Çmendjet, në kohë murtaje…

Nga Jusuf Buxhovi

Vala e tretë solli pak të prekur nga murtaja. Këtë nuk mund ta fshihnin as ulërimat err e terr të tellallëve nëpër Çarshi të Madhe, e as çirrjet kërcënuese të fedainjëve për “vdekjen hak”, që nuk pushonin.
Por, shpresa që po e mundnim sëmundjen, zu të na venitet me shfaqjen e të çmendurve në shumë pjesë. Sapo hidheshin rrugëve, kapeshin nga zabitët dhe me të shpejtë dërgoheshin në spitalin e Shkuzës, prej nga askush nuk kthehej.
Mjeku Izet Aga, na tha se ndonëse puna e të çmendurve nuk rregullohej me Ferman, megjithatë në rrethanat e shtetrrethimit dhe të karantenimit të shehrit, ata duhej të përfundonin në Spitalin e Shkuzës. Shtoi se mund të shpëtoheshin, po qe se ne merrnin përsipër të mos dilnin rrugëve dhe t’i bënim zap për mos me ra ndesh me Fermanin.
“Fati i të çmendurve është në duar tuaja”.
Sheh Alia mend plasi nga ato që i dëgjoi nga Izet Aga. Tha se Paria e Shehrit nuk merret me punët që i takojnë hyqymetit. Por, shtoi se do të bëhet çmos që spitali i Shkukzës të ketë sa ma pak punë…
Fjalët e Sheh Alisë e hidhëruan gjeneralin Ibrahim Pasha, që si me qesendi na u drejtua me fjalët ” se, si po shihej, spitali i Shkukzës do të ketë shumë e shumë punë…”
Me kërcënimin e hapur se spitali i Shkukzës na priste të gjithëve, sapo u ktheva në kishë, në atë gjendje të turbullt, sikur të kërkoja njëfarë ndihme nga librat, dora ma kapi “Librin e Perandorive”. Aty bëhej fjalë edhe për shfaqjen e çmendjes si dhe të sëmundjeve të tjera të rënda shpirtërore në krahinat kryeneçe (të Dalmatëve, Liburnëve dhe të tjerëve), që nuk kishin pranuar nënshtrimet. Pas fushatave të dështura ushtarake, dikujt i kishte shkuar ndër mend se arma më e përshtatshme ndaj tyre ishte mbyllja e gjatë (karantenimi).
“Popujt e lirë, në rrethana të mbylljeve të tilla, çmendën, ose vetëvriten.”
Nga tronditja, për pak, hodha librin mënjanë dhe po ofshëtija. Mbase edhe do të ulërija me sa zë kisha, që të lirohesha nga ai makth. Por ishte Padër Colit, që më shkëputi nga ajo gjendje. Hyri pa kërkuar leje dhe gjithë trishtim dhe më tha se te Ura e Taliqit ishte vetëvrarë Cen Kurti.
Njeriu i shkretë kishte behanen e të qeshurit, që nuk i hiqej për një kohë të gjatë. Këtë e dinin të gjithë dhe përpiqeshin t’i ndihmonin gjatë sulmeve të gazit.
“Njerëzit e Izet Agës e kanë marrë për të çmendur dhe kanë deshtë ta dërgojnë në spitalin e Shkukzës”!

( Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”,1982) / KultPlus.com

Një video e rrallë e heroit Zahir Pajaziti (VIDEO)

Komandanti i UÇK-së dhe Heroi i Kosovës, Zahir Pajaziti, ra heroikisht së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në një pritë të organizuar nga forcat e armikut.

KultPlus ju sjell sot një video të rrallë të vitit 1996, ku shihet Zahir Pajaziti duke qëndruara në odën e Naim Hysenit në Shtedim. Në këtë video gjithashtu shihen edhe Selim Haziri dhe Naim Haziri.

Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe Hero – dëshmor i luftës së Kosovës.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11 vjetorin e rënies, ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës Urdhrin “Hero i Kosovës”. / KultPlus.com

Lamtumirë shtrëngimit të duarve

Koronavirusi u ka marrë jetën mbi 244 mijë vetëve në shkallë globale deri tani. Ndër viktimat e tjera të epidemisë numërohen edhe aktivitete globale, kombëtare e lokale të pezulluara, aktiviteti ekonomik i pezulluar në shkallë botërore.

Specialistët thonë se një tjetër viktimë e virusit do të jetë një traditë që ka zgjatur prej shekujsh – shtrëngimi i duarve që përcjell respekt, mirëdashje e besim mes miqve e të panjohurve. Por ky akt përcjell edhe mikro-organizme të rrezikshme dhe ka ardhur koha për të gjetur një mënyrë tjetër përshëndetjeje, thonë ekspertët e shëndetit publik.

Shtrëngimi i duarve e ka zanafillën si simbol paqeje, si dëshmi se personi që zgjat dorën, nuk ka armë të fshehur pas shpine. Në rrjedhën e shekujve është bërë një simbol respekti e besimi.

“Mendoj nga që kultura të ndryshme dallojmë kaq shumë nga njëra-tjetra, shtrëngimi i duarve shërben si urë lidhëse që bashkon dy individë dhe ia bën të qartë personit tjetër se nuk ia do të keqen. Në disa kultura kjo realizohet jo me kontakte fizike, por me gjeste të tjera, me një përkulje, një përshëndetje,” thotë antropologu Craig Stanford.

Në kohët moderne, politika është e paimagjinueshme pa shtrëngimin e duarve:

“Shtrëngimi i duarve shihet si një përshëndetje burrërore, ndryshe nga gjeste të tjera që mund të kenë nuanca më femërore, ndryshe nga përkulja franceze, apo përkulja që bëjnë shumë kultura aziatike. Shtrëngimi i duarve shihet si shenjë force e vitaliteti. Kur Presidenti Trump u takua me Presidentin francez, Emmanuel Macron shtrëngimi i duarve mori përmasat e një ndeshjeje fizike, kush do të zgjaste më shumë, kush do të shtrëngonte më fort,” thotë Dorothy Noyes, profesore e folklorit në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Në botën e sotme të shkëmbimeve dixhitale shtrëngimi i duarve është bërë mishërim i akteve që ndodhin prapa skenave apo jashtë shkëmbimeve fizike:

“Fotografët kapin momentin e shtrëngimit të duarve kur arrihet një marrëveshje. Pra shtrëngimi i duarve është simboli fizik i arritjes së diçkaje të rendësishme, është aspekti vizual i përgjegjësisë dhe rëndësisë së një akti,” thotë Profesore Noyes.

Problemi është se përveç simbolikës, shtrëngimi i duarve përcjell mikroorganizma të rrezikshme, thotë mikrobiologu Charles Gerba.

“Një ndër problemet që shoqërohen me shtrëngimin e duarve është transferimi i mikroorganizmave. Sa herë kollitesh apo teshtin, sa herë shkon në banjo, mendoni pak se çfarë mikrobesh mbajnë duart. Në çdo moment njeriu mbledh mikrobe, sa herë prek një objekt, mbledh me duar rreth 50% të mikrobeve të sipërfaqes që prek,” thotë mikrobiologu Charles Gerba.

“Viruset që transferohen me shtrëngimin e duarve përhapen shumë shpejt. Mendoj se kjo është një mënyrë më e shpejtë për përhapjen e sëmundjeve se sa teshtima,” thotë mikrobiologu Gerba.

Në fakt, sa herë shkencëtarët analizojnë se çfarë përmbajnë duart e njeriut, gjejnë një larmi bakteriesh e virusesh, shumë prej të cilave të rrezikshme. Higjena personale e individit është shumë më e mangët se ç’e mendojmë, thonë mikrobiologët. Për këtë arsye, në kushtet e koronavirusit, duket se shtrëngimit të duarve i ka ardhur fundi. Tani njerëzimi duhet të vendosë se me çfarë do ta zëvendësojë:

“Në thelb ky është një gjest simbolik, pra nuk ka rendësi nëse shtrëngon duart, përplas grushtet, apo bën diçka tjetër që ka të njëjtin kuptim. Na mbetet të biem dakord se çfarë gjesti të ri do të zgjedhim për të simbolizuar atë që përfaqësonte shtrëngimi i duarve. Nuk ka rëndësi gjesti, por mesazhi që ai përcjell,” thotë antropologu Tok Thompson.

Nuk do të jetë e lehtë të thyhet një zakon i krijuar prej shekujsh. Pak minuta pasi u bëri thirrje hollandezëve të ndalin shtrëngimin e duarve për të luftuar coronavirusin, Kryeministri Mark Rutte gjithë entuziazëm i shtrëngoi dorën kreut të Qendrës Holandeze për Kontrollin e Sëmundjeve. / VOA / KultPlus.com

Kjo është kënga më e dëgjuar në botë

Itunes Worlwide Charts’ ka nxjerrë listën e këngëtarëve më të dëgjuar.

Gjatë këtij viti janë publikuar disa kryevepra nga artistë ndërkombëtarë përfshirë këtu edhe shqiptaren Dua Lipa, shkruan lajmi.net.

‘Itunes worlwide Charts’, ka nxjerrë listën e këngëtarëve më të dëgjuar muajin e fundit, e këtë listë e kryeson The Weeknd me këngën e tij ‘Blinding Lights’.

Por për ata që nuk janë në dijeni në top 15 këngët më të dëgjuara Dua Lipa radhitet me dy projektet e saj ‘Physical’ dhe ‘Dont start now’ në vendin e 10-të dhe 13-të. / KultPlus.com

Parku Korab-Koritnik dhe Valbona gjallërohen nga pranvera, në pritje të turistëve

Edhe pse kohë pandemie zonat turistike të qarkut të Kukësit janë gjallëruar nga ngjyrat e lulet e pranverës edhe pse dëbora ende nuk ka shkrirë në majat e maleve.

Kjo pranverë e ka zbukuruar më shumë Kukësin dhe Tropojën me lule të shumëllojshme dhe kurorat e gjelbra të pemëve rreth e përqark.

Ermal Hallaçi, guidë turistike në qarkun e Kukësit tha për ATSH-në se “në këto zona turistike në këto ditë pranvere ndjehet mungesa e turistëve që në këtë kohë nuk ishte e pakët. Pikat turistike të qarkut sidomos në pranverë pushtoheshin nga turistët vendas e të huaj, që mahniteshin me bukuritë natyrore që ofrojnë Kukësi dhe Tropoja”.

“Në parkun kombëtar të Valbonës që sot do të ishte në përgatitjet e para për sezonin turistik, fundjavat do të ishin plot me turistë duke shfrytëzuar kohën e mirë të këtyre ditëve dhe ajrin e pastër”, – shprehet Hallaçi.

Sipas tij, të paktë kanë qenë banorët e Tropojës që kanë kaluar ndonjë fundjavë në ndonjë lëndinë apo ecje në natyrë.

“E njëjta situatë është edhe në Parkun Natyror Korab-Koritnik qetësi, turistë të huaj jo e jo, por as vendas. Në këto parqe mungojnë grupet e alpinistëve, si dhe të apsionuarit pas ngjitjeve në mal. Por shpresojmë që shumë shpejt kjo situatë të ndryshojë dhe këto zona turistike të kthehen në një oaz pushimi për turistët”, – tha Hallaçi.

Lugina e Valbonës, një nga bukuritë e rralla natyrore të vendit tonë, vazhdon të tërheqë çdo ditë e më shumë turistë vendas e të huaj. Fundjavat janë dhe piku më i lartë i këtij fluksi. Rruga deri në Valbonë është një mrekulli më vete me peizazhe pyjore e ujore, male e lugina mbresëlënëse.

Lundrimi me tragetin Koman-Fierzë paraqet një atraksion të vërtetë turistik për këdo që viziton Tropojën dhe Valbonën në të katër stinët. Por, janë dhe dy rrugë të tjera që të çojnë në luginën e bukur.

Ndërsa parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë./atsh / KultPlus.com

Gastronomia shqiptare pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit

Gastronomia shqiptare është tashmë pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili shtoi se gastronomia është vlerë e shtuar e ofertës turistike shqiptare.

“Gastronomia jonë, tipike dhe unike, vlerë e shtuar e ofertës turistike shqiptare, tashmë pjesë e fushatës promocionale të Organizatës Botërore të Turizmit”, tha Klosi.

Kulinaria shqiptare me identitetin e saj përbën një aspekt të rëndësishëm të turizmit që duhet zhvilluar dhe promovuar.

Kuzhina jonë tradicionale ka një shumëllojshmëri shijesh dhe ka një menu mesdhetare ku nuk mungojnë bulmetrat, vaji i ullirit, prodhimet e tokës dhe ato të detit.

Turistët e shumtë që vizitojnë vendin tonë, ushqimet tona tradicionale i pëlqejnë shumë dhe janë një ndër gjërat e para në listën e të preferuarave prej tyre nga Shqipëria përveç bukurive natyrore./ atsh/ KultPlus.com

“Mes lotëve zbulova brenda vetes një buzëqeshje të pathyeshme”

Poezi nga Albert Kamy

E dashura ime,
në mes të urrejtjes
zbulova brenda vetes një
dashuri të pathyeshme.

Mes lotëve zbulova brenda vetes një buzëqeshje të pathyeshme.
Mes kaosit zbulova brenda vetes një qetësi të pathyeshme.
Në mes të dimrit kam kuptuar, më në fund, se brenda vetes kam një behar të pathyeshëm.

Dhe kjo më bën të lumtur.
Sepse kjo vërteton se s’ka rëndësi se sa ashpër
më kundërvihet bota
ngase brenda vetes
kam diç më të fortë,
diç më të mirë që sakaq
më shtyn të shkoj përpara.

/KultPlus.com

1959 – Albert Camus Directs His Play ‘Les Possedes’. Les répétitions au théâtre Antoine de la pièce ‘Les possédés’ d’Albert Camus, mise en scène par l’auteur : attitude d’Albert CAMUS sur la scène du théâtre, un pied sur une chaise et une cigarette à la main, sous la lumière des projecteurs. (Photo by Jack Garofalo/Paris Match/Getty Images)

Kujtimet e At Anton Harapit për epideminë e 1916 në Dukagjin, që mori 575 jetë njerëzish

Publikohet historia e panjohur se si u bë e mundur botimi i veprës  “Andrra e Pretashit”, e At Anton Harapit, të cilën autori e kishte botuar fillimisht në “Hylli i Dritës” me titullin: “Urti e burrni, ndër malsor të Dukagjinit” dhe më pas me “Valë mbi valë ndër banor t’Cemit”, të cilat në vitin 1941 i’a kërkoi Instituti i Studimeve Shqiptare në Tiranë (ku Harapi ishte një nga drejtuesit kryesorë) për t’ia botur në një libër të vetëm dhe pasi ai e rishkroi veprën, duke e titulluar “Andrra e Pretashit”, ajo u dërgua për botim në Romë pranë Shtëpisë Botuese, “Vallechi”, por për shkak të ngjarjeve që solli lufta, ajo vepër nuk u botua, por bocat e saj mundi t’i merrte nga shtypshkronja miku i ngushtë i tij, At Zef Valentini, që më pas i’ia dha në ruajtje Ernest Koliqit.

Në vitin 1958, Koliqi ua dorzoi ato një grupi françeskanësh shqiptarë me në krye At Daniel Gjeçaj, i cili është njohur ndryshe edhe me emrat letrar, Pal Dukagjini apo Gjin Duka dhe ai bëri të mundur botimin e saj në Romë. Në mes të tjerash në atë vepër, Harapi ka përshkruar edhe epideminë e rëndë të kolerës që preku banorët e fshatrave të Dukagjinit ku ai shërbente si meshtar në vitin 1916-të, nga e cila për një periudhë 5-6 mujore, vdiqën 575 veta.

Plot 62 vjet më parë një grup klerikësh françeskanë shqiptarë të mërgatës politike u mblodhën në Romë dhe morrën përsipër përgatitjen e botimin e një prej veprave më të mira të Padër Anton Harapit, patriotit, publicistit, politikanit, shkrimtarit dhe klerikut të famshëm katolik, i cili ishte pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës që në vitin 1946. Nën kujdesin e Padër Daniel Gjeçajt, apo siç njihet ndryshme me emrin e artit, si Pal Dukagjini dhe Gjin Duka, disa prej ish-kolegëve dhe nxënëseve të Harapit, përgatitën dhe botuan në gjuhën shqipe veprën e tij, “Andrra e Pretashit”, e cila fillimisht ishte botuar pjesë pjesë në revistën “Hylli i Dritës”, vite të shkuara. Në atë vepër me karakter historik, At Antoni ka gdhendër e skalitur me mjeshtëri të rrallë, grimca nga jeta dhe luftrat e malësorëve të Veriut të Shqipërisë, kryesisht të Malësisë së Dukagjinit, ku ai kishte kaluar një pjesë të jetës së tij, duke shërbyer si meshtar.

Në hyrje të atij libri, Padër Daniel Gjeçaj është ndalur dhe ka përshkruar me hollësi një nga pjesët më kryesore të jetës dhe veprës së At Anton Harapit, i cili krahas At Shtjefën Gjeçovit e Padër Gjergj Fishtës, është konsideruar si një nga përfaqësusit më në zë, jo vetëm i letrave shqipe, por edhe i patriotizmës shqiptare. Disa pjesë nga parathënia e këtij libri, redaksia e Memorie.al i ka përzgjedhur dhe po i botojmë në këtë shkrim, ashtu siç janë nga origjinali, duke iu përmbajtur dialektit gegërisht, si i ka shkruar autori.

Parathënie e At Daniel Gjeçaj: Njeriu (Portret i Patër Antonit)

E njofta në fshatin tim kur ishim fshatarë i vogël. E desha më vonë akur ai m’ofroi ngjat vedit dhe më xëvëndësoi babën. E çmova përherë e ma tepër, sa ma fort t’uj u rrit me moshë, ma kjartë e kuptova. E nderova me bindje sa qe gjallë dhe sot e qaj përmallshëm në vorr pa kryq fejet, as gur kujtimi. Në jet të vet paraqiti fytyrën viz-preme të Fratit të spikatun, shëmbullin tërheqës t’eduktaorit të çmushëm, punëtorin e palodhur plot përvujtni e guxim, shkrimtarin e prehtë dhe Apostullin e flaktë të Fes së Kombit. Në dekë përvehtësoi heroizmin burrnuer të Martirëve të parë. Deri sa foli tha: Njerin e ban shpirti dhe ndërgjegjia, e paraqet sjellja, e vlerëson puna: Apostullin e rrit ideali, qëndresa dhe guximi: Bamirësin e krijon zemën-gjanësia e vetëmohimi.

Para plumbit që rrëzoi përdhe, shqiptoi paza: ‘Lumnin e ep deka, kunorën e vën vorri’. Trup jo i naltë sa i lidhun. I hajshëm i drejtë si shtiza druforta të lundrave, që xevendëson djepin e fëminis. I lëvizshëm si njalat që argtohen si të vogël. I zbridhët si qefulli q’i fshati i tij gzon brigjet. Ma fort i rremt si i bardhë. Lëkurën si të pjekun nga dielli që rrah agim dhe muzg Shirokën. Kryet e bashëm, por jo jasht mase. Ballin e gjanë dhe të thyeshëm, ma fort katruer. Tamthat si të shtypun me xigom t’theksuem. Syt gac si n’grop, nën hijen e vetullave të trasha. Hyndën paksa të thyeme në kodër, me maj fletëzë të ndjeshme.

Mollzat e faqeve të zhdukunadhe të preme nga rrudhat e njeriut të pa mish. As rrethanat dhe as mosha, nuk ia thërmuan këto viza. S’shtoi vëllim kur bota i tha: “I lumi ti ku mbrrijte”. S’dënoi peshë kur miqtë i’u ankuen: “I mjeri ti shka po të takon të vuejsh”! “Thancan” e quejtën banorët e maleve veriore. “Shirokas” tipik e emnuen të vetët që i’a ditën rrajën. S’mohoi në fshatin që e lindi: muer pak në qytet që e rriti. Mbet banuer i shpatit të djegun të Taraboshit.

Dashunoi malin dhe ujin që i qenë lympeni. (Horizonti) i parë i jetës. Këto viza trupore të jashtëme, e paraqitën. Në të parë të pame, ma fort të vrazhëdët se të amël. Gaspëri, se kështu e qyejtën në fëmini-djali i një peshkatarit, u ba At Antoni. Sa serioz në veprim, aq i gëzueshëm në argëtim. Shoqënia në te përsërite fuqitë dhe hapte zëmrën. Ktu At Antoni harronte kush ishte. Kthente pa kujtue, te fshati i vet, dhe i qeshte ftyra, hije e randë porsi bashkëvëndasit të lumtur nga era e qefullit në tullë dhe boça e rakis në rrogostë, mbi sofrabeztën e kuq, shtrue me djath Kraje, putarga të thata e spece Zadrime, të pjekun mbi prush.

Frati

Hini i vogël në Kolegjin Françeskan mbasi shijoi atë të Jezuitëve, ku la të vëllnë e vet, Markun, të cilin aq fort e deshti. S’e tërhoqën nishanat, qi për zotsi mësimesh, i zbukuruen jelekun nën hijen e Shën Saverit. Desht ma fort përvujtnin e Fratit pa nam pa zhurmë. Nuk iu dhimtën brakeshat e bardha, ma t’bardha se shkumbët e liqenit, as caruqet e kuqe,  as fesi i purput me tufë që i mbulote shpatullat e vogla.

La këto dhe veshi zhgunin e vrazhdë, ngjeshi litarin, pranoi kambën zdath. Moshatarët, kolegët të ri, pritën sa të rasi me emën të ligjimit. S’ndigjuën t’i sjellin as me emën të dytë të frenimit. E quejtenë përherë “Shirokë”. Ndoq këndimet n’atdhe nën drejtimin e Fishtës, nga i cili thithi dashunin për provincën, për popull dhe komb.

Pajisi mënden dhe fisniknoi zemnën me kulturën meshtarake nën udhëheqjen e fretënve austriakë të Tirolit, qi përherë çmuen shqiptarët dhe i përkrahën si vllazën. Atje në Salcburg eh Thchaëaz “Shiroka”, muer dijeni, fitoi përpikmënin gjermane, qëndresën dhe shpirtin françeskan. Kthei meshtar i shortueshëm me vrullin e shqiptarit dhe pshimin nordik. N’ë trollin fretnuer të Shkodrës u ndeshën dy rrymë: Grupi i parë me edukatë boshnjake me Fishtën, Bardh e Gjeçov, Grupi i Dytë me kulturë austriaket, me Prendush, Harap, Rrotë e Gjokë. S’u përpinë ndër vedi si e kanë duke lumenjtë e rrëmbyeshëm të cilëve ju gjasuen në veprim.

U përzihen përkueshëm ndër tallaze t’ë përbashkëta veprimtariet si valët e kthellta të Cemit me ujin e Moraçës në liqenin e Shkodrës. Vjetin 1910-të, Gaspri i Lorës e i Çiles, asht At Anton, Shiroka Frat, Frati Apostull, i lëshojnë në dorë rininë françeskane. U ep mësim fëmijëve të qytetit të Shkodrës. Rrethimi i Shkodrës, (tetor, 1912-prill 1913), e zen në Kuvendin e Arrës së Madhe, m’ane të qytetit.

Banesa fretnore kthehet në strehim qytetarësh dhe sofër nevojtarësh. Uja ngushton banorët Këlkazat mbarohen. Zhduket burdullaku arravet, purrinjtë e gjarpërit dhe tharbcat bahen ushqim i kërkuem. Pak kush i del të turbullojë ujët e vlueme me krunde. Në gjashtë muej qëndrese mishi i kualëve, kthyet në servina nga topat malazezë dhe heroizmi Hasan Rizaja, kërkohet si meze. Fretnët m’ë këtë rast e m’ta At Antoni, diftohen çmos kurrë, fretnën, Aleksandër Mazoni në romanin e vet “Të fejuemët”, shprehet: “Françesëkajt janë si deti, q’i merr ujë prej lumënjeve dhe të njajtin uj, ia kthen”

Shqiptar i përvujtun

Do të ishte mohim i së vërtetës po ta kundrofshim Harapin si idealin e theksuem të shqiptarizmës. E mishnoi këtë ideal nën heshtnin e përvuajtuni frençeskane. Nisi veprimtarinë e vet si krahë i djatht i Fishtës, i Gjeçovit, i Bardhit, i Dodës, i Prenushit, me të cilën kalli furrën e atdhedashunisë. U msheh në hije të tyne i lum se prijshin ata dhe ky i ndiqte. Bashëkpunoi ngushtaz me Gurakuqin, të cilin e pat shoq dhe veparimi.

Qe der të parët qi bani të tingrojë “Ora e Maleve” dhe të agojë “Hylli i Dritës”, mbi Shqipni në terr. Ai vetë zgjodhi qetësinë e terrin për të qenë ma i lirë në punë të fillueme. Sot jetshkrimi i Harapit bjen ngushtë. Në fletët e shumta të letrave arbnore, gjen pak mbi të. Kujtimet e gjalla, n’atdhe, heshtojnë në katakombe, ku kalbet kadalë t’gjukueme të zhduken. Gjithnjë kalesa e të mëdhanjëve lën gjurmët e veta të pashlyeshme. Në këto gjurmë dallohen njerzit. Qe vjeti 1918 kur Veriu përshpëriti një emën e përgojum për të mirë, përse në ditët e ngushta të pasluftës bani mirë. S’qiti pushkë e as zbrazi top.

Rreth vetes bashkoi pushkatërët e malësisë e ktyne ju tha: “Ushëtimën e barutit e shuajnë shkambinjtë e malit”, ndër ta kumbimin e protestës e ndigjojnë dhomat e të fuqishëmvet, drejtuesa e pleq të sharteve të popujve. Hoti kreshnik, Traboini trim, Gruda e urtë dhe Triepshi guximtar, u derdhën në Shkodër me At Anton Harapin në krye. Kërkojnë Shqipninë e lirë e në Shqipni tre bajrakët e vet, tronditën ndërtesat e qytetit të Gentit nga kanga “Majekrahit”, e lekëvet legjendarë: “Hot e Grud ishin betue o pa gjak malet mos me i lëshue”. Dridhet gjenerali francez i Shkodrës ke s’dinte shka asht ndera e armëve shqiptare. Zani i Harapit msheh nën flumrat e malësorëve, ujdisën nga dora e mësueme e Gurakuqit dhe Fishtës, jehon në Ëashington e Londër, Paris e Romë. “Posta e Shqypnis”, mbyllet tuj shqyptue për të mbramen herë emnin e Harapit.

Oratori

At Anton Harapi, sa qe gjallë, u njeh ndër gojtarët ma të mirë e Shkodrës. S’leu i tillë: U ba me squdin e qëndresës mbas nji përvoje të gjatë. I munguen shume veti të jashtëme qi ligjiruesit e bajnë tërhjeqës e të kandshëm në paraqitje. I plotësoi këto zbrashtësi të tij me shpirtin e vet psikolg e me zemër, me fjalën e pshueshme, qartësi e kthelltësi mendimi, me lidhje të shtërnguet arsyetimi e forcë shprehijesh. Ai e njofti në pak shpirtin e shqiptarit dhe atë e kundroi picak në duart e veta, sa herë q’i foli dhe e bani të dihaste si desht vetë përputhaz e zana marrë me zemrën e vet. Gojtaria e tij u zhvillue, me të shumtën, në kathedrën e meshtarit në predikatore të kishës. Këtë e mbushi m’ ndigjuesa gjithsaherë foli.

Qyteti i Shkodrës ia përpini fjalët e malet e vështruen me ande, kurdo bisedoi nga lteri a logje kuvendesh. Gojtaria e At Anonit s’qe e that, më të shumtën në kathedrën e meshatrit në predikatore të kishës. Këtë e mbushi me ndigjuesi gjithsaherë foli. Qyteti i Shkodrës i’a përpini fjalën e malet e vështruen me ande, kudo bisedoi nga lteri a logje kuvendesh. Gojtaria e At Antonit s’qe e that, mund të dalë një mësim filozofie mbi një ambient të papjekur. Ai diti t’ë ruej në predke që bani e, kto qenë të shumta e përherë të ndryshme shtërngimin e arsyetimit, q’i s’e len të lujsh, me përshtatjen mjeshtërore të parimeve në jetën praktike. Ndoshta këtu ma tepër se njeti, duhet kërkues mshehtësia e oratoris-harapjane. Këndej edhe fjala i duel praktike dhe tërheqëse. S’e lodhi kurrë ndigjuesin.

Shkrimtari

Harapi se mbajti veten shkrimtar. Nevoja, ndoshta ma e fortë se tjetër, e nxiti të rrokë pendën për pa pasë dalë letrar. S’shkrou kurrë vetëm për të kënaqë veshin e lexuesit, as vetëm për t’u argëtue. Shkrou me qëllim shumë ma të naltë, për të rindërtue. Vrojtuesi i len ndjenjave shpirtnore, shqyrtoi me peshimin e mbartun të psikologut të preht shpirtin e Shqiptarit dhe aty gjer thalbin e njaj qytetnije të vjetër bashkë me të mbetat e kohës. U vu prandaj të shkruej për të trajtue shpirtin e shqiptarit dhe për t’i nxitë bashkëvendasit kah nji ideal kombtarë mjes rrymëvet të reja, qi, Shqiptarin, në të ziem, e tërheqshin kah nji oqean idesh pa mujt ta dallojë fner pështetje dhe lima pushtimi të sigurtë.

Ky qe qëllimi i shkrimeve të Harapit (shif “Shkrimtarët shqiptarë”, Botimi i Ministrisë së Arsimit, Tiranë 1941, pjesa e II-të, fq. 389, Anton Harapi). Shkrou përnjëherë në prozë me një stil të kadalshëm, të pashuem, të rrjedhshëm. Të thjeshtë. Mjerisht mungesa e dorëshkrimeve të Harapit si shumë artikuj të tijë të botuem në “Postën e Shqynisë”, e n’ë “Orën e Maleve”, e ma vonë në “Zanin e Shnandout”, nuk na lejon të bajmë një analizë të përshtatëshme mbi prodhimet e tija letrare.

Dëshmori

Armët e ushtarëve trima plasshin ndër duer nga vapa e të shtimeve, vetimë, mbas pesë vjet qëndrese. Gjermanët buerën luftën. U thyen para botës në kambë për të shue tiranin hitleriane. Tërhiqshin nga Ballkani tuj përshkue vendin tanë, të cilin deshtën ta kenë mik, por jo pronë fiti. Shqipëria provonte anarkinë përftueme nga premtimet e rrejshëme të fituesavet, nga nxitja e armiqëvet, nga lufta vëllavrasëse, nga bijt e gënjyem dashas e pa dashas, nga luftëtarët e dejën prej gjakut, që lypshin nganjëdhimin e yllit të huej, e jo fitimin e Shqipes së vet, nga tradhëtarët e vetëdijshëm, qi falshin pa të drejtë shpërblimi pjesën më të madhe të vëndit, për të zanë karriket e sundimit servil.

Në anarki luhatet përherë pasiguria e fatit, kërcnohet rreziku i jetës. Harapin e këshillojnë të hikë. I venë në dispozicjon mjetet. Miq e të njoftshëm, dashamirë e të afërm, mundohen ta thejnë. Ai qëndron. Kam punue për Shqipnin e ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as dënimi nuk ka pse më pret. Bashkatdhetarët e dijn se se kurrë s’i tradhëtova. Me ta vuajta, për ta punova, me ta u gzova. Me ta edhe do vdes. “Eshtnat e mij në tokën e t’ë Parvet”, të jenë testamenti jem. Tërhiqet nga qëndra ku gërmadhat e luftës e rrethojnë, i largohet stuhis si ai që struk kryet në lis pa shique se rrfeja shkrep ma udobisht aty. Kërkohen strehim ndër male të Veriut, bri Dragobisë së Currit. S’merr armë krah, as bomba doret për t’i dal zot vetit. Len strajcë e kuletë të cilat kurr s’i fryni. S’pranoi kërkënd me vedi.

Ekzekutohet më 14 shkurt 1946

Kalon gati një vit ndër shpella e pyje, në shoqni me uq e dhi t’ë egra, tuj prit të zhdavarosej stuhia. Përkundrazi, stuhia shtohej përditë më tjetër ma tepër. Vampirët me hyll në ball e të etun për gjaku në zëmër, kërkojnë kufoma njerzish. S’kursejnë as vorret e shenjtë, të cilat çdo komb në botë i nderon. Lypin gjakun e amblë të fratit. Kërkojnë At Anton Harapin. E gjejnë. Ulurojnë partizanët e kuq rreth tij. Dhe kërcejnë plot gëzim dhe në kolle sllave posi uqit e uritun Siberian rreth “trojkave”, të paarmatosura. E ulin në Shkodër që tashnmë ishte kthye në liqe gjaku.

E dërgojnë në Tiranë para Neronave të ri, për ta për ta paraqitë me shokë n’ë arenën e Martirëve të Kombit. Jemi në fillimin e shkurtit 1946. Harapi ishte në gjyq. Nga banka e t’ë akuzuemëve i’u flet shqiptarëve e jo gjykatores së paligjëshme, për herën e fundit aq sa u lejojn: “Në qe se me u ndigjue ligjeve hyjnore e Atdheut, me edukue rininë dhe popullin kah idealet e nalta të së Vërtetës me i nxit kah e Mira: në qe se me vouejt për popull e me popull dhe me luftue për Fe dhe Atme, asht punë e dobët e tradhëti, atëbotë jo veç unë, por mbarë Françeskanjtë e Shqipnis jemi me dejë me dëkë”. Dita 14 shkurt erret me gjak. Harapin e barin në një vënd të panjoftun. Njashtu ban bisha me trupin e grabitun nga tufa e të zot. Një batare plumbash e rrzoi përdhe.

At Anton Harapi çdo ditë mes malësorëve që jepnin shpirt

Në parathënien e librit të At Anton Harapit, “Andrra e Pretashit”, midis të tjerash, At Daniel Gjeçaj (apo siç njihet ndryshe me emrin e tij letrar, Gjin Duka), ka përshkruar edhe kontributin e madh të At Antonit në vitin 1916, në ndihmë të malësorëve të Dukagjinit të prekur nga sëmundja e kolerës. Lidhur me këtë, në librin në fjalë, midis të tjerash shkruhet: “Në pranverë të vjetit 1916, malet e Veriut, e sidomos Bjeshkët e Dukagjinit i shkreton kolera. Këputen halat legjendare të kullave vigaj. Shuhen familje dhe dalin fare troje nën vnerin lëngatës së përbotëshme.

Armët e banorëve malor, janë shkreh nën kuja dhe gratë fisnike në xhubleta i vjerrin, tepricën ndër rrema të that të lisave mizor. Uja shtjer sytë e njom të fëmijve dhe logjet e burrave e oborret e kullave e mrizat e gurravet mbulohen me të dekun. Vetëm regjistri i Kishës së Shalës, shënon nga prilli deri në vjeshtën, 575 të vdekun prej koleret. At Antoni, në ma të mirën moshë të jetës, hin vullnetarisht ndër të kolerum. Harron se lëngata asht ngjitëse dhe se kjo hapet porsi helmi i gjarpnit në trupin e njom të atij që e xen. Shpërvjel zhgunin dhe s’topitet t’ju çoj të mbramin ngushëllim të fes atyne, të cilët njerzimi, e deri të vetët i përbuznin. Nuk i trembet dekës dhe as e frigon flija e bashkvallaut të Urdhnit.

At Rrok Vatajt që rrëxohet, 31 vjetësh në shërbim të koleruemëve (Kelmend, 4 gusht 1916) Theth, Ndërhysaj, Kaprrae, Gimaj, Lekaj, e Curraj, asht lama e veprimit veruer të Harapit. Vetëm kush i njeh këta vënde mund të gjykoj se sa e mundëshme dhe e hapët qe fusha e apostullimit. Ai vetë kallxon: “Çoheshim me nat. Nga qela e Thethit ndiqnim planin e paracaktuem të t’udhtimit. Trokllojshëm ndër dyer, gjys të çeluna, të kullave, të klasolleve të gjis prej kah dilte nji taft trupnash në zhgatërrim, jetësh në rregtim. Gjamët e hove e hove, si të ardhuna nga nëndheu, më grishin të hijshim mbrenda. Rop e shpish ende të paprekun nga sëmundja, përkundtazi më bërtitshin: “Zotni, për hatër të zotit, mos e kalo prakun e derës, se po përlyhesh”. S’vështrojshim shka më thonin ata. Zoti më kishte tretë çdo frigë.

Nji gëzim q’i s’mund të shprehet, por q’i në të tilla raste provohet, më gufonte në zëmër. Buzët që mezi luejshin, zaje qi mezi ndigjoheshin, krahë të mbytuna në proçka vneri, drejtoheshin kah un: “I Bekue mir se t’ka pru zoti. Dëshrojmë që të pajtohemi me Lumnin dhe të pajtojmë shpirtin”. Shpesh pak mbrapmë përpiqshin ndër dorë të lum e të qet. Çë ngushllim?! Dy muaj shërbimi më kaluan si era, plot mund e plot ngushjëllime, gëzim. Rrallë ktheheshim te qela qëndër Theth për të pushue. Trupi njëmënd s’lodhej, por zëmra më tërhiqte te të sëmundët. Kjo qe koha ma e bukur e jetës sime – përfundonte kallzimin Frati”.

At Zef Valentini dhe Ernest Koliqi ruajtën bocat e librit të Harapit

Sipas At Daniel Gjeçajt, në vitin 1941, Instituti i Studimeve Shqiptare, ku At Anton Harapi ishte një prej drejtuesëve kryesorë, morri vendimin për të botuar një sërë veprash origjinale të autorëve të ndryshëm shqiptarë, që kishin të bënin me dokumente historike, studime folklorike si dhe letërsi shqipe. Ndër këto vepra ishte planifikuar për botim edhe libri i Patër Anton Harapit “Andrra e Pretashit”, të cilit i’u kërkua ta rishkruante dhe ta bënte gati për ta dorëzuar në shtyp.

Me atë rast, At Antoni e rishikoi vepër e tij, e cila ishte botuar fillimisht vite të shkuara në “Hylli i Dritës”, me titull “Urti e burrni, ndër malsor të Dukagjinit” si dhe më pas me titullin “Valë mbi valë, ndër banorë të Cemit”. Këto dy vepra, Harapi i përpunoi dhe nga ato doli libri “Andrra e Pretashit”, të cilin Instituti I Studimeve Shqiptare (me dorëshkrimet origjinale të Harapit), e dërgoi për botim pranë Shtëpisë Botuese “Vallechi” të Firences në Itali. Por ndërsa libri ishte gati për të dalë nga shtypi, ngjarjet e luftës bënë që të ndërpritej puna në at ent botues dhe vepra e patër Anton Harapit nuk e pa dritën e botimit. Të gjitha bocat që mbetën në Shtëpinë Botuese, u ruajtën nga studjuesi dhe albanologu i famshëm, At Zef Valentini, i cili më pas i’a dha në ruajtje Ernest Koliqit, njërit prej miqve më të ngushtë të Harapit. Mbas 15 vjetësh, Koliqi i’a dorëzoi ato At Daniel Gjeçajt, i cili në krye të një grupi françseskanësh shqiptarë në mërgim, morri përsipër dhe botoi në Romë librin, “Andrra e Pretashit”./Memorie.al / KultPlus.com

Pas rikthimit në shkollë, fëmijët e Hangzhou të Kinës kanë vendosur kapela për distancim social

Për t’iu ndihmuar fëmijëve ta kenë parasysh rëndësinë e distancimit social gjatë pandemisë së koronavirusit, një shkollë në Hangzhou të Kinës iu ka përgatitur disa kapela të veçanta për nxënësit në klasë.

Këto kapela janë dizajnuar dhe përgatitur prej vetë nxënësve (mbase me pak ndihmë prej prindërve të tyre) me t’u kthyer në shkollë, gjatë kësaj jave, shkruan shanghaist.

ë përgatitura nga letra e trashë dhe materialet tjera, këto kapela krijojnë një zonë mbrojtëse njëmetërshe për filloristët e klasave të para, deri në të tretat.

Kapelat në të vërtetë kanë njëfarë ngjashmërie me kapelat e zyrtarëve të dinastisë Song.

Të dizajnuara prej themeluesit të dinastisë Song, perandorit Taizu, edhe ato kapela historike ishin të veçanta pasi synonin t’i pengonin pëshpëritjet e zyrtarëve gjatë tubimeve. Koha.net / KultPlus.com

Dua Lipa tregon për kohën e karantinës dhe mëdyshjet rreth albumit të saj më të ri

Gjatë bisedës live të Dua Lipës me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Lipa foli edhe për mëdyshjet e saj rreth albumit më të ri, shkruan KultPlus.

“Është një kohë interesante me promovu një album në kohë të pandemisë, nuk di, kam qenë konfuze nëse do të duhej ta plasoj albumin në këtë kohë, nuk e dija a është koha e duhur, por për këtë arsye, por prapë mendova se kem kohë edhe për muzikë për këtë kohë, që me largu mendjen prej pandemisë”, tha Lipa

“Jam shumë e kënaqur me pritjen që i është bërë albumit. Kam marrë shumë mesazhe gjatë kësaj kohe, dhe jam shumë krenare, dhe ndihem shumë mirë që kam nxjerrë albumi gjatë kësaj kohe, edhe pse më kanë munguar turnetë, por besoj që do të vjen momenti dhe do të jetë edhe më special”, ka shtuar ajo tutje. / KultPlus.com

Shpend Ahmeti tregon ballafaqimin me arkitekten e famshme Zaha Hadid, pas refuzimit të projektit të xhamisë në Prishtinë

Përgjatë bashkëbisedimit mes Dua Lipës dhe Shpend Ahmetit, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka treguar momente nga takimi me arkitekten e famshme Zaha Hadid, ku projektet e saja janë më të rëndësishmet në shumë qendra botërore, por Prishtina pat refuzuar projektin e saj, e cila kishte aplikuar me një projekt për ndërtimin e xhamisë.

Ahmeti ka njoftuar se ai kishte marë pjesë me një takim në Londër, dhe Hadid kishte kërkuar të dinte se cili ishte kryetari i Komunës së Prishtinës. “Kur tregova se unë jam, të gjithë u kthyen dhe panë nga unë, u habitën se si ne e kemi refuzuar një projekt nga një arkitekte kaq e famshme”, ka treguar Ahmeti, por ai ka treguar se edhe pse ka pas dëshirë që të kalonte projekti i Hadid, ai ka treguar se këtë projekt e kishte refuzuar Bashkësia Islame, e jo Komuna.

Ndërkohë, ai ka shprehë keqardhjjen se kanë humbë shansin që Prishtina të ketë një projekt kaq të rëndësishëm, pasi që arkitektja Haidid, tashmë nuk është në mesin e të gjallëve./ KultPlus.com

Dua Lipa e pyet Shpend Ahmetin, nëse do të kandidojë sërish për kryetar komune

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në bisedë live me Dua dhe Dukagjin Lipën ka folur edhe për kandidimin ose jo të tij.

Ai i është përgjigjur negativisht mundësisë për të kandiduar sërisht.

“Nuk besoj, tash jam i koncetrum në pandemi. Por besoj që për secilin njeri tetë vite janë të mjaftueshme dhe përkundër mesazheve që më kanë ardhë këto ditë nuk e di. Sot kisha thanë jo”, ka thënë Ahmeti.

Shpend Ahmeti tregon se ku do të mbahet tash e tutje Sunny Hill Festival

Në bashkëbisedimin me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa janë duke i shpalosë edhe projektet që do të ndodhin në të ardhmen, shkruan KultPlus.

Ahmeti ka njoftuar se tash e tutje Sunny Hill Festival do të mbahet në afërsi të Bërnicës, e jo sikurse tash në Gërmi.

Ndërkohë, Lipa, nëpërmjet telefonit ka treguar edhe për pamjen e kësaj hapësire, ku do të ketë edhe liqe artificiale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.

Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.

“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti. /KultPlus.com

Dukagjin Lipa jep detaje se nëse do të mbahet Sunny Hill Festival

Për shkak të pandemisë, Dukagjin Lipa ka treguar në bashkëbisedimin me Shpend Ahmetin, se nëse do të mbahet festivali këtë vit, shkruan KultPlus.

Dukagjin Lipa ka thënë se janë duke pritë vendimet e Komunës, dhe sipas tij, do të respektojnë çdo vendim, sepse janë të gatshëm që të ruajnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës, edhe pse, sipas Lipës, një anulim i mundshëm nuk do të jetë në favor të festivalit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.

Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.

“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti./KultPlus.com

Dukagjin Lipa falënderon artistët e Kosovës

Duke folur live me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, Dukagjin Lipa ka shprehur falënderim për artistat kosovar, shkruan KultPlus.

Ai ka folur shkurt për kontributin artistik të tyre në rrethana pandemie.

“Libri muzika, poezia, arti, teatri, filmi, na bojnë mu ndje shumë mirë, një falënderim te posaqëm për artistat e kosovës për mbështetjen në këtë kohë”, u shpreh Lipa.




Dua Lipa tregon për investimin e madh që do të bëj në Prishtinë

Dua Lipa ka treguar se do të rinovojë amfiteatrin e Prishtinës, ku më vonë do të përdoret prej krejt qytetarëve të Prishtinës, sidomos për aktivitetet të kulturës, që do të ndodhin në Prishtinë. Dukagjin Lipa ka thënë që do të hapin edhe një konkurs për atë projekt, dhe bashkë me Komunën e Prishtinës ta realizojnë këtë projekt.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.

Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.

“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti./KultPlus.com

Këtu mund ta ndiqni bisedën e Dua Lipës me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti (LIVE)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.

Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/videos/588938125063289/

“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti./KultPlus.com

Dostoevsky: Sekreti i qenies njerëzore nuk është vetëm jetesa, por që të ketë diçka për të jetuar

Copëza nga libri “Shënime nga nëntoka”, Fyodor Dostoevsky

“Duani të gjitha gjërat që janë krijuar nga Zoti, të tërën njësoj si dhe çdo kokërr të rërës. Duaje çdo fletë dhe çdo rreze të dritës. Duaji kafshët dhe zogjtë, duaji bimët, dashuroni çdo fragment të veçantë. Nëse ju doni çdo fragment, ju do të kuptoni misterin e Zotit. “

“Sekreti i qenies njerëzore nuk është vetëm jetesa, por që të ketë diçka për të jetuar.”

“Realistët nuk i frikësohen rezultatit të studimit të tyre.”

“Sa më shumë që keni sukses në dashuri, aq më shumë ju do të jeni të bindur në ekzistimin e Zotit dhe pavdekshmërinë e shpirtit tuaj.”

“Nuk ka asnjë subjekt aq të vjetër sa që nuk mund të thuhet diçka e re në lidhje me të.”

“Por, njeriu është aq pjesë e sistemeve dhe konkluzioneve abstrakte sa që ai është i gatshëm që të shtrembëroj të vërtetën, i gatshëm të dëgjoj apo të shoh asgjë, për aq kohë sa ai mund të justifikojë logjikën e tij.”

“Përse ndodh që kur të zgjohesh në botën e realiteteve ju pothuajse gjithmonë e ndjeni, ndonjëherë shumë gjallërisht, se ëndrra e zhdukur ka përfunduar me disa enigma të cilat kanë dështuar në zgjidhjen e tyre?”

“Dikush mund të bie në dashuri dhe akoma të urrej.”

“Nëpërmjet gabimit ju vini tek e vërteta! Unë jam një njeri, sepse unë gaboj! Ju kurrë nuk arrini tek ndonjë e vërtetë pa bërë katërmbëdhjetë gabime dhe ka shumë gjasa njëqind e katërmbëdhjetë. Dhe kjo gjë e mirë është gjithashtu në rrugën e saj, por ne nuk mundemi të bëjmë gabime në llogarinë tonë! Flisni pakuptimsi, por flisni pakuptimsinë tuaj, dhe unë do t’ju puth për këtë. Të shkuarit gabim në rrugën e vet, është më mirë se të shkuarit drejtë në rrugën e dikujt tjetër. Në çështjen e parë ju jeni një njeri, në të dytën ju nuk jeni më të mirë se sa një zog. E vërteta nuk do t’iu shpëtojë, por jeta mund të mësojë. Ka pasur shembuj. Por ne çfarë jemi duke bërë tani? Në shkencë, zhvillim, mendim, shpikje, ideale, qëllime, liberalizim, gjykime, përvoja dhe çdo gjë, çdo gjë, çdo gjë, ne jemi ende në klasën përgatitore në shkollë. Ne preferojmë të jetojmë në idetë e njerëzve të tjerë, a është kjo që ne duhet ta bëjmë! Kam të drejtë, kam të drejtë? “Bërtiti Razumihin, duke shtypur dhe shtrënguar duartë e dy zonjavë ‘

“Sigurisht që shakatë e mia janë të dobëta në shije, të papërshtatshme, dhe të hutuara, ato zbulojnë mungesën e sigurisë sime. Por kjo është për shkak se unë nuk kanë respekt për veten. “

“Edhe pse mendja juaj punon, zemra juaj është errësuar nga mëkatet, dhe pa një zemër të pastër ju nuk mund të jeni komplet dhe nuk do keni vetëdije të vërtetë “

“Pa Zotin, të gjitha gjërat janë të lejuar.”

“Megjithatë,  e dini çfarë? Unë jam i bindur se bursistët si unë që jetojnë në bodrumet e errëta duhet të mbahen nën përmbajtje. Ata mund të jenë në gjendje të jetojnë në bodrumet e tyre të errëta për dyzet vite dhe nuk hapin gojën e tyre, por në momentin që ata marrin rrezet e ditës dhe të shpërthejnë jashtë ata mund të flasin dhe flasin dhe flasin … “

“Njeriu është nganjëherë jashtëzakonisht, pasionant në dashuri me vuajtjen …”

“Kushdo qofte, edhe njeriu i vogël, nga ata qe nuk e turbullojnë ujin, qe askujt s’i bien me qafe, qe rrojnë me friken e perëndisë, por edhe me frikën për veten, shkojnë me mendjen te mos ngacmojnë njeri se kështu as atë vete nuk do ta ngacmojnë, do ta lëne të qetë në hallet e tij, nuk dëshiron që të tjerët të futin hundët në jetën e përditshme që bën, nuk ia ka ënda të flasin në e ka të ri apo të vjetër jelekun, ne i ka të reja apo me mballoma çizmet, nuk ia ka ënda të marrin vesh të tjerët ç’është duke ngrënë, çfarë po shkruan?… E ç’të keqe paska, moj zemër, që unë, kur shoh xhadenë të prishur, eci në majë të gishtave, shkel me kujdes për të ruajtur çizmet? Pse duhet shkruar për tjetrin që ndonjëherë nuk ka para as për të pirë një filxhan çaj? Sikur qenka e thënë dhe e vulosur që njerëzit, të gjithë sa janë, patjetër duhet të pinë çaj. Po pse, e udhës qenka të shohësh në gojën e tjetrit për të ditur ç’copë është duke përtypur? A fyhet njeriu kështu? Jo, shpirti im! Përse u dashka fyer tjetri kur ai s’të ngacmon?”

“Frika është e vetmja pasojë e çdo lloji gënjeshtre”

“Nuk është koha që ka rëndësi, por “Lumturia më e madhe është ta dini burimin e palumturisë”

– Fyodor Dostoevsky“Shënime nga nëntoka”

Rreziku që na vjen nga lajmet e rreme dhe diktatura dixhitale

Historiani izraelit Yuval Noah Harari, zotëron një dhunti të jashtëzakonshme për të zgjeruar fushën e tij të investigimit dhe analizës pa i mjegulluar temat e mbuluara, duke vendosur aty  ku duhet pjesët e mozaikut të përbërë nga kutiza me origjinë të ndryshme: histori, biologji, neuroshkencë, teknologji…

Po cila është tema e mozaikut këtë herë? Subjekti kryesor, njeriu: nga vjen, dhe ku është duke shkuar. Dëshmi e aftësisë së tij përhapëse, eklektike dhe marramendëse është libri bestseller “Sapiens: Një histori e shkurtër e njerëzimit” që në 500 faqe tregon, përmes fazave evolucionare dhe zbulimeve teknologjike, një aventurë miliona-vjeçare: nga shfaqja e gjinisë Homo në Tokë dhe deri më sot, duke kaluar nëpër afirmimin e Homo Sapiens, falë fuqisë së tij të imagjinatës.

Me “Homo Deusin”, ai projektoi analizën mbi atë çka pritet të ndodhë në të ardhmen, midis ëndrrave dhe anktheve të një bote teknologjikisht të përparuar, ku mund të jetohet edhe pa faktorin njerëzor.

“Tek 21 leksionet për shekullin XXI”, ai trajton problemet më të ngutshme të aktualitetit, duke i vendosur ato në një këndvështrim historik, në mënyrë që të peshojë vlerën e tyre të brendshme: manipulimin e realitetit, bio-teknologjinë, privatësinë, diktaturën dixhitale, format e reja të censurës …

Harari, lajmet e rreme nuk janë një dukuri e re. Por sot rreziku prej tyre është më i madh. Përse?

Propaganda ka prodhuar gjithnjë lajme të rreme. Por dikur nuk ishte mundur siç ndodh sot, që të përhapeshin histori të rreme tek miliarda njerëz brenda 1 ore. Pra, rreziku real i gënjeshtrës, është më i madh se më parë. Dhe kjo edhe për shkak se lajmi i rremë e ka një synim të ri: kërkimin e vëmendjes njerëzore, që është beteja aktuale më e madhe, ku shumë njerëz janë të gatshëm të shfrytëzojnë “çelësat” emocionalë më të fortë: frikën dhe urrejtjen. Rreziku është shpërbërja e sferës publike, pamundësia jonë për të pasur komunikime normale.

Lajme false dhe identitete fiktive. Me rrjetet sociale, është e mundur të ndryshojmë. apo të fshehim identitetin tonë të vërtetë…

Identiteti i secilit prej nesh, ka shumë shkallë trillimi. Ka qenë përherë kështu. Ne e ndërtojmë historinë tonë individuale mbi bazën e fakteve autobiografike, por edhe elementeve të trilluar fetare dhe kulturore; librave apo filma të djeshëm.

Sot Facebook dhe Instagram; dhe rrjetet sociale në përgjithësi, i kanë bërë për herë të parë të dukshme proceset tona mendore: zgjedhja e kësaj apo asaj fotoje për të postuar, në mesin e 1 mijë të tjerave, është diçka që më parë ndodhte vetëm në mendjen tonë.

Tani këto procese mund të shihen edhe nga aktorë të jashtëm, por edhe autoritetet shtetërore që arrijnë të mësojnë atë që nuk mund ta nxirrnim nga ne, as torturat më mizore të Mesjetës. Dhe ne e bëjnë këtë gjë me pëlqimin tonë! Është shumë e rrezikshme, kur dikush ju njeh më mirë sesa ju veten. Përveç një rasti.

Cilit?

Atij të nënës tonë. Nënat kanë një pushtet të madh mbi fëmijët e tyre, pasi duan më të mirën për ta. Deri në adoleshencë, ato na njohin më mirë, sesa njohim ne veten. Por nëse tani në vend të nënës është qeveria, apo një parti që nuk mendon për të mirën tënde, dhe që nuk i intereson të rritesh por vetëm t’i përdorësh këto platforma, atëherë rreziku është mëse i qartë.

Ne jemi thuajse shumë pranë monitorimit të lëvizjeve të një individi për 24 orë të ditë-natës. Por revolucioni i vërtetë, është monitorimi përmes të dhënave biometrike, i asaj që ndodh me tensionin e gjakut, apo aktivitetin e trurit. Nuk është një trillim shkencor, pasi ne jemi duke zhvilluar sensorë, që e dinë se çfarë ndodh me zemrën dhe trurin tonë kur shohim televizor.

Vëllai i Madh i Oruellit. Ishte një distopi e regjimeve sovjetike, por që tani po triumfon në tregun dixhital të konsumatorëve…

Mendoni pak për Netflix, ai mund t’i mbledhë këto të dhëna për të matur angazhimin tuaj dhe të tjerëve me një personazh, dhe të ndryshojë peshën e tij në histori. Dhe kjo është në rregull. Por nëse dikush ka mundësi të studiojë mënyrën se si ju reagoni ndaj një politikani, nëse ju eksiton një skenë seksi ose dhune, atëherë gjërat nuk janë mirë.

Para disa kohësh shkova në një nga dyqanet e “Guçit” në Milano, në një dhomë të dizanjuar nga H-farm (një platformë dixhitale e inovacionit), ku një video të tregon foto dhe skena të çifteve që puthen, nëna me një djalë, dhe t’i ke sensorë që regjistrojnë kënaqësinë, sikletin ose empatinë ndaj atyre imzheve.

Unë pyes: nëse shihni një puthje mes dy burrave dhe nuk ju pëlqen, a mund të etiketoheni si homofob? Dhe nëse ju pëlqen, a jeni gay? Dhe nuk jam duke folur për një instrument të qeverisë kineze, por për një kompani mode! Tani le të imagjinojmë sikur jemi në Iran apo në Arabinë Saudite, ku ka një dënim ekstrem për homoseksualitetin. Unë shkoj në një shkollë ose në një kazermë dhe them: “Ok djema, shihni këtë ekran dhe vini në kokë këtë kaskën”.

Sërish Oruelli. Do të ketë policë të mendjes: A mos po ndërtojmë një makinë të së vërtetës?

Po, dhe shumë të avancuar bile. Sepse nuk na tregon nëse gënjejmë, por është në gjendje të shohë brenda nesh, dëshirat dhe frikërat tona. Kjo është baza e diktaturës më të madhe në histori, një pushtet që nuk e pati as Stalini dhe as Hitleri. Tani diktatura dixhitale mund të flasë nga njëra anë me propagandë, dhe nga ana tjetër të shtypë çdo individ që kundërshton sistemin.

Fantashkenca na e kishte paralajmëruar. Por disa makthe të djeshme, duken si ëndrrat e sotme…

Sot fantashkenca ka një problem të madh. Ajo po e ngatërron inteligjencën artificiale me vetëdijen, po i humanizon robotët. Dhe është një gjë e dëmshme, pasi sot fantashkenca është kanali përmes të cilit shumë njerëz mësojnë të rejat e teknologjisë.

Por është absurde të kesh frikë se robotët dhe kompjuterët do të fitojnë ndërgjegje, dhe do të rebelohen ndaj nesh, sepse problemi është i kundërt: ata do të na binden gjithnjë ne njerëzve, pa diskutuar, ndryshe nga ushtarët njerëz, që mund të demoralizohen apo dezertojnë. Rreziku i vërtetë është bindja e verbër e robotëve ndaj një partie politike apo ndaj një qeverie. Nuk ka asnjë rebelim. Do të ketë vetëm një elitë të vogël njerëzore me një pushtet të madh në duar.

Ju shkruani se algoritmet do të çojnë në një lloj vendimmarrjeje automatike, të de-humanizuar në sferën private dhe publike…

Do të kemi më pak kontroll mbi zgjedhjet që bëjmë në jetë, mbi atë që studiojmë, me njeriun që do të martohemi … ashtu siç sot një algoritëm na tregon se çfarë të shohim në televizor, apo se si

të shkojmë në një vend të caktuar në qytet.

Vendimet e mëdha financiare, mund të merren në bazë të algoritmeve që dinë të bëjnë llogari shumë më të përpunuara sesa ato njerëzore, që zakonisht menaxhojnë maksimumi 3-4 faktorë. Një algoritëm mund të llogarisë mijëra faktorë, që peshojnë qoftë edhe vetëm zero pikë disa përqind, dhe i shpëtojnë kuptimit tonë.

Për t’ju dhënë një hipotekë, bankat do të konsultohen me algoritmin, që përpunon mijëra faktorë të rrezikut. Nëse ajo ju refuzon, nuk do t’ju japë një sqarim të qartë, por një dosje me dhjetëra fletë me llogaritjet e algoritmit. Vendimet mund të merren vetë.

E aplikuar tek politika, kjo panoramë bëhet shumë shqetësuese. A munden që algoritmet të rrezikojnë demokracinë?

Ky është një rrezik i madh. Në të shkuarën, dëgjoheshin arsyetimet e një oratori si Ciceroni, ose ndikoheshin nga propaganda për të zgjedhur nëse do të mbështesnin apo jo një luftë, dhe njerëzit fokusoheshin mbi pak tema aktuale. Sot opsionet më ekstreme, mund t’i nënshtrohen sërish gjykimit të logaritmeve.

Dhe kjo është diçka që tashmë po ndodh në ushtri, ku shpesh terroristët ekzekutohen me dron. Vendimi qoftë për të vrarë apo jo, nuk merret ende nga një algoritëm, por përcaktimi i të dyshuarit si një terrorist po. Të paktën në SHBA dhe Izrael, kjo bëhet përmes algoritmeve të bazuara në modelin e sjelljes së personit, që monitorohet mbi bazën e informacioneve të shkëmbyera dhe kontakteve të tij të dyshimta. Të dhëna të shumta, që njerëzit nuk mund t’i përpunojnë.

Ju jeni një fans i “Black Mirror”. Në një episod të serisë së parë, imagjinohet ekzistenca e robotëve të pajisur me inteligjencë artificiale, me të cilët është e mundur të kryhen marrëdhënie seksuale. Çfarë do të ndodhë me Homo sapiens, nëse njerëzit do të shkojnë vetëm me robotët?

Inteligjenca artificiale, nuk ka nevojë për forma njerëzore, siç e tregon qartë edhe filmi “Her” (Ajo). Filmat e tjerë gabojnë kur i antropomorfizojnë robotët. Makina që drejtohet vetë, nuk ka nevojë për ndihmën e shoferit. E vetmja fushë në të cilën është e rëndësishme forma njerëzore është ajo seksuale.

Por nuk do të zgjasë shumë. Pasi organi i vërtetë seksual i Homo sapiens është koka. Bioteknologjia do të lejojë një ndërveprim të thellë në nivelin e kënaqësisë me diçka që është jashtë nesh dhe që nuk ka formë njerëzore, me një lidhje bioteknologjike. Pornografia dhe industria e seksit, janë sektorët që do të përfitojnë më shumë nga ky progres, natyrisht pas sektorit ushtarak. Por kjo ka rreziqet e veta. Ka vende ku frekuentimi i faqeve pornografike monitorohet tashmë, duke prodhuar të dhëna që disa qeveri mund t’i përdorin për të shantazhuar ose ndëshkuar qytetarët.

Çfarë mjetesh kemi në dispozocion për ta shmangur këtë diktaturë dixhitale?

Progresi nuk mund të ndalet, por mund dhe duhet të ndryshojë drejtimin, në mënyrën se si e përdorim atë. Dhe kjo gjë po ndodh. Qeveritë liberale, kanë shmangur një kontroll mbi popullsinë, si ai që ekzistonte në regjimet totalitare në Bashkimin Sovjetik apo Gjermaninë naziste, që ishin rezultat i mjeteve të komunikimit masiv dhe infrastrukturave moderne, por ato nuk i shkatërruan ato mjete.

Ne duhet të punojmë në dy nivele. Si individë, duhet të zhvillojmë një vetëdije më të madhe mbi veten. Unë e bëj këtë gjë përmes meditimit:në këtë mënyrë ne zvogëlojmë hendekun midis asaj që ata dinë për ne, dhe asaj që dimë ne mbi veten.

Dhe pastaj duhet të kufizojmë fuqinë e shumëkombësheve dhe qeverive, me lëvizje dhe parti që e vendosin zhvillimin e teknologjive në krye të rendit të ditës, dhe që e ndihmojnë qytetarin të mbrohet nga depërtimet e tyre në jetën tonë. Kjo gjë nuk është fantashkencë, do të ndodhë. Dhe kjo është arsyeja pse kemi nevojë për një antivirus bioteknologjik.

Duke pasur parasysh dyshimet tuaja mbi mënyrën se si shoqëritë sociale dhe qeveritë mund t’i përdorin të dhënat tona, unë ju pyes:ju tremb më shumë një rikonfirmim në Shtëpinë e  Bardhë i Trumpit, apo një fitore surprizë e Mark Zukerbergut?

Për momentin Zukerberg nuk përfaqëson askënd. Nëse ai do të zgjidhej nga shumica e votuesve, kjo do të ishte një histori tjetër. Megjithatë është një problem, që dikush që nuk është zgjedhur me vota ka kaq shumë pushtet. Në lidhje me Trumpin, unë nuk jam ekspert i ekonomisë, dhe nuk e di se si po qeveris ai, por kam frikë nga veprimet e tij në skenën globale, nga tërheqja nga bashkëpunimi global.

Nëse votuesit amerikanë do ta mbështesin këtë linjë, SHBA-ja do të hiqte dorë nga të qenit gardiania e botës, dhe kur kjo e fundit të ketë nevojë për një udhëheqës, kujt do t’i drejtohet? Trump ose Zuckerberg… Do të frikësohesha nëse do të më duhej të zgjidhja midis të dyve. Shpresoj që amerikanët të gjejnë një alternativë të tretë. / La Lettura – Bota.al

Këtë vit koncerti i ‘Javës së Europës’ me Alban Skënderaj

Alban Skënderaj është i përzgjedhuri i Javës së Europës këtë vit në Shqipëri, shkruan KultPlus

“Përgatituni të dëgjoni këngët e Alban Skenderaj në një mënyrë që nuk e keni parë kurrë më parë: vetëm me një kitarë nga kopshti i tij”, thuhet në njoftim në Facebook.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Çdo vit në Ditën e Evropës, ne festojmë paqen dhe unitetin në Evropë. Ky vit është i veçantë, Dita e Evropës nderon solidaritetin midis Evropës dhe Shqipërisë në përballjen me krizën aktuale, me një program të veçantë të shtunën më 9 maj në orën 19:00.

Himni evropian do të interpretohet në piano nga Goran Filipec, një pianist kroat me energji të zjarrtë dhe personalitet artistik. Laura Sulaj, një pianiste e talentuar shqiptare, do të interpretojë himnin shqiptar. Laura është fituese e çmimit të parë në konkursin “Frederic Chopin”.

Himnet do të pasohen nga një mesazh i veçantë për të gjithë qytetarët shqiptarë nga Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Pas kësaj …! Përgatituni të dëgjoni këngët e Alban Skenderaj në një mënyrë që nuk e keni parë kurrë më parë: vetëm me një kitarë nga kopshti i tij!

Alban Skënderaj është këngëtar, tekstshkrues, kompozitor, aktor, producent dhe personalitet televiziv që e ka vendosur veten si një artist pop-rock dhe një alternative shumë të suksesshme. Muzika e Albanit mbledh së bashku njerëzit rreth gjërave të thjeshta dhe të bukura të një jete: saktësisht çfarë bën Java e Evropës.

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka nderin t’ju ftojë në koncertin e Javës së Evropës me Alban Skënderaj në faqen tonë në Facebook të shtunën më 9 maj në orën 19:00.

Njihuni më mirë me muzikën e Alban Skënderaj përmes kanalit të tij në YouTube: https://bit.ly/2ybMg0t

Java e Europës 2020 festohet virtualisht, performanca muzikore nga 4 deri në 10 maj

Java e Europës do të festohet virtualisht në një udhëtim muzikor midis të hënës 4 maj dhe të dielës 10 maj, duke na çuar në shtete të ndryshme anëtare të BE-së, po aq sa edhe nëpër Shqipëri me 15 interpretime në Internet.

Zyra e informimit dhe komunikimit e delegacionit të BE-së në Tiranë bën të ditur se “këtë vit, programi muzikor që do të transmetohet në faqen në Facebook të Bashkimit Europian në Shqipëri, feston bashkimin. Nga Bullgaria në Holandë, nga Greqia në Gjermani, nga Republika Çeke në Irlandë, nga Franca në Suedi, nga Kroacia në Poloni, nga Austria në Slloveni, nga Italia në Shqipëri. 18 artistë nga 14 vende”.

Java e Evropës 2020 ka të bëjë me më të mirën që ka sjellë situata aktuale te njerëzit: solidaritetin, forcën dhe rezistencën. Ka të bëjë me të qenit më të fortë së bashku.

Në prag të Javës së EUropës, Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca tha se “muajt e kaluar nuk kanë qenë të lehtë për Shqipërinë. Kriza e tërmetit dhe ajo e Covid-19 kanë pasur një ndikim negativ për të gjithë ne. Në të njëjtën kohë, jemi bërë dëshmitarë të shembujve të shkëlqyer të solidaritetit, forcës dhe qëndrueshmërisë, të cilat duam t’i festojmë. Solidaritet mes shqiptarëve, solidaritet i shqiptarëve kundrejt miqve të tyre në Bashkimin Europian. Solidaritet i mbështetjes së pakrahasueshme nga BE-ja dhe Shtetet e saj Anëtare”.

Artistët e mirënjohur AMWIN, Ramona Tullumani, Stelios Kerasidis, ANDRRA, Remi Panossian, Eno Peçi, Diodato dhe shumë të tjerë do të interpretojnë për një javë rresht në faqet në Facebook dhe Instagram të Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Në Ditën e Europës, të shtunën, më 9 maj, Ambasadori i BE-së Luigi Soreca do t’i bashkohet artistit shqiptar Alban Skënderaj në një shfaqje për të shënuar ditëlindjen e BE-së. Një paraqitje e veçantë e Al Banos do të mbyllë Javën e Evropës 2020. atsh / KultPlus.com

Shprehje mbi dashurinë e gruas nga kryevepra “Kështu foli Zarathustra”

“Shumë vende dhe popuj pa Zarathustra; dhe ai nuk gjeti pushtet më të madh mbi dhe se ai i veprave të atyre që dashurojnë.”

“Nuk i pëlqejnë luftëtarit frytet e ëmbla. Prandaj i pëlqen gruaja, se e hidhur është edhe gruaja më e ëmbël.”

“Burri e ka frikë gruan kur ajo dashuron, në këtë rast ajo bënë çdo sakrificë, çdo gjë tjetër për të s’ka vlerë.

Burri ka frikë gruan kur ajo urren, sepse në thelb të shpirtit burri është thjeshtë i lig, ndërsa gruaja edhe e poshtër.”

Cilin urren gruaja më shumë se të gjithë? Ja si i tha hekuri magnetit: “Ty të urrej më shumë, se ti tërheq, por nuk je aq i fortë sa të më mbash ngjitur.”

“Duhet të bindet gruaja, ajo duhet t’i gjejë një thellësi sipërfaqes së saj. Shpirti i gruas është sipërfaqe, një shtresë e hollë e lëvizshme, dhe e stuhishme, në cekëtinë.

Ndërsa, shpirti i burrit është i thellë, ai rrjedh në shpella të nëndheshme, gruaja intuiton forcën e tij, por nuk e kupton.”

– Friedrich Nietzsche“Kështu foli Zarathustra”

Adriana Matoshi: Kur po doni me dhezë dicka, neve po na thirrni

Financimi i disa aktiviteteve të artistëve në kohë pandemie ka ngjallur shumë reagime në vend, shkruan KultPlus.

Ndër shumë personalitete nga fusha e artit që ka reaguar është edhe aktorja e njohur Adriana Matoshi.

“Komuniteti artistik osht shume i madh edhe nuk jon t’vetmit ata qe i keni subvencionu qe jetojne prej artit. Shumica prej neve artin e kemi buke te fmive e familjeve tona”, ka shkruar ndër të tjera Matoshi në Facebook.

Këtu keni statusin e plotë:

“Sa vlersohemi na artistat, e dini secili s’ka nevoje me ju shite moral as me ju shti n’gjynah hiq.

Po kur po doni me dheze diqka, na thirrni neve se e dini qe na don publiku edhe kemi ndikim ma ndryshe te popullata.
Ni shumice e madhe kqyrin me t’marr pa pare se thojne “5 minuta pune i ki krejt”.
Une shpesh nihna keq kur kom oferta t’shumta per role ose reklama, se m’doket qe jom kon shume aktive, e dikush prej kolegve t’mi nuk ka pas hapsire t’mjaftushme kete kohe. Po tani m’kujtohet qe ata nuk pranojne pagese aq t’ult se jon artista. Shpesh kolegt/et m’kan kesh neper reklama demek “Edhe mu m’thirren po nuk mi dhan sa i lypa, ti ashiqare paske pranu per pak pare”.

Tash koka bo e madhe qe artistat jon pagu prej komunes, po shume mire qe u bo e madhe.
Komuniteti artistik osht shume i madh edhe nuk jon t’vetmit ata qe i keni subvencionu qe jetojne prej artit. Shumica prej neve artin e kemi buke te fmive e familjeve tona.
Nese pernime kishit dashte, ishit ule bashke me Ministrine e Kultures edhe e kishit nda ni buxhet shume simbolik per artistat n’shenje respekti per perkushtimin e perjetshem per kete popull, per skene, e per imazh t’vendit neper bote. Sikur na si sportistat, kur fitojme çmime nderkombetare ose medalje, i theni komt me ardh me na pa sa me bo ni foto per rrjete sociale. Keni qef me ju perfaqsu krejtve, a neve kurr nuk ditet me na perfaqsu.

Ni Kolege i jemi shume i respektum e kallxon ni storje kur ka shku n’deti me gru, tha nuk na lejshin as me pushu tu ardh me bo foto e tu e tepru prej respektit. Tha vendosem me shku dikun ku ka ma pak njerz, ni burre me fmi tu e thirre e tu e njek me shku me bo foto. N’fund tha i nxerri 5€ mi dha e m’tha “une u myta tu ju pagu fmive foto me majmunin n’pllazhe, maj paret se po kom qef”.

Deri n’qit pike kemi mrri na mu vlersu sa fotografia me ni majmun.

Une per veti isha gzu edhe i kisha vlersu edhe 200€ me mi pas dhon komuna, ministria ja shteti. Disa prej kolegve ishin ni t’nenqmum edhe me 1.000€.

Po kom thon edhe para do ditve qe neve na hyp vlera veq kur t’vdesim. Qat’her asni cent nuk keni nevoje me hargju per mu per lule, akademi perkujtimore t’rrejshme e ksi ceremoni qe une nuk kom me i pa e as s’kom me ja u ni ato fjale fallc”.