nga të cilat, mund të përmendim përdorimin e metaforës, që përveç funksionit stilistik bartë edhe funksionin semantik (ndonjëherë përdorimi i tepërt i saj humb vlerën e poezisë). Gjithashtu hasim përdorimin e ironisë, antitezave, krahasimeve, etj. Ajo çka e karakterizon edhe më tepër poezinë e Mehemtit, është, jokanonizimi i vargut apo strofave të poezive. Ndërsa në stil, poezia e tij është e ndikuar nga poezia popullore, prandaj, jo vetëm në shprehje, por edhe si strukturë, vargu i tij del herë-herë prozaik. Derisa simbolet këngë, tokë, pyll, kullë ishin simbole të poezisë atdhetare, simbolet diell, dritë, shi, tym, erë, fërfëllëzë, rreze, kuq dhe zi, ishin simbole figurative, të cilat kishin kuptime të veçanta dhe jo parësore. Gjithashtu, duhet theksuar se gjatë leximit, poezia e tij, nuk të rrëmben me muzikalitetin e saj, pasi që melodia ritmike, nuk është e rëndësishme për poetin aq sa është e rëndësishme thellësia kuptimore që poezia duhet të bart. Prandaj, atë e përshkon një frymë nostalgjike e dhimbjeve të pakompenzueshme me asgjë tjetër, përveçse me poezinë.
Një interpretim i tillë për të indentifikuar karakteristikat themelore të poezisë të Din Mehmetit, jo vetëm që është njohje për poezinë bashkëkohore shqipe në tërësi, por në të njëjtën kohë zhvillohet edhe mendimi vlerësues për krijimet poetike në pëgjithësi.
[1]Mehmeti, Din: Në krahët e shkrepave, Drenusha, Prishtinë 2009, fq. 33
Ka një histori përtej çdo gruaje të zhveshur. Një histori të cilën ajo përpiqet ta harrojë teksa i buzëqesh pasqyrës të veshur me një kornizë të verdhë.
Me flokët e kapur pas, reflektimi i saj në pasqyrë duket i bukur. “Nudo para pasqyrës”, është një tablo që Maks Velo e ka pikturuar vitet e fundit. Artisti I njohur për vizatimet, apo skulturat dhe shkrimet vitet e fundit ka një cikël të tërë punësh në nudo. Me sytë e mbyllur një tjetër femër qëndron e shtrirë me duart e vendosura në kokë bri një shtrati të purpurt.
Ngjyrat janë një aromë që Velo i vendos butë, për të mbështjellë trishtimin që mund të fshihet në sytë e mbyllur. Me kokën e kthyer nga një hapësirë e gjelbër, një tjetër nudo kërkon të harrojë diçka. E realizuar në vitin 2013, artisti e ka quajtur “Nudo në plazh”.
E gjelbra rrethon dhe “Nudon në pyll” realizuar në vitin 2014. Prej vitit 2010 e deri tashmë vonë, Velo ka realizuar një cikël nudosh, ku shprehet një përkryerje ngjyrash në lakuriqësi. Duket si një kthim në kohë të arta, për të kuptuar atë çfarë trupi femëror mbart, misterin e botës.
Ajo çfarë i bën ndryshe këto nudo, është portreti. Fytyrat e femrave janë të qarta, dhe nuk kërkojnë të fshehin natyralitetin që shtrihet poshtë vështrimit. Krenare dhe të bukura, ato zbulojnë atë që është po aq e rëndësishme, brëndësinë e tyre.
Për Velon këto tablo janë një udhëtim në botën femërore, për të zbuluar dalngadalë misterin që mbart gruaja. /KultPlus.com
SHASH (Shoqata e Arkitekteve të Shqipërisë) vitin e kaluar i dha çmimin “Mjeshtër në Arkitekturë” , Velos, si pjesë e një serie çmimesh në kuadrin e FAMA – “Festivali i Arkitekturës Moderne Shqiptare / Festival of Albanian Modern Architecture”. shkruan KultPlus.com
Maks Velo ishte autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura “, “Betonizimi i Demokracisë”, “Jetë paralele” (105 dokumente të sigurimit të shtetit),” Vizatime mbi arkitekturën popullore shqiptare”, “Grafika e Realizmit Socialist në Shqipëri”, “Skulptura e Realizmit Socialist në Shqipëri dhe Skulptura në Europë”, “Nënë Tereza ” (Vizatime), “Paris 1” dhe “Paris 2” (Vizatime dhe poezi), “Tapeti i kuq” (Poezi), “Përkthyesi”, “Pastel”, “Spaç”, “Hetimi dhe Klubi Karavasta” “Jetë paralele”, etj. /KultPlus.com
Ikona amerikane e popit, Madonna tha që ajo kishte koronavirus ndërsa ishte në turneun e saj botëror Madame X.
Ajo sqaroi në një postim në Instagram të mërkurën se aktualisht nuk ishte e sëmurë, por se kishte dalë pozitive për antitrupat Covid-19.
“Kur testoni pozitive për antitrupat do të thotë që ju KENI virusin që unë qartë e bëra pasi isha e sëmurë në fund të turneut tim në Paris mbi 7 javë më parë së bashku me shumë artistë të tjerë në shfaqjen time, por në atë kohë të gjithë menduam se kemi pasur një grip shumë të keq “, ka shkruar këngëtarja në Instagram, duke shtuar se të gjithë tani ishin të sigurt dhe të shëndetshëm, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Madonna ndërpreu turneun e saj botëror menjëherë pasi qeveria franceze ndaloi të gjitha tubimet e mëdha.
Ylli, 61 vjeçar, gjithashtu ka dhuruar 1 milion dollarë për hulumtimin e vaksinës së koronavirusit.
Mandatory Credit: Photo by Richard Young/REX/Shutterstock (6897610s)
Madonna
Edward Enninful OBE Party, Mark’s Club, Mayfair, London – 27 Oct 2016
Maks Velo ka lindur në Paris, më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet ’78-’79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg.
Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Jeta ime në figura ” etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar.
Po ashtu Velo ishte piktor, arkitekt, studiues dhe shkrimtar i njohur. Ai ka vuajtur denimin në burgje gjatë regjimit komunist dhe një pjesë e krijimtarisë së tij i është dedikuar dimensionit të lirisë në diktaturë. Gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë gjerësisht në debatet për menaxhimin e hapësirës publike përmes artikujve publicistikë dhe aktiviteteve të tjera.
Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: “Kokëqethja”, “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, “Paralele për arkitekturën”, “Kohë antishenjë”, “Betonizimi i demokracisë”, “Hetimi”, “Spaçi”, “Jeta ime në figura”, “Klubi Karavasta” “Përkthyesi”, “Jetë paralele”, etj. Si artist, ai krijon në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër është i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar. /KultPlus.com
Numri i turistëve në botë do të ulet mes 60 dhe 80 për qind në vitin 2020, për shkak të koronavirusit, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Turizmit, duke ulur ndjeshëm parashikimet e bëra më herët.
Masat e ndalimit të udhëtimeve dhe mbyllja e aeroporteve dhe kufijve tokësorë për të ndalur shpërndarjen e virusit, kanë zhytur turizmin në krizën më të thellë që kur nisi mbledhja e të dhënave më 1950, ka bërë të ditur kjo organizatë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Lëvizja e turistëve ka rënë për 22 për qind në tremujorin e parë të vitit 2020, dhe 57 për qind vetëm në muajin mars, me Azinë e Evropën që kanë vuajtur më së shumti, sipas këtyre të dhënave.
“Bota po përballet me krizë të paparashikueshme shëndetësore dhe ekonomike. Turizmi është goditur fort, me miliona vende pune në rrezik në një prej sektorëve më intensivë të ekonomisë”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Zurab Pololikashvili, raporton “The Guardian”.
Kompanitë ajrore kanë pësuar më së shumti që nga shpërthimi i virusit në fund të vitit 2019 në Kinë me fluturimet e anuluara, por që kanë prekur edhe zinxhirin e turizmit duke përfshirë hotelet e operatorët e turizmit.
Organizata kishte parashikuar në fillim të vitit se turizmi botëror do të rritej për 3-4 për qind më 2020, por më pas rishikoi parashikimin në fund të marsit, duke thënë se do të ketë rënie prej 20-30 për qind. Tani, me zgjatjen e izolimit, organizata ka thënë se do të ndryshojë edhe parashikimi. Në skenarin më të mirë, sipas saj, nëse lehtësohen masat në korrik, turizmi do të pësojë rënie për 58 për qind. Nëse kufijtë mbesin të mbyllur e udhëtimet nuk lehtësohen para dhjetorit, rënia mund të jetë deri në 78 për qind.
Ky lloj personazhi u shfaq fillimisht në letërsinë amerikane në vitin 1919 dhe “The Mark of Zorro” ishte filmi i parë në të cilin shfaqej maska që e mbulonte identitetin e heroit të vërtetë, Zorros, shkruan KultPlus.
Portretizimi i Tyrone Power më pas, mbetet një nga më të njohurit. Në “Mark of Zorro” të vitit 1940 ai shfaqet me maskën e famshme të zezë që i lejon t’i duket vetëm gjysma e fytyrës dhe sytë shkëlqyes të heroit.
Në historinë e kinemasë, maskat janë shfaqur edhe nëpër filma argëtues, pork a disa përjashtime. Shembull e kemi, filmin “Kameradschaft” të vitit 1931 me regjisor, austriakun Georg Pabst. Ky film është i frymëzuar nga një aksident i vitit 1906 përgjatë kufirit midis Francës dhe Gjermanisë; ngjarjet janë të vendosura pas Luftës së Parë Botërore.
Klasiku i Dumasit i vitit 1844 “The three Musketeers” u adaptua në shumë filma, po ashtu edhe filmi “The man in iron mask” apo “Njeriu në maskën e hekurt” i vitit 1998 në të cilin luan aktori i famshëm Leonardo DiCaprio.
Në filmat e zhanrit horror, vrasësit serikë misteriozë zakonisht i mbulojnë fytyrat e tyre ndërsa kryejnë operacione nëpër lagje e qytet. Në komedinë e zezë “Scream” të vitit 1996, vrasësi Ghostface satirizoi klishetë e këtij zhanri.
Fanatiku katolik Guy Fawkes që u përpoq ta hidhte në erë parlamentin anglez në vitin 1605 u bë i njohur me maskën e tij të shfaqur në filmin “V for Vendetta” në vitin 2005, duke u bërë ikonë e kulturës popullore dhe filloi të shfaqej nëpër protesta në mbarë botën.
Së fundmi kemi filmin “Joker” i cili fitoi “Luanin e Artë të Venecias” si dhe dy çmime “Oscar”, duke pasur një sukses të jashtëzakonshëm në vitin 2019. Personazhi nuk bart drejtpërdrejt maskë. Joaquin Phoenix e ndryshon identitetin e tij përmes make-up. Pas filmit, maska e klounit që e bart “Jokeri”, u bë simbol i anti-establishmentit; kjo maskë filloi të shfaqej po ashtu nëpër protesta. /bm /KultPlus.com
Qyteti i binjakëzuar me Prizrenin, Osijeku i Kroacisë, në shenjë të miqësisë dhe të solidaritetit në kohën e pandemisë ka ndriçuar monumentin më të famshëm të qytetit me ngjyrat e flamurit shtetëror të Kosovës.
Ura e këtij qyteti ka marrë ngjyrat kaltër e verdhë duke reflektuar edhe në ujërat e lumit Drava, njofton Klan Kosova.
Një fotografi të tillë e ka publikuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili ka falënderuar edhe homologun e tij kroat për përkrahjen e dhënë.
“Falënderoj përzemërsisht kryetarin e Komunës së Osijekut, z. Ivan Vrkić, për mbështetjen e cila është mjaft domethënëse në këto ditë të vështira ku po kalon e gjithë bota nga kriza shëndetësore e pandemisë”.
“Shpresoj që këtë krizë ta tejkalojmë së bashku sa më parë dhe të kemi bashkëpunim edhe më të fortë për t’u rimëkëmbur”.
Eja ashtu si je, mos humb kohë me tualet, Nëse gërsheti t’është prishur, apo flokun s’e ke drejt, Nëse kordelin në bel s’e ke lidhur, nuk ka dert, Eja ashtu si je, mos humb kohë me tualet.
Eja mbi bar me hapa të shpejtë, Nëse këmbët t’i njom vesa, nëse mbetesh pa sandale, Nëse perlat të këputen nga xherdani, mos ki dert. Eja mbi bar me hapa të shpejtë.
A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell? Varg lejlekët fluturojnë lart dhe era shpejton mbi shkurre. Kafshët të trembura nisen vrap në stane. A po i sheh retë duke u mbledhur në qiell?
Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era. E kush do ta vërejë se bloza qepallën s’ta ka prekur? Se sytë i ke më të zi se retë e shiut? Ti kot ndez llambën për t’u stolisur; ajo dridhet dhe e fikë era.
Eja ashtu si je, mos u vono me tualet Nëse kurorën s’e ke thurur, s’ka dert? Nëse zinxhirin e dorës s’e ke lidhur, ashtu lëre. Është vonë; qielli u bë terr nga retë. Eja ashtu si je, mos u vono me tualet.
Me hidhërim të thellë morëm lajmin për vdekjen e mikut, bashkëpunëtorit dhe artistit të nderuar Ahmet Brahimaj, ish- balerin dhe drejtor shumëvjeçar i Baletit Kombëtar të Kosovës.
Andaj dua që në emër të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe në emrin tim personal t’u shpreh ngushëllimet më të thella familjes Brahimaj, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt.
Njëherazi ngushëllimet tona, në veçanti shkojnë për të gjithë kolegët nga Baleti Kombëtar i Kosovës, institucion ky që lidhët ngushtë me emrin e Ahmet Brahimajt.
Ahmeti nuk e jetoi gjatë moshën e pensionit, sepse edhe ashtu ai nuk mund të paramendohej si pensionist. Autoriteti dhe karizma e tij ishin domosdoshmërish të nevojshme aty ku ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës: Në Teatrin Kombëtar dhe rreth Trupës së BKK. Mungesa e asaj karizme do të le boshllëk të madh dhe do të na mungojë të gjithëve.
Duke qenë se emri i tij ishte i lidhur edhe me AKKV “Shota”, si ish-anëtar i Këshillit Artistik dhe si bashkëdrejtues i këtij institucioni, për një periudhë të shkurtër kohore, e pastaj edhe si anëtar komisioni në vlerësimin artistik të TA, ai do të na mungojë edhe si bashkëpunëtor i Ansamblit. Respekt për punën dhe veprën e tij.
Prehu në paqe, Ahmet! Shpirti të pastë dritë! / KultPlus.com
Me Destan Gashin u njohëm në një galeri arti në Vjenë, ku të dy u gjendëm për të shijuar punimet e piktorit Kosovar Gazmend Freitag. Destanin e kisha parë një herë, në verë, në koloninë e artit në Velipojë të cilën e drejton mjeshtri shkodran, skulptori Skënder Kraja. Pas njohjes e bisedave të para, ai më ftoj që të vizitoj studion e tij e cila gjindet (në Himberg) në periferi të Vjenës. Sapo ishte mbyllur një ekspozitë e tij në Vjenë të cilën nuk pata mundësi ta shoh, kështu që e prita me shumë kënaqësi ftesën pasi do të shihja veprat, të gjithë punën e tij.
Skulptori Destan Gashi në Atelien e tij
Eshtë shumë interesante të kundrosh një skulptor gjatë procesit të punës në atelie, prandaj mora me vehte edhe aparatin fotografik që të mund të fiksoj mbresat e mija. Sapo hyra në atelienë e tij u përballa së pari me flamurin kombëtar që varej në krahun e një “burri – gurë” shtatëlartë që të krijonte përshtypjen se sapo kërkonte ta ngrinte diku lart… Pas pesë minutash u ndjeva lirshëm, por edhe në një ambient ” të njohur e të këndshëm” për mua, mbasi shumë objekte më “flisnin” shqip… Në vëndin ku isha ulur për të shijuar kafen që më ofroj mikpritësi, isha i rrethuar nga legjenda e figura që i njihja që fëmijë….
Gjëja që më çuditi shumë ishte se përpara gurëve – figura që po punoheshin nuk kishte asnjë model të gjallë, vizatim apo maket, pasi Destani punonte direkt me sy të lirë në gurë. Destani është ndër të paktët artista bashëkohorë që ushtrojnë në Vjenë artin e vjetër të skulpturës. Për të shuar kuriozitetin tim, ai filloj të më tregojë me pasion origjinën e karakteristikat e gurëve të tij…..ja mermeri i bardhë me vjen nga Carrara e Italisë… , por unë nuk po dëgjoja mbasi instinktivisht isha afruar pranë fëmijës – gurë që pi qumshtin e gjiut të Rozafës….Po po atje ku dhemb dhëmbi vete gjuha …..më permendi ai nga kujtimet e malli që më kishte mbërthyer….po ..Shkodra (kështu më quan ai mua – Shkodra)…ky është guri i bardhë i Carrarës që ngjanë me gurët e lagur nga qumështi i bardhë i nënës Rozafa….
Legjenda e Rozafës e gdhendur në gur nga Destan Gashi
Vazhduam të bisedonim rreth jetës së tij private dhe artistike. Ai më tregoj se vinte nga një familje e varfër nga Zoqishti / Rahoveci i Kosovës ku kishte mbaruar shkollën fillore duke treguar shenjat të veçanta të talentit të tij në krijimin e figurave të vogla nga balta amtare, të cilat mësuesit ja pelqenin shumë. Më vonë pas shumë vështirësish ekonomike dhe familjare kishte frekuentuar shkollën e mesme të artit figurativ në Pejë. Në shpirtin rebel të Destanit digjej dëshira për të prekur me dorë rrugët e artit. Kështu me punë këmbëngulëse arrin të fitojë konkursin e pranimit në Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura në Bruksel e cila drejtohej nga Profesoresha e njohur Vanservenbergen, ku me 1978 diplomohet për pikturë. Më pas kthehet në Kosovë ku punon për dy vjet si mësues vizatimi i shkollës Zoqishtë. Gjatë kohës në fshat, i ringjallet dëshira e vjetër për skulpturën dhe vendosë të plotësojë njohuritë e tija në fakultetin e skulpturës të Akademisë së Arteve të Bukura të Brukselit që drejtohej nga Profesori Martin Guyaux, ku me 1985 merr titullin e diplomën e Skulptorit profesionist. Më pas vendoset në Vjenë, pasi në vitin 1981 kishte njohur shoqen e tij të jetës, Barbaren, vajzën nga Vjena.
Skulptori Destan Gashi në punë e sipër në atelien e tij
Pas viteve me impenjim të plotë për formimin e tij, fillon përiudha e krijimtarisë ku pat prodhimtari të bollëshme. Në punën e tij ai frymëzohet me tema nga folklori shqiptar, por edhe bukuria e femrës prek shpirtin e tij artistik. Figurat e femrës të skalitura në gurë zënë një vënd të madh në krijimtarinë e tij. Kushdo që përballet me punën e tij, kupton botën e madhe shpirtërore të Destanit, temperamentin rebel e po ashtu shpirtin e butë të tij. Figurat si Rozafa, Dy Vajzat, Nëna me Binjaket, Aurora, Vajza Afrikane, Vajza në Plazh, Nymphe, po ti kundrosh, të mbushin me dhëmbshuri, por edhe me dashuri njërzore. Nga energjia e eleganca e fantazisë së Destanit, janë krijuar figura që “flasin” vetë si: Kërcimtarja, Balancë, Lisa, Kërmilli. Artisti Gashi në të shumtën e rasteve viziton personalisht guroret (minierat e gurit) nga ku vendosë për bllokun e gurit në masën e ngjyren e parashikuar. Nganjëherë, aty në minierë frymëzohet dhe i lindin idetë e reja për krijesa të reja artistike. Zakonisht, për punët e tija ai përdorë materiale guri nga “Sölker, Krastaler, Mermer nga Wachau, Arlburger, Gummerner, Mermer nga Südtirol, gurë Italian nga Carrara, gurë Brasilian apo të Salzburgut”. Kombinimi i ngjyrës dhe linjave (strukturës) të gurit ka ndikimin e vet në fantazinë dhe kreativitetin e Destanit. Më tërhoqi vemendjen punimi Gruaja e Hasit ku struktura dhe ngjyrat e gurit ishin të larmishme e të ngjashme me veshjen kombëtare të asaj zone, pra gjetja ishte e përsosur si vetë bukuria e gruas së gdhendur në atë mermer.
Foto 4. Gruja nga Hasi, mermer nga Bummerner, 2010
Destan Gashi ka punime të cilat gjinden në të gjithë anët e botës që nga Amerika, Italia, Austria, Gjermania, Zvicra, Spania, Lichtensteini, Belgjika, Hollandë…të cilat janë të vëndosura në sheshet kryesore të qyteteve (e që janë pronë e shtetit – Bashkisë) apo i përkasin ndonjë koleksionisti privat. Ai është nderuar për punën e krijimet e tija me shumë çmime ndërkombëtare. Qysh student ai u nderua nga Bashkia e Brukselit për punimin në gurë të Dona Barbantia, e cila është e vendosur në qëndër të qytetit.
Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, gurë zalli, 2009
Bustin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, një punë krejt e veçantë nga sa ne jemi mësuar ta shohim në Shqipëri, ai e ka të shitur tek një koleksionist privat në Dibër.
Gjatë karrierës së tij artistike Destani së bashku me Barbaran, gruan e tij austriake, kanë organizuar shumë ekspozita, në Austri e në shumë vende të Europës. Suksesi i tyre ka qënë i padiskutueshëm, gjë që është pasqyruar gjërësisht në shtypin e kohës.
Figurë në rërë, Jesolo 2005
Skulptori Destan Gashi është një figurë e njohur edhe për pushuesit dhe turistët në Itali dhe Austri, nga figurat e tij të punuara në rërë gjate bregdetit Italian, apo në figurat e krijuara në dëborë në bjeshkët e Austrisë. Në ekspozitat që hapen në Vjenë ku marrin pjesë shumë artistë nga Austria, i përherëshëm dhe i vlerësuar nder to është edhe skulptori ynë Destan Gashi. / KultPlus.com
Ato që na i tha Shefqet Aga rreth barrës që na binte “me i ba zap të çmendunit për me i shpëtue nga spitali i Shkukzës” prej nga nuk kishte kthim, kishin filluar të jetësoheshin. Mora vesh se gjatë natës, bashibozukët e shumtë kishin hyrë në disa mëhallë dhe kishin bastisur familjet e njohura, me ç’rast nga çdo shtëpi kishin marrë të parët e tyre.
“Po i mbledhim të çmendurit… Ketë e keni peshqesh nga grithja”, çirreshin. Edhe ma të rënda më erdhën ato që m’i tha Lami rreth dyshimeve se oficeri Harun Xhaferi mund të ishte dërguar nga Zyrat e Errëta si hetues i posaçëm për t’u marrë vesh e verteta rreth atyre që tashmë lidheshin me frenimin e murtajës me anën e grrithjeve.
“Mendja ma thotë se Haruni po ua matë kokat Kajmekamit dhe Shefki Agës, cila prej tyre të përfundojë në Kamarën e Turpit… Kjo mund të jetë me rreziqe të tjera për ne…”
Atë mendim kishte edhe Sheh Alia, i cili njihej për tëhollimin e gjanave. Tha se Haruni i sertë është këtu për me e tjerrë përgjegjësinë e tyre për dështimin, sidomos kur kjo lidhet me grithjen.
“Ndaj, Kajmekami në njërën anë dhe mjeku Shefki Aga në tjetrën anë, mund të dalin me hesape të tjera për t’i dhënë punës kapak… Të tillët, për me ruejt pushtetin dhe për me shpëtue kokën, me murtajë apo pa murtajë, janë në gjendje me kallë edhe dynjanë..”
Shtoi se nga ato që kishte marrë vesh tërthorazi nga disa myhibë që i shërbenin Kajmekamit, ai po mundohej që me anën e hafijeve për me nxitë ndonjë kryeneçësi në mënyrë që, në rrethanat e Fermanit për shtetërrethimin të shfrytëzohej asqeri për qërim hesapesh me të madh e të vogël. Ndërsa Shefki Aga ka zgjedhur marifetin e çmendjes për të mbushur spitalin e Shkuzës. Me një të rame, këkon dy të vrame… “Harun Xhaferi i sertë nuk ashtë kot këtu…”
(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”) / KultPlus.com
Çfarë nëse jemi pjesë e një eksperimenti? Ja kam shtruar këtë pyetje disa herë vetës përgjatë situatës së krijuar nga një diçka e panjohur. Njeriu ka një pikë te dobët, që unë e quaj pikë varësie, që ka emrin frikë. Kjo frikë shpeshherë merr emra dhe shfaqet ne forme të ndryshëm. Dhe nëse analizojmë sjelljen individuale në disa prej veprimeve kolektive, që kanë shoqëruar historinë e njeriut, mund të shohim se si frika ka qenë një element që ka ndërhyrë në shumë forma dhe mënyra jetese, tek njeriu si individ dhe tek njeriu si pjesë e shoqërisë, dhe një bashkësie më të madhe deri në përmasa globale. Situatat në cilat është zhvilluar njeriu, janë mjaftë komplekse, ashtu siç është dhe vet njeriu dhe qenja e tij! Sjellja e njeriut është komplekse. Një observim i reagimeve dhe valëve nga brenda dhe jasht trupit e mendjes njerëzore, por dhe i ndikimeve nga jashtë, si ato të turmave të caktuara, apo sikur është tani ndikimi i Coronavirusit-19, mund të vërehen se individi vepron ngjashëm me masën, madje si masa dhe për masën. Njeriun e ka shtypur frika si element për bindje dhe që nuk lejon pavarësi të qenies nga ajo çfarë jep masa! Tek njeriu vërehet frika e ndëshkimit, dhe përmes besimit dhe lutjes, tek diçka imagjinare, apo më e madhe se ata, mbështeten për të eliminuar ankthin e ekzistencës! Në këtë rrafsh, njeriu në frikë ndjen humbjet dhe përmes kësaj i rriten bindjet ndaj pushteteve hyjnore; ndaj atyre njerëzore! Pastaj natyrshëm shtrohet pyetja: çfarë nëse jemi pjesë e një eksperimenti, të burgosur pa “bërë krim”, duke mos e ditur se çfarë do të thotë izolim, për ata që kanë provuar formën tjetër të izolimit që është burgu forma më e njohur ndër njerëz, e heqjes së lirisë?- Por që ka një ndryshim të madh me izolimin që po bëhet herë herë me “dashjen tonë”, nga frika e diçkaje që se njohim, nga bindja me dashje për diçka që s’na pëlqen, pra bindemi pa e pëlqyer. Fuqia e këtij ndërveprimi, sërish lidhet me frikën e bindjen. Dhe pushtetin më te madh e kanë fituar duke mbjellur frikën për diçka, që më vonë është rritur si vetëfrikësim alogjik! Pastaj, çfarë nëse ky “eskperiment” do të tregoj se njeriu është me parë qenie emocionale dhe mëpastaj sociale; që njeriut i duhet njeriu, pastaj të jetë ai që është,- sjellja e tij, ndjenja, emocioni, dashuria etj, apo të dashuroj, të ndjej, të flas, bërtas për të qenë më pas pjesë e një grupi, për të ndarë në grup atë që është apo te jete në grup për të marr atë që i duhet!? Ana tjetër e medaljes së historisë së këtij ndryshimi të mënyrës së jetesës, ka ndikuar në perceptimin e njeriut mbi mënyrën e te jetuarit, stilin e veprimtarisë së tij ditore, si psh. Jo shpesh, një masë e madhe njerëzish, jo të gjithë, dalin të bëjnë blerjet në market pa makina, t’i mbajnë ushqimet në qese deri në shtëpi për rreth tridhjetë minuta larg shtëpisë, apo dhe të shohin brenda shtëpisë së tyre më shumë se sa katër muret e dhomës, të lejojnë të krijojnë histori ditore, sepse njeriu i kohës së kësaj epoke nuk arrin që te jetë kaq komod karshi dinamikës që ka vetë kjo epokë. Duhet te jetë një thirrje drejtë perceptimit të gjërave parësore të nevojave që realisht qenia jonë ka, për te harruar pak rehatinë e makinës dhe të lëvizim këmbët nga nevoja në këtë rast e për shumë qëllime të mira! Më kujtohet një fragment nga tregimit e gjyshes, kur thoshte: nevoja është nëna e gjërave, dhe ajo na mëson çdo profesion, çdo sjellje. Në këtë rast, nevoja për të qenë të heshtur brenda zhurmës që mund të shkaktonin dikur lëvizjet e makinave, të na qojnë drejtë analizimi të një hapi që bëjmë me shumë! Një thirrje tjetër që do të duhej ta dëgjonim është ta shihnim jetën tonë si një udhëtim të gjatë duke realizuar ëndërrat pa u nxituar, dhe për të kuptuar sensin e kohës. Në këto ditë izolimi që edhe pse mund të bëjmë pak gjëra, lëvizje, punë, lexime e ndër to detyra, koha duket sikur nuk ikën, në fakt ajo shihet ashtu siç duam ta shohim. Ne kontekst të gjithë kësaj, nëse do të ishim pjesë e një eksperimenti; shtrohet pyetja çfarë duhet t‘ themi vetës, kuptohet përveç kërkimit të fajtorëve për tragjikën!?- Një faleminderit për domosdoshmërinë e mësimit ose rikujtimit të disa gjërave që dikur i kemi njohur, dhe për mësimet e detyrueshme të mbijetesës në rrethana të caktuara?! Pra jo nga frika por qe na lat të kuptojmë shumëçka mbi botën, njeriun, pushtetin, bindjet e perceptimin e gjërave në një dritë tjetër! / KultPlus.com
Amanet ju le nëse nuk pritoni të ma shkruani emrin në rërën e detit, dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj. Në krahët e valëve të ketë epope te pambaruar dhe arena e kafazit të jetë e hapur.
Përmendore nuk dua! Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendoseni afër kokës sime. / KultPlus.com
Ava Max, këngëtarja shqiptare me famë botërore, pritet që shumë shpejt të publikojë projektin më të ri, që do të jetë kolona zanore e filmit të animuar ‘Scooby Doo’, shkruan KultPlus.
Lajmin e bëri të ditur artistja me anë të një postimi, ku njoftoi se kënga “On Me” vjen në duet me Thomas Rhett dhe Kane Broën.
Ky projekt pritet të publikohet me 15 maj.
“E entuziazmuar ta ndajë “On Me” së shpejti! Faleminderit Thomas Rhett dhe Kane Broën që më ftuar në këngë”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në Instagram. / KultPlus.com
Nuk ka më fjalë! Shterruan. Ç’ish për tu thënë, s’u tha Ç’ish për tu bërë s’u bë. U kyç me çelësat e moralit të mëhallës Deklaratë e dashurisë së Tatjanes Me shpirtpendesën e Onjeginit.
Pikëpyetje – hijedyshimet Shtrojnë qilim gjembaç hjekakeq për shputat tona Çfarë bluan e tashmja, e nesërmja në ardhtë nga një zjarr pa prush nga një Omege pa Alfe?
‘Po sikur? Nëse ne – ja… ‘ Çukit me sqep qukapiku kryet Shkapërdahet një qielli pa forme pluskon ujërave të trazuara të nëndijes dehet me ambrozia Ç ‘trajtësohet ‘Nëse Ne’ – ja. Jona ‘Po sikur’. Tempulli ynë i lutjes , i përgjërimit Arka jonë e Noese ndaj zgjedhës së monotonisë e rutinës Vrasësit tonë të heshtur Armikut tonë të përditshëm. Kaq sublime, kaq cullake, kaq përdëlluese ‘Nëse Ne-ja’ jonë! Jona ‘po sikur! ‘ Lëmshin e ndjesive shkokolepsim e nga stomak i tij pikëpyetje, pikëçuditje, flutura shumëngjyrëshe Qesim…
Pikon mëngjesi tjetër vesen e mallit mbi dy të huaj që Gjurmët shoqi-shoqit s’ia shquan Veç ëndrra zigzage përshkuan E mendjet e tyre popuj barbare po aq të njohur Takuan.
Nuk ka meri, as lot as vrer Pyetje- përgjigje idil n’eter Me çap të lehte tërë shend e vere Ti shkon e rend drejt shortin tënd.
Ka vdekur sot ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj. Gjatë udhëheqjes së Brahimajt, Baleti i Kosovës ka bashkëpunuar me shumë koreografë të shquar nga e gjithë bota dhe këtë rrugë të shtruat me punë e vullnet, Brahimaj ju la pas balerinëve të rinj të cilët sot janë të prekur thellësisht nga vdekja e profesorit të tyre, por nesër me krenari do të vazhdojnë këtë rrugë për të cilën ai ju mbolli shumë dashuri, shkruan KultPlus.
Bashkëpunëtorët e miqtë të shumtë të Ahmetit, sot po shprehin dhimbjen e tyre më fjalët më prekëse.
Regjisori Naser Shatrolli, përmes një statusi në Facebook është munduar t’i ikë fjalës lamtumirë për mikun e tij të shtrenjtë, të cilin e konsideron vëlla.
“Po mundohem me i ik fjalës LAMTUMIRË!
Kam pirë kafen e mëngjesit në teatër me ty vllaçko për 20 vite!
Zot, sa i vetmuar po ndjehem sot!
Baleti i Kosovës sot e paska ‘humbur’ çelësin kryesor të derës së saj.
Megjithatë, LAMTUMIRË miku im!
Do të mbetesh logo e Baletit Kombëtar të Kosovës!”, shkruan Shatrolli. / KultPlus.com
Viti 1972 ishte një fillim i ri për balerinin Ahmet Brahimaj, i cili në atë kohë u punësua si i tillë ndoshta pa e ditur që jetën do të ja kushtoj përgjithmonë këtij profesioni. Që nga ajo kohë, Brahimaj nuk reshti asnjëherë duke dhënë kontributin e tij, fillimisht si balerinë e më vonë si drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës, detyrë kjo që zgjati deri në pensionimin e tij, shkruan KultPlus.
Por, mëngjesi i sotëm solli një lajm të trishtë për të gjithë ata që e njohën këtë figurë emblematike të baletit.
Vdekja kishte trokitur duke na marrë përgjithmonë Ahmetin, por jo edhe dashurinë, veprën e energjinë e mirë që mbolli tek të gjithë ata që ndanë çaste me të.
Një njeri me natyrë të çiltër, energji pozitive, e një humor që të gjithë e deshën. Ai diti të falë dashuri e kujdes për të tjetër, e të tjerët ditën t’i shfaqin po të njëjtën dashuri e duke i kujtuar sa i rëndësishëm ishte për ta.
Baleti në Kosovë është identifikuar me figurën e Ahmetit e gjithmonë do të kujtohet njëjtë, sepse angazhimi i tij i pa rezervë, ka bërë që ai të çmohet nga të gjithë e të lë gjurmë në këtë institucion.
Dhimbja sot është e madhe, por shpesh fjalët zbusin dhimbjen. Andaj, për KultPlus, balerinët e Trupës së Baletit të Kosovës kanë ndarë disa fjalë në nderim të profesorit të tyre të çmuar, Ahmet Brahimaj.
Kreshnik Musolli, ushtrues detyre i drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, në një prononcim për KultPlus ka shpreh pikëllimin e tij të thellë për ndarjen nga jeta të profesorit të cilin e konsideron si baba të familjes së baletit.
“Është një humbje e madhe për në si familje që jemi rritur bashkë nën udhëheqjen e profesorit Ahmet i cili nuk e ka kursyer asnjë sekondë të jetës së tij për këtë institucion. Ai ka qenë Babai i familjes tonë të Baletit dhe ne do të jemi mirënjohës përjetësisht për krejt çka ka bërë për neve”, shprehet Musolli.
Ndërsa, balerini Sinan Kajtazaj, njëherit edhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Brahimajt, cilëson se pas kësaj humbje balerinët nuk do të jenë më njëjtë.
“Profesori Ahmet, i ka lënë Kosovës një trupë baleti, e cila sot përfaqësohet denjësisht nëpër Kosovë e Evropë. I ka lënë poashtu një trashëgimi miqsh e artistësh te baletit dhe jo vetëm, nga e gjithë bota. Neve si balerinë, na la trashëgimi, respektin, korrektësinë dhe këmbëngulshmërinë dhe dashurinë e pakompormis ndaj profesionit tonë dhe për këtë i jemi falënderues përjetësisht”, thotë Kajtazi për KultPlus.
Balerina Vjollca Llugiqi, lamtumirën e saj për profesorin e shpreh me fjalë të ndjeshme e pikëllim të thellë.
“LAMTUMIRË PROFESOR! Prezencën tënde profesor nuk e zëvendëson asnjë dhe asgjë. Për ne gjurma jote është e madhe aq e madhe sa edhe mungesa jote që do ta ndjejmë në çdo hap e veprim të këtij institucioni që me aq pasion e përkushtim e ngrite në këmbë që të ec, të ec përkundër çdo sfide e stuhie që na dilte para … I përulemi punës, dashurisë që na fale, përkushtimit, luftës për të rimëkëmbur një art si baleti, veprës sate që e madhëroj imazhin e këtij institucioni. Prezencën tënde i dashur profesor, nuk e zëvendëson asnjë dhe asgjë … Do të ndihet gjatë mungesa e humorit tënd spontan, batutat e tua simpatike që zënin vend aq lezetshëm në çdo situatë, kujdesi që tregoje për ne dhe gjendjen tonë atëherë kur ngarkesa skenike ishte aq e madhe, dashuria që na fale, korrektësia ndaj nesh, emrat tonë vargiseshin pas Erës dhe Shpatit, ishim fëmijët e tu që nga dita e parë kur u takuam. Nuk përshkruhet me fjalë dashuria për këtë art që është mbjellë aq thellë tek secili prej nesh. Përulësisht mirënjohëse gjithë jetën i dashur profesor . “Të shenjta janë vendet ku jetoi njeriu i madh! Pas qindra vjetësh, këtu për pasardhësit jetë e re do të nisin vepra dhe fjala e tij “ – J. Ë. von Goethe E jotja Vjollca”.
Teuta Krasniqi e konsideron Ahmetin si prind të dytë.
“Me zemër t’thyme e mora lajmin që ma nuk t’kemi fizikisht në mesin tonë prof. Ke me qenë gjithmonë në zemrat tona e këshillat e fjalët e tua si një prind i dytë për neve, kanë me na përcjellë tan jetën. Nuk mjafton asnjë falënderim për meritat e tua e për krejt ato që ke bë për ne. Je kanë ma shumë se profesor e drejtor për neve, t’kemi pas shok e prind t’dytë!! Të dojmë shumë prof. Ngushëllime nga zemra familjes së tij dhe kolegëve të BKK”, thotë Krasniqi.
Krejt për fund, balerina Behie Murtezi u shpreh se rrugën që e shtroi ai, balerinët do ta përcjellin me krenari.
Lajmi për humbjen e profesorit dhe drejtorit tonë më pikëllojë pa masë. Kontributi i profesorit tash më të ndjerë Ahmet Brahimaj, qysh në fillimin e rithemelimit të Baletit Kombëtar ka qenë shumë i madh. Puna dhe vepra e tij profesionale la pas një trup të tërë balerinësh profesionist të cilët me krenari do t’a përcjellim rrugën që ai e shtrojë për ne! Kritikat e ndërsjella profesionale mua personalisht më kanë bërë të rritem dhe të forcohem profesionalisht!
Në këto momente, para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të nderuar jetën dhe veprën e profesorit Ahmet, është vendosur fotografia e tij dhe është duke u zhvilluar ceremonia e homazhit. / KultPlus.com
Vargun dhe aparatin i do shumë, e përmes tyre ajo shpalos pjesën më të bukur që struket brenda njeriut, artin. Rozafa Shpuza, poetja dhe fotografja shkodrane përveç e zonja në punën që bën, ajo njihet edhe për një person shumë të çiltër e të dashur, e padyshim që këto cilësi I hasim edhe në artin e saj që tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm.
Në këtë kohë kur pandemia ka shpërndarë degët e saj edhe në Kosovë e Shqipëri, artistët nuk janë dorëzuar përballë izolimit, por kanë shfrytëzuar këtë kohë për të sjell sa më shumë art për njerëzit që po luftojnë me një virus krejt të papritur.
‘Ditari i një stine të mrrolun’ është projekti përmes së cilit Rozafa Shpuza ka fokusuar momente nga kjo situatë krejt e pazakontë për njerëzit. Ky Projekt Brenda vetës ndërthurëemocione të mëdha të pasqyruara në portretet e njerëzve e rrugët e boshatisura.
Në një intervistë për KultPlus, Rozafa tregon më shumë rreth ditëve të saj si artiste në karantinë dhe artit të saj që kësaj radhe vjen përmes fotografisë.
KultPlus: Virusi Covid-19 ka sjell një situatë të jashtëzakonshme për të gjithë njerëzimin në botë, por arti po konsiderohet si forma m e mirë për të tejkaluar këtë situatë të izolimit. Si po e përjeton karantinën një artiste si ju?
Rozafa Shpuza: Kjo pranverë më befasoi skajshëm me fatalitetin që ajo përcolli. Lajmet e kobshme që vinin nga Italia fqinje po tronditninpareshtur, me një ritëm makabër, mbarë botën dhe vetëdija e gjithsecilit nuk qe e zonja me arsyetue ekzistencën e ardhmënisë pas kësaj situate tejet të dhimbshme e të dalun jashtë kontrollit. Ditët e para të ngujimit qenë të ngarkueme me ankth, frikë, pasiguri, mandej u ambientova disi e fillova me krijue për mos me e lanë vedin me ra në pesimizëm. Kam fotografu shumë nga dritaret apo edhe veten, meqenëse ishte e pamundun me takue njerëz. Kam filluepër herë të parë me pikturu e kjo më dha një adrenalinë të pashoqe, si dhe kam krijuetasheparë vargje apo prozë të shkurtë, sipas muzave të çastit.
KultPlus: ‘Ditari i një stine të mrrolun’ ka fokusuar kryesisht imazhe njerëzish, pse jeni përqendruar pikërisht tek imazhet, çfarë ju pëlqen të fokusoni më tepër?
Rozafa Shpuza: Më pëlqen shumë fotografia e rrugës, se aty arrij me fiksue personazhe në jetën e tyre të përditshme, ashtu origjinalë, të patrukuem, pa marrë poza si në një foto në studio. Këto ditët e ngujimit kam realizue shumë fotografi të tilla e albumi jem i titulluem “Ditari i nji stine të mrrolun” po plotësohet çdo ditë me foto të reja. Ky album, përveç vlerave artiste mbart në vetvete edhe vlera sociale e historike, se dokumenton historinë e personazheve të zakonshëm në këtë kohë pandemie.
KultPlus: A mendoni se në këto kohë për një artist vlen thënia ‘Më jep një dhimbje të jap një kryevepër’?
Rozafa Shpuza: Shprehjen “Më nep një dhimbje, të të jap nji kryevepër” e kam pas përdor në kohën kur shkruva librin tem të parë “Kohë ikonash”. Ishte koha kur im atë po jetonte ditët e fundit e kjo dhimbje më dha forcë me krijue. Edhe në këtë pranverë të mrrolun kam krijue shumë. Si duket vetëdija jeme reagon skajshëm ndaj ekstremeve emocionale.
KultPlus:Fotografia juaj mund tëpërmblidhet ndoshta me fjalën ‘çast’, por ju pretendoni të përçoni mesazh përmes këtyre fotografive apo thjesht i realizoni sepse i ndjeni ?
Rozafa Shpuza: Kurrë nuk kam mendue se çfarë kanë me përçue fotot e mia. Fotografia jeme asht nji reagim i beftë, asht frymë, asht dëshirë me ngri nji çast, me e përjetësue. Ndoshta, kur fotot grupohen nëpër albume apo ekspozita të ndryshme, u jepet mundësia artdashësve me marrë emocione secili sipas mënyrës së vet. Jam kundër arit shabllon, artit komercial, artit të stisun vetëm për me përcjellë interesat e nji pjese të caktueme të shoqnisë.
KultPlus: Situata që është krijuar nga pandemia është parë në këndvështrime të ndryshme, madje shumë zëra kanë radhitur edhe anë pozitive të kësaj situate, po ju si e shihni në këtë aspekt ?
Rozafa Shpuza: Nuk mundem me mendue se nji ngujim i detyruem mbart anë të mira. Kam ndie nëpër media disa intervista kallpe, sikur u desht kjo pandemi për me e kuptuerandësinë e familjes. Më duken krejt të pasinqerta këto deklarata e nuk jam hiç darkord me to. Mundem me thane se ky ngujim më bani me u ndalë nji hop, me u shkëputë nga rutina, me ndërrue orare kryeneçe e plane të miroganizueme, me frymue me tjetër ritëm, me pa përtej axhendës ditore bajate dhe me e pa ardhmëninë me të tjera ngjyra.
KultPlus: Karantina duket sikur i ka aktivizuar artistët, a mendoni që ka ndikuar kjo kohë izolimi që artistët të jenë edhe më aktiv se zakonisht ?
Rozafa Shpuza: Nëpërmjet publikimeve në rrjetet sociale kam vue re me admirim se miqtë e mi artistë kanë krijue shumë ma tepër se në nji situatë të zakonshme. Kjo më ban me besue se pas kësaj pandemie kena me pasënji vërshim ekspozitash, librash, veprash muzikore e gjithëçka tjetër që ka lidhje me artin e letërsinë.
KultPlus: Cili është mesazhi juaj për lexuesit tanë në këto kohë pandemia?
Rozafa Shpuza: Unë mundem me ju rrëfye lexuesve të KultPlusit se cila asht motoja jeme në këtë kohë pandemi e ata janë të mirëpritun me e marrë ose jo si mesazh: Me jetuetue i dhanë kuptim çdo çasti… / KultPlus.com
Telegram Ngushëllimi nga Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës
Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ndjehet e shokuar më lajmin për humbjen e jetës së drejtorit historik të Baletit Kombëtar të Kosovës z. Ahmet Brahimaj.
Ahmet Brahimaj më punën, konsistencën dhe sakrificën e tij pas luftës, atëher kur po rrezikohej shuarja e saj, e ringriti trupën e re të balerinëve të këtij institucioni dhe më angazhimin e tij vetmohues, i’a trasoi rrugën e pandalshme të suksesit.
Rigoroziteti, paanshmeria dhe ndershmëria e shquanin personalitetin e z. Ahmet Brahimaj, të cilat virtyte ai i aplikoi edhe në institucionin që drejtoi, duke e bërë model pune dhe formimi, për të gjitha institucionet tjera kombëtare të kulturës, në nivel vendi.
Aranzhimi i bashkëpunimeve më koreografë të të nivelit të lartë ndërkombëtar, bëri që Baleti Kombëtar i Kosovës, të kthehej në njërin nder institucionet më përfaqësuese kulturore në Republikën e Kosovës e ku meritat më të mëdha për këtë i atribuohën z. Brahimaj.
Z. Ahmet Brahimaj do të mbahet mend edhe për temperamentin e rrallë që kishte, të cilin diti ta sublimoj në punën e tij prej drejtuesi, duke i dhën impuls unik punës ķreative të trupës së balerinëve që kishte nën menaxhim, për ti motivuar ata të dëshmoheshin sa më mirë në skenë.
Më largimin nga jeta të z. Ahmet Brahimaj kultura dhe arti humbi një artist dhe menaxher të vëçant, por jo dhe rrugën e suksesit që ai e trasoi, e cila për të gjithë artistët skenik, është një nder modelet më të mira të arritjeve në art. / KultPlus.com
Ndërkohë që pandemia e COVID -19, ka ndaluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë periudhë të vitit, Ambasada e Francës në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës e ka parë të domosdoshme, që përmes facebookut dhe formave tjera online të ju ofrojnë qasje dhe mundësi të reja atyre, që duan të jenë me afër kulturës franceze dhe frankofone, njofton KultPlus.
Ambasada e Francës në Kosovë, është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët e saj lokal dhe me komunitetin artistik, në lidhje me riorganizimin e festivaleve dhe aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe edukative pas përfundimit të pandemisë Covid-19. Vlen të theksohet se shumë projekte dhe aktivitete janë shtyer për vitin 2021, ndërsa disa do të realizohen këtë vit, gjithmonë duke marrë parasysh rikthimin e gjendjes normale.
Këtë vit do vazhdojnë me bashkëpunime me festivalet e ndryshme ; Anibar, Hapu, Dokufest, Chopin Piano Fest, Dam Fest, Re Muzika etj. Këto bashkëpunime me festivale të ndryshme dhe me sjelljen e artistëve nga Franca kanë ndikuar në rritjen e cilësisë së programeve kulturore.
‘Shpresojmë që ditën që do të dalim nga kjo gjendje, do të duhet që kulturën ta kemi në kontakt të drejtpërdrejtë në salla, në kinema, dhe në ambiente tjera kulturore dhe edukative. Duhet uruar të gjitha Ojq-të dhe Institucionet kulturore dhe edukative të Kosovës, të cilat po gjejnë mënyra innovative dhe po zbulojnë metoda të reja, për të përdorur kohën e lirë dhe ekspertizën e tyre për të zbuluar metoda të reja për realizimin e projekteve të ndryshme online’, thuhet në komunikatën për media.
Gjithashtu vlenë të theksohet edhe roli i Minsitrisë së Kulturës së Francës për krijimin e ueb faqes së re të ofertave kulturore #culturecheznous:
Ministria e Kulturës ka hapur faqen e internetit #culturecheznous, duke bashkuar në një hapësirë të vetme virtuale afro 700 propozime për përmbajtje në internet nga 500 lojtarë kulturorë dhe artistikë të pranishëm në të gjithë Francën: ekspozita, muze, filma, dokumentarë, podcast, koncerte, shfaqje, libra, lojëra video, praktikë artistike … Përdoruesit e Internetit do të gjejnë kështu në një platformë të vetme pjesën kryesore të ofertës kulturore franceze të arritshme në internet. Shumica e këtyre formave janë të arritshme edhe nga Kosova: www.culturecheznous.gouv.fr
EDUKIM
Që nga fillimi i mbylljes, Aleanca Franceze e Prishtinës ka organizuar të gjitha kurset e saj online në internet. Ajo hapi një seancë të re të kurseve frënge, shqipe dhe serbe në prill, për të gjitha nivelet dhe të gjitha moshat. Sikurse me anë të kurseve klasike, nxënësit punojnë për të lexuar të kuptuarit, të shprehurit me shkrim, të kuptuarit oral dhe të shprehurit oral. Gjatë kësaj kohe të karantinës, fillestarët përfitojnë nga një ulje prej 25%: kjo është një mundësi për të mësuar një gjuhë të re!
Prezantimi i kurseve në internet të Aleancës Franceze të Prishtinës:
Pas suksesit të Boleros të Ravel të luajtur në #karantinë nga muzikantët e Orkestrës Kombëtare të Francës, 4,000 muzikantë amatorë morën pjesë në një “Koncert në mbyllje”, një format original për ndarjen e pasionit të tyre të përbashkët për #muzikën me Waltz No. 2 nga Jazz Suite i Dimitri Shostakovitch.
[#Parahistori] Udhëtoni 19,000 vjet mbrapa në zemrën e shpellave Lascaux me këtë ekspozitë mbresëlënëse virtuale. Zhvilluar nga Muzeu i Arkeologjisë Kombëtare, në partneritet me Ministrinë e Kulturës, kjo vizitë 3D ju lejon të zbuloni artin piktorik të Paleolitit: gra dhe burra, kafshë, por edhe shenja misterioze … (accessible en anglais !)
[#Ekspozita] A e dini se edhe kur jeni të mbyllur, akoma mund të udhëtoni? Falë burimeve dixhitale, ju mund të zbuloni historinë e Pallatit të Versajës dhe tingullin e Roi Soleil duke u zhytur në këtë ekspozitë virtuale! (accessible en anglais !)
[#Kinema] A doni të shikoni filma dhe dokumentarë evropianë me cilësi, të pavarur, artistikë dhe me çmime? Platforma #Cine Square, një alternativë për #Netflix, është në dispozicion në #Ballkan! Disa filma francizë si “La Vanité” ose “L’Enfanced’Icare” dhe “Au voleur” me Guillaume Depardieu janë në dispozicion në platformë
Për shkak të gjendjes aktuale dhe mbylljes së shkollave, Sekretarja e Përgjithshme e #Frankofonisë, Znj. Louise Mushikiwabo dhe Z. Ministri i Arsimit dhe Rinisë, Z. Jean-Michel Blanquer, dërguan një mesazh të përbashkët për komunitetin arsimor edukativ që flet frëngjisht, në mënyrë që të paraqesë masat e reja të vendosura për tu dhënë fëmijëve qasje në arsim dhe kulturë përmes internetit.
Përfitoni nga këto burime digjitale duke klikuar në lidhjen e mëposhtme:
Play International, një OJQ franceze aktive në #Kosovë që nga përfundimi i luftës, ka krijuar një metodë informimi, aktive dhe pjesëmarrëse të edukimit që përdor sportin: #Playdagogie. Kjo metodë tani njihet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe përdoret në arsimin parashkollor.
Dhe që nga viti 2019, Agjencia Franceze e Zhvillimit (#AFD) ka mbështetur projektin EJO, nga i cili do të përfitojnë rreth 29,000 fëmijë kosovarë.
[Art] Zbuloni në formën e një ekspozite virtuale, ekspozitën e organizuar nga Ambasada Franceze në
Kosovë gjatë Javëve të Frankofonisë 2019. Gjashtëdhjetë punime franceze u ekspozuan në mënyrë të jashtëzakonshme në GalerinëKombëtare të #Kosovës gjatë një muaji! Mundësia për të zbuluar për herë të parë në Kosovë mjeshtra të mëdhenj të rrymave kryesore franceze të gjysmës së dytë të shekullit XX si Niki de Saint-Phalle, Victor Vasarely, André Masson, Bernard Buffet, Jean Messager, Jean Cocteau apoedhe Pierre Alechinsky
[#Muzikë] Për të festuar mbylljen e Javëve të #Frankofonisë 2020, zbuloni grupin i cili do duhej të ishte sonte me ne, Linda Rukaj e shoqëruar nga Charles Lamouroux dhe Florian Garcin dhe lëreni veten të barteni në një udhëtim muzikor të mbushur me emocione të muzikës së tyre të pasuruar nga ndikime të ndryshme nga xhazi në pop, nga këngët franceze në ato popullore shqiptare
[Arsim #6] Përfitoni nga burimet në dispozicion në internet! Shumë botues ju mundësojnë të keni qasje falas në botimet e tyre në internet . Mos hezitoni t’ua transmetoni këtë informatë nxënësve tuaj CLE International : https://bit.ly/3cjhHnA Hachette FLE : https://bit.ly/2K53XB6
[#Arsim #5] Përveç përdorimit të burimeve TV5 Monde për t”ua mësuar frëngjishten nxënësve tuaj, ju gjithashtu mund të jua rekomandoni aplikacionin celular atyre dhe ta përdorin në mënyrë të pavarur ! Një mënyrë e shkëlqyeshme për të bërë mësimin e gjuhës frënge sipas rutinës tuaj gjatë kësaj periudhe të qëndrimit Brenda. Mbi 3000 ushtrime në internet nga niveli A1 deri ne nivelin B2. / KultPlus.com