Vin Diesel falënderon Paul Walker për inspirimin që i dha për muzikë

“Fast and Furios”, nuk do të ishte ai që është sot pa dyshen më të preferuar të këtij filmi, Vin Diesel dhe Paul Walker.

Në vitin 2013, Paul Walker ndërroi jetë në një aksident me makinë, kurse Diesel që nga ajo kohë ka filluar që të mirret me projekte muzikore.

Ditë më parë ai ka lansuar këngën “Days Are Gone”, në të cilën përmendi edhe kolegun e tij të ndjerë.

Diesel në një intervistë për People ka treguar për tranzicionin e tij prej filmave në muzikë.

“Më kujtohet në Londër kur Paul thoshte se njerëzit janë të koncentruar kur ti këndon. Mos u ndal së kënduari, ti e di që ke diçka speciale”, është shprehur ai./ KultPlus.com

Rritja e rasteve me COVID-19, ministri i Arsimit ka një thirrje për nxënësit dhe mësimdhënësit

Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë, ka reaguar edhe ministri i Arsimit, Ramë Likaj, i cili u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve që t’i respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga Minstria e Shëndetësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Likaj tha se të gjithë duhet të punojnë për parandalimin e COVID-19 në mënyrë që të mbahet mësimi nëpër shkolla.

“Rastet me COVID-19 po rriten përditë. Ju bëjmë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK. Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë)”, ka shkruar Likaj.

Kujtojmë se ditët e fundit, Kosova ka shënuar rritje sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për masat e reja për gastronominë dhe kufizimin e lëvizjeve për personat mbi 60 vjeç.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna. / KultPlus.com

Asgjë nuk të lëndon më shumë se sa zhgënjimi

Oriana Fallaci

Asgjë nuk të lëndon, trishton, dhemb më shumë se sa zhgënjimi, sepse zhgënjimi është një dhimbje që derivon gjithmonë nga një shpresë e shkuar, një humbje që lind gjithmonë nga tradhëtimi i besimit, ndryshimi i qëndrimit të dikujt apo të diçkaje tek e cila beson. E për ta duruar ndihesh i mashtruar, poshtëruar, viktimë e një padrejtësie që nuk e prisje, e një dështimi që nuk e meritoje, ndihesh i fyer, qesharak saqë herë pas here kërkon hakmarrjen, zgjedhje që mund të të bëjë të ndihesh i çliruar ndonjëherë, por që rrallë shoqërohet nga gëzimi dhe shpesh kushton më shumë se falja…/ KultPlus.com

Për festën e ‘Halloween’ thehen xhamat e autobusëve në Prishtinë, reagon Ahmeti

Për festën e Halloween janë thyer xhamat e autobusëve në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook tha se në këtë kohë pandemie, mbledhja e njerëzve është rrezik për përhapje të COVID-19.

“Edhe sonte janë thyer xhamat e autobusëve për Halloween. Përveq se është traditë që nuk bëhet askund – sulmet me vezë ndaj qytetarëve që idenë nuk e kanë – në kohë Covidi mbledhja e njerëzve është e rrezikshme. Kemi apelur te prindërit, por nuk kemi arritur të depërtojmë”, shkruan Ahmeti.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10160444788377166

Kujtojmë se ditët e fundit Kosova ka shënuar rritje sa i përket numrit të infektimeve me COVID-19, ndërsa sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për masat e reja për gastronominë dhe kufizimin e lëvizjeve për personat mbi 60 vjeç.

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga e hëna. / KultPlus.com

Kuinteti i frymës “Durrësi”, koncert në Muzeun Arkeologjik

Kuinteti i frymës “Durrësi” u paraqit mbrëmjen e kaluar me një koncert në sallën kryesore të muzeut arkeologjik të qytetit bregdetar.

Koncerti në kuadër të Festivalit të 15-të Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës solli për dëgjuesit një program të pasur me vepra nga nëntë autorë të njohur vendas dhe të huaj.

Jonela Golemi (flaut), Saimir Kalaja (oboe), Sokol Toto (klarinetë), Ilir Kodhima (korno) dhe Pirro Sota (fagot) janë pjesëtarët e kuintetit “Durrësi” që nga viti 2010.

Aktiviteti artistik i secilit prej tyre përbën bashkëpunime në koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Të njohur për promovimin e veprave të shkruara në epoka të ndryshme, këtë herë artistët nga Durrësi dhe Tirana interpretuan pjesë nga Johann Straus (biri), Johann Schrammel, J. Haydn, W. A. Mozart, P. I. Tcaykovski, N. Piovani, T. Greaves, M. Penella, si dhe nga Josif Minga.

Megjithëse në një numër të kufizuar për shkak të pandemisë, shikuesit duartrokitën gjatë interpretimin e ansamblit të frymës “Durrësi”./atsh/ KultPlus.com

Fshati që kërkon banorë, Italia jep para dhe nënshtetësi për ata që shkojnë të jetojnë

Një tjetër fshat italian po ofron para për të shkuar për të jetuar atje, dhe ju mund të paguheni deri në 40,000 Euro. Fshati i vogël, Santo Stefano di Sessanio, ndodhet në majë të një kodrine dy orë larg Romës.

Marrëveshja përfshin një pagë mujore për tre vitet e para, deri në vlerën e 8,000 Euro në vit, duke arritur në diçka më shumë se 21,000.  Një grant i vetëm prej 20,000 € do të jepet gjithashtu për këdo që fillon një biznes të ri që ndihmon qytetin, të tilla si në industrinë e ushqimit ose shërbimit.

Gjithashtu marrëveshja përfshinë edhe pronën me qira, por ende kjo nuk është vendosur në lidhje me sa do të paguajnë vendasit e rinj. Detyrimi vetëm është që aplikuesit të jenë në gjendje të bëhen banorë të Italisë, dhe të jenë nën 40 vjeç. Si dhe kush është që duhet të jetojnë atje për të paktën pesë vjet.

Fshati ka vetëm 115 banorë, me më shumë se gjysmën e tyre pensionistë dhe më pak se 20 janë fëmijë nën moshën 13 vjeç. Sipas Kryetarit të Bashkisë Fabio Santaviça prej fillimit të Tetorit kur u hap thirrja, më shumë se 1,500 persona kanë aplikuar.

Italia është një ndër shtetet me popullsinë më të plakur dhe shumë fshatra janë pothuajse zbrazëta . Këto lloj atraksionesh në Itali janë bërë të zakonshme, për të thithur banorë të rinj dhe emigrantë.

Në vitin 2017, fshati Bormida ofroi 2 000 euro për ata që do të shkonin të jetonin atje. Të njëjtën gjë bëri edhe Molize në 2019. Ndërsa në fillim të këtij viti, Musomeli i Siçilisë nxori në shitje për 2 euro shtëpitë e braktisura, me kusht që blerësi t’i rinovonte./ KultPlus.com

Çelësat mos i merr asnjë, dhe largohu…

Arbër Selmani

Të parën, merre vazon e kaftë
merre edhe atë afër saj, vazon me motive orientale që u bë copë kur nisën grindjet tona
merri dy jastëkët ku zunë vend dy koka boshe
merri pjatat që na dhuruan 
në ditëlindjen e tretë
të fëmiut tonë të parë 
Merre aparatin e hekurosjes, 
që kurrë nuk e zbuti zemrën tënde të zezë si mustaqet e Hitlerit
merri patikat e verës, sandalet e pranverës, fustanet, syzet, setrat, të brendshmet, intimet, kukullat
merri dy goblenët që i blemë në Taksim
merre kasafortën e kursimeve, ku nuk kurseve kurrë pak lumturi
ku nuk na kurseve as mua e as ty.
Diplomën e Fakultetit të Drejtësisë
fjalës që ti ia humbe kuptimin
sinonimet, esencën
e ke poshtë tepihut
merre
shih si shkëlqeve në secilin provim, në secilën datë shkollore
në çdo definicion
pos në definimin e asaj çka ishte mes nesh.
merre atë pleh letre
merre edhe tepihun e korridorit

merri pikturat që nuk i dalin ballë shoqja shoqes
e majta, lule e Van Gogut
djathtake, Guernica

urrehen, duan të dalin prej kornizave e ta plasin njëra tjetrën
Si unë e ti.
Merri çadrat e ditëve tona pa Diell
merri shallat e kashmirit që ti bleva në Strasburg
merre radion e vogël, dhuratën time kur të ngritën në pozitën e punës
merri të gjitha këmishat
të gjitha ngjyrat që prapë nuk e dritësojnë shpirtin tënd 
të thatë, 
si jogurt me datë të skaduar
merre pasaportën, anipse nuk të hyn në punë
se nuk ka shtet në botë që pranon dokument kaq të rënduar prej trishtimit
e ke poshtë televizorit,
në raftin e dytë
zbrazi të gjitha raftet e dollapit
të cilin s’ta jap dot se e bleva për shtatë palë qejfe.

Merri lapsat, fletoret
çantat
faturat e energjisë elektrike, e papaguar prej kur morri fund lufta
faturat e bërllogut, 
faturat e ujit, ujit që për të mirë nuk të lau kurrë.
merri erëzat e mëlmesat e shafranit,
unazat qesharake,
merri kartolinat

deodorantin që kutërbon qen i ngordhur
merr gjithçka që është e jotja
gjithçka që ti mendon se është e jotja dhe e ke përvetësuar,
Merri copat e metalta me të cilat mendon se po kërkon falje
futu në dhomë, merre llambën që e blemë bashkë, 
ditën e katërt kur nisëm bashkëjetesën
jetesën e zymtë së bashku
bashkimin e dërrmuar të dy jetëve
merre çdo libër që e lexova 
merre edhe këtë televizor
që u bë dëshmitari gojëmbyllur, shurdhi e memeci i shtëpisë
i kacafytjeve tona
merri krejt drojat tua për divorc
merri ëmbëlsirat që këtë mëngjes t’i përgatita me përulje,
merri targat e vjetra të veturës së vjetruar 
merre tavolinën
merre çdo fjalëkryq të paplotësuar
merre shtypin ditor
merri revistat pornografike poshtë orendive shtëpiake
merri makinat për rroje
që pa sukses provuan pastërtinë e atij trupit tënd
merri fotografitë tua prej albumit familjar
merre buzëkuqin e kalbur,

çelësat, as mos guxo,
mos i merr asnjë, 
dhe largohu./ KultPlus.com

Shkupi edhe në kohë pandemie, mbanë jetën kulturore gjallë

Par pak ditësh në Galerinë Nacionale u organizua një mbrëmje kushtuar veprës së aktorit të mirënjohur Sefedin Nuredini.

E titulluar si ekspozitë fotografish, mbrëmja ishte një gërshetim leximi letrat, shfaqjesh të filmave në të cilat ka luajtur i ndjeri she sekuenca nga shfaqjet e karrierës së tij 40 vjeçare.

Kjo ekspozitë u organizua nga djali i aktorit të ndjerë, Mentor Nuredini. Prezenca e aktorëve dhe miqve të shumtë i dhanë ngjyra nostalgjinë kësaj ekspozite.

Aktori dhe regjisori nga Kumanova, Sefedin Nuredini do të mbetet një emër referencë e teatrit dhe filmit shqiptar.

Rrolet e tij të alternuara me elegancë të lindur në film dhe teatër, i dhanë gjatë gjithë karrierës së tij njohje, mirënjohje dhe çmime të shumta./ KultPlus.com

Gastronomët kritikojnë Qeverinë, pas masave të reja ndaj Covid-19

Sot janë marrë masat e reja kundër COVID-19 edhe për sektorin e Gastronomisë, ndërsa tani Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kritikuar institucionet publike, Kuvendin, Qeverinë e në veçanti Ministrinë e Financave.

Përmes një postimi në Facebook, SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid19.

Postimi i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Menaxhimin e Pandemisë COVID-19, janë propozuar masat e reja që priten të miratohen nga ana e Qeverisë ditën e hënë. Këto masa kanë të bëjnë me ndryshimin e orarit të punës së gastronomisë dhe qendrave tregtare nga ora 21:00 – 05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”).

SHGK kërkon dhe inkurajon që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e përhapjes së infeksionit, mirëpo kritikon dhe thekson duke i’u drejtuar institucioneve publike në përgjithësi, sidomos ngadalësisë së Kuvendit për të sjellë ligje, Qeverisë për të marrë vendime, dhe Ministrisë së Financave në veçanti, për të dhënë propozime dhe vendime adekuate dhe efikase në kohë sa më të shkurtër, pasiqë ende nuk kemi një formulë ekonomike dhe politike se si duhet të dalim nga kjo gjendje duke pasur parasysh pasojat e rënda të këtyre masave.

Sektori i gastronomisë, edhe pa këto paralajmërimet e fundit është shumë i goditur dhe është duke vuajtur konsekuencat e masave të aplikuara gjerë më tani. Mirëpo, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të bërjes së politikës dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, padiskutim që gastronomia do të ketë përmbysje dhe vështirë që do të rikuperohet për tu bërë siç ishte para pandemisë.

Andaj, ju bëjmë thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, të cilën shoqata jonë do ta mbështesë me të gjithë kapacitetin që posedon. Në anën tjetër urgjentisht, propozon që institucionet relevante të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi, dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona.

Për më tepër, SHGK ka caktuar mbledhje të jashtëzakonshme të hënën në ora 14:00 pranë hapësirave të OEK – së , për të shteruar propozimet e anëtarëve të Kuvendit, dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmirren nga ne.

I’u lutemi të gjithë gastronomëve, qytetarëve, dhe institucioneve që të bashkëpunojnë më shumë në luftimin dhe parandalimin e virusit, dhe të balancojnë harmoninë e marrjes së vendimeve që luftojnë pandeminë në njërën anë, dhe përkrahin ekonominë në anën tjetër!/ KultPlus.com

Shkrimtari shqiptar në Londër, Rudolf Marku shpallet “Poeti Laureat shqiptar”

Shkrimtari shqiptar në Londër, Rudolf Marku u shpall dje nëpërmjet një ceremonie mbajtur në Ministrinë e Kulturës, Poeti Laureat shqiptar.

Ai është autor i disa vëllimeve poetike, romaneve, shkrimeve publicistike dhe përkthyes i shumë autorëve të njohur të shekullit XX. Poezitë e Rudolf Markut janë përkthyer dhe botuar në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht dhe në disa gjuhë të tjera.


Përgjatë dy viteve, 2020-2022, ai do të jetë në krye të një fushate për të promovuar poezinë shqipe.
Komiteti i këtij vlerësimi e shoqëroi vendimin me këtë motivacionin: “Ka arritur të ndërtojë një vepër të pasur dhe koherente përtej konteksteve historike, politike dhe gjeografike në të cilat ka jetuar poeti, duke shprehur me gjuhën e përshtatshme atë çka është e qëndrueshme te njeriu. Në motivacionin për Poetin Laureat është vlerësuar edhe shërbimi i çmuar që i ka bërë ai kulturës kombëtare, duke sjelle në shqip shumë nga kryeveprat e poezisë botërore”./ KultPlus.com

Tërmeti shkatërrimtar, adoleshenët u gjetën të përqafuar nën rrënoja

Greqia dhe ishulli Samos kanë mbajtur dje zi për vdekjen e dy të rinjve, Aris, 17 vjeç dhe Claire, 15 vjeçe, të cilët i zuri poshtë muri i një ndërtese që u shemb si pasojë e lëkundjeve të forta të tërmetit që goditi dje detin Egje, në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë.

Sipas banorëve, dy fëmijët ishin larguar nga shkolla dhe po ktheheshin në shtëpi.

Ata i zuri muri, teksa kaluan në rrugën e ngushtë, të cilën e përdornin pothuajse çdo ditë tjetër. Por fati duket se u tregua mizor me dy të rinjtë. U ndodhën në vendin e gabuar, në kohë të gabuar.

Tërmeti që lëkundi ndërtesat dhe shembi muret e njërës prej tyre, i zuri poshtë.

Në kohën e tërmetit, studenti 17-vjeçar përqafoi të dashurën e tij 15-vjeçare për ta mbrojtur, por pa imagjinuar se të dy do të ndërronin jetë, djali nën rrënoja dhe vajza pak orë më vonë në spital.

Babai i Arisit është shprehur se ka kuptuar që diçka nuk shkonte kur ka telefonuar të birin pas tërmetit dhe ai nuk është përgjigjur. “Ata ishin dy fëmijë të dashur. Djali im ishte i lumtur që ishte me Claire. Ata u larguan të përqafuar nga kjo botë. Ai e përqafoi atë edhe në momentin e fundit”, – kanë qenë fjalët prekëse të babait të 17 vjeçarit.

Gjithashtu, përmes një shkrimi në Facebook, i ati i djalit i preku të gjithë:

“Krenohesha me ty djali im. Shihja tek ti rininë time. Merrje frymë për Claire dhe Claire merrte frym për ty. Pak ditë më parë ishe i lumtur se ajo festonte ditëlindjen. Ne që ngelëm mbrapa nuk kemi fjalë dhe nuk kemi më lot në sy. Dua që ta mbrosh edhe atje lart. Me ju iku dhe zemra ime”.

Po aq e shokuar ka mbetur edhe familja e 15 vjeçares, pasi Claire luftoi me jetën për pak orë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve fatkeqësisht nuk ia doli dot./ KultPlus.com

“Gruaja që i vdes burri nuk bën të martohet!”

Shkruan Kushtrim Mehmeti

Kjo dukuri në vendin tonë ka prodhuar fëmijë të varfër, fëmijë pa mbështetje, fëmijë të vuajtur, dhe gjithsesi gra pa mbështetje, të vuajtura, duke ju munguar gjithçka qoftë nga aspekti material apo nga aspekti fiziologjik. Dhe më tutje janë goditur, stigmatizuar e linçuar gratë pse ato është dashur të bëjnë ”fajin” për përmbushjen e të drejtës elementare. “Kurva s’po e respekton burrin e saj”, “Po laperavet vejusha”, “ja mori fytyrën burrit/familjes”.

Kjo shoqëri gjithsesi e kontaminuar e degraduar me komplekse inferioriteti vazhdon të mbetet e njëjta, me mendësi prapanike pa as një të vetmin përparim. Nuk brengosem për 50+ vjeçarët që kanë këtë mendim (hajde po bëjmë tolerance për ta për shkak se në ç‘kohë janë rritur)por të njëjtin mendim të kenë të rinjtë (pa dallim gjinie) e tmerrshme dhe e pa tolerueshme. Ta akuzosh Nënën pse i duhet ta shfrytëzoj të drejtën e saj themelore, që i garanton ligji/feja/njeriu është krim i ngjashëm më vrasje. Kurse ne tjerët spektatoret injorant, dashakeq e idiot ti bëjmë ato ta bartin “fajin” pse nuk kanë bërë asnjë faj dhe përsëri të prononcohemi si Evropian s’ka nja të vetmen logjikë.

Sot ne evropianet e shekullit të kaluar veç se nuk kemi ndërruar mentalitet jemi edhe më keq, ngase nëse atyre më herët se ne, u ka munguar dituria dhe pa vetëdije kanë vepruar gabim, sot ne jemi duke vrarë me paramendim.

Na duhet ti lëmi të jetojnë, nëse nuk mund ti mbështesim (jam i bindur që nuk ju duhet mbështetja jonë) thjesht mos t’u përzihemi në punët e tyre, në nevojat e tyre, më e rëndësishmja në jetën e tyre.

Secila grua me apo pa fëmijë, me ish burrin gjallë apo të vdekur duhet gëzoj drejtën (pa u paragjykuar, sulmuar e stigmatizuar) të martohet apo të bashkëjetoj me një burrë që dëshiron e zgjedh ajo, sepse kjo është e nevojshme dhe e domosdoshme për të dhe sidomos për fëmijët. Babai nuk zëvendësohet, por boshllëku mbushet, ofrohet mbështetja dhe dashuria gjithsesi që vjen edhe për njeriun e ri i cili vjen në jetën e tyre. Duhet që familjaret (Baba, Nana, Vëllezërit e motrat) ti mbështesin gratë. Duhet ti mësojmë fëmijët qysh në fillim që kjo është krejtësisht normale dhe jo ti frikësojmë, ti mbushim idiotësira të cilat nëse jo sot nesër na kthehen në bumerang.

Duhet ato gra thjesht ti lejmë të jetojnë jetën e tyre së bashku me fëmijët e tyre ashtu siç ata duan./ KultPlus.com

Latra Gashi prezantoi artin e saj në KultPlus Caffe Gallery, vizatoi fytyrat e fëmijëve për Halloween

Sot, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, artistja Latra Gashi prezantoi punën e saj artistike përmes ngjyrosjes së fëmijëve të cilët të entuziasmuar mezi prisnin të shndërroheshin në atë që ata kishin përzgjedhur për këtë Halloween, i cili duke pasur parasysh situatën pandemike erdhi shumë më ndryshe për ta, mirëpo nuk e zbehu kënaqësinë e tyre për asnjë moment, shkruan KultPlus.

Latra Gashi ka pesë vjet që realizon vizatime të tilla dhe talenti i saj veç sa shkon e merr formë duke e bërë atë një artiste të re por me potencial shumë të madh. Larta edhe pse studion në dy fakultete të ndryshme, në drejtimin e Logopedisë dhe atë të Gjuhës Shqipe, për të arti ka një vend të veçantë dhe gjasat që ajo të vazhdojë në rrugën e artit nuk janë të vogla.

Zakonisht puna me fëmijë shpesh din të jetë stresuese, duke u munduar që gjithmonë të u përshtatesh kërkesave të tyre, mirëpo, për Latrën kjo gjë ishte shumë e thjeshtë. Ajo me lehtësinë më të madhe, pikturonte mbi fytyrat e fëmijëve e komunikonte me dëshirat e tyre në një mënyrë të heshtur që rezultonte në një art të pashoq.

‘U kënaqa shumë, më pritën mjaft mirë që të gjithë. Fëmijët ishin shumë të sjellshëm dhe poashtu shumë bashkëpunues. Jam munduar që t’u përshtatem kërkesave të tyre dhe ata janë ndarë mjaft të kënaqur’, potencoi Latra Gashi për KultPlus.

Latra Gashi bëri një punë të mhanitshme në fytyrat e këtyre fëmijëve, ata nuk ndaleshin së qeshuri për asnjë moment e së komplimentuar njëri tjetrin.

Halloween është një nga festat më të preferuara të fëmijëve dhe të rinjve, kryesisht për shkak të veshjeve dhe ëmbëlsirat që ndahen atë natë. Megjithatë, shumë veta nuk e dinë se si filloi kjo festë dhe pse është kaq popullore sot.

Ndërkaq, për ata që nuk e dijnë, vlen të theksohet fakti se fillimi i festës së Halloweenit daton që nga shekulli i pestë, kur keltët e lashtë festuan zotin e Diellit dhe zotin e Vdekjes. Më 1 nëntor, ata shënuan fillimin e vitit të ri.Keltët besonin se atë natë të vdekurit lanë varret e tyre dhe ecnin mbi tokë, dhe për të shmangur ndeshjen me ta, krijuan një zhurmë të madhe dhe u mbuluan me maska të frikshme. Besohet gjithashtu se të vdekurit po vinin pas ushqimit, kështu që ata mbetën në shtëpitë e tyre, duke lënë fasule ose patate dhe një qiri të ndezur.

Kjo ngjarje kulturore u mbështetet nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë. / KultPlus.com

Majlinda Kelmendi shet medaljen e saj për të blerë ilaçe për fëmijët me sëmundje të rënda: Unë dua që ata të jetojnë

Kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka shitur medaljen e artë të cilën e ka firuar në Lojërat Olimpike, për të blerë ilaçe për fëmijët me sëmundje të rënda, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook të bërë nga Center for Equal Opportunities, kanë bërë të ditur se shtija e kësaj medaljeje ka sjellë të ardhura të mëdha për fëmijët e prekur nga kanceri.

“Unë kam dëshirë që secili fëmijë të ketë shansin e vet në jetë. Për këtë kam dhuruar numrin tim me të cilin kam fituar Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike në Rio në Brazil. Shitja e atij numri ka sjellur të ardhura për ilaçet e fëmijëve kosovarë të prekur nga kanceri. Kjo më bënë krenare.

Ftoj që të më merrni shembull dhe të dhuroni për Care for Kosova Kids, që të gjithë të kenë shans në jetë. Shuma që dh uroni ju do të dyfishohet nga Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim. Fëmijet kosovarë do të shërohen me ndihmën tuaj”, thuhet ndër të tjera në postim./ KultPlus.com

Gruaja më e fortë që do takosh ndonjëherë është ajo që e kanë lënduar më së shumti

Mendoni për gruan më të fortë që njihni. Mendoni se si ajo gjithmonë duket aq e zonja, aq e qetë dhe e mbledhur pa marrë parasysh se çfarë i ndodh.

Gjithmonë duket se e di veprimin e mirë që duhet të bëjë në çdo situatë të caktuar dhe ajo i mban të gjitha vuajtjet dhe vështirësitë e jetës së saj brenda, duke shfaqur vetëm një buzëqeshje.

Ajo mund të duket sikur ajo është e pamposhtur, sikur është në gjendje të përballojë absolutisht gjithçka pa e thyer asgjë dhe askush. Gjithsesi shumë shpesh, gratë më të forta janë në të vërtetë ato që vuajnë më së shumti.

Ato vuajnë, sepse pa marrë parasysh sa të forta mund të duken, askush nuk është i pamposhtur. Askush nuk është në gjendje ta përballojë jetën pa iu dridhur një herë qerpiku.
Pa marrë parasysh sa ajo mund të duket se nuk preket nga gjërat që i ndodhin asaj, gruaja e fortë që ju njihni ndihet po njësoj si ju nga brenda.

Në fakt, ajo mund të ndihet edhe më keq.

Shumë gra që të tjerët i perceptojnë si të forta dhe të plotësisht të pavarura ndihen nën presion për të ruajtur imazhin e qetësisë dhe fuqisë që ato kanë ndërtuar.
Shumë prej këtyre grave ndihen sikur nuk kanë asnjë me të cilët mund të jenë të brishta, askënd të cilit mund t’i hapen.

Ato janë lënë vetëm me mendimet dhe ndjenjat e tyre, duke i ruajtur ato në mënyrë që askush tjetër të mos përballet me to.

Gruaja e fortë që ju njihni, mund të jetë e thyer nga brenda…
Ajo mund të ndihet krejtësisht e vetme, e paaftë t’i tregojë askujt se si ndihet vërtetë. Ajo mund të dëshirojë aq fort që të jetë shkëmbi që njerëzit e tjerë mbështeten në të, ajo që kurrë nuk e lejon veten që të mbështetet te të tjerët herë pas here.

Ajo mund të duket të jetë e pathyeshme, por askush nuk e di se çfarë ndodh në skajet më të thella të zemrës së saj. Ajo kurrë nuk do të lejojë që dikush të afrohet aq shumë pranë ndjenjave të saj sa ajo të jetë e ekspozuar ose e brishtë.

Ndoshta ajo është lënduar keqazi më parë.
Ndoshta njerëzit që ajo kishte nevojë për ta mbështetur nuk ishin aty për të kur ajo kishte nevojë për ata, kështu që tani ajo vuan në heshtje.

Edhe kur gjërat duken të zymta dhe ajo nuk ndjen asgjë tjetër veçse dëshpërim nga brenda, ajo gëlltit poshtë dhimbjet dhe buzëqesh.

Gruaja e fortë që njihni dëshiron të jetë një mikeshë e mirë!
Ajo nuk dëshiron t’i shprehë problemet e saj tek njerëzit e tjerë, sepse ajo është mësuar që të tjerët t’i zbrazin problemet e tyre tek ajo.

Ajo mund të duket sikur është e gdhendur prej guri, por nga brenda ajo po shkatërrohet.

Por pa marrë parasysh se sa mund të luftojë, ajo vazhdon përpara. Edhe kur ajo është në buzë të greminës, ajo lufton fort dhe përdor çdo energji të mundshme që mund të vazhdojë të ketë thellë brenda vetes.

Ajo është e guximshme dhe ajo duhet të respektohet!
Ndoshta duhet të shkoni tek gruaja e fortë që njihni dhe le ta dijë ajo se jeni aty për të, nëse do të ketë nevojë të flasë me dikë. Mund t’i ndryshojë komplet gjërat.

Vetëm mos harroni! Po, ato janë të forta, por ato mbeten qënie njerëzore. /shkollaesuksesit/ KultPlus.com

Në 25 vjetorin e vdekjes së Anton Pashkut botohet përmbledhja ‘Anton Pashku- shkrimtar’

Në 25 vjetorin e ikjes së Antonit në amshim, doli përmbledhja e kumtimeve të studiuesve pjesëmarës në konferencat e organizuara nga Bibliotekat Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, me temën “Anton Pashku – shkrimtar” (të mbajtura në maj dhe tetor 2017)

Lajmin e bëri të ditur e bija e Pashkut, Lule Pashku, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh tejet falenderuese ndaj drejtorëve të Bibliotekave Kombëtare të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

‘Përzemërsisht i falënderoj drejtorët e Bibliotekave Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, Dr. Fazli Gajraku dhe Prof. Persida Asllani, të cilët me angazhimin dhe përkushtimin e tyre dëshmuan se aty ku ka vullnet dhe dije bëhen gjëra të çmuara’, kishte shkruar Lule Pashku. / KultPlus.com

Vdes aktori i “James Bondit”, Sean Connery

Aktori i njohur Sir Sean Connery, i njohur në rolin e James Bondit, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Sipas BBC-së, skocezi ishte i pari që e kishte sjellur në ekranin e madh rolin e James Bondit, transmeton KultPlus.

Karriera e tij prej aktorit zgjat disa dekada ndërsa kishte marrë çmimin Oscar, dy çmime Bafta dhe tre Golden Globes.

Filmat e tjerë të Sir Sean përfshinin “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade” dhe “The Rock”.

Ai konsiderohej kryesisht si aktori më i mirë që ka luajtur 007 në ekskluzivitetin e gjatë, shpesh duke u quajtur si i tillë në sondazhe. / KultPlus.com

** ARCHIV ** Sir Sean Connery trifft am 7. Juni 2007 zu einer Verleihung des American Film Institute in Los Angeles ein. Der legendaere Schauspieler und fuer viele Fans der einzig wahre James Bond, stellt beim Buchfestival in Edinburgh seine Memoiren vor. Der zum “Sir Sean” geadelte Connery hat in in der schottischen Metropole einst als Milchmann gearbeitet und feiert am Montag zudem seinen 78. Geburtstag. Seine Erinnerungen, vom Festival-Veranstalter vorab als “bemerkenswertes Dokument” bezeichnet, heissen “Being a Scot” (“Schotte sein”). (AP Photo/Matt Sayles, Archiv) ** zu APD3625 ** — ** FILE ** Sean Connery arrives at the American Film Institute Life Achievement Award event honoring Al Pacino in Los Angeles on Thursday, June 7, 2007. (AP Photo/Matt Sayles, File)

‘Qe, ndoshta edhe ajo rrin si unë e humbun’

Anton Pashku: Poema simfonike, 1958

Qe, ndoshta edhe ajo rrin si unë e humbun
ne shkretinën e paanë të vetmis.
Rrin dhe rrënkon e flet me gjuhën e heshtjes…
Nji barkë u nis prej limanit, atëherë kur deti ishte
plot valë.
Stuhi! Stuhi…

N’at barkë lundronte nji zemër, zemër …
Stuhi…Barka hepohet, barka anohet…
Barka dhe vala…
Ej, oj…Zemra mbi barkë…
Stuhi…

Vala mbi barkë e zemër…
Oj…Zemra u fundos…
Ej, mbi det nji deshirë…
Ah…Valet e muerën… / KultPlus.com

‘I am I’ përdorë fytyrat e politikanëve si ironizim për festën e Halloween, i quan skandaloz

Artisti kosovar i njohur si ‘I am I’, i cili njihet për protestat e tij që lidhen kryesisht me zhvillimet e vendit, kësaj radhe, ai nëpërmjet protestës ka ironizuar duke përdorur figurat e ministrave të qeverisë si maskë për Halloween, shkruan KultPlus.

Në një prononcim për KultPlus ai ka theksuar se nëpërmjet kësaj proteste ai ka ironizuar disa nga figurat politike në vend të cilat mbajnë edhe pozita vendimmarrëse. Ai këta persona i ka konsideruar si ‘ministrat skandaloz’ të qeverisë Hoti.

“Performanca protestuese eshte nje ironizim per festen e Halloween, duke i paraqitur me maska Ministrat skandaloz te Qeveris Hoti, duke filluar nga Minstri i Shendetesise Armend Zemaj,Ministri i Arsimit Ramë Likaj,Minister i Puneve te Brendshme Agim Veliu,Ministri i Drejtesisë Selim Selimi,Ministrja e Financave Hykmete Bajrami si dhe vet Kryeministrin Avdullah Hoti dhe Zevendes Ministrin Driton Selmanaj, po ashtu edhe kordinatorin per dialog Skender Hyseni dhe kordinatorin nacional per siguri kibernetike Zafir Berisha”, shprehet artisri ‘I am I’.

Performanca protestuese është zhvilluar natën e mbrëmshme në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, përballë objektit të Kuvendit të Kosovës.

‘I am I’ ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, ku dhe figurat të cilat i ka përdorur i ka cilësuar si fotografitë e frikshme të qeverisë.

“GJUETI SHTRIGASH. THE SCARY FACE OF THE HORROR GOVERNMENT. KUNGULLI NUK RRIN GJITHMONË MBI UJË!”, është mbishkrimi i artistit.

Ndërkaq në fotografitë që ai ka postuar vërehet edhe përdorimi i maskave me fytyrat e Avdullah Hotit, Armend Zemaj, Driton Selmanaj, Skender Hyseni e shumë të tjerë të cilët mbajnë në duar kungullin, si dhe fshesën në të cilën shkruan ‘gjueti shtrigash’. / KultPlus.com

Adriana Matoshi, fituese e çmimit ‘Aktorja më e mirë’ në Mostra de València

Adriana Matoshi u shpall fituese e çmimit ‘Aktorja më e mirë femër’, në Festivalin e Filmit Mostra de València, shkruan KultPlus.

Matoshi këtë çmim e mori për rolin e saj në filmin ‘Zana’.

Filmi trajton një temë shumë të ndjeshme, ku personazhi kryesor i luajtur nga Adriana Matoshi, e përhumbur nga e kaluara e saj e shtypur prej kohësh dhe e trysnuar nga familja për të kërkuar trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj, një grua kosovare që përpiqet të pajtojë pritjet e mëmësisë me një trashëgimi të brutalitetit të kohës së luftës. / Kultplus.com

Ribashkimi romantik i çiftit 90-vjeçar

U ndanë që prej muajit shkurt për shkak të pandemisë dhe tashmë, më në fund Derek dhe Phyllis Mapes të dy nga 90 vjeç u ritakuan në një mbrëmje romantike, e cila nisi me një përqafim dhe një puthje.

Në shkurt, Phyllis u sëmur dhe përfundoi në spital, duke humbur edhe 66-vjeteorin e lidhjes së tyre. Më pas, ajo u transferua në qershor në Norwich, duke qëndruar larg bashkëshortit. Ata folën në telefon, por kurrë nuk e kishin takuar njëri-tjetrin para se një restorant të organizonte për ta një mbrëmje romantike.

Vajza e tyre ndihmoi stafin e restorantit për të organizuar darkën, ndërsa u kujdes edhe për kostumet e tyre më të mira. Ata u martuan në vitin 1954 dhe kanë tre fëmijë dhe 7 nipër e mbesa.

Përfundon ‘Pen for Culture’, ekspozita që bëri bashkimin e tre fushave artistike

Medina Pasoma

Muret e KultPlus Caffe Gallery mbrëmë u mbushën me frymëzimet e të rinjve në tri fusha të ndryshme të artit, duke bërë që në këtë ambient të jehonte eleganca e krijimit. Fotografi urbanistike që detajonin veçantitë arkitektonike të Prishtinës, portretet të cilat shpalosnin thellësinë e individëve dhe peizazhe të kombinuara me llojllojshmërinë e ngjyrave vjeshtore mbizotëruan në ekspozitën e fotografisë nga ProPlus, teksa kjo shënoi edhe fundin fundin e tre punëtorive ku përfshiheshin ese, piktura dhe fotografi të projektit ‘’Pen For Culture’’, shkruan KultPlus.

Në ekspozitën që mbrëmë bëri bashkim e tre fushave artistike, sytë e të pranishmëve ndërronin vend nga fotografitë profesionale që kishin ndalur momentin, te eseja e cila nëpërmjet rreshtave përçonte ndjenja dhe në fund ndesheshin me ngjyrat e bukura të pikturave.

ProPlus kishte arritur suksesshëm t’i bëj bashkë tre frymëzime për të rinjtë, duke e bërë dikë t’i fliste botës nëpërmjet fjalës, dikë ta pikturonte botën që shihte dhe dikë tjetër ta jetësonte një pamje të botës gjerë në pafundësi nëpërmjet fotografisë. Hapja e ekspozitës së fotografisë mundësoj edhe kurorëzimin e mbarimit të projektit ‘’Pen For Culture’’ të mbështetur nga Ambasada Amerikane, në të cilin u organizua punëtoria për ese me profesionisten Vjosa Sadriu Hamiti, për pikturë me artisten Zake Prevlukaj dhe ajo për fotografi me mjeshtrin Hazir Reka.

Në ceremoninë hapëse të ekspozitës së fotografisë ishin të pranishëm të rinjtë e këtyre tre punëtorive, artistë, mentorët profesionistë dhe familjarë. Fjalën hyrëse e morri drejtoresha e organizatës ‘’ProPlus’’, Ardianë Pajaziti e cila tregoj që përmbyllja e këtij projekti parashihej të ndodhte më parë, mirëpo pandemia e bëri që të shtyhej.

Tutje Pajaziti çmoi lartë kontributin e profesionistëve Sadriu-Hamiti, Prelvukaj dhe Reka, duke thënë se të pjesëmarrësit e punëtorisë kishin çfarë të marrin nga ta.

‘’Unë po besoj që ka qenë një përvojë shumë e mirë për të rinjtë. Ne i kemi zgjedhur këta tre mentorë për shkak se janë emra shumë të mëdhenj. Uroj që këto tre ditë që i keni pasur veç e veç të ju shërbejnë në të ardhmen në profesione të ndryshme’’, tha Pajaziti teksa fliste për punëtoritë tre ditore.

Pajaziti vlerësoi se të rinjtë kishin fatin e bashkëpunimit me këta tre personalitete, e që dituria e fituar nga këto punëtori do t’iu shërbej në fushat përkatëse të esesë, pikturës dhe fotografisë.

‘’Ky është një ambient i vogël por qe ka e ka bërë një ndërlidhje aq të mirë mes fotografisë, piktures dhe esesë. Do të thotë është produkt i rrugëtimit tonë në kuadër të pen for culture por qe rezultati i kesaj pune është brenda ketyre mureve’’, tha për fund drejtoresha e ProPlus.

Në anën tjetër Hazir Reka si shoqërues i të rinjve në punëtorinë e fotografisë u shpreh se ndjehet tejet mirë me fotografitë që kanë nxjerr të rinjtë përgjatë periudhës tre ditore dhe se kjo do të jetë një nismë e mirë për ta.

‘’Edhe atë ditë kur u takuam së bashku unë ju thashë që në moshën tuaj unë kam filluar të merrem me fotografi, diku në moshën 17-18 vjeçare, ndërkaq atë kohë mua nuk më ndihmoi askush’’, u shpreh Reka, i cili beson se punëtoria për të rinjtë ishte një shansë e mirë.

Tutje, Reka shprehu interesimin që të jetë përherë në ndihmë ndaj këtyre të rinjve dhe diturinë që e kanë marrë në punëtorinë e ProPlusit ta zgjerojnë edhe më shumë.

Udhërrëfyese përmes fjalës në punëtorinë për ese kishte qenë Vjosa Sadriu Hamiti, e cila beson se këta të rinj që kanë marrë pjesë në punëtori kanë potencial të mjaftueshëm për të shkëlqyer në gjuhë dhe letërsi.

‘’Unë jam ndarë shumë e kënaqur me esetë që i keni shkruajt, sidomos e vecantë ka qenë menyra e te menduarit dhe mënyra kritike e temave që i keni marrë vetë’’, vlerësoj Sadriu Hamiti.

Tutje ajo shtoi se është tejet e gëzuar për sukseset e punëtorisë së mbajtur me të rinjtë e talentuar në shkrim. Hapja përveç që u shoqërua me lavdata rreth mënyrës së organizimit, ajo kishte edhe karakter mbështetës për të rinjtë. Pjesëmarrësit e tre punëtorive morrën mirënjohje për sukseset e tyre përgjatë kësaj periudhe të bashkëpunimit.

Vlerë Mehmeti sonte pati rastin që fotografitë që i kishte shkrepur t’i shihte të varura në muret e KultPlus Caffe Gallery dhe të merrte komplimente nga të tjerët për mënyrën e shkrepjes. Ajo thekson se punëtoria mbetet një kënaqësi për të, teksa shton se secili ka mësuar diçka më shumë për artin e të fotografuarit.

‘’Ishte poashtu ndjenjë e veçantë t’i shohësh fotografitë që i kemi shkrepur të varura në mur. Sot ishte një aheng shoqërues, patëm rastin të njoftohemi edhe me ekipet paraprake të esesë dhe pikturës dhe t’i shohim edhe krijimtarinë e tyre’’, shprehet Mehmeti.

Piktura e Aulona Zullufit e cila qyshmoti është prezente në KultPlus Caffe Gallery sonte u takua me krijimtaritë artisitike të të tjerëve. Ajo nëpërmjet pikturës ka shprehur dy zhytje krejtësisht të ndryshme, njërën në pafundësinë e detit dhe tjetrin në atë teknologjike. Këtë e ka bërë nëpërmjet simbolit të markës ‘’apple’’ në anije, ndërkaq në guri nga anash vërehet fytyra e njeriut. Rrjedhimit zhytja në këtë teknologjike, po e ngurtëson njeriun sipas Zullufit.

Aulona çmonte lart punëtorinë dhe mentoren përgjatë tre ditëshit në pikturë, Zake Prevlukaj, për të cilën shprehet se i ka mësuar e frymëzuar pjesëmarrësit. Ndërkaq një ndjenjë të mirë i ka falur edhe bashkimi i krijimeve artistike të ndryshme.

‘’Ka qenë një ndjesi shumë e mirë qe i kanë bashkuar tre artet në një vend. Sa i përket punëtorisë prej secilit kam mësuar të reja, madje edhe prej artistëve pjesëmarrës të cilët ishin në mosha të ndryshme por kishin shumë talent, dhe të japnin energji pozitive e frymëzim për të vazhduar tutje’’, thotë Aulona Zullufi.

Në anën tjetër në punëtorinë për ese, Lume Selmani përdori fjalën për të përshkruar atë çfarë ndjente dhe mendonte. Qysh e vogël ajo e kishte kapur lapsin mirëpo, punëtoria e ka shtyer që ta duaj edhe më shumë të shkruarit.

‘’Kjo punëtori m’i ka thelluar njohuritë edhe më shumë për të shkruarit dhe për esenë sepse kemi marrë informacione që më parë nuk i kemi ditur’’, tha Lumja teksa çmoj kontributin e mentores për këtë.

Madje ajo përmend se me pjesëmarrësit e punëtorisë shpesh i flasin kujtimet që kanë krijuar përgjatë kohës sa po gjenin frymëzim letrar së bashku dhe mezi kishin pritur për ngjarjen finale, të cilën e vlerson shumë.

‘’Ështe një ndjesi shumë e mirë sepse është një llojllojshmëri e tri arteve, ese, pikturë dhe forografi. Sa shkoj eseja me pikturen, aq shkoj fotografia. Me vie mire qe i pamë prape tri grupet’’, shton Selmani duke shpresuar që ProPlus të organizoj edhe tjera ngjarje të tilla.

Këto tre punëtori përfshinin esenë, pikturën dhe fotografinë me mentorimin profesionist të Vjosa Sadriu Hamitit, Zake Prevlukajt dhe Hazir Rekës. Këto organizime të ProPlusit me mbështetjen e Ambasadës Amerikane u shënuan me nga një ekspozitë për gjithësecilën, e në fund duke përfunduar në një të përbashkët, kështu duke përmbyllur projektin ‘’Pen for Culture’’. / KultPlus.com

Xheni Karaj publikon këngën sensibilizuese për të drejtat e LGBTI, marrin pjesë ambasadorë e artistë (VIDEO)

Aktivistja e të drejtave të komunitetit LGBTI, Xheni Karaj ka postuar një video sensibilizuese në profilin e saj në Instagram mbi komunitetin LGBTI.

Ajo ka postuar një pjesë të këngës “E izoluar përbrenda” e cila simbolizon karantinën shpirtërore të personave të këtij komuniteti, mbylljen e tyre si dhe frikën për të shprehur haptazi ndjenjat e tyre.

Në këtë videoklip kanë marrë pjesë diplomatë dhe artistë të ndryshëm të cilët i janë bashkuar në mbështetje të të drejtave të LGBTI. Pjesë e saj ishte dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, Peter Zingraf e Luigi Soreca. Prodhimi eshte nje bashkepunim i artisteve me te mire si Bojken Lako, Marsela Cibukaj e Anxhela Llaha.

Postimi i plotë në Instagram

Në muajt mars dhe prill, aktivistë dhe pjesëtarë të komunitetit, po diskutonin për temën qendrore të Paradës së Krenarisë 2020, në një kohë kur e gjithe bota po kalonte momentet e një pandemie dhe karantine të vështirë. Ajo çfarë u kuptua, ishte se karantina nuk ishte një realitet i ri për shumicën e personave LGBTI+. “Karantinën” e përjetojnë nëpërmjet izolimit shpirtëror, pamundësisë për të qenë vetja si dhe frikës për të dashuruar haptazi. Është “karantina shpirtërore” esenca e këngës së këtij viti të Qendrës Streha; por njëkohësisht edhe kurajoja dhe fuqia për të dashur, të cilat e thyejnë këtë “karantinë”. Përmes këngës, duam t’i bëjmë bashkë sërish të gjitha këto ndjesi dhe emocione të vitit të vështirë 2020, me shpresën se mund të bashkohemi dhe më tej rreth vlerave të diversitetit, pranimit dhe dashurisë.

Shumë faleminderit Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Ambasada Gjermane Tiranë e cila ka mbështetur realizimin e kësaj kënge. Dëshirojmë të falenderojmë Bojken Lako dhe Angel & Bam Bam Galaxy për këtë këngë fantastike; pjesëtarët e komunitetit LGBTI diplomatët dhe artistët që u bën pjesë e videos. Falenderoj pafund artistet qe na dhuruan kete kenge kaq emocionuese dhe kuptimplote per komunitetin tone. Jeni shembulli konkret i artisteve qe permes artit te tyre ndryshojne jete njerezish. Ju duam fort. / KultPlus.com

Michelle Obama: Martesa është një zgjedhje që t’i e bën çdo ditë, ti martohesh sepse beson tek personi tjetër

Disa ditë më parë, ish-zonja e parë e Amerikës e cila është tejet e dashur për publikun, gjatë eventit të ‘Essence Festival’, mbajti një fjalim ku këshillonte gratë dhe vajzat në gjetjen e partnerit të tyre, shkruan KultPlus.

E martuar prej 26-vitesh me Barack Obama-n, ish-zonja e parë tregoi disa sekrete të vogla që e kanë ndihmuar për një marrëdhënie të shëndetshme dhe jetëgjatë.

“Martesa është një zgjedhje që t’i e bën çdo ditë. Ti s’e bën këtë sepse është e thjeshtë. Ti martohesh sepse beson tek personi tjetër. Zonja dhe zotërinj, prandaj është kaq e rëndësishme të martoheni me dikë që e respektoni. Është e rëndësishme të martoheni me dikë që është i barabartë me ju dhe do që ju të fitoni në jetë aq sa ju doni për ta.”- u shpreh Michelle.

Për ta bërë më të thjeshtë deklaratën, ajo e paralelizoi këtë me sportet.

“Im shoq është skuadra ime. Nëse ne duam ta fitojmë këtë lojë bashkë, ai duhet të jetë i fortë dhe duhet të jetë gjithashtu dakord me forcën që do të tregoj unë. Unë s’dua një lojtar të dobët në skuadrën time, as ai s’e do këtë. Ndonjëherë, ne pranojmë dobësitë tek njëri tjetri pasi kjo duket më e thjeshtë. Bëni kujdes nga burrat ose gratë që duan thjeshtë një njeri të lehtë.”- shtoi ajo. / KultPlus.com