Koha është të duhemi, të kesh besim në mua kur të them: Trime, të kem besim në ty kur më thua: Trim. Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite, shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt, një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën. E nën një kulm banonim, nga frëngjia me ditë më peshove, me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës, se mos do të takoj te kroni i shpresave. Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari! Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ, kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët. Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh, i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme. Në fund të livadhit të kositur a po sheh: ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë. Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet. Unë do të sjell Lulen nga zemra e Bjeshkës, do ta ndez llambën në Kullë, do ta hedh farën në tokën e re. Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve e të rënat të forta i kishe. Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë e mëhalla jehonte nga shpifjet. Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete. Koha është të duhemi. / KultPlus.com
Saktësisht njëqind e dy vjet më parë artisti, Gustav Klimti vdiq në Vjenë.
Piktori Gustav Klimt vdiq në moshën 56-vjeçare më 6 shkurt 1918. Mes 220 kanavaca që njohim tashmë, ai ka prodhuar edhe 55 peizazhe, duke marrë si dekor kryesisht Attersee, qetësia e të cilave bie ndesh me pjesën tjetër të punës së tij. I dhënë pas zbukurimit, ai e kthen arin në lëndë të parë të pikturave të tij – një shije me gjasë e frymëzuar nga i ati që punonte si argjendar
Gustav Klimt do të mbamendet në historinë e artit ndër më të kurajshmit bohem të pikturës. Biri i një argjendari të pafat do të qëndiste me ar dhe zjarr penelatash të epshme përvojat dhe përjetimet më të zellshme të gjakut dhe kurmit. Klimt ndryshoi simbolikën tradicionale të deriatëhershme, ose më saktë e pasuroi atë duke e përjetësuar seksin dhe epshin me elementë dhe shprehës më cytës, gjithnjë brendandjesor dhe shpërthyes.
E lartësoi si pakkush tjetër deri asokohe femrën, duke e shndërruar atë në një simbolikë qëndore të universales. Ai e ngërthen në themel të gjithçkasë dhe e pjesëmerr në çdo ngjizje amshimi. Depërton brenda saj jo vetëm seksualisht. Rrëmon në fundin e kësaj qënie dhe gjen kuptimin e shumëçkasë dhe nuk druhet t’ia kumtojë botës si një zbulim. Në një shumësi punësh ai i’u kushtua trupit të gruas, spariherë si energji përtëritëse dhe si mjet komunikimi estetik. Kjo epërsi, ky dominim i femrës, nuk kridhet në tablonë e piktorit në mënyrë rastësore. Ajo vendoset si element shprehës, si nevojë e mjeshtrit për ta orjentuar shpërthimin kumtues përnga gufojnë përjetimet dhe jetësimet në tablotë e tij monumentale.
Shpirti i këtij gjahtari gjendjesh të epshme priret të dëshmojë njëherash dhe botëkumtimin që ngas në këtë lojë të prushtë përjetimi dhe krijimi.
Gustav Klimt, siç dhe mëton në një perifrazë të tij, se “I gjithë arti është erotik”, në veprën që la, dëshifrojmë huazimin e marrëdhënieve mashkull-femër nga gjuha simbolike e ëndrrave. Një terren parafrojdian shtresohej prej humusit së tij kumtues. Në tablo, një hapësirë e zbrazët e ndjek si një domosdo për ta mbushur me ngjyrën që ai i jep ofsheve. Shpesh ky bosh i ngjan një jehone të frikshme, e mbushur me makth dhe panik. Sepse ai jeton tokësoren e konsumimit të këtij akti të hyjshëm. Jeton krisjen dhe thyerjen. Sprovon, ndalet dhe riniste sërish më me zjarr. Femra që ka marrë në dorë frerët e zotërimit të mashkullit e ngjeth piktorin dhe ai e dëshmon hera-herë.
Sfida e tij erotike është një përleshje me kohën dhe vetveten si vullnesë çliruese. Forca gllabëruese e femrës në pikturën e Klimt, e ka të përcaktuar qartë pozitat e saj, atë të dominimit, dhe e nis ta bëjë këtë duke sfiduar që nga tabloja.
Klimt është i paparashikueshëm, te “Judith ose Salome” ai e gozhdon publikun para një “orgazme vrasëse” në praninë e një joshje fatale, në vend të portretit të një gruaje të virtytshme. Te “Frizën Beethoven”, një shpërthim estetik i jashtëzakonshëm i Klimt, parajsa është një nga motivet më të rëndësishme që shpërfaqet nën dominimin e një të arte diellore. Për të kulmuar te “The Kiss”, e cila është nga emblemat e Gustav Klimt. Një dashuri në ekstazë, të cilës i hidhet mbi lakuriqsi të epshme një mantel i florinjtë, stolisur me një gjuhë simbolike, thellësisht erotike. Thua se ka rrëmuar të gjitha kulturat dhe ka nxjerr së andejmi mëtimet abstrakte të simbolizmit që kumtojnë pasionin e zanafillës, elementin bazë të krijimit, seksin. Trupat i përthyen në densitetin e përqafimit. I mbërthen me gishtërinjë të stërgjatë e trupa që i zgjat joshja. Burri në ngulmin për të dominuar, e ka vënë parfundi objektin e joshjes së tij të epërme. Femra është përthyer në gjunjë, duke ngasur afrinë dhe gadishmërinë për tu dhënë. Shkrehja e saj lexohet në portretin që është fikur në zjarrin e brendisë ku ajo po tretet. Në ngulme që nuk e ndalën, Gustav Klimtin, dallon prej tjetërkujt, teksa bashkon disa figura, të cilat i trajton po aq shkujdesshëm në telajon e bollshme sa dhe simbolet. Ai i vendos personazhet në hapsira që zbraztësinë e lëmojnë me një ngulm të rrafshët si jehonë e errët dhe boshe.
Një ngasje që të përfshihet stuhishëm në një gjëndje, gjithnjë të mbarsura me pasioni dhe pjesëmarrje të vetvetishme në atë shtjellë çuçuritëse ndjenjash dhe afshesh, nënshtrimi dhe dominimi seksual. Ky është sinopsi i gjithë çfarë mbërtheu në sëmbim krijues, Gustav Klimt. Ai është në të gjithmonshmen e pranisë artistike, vetëm brenda kësaj vorbulle, këtij shugurimi të epërm, të domosdosë së njeriut për të guxuar dhe për të dëshmuar, se në jetën e tij, seksi dhe femrat, janë të rëndësishme. Arti dhe familja gjithashtu, ishin dhe mbeten deri në fund për mjeshtrin e madh, një domethënie botkuptimi dhe shëmbëllimi sublim. Marrëdhëniet poligame, 14 fëmijet me bashkëshorten, një yshtje kjo në shumë prej kryeveprave që la pas, janë dëshmitar të asaj që përcaktojnë veçorinë dalluese të këtij kolosi të brendisë së emëtuar në pikturë.
Në galerinë e pamatë të piktorit, është e kudogjendur ajo që do ta bënte këtë penel, një admirim i gjithmonshëm, një kurth ku shkrehet çdo andje, joshja. Koloriti i zgjedhur, teknika e përdorur, përmasat dhe kumti i ligjërimit, ofrojnë bashkë me personazhin femër, universin e koduar të marrëdhënieve. Fillimisht të vet Klimt, e në vijimsi të femrës më realitetin seksual, me filozofinë e funksionimit të marrëdhënieve me meshkujt. Ai përgjon brenda vetes, si të mjaftueshme rrëmetin e përvojave, duke i vendosur ato kudo, si subjekt, ngjyrë, linjë, dritëhije a sfond.
Vetvetja i duket e mjaftueshme, dhe ashtu e lexojmë në punët e tij, në marrëdhënie me femrat, pasionin, seksualitetin, epshin dhe ndjesinë e dominimit prej këtij dimesionin ekzistencial. Klimt, me gjasë, s’kishte shumë më shumë se të tjerët për të thënë për seksin, për marrëdhëniet me femrat, për magjinë që kumton pasioni i shkulmeve uturitëse të gjakut dhe kurmit. Ai “guxoi” që tabutë ti kthente në shprehje estetike, në marrëdhënie artistike, një dimesion të ri komunikimi për botkuptimin e atëhershëm e të mëpasshëm. Dalldia seksuale duket se pasi ka mbushur deri në buzë pasionet babëzitëse të tij, pjesa që derdhët është jo më pak zjarrvënëse, ndjellëse, ngasëse, përjetuese, se e gjithë ajo masë që mbush e çmbush papushim atë. Duke e mëtuar kohës gjënë që kishte më të shtrenjtë, dhe duke e bërë këtë si kurrkush tjetër derimtash, jo vetëm guxoi dhe e pësoi, por ngulmoi dhe mbërriti. Po, përnjimend mbërriti në atë pjedestal që as ai vetë nuk e bluante në hamendjen e qasjeve për lavdi, që kaq të qëllimshme mbarteshin asokohe.
Femra një tipar joshës u përfshi në subjekt dhe impresion, mesazh dhe dekodim, në sfond e në kënd, në ngjyrë e në formë. Ai vetëm sa konstatoi atë qe ishim, jemi dhe do të mbetemi të njëmendtë. Femrë, dhe gjithçka që ajo është e destinuar të ofrojë e transformoi në një nocione soditëse. E gjitha kjo, që magjia të mos mbete një trill, një vegim, por një realitet.
Ajo është aty para nesh e gatshme të ofrohet dhe sejcili ndër ne të jepet. Në pikturën e Klimt, veshjet nuk mbulojnë, ato përdoren qëllimisht për të zbuluar, për të dramatizuar situatën, për të kallur misterin e joshjes. Dhe këtë e bën duke e ndërfutur lakuriqsinë nën poren e delikate të qëmtesave simboliste. Kulturave të ndryshme, Klimt u merr elementet, si bima tokës, për t’i derdhur jo dhe aq shkujdesur mbi tablo si stoli, si ojna, si ornamente. Stolitë që i nderen përqark atij kurmi, janë pjesë nga armatura e kahershme e mashkullit të destinuar, e partnerit, të cilit nuk i mjafton vetëm prania. Etja prehistorike, që e djeg përbrenda, që e ysht ngutaz, kërkon gjuhë të shprehet, simbolikë të komunikojë, të dëshmojë tash, atë që u tha dhe mbase nuk e dëgjuan prej Egjiptit deri në Bizant. Tash kur mbetemi soditës, muzat e Klimtit i kanë hequr bashkë me petkat dhe mëdyshjet, dhe po presin. Këtë pritje e lexon sekush në sytë që shohin përmbytaz. Mrekullia grua është e aty, e gatshme për t’iu dhënë çdo soditjeje.
Ndërsa kureshtia dhe ama e adhurimit shkulmon prej dritës dhe zbraztësisë, abstraksionit dhe formave të tendosura në simbolizëm, ndjehet një frymëmarrje që shtërzen, një gulç që copëzohet e merr formë të avullt që rrethon subjektin. Kjo duket se ka lidhje me një ankth të brendshëm të artistit. Frika nga rreziku i tërheqjes seksuale, nga ana shkatërrimtare e një femre dhe mbi të gjitha, vuajtjen në sensin frojdian. Gjithëpoaq, Klimt s’ndalet. Gjithnjë e bukura ka diçka tjetërqysh pa thënë, epshi të tjera shkulme premton, yje pafund që i ndrijnë vagullt, në natën që i varet mbi, si një mantel.
Kush ishte themeluesi i shkëputjes vjeneze
Gustav Klimt lindi më 14 korrik të vitit 1862 në Baumgarten, në rrethinat e Vjenës. I ati, emigrant nga Bohemia, dështoi në zanatin prej argjendari dhe fëmijët e tij u rritën në varfëri të skajshme. Familja e Klimt, ashtu si shumë të tjera në Vjenën e viteve 1860, ishte në gjendje shumë të keqe financiare. Ata jetonin në shtëpi të vogla, të errëta, duke ndryshuar shpesh adresë, gjithnjë në kërkim të një strehe të lirë. Kur ishte vetëm 14 vjeç, Gustav la shkollën, por arriti më pas të regjistrohej në një kolegj lokal për art dhe punime artizanale. Në kolegjin “Bÿrgerschule”, aftësitë e tij artistike ranë menjëherë në sy. Aplikoi dhe siguroi një vend në “Kunstgewerbeschule”, Shkollën e Artit dhe Punimeve Artizanale në Vjenë, një prej dy shkollave publike në kryeqytet. Ai ishte aq i talentuar saqë fitonte duke hyrë në komisionet e pikturave në shkollë. Krijoi një shoqëri me vëllezërit Ernst dhe me një student tjetër, Franz Matsch. Deri në vitin 1890 kompania “Klimt-Matsch & Co.” fitoi shumë me anë të komisioneve për ndërtesat e reja që ngriheshin. Deri në fund të qëndrimit në “Kunstgewerbeschule”, Klimt së bashku me ortakët e tij themeloi edhe një shoqëri artistësh, “Kÿnstlercompanie”. Kur u largua nga shkolla në vitin 1883, Klimt dhe Matsch nisën të punonin me kohë të plotë për të piktuaruar me porosi. Klimt dëshironte të konsiderohej si një piktor i dekoracioneve arkitekturore, një reputacion që vihej në dukej nga natyra e komisioneve të hershme në karrierën e tij, ku përfshihen punimet në kisha, muzeume dhe teatër. Disa seri pikturash si “Alegoritë” dhe “Emblemat” u prodhuan me kërkesën e një pronari. Pas këtij suksesi iu kërkua një tjetër seri që u realizua në vitet 1896- 1900, ku përfshihet edhe piktura e Klimt “Tragjedia”. Në këtë pikturë, dolën në pah elementë që do ta karakterizonin artistin në veprat e mëvonshme: zona të përqëndruara në detaje, ngjyrat e arta, forma e femrës, simbolizmi klasik dhe hapësira abstrakte.
Në vitin 1897, ai ishte figura kryesore në themelet e shkëputjes vjenez, dhe pas pak vitesh ai kishte bërë përfaqësuesi më i mirë i stil modern. Në vitet e mëvonshme, ai tregoi një vlerësim të avant-gardës, tendencave të Ekspresionizmi. Talenti i jashtëzakonshëm i siguroi suksesin e punës që përmbante materiale të ndryshme shprehëse në një përbërje, duke kujtuar traditat gotike dhe bizantine, ndërsa gjithashtu duke parashikuar artin multimedial të shekullit të 20-të.
Synimi drejt kreut ia mbushën rrugën me gropa të thella dhe vramëndje të mëdha. Mitin e tij në embrion e sulmojnë skandalet periodike, si në rastin e pikturave të tij në Universitet, i cili më në fund duhej ti hiqte. Edhe pse Perandori Franz Josef I, e kishte nderuar Gustav Klimt me “Urdhërin e Artë e Meritës”. Klimt vendos të rebelohet, të dëshmojë vetveten: “Mjaft prej censurës … Unë dua të largohem … unë refuzoj çdo formë të përkrahjes nga shteti, unë do të bëj pa të…” /albertvataj/ KultPlus.com
Po ti cili je? pyeta shiun që zbriste ëmbël, Dhe, çudi të thuhet, m’u përgjigj, e përkthej si vijon: jam Poema e Tokës, tha zëri i shiut, përjetë ngrihem e pakuptueshme nga vendi e deti i padepërtueshëm, lart drejt qiellit, nga ku, në formë fluturake ndryshuar tërësisht, por ende e njëjta, zbres për të lag toka të thara skeletike, shpërfaqjet e pafundme të pluhurit të botës, dhe atë në to, që pa mua do të ish vetëm farë, latente,e palindur; dhe përherë, ditë e natë, i kthej jetë, vetë origjinës sime, e bëj të pastër, e qendis; (Sepse kënga, e dalë nga vendi i saj i lindjes, pas plotësimit, bredharake, i intereson asaj ose jo, kthehet në kohë me dashuri.)
Është zbuluar lista e shkurtër për ‘Art Fund Museum’ për vitin 2021, i cili shpërblen mënyrat e jashtëzakonshme dhe inovative në të cilat muzetë kanë shërbyer në komunitetet e tyre gjatë vitit të kaluar, transmeton KultPlus.
Ato janë:
Centre for Contemporary Art, Derry~Londonderry
Experience Barnsley, Barnsley
Firstsite, Colchester
Thackray Museum of Medicine, Leeds
Timespan, Helmsdale
Fituesi i 100,000 £, çmimit më të madh në botë të muzeut, do të shpallet në muajin shtator të këtij viti. Ndërsa, katër finalistët e tjerë do të marrin nga 15,000 £. Ndërsa, katër finalistët e tjerë do të marrin nga 15,000 £, secili në njohje të arritjeve të tyre në atë që ka vazhduar të jetë një vit sfidues për organizatat kulturore.
Paneli gjykues i këtij viti përfshin: Maria Balshaw, Edith Bowman, Katrina Brown, Suhair Khan, Thomas J Price dhe drejtohet nga drejtori i Fondit të Artit, Jenny Waldman. / KultPlus.com
Martin Camaj ishte shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar.
Kërkimet akademike të Camajt u përqendruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore.
Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhanër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza.
Martini lindi në Dushman të Dukagjinit më 21 korrik 1927 në vendin e quajtur Telumë. Në vendlindje kaloi dhjetë vitet e para të jetës së tij. Nis të fitojë në mënyrë autodidakte njohuritë e para në shkrim e lexim shqip dhe matematikë. Kjo gjë do t’i binte në sy ish-pagëzuesit P. David Pepës OFM, duke e nxitur të ndërmjetësojë pranë instancave eprore në Shkodër që të ndërmerrnin përpjekje për arsimimin dhe përgatitjen – pse jo – për meshtari.
Në vitin 1935 vendoset përfundimisht në Shkodër dhe fillon të marrë arsim të rregullt pranë kolegjit jezuit “Xaverianum”, ku do kalonte edhe tuberkulozin. Rektor i kolegjit atbotë qe P. Giuseppe Valentini SJ, prej të cilit mësojmë se arsimin fillor 5 vjeçar e kishte përfunduar në 4 vjet. Pesë vitet në vijim ai ndoqi rregullisht gjimnazin, gjë që i dha të drejtën për të vijuar studimet në liceun klasik të kolegjit. I ati vdes pak vite pasi Martini i vogël u fut në Kolegj. Studimet detyrohet t’i ndërpresë në vitin e tretë, më 1946 – mbas mbylljes së instituteve fetare të Shkodrës.
Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Gjon Destanishtës dhe në gusht qe i detyruar me jetuar në ilegalitet deri sa ia arriti me ikë në Jugosllavi bashkë me Át Daniel Gjeçajn OFM dhe grupin e përbërë prej 36 vetësh. Kështu nuk pati më rast të kontaktojë me familjen, një vëlla i tij bëri 30 vjet burg. Kryen për tre muaj një kurs intensiv për mësuesinë në Pejë (1 korrik – 30 shtator 1949), mandej punon një vit (1949-’50) mësues në Tuz në shkollën “Mahmut Lekiq”.
Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 2 korrik 1955 duke dhënë provime diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane. Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Univ. të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë.
Në bashkëpunim me të dhe me mentorin e dytë prof. Rikard Kuzhmiç vendos të promovojë në filologji duke përzgjedhur si temë doktorate “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kërkesa përkatëse e mentorëve të tij miratohet prej këshillit shkencor të atij fakultet në mbledhjen që u mbajt më 16 shkurt 1956.
Po atë vit, duke parë shëndetin në rënje të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të 1956) ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë.
Nën mentoratin e Koliqit më 15 mars 1960 mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistes “Shêjzat” (që e redaktonte tash tre vite dhe do ta bënte deri më 1971) nën titullin: Il Mesale di Gjon Buzuku. Contributi linguistici allo studio della genesi.
Ndarja përfundimtare me Martinin ndodh në vitin 1968, dhe mbas kësaj date Nina kthehet në Milano ku do të jetojë deri në nandor të vitit 1987.
Prej 1965 deri në 1971 qenë vitet vendimtare për konsolidimin e vatrës albanologjike duke e vështruar si fushë komplekse të kërkimit shkencor. Më 1969 martohet me Erikën, me të cilën nuk do kishte fëmijë. Më dt. 16 korrik 1971 merr emërimin si profesor joordinar në albanologji, ndërsa më 14 shtator 1978 emërohet ordinar me marrëdhënie punësimi të përhershëm, më 30 shtator 1990 lirohet nga detyra si profesor i emërtuar. Jetoi në Lenggries, vend që i kujtonte trojet ku kishte lindë. Vdes më 12 mars të vitit 1992 në Mynih.
Është përfshirë thuajse në të gjitha antologjitë dhe veprat ku flitet për shkrimtarët shqiptarë.
Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. Vëllimi i tij i parë me varg klasik “Nji fyell ndër male”, Prishtinë 1953 (Një fyell ndër male), dhe “Kânga e vërrinit”, Prishtinë 1954 (Kënga e lëndinave), u frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer.
Këto u ndoqën nga “Djella”, Romë 1958, një novelë me disa vargje mbi dashurinë e një mësuesi me një vajzë të re. Përmbledhja e poezive “Legjenda”, Romë 1964 dhe “Lirika mes dy moteve”, Munich 1967, kishte disa poezi nga “Kânga e vërrinit”, që u ribotuan në “Poezi” 1953-1967, Munich 1981.
Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.
Një përzgjedhje e poezive të tij e përkthyer në Anglisht nga Leonard Fox në vëllimet “Selected Poetry”, New York 1990 (Poezi të zgjedhura), dhe “Palimpsest”, Munich & New York 1991. / KultPlus.com
Shoqata ”Down Syndrome Kosova” përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se në kuadër të fushatës “A PO M’SHEH” sot është dërguar edhe një top në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me mesazhin: Tash topi është te shteti, përcjellë KultPlus.
Përmes kësaj fushate, ata vihen në në kërkim të realizimit të së drejtës për shërbimet terapeutike për fëmijët me sindromën Down, shërbime këto të cilat ndikojnë në zhvillim e potencialit të fëmijëve me sindromën Down.
KultPlus ju sjell njoftimin e tyre të plotë:
Kështu, në kërkim të realizimit të së drejtës për shërbimet terapeutike për fëmijët me sindromën Down, shërbime të cilat ndikojnë në zhvillim e potencialit të fëmijëve me sindromën Down. Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të fushatës “A PO M’SHEH” më datë 21 korrik, ka dërguar edhe një top në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës me mesazhin: TASH TOPI ËSHTË TE SHTETI! Rreth 600 fëmijë me sindromën Down në Republikën e Kosovës, kanë nevojë imediate për këto shërbime. Fushata ka filluar më 21 Mars, në Ditën ndërkombëtare të sindromës Down. Përveç aktiviteteve tjera, fëmijët me sindromën Down më datë 21 të secilit muaj gjuajnë nga një top të basketbollit në oborrin e Qeverisë deri në momentin kur Qeveria dhe Institucionet e Republikës së Kosovës të marrin përsipër ofrimin e shërbimeve të domosdoshme dhe minimale për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve me sindromën Down. / KultPlus.com
Kërkesa që lumi “Vjosa” të shndërrohet në park kombëtar ka tash e sa kohë që i bëhet Qeverisë së Shqipërisë, duke përfshirë kështu mbështetjen e yjeve me famë botërore, me ç’rast së fundmi edhe një tjetër slogan është shpalosur në sheshin Duomo në Milano, Itali, përcjellë KultPlus.
Marka e veshjes ‘’Patagonia Milano’’ së bashku me aktivistë të tjerë kanë mbështetur sloganin #VjosaNationalParkNow.
@Paolo Aralla
Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Andaj, kërkesa vazhdon ndaj Qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNationalParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit ‘të egër’ në Evropë.
@Paolo Aralla
Lumi Vjosa në Shqipëri është lumi i fundit i egër në Evropë jashtë Rusisë. Lumi dhe degët e tij rrjedhin lirshëm nga malet në Greqi deri në bregdetin Adriatik në Shqipëri. Kjo zonë e shkretëtirës përbëhet nga një mozaik i madh i llojeve të ndryshme të habitateve nga grykat e ngushta në pjesën e sipërme deri në pjesët e gjera të lumenjve të endur në pjesën e mesme deri në deltën gati-natyrore në Detin Adriatik. Vetëm shtrirja e mesme përbëhet nga të paktën 8 lloje habitatesh që kanë rëndësinë më të lartë të ruajtjes në nivelin e BE-së.
Njohuritë shkencore rreth biodiversitetit dhe proceseve fizike të Vjosës janë të kufizuara. Është një nga lumenjtë më pak të eksploruar në Evropë. Por disa studime ekzistuese nënvizojnë rëndësinë e luginës së lumit si pika e nxehtë e biodiversitetit në Shqipëri që ofron habitate ujore ideale për specie të shumta. Lumi është mikpritës i mbi 1,100 specieve, përfshirë 13 kafshë të kërcënuara globalisht dhe 2 specie bimore, dhe të paktën 50 kafshë dhe 24 specie bimore janë të përfshira në Listat e Kuqe të Shqipërisë.
@Paolo Aralla
Pellgu ujëmbledhës përreth u siguron fshatrave tokë pjellore për aktivitete bujqësore të tilla si prodhimi i bimëve dhe blegtoria. Bollëku dhe shumëllojshmëria e peshqve është jetike për mirëqenien e peshkatarëve vendas kryesisht në pjesën e poshtme të Vjosës. Ekoturizmi në Vjosa dhe degët e saj është gjithnjë në rritje, veçanërisht në vitet e fundit në të cilat entuziastët kanë filluar të shijojnë aktivitete të tilla si rafting, Janji, kayaking, not, etj. / KultPlus.com
Ernest Hemingway ishte novelist amerikan, shkrimtar i historive të shkurtëra dhe gazetar. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Hemingway në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në SHBA. Stili i tij ekonomik dhe i nënvlerësuar kishte një ndikim të fortë në fiksion, shkruan KultPlus.
I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.
Hemingway u rrit në Oak Park, Illinois. Pas shkollës së mesme, ai raportoi për disa muaj për “The Kansas City Star”, përpara se të nisej për Frontin Italian për t’u regjistruar me shoferët e ambulancës së Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1918, ai u plagos rëndë dhe u kthye në shtëpi. Përvojat e tij të kohës së luftës formuan bazën për romanin e tij “Një lamtumirë për armët” (1929).
Në vitin 1921, ai u martua me Hadley Richardson, e para nga katër bashkëshortet e tij. Çifti u zhvendos në Paris, ku punoi si korrespondent i huaj dhe ra nën ndikimin e shkrimtarëve dhe artistëve modernistë të komunitetit të emigrantëve të viteve 1920 “Lost Generation”. Ai botoi romanin e tij debutues, The Sun Also Rises, në vitin 1926. Pas divorcit të tij nga Richardson në vitin 1927, Hemingway u martua me Pauline Pfeiffer; ata u divorcuan pasi u kthye nga Lufta Civile Spanjolle, ku ai kishte qenë gazetar, dhe pas së cilës ai shkroi From Whom the Bell Tolls (1940). Martha Gellhorn u bë gruaja e tij e tretë në vitin 1940; ata u ndanë kur u takua me Mary Welsh në Londër gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ishte i pranishëm në ulje të Normandisë dhe çlirimin e Parisit.
Menjëherë pas botimit të Plaku dhe Deti (1952), Hemingway shkoi për safari në Afrikë, ku ai u vra pothuajse në dy rrëzime të njëpasnjëshme të aeroplanëve që e lanë me dhembje dhe të sëmurë për pjesën më të madhe të jetës së tij të mbetur. Hemingway mbante banesa të përhershme në Key West, Florida, (1930) dhe Kubë (1940 dhe 1950), dhe në vitin 1959 bleu një shtëpi në Ketchum, Idaho, ku ai vrau veten në mes të vitit 1961
Ai lindi me 21 Korrik 1899 dhe vdiq me 2 Korrik 1961 . /KultPlus.com
Filharmonia e Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se Kori i Filharmonisë së Kosovës do të jetë pjesë e ‘Ohrid Summer Festival’ me ç’rast nesër kori do të performojë nën dirigjimin e Hajrulla Sylës, përcjellë KultPlus.
Koncerti fillon në orën 21:00 dhe do të mbahet në kishën ‘Shën Sofia’. Ndërsa, biletat mund ti gjeni në linkun e mëposhtëm:
Kori i Filarmonisë së Kosovës është një ansambël profesional me 50 këngëtarë, që vazhdon punën e Korit Profesional të Radio Televizionit të Prishtinës, kor i cili ishte i mirënjohur në vitet 80 ’nën drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi. Puna e korit u pushua në vitin 1990 pasi Radio Televizioni i Prishtinës u mor nga regjimi serb, ashtu si të gjitha institucionet e tjera në Kosovë. Në pak më shumë se një dekadë pas rivendosjes në 2003, tani si pjesë e Filarmonisë së Kosovës, Kori është vendosur si një nga korët kryesorë në rajon. Duke u rrotulluar rreth veprave kryesore korale të barokut deri në periudhat romantike, repertori i gjerë i korit shtrihet edhe në muzikën bashkëkohore (A. Pärt, E. Ëhitacre, O. Gjeilo, Ē. Ešenvald, V. Tormis, etj.).
Koncertet në vitet e fundit kanë përfshirë gjithashtu rrëmujat / oratorios nga Mozart, Monteverdi, Bach, Vivaldi, Beethoven dhe Haydn. Kori gjithashtu ka kryer komisione të reja, kryesisht nga kompozitorë kosovarë. Kori i Filarmonisë së Kosovës është shfaqur në disa vende të rëndësishme dhe monumente historike të rëndësishme: St. Louis des Invalides Cathedral (Paris-France, 2019), Ëhite Rock Theatre (Hastings-UK, 2018), Bazilika Papale di San Paolo Fuori Le Mura (Romë- Itali, 2016), Amfiteatri i Durrësit (Durrës-Shqipëri, 2015), The Euphrasian Bazilica (Poreč-Kroaci, 2007) etj. Kori Filarmonik i Kosovës ka bashkëpunuar gjithashtu me dirigjentë të ftuar: Marko Vatovec dhe Damijan Močnik (Slloveni), Marcio da Silva (Brazil / Mbretëri e Bashkuar), Toshio Yanagisaëa (Japoni), etj. Me veprimtarinë e tij Kori ka zhvilluar vazhdimisht traditën e këndimit koral në Kosovë, e pranishme në vend që nga viti 1945.
Hajrullah Syla- dirigjent Hajrullah Syla është një kompozitor dhe dirigjent kosovar. Ai studioi kompozicion me Mendi Mengjiqin në Universitetin e Prishtinës dhe dirigjent me Bajar Berishën në të njëjtin Universitet. Si kompozitor dhe dirigjent u prezantua në vende të ndryshme si: Kosovë, Shqipëri, Gjermani, Bullgari, Turqi, Belgjikë, SHBA etj. Ai ka drejtuar Orkestra të ndryshme si: Filarmonia e Kosovës, Orkestra Rinore e Kosovës, Orkestra e Dhomës “Rexho Mulliqi” etj Në 2015 ai ishte një fitues i Berlin Auditions 2015 i cili është organizuar nga Spectrum Concerts, i cili u pasua nga një koncert në Berliner Kammermusiksaal në Prill të 2016 ku dy prej punimeve të tij u interpretuan një për klarinetë solo dhe një pjesë për dhomën. ansambël. Ai ka marrë pjesë në klasa master me dirigjentë si: Toshio Yanagisaëa, Rene Gulikers, John Armstrong, Nathalie Marin etj. Gjithashtu ai ishte pjesëmarrës në Konferencën ACDA në SHBA, Konferencën EAS në Lituani dhe është fitues i dy bursave nga Universiteti MM – SHBA. Punimet: Trio në piano, Duo për violinë dhe violonçel, Kuintet Piano, Gjashtëkëndësh me ngjyra për Piano, Kuarteti me tela Nr. 1, vepra të ndryshme korale, Uverturë për orkestrën simfonike, Koncertino për klarinetë, Koncert për violinë dhe orkestër etj. Në 2012, Syla themeloi ansambli vokal “Attacca”, i cili përbëhet nga 16 vokalistë profesionistë. Që nga viti 2012 ai punon si ndihmës dirigjent në Filarmoninë e Kosovës. / KultPlus.com
Një grua vodhi diamantë me vlerë 4.2 milion £ nga një argjendari duke i ndërruar ato me guralecë.
Lulu Lakatos, 60 vjeçe, dyshohet se u paraqit në dyqan si një gemologe e cila do të ekzaminonte gurët në Boodles në Londrën qendrore. Zonja Lakatos vlerësoi shtatë diamante në dyqanin New Bond Street përpara se t’i vendoste në një qese, u tha para jurisë, transmeton KultPlus.
Por kur çanta u hap, brenda saj ishin shtatë guralecë të vegjël, tha Gjykata e Southwark Crown. “Diamantet ishin vjedhur nga e pandehura me anë të dorës”, tha prokurori Philip Stott.
“Komploti në të cilin ajo pretendohet të ketë luajtur rol kyç ishte sofistikimi, planifikimi, rrezikikimi dhe marrja shpërblimit më të lartë të mundshëm.” Zonja Lakatos, e cila ka lindur në Rumani por jetoi në Francë, mohon vjedhjen e kryer në ose para 10 Marsit 2016.
Por si ndodhi e gjithë ngjarja?
Gjykata shqiptoi se, në shkurt 2016, kryetari i Boodles, Nicholas Wainwright u prezantua me një burrë që e quante veten “Simon Glas”, i cili tha se ishte i interesuar të blinte diamante me vlerë të lartë si një investim. Më pas, ata u takuan në Monako muajin tjetër, ku Z. Wainwright u prezantua me partnerin e biznesit të Glas, një rus i quajtur “Alexander”, dhe ranë dakord për shitjen e shtatë diamanteve me vlerë të lartë.
Gurët e kristalit, me një vlerë totale prej 4.2 milionë, përfshinin një diamant 20 karat në formë zemre me vlerë më shumë se 2.2 milionë £ dhe një diamant trëndafili në formë dardhe me tre karat me vlerë 1.1 milionë £.
Një vlerësuese e gurëve të çmuar, e ashtuquajtur “Anna”, e dërguar nga blerësit duhej të ekzaminonte gurët përpara se të futeshin në një çantë të mbyllur për t’u mbajtur nga Boodles derisa argjendarët të merrnin fondet nga blerësi.
Zonja Lakatos ishte dyshuar se u paraqit si gruaja Anna, e cila u shoqërua në dhomën e takimeve në bodrumet e argjendarëve në 10 Mars nga Z. Wainwright dhe gjemologia e firmës, Emma Barton.
Z. Stott tha se zonja Lakatos pretendonte të ekzaminonte dhe peshonte secilin nga shtatë diamantët përpara se t’i mbështjellë ato individualisht në letër të prerë paraprakisht dhe t’i vendoste brenda kutive të errëta. “Kur ekzaminimi përfundoi, kutitë u vendosën në një çantë të ngjeshur, e cila më pas u mbyll me dry,” i tha ai jurisë.
Prokurori tha se zonja Lakatos vendosi çantën e mbyllur brenda çantës së saj të dorës kur Z. Wainwright u ngjit lart. “Duket se ishte ndërruar për një çantë të mbyllur identike”, tha Z. Stott.
Z. Stott tha se zonja Lakatos, nga rajoni Saint-Brieuc i Francës veri-perëndimore, hodhi kapelën dhe shallin e saj dhe ndryshoi rrobat e saj në një tualet në pijetore, duke ndërruar pallton e saj, e ndihmuar nga një bashkëpunëtor tjetër.
Ajo më pas përdori pasaportën e saj për ta lënë Londrën.
Zonja Lakatos u arrestua në Francë me një urdhër arresti evropian në shtator të vitit të kaluar para se të ekstradohej në Mbretërinë e Bashkuar. / KultPlus.com
Nën sipërfaqen e tij të mjegullt, Liqeni i Ohrit në Evropën Jugore është liqeni më i dendur i biodiversitetit në botë. Tani, peshkatarët po ndihmojnë në shpëtimin e “fosileve të saj të gjalla” nga zhdukja. Është rreth orës 8 të mëngjesit dhe ka një freski në ajër ndërsa shikoj nëpër horizontin e mjegullt të Liqenit të Ohrit, i cili ndodhet në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Një grup varkash të vogla prej druri peshkimi, të pikturuara me ngjyra të theksuara, ngadalë rriten ndërsa lëvizin drejt bregut, transmeton KultPlus. Njëra ngrihet pranë meje, ku një plak me një kapak bejsbolli të goditur po pret të blejë ngarkesën e peshkatarit. Peshkatarët dalin në liqen çdo mëngjes, duke filluar në 4 të mëngjesit, për të kapur troftën e Ohrit – e njohur në brigjet e saj shqiptare si “koran”.
Është një specie që ekziston vetëm në këtë liqen dhe është shumë e kërkuar në të gjithë rajonin falë mishit të saj të shijshëm rozë të lehtë, i cili zakonisht piqet në skarë. Ajo ka qenë e njohur këtu që nga koha e Mesjetës. Problemi është se ky popullaritet tani po kërcënon ekzistencën e kësaj specie. Në vitet 1990, kapja vjetore e liqenit ishte më shumë se 120 ton. Nga 2012-2018, mesatarisht ishte 61 ton. “Tridhjetë vjet më parë, ne mund të dilnim me rreth pesë linja dhe të kapnim 30 kg ”thotë Roland Bicja, një peshkatar nga Lin, një fshat piktoresk, i mbushur me lule të egra, folezuar në anën shqiptare të bregut të liqenit. “Tani, ne vendosëm 100 grepa dhe mezi kapim 3 kg .” Çdo familje këtu ka një histori të gjatë në peshkim, dhe secila shtëpi ka anijen e vet. Babai dhe gjyshi i Bicjes ishin të dy peshkatarë dhe ai e përshkruan daljen në liqen çdo mëngjes si një përvojë pothuajse shpirtërore: “Kur jam në anije, është sikur babai im është akoma atje me mua.” Por Bicja dhe kolegët e tij e dinë se ata janë në një situatë të pasigurt. Ata kanë nevojë të kapin troftën e Ohrit për mirëqenien e tyre ekonomike, por nëse e kapin shumë, mund të mos mbetet më troftë në liqen- dhe nuk do të mbetet asnjë mjet jetese për shumë njerëz që punojnë në liqen. Kjo është arsyeja pse ai dhe bashkëfshatarët e tij tani janë pjesë e një projekti që synon të rimbushë liqenin me troftë të Ohrit, duke i mbajtur peshkatarët të punësuar.
Nga dhjetori deri në mars, kur peshku po pjell, peshkimet tregtare janë të ndaluara në liqen. Në vend të kësaj, peshkatarët paguhen për të kapur troftën, për të korrur spermën pa vrarë peshqit dhe për të fekonduar vezët artificialisht. Këto më pas çohen në një çelës lokal, ku çelin dhe rriten për 10 muaj. Peshkatarët më vonë paguhen për t’i lëshuar përsëri në ujë. Është një zgjidhje mjedisore dhe shoqërore për një problem me të cilin përballen komunitetet e peshkimit të ujërave të ëmbla në të gjithë globin. Ohri është një nga liqenet më të vjetër në botë dhe mendohet të jetë formuar midis katër dhe 10 milionë vjet më parë. Ujërat e saj në të gjelbër e blu janë të rrethuara nga male të mbuluara me dëborë, dhe qytete dhe fshatra të shumtë që janë shtrirë në brigjet e tij, nga pala shqiptare dhe maqedonase…/KultPlus.com
Nesër komiteti i UNESCO-s do të vendosë për statusin e rajonit të Ohrit, përkatësisht për propozimin që të vendoset në listën e trashëgimive botërore që janë në rrezik.
Pritet të ketë edhe përfaqësues të organizatës joqeveritare “OhridSOS”, të cilët mbajnë qëndrimin se deri tani është bërë shum pak sa i përket rekomandimeve dhe se bartja eventuale në listën e zezë do t’i sjellë vetëm mirë rajonit.
“Nuk kuptohen vlerat e së mirës. Ka zbatim të dobët të ligjeve dhe përfshirje jo të mjaftueshme të shoqërisë civile. Shumë nga vendimet dhe rekomandimet e Komitetit, gjatë gjashtë viteve nuk janë zbatuar, disa janë zbatuar pjesërisht dhe jomjaftueshëm, ndërsa disa të tjerë aspak nuk janë adresuar”, thuhet në kumtesën e UNESCO-s.
Ndryshe, mundësia që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e trashëgimive botërore në rrezik për herë të fundit u shqyrtua në korrik të vitit 2019./ KultPlus.com
Shqipëria do të parakalojë në vendin e 12-të në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, e cila do të nisë në orën 13:00 shqiptare. Në Rio 2016, kuqezinjtë ishin të katërtit, teksa zbritja më poshtë në paradë vjen bazuar në alfabetin japonez. Flamuri shqiptar do të shfaqet në stadiumin Olimpik të Tokios pas atij të Arubës dhe përpara Armenisë.
Sipas traditës, e para në Olimpiadë do të marshojë Greqia, e ndjekur nga ekipi i refugjatëve dhe atletët rusë që garojnë nën flamurin e komitetit olimpik, pas përjashtimit të vendit prej skandalit të dopingut.
Si vend organizator, Japonia del e fundit në paradë, ndërsa përpara tyre do të jenë Franca dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mirëpresin Lojërat në Paris 2024 dhe Los Angelos 2028. Në ceremoninë hapëse në Tokio pritet të jenë të pranishëm mbi 11 mijë atletë nga 206 shtete të ndryshme./ KultPlus.com
Netflix ka konfirmuar se do të përfshijë lojëra video-lojëra për të gjithë përdoruesit, pa asnjë kosto shtesë. Në një letër drejtuar investitorëve, thuhej se ishte në fazat e hershme përfshirja e video-lojërave për përdoruesit e Netflix, transmeton KultPlus.
“Është koha e duhur për të mësuar më shumë rreth asaj se si anëtarët tanë vlerësojnë lojërat,” u tha të martën. Kompania me bazë në Kaliforni tha se pret të regjistrojë 3.5 milion klientë të rinj në tre muaj deri në fund të shtatorit. “Covid ka ndikuar në rritjen e numrit të përdoruesve (rritje më e lartë në vitin 2020, rritje më e ngadaltë këtë vit), e cila po funksionon në rrugën e vet,” u tha në regjistrimin e fundit financiar të Netflix./KultPlus.com
Më shumë se 13 milionë australianë – rreth gjysma e popullsisë – janë në izolim, pas rritjes së kufizimeve, si pasojë e përhapjes së variantit Delta të koronavirusit.
Australia Jugore, territor me 1.7 milion banorë, i është bashkuar Viktorias dhe disa pjesëve të Uellsit të Ri Jugor, duke fuqizuar masën e izolimit të martën.
Banorët e kësaj zone do të qëndrojnë për shtatë ditë nëpër shtëpi, pas identifikimit të pesë infektimeve.
Zemërimi është duke u rritur në këtë vend rreth strategjisë së izolimit, pasi dy qytetet më të mëdha, Sidnej dhe Melbërn po përballen me paqartësi rreth asaj se kur do të hapen.
Deri së fundmi, Australia është lavdëruar për strategjinë e mbylljes së kufijve, programeve të karantinës dhe izolimeve të shpejta.
Prej fillimit të pandemisë, ky vend ka regjistruar më pak se 1,000 viktima me koronavirus.
Mirëpo shpërthimet e reja me variantin Delta, kanë krijuar sfida të reja, si dhe kanë vënë në pah shkallën e ulët të vaksinimit në këtë vend./ radio evropa e lire/ KultPlus.com
Midis ceremonisë përmbyllëse të Festivalit të Filmit në Kanë, galasë amFAR dhe premierave personale të shfaqjeve të shumta televizive, ditët e fundit personazhet e njohura kanë pasur mjaft arsye për t’u veshur bukur.
Vogue cilësoi Dua Lipan si një ndër personazhet më me stil të veshur këtë javë, transmeton KultPlus. “Ju mund të mos i keni vërejtur makinat garuese në miniaturë që mbulonin kostumin e Kazablankës që Dua Lipa kishte veshur gjatë pushimeve në Meksikë. Thekjet që i dhanë pastelës së saj ndanin një energji të lehtë që Lipa e shfaqi në fotografitë e saj”- thuhet në shkrimin e revistës amerikane. Në mesin e yjeve të veshur me stil ishin edhe Timothée Chalamet, Zendaya, Charlotte Lawrence, Liya Kebede, Mati Diop, Lorde, Tilda Swinton, Gemma Chan dhe Noemie Merlant./KultPlus.com
Një poezi e njohur e Ali Podrimjes, dhe ndër më të pëlqyerat edhe të vetë shkrimtarit, është “Kur do të flasësh o Ali Podrimja”. Poezia është shkruar në vitin 1990, një vit i cili ishte dëshmitar i ndryshimeve në sistemin jugosllav dhe fillimit të vuajtjes për shqiptarët në këtë sistem.
Në shuplakë fiket ylli na shikon në sy dhe përbihesh shpinën pa na kthyer asnjëherë o ali podrimja
Rri atje nën qiellin e ftohtë dhe hesht me vjet beson ende në njeri
E emri të falsifikohet mbiemri nënshkrimi datëlindja emir i nënës i babait i vendlindjes i të parit përrallat fëmijërore vallet lodrat heronjtë këngët vajet kremtet
Mbi gjuhën tënde të lashtë mbi fisin shqirren dhe derdhen përronj të zez
E ti hesht o ali podrimja beson ende në njeri
Në hone të errta në bodrume mesjetare elaborate emërtime të çuditshme rrënime mallkime lehje ndjekje kyçje gjueti e egër
Ndizen fiken qirinj erë temjani pikojnë fjaët trupat rezervati nën sjetull të fatit dheun marrin fëmijët Gruaja end e shkreh pëlhurën në Kullë letre Mbi kokë zgjatet hija sorrat korbat qiellit kaçurrelat e verdha kreh me një grusht dhé në gji nisesh larg larg
Në Evropën mondane je albanais arbëresh në Itali në Greqi arvanitas arnaut në Turqi hamdurlah në Amerikë mish konservash e asgjë tjetër e asgjë tjetër
Kushedi sa gjuhë flet zoti yt E ti hesht o ali podrimja beson ende në njeri Por por kur do të flasësh o burrë i dheut apo më parë duhet të lindësh Kulmin tënd ç’e mbulojnë myshqet
Zyrtarët mbretëror po bëjnë një punë të pazakontë. Ata po numërojnë mjellmat në lumin Temza të cilat janë në pronësi të mbretëreshës britanike Elizabeth.
E gjithë kjo po bëhet në kuadër të ceremonisë “Swan Upping”, ceremoni kjo që daton që nga shekulli i 12-të.
Përpos për përgatitje, ekipet nën shërbimin e mbretëreshës numërimin po e bëjnë edhe për regjistrimin vjetor të zogjve, pasi në vitin 2020 nuk u bë regjistrimi për shkak të koronavirusit, shkruan Reuters, transmeton KlanKosova.tv.
Kultivimi i këtyre shpezëve të rralla për shumë shekuj kishte një qëllim tjetër. Sipas David Barber, punonjës i pallatit mbretëror mjellmat kohë më parë ishin vetëm ushqim shumë i rëndësishëm që shërbehej nëpër vente të veccanta. Por, sot rritja e mjellmave ka të bëjë e gjitha me ruajtjen dhe edukimin.
Ceremonia “Swan Upping” daton 800 vjet më parë kur kurora angleze pretendoi për herë të parë pronësinë e të gjithë mjellmave memece, të cilat kanë qafë të gjatë të lakuar, sqepa portokalli dhe pendë të bardha.
Në këtë ceremoni çdo vit apelohet që të kenë kujdes në ruajtjen e këtyre specieve të rralla, ndërsa dënojnë ashpër vrasjen e tyre të pakujdesshme vetëm për gjah.
Në linkun më poshtë shihni videon nga numërimi i mjellmave:
Elona Agolli, bija e shkrimtarit të njohur Dritëro Agollit, herë pas here po zbulon korrespondencën e babait të saj me të afërmit dhe miqtë e tij, shkruan KultPlus.
Së fundi, ajo ka zbuluar një letër që i ishte dërguar nga Ali Podrimja, në kohën sa e kishte të shtrirë djalin e tij Lumin, në një spital në Beograd.
Letra është e vitit 1979, dhe sipas Elenës, Ali Podrimja në atë kohë duhet të ketë qenë 37 vjeç. Podrimja i drejtohej Dritëro Agollit me një lutje, se nëse mund ti gjej ndonjë mjek të mirë, për djalin e tij Lumin. Kurse letra ishte drejtuar Beograd-Tiranë.
Më poshtë po ju sjellim letrën e plotë të Ali Podrimës, që ia kishte nisur në vitin 1979, Dritëro Agollit.
I dashur Dritëro , Dëshiroja të jem me Juve, por qe ,më gjet kjo e keqe. Megjithë intervenimet e mëdha të mjekëve, fëmija im gjendet në një kotësi të thellë . Ai nuk kishte ekinokokun, por tumor në brinin e shtatë të anës së majtë. Tmerr, tmerr dhe diçka e paparamenduar . S’di si do ta mashtroj dhe si do t’i tregoj Fitores; s’di si do t’i kaloj ditët me të. I dashur Dritëro, nëse mundesh dhe nëse ke miq të mirë nga mjekët, të lutem interesohu dhe më lajmëro disi. Qëllimi im është ta shpëtoj Lumin , të gjej ilaç për jetën e tij. Këtë fotografi të Lumit ia jep Xhevairit. Më fal , nuk po mundem më të shkruaj . Ju dëshiroj çdo të mirë ty, familjes suaj dhe të gjithë shokëve. Me dashuri vëllazërore Ali Podrimja 30.10.79 , Beograd P.S 30 tetorin do ta mbaj në mend si ditë të rëndë për familjen time . Aliu Kohë më pas , do të shkruhej e mrekullueshmja poezi “Lum Lumi”:
Lum Lumi A thua është dita jote e fundit në spital do t’i biem deri në fund a thua edhe kësaj dite të lodhur në orën e familjes.
Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë vetëm të kam thënë; Ai në hapsirë atje larg jam Unë.
Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët. Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria.
Ti mëso të duash vogëlush. Ti mëso të ecësh me këmbët e tua mbi të keqen mbi të mirën, mendo me kokën tënde kurrë mos pështyj në dashuri, as në pleh; Mallkim i fisit. Shkolla jote antike; të dish të çelësh derën e shtëpisë Në çdo kohë, Të dish të thuash fjalën kur duhet thënë. Urrejtja është më e rëndë se vrasja.
Me ditë me shikon nga krevati i vjetër; spitali tepër i vogël për dhimbjet e tua për shtatë plagët e tua për ditët, për netët e tua plot klithje.
spitali tepër i vogël i vogël tepër spitali nën te Danubi i thellë e i kaltër. A thua tërë jetën do të na vijë era jod sëmundje, murtajë do pështyjmë gjak e vrer, a thua tërë jetën t’i dezinfektojmë plaçkat, ëndrrat, fjalët. A thua edhe këtë ditë do ta kalojmë në spital. Të shikoj; në syrin tënd flaka, etja, qielli, Në syrin tënd asnjë dredhi, asnjë mllef pastërtia e syrit tënd më ka përpirë të tërin. Në fund të syrit tënd hap fatin tim të kobshëm. Ai nuk jam Unë Ai nuk je TI Kush jam, kush je? Syri yt mbyllet, dhe frëngjia në Kullë. Poezia më e bukur ende s’është shkruar as do të shkruhet përderisa zhytësit ende jetojnë Vogëlushi im, thellësia mashtron, vetëm largon nga e vërteta dhe çdo fund është tragjik. Po ç’ka aty poshtë në materie Miu i Bardhë, antimateria.
Do të vijë koha kur do të më hapësh si një libër të vjetër psalmesh kur do të mësoj të ecësh nëpër pluhurin tim por koha ecën shpeshherë në shpinë të breshkës.
A thua na u sosën fjalët, këngët, na mundi ëndrra, udha, a thua edhe kjo ditë po na lë me shpirt ndër dhëmbë.
Ti je më i madh, vogëlush, më i fortë se ky spital për inat këtë ditë ta sosim deri në fund. Lum Lumi. – poezi nga Ali Podrimja./ KultPlus.com
Robby Steinhardt, violinist dhe këngëtar kryesor i Kansas, vdiq në moshën 71-vjeçare të shtunën pas një periudhe të pankreatitit akut dhe shokut septik, konfirmoi gruaja e tij Cindy Steinhardt në Facebook.
Më 13 maj, Robby Steinhardt u shtrua në spital me pankreatit akut. Më vonë atë natë, ai hyri në shok akut septik dhe u vendos në kujdes mjekësor.
Më 17 korrik, ditën që Steinhardt ishte vendosur të lirohej nga kujdesi mjekësor dhe u zhvendos në një qendër rehabilitimi, ai pësoi një tjetër krizë dhe ditën tjetër vdiq në Spitalin e Përgjithshëm të Tampa./KultPlus.com
„Përballemi me krim kulturor.Të ardhmes duhet t’i bëjmë vend“
– Cila kohë është koha e fillimit të shkrimit?
Ali Podrimja: Kam filluar të shkruaj që në vitet e ’60-ta, në një kohë të rëndë edhe për popullin tim. Poezinë e parë e kam botuar në revistën letrare “Jeta e re” në vitin 1957, nr.4. Kryeredaktor i saj ishte bardi ynë, Esad Mekuli. Në një shkrim diskursiv e kam quajtur “Ëngjulli im mbrojtës”. Isha nxënës i gjimnazit të Gjakovës dhe i kisha sjellë mjaft probleme me poezitë; se artikulimin e konsideroja akt të dinjitetit. Nuk e firmos poezinë nëse nuk ngritet ndonjë problem qeniesor të ekzistencës sonë. Ndodh t’i kthehem tekstit prapë, sepse nuk më le të qetë. Prandaj dhe vargu: “Kosova është gjaku im që nuk falet”, shkruar para 50 vjetëve, ishte bërë problem për regjimin e atëhershëm. Lëvizjet e përbindshëve rreth meje u ngjanin hijeve të Teatrit shekspirian. Fat jo vetëm për mua ishte se në krye të “Jetës së re” qëndronte poeti, i cili mbronte krijuesit. Publikisht e them se Esad Mekuli më ka shpëtuar.
– Me çfarë problemesh u ballafaquat shkaku i shkrimeve?
Ali Podrimja: Problemi kryesor ishte guximi krijues. Pas një poeme të botuar dhe ca poezive të tjera në faqet e “Jetes së re“, kishte zënë të flitet për rebelimin tim. Por çfarë krijuesi do isha po qe se në një kohë të vështirë të mos e thoja të vërtetën për fatin tonë. Më vonë në poezinë Bukuria ( 1960) kisha thënë: “Zgjata dorën ta këpus lulen mos fqiu im më tha”. Fjala ishte për bukurinë dhe mirësinë në jetë, mirëpo ndryshe e kishte interpretuar pushteti i atëhershëm. Pëshpëritej se kisha menduar për Shqipërinë. A ta pranoja këtë kur ndeshkimi do ishte i rëndë. Posaçërisht droja për Kryeredaktorin Esad Mekulin, i cili ishte ftuar disa herë në biseda me ata të Komitetit Krahinor dhe e kishin pyetur për poezitë e mia të botuara në “Jeten e re”. Ç’është kjo poemë dhe vargu: “Kosova është gjaku im që nuk falet”, pastaj ai fqiu? Sa vjet i ka poeti, që i ka shkruar këto vargje…? Esadi iu ishte përgjegjur: është një i ri dhe nxënës i gjimnazit të Gjakovës. Ata të Komitetit kishin pasur mendim tjetër: ai nuk meriton të vazhdojë shkollimin më tutje, poezitë e tij janë artikulim armiqësor. Dhe një ditë takohem me “Ëngjëllin tim mbrojtës”. Pasi e dëgjoj, falje i kërkoj dhe i them: e gjithë ajo në poezitë e mia është realitet. E vërejta se u shqetësua për atë që ia thashë. Dikur m’u drejtua: E di ti se “Jeta e re” është e vetmja dritare që kemi, të cilën mund të na mbyllin? Më kishte shikuar gjatë dhe pastaj më ishte drejtuar: Unë gjithmonë nuk mund të të mbroj. Të lutem, ta shkruash një poezi për Titon, do të jetë ajo një mburojë për ty. Po si ta shkruaj, baca Esad, kur nuk e kam takuar asnjëherë dhe ç’them për të. Prapë më ishte drejtuar: hedhi ca vargje e unë do të kujdesem. Ndryshe unë e kuptoj letërsinë, i kisha thënë. Kam ide të tjera. Megjithatë, kishte fituar ai. Nuk kisha mundur t’ia shoh lotin në sy. I kisha shkruar ca vargje në një cep letre dhe plaku e kishte vënë në çantën e tij. Seç kishte ndodhur me ato vargje e pashë kur doli “Jeta e re”. E kisha flijuar dinjitetin tim shkaku i poemës për Kosovën dhe pse nuk dëshiroja të jem shkaktar i mbylljes së “Jetës së re”. Po ashtu nuk isha i pari që kisha shkruar poezi për Titon. Në të dy krahët e Shqipërisë kishin shkruar më parë. Dhe me rastin e një antologjie, ku kishin zgjedhur poetë nga të gjithë popujt e ish-bashkësisë, kishin vënë aty edhe poezitë e Esad Mekulit, Enver Gjerqekut, Rrahmon Dedajt, timen dhe ca të tjerëve që nuk më kujtohen. Mirëpo, prapë isha bërë problem unë. Poezinë time e kishin analizuar fjalë për fjalë dhe i kishte bezdisur vargu “Trimi im”. Paj ky tallet, kishte thënë një sekretar federativ: Ne ndryshe lexojmë. Unë e pranoj si timin. Pse nuk ke thënë: Tonin? Kisha ngulur këmbë se ai në poezinë time ishte vetëm imi. Do e shohim kishte thënë i nderuari. Me kaq ishte mbyllur debati rreth poezisë për të nderuarin. Më bëhej se vargun pezhorativ e kisha lidhur fortë për heshtje time. E kisha prekur kokën, a e kisha ende mbi supa të mi… Mediokritetët tani kapen rreth asaj poezie.
– Bën të keni probleme edhe tani, konkretisht me poezitë. Çfare janë “Zerot”, “Përmendorja e viçit” të shkruara në vitin 2000 mbasi në to mund ta gjejnë veten shumëkush nga hierarkia?
Ali Podrimja: Krijuesi nuk bën të pajtohet me të keqen, ai duhet të luajë rolin e korrektuesit, të avansojë ide e vlera dhe të mbrojë dinjitetin e popullit që i takon. Është turp të heshtët para të keqës. Unë këtë nuk mund ta pranoj, prandaj gati e tërë poezia ime është ironike, e cila vazhdon të çmohet edhe nga të huajt, të botohet e të ribotohet. Më kujtohet Fadil Hoxha, e shihja rrugëve të kryeqendrës sonë në një makinë të rëndomtë: Vinte edhe pa trupëroje, si qytetar i thjeshtë, vizitonte institucione nga shkolla fillore deri te Akademia. Kishte një kurajo qytetare dhe besonte në popullin e vet. E, tani na kanë kapluar “zerot”, po zerot mund të jenë kafshatë e shumë njerëzve të varfër. Ndodh një korrupcion afrikan. Nuk dihet se kush vjedh më shumë. E kjo është e turpshme. Ndodh kjo kur ne ende bredhim në një hapësirë ballkanike dhe kur nuk e kemi marrë ende veten në dorë. Duhet të pranojmë se jemi pasanikë varfënjakë, siç thotë një mik imi.
– Jeni autor i shumë librave poetike. Ç’do të thotë kjo për Ju?
Ali Podrimja: Në letrat shqipe ka shumë poetë të mirë, të cilët do të dëshironte t’i kishte çdo letërsi. Para disa ditësh miku im, Fatos Arapi, u nderua me “Kurorën e Artë”, që do i dorëzohet në Takimet e Strugës në muajin gusht. Kjo mirënjohje ka mundur t’i jepej për të gjallë edhe Lasgush Poradecit, por fqinjtë tanë disi frikësohen nga fjala jonë, nga libri ynë. Pse ndodh kjo, e dinë më mirë ata. Në vitin 1968 Esad Mekuli kishte përkthyer romanin “Gjeneralin e ushtërisë së vdekur” të Kadaresë. Pas botimit të parë, ky roman ishte ribotuar nga një botues i njohur i Beogradit dhe i kishte rënë në dorë Mirolsav Kërlezhës, i cili e kishte lexuar me një frymë. Një ditë ca krijues nga Maqedonia kishin trokitur në derën e tij, dëshironin ta lajmëronin se Kryesia e Shkimtarëve të Maqedonisë kishte vendosur ta nderojë me “Kurorën e Artë”. Po kolosi i letërsisë kroate, u kishtë thënë: do ishte mirë këtë çmim t’ia ndani Ismail Kadaresë nga i cili këto ditë kam lexuar romanin “Gjeneralin e ushtërisë së vdekur”, një roman i rrallë në hapësirën tonë. Ky shkruan dhe poezi. Në gjuhën ruse i është botuar një përmbledhje e poezive që ka pasur jehonë në hapësirën ruse… Pyetni dhe për libra të mi, të cilët shumica janë botuar edhe në gjuhë të huaja. Kjo nuk më nderon vetëm mua.
– Keni qenë redaktor disa vjet në shtëpinë botuese “Rilindja” ç’mund të na thonit?
Ali Podrimja: Nuk ekziston më “Rilindja”, njëra ndër shtëpitë botuese më të mëdha në Gadishullin Ilirik. Ajo ka mbajtur gjallë kujtesën tonë dhe na ka vetëdijesuar. Botimet e saj kërkoheshin nga gjithë anët dhe nga të huajt. Nuk është më as gazeta “Rilindja” tirazhi i të cilës arrinte der në dyqindmijë kopje, nuk është as “Jeta e re”, ku i botonim punimet tona dhe të cilën e konsideronim dritare kah bota; nuk ekzistojnë as disa gazeta e periodikë, ku publikonin punimet e tyre krijues e shkencëtarë nga lami të ndryshme; nuk ekziston as gazeta e studentëve “Bota e re”, ku i publikonin të rinjtë punimet e tyre. Fajtorë për këtë jemi ne, se në vendet kyçe të kulturës u vendosën servilë dhe mediokritetet. Një shoqëri normale këto botime do i mbante gjallë për hir të traditës. Por dolën ca e thanë se kjo botë fillon nga ne. Mjerim… Me trashëgëminë nuk luhet. Përkundrazi i jepet vend i rëndësishëm në kulturën e një populli.
-Vargu juaj “Kosova është gjaku im që nuk falet” UÇK-ja e kishte betim. Si e keni përjetuar?
Ali Podrimja: Për këtë dëgjova pas luftës. Me mikun e komandantin trim Fatmir Limajn “Zëri” kishte botuar intervistë të gjatë, ku fliste për trimëritë e UÇK-ës si dhe për kohën e tyre mes dy zjarreve. Mes të tjerash, kishte thënë se gjatë pushimit lexonim poezi nga Ismail Kadare dhe Ali Podrimja. Ndërsa në Tiranë në vitin 1998 ishte mbajtur një tubim madhështor në Sheshin e Skënderbeut në përkrahjen e çështjes së Kosovës. Sipas Dritëro Agollit kishte pasur afro dyqindmijë njerëz. E kishin ngritur zërin për lirinë e Kosovës dhe në pankartat ishte parë vargu i cituar më lartë. Këtë devolliti ma kishte thënë në Muzeun e Hikmetit në Stamboll (1998), ku mbahej mbrëmja e poezisë shqipe. Nuk kisha ditur ç’t’i them mikut: kjo është nder për mua. Ashtu dhe do të ndodhë.
– Keni marrë pjesë në shumë manifestime letrare në Evropë. Cili është roli juaj në këto manifestime?
Ali Podrimja: Në manifestime të tilla mund të kontribuohet mjaft për çështjen kombëtare, si dhe për vlerat tona shpirtërore. Ne kaherë u përcaktuam për Evropën. Arbëreshët na ishin pararoja e qytetërimit tonë të hershëm që në shek. XV. Fatkeqësisht neve shqiptarëve na mungon propaganda. Nuk dimë të plasojmë të vërtetën mbi të qenit tonë. Ndërsa fqinjtë nuk prajnë të trillojnë shumçka për ne, bile dhe gjëra absurde që nuk i kap logjika. Në vitin 1997 vargu: “Kush do ta vras ujkun” ishte bërë plakat dhe vënë në disa qytete të Evropës. Prof. im i ndjerë Fehmi Agani e kishte dëgjuar tek e recitonte një deputet në Parlamentin e Evropës në Strasburg. Unë nuk isha politikan as këngtar kafenesh, por një poet që i drejtohesha opinionit evropian për atë që ndodhte në Kosovë. Kam qenë i nderuar dhe në Takimet e Mediteranit që mbahen në Romë. Aty kishin qenë më parë poetët Fatos Arapi, Visar Zhiti, Agron Tufa…
Sebep për mua ishte botimi i librit tim në gjuhën italiane, Zatën, ky është libri i dytë. Më parë poeti italian Gjakomo Scotti kishtë përkthyer librin “Poesie për Lum” (Napoli, 1984). Italianët, po ashtu, më kishin botuar shpesh. Disi isha i pranishëm. Mirëpo, pjesëmarrje e fundit ishte diçka e veçantë: pos meje hapej dhe Ekspozita mbi Gjenocidin serb në Kosovë, të cilën me mjaft kujdes e kishte përgatitur Nusret Pllana. Kishte pasur shumë reagime, posaçërisht nga Ambasada Serbe: Si lejohet të hapet një ekspozitë e tillë dhe të ftohet poeti që njihet për mesazhet e tij nacionaliste. Por bën të heshtet gjenocidi që kishte ndodhur në Kosovë e Bosnje? E turpshme ishte të mbesësh indeferent ndaj asaj që ndodhte. Me UÇK-në ishte barikaduar populli, pra dhe krijuesit e të gjitha rrafsheve…
-Ç’mendoni për manifestimet letrare?
Ali Podrimja: Fatkeqësisht te ne çdo gjë është rrënuar. Manifestimeve tona u mungon përkrahja dhe organizimi. Nuk kemi mësuar asgjë nga të tjerët, se ajo që na afirmon para opinionit të jashtëm është dhe fjala. Por fjala te ne është ngulfat, nuk ka hapësirë dhe shikohet si e dyshimtë, shkaku i komplekseve. Mendoj duhet të lirohemi nga e keqja, përndryshe do të kemi pasoja…
– Mbani mend sa herë jeni shpërblyer për krijimtarinë Tuaj?
Ali Podrimja: Jam nderuar me disa çmime në Kosovë, por do e veçoja çmimin “Nikolas Linau (1999, Gjermani). Poezitë e Linaut i kishte përkthyer Lasgush Poradeci që në vitet e ’60-ta të shekullit të kaluar. Regjimi i atëhershëm nuk i kishte botuar, se nuk kishin qenë “poezi muskuloze”. Para dy vitesh më nderoi dhe Shqipëria me “Pendën e Argjend” për librin “Pikë e zezë në blu” (Botim i “Onufrit”), ndërsa Manifestimi tani tradicional “Poeteka” ma dha, Çmimin “Liburna” etj…
– E keni përcjellë polemikën Qosja-Kadare?
Ali Podrimja: Të zihemi në një kohë kur ende shumëçka ka mbetur pa u bërë për çështjen kombëtare, kam përshtypjen se nuk e respektojmë veten, as ato pak vlera që i kemi.
-Ç’mendoni për të rinjtë?
Ali Podrimja: Të rinjtë janë e ardhmja jonë. Fatkeqësisht nuk kanë hapësirë. Ky është krim kulturor. Të ardhmës duhet t’i bëjmë vend…
Shkodra do të vjen në Kosovë, por kësaj herë nëpërmjet fotografisë, shkruan KultPlus. Pjetër Logoreci i cili ka punuar në një libër-fotoalbum “Histori shkodrane në fotografi”, do ta promovojë këtë vepër edhe në Prishtinë.
Autori ka njoftuar se libri do të promovohet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, më 28 korrik, prej orës 12:00, ku do të prezantohet ky libër që do të sjell fotografi të panjohura, e që janë nxjerrë nga arkivat austriake 1908/ 1917./ KultPlus.com
Po që se nuk të shkruaj miku im i dashur dhe Po qe se nuk ma dëgjon zërin merr një karafil e ma kërko varrin diku në botë se vajta pas Lumit./ KultPlus.com
Tri ditë rend, duke filluar nga sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.
Gjatë tri ditëve, nga ora 10:00 – 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.
Me këtë rast Forumi për Transparencë Parlamentare, me mbështetjen e NDI-së, organizon takim me temën “Pandemia COVID-19: Procesi i vaksinimit në Kosovë”, që organizohet në kuadër të aktivitetit “Ditët e Kuvendit”.
“Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës./ KultPlus.com