Ka puthje që shprehin vetvetiu vendimin dënues në dashuri, ka edhe puthje që përçohen nga vështrimet a puthje që jepen në kujtime.
Ka puthje të heshtura, puthje fisnike ka puthje të çiltra, enigmatike ka puthje që i japin veç shpirtrat ka puthje të ndaluara, por krejt të mirëfillta.
Ka puthje përvëluese që të plagosin, ka puthje topitëse për shqisat, ka puthje të mistershme që kanë lënë një mori ëndrrash ndër degdisje të përhumbura.
Ka puthje problematike që ndryjnë kode që askush s’i ka deshifruar, ka puthje që ngjizin tragjeditë sa trëndafilëve në karfica ua kanë zhveshur petalet.
Ka puthje aromatike, puthje të vakta dridhma në dëshirime intime, ka puthje që lënë gjurmë ndër buzë porsi një fushë plot diell mes akujsh.
Ka puthje që duken si zambakët të mahnitshme, të shkujdesura dhe të dëlira, ka puthje tradhëtare, puthje frikacake, ka puthje të mallkuara, puthje të gënjeshtërta syresh.
Juda që puth Jezusin duke lënë gjurmën e fajit në fytyrën e tij hyjnore, ndërsa Magdalena me puthjet e saj ia kalit mëshirueshëm agoninë atij.
Qysh atëherë ndër puthje gëlon nga dridhmat dashuria, tradhëtia e dhimbjet, dhe në martesat e gjindjes ngjasojnë me puhizën që lodron me lulet.
Ka puthje që shkaktojnë përçartje pasionesh dashurore zjarrmish çmendurie, ti i njeh ato mirëfilli, ngaqë janë puthjet e mia unë i kam sajuar veç për gojën tënde.
Puthje të flakta që lënë gjurmë të skalitura e mbartin brazdat e një dashurie të ndaluar, puthje të stuhishme, puthje të egra që vetëm buzët tona i kanë shijuar.
A të kujtohet vallë e para puthje…? Krejt e papërcaktueshme; çehrja jote qe mbuluar nga skuqje të purpurta dhe ndër spazma ndjenjash të papërmbajtshme, sytë t’u mbushën me lot.
A të kujtohet vallë kur një mbrëmje teprimesh e marrëzirash ishe çmendur nga xhelozia, duke hamendësuar fyerje të paqena, gjersa re pezull në krahët e mi… dhe një puthje na pati tronditur, e çfarë kundrove më tutje…? Buzët e mia të përgjakura.
Unë të pata mësuar të puthësh: puthjet e ftohta kanë zemër të paepur si guri, kurse unë të pata mësuar të puthësh me puthjet e miatë sajuara nga unë, veç për gojën tënde./ Përktheu Elvi Sidheri KultPlus.com
“Më dhemb barku, por jo nga ndonjë e keqe që kam ngrënë. Pres.
Nuk mund të lexoj libër. Në kinema, kur të gjithë fillojnë e qeshin, mua më duket vetja si një “i shkretë” dhe rri aty brenda jo për të parë filmin, por për të kaluar kohën.
Kam shumë frikë se të gjithë do mësojnë se sa “i shkretë” jam. Vazhdimisht mendoj vetëm një gjë.
Nevrikosem me të gjithë për shkak se të gjithë nuk janë njësoj si unë. Në filmin që po xhiroj në imagjinatën time, ne po martohemi. Tavani që është mbi krevatin tim qenka kështu, kordoni i llampës qenka kaq i çuditshëm dhe unë nuk i paskam vënë re më parë.
Askush nuk mund të më ndihmojë. Nevrikosem shumë me të gjithë që flasin duke qeshur për këto tema. Nuk punoj dot si më parë. Gjatë vakteve ha vetëm ëmbëlsirat dhe darkave pi alkool. Nevrikosem me veten time se përse nuk jam si të gjithë. Më paska ikur puçra që kasha në këmbë. Të ishte verë, hyja në det dhe, ndoshta, më bënte mirë.
Dua të jem vetëm. Këto që thashë mos ia tregoni askujt, nuk dua aspak t’i dinë njerëzit. Po sikur t’i dinte ajo do të kishte ndonjë përfitim? Nëse nuk do të kishte, më mirë të mos dijë gjë fare. Jam shumë i shkretë, por ajo që ka rëndësi nuk është kjo.
Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit.
Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh. Dashuria është ndarja e një çamçakëzi. Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit.
Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës. Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës.
Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.” / KultPlus.com
Luçio Dala, një lloj versioni pop i Pier Paolo Pasolinit. I njëjti funksion profetik dhe civil. E njëjta dashuri, për atë që dikur quhej popull (dashuri, domethënë aftësia për ta kuptuar e kënduar). E njëjta aftësi, për t’u hedhur në përleshje. Këngët e Dalës, si një basoreliev i përhershëm që inkuadron dhe parashikon, rigjeneron dhe lidh të gjitha kryqëzimet vendimtare të gjysmës së dytë të shekullit XX, duke e përhapur mbështetjen edhe në zonat në hije, ndjenjën e përbashkët, ndryshimin e trupave, miteve, mentaliteteve.
Periudhat e ndryshme të Dalës, fëmijëria në “Zecchino d’oro” (imazhe të paçmuara), më pas me Roberto Roversin në tekstet (këtu bëhet lidhja me Pasolinin), domethënë i vetëm, por gjithmonë në marrëdhënie të ngushtë me publikun, si një kantier në qiell të hapur, që pasqyron rrugën antropologjike dhe shoqërore të vendit tonë në një përzierje të vazhdueshme të stileve, përfshirë ato muzikore.
Ndërsa luftrat dhe mjerimet, trenat dhe terrorizmi, krenaria e punëtorëve dhe fisnikëria fshatare, garat me makina dhe intervistat me Agnellin, shfaqen pareshtur në ekran. Është kurorëzimi i metodës aq personale dhe produktive, që regjisori i “Martin Eden” dhe “Bukuroshja e humbur”, ka ndjekur që nga punimet e tij të para. Është prova, se në arkivat audiovizive ka thesare të fshehura të inteligjencës, informacione dhe poezi, për ata që janë në gjendje t’i gjejnë, t’i mbledhin dhe t’i bëjnë, pak a shumë, të këndojnë. Së fundmi, është shpagimi i një personazhi të lënë në hije nga vetë suksesi i tij, i varrosur me të gjitha nderimet, për t’u harruar aty për aty edhe pse i famshëm në të gjallë.
Të flasësh për Luçio Dalën, do të thotë të flasësh për një nga gjigantët e muzikës italiane.
Kantautori dhe muzikanti i njohur bolonjez, për gati tri dekada na ka dhënë këngë të panumërta të mbarsura me poezi, me ironi dhe njerëzi. Në kërkim të vazhdueshëm për stimuj dhe horizonte të reja, ai hyri gjithë kureshti dhe eklektizëm në zhanret më të larmishme muzikore, duke bashkëpunuar dhe duke na dhënë duete të mrekullueshme, me jo pak artistë me famë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Krijimtaria e bollshme artistike ka kaluar nëpër faza të shumta: nga beat generation në eksperimentime ritmike dhe muzikore, deri te kantautor, për të arritur deri në kufijtë e muzikës operistike dhe lirike. Dala ishte mbase, eksperimentuesi më i madh i muzikës italiane. Kantautor eklektik, muzikant i kompletuar, kurioz, gjithnjë përpara konkurrencës, gjithmonë duke kërkuar stimuj të rinj, ai lindi një muzikant xhaz dhe vdiq si një yll pop, duke u shtrirë në çdo fushë të artit muzikor dhe më gjerë.
Dala nga të paktit, Dala prekës, Dala vështrimbukur, një vështrim që humbiste çdo ditë diçka. Nëse mbyllte sytë, ai e dinte: ylli i perferisë…
Në komunikimin e tij, me një ambicie tejet personale, me një gjuhë që tashmë në vitet 1970, ai e përcaktonte si “mesdhetare”, Luçio Dala dukej gjithashtu, se trashëgonte një nga parimet e letërsisë mesjetare, sa pak egoist dhe sa i aftë të prekte gjithkënd me mprehtësi: “Në thelb, nuk jam rastësi”, do deklaronte, vetë kantautori: “Unë besoj thellësisht te njeriu, më interesojnë veçanërisht, problemet e njeriut. Probleme të cilat, mund të jenë të miat, si individ, ndaj besoj, se jam si të tjerët”./ Konica.al / KultPlus.com
Si sulm ndaj gazetarisë dhe sundimit të ligjit e ka cilësuar Mbreti i Holandës tentativë vrasjen e gazetarit hulumtues, Peter de Vries.
Gazetari i njohur është në gjendje kritike, pasi që u qëllua në kokë në rrugët e Amsterdamit.
Mbreti Williem-Alexander e ka cilësuar rastin si sulm të tmerrshëm ndaj vetë demokracisë.
De Vries është i njohur për raportimet e tij rreth nëntokës holandeze.
Policia ka arrestuar dy persona lidhur me sulmin, njëri shtetas holandez dhe tjetri një polak. Ndërkaq i arrestuari i tretë është liruar.
Motivet e sulmit nuk janë bërë të ditura.
Gazetari, 64-vjeçar, për një kohë të gjatë ishte në cak të kriminelëve për të cilët kishte raportuar.
Rasti i tij ka shokuar Holandën dhe ka nxitur pakënaqësi nëpër Evropë, ani pse sulme të tilla janë të rralla në vend.
Në vitet e fundit vrasja e gazetarëve hulumtues në Sllovaki dhe Maltë kishte nxitur shqetësime për sigurinë e gazetarëve në shoqëritë e zhvilluara dhe demokratike. / Koha.net / KultPlus.com
Në verën e vitit 1865, kur sapo kishte nisur të shkruante “Krim dhe ndëshkim”, një nga romancierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë. I mbetur i ve, Dostojevski humbi edhe të vëllain.
I mbytur në borxhe për shkak të vesit të kumarit, Dostojevski trashëgon edhe borxhet e të vëllait dhe shumë shpejt kreditorët nisën t’i trokisnin në derë, duke e kërcënuar me burg. (Një dekadë më herët, ai mrekullisht i kishte shpëtuar dënimit me vdekje për shkak të leximit të librave të ndaluar).
I dëshpëruar, shkrimtari pranoi të shiste të drejtat e një koleksioni historish dhe pjesë e marrëveshjes ishte edhe një roman i ri me të paktën 175 faqe që duhej të ishte gati në nëntorin e një viti më pas.
Duke mos pasur rrugëzgjidhje, Dostojevski vendosi të përmbushte kontratën, por ishte kaq i përfshirë nga “Krim dhe ndëshkim” sa e kaloi gjithë vitin duke punuar mbi të në vend që të shkruante romanin “Kumarxhiu”, që ishte pjesë e kontratës. Me ardhjen e tetorit, Dostojevski duhej të shkruante gjithë romanin në 4 javë.
Më 15 tetor ai i kërkoi një miku që t’i sugjeronte një stenograf të mirë. Pa hezitim, miku profesor i sugjeroi emrin e një gruaje të re, Ana Grigoryevna Snitkina.
20-vjeçarja u entuziazmua nga oferta; Dostojevski ishte shkrimtari i preferuar i babait të saj dhe ajo ishte rritur me librat e tij. Të nesërmen ata filluan punën: ai diktonte, ajo shtypte në makinë. Gjatë 25 ditëve në vijim, Ana shkonte çdo ditë në shtëpinë e shkrimtarit. Çdo ditë ai bëhej më i qetë dhe më i sjellshëm me vajzën.
Me ndihmën e Anës, Dostojevski arriti ta përfundonte librin në kohë. Në përfundim të punës, ai e pagoi dhe e falënderoi. Ditën tjetër, me rastin e 45-vjetorit të tij, Dostojevski vendosi të organizonte një drekë, ku ftoi edhe Anën. Në atë drekë ai kuptoi se Ana ishte bërë drita e ditëve të tij dhe se puna me të i jepte kënaqësi.
Duke mos e imagjinuar më jetën pa të, ai i kërkoi ta ndihmonte që të përfundonte “Krim dhe ndëshkim”. Më 20 nëntor, 10 ditë pas përfundimit të projektit të parë, ai e ftoi Anën në shtëpinë e tij. Të dy u futën në studion e tij, ku ai i propozoi martesën në mënyrën më të mrekullueshme.
Dostojevski i tha Anës se do të donte të dinte mendimin e saj mbi një roman që po shkruante. Por sapo nisi t’i tregonte historinë u bë e qartë se për çfarë bëhej fjalë, ishte historia e atyre të dyve.
Ata u martuan më 15 shkurt 1867. Edhe pse patën vështirësi financiare dhe përjetuan tragjedi familjere, përfshirë humbjen e dy fëmijëve të tyre, ata e deshën njëri-tjetrin dhe qëndruan bashkë deri në vdekjen e shkrimtarit.
Pas vdekjes së tij, Ana studioi tregun e botimeve dhe punoi fort duke e bërë të shoqin një markë kombëtare, librat e cilit u shitën në miliona kopje. Sot shumë e konsiderojnë atë si gruan e parë që drejtonte një biznes në Rusi. / Nga Elona Qose / KultPlus.com
Aktori i famshëm Robert Downey ka vdekur në moshën 85-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, aktori Robert Downey Jr., përmes një postimi në rrjetin social Instagram ku ai ka njoftuar publikun se babai i tij ka vdekur të martën që shkoi derisa po flinte në shtëpinë e tij në New York, shkruan BBC, transmeton KultPlus.
Aktori ishte i diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit qe më shumë se pesë vjet.
“Babai kaloi i qetë në gjumin e tij pas viteve të durimit të shkatërrimeve të Parkinsonit. Ai ishte një krijues i vërtetë dhe mbeti jashtëzakonisht optimist gjatë gjithë kohës. Babai kaloi i qetë në gjumin e tij pas viteve të durimit të shkatërrimeve të Parkinsonit”, shkroi djali i tij.
Downey Sr ishte një figurë kryesore në kinemanë e pavarur amerikane në vitet 1950 dhe 60-ta, e edhe më i njohur për shkrimin dhe drejtimin e satirës së vitit 1969 ‘’Putney Swope’’.
Ai gjithashtu u shfaq në filma të tillë si ‘’Boogie Nights’’, ’’Magnolia’’ dhe ‘’To Live and Die in LA’’.
Filmat që ai krijoi kishin buxhete të vogla, një etiketë kundër-kulturore dhe humor prerës.
‘’Putney Swope’’ ishte një satirë në botën e reklamave të Madison Avenue, ndërsa kreditet e tjera të tij për regji përfshinin ‘’Balls Bluff’’ të 1961, ‘’Babo 73’’ të 1964 dhe ‘’Greaser’s Palace’’ të 1972. / KultPlus.com
Në kulmin e Depresionit të Madh, mijëra njerëz morën pjesë në hapjen e Radio City Music Hall, një teatër i mrekullueshëm, në New York City. Radio City Music Hall u krijua si një pallat për njerëzit, një vend i bukur me mundësi argëtimi.
E gjitha filloi në vitin 1932, ku më shumë se 300 milionë njerëz kanë shkuar në Radio City për të shijuar filma, shfaqje skenike, koncerte dhe ngjarje speciale.
Kjo sallë argëtimi u themelua nga ideja e miliarderit John D. Rockefeller, Jr, i cili vendosi ta bënte teatrin si gur themel të Kompleksit Rockefeller që po ndërtonte në një lagje të pa zhvilluar më parë në mes të qytetit të Manhatttan.
Teatri u ndërtua në partneritet me Radio Corporation of America (RCA) dhe u hartua nga Donald Deskey. Rezultati ishte një kryevepër e arkitektëve nga kompania, Art Deco e elegancës dhe hirit e ndërtuar nga një larmi materialesh, duke përfshirë alumin, ari, mermer, dhe qelq.
Zbukurimet gjeometrike gjenden në të gjithë teatrin, siç është tema qendrore e Deskey-it, “Progress Man”. Skena e madhe, me përmasa 60 metra të gjëra dhe 100 metra të gjata, i ngjan një dielli që perëndon.
Sistemi i tij i sofistikuar i ashensorëve me energji hidraulike lejoi efekte spektakolare në vënien në skenë, dhe shumë prej mekanizmave të tij origjinalë janë ende në përdorim sot.
Në katër dekadat e tij të para, Radio City Music Hall u alternua si një teatër filmi i drejtuar për herë të parë dhe një shfaqje gala në skenë. Më shumë se 700 filma kanë premierë në Radio City Music Hall që nga viti 1933. Në fund të viteve 1970, teatri ndryshoi formatin e tij dhe filloi të vinte në skenë koncerte nga artistë të muzikës popullore.
Radio City Music Hall Christmas Spectacular, ngjarje kjo e cila u shfaq për herë të parë më 1933, tërheq më shumë se një milion njerëz në vit. Shfaqja paraqet Rockettes, gjithashtu një shfaqje kërcimi i cili ishte një element kryesor në Radio City që nga vitet 1930. / cbc.al / KultPlus.com
Për të dhjetin vit me radhë Qendra Kinematografike e Kosovës vazhdon të jetë prezente në festivalin e Kanës me pavijon në tregun më të madh të filmit në botë ‘Marche Du Film’. Njëherit ky do të jetë rikthim në normalitetin e festimit dhe promovimit të filmit pas pandemisë, ku vitin kaluar Kosova mori pjesë në tregun virtual të Kanës, përcjellë KultPlus.
E veçanta e këtij edicioni të 74-t është se Kosova për herë të parë ka dy filma që do ta kenë premierën në festivalin e Kanës: filmi i gjatë artistik nga Luana Bajrami “Luneshat e Kodrës” bashkëprodhim me Francën, i cili shfaqet në programin Director’s Fortnight; dhe film i shkurtë “Pa vend” nga Samir Karahoda i cili garon për Palmën e Artë.
Qendra Kinematografike e Kosovës do të promovoj filmat e fundit kosovar në kategori dhe faza të ndryshme të zhvillimit, gjithashtu do të ketë takime me partner ndërkombëtar të kinematografisë, fonde filmi, përfaqësues të festivaleve të mëdha ndërkombëtare dhe producent e distributor të ndryshëm.
Shtandi i Kosovës gjendet në Village International Riviera – Pavilioni Nr. 128. / KultPlus.com
“Nëse është ide e mirë, vazhdoni bëjeni. Është shumë më e lehtë të kërkosh falje sesa të marrësh leje”.
(Grace Hopper udhëhoqi ekipin që krijoi përpiluesin e parë kompjuterik, u bashkua me Marinën gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe programoi kompjuterin Mark I)
“Nuk ka asnjë rrugë mbretërore të shtruar me lule drejt suksesit. Dhe nëse ka, unë nuk e kam gjetur, sepse nëse kam arritur diçka në jetë, e kam arritur sepse kam qenë e gatshme të punoj shumë”.
(Madam C.J. Walker shpiku një linjë të produkteve të kujdesit të flokëve për afrikano-amerikanet në vitin 1905 dhe përfundimisht u bë një nga gratë e para amerikane si milionere e bërë vetë.
“Është një gjë e çuditshme, por problemet imagjinare janë shumë më të vështira se ato reale”.
(Një reformatore sociale e përkushtuar për mirëqenien e të sëmurëve mendorë, Dorothea Dix loboi me ligjvënësit e Shteteve të Bashkuara dhe ata kanadezë, për të krijuar spitale shtetërore për të sëmurët mendorë.)
“Ndonjëherë mund të jem e gatshme të jap mësim falas, por nëse paguhem, unë kurrë nuk do të bëj punën e një burri, për më pak se paga e një burri”.
(Pasi punoi me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar gjatë vizitës në Evropë, Clara Barton loboi për një degë amerikane kur u kthye në shtëpi. Ajo themeloi Kryqin e Kuq Amerikan në vitin 1881)
“Lavdia e çdo brezi është të krijojë precedentët e vet.”
(Përveç se është gruaja e parë që argumentoi një çështje përpara Gjykatës së Lartë, Belva Lockwood kandidoi për presidente dy herë! Në fund të fundit, ligji ndalonte vetëm gratë që të votonin, jo që të merrnin vota).
“Unë kurrë nuk dyshova se të drejtat e barabarta ishin drejtimi i duhur. Shumica e reformave, shumica e problemeve janë të komplikuara, por për mua nuk ka asgjë të komplikuar në barazinë gjinore”.
(Një udhëheqëse në shtyrjen e të drejtave të votimit të grave, Alice Paul përfundimisht formoi Partinë Kombëtare të Gruas dhe u bë një figurë kryesore në miratimin e Amendamentit të 19-të).
“Puna e sotme është historia e së nesërmes dhe ne jemi krijuesit e saj.”
(Më shumë se 59 milionë gra janë bashkuar me Girl Scoutët e Amerikës që kur Juliette Gordon Low themeloi organizatën më 12 mars 1912).
“Nëse shoqëria nuk do të pranojë zhvillimin e lirë të gruas, atëherë shoqëria duhet të rimodelohet.”
(Gruaja e parë që mbaron shkollën mjekësore në Shtetet e Bashkuara – Kolegji Mjekësor i Gjenevës në Nju Jork – Dr. Elizabeth Blackwell më vonë krijoi një shkollë mjekësore veçanërisht për gratë në vitet 1860).
“Kauza e lirisë nuk është kauza e një race apo sekti, një partie apo një klase – është kauza e njerëzimit, e të drejtës së lindur të njerëzimit”.
(Në moshën 65 vjeçare, Anna Cooper u bë gruaja e katërt afrikano-amerikane që mori doktoraturë në Histori nga Universiteti i Parisit-Sorbonne në vitin 1924).
“Optimizmi është besimi që çon drejt arritjeve.”
(Helen Keller humbi shikimin dhe dëgjimin kur ishte vetëm një vjeç. Ajo u bë personi i parë i shurdhër dhe i verbër që u diplomua në Arte).
“Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje”.
(Amelia Earhart ishte një pilote amerikane, gruaja e parë që fluturoi vetëm nëpër Oqeanin Atlantik. Në vitin 1932, ajo gjithashtu u bë personi i parë që fluturoi përtej Atlantikut dy herë. Ajo u zhduk në vitin 1937).
“Akti më i guximshëm është ende që të mendosh për veten, me zë të lartë”.
(Coco Chanel është një nga emrat më të njohur në botën e modës. Ajo ndihmoi në revolucionarizimin e modës për gratë, duke e bërë të zakonshme të vishen për komoditet dhe jo vetëm elegancë).
“Pjesa më e madhe e lumturisë apo e mjerimit tonë varet nga prirjet tona dhe jo nga rrethanat”.
(Gruaja e Xhorxh Uashingtonit, Marta, ishte Zonjë e Parë para se të ishte gjë në modë; termi “Zonjë e Parë” nuk u bë i njohur deri shumë vite pas vdekjes së saj. Ndryshe nga shumë gra të tjera në fillim të shekullit të 18-të, Marta mësoi si të lexonte dhe të shkruante).
“Jeta zvogëlohet ose zgjerohet në përpjesëtim me guximin e njeriut”.
Anaïs Nin është një tjetër autore femër që kapërceu pengesat, lindur gati një shekull pas Evans / Eliot. E rritur në Francë nga prindër me prejardhje kubane, ajo përfundimisht u zhvendos në Amerikë. Atje, ajo do të fitonte lavdërime për tregimet e saj të sinqerta dhe ditarët, duke fituar çmimin “Gruaja e Vitit” të LA Times në vitin 1976. Ajo vdiq më 14 janar 1977.
Priceshë Diana
“Nëse gjen dikë që e do vërtet në jetë, atëherë kapu fort pas asaj dashurie. Nëse je mjaftueshëm me fat dhe gjen dikë që të do, po aq sa ti e do atë, atëherë duhet ta mbrosh atë dashuri”.
“Problemi më i madh në botë në ditët e sotme, është mungesa e tolerancës. Çdokush është intolerant me të tjetrët…”.
“Unë nuk dua dhurata të shtrenjta; Nuk dua të blihem me lekë. Kam gjithçka materiale që dua, por e kam edhe nevojën për të pasur për një person që të më qëndrojë pranë, që të më bëjë të ndihem e mbrojtur dhe e sigurtë”.
“Çdokush nga ne duhet ta shprehë se sa shumë përkujdesemi për njëri-tjetrin, dhe, në të njëjtën kohë, se sa shumë përkujdesemi ne për veten tonë”.
“HIV-i nuk i bën personat të rrezikshëm për t’i pasur pranë, ndaj shtrëngoja dorën atyre dhe dhuroji një përqafim. Një Zot e di se sa shumë kanë nevojë ata për këtë gjë”.
“Njerëzit mendojnë se në fund të ditës, të kesh pranë një mashkull është arritja më e madhe. Për mendimin tim, arritja më e madhe në fund të një dite është një punë e realizuar mirë”.
“Mendoj se sëmundja më e madhe, nga e cila bota ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë, është ndjesia e njerëzve se u mungon dashuria, ndaj unë e di se duhet të dhuroj dashuri për një minutë, për gjysmë ore, për një ditë, për një muaj etj. Ama unë e di se duhet të fal dashuri. Jam shumë e lumtur që e bëj këtë gjë. Unë dua ta bëj vazhdimisht këtë gjë”.
Isabell Allende
“Biblioteka banohet prej shpirtërave që dalin nga faqet e librave gjatë natës”
“Shkruaj atë që nuk duhet harruar”
“Sa më shumë jetoj, aq më e painformuar ndihem. Vetëm të rinjtë kanë një shpjegim për gjithçka”
“Pranoni fëmijët ashtu si pranojmë pemët – me mirënjohje, sepse janë një bekim – por mos kini pritshmëri apo dëshira. Nuk mund të presësh që pemët të ndryshojnë, ju i doni ashtu si janë”
“Nuk ka vdekje, bijë. Njerëzit vdesin vetëm kur ne i harrojmë”, më shpjegoi shkurt ime më, para se të ikte. “Nëse më kujton, unë do të jem me ty gjithmonë”
“Ne kemi vetëm atë që japim”
“Frika është e pashmangshme, këtë më duhet ta pranoj, por nuk mund ta lejoj që të më paralizojë”
“Nuk mund ta gjesh dikë, që nuk dëshiron të gjehet”
“Burri bën atë që mundet; gruaja bën atë që burri s’mundet ta bëjë”
“Fjalët nuk janë shumë të rëndësishme, kur dallon qëllimet”
“Ndoshta jemi në këtë botë për të kërkuar dashurinë, për ta gjetur dhe humbur, sërish e sërish. Me çdo dashuri, ne rilindim, dhe me çdo dashuri që merr fund, kemi një plagë të re. Unë jam e mbushur me plagë krenare”
“Ju jeni rrëfimtari i historisë tuaj, dhe ju mund të krijoni, ose jo, legjendën tuaj”
“Të shkruarit është një proces, një udhëtim në kujtesë dhe në shpirt”
“Kjo është për të qetësuar ndërgjegjen tonë, e dashur”, i shpjegoi ajo Blancas. “Por nuk i ndihmon të varfërit. Të varfërit nuk duan bamirësi; ata kanë nevojë për drejtësi” (Nga SHtëpia e shpirtrave)
“Nëse shkruaj diçka, kam frikë se do të ndodhë, dhe nëse dashuroj shumë, kam frikë se do ta humbas atë person; megjithatë, nuk mund të pushoj së shkruari, apo dashuruari…”
“Heshtje para se të lindësh; heshtje pasi vdes. Jeta është veçse zhurmë, në mes dy heshtjeve të padepërtueshme”. /bota.al/ KultPlus.com
Dizajni mund të jetë i thjeshtë, por një model chevron i gdhendur në një kockë dreri më shumë se 50,000 vjet më parë sugjeron që Neandertalët kishin traditën e tyre artistike para se njerëzit modernë të mbërrinin në skenë, thonë studiuesit.
Gdhendja, e zbuluar në një shpellë gjermane, ku Neandertalët jetonin dhjetëra mijëra vjet më parë, nuk ka ndonjë dobi të dukshme sipas studiuesve, por artefakti hedh dritë mbi aftësinë krijuese të këtyre specieve.
Dirk Leder, një nga autorët dhe studiues në Zyrën e Saksonisë së Ulët në Departamentin e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë, tha se kocka përfaqëson qartë një mjet shprehjeje.
“Ne jemi shumë të bindur që komunikon një ide, një histori, diçka domethënëse për një grup,” tha ai.
Fosili i gdhendur u gjet në një sit të njohur arkeologjik të quajtur Einhornhoehle – ose “Shpella e Njëbrirësh”.
Të vendosur në malet e Gjermanisë qendrore, kërkuesit e thesareve gërmuan atje qysh në Mesjetë për ato që besonin se ishin fosile njëbrirësh.
Shumica dërrmuese e veprave artistike të Epokës së Gurit zbuluar në Evropë i atribuohen Homo sapiens dhe ekspertët kanë sugjeruar prej kohësh që Neandertalët, ndër të afërmit tanë më të ngushtë, filluan të krijonin objekte simbolike vetëm pas përzierjes me to.
Por duke përdorur radiokarbonin, arkeologët përcaktuan që artefakti i zbuluar së fundmi të ishte të paktën 51,000 vjet i vjetër – para ardhjes së ”Homo sapiens” në Evropën Qendrore me rreth 10,000 vjet, sipas studimit të botuar në revistën “Nature Ecology and Evolution”.
Por fakti që zbulimi i ri i paraprinë ‘’Homo sapiens’’ do të thotë se Neandertalët mund të kenë lënë një trashëgimi më të qëndrueshme. / Gazeta Express / KultPlus.com
Me 66 vota pro Kuvendi i Kosovës sot ka emëruar shtatë anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Zanita Halimi, Arianit Buqinca, Sadik Krasniqi, Premtim Alaj, Valon Gërmizaj dhe nga minoritetet Ifeta Nikoqeviq dhe Sllaxhana Boshkoviq janë anëtarët e emëruar.
Raportin e këtij procesi e ka arsyetuar në seancë, anëtari i Komisionit Ardian Gola, i cili theksoi se për këto pozita ka pasur konkurs dhe janë përdorur formulat e vlerësimit. / rtv21.tv / KultPlus.com
Elizabeth Gowing rrëfen udhëtimin e saj në Veri të Shqipërisë, në Kukësin ku mblidhen lule, bimë medicinale të cilat janë të pasqyruara në kremrat e bukurisë së kompanive ndërkombëtare. Për BBC Travel ajo rrëfen bisedat me disa prej grave që punojnë në majën e maleve, eksportin, kërkesat dhe një vizitë në shtëpinë e një prej tyre: ‘Ekziston një thënie e tmerrshme nga Kanuni i rregullave tradicionale të Shqipërisë: “gruaja është një plaçkë për t’u përdorur mirë”. Por këtu, gratë me shamitë e tyre dhe gërshetat e gjata të zeza ishin ato që i përdornin mirë plaçkat.’
Nga Elizabeth Gowing
Ndërsa bimët e egra shqiptare kërkohen ndërkombëtarisht, industria ofron mundësi të mëdha ekonomike dhe pavarësi për gra si Donika Musaj në Kukës.
Ishte një fillim i nxituar për udhëtimin tim të mëngjesit, dhe ndërkohë po kërkoja ndonjë krem kundër diellit. Hipa në autobus, po largohesha nga qyteti shqiptar i Kukësit dhe më kishin paralajmëruar se do të ishte dy orë udhëtim me ‘turbullira’. Autobusi ishte i mbushur me njerëz. Pasagjerët kishin lëkurë të pastër dhe strukturë të shkëlqyeshme të kockave, që jam mësuar të shoh tek burrat dhe gratë e rajoneve malore të veriut të Shqipërisë, por bagazhet e tyre më befasuan.
Ekziston një thënie e tmerrshme nga Kanuni i rregullave tradicionale të Shqipërisë: “gruaja është një plaçkë për t’u përdorur mirë”. Por këtu, gratë me shamitë e tyre dhe gërshetat e gjata të zeza ishin ato që i përdornin mirë plaçkat. Pranë meje, një grua kishte një trajstë me bukë të bardhë të freskët, sapo kishte dalë nga furra. Para saj ishte gruaja që dëgjova duke debatuar me shoferin për vendosjen e një çarçafi të madh me kërcej dhe lule, disa prej të cilave kishin mbushur dyshemenë e autobusit.
Për fat të mirë dhe për kureshtinë time, njoha gruan e cila mu prezantua si Gruaja e Naimit. Ishte eksperte e bimëve dhe e zonja e çarçafit që po kthehej në shtëpi nga Kukësi. Më tregoi se tashmë bimët kërkoheshin pa kërcell dhe këto të fundit ua jepte dhenve kur kthehej në shtëpi.
Bimët që kishte mbledhur ishin medicinale dhe janë pjesë e një tregu të madh ndërkombëtar. Më tregoi lulen e verdhë që njihej si lulja e gishtit, pasi sapo ta merrje në duar mblidhej si gishtat e dorës. Një euro për kilogram ishte.
Një tjetër kishte mbledhur lule murrizi. Unë ndërkohë po mësoja më shumë, edhe për fshatin. Të gjitha lulet që këta koleksionistë mblodhën, përfundimisht u larguan nga malet dhe zbritën në Kukës për t’u shitur për eksport. Fshati i njohur si Çaj është tipik për pjesën më të madhe të Shqipërisë, është 77% malor dhe përfiton nga një klimë dhe tokë mesdhetare me fare pak ndotje kimike.
Të gjithë këta faktorë i bëjnë bimët e mbledhura të egra shqiptare veçanërisht të kërkuara ndërkombëtarisht. Industria ofron mundësi të mëdha ekonomike për gratë që ishin në autobusin tim, megjithëse të korrat e tyre duhet të përmbushin standardet ndërkombëtare si p.sh. të mos kenë shumë material të papërdorshëm – si kërcell.
Kur mbërrita në shtëpinë e familjes së Donika Musaj, “Bujtina Musaj”, shpresoja se mund të përshëndetesha me nënshkrimin “çaj mali”, një pije qetësuese, e verdhë si drita e llambës, që është bërë nga bima, Sideritis syriaca. Në vend të kësaj më shërbyen një tisane më të errët, të bërë nga boronicat e thata. “Ne kemi mbledhur 100 kg boronicë vitin e kaluar,” tha Musaj ndërsa piva lëngun e antioksidantëve me kënaqësi.
Kjo familje dhe ato të përfaqësuara në autobus ishin vetëm disa nga më shumë se 100,000 familje shqiptare të përfshira në kultivimin ose korrjen e bimëve medicinale dhe aromatike. Në të gjithë vendin, kjo është afërsisht një në çdo shtatë shtëpi të lidhura me këtë sektor, i cili gjeneron deri në 28 milion dollarë në eksporte. Midis viteve 2018 dhe 2019.
“Eja të shohësh”, tha Musaj dhe më çoi lart për të më treguar kontributin e fundit në atë tonazh të madh bimësh. Ballkoni i saj i sipërm dukej si livadh. Kishte bërë një qilim me lëpusha që thahen në ajrin e ngrohtë të verës. Ajo i kishte lidhur dhe nuk kishte rrezik të binin.
Nga Kukësi, përmes ndërmjetësuesve dhe eksportuesve, bimët e tyre shkonin në kompanitë jashtë vendit që janë të uritura për një cilësi të mirë të primula veris. Përdoren si toners, serume dhe maska sysh me epitete si “shkëlqim” dhe “përsosje e lëkurës”, “shkëlqyes” ose “anti-plakje”, por ato produkte që ne shohim në revistat tona të bukurisë varen nga procesi i tharjes në këto ballkone shqiptare. Mendova për kremin që vura këtë mëngjes dhe pyeta veten se sa orë u desh për ta bërë.
Ndërsa udhëtoja edhe më në veri të Shqipërisë, në anë të rrugës gjeta një grup tjetër grash me çehre të freskëta që tërhiqnin gjethet. Ata thanë se kishin udhëtuar nga një fshat aty pranë i quajtur Gruemirë – emri përkthehet si “Grua e Mirë”. Ata ishin duke punuar me helikrium dhe unë pyeta nëse mund t’u bëja një fotografi.
“Po, por të lutem më bëj të dukem bukur”, tha me buzëqeshje njëra prej tyre. A i detyrohesha ta bëja? Në fakt e kishte në dorë sekretin e bukurisë.
*Autorja Elizabeth Gowing prej vitit 2006 jeton në Kosovë. Ajo është autore e librave “Udhëtime në Gjak dhe Mjaltë”, “Edith dhe unë”, “Gruaja e Zgjedhësit të Plehrave”, “The Thread Silver” dhe “Pozicionet e Nuk ka gjasa në vende të papritura”.
Ajo flet rrjedhshëm shqip dhe është përkthyese e biografisë së Adem Demacit dhe të kujtimeve të Hasan Prishtinës për kryengritjen e vitit 1912. Ajo është gjithashtu një kontribuese e rregullt e programit ‘Nga Korrespondenti ynë Vetë’ i Radio 4.
Në vitin 2016 Presidenti i Kosovës i dha asaj medaljen “Nënë Tereza” për Punë Humanitare dhe në 2017 kryeministrja Theresa May i dha asaj çmimin ‘Pika e Dritës’ për vullnetarët në të gjithë botën. / diasporashqiptare.al / KultPlus.com
Vera Kallmet GeG e restorantit të mirënjohur, Mrizi i Zanave është vlerësuar me dy medalje, një argjedi dhe një bronzi, në konkursin Decanter World AWARDS në Londër.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë stafi i restorantit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku krahas çmimeve të fituara publikohet dhe fotografia e dy vëllezërve Prenga, në përditshmërinë e tyre të punës, mes vreshtave me vjeljen e rrushit safi, nga i cili del vera e shkëlqyer aq shumë e preferuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë.
Kjo është hera e parë që një kantinë shqiptare merr këtë vlerësim, ndërsa vëllezërit Prenga shprehen tejet të lumtur që puna e tyre e cila filloi me kantinën në vitin 2019, sot po iu vlerësohet. / newsbomb.al / KultPlus.com
Dilip Kumar, një nga aktorët më të hershëm dhe më të famshëm të filmit në Indi, ka vdekur në Mumbai në moshën 98 vjeç. Legjenda e Bollywoodit luajti në më shumë se 65 filma për gati pesë dekada, shkruan BBC, transmeton KultPlus.
Si “Mbreti i Tragjedisë” u cilësua pas angazhimit në një sërë rolesh serioze. Në disa prej tyre personazhet e tij vdiqën si dashnorë të zhgënjyer dhe pijanecë. Ai njihet gjithashtu si aktor me performanca shumë shprehëse, duke u identifikuar ndjenjat e secilit personazh.
Kumar u shtrua në spital më 30 qershor pasi u ankua për marrje fryme. Ai kishte qenë i sëmurë shpesh për muaj me radhë.
“Dilip Kumar do të rikujtohet si legjenda e kinemasë. Ai ishte i bekuar me një madhështi të pashoqe, shkaku i së cilës njerëzit e gjeneratave të ndryshme e donin shumë. Humbja e tij është humbje për botën tonë kulturore”, ka thënë kryeministri indian, Narendra Modi, në një mesazh të postuar në rrjetin social, Twitter.
Emri i tij i vërtetë ishte Muhammad Yusuf Khan dhe kishte lindur më 11 dhjetor 1922 në një familje myslimane. Familja e tij ishte nga Pakistani dhe ai e vizitoi shtëpinë e të parëve në vitet e 80-ta.
Kumar ishte shumë i famshëm edhe në Pakistan. Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, ka shprehur pikëllimin e thellë për vdekjen e Kumarit.
“Për gjeneratën time, Dilip Kumar ishte aktori më i mirë”, ka shkruar Khan.
Ai e kishte ndryshuar emrin kur kishte debutuar në Bollywood, në industrinë e filmit në gjuhën indiane me qendër në Mumbai, pasi ishte angazhuar në filmat “Jwar Bhata” dhe “Sea Tides” më 1944.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur në më shumë se 60 filma. Më të famshmit mes tyre janë: “Jugnu” më 1947, ku ai luajti përkrah Noor Jehanin, dhe filmi i vitit 1948 “Shaheed”.
Ai luajti personazhe të shumëllojshme – heroin romantik në “Andaz”, pijanecin dramatik në “Devdas”, rolin komik në “Azaad” e shumë të tjerë.
Ka qenë pjesë e shumë filmave të zhanrit dramë si: “Footpath”, “Naya Daur”, “Musafir”, dhe “Paigham” gjatë viteve të 50-ta.
Koleget me të cilat punoi ishin: Madhubala, Nargis, Nimmi, Meena Kumari, Kamini Kaushal dhe Vyjanthimala.
Më 1966, Kumar u martua me Saira Banun dhe çifti aktroi së bashku në filmat “Gopi”, “Sagina Mahato” dhe “Bairaag”. Kurse, ai për herë të fundit u shfaq në një film në vitin 1998.
Varrosja e tij do të bëhet në 17:00 me kohën lokale (11:30 GMT). Kryeministri i Maharashtrës, Uddhav Thackeray tha që varrimi do të ndodh me nderime shtetërore. / KultPlus.com
Fotografitë e humbura të këngëtarit David Bowie nga albumi i vitit 1969 janë zbuluar. Në fotografitë e siguruara nga “MailOnline”, këngëtari i hitit “Heroes” kishte pozuar për albumin e dytë përpara fotografit Vernon Dewhurst.
Në njërën prej fotografive, Bowie shfaqet gjysmëlakuriq dhe shikon drejt kamerës me një qëndrim stoik, kurse flokët i ka të lëshuara dhe kaçurrela.
Në një tjetër fotografi këngëtari shihet tek pozon nëpërmjet një xhami, me ç’rast pamja përreth është e turbullt.
Fotografia, e cila më pas ishte përdorur për kopertinë, ishte mbivendosur në veprat e artistit hungarez Victor Vasarely.
Albumi i dytë i Bowies është “Space Oddity” dhe përmban po ashtu një këngë me të njëjtin titull, e cila ishte bërë hiti i parë komercial i yllit ikonik të muzikës.
Albumi ishte ripublikuar më 1972 me titullin “Space Oddity”, pas suksesit të atij të pestit “The Rise And Fall Of Ziggy Stardust And The Spiders From Mars”.
Tashmë janë bërë pesë vjet qëkur Bowie ka vdekur në janarin e vitit 2016, në moshën 69-vjeçare. Ai ka vdekur pas një beteje 18-mujore me kancerin.
Ishte i martuar me supermodelen Iman nga viti 1992 deri në ditën e vdekjes. Me të ka vajzën Alexandria Zahra Jones, tani 20-vjeçare, e njohur si Lexi, e cila është artiste në California.
Muzikanti ishte baba edhe i Duncanit 50-vjeçar, të cilin e kishte nga martesa me ish-bashkëshorten Angie. Bowie dhe Iman u martuan në një ceremoni romantike në Luzanë të Zvicër, në prillin e vitit 1992, që më vonë u zyrtarizua me martesë në Florencë.
Në fillim të këtij viti, Iman ka thënë se kurrë nuk do të martohet më pas vdekjes së bashkëshortit dhe ka deklaruar se këngëtari për të ishte “dashuria e vërtetë”.
“David është në zemrat dhe mendjet tona përditë. Ai ishte dashuria ime e vërtetë. Vajza më ka pyetur një ditë nëse do të martohesha përsëri dhe i kam thënë shkurt: ‘Kurrë’”, kishte thënë supermodelja 65-vjeçare gjatë shkurtit. / Koha.net / KultPlus.com
Në qoftë se një nga detyrat më themelore të artit është zgjerimi dhe thellimi i njohjes sonë mbi njerëzit e jetën, atëherë Dostojevskin si artist, mund ta vendosim pa ngurrim pranë Shekspirit. Vështirë të gjendet një tjetër autor që shtytjen e vet të brendshme, ndërgjegjen e fshehtë njerëzore me gjithë frikën, konfliktin dramatik dhe kundërshtinë ndaj zbulimit, ta ketë pasur aq të fortë sa ç’e pati Dostojevski.
Që në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare i shkruan (më 16 gusht 1839) vëllait, Mihalit, që “misteri i personalitetit njerëzor duhet zbuluar dhe, në qoftë se ti do t’ia kushtosh jetën kësaj gjëje, mos thuaj që e ke shpenzuar kohën kot. Mua më intereson ky mister, sepse e kam vullnetin për t’u bërë njeri”. E ai bëri ç’është e mundur për ta zbuluar këtë mister.
Rrethanat e lindjes dhe prejardhjes së Dostojevskit qenë sigurisht të jashtëzakonshme. Në fëmijëri iu desh të përballohet me shfaqjet më të ndryshme të mjerimit, faktor që luajti rolin më të rëndësishëm në numrin më të madh të tregimeve të tij. Ai rridhte nga një familje fisnike që kishte rënë nga vakti e ndoshta, duke qenë i përzier me gjak tartar, kish nxjerrë tipa të larmishëm njerëzish.
Shkaku kryesor i shqetësimeve që prisnin Dostojevskin ish pjesëmarrja e tij në një shoqatë të fshehtë revolucionare të themeluar nga Petrashevski – një i ri, nëpunës i Ministrisë së Jashtme – në kohën kur Dostojevski ishte nën ndikimin e radikalit të fortë Bjelinski. Menjëherë pas suksesit letrar, ai hyri në këtë rreth pa e menduar se ç’e priste. Pasi pa në katorga natyrën lakuriqe të njerëzve, qe e pamundur që të besonte në të “mirën e arsyeshmërinë e njerëzve”. Në rastet më tipike ai pa përzierjen e së mirës me të keqen, pa gjithashtu që e keqja, në qoftë se nuk gjen pengesën e duhur, ajo fiton epërsinë. Ai nuk besonte më në efektin e pengesës kur ajo është vetëm e jashtme, sepse e njihte mirë aftësinë e vetëmbrojtjes së brendshme. Ato ku ai mbështetej dhe kërkonte qenë vlerat shpirtërore e morale, të cilat, të rrënjosura në vetë irracionalen e njerëzve, sjellin shumë shpejt ndryshimin e dalë nga brenda. Dostojevski mendonte se ky kapërcim, kjo vlerë e përjetshme e jetës nuk kryhet përmes njerëzve, por vetëm përmes një qenieje kapërcyese të përjetshme, domethënë përmes Perëndisë.
Ishte ekzistenca e Perëndisë ajo që bëri të mundur që vetë jeta njerëzore të mbushet me vlerat më të larta, në mënyrë që vetë niveli qenësor i saj të ngrihet mbi nivelin psikologjik dhe përcaktues të kafshëve. Kjo qe shkalla nga ku mori hov kërkimi i Zotit te Dostojevski. Megjithatë, kish një gabim: kështu ky i mbrojtur i dikurshëm nga ateistë si Bjelinski dhe Nekrasovi, u kthye papritmas në atë qëndrim të cilin dikur e pat luftuar me aq zjarr në romanet e tij. Gaboi rëndë, pasi rruga e Dostojevskit drejt besimit ish e stërngopur me dyshim. E, nga konfliktet dhe torturat e brendshme ai kurrë, as në fazën e fundit të jetës, nuk mundi të çlirohet krejtësisht. Gjithsesi, ai pati një sekret të dhimbshëm: shpesh në mënyrë të gabuar, e mbajti dëshirën e dikurshme për besim, vetëm për besim.
Në një letër shkruar në vitin 1854, Dostojevski pohon se dëshirat dhe synimet për figurën e Krishtit janë të sakta, sepse nuk ka më të bukur, më të thellë, më të dashur, nuk ka më të urtë, më njerëzor e më të përsosur sesa Krishti. Në qoftë se dikush më dëshmon që Krishti qëndron jashtë së vërtetës e me të vërtetë do të ish kështu, që e vërteta do të ish jashtë Krishtit, unë do të doja të isha më mirë me Krishtin se me të vërtetën.
Ashtu si Lazari i ngjallur nga vdekja trupore, Raskolnikovi duhej ringjallur nga vdekja shpirtërore. Gjithçka që vërehet në epilog është ajo që bluante me mend Raskolnikovi mbi fatkeqësinë e tij dhe mbi fatin e njeriut në një botë ku “gjithçka lejohet”. Tendenca e kësaj bluajtje me mend shprehet në ëndrrën e tij alegorike të një epidemie, e cila kishte ardhur nga Azia. Për çudi, me vullnet e inteligjencë mikrobet e ngjitur kishin pushtuar gjithë qeniet njerëzore, duke i bërë ata të marrë. E kjo marrëzi kish një aspekt të veçantë: ajo manifestohej në një orgji të përgjithshme arbitrariteti të lidhur me një akses në shkencë dhe arsyeshmëri.
Asnjëherë njerëzit nuk janë mbajtur për aq inteligjentë në zotërimin e së vërtetës; asnjëherë nuk i kanë mbajtur vendimet e tyre, konkluzionet e tyre shkencore dhe bindjet e tyre morale për aq të pagabueshme. Fshatra të tërë, qytete të tëra dhe popullsi u pushtuan nga epidemia dhe marrëzia. Të gjitha u ngacmuan me urrejtje dhe nuk u morën vesh më me njëri-tjetrin. Secili mendonte që ai vetëm e kishte të vërtetën. Ata nuk e ditën më gjykimin dhe nuk mundën më kurrë me këtë të bien në ujdi se çfarë është e mira dhe e keqja. Ata nuk e dinin nëse ata duhet të flasin me faj, apo lirshëm. Njerëzit vrasin njëri-tjetrin, në një mënyrë të çmendur zemërimi… Ka afsh të zjarrtë dhe zi buke. Gjithë njerëzit e gjithë gjërat duhet të binin në shkatërrim. Epidemia përhapet e shtrihet larg e më larg. / Konica.al / KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me gjeneralin Wesley K. Clark, i cili më 1999 e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit të Millosheviçit, përcjellë KultPlus.
Presidentja shprehu kënaqësinë për ta mirëpritur mikun e Kosovës.
“Ju simbolizoni vendosmërinë e botës demokratike për t’u vënë në mbrojtje të jetëve njerëzore, të jetëve të cilat po kërcënoheshin vetëm pse i takonin një etnie tjetër”, tha presidentja Osmani.
Sipas saj, gjenerali Clark e gëzon mirënjohjen e përjetshme të popullit të Kosovës.
“Nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme t’jua ritheksojmë mirënjohjen tonë për atë që ju bëtë për Kosovën në momentet më të vështira të historisë së saj”, tha ajo.
“Rrëfimi juaj për Kosovën duhet të vazhdojë të dëgjohet gjithandej botës”, tha presidentja Osmani.
Në anën tjetër, gjenerali Clark shprehu kënaqësinë që po rikthehet në Kosovë, aty ku mikpritja dhe mirënjohja për të janë të përhershme.
“Ky vend është krijuar falë shpirtit tuaj kryengritës dhe këmbëngulësisë së qytetarëve të këtij vendi për ta fituar lirinë”, tha gjenerali Clark.
Ai e ritheksoi gatishmërinë e tij që të vazhdojë ta përkrahë Kosovën sikur edhe deri më tani. / KultPlus.com
Ekspozita e titulluar ‘’Twitter Art Exhibit’’ në Mbretërinë e Bashkuar ka mbledhur rreth vetes një mijë artistë nga vende të ndryshme të botës, e në mesin e tyre për herë të parë është edhe artistja kosovare Mimoza Zajmi me punimin e saj të titulluar ‘’Red Sky’’, përcjellë KultPlus.
Të shtunën është hapur ekspozita bamirëse me kartolina origjinale dhuruar nga artistët pjesëmarrës në forma të ndryshme artistike. “Përmes artit mund të ndryshojmë botën”, është moto e ekspozitës e cila është hapur në Chelteham të Mbretërisë së Bashkuar.
Të gjitha fondet e mbledhura nga shitja e kartolinave do të shkojnë për mbështetjen e pacientëve që janë duke u trajtuar për leukemi.
Pas ekspozitës fizike, shitja e kartolinave origjinale do të vazhdoj online në faqen zyrtare të Twitter Art Exhibit. / KultPlus.com
Profesori dhe koloneli Gabi Siboni së fundmi ka vizituar Kosovën, me ç’rast ka ligjëruar në lidhje me sigurinë kombëtare të Izraelit dhe ofruar këshillime gjithëpërfshirëse të sigurisë në lidhje me zbatimin e zgjidhjeve dhe shërbimeve për qeverinë dhe sektorët e biznesit, në institucionin e arsimit të lartë, UBT, përcjellë KultPlus.
Siboni, i njohur për sjelljen e qasjeve të larmishme të sigurisë, bazohet në përvojën e viteve të konsulencës, në organizatat e sigurisë dhe sektorin privat të Izraelit.
Kolonel Siboni ishte i ftuar nga UBT dhe është partner i kompanisë kosovare izraelite ‘kidic.net’. / KultPlus.com
Publikohen disa dokumente nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, të vitit 1990, ku ndodhet një korrespondencë në mes ambasadës shqiptare në Paris, me Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, ku diplomatët shqiptarë informojnë dhe i bëjnë me dije eprorëve në Tiranë, ku me rastin e pritjes që dha Ramiz Alia me rastin e vizitës në vendin tonë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Pérez de Cuéllar, ambasadori i Francës, Michelle Bulmer kishte pyetur nëse kishte ndonjë përgjigje nga pala shqiptare, për propozimin e dekorimit të shkrimtarit Ismail Kadare me dekoratën “Des Arts et des Lettres” nga ana e Ministrisë së Kulturës së qeverisë franceze, të kryesuar prej Zhak Lang. Korespondenca e plotë në mes ambasadës shqiptare në Paris dhe eprorëve në Tiranë, lidhur me propozimin e shtetit francez për dekorimin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, me dekoratën e lartë.
Nga Dashnor Kaloçi
Në mesin e viteve ’50, kur në Bashkimin Sovjetik, falë liderit të sapoardhur në fuqi Nikita Sergeyevich Khrushchev dhe mbështetësve të tij, po kryhej procesi i destalinizimit, diku në Itali filloi të qarkullonte një libër, tip broshure, ku përshkruheshin me detaje tmerret e luftës civile (1918-1922), në atë vend stërmadh ku kishte “triumfuar” Revolucioni i Tetorit, që solli në fuqi bolshevikët.
Libri “Doktor Zhivago”, që ishte shkruar si tip pamfleti nga shkrimtari rus Boris Pasternak, thuhej se ishte mbështetur, financuar dhe shpërndahej nga shërbimet sekrete të SHBA-ve (CIA), të cilat donin ti bënin të ditur botës mbarë se nga çfarë ‘djepi’ kishte dalë ajo ‘pjellë’ e regjimit stalinist, që vetë disa nga protagonistët e aktorët e tij po e demaskonin dhe po ia çirrnin maskën.
Pas Italisë, po nën kujdesin dhe patronazhin e plotë të amerikanëve (të kamufluar nën Fondacionin “Rockefeller”), ai libër që vazhdonte të çudiste botën mbarë, arriti të futej edhe në vetë Bashkimin Sovjetik. Kështu, ndërsa udhëheqja staliniste e Moskës mundohej ta fshinte apo t’i nxirrte ‘jashtë’ ato tmerre që kishin përjetuar pothuaj të gjithë popujt që jetonin në të gjitha republikat e BRSS-së, amerikanët i’a fusnin “kontrabandë” përsëri brenda.
Dhe në kuadrin e gjithë kësaj fushate ‘letraro-politike’ të sponsorizuar nga amerikanët, asokohe emri i Pasternakut dhe libri i tij kapën “majat” e botës dhe autori u propozua për çmimin ‘Nobel’, i cili i’u akordua në vitin 1958. Edhe pse nga presionet e shumta, ai refuzoi që ta merrte çmimin ‘Nobel në Letërsi’, misioni i amerikanëve tashmë ishte kryer më së miri.
Kremlinit ajo gjë iu kthye në bumerang, pasi refuzimi i Pasternakut bëri bujë më të madhe se ç’do të kishte bërë po ta pranonte atë çmim. Po kështu, pothuaj në të njëjtën periudhë kohe që amerikanët kishin filluar ‘aksionin Pasternak’, lideri komunist i Jugosllavisë, Josif Broz Tito, i kishte dalë ‘zot vetë’ një ‘aksioni’ të tillë me shkrimtaro-politikanin serbo-boshnjak Ivo Andriç.
Thuhet se nuk kishte takim zyrtar apo privat ku vetë Marshalli Tito të mos fliste dhe promovonte me miqtë dhe të ftuarit e tij “gjenialitetin” e shkrimtarit sllav që “po ndriste me veprën e tij”, botën mbarë. Vepër ku përshkruhej “bashkim-vëllazërimi”, në atë vend me gjashtë republika e shumë etni të Ballkanit. Dhe, falë mbështetjes e promovimit të Titos, edhe Ivo Andriç arriti që në vitin 1961 të kurorëzohej me çmimin ‘Nobel në Letërsi’, edhe pse “bashkim-vëllazërimi” të cilit ai ‘i këndoi’ në veprën e tij, rezultoi veçse një fasadë, po të kemi parasysh luftërat që mbytën në gjak pothuaj të gjitha republikat e saj në fillimin e viteve ’90-të!
Plot 15 vjet më vonë (në 1985-ën), një histori krejt ndryshe nga ajo e Titos me Andriçin ndodhte në Shqipëri. Ajo me shkrimtarin e njohur Ismail Kadare dhe diktatorin komunist Enver Hoxha e pasuesin e tij Alia (ngjarja e ka zanafillën kur Enveri ishte ende gjallë).
Ndërsa asokohe Franca dhe personalisht presidenti Fransua Mitterand, kishin ndërmarrë “aksionin” për nderimin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, fillimisht me ‘Legjioni i Nderit’ (dekorata më të lartë që jepte Franca) dhe më pas, për ta propozuar si kandidat për çmimin ‘Nobel në Letërsi’, vetë vendi i tij, apo më saktë, udhëheqja komuniste nuk e pranonte kurrsesi këtë gjë.
Madje jo vetëm kaq, por Tirana zyrtare u bënte të ditur francezëve se: “Në rast se Franca do ta ndërmerrte në mënyrë të njëanshme një veprim të tillë, atëherë…”.
Kjo gjë dhe mjaft makinacione të tjera tejet të rafinuara (tipike komuniste), bëhen të ditura për herë të parë nga këto dokumente zyrtare (që gjenden në arkivat e shtetit shqiptar), që publikohen për herë të parë dhe të plota në faqet e këtij libri.
Ashtu siç kemi parë edhe në disa kapituj paraardhës të këtij libri, lidhur me faktin se për vite me radhë qeveria franceze hasi në refuzimin e Tiranës zyrtare për kërkesat e saj lidhur me dekorimin e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, ministri frëng i Kulturës, Zhak Lang, duket se nuk është “dorëzuar” kollaj. Pasi në fillimin e majit të vitit 1990, ai ka porositur ambasadorin francez të akredituar në Tiranë, Michelle Bulmer, që t’ua kujtonte edhe njëherë autoriteteve zyrtare shqiptare, kërkesën e tij për dekorimin e shkrimtarit Ismail Kadare. Madje, duke u kërkuar atyre një përgjigje zyrtare përpara se qeveria franceze të niste procedurat përkatëse për dekorimin e Kadaresë me “Des Arts et des Lettres”. Dhe gjithashtu lidhur me atë gjë, t’i bëhej e ditur dhe t’i merrej mendimi edhe vetë shkrimtarit Ismail Kadare.
Duket se insistimi dhe “mosdorëzimi i armëve” nga ana e ministrit frëng të Kulturës që ngulte këmbë në kërkesën e tij, me shumë gjasa ka ardhur për faktin e njohur se afro një vit më parë (korrik 1989), Tirana zyrtare i dha lejen Kadaresë për të marrë pjesë në festimet e 200-vjetorit të Revolucionit Francez, ku shkrimtari i njohur shqiptar ishte i ftuari special i presidentit Francois Mitterenad, në mes 35 kryetarë shtetesh nga e gjithë bota. Madje, jo vetëm kaq, por falë Kadaresë, nga e gjithë Lindja komuniste, aty përfaqësoheshin vetëm Shqipëria dhe Polonia.
Nisur edhe nga ky fakt, duke se ministri Zhak Lang e ka konsideruar një formalitet, kërkesën e tij për dekorimin e shkrimtarit shqiptar, i cili në Francë ishte bërë si “i shtëpisë” me botimet e tij. Por duket se Zhak Lang ka gabuar në “llogaritë” e tij, pasi politika dhe aq më shumë ajo e një vendi komunist si Shqipëria, nuk funksiononte si në matematikë “me rregullin e treshit”.
Kjo gjë duket qartë nga këto dokumente arkivore që publikohen për herë të parë në faqet e këtij libri, pasi kërkesën zyrtare të qeverisë franceze, udhëheqja e lartë shqiptare me në krye Ramiz Alinë, as nuk e ka marrë fare në konsideratë. Madje, e ka lënë fare në heshtje, aq sa ministri i Punëve të Jashtme, Reiz Malile, në shkresën e vartësve të tij ku e informojnë për kërkesën e qeverisë franceze, ai ka vënë shënimin “kur është bërë ky propozim zyrtarisht”?! Dhe më pas ka shtuar që t’i bëhet një letër Foto Çamit, gjë e cila i është bërë po prej tij, por nga Komiteti Qendror nuk ka ardhur asnjë përgjigje.
Nuk dihet me saktësi përse nuk ka ardhur ndonjë përgjigje nga Foto Çami, kur asokohe nga shumëkush mendohej dhe ishte krijuar një imazh se: “shoku Foto” ishte një nga udhëheqësit që e përkrahte dhe ndihmonte Kadarenë në pengesat që i nxirrnin herë pas here atij. Mundet që kjo gjë nuk është realizuar edhe prej faktorit kohë, pasi sipas dokumenteve zyrtare (shiko faksimilen përkatëse), çështja është zvarritur deri në muajin korrik, kohë në të cilën “udhëheqja e lartë” shkonte me pushime dhe kjo gjë mund të jetë lënë për t’u diskutuar pas pushimeve në shtator.
Por, kjo gjë nuk ndodhi kurrë, pasi siç dihet tashmë, Kadare u largua nga Shqipëria në muajin gusht dhe më 24 tetor 1990, ai kërkoi azilin politik në Francë. Gjithsesi, këto mbetën për t’u parë dhe rreth tyre mund të hidhet dritë nga personazhe dhe aktorë kryesorë të atyre ngjarjeve, për t’i ndriçuar ato dhe për të nxjerrë në pah të vërtetën. Ashtu si dhe pjesën më të madhe të dokumenteve në këtë libër, edhe këto publikohen të plota dhe pa asnjë shkurtim. / Memorie.al / KultPlus.com
Fshati San Giovanni në Galdo filloi skemën ‘Give Yourself Molise’ për të filluar turizmin e qëndrueshëm në këtë rajon. Me bregdetin e Adriatikut në njërën anë dhe malet Apenine në anën tjetër, San Giovanni në Galdo është një fshat tipik italian, transmeton KultPlus.
Është një nga dhjetëra fshatrat mjaft mesjetarë në kodrat Campobasso në rajonin Molise të Italisë Jugore. Rrugët e saj të lashta me kalldrëm janë pothuajse të paprekura nga industrializimi dhe ka shtëpi për vetëm 553 banorë.
Thjesht është vendi ideal për t’u arratisur kur jeta moderne bëhet pak si shumë, dhe jo më pak e rëndësishme ky vend tani u ofron turistëve mundësinë për të shijuar një pushim një-javor në fshat plotësisht falas. E themeluar nga banorët lokal në 2013 me qëllim të ringjalljes së fshatit, organizata kulturore Amici del Morrutto filloi të ofrojë udhëtime falas për turistët korrikun e kaluar si një mënyrë për të filluar turizmin në Molise pas një viti tejet të vështirë për rajonin.
Me emrin Regalati il Molise, ose ‘Jepi vetes Molise’, skema lejoi turistët të qëndronin në tre shtëpi të vjetra në fshat që kishin mbetur bosh për vite falë shpopullimit, me fermerë dhe me prodhues vendas që vijnë për të ofruar prodhime për vaktet e mysafirëve dhe fshatarët e tjerë që i presin për darkë. Me 40 pushime falas në ofertë midis korrikut dhe tetorit të vitit të kaluar, Amici del Morrutto thuhet se ishte përmbytur me kërkesa, me mijëra turistë që vinin çdo ditë nga Italia por edhe shumë më larg.
Kjo skemë ka qenë një sukses i tillë sa që fshati tani ka vendosur ta mbajë këtë ofertë për një kohë të pacaktuar. Amici del Morrutto gjithashtu shpreson që iniciativa e saj do të çojë në krijimin e një rrjeti mikpritjeje në të gjithë Molise, duke përdorur shtëpi akoma më të pabanuara në fshatrat përreth për të promovuar turizëm të ngadaltë por të qëndrueshëm në zonë. Pra, të pëlqen një javë falas duke pirë verë në fshatin italian? Sigurisht që po. Aplikimet mund të bëhen përmes një formulari në faqen e internetit të Amici del Morrutto./KultPlus.com
Yjet e filmit u kthyen në tapetin e kuq të martën, pasi Festivali i Filmit në Kanë u rikthye pas një viti pushim. Kjo ngjarje është festivali i parë i madh i filmit që zhvillohet që nga fillimi i pandemisë, transmeton KultPlus.
Filmi hapës i këtij viti ishte ai i zhanrit muzikor “Annette” i bandës Sparks, me protagonistë Adam Driver dhe Marion Cotillard.
Nuk u mbajt asnjë distancë sociale nga pjesëmarrësit në tapetin e kuq, dhe rregulli “pa puthje” u hodh poshtë menjëherë natën e hapjes nga presidenti i festivalit, Pierre Lescure.
Aktori amerikan Driver i tha agjencisë së lajmeve Agence France Presse: “Covid është ende atje, por është një ndjenjë e madhe lehtësimi dhe kënaqësie (të jesh në Kanë)”.
Në fund të shfaqjes së parë, ata që ishin brenda Palais des Festivals u dhanë aktorëve dhe krijuesve të “Annette” një duartrokitje 5 minutëshe. Jodie Foster të cilës iu nda çmimi prestigjioz “Palme d’or”, ishte e pranishme për të marrë ketë çmim të karrierës së saj, e që iu nda nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar.
Foster, e shoqëruar nga Almodovar, drejtori i Parasite dhe fitues i Palmës së Artë 2019, Bong Joon-ho dhe Spike Lee, kryetari i jurisë së këtij viti, e shpallën këtë ngjarje të hapur. Lee, i cili është njeriu i parë me ngjyrë që kryeson panelin që do të zgjedhë fituesit e çmimeve të këtij viti, tha në një konferencë për shtyp se “kjo botë drejtohet nga gangsterë”. Në Festivalin e Kanës po marrin pjesë shumë yje botërore, e Kosova po merr pjesë me filmin e Luana Bajramit “Luaneshat e Kodrës. /KultPlus.com
“Unë isha 22 vjeçe kurse vajza ime 2 vjeçe, trëndafili im i vogël. Ata na vendosën në autobusë, vetëm ne gra dhe vajza dhe thanë që asgjë nuk do të ndodhte me ne. Udhëtimi zgjati shumë, autobusi ishte plot, vajza ime e vogël po qante, duhet të ketë qenë e uritur, e etur. Pastaj mu afrua një ushtar, një nga ata çetnikët, ndonëse u soll mirë me mua, më pyeti se çfarë kishte vajza ime, pse po qante.
Nuk kam asgjë për t’i dhënë, iu përgjigja. Ai e mori fëmijën nga dora ime dhe tha që do ta ushqente me diçka dhe do të ma kthente prapa. U gëzova shumë, por përsëri kisha dyshime. Më pak se dhjetë minuta më vonë, ai hipi përsëri në autobus me vajzën time të vogël. Dëgjoj, ajo nuk qan më. Duhet ta ketë ushqyer mirë, me të vërtetë akoma ka njerëz të mirë, mendova. Ai e vendosi atë përsëri në krahët e mi dhe vetëm më tha: “Tani vajza juaj nuk do të qajë më”.
Ai nuk e ushqeu trëndafilin tim. Ai e theri atë. Dhe ashtu të masakruar, plot gjak, e ktheu tek unë”.
Le të jenë lotët e nënës një lutje, që Srebrenica të mos i ndodhë më kurrë askujt!