Revista Charlie Hedbo karikaturizon Erdoganin, e portretizon në skena erotike

Revista satirike Charlie Hebdo në numrin e saj të radhës këtë të martë i ka dedikuar në faqen e saj të parë një karikaturë të presidentit turk Regep Taip Erdogan duke e ironizuar atë.

Siç shihet në foto, kopertina e Charlie Hebdo i ka dedikuar presidentit turk një karikaturë të sikletshme.

Franca dhe Turqia janë në kulmin e marrëdhënieve të tyre të këqija diplomatike, teksa replikat në distancë mes dy liderëve politikë vijojnë të prodhojnë tension./ KultPlus.com

https://twitter.com/Charlie_Hebdo_/status/1321134572105572352?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1321134572105572352%7Ctwgr%5Eshare_3%2Ccontainerclick_1&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Frevista-charlie-hedbo-karikaturizon-erdoganin-e-portretizon-ne-skena-erotike%2F

Covid-19: Merkel kërkon disiplinë dhe Gjermania shqyrton kufizime më të ashpra

Kancelarja Angela Merkel të martën u bëri thirrje gjermanëve t’i “përmbahen asaj që dimë” për koronavirusin, në një kohë kur Gjermania lufton me një valë të dytë të infektimeve.

“Ne e dimë si mund ta mbrojmë veten. Ne mund të vazhdojmë me një përgjigje më të fokusuar,” tha ajo në Berlin. “Por ne gjithashtu shohim me rritjen e shifrave, që po të mos i përmbahemi asaj që dimë për virusin, ne kalojmë në situata që janë shprehimisht të vështira.”

Merkeli foli përpara një takimi të rëndësishëm me liderë të landeve, të caktuar për të mërkurën, në të cilin ajo pritet të bëjë presion për kufizime më të ashpra për të frenuar përhapjen e COVID-19./ KultPlus.com

Rrëfimi i astronautit që mban rekordin për kohën e qëndrimit në hapësirë

2 nëntori shënon 20 vjetorin e dërgimit të njerëzve të parë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Scott Kelly, astronauti që mban rekordin e qëndrimit në stacion me 340 ditë resht, rrëfen përvojën e tij.

Scott Kelly, një astronaut amerikan dhe kapiten i marinës amerikane, tashmë në pension, ka regjistruar më shumë se 15 mijë orë fluturimi në 40 mjete ajrore dhe hapësinore.

Përvoja e tij e gjatë në hapësirë përfshin dy fluturime në anijen ruse Soyuz, e cila u nis nga dhe zbriti në Kazakistan.

Ai po ashtu qëndroi dy herë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në cilësinë e komandantit.

I pari ishte një mision 159 ditor më 2010-2011, pasuar nga misioni prej 340 ditësh më 2015, së bashku me kozmonautin rus Mikhail Kornienko.

Kelly reflekton mbi kohën e tij në Stacionin ndërkombëtar të Hapësirës, në prag të 20 vjetorit të dërgimit të njerëzve atje.

“Një nga arritjet më të mëdha të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor është fakti se ai është një program ndërkombëtar dhe është një eksperiment i vazhdueshëm se si mund të jetosh dhe punosh në një hapësirë të kufizuar dhe me shumë rreziqe, sepse një ditë duam të shkojmë në Mars. Duam të shkojmë në vende tjera të sistemit tonë diellor”, thotë ish astronauti i NASA’s.

Kolegia e tij, astronautja Kate Rubins, votoi më 22 tetor për zgjedhjet presidenciale amerikane ndërsa ndodhej më shumë se 200 milje mbi tokë.

Kelly, i cili po ashtu ka votuar nga hapësira, shpjegon procesin.

“Mendoj se është me rëndësi që të gjithë të votojnë. Unë kam votuar nga hapësira, prandaj askush nuk mund të arsyetohet. Mua më ndihmoi NASA të votoj. Është njësoj si në tokë, të duhet një plan, nëse do të votosh ditën e zgjedhjeve ose përmes postës. Është e rëndësishme të pranojmë se ka shumë mënyra për të votuar. Edhe pse nuk është e detyruar të votosh, unë mendoj se e kemi detyrim qytetar”, thotë ai.

Sytë dhe sistemi imunitar i astronautit nganjëherë reagonin çuditshëm gjatë qëndrimit në orbitë, të paktën krahasuar me trupin e vëllait të tij binjak në tokë, Mark.

Lajmi i mirë është se ai po përmirësohet. Kështu thonë shkencëtarët që publikuan rezultatet e studimit të binjakëve, një hulumtim i parë që mundësoi ndjekjen e pasojave biologjike gjatë qëndrimit në një anije hapësinore duke krahasuar vëllezërit.

Një ekip ekspertësh analizoi shëndetin e binjakëve para, gjatë dhe pas qëndrimit 340 ditor të zotit Kelly në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Studimi analizon rreziqet e mundshme të fluturimeve më të gjata hapësinore.

Astronauti thotë se Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës përfaqëson atë që mund të arrihet nga njerëzimi nëse bashkëpunohet dhe dëgjohen ekspertët.

“Ky stacion është gjëja më e vështirë që e kemi bërë ndonjëherë. Madje më e vështirë se shkuarja në hënë. Është një dëshmi se nëse përqendrohemi tek diçka, nëse dëgjojmë ekspertët, nëse punojmë si ekip mund të arrijmë gjëra të pabesueshme” thotë astronauti Scott Kelly.

Në kohën kur kapsula me astronautët Kelly dhe Krinenko u lëshua nga Kazakistani, dyshja kishte udhëtuar 144 milionë milje në hapësirë, ishin rrotulluar 5 mijë e 440 herë rreth tokës dhe kishin përjetuar 10 mijë e 880 herë lindjen dhe perëndimin e diellit në orbitë./voa/ KultPlus.com

Kraki: Ju e vlerësoni prerjen e kokave, unë me përbuzje pshty në surratin e secilit barbar

Shkruan Nezir Kraki

Nuk është turp mos me ditë. Turp është mos me pranu me msu.

Sepse, siç thotë populli ynë i dashun « tupani bjen per ata që kanë vesh ».

E unë s’kam zgjidhje per ata që s’kanë as vesh me degju, as sy me lexu e as mend me kuptu.

Shkrimet e mia janë 100% të miat dhe dijeni që edhe kur flas per Francën ne fakt jam duke fol për neve shqiptarët.

Nëse e kuptoni thelbin e asaj qe them, bravo! Nëse jo, s’ka dert.

Ju luftoni per urrejtje, une luftoj per liri.

Ju e vlerësoni prerjen e kokave, unë me përbuzje pshty në surratin e secilit barbar.

E kam thënë publikisht që armiku im është injoranca. Injoranca është armik i islamit poashtu. Armik i kombit gjithsesi.

Kur them bojkotojeni injorancen e jo Francen nuk e kam me e shpetu Francen nga bojkoti por me e çliru trunin tuaj nga terrori qe shkakton mosdija. Se, pasha juve, s’ka fe as profet që i do injorantët. Kështu që, ju jeni të fundit në çdo listë, edhe në Tokë edhe në Qiell.

Permiresojeni bile pak vendin e juj ne Tokë e mesoni diçka njerezore se n’xhenet s’keni me m’taku. Unë as n’xhenet s’pranoj te jem me kokeprerës.

Neser e bej nje shkrim per « xhihadistet e fejsbukut si dhunues te islamit» dhe për perkrahesit e barbarise permes teorise « ai profi e ka lyp ».

Ndërkohë, si kofshin vofshin!/ KultPlus.com

Kinemaja e Pejës, hapësirë që përdoret për të gjitha aktivitetet kulturore


Në vitin 1999, pas përfundimit të luftës në Kosovë, pjesa më e madhe e qytetit të Pejës u shkatërrua. Kinemaja e qytetit e cila u dëmtua rëndë, ndau fatin e shumë ndërtesave në qytetin e Pejës. Për ta riaktivizuar atë, një shumë e konsiderueshme parash duhej të investohej për të restauruar pjesën më të madhe të ndërtesës. Donatorët e parë u gjetën në Itali, ndërsa ideja fillestare ishte ta shndërronin kinemanë në një teatër klasik, pasi ndërtesa e Teatrit “Istref Begolli” ishte nën kontrollin e KFOR-it italian.

Kinemaja “Jusuf Gervalla” (ish Kino Radi) është ndërtuar me qëllim që të sigurojë një hapësirë ​​kulturore në qytetin e Pejës, ndërsa gjatë periudhës 1955-1998 ka shërbyer si pikë qendrore e aktiviteteve të përbashkëta kulturore për banorët e komunës së Pejës, duke përfshirë kështu shfaqjen e filmave më të fundit, diskutime publike për filma të ndryshëm, koncerte muzikore, shfaqje teatrale dhe programe për fëmijë, duke u bërë kështu një nga institucionet kulturore më të frekuentuara të asaj kohe.

Kinemaja “Jusuf Gervalla”, në të kaluarën është njohur si Kino Rad (“Kinema e Punëtorëve”) u ndërtua në vitin 1955 me paratë e Sindikatës së Punëtorëve. Kinemaja ishte një ndërmarrje e shfaqjes së filmit që në atë kohë quhej Komuniteti Vetëqeverisës i Interesit në Kulturë (SCIC).

Kurse pas investimeve, Asambleja Komunale përmes një vendimi, ia dha kinemanë Anibarit për ta përdorur atë për një periudhë 15 vjeçare. Programi i aktiviteteve që Anibar kishte prezantuar përfshinte aktivitete si: shfaqja e filmit, panele diskutimesh dhe debate, koncerte, duke mos përjashtuar punëtori të ndryshme dhe zhvillimin e Akademisë së Animacioneve.

“Kinemaja e qytetit është pikëtakim i së kaluarës dhe i së ardhmes, i aktivizmit qytetar për avansim shoqëror, pajtimit dhe vend i mundësive të reja për dije dhe kreativitet. Kinema Jusuf Gërvalla shërben si hapësirë alternative ku organizohen aktivitete kulturore, festivale, ngjarje, shfaqje filmave, diskutime etj. Ndërtesa renditet si monument historik në listën e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare” tha Vullnet Sanaja, drejtor ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Anibarit, për KultPlus.

Pas luftës, përmes ndihmës së dhënë nga një organizatë donatore nga Italia kinemaja është rindërtuar, rindërtimi filloi më 1 Korrik 2000, dhe kinemaja u rihap në shkurt 2001. Ndërtimi i përfunduar në këtë fazë nuk ka qenë në pajtim me kodin e ndërtesave të trashëgimisë kulturore për të ruajtur formën dhe arkitekturën e kohës, për këtë arsye ndërtesa ka humbur një pjesë të identitetit të saj, e cila mund t’i rikthehet përmes një programi të mirëfilltë të restaurimit.

Kinemaja i jep mundësi te rinjve që të organizojnë tubime të ndryshme kulturore, siç janë aktivitete muzikore, shfaqje teatrale, promovime dhe fjalime.

Dimal Stublla qytetar nga Peja tregon se pse është kino e rëndësishme dhe se çka duhet të ndryshojë.

“Personalisht kam marr pjesë në shumë aktivitete gjatë viteve. Kino mendoj që është i rëndësishëm, pasi që Pejës si qytet i ka humbur sensi kulturor”, ka thënë ai.

Komuna e Pejës ka kaluar nëpër procedurën e alokimit për përdorim afatshkurtër të pronës së paluajtshme komunale, kryer përmes procedurës së ankandeve publike përmes të cilave procedura Anibar-it i është dhënë koncesioni për 15 vitet e ardhshme, çka do t’i mundësojë Anibar-it ta rivitalozojë, rimëkëmbë dhe t’ia rrisë vlerën ndërtesës përmes strategjisë së tij të zhvillimi dhe programit të paraparë për avancimin kulturor të kinemasë.

Në Kinema Jusuf Gërvalla shfaqen filma-dokumentar, të animuar, të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër, zakonisht shfaqen filma artistikë dhe alternativ.

Kinemaja Jusuf Gërvalla ka një program vjetor të rregullt. Programi aktual i Kinemasë përfshin shfaqje filmash, diskutime publike, netë poezie, koncerte, përformanca, dhe aktivitete tjera kulturore.

Kino nuk duhet të qëndroj gjithmonë si pjesë e një organizate, thotë Ariston Lipa qytetar nga qyteti i Pejës, i cili ka mbajtur edhe një aktivitet rreth robotëve në Kino.

“Shumica aktiviteteve janë të Anibar që ndodhin në kinema. Për momentin involvimi është veç si vullnetar, po s’ka shumë aktivitete përveç menaxhimit të kinos dhe kur ka ndonjë event si frankofonia ose shfaqja e ndonjë filmi. Unë  kam mbajt me Anibar një aktivitet, është quajtur “Cute Robots” ka qenë aktivitet me fëmijë 5-7 klasë të cilët do ndërtonin robota skulpturë prej pjesëve elektronike të vjetra… Kinemas i mungon një mision, qëllimi objektiv specifik se ku dëshirojmë të arrij mbas 3-5 viteve, jo vetëm një organizatë ta menaxhoj dhe ta përdor si zyre e kohë  pas kohë të bëjë  aktivitet koti”, ka thënë ai.

Anibar filloi negociatat me Komunën e Pejës që nga viti 2014 për të rritur numrin e aktiviteteve në kinema, megjithëse Anibar kishte përdorur kinemanë që nga viti 2010 për aktivitetet e saj. Vetëm në vitin 2014 kinemaja filloi të ringjallet me programe, pas negociatave të shpeshta me Komunën e Pejës, të cilat vërtiteshin rreth qëllimit të rritjes së numrit të aktiviteteve të kinemasë, të cilat njëkohësisht do të kontribuonin në ringjalljen e ndërtesës e cila ka qenë pasive në vite.

Kino Jusuf Gërvalles i mungon leja për shfaqjen e filmave në suaza të rregullta, dhe mundësi iu jep vetëm aktiviteteve të cilat janë të aprovuara nga Drejtorati i Kulturës dhe Sportit.

“U jap mundësinë ta shfrytëzojnë hapësirën dhe paisjet e kinos për aktivitete të aprovuara nga Drejtorati i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në qoftë se do të rifunksionalizohej, rëndësia e kinos do të vinte në konsideratë në aspektin kulturor dhe rekreativ. Ndryshimet në Kino do të ishin logjistike (paisjet) dhe administrative (leje për shfaqjen e filmave në suaza te rregullta). I mungon qëllimi. nuk plotëson aktivitetet që nënvizohen në fjalinë “kino-teatri i qytetit”. Andaj momentalisht do e cilësoja si objekt me potencial për zhvillim”, thotë Kastritot Lipa .

Kinemaja ka qenë prej kohësh dhe mbetet edhe sot, vitrina më e mirë për filmat e rinj. Disa filma mund të qëndrojnë në kinema për disa javë me radhë, ndërsa të tjerët mund të zhduken shumë shpejt. Një gjë është e sigurt – filmat nuk shfaqen thjesht në kinema rastësisht.

Sidoqoftë, kinemaja e vetme e qytetit të Pejës ende nuk funksionon me aktivitete të përditshme për shkak të mungesës së kushteve teknike, siç është një projektor dixhital që do të mundësonte shfaqjen e filmave më të rinj. Pavarësisht nga këto vështirësi, mund të thuhet se Kinema “Jusuf Gervalla” është burimi alternativ më efektiv i programeve edukative-kulturore./ Diona Krasniqi/ KultPlus.com

Ilirët e fundit në Kelmend, cikël ekspozitash kushtuar foto lajmit

Ekspozita “Escale” organizohet prej vitesh në Francë dhe ka si qëllim të dëshmojë realitete të ndryshme në vende të botës, nëpërmjet punës së fotoreporterëve.

Në ekspozitën e këtij viti, e cila mbyllet më 20 nëntor, është edhe fotografia nga Shqipëria, foto e realizuar në Kelmend nga fotoreporteri francez Denis Meyer.

Ilirët e fundit

“Në Kelmend, një rajon malor në veri të Shqipërisë, jetojnë pasardhësit e fundit të popullit ilir. Mënyra e tyre e të menduarit, jetuarit dhe e të vepruarit evoluon në harmoni me natyrën ndërsa janë pjesë e një mendimi dhe mençurie tradicionale të integruar në modernizëm. Bilanci midis njerëzve dhe natyrës formon rendin shoqëror dhe kulturor. Ky rajon fsheh një nga ekosistemet më të pasura të kontinentit Evropian.

Kjo trashëgimi eko-kulturore rrezikohet nga një garë e vërtetë për për ujëra blu. Mijëra kilometra lumenj, miliona njerëz dhe qindra specie kërcënohen.”

Nga lufta për ruajtjen e ekosistemeve përballë një bote të re të tepërt të konsumit dhe industrializimit me tradita të dobëta kulturore dhe familjare, te forcat thelbësore njerëzore e protestës, ekspozita “Escale – Images du Réel” dëshmon imazhe të realiteteve të botës.

Një vend ku mund të mblidhet brezi e ri i fotoreporterëve dhe lirisë së shprehjes, “Escale” ka si qëllim të mbështesë ata që raportojnë informacione.

“Escale” synon të realizojë një takim mujor për të zbuluar, takuar, shkëmbyer, diskutuar dhe marrë kohë për të kuptuar më mirë lajmet ndërkombëtare, për tí deshifruar ato, për të njohur profesionin e fotoreporterit.

Ekspozita e hapur në qendrën “Paris Anim’ La grange aux Belles” në Paris do të qendrojë e hapur deri më 20 nëntor./ diapsorashqiptare/ KultPlus.com

Arbër Sadiki: Klerikët janë për ti prirë ritualeve fetare, arkitektët duhen ti prijnë ndërtimit të objekteve

Islami, katolicizmi dhe ortodoksia, kanë bashkëjetuar prej kohësh në Kosovë. Dhe secili objekt fetar ndryshon edhe nga arkitektura dhe stili që kanë. Arkitektura në trashëgiminë kulturore të objekteve fetare përbën një rol unik, dhe mjaftë e rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

Metoda themelore e hulumtimit është studimi i rasteve – përfshirë shumë raste dhe për nivele të ndryshme të analizës. Çështja e rolit të arkitekturës së objekteve fetare në qytet nuk shqyrtohej shpesh. Ndërveprimi i objekteve arkitektonike në strukturën hapësinore përreth është subjekt i luhatjeve.

Objektet e shenjta së bashku me mjedisin e tyre funksional të lidhur, kanë një ndikim të rëndësishëm në përbërjen e qytetit urban. Objektet e shenjta krijojnë imazhin e hapësirave publike. Përbëjnë një strukturë funksionale tërheqëse dhe të hapur për veprimtari të ndryshme. 

Vlera arkitektonike e objekteve sakrale, ka një efekt të rëndësishëm në aktivizimin e rajoneve dhe rajoneve turistike dhe të biznesit, dhe rrisin aftësinë konkurruese të qytetit dhe ndryshojnë kuptimin e tij në nivelin kombëtar ose ndërkombëtar. Arkitektura e objekteve fetare është zakonisht e stilit: gotik, romanesk, bizantin, rilindjes (renesanca), barok, victorian, mesopotamiane etj. 

Arbër Sadiki, arkitekt i Kosovës ka thënë për KultPlus se arkitektura e religjionit nuk ka se si të ndryshojë shumë prej arkitekturës së përgjithshme që prodhon një shoqëri.

“Natyrisht që arkitektura e një religjionit manifeston edhe parimet e atij religjioni në raport Perëndi – Njeri. Sa më të hapura, transparente, të çiltërta, të sinqerta, parimet arkitekturore mbi të cilat zhvillohet ndërtesa, manifeston edhe nivelin e përmbushjes së kategorive të nga vet ai religjion” ka thënë Sadiki, i cili më tutje tregon se ndërtesat fetare mesjetare ishin imponuese, të mbi-dimensionuara në raport me shkallën njerëzore për të imponuar nënshtrim, sepse vet qasja e religjioneve ndaj njeriut ishte e tillë.

“Nuk mund të themi të njëjtën për një ndërtesë fetare bashkëkohore, ku njeriu është në qendër të vëmendjes duke kërkuar afërsinë e tij me perëndinë përmes parimeve të çiltërsisë, transparencës, sinqeritetit, e jo imponimit. Por, derisa tek të parat, (mesjetaret) ato unifotrmisht manifestonin cilësi të tilla, tek rasti i dytë (bashkohoret), fatkeqësisht, jo gjithmonë manifestojnë cilësitë e cekura më lartë”, ka thënë Sadiki, i cili ka treguar më tej edhe për ndikimin që kanë këto ndërtesa fetare në zhvillimin e  mjedisit, duke qenë se i dedikohen perëndisë, vëmendja ndaj tyre gjithmonë është më e madhe.

“Mu për këtë, impenjimi gjatë realizimit të tyre duhet të jetë maksimal. Duke qenë se çdo religjion mëton të përkryerën, këtë duhet ta manifestojë edhe në arkitekturë. Mu ashtu siç bënin në Greqinë Antike, kur skulpturat që u dedikoheshin perëndive duhet patjetër të ishin të përkryera artistikisht”, ka vijuar ai.

Kurse në bazë të kritereve urbanistike që i përmbushin ato në kuptimin hapësinor, Sadiki thotë se vet lokacionet tyre të cilat paracaktohen pa kurrfarë kriteri profesional, pamundësojnë performancë të mirë të tyre urbanistike.

“E dyta, në shumicën e këtyre ndërtesave të realizuara 20 vitet e para janë kopje që barten gjithandej, dhe asnjëherë të projektuara saktësisht për vendin e caktuar. Kjo pamundëson akomodim dhe performancë të mirë urbane. Këto dy gabime që janë bërë gjithandej nëpër ndërtesa të kësaj kategorie të ndërtuara anekënd Kosovës, për fat të keq i gjejmë edhe tek Katedralja “Nënë Tereza”, dhe, sipas të gjitha gjasave, do ti gjejmë edhe te Xhamia e Madhe në Prishtinë”, ka thënë ai.

Nivelin që e kanë këto objekte fetare në krahasim me arkitekturën jashtë vendit, Sadiku për KultPlus ka treguar se sot gjithandej nëpër botë arkitektura sakrale ka avansuar aq shumë, saqë ndërtesat e kësaj kategorie shpesh përfaqësojnë ndërtesat më bashkëkohore.

Sadiki poashtu ka thënë se sa i përket paraqitjes së tyre të identitetit origjinal arkitektonik, të vetmet ndërtesa të kësaj kategorie që gëzojnë kualitet arkitektonik dhe rrjedhimisht me kohë kanë formuar identitetin e tyre arkitektonik duke u bërë si shenjëzime të vendeve ku janë ndërtuar.

“Janë xhamitë e ndërtuara gjatë periudhës otomane, këtu mund të veçojmë: Sinan Pashën në Prizren (1615) dhe Xhaminë e Mbretit në Prishtinë (1461), si dhe kishat mesjetare ortodokse, si: Manastiri i Graçanicës (1315) dhe Levishka në Prizren (1306)” ,duke shtuar se gjithçka që është ndërtuar 20 vitet e fundit në kategorinë e ndërtesave të kultit, janë më shumë një përzirje turbofolku patetik se sa tendencë për të shprehur çfarëdo identiteti arkitekturor.

Sadiki për KultPlus ka thënë se sa i përket gabimeve që përsëriten në arkitekturën e objekteve fetare, nuk mund të flitet për gabime, por kemi të bëjmë për bërjen keq të tyre me paramendim.

“Vet fakti që personat kyç që vendosin për mënyrën e realizimit të tyre nuk janë profesionistët (arkitektet, urbanistët, estetët, inxhinieret,…), por klerikët fetar, dështimi i tyre nuk vjen si rrjedhojë e gabimeve gjatë procesit, dhe si rrjedhojë, dihet se do të dështojë. Klerikët fetar janë për ti prirë ritualeve fetare, arkitektët janë ata që duhen ti prijnë ndërtimit të ndërtesave fetare. Rastet që pasqyrojnë më së miri këtë dështim janë mënyra se si është ndërtuar Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë, dhe se si kanë rrjedhur gjërat deri më tani për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, po ashtu në Prishtinë” shton Sadiki për KultPlus.

Alfred Sokoli nga Katedralja e “Nënë Terezës” në Prishtinë, për KultPlus ka treguar se kur flasim mbi arkitekturën e Kishës i referohen arkitekturës së ndërtesave të kishave të krishtera.

“Tash 2000 vite të Krishterimit në botë, stili ka evoluar, në njërën anë nga arritjet e mëdha të njerëzimit e në anën tjetër duke imituar stile tjera arkitektonike dhe duke iu përgjigjur ndryshimeve, praktikave dhe traditave lokale. Nga lindja e Krishterimit e deri më tani, objektet më të rëndësishme për arkitekturën e krishterë kanë qenë kishat e mëdha të Bizantit, kishat romanike, katedralet gotike dhe bazilikat e Rilindjes me theks të veçantë në harmoninë”, ka thënë ai.  

Më tutje tregon se këto ndërtesa të mëdha, shpesh të dekoruara dhe në pikëpamje arkitekturale të çmuara ishin karakteristikë dominuese e qytetit apo fshatit ku ndodheshin. Ndërsa disa mbahen si vepra arti sublime dhe të papërsëritshme, shumë të tjera janë zhvilluar dhe ndërtuar në një vijë tjetër, duke treguar diversitetin dhe janë një shprehje e lirë e bukurisë, misterit dhe përshpirtërisë së lidhur me konceptin e ideatorit, bashkësisë, kohës dhe vendit. Sa i përket projektit të Katedrales, Alfred Sokoli  ka thënë se projekti për ndërtimin e këtij objekti ishte i kamotshëm, mirëpo kohërat e pavolitshme e kanë shtyrë procesin e ndërtimit të saj.

“Bekimi i gurthemelit u bë në vitin 2005, ashtu siç e parashohin ritet e krishtera për ndërtimin e një kishe, ndërsa punimet filluan në vitin 2007 dhe ka vazhduar deri në vitin 2017 kur është bërë shugurimi i saj. Stili i saj është neoromanik. Punimet e mbetura ende vazhdojnë”. Alfred Sokoli poashtu shton për KultPlus se projekti i saj, në fillim është shikuar me një sy kritik, pasi që gjendet në qendër të qytetit.

 “Dalëngadalë, me kalimin e kohës, është shndërruar në një pikë referimi dhe takimi për të gjithë qytetarët e vendit dhe rajonit. Po ashtu, ka ndikuar pozitivisht edhe në turizmin lokal dhe ndërkombëtar. Arkitektë, stilistë, fotoreporterë e shumë të tjerë vijnë nga e gjithë bota që ta shohin këtë vepër artistike të bukur dhe të veçantë. Vlen të theksohet se përveç arkitektëve nga Kosova, në projektimin dhe ndërtimin e Katedrales ka marrë pjesë edhe arkitekti italian Livio Sterlicchio me grupin e tij nga Roma”, ka thënë ai.

Sa i përket materialeve të nevojshme për ndërtimin e një objekti fetar në përgjithësi dhe një objekti kishtar në veçanti, fatmirësisht, në vendin tonë mund të gjenden pothuajse të gjitha materialet e nevojshme për ndërtim,  Alfred Sokoli duke treguar më tutje ka thënë se ndoshta mund të ceket që ka mungesë të teknologjisë së ndërtimit apo, më mirë të thuhet, se ka vështirësi për ndërtimin e objekteve të mëdha për shkak të mjeteve të pakta apo jo të duhura që posedojnë kompanitë e vendit tonë.

“Shumica e materialeve jen vendore, të tjera të nevojshme merren nga vendet në rajon, sidomos në Shqipëri.” shtoi për KultPlus.

Në një intervistë të bërë me Prof. Banush Shyqeriu, Arch. për KultPlus thotë se mendimi i tij për arkitekturën e xhamive në vendin tonë është se arkitektura shkon përtej nevojave utilitare dhe kjo më së miri mund të shihet historikisht në ndërtesat fetare apo ndërtimet e kultit të cilat gjithnjë e kanë përdorur artin dhe shkencën e ndërtimit – arkitekturën – për të ngritur vepra madhështore, ekspresive dhe reprezentative.

“Historikisht e gjere me sot sfidat që kanë sjellë tempujt, katedralet, xhamitë, kanë qenë shtytës të zhvillimeve të reja teknike-teknologjike dhe sistemeve inovative në arkitekturë” ka thënë Shyqeriu duke treguar më tutje se ndarja e arkitekturës në kategorinë sakrale dhe profane shpesh ka shkaktuar probleme historike, por historia na tregon se këto dyja kanë qenë pothuajse një, dhe arkitektura sakrale ka lindur nga ajo profane.

“Arkitektura e objekteve islame në kulmin e saj u reprezentua mu nga xhamitë si institucione dhe sisteme komplekse në të cilat u shfaq si arti ashtu edhe shkenca e ndërtimit dhe të arriturave tekniko-teknologjike”, shtoi ai  për KultPlus.

Mbështetur në stilin e arkitekturës të xhamive në Kosovë ai thotë se në Kosovë koncepti i stilit të ndërtimit apo më mirë të themi të ekspresionit të xhamive në kuptim e kategorizimit arkitektural ndahet në dy periudha; e para periudha Osmane, ndërtime tekniko-teknologjike dhe entitete reprezentative me identitet dhe karakter tashmë të njohur, fillimisht të influencuar edhe nga arkitektura bizantine.

Shyqeriu më tutje tregon se meqë  shumica e xhamive reprezentative që ende ekzistojnë sot në Kosovë ishin të ndërtuara kryesisht nga shekulli 14 gjerë në shekullin e 17, ndërtimet më të vonshme ose ishin xhami më të vogla dhe shumë modeste të fshatrave që prape do të bartnin elementet e gjuhës paraprake stilistike e disa ndoshta nuk e kishin luksin e kubesë, ose kryesisht kemi të bëjmë me valën e dytë te ndërtimeve më masive e që është periudha e pasluftës.

Në këtë rast Shyqeriu tregon se stili i ndërtimit përkthehet në stil të reprezentimit dhe imitimit tektonik, për faktin se guri u shndërrua në beton e çelik dhe ekspresionin e tij e zuri suvaja.

Duke u bazuar në nivelin e arkitekturës e xhamive me vendet e tjera, Shyqeriu tregon se së fundmi krahasimin këtu mund ta bëjmë në nivelin e inovacionit, ku në Kosovë thjesht kemi pasur shumë pak inovacion në kuptimin reprezentativ por kemi disa raste të suksesshme të rritjes së performances ku xhamitë e reja tashme nivelojnë sistemet qendrore të ventilimit dhe klimatizimit, menaxhimit të mençur, etj.

“Në rastin e Kosovës për shkaqe edhe të rrethanave sikurse madhësitë e lokacioneve dhe densitetit ne zonat urbane, shumica e xhamive kanë mbetur me hapësira që ofrojnë kryesisht vetëm kryerjen e riteve fetare dhe të njëjtat improvizohen për aktivitetet tjera”, ka thënë ai. 

Shyqeriu poashtu për KultPlus ka thënë se nëse shikoni se sa xhami ndërtohen brenda një viti apo edhe një dekade në Kosovë, do të kuptoni se ka shumë pak arkitektë që janë marrë dhe merren me xhamitë, jo thjesht si projekte për t’u ndërtuar por veçanërisht në studime më të thella drejtë sistemeve me inovative që i përgjigjen konditave lokale, nevojave bashkëkohore.

“Fatmirësisht ka disa arkitekt entuziast të cilët herë-herë japin kontributin e tyre, por mjerisht nuk ekziston një komunitet i cili do të bashkërendonte kapacitetet për te kontribuar siç duhet në këtë drejtim për faktin se këtu nuk duhet folur vetëm për xhami të reja, ngaqë në vazhdimësi ne kemi nevojë për restaurim, konservime dhe rinovime të xhamive të vjetra të cilat edhe ashtu janë të kategorizuara si Monumente të Mbrojtura, në anën tjetër për nevoja aktuale një pjesë e madhe apo mos te themi të gjitha xhamitë nuk i plotësojnë normativat e evakuimit dhe sigurisë në përgjithësi, një pjesë e xhamive janë aneksuar, shtuar, ndryshuar e rritur pa kritere dhe pa ‘dorën’ e arkitektit, andaj ne mendojmë se kontributi i arkitekteve këtu duhet të jetë i vazhdueshëm”, shtoi ai për KultPlus, për rëndësinë e këtyre objekteve, duke pas parasysh ndërtimin, lokacionin dhe rëndësinë arkitektonike të këtyre objekteve fetare. Linda Krasniqi/ KultPlus.com

Gjethe

Poezi nga Nerimane Kamberi

Bora nuk do të vonohet

E do ta vë shallin e leshtë

Një dorë do ta mbaj në xhep

Ku gishtat do t’i prekin gështenjat e nxehta

Peter Pani luan në oborr të shkollës

Ku kanë ra gjethe ngjyrë  vjeshte

Kujtimet t’i ndërtojnë të rriturit

E pse nuk më pret ti te dyert e shkollës?

Nesër do të çohet mjegulla

Jo,   bora nuk do të vonohet/ KultPlus.com

U mblodhën 80-të thasë me mbeturina në Ujëvarën e Mirushës, Krasniqi: Nisma për sensibilizim për mbrojtjen e Mirushës

Me iniciativën Kosova Wildlife Care, në aktivitetin ta pastrojmë Mirushën u mblodhën 80-të thasë me mbeturina.

Në një postim të bërë në faqen e Facebookut të Kosova Wildlife Care janë bashkangjitur disa foto nga mbledhja e mbeturinave me mbishkrimin ‘Kjo është mënyra se si trajtohet një monument natyre me rendësi të veçantë’.

Në një intervistë për KultPlus, kryetari i OJQ-së, ‘Kosova Wildlife Care’, Albert Krasniqi ka thënë se nisma për pastrimin e Parkut Mirusha është bërë si shkak i ngjarjeve që po ndodhin në këtë park. 

Ai ka treguar se është organizuar edhe një ecje si formë proteste me moton ‘Mos ma prek Mirushën’. “Kjo nismë në fakt ka të bëjë edhe me pastrimin e Parkut Mirusha po edhe sensibilizimin e qytetarëve rreth ngjarjeve që po ndodhin në Parkun Mirusha. Ne kemi organizuar edhe një ecje protestë me moton “Mos ma prek Mirushen’’ shkaku që në Parkun Mirusha po ndërtohet një shëtitore që bie në kundërshtim të plotë me rregullat e zonave të mbrojtura”, ka potencuar Krasniqi.

Ai ka shtuar se iniciativa është ndërmarrë nga bashkëpunimi i dy shoqatave Kosova Wildlife Care dhe Qytetarët Aktiv. Krasniqi ka folur edhe për tharjen e ujëvarës së Mirushës gjatë stinës së verës. Sipas tij, ekzistojnë dy pika ilegale mbi Ujëvarën Mirusha për të cilat kjo OJQ dyshon se po ndikojnë në humbjen e ujit në këtë ujëvarë gjatë verës. “Gjithashtu janë dy diga ilegale në lumin Mirusha mbi ujëvarë, pa asnjë dokument, as plan paraprak, as qëllimet për çka janë ndërtuar, e ne dyshojmë që njëra digë në komunën e Malishevës po ndikon në humbjen e ujit gjatë stinës së verës ku për dy muaj nuk ka pasur ujë”, ka përfunduar kështu Krasniqi/ KultPlus.com

Hajnat në Gjermani vjedhin relikte 1000-vjeçare të një shenjtori

Persona të panjohur kanë vjedhur relikte mijëra vjeçare të një shenjtori nga një kishë mesjetare në Regensburg në Gjermaninë jugore, tha policia sot.

Eshtrat e Shën Wolfgang, një peshkop mesjetar, u hoqën me forcë nga kisha që mban të njëjtin emër.

“Hajdutët vodhën relikte nga qelqi dhe çeliku i papërshkueshëm nga plumbi duke përdorur forcë të madhe. Dëmi jo pasuror është i pamatshëm,” njoftoi kisha.

Vjedhja ndodhi vetëm disa ditë para ditës së Shën Wolfgang më 31 tetor.

Wolfgang, i cili vdiq në vitin 994, ishte peshkopi i parë i Regensburgut. Ai u shenjtërua në vitin 1052. Siç është zakon me reliktet mesjetare, pjesë të trupit të tij janë varrosur në vende të ndryshme.

Ka dy varre të Wolfgang në Regensburg. Shumica e relikteve mbahen në bazilikën Emmerams, dhe ato më të vogla në kishën e Shën Wolfgang. Reliktet e tjera të Wolfgang gjenden në Austri dhe Portugali./ KultPlus.com

Shënohet në Kosovë Dita Ndërkombëtare e Trashëgimisë Audio-Vizuale

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Audio-Vizuale, ditë që shënohet çdo 27 tetor, e cila është përzgjedhur UNESCO më 2005, sot në Muzeun Kombëtar të Kosovës kjo datë u shënua me aktivitetin që kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe rëndësia e ruajtjes së dokumenteve audio-vizuale si filmat, zërat, video incizimet si dhe programet radio televizive.

Në aktivitet morën pjesë Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ish-ministri e kompozitori Valton Beqiri, regjisori Kushtrim Koliqi, dhe drejtues të institucioneve të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Në fjalën e rastit që ministrja Dumoshi pati në këtë aktivitet ajo foli për rëndësinë e ruajtjes së materialeve audio-vizuale dhe se është një prioritet i institucioneve që ta bëjnë një gjë të këtillë.

“Trashëgimia audio-vizuele është pjesë integrale e identitetit të një vendi dhe si e tillë konsideroj që duhet të jetë prioritet si për institucionet ashtu edhe për mediat dhe për organizatat që merren me çështjet e trashëgimisë. Arkivat audio-vizuale janë një thesar i kujtesës kolektive dhe një burim i çmuar i dijes dhe si të tilla reflektojnë diversitetin kulturor, social e linguistik të shoqërive tona”, tha ministrja Dumoshi.

Ministrja tha se MKRS-ja ka marrë vendim dhe jemi në proces të digjitalizimit të institucioneve në dokumentim të trashëgimisë kulturore. “Në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës do të fillojmë një projekt të madh të kulturës e të trashëgimisë gojore, ku do të mblidhen dhe botohen rrëfimet e dëshmitarëve të luftës”, përmendi ndër të tjera ministrja.

“Është shumë e rëndësishme që trashëgiminë tonë audio-vizuale të periudhës para gjatë dhe pas luftës në Kosovë ta ruajmë përmes shumë mekanizmave dhe të mos e lëmë në harresë meqë do të na shërbejë ta njohim më mirë historinë dhe rrjedhat nëpër të cilat ka kaluar Kosova këto vite”, ka porositur ministrja Dumoshi.

Ndërsa kompozitori Beqiri përmendi se në bashkëpunim me institucionet dhe organizatat tjera kanë nisur procesin e digjitalizimit të materialit audio që gjendet nëpër arkivat e ndryshme.

Kurse regjisori Koliqi, nga organizata “Integra”, foli për projektin, që me përkrahje të MKRS-së, kanë nisur realizimin e audio-dramave për rrëfimet e grave të mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës./ KultPlus.com

“Atdheu atëherë ishte jetë, tash po e urrej atdheun e lirë”

Shkruan Idro Seferi

Atdhe dashuria

Atëherë e urreja atdheun
Përherë tu gërmua varre
E urreja veçse nuk isha i lirë
Dhe nuk mund të jetoja në të
E doja atdheun përshkak të njeriut me njeriun
Lidhur në solidaritet si zinxhir
Nga gremina tuj tërheq njerëzit me shpëtu jetë
E doja atdheun për shkak të ikonave që mbi turma njerëzish dilnin
Me parulla brohoritej dhe mbrohej çdo miligram lirie
E çuditshme, e doja atdheun për liderët e saj
Atëherë tinëz shkoja në shkollë
E doja çdo fletore të ndrydhur të fshehur pas shpine
Me shpëtua dijen prej gremine
Atëherë e doja atdheun me shpresën se një ditë do të jetë atdheu im
E doja dhe kur përgjakur në vend të modës dilnin njerëzit nëpër gazeta
E doja atdheun edhe kur lypsej me thermi buke me mbijetua
Skamja ishte gjë fisnike
Për atdheun betohesha dhe kur në varre përditë bihej për fytyre
Edhe bombat për atdheun i doja, edhe pushkët, vullnetarët
Atdheu atëherë ishte jetë
Tash po e urrej atdheun për krejt ato për çka e kam dashtë
Tash po e urrej atdheun i lirë
Dhe në fund kështu nuk po na duhet gja./KultPlus.com

Annasophia Robb, pjesë e serisë horror “Expecting”

AnnaSophia Robb ka shikuar për orë të tëra videot e përjetimeve të grave në salla të lindjes për t’u përgatitur për rolin e saj të ri në serinë horror “The Expecting”.

Këtë gjë ajo e ka bërë të ditur për media pasi që i është konfirmuar pjesëmarrja në serinë e ardhshme.

“Shikoja video të tilla para se të flija dhe e kam shikuar një dokumentar të quajtur ‘One Born Every Minute’ në Amazon. Jua rekomandoj shumë. Pastaj filloni t’i shikoni gratë teksa lindin dhe shihni lloje të ndryshme të shtatzënive. Është e çmendur”, ka thënë ajo.

Në “The Expecting”, Robb e portretizon rolin e një gruaje shtatzënë, e cila nuk është plotësisht e sigurt se kush është babai i foshnjës dhe zbulon gjëra të çuditshme për trupin e saj. “The Expecting” është seria më e ri i shërbimin “Quibi”.

Historia 77-minutëshe e shtjelluar në “The Expecting” shpaloset me anë të 11 episodeve, secila me kohëzgjatje prej pesë deri në nëntë minuta. Pas disa muajsh pa angazhime shkaku i mbylljes së Hollywoodit si pasojë e pandemisë së koronavirusit, Robb është duke xhiruar serinë “Doctor Death” përkrah Joshua Jackson dhe Alec Baldwin.

Kjo seri bazohet në krimin real që ka ndodhur në një podcast me të njëjtin emër. Robb, megjithatë, pretendon se ëndërr e saj është që ta portretizojë Martha Stewartin në një film biografik.

“Ajo është një forcë aq e madhe. Është aq e mençur. Ajo është një afariste e jashtëzakonshme. Thjesht kam shumë respekt për të”, ka thënë aktorja./ KultPlus.com

Fjalime të vjetra të Hitlerit në ankand për 34 000 €

Shtëpia e ankandit duhet të ketë qenë nën presion të madh, për t’i hequr këto dokumente nga ky ankand, mirëpo asgjë nuk funksionoi: shënimet hyrëse në fjalimet e dikurshme nga diktatori gjerman Adolf Hitler, u dhanë për 34 000 dollarë.

“Hermann Historica”, shtëpia gjermane e ankandit me qendër në Mynih, e mbrojti deri në fund projektin e saj. Të gjitha dorëshkrimet e ofruara datojnë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore: si të tilla, ato kishin një domethënie të madhe historike. Për këtë aryse, duhej të ruheshin në muze. Por, me sa duket, nuk ndodhi asnjë parablerje…

Mga ana tjetër, grupet që mbrojnë judaizmin e shtuan numrin e forumeve dhe sulmeve, duke marrë parasysh se këto tekste do të inkurajonin lëvizjet neonaziste.

Rabini Menachem Margolin, kreu i Shoqatës Evropiane të Hebrenjve, me seli në Bruksel, e denoncoi: “Unë nuk mund ta kuptoj këtë mirëfilli papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri, në një klimë kaq të ethshme, e cila konsiston në shitjen e të atillë artikujve – gjëmimet nga vrasësi më i madh i hebrenjve në botë – për ofertën më të mirë”.

Po ashtu, ai shtoi në AP, se këto ankande “ndihmojnë në legjitimimin e të pasionuarve pas Hitlerit, që do të lulëzojnë falë këtij dokumenti”.

Dorëshkrimi i plotë përbëhet nga nëntë faqe: bëhet fjalë për një parathënie e fjalimit të mbajtur para oficerëve të rinj ushtarakë në Berlin, në 1939. Tetë muaj para konfliktit, që çoi në mizoritë që njohim sot.

Shoqata Evropiane e Hebrenjve vë në dukje gjithashtu, se po kjo shtëpi ankandesh kishte propozuar vitin e shkuar dokumente të ngjashme për një tjetër ankand.

Së fundmi, tekstet u blenë nga blerësit që kishin mbetur anonimë, për shumën më të lartë të vlerësimit origjinal. Dhe ndërkohë, kreu i Agjencisë Gjermane të Sigurisë së Brendshme, kohët e fundit raportoi rritjen e akteve antisemitike në vend.

Ne e kuptojmë që Covid-19 vë në lëvizje dhe me të drejtë, mendimet e qeverive dhe parlamenteve. Por, nuk mund të lejojmë që virusi i antisemitizmit të zhvillohet i pakontrolluar”, –  tha rabini, disa ditë para shitjes.

Më pas, ai kërkoi që të ndalohej shitja. Dhe, nisur nga etika, morale ose njerëzore, ky lloj produkti nuk duhet të shpërndahet kaq lehtë. “Mesazhi duhet të qarkullojë, se zhvillimi i mëtejshëm i këtij “tregu” është tabu, dhe përtej standardeve të pranueshme”.

Si e tillë, edhe Amazon duket se e ka njerrë mësimin, si rrjedhojë tani parandalon – hera-herës… – shitjen e kujtimeve naziste në faqen e saj. Vlen të theksohet, se marketingu i “Mein Kampf”, traktati i urrejtjes së Hitlerit, ishte fshirë së fundmi./Konica.al/ KultPlus.com

Vatikani: Krishtlindje online për shkak të virusit

Festimet e Krishtlindjeve do të transmetohen në internet këtë vit për shkak të pandemisë së koronavirusit, konfirmoi një anëtar i ambasadës gjermane në Vatikan.

Ambasadave në Selinë e Shenjtë u është thënë se liturgjitë do të mbahen “privatisht, pa praninë e anëtarëve të trupit diplomatik” dhe do të transmetohen në internet.

Oliver Lahl, përfaqësues i ambasadës gjermane, deklaroi se Vatikani i kishte dërguar një mesazh të tillë në lidhje me periudhën e Krishtlindjeve.

Më 24 dhjetor, papa Françesku zhvillon një meshë në Bazilikën e Shën Pjetrit, në prani të diplomatëve të akredituar të Vatikanit dhe anëtarëve të zgjedhur të publikut./ atsh/ KultPlus.com

Nga Zvicra në Itali për ti thënë “po” njëri-tjetrit në Horën e Arbëreshëve

Dy të rinj nga Kosova me banim në Zvicër, kanë udhëtuar në Horën e Arbëreshëve për ti bërë premtimin e dashurisë njëri-tjetrit. Ka qenë dëshira e madhe e tyre për tu njohur nga afër me kulturën arbëreshe çka i ka shtyrë dy të rinjtë shqiptarë të udhëtojnë shumë kilomentra larg.

Alma dhe Milazim përveç dëshirës për të njohur vendin, dëshironin përvojën e plotë arbereshe ndaj edhe kanë kërkuar të vishen me kostumet tradicionale arbëreshe.

Alma veshi fustanin ​​të cilin e mbajnë shumë vajza arbëreshe dhe Milazimi kostumin e djemve. Ky udhëtim dhe propozimi në Horën e Arberëshëve, ishte një ëndërr e bërë realitet për vajzën shqiptare.

“Një emocion i madh për mua, falënderoj përzemërsisht arbëreshët që na ndihmuan pa hezitim. Siguruan këtë veshje të bukur, dhe serenatat e magjishme” është shprehur arbëreshi Giorgoi që ndihmoi çiftin në këtë eksperiencë.

Një përvojë e bukur e paharrueshme për një çift shqiptar  që edhe pse jeton në Zvicër nuk harron origjinën dhe mban gjallë dashurinë për kulturën dhe traditat. Arbëreshët u treguan të gatshëm për tja bërë edhe më të bukur këtë ditë dy të rinjve./diasporashqiptare/ KultPlus.com

Rita Ora do të jetë prezantuese e MTV EMA 2020

MTV EMA dy javë më parë ka publikuar nominimet për ndarjen e çmimeve për eventin që do të ndodhë të dielën me 8 nëntor, shkruan KultPlus.

Në mesin e të nominuarve është edhe këngëtarja nga Kosova Dua Lipa e cila konkurron për katër çmime, “Artistja më i mirë e vitit”, “Kënga më e mirë e vitit”, “Artistja më e mirë e zhanrit Pop” dhe “Artistja më e mirë regjionale”.

Kurse sot është bërë e ditur se Rita Ora do të jetë prezantuese e MTV EMA për këtë vit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ora nëpërmjet një postimi në InstaStory.

“E emocionuar që do ta prezantojë këtë vit, MTV EMA”, është mbishkrimi i saj në foton e publikuar./ KultPlus.com

AGK publikon hulumtimin “Ndikimi i Pandemisë COVID 19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) me mbështetje të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), sot publikoi hulumtimin “Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve”.

Hulumtimi është realizuar nga hulumtuesja Lirika Demiri dhe fokusohet në largimet nga puna dhe zvogëlimi i pagave të gazetarëve, ndikimin e Pakos Emergjente në sektorin e medieve, si dhe mirëqenien fizike e mendore të punëtorëve medialë gjatë periudhës së pandemisë COVID 19.

Drejtoresha Ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Getoarbë Mulliqi Bojaj, shprehu falënderimin në emër të AGK-së për pjesëmarrjen e panelistëve, medieve, si dhe për përkrahjen e dhënë nga KFOS-i gjatë kohës së pandemisë, gjë që ka qenë shumë e rëndësishme për komunitetin e gazetarëve, fillimisht në sigurimin e mjeteve mbrojtëse e më pastaj edhe me përkrahjen e këtij hulumtimi, i cili vë në pah gjendjen e gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve në kohë të pandemisë.

“Ky raport ka për qëllim të shpalosë gjendjen ekonomike apo ndikimin të cilin e ka pasur pandemia Covid 19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve. Me KFOS-in ka qenë bashkëpunimi i parë fare në fillim të pandemisë kur kemi kërkuar ndihmë nga ta që të sigurojnë mjete mbrojtëse për anëtarët tanë, gjegjësisht gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët, të cilët kanë qenë në vijën e parë të frontit duke u përballur me një të panjohur”, tha Mulliqi Bojaj.

Ndërsa, hulumtuesja e raportit, Lirika Demiri, shpalosi para të pranishmëve të gjeturat e raportit.

“Raporti është rezultat i një hulumtimi që është zhvilluar prej muajit qershor të këtij viti deri në fund të muajit shtator. Kemi realizuar një anketë online me rreth 120 punonjës medialë – gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë, dhe kemi marrë përgjigjet e tyre që kanë të bëjnë kryesisht me ndikimin e pandemisë në gjendjen ekonomike të punonjësve medialë, si dhe me ndryshimin e dinamikës dhe vështirësitë e hasura gjatë raportimit në pandemi. Përveç anketës, ne kemi zhvilluar edhe intervista me gazetarë të ndryshëm dhe me profesionistë të fushës së medias”, ka thënë Demiri.

Pjesë e panelit të diskutimit ishin edhe gazetarët Jehona Zhitia dhe Bujar Vitija.

Gazetarja Zhitia tregoi disa nga sfidat me të cilat janë përballur gazetarët gjatë raportimit për pandeminë Covid 19.

“E kemi nisur këtë sfidë pa ditur se çfarë na pret gjatë rrugës. Pavarësisht përvojës së gjatë që mund të kesh në medie, ne jemi më të rinj në moshë dhe nuk na ka rastisur që të raportojmë në ndonjë situatë të ngjashme shëndetësore. Ndonëse edhe vetë mjekët e kishin shumë të panjohur atë se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, kjo bëhej edhe më e vështirë ndoshta për neve si gazetarë, për formën tonë të raportimit se çfarë do të themi në fillim…Konsideroj që ishte sfidë edhe për gazetarët, megjithatë ne ia dolëm që ta bënim punën më së miri”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Teksa, Vitija foli për rolin e medieve dhe gazetarëve në menaxhimin e pandemisë.

“Roli i medieve ka qenë mjaft i rëndësishëm. Gazetarët asnjëherë nuk kanë hezituar që ta kryejnë punën e tyre më përgjegjësi në luftimin e lajmeve të rrejshme. Rreth 30% e kosovarëve nuk kanë besuar në eksiztencën e Covid 19 dhe kjo e ka vështirësuar në masë të madhe menaxhimin e pandemisë nga institucionet. Rol të rëndësishëm për ta përmbysur këtë sondazh, kanë luajtur mediet dhe gazetarët”, ka thënë ndër të tjera Vitija.

Raportin e plotë në Gjuhën Shqipe dhe Gjuhën Angleze e gjeni në këtë link: https://rb.gy/efzdso / KultPlus.com

Arjeta thay Ismeta jivdinde diskriminipe ani morti, avdive on siton zorale avazya e romnengo thay e juvlengo andre e haricune komunitetyengo

Jemile Husenaj

Duy terne juvla, duy inspiripaske misalya, duy akala kola avri e diksriminipastar thay e sfidyencar ano jivdipe refuzinde te ciden vast. On ‘’uravde’’ peske yekh godornipe ni hari lohko, odova vash te zorakeren e juvla andre komuniteteske ovinindoy misal thay modeli vash o sah aver juvlenge kola vash nesavo sebepi aqhavde skoluipe. Aryeta thay Ismeta siton zorale avazya kola akana thay ano avipe si te reprezentinen sakoya terna juvla andre olengo komuniteti, ovinindoy phikodeipe zoralo vash sakaske.

Aryeta araklempe ano olako angluno dive e praktikuna butyako ani Phiravlin Vetvendosyaki, Aryeta sine emocionimi yekhuno vahti mothavla sine decizipe karshi yekh nevo shrdipe ani olaki kariera.

Aryeta Shala, yekh 19 bershutni ini soske terni ano bersha, olake resipya therla sine but klare, oy sine decizutni ano vazdipe o avazo e juvlengo ano haricune komunitetya.

 ‘’Sinum but ver diskriminimi, yekh ver vash o vakti kay sim juvli thay palo odova ini vash o fakti kay sim kotor e komunitetesko. Isine ovipya kana ini shundilum na shukar numay akava na aqhavgya mande niyekh ver karshi dromipya thay resipya mere vash o jivdipe’’, vakerla Aryeta.

Aryeta, vi ayekha mothavgya kay familiako phikodeipe sarsakana thergya, vi ayekha kergya kay oy te orientinel olake resipya direkt evolviripe e juvli ano komuniteti, te ovel mashkar odola juvla kola vazdna o avazo vash olenge hakaya andre thay avri komuniteteske thay te qhivel dudi pedral pharipya thay sfide kolencar araklona sakova dive.

 ‘’Vakerde mange but ver kay me nashti ka iklovav feri so sim kotor e komunitetesko, thay akava amande phiravla sah jivdipe. Numay, nashti tana leparava kay sine ini odolendar kay truminde mande lungyaripea vakerinindoy kay me shay iklovava ini kay sim jeni e komunitetesko. Kerava kharipe e sah juvlenge, tana mekhen niyekh ver diskriminipe thay sasavo aqhavipe direkt odoleske so mangna te resen’’, agorinla Aryeta.

Florida Kuqay kotar o VORAE, koya sitoy ofisialuni e proyekteski ‘’Social Justice for Roma, Ashkali and Egyptian ini Kosova’’ ano kuadro e programesko ‘’Zoralipe e Juvlako ani Politika’’, mothavgya kay akaya sitoy angluni faza e yekhe proyekteski kay ano totati therla yekh afati ina bershutno, 3+3+3. Akava proyekti sito vash ekonomikuno zoralipe thay socialuno e juvlako ano komuniteti deindoy phikodeipe e juvlake kotar o komuniteti te bayarel profesionalune kapacitetya phanglo e avokipea ani politika.

 ‘’Amen sar organizaciya diklem o problemya kay kobar hari vazdisalo avazo e juvlako ano komuniteti, na kay o juvla e buderune komunitetesko na arakhenape e zoralipyencar numay ko juvla e haricune komunitetesko sito may but diklardo akava pharipe. Misal; te sine kay o juvla e albaniakane vay serbikane komunitetesko siton diskriminime yekh ver, juvla e haricune komunitetesko diskriminingyona desh ver’’, potencinla Kuqay.

Juvla e haricune komunitetyengo arakhenape e buderi sfidyencar, ni hari lohke. Ano generali dikhola kay yekh juvli e komuniteteski te ovel may buderi fokusirimi ano vazdipe e familiako desar ani daykh aver umal.

‘’Garavipe e moralesko, sito yekh kotar o may sfidimo kotor kay therna o juvla e komunitetesko thay ano momenti kana on aderinena ani politika, iklona ano rodipe e votyengo thay aver bukya, on automatikipea diskriminingyona thay anglokrisingyona kotar may baro kotor e komunitetesko, kerinindoy ayekha kay olengo mangipe vash buti thay kariera te konsideringyon sar yekh na garavipe e moralesko’’, potencinla Kuqay.

Ano vahti e shtar masekuna eksperienciako ano proyekti vash ‘’Zoralipe e Juvlako ani Politika’’, Kuqay mothavla kay ko juvla e akale komunitetesko dikhla yekh but baro mangipe thay motivi vash buti. Vi ayekha mothavla kay but ver na siyem abokar jande kobar diskriminaciya kera karshi e aver komunitetyenge.

‘’Gndingyum kay janava but phanglo e juvlencar e akale komunitetesko numay lelum kay janava but hari. Shungyumpe barvali kana diklum olengi buti thay olengo mangipe vash yekh may shukar avipe. Godideipe kay sarsakana dengyum juvlenge sineto kay tana ciden vast thay tana nashaven motivipe niyekh ver’’, agorinla Kuqay.

Deshuyekh juvla therde decizipaski poziciya ano Raipe Haradinay, kotar o sah bishuduy ministriye e akale ekzekutivesko ji ano bersh 2019. Ji kay o detalya kola mothavna kobar akale juvlendar sine kotor e komunitetyendar na mothavgyona.

Mashkarvahti, kotar o deshupanj ministriye e Raipasko Kurti, 30% olendar phiravgyona kotar o juvla, thay numay e Ministriya vash Administripe thay Lokaluno Riape phiravgyola kotar e Emiliya Rejepi, koya sitoy kotor e boshnak komuniteteski, reprezenta e Neva Demokratikuna Partiaki – NDS. Numay, ini vash akaya lejislatura nane informaciye phanglo e komunitetyenga juvlengya poziciya ano Raipe.

Publikime raportya ji avdive kotar o Instituti GAP thay Kosovako Centro vash Polyengo Studiripe (QKSGJ) kerna yekh generalipe e gendesko e butyarne juvlengo ano Kosovako Raipe na specifikinindoy kobar olendar avna kotar o haricune komunitetya.

Ano statistikyengo raporti e institutesko GAP vash o bersh 2019 ‘’Butyaripe thay reprezentipe e juvlengo ani Kosova’’, mothavgyola kay ji ano dive e vastcidipasko o raipe Haradinay, numay 10% e phiravutne postyengo; ministrya, taloministrya, thay generalune sekretarya phiravgyona sine juvlendar. Numay, adikeripe e akale rodlaripasko na mothavla kobar e juvlendar sine butyarne ano uqhe poziciye sar haricune komunitetya.

Ismete Quqala, koya e praktika shrdinga ani Sastipaski Ministria, mothavgya olaki eksperienciya kay sar praktikanta na araklili ano diskriminipe kotar o butyake kolege, numay, sar mothavla na sito akava sarvaht ayekha, feri so ano olako jivdipasko dromipe araklili e buderi na shukar qhigodyencar, vi ayekha mothavla kay ani mashkarutni skola but ver shungya o lafya; “Mos u bo si majup’’, ‘’Yeftisar, tuda siyan, a?’’… Lafya akala kolen e Ismeta pandar jivdinlolen e bara dukha. ‘’Soske, so therna on? Me sim kotor e komunitetesko ashkali, palo odova o lafi majup mothavla diso sah aver thay na mortyako kolori’’, mothavla Quqala.

Ismeta dela but vasnipe vash evolviripe thay edukipe e juvlengyo ano generali specialune ko komunitetya. Oy lungyaripeya kerela kharipe kay o juvla e komunitetesko te edukingyon. Oy, vi ayekha sitoy but optimisti thay e bare entuziazmeya mothavla kay andre e komunitetesko averinde buderi qhigodya, sar si pe olate o juvla e komunitetesko akana therna may buderi mangipe vash skoluipe thay kay o terne prandipya na siton abokar prezenti.

‘’Qhaya e komunitetesko mangena te skoluingyon, te theren yekh anav feri so saren jana kay o skoluipe putarla droma. Soske tana vazda o amaro avazo sar juvla vay romnya e komunitetesko?”, vakerla Quqala.

Sar si pe Konstituciya e Kosovaka Republikaki saren therna yekhune hakaya phanglo e kotorleipeya ano politikuno jivdipe, ekonomikuno, numay ini ano aver umala. Krisi vash Polyengo Yekhipe ano neni 6 thavd 8 specifikinla kay musay te theren yekh minimaluno reprezentipe 50% vash sakova poli ano lejislativune organya, ekzekutipaske thay kriselina. Mashkarvahti ano Krisi vash Garavipe thay Promovipe o hakaya e komunitetyengo neni 9 thavd 5 mothavla butyaripe e komunitetyengo ano publikune lekanipya.

 ‘’Jene kola siton kotor e komunitetyengo therna yekhuno reprezantipasko hako ano butyaripe ano sah nivelya e publikuna lekanipasko, publikune instituciye, leindoy o siguripasko sektori, kriselina, servisipe ani prokuroriya, raipaski agenciya kola siton phande e administripeya ano hakaipe thay korrektipaske servisipya, garavipe, siguripe thay intelejenciya’’, vakergyola ani Konstituciya.

Numay, na sarvaht o juvla e komuniteteyngo siton shukarajukerde andre organizacienge thay politikune partienge, kerinindoy phare olenge sakoya ver may buderi yekh normaluno jividpe ini odova vahti kana on therna manglarno kualifikipe. Aryeta thay e Ismeta siton but janglarne pedral akava fakti, fakti akava kay transformisalo ano may baro trumipe vash olenge. On duy yene, siton gatisarne vash yekh shudro maribe vash te mothaven peste thay olengo potenciali vash te putaren may buderi o vudar ini buderi juvlenge andre komuniteteske.

TEKSTI NË GJUHËN SHQIPE

(Akava teksti produktisalo sar kotor e proyektesko ‘’Phikodeipe e mediengo thay e jurnalistikako vash o manushikane hakaya ani Kosova’’, phikodeimo kotar o ofisi e Europaka Uniako ani Kosova thay realizimo kotar Kosovo 2.0, CEL thay QKSGJ. Andripe e akala botipasko sito godornipe e KultPlus/YIHR KS thay ano ni yekh drom nashti te konsideringyol sar pratsav e EU vay K2.0, CEL vay QKSGJ)

Jeta fillon pas moshës 40-vjeçare, është një epokë e re e vetes tuaj

Gjithmonë e kam ndjerë që jeta është më e mirë pasi bën dyzet vjeç. Unë rrëfej që kam gjetur çelësin e jetës, për të folur e për të ngushëlluar ata që po vinë drejt nesh, drejt 40-vjeçarëve.

Edhe sot, kam sigurinë absolute të kësaj të vërtete dhe pyes veten nëse do të ketë një ndryshim kaq të madh dhe pozitiv në një dekadë tjetër, si në këtë fazë të jetës sime.

Jeta bëhet më e lehtë, më e thjeshtë, më e gjallë. Pra, shumë gjëra pushojnë së ekzistuari, ndërsa të tjerat pushojnë së qeni të rëndësishme.

Revolta zhduket, si dhe ndjenjat e fajit dhe çdo keqardhje. Ajo që një herë të ka lënduar apo mërzitur thjesht pushon së qeni. Dhe shqetësimi për opinionin e të tjerëve është diçka që nuk kalon përmes mendimeve të tua.

Dhe nuk do të ishte e drejtë të thuhet se ky transformim vjen nga asgjëja. Kjo metamorfozë vjen me të gjitha gabimet e së kaluarës, shuplakat në fytyrë, zhgënjimet, frustrimet dhe madje edhe dhimbjet që transformohen në mësim falë të tjerëve.

Të shikuarit prapa ju bën të shihni shumë gabime. Për një kohë të shkurtër kjo gjithashtu mund të jetë shkak për turp, por atëherë, sigurisht, e kuptojmë se gjëja e gabuar ka shërbyer për të na treguar saktësisht se ku jemi: në kohën e duhur.

Marrëdhëniet janë më të mira, njerëzit rreth nesh janë ata që duan të qëndrojnë, dhe ne, gjithashtu, jemi me ata që duam. Në këtë jetë asgjë nuk është rastësisht, madje edhe ata që kalojnë rrugën tonë, vetëm për një moment, kanë diçka për të na mësuar, vetëm kushtojini vëmendje.

Në të dyzetat ke ndjesinë sikur nuk ke nevojë për askënd!

Jo nga krenaria apo diçka e tillë, por mungesa e romantizmit të tepërt të vjetër na lejon t’i shohim gjërat siç janë me të vërtetë.

Miqtë bëhen një nga gjërat më të mrekullueshme që keni. Takimet me disa të mbetur pas disa dekadash dhe të gjitha prirjet dhe ndërlikimet e viteve histori së bashku. Unë besoj se kjo është një nga dhuratat më të mëdha të jetës!

Puna nuk është më barrë dhe bëhet e lehtë. Në fund kuptojmë se çdo punë me të vërtetë është dinjitoze. Çdo gjë bëhet një arsye për rritjen personale. Asgjë tjetër nuk vjen me dallgë, ashtu si kohët e mëparshme.

Lidhjet familjare bëhen shumë më të mëdha. Shikon kohën që kalon në fytyrat e atyre që i duam më së shumti: prindërit dhe fëmijët tanë. Si na dhemb të shohim ata që na dhanë jetën duke humbur kështu gjallërinë e tyre.

Dhe sa krenar duhet të jemi tek shohim pasardhësit të rriten ashtu si ne dikur, duke përsëritur të njëjtat gabime dhe duke zbuluar ngadalë përgjigjet e sakta, rrugën që askush nuk ta mëson: shtegun individual të secilit.

Koha më në fund mëson një perceptim të ri të jetës, në vetvete dhe prej aty ndryshon gjithçka. Pesha mbi shpatulla bëhet vullneti për të jetuar, për të shfletuar, për të mësuar të luash në jetë, për të bërë diçka që nuk e ke bërë kurrë, për të shijuar jetën, para se të përfundojë.

Nuk është frika e vdekjes, është dëshira për të jetuar jetën siç nuk është bërë kurrë më parë, me perceptimin e pjekur tashmë që vetëm vitet të lejojnë ta kesh.

Rinia mund të ketë bukurinë e saj, por është plot me injorancë dhe kurrë nuk do të ketë perceptimin e dikujt në të dyzetat dhe kjo është ajo që i ngushëllon të gjithë ata që kanë frikë të plaken.

Më besoni, jeta përmirësohet shumë gjatë kohës! Edhe në qoftë se gjallëria është e humbur, njohuria e jetës kompenson çdo rrudhë në sy, varje ose kilogram shtesë. Pa marrë parasysh sa dhimbje keni përjetuar, do të vijë koha kur do të përdorni gjithçka që keni mësuar, natyrisht në favor të vetes. / KultPlus.com

Mbyllen 14 shkolla, infektohen mbi 250 nxënës e mësimdhënës

Për shkak të paraqitjes së rasteve pozitive me koronavirus, si në mesin e nxënësve ashtu edhe të mësimdhënësve, 14 shkolla në Kosovë janë mbyllur, kurse mësimi ka kaluar online.

Diellza Kukaj, zyrtare për informim në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, thotë se numri i nxënësve të infektuar me koronavirus është 130, ndërkaq i mësimdhënësve 148.

“Gjitha shkollat që tashmë janë mbyllur, kanë kaluar sipas planit C, pra mësimi po mbahet online. Ky është bilanci i të infektuarve që ne e kemi marrë ditën e premte (23 tetor) nga e gjithë Kosova, pra kemi 148 mësimdhënës dhe 130 nxënës të infektuar”, tha Kukaj për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, Ministria e Arsimit ka paraparë që në këtë vit shkollor, mësimi të realizohet përmes tre skenarëve. Skenari A ka të bëjë me zhvillimin e mësimit në ambientet shkollore. Skenari B, apo mësimi i kombinuar përfshin rikthimin e pjesshëm të nxënësve në shkolla (prezencë e nxënësve në shkolla, e kombinuar dhe me mësimin në distancë) dhe skenari C është mësimi në distancë apo online.

Si duhet të reagojnë shkollat në rast të përhapjes së koronavirusit?

Njëra nga nxënëset që për dy javë ka vijuar mësimin online është Renea Munishi. Ajo tregon se në klasën e saj, në shkollën e mesme “Don Bosko” në Prishtinë, një nxënës doli pozitiv me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Pas kësaj, tregon Renea, mësimi u zhvendos online dhe e gjithë klasa u testua për koronavirus nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Ndonëse kemi dalë gjithë të tjerët negativë, ne për dy javë nuk kemi shkuar në shkollë, po mësimi ka vazhduar online. Gjatë kësaj jave kemi filluar mësimin në objekt. Ne jemi testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me teste (me metodën) PCR. Katër profesionistë kanë ardhur në shkollë dhe aty i kanë marrë mostrat e nxënësve. Nuk kemi qenë vetëm ne, ka pasur edhe nga klasë të tjera që janë testuar”, tregon ajo.

Në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, mësimi po zhvillohet sipas skenarit B, apo mësimi i kombinuar, ku një grup nxënësish për një javë ndjekë mësimet nga banka shkollore dhe tjetri kyçet online nga shtëpia.

Ky skenar po aplikohet në këtë shkollë, pasi në muajin shtator, ajo u mbyll sepse katër arsimtarë dolën pozitivë me koronavirus.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Jehona Oruqi tregon për Radion Evropa e Lirë se si po zhvillohet mësimi në këtë institucion arsimor.

“Shkolla jonë ka qenë dy javë me skenarin C, pra gjithë kemi qenë në mësim online, për arsye se kanë rezultuar katër mësimdhënës pozitivë. Tash po funksionojmë sipas skenarit B. Janë dy grupe brenda ditës, ku njëri kyçet online nga shtëpia direkt në klasë dhe grupi tjetër brenda klasës. Aktualisht e kemi një nxënëse të infektuar, por që ka qenë duke mbajtur mësim nga shtëpia. Kështu që gjithçka po funksionon aktualisht mirë sa i përket mësimit”, thotë Oruqi.

Kosova pikun e pandemisë e ka arritur në muajt korrik e gusht, derisa më pas numri i të infektuarve ka shkuar duke shënuar rënie. Por, në tre javët e fundit në Kosovë është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Në shtatë ditët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 1,139 raste të reja me koronavirus dhe dhjetë viktima.

Megjithëkëtë, mikrobiologu Lul Raka tha se tash për tash nuk është diskutuar për mbyllje shkollash, dhe se mësimi do të vazhdojë të mbahet në objekte shkollore sipas planit që tashmë shkollat i kanë bërë. Por, ai shtoi se kjo varet nga situata epidemiologjike në ditët në vijim.

“Gjithçka varet nga situata epidemiologjike. Në Kosovë, ndonëse që nga mesi i muajit shtator janë hapur shkollat, numri i rasteve të të infektuarve me koronavirus tash për tash po del të jetë i menaxhueshëm. Ato shkolla ku ka pasur të infektuar kanë kaluar në planin C, dhe mësimi mbahet online”, thotë Raka.

Me planin e Qeverisë së Kosovës ka qenë e paraparë që mësimi të niste më 1 shtator, por data është shtyrë për dy javë me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

Kjo e fundit, atëbotë pati thënë se nuk janë siguruar kushtet e nevojshme për fëmijët, mësimdhënësit dhe prindërit.

Qeveria e Kosovës i ka mbyllur institucionet arsimore qysh në mes të marsit, kur edhe janë shfaqur rastet e para me koronavirus.

Pjesën e mbetur të vitit shkollor, nxënësit e kanë ndjekur online. / KultPlus.com

Lindita Vinca fiton çmimin shtetëror të Amerikës për infermieri

Gratë shqiptare nuk janë të suksesshme vetëm në art e muzikë, ato po arrijnë të depërtojnë me të arriturat e tyre edhe në shkencë. Shoqata Amerikane e Mjekëve Infermierë ka ndarë çmimin shtetëror për përsosmëri, infermieres Lindita Vinca, shkruan KultPlus.

Përderisa ky çmim shtetëror i ndahet çdo vit një individi i cili demonstron punë cilësore dhe angazhim në praktikën klinike, për Vincën kjo mbetet një sukses tjetër në karrierën e saj.

Lindita Vinca është një profesioniste infermiere e certifikuar nga bordi i doktoratës. Ajo mori diplomën e saj universitare për infermieri në Universitetin Shtetëror Western Connecticut në 2007. Vinca morri gradën master në Praktikën e Avancuar të Infermierisë në 2012 në Universitetin Quinnipiac. Më pas ajo vazhdoi me doktoratën e saj si Doktore e Praktikës së Infermierisë në Universitetin Quinnipiac në 2017.

Ky është një tjetër rast i suksesit të vajzave tona. /KultPlus.com

Albright dhe Levit marrin çmimin për “Mirëkuptim dhe Tolerancë”

Muzeu Hebre i Berlinit akordoi ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright dhe yllit të pianos, Igor Levit, titullin si fitues të çmimit vjetor për ”Mirëkuptim dhe Tolerancë”.

“Si një figurë politike, profesore dhe autore, Madeleine Albright mbetet një zë i domosdoshëm sot”, theksoi juria në një deklaratë të postuar në faqen e internetit të muzeut.

“Ndërgjegjja e tij politike bazohet në përvojën e dyfishtë të arratisjes: nga nacional-socialistët në Pragë dhe më vonë nga diktatura komuniste në Beograd”, shtoi muzeu në deklaratën e tij.

Levit, një pianist gjermano-rus, është vlerësuar si një nga “zërat më të rëndësishëm politikë të brezit të tij”. / atsh/ KultPlus.com

Përralla për pellazgët në veprën e Aref Matit

Përpjekja për të zbuluar të vërtetën historike realizohet me sukses kur mbështetet në fakte dhe në dokumente të shkruara dhe jo në fantazinë dhe në dëshirën e mirë. Studimi i historisë së popujve të lashtë nuk është aq i mundshëm dhe aq i lehtë.

Literatura e deritanishme për historinë e pellazgëve dhe të ilirëve (në plan botëror) është e mjaftueshme dhe nuk fsheh asgjë për të cilën të kërkohet rishikim i shkrimeve, të dhënave dhe punimeve shkencore për temën në fjalë. Autorët e lashtë në veprat e tyre flasin për pellazgët dhe për ilirët. Nuk janë gjetur gjurmë të dukshme as të gjuhës dhe as të qytetërimit të pellazgëve dhe të ilirëve. Nuk ka asnjë të dhënë për organizimin shoqëror, ekonomik e politik të fiseve pellazge dhe të atyre ilire. Janë përkthyer pothuaj në të gjitha gjuhët e Europës dhe studiohen në universitetet europiane të ashtuquajturit parasokratikë të shekujve 8-7 p.e.r. Nuk kemi, për fat të keq, jo vetëm për shkencën shqiptare, por edhe për historinë dhe gjuhësinë europiane, asnjë dëshmi jo vetëm për gjuhën e popullit pellazg, por as për gjuhën e fiseve ilire.

Vepra “Shqipëria (Historia dhe gjuha) Odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” e autorit Aref Mati (historian shqiptaro-francez), përkthyer nga frëngjishtja më 2007, qysh në titull të krijon përshtypjen se autori ka zbuluar dokumente e të dhëna të panjohura deri më sot që hedhin dritë në historinë aq të mjegullt e të vagëlluar të popullit pellazg dhe në vazhdimësi të fiseve ilire. Vepra është fryt i një pune 40-vjeçare, mbi një literaturë mjaft të pasur. Profesori i universitetit të Sorbonës, Dominik Brikel, në fillim të veprës së A. Matit shkruan: ”Historiani duhet të shndërrohet në gjeograf, në gjuhëtar, në folklorist dhe në shumë specialitete të tjera, nga të cilat secila sjell dritën e saj dhe mundëson për të arritur në siguri absolute, pa dyshim jo pa u gabuar, por të paktën për të ngritur njërin cep të mbulojës dhe për të arritur të shohësh se përkrah qytetërimeve klasike kanë ekzistuar popuj të tjerë, të cilët kanë pasur edhe ata vendin e tyre në histori. Është ky thelbi i veprës së A.Matit për shqiptarët dhe stërgjyshërit e tyre të lashtë”.

Jam i mendimit se gabimet që janë bërë vepër janë bërë me ndërgjegje nga autori duke u nisur nga dashuria për atdheun, nga patriotizmi. Shkenca e historisë dhe e gjuhësisë nuk mbështeten në ndjenjën, por në arsyen dhe mendimin e shëndoshë. Duke lexuar me kujdes veprën vë re se A.Mati nëpërmjet deduksioneve, që nuk justifikohen, shfrytëzon ato pak të dhëna ose edhe ndonjë vlerësim të ndonjë gjuhëtari për të arritur që të hedhë poshtë historinë e parahelenëve pa e dokumentuar e për të thënë se mikenianët ishin pellazgë. Bëhet një përpjekje, e cila nuk na jep asgjë të dokumentuar për gjuhën dhe qytetërimin pellazg. Nuk jepet asnjë argument bindës, sepse në fakt shkrimet e gjetura në objektet e zbuluara janë në tjetër gjuhë dhe i përkasin një qytetërimi tjetër. Vepra e A.Matit nuk mund të hidhet poshtë me një të rënë të lapsit. Ajo u shtohet përpjekjeve që janë bërë më parë dhe do të vazhdojnë të bëhen për të hedhur sadopak dritë mbi mjegullën shumëshekullore.

Të jemi realistë dhe të logjikshëm. Shkenca ka ligjet e saj dhe shkencëtari i ka të qarta ato dhe në bazë të tyre mendon, punon, studion dhe shkruan. Cilat janë dëshmitë dhe dokumentet që ka shkenca e sotme nga kërkimet dhe gërmimet arkeologjike? A.Mati shkruan: “Falë disa autorëve të lashtë, ndër ta Homeri, Hesiodi, Hekati i Miletit, Helanikos i Mitelenit apo Herodoti arrihen të njihen më mirë pellazët, banorët e parë të botës ballkano-danubiane si dhe të Egjeut, që ishin aty përpara mbërritjes së grekëve”. Autori nuk bën ndonjë zbulim para lexuesve, sepse ato që kanë shkruar për pellazgët, autorët e lashtë grekë të përmendur më lart, janë të njohura nga bota shkencore, por edhe nga lexuesit. Nuk e ka kundërshtuar dhe as e kundërshton njeri faktin që pellazgët kanë ekzistuar dhe që kanë patur gjuhën dhe qytetërimin e tyre. Nuk dimë se ç’gjurmë lanë me përjashtim të kështjellave e mureve mbrojtëse me gurë të mëdhenj. Nuk kemi asnjë emër filozofi, kronikani, historiani, bardi popullor, asnjë dëshmi të shkruar për tregtinë, ekonominë, jetën, luftën etj. Nuk e ka shkruar asnjë historinë e pellazgëve. Më duket qesharak krahasimi që bën A.Mati se: “Greqishtja e lashtë ngjason (fonetikë, sintaksë ) të ngatërrohet me dialektin geg të Shqipërisë së Veriut“. Nuk e di se sa e ka njohur autori greqishten e vjetër, por nga literatura që ka shfletuar e studiuar nuk ka vënë re se grekët nuk kishin asnjë kontakt me shqiptarët e Veriut? Që të jem i drejtë me autorin nuk mund të mos theksoj se në fillim të veprës shkruan se meqë mungojnë të dhënat e dëshmitë, e vetmja mënyrë për të krijuar një ide për gjuhën pellazge dhe ilire është të nisemi nga shqipja e sotme. Duke lexuar veprën nuk arrin të krijosh asnjë ide si për gjuhën pellazge ashtu edhe për gjuhën ilire, sepse baza e nisjes së autorit është e paqëndrueshme dhe e pasigurt. Profesor E.Çabej e vë në dukje me intuitë të hollë në veprën e tij për historinë e gjuhës, se do të bëhen përpjekje nga gjuhëtarët duke shfrytëzuar disa emërtime vendesh që na kanë ardhur nga ilirishtja për të krijuar themelet e një gjuhësie ilire. Dhe parashikimi i tij vërtetohet sot më së miri me një sërë përpjekjesh, kryesisht nga historianë për të plotësuar mungesën e dokumenteve dhe të dëshmive gjuhësore me akrobacira deduksionesh, me fantazira dhe diletantizëm. Në fakt është abuzuar shumë me emërtimet aq shumë saqë propagandohet edhe sot se vetëm me anë të gjuhës shqipe mund të shpjegohen fjalë nga të gjitha gjuhët e Europës. Përpjekja e arbëreshëve të Italisë në shekujt 18-19-të, veçanërisht, por edhe e rilindësve shqiptarë për ta cilësuar shqipen si gjuhë më të lashtë nga greqishtja e vjetër dhe që emra të greqishtes përkthehen vetëm me gjuhën shqipe, bëhej me synime propagandistike, patriotike dhe politike për të ushqyer tek shqiptarët e kohës së tyre ndjenjën e patriotizmit për t’u çliruar nga prangat shekullore të pushtimit osman. Sot ajo propagandë është tepër komike, e tejkaluar dhe e pavlefshme si për gjuhën edhe për historinë. Respekti për historinë e vendit dhe të gjuhës tënde është tjetër gjë dhe përpjekja për t’i dhënë kombit dhe gjuhës tënde atë që nuk i takon,prapë është tjetër gjë, por që shpreh një marramendje, një përpjekje për t’i treguar botës se je dikush, në mos më i miri në botë. Bota të njeh dhe nuk është nevoja të mburresh.

Vlera e një kombi dhe e një gjuhe materializohen në artin, kulturën dhe qytetërimin e tij. Është e vërtetë që çdo popull mburret me gjuhën dhe prejardhjen e tij,por ka disa kufij, që po u kaluan nuk të përfill e nuk të respekton asnjë popull tjetër. Gjuhën dhe vendin tënd i do ashtu siç janë.”Europa që farkëtojmë ka emër grek. Greqia e Vjetër na ka dhënë një gjuhë për të cilën do të them, edhe një herë akoma, që është botërore” – thekson akademikja franceze Zhaklin de Romiji. Gjuha e grekëve ka dy privilegje :Së pari, përbën bashkë me gjuhën kineze parësinë e lakmuar të dy gjuhëve që për 3500 vjet fliten e shkruhen pa ndërprerje. Së dyti, përbën shembullin e vetëm të gjuhës- të vdekur e të folur, e cila për çdo kuptim ka edhe një fjalë. Është i gabuar mendimi se historia e një populli dhe gjuha e tij mund të vidhen nga një popull tjetër.

Cila është prejardhja e popullit shqiptar dhe e gjuhës shqipe? Historia dhe gjuhësia europiane si dhe ajo shqiptare e kanë dhënë përgjigjen. I drejtohem veprës së gjuhëtarit tonë të madh me famë botërore, E.Çabej : “Çështja e burimit të shqiptarëve e të gjuhës shqipe, bashkë me çështjen e djepeve e të viseve ku është formuar ky popull, nuk është zgjidhur; historia e vjetër e Shqipërisë është e pështjellë me një mjegull, e thënë me fjalë të tjera, kjo histori na del përpara si një vargua i copëtuar, ku shumë unaza mungojnë: janë disa shekuj me radhë, nga i dyti në të njëmbëdhjetin, në harkun e të cilëve shqiptarët nuk zihen ngoje gjëkundi (Hyrje në historinë e gjuhës shqipe, 2008). Duke analizuar me kujdes të katër tezat e njohura për prejardhjen e shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe Çabej shkruan :”… nuk ka prova të qarta as në favor të tezës se shqiptarët rrjedhin nga ilirët, as në favor të tezës se shqiptarët rrjedhin nga trakasit; por mund të ecet me ndihmën e gjysmë provave, apo të deduksioneve që mund të bëhen mbi bazën e këtyre të fundit; në favor të tezës ilirike punon argumenti territorial, pasi shqiptarët sot jetojnë në troje që kanë qenë të ilirëve në lashtësi: kjo vijimësi territoriale nuk ekziston në rastin e tezës së origjinës trakse; përsa i takon vijimësisë gjuhësore, nuk mund të thuhet ndonjë gjë kushedi se çfarë, pasi ilirishtja është një gjuhë e panjohur për ne të sotshmit; nuk kanë mbetur krijime, libra, shkrime, mbishkrime, dorëshkrime ilire, gjë që do të na jepte një ide mbi gjuhën e tyre; më kot në mes të mbishkrimeve greke e romake që janë gjendur nëpër gërmadhat e qyteteve të lashta të Shqipërisë këkojmë një mbishkrim ilir a një mbishkrim dygjuhësh greqisht-ilirisht a latinisht-ilirisht; një mbishkrim i tillë do ta kishte zgjidhur problemin e burimit të shqipes menjëherë; ”Laibnici, gjuhëtari i madh, më 1695 e vuri gjuhën shqipe pranë dymbëdhjetë gjuhëve të njohura në atë kohë në Europë duke theksuar se prejardhja e saj është nga ilrishtja. Kjo aksiomë e Laibnicit u pranua menjëherë nga studiuesit e mëvonshëm si F.Boppi, Majeri, Hahni etj. dhe në vazhdim deri në ditët tona gjuhëtarët europianë e kanë futur shqipen në trungun gjenealogjik të gjuhëve indoeuropiane si gjuhë pa familje e ardhur nga ilirishtja. Po t’i hedhësh një sy literaturës së studimeve gjuhësore në Europë do të gjesh shkrime për gjuhën shqipe. Tuqididi, duke futur në historinë e tij traditën e gjallë, vërteton se ilirët janë një popull i afërt me popullin grek, sepse që të dy vijnë nga e njëjta rrënjë e pellazgëve, të cilët, sipas Strabonit, u shtrinë në të gjithë Greqinë. Shkrimtarët bizantinë, që flasin për shqiptarët, i karakterizojnë si ilirë. Po të vazhdojmë me studiuesit grekë do të shohim se jo vetëm nuk e kanë fshehur historinë e ilirëve dhe të pellazgëve, por janë të vetmit që kanë folur e shkruar për ta e më vonë për shqiptarët, pavarësisht se edhe ata si të gjithë studiuesit vendës e të huaj nuk patën në dorë asnjë dorëshkrim a mbishkrim si në gjuhën pellazge ashtu edhe në gjuhën ilire. A. Mati, sipas mendimit tim, nuk ka ndjekur rrugën që të çon nga faktet, dëshmitë, të dhënat e literaturës për historinë dhe gjuhësinë, që të çon në përfundime objektive dhe të sakta. Citon autori gjuhëtarin e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, Mejenë. Nuk kam asnjë kundërshtim, por do të bëj vërejtjen që kur paraqesim citime t’i japim të plota dhe jo fjali-fjali të shkëputura nga konteksti në të cilin janë shprehur. Do të ishte më e drejtë, që të citonte nga Mejeja disa teza më të cilat pajtohen edhe Pederseni konservator, edhe Hirti që ka realisht dyshimet e tij. Meje thotë: “ Vetëm katër gjuhë kanë ardhur deri në ditët tona të dokumentuara që para erës së re, e pikërisht greqishtja, sanskritishtja, latinishtja dhe disa fragmente të hetitishtes. 2- Të gjitha gjuhët e tjera kanë ardhur deri tek ne pothuaj 2000 vjet më vonë në erën e re dhe në një formë mjaft të zhvilluar nën ndikimin e greqishtes dhe latinishtes, të krishterimit e të budizmit. Studiuesit e sotëm shqiptarë kanë shumë për të bërë. Duke pasur si model veprën voluminoze të gjuhëtarit të palodhur e serioz Tomorr Osmani për alfabetet e gjuhës shqipe të shtrohen për të publikuar me analiza shkencore dhe shënime shpjeguese monumentet e para të shkruara të gjuhës shqipe: Formulën e Pagëzimit (1492), Katekizmin e Lekë Matrëngës (1595 ), Mesharin e Gjon Buzukut (1555 ) dhe Fjalorin shqip- latinisht të Frang Bardhit (1635 ) e duke ardhur në fjalorët dhe gramatikat e ndryshme të botuara në shekujt XIX-XX etj. Nuk janë me vlerë artikujt dhe shkrimet e autorëve të ndryshëm që konkurrojnë se kush do të nxjerrë në dritë datën më të hershme të shkrimit të shqipes. Studiuesit të bëjnë punime që ndriçojnë probleme të sotme të gjuhës sipas degëve të gjuhësisë, pa lënë pas dore edhe gramatikën në frëngjisht të Vaso Pashës, fjalorin e K.Kristoforidhit shqip-greqisht, gramatikën e I.D. Sheperit etj. etj. Historianët dhe në mënyrë të veçantë sociologët dhe etnografët kërkohet t’u japin përgjigje pyetjeve të shumta që shtrohen para shkencave të tyre. Kërkohet të hidhet dritë jo vetëm për historinë e lashtë, por për të gjithë shekujt deri më sot apo sipas periudhave të përcaktuara nga studiuesit dhe shkencëtarët. Disa studiues të sotëm mendojnë se është mençuri të kthehen prapa në histori. Europa dhe bota ecin përpara, prandaj me të drejtë I. Kadareja thekson se shqiptarët nuk duhet të gabojnë përsëri edhe tani pas rrëzimit të diktaturës moniste, vendi i Shqipërisë është në Europë. Jo të bëjmë shumë zhurmë për asgjë, sepse jo çdo gjë që shkëlqen ka vlerën e floririt. Përrallat zakonisht u pëlqejnë fëmijëve, u pëlqejnë edhe të rriturve, por kjo nuk do të thotë që të shtrembërojmë faktet, historinë dhe të kënaqim veten me përralla, sepse të tjerët kanë programin e tyre dhe as që u intereson se çfarë thonë përrallat e ndonjë studiuesi shqiptar/Viktor Nasi, Shekulli. / KultPlus.com