“Bëje ose Vdis”, në Tiranë hapet ekspozita kushtuar Ukshin Hotit

Në Kalanë e Tiranës u hap sot ekspozita me titull “Bëje ose Vdis”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së Ukshin Hotit.

Ekspozita përmban fotografi dhe dokumente të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës ku janë pasqyruar fotografi familjare, fotografi nga arsimi që ka kryer, shkrime gazetash dhe revistash, letra të Ukshin Hotit nga burgu si dhe vlerësimet e intelektualëve dhe personaliteteve të rëndësishme për veprimtarinë e tij, etj.

Në këtë ekspozitë të pranishëm ishin Administratorja e Kalasë së Tiranës Klodiana Toptani, Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido, Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, të afërm dhe i biri i Ukshin Hotit.

Në fjalën e tij Zyberaj vlerësoi shumë figurën e Ukshin Hotit dhe tha se personaliteti i tij është shumë dimensional.

“Ka qenë publicist, pedagog, drejtues i Institucioneve më të larta, themluesi i Ministrisë për Punët e Jashtme të Kosovës në vitet 70 dhe më pas ka qenë dhe i burgosur politik disa herë. Ekspozita mban titullin Bëje ose Vdis, titull ky i marrë nga një punim i Uklshin Hotit i vitit 1992 me këtë titull”– tha Zyberaj.

Ndërkaq drejtori i Arkivave, Ardit Bido tha se figura e Ukshin Hotit është një figurë madhore bashkëkohore shqiptare.

“Figura e Ukshin Hotit duhet njohur më shumë nga rëndësia e tij pasi profilin e tij intelektual dhe politik e krijoi duke ruajtur të njëjtat standarde të ideologjisë shqiptare”– tha Bido.

Kjo ekspozitë do të qëndroj hapur në Kalanë e Tiranës deri në datën 18 korrik. / atvlive.tv / KultPlus.com

Elvana Gjata bashkëpunim me Innan dhe Sickotoyn

Elvana Gjata ka paralajmëruar se së shpejti do të publikohet një projekt i ri, pjesë e së cilës është edhe ajo.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim mes saj dhe këngëtares së famshme Inna e producentit Sickotoy.

Kënga do të quhet “Papa” dhe pritet të shndërrohet në një hit të verës.

Ndërkohë, këngëtarja Inna javë më parë kishte lavdëruar këngën e Elvanës “Loti”, duke e shpërndarë atë në rrjetet sociale dhe duke e quajtur atë “Flori”.

Inna është këngëtare rumune e njohur për hitet e saj si “Amazing”, “Ruleta” dhe “In Your Eyes”. / Koha.net / KultPlus.com

Osmani reagon për pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, duke cituar Komunitetin e Helsinkit ka thënë se ‘pasivizimi’ i shqiptarëve në Serbi është “një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, përcjelle KultPlus.

Tutje ajo tha se të gjithë qytetarët duhet të gëzojnë të drejtat themelore të njeriut.

“Përgjigja e komunitetit ndërkombëtar deri më tani ka qenë e pamjaftueshme. Duhet bërë më shumë”, tha Osmani.

Më tej presidentja thekoi se ka ngritur këtë çështje në disa raste, si këtu në Kosovë, ashtu edhe jashtë saj.

“Këta qytetarë kanë mbështetjen e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u siguruar që zëri i tyre të dëgjohet”, shkroi Osmani. / KultPlus.com

KultPlus ju sjell postimin e saj të plotë:

Kolegji Universum dhe Incodeks me projekt të përbashkët për praktikë të studentëve

Studentët e Kolegjit Universum nga Departamenti Shkenca Kompjuterike po angazhohen në projekte reale gjatë studimeve. Në kuadër të projektit të përbashkët “Summer Academy” të Kolegjit Universum dhe kompanisë Incodeks, studentët të ndarë në grupe dhe të mentoruar nga profesorët po punojnë projekte reale të caktuara nga kompania Inocodeks.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që studentët të mësojnë më shumë mbi natyren e punës në kompanitë e teknologjisë në Kosovë, të ndërlidhin teorinë dhe përvojën profesionale gjatë studimeve, gjë që iu mundëson kyçjen më të lehtë në tregun e punës. 

Në fillim të “Summer Academy” stafi i Incodeks ka prezantuar projektet të cilat duhet të realizohen nga studentët dhe kriteret e vlerësimit të punës së tyre. Në fund fituesi apo grupi fitues i projektit do të punësohet në kompaninë Incodeks. 

Falë planprogramit dhe angazhimit të profesorëve studentët e Kolegjit Universum gjatë gjithë vitit po angazhohen në projekte reale dhe krijojnë prototipe të ndryshme përmes paisjeve harduerike sipas metodës “Learning by Doing” dhe informatave “State of the Art in Technology“. Përmes projekteve të tyre ata po krijojnë paisje të cilat ndikojnë pozitivisht në mirëqenjen e komunitetit duke krijuar lehtësira në jetën reale të njerëzve. Projekte te tilla si dora robotike, smart home, smart stick for blind people, alarm systems dhe shumë paisje të tjera. 

Incodeks është kompani e cila vepron në qytetin e Ferizajt dhe ofron shërbime të teknologjisë informative me fokus në inteligjencë artificiale. Incodeks eksluzivisht punon për klientë ndërkombëtar dhe ka një prespektive të mirë të rritjes së numrit të klientëve.

Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Mëso më shumë www.universum-ks.org

Për më shumë informata rreth projekteve dhe aktiviteteve që angazhohen studentët në Kolegjin Universum, na ndiqni në facebook & instagram, kontaktoni në [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062.

(Shkrim i sponsorisuar nga Kolegji Universum).

Për herë të parë, emërohet Komisioni shtetëror për vlerësimin e dëmeve në trashëgimi gjatë luftës së fundit në Kosovë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 19-të ka marrë vendim për emërimin e Komisionit Shtetëror për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999, përcjellë KultPlus.

Ky komision ka për detyrë të hulumtojë, grumbullojë dhe administrojë të gjitha informatat dhe dëshmitë e nevojshme nga arkivat publike dhe jopublike si dhe nga të gjitha burimet e tjera të besueshme të informacionit zyrtar me qëllim të realizimit të plotë dhe në mënyrë shteruese të detyrës për hulumtimin, regjistrimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999.

Komisioni obligohet të hartojë raporte për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe të njoftojë edhe Zyrën e Kryeministrit. Në fund punës, përkatësisht mandatit të tij, komisioni obligohet të hartojë një raport përfundimtar së bashku me një vlerësim të dëmit dhe/apo rëndësisë historike, kulturore, shoqërore dhe shpirtërore të objekteve të shkatërruara si dhe të kostos së përafërt financiare të tyre.

Ministri, Hajrulla Çeku e ka vlerësuar si moment shumë të rëndësishme këtë vendim të qeverisë, pasi zyrtarisht e nisim procesin për të kërkuar llogari dhe dëmshpërblim nga Serbia për shkatërrimin e qëllimshëm të qindra monumenteve të Kosovës.

Komisioni shtetëror përbëhet nga 14 anëtarë të cilët janë jenë profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe profesionale, si dhe profesionistë ndërkombëtarë.

Mbi këtë dokument dhe në pajtim me standardet ndërkombëtare do të përpilohet edhe kërkesa për dëmshpërblim, ka sqaruar ministri Çeku. / KultPlus.com

5 javë koncert, Olen Cesari: Të rikthejmë vëmendjen te vlerat e trashëgimisë

Violinisti virtuoz Olen Cesari rikthen jetën artistike në vend. Ai ka zgjedhur Porto Palermon për një koncert krejt ndryshe nga 16 Korriku deri 14 Gusht.

Për 5 javë ai do të realizojë një festival dedikuar këtij vendi që sipas tij është lënë në harresë. Synimi është kthimi i vëmendjes të vlerat e trashëgimisë kulturore, por edhe për të dhënë një mesazh për ambientalizmi.

Iniciativës së violinistit, do t’i bashkohen dhe emra të njohur si Inva Mula, Gëzim Myshketa, Kastriot Tusha, Vikena Kamenica, apo këngëtaret e muzikës xhaz Elina Duni dhe Marsela Cibukaj./ KultPlus.com

Në varreza futën edhe shishe me emrat e viktimave, dëshmitari i masakrës i dedikon instalacion

Sot në fshatin Fortesë të Rahovecit është zbuluar instalacioni i artistit Gazmend Ejupi, si dedikim i Masakrës së Fortesës, të datës 25 mars 1999.

Vepra e Ejupit, i cili ishte edhe dëshmitar i kësaj masakre si përkthyes i BBC-së, u kurua nga studiuesja e trashëgimisë kulturore në vendet e luftës, Nora Visoka Welles, shkruan KultPlus.

Me shishet e qelqta të futura në kutitë trekëndore, kjo vepër artistike paraqet netët e 25 marsit, ku për të identifikuar martirët e rënë, në varret e tyre ishin vendosur shishe me emrat e tyre, bashkë me trupat kur ishin varrosur.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e cila është e mbijetuar e masakrës së Podujevës./KultPlus.com

.

Shpaloset ekspozita ‘GRANDART 1970-2000’, mbijetesa e veprave artistike e 27 artistëve që shënojnë gjeneratën e parë të artit në Kosovë

Era Berisha

Pikturat, grafikat, skulpturat, tapiceritë dhe artizanatet e vendosura në muret shumëngjyrëshe po frymonin nën gjendjen kaotike të ngjyrave intensive e të vrullshme të cilat po përplasnin vëmendjen e të pranishmëve sa në një kënd e në këndin tjetër për të zbuluar fshehtësinë shpirtërore e unike të enigmave që ishin strukur thellë në misterin e koleksionit që është zhvendosur nga hoteli Grand në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Kosovës me kurator Zeni Ballazhi për të sjell ekspozitën e titulluar ‘GRANDART 1970-2000’, shkruan KultPlus.

Fillimisht, në ceremoninë e hapjes solemne të ekspozitës për të treguar për rrjedhën artistike të ekspozitës dhe vlerat e këtij aseti kombëtar, foli kuratori Zeni Ballazhi, i cili falënderoi drejtorin e Galerisë Kombëtare, të pranishmit nga kompania hotelerike Grand, gazetaren Jeta Xharrën për dokumentimin e rrugëtimit të veprave deri këtu, Komunën e Prishtinës, kolegët dhe profesorët prezent si dhe artistët pjesëmarrës në ekspozitë.

“Ekspozita titullohet ‘Grand Art 1970-2000’, dhe janë prezantuar gjithsej 27 artistë me rreth 50 vepra të paraqitura të mediumeve të ndryshme duke u nisur nga piktura, grafika, skulptura, tapiceritë, artizanatet dhe mozaiku. Grand Art me artistë të mëdhenj të artit pamor të Kosovës ku prezantohen gjenerata e parë e artit të Kosovës deri tek ditët e sotme. Fokusi është vitet e 70-ta pikërisht tek gjenerata e parë e artit pamor të Kosovës që nis edhe këtu historia e artit pamor të Kosovës”, thotë Ballazhi.

Sipas tij, numri 50 lidhet edhe me 50 vjetorin e krijimtarisë të këtyre veprave.

“Fati i madh që Galerisë Kombëtare të Kosovës apo në koleksionet e Galerisë i bashkëngjitet një koleksion tjetër që është një pasuri e trashëgimisë së arteve. Ne do të prezantojmë këtu një art të madh dhe art të gjeneratës së parë. Ndërsa, mos të harrojmë që kemi mozaikun e doajenit tonë, piktorit Muslim Mulliqi që ndodhet në objektin Grand që mund të vizitohet çdo ditë”, përfundon Ballazhi.

Ndërsa, për të treguar për dokumentarin ndaj rrugëtimit të kësaj ekspozite, foli gazetarja Jeta Xharra.

“Rrëfimi i Grandit fillon në vitin 1978 por rrëfimi fillon në vitin 2017 kur Vesa Sahatçiu, historiane e artit ka treguar se dikush dëshiron ta privatizojë. Pjesa më e dhimbshme e gjithë kësaj historie është se nga viti 2014 Ministria e Kulturës ka evidentuar cilat janë punimet që ekzistojnë dhe në fund punëtorëve të Grandit iu është drejtuar me fjalët: ‘’E tash ruajeni’’. Këtu ka diçka tjetër që nuk është e ditur’’, thotë Xharra.

Sipas saj, në fakt kanë ekzistuar gjithsej 364 punime ndërsa sot janë vetëm 125. 239 punime mungojnë.

Tutje, drejtori i Grand Hotelit, Isa Rexha dhe në emër të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, përfaqësuesja e tyre, të cilët janë shprehur se ndjehen mjaft të lumtur e krenarë që janë pjesë e kësaj ceremonie.

Pas këtyre fjalimeve, të pranishmit me padurim po hynin brenda një nga një. Pikturat e llojllojshme e të madhësive nga më të ndryshmet, grafikat, skulpturat, artizanatet dhe tapiceritë kishin zënë vend në një hapësirë që i ngjasonte një gjysmëhëne, po njëlloj sikur ajo që i shoqëroi të pranishmit teksa ata pritnin jashtë për të hyrë.

Audienca fillimisht pati rastin të zgjedh në cilën anë dëshironin të nisnin këtë eksperiencë për shkak se të dy anët e Galerisë Kombëtare të Kosovës posedonin këto vepra artistike. Skulptura e artistit Radoslav Musa Miketić, ishte ajo që vërehej direkt përballë hyrjes në ekspozitë e që në mesin e bardhësisë, ngjyra e kaftë e saj po dominonte atë hapësirë të dedikuar për të e që pothuajse po portretizonte një njeri të cilin e kishte kapluar ari tërësisht. Kurse, për ata që kishin zgjedhur anën tjetër, pikturat dhe grafikat e shumta të vendosura njëra pas tjetrës në një vijë horizontale e që në vete ngërthenin një gjendje fort të ngatërruar e cila shprehej përmes një ngjyrave të errëta që po përçonin emocione dhe ndjenja të panjohura dhe po zgjonin kureshtjen e shumtë për ta parë nga afër e për të deshifruar kuptimin e tyre të veçantë.

Ndërkohë, piktura që ndodhej në mesin e katit të poshtëm për arsye të madhësisë së madhe të saj, si ajo e artistit Nazmi Sadiku, ishte piktura që posedonte një hipnotizim më vete, një pikturë që qetësisht e papritmas kaplonte syrin e çdo kujt me madhështinë e ngjyrave të ndezura e të hapura të cilat përhapnin një magnet në horizont e po rrethonin ëmbëlsisht të pranishmit me strukturën e gjallë të ngjyrave vibrante të cilat ishin të përziera sipas dëshirës së caktuar e që para publikut kjo strukturë erdhi në një formë aq egocentrike sa që nuk të lejonte ti largosh sytë për asnjë çast nga pamja mahnitëse.

Ndërsa, piktura e artistit Nikos Kanelos, një pikturë që po ashtu përmbante ngjyra të ndezura, dha një iluzion se artisti kishe shkrirë një perëndim të diellit në një formë të artit. E ky perëndim i gërshetuar me goditjet e furçës së piktorit solli para publikut vija të ashpra që në mëdyshje rrjedhnin në njëra tjetrën.

Tutje, në katin e sipërm të Galerisë Kombëtare, skulptura e ndriçuar nga një dritë e ngrohtë, priti publikun dhe njëkohësisht i sulmoi ata me një ndjenjë e emocion që vështirë se përshkruhet dot. Skulptura që po shfaqte dy persona të ulur në një stol, e që dukeshin se po komunikonin me njëri-tjetrin dhe hija e tyre prapa në murin e kaltër mbyllët, erdhi në një formë që kërkonte vëmendjen e gjithsecilit për të admiruar një komunikim që shpesh herë qeniet njerëzore e marrin për të mirëqenë ditë pas dite.

Pastaj, dy tapiceritë e vendosura përballë njëra-tjetrës e të cilat erdhën në forma krejtësisht ndryshe, kishin kapluar pothuajse dy mure të mëdha e prezenca e tyre verbuese solli një dilemë se cila tapiceri të admirohet më parë. Por, përveç këtyre punimeve artistike të përmendura, pikturat, grafikat dhe artizanatet e shumta të tjera të artistëve u shfaqën në një mënyrë tejet të veçantë e shumica prej tyre posedonte një kuptim e emocion në vete që përcillej tek publiku dhe depërtonte tek shpirti i tyre.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë ishin: Agim Çavdarbasha, Agim Salihu, Bahri Dranҫolli, Božidar B. Prodanović, Budim Berisha, Faik Krasniqi, Fatmir Krypa, Fatmir Zajmi, Gjelosh Gjokaj, Hamdi Terziqi, Hysni Krasniqi, Matej Rodiqi, Mehmet Behluli, Mikel Gjokaj, Muslim Mulliqi, Nazmi Sadiku, Nikos Kanellos, Radoslav Musa Miketić, Rexhep Ferri, Rrustem Bujupi, Shyqri Nimani, Simon Shiroka, Skender Idrizi, Stevan Čukić, Tomislav Trifić, Xhevdet Xhafa dhe Zoran Jovanović.

Me datë 24 dhjetor 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës ka nxjerrë vendimin nr. 07/52 për shpronësimin e veprave artistike të cilat gjendeshin në hapësirat e NeëCo Grand Hotel sh.p.k. dhe me datë 21 janar 2021 është bërë pranim-dorëzimi i veprave artistike nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, përkatësisht tek Galeria Kombëtare e Kosovës.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me datë: 28.08.2021/ KultPlus.com

Gjurmët e gishtave të gjetura në një skulpturë të Rilindjes tregojnë se mund t’i përket Michelangelos

FOTO: BBC TWO

Ekspertët në Muzeun Victoria dhe Albert (V&A) në Londër kanë zbuluar ato që mund të jenë shenjat e gishtërinjve të Michelangelo në një skulpturë dylli që i atribuohet artistit të Rilindjes, transmeton KultPlus.

Stafi e bëri këtë zbulim në episodin e parë të sezonit të ri të “Sekretet e Muzeut”, një seri dokumentare e BBC Two për V&A.

Siç raporton David Sanderson për London Times, ekspertët e bënë zbulimin pasi zhvendosën statujën, të titulluar A Slave, nga një galeri e katërt në magazinën më të ftohtë nëntokësore ndërsa muzeu ishte mbyllur gjatë pandemisë Covid-19.

Duke folur për The Times, kuratori i vjetër Peta Motture thotë se modelet e dyllit “fillojnë të djersiten dhe duken të pakëndshme” ndërsa temperaturat rriten, që do të thotë që punonjësit “shqetësohen” për sigurinë e tyre gjatë periudhave të motit të ngrohtë.

Ai shton se, “Galeritë janë në jug dhe në verë mund të ketë nxehtësi të qëndrueshme.” Kur stafi ekzaminoi statujën pas pesë muajsh në ruajtje, ata panë një gjurmë të vogël gishtash në vithet e figurës. Studiuesit spekulojnë se zhvendosja e temperaturave dhe niveleve të lagështisë shkaktoi ndryshime në përbërjen kimike të dyllit, duke e bërë shënimin më të spikatur.

“Është një perspektivë emocionuese që një nga gjurmët e Michelangelo të ketë mbijetuar në dyll”, thotë Motture në një deklaratë. “Shenja të tilla do të sugjeronin praninë fizike të procesit krijues të një artisti. Është vendi ku mendja dhe dora disi bashkohen. … Një gjurmë gishtash do të ishte një lidhje e drejtpërdrejtë me artistin. ”./KultPlus.com

KultPlus sjell Gjon’s Tears në Kosovë, figura e mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”

Pas tri edicioneve të suksesshme, KultPlus në muajin gusht po sjell ciklin e katërt të mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”.

Ky cikël do të jetë tejet special pasi mysafiri i kësaj nate do të jetë Gjon’s Tears, këngëtari me origjinë shqiptare i cili përfaqësoi Zvicrën në edicionin e sivjetmë të Eurovision-it, duke i dhuruar shtetit zviceran vendin e tretë, e shqiptarët duke i bërë më shumë se krenarë me spektaklin që dhuroi në këtë mbrëmje dhe suksesin e shënuar.

Ardhja e tij në Kosovë do të jetë një datë e shënuar për fansat e tij të shumtë dhe kjo njëherit shënon edhe performancën e tij të parë në Kosovë me publikun e secilës ai mezi pret të takohet.

“Ta zbardhi ftyrën” është një mbrëmje artistike ku KultPlus sjell personalitete të cilat krijojnë dhe kanë sukses jashtë Kosovës, për të na treguar për sfidat, vështirësitë dhe rrugëtimin e tyre. Emërtimi i debatit nuk asocon me asgjë tjetër, pos idesë se artistët kosovarë e shqiptarë mund dhe arrijnë të kenë suksese edhe në shtetet tjera evropiane ku depërtimi është shumë më i vështirë. A ekziston ende shprehja “na e zbardhe ftyrën” dhe a veprojnë artistët bazuar në këtë thënie, do ta zbulojmë edhe me Gjonin në këtë mbrëmje speciale ku Gjoni përveç që do të ketë një diskutim të hapur me audiencën, ai do të performojë para publikut me një repertor të përzgjedhur.

Ardiana Pajaziti, drejtoreshë e KultPlus ka njoftuar se Gjon’s Tears do të jetë në Kosovë në muajin gusht.

https://www.youtube.com/watch?v=jznH_fltcYA

“Tashmë e kemi të konfirmuar se Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears do të jetë artisti i radhës i mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën”. Pas tri edicioneve të suksesshme ku kemi pas artistë mjaftë të rëndësishëm nëpër shtete të ndryshme të botës, edhe këtë vit po e sjellim artistin shqiptar që po vlerësohet si artisti më i suksesshëm i këtij viti”, ka thënë Pajaziti, e cila ka thënë se për detaje më të hollësishme do të njoftojë me kohë.

Kujtojmë që në edicionet paraprake në “Ta zbardhi ftyrën” mysafirë ishin artistët e njohur si: Sislej Xhafa, Imer Kutllovci, Flaka Gioranci dhe Erza Muqolli, të cilët edhe kanë një karrierë të pasur në botën ndërkombëtare. / KultPlus.com

.

Këta janë të gjithë të nominuarit për Emmy 2021

Nata më e madhe e televizionit është sërish këtu, ose do të jetë më 19 shtator, kur Emmy Awards transmetohet në CBS dhe Paramount +. Përpara kësaj ngjarje, nominimet Emmy u njoftuan së fundi.

Pati shumë surpriza në përzierje, plus disa momente historike, të tilla si nominimi i aktores Pose Mj Rodriguez për aktoren kryesore të jashtëzakonshme në një seri dramatike (duke e bërë atë gruan e parë trans që u njoh në një kategori kryesore të aktrimit), transmeton KultPlus.

Më poshtë mund të gjeni listën e plotë e të nominuarve: Outstanding Drama Series The Boys Bridgerton The Crown The Mandalorian Lovecraft Country Pose The Handmaid’s Tale This Is Us Outstanding Comedy Series Black-ish Cobra Kai Pen15 Emily in Paris Hacks Ted Lasso The Flight Attendant The Kominsky Method Outstanding Lead Actor in a Drama Series Regé-Jean Page, Bridgerton Josh O’Connor, The Crown Jonathan Majors, Lovecraft Country Matthew Rhys, Perry Mason Billy Porter, Pose Sterling K. Brown, This Is Us Outstanding Lead Actress in a Drama Series Emma Corrin, The Crown Olivia Colman, The Crown Uzo Aduba, In Treatment Elisabeth Moss, The Handmaid’s Tale Jurnee Smollett, Lovecraft Country Mj Rodriguez, Pose Outstanding Supporting Actor in a Drama Series Michael K. Williams, Lovecraft Country Bradley Whitford, The Handmaid’s Tale Max Minghella, The Handmaid’s Tale O-T Fagbenle, The Handmaid’s Tale John Lithgow, Perry Mason Tobias Menzies, The Crown Giancarlo Esposito, The Mandalorian Chris Sullivan, This Is Us Outstanding Supporting Actress in a Drama Series Gillian Anderson, The Crown Helena Bonham Carter, The Crown Emerald Fennell, The Crown Ann Dowd, The Handmaid’s Tale Yvonne Strahovski, The Handmaid’s Tale Samira Wiley, The Handmaid’s Tale Madeline Brewer, The Handmaid’s Tale Aunjanue Ellis, Lovecraft Country Outstanding Lead Actor in a Comedy Series Jason Sudeikis, Ted Lasso Anthony Anderson, Black-ish Michael Douglas, The Kominsky Method William H. Macy, Shameless Kenan Thompson, Kenan Outstanding Lead Actress in a Comedy Series Aidy Bryant, Shrill Jean Smart, Hacks Allison Janney, Mom Kaley Cuoco, The Flight Attendant Tracee Ellis Ross, Black-ish Outstanding Supporting Actor in a Comedy Series Bowen Yang, Saturday Night Live WATCH Catherine Zeta-Jones Talks 30 Years of Gowns, Galas, and All That Jazz ADVERTISEMENT Kenan Thompson, Saturday Night Live Brett Goldstein, Ted Lasso Brendan Hunt, Ted Lasso Nick Mohammed, Ted Lasso Jeremy Swift, Ted Lasso Paul Reiser, The Kominsky Method Carl Clemons-Hopkins, Hacks Outstanding Supporting Actress in a Comedy Series Kate McKinnon, Saturday Night Live Cecily Strong, Saturday Night Live Aidy Bryant, Saturday Night Live Rosie Perez, The Flight Attendant Hannah Einbinder, Hacks Hannah Waddingham, Ted Lasso Juno Temple, Ted Lasso Outstanding Limited Series Mare of Easttown I May Destroy You WandaVision The Queen’s Gambit The Underground Railroad Outstanding Television Movie Uncle Frank Sylvie’s Love Oslo Robin Roberts Presents: Mahalia Dolly Parton’s Christmas on the Square Outstanding Lead Actor in a Limited Series or Movie Paul Bettany, WandaVision Hugh Grant, The Undoing Ewan McGregor, Halston Lin-Manuel Miranda, Hamilton Leslie Odom Jr., Hamilton Outstanding Lead Actress in a Limited Series or Movie Kate Winslet, Mare of Easttown Michaela Coel, I May Destroy You Anya Taylor-Joy, The Queen’s Gambit Elizabeth Olsen, WandaVision Cynthia Erivo, Genius: Aretha Outstanding Supporting Actress in a Limited Series or Movie Jean Smart, Mare of Easttown Julianne Nicholson, Mare of Easttown Kathryn Hahn, WandaVision Phillipa Soo, Hamilton Renee Elise Goldsberry, Hamilton Moses Ingram, The Queen’s Gambit Outstanding Supporting Actor in a Limited Series or Movie Daveed Diigs, Hamilton Jonathan Groff, Hamilton Anthony Ramos, Hamilton Thomas Brodie-Sangster, The Queen’s Gambit Evan Peters, Mare of Easttown Paapa Essiedu, I May Destroy You Outstanding Guest Actor in a Drama Series Courtney B. Vance, Lovecraft Country Charles Dance, The Crown Don Cheadle, The Falcon and the Winter Soldier Timothy Olyphant, The Mandalorian Carl Weathers, The Mandalorian Outstanding Guest Actress in a Drama Series Alexis Bledel, The Handmaid’s Tale Mckenna Grace, The Handmaid’s Tale Claire Foy, The Crown Phylicia Rashad, This Is Us Sophie Okonedo, Ratched Outstanding Guest Actor in a Comedy Series Chris Rock, Saturday Night Live Dave Chappelle, Saturday Night Live Daniel Kaluuya, Saturday Night Live Dan Levy, Saturday Night Live Morgan Freeman, The Kominsky Method Outstanding Guest Actress in a Comedy Series Maya Rudolph, Saturday Night Live Kristen Wiig, Saturday Night Live Issa Rae, A Black Lady Sketch Show Jane Adams, Hacks Bernadette Peters, * Zoey’s Extraordinary Playlist* Yvette Nicole Brown, A Black Lady Sketch Show Outstanding Variety Sketch Series A Black Lady Sketch Show Saturday Night Live Outstanding Variety Talk Series Conan The Late Show With Stephen Colbert The Daily Show With Trevor Noah Jimmy Kimmel Live Last Week Tonight With John Oliver Outstanding Competition Program The Amazing Race Nailed It! RuPaul’s Drag Race* Top Chef The Voice Outstanding Host for a Reality or Reality-Competition Program RuPaul, RuPaul’s Drag Race Bobby Berk, Karamo Brown, Tan France, Antoni Porowski and Jonathan Van Ness, Queer Eye Nicole Byer, Nailed It! Padma Lakshmi, Tom Colicchio, and Gail Simmons, Top Chef Mark Cuban, Barbara Corcoran, Lori Greiner, Robert Herjavec, Daymond John, and Kevin O’Leary, Shark Tank./KultPlus.com

Kont Urani, poeti me republikë mbi krye

Nga: Visar Zhiti

Më vjen të vë titullin “Kont” kur them emrin…Uran Kostreci. Jo vetëm pse kemi një Kont Urani në historinë e lavdishme të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, të atij burrit plot besë, që i qëndroi në krah Heroit Kombëtar dhe, edhe kur Sulltan Murati I a II, a të dy, ishin gati që t’i jepte mushka me florinj, që ta shiste Skënderbeun dhe ai s’u korruptua kurrë. Kështu edhe Urani im i qëndroi besnik vuajtjes së tij, burgut, idealit, nuk u korruptua asnjëherë, i paepur deri në ashpërsi, nga shkaku i drejtësisë. I dhembshur deri në lot, nga shkaku i mirësisë, poet, madje i sonetit, tringëllimës në shqip, që e shkroi pa ndërprerje, e buronte me një begati rimash, duke e bërë armën e tij si një shpatë argjendi marciale plot gurë të çmuar. Me atë godiste të keqen që i dilte përpara dhe nderonte si një kalorës virtytet dhe emrat e lartë, ata të nacionalizmit.

Secilit më të shquarve u ka kushtuar nga një sonet, që ua ka dhënë si dekoratë. Vërtet Uran Kostreci kishte diçka kalorësiakë prej konti, një vetmi fisnike dhe me miq plot, bredharak dhe i qëndrueshëm, që s’të falte dhe falës, zëlartë dhe i urtë, dinjitoz e i hijshëm, i gjatë, me një kapelë republike mbi krye, si një enigmë, me një shkak. Dhe me mendime republikane, konservatore, me cigaren në buzë si një shpotí, duhej ca tym, duhej. Portret dhe poeti dhe ashtu ishte. I përkiste letërsisë tjetër, asaj që erdhi nga burgjet dhe internimet. Dhe në librin tim, në sprovën “Kartela të Realizmit të Dënuar”, është dhe ajo e ustait të soneteve, qendrëstarit të burgjeve që tha: “Burgu s’më bëri asgjë mua”. E gjithë vuajtja për këtë sfidë…

… pasionanti i soneteve të klasicizmit, i atyre tringëllimave që duket se u krijuan qysh në shekullin XIII për t’i kënduar dashurisë dhe gëzimeve, por që në poezinë moderne shqipe, në letërsinë tjetër, u kthyen në klithma apokaliptike. Që i vogël, Uran Kostreci u njoh me persekutimin komunist: i arrestojnë babanë si nacionalist antikomunist, i nxjerrin nga shtëpia familjarisht… Duke u rritur, duke iu shtuar dëshira për shkollë, ia del të mbarojë “Normalen” e Elbasanit, bëhet edhe mësues, por do të shkruante keq në një poezi për Enverin. Vetëm arratisja do të mund ta shpëtonte, por e kapin në Liqenin e Pogradecit dhe e dënojnë me burg, e mbyllin në Burrel… I burgosuri Ejëll Çoba i dha mësime italishteje dhe Danten; Koço Tasi i bëri filozofi; Kudret Kokoshi i përforcoi sonetin dhe nacionalizmin, ndërsa rebelin e kishte vetë në gjak.

Kur ishte në vitin e 15-të, e dënojnë prapë me tetë vjet të tjera, me akuzën se kishte sharë Enverin – hakmarrje për poezinë që nuk ia gjetën dikur. Mbas 20 vitesh burg e lirojnë, sipas tij nga shkaku i “Lëvizjeve në Kosovë”. Punon hamall dhe e arrestojnë prapë dhe prapë në internim dhe ai prapë do që të arratiset dhe arrestojnë në tren dhe ai u ikën prapë… kur përmendet nga goditja me hekur në kokë, e sheh veten me pranga në duar. Mbas torturave të shpejta, një gjyq i shpejtë në Elbasan dhe e dënojnë me 3 vjet të tjera burg. “Epopeja e karkalecave”, poemë e Uran Kostrecit, doli nga burgu bashkë me të, jo e shkruar, e kishte në mbamendje dhe u bë e njohur si satirë.

S’bëhet fjalë për epideminë e karkalecave, që ra kur komunistët morën pushtetin, por është si një kacafytje letrare me një satirë tjetër të një shkrimtari të socrealizmit, e cila qe futur dhe në tekstet e shkollave ngaqë përqeshte patriotët dhe luftën e tyre, duke shtrembëruar të vërtetat historike. Urani i soneteve, i zgjedhur dhe si kryetar i Partisë Demokratike në Elbasan, i përvishet punës së antigenocidit, heton nga ata që ishin përgjegjës për persekutimet komuniste, nja 30 të tillë i bëjnë gati dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë, por lirohen shpejt nga rrëmujat e ’97 dhe mbetet i rrezikuari përsëri Urani i burgjeve dhe ikën.

Tani ia del, shkon në ShBA, kërkon strehim politik dhe strehohet te shoqata shqiptaro-amerikane “Vatra”. Më 2007 kthehet në atdhe, boton një libër me sonete dhe një novelë. Shkruan sonete vazhdimisht, edhe si 80 vjeç, ja atje mes njerëzve te një tryezë në kafenenë “Piazza” në qendër të Tiranës dhe nuk e heq nga kryet borsalinën. “Ca kuqo artistë, a për frik’ a për pare / Kur ferr qe Atdheu, iu lëpin tiranit: Ja shitnë ata, gjer dje, shpirtin shejtanit”! “Duke u tërhequr… këmba-dore zvarre / Bënë ata filma e rrejtën ashiqare / Se kuqot gjasme i dhan’ dërmën gjermanit… “. “Ndonse vran’ shqipo për qejf të Dushanit! / Çka u bë dje, s’po thotë askush gjë fare / Po qysh dhe sot… ca filma me kulakë / Spiunë amerikanë e priftërinj / Prap’ shfaqen… çoroditin mjaft të rinj,  /Që s’njohin komunizmë e s’dinë aspak / Qysh kuqua Atdhen burgosi, derdhi gjak / E n’ internim ai vrau dhe çiliminj”. Ishte soneti “Çoroditje”, por a dini pse e mban borsalinën? Nuk do që t’i duket në kokë një vragë e thelluar plumbi.

E ka që nga atëherë, kur e qëlluan rojat në burg, teksa u ishte hedhur përsipër telave me gjemba të ferrit për t’u vrarë. Xhupi i të burgosurit iu shpupurit nga plumbat duke shpërndarë copëza pambuku të zi si pendë korbash dhe ai ra i vrarë. Kur ia zvarritën kufomën për te një nga birucat, një Zot e di se ç’engjëll erdhi dhe e ringjalli… “Që të mos duket as si hero dhe as si viktimë”, shkruan studiuesi Uran Butka, “ai mban atë kapele republike”. Kaq herë i bëri dredha vdekjes dhe s’ia kishte frikën asaj. Dilte nga spitali si më buzagaz, pas çdo operacioni, edhe me koronavirusin sikur tallej. Le të rivinte! E donte jetën, por më shumë nderin e saj.

I palodhur, më së fundmi vendosi të çlodhej. 83 vjeç mbylli sytë përgjithmonë. Sot, dje, nesër, s’ka rëndësi, rëndësi ka që ai pa edhe ferr, edhe parajsë, edhe sytë i xixëllonin njëlloj. Në fakt, tek ai më shumë panë… Ndizte një cigare dhe nën tymin e saj shkruante një sonet tjetër. Ai vërtet u bë një lloj konti i vonë i sonetit të harruar. Atdhetar së pari. Dhe shkruante edhe për Kosovën, edhe për Çamërinë, për demokracinë, ShBA-në, për burrat sërish, për politikën e ditës… sonete morali, si porositë. Pa zor! Dhe, si të ishin frymëmarrja e fundit. Si poet ai ka shumë frymëmarrje të fundit. Lajmi u dha se do të ketë homazhe në nderim të tij. Dhe ku?

Në Godinën e ish-të Përndjekurve Politikë. Atje… një tjetër trishtim dhe ky, i përndjekur deri në vdekje. I ndarë. Atje… Duket sikur homazhet kështu mund të bëheshin njëlloj dhe në qelitë e burgut të Burrelit. A s’kishte shteti salla institucionesh të kulturës, ku nën hijen e Flamurit Kombëtar, të silleshin dhe kurorat me lule, se Uran Kostreci u bë emër i njohur i poezisë së tanishme, mediatik me intervistat, emblematik si qëndrestar, zë i kujtesës së vuajtjes së madhe, që përbashkon dhe jo që e ndan popullin./ KultPlus.com

Nxori këmbën jashtë dritares së veturës zyrtare, gjobitet zyrtari i ministrisë së Infrastrukturës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka gjobitur një zyrtar nga ministria e Infrastrukturës i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie, kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerr këmbën jashtë dritares.

I njëjti, e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë dhe për këtë mori gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, shkruan KultPlus.

Njoftimi i plotë i policisë: Gjobitet zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marr veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës, i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie , kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerrur këmbën jashtë dritarës . Me këtë veprim , i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes. Kjo kundërvajtje u shkaktua në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt . Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetar dhe portali ‘’IndexOnline ‘’ e ka postuar të plotë kundërvajtjen e shkaktuar. Policia, e ftoi zyrtarin B.I (M/K) 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor./KultPlus.com

Sot në KultPlus Caffe Gallery, promovohet romani i Elvi Sidherit “Spanjës me Dashuri”

Sot, duke filluar nga ora 19:00, autori Elvi Sidheri promovon librin e tij ‘’Spanjës me Dashuri’’ në ambientet e KultPlus Caffe Gallery.

Të pranishëm në këtë promovim do të jenë gazetarja e njohur Vera Pelaj dhe poeti, muzikanti dhe ish sportisti i njohur kosovar me banim në Madrid, Sylë Maxhera.

Romani ‘’Spanjës me Dashuri’’  (A España con Amor) i shkrimtarit dhe përkthyesit shumëgjuhësh Elvi Sidheri, ngërthen ndaras në tre pjesët përbërëse të shtjellimit të ngjarjeve dhe personazheve të tij, tre dashuri, tre kohë, tre periudha historike dhe tre pikëtakime shqiptaro-spanjolle, të sendërtuara në jetët, dashuritë, ngjarjet mbresëlënëse dhe historitë e tre grave që mishërojnë thelbin e këtij libri dhe urat lidhëse midis kulturave shqiptare dhe spanjolle.

Ky roman përbëhet nga tre periudha të ndryshme kohore, që rrëfehen përmes historive të tre grave, tre femrave të cilat simbolizojnë në mënyrë të përkryer këtë origjinë kaq unike, të shpërfaqur me rrugëtimin e tyre jetësor, me kryeneçësinë burimore shqiptaro-spanjolle, me pasionet e zjarrta, antikonformizmin e përherhshëm dhe karakterin e paepur tipik të këtyre dy popujve dhe kulturave.

Ngjarjet e këtij romani zhvillohen duke nisur nga ndodhitë e vrullshme të fillimit të Luftës Civile Spanjolle, me takimin e parë shqiptaro-spanjoll mes flakëve të këtij konflikti që pati shenjuar thellësisht shekullin XX, dhe vijojnë me vazhdimësinë e këtyre lidhjeve shqiptaro-spanjolle, përmes një tjetër figure femërore, në Tiranën e viteve 1970, mes mugëtirës së regjimit monist, dhe kulturës tiranase që nuk iu përkul dikataturës, ndërsa pjesa e tretë e librit shënon kthimin në Spanjë të ngjarjeve, përmes personazhit të tretë femëror, në kërkim të rrënjëve të saj në Madridin e ditëve të sotme.

Elvi Sidheri është shkrimtar, përkthyes letrar, folës i pesëmbëdhjetë gjuhëve të huaja, me një bagazh përkthimesh të përbërë nga dhjetra libra të zhanreve më të ndryshme, të përkthyera nga një sërë gjuhësh. / KultPlus.com

Gjirokastra 16 vite në UNESCO, Rama: E nxorrëm nga pluhuri rrënues i harresës

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës është kthyer vitet e fundit në një ndër destinacionet turistike më të preferuara nga vizitorët vendas e të huaj.

Sot Gjirokastra feston 16 vjetorin e hyrjes në UNESCO. Në korrik të 2005 përmes një procesi shumë mikpritës dhe dashamirës nga përfaqësuesit e UNESCO-s dhe të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate.

Sot Gjirokastra i ruan vlerat dhe shtëpitë historike më së miri dhe ato sot janë atraksione turistike për këdo që viziton qytetin e gurtë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga Gjirokastra duke theksuar se hap pas hapi ajo është kthyer në destinacionet më të kërkuara turistike të Shqipërisë.

“Gjirokastra me këtë pamje sa magjike dhe aq edhe të vërtetë, në 16 vjetorin e hyrjes në trashëgiminë botërore që me punë intensive e nxorëm nga lista e zezë e UNESCO-s e nga pluhuri rrënues i harresës, duke e kthyer hap pas hapi në një nga destinacionet më të kërkuara turistike të Shqipërisë”, tha Rama./ mapo/ KultPlus.com

Intervista e Princ Harry dhe Meghan Markle nominohet në Emmy

Intervista e famshme e Meghan Markle dhe Princt Harry për Oprah Winfrey në fillim të këtij viti ka marrë një nominim Emmy.

Intervista e cili u transmetua për herë të parë në SH.B.A. më 7 Mars u nominua në kategorinë e Çmimeve të Paraqitura të Çuditshme ose Speciale së bashku me katër të nominuar të tjerë, transmeton KultPlus.

Fansat e çiftit dhe ishin të shpejtë në një reagim në Twitter: “Kjo tani është zyrtarisht një intervistë e Emëruar për Emmy! Urime për Oprah dhe ekipin e saj dhe faleminderit Harry dhe Meghan që ishin kaq të ndjeshëm dhe të hapur”. “Urime Oprah, Harry dhe Meghan.

E merituan nominimin për Emmy,” tha një tjetër fans. Intervista 110-minutëshe e Oprah-ut tërhoqi më shumë se 17 milion shikues në SH.B.A. dhe 11 milion përdorues në MB. Më vonë u shpërnda në ndërkombëtarisht në dhjetëra tregje dhe u shikua nga një duke grumbulluar plot 61 milionë klikime në gjithë botën./KultPlus.com

Studentët në Angli, përmes artit shfaqin ndikimin e lajmeve të rreme

Një ekspozitë online e studentëve nga 58 kolegje të ndryshme në Angli paraqet artistë që shprehin interpretimin e tyre për lajmet e rreme. Ekspozita është koordinuar nga Sixth Form Colleges Association (SFCA) dhe paraqet punën e më shumë se 250 studentëve, transmeton KultPlus.

“Ekspozita e Fake News thekson se si ndihen të rinjtë kur duhet të lundrojnë në sasi të madhe të lajmeve dhe informacioneve që janë në dispozicion në botën moderne, dhe në të njëjtën kohë, për të dalluar se cila është e vërteta,” tha Bill Ëatkin, shefi ekzekutiv i SFCA. “Arti gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm në komentet shoqërore dhe politike. Më poshtë mund të gjeni një përzgjedhje e punës nga ekspozita./KultPlus.com

Shëmtimi i veprave të Rexhep Hoxhës

Nga: Shpend Hoxha / Shtëpia Botuese, Lugjet e Verdha

Që nga viti 2011, për dhjetë vite me radhë, nga babai Begri Abdullahu dhe djemtë e tij Berat dhe Denis Abdullahu, shëmtohen veprat e shkrimtarit Rexhep Hoxha.

Në vitin 2012, me një letër publike, me titullin “Shtëpia Botuese ‘Berati’ e Prizrenit, mashtruese”, Rexhep Hoxha ndër të tjerash ka shkruar:

“Çka ngjau  me veprat mia? Pas botimit të tri veprave të para Lugjet e verdha 1 dhe 2, kur i shpaloj, janë botuar me aq gabime, sa mos me ta marrë mendja. Nuk ka faqe të librit pa gabime. Në faqet 94, 95 dhe 96, të romanit Ermali hasa në 30 gabime kapitale, athua se kompjuteristi i ka luajtur gishtat me sy të mbyllur, për ta irrituar lexuesin nga libri, për t`i mos i dashur as librat tjerë. Për gabime  të mëdha duhet ta largohet nga shitja libri im Ermali”.

Që lexuesit e vegjël te irritohen dhe të mos e donë librin, që atëherë, e edhe në ditët e sotme, po këto libra janë në shitje në pothuaj të gjitha libraritë e Kosovës, dhe po ashtu janë nëpër sirtarët e të gjitha bibliotekave të shkollave tona të ciklit të ulët.

E kisha bë një pyetje.

Personat kompetentë të komunave të Kosovës, para se të blejnë librat prej librarëve, ti lexojnë ato që të identifikojnë gabimet trashanike që përmbajnë ato libra?

Arsimtarët e shkollave të ciklit të ulët e dinë se çfarë librash u japin fëmijëve të lexojnë nga bibliotekat e shkollave të tyre?

Sa për ilustrim, t`i lëmë anash deformimin e tregimit të librit, që në shumë raste tregimi edhe e humb kuptimin e saj për shkak të deformimit të fjalive, mungesën e fjalëve dhe deformimin e tyre. Vetëm në librin Lugjet e verdha janë identifikuar mbi 1000 gabime trashanike drejtshkrimore, ndërsa në librin Verorja, po ashtu mbi 1000 gabime të tjera drejtshkrimore.

Meritojnë këto libra të lexohen nga lexuesit e vegjël? Edhe po t`i lexojnë i bindur jam se përgjatë leximit e humbin durimin, e edhe interesimin për të lexuar.

Meritojnë shkollat tona, të kenë nëpër bibliotekat e tyre këto libra?

A duhet organet kompetente të largojnë librat e shkrimtarit Rexhep Hoxha nga bibliotekat e shkollave tona të ciklit të ulët, të shtypura pa lejen e autorit dhe të trashëgimtarit të tij,  nga Shtëpia Botuese “Berati” nga Prizreni./ KultPlus.com

Promovimi i “Maqedonisë nga antika deri te koha jonë” në Gostivar

Sikundër në pjesët tjera të Maqedonisë, vepra “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”, u prit me interesim të madh edhe në Gostivar. Promovimi i librit u bë në kuadër të Panairit të Librit në këtë qytet, që tashmë ka krijuar një traditë të mirë kulturore.

Në fjalën e rastit, Abdullah Mehmeti, librin e vlerësoi vepër ndër më të rëndësishmet e historiografisë shqiptare, që u jep përgjigje shkencore shumë problemeve që e kanë përcjellë çështjen e Maqedonisë nga antika deri te koha jonë nga pikëpamja e parjes së saj si pjesë e botës pellazge-ilire, por edhe e zbërthimit të historisë së saj politike nga shfaqja si shtet e deri te koha jonë, ku faktori shqiptar përpiqet që të realizojë të drejtën si popull shtetformues dhe i barabartë, në përputhje me të drejtën historike, etnike dhe politike që i takon, përpjekje kjo që edhe sot e gjithëditën vazhdon, por ka mbetur në gjysmë të rrugës nga mospërgjejgësia e klasës politike shqiptare që interesin kombëtar ta qet para atij personal.

Me këtë rast, Mehmeti, theksoi edhe rëndësinë e madhe që ka përkthimi i këtij libri në anglisht, që këto ditë ka filluar të përhapet në universitetet amerikane. Sepse, vepra, për ndryshim nga kundrimet ideologjike të historiografisë institucionale në Shqipëri, që Maqedoninë e kanë përjashtuar fare nga trashëgimia e botës ilire, ku ajo e ka vendin, po ashtu, sqaron edhe rolin e aktiv të Dardanëve, Maqedonëve dhe Pajonëve në ngritjen e mbretërive më të fuqishme të kohës, të cilat ndikuan drejtpërdrejt të gjitha zhvillimet shoqërore dhe politike në antikitet,pastaj në mesjetë, prej nga kanë burimin identiteti etnik, shpirtëror dhe ai kulturor mbi të cilin u ndërtua dhe qëndroi ngrehina e Bizantit, ku duhet kërkuar edhe themelet e shtetësisë arbërore-shqiptare.

Nga ky aspekt, Dardania dhe Maqedonia paraqesin qendrën e botës ilire.Autori, me këtë rast, tha se vepra “Maqedonia”, bashkë me “Dardaninë” dhe “Epirin” që do t’i pasojë këto, është pjesë e trinomit të mbretërive ilire në antikitet, të cilat duhet parë të ndërlidhura dhe assesi të shkëputura ose të margjinalizuara, siç është vepruar nga historiografia institucionale shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, me ç’rast u është ndihmuar pikëpamjeve hegjemoniste të historiografisë serbe dhe atyre greke, të cilat pikërisht mbi përvetësimin e tyre (si helenizëm, ose “qendër e shtetit mesjetar serb”), kanë ndërtuar politikat hegjemoniste ndaj etnisë shqiptare nga copëtimi dhe pushtimi i tyre e deri te programet për asimilim, shpërngulje dhe shfarosje madje.

Në rrethanat e reja, këto politika, nga këto qendra, të transformuara, po përpiqen që, me falsifikime dhe shtrembërime, të pengojnë realitetin e dy shteteve të pavarura në Ballkan (Shqipërisë dhe Kosovës) si dhe arritjen e statusit të popullit shtetformues dhe të barabartë në Maqedoni. Duke tërhequr vërejtjen se realiteti i dy shteteve shqiptare në Ballkan paraqet të arriturën më të madhe të shqiptarizmit, që duhet shfrytëzuar që bota shqiptare të integrohet ekonomikisht, kulturalisht dhe politikisht pa u përjashtuar edhe opsioni i një unioni shtetëror, autori tha se mbi logjikën shtetërore, duhet të mbështetën edhe kërkesat e shqiptarëve për barazi kushtetuese në Maqedoni, në mënyrë që mozaiku politik shqiptar në Ballkan të fitojë përgjigjen në përputhje me realitetet e reja shtetërore në kuadër të gjeostrategjisë dhe gjeopolitikës euro-atlantike dhe assesi me futjen në lojë të kartave nacionale, të gjoja korrigjimit të kufinjve mbi to e të tjera, që u përshtaten opsioneve serbomëdha dhe atyre të rikthimit të Rusisë në rajon. Mbi këtë përcaktim, duhet t’i jepet përgjigje edhe kontekstit të tanishëm politik midis Shkupit dhe Sofjes, meqë Maqedonia është shtet i përbashkët i të dy popujve, ku shqiptarët duhet ta arrijnë barazinë kushtetuese, me ç’rast duhet hapur edhe çështja e ridefinimit të pozitës së tanishme te pakicës tek ajo e barazisë kushtetuese si dhe format e implementimit të saj në përputhje me rrethanat ku nuk duhet përjashtuar edhe federalizimin dhe opsionet e ndryshme që shtojnë kohezionin shtetëror.Me këtë rast, pra duke theksuar se Maqedonia si shtet i pavarur është interes i shqiptarëve, që edhe më tutje duhet mbrojtur, por duke u kushtëzuar me barazi të plotë kushtetuese, kryetarit të Komunës së Gostivarit, dr Arben Taravarit,autoro ia dhuroi “Kosovën” në anglisht, “Maqedoninë” dhe “Dardaninë”./ KultPlus.com

Shqiptarja e parlamentit kroat: E vështirë të futesha, po rritet bashkëpunimi

Rezidentët shqiptarë në Kroaci kanë fatin që të kenë zërin e tyre edhe në parlament. Deputetja Ermina Lekaj, është e zgjedhura e tyre në tempullin e demokracisë, ndërsa përfaqëson dhe komunitetet e tjera.

“Parlamenti kroat është shumë me rëndësi që shqiptarët ta kenë zërin e tyre. Është shumë e vështirë në fakt që të kandidosh e të futesh aty, pasi janë 5 komunitete që zgjedhin vetëm 1 deputet. Është fitore e madhe për të gjithë ne shqiptarët. Para se unë të vija, e zgjedhura e komuniteteve ishte një boshnjak”, thotë ajo.

Kur vjen fjala tek interesi i shqiptarëve, Lekaj nuk kufizohet vetëm te parlamenti kroat. Ajo viziton shpesh Tiranën, ku nuk mungojnë diskutimet me zyrtarët vendas për çështjet e interesit, e një prej tyre është dhe korridori blu, një prej projekteve të para të nxitura përmes procesit të Berlinit nëvendet e Ballkanit perendimor.

“Dje kemi ardhur nga Kroacia me makinë, e na janë dashur 12 orë udhëtim. Me korridorin Blu kjo rrugë do të shkurtohet ndjeshëm. E nuk i vjen në shërbim vetëm Kroacisë, por edhe Malit të Zi dhe Shqipërisë.”

E një ndër fushat ku Lekaj mendon se Shqipëria mund të marrë më shumë prej Kroacisë është ajo e turizmit.

“Kroacia ka një traditë për sa i përket turizmit. Do të ishte mirë që të shkëmbeheshin përvojat midis Kroacisë dhe Shqipërisë. Vendi ynë, Shqipëria mund të mësojë shumë prej Kroacisë. Kur të shkoj në Kroaci, menjëherë do të bëj një takim me drejtorin e zyrës së turizmit, për të pasur një shkëmbim eksperiencash mes palëve.”

Si një rritje të marrëdhënieve bilaterale, por dhe ekonomike, deputetja shqiptare sheh dhe investimet e bëra nga kompani shqiptare në Kroaci dhe të anasjelltën.

“Kohëve të fundit ka disa persona që kanë investuar në Kroaci, por edhe e anasjelltas. Ajo çka është më e rëndësishme është rritja e numrit të të rinjëve shqiptarë që punojnë në Kroaci.”

Bashkëpunimin mes palëve, zonja Lekaj e sheh gjithnjë e më të ngushtë, e për këtë si garanci jep punën e saj. Punë e cila ka ndikuar ndjeshëm në marrëdhëniet bilaterale dhe rritjen e angazhimit kroat për Shqipërinë./ diaspora shqiptare/ KultPlus.com

Arti antik shkëmbor mund të marrë statusin e Trashëgimisë Botërore (VIDEO)

Petroglafët e Liqenit Onega dhe Petroglyphs të Detit të Bardhë po garojnë për statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pothuajse 5 mijë vepra arti monumentale të jetës neolitike përshkojnë brigjet dhe ishujt e Karelias në Rusinë veri-perëndimore, me disa që datojnë 7,000 vjet më parë, raporton AP, / KultPlus.com

‘Kur të jesh mërzitur shumë’, recituar nga vetë Dritëro Agolli (VIDEO)

Dritëro Agolli ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Që nga viti 1973 ai ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, shkruan KultPlus.

Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet’60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.

Agolli iku nga kjo botë më 3 shkurt të vitit 2017, ndërsa po atë ditë u rikujtua më së shumti përmes poezisë “Kur të jesh mërzitur shumë”, pasi që vet poezia ishte një udhëzim se ku duhet kërkuar autori kur të mos jetë më.

Kjo poezi e vendosur edhe në vargje këngësh, është interpretuar mjaft shumë nga artistë e interpretues.

KultPlus sot ju sjell këtë video me interpretimin e vet autorit Dritëro Agolli.

Këtu s’ do të jem, do jem larguar;
Në tokë i tretur si të tjerët,
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamarierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thatë,
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë,
Se s’do më kesh në dhomë gjallë,
Dhe, kur në xham të fryjë erë,
Do qash me erën dalëngadalë.

Po kur të jesh mërzitur shumë.
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrëkeje… / KultPlus.com

Pyjet e Amazonës tani më shumë lëshojnë dyoksid karboni sesa thithin

Mushkëritë e planetit Tokë më parë thithnin dyoksidin e karbonit, ndërsa tash po bëjnë krejt të kundërtën, raporton The Guardian.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se pyjet e Amazonës për momentin më shumë lëshojnë dyoksid karboni sesa që thithin.

E krejt kjo po ndodh për shkak të zjarreve që shfaqen jo rrallë. Por edhe pa zjarre, temperaturat e nxehta dhe thatësira tregojnë që pyjet e Amazonës janë bërë një burim i dyoksidit të karbonit.

Studimi i mëhershëm që tregonte se pyjet e Amazonës po bëhen një burim i dyoksidit të karbonit ishte bazuar në të dhëna satelitore. Ndërsa sot, kjo gjë është vërtetuar me anë të disa aeroplanëve të vegjël, të cilën fluturonin në 4.5 km lartësi mbi pyje, duke bërë matjet e nevojshme.

Prerja e pemëve është një tjetër arsye pse po ndodh ky fenomen kontrovers. Më pak pemë nënkupton më pak shi dhe temperatura më të larta./Express/ KultPlus.com

Në një natë si kjo

Poezi nga Nerimane Kamberi

Në një natë si kjo,
asgjë e keqe nuk mund të ndodh,
shpirti im.
Sa qetësi !
a po e ndien ?
Në kupolë me mijëra yje ka mbuluar
këtë vend të bekuar nga perendia,
hëna përton të dalë,
nuk do ta trazojë
errësirën që ka kapluar oborrin.
Në një natë si kjo,
askush nuk do që t’i vije fundi kësaj verës,
të betohem në këtë verë,
dhe unë nuk dua që kjo natë të merr fund ! / KultPlus.com