Pamja e një olimpisti të gëzuar që qëndron në majë të podiumit pasi fitores dhe vendosja e medaljes së artë në mes dhëmbëve po ndodh shumë shpesh.
Në Lojërat Olimpike 2020 në Tokio keni mundur ta shihni këtë shumë shpesh. Llogaria zyrtare e Tokios 2020 bërë përpjekje që t’u kujtonte njerëzve se medaljet nuk janë të ngrënshme.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Shoqërisë Ndërkombëtare të Historianëve Olimpikë, David Wallechinsky, tregoi se ky gjest është një përpjekje për të kënaqur mediat, raporton CNN, transmeton KultPlus.
Një fenomen i tillë nuk është vetëm në Lojërat Olimpike. Për çiklistin slloven Primoz Roglic, i cili fitoi medaljen e artë tregoi se medalja e kishte befasuar.
Boksieri Superstar Wladimir Klitschko e shiti medaljen e artë që ai fitoi në Lojërat Atlanta 1996 për 1 milion dollarë, me fondet që shkuan në fondacionin vëllezërit Klitschko, një bamirësi e krijuar nga ai dhe vëllai i tij Vitali për të ndihmuar fëmijët e varfër në jetën e tyre.
Notari amerikan Anthony Ervin nxori në ankand medaljen e tij të artë olimpike të vitit 2000 në eBay për të ndihmuar të mbijetuarit e cunamit të Oqeanit Indian të vitit 2004. / KultPlus.com
Tani zonë zejtare, 4 Llullat është edhe pika që lidhet me katër anë kyçe të qytetit. Në këtë zonë nuk mungojnë as edhe xhamitë, dhe njëra prej tyre e ka marrë emrin pikërisht nga kjo zonë.
Por a e keni menduar se nga i ka ardhur ky emërim?
Sic tregohet brez pas brezi, në këtë pjesë të qytetit dikur ishte një krua që kishte 4 çezme, në formë të llullave. Ato shërbenin për tu furnizuar me ujë për pije, por jo vetëm. Aty shuanin etjen edhe kafshët që dikur shërbenin për të bërë tregti.
Kjo video e sjellur kohë më parë nga Radio Televizionit te Kosoves e tregon Prishtinën e dikurshme, atë me lum… / KultPlus.com
Tenori shqiptar, Ramë Lahaj, për herë të parë po zgjerohet më tej, për të sjell festivalin e parë Operistik në Kosovë. Festivali do të jetë i pari në Kosovë dhe do të titullohet ”Ramë Lahaj International Opera Festival”, përcjellë KultPlus.
Ndërkaq, sot, tenori i famshëm shqiptar ka bërë të ditur se skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me 4 gusht të këtij viti, do të mirëpres yllin e operas italiane, Jessica Nuccio.
”Ne kuader te RLIOF, sjellim yllin e operas italiane Jessica Nuccio ne Teatrin Kombetar te Kosoves, 4 Gusht 2021, ora 19:30. Edhe shume surpriza te tjera do t’i bejme te ditura se shpejti! Rame Lahaj Opera Festival Jessica Nuccio’‘, ka shkruar Lahaj në Facebook. / KultPlus.com
Dje me 30.07.2021 u mbajt ceremonia e mbylljes së edicionit të 12-të të festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar.
Në këtë ceremoni njëherit u bënë të ditur edhe filmat fitues, të cilët i gjeni më poshtë.
LISTA E FITUESVE
Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar shpalli fituesit e edicionit të 12-të. Tri juritë tona zgjodhën fituesit e gjashtë kategorive: The International Competition, Student Competition, Balkan Competition, Animated Music Video Competition, Feature Film Competition, dhe Human Rights Competition.
Pas një jave të ngarkuar me shfaqjen e filmave nga kategoritë garuese & jo-garuese, panelet, prezantimet dhe punëtoritë, edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit Anibar përfundoi të premten në mbrëmje. Ne e përmbyllëm festivalin me ceremoninë e mbylljes tek Kino “Liqeni”, ku u shfaqën fituesit nga gjashtë kategoritë garuese.
Kategoritë garuese të festivalit u vlerësuan nga tri juri të ndryshme. Grand Jury (Fabian Driehorst, Joni Männistö, Lori Malépart-Traversy, Mauro Carraro, Yvonne van Ulden) zgjodhi fituesit e International Competition dhe të Feature Film Competition. Student Jury (Blend Leci, Lisjan Bajri, Lorna Çekixhi, Nora Jusufi, Driton Goleshi, me ndihmën e mësueses Sarah Lugthart) vlerësuan Student Competition dhe Balkan Competition. Dhe juria jonë e tretë, e cila përbëhet nga Alban Nimani,
Ana Nedeljkovic dhe Paola Orlic, zgjodhën fituesit e Animated Music Video Competition dhe të Human Rights Competition.
Këta janë fituesit e kategorive garuese dhe komentet e jurisë mbi përzgjedhjen e tyre:
International Competition
“Souvenir Souvenir” e Bastien Dubois nga Franca, ishte filmi fitues i kësaj kategorie. Filmi ka të bëjë me suveniret algjeriane të luftës, të gjyshit të autorit.
“Filmi ishte i kompletuar. Ai është treguar me zgjuarsi me “meta-layers” që me të vërtetë kontribuojnë në mesazhin e historisë. Ka një strukturë të fortë dramaturgjike, ritëm të mirë, është i animuar mirë dhe stilet e zgjedhura rrisin ndikimin. Ai trajton temën e ashpër të kolonializmit nga ana e krimit në një mënyrë të nuancuar, të dhembshur dhe të sinqertë që nuk mbyll derën, por e hap atë për diskutim. Ai shkon përtej historisë së veçantë franceze dhe është i njohur dhe i rëndësishëm për shumë njerëz në vendet e Evropës Perëndimore.”
Një vlerësim i veçantë shkon për “My Galactic Twin Galaction”, më regji të Sasha Svirsky i prodhuar nga Alexander Gersimov. Një film nga Federata Ruse, ku e mira dhe e keqja, utopia dhe distopia, ndeshen në një betejë vdekjeprurëse.
“Një film që është fantastik në formën e tij dhe vërtet qesharak. Animacioni eksperimental nuk mund të bëhet më qesharak se kaq.”
Student Competition
Fitues i Student Competition u zgjodh “Butterfly Jam”, një film nga Franca, me regji të Shih-Yen HUANG. Ky film flet për një grua të re, e cila përshkruan babain e saj dhe raportin e tij me kafshët e shumta shtëpiake, për të cilat ai nuk mund të kujdeset.
“Një histori e bukur dhe e pazakontë e treguar në një mënyrë të bukur dhe të pazakontë. Vizualizimi i dhimbjes është shpesh një gjë e vështirë për tu bërë, por ta bësh atë pa përdorimin e personazheve është edhe më mbresëlënëse. Ky film përcjell ndjenjat e apatisë dhe neglizhencës në një
mënyrë kaq të rrjedhshme dhe hipnotike sa që ju lë me një ndjenjë të thellë trishtimi dhe pas filmit, që është arsyeja pse fituesi është Butterfly Jam nga Shih-Yen Huang “
Një vlerësim i veçantë shkon për “Coffin” të Yuanqing Cai, Nathan Crabot, Houzhi Huang, Mikolaj Janiw, Mandimby Lebon, dhe Théo Tran Ngoc.
“Për një përshkrim mahnitës të ndjenjës së parehatisë në një qytet shumë të populluar me një qasje vizuale që është e pamundur të mos bashkëndjeni, vlerësim i veçantë për Student Competition shkon për “Coffin” nga Yuanqing Cai CAI, Nathan Crabot CRABOT, Houzhi Huang HUANG , Mikolaj Janiw, Mandimby Lebon, Théo Tran Ngoc.”
Balkan Competition
“Those who drown cling to foam” është fituesi i Balkan Competition. Një film kosovar që shfaq sfidat e përditshme të gruas për ushqim dhe mbijetesë në kohën e luftës. Regjisore dhe shkrimtare e filmit ishte Urtina Hoxha, Eremirë Krasniqi ishte shkrimtare, kurse filmi u prodhua nga CHWB Kosova.
“Ky film kap ndjenjën e frikës që shumë njerëz e kaluan shumë bindshëm me mjete minimale. Thjeshtësia e stilit të artit me të vërtetë të lejon të fokusohesh në historinë dhe rritë ndikimin emocional. Duke treguar këtë histori përmes syve të një nëne, me një instinkt të fortë mbijetese, ju bën të lidheni me situatën stresuese që njerëzit ishin. Fituesi është ” Those who drown cling to foam” nga Urtina Hoxha. “
Një vlerësim i veçantë shkon për “Elusiveness”, një film serb i drejtuar nga Marija Vulic, i shkruar nga Isidora Vulic, dhe prodhuar nga JaFilm Jagodina. “Elusiveness” bazohet në një tregim popullor serb dhe tregon historinë e një vajzeje me origjinë dhe bukuri të veçantë.
“Në vlerësim të dizajnit, animacionit dhe mjeshtërisë së bukur të këtij filmi, vlerësimi i veçantë për Balkan Competition të këtij viti shkon për ” Elusiveness” nga Isidora Vulic.”
Animated Music Video Competition
Fituesi i Animated Music Video Competition është ” A little too much”, një video muzikore amerikane që shfaq një grua në një hapësirë imagjinare, e cila çliron veten dhe kapërcen frikën nga madhështia e vetvetes. Ky film drejtohet dhe shkruhet nga Martina Scarpelli.
“Animacion 2D bardhë e zi i ekzekutuar bukur që na jep një udhëtim frymëzues në botën e brendshme të një gruaje. Të jesh një, do të thotë të jetosh në një ritëm të vazhdueshëm të të gjitha llojeve të emocioneve nga të qenit e patrembur, e guximshme, dhe e bukur deri në të qenit e brishtë, e pasigurt, e mjerë dhe plot frikë. Por, mesazhi kryesor i dhënë është më se i qartë: pranimi i butë i të gjitha atyre emocioneve, veçanërisht lidhur me pasiguritë në lidhje me objektivizimin e trupit të saj si një e drejtë thelbësore për të qenë dhe për tu ndjerë e lirë si grua.”
Një vlerësim i veçantë shkon për “Kona” nga Shpat Morina.
“Kona është një animacion konceptual me një ilustrim të vrazhdë të zakoneve të vështira tradicionale shqiptare që i trajtojnë gratë shumë ashpër dhe që fatkeqësisht ende zbatohen jo vetëm në rajone të ndryshme të Kosovës, por edhe në të gjithë botën. Meriton çmimin për vlerësim të veçantë dhe ne i bashkohemi plotësisht thirrjes për çdo vajzë dhe grua të re që të ngrihen kundër keqtrajtimit.”
Feature Film Competition
“Kill it and leave this town” është fituesi i Feature Film Competition. Është një film polak, i drejtuar nga Mariusz Wilczynsk dhe prodhuar nga Bombonierka. Filmi flet për dikë që fshihet në një vend të sigurt kujtimesh, ku koha nuk lëvizë dhe të gjithë të dashurit e tij janë gjallë.
The Grand Jury e kategorizon këtë film si “Një perlë e stilizuar ashpër që zuri jurinë në befasi dhe i preku ata në një nivel emocional. Ky film është brutalisht i sinqertë dhe i dëlirë. Nuk ndalet nga turpi, ai merret me marrëdhëniet njerëzore në shumë nivele. Një film me muzikë të bukur, dialog të shkruar mirë dhe humor të mprehtë.”
Human Rights Competition
Fitues i kësaj kategorie është një film spanjoll i quajtur “Where were you?”. Skenari dhe regjia u realizuan nga María Trénor CoIomer, dhe u prodhua nga Francesc Garcia Donet dhe Francesc Picó. Tema e filmit është dhuna ndaj grave, dhe tregon përvoja nga vende të ndryshme në gjuhë të ndryshme.
Juria zgjodhi këtë film si fitues sepse: “Filmi tregon potencialin e fortë të animacionit për të diskutuar çështje të rëndësishme shoqërore dhe politike. Ai diskuton temën që është me rëndësi thelbësore në ditët e sotme dhe ndihmon që zërat e guximshëm të femrave të dëgjohen duke na treguar historitë e tyre të vërteta mbi dhunën.”
Një vlerësim i veçantë shkon për “We have one Heart” nga Katarzyna Warzecha. Një film polak që flet për një djalë që merr vesh për babanë e tij të cilin ai nuk e ka njohur kurrë, përmes disa letrave që prindërit e tij shkëmbyen vite më parë.
Sipas jurisë ky film është “Një kombinim i suksesshëm i qasjeve të animacionit dhe dokumentarit, bazuar në ngjarje të vërteta, një film që është në të njëjtën kohë personal dhe politik, na tregon një histori të rëndësishme për dashurinë dhe mënyrat për të kaluar kufijtë.” / KultPlus.com
-“…sepse atëherë ishte Ñue Vojvoda i Shalës, malsor i Shalës Dukagjinit, i cili nuk dinte shkrim-lexim, as gjuhen anglishte, lante pjata ne nji restorant, dhe çdo muej mblidhte nga 150 dollarë (nga xhepi i vet dhe miqet e tij), për botimin e “Shejzave”. Per këtë ka shkrue Koliqi, dhe Ñue Vojvoden e kam njofte mire. Ne ate kohe Ñue Vojvodës nuk i ndihej zani as nuk i baheshin fotografi .”
…Tue llogaritun nivelelin e inflacionit 150 dollare te vjetes 1950 sot vlejnë 1 mijë e 617 dollarë e 75 cent…ne muej i ka mbledhun Malsori Shaljan Ñue Vojvoda per me qitë revisten ma te mire shqipe qe asht dale mbas Luftes se Dyte Botnore…
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se familja e tij ndihet e nderuar pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndau medalje për djalin e tij të ndjerë Beau Biden, i cili kishte shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës.
“Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj”, i ka thënë Biden presidentes Osmani, përmes një video mesazhi.
Ambasadori amerikan në Kosovë do ta pranojë medaljen të dielën, në një ceremoni të organizuar nga Presidenca e Kosovës, transmeton KultPlus.
Fjalimi i plotë i tij:
Faleminderit presidente Osmani,
Ne thjeshtë duam të themi se kjo është e pabesueshme, dhe unë dua ta falenderoj Republikën e Kosovës për këtë medalje.
Është një nder i madh, është një nder i madh ta vlerësosh trashëgiminë e djalit tonë Beau dhe babait të tij. Punën në Kosovë, Beau e kishte të përzemërt, ai u dashurua me vendin.
Ne jemi përgjithmonë mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës me të cilët Beau u dashurua. Aq shumë dhe aq thellë ai besonte në pavarësinë tuaj dhe në demokracinë tuaj.
Si avokat në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, ai doli vullnetar për të shkuar në Kosovë, në Republikën e Kosovës, për të mbështetur pavarësinë tuaj dhe demokracinë tuaj të re, dhe mbi të gjitha sundimin e ligjit.
Në atë kohë, Kosova ende po shëronte plagët e reja të luftës, dhe një system drejtësie të shkatërruar për dekada nga sundimi totalitar. Por, Beau mund të shihte se çfarë mund të bësh, Beau mund të shihte edhe atëherë të ardhmen që është e mundur për vendin tuaj krenar. Një të ardhme që Kosovës i është mohuar kaq gjatë. Kjo është arsyeja pse ai ishte aq i përkushtuar që të punonte me popullin e Kosovës, dhe të siguronte që krimet e luftës të hetoheshin tërësisht dhe të ndiqeshin profesionalisht. Për të ndihmuar Kosovën të ndërtojë një system të drejtë gjyqësor, të aftë për të sjellë drejtësi dhe pajtim në vend, pas gjithë asaj kohe që Sllobodan Millosheviq keqtrajtoi dhe brutalizoi vendin tuaj.
Beau ndihmoi në krijimin e një programi trajnimi për gjyqtarët dhe prokurorët vendas, që te vendoste themelet për Institutin Gjyqësor të Kosovës, që tani është Akademia e Drejtësië. Por, Beau gjithmonë ishte i pari që do t’ju tregonte, pasi ai na tha edhe ne, se ai ishte vetëm një nga shumë njerëz të përkushtuar, të përkushtuar për të kryer punën, duke përfshirë shumë qytetarë krenarë të Kosovës.
Kësisoj, duke pranuar këtë çmim në emër të djalit tonë, unë gjithashtu dua ta vlerësoj dhe ta duartrokas përparimin e jashtëzakonshëm që Kosova ka bërë gjatë njëzet vjetëve të fundit.
Unë kam qenë atje disa herë dhe (kam parë) të gjithë njerëzit që punojnë pa u lodhur, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur, në të cilën Beau besonte për popullin e Kosovës.
Ka ende shumë punë për t’u bërë, nuk kam nevojë t’ju them. Më shumë punë për ta luftuar korrupsionin për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare. Për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me kombet fqinje dhe për të forcuar zhvillimin ekonomik.
Unë angazhohem për ju, dhe Shtetet e Bashkuara do të mbeten partneri i palëkundur i Kosovës në këtë drejtim. Kështu, së bashku, ne mund t’i përmirësojmë demokracitë, demokracitë që janë në gjendje të ofrojnë zgjidhje për nevojat e njerëzve.
Isha vërtet i lumtur që munda të ndaj vaksina të sigurta dhe efektive, vaksinën Pfizer, për popullin e Kosovës, për të mposhtur pandeminë COVID-19, dhe pres që vaksina të dorëzohet nga COVAX, organizatë kjo ndërkombëtare; dozat do të vijnë brenda pak javësh.
Pres që të vazhdoj dhe të thelloj miqësinë dhe partneritetin tonë të jashtëzakonshë, midis dy kombeve tona, si president i Shteteve të Bashkuara. Kjo për ne ka më shumë rëndësi se që mund ta imagjinoni.
Kombi i Kosovës është në zemrat e të gjithë familjes Biden.
Siç do të thoshte nëna ime, Zoti ju nderoftë, Zoti ju nderoftë! / KultPlus.com
Agim Krajka dhe Vaçe Zela me Ansamblin e Shtetit, në vitet ’80-të, kohë kur turnetë artistike nga Ansambli, zinin një pjesë të rëndësishme të programit të tyre.
Mes pjesëmarrësve bien lehtësisht në sy, e madhja Vaçe Zela dhe kompozitori i shquar i muzikës së lehtë, Agim Krajka. Fotot janë realizuar në vitin 1988, para dhe gjatë shfaqjes së Ansamblit të këngëve dhe valleve të Shqipërisë, në një qytet të Austrisë.
Në këto imazhe bie në sy prania e këngëtares legjendare Vaçe Zela, Agrim Krajkës, mjeshtrit të ndjerë Rexhep Çeliku, partneres së tij Lili Cingu, si dhe vallëtarë, instrumentistë dhe anëtarë të delegacionit shqiptar. Fotografitë u publikuan për herë të parë, nga gazetari dhe studiuesi, Armand Plaka. / KultPlus.com
Në muajin prill të vitit 2020, Suedia ishte ndër dhjetë vendet më të goditura nga pandemia e coronavirusit. Numri ditor i vdekjeve u rrit mbi 100, mbi 500 pacientë të infektuar me coronavirus ishin në kujdes intensiv, dhe situata ishte veçanërisht e rëndë në shtëpitë e pleqve, ku infeksioni mori me shpejtësi jetën e 80-vjeçarëve dhe 90-vjeçarëve.
Bota e ndoqi situatën në mosbesim, veçanërisht duke pasur parasysh se epidemiologu kryesor shtetëror, Anders Tegnell, miratoi strategjinë me shumë rekomandime, por me shumë pak kufizime reale, raporton thelocal.se.
Shumë ekspertë besuan se Suedia po eksperimentonte me popullsinë e vet, se dhjetëra apo edhe qindra mijëra njerëz do të vdisnin deri në verë dhe se sistemi spitalor do të shembej shkaku i pacientëve. Në mes të një pandemie në rritje, për të cilën nuk kishte vaksina ose trajtime të përparuara mjekësore në atë kohë, epidemiologu suedez me famë botërore, 71-vjeçari Johan Giesecke, mentori i Tegnellit dhe një nga paraardhësit e tij, foli për platformën britanike UnHeard, transmeton KultPlus.
Deklaratat e Giesecke kryesisht pasqyruan pozicionin zyrtar epidemiologjik suedez dhe të Institutit të Shëndetit Publik. Ata ishin krejtësisht të kundërt me drejtimin në të cilin po lëvizte e gjithë Evropa.
“Bllokimi nuk mund të funksionojë në demokraci, domethënë, në rastin më të mirë, mund të futet si një masë e vetme dhe afatshkurtre, si një plumb i vetëm që duhet të qëllohet në kohën e duhur. Nuk ka asnjë bazë shkencore për masat e marra në të gjithë Evropën. Përqindja e vdekjeve shkaku i COVID-19 në të gjithë Evropën në një vit do të jetë afërsisht e njëjtë, diferencat do të jenë më së shumti rreth 20 për qind”, kishte deklaruar me gjakftohtësi Giesecke.
Cila është situata sot, 15 muaj më vonë?
Sot, 15 muaj më vonë, nuk ka më asnjë dyshim se Tegnell dhe Giesecke, për të thënë aspak, nuk kishin gabuar. Edhe pse shkollat fillore mbanin mësimet normalisht, megjithëse të gjitha dyqanet, qendrat tregtare, restorantet, kopshtet, kinematë, transporti publik, palestrat, vendpushimet e skive, kafenetë dhe aktivitetet e tjera ishin të hapura, megjithëse nuk kishte mbyllje, mbajtje të detyrueshme të maskave ose mbyllje të kufijve, Suedia sot qëndron më mirë se shumica e vendeve evropiane.
Si në aspektin e vdekshmërisë totale nga COVID-19, ashtu edhe sipas vdekshmërive normale, por edhe rënies së aktiviteteve ekonomike.
Gjithsej 14,656 shtetas suedezë vdiqën nga coronavirusi deri të premten, duke vënë në dukje se të gjithë ata që vdiqën pas një testi pozitiv të PCR, pavarësisht nga shkaku i vdekjes, janë përfshirë në atë regjistër.
Ka 109 pacientë në spitale të diagnostikuar me coronavirus, 16 prej të cilëve janë në njësitë e kujdesit intensiv. Në muajin e fundit, 1,500 deri në 2,100 infeksione të reja në javë janë regjistruar në rang kombëtar, ndërsa në ditët më të këqija të pandemisë, në fund të dhjetorit 2020, kishte deri në 10,000 raste të reja në 24 orë.
GJDP-ja e Suedisë po rritet, ekonomia ka kompensuar të gjitha humbjet
Treguesit ekonomikë janë gjithashtu interesantë. GJDP-ja e Suedisë në muajin qershor ishte 2.5 për qind më e lartë se një muaj më parë, dhe madje 10 për qind më e lartë se në qershor të vitit 2020. Kështu, ekonomia suedeze kompensoi të gjitha humbjet në pandemi në fund të majit të këtij viti dhe rënia totale e aktivitetit ekonomik vitin e kaluar ishte 2.8 për qind, e treta më e vogël në Bashkimin Evropian, pas Lituanisë dhe Irlandës. Duhet shtuar se rimëkëmbja e fortë ekonomike i atribuohet edhe shumë faktit se suedezët, të cilët tradicionalisht u pëlqen të udhëtojnë dhe të shpenzojnë shumë për udhëtime, kaluan pushimet në atdheun e tyre verën e kaluar dhe këtë verë.
Me 0.19 vdekje për 100,000 banorë në 14 ditët e fundit, Suedia, sipas të dhënave të ECDC, aktualisht ka më pak vdekje nga coronavirusi në Evropë, pas Islandës dhe Lihtenshtajnit. Për shkak të përhapjes së versionit Delta, kryesisht në mesin e popullatës më të re, rezultatet dyjavore po shohin paksa rritje të numrave te të rinjtë dhe aktualisht është 43.5, larg mbajtësve të rekordeve evropiane, siç është Qipro (1514) ose Spanja (783). Në hartën e famshme ECDC, vetëm zona përreth Stokholmit është në portokalli, ndërsa pjesa tjetër e Suedisë janë të gjelbra.
Vetëm e 25 -ta në Evropë sa i përket shkallës së vdekshmërisë
Duke pasur parasysh akuzat për “vrasjen e të moshuarve” në fillim të pandemisë, pozicioni aktual i Suedisë në listën e vendeve sipas nivelit të vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është veçanërisht interesant. Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara, i cili ndoshta ka të dhënat më të sakta, e rendit Suedinë vetëm të 38-të në botë dhe të 25-të në Evropë, me një total prej 142.48 vdekjesh shkaku i coronavirusit për 100,000 banorë që nga fillimi i pandemisë.
Nuk ka dyshim se një fushatë e vaksinimit në kohë dhe gjithëpërfshirëse është kryesisht përgjegjëse për situatën e favorshme epidemiologjike. Pas hezitimit fillestar, si rezultat i përvojave të këqija me vaksinimin masiv kundër gripit të derrit në vitin 2009, kur rreth 400 suedezë kryesisht të rinj u infektuan me narkolepsi, suedezët pranuan masivisht vaksinën COVID-19. Sot, përdoren vetëm vaksinat Pfizer dhe Moderna dhe AstraZeneca në dozën e dytë.
Fushata e vaksinimit së pari përfshiu popullsinë e moshuar, personelin e shtëpive të të moshuarve dhe institucione të ngjashme, grupe të rrezikut dhe profesionistë të shëndetit. Pastaj, duke iu përmbajtur rreptësisht kufijve të moshës, për shkak të të cilave një 40-vjeçar i shëndetshëm nuk mund të vaksinohej para një 50-vjeçari të shëndetshëm, gradualisht shkoi drejt të rinjve. Vaksina është aktualisht në dispozicion për të gjithë suedezët e rritur, dhe vaksinimi do të jetë në dispozicion për adoleshentët e moshës 16 deri në 18 vjeç në mes të muajit gusht.
Dy doza i morën nga mbi 50 për qind e njerëzve, një dozë pothuajse 80 për qind
Deri të premten, gjithsej 77.7 për qind e suedezëve të rritur kishin marrë të paktën dozën e parë dhe 50.3 për qind e popullsisë së rritur kishin marrë dy doza. Nuk ka dyshim se norma e vaksinimit për të rriturit do të kalojë 80 për qind. Për më tepër, ndërsa Evropa ka frikë nga një valë vjeshte infeksioni, Suedia mund të mburret se deri në 85 për qind të njerëzve mbi moshën 60 vjeç janë vaksinuar me dy doza.
Sidoqoftë, sipas Tegnell, Suedia nuk do të jetë e kënaqur vetëm me një vaksinim të mirë të të moshuarve “Përhapja e infeksionit nuk ndikon më në barrën e sektorit të shëndetësisë, sepse grupet e rrezikut janë të vaksinuara. Unë pres që kjo prirje të vazhdohet. Megjithatë, duhet të ecim përpara dhe të arrijmë tek sa më shumë njerëz të jetë e mundur me dozën e dytë për të na mbrojtur nga versioni Delta e coronavirusit. Tani është radha e popullsisë më të re dhe është e rëndësishme që të gjithë të pranojnë vaksinimin”, transmeton KultPlus.
Është e rëndësishme të theksohet se në Suedi nuk ka asnjë detyrim për tu vaksinuar, edhe në mesin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor, dhe se personat e pavaksinuar nuk diskriminohen në asnjë mënyrë. Edhe pse vaksinimi inkurajohet dhe promovohet vazhdimisht në çdo hap, të pavaksinuarit nuk kufizohen në lëvizje, as nuk u mohohet qasja në asgjë. Për më tepër, për aq kohë sa autoritetet e duan atë, Suedia nuk mund t’i ndalojë qytetarët të lëvizin lirshëm. Bllokimi i tipit australian nuk ka bazë në ligjin suedez.
Për shkak të vaksinimit në kohë, Suedia shmang një rritje të konsiderueshme të vdekshmërisë në valën e tretë të pandemisë në pranverën e hershme të këtij viti. Sipas Byrosë Suedeze të Statistikave, niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë nga fundi i janarit të këtij viti deri më tani është vazhdimisht më i ulët ose në përputhje me mesataren para-pandemisë nga viti 2015 në 2019.
Masat janë të padukshme
Masat aktuale në jetën e përditshme janë pothuajse të padukshme. Ajo që fillimisht ra në sy të shumë njerëzve kur është fjala për strategjinë suedeze, është akoma e vlefshme sot. Maskat nuk u mbajtën në Suedi në asnjë kohë gjatë pandemisë, u rekomanduan vetëm në transportin publik dhe tani nuk përdoren më as nga profesionistët e kujdesit shëndetësor në korridoret e spitaleve.
Nuk ka më asnjë kufizim për numrin e njerëzve që mund të qëndrojnë në hapësira publike të tilla si dyqane, muze, parqe dëfrimi ose restorante. E vetmja gjë që ende të kujton një pandemi janë kufizimet në tubimet publike për 300 persona brenda dhe 3,000 njerëz jashtë (me disa përjashtime për ngjarjet sportive).
Megjithëse fqinjët e saj nordikë, Norvegjia, Finlanda dhe Danimarka, për shkak të avantazheve krahasuese gjeografike dhe demografike dhe masave më të rrepta epidemiologjike, kishin vdekshmëri shumë më të ulët, prandaj duhet të konsiderohen shembuj më të mirë në strategjinë e pandemisë, sot është e qartë se Suedia është në çdo kushtet e performancës se të paktën dy të tretat e vendeve evropiane.
Tegnell sigurisht bëri gabime në hapa, kryesisht në mbrojtjen e popullsisë në shtëpitë e pleqve, por të gjitha indikacionet janë se është në strategjinë e tij që një e ardhme e qëndrueshme qëndron në luftën kundër pandemisë derisa vaksinimi dhe imunizimi natyror të arrijnë imunitet kolektiv. / KultPlus.com
Në Lojërat Olimpike të Tokios është shënuar rekord botëror në not individual. Kjo është shënuar në ditën e shtatë të Olimpiadës.
Tatjana Schoenmaker e Afrikës së Jugut e fitoi disiplinën 200 metra bretkosë në konkurrencën e femrave me kohën 2:18:95 sekonda, duke e thyer rekordin prej 2:19:11 të vendosur nga Rikke Moller Pedersen të Danimarkës. Danezja e vendosi atë rekord në Kampionatin Botëror 2013 në Barcelonë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i morën dy medaljet tjera. Lilly King e mori të argjendtën me kohën 2:19:92, ndërsa të bronztën e fitoi Annie Lazor me kohën 2:20:84. / KultPlus.com
Pas dy vitesh pritjeje, dokumentari zyrtar për të madhin Michael Schumacher është më në fund gati.
Për një kohë të gjatë ka patur paqartësi se kur do të shfaqet premiera, por tani të gjitha pyetjeve u janë dhënë përgjigje: do ta shohim më 15 shtator dhe do ta shohim në Netflix.
“Sfida më e madhe ishte gjetja e ekuilibrit midis raportimit të pavarur dhe respektit për familjen,” tha producentja e dokumentarit Vanessa Noecker, e cila foli për ndihmën e palëkundur të gruas së Michael, Corinna, transmeeton KultPlus.
Si ajo ashtu edhe fëmijët e tyre, Mick dhe Gina, flasin për udhëzuesin e shkëlqyeshëm, duke e prezantuar burrin jashtë pista. Po ashtu është njoftuar se dokumentari do të nxjerrë në pah të mirat dhe të këqijat e personalitetit shumëdimensional të legjendës së lojërave, do të përfshijë imazhe që nuk kanë parë kurrë dritën e ditës, si dhe deklarata nga personalitete të mëdha të sportit. / KultPlus.com
A e dini? Që Fishta ka detyruar një shkrimtar serb të dalë jashtë një Konference ndërkombëtare Letërsie në Romë?
Viti dhe emri i serbit nuk saktësohen,por bëhet fjalë për një shkrimtar që kish shkruar në një libër që shqiptarët janë njerëz me bisht. Dhe në ditën e parë të Konferencës, para hapjes së saj,i vetmi i ftuar në këmbë ishte poeti ynë, Gjergj Fishta.
-Pse nuk zini vend, ju lutem? – e pyet drejtuesi i Konferencës – nuk keni karrige. -Jo,jo,karrige kam, por s’kam ku të vë bishtin – ia kthen Fishta. -Çfarë !!! – habitet ai.
Po, po – vijon Fishta – ai zotëria atje – shenjon me emër dhe gisht në sallë – ka shkruar në librat e tij,që ne shqiptarët jemi njerëz me bisht. Ndaj,për këtë gjë të ulët ndaj bashkëkombasve të mi,ose ai të gjejë ku e kam unë bishtin, ose unë nuk ulem nëse ai nuk le sallën.
Dhe sipas burimeve nga të pranishmit, shkrimtari serb është detyruar të dalë dhe të largohet krejtësisht nga Konferenca e Romës. /H. Z. / KultPlus.com
Presidenti amerikan, Joe Biden të dielën do të pranojë një çmim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në emër të djalit të tij, Beau Biden për punën në forcimin e sistemit të drejtësisë të vendit të shkatërruar nga lufta, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.
Në një video-mesazhi të regjistruar, të cilin e ka parë CNN-in, do të transmetohet gjatë një ceremonie në Kosovë me pranimin e medaljes presidenciale pas vdekjes së djalit të tij, i cili vdiq nga kanceri në tru në vitin 2015.
Biden thotë në video se çmimi është një “nder i madh” dhe se djali i tij “ra në dashuri me vendin” kur kaloi kohën atje. Beau Biden punoi në Kosovë pas luftës së viteve 1998-1999 me forcat ushtarake serbe dhe së bashku me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka kontribuar në trajnimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve vendor, transmeton KultPlus.
Biden vizitoi Kosovën në vitin 2016 si nënpresident kur vendi emëroi një rrugë sipas Beau Biden jo shumë larg bazës ushtarake amerikane.
Presidenti rikonfirmoi partneritetin e SHBA-së me Kosovën dhe tha se mbetet akoma më shumë punë për të bërë në luftën kundër korrupsionit, për të mbrojtur të drejtat e pakicave etnike dhe fetare, për të ndërtuar marrëdhënie pozitive me kombet fqinje dhe për të rritur zhvillimin ekonomik.
Presidenti tha se ishte i lumtur që SHBA ishte në gjendje t’i ndante Kosovës disa vaksina kundër COVID-19. Ato doza, tha ai, do të arrijnë “brenda javëve”.
Ngjarja e së dielës do të zhvillohet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ambasadori amerikan, Philip Kosnett do të marrë medaljen. Shpat Deda do të interpretojë disa këngë të Coldplay, një prej grupeve të preferuara të Beaus. / KultPlus.com
I konsideruar si regjisori i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit, Bekim Lumi, një njeri që dashuronte teatrin sot në përvjetorin e tretë të vdekjes së tij në Teatrin Kombëtar të Kosovës, ai u përkujtua me promovimin e librit të tij të titulluar “Engjëlli blu”, e që shpalos një botë poetike e një krijimtari artistike krejtësisht ndryshe nga ajo me të cilën njihej ai, atë të regjisë, shkruan KultPlus.
Për regjisorin e njohur të teatrit shqiptarë dhe njëkohësisht për profesorin që përcolli shumë gjenerata, Qendra Multimedia sot prezantoi librin me poezi, për të cilën u mblodhën familjarët e regjisorit, dashamirët e artit të tij, miqtë, kolegët e artdashës të shumtë.
Teatri Kombëtar i Kosovës sot kishte marrë një pamje ndryshe nga e zakonshmja, ku dritat e ngrohta që vinin nga llambat e vendosura lart, reflektimi i tyre në vende specifike, fotografitë e vendosura në muret e korridoreve të teatrit që shpalosnin pothuajse tërë jetën e regjisorit, lulet e bardha që shoqëroheshin nga imazhi i tij i vendosur në një kopertinë të madhe dhe kopjet e këtij libri që pritnin radhën për të gjetur shtëpinë e tyre, afërsisht mbushnin mungesën e dalluar të regjisorit i cili po njëlloj si emërtimi i librit të tij, ai tashmë po frymonte në secilin kënd të zemrave të të pranishmëve.
Fillimisht, kjo mbrëmje nisi nën meloditë e instrumentit bardh e zi që këndshëm vinin në kontrast me fotografitë shumëngjyrëshe të plasaritura në muret e teatrit. Ishte tenori kosovar, Luan Durmishi, i cili interpretoi në piano dhe përplot pesë minuta ai solli tinguj të cilat së bashku me errësirën totale që u shndërrua në veprën kryesore të atyre minutave, kapluan atmosferën në një flluskë melodike që qetësisht zuri vend në shpirtrat e pranishëm.
E kur errësira u zhduk nga një shkrepje e vogël e ndezjes së dritave dhe meloditë hyjnore ishin futur brenda qenies njerëzore, radhën për të dalë përpara e morri aktorja Melihate Qena, e cila për publikun interpretoi poezinë ‘Vdekja e aktorit’. Vargjet poetike të poezisë lexoheshin në një mënyrë tejet të bukur dhe me një nostalgji ëndërrimtare që vetëm Qena di ta sjell.
Ndërsa, nën meloditë e këngës së famshme të titulluar ‘Stairway to Heaven’ nga Led Zeppelin, poezia ‘Engjëlli blu’ e regjisorit, u interpretua nga aktori Afrim Kasapolli, zëri i të cilit performonte vargjet poetike sa në një gllënjkë të përmalluar e herë në një gllabërim të përzemërt. E interpretimin e tij e lartësonte edhe vija melodike e këngës që portretizonte pavdekshmërinë e përjetshme së krijimtarisë të regjisorit kosovarë.
Tutje, për të hapur mbrëmjen e përvjetorit të tretë të vdekjes së regjisorit, foli aktori Afrim Muçaj.
“Jo vetëm si një njeri në skenë por tashmë bota e tij shpaloset edhe në një dimension tjetër pra si një krijues i poezisë. Deri më tani, më shumë se dy dekada Lumi ishte i njohur si regjisor por tani në poezitë e tij, shpaloset dimensioni tjetër i krijimtarisë së tij artistike”, thotë Muçaj.
Ndërsa, redaktori i botimit të librit, Shaip Beqiri foli rreth ndjenjave të cilat ai i morri kur për herë të parë kishte në dorë poezitë e tij.
“Kontakti i parë me këtë dorëshkrim ka qenë me të vërtetë një befasi shumë e madhe të cilën rrallëherë e ndjej. Një njeri që rrethin e vet krijues e ka krijuar me teatrin, andaj më lë përshtypje ndërlidhja e tij me dy vepra shumë të mëdha të civilizimit të përgjithshëm. Ndërlidhjet që Lumi i ka bërë, është një tregues i qartë për një botë të madhe observuese. Kulmi i botës së tij të brendshme e shpërfaqte poezia e tij dhe përmbajtja e struktura e tyre i lidhte shekujt në një milenium”, thotë Beqiri.
Sipas tij, shihet qartë se në çfarë shkalle Lumi ka arritur të artikulojë një tematikë të gjerë me një strukturim aq të ndërlidhur dhe stilistikisht të ndërtuar.
“Gjuha e poezisë së tij poetike përqafon përdorimin dialektor duke kapërcyer pavrejtshëm kornizat e standardit jo me arrogancën proverbiale të shkarravitësve të të folmeve të mëhallave si gjuhë vjershërie, por kryekëput për nevojën që kërkon fryma vullkanike që nxjerr me ngulm arti i tij i rrallë”, përfundon Beqiri.
Gjithashtu, poetja Naime Beqiraj foli rreth frymës së regjisë por edhe të poezisë që Lumi posedonte.
“Para se të bëhej regjisor, Lumi ishte recitor. Deklamonte poezi në shkollë fillore, në gjimnaz, e kur erdhi në studime ishte deklamues i njohur. Por ai nuk mjaftohej vetëm me recitim, ndonëse zërin e tij të kadifenjtë dhe ndjenjën me të cilën përcillte vargjet të cilat nganjëherë shoqëroheshin me tinguj kitare, që admiroheshin nga të rinjtë, sidomos studentët. Shkruante poezi, po rrallë”, thotë Beqiraj.
Sipas saj, në vitet kur po binte perdja e hekurt e komunizmit në trojet arbërore, Bekimi organizonte tribuna e debate fillimisht në Prishtinë e pastaj në Tetovë, pastaj organizonte edhe intervista skenike e mbrëmje letrare në të cilat promovonte letërsinë moderne.
“Në të gjitha këto ngjarje që i praronte dora e tij, ndjehej fryma e regjisë e deri në milimetra shënjohej lëvizja e artistëve dhe e krijuesve në ambientet skenike, sidomos në Sallën e Kuqe në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Por këto ngjarje nuk zgjatën. Ambientet po mbylleshin për publikun, lexuesit e letërsinë shqipe. Kafenetë nuk ishin zgjidhje. Poezia e mirë po krijohej gjithnjë e më rrallë. Bekimi zgjodhi të studionte regjinë e teatrit në Tiranë”, shpalos ajo.
Po ashtu, aktori Afrim Muçaj për të përmbyllur këtë natë, lexoi poezinë ‘Testament’, vargjet e së cilës përmbyllën mahnitshëm këtë natë mbresëlënëse që shpalosi madhështinë e poezisë së regjisorit, një madhështi e cila të lë pa frymë e që mrekullueshëm luhatet në vatrën e emocioneve që zgjuan fijet e rrëqethjeve të trupit njerëzor e ëmbëlsisht mbërthyen fokusimet e panevojshme në një guaskë të mbyllur.
Kështu, krejt në fund u shfaq edhe një video tre minutëshe ku regjisori në një intervistë tregonte lehtësisht dashurinë e tij për Shekspirin teksa duartrokitjet e publikut shndërroheshin në një varg intepretimi të zhurmës së ngjashme që trokitjet e duarve të tyre krijonin. / KultPlus.com
Ndarja nga jeta e poetit dhe përkthyesit, Mazllum Saneja, anëtarit të PEN Qendrës së Kosovës, është një humbje e madhe për kulturën dhe letërsinë shqipe.
”Mazllum Saneja ka qenë shembull i intelektualit që me punën e tij të pakursyer në fushën e përkthimit ka kontribuar në njohjen dhe afirmimin e letërsisë shqipe në gjuhën polake. Me vite të tëra ka përkthyer dhe botuar me dhjetëra vepra të autorëve shqiptarë, si dhe ka prezantuar poezinë shqipe në antologji të shumta në gjuhën polake”, thekson PEN Qendra e Kosovës
Me këtë rast, PEN Qendra e Kosovës i shpreh ngushëllime familjes Saneja dhe i bashkohet dhimbjes e pikëllimit për mungesën e tij. / KultPlus.com
Tifo grupi “Dardanët” do të organizojnë mirëseardhjen për ekipin e xhudos që kanë fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokios.
Pas këtij suksesi historik për Kosovën, “Dardanët” i kanë ftuar të gjithë që t’iu bashkohen për të bërë një pritje madhështore për xhudistët që pritet të arrijnë të hënën në mëngjes në aeroportin “Adem Jashari”.
Nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Kosova do të kthehet me dy medalje të arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. / KultPlus.com
Gjatë krizës ekonomike të viteve 1990, mësuesit rusë u paguan me shishe Vodka.
Përdorimi i vodkës në vend të parave të gatshme kishte kuptim kur monedha aktuale ishte pothuajse e pavlefshme. Ndërsa BRSS u shemb dhe hiperinflacioni u rrit, rusët iu referuan rublave si para “prej druri”.
Në 1998, autoritetet në një rreth të Siberisë i dhanë 8,000 mësuesve të shkollës nga 15 shishe vodka, në vend të pagave. Propozimi fillestar, sipas një raporti të UPI, kishte qenë letër higjienike dhe arkivole, por vodka preferohet si e vetmja gjë që mund të shitet lirshëm ose të shkëmbehet me bukë dhe ushqime të tjera. / KultPlus.com
Jesse Starr, një djalë 8-vjeçar nga Misuri, mblodhi komunitetin për të ndihmuar në mbledhjen e parave për shoqen e tij, 7-vjeçaren Claire Calvin, e cila po lufton një tumor në tru.
Claire është e prekur nga një lloj kanceri që në mjekësi është emëruar DIPG, njofton Fox News, transmeton KultPlus.
DIPG është një lloj kanceri që prek fëmijët midis moshës pesë dhe dhjetë vjeç. / KultPlus.com
Të dua për të gjitha gratë që nuk i njoha Të dua për të gjitha kohërat që nuk i jetova Për kundërmimin e detit të gjerë dhe për kundërmimin e bukës së ngrohtë Për borën që shkrin për lulet e para Për kafshët e dëlira që njeriu nuk i tremb Të dua për dashurinë Të dua për të gjitha gratë që nuk i dashuroj Kush më pasqyron veç teje vetveten e shoh fare pak Pa ty shoh veç një hapësirë të shkretë Midis dikur dhe sot Qenë gjithë ata të vdekur që i kapërceva duke ecur mbi kashtë Nuk mund ta shpoja murin e pasqyrës sime M’u desh ta mësoja fjalë për fjalë Ashtu siç harron njeriu Të dua për urtësinë tënde që nuk e kam Për shëndetin Të dua përkundër gjithçkaje që është iluzion Për këtë zemër të pavdekshme që nuk venitet Ti pandeh se je dyshimi dhe je vetëm arsyeja Ti je dielli i madh që më ngjitet në kokë Kur jam i sigurt në vetvete. / KultPlus.com
Za Fest nisi dje edicionin e tij të pestë në Shkodër. Festivali synon të bëhet një festival që ka brenda tij shumë estetika të artit, jo vetëm këngën, poezinë, legjendat etj., por edhe baletin kontemporan, teatrin, filmin e gjithashtu synon të ndihmojë turizmin.
Duke u vendosur rreth rrafshit të Shkodrës, Zâ Fest kërkon të zhvillojë më shumë aktivitetet e tij në veri të Shqipërisë duke pasur parasysh që kjo zonë ka më shumë nevojë për zhvillim.
Drejtori Artistik Festivalit Vlashent Sata në edicionin e 5 deklaroi, se bërthamë e festivalit do jetë Shkodra, por ai tregoi edhe misionin shtegtarë edhe jashtë Shqipërisë
Tenori me famë ndërkombëtare Josif Gjipali, i cili këtë herë është bë pjesë e Za fest, me këngët shqiptare dhe të huaja ndaluar në diktaturë, i jep mbështetje Satës për zhvillimin në djep të kulturës të këtij aktiviteti.
Ndërsa koreografi Gentian Doda, frymëzuar nga folku, ka realizuar një pjesë baleti interesante.
Arben Bajraktaraj, thotë se në logun e burrave do të ketë një vëmendje për rrëfimin si gjini në zhdukje
Gjatë tre ditëve të festivalit do të ketë një ndërthurje aktivitetesh, por qëllimi kryesor do jetë arti mirëfilltë.
Prej ditës së djeshme, në Shirokë, sot 30 Korrik në Gjuhadol dhe nesër 31 Korrik tek Kalaja e Rozafës, Za Fest do të sjell një numër të madh artistësh si Shpat Deda, Josif Gjipani, Ekland Hasa, Gjon`s Tears, Gentian Doda, Vlashent Sata, Gipsy Barcelona Balkan Orchestra etj.
“Zâ-Fest” bën bashkë artistë shqiptarë në Diasporë dhe trojet shqiptare. Ndaj ky aktivitet realizohet edhe me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Diasporës. Drejtoresha Ekzekutive e AKD, Sonila Hysi dhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ishin prezent në hapjen e edicionit të pestë të “Zâ-Fest”, në mbështetje dhe promovimit të vlerave kulturore. /dsh/ KultPlus.com
Një pemë e thatë që duket se rritet në një ishull me kripë të bardhë në mes të Detit të Vdekur nuk është një pamje që mund të pritej, por është pikërisht skena e dëshmuar nga turistët jo shumë larg plazhit Ein Bokek.
Me një përqendrim kripe 10 herë më shumë se ai i oqeanit, Deti i Vdekur nuk është në gjendje të mbajë asnjë florë ose faunë, kështu që nuk është për t’u habitur që fotot e drurit në ishull nga kripa shpesh bëhen virale në mediat sociale.
Jo larg plazhit në Ein Bokek, një vendpushim izraelit pranë Arad, është një ishull me kripë, ku një pemë ka gjetur vendin e saj këtu.
Sidoqoftë, pema nuk mbiu atje, por u “mboll” në ishull nga një artist vendas si një instalacion arti, percjell KultPlus.
Thuhet se ai vizitonte pemën pothuajse çdo ditë dhe vuri baltë rreth saj për të siguruar që ai po merrte të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për të mbijetuar në këtë mjedis jashtëzakonisht të vështirë. / KultPlus.com
Janë bërë tre vite prej kur regjisori i njohur i teatrit, Bekim Lumi ka ndërruar jetë.
Ishin të shumtë ata që sot në këtë tre vjetor e përkujtuan regjisorin e ndjerë me fjalë e lavdata të mëdha.
Ndër ta ishte edhe ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku i cili përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, përkujtoi regjisorin Lumi duke theksuar se ky i fundit la pas vetes shumë vepra dhe kujtime të pavdekshme.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të ministrit Hajrulla Çeku.
Tri vite pa regjisorin Bekim Lumi
Është e vështirë të shkruash për një njeri që reflektonte aq shumë energji dhe aq shumë shpirt e prezencë, me qasje shumëdimensionale në veprimtarinë e tij, ku fokus kishte absolutisht çdo veprim skenik, çdo fjalë e lëvizje jo vetëm e aktorëve, por edhe objekteve në skenë.
Pasioni dhe dashuria që kishte Bekim Lumi për artin është shembull që duhet të ndjekim të gjithë në punën që bëjmë. Ai konsiderohet si regjisori i shfaqjeve më të mira në teatrin e Kosovës në dy dekadat e fundit.
Regjisori Bekim Lumi u nda prej nesh në moshë shumë të re, por pas vetes la shumë vepra dhe kujtime që e bëjnë të pavdekshëm.
Një jetë pranë Teatrit, Bekim Lumi ishte njëri prej shtytësve kryesorë të progresit të teatrit në Kosovë dhe shembull i përkushtimit në punë. Këtë nuk e bëri vetëm përmes shfaqjeve, por edhe si studiues. Ai ishte kryeredaktor i revistës së mirënjohur për teatër “Loja”, si dhe autor i dhjetëra shkrimeve, analizave, studimeve e eseve për teatrin dhe përgjithësisht për skenën kulturore në Kosovë dhe më gjerë.
Na mungon shumë dhe do ta kujtojmë gjithmonë. / KultPlus.com
“Mik Festival” ka sjellë surpriza për spektatorët e qytetit të Korçës për 4 netë rresht. Ky festival, i cili është kthyer në një traditë, u organizua sërish nga sopranoja lirike Inva Mula duke ftuar miq dhe kolegë të saj europianë që janë instrumentistë dhe këngëtarë shumë të njohur.
“Ky edicion i katërt shpalosi ngjyra dhe zhanre të ndryshme. U nis me muzikën e vjetër gjermane dhe kubane, për të përfunduar me muzikën e vjetër greke dhe me interpretimin e grupit të Olen Çezarit me kulturën dhe muzikën italiane”, tha sopranoja Inva Mula.
Festivali u mbajt në ambientet e teatrit “A. Z. Çajupi” të Korçës nga data 26 deri më 29 korrik. Në fillim festivali u çel me muzikën gjermane nën interpretimin e Elda Laros në piano, në violinë Magdalena Heinz dhe Andre Robles, për të vijuar më pas me tingujt e muzikës kubane, tek sheshi i Pazarit të Vjetër.
Artistja Elda Laro tregoi se e ka pritur ftesën “me shumë emocion. E kam pasur shumë të vështirë sa herë kthehem në Shqipëri, pasi janë komplet emocione të tjera, sepse e ndjej veten me përgjegjësi sa herë jam përballë publikut shqiptar”.
Ky event përveç muzikës së klasit më të lartë botëror, promovoi gjithashtu edhe atraksionet turistike të qytetit juglindor. /atsh/ KultPlus.com
Këngëtarja Billie Eilish ka publikuar albumin e saj të dytë, “Happier Than Ever”.
Ylli i hitit “Bad Guy” e ka bërë publik lajmin nëpërmjet postimit në Instagram të një fotografie nga albumi dhe me një mbishkrim të gjatë.
Ajo e ka cilësuar krijimin e albumit si “përvoja më përmbushëse, më e kënaqshme dhe më e thellë” dhe e ka falënderuar bashkëpunëtorin dhe vëllanë e saj, Finneas, transmeton KultPlus.
“’Happier Than Ever’, albumi im i dytë më në fund ka dalë. As nuk mund ta konceptoj. Ishte përvoja më përmbushëse dhe më e thellë që kam pasur ndonjëherë me muzikën time. Unë dhe Finneas ishim në qiellin e shtatë teksa po e bënim këtë album. Më pëlqen shumë çdo këngë në këtë projekt, aq shumë sa më frikëson që ta shpërndaj me botën. Më vjen për të qarë”, ka shkruar këngëtarja.
“Jam rritur shumë gjatë procesit të krijimit të këtij albumi dhe pata shumë vetëreflektim. Do të doja të kthehesha dhe ta bëja këtë album edhe një herë, sepse ishin disa nga netët më të mira të jetës sime”. “Të dua @finneas, faleminderit për njeriun që je. Nuk mund të kërkoja një vëlla dhe bashkëpunëtor më të mirë, ti je e gjithë bota ime dhe nuk mund të bëja asgjë pa ty. Gjithsesi, jam shumë e emocionuar dhe në siklet dhe blaaah… të lutem kujdesuni për këtë projekt, është bota për mua. NUK MUND TË BESOJ”.
Publikimi i albumit të ri vjen pasi Billie ka treguar se do të paraqitet në një emision special në BBC TV. Është konfirmuar po ashtu se ylli i popit do të debutojë në “BBC Radio 1 Live Lounge” në po atë mbrëmje. Në programin televiziv, Eilish do të intervistohet nga DJ Clara Amfo rreth ngritjes së saj meteorike në një yll dhe model për të gjithë.
“Në një emision special të xhiruar në shtëpinë e Billiet në Los Angeles, DJ Clara Amfo nga ‘BBC Radio’ do të flasë me Billien rreth albumit të saj të radhës ‘Happier Than Ever’”, thuhet në një njoftim të agjencisë.
Këngëtarja gjithashtu do të flasë “për ngritjen e saj të jashtëzakonshme” dhe “do ta rishikojë suksesin e saj të madh, ndikimin që ka pasur në jetë dhe rolin e saj si frymëzim për të gjithë të rinjtë në botë”. / KultPlus.com
Sapo ka dalur nga shtypi libri i Liri Lubonjës, “Larg dhe mes njerëzve”, botuar nga shtëpia botuese PA, Prishtinë, 2021, përcjell KultPlus.
Liri Lubonja, në këtë libër autobiografik rrëfen e përshkruan jetën në internim, në Shqipërinë komuniste. Idealiste që ballafaqohet me dënimet e të shoqit dhe të birit si ‘armiq të popullit’, privimet e përditshme, padrejtësitë, ajo megjithatë arrin të bëjë analizë të thellë objektive, pa rënë në sentimentalizëm, të shumë aspekteve të asaj jete të tmerrshme e njëkohësisht absurde. Përmes rrëfimit të saj shpërfaqen ngjarje e personazhe të ndryshme, pra Liria nuk përqendrohet vetëm në jetën e saj, por përfshin shumëçka të përjetuar atyre viteve, 1973-1990.
Liri Lubonja ishte partizane, historiane dhe gazetare në Shqipërinë komuniste. Ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vjet burg. Edhe i biri, Fatos Lubonja, u burgos deri në rënien e regjimit komunist. Me pjesën tjetër të familjes, Liria u internua për 17 vjet në fshatrat e rrethinës së Lezhës. Sot, 95-vjeçare, ajo jeton në Tiranë. Përveç „Larg dhe mes njerëzve. Kujtime internimi 1973-1990“ ka shkruar edhe „Kohët e reja, kujtimet e vjetra“. / KultPlus.com