De Rada: “Greci” ose “Grai” është “Grau” (grua) në pellazgo-shqipe

De Rada: Origjina e panjohur e emrit krejt latin ”Greci” ose ”Grai” është ”Grau” (Grua) në pellazgo-shqipe.

Kam dyshimet e mia, se origjina e panjohur e emrit krejt latin “Greci” ose “Grai”, është “Grau” (grua) në pellazgo-shqipe: duke na bërë që të supozojmë mbi ndjenjën plot armiqësi të pellazgëve titanikë, të ashpër e të sertë, të thyer e të larguar nga vendet e tyre, nga helenët aziatikë, me forma dhe gjuhë të butë dhe me kulte delikate.
(Thënie për shqiptarët)

Shkëputur ngaPoesie albanesi di Girolamo De Rada: 2 parte, Volume 2
Autori: Jeronim de Rada
Botuesi: Stamperia del Fibreno, Napoli, 1847 / Konica.al / KultPlus.com

The Park Festival së shpejti nis edicionin e tretë në Gostivar

Ashtu si në vitet paraprake, në veçanti edicioni i kaluar, një ndër pikëndalesat kryesore të pushimeve verore vazhdon të jetë festivali i muzikës The Park, i cili për herë të tretë, në datat 29-30-31 korrik dhe 1 gusht 2021 do të mbahet në parkun e qytetit të Gostivarit, përcjellë KultPlus.

Të përgatitur dhe të gatshëm gjithmonë për risi, The Park edhe këtë vit sjell emra shumë të njohur të botës së muzikës në vend dhe nga rajoni. Në katër net dhe në tre skena të ndryshme këtë vit do të performojnë emra si: Dafina Zeqiri, Elita 5, Offchestra, Astrit Stafai & All Star Band, Superhiks, Zani Band, Shkëlzen Baftjari, Besarta Murtezani, Duo Guitar, Nita Reçi&Band, Yon Idy, Dina Jashari, Stoned Hedge dhe shumë emra nga bota e muzikës elektronike, si dhe programe të përgatitura enkas për më të dashurit tonë, fëmijët.

Parada e Shqiponjave është një nga aktivitet mbresëlënëse që e karakterizon këtë edicion.

Bashkëpunimi i ndërsjellë në mes The Park dhe Klubit Shqiponjat, sjell për herë të parë paradën e motoristëve në Gostivar me mbi 200 motoristë nga e gjithë Evropa, të cilët do të keni mundësi t’i shihni më 1 gusht.

The Park Festival III, me një ndërthurje të artit, muzikës dhe natyrës do të jetë një kremtim për të gjitha mundësitë që jeta na i ofron.

Biletat mund të merren online në faqen mktickets.mk ose fizikisht në pika të ndryshme në: Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë dhe Kërçovë.

Për më tepër vizitoni faqen: www.theparkfestival.mk / KultPlus.com

Festivali i Filmit të Animuar Anibar shpall juritë e edicionit të 12-të

Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit Animues Anibar është shume afër. Ekipi po ndjehet shumë krenarë që po prezantojnë juritë e këtij edicioni, përcjellë KultPlus.

Tema e festivalit do të jetë izolimi, ku shumica e punëve të paraqitura do të rrotullohen rreth kësaj teme. Më shumë se 300 filma do të shfaqen gjatë festivalit. Filmat do të ndahen në nëntë kategori. Gjashtë nga këto kategori janë konkurset: Konkursi Ndërkombëtar, Konkursi i Studentëve, Konkursi Ballkanik, Konkursi i Videove Muzikore të Animuara, Konkursi i Filmit Artistik dhe Kategoria e të Drejtave të Njeriut. Tre kategoritë e tjera janë jo-konkurruese: Panorama Jashtë Konkurrencës, Programi për Fëmijë dhe Adoleshentë dhe Programi Special Eksperimental

Ndryshe nga edicionet e tjera, këtë vit festivali do të përbëhet nga tre juri të ndryshme. Këto tre juri të ndryshme do të përbëhen nga profesionistë ndërkombëtarë të animacionit, figura publike lokale dhe artistë, si dhe studentë të animacionit, fokusi i tyre kryesor do të jetë të zgjedhin më të mirët nga të gjitha kategoritë e lartpërmendura të filmave.

E para në listë është Juria e Madhe e festivalit, e përbërë tërësisht nga profesionistë ndërkombëtarë të animacionit, të njohur për zanatin dhe ekspertizën e tyre në këtë fushë. Kjo juri do të analizojë në detaje të gjëra dhe do të vendosë për fituesin e këtyre kategorive: Konkursi Ndërkombëtar i cili përmban 35 filma gjithsej, si dhe Konkursi i Filmit artistik duke sjellë në ekran një total prej 5 filmash të animuar me gjatësi të plotë që presin të shikohen.

Anëtarët e jurisë janë:

Fabian Driehorst bashkë-themeloi studion e prodhimit të filmit Fabian & Fred që është një prodhues i filmave të animacionit dhe filmave hibrid, shpesh në bashkëprodhime ndërkombëtare. Filmat e tij u shpërndanë dhe u shfaqën gjerësisht në më shumë se 800 festivale.

Joni Männistö, i lindur në 1981 në Finlandë, është një kineast dhe animator. Pasi u diplomua nga Akademia e Arteve Turku në vitin 2011 ai u bë një anëtar aktiv i disa kolektivave finlandeze të animacionit që punojnë në projekte tregtare dhe artistike. Puna kolektive përfshin filma të animuar, si dhe instalime arti për ekspozita. Männistö ka drejtuar filma të tillë si The Trap (2008), Swarming (2011) dhe Electric Soul (2013), të cilët janë shfaqur të gjithë në festivale të shumta ndërkombëtare.

Lori Malépart-Traversy është regjisore e filmave të animuar nga Montreal, Kanada. Ajo studioi arte vizuale dhe animacionin e filmit në Universitetin Concordia. Kohët e fundit, dokumentari i animuar ka qenë mediumi i saj i preferuar për të komunikuar idetë e saj krijuese dhe mesazhet që ajo dëshiron të transmetojë. Filmi i saj i temës “The Clitoris” (2016) ka qenë një sukses ndërkombëtar në qarkun e festivaleve dhe në internet. Filmi eksploron sensualitetin femëror.

Mauro Carraro, i lindur në Veri-Lindje të Italisë. Pasi mbaroi studimet për gdhendje, fotografi dhe dizajn grafik në Universitetin Politeknik të Milanos, ai e vazhdoi udhetimin e tij më tej duke vazhduar rrugën e tij akademike në Francë. Filmi i tij i parë profesional i animuar me metrazh të shkurtër “Hasta Santiago” u dha si Filmi më i Mirë Debutues në Festivalin e Annecy në 2014 dhe mori mbi dhjetra çmime në të gjithë botën. Që nga viti 2014 masterklasa e tij “Sensible 3d” dhe seminari i tij “How to open your 3D eyes” u mbajtën në më shumë se 30 shkolla dhe festivale të ndryshme si Universiteti Korans Wolf në Berlin, IED Instituti Evropian i dizajnit në Milano dhe Akademin e Arteve të Vilnius në Vilnius .

Yvonne van Ulden, e lindur në 1978 në Hollandë, është një specialiste në tregimin vizual. Ajo punon si drejtoreshë krijuese, producente, ligjeruese, këshilltare dhe kuratore në fushën e animacionit dhe VR. Yvonne ka një dashuri për projektet hibride dhe pëlqen të eksplorojë të gjitha mundësitë e animacionit. Me një prejardhje në studimet e botës së artit ajo ishte një ligjeruese teorie për studentët e filmit dhe animacionit në një Akademi Hollandeze të Artit, kur 2008 ajo u përfshi me festivalin e sapoformuar të animacionit KLIK Amsterdam. Që nga ai moment ishte arti i animacionit që përcaktoi jetën e saj. Ajo është një nga ekspertët e animacionit në Hollandë dhe këshillon organizata të shumta filiale për financimin e animacioneve dhe prodhimeve inovative VR / media si Fondi Audiovizual Flemish dhe Fondi Hollandez i Transmetimit (NPO) dhe ajo udhëhoqi fushatën promovuese për animacionin holandez në Cartoon Movie në 2019.

Juritë luajnë një rol të madh në zgjedhjen e punëve më të mira të animacionit që vërtet portretizojnë potencialin e plotë të botës së animacionit. Për të arritur më tej qëllimin e synuar, festivali nuk do të ishte i njëjtë pa Jurinë Studentore. Kjo juri përbëhet kryesisht nga studentë të animacionit që do të bëjnë zgjedhjet përfundimtare në këto kategori: Konkursi Studentor i cili ka gjithsej 31 filma, dhe Konkursi Ballkanik që grumbullon gjithsej 9 filma.

Anëtarët e jurisë janë:

Sarah Lugthart u diplomua në 2004 nga Universiteti i Utrecht (Media e Re dhe Kultura Dixhitale). Ajo filloi të punojë në Institutin Hollandez për Filmin Animues (NIAF), ku ishte përgjegjëse kryesore për shpërndarjen e festivalit. Pas kësaj ajo punoi për Shoqatën për Teatrot e Filmit në Brabant (VBF), e cila u bashkua në 2009 për t’u bërë Kunstloc Brabant. Ajo organizoi punëtori, shfaqje filmash dhe takime në rrjet. Krahas punës së saj në akademi Sarah Lugthart ishte gjithashtu një anëtare e Komitetit të Fondit të Arteve Profesionale (Subsidieregeling Professionele Kunsten), brabants kenniscentrum voor kunst en cultuur (tani Kunstloc), dhe një këshilltare për animacionin për Fondin Hollandez të Filmit në 2011 dhe 2012. Ajo jeton në Antwerpen. Sarah do të jetë mentore e Jurisë Studentore këtë vit.

Blend Leci është një animator nga Prishtina i cili është njëzet vjeç. Ai ka qenë i përfshirë në animacion që kur ishte dymbëdhjetë vjeç. Tani është i specializuar në animacionin e personazheve.

Lisjan Bajri, i lindur në Pejë në vitin 1998, është një Artist 3D i vetë-mësuar. Ai së pari filloi të mësonte rreth animacionit kur ishte fëmijë. Ai eksperimentoi dhe filloi të mësonte në atë moshë shumë të re, kur zbuloi mundësinë e personalizimit të personazheve. Ai zyrtarisht filloi karrierën e tij kur filloi punën e tij të parë si 3D Artist në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, në OJQ “Syiov”. Pas kësaj ai vazhdoi rrugëtimin e tij duke punuar për kompani të ndryshme, OJQ si dhe projekte individuale në fushën e skulpturës, modelimit dhe animimit. Ai kohët e fundit ka filluar studion e tij të quajtur “brainwash3D”.

Lorna Çekixhi, e diplomuar në Skenografi dhe Kostumografi. Ajo ka një pasion për animacionin dhe shfaqjet me kukulla, por kryesisht për personazhe dhe skenografi. Gjatë vitit 2021, ajo ka qenë pjesë e dy projekteve të animacionit të teknikes (stop motion) më konkretisht një filmi të shkurtër të kesaj teknike dhe një videoklip.

Nora Jusufi është 18 vjeç. Ajo është një studente e Dizajnit, si dhe një animatore me kohë të pjesshme. Nora ishte pjesë e gjeneratës së tretë të Akademisë së Animacionit. Ajo ka një interes të madh në animacion dhe ilustrim. Të qenit pjesë e akademisë i hapi asaj shumë mundësi për të përsosur më tej zanatin e saj.

Driton Goleshi lindi në Deggendorf, Gjermani në 1993. Ai u kthye në Kosovë në 2001. Ai gjithmonë njihej si një fëmijë plot imagjinatë. Edhe pse ai studioi Shkenca Kompjuterike ai kurrë nuk ndaloi së kanalizuari fëmijën e tij të brendshëm në të gjithë punën e tij. Ai krijoi “njerëzit 2 cm” një stil arti që synon të ilustrojë njerëzit dhe historitë e tyre pa asnjë kufizim të imagjinatës.

Për herë të parë ndonjëherë, prezantohet Juria për Video Muzikë të Animuar që përmban 41 filma dhe Konkurset për të Drejtat e Njeriut që përmbajnë 22 filma. Anëtarët e kësaj jurie janë:

Alban Nimani, një profesor i njohur i intermediave, dizajner grafik, si dhe kompozitor dhe interpretues. Për më shumë se një dekadë ai ka punuar si profesor i Medias së Re në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku ai ishte gjithashtu Shefi i Departamentit të Arteve të Zbatuara. Ai ka një karrierë të vlerësuar muzikore si udhëheqës i grupit alternativ Asgje Sikur Dielli, i cili publikoi 4 albume muzikore dhe shumë videoklipe. Ai gjithashtu prodhoi një performancë solo intermedia e cila u shfaq në Galeritë dhe Institucionet e Artit në Kosovë, Shqipëri, Itali, Meksikë dhe Afrikën e Jugut. Aktualisht ai është i përfshirë në menaxhim dhe promovim të artit si drejtor i Tulla – Qendra e Kulturës në Tiranë, ku drejton artet vizuale, programet arsimore joformale dhe programet muzikore të qendrës.

Ana Nedeljkovic lindi në Beograd në 1978. Ajo u diplomua për pikturë në Fakultetin e Arteve të Bukura në Beograd. Asaj ju dha një doktoraturë në praktikën e artit në të njëjtin fakultet. Ajo është një artiste vizuale që punon në mediat e vizatimit, instalimit dhe filmit të animuar dhe është gjithashtu aktive në edukimin artistik. Filmit të parë “Rabbitland” (2013) ju dha Ariu i kristaltë në Berlinale. Ai ka marrë gjithashtu çmime të tjera të shumta dhe është shfaqur në më shumë se njëqind festivale në të gjithë botën. Filmi i dytë “Untravel” (2018) u shfaq premierë në Berlinale, u shfaq në Annecy dhe Sundance dhe u nominua për çmimin Annie.

Paola Orlic është producente e Festivalit Botëror të Filmit të Animuar Animafest Zagreb, historiane arti dhe kuratore e pavarur. Ajo u diplomua për histori arti dhe filozofi në Fakultetin e Shkencave Humane dhe Sociale të Zagrebit dhe ka një MA në Kolegjin e Artit, Universiteti i Ohajos, SHBA, me një fokus në art dhe film.

Tani pas shpalljes zyrtare të jurisë, qëndroni në vëzhgim për shumë informacione interesante rreth jush, teksa jemi pranë fillimit të festivalit për të festuar së bashku. / KultPlus.com

Ha edhe mbaje hidhërimin

Tregim nga Ibrahim Berisha

Ulen në sofër gjyshja, baba, nëna, dy motrat dhe tre vëllezërit. Rri te dera, as brenda as jashtë, hidhëruar sa nuk ngris kokën për t’i parë.

Mospërfillja këputet herë-herë nga zëri lutës i nanës: Eja ha djali im.

Jo, përgjigjem kryeposhtë.

Edhe më i hidhëruar vazhdoj: Nuk dua të ha.

Ata të gjithë më shikojnë me gojën plot pite. Edhe qeshen. Ua urrej qeshjen ironike. Edhe talljen në shikimet e tyre.

Baba nuk thotë asnjëherë: Eja, ha!

Edhe kjo më hidhëron dhe më trishton pakufishëm.

Gjyshja është më e mira, me pamjen e butë e joshëse, më thotë: Eja ha djali im!

Le thotë baba, se kur t’i kërcasin zorrët, i bien ndërmend lutjet. Por atëherë do të jenë vonë.

Jam hidhëruar dhe nuk do të ha asnjëherë, mendoj.

Nuk e përfillin hidhërimin tim.

Përse jam i hidhëruar, nuk më pyet asnjëri.

Unë jam shumë i hidhëruar, shtrihem në prag.

Vjen gjyshja, por nuk më qorton.

Më kapë përdore.

Eja ha djali im, thotë.

Jo, i them.

Pse, pyet ëmbël.

Sepse jam shumë i hidhëruar.

Mua më mundon pikëllimi i saj. Vetëm ajo më do. Pas pushimit të mundishëm, ma zgjatë dorën e vogël e të ngrohtë.

Më tërheq lehtë.

Mos harro djali im, të thotë gjyshja: Eja ha, po hidhërimin mbaje.

Edhe të ha edhe ta mbaj hidhërimin. Nuk kam forcë të zgjidh dilemën. Çfarë të bëj? / KultPlus.com

Sot, takim me Behide Hasanaj në KultPlus Caffe Gallery

Sot duke filluar nga ora 20:00, Behide Hasanaj me vendbanim në Zvicër do të jetë e pranishme në KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.

Behide Hasanaj e cila njihet për humanizmin e saj përgjatë shumë viteve, e cila konsiderohet edhe si një urë lidhëse mes diasporës dhe Kosovës, po në këtë mbrëmje do të prezantojë edhe katër libra të saj, të cilat i ka botuar nëpër vite, si: “Një jetë veprimtari humane”, Libri i paqes”, “Sytë e përlotur”, ku libri i fundit vjen edhe në gjuhën angleze dhe gjermane.

Hasanaj në këtë promovim do të shoqërohet edhe me një delegacion zviceran, dhe përpos librave të saj, në këtë mbrëmje do të ketë fokus edhe rrugëtimi i saj humanitar për të ndihmuar vendin e saj Kosovën, duke përfshirë edhe shitjen e shtëpisë së saj, vetëm për të ndihmuar familjet në nevojë. Po ashtu në këtë mbrëmje do të bëhet edhe promovimi i revistës së parë “11 Maji”/ KultPlus.com

Marka e njohur rikthen çantën e famshme të Princeshës Diana

Ndërsa distancohej nga familja mbretërore, Diana u bë më e guximshme me zgjedhjet e saj të modës, megjithëse, siç thoshte dikur stilistja e saj Anna Harvey, ajo gjithmonë merrte përsipër zyrtaritetin rreth kodeve mbretërore të veshjes.

Diana u vesh me “Gucci”, shumë vite përpara se kjo e fundit të bëhej një brand kryesor i modës në botë. Princesha zgjodhi në vitet 80’ dhe 90’ për të udhëtuar me një çantë, e cili asokohe u quajt “çanta e Dianës”.

Pas asaj që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 60-të javën e kaluar, Diana Princesha e Uellsit, shkoi në mendjen e shumë njerëzve që e adhuronin.

Për nder të kujtimit të princeshës, shtëpia luksoze e modës lëshoi ​​një kopje të rinovuar të aksesorit të saj të preferuar.

Për më shumë se dy dekada nga vdekja e saj, ajo mbetet një ikonë e stilit të vërtetë, aq elegante në atletikën jashtë detyrave sa në magjepsjen mbretërore të gjithë. Dhe Diana gjithashtu vazhdon të jetë sinonim i disa aksesorëve të zgjedhur me kujdes, përfshirë çantën e saj të preferuar të markës Gucci, e cila u ribotua rishtas këtë javë.

Çanta tani është riemëruar zyrtarisht “Gucci Diana”, dhe është në dispozicion që nga 6 korriku. /Prive.al / KultPlus.com

Pas Kosovës e Maqedonisë, gjenerali Clark e viziton edhe Shqipërinë

Pas vizitës në Kosovë e në Maqedoninë Veriore, gjenerali i njohur Wesley Clark ka shkuar edhe në Shqipëri.

Sot, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Twitter, ku shihet bashkë në veturë me gjeneralin Clark.

“Është shumë mirë ta fillosh ditën duke biseduar me heroin, gjeneralin Clark, burrin që ishte në krye të operacionit të NATO-s për ta çliruar Kosovën”, shkroi në postim kryetari i Tiranës.

Ndryshe, gjenerali Clark qëndroi ditë më parë në Kosovë, ku u prit me nderime të larta ushtarake nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe zyrtarë tjerë të lartë të vendit.

Gjatë vizitës, ai tha se është i lumtur që u kthye përsëri në Kosovë dhe se është i kënaqur që po sheh përparim dhe demokraci. / KultPlus.com

Dokumentari për aktorin Val Kilmeri po mahnit Kanën

Magjepsës si Jim Morrisoni i grupit “The Doors”, një maço tipik përkrah Tom Cruiset në filmin “Top Gun” dhe pak i vlerësuar në rolin e ngurtë të Batmanit – të cilin edhe vetë e urreu – pak aktor janë intrigues sa Val Kilmeri.

Sjelljet dhe karakteri i tij vazhdimisht kanë pasur ngritjet dhe uljet e veta.

Joel Schumacher, i cili ishte në rolin e regjisorit për filmin “Batman Forever”, e cilësoi aktorin Kilmer si psikopat dhe më shqetësuesin që ka njohur ndonjëherë. Krejt problemet e karrierës janë bërë troç në dokumentarin “Val” për jetën e aktorit që po mahnit pjesëmarrësit në Festivalin e Filmit në Kanë.

Aktori besohet se ka pasur probleme me menaxhimin e zemërimit kur ia dorëzuan dokumentet e shkurorëzimit gjatë xhirimeve të filmit “The Island of Dr.Moreau”. Filmi, përveç problemeve me motin dhe buxhetin e lartë, e kishte lodhur regjisorin John Frankenheimer.

“Kurrë nuk do të ngjitem në Malin Everest dhe kurrë më nuk do të punoj me Val Kilmerin”, kishte thënë regjisori.

Dokumentet e shkurorëzimit erdhën nga Joanne Whalley, bashkëshortja britanike, e cila dy herë e çoi në gjykatë.

Gjatë shkurorëzimit të tyre – i realizuar derisa Klimer ishte në lidhje me modelisten Cindy Crawford – aktori u akuzua për lidhje me një kameriere dhe për dështim që të sigurojë shtëpi për fëmijët e tyre.

Të mërkurën, fëmijët e tij, Mercedes dhe Jack, ishin të pranishëm në Kanë për ta promovuar dokumentarin e babait të tyre, i cili u realizua nga “Amazon Prime”.

Pjesë e dokumentarit janë incizimet e shumta të cilat i ka realizuar aktori 61-vjeçar gjatë katër dekadave. Kilmeri në këtë dokumentar flet sinqerisht për jetën dhe karrierën e tij.

Në këtë dokumentar ai duket sikur po flet nëpërmjet laringut, për shkak të pasojave të kancerit në fyt, me të cilën sëmundje u diagnostikua në vitin 2015.

Sëmundjen e tij e ka mbajtur private dhe është larguar nga jeta e Hollywoodit. I plakur dhe me një zë të cilin gazeta “New York Times” e përshkroi diçka si ulërimë e shterur, ai i ngushëllon demonët e tij të brendshëm. Ndërkaq revista e njohur “Variety” shkroi për portretin që bën bashkë talentin, inteligjencën dhe dhuntinë për ta sabotuar veten”.

I biri i një pasaniku të Arizonas, aktori ka pasur gjithmonë standarde të larta. Një aktor aq i përpiktë dhe i prirë të mishërohet me rolet e tij saqë në moshën 12-vjeçare braktisi xhirimet e reklamës për hamburger, me arsyetimin se nuk mund të gjente motivimin për rolin që kishte marrë.

Val Kilmer shpesh duket larg personit të përulur dhe spiritual që shfaqet në filmin e ri në të cilin fshin lotët sa herë flet për jetën dhe sëmundjen.

Sëmundja e kancerit e ka lodhur. Në dokumentar, në të shumtën e rasteve, rrëfimi është i titëruar për shkak se aktori mezi dëgjohet duke folur. Shpesh i biri i tij përsërit fjalët e babait. “Kam jetuar një jetë magjike dhe jam kënaqur të shumtën e kohës”, thotë ai. / Koha.net / KultPlus.com

‘E di se të humba, më dhemb, nuk do të qaj’ (VIDEO)

“Engjujt nuk jetojnë në tokë’’ nga legjenda e muzikës shqiptare, grupi 403, është një këngë që ia vlen të kujtohet e të mbahet mend për një kohë shumë të gjatë.

Një tekst i mahnitshëm për një dashuri të humbur, “Engjujt nuk jetojnë në tokë’’vjen me një melodi të qetë dhe tinguj që depërtojnë tek publiku dhe zemrat e tyre të mbushura me kujtime që ngjasojnë me atë të tekstit në këngë.

“403” është një grup i njohur muzikor që këndon muzikë rock. Grupi 403 është pjesë e gjeneratës së Rockut Kosovar të viteve 80’, e cila njihet edhe si koha më e ndritur në krijimtarinë e rokut në Kosovë.

Grupi 403 u formua në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (bas), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë). Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint).

Bashkangjitur gjeni tekstin dhe videon e këngës.

Erdhën disa engjuj t’bukur, dukeshin si ti

Më merrni mua, u thashë, ishte e kotë

Një yll më shumë në Qiell,

Një plagë më shumë në Tokë

Të morën, ikën, dhe shkuan në atë botë

E di se të humba, më dhemb, nuk do të qaj

Unë do t’këndoj për ty

Të kërkoj, nuk të shoh, qielli më thotë:

“Engjujt nuk jetojnë në tokë”

Mendoja se bricjapi dhe demi

Do të jenë çift ideal si në horoskop

Por, jeta nuk vazhdon gjithmonë në yje

Do t’vijë koha që të zbresi dhe në tokë

Pastaj si do t’ja bëj,

Si do t’ja bëj kur nuk je ti

Natës i frikohem, por nata më gëzon

Të shof, në qiell, për mua ti ndriçon

O engjulli im

Më thuaj, kur prapë do të takoj

Dua të vdes, por qielli nuk më merr

Lutem për ty, por ai nuk të kthen

Qiellit i takon

E di, engjujt nuk jetojnë në tokë.

Muzika, teksti dhe orkestrimi: Hektor Gjurgjiali. / KultPlus.com

10 fushat e futbollit më të bukura në të gjithë botën

Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë, i shikuar nga miliarda njerëz dhe i luajtur kudo. Kështu që nuk është për t’u habitur që ka më shumë stadiume dhe fusha futbolli që lënë pa frymë, transmeton KultPlus.

Dhe ne nuk po flasim vetëm për amfiteatrot e mëdha, mbresëlënëse arkitektonike të ekipeve kombëtare dhe gjigandëve të Ligës së Kampionëve. Ekzistojnë disa fusha në disa nga vendet më të panjohura në të gjithë globin.

Nga stadiumet ujore në fshatrat lundrues në fushat e betonit të brendshme të qytetit, përmes fushave të fshehura në pyje të mëdha, këto janë disa nga vendet në planet që kanë një pamje mbresëlënëse. / KultPlus.com

Gspon, SwitzerlandOttmar Hitzfeld Stadium

Koh Panyee, Thailand: Panyee FC Floating Pitch

Eysturoy, Faroe Islands: Eiði Stadium

Vaduz, Liechtenstein: Rheinpark Stadium

Disko Island, Greenland: Qeqertarsuaq Football Pitch

Henningsvær, Norway: Henningsvær Idrettslag Stadium

Outer Hebrides, Scotland: Eriskay FC Pitch

Marina Bay, Singapore: The Float

MoscowRussia: Meshchersky Park Pitch

TokyoJapan: Adidas Futsal Park

Filmi vendor Cirku Fluturues po vazhdon të shfaqet në Cineplexx

Pas sukseseve të filmave shqiptarë, një film tjetër që është prodhim vendor ka nisur shfaqjen në kinema në Kosovë. Eshtë fjala për filmin e ri të regjisorit Fatos Berisha, Cirku Fluturues, i cili pas sukseseve në arenën ndërkombëtare, ju drejtua kinemave vendore dhe nga 1 korriku po shfaqet në Cineplexx.

Cirku Fluturues, me regji të Fatos Berisha dhe me një kast të mrekullueshëm aktorësh që përfshijnë emra të njohur si Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpetim Selmani, Luan Jaha, etj, nga 1 korriku ka nisur të shfaqet edhe në kinemanë më të madhe në vend, Cineplexx.

Filmi flet për katër aktorë që tentojnë të kalojnë ilegalisht përmes kufijve të Ballkanit në kohë lufte, për në Festivalin e Teatrit. Por misioni i tyre i vërtetë, është që ta gjejnë dhe takojnë idolin e tyre, Michael Palin.

Katër shokë nisen në një rrugëtim që… – Cineplexx Kosovo | Facebook

Oraret për ta shikuar filmin “Cirku Fluturues”, në Cineplexx, mund ti gjeni duke klikuar këtu. / KultPlus.com

121 vite nga vdekja e Jani Vretos, rilindësi i shquar shqiptar

U lind në vitin 1822. Ishte shkrimtar, botues, figurë e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare. Lindi në Postenan, pranë Leskovikut, në Vilajetin e Janinës më 14 janar 1822. Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga 1843 deri 1847 ndoqi gjimnazin e njohur “Zosimea” në Janinë. Më 1854 u shpërngul në Konstandinopojë.

Në fillimin e viteve ‘70 ishte njohur e lidhur me figurat udhëheqëse të lëvizjes kombëtare shqiptare: Hasan Tahsini, Sami Frashëri, Pashko Vasa dhe Ferid Pashë Vlora. Gjithashtu, mbante letërkëmbim me figura të shquara shqiptare në Egjipt si Thimi Mitko, Spiro Dine dhe Thimi Thoma Kreji, si dhe me Dhimitër Kamardën dhe Jeronim De Radën në Itali.

Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare, Në maj 1878, botoi veprën “Apologjia” në greqisht, në të cilën shtjellon prejardhjen e shqiptarëve, gjuhën, trevat e banuara prej tyre e të drejtat e tyre. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Më 12 tetor 1879 mori pjesë në themelimin e “Shoqëri e të shtypurit shkronja shqip”, e cila do t’ia kushtonte energjitë e veta botimit të librave shqip, sidomos të teksteve shkollore, si dhe hapjes së shkollave në gjuhën shqipe. Pikërisht në këtë kohë ai u shkishërua nga mitropoliti ortodoks i Gjirokastrës.

Pas kthimit në Stamboll, Vretoja punoi me energji për botimin e organit periodik “Drita”, që më pas mori emrin “Dituria”, e cila doli në Konstandinopojë nga gushti 1884 deri në korrik 1885.

Më 9 korrik të vitit 1900 ai vdes në Athinë. / KultPlus.com

Në nëntor lansohet filmi aksion “Red Notice”

Është publikuar data zyrtare e premierës së filmit aksion të Netflix, “Red Notice”. Filmi me regji të Rawson Marshall Thurber do të vijë më 12 nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur Dwayne Johnson, i cili luan një prej roleve kryesore në film, së bashku me Gal Gadot dhe Ryan Reynolds.

Në film, jepet ‘urdhri i kuq’ (“Red Notice”) që është paralajmërim global për kapjen e të arratisurve më të kërkuar në botë.

Johnson luan rolin e agjentit të FBI-së, derisa Gal Gadot dhe Ryan Reynolds, janë ndër të arratisurit për vjedhje.

“Tashmë jeni njoftuar zyrtarisht. Ky është filmi më i madh ndonjëherë i Netflix!”, ka shkruar ‘The Rock’ në njoftimin e tij. / rtklive.com / KultPlus.com

Telegrami i At Gjergj Fishtës për Duçen

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Korrik 2021

“Il Popolo del Friuli” ka botuar, të shtunën 17 qershorit 1939, në faqen n°2, telegramin e At Gjergj Fishtës dërguar asokohe Duçes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

At Fishta për Duçen

Burimi : Il Popolo del Friuli, e shtunë, 17 qershor 1939, f.2

Romë, 16 qershor.

Akademiku At Gjergj Fishta i dërgoi Duçes telegramin në vijim :

“Faleminderit, Duçe, për nderin e lartë të titullit akademik të Italisë që më është atribuar falë vullnetit tuaj të mirë dhe që e konsideroj si një shenjë të sigurt të interesit tuaj bujar si për Shqipërinë ashtu edhe për prejardhjen shqiptare, ky virtyt i panjohur deri më sot në diplomacinë evropiane. – At Gjergj Fishta”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/il-popolo-del-friuli-1939-telegrami-i-at-gjergj-fishtes-per-ducen/ / KultPlus.com

Muzeu i Brooklynit ia kthen Kosta-Rikës më shumë se një mijë artefakte

Muzeu Kombëtar i Kosta-Rikës në San José ka bërë të ditur se ka pranuar 1 mijë e 305 artefakte para-kolumbiane nga Muzeu i Brooklynit në New York dhe një riatdhesim kaq i madh, sipas zyrtarëve të këtij institucioni, do t’ia shtojë madhështinë Muzeut, shkruan artnews, transmeton KultPlus.

Megjithëse rikthimi i artefakteve është bërë i ditur vetëm javën që shkoi, i gjithë procesi u zhvillua në tetor të vitit të kaluar.

Rocío Fernandez, drejtor i Muzeut Kombëtar të Kosta-Rikës, ka thënë se disa nga veprat do të ekspozohen në galerinë kushtuar artit para-kolumbian që është aktualisht në rinovim.

Punimet erdhën në muze nga koleksioni i Minor Cooper Keith, një magnat aktiv gjatë shekujve XIX dhe XX pasuria e të cilit erdhi nga tregtia e bananeve dhe bizneset hekurudhore në Kosta-Rikë. Së fundi hulumtuesit janë përqendruar në praktikat shfrytëzuese që mbështeten nga bizneset e Keithit.

Dan Koeppel, autor i një libri të vitit 2008 në lidhje me tregtinë e bananes, në një intervistë të vitit 2020 për NPR-në i krahasoi punëtorët e Keith me skllevër.

Gruaja e Keith ia dhuroi veprat Muzeut në Brooklyn në vitin 1934 pas vdekjes së burrit të saj. Rreth 16 mijë artefakte ishin gjetur në plantacionet e tij në Kosta-Rikë nga ai dhe punëtorët e tij. Rreth 4 mijë e 500 përfunduan në Muzeun e Brooklynit.

Në mesin e artefakteve të kthyera në vitin 2020 në Kosta-Rikë janë një gur varri, enë dhe një vepër në formë luani; një gur që përdoret për bluarjen e kokrrave dhe farërave. Disa nga këto artefakte datojnë disa mijëra vjet më parë. Instituti Kombëtar i Sigurimeve të Kosta-Rikës pagoi 44 mijë dollarë për transportimin e veprave e artit nga New Yorku.

Disa nga këto artefakte datojnë disa mijëvjeçarë. Instituti Kombëtar i Sigurimeve i Kosta Rikës pagoi 44,000 dollarë për të dërguar veprat e artit nga New York.

“Rimëkëmbja e këtyre pjesëve arkeologjike do të thotë të rimarrim fragmente të së kaluarës sonë që kaluan kufijtë tanë kur ende nuk kishim legjislacion për ta parandaluar atë”, ka thënë Sylvie Durán, ministre e Kulturës dhe Rinisw nw Kosta-Rikë.

Nuk është hera e parë që Muzeu në Brooklyn kthen vepra nga koleksioni i Keith në Kosta-Rikë. Në vitin 2011 muzeu dërgoi 981 artefakte nga koleksioni. Në këtë rast Instituti Kombëtar i Sigurimeve gjithashtu mbuloi shpenzimet, duke paguar 88 mijë dollarë për bartje të artefakteve.

Në atë kohë Muzeu në Brooklyn pati thënë se Muzeu Kombëtar i Kosta-Rikës nuk ka paraqitur ndonjë pretendim për veprat e Keith. Në vend të kësaj, në përgjigjen e dhënë nga Muzeu në Brooklyn ishte treguar se muzeu thjesht kishte larguar disa objekte për të liruar hapësirën në objekt. / KultPlus.com

Kur shtëpitë u kthyen në shkolla

Qindra-mijëra nxënës dhe studentë shqiptarë nga Kosova janë dëbuar nga shkollat e tyre gjatë viteve të 90-ta.

Ata u detyruan të mësojnë në kushte të këqija në shtëpi, bodrume dhe dyqane.

Disa organizata të Kosovës kanë krijuar një program virtual për të treguar se si është organizuar mësimi në atë kohë. / Gazeta Express / KultPlus.com

Ata që dashurojnë akoma

Poezi nga Fatos Arapi

Ata që s’kanë bukë,
kur të kujtojnë bukën,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që s’kanë zjarr,
kur të kujtojnë zjarrin,
ty dhe mua le të kujtojnë.

Të pagjumët e botës,
me syrin hapur si nata,
në mesnatën e tyre
ty dhe mua le të kujtojnë.

Ata që kanë vdekur
dhe dashurojnë akoma,
ty dhe mua le të kujtojnë. / KultPlus.com

‘Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm’

Thënie për vdekjen, trishtimin dhe hidhërimet e dashurisë

• Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes!

• Të gjithë kërkojnë një mik, por asnjë nuk provon të bëhet i tillë!

• Po u zgjove në mëngjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur!

• Përse nuk na lejojnë të dashurojmë… X vjeç kur mund të vdesim në çdo moshë?!

• Nuk ju kërkova unë të më lindni, ndaj më lini të jetoj!

• Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm!

• Jeta është veç një ëndërr në rrugën e vdekjes!

• Uroj që kur të vdes të shkoj në Parajsë, sepse Ferrin e jetova këtu!

• Dashuria është gëzimi i qenies dy, tmerri që mbetesh një, frika se bëhesh tre!

• Nëse juve ju mungon dikush në botë, për mua jeni ju që i mungoni botës!

• Mos qaj! Sepse në botë ekziston gjithnjë një person që jeton për buzëqeshjen tënde!

• Kam provuar të eci këmbëzbathur rrugës shtruar plot kujtime, aty ku këmba shkelte dhimbje aty, ku dhimbja shkelte dhimbje…!

• Sikur të na jepej gjithë fuqia magjike që të lexonim mendimet e njëri-tjetrit, supozoj që efekti i parë do të ishte shkatërrimi i të gjitha miqësive…!

• Merr pak dhimbje nga e imja, shpirti im po të thërret, po kjo jetë po s’pati dhimbje kurrë s’mund të quhet jetë…!

• Sado të këqija qofshin ditët, pa to s’dua të mbetem, qaj vetëm ditët e bukura se të këqijat qajnë vetveten…!

• Çdo gjë lind e vogël dhe pastaj rritet, vetëm fatkeqësia lind e madhe, pastaj zvogëlohet…!

• Ka kaq kohë që çdo ditë të shoh e më duket se të shoh për herë të parë…!

• Hero nuk është ai qe bie në betejë, është ai që kur rrëzohet gjen forcën për t’u çuar e lufton përsëri…!

• Pasqyra është miku im më i mirë sepse sa herë qaj nuk qesh me mua…!

• Më pëlqejnë adoleshentët se çdo gjë që bëjnë e bëjnë për herë të parë…!

• Të vrasësh është kurajo e momentit…të lësh të jetojnë është kurajo e përjetshme…!

• Do jepja dhe jetën për të jetuar përjetësisht…!

• Ndonjëherë mjafton një çast për të harruar një jetë e ndonjëherë nuk mjafton e tërë jeta për të harruar një çast…!

• Pas gjakut, gjëja më e mirë që një burrë mund të japë, janë lotët e tij…!

• Dhashë gjithçka që munda. Jam një poet që tregon historitë e tij e një këngëtar që këndon poezitë e tij…!

• Midis të mirës dhe të keqes ka një porte… dhe unë ta hap!

•- Mos u kënaq me horizontin… kërko pafundësinë!

• Unë jam kështu, sepse shpreh atë që kam brenda…!

• Jeta është si një pasqyrë, të qesh në qofte se e shikon duke qeshur…

• Nuk do plakem kurrë, sepse jam një yll që bie…! / KultPlus.com

Jan. 1, 2011 – JIM MORRISON.© J.B.(Credit Image: © Globe Photos/ZUMAPRESS.com)

Të shtunën do të përkujtohen viktimat e gjenocidit të Srebrenicës në sheshin Skënderbeu

Të shtunën, përmes ndezjes së qirinjve do të kujtohen të gjitha viktimat e gjenocidit të Srebrenicës duke filluar nga ora 20:00, në sheshin Skënderbeu (tek Teatri Kombëtar). Vetëm përmes njohjes dhe pranimit të së kaluarës dhe vendosjes së drejtësisë për viktimat, mund të synohet drejtësia shoqërore dhe dialogu ndëretnik për të ardhmen, përcjellë KultPlus.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR KS) po shënon 26 vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë. Në gjenocidin e korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë, rreth 8372 civil u vranë. Rreth 25,000 persona të tjerë të vënë para dy zgjedhjeve “zhdukuni apo do vriteni” u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Aksionit simbolik do i paraprijë ekspozita online e cila do të prezantohet gjatë ditës së 10 korrikut nga YIHR KS në bashkëpunim dhe e krijuar nga Qendra për Hulumtim Pas Konfliktit (PCRC) në Bosnje dhe Hercegovinë. Kjo ekspozitë vjen në kuadër të fushatës “Gjenocidi në Srebrenicë përmes Gjykimeve Ligjore” të PCRC.

Në kuadër të shënimit të përvjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, do të ketë edhe aktivitete nga kampanja “SREBRENICA 26: SË BASHKU KUNDËR VIRUSIT TË MOHIMIT” të udhëhequr nga SENSE – Qendra për Drejtësi Tranzicionale së bashku me Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë. Po ashtu, nga iniciativa të qytetarëve, më 10 korrik nga ora 11:00 në fshatin Vitomiricë të Pejës, do të bëhet përurimi i pllakës përkujtimore për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë. Ndërsa edhe një pllakë tjetër përkujtimore do të përurohet në Prizren më 11 korrik nga ora 11:00.

Së bashku sfidohet tendenca për të mohuar dhe harruar ngjarjet e së kaluarës dhe krimet e luftës. / KultPlus.com

Sonte publikohet dokumentari rreth Princeshës Diana

Një seri e dokumentarëve në lidhje me jetën e Lady Dianas dhe ndikimin që ka pasur ajo në shekullin e 20-të, do të nisin të publikohen të enjten në ITV.

Dokumentari do të përmbajë tri episode, ku secili do të bazohet në epoka të ndryshme të jetës së Dianas, ndërkohë që në episodin e parë që do të publikohet sonte, fokusi do të jetë në takimin e saj me Princin Charles dhe bashkimin me Familjen Mbretërore.

Sipas dokumentarit, Diana ishte magjepsur me Charlesin ndonëse nuk e njihte shumë mirë dhe vetëm pas disa takimeve, ata edhe ishin fejuar dhe ajo ishte shpërngulur në Pallatin Kensignton. Mirëpo, me kalimin e kohës, një prej femrave më të famshme në botë, kishte filluar të kishte dyshime se Charlesi kishte lidhje me Camilla Parker Bowles, e cila tani edhe është bashkëshortja e Princit, shkruan Express.co.uk, transmeton Koha.net. Kështu, Diana kishte filluar të ndihej e palumtur dhe po mendonte të linte gjithçka mbrapa, vetëm dy ditë para se të martohej me Charles.

Princi Charles dhe bashkëshortja aktuale Camilla Parker Bowles/Foto: AP

Dokumentari thekson se ishin motrat e saj, Lady Sarah McCorquodale dhe Jane, ato të cilat i kishin folur duke i thënë se tashmë ishte shumë vonë që të kthehej mbrapa.

Duke folur për televizionin italian Tv2000, ekspertja Elena Mora, sqaron se Diana e kishte kuptuar që nuk donte të martohej dhe se po planifikonte t’i jepte fund edhe fejesës.

“Të gjithë e dinë se Diana dëshironte të ikte vetëm dy ditë para ditës së dasmës dhe të shpëtonte. Mirëpo motrat i thanë: e dashur, fytyra jote është tashmë në të gjithë filxhanët dhe peshqirët e Pallatit. Është pak vonë”, ka rrëfyer Mora.

Siç thuhet, edhe Princi i Walesit ishte i pajtimit që t’i jepte fund rrugës për në martesë me Dianan dhe po synonte të merrte mbështetjen e shoqërisë me një letër që babai i tij, Princi Philip i kishte shkruar, ku kinse ai e kishte obliguar atë që të martohej me Dianan.

“Edhe Charlesi dëshironte të shpëtonte”, ka shpjeguar Mora.

Vetëm dy ditë para ditës së dasmës, ai u kishte treguar shokëve të tij një letër në të cilën babai në fakt e urdhëronte që për nder të vajzës dhe për mbrojtje të familjes, të martohej me të.

“Dhe ai e kishte përdorur këtë si një alibi për të thënë se ishte i detyruar të martohej. Kjo nuk ishte në rregull, ai ishte princ, një zotëri 30-vjeçar. Nuk duhej të pajtohej me martesën që nuk e donte”, ka vazhduar Mora.

Pavarësisht dyshimeve nga të dyja palët, megjithatë martesa u zhvillua në sytë e miliona njerëzve anë e mbanë botës dhe bëri bujë të madhe.

Dasma e Princit Charles me Lady Diana/Foto: AP

Episodi i parë i dokumentarit për Dianan tregon se si ajo kishte pësuar depresion pas lindjes së fëmijës së parë, Princit William në këtë martesë.

Nga viti 1986, Charles kishte rifilluar lidhjen e tij me Camillan, gjë që e shtyu Dianan të largohej edhe më shumë, dhe nganjëherë madje, edhe të hidhej në krahët e meshkujve të tjerë, siç ishte rasti me instruktorin e saj të kalërimit James Hewitt.

Ndërkohë, në vitin 1992, lidhja mes Dianas dhe Charlesit ishte thyer në mënyrë të pakthyeshme gjë që kishte çuar në një marrëveshje dypalëshe që të ndaheshin. Divorci i tyre u finalizua në vitin 1996, dhe vetëm një vit më vonë, Diana kishte vdekur tragjikisht, në një aksident komunikacioni në Paris.

Ajo ka lënë pas dy fëmijë, Princin William dhe Princin Harry. Ata të dy tashmë janë të martuar. William ka tre fëmijë ndërkaq Harry dy. / Koha.net / KultPlus.com

Princi William dhe Princi Harry në përurimin e shtatores së nënës së tyre, Diana, muajin e kaluar/Foto: AP
Foto: AP

Ndotja e ajrit në Londër shndërrohet në art për të rritur ndërgjegjësimin

Artistja vizuale Marina Vitaglione ka përdorur një teknikë fotografike tradicionale për të prodhuar imazhe të botës tjetër të mostrave të ndotjes së ajrit në Londër, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Fotografitë: Marina Vitaglione

Drury Way, Wembley, north-west London, sample collected in August 2020

Duke punuar së bashku me shkencëtarët nga Rrjeti i Cilësisë së Ajrit në Londër, pjesë e Imperial College London (ICL), Marinës iu dha mundësia e marrjes së mostrave të ajrit nga e gjithë kryeqyteti, duke përfshirë Brixton Road dhe Lewisham, në jug të Londrës.

Loampit Vale, Lewisham, south-east London (left), and Drury Way, Wembley, north-west London (right), samples collected in August 2020

Disa i vuri në një shirit letre, duke përdorur një pajisje për monitorimin e zbutjes beta (BAM) dhe më pas i fotografoi përmes një mikroskopi (më poshtë).

BAM samples under a microscope and a digital photo of the resulting close-up

Në të tjerat ajo u zgjerua dixhitalisht përmes spektroskopisë Raman, matjes së intensitetit dhe gjatësisë së valës së dritës së shpërndarë nga molekulat.

Marina më pas aplikoi një proces shtypje cianotipi, një nga metodat më të vjetra të prodhimit të imazheve me dritë, duke vendosur negativë transparentë të këtyre imazheve dixhitale në letër të veshur me emulsion fotosensitiv (poshtë), të cilën ajo e ekspozoi ndaj rrezeve të diellit.

Beddington Lane, Croydon, south London, sample collected in July 2020

“Unë zgjodha këtë teknikë sepse lejoi Diellin të zbulonte grimcat toksike në letër dhe në këtë mënyrë të bëhej pjesë e shtypjes,” i tha Marina BBC News.

“Në një nivel estetik, toni cianotip i blu-blu më kujton qiellin e pastër, pa re, në kontrast me vizionin e reve gri që kemi kur mendojmë për ndotjen e ajrit”.

Strand building rooftop, King’s College, central London, samples collected in December 2017

“Përdora letër japoneze gampi, fletët e bëra me dorë, të hollë dhe delikate, ngjallin vetë lehtësinë e ajrit. Qëllimi im ishte ta bëja të padukshme të dukshme dhe ta tregoja çështjen në një mënyrë të re për të rritur ndërgjegjësimin për të”.

Brixton Road, Lambeth, south London, sample collected in August 2020

Grupi i Kërkimeve Mjedisore, në ICL, mbledh më shumë se 70 milion matje të ndotjes së ajrit në vit në të gjithë Anglinë jug-lindore.

“Ashtë një sfidë e vërtetë të ndash me publikun kuptimin tonë për kërcënimin kryesisht të padukshëm [ndotja e ajrit] për shëndetin tonë,” tha profesori Frank Kelly.

“Për këtë arsye, ne duam të punojmë me artistë vizualë si Marina Vitaglione. Ndotja e ajrit është e lidhur me kushtet e frymëmarrjes të tilla si astma, sëmundjet kardiovaskulare dhe ka prova të shfaqura të shoqatave me sëmundje njohëse siç është çmenduria”.

Strand building rooftop, King’s College, central London, samples collected in April 2017

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ndotja e ajrit është përgjegjëse për vdekjet e hershme të shtatë milion njerëzve në të gjithë botën çdo vit.

Strategjia e fundit e qeverisë së MB për cilësinë e ajrit njohu ndotjen e ajrit si rrezikun kryesor mjedisor për shëndetin e njeriut në MB dhe kërcënimin e katërt më të madh për shëndetin publik pas kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe mbipeshes.

Brixton Road, Lambeth, south London, sample collected in August 2020

Në dhjetor, një mjek i mjekut zbuloi se ndotja e ajrit kishte shkaktuar vdekjen e Ella Adoo-Kissi-Debra, nëntë vjeç, në Lewisham.

Dhe hulumtimi i ICL sugjeron që plumbi nga benzina vazhdon në ajrin e Londrës pavarësisht se u ndalua në 1999.

Strand building rooftop, King’s College, central London, samples collected in March 2017

Gjatë bllokimit të parë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të pandemisë së koronavirusit, vitin e kaluar, nivelet e ndotjes së ajrit ranë në nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve, në vitin 2000, sipas Rrjetit të Cilësisë së Ajrit në Londër.

Por tani, profesori Kelly tha: “Statistikat qeveritare tregojnë se trafiku rrugor është kthyer pothuajse në nivelet para-pandemike pasi disa njerëz janë ende duke shmangur transportin publik dhe kanë kaluar në përdorimin e makinave të tyre më shumë. Kjo është reflektuar në qytete anembanë botës.”

“Duket se revolucioni i punës nga shtëpia më vete nuk do të zgjidhë problemet tona të ndotjes së ajrit. Duke pasur parasysh shkallën e problemit, duhet një rrugë e gjatë për të bërë.”

“Por rritja e ndërgjegjësimit përmes projekteve artistike si ajo e Marinës, së bashku me politikat e shëndosha të mbështetura nga provat, mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetet tona. Sidoqoftë, ne duhet të jemi vigjilentë për sfidat e reja të reja, siç janë ato të paraqitura nga grimcat mikroplastike të rritura në ajrin që thithim”, shtoi ai.

Tolworth Broadway, Kingston Upon Thames, south-west London, sample collected in October 2020

Imazhet e ndotjes së ajrit të Marinës janë pjesë e ekspozitës What On Earth, në Koppel Project Exchange, në Londër, deri më 25 korrik. / KultPlus.com

Bernstein, rilindasi i muzikës klasike amerikane

Viti 1957 simbolizon, “West Side Story”, një shfaqje muzikore me muzikë të Leonard Bernstein, dhe i cila u shfaq në “Winter Garden Theatre” në Broadway. Por, muzikanti Bernstein pati sukses të  madh saqë shumë njerëz e festojnë arritjen e tij të madhe si kompozitor.

Sidoqoftë, edhe pa triumfin e “West Side Story”, vendi i Bernstein në historinë muzikore ishte vendosur. Përveç punës së tij si kompozitor, “Njeriu i Rilindjes së Muzikës” shquhej si dirigjent, si një pianist koncerti, dhe si një mësues që nxori muzikën klasike edhe më shumë në pah.

©Discogs

Lindur në Lawrence, Massachusetts, më 1918, Bernstein filloi mësimet e pianos me insistimin e tij kur ishte vetëm 10 vjeç. Ai menjëherë tregoi një talent instiktiv për muzikë, dhe në moshën 12 vjeç ai po studionte muzikë në New England.

Bernstein studioi për dirigjent me Fritz Reiner dhe Serge Koussevitzky, dhe më 1943 u punësua si ndihmës dirigjent në Filarmoninë e Nju Jorkut. Në historinë e orkestrës, asnjë ndihmës nuk ishte thirrur për dirigjim, por më 14 nëntor fati buzëqeshi për Bernstein, kur dirigjenti i ftuar Bruno Walter u sëmur.

©Brandeis

Një natë më parë, Bernstein kishte dëgjuar një këngëtar të interpretojë një nga kompozimet e tij, kishte qëndruar deri vonë duke pirë dhe duke luajtur piano në festën pas recitalit; shprehi tipike e tij.

Me tri orë gjumë dhe pa prova, Bernstein u kërkua të zhvillonte një program kompleks të Schumann, Strauss, Rosza dhe Wagner që do të transmetonte nga Carnegie Hall në të gjithë vendin nga radio CBS. Koncerti ishte një sukses i bujshëm, me ç’rast, “The New York Times” botoi një artikull në faqen e parë të nesërmen, duke njoftuar ardhjen e një talenti të ri të mrekullueshëm dirigjent.

Mandatory Credit: Photo by George Talbot/ANL/REX/Shutterstock (1988066a) Leonard Bernstein Composer In Action 1963. Leonard Bernstein Composer In Action 1963.

Për pjesën tjetër të jetës së tij, Bernstein ishte një dirigjent i kërkuar ndërkombëtarisht. Ai bëri turne nëpër botë shumë herë, dhe më 1953 u bë amerikani i parë që drejtoi në La Scala në Milano, në teatrin kryesor të Italisë.

Një pianist i respektuar klasik, i cili nganjëherë dirigjoi nga stoli i pianos. Bernstein ishte një idhull popullor i njohur për njerëzit që kurrë nuk dëgjuan muzikë klasike.

Duke refuzuar të kufizohej në dirigjim, ai kompozoi simfoni dhe opera të vlerësuara. Ai gjithashtu ishte thellësisht i interesuar në muzikën popullore amerikane dhe ndikimet e xhazit mund të gjenden në shumë prej pjesëve të tij klasike. Punimet e tij më të njohura ishin për Broadway, dhe disa prej kompozimeve të tij janë: “On the Town” (1944), “Wonderful Town” (1953), “Candide” (1956) dhe “West Side Story” (1957).

©WQRX

Për West Side Story, një ri interpretim i “Romeo and Juliet” i William Shakespeare të zhvendosur në New York, Bernstein punoi me koreografin e shkëlqyer Jerome Robbins, dhe tekstshkruesin Stephen Sondheim.

“West Side Story” tregon historinë e një lidhje dashurie gati të pamundur, midis Tonit, i cili është polako-amerikan dhe Marisë, një portorikane.

Leonard Bernstein ishte gjithashtu një arsimtar i talentuar që mësoi Amerikën për muzikën klasike me programet televizive “Omnibus” dhe “Young People’s Concerts”. Më 1973, ai u ftua në Harward për të dhënë leksione mbi gjuhësinë dhe muzikën. Ai vdiq në vitin 1990 në moshën 72 vjeç. / cbc.al / KultPlus.com

©WRTI

‘Na pëlqen t’i shohim të tjerët, por nuk na pëlqen që të tjerët të shohin nëpërmjet nesh’

Thënie të njohura nga Zhan de la Fonten. Ai ishte poeti kombëtar i Francës, njëri ndër krijuesit më prodhimtarë në botë që shkroi pothuaj në të gjitha gjinitë, por shkëlqeu veçanërisht me fabulat e mrekullueshme, të cilat e vunë në radhët e fabulistëve më të mëdhenj të botës.

Një stomak i uritur nuk mund të dëgjojë.

Njeriu shpesh e takon fatin e tij në rrugën që mori për ta shmangur atë.

Një pesimist dhe një optimist, sa është i keq njëri, aq është i mirë tjetri.

Kushdo që i është besuar pushteti do ta keqpërdorë atë nëse nuk ka shpirtin e dashurisë për të vërtetën dhe virtutin, pavarësisht se ai është një princ apo një cilido nga radhët e popullit.

Dije mirë se të gjithë llafazanët jetojnë në kurrë të atyre që i dëgjojnë.
Më mirë një lypsar i gjallë dhe një perandor i vdekur.
Sa të rroni, mos pranoni t’i gjykoni njerëzit nga pamja e jashtme.

Veprat më të shkurtra janë më të mirat.

Nga puna që bën njihet punëtori.

Vdekja nuk e gjen kurrë në befasi njeriun e mençur, ai është gjithmonë gati të largohet.

 Veshur me lëkurën e luanit, gomari përhapi frikën gjithandej.

Njerëzit i besojnë lehtësisht gjithçkaje që i druajnë apo e dëshirojnë.

Secili i ka gabimet që rëndom i përsërit: as frika, as turpi nuk na shëron prej tyre.  

Miqësia është hija e mbrëmjes, e cila rritet duke perënduar dielli i jetës.
Ndihmoje veten dhe Zoti do të të ndihmojë ty.

Unë përkulem dhe nuk thyhem.

Më kollaj se askush fajësohet Fati.

Është kënaqësi e dyfishtë ta mashtrosh mashtruesin.

Është e pamundur ta kënaqësh gjithë botën dhe babain e dikujt.

As pasuria, as madhështia nuk na bëjnë dot të lumtur.

Kurrë mos ia shit lëkurën ariut përpara se ta kesh vrarë.

Nuk ka gjë më të rrezikshme se një mik injorant; më mirë është të kesh një armik të zgjuar.

Nuk ka gjë më të rrezikshëm se një mik që nuk e ruan sekretin, edhe një armik fisnik është më i mirë.

Njerëzit duhet ta ndihmojnë njëri tjetrin, ky është ligj.

Njerëzit që nuk bëjnë zhurmë janë të rrezikshëm.

Dashuria e vërtetë është e rrallë, miqësia edhe më e rrallë.

Parimi i njeriut është: më mirë vuaj se vdis.

Trishtimi largohet tutje me flatrat e kohës.

Argumenti i më të fortit është gjithmonë më i miri.

Pasioni më i fortë është frika.

Nuk ka rrugë të shtruar me lule që çon tek lavdia.

Për njerëz të urtë nuk ka asgjë të padobishme.

Na pëlqen t’i shohim të tjerët, por nuk na pëlqen që të tjerët të shohin nëpërmjet nesh.

Ne duhet të qeshim para se të jemi të lumtur, nga frika se do të vdesim pa qeshur ndonjëherë./ KultPlus.com

Bebe Rexha debuton si aktore në filmin “Queenpins”

Këngëtarja e njohur shqiptare Bebe Rexha pritet të debutojë në rolin e aktores në filmin ‘’Queenpins’’. Ajo do të aktroj përkrah aktorëve të famshëm si: Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn, ndërsa ajo është shprehur se ndjehet tejet e entuziazmuar, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetin social Twitter duke shpërndarë trajlerin e filmit dhe një mbishkrim.

“Jam e entuziazmuar të shpërndajë debutimin tim në filmin Queenpins, përkrah Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn. Filmi është drejtuar dhe shkruar nga Aron Gaudet dhe Gita Paullapilly”, ka shkruar ajo.

Filmi parashihet të shfaqet premierë në kinema në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, sot është bërë e ditur se edhe Dua Lipa do të bëhet pjesë e filmit triler “Argylle”, ku do të debutojë për herë të parë si aktore, duke dëshmuar për talentin e tyre që secila po e sjell në forma tejet të veçanta. / KultPlus.com