Kjo lëvizje shënon hapin e parë të bërë ndonjëherë nga UNESCO në drejtim të njohjes së trashëgimisë kulturore hebraike në Gjermani. Edhe një zgjatim i kufirit ushtarak romak, Limes, është njohur me këtë rast
Trupa kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, ka njoftuar se dy vende në Gjermani kanë marrë statusin e Trashëgimisë Botërore. Anëtarët e Komitetit kanë njohur qytetet gjermane të Mainzit, Speyerit dhe Wormsit për rolin e tyre si qendra të kulturës hebraike në Evropë gjatë mesjetës – që shënon njohjen e parë nga UNESCO të trashëgimisë kulturore hebraike në Gjermani.
Ata, po ashtu, kanë miratuar edhe aplikimet për njohje të një seksioni të Limesit – kufiri i jashtëm i Perandorisë Romake – përgjatë lumit Rhin.
Cilat janë qendrat hebraike me status në UNESCO?
Mainz, Speyer dhe Worms njihen si vendet SchUM – për germat e para të emrave të tyre hebrenj gjatë mesjetës. Të tri qytetet bëjnë pjesë në atë që dikur quhej si “Jerusalemi i Rihinit”.
Ato ishin fort ndikuese për kontributet në gjuhën hebraike, studimet fetare, si dhe stilin fetar arkitekturor.
Shteti Rihneland-Palatinate luftoi për njohje për më shumë se 15 vjet. Avokatët shënonin se problemi i tyre më i madh ishte fakti që kaq pak artefakte fizike mbetën pas shekuj plaçkitjesh e vandalizmi shkatërrimtar.
Më në fund, Komiteti i njohu varrezat, sinagogën dhe banjat rituale Mikvah në këto qytete si emra të denjë për Trashëgiminë Kulturore Botërore. Varreza e Heiligen Sandit në Worms, fjala vjen, shpesh konsiderohet si më e vjetra dhe më e madhja varrezë hebraike në Evropë, me varre që datojnë nga shekulli i nëntë.
Mungesa e vendeve të ruajtura historike, thotë Andreas Lehnardt, profesor i studimeve hebraike në universitetin e Mainzit “Johannes Gutenberg”, është shpesh një zhgënjim për mysafirët e huaj që kërkojnë të lidhen me të kaluarën e pasur hebraike të rajonit, “por”, shton ai, “kjo është thjesht një reflektim i historisë hebraike në Gjermani”.
Mbështetësit e aplikimit, si kryetari i Wormsit Alfred Kessel, thonë se shquarja nga UNESCO-ja do të ndihmojë jo vetëm në rritjen e turistëve, por edhe do t’iu dalë në krah komuniteteve për të ruajtur atë çka ka ngelur nga ajo që dikur ishte qendër e rëndësishme e kulturës hebraike dhe mësimit fetar.
Çka është seksioni i Limesit që fitoi statusin e UNESCO-s?
Limesi i poshtëm gjerman shtrihej nga Rheinbrohli në shtetin e Rhineland-Palatinate, përmes North Rhine-Westphalia në Detin e Veriut në Holandë. Njohja e tij avancon vizionin e UNESCO-s për ta vënë gjithë kufirin ushtarak – që shtrihej nga Skocia deri në Detin e Zi – nën mbrojtje si vend i trashëgimisë kulturore panevropiane.
Maria Böhmer, kryetare e Komisionit gjerman në UNESCO, ka thënë se disa prej “mbetjeve më të vjetra të skajit të Perandorisë Romake” janë gjetur në vend.
“Romakët ndërtuan fortesa dhe vendbanime përgjatë Rhinit që do të rriteshin për t’u bërë qytete të mëdha si Këlni, Boni e Nijmegeni. Ato lulëzuan për shkak se Limesi nuk ishte mbyllje, por më tepër lehtësonte shkëmbimin mes Romës dhe fqinjëve të saj”.
Pavarësisht të qenit kufi, Limesi nuk ishte thjesht një vijë statike e mbrojtjes, por më tepër një vend shkëmbimi, me dogana dhe tregje të vendosura në kalimet kufitare, ashtu sikurse edhe me kulla vrojtimi e fortesa gjatë gjithë strukturës.
Vendimi për një seksion të mëtejmë, të njohur si Limesi danubian, i është dorëzuar një grupi punues për rishqyrtim.
Hungaria rrëzoi propozimin – e ngritur nga Gjermania, Austria, Sllovakia e Hungaria – duke e tërhequr papritur pjesën e saj të aplikimit. Komiteti e quajti këtë vendim si “të paprecedent”. /dw/ KultPlus.com
Presidenti amerikan, Joe Biden përmes një video-mesazhi ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani për Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit që do ta ndajë të dielën për Baun Biden djalin e ndjerë të presidentit Biden, transmeton KultPlus.
Osmani ka ndarë një pjesë të video-mesazhit të presidentit amerikan i cili flet për punën e djalit të tij të ndjerë Beau Biden në Kosovë dhe falenderimin për Medaljen që pritet t’i ndahet të dielën.
“Në një ceremoni që do të organizojmë këtë të diel, do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden por që i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para ca kohe, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim. Ky adresim e Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani./ KultPlus.com
Trajneri i xhudos në Kosovë, Driton Kuka ka reaguar pasi që xhudistët e Kosovës kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, përcjellë KultPlus.
“Ende smë besohet,kemi ardh për medalje por …2 të Arta e një vend i 7 për shtetin me më pak se 2 milionë banorë.Dhe kjo sështë e tëra!”, ka shkruar Kuka. / KultPlus.com
Sot drejtori në Drejtorinë e Kulturës, Adrian Berisha ka bërë të ditur se është nënshkruar një marrëveshje për një nga objektet më të rëndësishme kulturore, ‘Kino Rinia’, përcjellë KultPlus.
KultPlus ju sjell njoftimin e tij të plotë:
Edhe nje marreveshje te rendesishme e nenshkruam sot. Kesaj rradhe me Shtatëmbëdhjetë per njerin nga objektet me te rendesishme kulturore te qytetit tone, objektin e “KINO RINIA”. “Kino Rinia” ka kohe qe po e pret shpetimin dhe pikerisht per nje hap tutje ne kete drejtim, sot kemi nenshkru marreveshje bashkepunimi per hulumtim e intervenim artistik ne kete objekt. Ky objekt ku per me shume se gjysme shekulli ka qene vendtakim per filmdashesit, ka kohe qe ka mbet i braktisur e i pashfrytezuar, por tani bashke me Zyren Zvicerane per Bashkepunim (SDC) dhe Fondacionin Shtatembedhjete po synojme qe ta perdorim artin dhe kulturen si mjet i cili do te sherbejne per ringjalljen e objekteve te harruara. Po ashtu po synojme te kete zgjerim te pjesemarrjes se komunitetit ne jeten publike duke zgjeru mundesite per artistet vizuale dhe interpretues. Ta kthejme vemendjen tek objektet e braktisura dhe t’i shfrytezojme ne te mire te komunitetit. / KultPlus.com
Lady Gaga dhe Adam Driver prej kohësh po xhirojnë për “House of Gucci” që portretizon jetën e themeluesit të Gucci-it, Maurizio Gucci dhe bashkëshortes së tij, Patrizia Reggiani.
Së fundmi, përmbledhjen e çfarë do të shihni në film e gjeni më poshtë, deri në momentin kur gruaja Reggiani akuzohet dhe dënohet për vrasjen e së shoqit në 1995-ën.
Gaga- që nga traileri na kujton sërish se ka potencial për të qenë një yll filmash dhe fituese e çmimeve Oscar, është futur nën petkun e personazhit për të bërë më të mirën e saj.
Sigurisht, theksi i saj unik s’mund të mos tërheqi vëmendjen e të gjithëve, sidomos kur në fund të trailerit thotë “Father, son, House of Gucci”, ashtu siç mund ta bëjë vetëm ajo./KultPlus.com
Varri i ushtarit të panjohur është një monument i ngritur në nder të një ushtari, detari, piloti apo marinari, si dhe për kujtimet e përbashkëta të të gjithë ushtarëve, marinsave, aviatorëve dhe detarëve të vrarë në çdo luftë, transmeton KultPlus.
Varret e tilla mund të gjenden në shumë vende dhe janë zakonisht të profilit të lartë të monumenteve kombëtare.Ky monument ndodhet në Virixhinia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ruhet çdo orë e çdo minutë që nga mesnata e 2 korrikut të vitit 1919. Rojet nuk largohen asnjëherë që aty, edhe kur moti është i keq. Madje ata kanë rrezikuar edhe jetët e tyre në rastet e uraganeve të ndodhura.
Gjatë gjithë historisë, shumë ushtarë kanë vdekur në luftëra eshtrat e të cilëve kanë mbetur të paidentifikuar.Pas Luftës së Parë Botërore, u ngrit një lëvizje për të përkujtuar këta ushtarë me një varr të vetëm, që përmban trupin e një ushtari të tillë paidentifikuar.
Rojet nuk largohen asnjëherë nga aty, edhe kur jeta e tyre është rrezikuar nga Uragani Sandy, duke shërbyer kështu me dinjitet dhe krenari./ KultPlus.com
Kur atdheut i rrxohen kështjellat I shemben pirgjet urat kullat I zihet fryma I mpikset gjaku Themelet kur i luejnë vendit Rozafë ajo bahet Sall gjinin e djathtë e len përjashta Gjergji Muji Halili Ademi Shabani Hamza Pijnë tambël Forcadë marrin Për lufta t’rrebta Tevona Si rr’fe prej qielle Veç nji za ndihet “Oj Kosovë, mos thuej mbarova, Se djemtë tu ende janë gjallë…”./ KultPlus.com
Drunjtë që janë mbjellë nëpër rrugë të qytetit janë dëmtuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm, dhe pamjet e tilla tashmë janë bërë publike, shkruan KultPlus.
Një ngjarje e tillë ka ndodhë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Tetovë, ku edhe janë shpërndarë disa fotografi nga ky veprim i shëmtuar.
KultPlus ju sjell pamjet e kësaj rruge./ KultPlus.com
Poeti e përkthyesi i njohur për letërsinë shqiptare, Mazllum Saneja, pas një sëmundje më të gjatë, ndërsa ditëve të fundit edhe COVID 19, u nda nga jeta në vendlindje, në qytetin e tij në Gjakovë.
Mazllum Saneja lindi më 1945 në Gjakovë. Në Prishtinë kreu Fakultetin Filozofik, Gjuhë dhe Letërsi shqipe, kurse më vonë edhe studimet pasuniversitare.
Gjuhën polake e mësoi në Universitetet e Varshavës, Vrocllavit dhe Krakovit (1978-1981). Më vonë në Universitetin e Varshavës studioi letërsinë polake.
Në vitin 1997 fitoi Çmimin prestigjioz letrar ZAIKS i Shoqatës së Autorëve të Polonisë për arritje të rëndësishme në fushën e përkthimit të letërsisë polake.
Ishte anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Shoqatës së Përkthyesve të Kulturës Evropiane në Varshavë. / KultPlus.com
Organizata “Mollëkuqja” ka dalë me një reagim pas takimit të Zaev, Rama dhe Vucic, ku sipas kësaj organizate, edhe në këtë takim gratë janë në prapavijë. KultPlus ju sjell të plotë reagimin e tyre.
Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” është tejet e shqetësuar me fotografinë e takimit të fundit mes liderëve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Gratë në rajon dhe jo vetëm, e kanë dëshmuar në disa raste se janë shumë më shumë se sa shërbyese të burrave për shkak se ata janë të ulur në pozitat që ua ka dhuruar mendësia patriarkale.
Fotografia më poshtë pasqyron gjendjen aktuale të grave në rajon dhe se si këto gra, shihen në sytë e politikanëve tanë. I rikujtojmë kryeministrit Zoran Zaev , Edi Rama dhe Aleksandar Vučić se nuk mund qëllimi juaj të jetë “zhvillimi i rajonit” përderisa gjysmën e rajonit e trajtoni si shërbëtore tuajën.
“Mollëkuqja” vazhdimisht ka alarmuar për nevojën e përfshirjes të grave në politikë dhe ndarjes së pozitave menaxhuse (ekzekutive), grave. Për më shumë, shtetet me nivelin më të ulët të korrupsionit, njëherit dhe ndër më të zhvilluarat, udhëhiqen nga gra.
Këtë fundjavë, në Cineplexx mund t’i shikoni disa nga premierat më të fundit botërore.
Vikendi është kohë që më së miri kalohet duke shikuar filma, dhe ku t’i shikosh filmat më të rinjë dhe më mirë se në Cineplexx. Këtë vikend, në kinemanë në Prishtinë dhe Prizren mund t’i shikoni 10 filma të ndryshëm, të cilët shfaqen në orare të ndryshme nga ora 12:00 deri në ora 22:30 në kinemanë në Prishtinë dhe në Prizren.
Top 3 filmat të cilët mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx janë:
Fast and Furious 9 Cipher rekruton në ekipin e saj vëllaun e vogël të Dom në mënyrë që të hakmerret ndaj Dom dhe ekipit të tij.
Jungle Cruise Bazuar në parkun argëtues të Disneyland ku një anije e vogël lumi merr një grup pasagjerësh në udhëtim përmes xhunglës të mbushur me kafshë të rrezikshme dhe zvarranikë të ndryshëm.
Old Një thriller për një familje në një pushim tropikal që zbulon se plazhi i izoluar ku ata po pushojnë për disa orë po i bën disi të plaken shpejt duke zvogëluar jetën e tyre në një ditë të vetme.
Përveç këtyre tre filmave, në të dy kinematë po shfaqen super aksioni Black Widow dhe Snake Eyes, horror Great White, ndërsa nga filmat familjarë, po shfaqen ende Space Jam: A New Legacy, si dhe animacionet Spirit Untamed, Peter Rabbit 2, dhe Luca.
Kinemaja në Prishtinë dhe Prizren, nis punën nga ora 12:00, ndërsa për të gjithë filmat që po shfaqen dhe oraret e shfaqjeve mund t’i gjeni në linkun këtuhttps://www.cineplexx-ks.eu/filma/programi-i-filmave/)./ KultPlus.com
Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i është kundërpërgjigjur deklaratës së djeshme të presidentit serb Aleksander Vuçiq se nga 1 janari 2023 nuk do ketë ndalesë nga Beogradi në Tiranë. Kamberi ka thënë se Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, shkruan KultPlus.
Ai ka thënë se presidenti Serb duhet ta dijë se pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë është e mangët për ndërtimin e paqes në Ballkan.
“Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës. Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë. Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Kamberi./ KultPlus.com
Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e Munihut të Gjermanisë, bashkë me disa kolegë të tjerë, koncert që do të mbahet për nder të Nikolaus Bachler, i cili edhe shënon mbylljen e karrierës opersitike, shkruan KultPlus.
Në këtë mbrëmje lamtumirëse që i dedikohet Nikolaus Bachler, do të prezantohen artistë të njohur opersitik, në mesin e të cilëve është edhe sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho. Koncerti do të mbahet në mbrëmjen e sotme prej orës 19:00
Jaho ka njoftuar se ky koncert mund të përcillet edhe në linkun.
Sot, në hyrje të Çarshisë së Shkupit do të shpaloset tabela me emrin e ri të rrugës, “Jusuf Gërvalla”.
Tabela do të vendoset nga Komuna e Çairit, ndërkaq e pranishme në shpalosje do të jetë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila është bija e veprimtarit, Jusuf Gërvall, Donika Gërvalla, njofton RTV21.
Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, këtë të premte do të jetë në vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Gërvalla do të pritet në takim nga krerët institucional.
Sipas Ambasadës së Kosovës në Shkup thuhet se tema kryesore e takimeve që do të zhvilloj ministrja Gërvalla atje do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët./ KultPlus.com
Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka ardhur me një njoftim zyrtar në lidhje me keqpërdorimin e emrit të kampioneve olimpike, Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Majlinda Kelmendi në rrjetet sociale.
Emri i kampioneve olimpike të Kosovës ka filluar të keqpërdoret në rrjetet sociale nga njerëz të papërgjegjshëm.
Kjo ka bërë që KOK-u të vijë me një njoftim duke konfirmuar se asnjëra nga Distria, Nora dhe Majlinda nuk kanë llogari zyrtare.
KOK-u gjithashtu ua ka bërë me dije keqpërdoruesve se të gjithë do të paditen për prishje të imazhit.
Njoftimi i KOK-ut
Kampionet olimpike nga Tokyo 2020, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë pranuar me shqetësim hapjen e llogarive me emër të tyre në rrjetet sociale.
Komiteti Olimpik i Kosovës ju njofton se asnjëra nga kampionet olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova nuk kanë llogari në Facebook dhe Instagram.
KOK njëkohësisht ua bënë me dije të gjithë atyre që për përfitime të ndryshme, po e keqpërdorin emrin e kampioneve olimpike, duke dhënë edhe intervista për media të ndryshme, se do të ngrejë padi për keqpërdorim të imazhit të xhudisteve tona./ KultPlus.com
Regjisor i shfaqjeve më të mira në teatrin kosovar në dy dekadat e fundit. Ky është një prej konstatimeve që ishte bërë për Bekim Lumin në ditën kur ai vdiq. Por gjatë jetës së tij prej artisti, Lumi nuk është njohur vetëm si regjisor. Midis të tjerash ai ishte edhe studiues.
Regjisori i njohur i teatrit shqiptarë dhe njëkohësisht profesor i nderuar që përcolli shumë gjenerata sot tri vite u nda nga jeta. Ai ishte ndër njerëzit që e donin më së shumti teatrin. Këtë e dëshmoi edhe vepra e tij e fundit që e jetësoi në skenë pak para se vdekja ta marrë, shkruan KultPlus.
Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në përvjetorin e tretë, sonte në Teatrin Kombëtar të Kosov
Ndonëse ishte në ditët e tij të fundit, ai si rrallë ndonjë njeri tjetër, mblodhi të gjitha forcat për të realizuar ëndrrën e tij të fundit, jetësimin e veprës “Arturo Ui” në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Në përvjetorin e tretë, sonte në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të promovohet libri “Engjëlli blu” me poezi të Lumit./ KultPlus.com
Me disfatën e djeshme të Loriana Kukës në “Tokio 2020”, është mbyllur aventura e xhudistëve të Kosovës.
Ekipi i xhudos së Kosovës shënoi sukses të jashtëzakonshëm në këtë olimpiadë.
Në krye me trajnerin Driton Kuka, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i sollën dy medalje të arta Kosovës.
Komiteti Olimpik i Kosovës tani ka publikuar renditjen e shteteve me më së shumti medalje në xhudo në këtë olimpiadë.
Kosova e zë vendin e dytë me dy medalje të arta të fituara, kurse Japonia zë vendin e parë me tetë medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.
Kështu, Kosova lë pas vetes shtetet si Franca, Gjermania, Austria dhe Sllovenia./ KultPlus.com
Poezia fituese e edicionit të parë të konkursit “KultStrofa”. Poezia e autorit Ragip Sylaj, doli e para ndër 10 poezitë më të mira ndër 100 poezitë sa kishin aplikuar. Për këtë poezi autori është shprehur që e ka shkruar me shumë dashuri.
Gjeni e poezisë – buzëqesh dhe sundoje tani kaosin! Fatos Arapi
I. Si t’ia nis letrës që nuk shkruhet me ngjyrë, gjak as penë Si t’ia nis të panisshmës të lajmërohem nga gryka e ferrit Ndoshta ai është vetëm brenda meje Vetëm përbrenda meje vlon, djeg prush
Jam në kurth me veten me dashurinë me urrejtjen Për faj të pafaj për faj të pafuqisë sime Apo të ndonjë shkaku të pathënshëm kozmik E s’kam kujt t’i ankohem pos teje
Vetja nuk më kupton nuk e di sa më do Shpeshherë më braktis si jetimin si mëkatarin e madh Të tjerët nuk më duan nuk e di a më urrejnë Por një gjë e di se këtu ku jam, jam i tepërt
Prandaj marr vetëm dhurata dhembjesh Që i bart si relikte të shenjta I ruaj brenda vetes përderisa të më bluajnë të tërin Deri atëherë mund t’i shkruaj memoaret e hidhura Dhe përsiatjet e pakuptimta: përse erdha në jetë Përse i rashë këndejpari dhe çka lashë e ç’bëra Për të mos i ardhur Tokës rënd Kësaj nëne të mirë që na krijon me gëzim Që na rrit me hare e na merr në gjirin e amshimit të vet
Vetja nuk më zë Engjëlli im Mbrojtës Pikëllimi ma ka ngjyrosur fytyrën përbrenda Dhe ma ka nxirë kaltërinë përjashta Dielli i hutuar është fshehur pas një reje të zezë Dikur agonte i bukur e magjepsës në imagjinatën time Yjet në qiellin virtual Që s’e kanë ndriçuar kurrë errësirën brenda meje Mund të shfaqen pas mijëra vitesh drite hyjnore Hëna si e përdalë shpërfaq gëzimin e vet naiv As ftohtësia nuk ngroh as ngrohtësia nuk freskon Në këtë pafundësi apokaliptike
Eja e më nxirr së këndejmi Engjëlli im Mbrojtës Nxirre këtë fëmijë të plakur e të pamësuar me jetën Me jetën që nuk çel lule të bardha në këtë kohë traumatike
II.
Kurrë s’më ka përqafuar dashuria aq sa më ka kafshuar urrejtja Kurrë nuk m’është qasur mirësia aq sa m’ka ledhatuar përbuzja Kurrë nuk m’u shfaq përdëllesa aq sa m’mbuloi vala e talljes Kurrë nuk më buzëqeshi dielli i gëzimit aq sa ylli i zhgënjimit Kurrë nuk m’trokiti n’derë shpresa aq sa m’vërshoi brenga Kurrë nuk m’ka përdëllyer gëzimi përveçse kur nuk kam qenë aty
Ndoshta kam jetuar më tepër se që është dashur Ndoshta u harxhuan jeta galdimi, hareja, shpresa Ndoshta ato janë me mua por unë jam në gjumë Ndoshta ato janë afruar e unë s’i vërej symbyllur Ndoshta i ka ndalur dikush në t’bujshëm Rrugës kah vinin për tek unë Ndoshta kanë ardhur të tërmekura e nuk më kanë parë Ose m’kanë parë të mërrolur e janë tutur prej meje Ndoshta është faji im se s’kam ditur t’i tërheq T’i josh s’kam ditur të flirtoj me to Ndoshta në një tjetër rrenë kanë banuar ato Ndoshta në një rrenë tjetër të bukur kam mundur të banoj unë Unë i kam kërkuar edhe kur nuk është ditur për to Ato më kanë kërkuar edhe kur nuk është ditur për mua Por çudia si çdo çudi tjetër është si nuk u takuam kurrë Apo kur u takuam nuk u njohëm Apo ishim krijesa me maska dhe pa fytyrat tona t’vërteta Se këndej t’frikësuar ikëm nga njëri-tjetri Në dy anë të planetit në dy skaje të mendimit Në dy pole të ëndrrës në dy vorbulla imagjinare Përderisa n’pafundësi t’na bëjë bashkë pafundësia Atëherë do të dalim të rikrijuar si pas Luftës së Trojës Atëherë do të shpërfaqemi si pas themelimit të Romës Atëherë do të rilindemi si pas luftës së Kosovës Në një çast orgazme kur s’do të ketë kohë e hapësirë Vetëm lumturia do të trillohet n’qeliza Nga e cila do të çelin pafundësisht lulet e jetës Edhe përtej vdekjes
III. Kanë me ardhur pranverat e kanë m’i gjetë veç vargjet Kanë me ardhë verat e kanë m’e gjetë veç blerimin e kallur Kanë me ardhur vjeshtat e kanë me gjetë zbrazëti këngësh Kanë me ardhë dimrat e kanë m’e gjetë kapituj t’ftohtë jete Ka me ardhë Stina e Pestë me virgjëri të humbur Vajtimi i zanave ka me i shurdhu’ Lugjet e Verdha
S’kanë me ardhë pranverat për harrimin e çartur habie S’kanë me ardhë verat për kallirin e shurdhër të mendimit S’kanë me ardhur vjeshtat për frytet e papjekura t’pendimit S’kanë me ardhur dimrat për shpresat e mërdhira Por ka me na bartur fjala prej libri në libër Ka me na bartur poleni prej lulesh në lule Ka me na bartur era si ajrin e dobishëm për bimë Ka me na bartur përroi si etjen e djegur për zogj Ka me na bartur gjethi si kujtimin e zverdhur ndër mote
Dikush ka me u ba këngë e dikush pemë e pjekur Dikush ka me u ba elegji e dikush dru i djegur Dikush ka me u ba kujtim e dikush përmendore fjale Dikush ka me u ba trishtim e dikush muranë kujtese Dikush ka me u ba pëshpëritje e dikush lapidar pendese
IV. Ndaj po të nis letër ankimi letër njohtimi Siç niset kërkesa për punë a lutja për shpëtim Siç niset lutja për pendesë a kërkesa për ankesë Të më fashitet tronditja e gjakut e turbullimi i shpirtit Të mos e vjell veten as helmin të mos e mbaj brenda Të mos mërdhij në fushë as t’mos digjem përbrenda Paqen ta gjej atje tek e ka humbur i trazuari Harmoninë ta gjej tek e ka humbur i shthururi Guximin ta gjej atje tek e ka humbur qyqari Mençurinë ta gjej atje tek e ka humbur i marri Forcën e qëndresës ta gjej atje tek e ka humbur i vdekuri Vetveten ta gjej atje tek e ka humbur i humburi
Ndaj letër po të nis Engjëlli im Mbrojtës Një letër që s’shkruhet si shkruhet letra Një letër siç nuk lexohet letra në turmë Një letër me nga pak vrer me nga pak helm e nga pak mllef Një letër e mbarsur shqetësim që i ka humbur poetit Një letër e dehur zbrazëtie mendimesh t’paardhura Një letër e zverdhur dhembjesh dhe kohësh të harruara Një letër e zhubrosur moskujdesjeje dhe e vruguar
A është letër që e shkruan i vdekuri apo i palinduri A thua e shkruan pendestari apo i pabinduri A thua e shkruan këngëtari apo shtegtari Gojëkyçur nga heshtja mashtruar nga tregtari M’ndjej sa herë që kjo letër nuk është letër M’ndjej sa herë që kjo këngë sa duhet nuk është vepër Më ndjej sa herë që kjo letër nuk e bind Providencën Dhe sa herë i shqetëson gjakrat e nuk e zgjidh çështjen
Po atje lart është paqja dhe ju s’e keni vetëm për vete Atje lart është dashuria që mjafton edhe për të tjerët Atje lart është mirësia që varfërohet po u konservua Atje lart rri bujaria që pakësohet po s’u dhurua Atje lart rri gëzimi që gëzohet kur dikë gëzon Atje lart rri ndriçimi që nuk përhapet po s’rrezaton Atje lart rri mençuria që marrëzia s’e pranon Atje lart ngjizet jeta shenjtëri që grafullon E të ligat na i prapëson
V. Vallë është letër e shkruar nga varri apo në varr dërgohet Vallë është letër e shkruar nga ferri apo nga ferri prapësohet Vallë është letër e shkruar nga shkretëtira apo n’shkretëtirë lexohet Vallë është letër e shkruar në kënetë apo në kënetë arrin Vallë është letër e shkruar në zgafellë apo zgafella e zhbin Vallë është letër e shkruar pa kuptim e moskuptimi e përpin Apo është letër e stisur vetëm për art e për lexim
Zjarrin e prushtë ia ndien ai nga i cili buroi Zjarrin e akullt ia ndien ai tek i cili përfundoi Ankthin e gulçimin ia ndien ai që e krijoi I ankthshëm e i akullt ndihet edhe ai që e shijoi I brengosur u ndi ai që i skaliti këto radhë Pa brenga nuk mbeti as ai që e përjetoi si përrallë I nemitur mbeti në fund ai që këndoi nga zori I pa nemitur nuk mbeti as ai që e interpretoi si aktori
Kjo letër u nis nga një i vdekur Apo te i vdekuri ka ardhur Kjo letër u nis nga shpella Apo në shpellë ka mbërri Kjo letër është shkruar nga një yll rojtës Për të përfunduar te Engjëlli im Mbrojtës Është nisur nga krijesa e kallur prej etjes Nga një njeri që s’ka mundur ta luajë rolin e vetvetes Nga një njeri që ka frymuar brenda fjalës Brenda dhembjes kopsht parajse Por dije imzot që s’po më lënë bremjet… Sa herë po m’lëshojnë andrrat po m’kaplojnë dhembjet*
VI. Engjëlli im Mbrojtës më trego Si ta vizatoj melankolinë Si ta pikturojë mërzinë Si ta fotografoj pikëllimin Si ta kompozoj dëshpërimin Si ta skanoj mllefin Si ta bëj shfaqje zhgënjimin Si ta filmoj pakënaqësinë Si ta bëj këngë padurimin Si ta fsheh pafuqinë Si ta bëj operë varfërinë Si ta xhiroj tingullin jo ndrojtës Më trego Engjëlli im Mbrojtës
Thuamë Engjëlli im Mbrojtës A shlyhet vizatimi i melankolisë A griset pastaj piktura e mërzisë Si mund ta djeg imazhin e pikëllimit Më tej si ta dekompozoj dëshpërimin Pamjen e shëmtuar të mllefit si ta hijeshoj Shfaqjen e zhgënjimit si t’ia maskoj publikut Këngën e padurimit si ta qetësoj Pafuqinë si ta shpërfaq n’epos heroik Xhirimin e tingullit t’shpresës si ta bluaj Engjëlli im Mbrojtës më thuaj
Më mëso Engjëlli im Mbrojtës më trego Si ta zhvendos imazhin e melankolisë Si ta çrrënjos barin e mërzisë Si ta shartoj pemën e pikëllimit Si ta rrënoj murin e dëshpërimit Si ta qetësoj lumin e mllefit Si ta thaj kënetën e zhgënjimit Si t’i pres ferrat e mosdurimit Si ta forcoj qenien e pafuqisë Si ta ndërtoj shtëpinë e shpresës Por jo dosido Më trego Engjëlli im Mbrojtës më mëso
VII. Kur të arrij letra te ti ndoshta mund të vdesë vdekja Dhembja mund të shafitet në parahistori Djalli mund të dalë nga trupi të shkojë me ujërat e zeza Hidhërimi mund avullohet si ujtë e valuar
Sëmundja mund të shërohet para se të lëshojë rrënjë Makthi mund të çlirohet si në një ëndërr të bardhë Kujtimet e zeza do të fundosen në pellgun e harrimit Kaosi do të organizohet në fund të rrënimit Verbimit do t’i vijë drita e paparë më parë Engjëjt e zinj do të vajtojnë pse s’u ftuan në garë Muret do të rrënohen për ta çmbyllur vetminë Burgjet do të shemben për ta zhburgosur dashurinë Kur të arrijë letra te ti mund të jetë harruar vdekja Në luadhe të ëndrrës mund të ketë lulëzuar jeta Vetëm atëherë do ta dimë saktë ku do të jetë pikëpjekja
Andaj të lutem ma prapëso pikëllimin Të lutem shumë ma zhbëjë si t’mundesh dëshpërimin Porosit marangoz që t’ia hap derën gëzimit Deri atëherë do të kem mësuar t’i gjej ilaç shqetësimit Ma mëso rregullin e harmonisë aty ku s’e gjej dot Ma mëso qeshjen të lutem aty ku veç mund të derdh lot Ma mëso magjinë e dashurisë aty ku vërshon urrejtja Më mëso të flas bukur aty ku s’durohet heshtja Më mëso ta urtoj marrëzinë ta mençuroj çmendurinë Të bëj ilaç nga helmi që askush dot s’e përpin Më mëso të bëj ar nga hekuri o alkimist i mirë Më mundëso ta shndërroj përherë ujin në verë T’i strehoj të pastrehët të uriturit t’i ushqej Apatridët t’i bëj me atdhe të robëruarve lirinë t’ua kthej!/ KultPlus.com
Në historinë e njerëzimit ka pasur gra të shkëlqyera që kanë luajtur rol themelor në shkencë, por pavarësisht kontributeve të tyre të jashtëzakonshme, nuk u njohën kurrë.
Disa mbetën në hije për shkak të burrave të tyre që i detyruan të tërhiqeshin qëllimisht nga puna, ndërsa të tjera gjetën vdekjen e parakohshme dhe fatkeqe. Shumë pak prej tyre arritën të vendoseshin në botën shkencore dhe të njiheshin.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, abcnews.al, ka publikuar 9 gra mahnitëse, të cilat kanë lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e shkencës.
1. Hypatia
Hypatia ka lindur në mesin e shekullit IV në kryeqytetin e Aleksandrisë. Ajo punoi si filozofe dhe matematikanë, duke iu përkushtuar mësimit dhe studimit të shkencave ekzakte. Midis shumë kontributeve të saj, ajo përmirësoi modelin e astrolabes, instrumenti që përcakton pozicionet e yjeve. Në kohë kur ajo jetoi, puna e saj nuk u prit mirë nga disa grupe, duke e gjykuar si pagane. Hypatia u vra dhe prefekti perandorak Orestes dënoi vrasjen e saj, dhe më pas, veprimet e dhunshme kundër filozofëve të Aleksandrisë përfunduan. Figura e Hypatia-s njihet dhe admirohet nga gratë e shkencës, astronomisë, matematikës dhe gjithashtu nga aktivitet dhe feministët, informon abcnews.al.
2. Lise Meitner
Lise Meitner, e lindur në Vjenë në 1878, është fizikantja që ka investiguar radioaktivitetib. Ajo ishte profesorë në Institutin Kaiser Ëihelm dhe në Universitetin e Berlinit nga viti 1926 deri në 1933. Në vitin 1938 asaj iu desh të largohej nga Gjermania sespse ishte hebre. Ligjet e Nurembergut të qeverisë naziste e detyruan atë të largohej dhe më pas ajo u bashkua me stafin e Institutit Kërkimor të Institutit Manne Siegbahn në Stokholm. Lise Meitner ishte pjesë e ekipit që zbuloi ndarjen bërthamore, megjithatë, vetëm kolegu i saj Otto Hahn mori vlerësimin dhe Çmimin Nobel në Kimi. Megjithëse zbulimi i Meitner ishte shumë i rëndësishëm, merita e saj kaloi pa u vërejtur nga shkenca deri në shumë vite më vonë. Pas kësaj, emri i saj u njoh dhe vlerësua, dhe madje një asteroid (6999) dhe 2 krate në Hënë dhe në Venus janë emëruar në kujtim të saj.
3. Ada Lovelace
Ada Lovelace, e lindur në Londër në vitin 1815 është matematikanë, shkencëtare kompjuteri, shkrimtare dhe vajza e vetme e Anna Isabella dhe poetit Lord Byron. Ndarja e prindërve të saj dhe largimi i babai, shënoi një kthesë të madhe për Adën. Ada kishte shumë aspirata shkencore dhe gjithmonë dëshmonte se ishte më e dedikuar se nëna e saj, e cila pasi la letërsinë ishte matematikanë e shkëlqyer, informon abcnews.al. Në moshën 18-vjeçare, Ada u takua me matematikanin Charles Babbage,i cili e motivoi atë t’i bashkohej ekipit të tij më të famshëm “makina analitike”. Ada që jo vetëm pati sukses në këtë, por gjithashtu krijoi atë që njihet si algoritmi i parë për një makinë. Kjo zyrtarisht e bën atë programuesen e parë kompjuterike. Në fakt gjuha aktuale e programimit Ada, krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, u emërua pas vdekjes së saj.
4. Jocelyn Bell Brnell
Jocelyn Bell Burnell ka lindur në Velfast në 1942. Ajo është arstrofizikanja që zbuloi sinjalin e parë radio të një pulsari, i cili është një yll që lëshon rrezatim shumë intensiv në intervale të shkurtra, të rregullta. Kjo gjetje e sukesshme gjithashtu kaloi pa njohje, pasi ishte mësuesi i saj Anthony Hewish që rrëmbeu çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1974, pavarësisht se ajo e bëri zbulimin. Por fakti nuk kaloi pa u vërejtur nga bota shkencore, pasi shumë kolegë të saj e dënuan dhënin e çmimit për Hewish. Sidoqoftë, ky nuk ishte një lajm i keq për të pasi ajo bëri dhe shumë zbulime të tjera, më të rëndësishme sesa një çmim Nobel. Burnell është një nga shkencëtarët më me ndikim në Mbretërinë e Bashkuar dhe, natyrisht, të astrofizikës, informon abcnews.al.
5. Marie Curie
Marie Curie ka lindur në Varshavë në vitin 1867. Ajo ka qenë një shkencëtare e njohur e vlerësuar dy herë me çmimin Nobel në Fizikë dhe Kimi. Curie ishte pionere e radioaktivitetit, duke zbuluar teknika për izolimin e izotopeve radioaktive dhe 2 elementëve kimikë: poloniumit dhe radiumit. Nga këto zbulime, jeta e Marie Curie ishte e rrethuar nga radioaktiviteti. Ajo e mbante me vete elementin kimik, duke injoruar shkallën e dëmtimit të shkaktuar nga ekspozimi ndaj tij. Punën e saj shkencore, ajo e ndau me bashkëshortin Perre Curie, dhe më vonë me një nga dy vajzat, Irene-Joliot Curie, informon abcnews.al. Shumë vite pas vdekjes së Pierre, Marie filloi një romancë me shkencëtarin Paul Langevin, që i solli asaj shumë probleme, pasi ai kishte qenë i martuar ndërsa dilte me të. Megjithatë, edhe pse pati shumë paragjykime, Curie pati mbështetjen e shumë shkencëtareve, përfshirë Albert Einstein.
6. Rita Levi-Montalcini
E lindur në Torino në vitin 1909, Rita Levi-Montalcini ishte një shkencëtare e specializuar në neurologji. Ajo mori çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi. Pavarësisht kësaj, jeta e Ritës nuk ka qenë e lehtë. Ajo ka qenë studente gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe u përball me shumë vështirësi për shkak se ishte hebre. Në Itali, kishte ligje kundër hebrenjve të imponuara nga Benito Mussolini, kështu që Rita duhej të linte universitetin dhe të zhvendoste eksperimentet që bënte në dhomën e saj të gjumit. Atje, ajo krijoi një laborator me mikroskop dhe disa enë shtëpiake të adaptuara. Por ato vite terrori patën pasojat e tyre; qyteti i Torinos u bombardua në vitin 1941, kështu që Rita u detyrua të transferohej në një shtëpi në mal bashkë me instrumentet e saj, informon abcnews.al. Edhe atje nuk gjeti paqe dhe nuk qëndroi për shumë kohë. Pas sulmit të trupave naziste, asaj iu desh të ikte më në jug. Sapo mbaroi lufta, vitet e kërkimit të Ritës në bashkëpunim me biokimistin, Stanley Cohen dhanë rezultate: ajo arriti të izolonte të ashtuquajturin “faktori nervor i rritjes”, një proteinë thelbësore për mbijetesën e neuroneve. Ky ishte zbulimi i parë i komunikimit qelizë-qelizë.
7. Margarita Salas
Margarita Salas lindi në Spanjë në vitin 1938. Ajo mori titullin Ph.D. në Kimi, në Universitetin Complutense të Madridit. Margarita ka qenë përgjegjëse për promovimin e kërkimit spanjoll në fushën e biokimisë dhe biologjisë molekulare. Puna e saj ka spikatur për kontributin në hulumtimin e leximit të informacionit gjenetik. Studimi i Maragrite përqendrohet në virusin bakterial Phi29, i cili na ka lejuar të kuptojmë më shumë sesi sillet ADN-ja, si virusi bakterial transformon proteinat dhe si ato lidhen me njëra-tjetrën për të formuar një virus funksional. Margarita ka marrë disa çmime, duke u shpallur Studiuesja Europiane e vitit 1999 nga UNESCO. Ajo u emërua Drejtore e Institutit të Spanjës (1995-2003), e cila bashkon të gjitha Akademitë Mbretërore Spanjolle. Në dhjetor 2018, Shkolla Eliseo Godoy në Zaragoza ndryshoi emrin për të pasur Margarita Salas.
8. Irene-Joliot Curie
Lindur në Paris, Irene-Joliot Curie, vajza e Marie dhe Pierre Curie, studioi fizikë dhe kimi në Universitetin e Parisit gjatë Luftës së Parë Botërore. Kur mbaroi studimet, ajo filloi të punonte si asistente për nënën e saj në Paris Radio Institute, i cili më vonë u njoh si Instituti Curie. Kërkimet e saj në fushën e fizikës bërthamore përfshinin strukturën e atomit, projeksionin e bërthamës dhe prodhimin artificial të elementeve radioaktive. Për Curie, të qenit vajza e 2 shkencëtarëve të njohur fitues të çmimeve të mëdha, ishte një nxitje për karrierën e saj. Në fakt, ajo gjithashtu fitoi çmimin Nobel në Kimi në vitin 1935. Irene-Joliot Curie vdiq nga leucemia për shkak të ekspozimit të tepër ndaj rrezatimit, informon abcnews.al.
9. Hedy Lamarr
Lindur në Vjenë në 1914, Hedy Lamarr ishte një aktore dhe shpikëse e filmit amerikan. Historia e Hedy-t është interesante sepse, pavarësisht nga fakti se pjesa më e madhe e jetës së saj i ishte kushtuar aktrimit në kinema, ajo ishte bashkëshpikëse e versionit të parë të një spektri të zgjeruar që lejonte komunikime pa tel në distanca të gjata që tani i njohim si “Wi-Fi”. Së bashku me muzikantin George Antheil, ata zhvilluan teknikën e kodimit të informacionit. Por, para se të ndodhte kjo zbulim, Hedy përjetoi një ngjarje të tmerrshme. Burri i saj, Friedrich Mandl, e mbajti atë peng në shtëpinë e saj nën kontroll të rreptë dhe e detyroi atë të largohej nga industria e filmit, informon abcnews.al. Në vitin 1937, ajo arriti të shpëtonte dhe të shkonte në Paris për të vazhduar karrierën e saj artistike. Atje ajo takoi Louis B. Mayer, president i Metro Goldwyn-Mayer, me të cilin nënshkroi një kontratë për Hollywood. Në vitin 1942, Hedy regjistroi patentën e saj të komunikimit sekret, që kërkonte të shmangte zbulimin e silurëve nga trupat aleate. Hedy argumentoi që nëse të dy transmetuesit dhe marrësi do të ishin në gjendje të hidheshin njëkohësisht nga frekuenca në frekuencë, atëherë kushdo që përpiqej ta ndërpriste atë sinjal nuk do ta dinte se ku ishte. Fatkeqësisht, Hedy nuk mori merita për shpikjen e saj./ KultPlus.com
Atleti kosovar do të garojë në “Tokyo 2020” të shtunën në mesnatë me kohën lokale të Kosovës, përcjellë KultPlus.
Musa Hajdari synon të lërë gjurmë në Lojëra Olimpike. Atleti kosovar është njëri prej 11 garuesve që po e përfaqësojnë vendin tonë në “Tokyo 2020”.
33 vjeçari do ta ketë rastin e tij të shtunën, kur do të garojë në disiplinën vrapim 800 metra.
Gara e tij do të fillojë në orën 02:00 pas mesnate me kohën lokale të Kosovës dhe do të mbahet në Stadiumin Olimpik të Tokios.
Hajdari do të mundohet të bëjë paraqitje sa më të mirë në këtë garë, ku konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe. Për atletin e Roganës, kjo është hera e dytë që merr pjesë në Olimpiadë, pas asaj të “Rio 2016”.
Hajdari është njëri nga pesë garuesit e Kosovës që po merr pjesë në “Tokyo 2020” me ftesë. Ai ka arritur në Japoni disa ditë më parë, ku ka ushtruar nën urdhrat e trajnerit Zijadin Kryeziu. Hajdari është garuesi i parafundit i Kosovës që paraqitet në “Tokyo 2020”. / KultPlus.com
Egzon Shala do të përballet në raundin e parë me mundësin bjellorus Dzianis Khramiankou në peshën e rëndë, 125 kilogramë, në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, përcjellë KultPlus.
Shorti i hedhur sot në Tokio e vuri kosovarin përballë mundësit nga Bjellorusia, në garë për medalje olimpike më 5 gusht.
Shala është garuesi i fundit i Kosovës që do të garojë në Tokio 2020 dhe do të synojë t’i ndjekë hapat e xhudisteve Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova për t’i sjellë vendit medalje olimpike nga Japonia.
Por ai e ka vlerësuar si të pafat shortin dhe është shprehur i zhgënjyer me të.
“Është short i pafavorshëm për mua, por do të japim maksimumin tonë. Bjellorusi është fitues i turneut kualifikues evropian për Tokio 2020, por kjo nuk do të më ndalojë në ambicien për medalje”, tha Shala për Komitetin Olimpik të Kosovës. / KultPlus.com
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se sonte aktivistet nga qyteti i Vushtrrisë së bashku me Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist, mbushën muret e qytetit me mbishkrime feministe të cilat shpërfaqin dhunën sistemike ndaj vajzave dhe grave, përcjellë KultPlus.
Sipas tyre, duke pasur paraysh shumësinë e formave të shtypjes së grave në kushtet e patriarkalitetit, aktivistet dhanë mesazhe revolte dhe solidariteti në luftën kundër çdo shtypjeje. / KultPlus.com
Janë 15 filma artistikë të Kinostudios dhe dy të RTSH të xhiruar në Pogradec, dhe bashkia e këtij qyteti ka ndërmarrë nismën e veçantë për të rindërtuar skena të tyre.
Duke pasur parasysh suksesin e Teto Ollgës në Tushemisht që tashmë është një atraksion turistik mjaft i njohur dhe frekuentuar, plan i afërt është ndërtimi i skenës së filmit “Mëngjese lufte” që sjell edhe historinë e qytetit të vjetër.
“Bashkia Pogradec krahas prioriteteve të tjera që ka për investime dhe zbukurimin e qytetit menduam të krijojë dhe këndin e filmave shqiptare, sepse janë plot 15 filma prodhim i Kinostudios dhe dy të RTSH, menduam se duke pasur sukses si pjesa e teto Ollgës në Tushemisht të sjellim pjesë nga skena të ndryshme të filmave shqiptare, ajo çka është kryesorja dhe ai filmi për të cilin ka nostalgji çdo pogradecar është filmi “Mëngjese Lufte” pasi shpaloset jo vetëm qyteti i vjetër por një pjesë reale e historisë së këtij”, thotë për “Wake Up” në Top Channel, nënkryetarja e bashkisë Pogradec, Entela Gusho.
Konsiderohet si një nga projektet e afërta të bashkisë, sepse nuk është vetëm një rastësi por është pjesë e realitetit që ka qenë në vitet para Luftës së Dytë Botërore. Kurse, skenografia është bazuar mbi fotot e vjetra të fotografit të njohur Misto Cici në vitin 1925 dhe të arkivave të ndryshme që kanë qenë prezent në Pogradec.
Por krahas këtij projekti të afërt, Gusho përmendi dhe zona të tjera të Pogradecit ku janë luajtur të tjera filma, si zona e Uçkave, shtyllat e ish molit të vjetër, dhe në zona të tjera si pyjet e Dishnicës, liqenet e Lukovës etj. / KultPlus.com
Duke pasur parasysh mirëqenien dhe fuqizimin e të rinjve, “Muaji i Rinisë”, titullohet aktiviteti më i ri që do të organizojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për nderë te Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, përcjellë KultPlus.
Në njoftimin e ministrisë thuhet se programi i këtij aktiviteti do të promovojë dhe adresojë çështjet thelbësore për të rinj si aftësimin profesional dhe punësimin e të rinjve, shëndetin mendor dhe riprodhues, aktivizimin rinor në nivel lokal dhe qendror, rekreacionin dhe aktivitetet e kohës së lirë, vullnetarizmin, integrimin dhe mbrojtjen e të rinjve të margjinalizuar.
Aktivitetet e këtij muaji do të organizohen në bashkëpunim me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë nga data 2 gusht deri më datë 27 gusht.
Kjo ngjarje do të organizohet në bashkëpunim vendorë dhe ndërkombëtarë nga data 2 gusht deri më 27 gusht. / KultPlus.com