Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në Facebook u ka propozuar qytetarëve që para se të flen mos të shikojnë lajme.
Ahmeti tha se qytetarët para se të flen të mendojnë se sot kemi marrë lajmin më të mirë në dy muajt e fundit – vetëm një rast i ri në krejt Kosovën, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i plotë i Ahmetit:
Para se me flejt mos kqyrni lajme!
Para se me flejt mendone se sot e kemi marr lajmin më të mirë në dy muajt e fundit – vetëm një rast i ri në krejt Kosovën, dhe mbi 80 të shëruar.
Tash edhe vetëm ta ruajmë diciplinën dhe të mendojmë për ekonominë.
Prandaj mos u defokusoni me lajme ekskluzive. Gjumi i qetë është i rëndësishëm.
Organi ndërkombëtar që përfaqëson linjat ajrore në botë (IATA) ka bërë thirrje që pasagjerët të mbajnë maska gjatë fluturimeve, thuhet sot në një deklaratë, pas intensifikimit të debateve se si të rivendoset trafiku ajror, por edhe të respektohen masat në distancë sociale.
Bartja e maskave do të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të pasagjerëve, sipas IATA, e cila tani ka folur kundër masës që ajo fillimisht mbështeti, sipas së cilës ulëset e mesme në rendin e udhëtarëve do të qëndronin të zbrazëta.
Këshilltari mjekësor i IATA, David Powell, u tha gazetarëve se bartja e maskave dhe mbulimi i fytyrave gjatë fluturimit do të ishte pjesë e një sërë masash, duke përfshirë kontrollimin e pasagjerëve para fluturimit për t’u siguruar që ata nuk kishin ethe, temperaturë, por edhe fuqizimin e procedurave higjienike për të mbajtur të sigurt trafikun ajror themeluar.
Linjat ajrore të tilla si Lufthansa gjermane ose Wieser hungareze kanë njoftuar tashmë një detyrim që pasagjerët të bartin maska në fluturim.Në prill, drejtori i përgjithshëm i IATA Alexandar de Juniak vlerësoi se lënia e ulëseve të lira në mesin e radhëve nëpër aeroplanë do të ishte një kusht për vazhdimin e fluturimeve, por me deklaratën e sotme bënë një përmbysje, duke thënë se kjo nuk do të kontribuojë në sigurinë e pasagjerëve.
Ekonomisti i IATA, Brian Pierce vlerësoi se shumica e linjave ajrore nuk do të ishin në gjendje të fitonin para nëse hiqeshin një e treta e ulëseve në aeroplan./TCH / KultPlus.com
Ka mjaft pabesi, urrejtje, dhunë, absurditet, në njeriun mesatarë, aq sa të furnizojë çdo ushtri, në çdo ditë të dhënë.
Më të zotët për vrasje, janë ata që predikojnë kundër saj Më të zotët për urrejtje, janë ata që predikojnë dashuri Më të zotët për luftë, janë ata që predikojnë paqe.
Ata që predikojnë Zotin, kanë nevojë për Zotin Ata që predikojnë paqën, nuk kanë paqe Ata që predikojnë paqe, nuk kanë dashuri.
Kujdes nga predikuesit Kujdes nga të diturit Kujdes nga ata që gjithmonë lexojnë libra Kujdes nga ata që ose e urrejnë varfërinë ose janë krenarë me të.
Kujdes nga ata që ngutën të thurrin lavde Sepse kanë nevojë t’ua rikthesh lavdin Kujdes nga ata që ngutën të cenzurojnë Ata kanë frikë nga ajo që nuk e dine.
Kujdes nga ata që vazhdimisht kërkojnë turmat vetëm, ata janë asgjë Kujdes nga njeriu mesatarë, dhe femra mesatare Kujdes nga dashuria e tyre, dashuria e tyre është mesatare mesatarën kerkojnë.
Por, gjeniu gjendet në urrejtjen e tyre Ka gjenialitet të mjaftueshëm në urrjetjën e tyre që të ju vrasë Të vrasë këdo.
Duke mos dashur vetminë Duke mos e kuptuar vetminë Do jenë të gatshëm të shkatërrojnë çdo gjë Që është ndryshe nga ata.
Duke mos qenë të aftë të krijojnë art Nuk do e kuptojnë artin Dështimin e vet do e konsiderojnë si krijes Vetëm si dështim të Botës
Duke mos mundur të dashurojnë plotësisht Do besojnë se dashuria juaj është e pa plotë Dhe atëherë ata do urrejnë Dhe urrejtja e tyre do jetë perfekte Si një diamant vezullues Si një thikë Si një mal Si një tiger si kukutë*
Gjeraqina Tuhina, përderisa ishte duke raportuar për Radio Televizionin e Kosovës, mbi Samitin e Zagrebit, papritmas është penguar nga djali i saj i vogël, shkruan KultPlus.
Pavarësisht kësaj, Gjeraqina Tuhina me profesionalizëm e ka vazhduar raportimin e sa live, përderisa në të njëjtën kohë mundohej të qetësonte djalin e saj të vogël, i cili dëshironte të inkuadrohej edhe ai.
Video të ngjashme kemi parë edhe nëpër medie të botës, ku konferenca live janë penguar nga familjarët.
Për më shumë mund ta përcillni videon./KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka debutuar më së miri këtë vit me albumin e saj “Future Nostalgia”, këngët e të cilit janë duke kryesuar në listat më të njohura.
Ishte kënga “Don’t start now” e cila bëri bujë të madhe dhe gjithçka filloi me këmbë të mbarë për Duan, ndërsa së fundi “Spotify” ka publikuar listën e artistëve më të dëgjuar në muajin prill.
E në listën e femrave Dua kryeson e para, duke lënë pas artistet si Billie Eilish e Taylor Swift.
Prilli ishte pikërish muaji kur Dua publikoi albumin e saj të dytë, Future Nostalgia, i cili po del të jetë shumë i suksesshëm dhe pikërisht në Spotify po then të gjitha rekordet, përcjellë albinfo.ch. / KultPlus.com
Tirana këtë të martë i ngjante një dite krejt normale, pavarësisht se numri i të prekurve me Covid pëson rritje.
Në disa foto të shkrepura nga LSA, janë parë shumë qytetarë që ecin në rrugët e kryeqytetit të pashqetësuar dhe duke mos respektuar masat për të ruajtur distancën, apo për të mbajtur veshur doreza e maska./Express / /KultPlus.com
Lamtumirë, vendet e mia, qe, po zhduken dalëngadalë! Gjëmon deti, ushton duhia, likundet barka valë mbi valë, Kah njai diell, që asht tue flakue, andej fill un tash do t’vete… Lamtumirë, atdhe i bekue! Lamtumirë, për sa t’jet jeta! Nesër nade kur mbi ne, rrezja e diellit ka me ra, kush e din sa ujë e dhe, mue prej teje ka me m’da! E por n’pyetsha ret mizore, e por n’pyetsha zogjt e detit, se për ty, moj tokë arbnore, s’ka me m’folë kush mue t’shkretit… Tjera fusha e tjera zalle kam me pa, e tjera dete; kam me ndje po tjera valle, tjera gjuhë, tjera qytete. Vendin tem s’kam me e pa, ku kam le e jam burrnue: sytë e mi kan me kja. pa u gjet kush me i ngushllue./ KultPlus.com
Dardana Fetahu e diplomuar në Psikologji është drejtoreshë në Qendrën për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore. Ajo aktualisht po kontribuon vullnetarisht edhe si këshilluese psikologjike në linjën për ndihmë psikologjike, e cila është vënë në funksion për t’i ndihmuar qytetarët në këtë kohë pandemie.
Në këtë intervistë, Fetahu flet për interesimin dhe kërkesat për ndihmë, për bilancin gjinor dhe atë të moshës, për shqetësimet më të shpeshta, për pasojat e mundshme të stresit si dhe për udhëzimet konkrete për ta kaluar këtë situatë.
KultPlus: Si e vlerësoni numrin e thirrjeve për ndihmë psikologjike nëkëtë kohë pandemie, a është numri i madh i qytetarëve që po telefonojnë për ndihmë?
Dardana Fetahu: Numri i thirrjeve në linjën e thirrjeve për ndihmë psikologjike të ofruar nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Departamentin e Psikologjisë, deri tash ka kaluar numrin 100.
Vlerësojmë se ende ka nevojë që njerëzit të informohen që ekziston një linjë ku ata/ato mund të shprehin shqetësimet e tyre dhe dikush t’i dëgjojë dhe këshillojë. Po punojmë shumë rreth promovimit të linjës në mënyrë që qytetarët të informohen sa më shumë rreth saj. Në anën tjetër, problem në këtë mes është hezitimi i qytetarëve për kërkimin e ndihmës, e thyerja e kësaj stigme është diçka për të cilën duhet të punojmë çdo ditë.
KultPlus: Cilat janë ankesat më të shpeshta?
Dardana Fetahu: Qytetarët po raportojnë ndjenja të ankthit e stresit që shumicën e rasteve janë të ndërlidhura me marrëdhëniet ndërpersonale, me familjarët e partnerët por edhe me situatën e pandemisë në përgjithësi. Ndihmë-kërkuesit kanë hasur në situata të vështira si rezultat i pandemisë, ca prej tyre nuk kanë pasur mundësinë e përshëndetjes së fundit me njerëzit e afërm, të tjerë kanë qëndruar në shtëpi me ditë të tëra me ndjenjën se e kanë virusin dhe se po infektojnë familjarët.
Linja gjithashtu shërben edhe për referim, pasi që kemi një numër të konsiderushëm të kontakteve të Qendrave të Shëndetit Mendor, Qendrave për Punë Sociale, Klinikës së Psikiatrisë dhe shërbimeve të tjera të kësihllimit online, prandaj një numër të thirrjeve që marrim i referojmë tutje tek qendrat respektive varësisht prej nevojës.
KultPlus: Cila gjini po kërkon ndihmë më së shumti?
Dardana Fetahu: Hulumtimet tregojnë se burrat në përgjithësi kërkojnë më pak këshillm sesa gratë, sidomos nëse janë në depresion ose me mendime vetëvrasëse.
Kurse në këtë periudhë, numri i grave dhe burrave që deri tash kanë kërkuar këshllim psikologjik përmes linjës, është i balancuar. Madje, burrat janë ata që në numër më të madh kanë kërkuar këtë lloj shërbimi (jo dallim signifikant). Personalisht besoj që anonimiteti i ofruar nga linja është ajo që u heq barrën e stigmës burrave për kërkimin e ndihmës, pasi që konsideroj të jetë arsyeja kryesore e këtij dallimi.
KultPlus: Cila grup-moshë po kërkon ndihmë më së shumti?
Dardana Fetahu: Në linjë kemi pasur thirrje të shumicës së grupmoshave, me fillim nga 18 deri në 70. Përqindja është më e madhe e grupmoshës 20 dhe 40. Pra të rinjt dhe mosha e mesme janë ata të cilëve me gjasë dinamika e jetës më së shumti është ndikuar. Por gjithsesi, deri tash nuk mund të themi me bindje këtë të fundit, pasi që nuk është arritur ende një numër përfaqësues.
KultPlus: Cili mund të jetë dëmi i stresit që nuk mund të menaxhohet?
Dardana Fetahu: Mënyra më mirë për me kuptu stresin është me definu si reagim të trurit ndaj ndryshimeve në ambientin e jashtëm ose të brendshëm që kërkojnë adaptimin tonë. Reagimet ndaj këtij ndryshimi mund të jenë fizike, mendore dhe emocionale Në rastin tonë, pandemia është ndryshim në mjedisin e jashtëm i cili ka kërku të adaptohemi në dinamikë të re të jetës. E që kjo për shumë njerëz ka sjellë mendime negative, konflikte me familjarë e partnerë dhe përqendrim në aspekte negative (ruminime) që rrjedhimisht e rrisin nivelin e stresit. Nëse ky i fundit, nuk menaxhohet shëndetshëm gjasat për t’u kthyer në stres kronik janë të mëdha.
Studimet shkencore në fushën e psikologjisë tregojnë se nëse stresi dhe shqetësime të tjera psikologjike nuk marrin vëmendje, adresim dhe trajtim, mund të rezultojnë në përshkallëzim të ndjenjave dhe mendimeve negative, duke shtuar ankthin, duke ndikuar në pagjumësi, dhimbje të muskujve, presion të lartë të gjakut dhe përgjithësisht sistem imunitar më të dobësuar. Për të përmbledhur, stresi i patrajtuar me kohë ka efekte afatgjata negative në shëndet.
KultPlus: Cilat janë rekomandimet tuaja specifike për ta menaxhuar stresin?
Dardana Fetahu: Fatmirësisht, literatura na ofron një mori teknikash e këshillash për t’u ballafaqur shëndetshëm me stresin. Në përgjithësi, meditimi, ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet fizike, gjumi me orar të rregullt dhe shmaniga e alkoolit dhe substancave narkotike, janë këshillat më të rekomanduara.
Konsideroj se në këtë fazë, qytetarët duhet kushtuar vëmendje të veçantë të afërmëve që janë ndikuar dukshëm nga pandemia, t’i përkrahin duke i ndihmuar ata në qasjen më të lehtë në shërbime profesionale të shëndetit mendor, e që tashmë ne vendin tonë ekzistojnë edhe në këto kushte.
Sa i përket qytetarëve që në këto momente po ndjehen të pafuqishëm, të lodhur, të stresuar e ndjenja tjera negative, një telefonatë ju ndan nga një bisedë konstruktive me profesionistë të cilët do të të kuptojnë dhe me gjithë burimet e mundshme do të të ofrojnë ndihmën e kërkuar.
Për të përmbyllur, ju lutem që në rast nevoje të shfrytëzoni mbështetjen falas. Thirr në 038 200 808 90 dhe ndaj shqetësimet e tua me psikologët vullnetarë në Ministrinë e Shëndetësisë.
Orari i punës së linjës është çdo ditë e javës me fillim nga ora 11:00 deri në 22:00.
Gjithashtu, këshllimi ofrohet edhe në gjuhën turke, por vetëm në ditën e diel në orarin 11:00-19:00. / KultPlus.com
– “Pse duhet ta dëgjojmë zemrën?”, pyeti djali atë ditë, ndërsa po ngrinin çadrën.
– “Sepse ku ke zemrën, ke dhe thesarin tënd”.
– “Zemra ime është e tronditur”, tha djali. “Sheh ëndrra, emocionohet, është e dashuruar me një grua të shkretëtirës. Më kërkon gjëra, dhe shumë net kur mendoj për të, nuk më lë të fle”.
– “Kjo është gjë e mirë. Zemra jote është e gjallë. Vazhdo të dëgjosh ato që do të të thotë”.
Gjatë ditëve të ardhshme, u ndeshën me shumë luftëtarë si dhe shquan dhe të tjerë në horizont. Zemra e djalit filloi të fliste për frikën. I rrëfente ndodhi që kishte dëgjuar nga shpirti i Botës, histori të pafrytshme njerëzish për të gjetur thesare. Ndonjëherë djali frikësohej me mendimin se nuk do t’ia dilte të gjente thesarin ose do të vdiste në shkretëtirë. Herë të tjera, i thoshte se ndihej e kënaqur që tashmë kishte gjetur një dashuri dhe shumë monedha ari.
– “Zemra po më tradhton”, i tha djali alikimistit, kur ndaluan për të pushuar kuajt. “Nuk do që të vazhdoj”.
– “Kjo është gjë e mirë. Dëshmon se zemra jote është e gjallë. Është e natyrshme të kesh frikë të shkëmbesh me një ëndërr gjithçka që ke arritur deri tani”.
– “Atëherë, pse duhet ta dëgjoj zemrën time?”.
– “Sepse kurrë nuk do të arrish ta bësh të heshtë. Akoma dhe nëse bën sikur nuk e dëgjon, ajo do të jetë gjithmonë brenda gjoksit tënd duke të përsëritur ato që mendon për jetën dhe botën”.
– “Akoma dhe nëse më tradhton?”.
– “Tradhtia është goditja e papritur. Në qoftë se e njeh mirë zemrën tënde, nuk do të të tradhtojë kurrë. Sepse duke ditur ëndrrat dhe dëshirat e tua do të dish dhe si të reagosh. Askush nuk mund ta shpërfillë zemrën e vet. Ndaj në qoftë se nuk do të të befasojë, është mirë ta dëgjosh se ç’të thotë”.
Djali vazhdonte të dëgjonte zemrën e tij, ndërsa ecnin në shkretëtirë. Avash-avash fillloi të mësonte dinakëritë dhe të pathënat e saj, mësoi ta pranonte ashtu si ishte. Ndaloi të kishte frikë dhe të kthehej prapa, pasi një pasdite zemra i tha se ishte e lumtur”.
– “Mund të ankohem ndonjëherë”, tha zemra, “por kjo ndodh sepse jam zemër njeriu dhe ato gjithmonë janë të tilla. Kanë frikë të bëjnë ëndrra të mëdha sepse mendojnë se nuk e meritojnë ose nuk do t’ia dalin dot mbanë. Ne zemrat vdesim nga frika kur mendojmë për dashuritë e humbura, për çastet e mundshme të mira, që kurrë s’ishin të tilla, për thesaret që mund të zbuloheshin dhe mbetën të varrosura nën rërë. Sepse kur ndodh diçka e tillë, në fund vuajmë shumë”.
– “Zemra ime ka frikë dhembjen”, tha djali.
– “Thuaji se frika e dhembjes është më e keqe se vetë dhembja. Dhe se asnjë zemër nuk vuajti kurrë kur filloi të kërkonte ëndrrat e saj, pasi çdo çast kërkimi është një çast takimi me përjetësinë”
1.Kur fëmijës , pasi është rritur ca, i duhet ndërprerë qumështi i nënës, ajo virgjërisht e fsheh gjirin, dhe atëherë fëmija s’ka më nënë. Lum ai fëmijë që nuk e ka humbur nënë tjetërsoj!
2.Poeti është gjeniu i të rikujtuarit.
3.Të marrësh besimin do të thotë të lësh arsyen.
4.Ankthi është marramendja e lirisë.
5.Është kaq e vështirë të besojmë, sepse është kaq e vështirë të bindemi.
6.Është krejt joproduktive të grindem me botën, po ashtu të grindem me veten nganjëherë është joproduktive.
7.E çfarë është poeti? Një njeri i palumtur që e fsheh ankthin e pafund në zemrën e tij, por buzët e të cilit janë formuar në atë mënyrë që psherëtimat dhe qarjet të tingëllojnë si një muzikë e bukur.
8.Tirani vdes dhe sundimi i tij mbaron. Martiri vdes dhe sundimi i tij fillon.
9.Ka, siç dihet, disa insekte të cilat vdesin në momentin që pjellin. Kështu është me të gjitha gëzimet: çasti më i hatashëm e më i lartë i gëzimit është i shoqëruar nga vdekja.
10.Të guxosh do të thotë të harrosh për momentin drejtpeshimin. Të mos guxosh do të thotë të humbësh vetveten.
11.Filozofia shkon më larg. Teologjia, e lyer dhe e pudrosur, rri në dritare duke lypur favoret e filosofisë, tek i ofron hiret e veta.
12.Absurdi përshenjon themelin e besimit, fillesën e kërcimit të besimit, meqë njëherazi përshenjon mospërputhjen midis rendit të Krijuesit dhe redit të krijesës.
13.Hiqjani paradoksin një mendimtari dhe do të fitoni një profesor.
14.Lutja nuk ndikon tek Zoti, por ndikon te ai që lutet.
15.Lum kush mund të vdesë në një mënyrë të atillë që shtrati i tij i vdekjes, në çastin që trupi hiqet s’andejmi, të duket edhe më i këndshëm se djepi i një fëmije.
Në kohën e depresionit të madh kombëtar, kur lexoja për personalitete që i linin pasurinë shtetit, ose artistë të vlerësuar që i linin veprat e tyre trashëgim shtetit, mbushesha me habi?! Si mund ti dhurohej shtetit?! Kuptimin e pakuptimësive të tilla, e kërkova ndër vite.
Shtetet kishin bërë shumë për individualitet e tyre. Ju kishin dhënë mundësi. Ju kishin dhënë mbështetje. Ju kishin dhënë siguri. Dhurimi i trashëgimive, ishin falenderimet që individët e arritur, kishin për shtetet e tyre përkatëse.
Shtetin ku rroja, e trajtoja si shtet armik, sepse rroja i poshtëruar për shkak të identitetit tim kombëtar. Shteti ku rroja, ishte sinonim i dhunës së përhershme ndaj përkatësisë sime kombëtare. Prandaj, kisha indiferencë të përhershme ndaj shtetit ku rroja. Për mua, shteti nuk kishte rëndësi. Rëndësi kishte kombi.
Rrethanat në të cilat rroja, më bënin të besoja që të pasurit shtet, ishte një pamundësi e madhe. Shkëputja nga shteti ku rroja, ishte një pamundësi e madhe, gjithashtu.
Trajtimi me turp që na bënte shteti, na mbushte me urrejtje. Shteti ishte një e keqe, jeta brenda së cilit ishte e pashmangshme. Zhbërja e shtetit ishte qëllim. Bërja e sërishme e shtetit (të dëshirueshëm), ishte qëllim, edhe më i madh.
Vite më pas, edhe pse shteti në të cilin rroj ka ndryshuar, qasja ime ndaj shtetit mbetet, si që moti. Trajtimi që më bënë shteti, që tentoj ta dua, e bënë qenësinë time të ofenduar. Mënyra e funksionimit, bënë që indiferenca qytetare ndaj shtetit të rritet. Shkëputja e marëdhënies me shtetin është shndërruar në qëllim. Sic është shndërruar në qëllim, nevoja për të ndërtuar pavarësi individuale, brenda shtetit. Sepse shteti është shndërruar në keqbërësin më të madh.
Prandaj, nuk di asnjë shqiptarë të pasur apo artistë të pasur me vepra, ti ketë lënë pasurinë, trashëgimi shtetit. Dhurimi i trashëgimisë, shtetit të së sotmes, do të ishte pakuptimësia më e pakuptimtë. Ky shtet i së sotmes, me trajtimin që na bënë, na mbush me turp të shumfishtë: si qytetarë, si artistë dhe si shtetas.
Nuk dua asgjë nga shteti, dhe nuk i jap gjë shtetit. As nuk dua të identifikohem me shtetin. Ky shtet i së sotmes, nuk më ka dhënë asgjë, përpos dhimbjes. Dhemb, dhe dhemb shumë, që identiteti ynë, kombëtar dhe shtetëror, trajtohet nga bota mbarë, i një vendi të kriminalizuar. Kudo, trajtohemi me turp, se ashtu na identifikon shteti.
Trajtimi me turp, nuk ka për t’na u ndarë, përderi sa koncepti për shtetin të ndërrojë. Deri atëherë, nuk kemi për ti dhënë por vetëm kemi për t’i marr shtetit, mundësisht, edhe shtetësinë.
Anibar-i, Dokufest-i si dhe Prifesti planifikojnë që të mbahen këtë vit shkruan KultPlus.com
“Të trija festivalet do të mbahen këtë vit por duke zbatuar dhe përshtatur mënyrën e organizimit që të respektohen në plotni rekomandim e dhëna”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Në konsultimin e fundit të përbashkët në mes tri festivaleve të Kosovës, Prifilm Festit, Dokufestit, e Anibarit, dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, u diskutua rreth mënyrave të organizimit të edicioneve të këtij viti në kontekstin e ri të krijuar përshkak të pandemisë Covid 19.
Të trija festivalet do të mbahen këtë vit por duke zbatuar dhe përshtatur mënyrën e organizimit që të respektohen në plotni rekomandim e dhëna, dhe vendimet që do të mirren nga Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe organet e rendit.
Drejtori artistik i Dokufest z. Veton Nurkollari tha që: “DokuFest-i vazhdon me përgaditjet për organizimin e edicionit të XIX të Festivalit, e paraparë të mbahet në Prizren nga data 7 Gusht 2020. Në ndërkohë Festivali do ti përcjell masat e rekomanduara nga qeveria e Kosovës në lidhje me ngjarjet publike dhe ato të distancimit social dhe bazuar në to do ta dizajnoj edhe aktivitetet.
Ndërsa Vjosa Berisha drejtoreshë e PriFest-it u shpreh: “Ne jemi duke punuar bashkë me konsulentët ndërkombëtar të festivalit, dhe në të njejten kohë duke shikuar mundësitë se si do t’a modifikojmë festivalin për t’u përshtatur me situatën e krijuar për shkak të pandemisë. Datat nuk do t’i lëvizim janë 14-19 korrik, por do të detyrohemi që t’i bëjmë disa aktivitete online përshkak të vështirësive që mund të hasim për të sjellur ekspert dhe profesionist të industrisë nga vendet tjera në Prishtine këtë vit. Kurse filmat po i shikojmë mundesitë që të shfaqen në disa lokacione open air për të evituar cfarëdo rrezikshmërie nga virusi. Gjithsesi planet janë në përpunim e siper dhe sapo të kemi informacione me definitive duke u bazuar edhe në ndryshimin e masave, do të marrim edhe vendimin se si do të duket edicioni i 12të i PriFest.”
Arba Hatashi – Drejtoreshë e festivalit të Anibar-it shtoi: “Momentalisht ekipi i festivalit Anibar është duke punuar në organizimin e festivalit si dhe të aktiviteteve që ky edicion do të ketë, sidomos në kushtet e krijuara nga pandemia COVID-19. Si festival që veç kemi hyrë në vitin e 11 e së bashku edhe me festivalet e tjera, patjetër se do të ndikohemi nga situata e krijuar nga pandemia e cila tashmë ka prekur çdo pore të jetës. Duke i ndjekur me kujdes zhvillimet të cilat po ndodhin në vendin tonë por edhe në botë, ne do të veprojmë në bazë të rekomandimeve në nivel kombëtar por edhe në bazë të këshillave të organizatave ndërkombëtare lidhur me mbarvajtjen e aktiviteteve të festivalit dhe modifikimet e tyre të nevojshëm. Ne jemi duke punuar në mënyrë të vazhdueshme lidhur me krijimin e kushteve që festivali i cili është paraparë që të mbahet me data 13-19 korrik, të vazhdojë të jetë në shërbimin të komuniteit lokal, kombëtar e ndërkombëtar.” / KultPlus.com
Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë miratuar propozimin e Komisionit Evropian për të ndarë 3 miliardë euro për t’i ndihmuar shtetet fqinjë për tu përballur me rënien ekonomike gjatë kohës së pandemisë COVID-19.
“Shtetet fqinje janë partnerët tanë më të afërt. Tani më shumë se kurrë, është absolutisht thelbësore që të qëndrojmë të bashkuar dhe të tregojmë solidaritet në adresimin e ndikimit ekonomik dhe shoqëror të kësaj krize globale”, ka thënë Zdravko Maric, ministri kroat i financave, përcjell Gazeta Insajderi.
Në këtë pako janë përfshirë: Shqipëria me 180 milion euro, Bosnja dhe Hercegovina me 250 milion, Georgia me 150 milion. Jordania me 200 milion euro, Kosova me 100 milion euro, Moldavia 100 milion euro, Mali i Zi me 60 milion euro, Maqedonia Veriore 160 milion euro, Tunisia 600 milion dhe Ukraina me 1200 euro.
Ndihma e BE do t’i ndihmojë këto juridiksione të mbulojnë nevojat e tyre të menjëhershme të financimit të cilat janë rritur si rezultat i shpërthimit të COVID-19. Së bashku me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, fondet do të ndihmojnë në forcimin e stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e hapësirës për të lejuar që burimet të ndahen në drejtim të mbrojtjes së qytetarëve dhe për të zbutur pasojat negative socio-ekonomike të pandemisë koronavirus.
Fondet do të jenë në dispozicion për dymbëdhjetë muaj dhe do të shpërndahen në dy këste. Huatë do të kenë një maturim maksimal mesatar prej 15 vjet. Ndihma do t’i nënshtrohet një memorandumi mirëkuptimi (MM), që do të bihet dakord midis secilit vend partner dhe Komisionit.
Teksti do të duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli përpara se ai të hyjë në fuqi. /Insajderi.org / KultPlus.com
Ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami, ka thënë se mësimi në distancë nuk mundet ta zëvendësojë qind për qind atë në shkollë.
Që nga data 23 mars ka filluar të mbahet mësimi online me qëllim të parandalimit të koronavirusit, Bajrami thotë se statistikat që kanë ardhur nga tereni janë inkurajuese.
Sipas saj, përveç disa prej familjeve nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin në distancë në mungesë të pajisjeve smart.
Ajo ka thënë se është një numër i madh i kyçjes së mësimit në distancë të nxënësve mësimdhënësve dhe prindërve.
“Procesi i mësimit në distancë ka filluar me datën 23 mars dhe normalisht nuk është një proces i cili qind për qind mundet me e zëvendësuar mësimin në shkolla mirëpo ka shkuar shumë mirë meqenëse kemi një numër shumë të madh të kyçjes së mësimit në distancë të nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve”.
“Statistikat që na vinë nga tereni janë mjaft inkurajuese përveç se disa familje të cilët janë në numra shumë të vegjël ose në përqindje të vogla në pamundësi të pajisjeve smart nuk po kanë mundësi ta ndjekin mësimin ndërsa të tjerët janë gjithë duke e ndjekur”.
Ndërsa për vlerësimin e nxënësve në këtë kohë, Bajrami ka thënë se është përpiluar një udhëzues. Ajo ka thënë se vlerësimi do të bëhet koonform atij udhëzuesi.
Më tutje ajo e para e Arsimit në Kosovë theksuar se në vlerësim do të futet edhe aktiviteti i fëmijëve gjatë mësimit në distancë.
Të gjitha klasat kanë kontaktet e tyre përmes grupit të viberit dhe e-mailit ku edhe po përcillen detyrat e shtëpisë dhe në një far forme secili mësues arsimtar e dinë për angazhimin e nxënësit të tij në bazë të detyrave, raporton EkonomiaOnline përcjell Klan Kosova.
“Para dy jave e kemi përpiluar një udhëzues për vlerësimin e nxënësve gjatë mësimit në distancë dhe tani më të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë e kanë këtë udhëzues në dorë dhe vlerësimi do të bëhet koonform atij udhëzuesi dhe këtë udhëzues e kanë hartuar ekspertët më të mirë të arsimit në Kosovë dhe regjion dhe do të thotë vlerësimi po bëhet koonform atij udhëzimi”.
“Po sepse përpos mësimit i cili po zhvillohet për klasën një deri në nëntën të gjitha klasat kanë kontaktet e tyre përmes grupeve të viberit, emailave të tjerë dhe po përcillen detyrat e shtëpisë dhe në një far forme secili mësues arsimtar e dinë për angazhimin e nxënësit të tij në bazë të detyrave dhe janë dhanë udhëzime qysh në fillim të procesit se si të procedohet me pranimin dorëzimin e këtyre detyrave dhe vlerësimin e tyre, po ashtu në udhëzues kemi përcaktuar edhe kritere të tjera të cilat po merren parasysh gjatë vlerësimit”.
Java e Evropës në Kosovë do të fillojë me 9 e deri me 15 maj.
Zyra e Bashkimit Evropian por edhe Shtëpia e Evropës do të sjellin online një numër të madh të aktiviteteve që festojnë Ditën e Evropës – 9 majin.
Në programin e këtij viti do të ketë performanca ekskluzive, yoga, mesazhe inspiruese dhe aktivitete tjera.
Emrat si Sislej Xhafa, Dafina Zeqiri, Andrra, Petrit Çeku, Ardita Statovci, Arta Jashari do të jenë pjesë e aktiviteteve në forma të ndryshme.
Riccardo Serri nga Zyra e BE-së në Kosovë sot e prezantoi programin në përgjithësi.
“Edhepse në kohë të pandemisë, programi i Ditës së Evropës për këtë vit është i pasur dhe të gjitha moshat do ta gjejnë veten brenda. Do të ketë koncerte, filma, do ta shpallim Europianin e Vitit, do të kemi mësime të yogas” ka thënë mes tjerash Serri, shkruan KultPlus.
Për më shumë se dhjetë vite, Zyra e BE-së në Kosovë e feston Ditën e Evropës me koncerte e me një program të pasur ku gjithmonë reflektohet shpirti evropian i kulturës dhe artit.
“Jemi të gjithë së bashku edhe në këto kohëra, por është e rëndësishme që kjo simbolikë e Ditës së Evropës të festohet si gjithmonë, kësaj here pak më ndryshe por në faqet tona në Facebook, ku secili do të mund ta gjejë veten” ka vazhduar Serri.
Programi do të jepet nga 9-15 maj në dy faqet e BE-së në Facebook ( @EuropeanUnioninKosovo dhe @EuropeHouseKosovo )
Nuk do të mungojë edhe mesazhi i Ambasadores Nataliya Apostolova, dhe plot artistë të tjerë që do të sjellin mesazhin e diversitetit dhe dashurisë me anë të formave kreative. / KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sivjet në Prishtinë do të mbillen 1 milion lule sezonale.
Ahmeti tha se ato do të mbillen për të zbukuruar hapësirat e gjelbra, të cilat vazhdimisht po mirëmbahen e revitalizohen.
Ai në këtë rast ka falënderuar të gjitha ekipet e ndërmarrjes “Hortikultura” për punën e palodhshme në terren gjatë kësaj kohe kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.
Intervistë me Scott Burns, skenaristi i “Contagion”, filmit të Steve Sodebergh që parashikonte pandeminë në vitin 2011, dhe Ian Lipikin, virologut që në atë kohë qe konsulent shkencor i filmit dhe që sot vazhdon kërkimet lidhur me vaksinën/kurat.
Rasti i Contagion, filmit të Steven Soderbergh që ka “parashikuar” pandeminë që po jetojmë me një saktësi të frikshme, është bërë materie legjendare gjatë karantinës. Filmi i 2011 tregon për një virus vdekjeprurës që kalon nga lakuriqët e natës tek derrat e therur dhe në fund tek njerëzit në restorantet e Kinës, për t’u përhapur më pas në pjesën tjetër të botës, duke infektuar e duke vrarë njerëz, teksa autoritetet orvaten që ta frenojnë. Ndoshta prej paraleleve të habitshme të tij me krizën aktuale (dhe ndoshta prej një lloj mazokizmi kolektiv), Contagion ka ngjitur kohët e fundit klasifikimet, deri sa është bëtë filmi i shtatë më popullor në iTunes (më parë ishte i 270-i). Në mars, kur fluksi i lajmeve reale dukej se po ndiqte skenarin e tij, është bërë filmi më i shikueshëm në HBO dhe dowload ilegale të tij janë rritur me 50 herë.
10 vjet më parë filmi i është propozuar Soderbergh nga skenaristi Scott Burns, që ka qenë i palëkundur në dhënien e një përfaqësimi të besueshëm një pandemie virale. Në script, agjenti patogjen nuk është koronavirusi, por një paramyksovirus dhe koeficenti i tij i vdekshmërisë është më i lartë se ai i Covid-19. Por origjina dhe mënyra e transmetimit të tij janë çuditërisht të ngjashëm me atë që shohim sot. Kjo falë kërkimit të hollësishëm të Burns dhe këshillave që ka marrë nga konsulentë shkencorë si virologu Ian Lipkin. Përveç epidemiologjisë, filmi imagjinon dinamikat sociale e një pandemie, përfshi karnatinën, sulmet ndaj supermarketeve dhe dizinformimit gëlues (ë bërë në internet nga një bloger komplotist i interpretuar nga Jude Law). Kur shkencëtarët arrijnë më së fundi të krijojnë një vaksinë në frenimin e virusit, Contagion nxjerr në skenë rastin e mëtejshëm të lidhur me detyrën kolosale e prodhimit të vaksinës në sasira të mëdha dhe përcaktimin e prioriteteve tnë shpërndarjen e tij për popullsinë – tema deri tepër të besueshme në një të ardhme ku kurba e infektimit do të ketë zbritur mw tej krahasuar me tani.
Autorët e filmit nuk kanë parashikuar një gjë: efektet e këqija e sugjestionimit të pushtetit shkencor ndaj një administrate autoritare dhe populiste, kultivuese e injorancës dhe mohuese – pikërisht në momenti ku dija dhe një lidership i duhur do të ishin themelore, si edhe faktin që Shtetet e Bashkuara janë bërë epiqendra e pandemisë më të egër të botës. Ndoshta kjo do të ishte konsideruar një rrëfim fantastiko – shkencor tejet i pamundur.
Si ka lindur Contagion?
Scott Burns: Si fëmijë kam parë Outbreak dhe kishte diçka në finalen e në pjesën shkencore që më ka bezdisur, qoftë si skenarist, qoftë si njeri i thjeshtë që mendon. Kujtoj edhe se kam menduar që kam dashur të bëj një film mbi një pandemi, por që të udhëzohej nga zbulimet shkencore më të fundit. Doja edhe që të zhvillohej në një botë të shënuar nga globalizimi, udhëtimet dhe me një pabarazi të madhe ekonomike. Një prej pyetjeve që kanë bërë shpesh qysh kur është shfaqur ky virus është sesi ka mundësi që filmi është kaq parashikues dhe kaq i saktë. Përgjigja është shumë e thjeshtë: kur ia kam paraqitur projektin Steven Soderbergh, i kam thënë se doja ta bëja filmin vetëm nëqfotëse do të ishte i saktë dhe i bazuar mb fakte, pasi isha i vetëdijshëm se jetojmë një kohë pandemie. Kështu që kam arritur të vihem në kontakt me Ian, virologun më të mirë të vendit tonë. Edhe ai më ka thënë të njëjtën gjë: të ndihmoj vetëm nëse filmi është jashtëzakonisht realist dhe jo ndonjë budallallëk komplotist mbi një virus të krijuar në laborator apo që vjen nga ndonjë antenë telefonie. Pra, e dija që ngjarja e filmit do të vërtetohej 10 vite më vonë? Jo. Ama çdo ekspert me të cilin kam folur më ka thënë se problemi nuk ishte nëse do të ndodhte, por kur.
Dhe faktet ju kanë dhënë të drejtë.
Ian Lipkin: Kjo nuk është pandemia e parë dhe nuk do të jetë as e fundit, nuk jam i sigurtë as nëse do të jetë më e keqja. Është diçka që duhet të mund t’i paraprijmë: po luftojmë prej kohësh që të mund të zhvillojmë një sistem imunitar ndërkombëtar që na mundëson t’i indivudalizojmë këta agjentë patogjenë përpara se t’i transmetohen komunitetit njerëzor. Nëqoftëse shikohet nga frekuenca e këtyre epidemive, mua më duket se po shtohen, se do mund t’i presim çdo 3 apo 5 vjet. Në rast se arrijmë të kontrollojmë një vatër siç kemi bërë në Afrikën e Jugut, me një virus të quajtur Lujo – arenavirusi më vdekjeprurës i panjohur kurrë më par, që dyshoj se ju keni dëgjuar të flitet ndonjëherë – atëhere njerëzit e marrin për të mirëqenë se nuk ka nevojë për t’u shqetësuar. Është ky problemi me shëndetësinë publike: në rast se një punë bëhet mirë, nuk e di njeri dhe askush nuke vret mendjen. Ama kur gjithçka shkon keq, atëhere është problem. Shpresoj kështu që njerëzit të përfitojnë nga mësimi që na është dashur të mësojmë për tregjet e kafshëve të gjalla, ndarjen e të dhënave, përmirësimet e nevojshme për studimet lidhur me vaksinat. Kështu që kur të vijë virusi i ardhshëm, të na gjejë më të përgatitur.
Por më parë duhet të përballojmë këtë aktualin.
Ian Lipkin: Virusi është zbuluar në fundin e 2019. Kemi testimet diagnostikuese, por nuk janë të mjaftueshëm. Vendet që kanë arritur ta kontrollojnë pandeminë – Gjermania, Singapori, Kina – kishin akses në të gjithë këto testime dhe i kanë përdorur me sukses. Në Shtetet e Bashkuara kemi mbetur prapa dhe e njëjta gjë ka ndodhur në Itali, Spanjë e vende të tjera.
Po përdorim teknologji të vjetra – si izolimi, lloji i strategjisë i përdorur në Mesjetë për të mbajtur nën kontroll një epidemi. Derikur nuk do të kemi një vaksinë apo ilaçe të aksesueshëm nga të gjithë, do të jemi të kufizuar në strategjitë tona reaguese ndaj virusit dhe do të duhet të kufzohemi tek izolimi, testimet, gjetjet, kërkimin e njerëzve që janë bënë në kontakt me individë të infektuar.
Scott Burns: Kujtoj se kam pasur një bisedë me Ian lidhur me nevojën e zhvillimit të një vaksine universale kundrë koronavirusit. Kështu që a jam i befasuar të shoh gjithnjë e më shumë viruse që vihen në kontakt me qeniet njerëzore? Aspak. Për mua kjo ka të bëjë me probleme më të mëdha, lidhur me faktin që qeniet njerëzore po pushtojnë hapësirat e lafshëve. Kështu, vihemi gjithnjë e më shumë në kontakt me virusët e tyre.
Është sjellja jonë ajo që ka shkaktuar probleme, si parapëlqimi kinez për wet market dhe mënyrën sesi menaxhohen ato. Tek Contagion kompania që priste pemët – motivi i migrimit të lakuriqëve të natës – është amerikane. Shpesh agresioni ndaj këtyre vendeve të virgjëra ndodh në vende të varfëra, por nga dora e kolonializmit industrial.
Çfarë ka ndodhur me sistemin e alarmimit të vrullshëm?
Ian Lipkin: Në mesin e viteve 2000, kur ndodhi epidemia e SARS-it, George W. Bush krijoi National Bio Surveillance Advisory Sub Committee, që jepte linja drejtuese specifike mbi mënyrën sesi të shmangeshin këto vatra. Pastaj ka ardhur Obama dhe ka themeluar një tjetër akoma, që ka hartuar një raport të cilit askush nuk i ka kushtuar vëmendje.
Nuk ka asgjë që më habit për çka po ndodh: shërbimet tona sociale janë në kushte të këqija, CDC-ja merr më pak financime nga sa do t’i nevojiteshin – në ndryshim nga Kina, ku buxheti për kërkimet shkencore rritet me 20% në vit, ndërsa i yni vazhdon të ulet. Nuk ka mjaftueshëm as personel, as resurse.
Mangësia e studimeve epidemiologjike, testimeve efikase, e financimeve për njerëzit që jetojnë në varfëri me qëllim që të mund të jetojnë në izolimë janë gjëra që na vënë në rrezik të gjithë neve, jo vetëm lokalisht, por edhe në nivel ndërkombëtar. Dhe t’ia vësh të gjithë fajin Kinës, siç po bëjmë tani, nuk ndihmon. Ka qenë shumë më transparente se ne respektivisht me 2003, kur personalisht jam përfshirë në luftën kundër epidemisë së SARS-it.
Është e vërtetë ajo që ka thënë Doktor Fauci: se nuk do të jemi ne, por virusi ai që do të diktojë afatet?
Ian Lipkin: Tony është një miku im i mirë dhe do të bëjë vetëm një shënim të vogël për atë që ka thënë. Sepse pjesërisht jemi pikërisht ne ata që përcaktojmë afatet: mund ta zbusim kurbën me izolimin, duke përmirësuar testimet, duke përshpejtuar persosjen e ilaçeve dhe vaksinave. Deridikut, jemi zotër të fatit tonë.
Nga një pikëpamje e përgjithshme kulturore, do të kthehemi në ato lloj përvojash që nuk sjellin shpërbërje – baret, restorantet, teatrot, kinematë përfaqësojnë në fakt një problem më kompleks, pasi për aq kohë sa nuk do ta kemi një vaksinë, do të jetë shumë e vështirë të mbrohen njerëzit. Por nëse punohet në zyrë, besoj se do të jetë e mundur të kthehet në të duke mbajtur një maskë apo të shkohet të bëhet pazar, gjëra të kësaj natyre. Dhe do të identifikojmë njerëzit që janë ekspozuar ndaj virusit dhe shpresohet të jenë të imunizuar, që do të mund të punojnë në vijën e parë në ekipet mjekësore, midis zjarrifkësve, policisë dhe aktiviteteve të tjera që kërkojnë të jesh në kontakt me një numër të madh njerëzish. Por nuk do të mund të kthehemi tek situata që qemë deri vitin e kaluar për aq kohë sa nuk do të kemi një vaksinë të shpërndarë gjerësisht.
Dhe kur mendon se çfarë do të ndodhë?
Ian Lipkin: Përgjithësisht ka 3 faza në realizimin e një vaksine: testimet e sigurisë, testimet e efikasitetit dhe, së fundi, testimet e efikasitetit në periudhën afatgjatë për një numër të madh njerëzish. Vetëm pasi të jenë kaluar tri fazat investohet në prodhim e në sghpërndarje, pasi është një shpenzim miliarda dollarësh.
Për momentin po shtyjmë përpara bashkëpunime në të gjithë botën që do të na mundësojnë të investohet në një numër të kufizuar vaksinash që fillojnë e demonstrohen të vlefshme, të dobishme: jo të gjitha do të zhvillohen. Kjo kërkon përpjekjet e përbashkëta e studiuesve, të industrisë e të qeverive e të gjithë botës. Pjesa më e madhe e njerëzve thekson se do të duhen 18 muaj apo edhe 2 vjet. Unë besoj se do t’ia arrijmë në rreth 1 vit.
Të tjerë thonë se do t’ia dalim brenda fundit të 2020, por besoj se është një afat tejet optimist. Dhe çfarë thotë kjo në terma politikë? Se sa më shpejt do ta kemi vaksinën, aq më shumë njerëz që janë politikisht në rrezik do të mund të thonë se ia kanë dalë, se e kanë gjetur vaksinën, kur në realitet e dimë se nuk është kështu. Ne virologët po bashkëpunojmë, duke i ndarë të dhënat si asnjëherë më parë.
Po punoni për një terapi me bazë plazme?
Ian Lipkin: Po kërkoj të impenjohem shumë në këtë terapi. E kam bërë kur isha në Kinë: ka qenë qeveria kineze ajo që ka bërë eksperimentimet e para me plazmën. Aktualisht sapo kemi filluar një eksperimentim në “New York Presbyterian” me 450 pacientë. Ka edhe një studim të gjerë kombëtar që po kryhet lidhur me këtë aspekt. Besoj se në 3 apo 4 javët e ardhshme do të jemi në gjendje të mësojmë nëse terapia me plazmën funksionon me njerëzit shumë të sëmurë apo nëse mund të parandalojë sëmundjen tek operatorët e shëndetësisë.
Contagiontrajtonte edhe temën e dizinformacionit, që e komplikon luftën ndaj pandemisë.
Scott Burns: Ky problem është përkeqësuar dhe fatkeqësisht tani nuk bëhet fjal më për një bloger, por për përfaqësues të qeverisë federale. Tashmë është e vështirë të luftohet sëmundja, por përballja me dizinformacionin, sidomos atë që përdor ksenofobinë, përçarjen e pabesueshme të vendit, e bën jashtëzakonisht të vështirë punën e njerëzve si Ian.
Nuk e kuptoj aspak pse duhet të themi gjëra si “çlironi Michigan”, kur në këtë shtet ka pasur mjaft njerëz shumë të sëmurë dhe nuk e kuptoj se pse këta njerëz kanë të “drejtën” që të sëmuren dhe të vënë në rrezik jetën e njerëzve të tjerë, disa prej të cilëve mund të kenë edhe sëmundje kronike: për ta do të ishte një vendim me vdekje.
Contagion imagjinonte edhe tensione të tjera sociale: trazirat për ushqimin. Nuk kemi arritur akoma në këtë pjesë të filmit?
Scott Burns: Për sa është vënë në sprovë të vështirë, zinxhiri i furnizimit në këtë vend nuk ka ceduar. Kështu që nuk besoj se duhet të preokupohemi për ushqimin. Sëmundja e filmit tonë ishte shumë më vdekjeprurëse se kjo, kështu që njerëzit e punësuar në shërbimet thelbësore mund ta bëjnë punën e tyre nëse mbrohen siç duhet, nëse protokollet janë efikase.
Kështu që besoj se këto trazira nuk do të jenë pjesë e filmit që po përjetojmë ose të paktën këtë shpresoj. Fatkeqësisht, në vendin tonë jemi dëshmitarë të influencës që kjo krizë po ka mbi përçarjen që ekzistonte qysh më parë dhe ka njerëz të cilëve u vjen për mbarë që të moshuarit apo më të dobëtit vdesin për ekonominë tonë: kemi zgjedhur politikanë që kanë thënë gjëra të kësaj natyre. Dhe sa më shumë kalon koha, aq më shumë kjo do të jetë problem, veë në mos gjejnë një qasje të pranuar.
Pak ditë më parë një lajm ma ka vrarë zemrën: një infermiere që përballet me një grup manifestuesish të armatosur në Colorado, të cilët ulërijnë se komunizmi duhet të shkojë në Kinë. Është fatkeqësi që të jetë ky niveli i diskutimit dhe i injorancës në vendin tonë, aq sa të arrihet të kërcënohen punëtorët e shëndetësisë për të cilët kemi nevojë. Me siguri që infermierja nuk ka asnjë qëllim politik: vetëm do të pengojë të njerëzit të sëmuren. Ky është lloji i përçarjeve që nëse vazhdojnë të ashpërsohen, do të çonin në një eskalim të paqëndrueshmërisë sociale.
Ian Lipkin: Ka pjesë të nënkontinentit indian ku ka pasur trazira. Kështu që mund edhe mund të mos jenë në Bregun Perëndimor e Shteteve të Bashkuara ose në New York, por ka pjesë të botës ku kjo gjë tashmë po ndodh.
Në film një moment tjetër tensioni vjen kur zhvillohet vaksina, por prodhimi dhe shpërndarja mbeten sfidë.
Scott Burns: E dija se në këto raste vaksina i jepet në radhë të parë kujt punon në vijë të parë, pastaj anëtarëve të qeverisë. Pastaj kam shpikur idenë e lotarisë. Jetojmë në një shoqëri ku të pasurit apo kush ka lidhje politike, përfiton trajtime preferenciale.
Nuk e di nëse kjo dë të influencojë në shpërndarjen e vaksinës, por nuk besoj se është për t’u përjashtuar ky lloj zakonesh të korruptuara do të manifestohet, pasi janë të zakonshme në të gjithë botën. Ama shpresoj se njerëzit më të rrezikuar do të jenë të parët që do ta marrin vaksinën, menjëherë pas personelit shëndetësor. /bota.al /KultPlus.com
Të frymëzuara nga muzika unike e Mozart, Koncert nr. 23 në kohën e dytë, solistet e trupës së baletit kanë shprehur tërë emocionet e tyre lidhur me situaten e shkaktuar nga pandemia e virusit Covid 19. Performanca e artisteve, u shfaq për publikun në YouTube dhe gjithashtu edhe live stream në facebook-un e TKOB-së.
Janë momente që kanë dalë spontanisht nga secila prej tyre. Vërtet kanë xhiruar në kushtet e shtëpisë, por më shumë rëndësi ka ndjesia dhe mesazhi që përcillet duke i zbërthyer në lëvizje e gjuhë trupi. / Koha Jone / KultPlus.com
Nëna më tha: “Nëse je një ushtar, do të bëhesh gjeneral. Nëse je një murg, do të bëhesh Papë”. Në vend të kësaj, unë isha piktor, dhe u bëra Pikaso. (Pablo Pikaso)
Në mesin e vështirësisë qëndron mundësia. (Albert Ajnshtajn)
Unë mendoj se arsimimi është fuqi. Unë mendoj se të qënit në gjendje për të komunikuar me njerëzit është fuqi. Një nga qëllimet e mia kryesore është të inkurajoj njerëzit të fuqizojnë vetveten. (Oprah Uinfri)
Deri kur të jeni gati të dukeni qesharakë, nuk do të keni mundësinë për të qenë të mëdhenj. (Sher)
E vetmja gjë që kam bërë dhe që nuk është zvogëluar nga fati i mirë, është se kam vazhduar të ecpërpara, kur të tjerët hoqën dorë. (Herrison Ford)
Shumë nga dështakët, janë njerëz që nuk e kuptojnë sa pranë suksesit ishin në momentin kur hoqën dorë. (Tomas Edison)
Qëndroni larg njerëzve që përpiqen të pakësojnë ëndrrat tuaja. Njerëzit e vegjël veprojnë gjithnjë kështu, por ata që janë realisht të mëdhenj ju bëjnë të ndiheni se edhe ju gjithashtu, mund të bëheni i madh. (Mark Tuein)
Kur njerëzit ju lëndojnë pa pushim, mendojini ata si një si letër zmerili. Ata mund t’iu gërvishtin dhe lëndojnë paksa, por në fund ju lëmoheni dhe ata do të bëhen të padobishëm. (Kris Kolfer)
Pothuajse të gjithë njerëzit mund t’iu rezistojnë vështirësive, por në qoftë se doni të testoni karakterin e një njeriu jepini atij pushtet. (Abraham Linkoln)
Druaj se duhet ta bëjmë botën të ndershme, para se të mund t’iu themi sinqerisht fëmijëve tanë se ndershmëria është politika më e mirë. (Xhorxh Bernard Shou)
Autori amerikan Colson Whitehead është bërë shkrimtari i katërt që ka fituar dy herë Çmimin Pulitzer për fiction.
Autori afrikano-amerikan u nderua për “The Nickel Boys”, i cili shfaq abuzimin e disa djmve me ngjyrë në një shkollë korrektuese për të mitur në Florida.
“Nickel Boys” u frymëzua nga historia e tmerrshme në jetën reale e shkollës për djem në “Dozier” në Florida, ku fëmijët e dënuar për vepra të vogla iu nënshtruan abuzimit të dhunshëm.
Romani i Witehead u vlerësua nga komiteti Pulitzer për “eksplorimin e tij të pa rezervë dhe rrënues të abuzimit në një shkollë reforme në epokën e Jim Crow në Florida, që në fund është një histori e fuqishme e këmbënguljes, dinjitetit dhe shpagimit njerëzor”.
Whitehead, 50 vjeçar nga New Yorker, fitoi çmim edhe në vitin 2017 në të njëjtën kategori për librin e tij “Underground Railroad”.
Para tij, vetëm Booth Tarkington, William Faulkner dhe John Updike kishin fituar dy herë Pulitzer për fiction.
Çmimet e vitit 2020, të shtyera për disa javë për shkak të koronavirusit, u shpallën nga distanca në dhomën e ndenjes të administratores së Pulitzer, Dana Canedy.
Çmimet Pulitzer janë nderimet më të larta për gazetarët dhe autorët me qendër në SHBA. / KultPlus.com
Vizioni im për një edukim të drejtë është të mësosh njerëzit si të rritin egon e tyre dhe si të aftësohen ta flakin tutje atë; si të bëhen mendje të mëdha e njëkohësisht të jenë gati ta lënë mendjen mënjanë në çdo kohë. Duhet të jeni të aftë të ndizni e të shuani personalitetin tuaj, egon, mendjen, sepse këto janë gjërat më të mira, që mund t’i përdorni. Por duhet të njihni mekanizmin: si t’i zhvlerësoni. Tani dini vetëm t’i vini në punë.
Jepuni fëmijëve dashurinë tuaj, por jo ideologjitë, mos i bëni të krishterë, katolikë e komunistë, do t’i helmoni. Mos i bëni hindu, budistë, muslimanë e jainistë; do t’i shkatërroni. Jepuni dashuri, dashurinë tuaj ushqyese e fuqi të mjaftueshme të kërkojnë atë që janë, kush janë ata vetë e për çfarë bëhet fjalë. Jepuni ndimë për të jetuar në botë si shpirtra aventurierë. Kështu do t’i ndihmoni, kështu i edukoni vërtet. Zakonisht, gjithçka qëndron në emër të edukimit është në fakt keqedukim. Edukimi i vërtetë ndihmon njeriut të jetë vetvetja, por është i mundur vetëm nëse e doni njeriun për hir të tij, jo për arsye të tjera. Nëse ka një motiv, dashuria juaj është e përlyer, e ju nuk jeni baba apo nënë e vërtetë.
Edukim do të thotë artikulimi i qenies suaj të brendshme në shprehjen e të jetuarit, jetën e përditshme. Ndershmëria juaj, dashuria, dhembshuria, duhet të vijnë nga brenda jush, jo prej mësimeve e teksteve, rabinët e kardinalët, predikuesit e Ayatollah Khomeinit.
Një edukim i vërtetë nuk ju nxit të jeni të parët, por t’i gëzoheni gjithçkaje që bëni, jo për rezultate por vetëm për aktin. Porsi një piktor, kërcimtar, muzikant… Edukimi i vërtetë nuk ju mëson të garoni, por të bashkëpunoni, jo të luftoni për të dalë të parët, por të jeni krijues, i hareshëm, pa u bërë krahasues me tjetrin, nuk ju mëson se jeni të lumtur vetëm kur jeni të parët. Kjo është marrëzi absolute: nuk mund të jeni të jeni të lumtur sepse jeni të parët. Dhe duke u përpjekur të jeni të parët u hyni ca vuajtjeve, me të cilat rehatoheni sapo bëheni të parët.
Në të vërtetë, në çastin që fëmija përshtatet plotësisht me ty, je i lumtur; e quan “edukim fetar”. Je vërtet i lumtur që fëmija u rreshtua në fenë e prindërve. Ajo që ke bërë është se vetëm ke shkatërruar aftësinë e tij për të njohur vetveten, vërtetësinë e tij, vetë pafajësinë e tij.
Mbase çuditeni po t’ju them se edukimi juaj është kundër zgjuarsisë. Shoqërisë i duhen vetëm kopjacë, i duhen vetëm njerëz të aftë të mbajnë mend, jo të bëhen inteligjentë. Shoqëria ju do të bëheni makina të mira, jo njerëz të bukur; makina frytdhënëse, por makinat janë gjithmonë njësoj. Ju do të punoni mirë, por jo të jeni të vetëdijshëm, pasi do të filloni t’u thoshit “JO” shumë gjërave, nuk do të bindeshit kollaj.
Nëse do të vazhdojë të zgjatë kaq shumë – në shkollë fëmijët ulen 5-6 orë – do të trashen fare, zgjuarsia e tyre topitet. Të gjithë fëmijët lindin inteligjentë e, prapseprapë, 99% e njerëzve vdesin budallenj. Gjithë ky edukim e topit mendjen.
Asgjë nuk krahasohet me edukimin: i gjithi ju bën thjesht të aftë të merakoseni për situatat në për gjithë botën, për gjithë të tjerët e hallet e botës, përveç jush. Ato gjëra atje kanë qenë e atje do të ngelen, dhe jo për fajin tuaj. Edhe kur nuk ishit fare në këtë botë ato atje ishin, veçse me ngjyrime të tjera. Plani i vërtetë i universit duket se përmes gjithë kësaj turbullire e mjerimi dicka PO rritet. Duket si hap, shkollim i domosdoshëm, disiplinë.
Edukimi që ekziston në botë nuk është i vërtetë, pasi nuk është ndihmë për ndriçimin, nuk ju bën meditues, të heshtur, vigjilentë, brendavështrues. Ju bën ambiciozë, egoistë, sipërfaqësorë, ju jep vlerat e gabuara. Është një farë helmimi, nuk ju ndihmon të jeni vetvetja. Është shkatërrimtar, e ju ndihmon vetëm të bëheni dikush tjetër. Helm kaq i ngadaltë sa nuk e vini re kurrë. Nis ditën që lindni e dalëngadalë ju shkatërron, ju largon nga natyra.
Në shekullin e ardhshëm gjithë edukimi do të ndryshojë rrënjësisht për shkak të kompjuterit: do të jetë budallallëk t’u mësosh fëmijëve histori, gjeografi – nuk ka nevojë, sepse gjithçka mund të bëhet nëpërmjet kompjuterit, të cilin mund ta mbajë me vete. Dhe përfundimi im është: sa më pak varesh prej kujtesës, aq më inteligjent bëhesh. Prandaj nëpër universitete nuk gjen njerëz të zgjuar. Profesorët, kancelarët, zëvendëskancelarët – kam parë shumë e vështirë të gjesh ndonjë të saktë. Gjen më shumë njerëz inteligjentë nëpër ferma, lulishte e fshat. Arsyeja është e thjeshtë: nuk janë shumë të lexuar e nuk varen nga kujtesa. U duhet të përballen me realitetin, sfidave të përditshme dhe vetëdija e tyre qëndron më e mprehur. Një fshatar është shumë më i zgjuar se një profesor universiteti, pasi ky i dyti varet nga kujtesa e vet.
Shoqëria ka frikë nga realiteti yt, kisha, shteti ka frikë, të gjithë kanë frikë nga thelbi yt vetjak, qenia jote, sepse qenia është rebel, gjeni. Nuk mund të shndërrohet lehtësisht në skllav. Prandaj gjithë shoqëria provon të gjitha rrugët për të të shkëputur nga vetja jote e vërtetë dhe krijon një personalitet plastik, të rremë rreth teje, duke të detyruar të identifikohesh me të. Ky quhet edukim nga këta, por nuk është i tillë, është keqedukim, shkatërrues, i dhunshëm. Shoqëria të mëson “Bëhu kështu, bëhu i tillë”, të mëson sesi të bëhesh. Ajo që ju them unë është e kundërta. Ju them të QENËT, jo për të bërët. Të bëhesh është shpikje politikanësh e priftërinjsh dinakë – këta kanë helmuar gjithë njerëzinë. Ju japin qëllime. Nëse lodheni nga gjërat tokësore – pasuri, fuqi, prestigj – ata janë aty duke ju folur për parajsën, Zotin, të vërtetën, e gjithçka rifillon.
Fjala edukim është e bukur, do të thotë “të nxjerrësh diçka në dritë”, të shfaqësh atë që ke përbrenda. Në fakt, nuk duhet përdorur për edukimin normal, është mëkat të përdorësh këtë fjalë të bukur për këtë sistem të kalbur shkollash, kolegjesh e universitetesh. Nuk është edukim as në kuptimin literal të fjalës, sepse nuk nxjerr diçka prej njeriut, por e mbush forcërisht me dokrra nga jashtë. Edukimi i vërtetë është si nxjerrja e ujit nga pusi, jo hedhja në pus e gjërave, është vizatimi i qenies suaj, që ndriçimi yt i brendshëm të filtrohet nëpërmjet trupit e sjelljes.
Edukimi i vërtetë nuk është i vlefshëm, bazohet vetëm në dashuri e jo në dije, nuk vlen për tregun. Jo se nuk ju jep dije: fillimisht pregatit zemrën tuaj, dashurinë e çdo lloj dijeje që kalon përmes kësaj është dytësore, nuk do të jetë kurrë më e vlerë se dashuria. Dhe kur të ketë konflikt mes dashurisë e dijes, edukimi i vërtetë do t’ju ndihmojë të lini mënjanë dijen e të jeni me dashuri, do t’ju japë kurajo, aventurën, hapësirën për të jetuar, pranimin e çdo rreziku e pasigurie, gati për vetësakrificë nëse e kërkon dashuria. Do ta çojë dashurinë jo vetëm përtej dijes, por edhe përtej jetës, pasi jeta nuk ka kuptim pa dashuri. Dashuria pa jetën ka ende kuptim. Edhe kur trupi juaj vdes nuk rëndësi për forcën e dashurisë suaj: është e përjetshme, përtej kohës. Që të keni zemër të dashur ju duhet kokë më pak llogaritëse. Që të jeni të aftë për të dashur duhet të keni aftësinë e të mrekulluarit. Prandaj them se çudia dhe pafajësia fëmijënore lidhen thellë me energjinë e quajtur dashuri. Në fakt janë emra të ndryshëm për të njëjtën gjë.
Një e treta e edukimit duhet të merret me jetesën, një e treta me mirëqenien (trupin, shëndetin, si të jetohet gjatë). Dhe një e treta, ajo më e rëndësishmja, duhet të merret me dashurinë, vdekjen dhe sekretet e jetës. Vetëm atëherë mund të kemi edukim të plotë, mes të cilit të mund të krijojmë një njeri e shoqëri të shëndetshme, rinore, të dashur, shpirtërore, të gatshme për të ndarë çdo gjë, pasi askush nuk është më i huaj në tokë, e gjitha është një familje.
Gjithë edukimi mbetet pjesë e mendjes; nuk të bën më të ndërgjegjshëm, vigjilent, thjesht të mbush me informacion, të trajton si kompjuter. Gjithë interesi i shoqërisë është si të të përdorë në rrugë sa më të efektshme, të të skllavërojë, si një makinë. Të edukon për gjithë këto sekrete e qëllime të fshehta, duke të ndaluar të dish diçka për meditimin.
Edukimi ju mëson të imitoni, feja juaj ju mëson të imitoni. Nuk ju thotë kush: “Jini vetvetja – aty shtrihet parajsa jote!”. Ju thonë gjithë kohën: “Ndiqni këtë, imitoni atë!”. Ju japin ideale: “Bëhu si Buddha, apo Jezusi! Por kurrë, “gabimisht”, nuk ju thonë: “Thjesht ji vetvetja, qetësohu e gëzoju qenies tënde, shpalos potencialin deri në kulm!”
Dishepulli duhet të jetë njëherësh: paqja, heshtja, drita, cilësia e qenies së brendshme dhe rebel kundër gjithë padrejtësive e çnjerëzores. Por, për një qëllim krijues, për të realizuar ëndrrën e njeriut autentik, shoqëria duhet tu japë mundësi të barabarta të gjithëve, liri të gjithëve, edukim paqësor, jo vetëm informative por edhe transformuese, edukim që ju bën më shumë individ e nxjerr më të mirën prej jush.
Unë vë meditimin para edukimit. Ju mblidhni grada e përbrenda ngeleni bosh. Gradat mund të mashtrojnë të tjerët, mbase edhe ju vetë, por nuk e keni harmoninë, qetësinë, dhembshurinë e një Bude. Dhe nëse edukimi juaj nuk ka dy krahë nuk mund të fluturoni. Deri tani keni njërin krah, tjetri ju mungon. Pse? Sepse klerikët nuk duan që ju të meditoni.
Bamirësi do të thotë edukimi i së brendshmes, dhe së dyti edukim për të tjera gjëra. “Njih veten” duhet të jetë edukimi më i lartë, pastaj mund të njihni gjithçka. Njeriu që njeh vetveten nuk do të keqpërdorë kurrë edukimin për të tjerët. Përndryshe, kur nuk njihni veten, do të përdorni edukimin për të shfrytëzuar të tjerët, të krijoni varfëri.
Edukimi sigurisht që duhet, por para tij duhet të meditohet. Kushdo që diplomohet, inxhinier, doktor, profesor, më parë duhet të provohet si njeri, të meditojë. Shkollat duhet të kenë klasa meditimi për nxënësit e të tjerët, të cilët nuk kanë patur mundësinë më parë.
Duhen krijuar njerëz me edukimin e duhur, të plotësuar nga brenda e jashtë, të cilët të ndryshojnë këtë strukturë shfrytëzuese me anë të dashurisë e dhembshurisë në rrugë demokratike, pa dhunë. Të varfërve u duhet thënë se duhet të zgjohen: çdo gjë të përket ty.
Duhet të krijojmë edukim njerëzor në botë, ky i tanishmi është çnjerëzor. Duhet gjetur mënyra sesi fëmijët të luajnë në diell e të mësojnë matematikë njëherësh, kur të kemi vendosur se aritmetika nuk është më e rëndësishme se të luash në diell. Nuk do të bëhen të gjithë Einstein, por edhe një i tillë nuk mërzitet duke luajtur në diell, aritmetika është poezia e dielli i tyre. Pastaj çdo gjë do të jetë ndryshe.
Gjithë edukimi bazohet në dhënies e përgjigjeve të gatshme, por me to nuk zhvillohet inteligjenca. Ju pyesni e kompjuteri ju përgjigjet.
Edukimi është urë mes potencialit e aktualitetit që ju ndihmon të bëheni ajo që jeni në farë. Këtë po bëj këtu: ky është një vend edukimi. Ajo që ndodh nëpër shkolla sot nuk është edukim, vetëm pregatitje për të gjetur një punë e rrogë. Nuk ju jep jetën. Standartet më të mira të jetesës nuk janë njësoj me standartin e jetës, nuk janë sinonime.
Edukimi i sotëm ju pregatit për të fituar bukën. Jezusi thotë “Njeriu nuk jeton vetëm me bukë!”. Shkollat e sotme ju pregatitin për të fituar bukë e gjalpë. Rrugë shumë primitive edukimi, që nuk ju përgatit për jetën.
Vizioni im për edukimin është se jeta nuk duhet kuptuar si luftë për mbijetesë, por si kremtim. Nuk duhet të jetë vetëm konkurrencë, por edhe hare. Kërcimi, kënga, poezia, piktura, muzika e gjithçka në botë – edukimi duhet t’ju përgatitë të akordoheni me to – me pemët, zogjtë, qiellin, diellin e hënën. Edukimi duhet t’ju pregatitë për të qenë vetvetja, kurse tani ju bën gati të jeni imitues, të bëheni si të tjerët. Nuk ka të dytë si ty, nuk ka pasur e nuk do të ketë, kjo është lavdia jote, je unik. Mos imito, mos u bëj kopje karboni, mos kopjo. Edukimi i tanishëm këtë bën: ju shndërron në kopje, ju shkatërron fytyrën tuaj të vërtetë. Edukimi i vërtetë zbulon thesaret e Zotit të fshehura ndër ju. Këtij i them edukim unë: rebelim, nxjerrja në dritë, të bësh njerëzit më inteligjentë. Nëse ky zjarr përhapet kjo shoqëri e kalbur nuk mund të mbijetojë. Varet në të pandërgjegjshmen tuaj, pavetëdijen. Gjithë sistemi edukativ është çmenduri: ju përgatit për një botë që nuk ekziston më e jo për një botë të re që po lind, ngrihet e po vjen, që ju të ngeleni të papërshtatshëm. Nuk do të dini të jetoni siç duhet me këtë edukim, do të ndiheni jashtë shinave në këtë botë të re. Do të jeni pothuajse të paedukuar, e kjo lëndon egon. Ta dini: gjithë edukimi juaj ju përgatit për luftë, konflikt, armiqësi; jo për miqësi e dashuri. /KultPlus.com
5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët pasi përkujtohen Dëshmorët e Kombit.
Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të masave të marrë në luftën kundër koronavirusit sot në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut do të vendosen vetëm kurora me lule.
Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjatë luftës Nacional-Çlirimtare, nisën përpjekjet e para, për të nderuar dëshmorët e rënë në fushat e betejave. Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.
Në vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmoreve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”.
Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut.
Në vitin 2000, u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës. /atsh. / KultPlus.com
Karriera e saj profesionale, që filloi në vitin 2008, i ka ofruar 86 çmime, përfshirë 10 “Grammy” dhe një “Oscar”. Ajo konsiderohet si një nga këngëtaret më të mira në botë, shkruan KultPlus.
Adele lindi më 5 maj të vitit 1988. Ajo u rrit fillimisht nga babai i saj nga Uellsi dhe nëna nga Anglia, por më pas babai e la në moshë të re.
Adele e ka pëlqyer gjithnjë muzikën. Teksa rritej, ajo preferonte shumë të dëgjonte disa nga artistët kryesorë të muzikës pop, si për shembull Destiny’s Child dhe Mary J. Blige, por për nga natyra anoi te muzika xhaz dhe zëri i Ella Fitzgerald.
Në vend të shkollimit publik, kur ajo mbushi moshën, e ëma e regjistroi në Shkollën për Artet e Performuara dhe Teknologjinë – një shkollë që e ndihmoi shumë në formësimin e karrierës. Amy Winehouse gjithashtu shkoi në atë shkollë për një periudhë kohore.
Kur ishte në atë shkollë, Adele krijoi tri këngë të saj për një projekt mësimor. Më vonë ajo i postoi këngët në profilin e saj në “MySpace”. Këngët u përhapën në internet dhe me kalimin e kohës ato u panë nga ekzekutivët e kompanisë së regjistrimeve XL. Ata u befasuan!
Pasi mbaroi shkollën, XL nënshkroi me të një kontratë.
Sapo u bë një artiste profesioniste, Adele filloi nga puna për të arritur suksesin. Ajo publikoi albumin e saj të parë, të titulluar “19” në vitin 2008.
Albumi pati një pritje të pabesueshme nga publiku! Njerëzit u mahnitën nga zëri i saj i fuqishëm dhe i ëmbël. Albumi u bë shumë i njohur në SHBA dhe Europë.
Pas publikimit të “19”, Adele u shfaq në emisionin shumë të njohur amerikan “Saturday Night Live” dhe performoi atje këngët e saj. Përpara daljes në këtë program, albumi i saj renditej i 40-i në i Tunes dhe më pas shkoi në vendin e parë.
Çmimet “Grammy” në vitin 2009 ishin të mëdha për Adele. Ajo i forcoi themelet e suksesit të saj duke fituar çmimin për artistin më të mirë të ri dhe albumin më të mirë pop.
Pas suksesit të madh të albumit të parë, Adele e dinte se duhej ta pasonte dhe të mos i zhgënjente fansat. Ajo publikoi në vitin 2011 albumin “21”, që pati shumë prej hiteve të saj aktuale. Ajo shiti mbi 300 mijë kopje në javën e parë.
Këngët “Rolling in The Deep” dhe “Someone Like You” u klasifikuan në pesë këngët më të mira të “Billboard Hot 100”.
Adele dominoi edhe një herë çmimet “Grammy” të vitit 2012. Ajo fitoi në total gjashtë çmime, për çdo këngë për të cilën u nominua. Pas dominimit në “Grammy”, Adele publikoi një këngë të titulluar “Skyfall” në vitin 2012 për filmin më të ri James Bond me të njëjtin emër.
“Yahoo” ka vlerësuar se për vitin 2013 pasuria e saj ishte 55 milionë dollarë, ndaj largimi i përkohshëm nga muzika nuk i dëmtoi financat e saj. /KultPlus.com