Pas hapjes, francezët i “vërshojnë” libraritë

Regjistrohet një boom shitjesh të librave në Francë pas përfundimit të bllokimit nga koronavirusit, sipas një studim i kryer nga Instituti GfK.

Shitjet u rritën me 233% në vlerë absolute dhe 178% në vëllimi absolut në javën midis 11 dhe 17 maj, pra javën e parë që pasoi me mbarimin e masave të mbylljes të vendosura nga qeveria kundër armikut të padukshëm.

Në bazë vjetore, shitjet u rritën 2,7% në vlerë absolute dhe 6,8% në vëllim absolut në lidhje me vitin 2019.

Në dy javët e mëparshme, tregu i librave kishte kontraktuar mbi 60% në numrin e kopjeve të shitura në numër dhe në vlerë.

Në Francë, libraritë kanë mbetur plotësisht të mbyllura, për gati dy muaj, nga 17 marsi deri më 11 maj. /KultPlus.com

Festivali i Filmit në Venecia konfirmohet për muajin shtator

Edhe pse kishte shumë dyshime se Festivali i Filmit në Venecia do të mbahet këtë vit për shkak të pandemisë, Luca Zaia, kryetar i komunës Veneto, ka deklaruar se ngjarja do të ndodhë ashtu siç ishte planifikuar, pra në muajin shtator, shkruan agjencia Female First.

Zaia, i cili është në bordin e drejtorëve të këtij festivali për Bienalen e Venecias, është cituar nga mediat lokale se do të ketë më pak filma këtë vit gjatë festivalit.

Sidoqoftë, lista komplete e filmave nuk do të publikohet deri para fundit të korrikut.

Ndërsa në fillim të vitit ky festival zbuloi se Cate Blanchett do të jetë në krye të jurisë.

Drejtori i festivalit Alberto Barbera tha: “Cate Blanchet nuk është vetëm një ikonë e kinemasë bashkëkohore, por edhe e adhuruar nga regjisorët më të mirë të 20 viteve të fundit. Përkushtimi i saj në fushat humaniste dhe të artit dhe në mbrojtjen e mjedisit, si dhe mbrojtja e emancipimit të gruas në industrinë e filmit e kanë bërë atë një inspirim për shoqërinë. Talenti i saj i madh si aktore, i kombinuar me inteligjencën e saj unike dhe pasionin e sinqertë për kinemanë, janë kualitete ideale për presidentin e një jurie”.

Ndërsa Blanchet ka thënë: “Çdo vit me padurim i pres përzgjedhjet në Venecia dhe çdo vit befasohem. Venecia është festivali me atmosferik i filmit në botë, festim i një mediumi provokues dhe frymëzues siç është kinemaja në të gjitha format e saja. Është një privilegj dhe kënaqësi që të jem presidentja e jurisë këtë vit”. /KultPlus.com

Tërmeti në Durrës krijon pas 55 vitesh mundësinë për të zbuluar një monument të madh të antikitetit

Tërmeti i 26 nëntorit mund të ndikojë në përshpejtimin e zbulimit të plotë të Amfiteatrit të Durrësit. Një pjesë e banesave që ndodhen ende mbi shkallaret e tij janë dëmtuar nga lëkundjet sizmike dhe bashkia ka nisur procedurat për sistemimin e familjeve. Këto shtëpi janë ndërtuar që në vitet 1930, kur askush nuk kishte dijeni për monumentin e madh të antikitetit.

“Akt ekspertizat e thelluara të Institutit të Ndërtimit kanë përcaktuar rrezikshmërinë e lartë që paraqesin këto objekte për banorët,” tha për BIRN, Alban Ramohito, drejtor i Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

“Një nga banesat e dëmtuara me tre kate ndodhet në bulevardin kryesor “Epidamn”, shumë pranë bashkisë, dhe prishja e saj do të zbulonte për herë të parë, se si dukej amfiteatri nga ana e jashtme e tij,” shtoi ai.

E gjithë procedura do të ndiqet më tej nga bashkia, njëlloj si për familjet e tjera të qytetit, shtëpitë e të cilave u dëmtuan rëndë nga tërmeti shkatërrimtar.

Nëntë banesat e dëmtuara 1-3 katëshe ndodhen në pjesën lindore të amfiteatrit, zonë që ka mbetur njëlloj si në fillim të viteve 1960. Prishja e tyre i hap rrugë zbulimit të plotë të shkallareve dhe galerive të monumentit më të madh arkeologjik në vendin tonë.

Çlirimi i amfiteatrit nga banesat një histori shumëvjeçare

Historia e zbulimit të Amfiteatrit të ndërtuar në shek 1-2 të erës sonë, ka nisur 55 vjet më parë, kur arkeologu Vangjel ToçI, duke vlerësuar të dhënat e pakta dokumentare, si dhe dëshmitë e banorëve të lagjes mbi anomalitë e ndryshme të terrenit, u bë shkak për prishjen e 33 shtëpive dhe largimin e 50 familjeve të njohura durrsake si Kthupi, Njala, Velja, Kapedani, Bebeziqi, Plepi dhe të tjerë.

Ato u sistemuan në apartamente kryesisht në periferi të qytetit dhe duket se të njejtin fat do të kenë edhe familjet e fundit që vazhdojnë të jetojnë mbi monumentin antik.

Prej asaj kohe ndërhyrjet ishin sporadike. Një përpjekje shpronësimi u bë në fillim të vitit 2015, në kuadër të fazës së parë të një projekti të qeverisë aktuale që ka premtuar zbulimin e amfiteatrit, prishi 3 banesa që ndodheshin brenda amfiteatrit.

Familjet liruan shtëpitë dhe u kompensuan sipas sipërfaqeve përkatëse, ndërsa transferimi i familjeve të tjera u shty për një kohë të pacaktuar për shkak të faturës së lartë financiare të shpronësimit, rreth 100 milionë lekë.

Por tërmeti i 26 nëntorit, përtej fatkeqësisë, duket se ka krijuar një mundësi të re për të nxjerrë në dritë pjesën e mbetur mbuluar të amfiteatrit.

Specialistët e Institutit të Ndërtimit, të cilët pas tërmetit të vitit të kaluar kanë ekzaminuar teknologjinë dhe kohën e ndërtimit, si dhe shkallën aktuale të degradimit nga faktorë të ndryshëm, përfshirë edhe forcat dinamike sizmike, kanë konkluduar se “duke parë dëmtimet e kolonave antisizmike dhe hekurat e korroduar të objektit, si dhe degradimin e madh ndër vite, objekti është me rrezik shumë të lartë për humbjen e jetës së njerëzve”.

Ky është teksti i konkluzioneve për një nga banesat, por ai është mjaft i ngjashëm me tetë aktet e tjerë të ekspertimit për banesa që kanë mbi dokument siglën “E papërdorshme”.

Ndërkohë ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj tha në një mbledhje të qeverisë për ndërtimin e banesave të prishura nga tërmeti, se për amfiteatrin do të ndaheshin fonde nga 100 milion eurot e dhëna prej Bashkimit Europian.

“Shumë shpejt do fillojmë detajimin e 100 milionëve (euro) në dy fasha kryesore, një pjesë për arsimin dhe pjesa tjetër për trashëgimisë kulturore duke përfshirë edhe Amfiteatrin e Durrësit, ku do bëjmë një projekt shembull,” tha Ahmetaj.

“Banorët e amfiteatrit”, siç i quajnë në Durrës kanë patur një ndjeshmëri të lartë për monumentin më të cilin bashkëjetojnë prej disa dhjetëvjeçarësh. “Ne e dimë se zbulimi i plotë i shkallareve dhe galerivë është çështje kohe” – thotë Eugen Simaku, pinjoll i një familjeje që jeton në të njëjtën shtëpi që nga viti 1942. Por ai shton se do tu pëlqente të kishin një sistemin dinjitoz, pasi kanë jetuar gjithnjë në qendër të qytetit.

Të njëjtin mendim ka edhe Nexhmije Kacani, e cila shprehet se nuk ka patur dëmtime të rënda nga tërm eti i fundit. “Nga tërmeti janë plasaritur disa mure, jo më shumë. Më shumë më tremb rrëshqitja e dyshemesë , që ndodhet mbi muret e amfiteatrit” – shton ajo.

Shumica e familjeve që banojnë ende mbi amfiteatër nuk kanë kryer thuajse asnjë riparim, në pritje të zgjidhjes, që duhet të vinte nga shteti. E vetmja banesë, e cila i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje të thellë restauruese është gjetur e padëmtuar nga specialistët e Institutit të Ndërtimit.

Amfiteatri antik, njëlloj si 50 vjet më parë

Që nga viti 1970, kur përfundoi faza e parë e zbulimit, monumenti ka thuajse të njejtën pamje. Punimet për zbulimin kanë qenë sporadike dhe kanë kaluar peripeci të shumta.

Në fund të viteve 1980 në pjesën pranë bashkisë së Durrësit pati një përpjekje tjetër për të zbuluar fasadën e jashtme të amfiteatrit, si dhe hyrjen e galerisë së madhe veriore. Ndërhyrja synonte të paraqiste imazhin e amfiteatrit madhështor edhe përballë sheshit qendror të Durrësit.

Gjithçka u bllokua gjatë vitit të parë të tranzicionit dhe lulishtja u rimbush me dherat që ishin larguar nga zona pranë xhamisë së madhe të qytetit. Projekti u ndërpre siç kishte nisur, brenda pak muajsh.

Të njejtin fat pati edhe ndërhyrja e forcave xhenjere të NATO-s me mision paqeruajtës në Kosovë, të cilat mbështetën nismën e arkeologëve durrsakë për hapjen e arenës së amfiteatrit, një projekt i parealizuar ende. Ishte viti 2000 dhe për afro 2 muaj ushtarakët e huaj nën vëzhgimin e arkeologëve vendas larguan dhjetra metër kub dhera, duke zbritur drejt kuotës 0 të arenës.

Pastrimi i përgjithshëm i monumentit u ndërpre shumë shpejt dhe pa sqarime.

Kështu iu mbyll rruga një procesi profesional dhe pa shpenzime, i pari i këtij lloji i viteve të tranzicionit.

Më pas puna 10-vjeçare e një ekipi italo-shqiptar kishte kryesisht efekte studimore, duke u fokusuar në pjesën juglindore të mureve. Por përveç anës studimore, edhe ai nuk mundi të zgjerojë gamën e zbulimit.

Shkencëtarë vendas dhe të huaj e konsiderojnë amfiteatrin e shek 1-2 të erës sonë, si një nga monumentet me vlerë në shkallë eurupiane. Në vitin 2013 fondacioni “Europa Nostra” e shpalli Amfiteatrin e Durrësit si një nga monumentet më të rrezikuar në kontinent.

Projekti për zbulimin e plotë të tij bashkë me investimin financiar kërkon bashkërendimin e punës së institucioneve dhe specialistëve nga disa fusha. Elipsoidi me moshë 1,900-vjeçare dhe me përmasa 130-113 metra do të vinte i plotë për vizitorët vendas dhe të huaj. /Koha jonë /KultPlus.com

Kuzhinieri i vogël që po i bënë të gjithë të dashurohen pas tij (VIDEO)

Një vogëlush vetëm 1 vjeç është kthyer në një personazh mjaft të ndjekur në rrjetet sociale.

Ai numëron 1.3 milion ndjekës në instagram ku ndan video nga eksperimentet e tij në kuzhinë.

Nëna e tij, Ashley Wian, në një prononcim për CNN është shprehur se videot filluan si një mënyrë për të ndarë ngazëllimin e djalit të saj në kuzhinë me miqtë dhe familjen.

“Gatimi është vetëm një nga shumë gjëra praktike që Kobe bën në shtëpi. Ai ka shumë qejf që e bën atë”, tha ajo. /KultPlus.com

Krijuesi i hitit “Wind of change”, Klaus Meine, mbush 72 vjet

Këngëtari gjerman Klaus Meine, frontmeni i grupit të muzikës rok “Scorpions” feston ditëlindjen e 72-të, shkruan KultPlus.

“Scorpions” është një nga grupet më të njohura të rokut, dhe vokali i Meine shquhet për forcën e tij. Shumë nga këngët e grupit i ka shkruar vetë Meine, përfshi edhe këngën e njohur “Wind of change”.

Kjo këngë nuk konsiderohet vetëm hiti më i madh në historinë e muzikës gjermane, por është edhe një nga ato këngë që lidhen në mënyrë të pandashme me rënien e komunizmit në kontinentin e vjetër. Një këngë që flet për lirinë, protestat dhe demokracinë. /KultPlus.com

Identiteti i humbur në romanin “Në kërkim të fëmijës së humbur”

Recension nga Shqipnora Dauti për romanin “Në kërkim të fëmijës së humbur” të Rivdan Dibrës

Vepra “Në kërkim të fëmijës së humbur”, teorikisht cilësohet si roman, por praktikisht lexohet si përmbledhje me tregime. Vepra  përbëhet nga gjithsej 28 tregime, të shpalosura në një vijueshmëri ngjarjesh që rrekin jetën, përkatësisht fëmijërinë e autorit. Bota e perceptuar nga një këndvështrim ndryshe, i realizuar në mënyrë mjeshtërore arrin t’i ofrojë lexuesit një realitet të shprishur me rrethanat në të cilat zhvilloheshin secila ndodhi apo ngjarje.

Te romani i Dibrës narratori-personazh është fëmijë dhe quhet Ridvan, vetëm se në fund të secilit tregim shfaqet i rritur. Bashkudhëtarët e tij nëpër këtë vijë rrëfimore janë babai dhe Ili. Njëri e mëson me ashpërsinë e zbatuar në emër të edukatës, ndërsa tjetri e “detyron” të rrezikojë për të zbuluar enigmat e jetës. Dibra, kujtimet e tij i fillon me dashurinë për librin, më saktësisht librin e parë për të rritur “Manastiri i Parmës” nga Stendal. Sado i vogël që ishte, entuziamin e kishte shumë të madh, ndërsa babai kishte drojën: “Do të luaj mendsh!”.

Bota e tij nuk kënaqej me përralla si çdo fëmijë tjetër, e nga kjo babai mbylli bibliotekën.

Përshkrimi i pastër i një fëmije me aq gjallëri në atë moshë minore, jepte edhe tablot e ndodhive të shumta që kishte kaluar, padyshim me iniciativë të shokut të tij, Ilit. Ndër to janë: vizita te shtëpia e shtrigave, shikimi i filmit të parë, kopjimi i çelësit të bibliotekës së babait, përgjimi te tualeti i vajzave etj. Ndërthurja rrëfimore e romanit lëviz rrjedhshëm duke u shëndrruar  nga përjetuesi dhe  dëshmitari i gjallë i të  gjitha ngjarjeve, në personazhin kryesor të romanit.

Me anë të kujtimeve  dhe përfundimeve të papritura shfaqen lidhjet  që e gërshetojnë.

Lidhja koherente mes ngjarjeve pasqyron një botë të humbur të autorit, një Ridi që jeton i shtypur, pa qenë i udhëzuar të vetëmësohet me hapat fëmijëror të jetës së tij. Preokupimet kundrejt moshës, ishin jashtë normales së një fëmije të zakonshëm. Këtë e shohim më së miri  tek entuaziami për të lexuar një vepër voluminoze dhe duke i vënë vetes një urdhër  leximi me pesëdhjetë faqe në ditë. Sfidat që i dilnin përballë nuk e tundonin shpirtin e tij kërkues. Konceptin e humbur jetësor e rikthen në të kaluarën me anë të reminishencës. Autori ngre lart dyshimet pse jeta e tij vazhdoi në këtë mënyrë, madje duke i ndërlidhur ngjarjet  me ato të kohës së sotme, duke i dhënë kuptim më të fuqishëm. Fëmijëria nuk ishte më fatlumja. Autori  sa qëndron në fëmijëri, kthehet  në kohën që është i rritur. Një raport misterioz njeri-gjarpër që, s’dihej se çfarë baze dhe burimi kishte, e jep tregimi “Dervishi dhe gjarpri”.  Pasioni i femrës ishte çështje ngërthyese e shpirtit, autori e quan gjarpër, që po se pate njëherë në gji, nuk ia di kuptimin jetës.

Tregimi “Lakuriqët e natës”, në kuptim të parë del lufta e fëmijëve kundër gjitarëve të lashtë që gjahun e bëjnë natën. Në postmodernizëm,  janë femrat që “gjahun” e zhvillojnë nëpër errësirë, m’u si lakuriqët.  Në kuadër të kësaj tematike hyn edhe tregimi “Shtëpia e shtrigave”. Kush ishin ato, që të vegjëlit e rrugicës kishin frikë dhe kishin dëgjuar mendime të ndryshme për to, kurse të rriturit i urrenin. Kurioziteti për të zbuluar çdo enigmë që i dilte para, Ili gjithnjë e tërheq Ridin, për ta parë realitetin e tyre. Me guxim të fortë kapërcejnë murin. Ato shtriga ishin femrat më të bukura të lagjes. E këtu qëndron habia e një fëmije. Pse ato quhen shtriga kur nuri i tyre ishte përrallor? Quhen shtriga sepse bëjnë dashuri pa qenë të martuara – tha Ili.

Nëpërmjet ngjarjeve jemi më afër konceptit fëmijëror, madje disa edhe mund të na kujtojnë fëmijërinë tonë. E veçanta e romanit qëndron për faktin sepse secili tregim ka një lidhje mes së kaluarës dhe së tashmes, jep një shpjegim çfarë e shtyu dhe çfarë e ndërlidh kujtimin me raportet e kohës se sotme. Një pikë interesante që tregon autori padyshim që është edhe lakmia për gjërat e tjetrit: fatin, lumturinë, pasurinë, gruan apo shtëpinë. Përmes tregimit “Arrat e Fanit”, qëndron lakmia për arrat e komshisë, por duke harruar gjithë ato begati që gjendeshin në bahçen e tij. Sa më lakmitar, aq më i pangopur është njeriu.

Personazhi sa luan ( tregimi “Balonat”), sa mëson (Mësimi i notit, biçikletës, loja e shahut), sa shkel rregullat ( Shenjat e mëkatit). Tek mësimi i notit, kemi zhvillim të personanzhit, tek mësimi i biçikletës, autori tregon hapur për ngecjen e vozitjes së makinës. Sado që e mbulon me arsyetime të ndryshme si: frika nga aksidentet, dëshira për të ecur këmbë, pamundësia për të blerë makinë; nuk e mbulojnë boshllëkun që i ati nuk ia mësoi gjërat si dikur.

Si fëmijë, ishte nxënës i mirë i babait, që e falënderon për mësimet (not, biçikletë) që i kishte dhënë, madje të gjitha vështirësitë pos tij, askujt nuk ia besonte.  Sado që dëshironte të mësonte gjithçka që e rrethonte, ai dinte të ishte edhe rebelues. Në tregimin “Në kamp”, nuk arriti të përshtatej me mjedisin e ri dhe me rregullat që përmbante. Ai kishte shkuar si nxënës i dalluar, por  nuk ndihej i tillë në atë kamp veror. As nuk shoqërohej me fëmijë.

Përvoja e tij sa duket tërheqëse, po aq edhe e palumtur dhe dramatike, jo që ai s’ka qenë i prirë të jetojë siç duhet, por kryekëput për shkak të rrethanave dhe marrëdhënieve që kanë mbizotëruar brenda familjes, por njëherazi edhe brenda shoqërisë në përgjithësi. E tek sot, përpiqet të gjurmojë balancin jetësor dhe të gjejë shkak/pasojën e asaj jete të çrregulluar. Fazat e tij kanë qenë të dhimbshme duke i dhënë një rritje të panatyrshme. Obligimet ndaj shtëpisë, leximi i librit tinëzisht, shtypja nga shoqëria, mospërkrahja për avansimin intelektual të tij, pasivitetit ndaj çdo pune, frika për t’i shkelur rregullat familjare dhe ato të jetës, përplasin botën me realitetin që jetonte. Pjekja e parakohshme lidhet me zhvendosjen nga bota përkatëse me një zhvillim të mbrapshtë të personalitetit të fëmijës.

Pra, pos që kemi ndeshje kohore, kemi edhe lidhshmëri të rrjedhës së ngjarjeve mes kohëve të ndryshme. Sa herë që devijonte rrugën e tij, shihte pasojat që i kanoseshin. Tregimi “Ferrmacat”, e shpjegon më së miri, duke paraqitur shpërfilljen e parave përtej të zakonshmeve. Ngjarjet e rrëfyera brenda vetes ngërthejnë një botë të lidhur me përjetime të vërteta. Fëmijëri  e  përshkruar në mënyrë besnike.

Një ndër mikrotemat që përbën tema e madhe e romanit, është edhe aftësia e tij e botës krijuese, duke u shpallur si njëri ndër tre fituesit e parë në revistën “Pioneri”. Në tregimin “Tri vjersha me nga tri strofa”, janë e gjithë pasqyra shpirtërore e hapave të parë drejt rrugës së artit krijues. Si fëmijë meritoi shumë, e mori pak. Nuk e pa entuziazmin e babait, kur i biri ishte shpallur fitues dhe u shqua si shkrimtar, madje ai edhe u nënvlerësua: “ Vetë i ke bërë këto? Në rregulll… A e ke mbushur shportën me fiqa?”. Ja, deri ku shkon përkrahja e tij, sado që kishte një lidhshmëri me të atin. 

Sado që na duket e pabesueshme për gjërat që bën si fëmijë i mitur, aq më shumë na befasojnë detyrat që e ngarkojnë prindërit rreth punëve të shtëpisë. Thënë shkurt ka qenë fëmijë i shfytëzuar duke arrirë një pjekje të parakohshme.

Tek në tregimin “Me dorën e majtë”, dha jetën e kohës komuniste, Në këtë tregim nëpërmjet fëmijës majtak ironizohet diktatura majtiste, që kërkonte nga fëmija të shkruante me dorë të djathtë. Në fund të secilit tregim, janë dhënë edhe arsyet të cilat e kanë shpënë autorin deri tek ato kujtime fëmijërie. Ndikimet e tij lidheshin me faktorët e brendshëm  shpirtëror dhe ata të jashtëm njerëzor. Ndodh një përplasje midis dy kohëve të largëta, një reminishencë interesante midis asaj sesi e kishte zbuluar të vërtetën atëherë dhe sesi e zbulon atë tani. Ndodhia reale e periudhës së kaluar, transformohet në ndodhi artistike të shkruar. Zhvendosja ndodh me aktivizim dhe shkarkim të kujtesës, që poashtu ka një shtysë, një reagim për të nxjerrë në pah gjurmët e pashlyera në qenien e tij te brishtë.  Kështu shkrimtari  shpalos portretin dhe identitetin fëmijëror brenda kohës dhe hapësirës ekzistenciale, duke e ngritur aq më lart edhe identitetin e tij artistik përpara lexuesit. Kërkon identitetin e tij të humbur e të papranishën në kohën e duhur.

(Punimi është paraqitur në lëndën Letërsi aktuale shqipe, studimet master, Dega e Letërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë) /KultPlus.com

Sipas studiuesve, vetmia është e rrezikshme për shëndetin

Studimet nga Brigham Young University (BYU) tregojnë se kur jeni të vetmuar për një kohë të gjatë mund të ndikojë në vdekje të parakohshme.

Po-ashtu, studimet shpjegojnë lidhjen direkt mes vetmisë, izolimit social dhe shëndetit të dobët.

-Efektet e vetmisë vrasin më shumë se obeziteti;
-Efektet e vetmisë janë më të dëmshme për shëndetin se pirja e 15 cigareve në ditë.

Askush nuk duhet të jetë i vetëm. Të gjithë duhet ta ndjejnë dashurinë brenda vetës, kujdesin e tjetrit ndaj tij.

Ja ku janë disa pyetje që ne duhet të pyesim veten tonë:

-Kur është koha e fundit që kam vizituar dikë që mendoj se është i vetmuar?

– A kam bërë përpjekje për të ndihmuar njerëzit që janë “të larguar” nga shoqëria?

Herën tjetër që mendoni se po ndiheni të vetmuar, kujtoni të kontaktoni personat që ju bëjnë të lumtur, nëse nuk keni asnjëri, bëjeni këtë qëllimin tuaj. T’i gjeni ata. /KultPlus.com

“Më mirë një fund me dhimbje se një dhimbje pa fund” (VIDEO)

Grupi i njohur shqiptar “Elita 5” erdhën në tregun shqiptar në fillim të viteve të 90-ta, duke mbetur kështu ndër grupet më të njohura e më të dëgjuara në vendet shqipfolëse, shkruan KultPlus.

Njihen për tekstet e vecanta, ku përmes tyre i këndonin dashurisë, mallit, jetës etj.

Ndryshe, grupi Elita 5 ndër vite kanë sjellë hitet si “Al Kapone”, “Çmendem”, “Çka më ka syri”, “E urrej shiun” e shumë të tjera.

Në vijim, KultPlus ju sjell “Faleminderit”, një këngë që ishte dhe vazhdon të mbetet shumë e dashur për publikun shqiptarë e sidomos për adhuruesit e grupit.

Bashkangjitur gjeni videon e këngës. /KultPlus.com

Kadare: Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre

Thënie nga Ismail Kadare

Popujt, librat e tyre të mëdhenj, me gjak zakonisht i kanë larë.

Ata që shpikën shpejtësinë reaktive, larg Atdheut sigurisht do kenë qenë ndonjëherë!

Armiku mbetet armik, edhe i vdekur qoftë.

Ka gjithmonë kohë që njerëzit të bëjnë diçka për popullin e tyre.

Gjuha më e mirë se gjithçka tjetër jep shpesh dritën ose mjerimin e një kohe.

Të falësh nuk do të thotë të harrosh.

Ne mund të jemi gjithçka, veç një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.

Dëgjo… Është shumë e vështirë të diskutosh në mbretërinë e idiotëve.

Njeriu në jetë ka nevojë për 1 filxhan shkencë, 1 shishe kujdes, dhe 1 oqean durim. /KultPlus.com

Vitia: Shkollat dhe çerdhet do hapen, por masat e higjiena do të jenë të domsodoshme

Ministri në  detyrë i Shëndetësisë, Arben Viti, ka thënë sot se shkollat dhe çerdhet do të hapen por nuk ka bërë të ditur datën kur do të rifillojë procesi mësimor.

Ai tha se në lehtësimin e masave do të përfshihen edhe çerdhet dhe shkollat. Ministri Vitia nuk ka caktuar datën, por ka premtuar kthimin në normalitet brenda ditëve të ardhshme.

“Unë do të doja shumë që t’i heqim të gjitha masat dhe të kthehemi në normalitetin që e kemi njohur më herët, por derisa kufizimet po hiqen gradualisht, masat mbrojtëse duhet të forcohen vazhdimisht .Shkollat dhe çerdhet do të hapen, por maskat, distance dhe higjiena duhet të bëhen pjesë e domosdoshme” , u shpreh Vitia.

“Shkollat dhe cerdhet do hapen por masat e higjiena do të jenë të domsodoshme. Objektet fetare po hapen por duhen masat domosdoshmërisht. Kufijtë do hapen por masat mborjtëse sigurisht do shtohen. Përgjegjësi individuale dhe kolektive, kjo është përgjigja më e mirë që mund t’i japim virusit”, ka deklaruar ministri.

Vitia po ashtu ka paralajmëruar mbylljen e karantinës në Qendrën e Studentëve në fundin e këtij muaji. /KultPlus.com

Nga e enjtja, 16 orë lëvizje, në fund të muajit mbyllet edhe karantina

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në një konferencë për media, se nga e enjtja qytetarët do të mund të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga 5:00 deri më 21:00.

Po ashtu, ai ka thënë se nga e enjtja do të hapen edhe objektet fetare, si xhamitë e kishat.

“Ky është një sukses i përbashkët”, tha ai në konferencë, ku ishin të pranishëm edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kreu i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani dhe drejtoresha e Klinikës Infektive të QKUK-së, Lindita Ajazaj Berisha.

Ndërkohë deri në fund të majit do të mbyllet karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, të hënën në konferencë për shtyp. Ai ka prezantuar lehtësimin e mëtejmë të masave, ndërsa ka thënë se prej 28 majit do të largohen fashat për kufizim të lëvizjes dhe se lëvizja do të jetë e lirë prej pesë të mëngjesit deri në ora 21:00.

“Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina, në përputhje me situatën e re epidemiologjike në vend dhe në bashkërendim me veprimet e shteteve të rajonit, por jo vetëm, edhe më gjerë. Në fazën e tretë parashihen masa të reja lehtësuese që do të çlirojnë edhe më tepër ekonominë”, ka thënë Vitia.

Faza e tretë e lehtësimit të masave fillon më 1 qershor.

Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 1032 raste me COVID-19, janë shëruar 789 persona, ndërkohë kanë vdekur 29 persona. /KultPlus.com

Shoqatat austriake: Jemi të irrituar nga shembja e Teatrit, kemi ndihmuar kulturën në Shqipëri, por ju nuk respektoni vlerat

Shoqata kulture Austri-Shqipëri ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar nga qeveria “Rama”. Kreu i kësaj shoqate, ish-ambasadori i Austrisë në Shqipëri, Arno Riedel, në një letër dërguar ministres së Kulturës, Elva Margariti shprehet se shembja e Teatrit ishte një akt i trishtueshëm.

Ish-ambasadori sjellë në vëmendje ndihmat dhe kontributin financiar që kjo shoqatë ka dhënë në vite për kulturën në Shqipëri.

“Është e trishtueshme të shihet se si qeveria përdori forcën e policisë për të ekzekutuar prishjen e Teatrit Kombëtar. E gjithë kjo në mëngjes, në orën 4.30 gjatë një bllokimi të rreptë për shkak të virusit Corona. Ky akt nuk është i përshtatshme për të ngritur besimin e qeverisë dhe ky veprim nuk tregon ndonjë respekt për shoqërinë civile në Shqipëri.

Për ndërtesën historike të Teatrit Kombëtar është tepër vonë, humbi. Shoqata Austriake Shqiptare pendohet për këtë. Por unë mund t’ju siguroj se ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Shqipërinë në çështjet kulturore. Sidoqoftë, ne në Austri – si njerëz në shumë vende të tjera – jemi të irrituar nga fakti se shqiptarët duket se nuk janë të gatshëm / të paaftë për të zgjidhur problemet në mënyrë të dialogut dhe kompromisit”,- thuhet në letrën e shoqatës Austri-Shqipëri. /KultPlus.com

Fjalët e qiririt

Poezi nga Naim Frashëri

Në mes tuaj kam qëndruar
e jam duke përvëluar,
që t’u ap pakëzë dritë,
natënë t’ua bënj ditë.

do të tretem, të kullohem,
të digjem, të përvëlohem,
që t’u ndrinj mir’ e të shihni,
njëri-tjatërin të njihni.

për ju do të rri të tretem,
asnjë çikë të mos mbetem,
të digjem e të qanj me lot,
se dëshirën s’e duronj dot.

unë zjarrit nuk i druhem
dhe kurrë s’dua të shuhem,
po të digjem me dëshirë,
sa të munt t’u ndrinj më mirë.

kur më shihni se jam tretur,
mos pandehni se kam vdekur;
jam i gjall’ e jam ndë jetë
jam në dritët të vërtetë,

unë jam në shpirtin tuaj,
mos më kini për të huaj,
m’është falurë durimi,
andaj po digjem si trimi,

se ma k’ënda t’u bënj mirë,
të mos mbeti n’errësirë.
jakëni rreth meje rrini,
flisni, qeshni, hani, pini,

në shpirt kam dashurinë,
pa digjem për njerëzinë,
lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,

dua ta djek trupn’ e kretë
për atë zotn’ e vërtetë.
me zjarr ta djek mushkërinë
e të tretem për njerinë,

bashkë me gëzimt të tija
të vete te perëndia.
unë dua njerëzinë,
mirësin’ e urtësinë.

në bëhi shokë me mua,
në më doni si u dua,
njëri-tjetërin në doni,
të paudhë mos punoni.

o zëmëra fluturake,
qasju pakë kësaj flake!
mase krahët t’i përvëlon,
po dhe shpirtin ta shënjtëron.

unë duke përvëluar,
njerëzit i kam ndrituar.
kam qënë mik me njerinë,
andaj i di e më dinë.

gjithë tuajt’ i kam parë,
mëm’ e at’ e fis e farë,
si tani gjithë i kam ndër mënt,
që rrininë më këtë vënt.

edhe sot nër ju ata shoh,
se shpirtin e tyre ua njoh,
dhe unë si ju jam ndruar
e jam përzjer’ e ndryshuar,

pa jam bërë shumë herë
zjar e uj’ e balt’ e erë.
jam një shkëndijë pej qielli
dhe një drudhëzë pej dielli.

edhe ndër qiej fluturonj,
edhe brënda në det qëndronj,
shumë herë fle në baltë,
diku ndodhem dhe në mjaltë

bënem qëngj e kec i pirë,
lul’ e bar e gjeth i mbirë.
dua shumë fjalë t’u them,
po trëmbem mos i bënj ujem.
e ku shkruhenë në kartë
fjalët’ e gjuhësë zjarrtë?

Nën masa të rrepta kontrolli, hapen klubet në Shangai

Klubet e natës në pjesën më të madhe të Kinës janë rikthyer në normalitet, pasi autoritetet zyrtarisht besojnë se vendi e ka nën kontroll epideminë e koronavirusit, megjithatë dezinfektuesit, gotat e njëpërdorimshe dhe maskat janë pjesë e pandarë e klubeve. “44KW”, një klub për adhuruesit e muzikës elektronike u hap të premten në mbrëmje. Hapësira u mbush nga klientët, një pjesë e të cilëvë qendronin ulur, të tjerë kërcënin pranë njëri-tjetrit.

Klubi, megjithatë, është hapur nën masa paraprake. Kontrollojnë temperaturat dhe kodet shëndetësore të secilit vizitor dhe regjistrojnë të dhënat e tyre personale përpara se klientët të futen brenda. Stafi, përfshirë banakierë dhe kamerierë, gjithmonë mbajnë maska dhe doreza. Gotat e xhamit janë zëvendësuar me plastike ndërsa në muret e brendshme të klubit janë instaluar dezinfektantë për duart.

Pronari i klubit Charles Guo tha  se rihapja nuk pritej dhe ata po planifikonin të mbylleshin plotësisht gjatë epidemisë.

“Në fillim mendova se mund të rihapja pas një muaji. Por kjo nuk ndodhi. Kur mbërritëm në fund të shkurtit, menduam se nuk do të mund të hapeshim as në mars.

Pastaj u bë e paparashikueshme dhe ne u përballëm me presion të madh, qira dhe kosto të tjera. Papritur na njoftuan që mund të rihapeshim. U ndjeva shkëlqyeshëm , sepse tani mund të mbijetojmë,” shtoi ai.

Dorezat e dyerve dhe tualetet në banjë dezinfektohen çdo orë, sipas Guo, ndërsa i gjithë klubi dezinfektohet çdo ditë, para dhe pas orarit të hapjes. Sidoqoftë, rreziku i një vale të dytë shpërthimi vazhdon të rritet.

Disa raste të prekurish me covid janë shfaqur në Seul në dosa klube nate në Korenë e Jugut në fillim të këtij muaji, duke bërë që zyrtarët të mbyllnin përsëri disa klube të natës dhe bare. Në Kinë janë të konfirmuara rreth 83 mijë raste aktive dhe mbi 4 mijë e 600 viktima nga koronavirusi. /KultPlus.com

Pas dy muajve e gjysmë, nesër hapet Kopshti Zoologjik në Shkup

Nesër për herë të parë do të hapet Kopshti Zoologjik në Shkup me orar prej 09 deri në 18:00. Prej atje informojnë se vizitat do të zhvillohen sipas protokollit të ri.

Numri i vizitorëve do të kufizohet, ndërkaq mbajtja e maskës gjatë hyrjes dhe mbajtja e distancës gjatë shëtitjes është e obligueshme.

Kopshti Zoologjik i Shkupit është mbyllur më 11 mars, sipas rekomandimeve të Komisionit të Sëmundjeve Infektive të Ministrisë së Shëndetësisë, me qëllim të parandalimit të virusit korona. /KultPlus.com

Kur Pablo Neruda i thurte vargje Shqipërisë

S’kam qenë asnjëherë në Shqipëri,
në tokën e ashpër, plot dashuri,
peisazheve bjeshkatare me barinj trima.
S’kam qenë, po ja
që sot kam shpresë
të vij
ashtu si festat apo dasmat popullore,
për të pare i etur diellin e madh
që praron fuqishëm muskujt viganë
të vargmaleve të saj epikë!
Si zambaku i ri dhe i freskët që shpërthen mes shkrepave
shpërthen nga gjiri i saj kultura,
arti, librat, ndërsa përpara bujkut
e punëtorit ngrihet nderimi i epokës,
përmendorja e dashurisë
e virtuti lulëzon
viset e lashta!
O Shqipëri e vogël, por sa e fortë!
E vendosur e patundur e fjalëmbël.
Tingulli i kitarës tënde
është i gjallë e i çeliktë
e vjen e i shtohet me dinjitet melodive
të historisë,
këngës së epokës që s’ka të heshtur! Është një zë malesh,
ndërtimesh të pafundme e të bardha,
kjo është kënga e njerëzve dhe bjeshkëve
e zogjve të pranverës dhe drurëve të mollëve
plot lule të porsaçelura
e erërave e valëve të detit.
Qëndresa, pamposhtmëria dhe lulet e tua Shqipëri
janë dhurata që po i sjell
vetë ndërtimit të jetës së re mbi botë. /Shqipëroi Moikom Zeqo / KultPlus.com

Një përqafim në kohë pandemie kushton 400 euro!

Përqafoi të dashurën, ndërsa ishin duke ecur në rrugën ”Strada Nuova”, në qendër të qytetit të Pavias, dhe për këtë gjest u gjobit nga policia.

Një impuls emocional që nuk pranohet nga rregullat aktuale kundër përhapjes së koronavirusit.

”I riu, pak më shumë se 20 vjeç, u gjobit nga një patrullë policie, dhe do të duhet të paguajë gjobën prej 400 eurosh”, shkruan gazeta lokale “La Provincia pavese”.

Si djaloshi ashtu dhe e fejuara e tij kishin në përdorim maskat.

Por, problemi ishte përqafimi i papritur, një sjellje që sipas autoriteteve nuk përputhet me rregullat e distancimit social.

Agjentët, pasi kanë konstatuar se janë dy të rinjtë bashkëjetonin, kanë sanksionuar djalin.

Nga kontrollet e intensifikuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit në qytetin e Pavias janë gjetur disa persona pa maska si dhe persona që nuk respektojnë distancimin social./ atsh/ KultPlus.com

Pas 30 vitesh mungesë, krijohet Muzeu i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në Përmet

Pas restaurimit të pjesshëm të sallës së Kongresit të Përmetit nga Ministria e Kulturës në mjediset e brendshme të saj, bashkia e Përmetit krijoi Muzeun e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që i ka munguar prej 30 vitesh historisë së Përmetit.

“Lufta antifashiste është pjesë e rëndësishme e historisë së shqiptarëve.  Me këtë luftë shqiptarët u bënë pjesë e aleancës së madhe antifashiste, prandaj vlen të respektohet e t’i jepet vendi që i takon”, thekson bashkia.

Bashkia e Përmetit bën të ditur se “jemi munduar të grumbullojmë e të ekspozojmë gjithçka nga lufta partizane si: foto , dosje ,armë dhe sende të përdorura gjatë luftës. Dosjet e dëshmorëve ekspozohen pas shume vitesh harrese. Ato do të pasurohen në vijimësi me informacione te reja”.

“Besojmë se me këtë muze modest i shtojmë një vlerë turistike Përmetit si dhe një kujtesë historike brezave. Vazhdojmë me Muzeumin Etnografik dhe Arkeologjik si dhe me dhomën e “Artizanëve përmetarë”, tha bashkia./ ATSH/ KultPlus.com

Artisti që transformon ndërtesat e mërzitshme në vepra arti (FOTO)

Misioni i artistit francez Julien “Seth” Malland, ose Globepainter si e quan ai veten, është të mbuloj botën me artin e tij shumëngjyrësh.

Orgjinaliteti i artit të tij qëndron në përfshirjen e simboleve lokale dhe subjekteve që e rrethojnë. Mesazhi i pikturave është i gjallë dhe politikë në të njetën kohë.

“Jam frymëzuar nga mjedisi ku jam duke pikturuar. Mund të jetë një situatë sociale, kulturore ose politike, ose vetëm forma e murit”, tha Malland. Kur u pyet se sa kohë duhet për të krijuar një pjesë, artisti tha: Mund të duhen disa orë për një copë të vogël dhe për muret e mëdha – nga tre ditë në një javë.

Artisti me origjinë nga Parisi ka qenë aktiv që nga vitet ’90. Ai botoi dy libra për udhëtimet e tij dhe artin në rrugë. E fundit quhet “Extramuros”. / KultPlus.com

street-art-seth-globepainter-julien-malland-52__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-53__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-54__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-56__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-57__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-58__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-59__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-47__880street-art-seth-globepainter-julien-malland-40__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-37__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-39__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-41__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-42__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-43__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-44__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-45__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-46__880 street-art-seth-globepainter-julien-malland-34__880Seth përpiqet të përfshij në artin e tij edhe komunitetin lokal. Një nga mënyrat është fotografimi i tyre pranë pikturave murale. street-art-seth-globepainter-julien-malland-36__880 1541__880 1890347_763027820403756_608340010444272286_o1__880 20160116_0837040__880 julien-malland-k-live-festival-wonderbrunette-32__880

“Tokës dhe gruas nuk u humbet vlera kurrë”

Një përmbledhje përfaqësuese nga thesari i vyer i urtësisë karaibe.

Jeta është e shkurtër nuk na lejon të ushqejmë shpresa të mëdha.

Jeto si të mundësh, kur nuk ka mundësi ashtu duhet.

Radha e dobive: e para për atdhe, e dyta për njerëzit, e treta për vete.

Koha e nxjerr në shesh atë që nuk është e paqartë.

Koha sjell çdo gjë, por njëkohësisht koha edhe merr me vete çdo gjë.

Koprracit i mungon njësoj si ajo që e ka, si ajo që s’e ka.

Kur nuk ka variacione, nuk ka kënaqësi.

Kur flet arma, ligji hesht.

Ku s’ka drejtësi, ka dhunë.

Kur s’ka roje, mollët janë të ëmbla.

Kush bën shaka, nuk gënjen.

Kush është gjithkund, s’është askund.

Kush lodhet në rini, arrin thellë në pleqëri.

Kush nuk stigmatizon shpifësit, ai i stimulon.

Kush nuk ndeshet çdo ditë me përpjekje kundër frikës, ai nuk njeh jetën.

Me një të rënë sëpate, nuk rrëzohet çdo dru.

Më lehtë është ta bësh sesa ta durosh të padrejtën.

Më lehtë është ta shkrish hekurin se ta korrigjosh kokëfortësinë e gruas.

Më mirë është të rrëshqasësh me këmbë se me gjuhë.

Mësohu të jetosh pa miq, sepse kjo mund të duhet në ditë fatkeqsie.

Mikun në vetmi kritikoje e në shoqëri lavdëroje.

Mirë jep, shumë jep vetëm ai i cili me dhuratën që jep, jep edhe buzëqeshjen.

Mjekra nuk të bën filozof.

Morali më i lartë, drejtësia.

Mos e harro shtegun e vjetër as mikun e moçëm.

Ndershmëria është politika më e mirë.

Nevoja shtetërore është më e rëndësishme se ajo private.

Në lum të madh peshkohen peshq të mëdhenj.

Nëse nuk di të flasësh, mësoju të heshtësh.

Nëse s’keni mjek, le t’ju bëhen mjek këto tri gjëra: shpirti i kthjellët, pushimi dhe mënyra e jetës së matur.

Nuk e meriton të ëmblën, kush nuk e ka kërkuar të hidhurën.

Nuk ka dobi të madhe nga dëshira, nëse nuk shoqërohet nga vepra.

Njerëzit e zakonshëm kanë lindur për të mëdhenjtë.

Njeriu serioz ka shumë ide, njeriu që ka shumë ide nuk është serioz.

Një nga kënaqësitë më të mëdha, vetëdija e kryerjes së detyrës.

O njeri njihe vetveten, që të njohin të tjerët.

Ose mos fillo, ose mbaroje.

Padituria është shkretëtirë në kokën e njeriut.

Padrejtësia realizohet ose me forcë ose me gënjeshtër.

Paqe – me njerëzit, luftë – me veset.

Paraja, ashtu si mbretëresha, të jep pozitë dhe bukuri.

Paratë i respekton çdokush; ai që nuk ka para nuk është i adhururar. Kur nuk ke para, askënd nuk e merr malli për ty.

Pasi jeta është e shkurtër, të mbjellim nga nëj pemë të mirë, që frutet e saj t’i kënaqin të dashurit tanë, që vijnë pas nesh.

Pas kësaj nuk do të thotë për shkak të saj.

Patat e shpëtuan Romën, por nuk kanë kërkuar të sundojnë.

Për fatkeqësinë e huaj lotët teren shpejt.

Për njerëzit e mërzitur orët janë të gjata, për të gëzuarit ato ikin shpejt.

Për njerëzit me shëndet të mirë mjeku është i tepërt.

Për njeriun e ndershëm, premtimi është zotim.

Përsëritja është nëna e studimit (e dijes).

Puno sa të jesh i ri, se kur të plakesh s’ka dobi.

Që të dyja janë të këqija: t’u besosh të gjithëve dhe të mos i besosh askujt.

Ruaju kur të prin fati, sepse lëmshi i fatit është i rrumbullakët.

Ruaju ujit të qetë dhe qenit që hesht.

Sa më e madhe të jetë vlera, aq më e madhe është lakmia që nxit ajo.

Secili ka aq të drejta sa ka edhe mundësi.

Secili lind me vese, më i lumtur ai që ka më pak.

Servili, në këmbë thotë një gjë, ndenjur diçka tjetër.

Shenja e parë e intelektit të ekuilibruar është kur merresh me vetveten.

Shkrimet mbeten, fjalët i merr era.

Shkurtabiqi i vënë mbi krahët e katallanit sheh më shumë se vetë katallani.

Shumë vështirësi në jetë e mësojnë njeriun të heshtë.

Të dënosh i mllefosur, nuk do të thotë dënim, por hakmarrje.

Të folurit për të vërtetën nuk është qëndisur, por është i thjeshtë.

Të jeni të ashpër ndaj vetvetes, ndërsa të butë ndaj vetvetes.

Të tjerëve faljua gabimet, vetes asnjëherë.

Turma e paarsyeshme kujdeset vetëm për të sotmen.

Vdekja është e paracaktuar, veçse ora e saj është e pacaktuar.

Veset e të tjerëve i shohim më mirë dhe më ngultas se veset tona.

Vetëm budallenjtë, anarshistët dhe të ngjashëm e cilësojnë liri arbitraritetin.

Vetë nuk dinë as rrugicën që të çon te shtëpia, të tjerëve u tregojnë rrugën.

Vullneti i tiranëve është ligj për të tjerët.

Zotërinjtë ngrejnë kupa që t’i mbushin prapë, duke menduar se janë të ardhur nga qielli e jo nga kurrizi i popullit. / KultPlus.com

Presidenti austriak i del në mbrojtje restorantit shqiptar në Vjenë

Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen ka kërkuar falje publike, pasi ai dhe bashkëshortja e tij thyen rregullat e rekomanduara si masë ndaluese e koronavirusit. Ai ka deklaruar se do të marrë përsipër të gjitha gjobat nëse i vihen pronarit shqiptar të restorantit “Sole” në Vjenë.

Austria ka lejuar hapjen e restoranteve deri në orën 23.00 të mbrëmjes, por presidenti Van der Bellen dhe bashkëshortja e tij, Doris Schmidaue, janë parë nga policia austriake teksa pinin deri pas mesnatës në restorantin “Sole” të pronarit shqiptar, Aki Nuredini, raporton Albinfo Austria.

Sipas mediave austriake, restoranti në atë kohë ishte i mbyllur, por ata kishin vazhduar edhe për më shumë se një orë të qëndrojnë të ulur në tarracën e restorantit.

“E humbëm kohën duke biseduar dhe fatkeqësisht e kaluam orarin e lejuar”, kishte shkruar ai në një postim në rrjetet sociale. “Më vjen keq, ishte një gabim”, shpreh keqardhje presidenti Van der Bellen.

Sipas rregullores në Austri, nëse ndonjë restorant gjendet i hapur pas orës 23.00, gjoba do të jetë afër 30 mijë euro. Për këtë presidenti austriak ka theksuar se nëse pronarit të restorantit do t’i vihet ndonjë gjobë, është i gatshëm të gjitha t’ i marrë përsipër.

“Nëse restoranti do të marrë ndonjë gjobë, unë do të qëndroj prapa kësaj dhe do të marr përgjegjësitë e mia”, ka shkruar presidenti Van der Bellen.

Restoranti “Sole” është pronë e gastronomit të njohur shqiptar Aki Nuredini, i cili këtë restorant e ka të hapur që nga viti 1983 dhe gjendet në një nga rrugët më të frekuentuara të Vjenës. / Albinfo.ch / KultPlus.com

Kush është shqiptari, në lokalin e së cilit policia hasi papritur në presidentin e Austrisë?

Aki Nuredini jeton në Vjenë nga fillimi i viteve 80-të. Ndonëse shqiptar nga Maqedonia e Veriut, në metropolin austriak ai njihet më shumë si “italiani” për shkak të restorantit të tij “Sole”. I entuziazmuar pas teatrit dhe operës Nuredini është mik me dirigjentin Zubin Mehta, me këngëtaren e operës Ana Netrebko, me tenorin Placido Domingo – dhe natyrisht me gati secilin politikan austriak të nivelit të lartë. Për meritat e tij humanitare është dekoruar nga qeveria e Austrisë. Përveç Placido Domingos në lokalin e Nuredinit kanë qenë mysafir edhe José Carreras dhe Luciano Pavarotti. Një rrugë e gjatë dhe një ëndërr që nisi në fshatin Kamjan pranë maleve të Sharrit

“Akiu është mikpritës dhe e ka hutuar presidentin e Austrisë në stilin e tij”. Ky ishte reagimi i një politikani në Prishtinë, i cili e njeh Aki Nuredinin dhe Vjenën. Nuredini është pronar i restorantit “Sole” në zemër të Vjenës. Në kopshtin e “Sole” policia austriake mbrëmë pas mesnatës e gjeti presidentin e vendit Alexander Van der Bellen duke bërë muhabet me gruan e tij. Rregullat e reja për shkak të koronës thonë se lokalet në Austri duhet të mbyllen në orën 23:00.

“Sole” në italisht domethënë diell. Kur erdhi në vitin 1983 në Vjenë, Aki Nuredini deshi të sjellë pak diell në metropolin e Austrisë, duke hapur një lokal me kuzhinë italiane. Kuzhina austriake dhe gjermane deri vonë kanë qenë të njohura vetëm për akrobacione me patate, jo më shumë. Kuzhina italiane e ka ndryshuar qasjen e njerëzve ndaj ushqimit dhe ka ndikuar në socializimin e tyre. Qëllimi i vajtjes në restorant nuk është vetëm mbushja e barkut me patate, por shijimi i specialiteteve që dinë t’i përgatisin vetëm italianët, shijimi i jetës, inspirimi, harresa e gjërave të mërzitshme të përditshmërisë.

Ndonëse shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Aki Nuredini në metropolin austriak njihet më shumë si “italiani” për shkak të restorantit të tij “Sole”. Akiu erdhi në Vjenë nga Jugosllavia e atëhershme. Në Beograd kishte mbajtur një restorant me kuzhinë mediterane, Vjena ishte hapi i ardhshëm i rëndësishëm në karrierën e tij si mikpritës, adhurues i kuzhinës, pronar restoranti, njeri që i bën mysafirët të ndihen si në shtëpinë e tyre (ose më mirë), e mbi të gjitha si njeri që i pëlqen eleganca, arti, muzika, teatri. Lokali “Sole” gjendet në një rrugicë në pjesën e vjetër të qytetit. “Në këtë rrugicë u pata dashuruar në shikim të parë”, ka thënë Nuredini për një revistë austriake.

Në gati 40 vitet e punës “Sole” është bërë një nga pikëtakimet më të rëndësishme të skenës kulturore dhe politike austriake dhe ndërkombëtare. Lokali i Nuredinit frekuentohet rregullisht nga artistët më të famshëm të operës, me shumicën prej tyre ai ka miqësi, mes tyre janë dirigjenti Zubin Mehta, këngëtarja e operës Ana Netrebko, tenori Placido Domingo. Me një fjalë: yjet më të rëndësishëm të botës së operës.

Meqë Nuredini ka sens për të bukurën, ai para disa vitesh e ka angazhuar arkitektin e njohur austriak Johannes Spalt për ta zgjeruar dhe ridizajnuar lokalin. Në katin e parë të lokalit vizitorët mund të shohin edhe pikturat e Johannes Spalt. Në vitin 2005 edhe Nuredini shkroi një libër, “Sole. Aki Nuredini dhe bota e tij e artit” (gjendet në Amazon). Libri u prezantua në Operën Shtetërore të Vjenës (natyrisht me 800 mysafirë dhe me një koncert, sepse ndryshe as që ka kuptim në një metropol si Vjena). “Sole” gjendet afër ndërtesës së Operës.

Krahas artistëve në lokalin e Nuredinit, i cili është me origjinë nga Tetova, vijnë shpesh edhe politikanët kryesorë të Austrisë, kancelarë dhe presidentë, deputetë dhe ministra. Të dielën mysafir ishte presidenti austriak Alexander Van der Bellen, i cili, siç njoftoi, ishte habitur duke biseduar dhe kishte harruar se në orën 23:00 duhet të largohet nga lokali për shkak të rregullave të reja të pandemisë. “Sole” është gjithashtu një vend i preferuar edhe i shumë politikanëve shqiptarë nga Prishtina, Tirana e Shkupi.

Në jetën publike të Vjenës Nuredini vlerësohet për angazhimin e tij humanitar. Shpesh organizon aksione humanitare, për shembull për të sëmurët nga kanceri. Në këso rastesh ai dhuron deri në 50 mijë euro. Qeveria e Austrisë e ka dekoruar për meritat e tij për republikën austriake. Laudacion me rastin e dekorimit e ka mbajtur Dominique Meyer, drejtor i Operës Shtetërore të Vjenës.

Nga Tetova te restoranti “Sole” ka qenë një rrugë e gjatë. “Gjyshi im ka qenë gastronom, ka pasur disa lokale, furra buke dhe restorante, të cilat i ka udhëhequr me sukses. Jam krenar me të dhe kam mësuar shumë prej tij. Në Beograd së pari kam punuar në furrë dhe në restorantin e babait tim. Në moshën 23-vjeçare kam hapur restorantin tim në qendër të Beogradit”, ka thënë Nuredini për mediat austriake. Në vitin 1991, kur po e zgjeronte lokalin, ai kishte një ëndërr: “Nëse arrij që në lokalin tim t’i sjellë tre tenorët më të famshëm të botës, Placido Domingon, José Carreras dhe Luciano Pavarottin, atëherë do dalë në pension”. Këtë ëndërr Nuredini e ka realizuar, por ai vazhdon ende me entuziazëm të drejtojë lokalin në Vjenë. Një xhentëlmen, që çdo ditë i pret me ngrohtësi mysafirët prominentë dhe më pak prominentë.

Nganjëherë Nuredini i befason mediat austriake. Më 2018 ai i tha një mediumi vjenez: “Javën që shkoi në kuzhinën time ka zier Daniel Barenboim”. Po, e lexuat saktë: Daniel Barenboim, dirigjenti dhe pianisti me famë botërore, hebre argjentinas, humanist i madh, aktivist politik, përkrahës i pajtimit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Nuredini zbulon: “Daniel Barenboim më ka ftuar dy javë në Buenos Aires, atje përjetova mbrëmje madhështore me Marta Argerich, Jonas Kaufmann, Ramon Vargas dhe orkestrën e tij ‘West-Eastern-Diwan Orchestra’”. Një rrugë vërtet e gjatë që nisi në fshatin Kamjan pranë maleve të Sharrit. “Në Beograd kam shitur edhe gështenja”, thotë Nuredini. Ky është një koketim simpatik me të kaluarën për të treguar se në jetë shumë ëndrra bëhen realitet, përtej shijes së gështenjës.

15 vite karrierë, Rihanna kujton me nostalgji fillimin përmes këtij postimi

Besojeni ose jo, kanë kaluar plot 15 vite që nga dita kur bota dashuroi me shikim të parë, Rihanna-n, që shumë shpejt do të kthehej në yllin e muzikës pop.

Plot 15 vjet: Rihanna kujton me nostalgji fillimin përmes këtij

Më 24 maj të 2005-ës, Rihanna publikoi këngën e saj të parë, “Pon de Replay” që të gjithë e dimë ende përmendësh edhe sot. Që nga ai moment, Riri u kthye në një prej artisteve më të dashura për njerëzit jo vetëm për muzikën, por edhe për stilin dhe natyrën e saj të veçantë.

Plot 15 vjet: Rihanna kujton me nostalgji fillimin përmes këtij

Së fundmi, fansat e Rihanna-s (praktikisht i gjithë Twitter-i) ka postuar në nder të 15 vjetorit të karrierës hashtagun #15yearsofRihanna dhe sigurisht këngëtarja nuk mund ta kalonte një moment si ky pa falenderuar. 

Plot 15 vjet: Rihanna kujton me nostalgji fillimin përmes këtij

“15 vite Rihanna! Faleminderit për gjithë dashurinë. Kjo duket çmenduri! Më duket si dje kur dridhesha në korridoret e Def Jam (kompani muzikore) teksa prisja për audicionin tim për Jay. Gjithçka nisi nga “Pon de Replay…15 vite më vonë dhe unë jam ende këtu, Zoti më la të jem mes jush, ju që më keni mbështetur, më keni dashur dhe më keni toleruar, prandaj do të jemi gjithnjë të lidhur bashkë me njëri tjetrin…”- shkruan Rihanna në Instastory-n e postuar pak orë më parë. 

Plot 15 vjet: Rihanna kujton me nostalgji fillimin përmes këtij

Edhe pse njihet për karakterin e fortë dhe aftësinë për të ç’dramatizuar situatat përmes batutave, një moment si ky s’mund të mos ishte prekës. / KultPlus.com

Gazeta franceze ‘Le Monde’: Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar në Tiranë, një akt barbar i qeverisë

Gazeta franceze “La Monde” i ka kushtuar një artikull rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në artikullin e tyre ata shkruajnë se ky është një akt barbar nga ana e qeverisë:

“Kryeministri shqiptar Edi Rama dërgoi policë dhe ndihmës të tjerë shtetërorë, për të shkatërruar një nga institucionet kryesore të vendit dhe nga ndërtesat e pakta të vjetra në kryeqytetin e shqiptarëve, Tiranë.

Kryeministri shqiptar Edi Rama nuk lë rast pa nxjerrë në pah karrierën e tij si një artist vizual dhe shijet e tij si piktor. Kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, nga viti 2000 deri më 2011, ai u bë i njohur në botë, për shkak se ndërtesat e ndërtuara në kohën e komunizmit, i pikturoi me ngjyra të shndritshme. Kjo ishte një nga ata punë të tij në kohën që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, që e modernizuan disi kryeqytetin shqiptar.

Mirëpo, të dielën e datës 17 maj, po Edi Rama, por tashmë 55 vjeç, kryeministër që nga viti 2013, dërgoi policë dhe të tjerë persona për të rrënuar një nga godinat më të vjetra dhe më të vyera në qytet, Teatrin Kombëtar. Brenda në ndërtesë kishte një dyzinë artistësh, që kishin rezistuar në protesta për më shumë se dy vjet, por u larguan me forcë nga policia.

“Ata (policët) erdhën në orën 04:15 të mëngjesit. Ne ishim ende rreth 60 persona, kur ata filluan që të ngrenë bull-dorëzin kundër godinës së Teatrit Kombëtar”, thotë regjisori dhe aktori Edmond Budina, një nga përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Budina është ndër artistët, që rezistoi në protesta kundër prishjes së TK që nga viti 2018.

Ai dhe kolegë të tij u ngritën në protesta, për të kundërshtuar prishjen e godinës, e ndërtuar që në vitin 1940, në kohën e pushtimit italian të Shqipërisë. Edhe një demonstrim spontan, ku morën pjesë liderë të opozitës, u shpërnda brutalisht.” / KultPlus.com