Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan, të kryesuar nga z. Bruno Ceka. Presidentja Osmani theksoi rolin e kyç që mërgata shqiptare ka pasur dhe ka në fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, shkruan KultPlus.
Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve të 1990-ta në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Presidentja Osmani potencoi rolin e rëndësishëm që ka luajtur lobi shqiptar në Washington ndër vite në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me senatorët, kongresistët dhe zyrtarët e administratës amerikane duke bërë që zëri i Kosovës të dëgjohet në të gjitha forumet vendim-marrëse.
Përfaqësuesit e Kongresit Pan-Shqiptar Amerikan shprehën gatishmërinë për të vazhduar punën e mëhershme të mërgatës shqiptare në SHBA, si dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës.
Presidentja Osmani inkurajoi përfaqësuesit e Kongresit që të veprojnë me një zë dhe të jenë shembull i unifikimit të mërgatës shqiptare për promovimin e interesave kombëtare të Kosovës në bashkërendim me veprimet e institucioneve të Republikës së Kosovës./ KultPlus.com
Dy aktoret e njohura kosovare Maylinda Kasumovic dhe Rozafa Çelaj, të cilat kanë shënuar suksese në teatër dhe në film, duke tejkaluar edhe suksesin vendor, së fundi kanë marë pjesë në një punëtori shumë të rëndësishme për karrierën e tyre, e që është mbajtë në kuadër të “Ponta Lopud Festival”, në Dubrovnik të Kroacisë, shkruan KultPlus.
Për pesë ditë, prej 1 deri më 5 korrik, aktoret kosovare kanë ndarë një përvojë ta mahnitshme me regjisorin e njohur polak Pawl Pawlikowski, regjisor që në karrierën e tij është shpërblyer edhe me çmimin prestigjioz Oscar, por edhe çmime të tjera prestigjioze.
“Ka qenë një Masterclass në të cilin kemi ndarë përvojat tona interaktive” ka thënë Kasumovic për KultPlus, e cila njofton më tej, se kjo punëtori është mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë, dhe në mesin e 15 aktorëve që kanë ndarë këtë përvojë, vetëm Kasumovic e Çelaj kanë qenë nga Kosova.
“Vetëm ne dyja ishim nga Kosova, kurse pjesëmarrësit e tjerë ishin nga: Serbia, Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja”, ka thënë Kasumovic, e cila ka dhënë detaje më tej, se pos regjisorit të njohur polak, në këtë edicion të këtij festivalin ishin të pranishëm edhe skenaristi dhe regjisori boshnjak Danis Tanovic dhe producenti, skenaristi dhe regjisori meksikan Michel Franco.
“Ne jemi përzgjedhë të jemi pjesë e këtij masterclassi, por që pjesëmarrjen tonë e ka mundësuar Komuna e Prishtinës. /KultPlus.com
Zëvendëskryeministër i Malit të Zi dhe tashmë president i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç, në një intervistë të dhënë për analistin Mentor Nazarko, të publikuar në emisionin “Log.” në ABC, ka folur për prejardhjen e tij. Ai ka bërë me dije se familja e tij është nga Ulqini, por rrënjët shtrihen në Krujë, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, Abazoviçi ka bërë me dije se brenda vitit në hyrje të qytetit të Ulqinit do të ngrihet shtatorja e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Sipas tij, kjo gjë duhej të bëhej më parë. Ai duke kërkuar falje për vonesën e ngritjes së shtatores së Skënderbeut, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të qartë se shqiptarët në Malin e Zi janë të lidhur me historinë, dhe ka ardhur koha që në Ulqin të ketë një monument të Skënderbeut?
“Ka shumë kohë që ne jemi në vonesë me vendimin për të bërë një bust për Skënderbeun. Por me qeverinë e re kjo gjë do të përfundojë dhe busti do të vendoset në hyrje të Ulqinit. Që të gjithë ata që vijnë të jenë të qartë që lidhja jonë me Skënderbeun dhe me historinë kombëtare është e rëndësishme. Në fund të vitit jam i sigurt që projekti do të përfundojë. Kërkoj falje për vonesën, por ka qenë zvarritje. Kërkoj falje që nuk ka ndodhur me herët”, ka thënë zv. kryeministri i Malit të Zi./ KultPlus.com
Politikani shqiptar në Malin e Zi ka thënë se familja e tij është nga Ulqini, por thuhet se rrënjët i ka nga një fshat i Krujës që ka pikërisht edhe mbiemrin e tij, fshati Abazaj. Ai madje ka theksuar se mban lidhje me familjen shqiptare nga Kruja.
Çfarë ju lidh me Krujën?
“Me Krujën kemi lidhje se aty gjendet fshati Abazaj. Kur kemi pasur një gëzim familjar, vetë na kanë kontaktuar kushërinj nga ai fshat dhe kanë marrë pjesë dhe ne jemi prej andej. Kemi mbetur me kontakte dhe vizitohemi shpesh”, ka shtuar më tej./ KultPlus.com
Të premten, më 9 korrik me fillim në ora 20:00, Behide Hasanaj me vendbanim në Zvicër do të jetë e pranishme në KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.
Behide Hasanaj e cila njihet për humanizmin e saj përgjatë shumë viteve, e cila konsiderohet edhe si një urë lidhëse mes diasporës dhe Kosovës, po në këtë mbrëmje do të prezantojë edhe katër libra të saj, të cilat i ka botuar nëpër vite, si: “Një jetë veprimtari humane”, Libri i paqes”, “Sytë e përlotur”, ku libri i fundit vjen edhe në gjuhën angleze dhe gjermane.
Hasanaj në këtë promovim do të shoqërohet edhe me një delegacion zviceran, dhe përpos librave të saj, në këtë mbrëmje do të ketë fokus edhe rrugëtimi i saj humanitar për të ndihmuar vendin e saj Kosovën, duke përfshirë edhe shitjen e shtëpisë së saj, vetëm për të ndihmuar familjet në nevojë. Po ashtu në këtë mbrëmje do të bëhet edhe promovimi i revistës së parë “11 Maji”/ KultPlus.com
Black Widow, filmi i fundit me superheronjë nga Marvel dhe i pari që përqendrohet në personazhin e Scarlett Johansson, ka marrë vlerësime tejet pozitive nga kritikët përpara shfaqjes së tij këtë javë.
Black Widow, i cili arrin më 8 korrik në Cineplexx në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, ka marrë vlerësime tejet pozitive para shfaqjes së tij për publikun e gjerë.
Gazeta e njohur, Hollywood Reporter tha se filmi ishte “një automjet yjor” për aktoren, ndërsa gazeta tjetër e madhe, Empire, u shpreh se Scarlet në këtë rol ishte “shumë argëtuese”.
Në vlerësimet rreth filmit, është përmendur edhe mënyra se si i trajton çështjet si “sterilizimi i detyruar” dhe “shfrytëzimi seksual i grave”.
Gazetarja Clarisse Loughrey nga gazeta Independent tha se filmi është “një histori e pashmangshme në lidhje me abuzimin dhe shfrytëzimin e grave të reja”.
Filmi Black Widow, është një ‘standalone’ film për personazhin e famshëm të Marvel, Black Widow, pas një kohe të gjatë të kërkesave për një film të tillë. Filmi flet për peripecitë e Natashas ndërmjet filmave Avengers: Infinity War dhe Avengers Endgame. Filmi përfshin një program sekret rus që rrëmben, lan trurin dhe sterilizon gratë e reja dhe i kthen ato në operative të fshehta vdekjeprurëse.
Filmi vjen nën regjinë e Cate Shortland ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Scarlet Johansson, David Harbour dhe Florence Pugh.
Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx gjatë eventit Premiere Night prej orës 19:00 do të dhurojë shpërblime të ndryshme në të dy kinematë, ku në kinemanë në Prishtinë, Wish by Tech do t’i dhurojë 3 kupona në vlerë nga 50 EUR, dhe Go Kart do t’i dhurojë 10 kupona, ndërsa në kinemanë në Prizren, brendet e njohura si Aztech dhe Finera Home, do të dhurojnë nga 3 kupona në vlerë nga 50 EUR.
Eventi në Cineplexx do të fillojë prej orës 19:00, dhe nga kjo orë do të shfaqet në 7 orare të ndryshme.
Biletat për filmin mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, apo përmes aplikacionit CINEPLEXX KS. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka emëruar shkollën e oficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës si Qendra e Studimeve Universitare “Welsey Clark”.
Këtë ministri e bëri të ditur në një konferencë për media pas takimit që zhvilloi me gjeneralin amerikan.
“Për nder të gjeneralit historik do të emërojë shkollën tonë të oficerëve me emrin Qendra e Studimeve Universitare “Welsey Clark”, ka thënë Mehaj./ KultPlus.com
Nga muralet qiellore deri te qeramikat e prera në çarje trotuari, të gjitha këto vepra arti do t’ju bëjnë të dëshironi të shëtitni rrugët e qytetit menjëherë.
Nëse doni të njihni një qytet, dilni në rrugë. Nga aroma e ushqimit të rrugës që kalon nëpër ajër e te bizneset lokale në të cilat shpërndahet gjithçka që nga erëzat deri tek suveniret, rrugët mund të thonë shumë për një qytet – dhe kështu nuk është çudi që ato janë gjithashtu subjekt i shumë veprave të shkëlqyera arti.
Nga New Delhi në Çikago, ne u kërkuam dhjetë artistëve të njohur të rrugës të zgjidhnin një vepër arti të tyre që përfaqëson më së miri shpirtin e qytetit të tyre të lindjes.
Rezultatet përfshinin një përzierje mediash dhe gjendjesh shpirtërore. Në Melburn, një mural i lartë qielli feston njerëzit që jetojnë në komplekset më të varfra të strehimit të qytetit. Në Mexico City, afishe të një artisti janë bërë sinonim me atë metropol të shtrirë. Dhe në Montreal dhe Sidnei, ne shohim memoriale prekëse për heronj si vendas dhe ndërkombëtarë./ KultPlus.com
Ish-komandanti i trupave të NATO-s, Welsey Clark, nga sot do të jetë këshilltar special i Armend Mehajt, ministrit të Mbrojtjes së Kosovës.
Clark e ka pranuar ftesën e Mehajt për të qenë këshilltar i tij. Ai sot ka ardhur në Kosovë ku është takuar me ministrin Armend Mehajn dhe Rrahman Ramën, komandatin e FSK-së.
Gjenerali amerikan e ka udhëhequr fushtatën 78-ditëshe të NATO-s kur kanë bombarduar caqet e ushtrisë serbe./ KultPlus.com
Nga Gossip Girl tek Baptiste dhe tek rikthimi i Ted Lasso, Eddie Mullan ka përzgjedhur tetë seriale që ia vlen t’i shihni gjatë korrikut.
Baptiste Tchéky Karyo kthehet si hetues i policisë në pension, Julien Baptiste, së bashku me Fiona ShaW të Killing Eve në mesin e aktorëve, në një seri të re të kësaj drame.
Gossip girl Kristen Bell vjen sërish me rolin e saj si rrëfyese anonime me zërin e saj të qetë “Hey Upper Eastsiders”, në një seri që vjen si vazhdimësi e serialit që u zhvillua për gjashtë sezone në The CW midis 2007 dhe 2012.
The North water Colin Farrell, Stephen Graham dhe Jack O’Connell janë disa nga emrat e mëdhenj që luajnë në këtë histori brutale të mbijetesës mes akullit të detit lundrues të Arktikut në fund të viteve 1850. This Way Up Nëse pëlqeni seri si Fleabag, atëherë ju duhet të provoni këtë komedi të shkruar dhe interpretuar nga interpretuesja irlandeze Aisling Bea, e cila trajton çështjet e shëndetit mendor me zgjuarsi të mprehtë. Smother i vendosur në një qytet të vogël irlandez përgjatë bregdetit të thyer të County Clare, ky triller eksploron se çfarë ndodh kur sekretet që familjet mbajnë nga njëri-tjetri zbulohen.
Ted Lasso Komedia sportive nga Apple TV + është kthyer me Jason Sudeikis që përsërit rolin e tij të titulluar si Lasso, një trajner simpatik i futbollit amerikan për një kohë të vogël, i cili në serinë e parë u punësua për të drejtuar ekipin e premierligës “The Lasso way”, pavarësisht se ka pak përvojë futbolli. Por ajo që Tedit i mungon në njohuri, ai e plotëson me optimizëm të prishur, besim tek njerëzit – dhe ryshfete të biskotave të pjekura në shtëpi Sky Rojo Ky triller i dhunshëm spanjoll i krimit Tarantino-esque nga krijuesit e Money Heist, kthehet për një seri të dytë të butë.
Uellington Paranormal Duke pritur një sezon të tretë të vampire mockumentary What We Do in the Shadows?Pastaj kjo seri e shkruar nga Jemaine Clement (Flight of the Conchords) dhe Taika Waititi (Jojo Rabbit ) e xhiruar në vendin e tyre të lindjes, Zelandë e RE, tani rikthehen me një projekt edhe më të madh, filmin What We Do in the Shadows?./KultPlus.com
Gjithmonë e më shumë shtohen njerëzit pa rrënjë, ata që nuk kanë më një shtëpi të tyre. I marrin me qira të gjitha… dhe ëndrrat, i rrëmojnë e i shkulin në libra psikologjie.
Pa rrënjë tani ngjajnë me pemët e shkulura, tek varret e prindërve shkojnë rrallë e më rrallë, xhezven e nënës së vdekur e kanë hedhur kafen e pinë rrugëve në këmbë si kuaj.
Nuk kanë miq shtëpie, i çojnë në hotele aty u shtrohet fjetja, buka dhe vera, me qira, me kredi të gjitha, të gjitha dhe emrat e dytë, kombësitë e tjera.
Babai i vdekur drejt e nga spitali me qira tek “Funerali” fle natën e fundit, dhe vajzat e tij mbajnë syze të errëta të mos iu shkrijë nga lotët lapsi i plumbit…
Me qira sot fytyrat, një tjetër dhe një tjetër ndërrojnë lëkurën si gjarpri në klinika të shtrenjta, ndër romane i huajnë fëmijëritë që nuk patën kujtimet e florinjta, mallet e argjendta.
Mëmësinë mund ta blesh me para në një bankë mbjell në bark një bebe pa baba e pa gjyshe, gjithmonë e më shumë takoj njerëz pa rrënjë, (dhe oh sa më dhemb kjo bota “Ndryshe”.)/ KultPlus.com
Komuniteti shqiptar në Adelaide në Australi mbledh fonde për blerjen e aparaturës për digjitalizimin e të gjitha video-kasetave nga lufta e Kosovës.
Esat Shala është shqiptari që ka ndërmarrë këtë nismë dhe ka mbledhur vetë, vullnetarisht të gjitha video-kasetat.
“Këto video-incizime të realizuara në kohë shumë të vështira, në kohë masakrash e vrasjesh mizore nga forcat serbe në luftën e fundit në Kosovë, janë dëshmia më e fuqishme dhe më e pastër e gjithë atyre tmerreve të ushtruara mbi civilët e pambrojtur shqiptarë. Ne, si shqiptarë nga Australia, ndihemi shumë të lumtur për këtë rezultat admirues dhe shumë shpresëdhënës”, shkruan Komuniteti Shqiptar në Australinë e Jugut.
Ky komunitet angazhohet për të vijuar me të tjera aktivitete për shqiptarët e Adelaides teksa shpreh falenderime ndaj Esat Shalës për vullnetin e tij të pakrahasueshëm. Kontributi financiar i është dorëzuar Esatit nga Sedat Sahitaj./diaspora shqiptare/KultPlus.com
Nga kujtimet e shqiptarëve të larguar prej më shumë se një shekulli thuhet se Naum Konzha nga Gjirokastra ka qenë i pari, ose ndër të parët shqiptarë që ka mbërritur në Australi në vitin 1870.
Më pas mbërritën edhe emigrantë të tjera, sepse siç zakonisht ndodhte emigrantët ndihmonin njëri-tjetrin dhe tërhiqnin edhe familjet e tyre. Komuniteti u shtua dhe u shumua. Sot shqiptarët janë të integruar në jetën e vendit dhe gëzojnë të njëjtin status juridik si të gjitha pakicat e tjera etnike që jetojnë dhe punojnë atje.
Në Viktoria janë hapur katër shkolla të gjuhës shqipe në disa zona. Shteti australian financon mësimin e gjuhës plotësuese me kurse të zhvilluara një herë në javë, por kjo mundësi nuk është shfrytëzuar sa duhet nga shtetasit shqiptarë. Kjo ka ndodhur, sepse nuk është arritur numri i mjaftueshëm i nxënësve, pavarësisht se mundësitë dhe kushtet për zhvillimin e mësimit janë krijuar.
Para pak vitesh tri shkolla të gjuhës shqipe janë mbyllur. Prindërit shqiptarë nuk tregojnë një interes të lartë për tí mësuar fëmijëve gjuhën amtare. Për shembull në Greqi jetojnë shumë shqiptarë dhe gjuha shqipe sipas shifrave duhet të ishte gjuhë e dytë, por pavarësisht se ekzistojnë shumë shkolla mungon interesi. Gjithashtu edhe në Turqi, ku pjesa më e madhe e shqiptarëve të emigruar shekuj më parë pothuajse janë asimiluar.
Vala tjetër e emigrimit në Australi ishte në vitin 1960 kryesisht shqiptarë nga Maqedonia, Kosova dhe Mali I zi. Vala tjetër e emigrimit ishte sërish nga Kosova në vitin 1990. Më pas edhe shqiptarë të tjerë emigruan në vitin 1990.
Sipas regjistrimit të popullsisë të bërë nga shteti Australian rezultojnë se në këtë vend jetojnë 13.141 shqiptarë. 2396 prej tyre janë shqiptarë të lindur në Shqipëri. Sipas rezultateve zyrtare janë afërsisht 8000 shqiptarë që flasin shqip, por këto të dhëna nuk janë shumë të sakta.
Sipas të dhënave të mbledhura nga komunitetet shqiptare llogaritet se në Australi janë rreth 20 mijë shqiptarë.
Babai i profesorit të njohur në Australi në shkencat e mjekësisë, Avni Sali emigroi nga Voskopoja e Korçës. Profesor Avni Sali ka lindur në Sheparton, por ndihet shqiptar. Karriera e tij është shumë e larmishme dhe ai është një ndër shqiptarët më të suksesshëm në Australi.
Avni Sali u emërua si profesor dhe u bë Dekan Themelues i Shkollës së Lartë të Mjekësisë Integruese në Universitetin e Teknologjisë Swinburne (Melburn) nga viti 1996 deri në mbylljen e tij në 2005.
Në 2005, Sali themeloi Institutin Kombëtar të Mjekësisë Integruese (NIIM), një “organizatë jo fitimprurëse që kryen kërkime dhe mësimdhënie në Mjekësinë Integruese”.
Gjithashtu më parë nga viti 1983, Sali ka qenë në bordin e drejtorëve të “Gawler Cancer Foundation”, themeluar nga Ian Gawler. Ai shërbeu si president midis 1999 dhe 2002. Ai është gjithashtu president i Këshillit Ndërkombëtar të Mjekësisë Integruese.
Në 1992, Sali bashkë-themeloi Shoqatën Australasian Integrative Medicine (AIMA), ku shërbeu dy vjet si president dhe kaloi vitet e mbetura si anëtar bordi.
Në vitin 2009, Sali u emërua profesor nderi në Universitetin e Queensland. Që nga viti 2013 ai është profesor në Institutin Cairnmillar në Melburn./ Marre nga “Thesari”./ KultPlus.com
Dy këngëtarët shqiptarë, Gjon’s Tears dhe Arilena Ara, së shpejti do të vijnë me një bashkëpunim muzikor, shkruan KultPlus.
Lajmi u bë i ditur nga këngëtarja shqiptare, Ara, përmes një postimi në llogarinë e saj në Insta Story. Ndërkaq, akoma nuk është bërë e ditur se kur saktësisht do të publikohet projekti i paralajmëruar
Gjon’s Tears, ndër të tjera, është akoma duke e shijuar suksesin e tij pas Eurovisionit. / KultPlus.com
Të rinj aktivistë të trevave shqiptare në Mal të Zi janë bërë bashkë për një kauzë: t’i shpëtojnë asimilimit të shqiptarëve në trevat malazeze, duke hequr nga mbiemrat e tyre dy prapashtesat me prejardhje sllave – viq dhe – iq.
“Për vetëm 30 minuta angazhim fëmijët, nipat, stërnipat… dhe i gjithë fisi juaj nuk do të ketë më – viq sot e 1000 vjet!” shkruhet në faqen zyrtare të nismëtarëve.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, tregon për Albanian Post se ideja e kësaj nisme ka nisur para shumë kohësh, pasi “i shqetëson jashtë mase ky fenomen deformues i identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi, duke i përafruar ato me prapashtesat e mbiemrave të shumicës sllavofone këtu dhe ish-Jugosllavi”.
Ndërgjegjësim dhe informim janë dy pikat kyçe të web-faqes së krijuar për “pastrimin” nga mbiemrat shqiptarë të prapashtesave me origjinë sllave.
“Mbi të gjitha”, thotë Nika “tani ligji e mundëson fare thjesht një gjë të tillë”.
Më tej, ai i cilëson nismëtarët e “-iq dhe -viq” si “patriotë shqiptarë që kanë trashëguar vetëdijen e lartë dhe guximin, nga të parët e tyre, që në kohët e Jugosllavisë”, përcjell Albinfo.ch.
Pse pikërisht tani?
Në kohët e mëparshme, shpjegon më tej ai, nuk ishte aspak e lehtë ndryshimi i mbiemrit, pasi duheshin muaj të tërë procedurash burokratike dhe pyetje të shumta nga organet përgjegjëse për arsyet e heqjes së këtyre dy prapashtesave.
“Por që nga viti 2009, me ndryshimin e ligjit për procedurat e ndryshimit dhe plotësimit të identitetit, tani pothuajse thjesht fare, mund të korrigjohet mbiemri”.
Si mund të “pastrohen” nga mbiemri këto dy prapashtesa?
“Mjafton të aplikosh për një akt të tillë dhe të paguash tarifat e caktuara me ligje për ndryshim”, thotë kreu i Këshillit.
Ky lajm i ka gëzuar shumë shqiptarët patriotë të Malit të Zi, ndonëse për të dhënat e numrit të personave që kanë ndryshuar mbiemrin “duhet të presim fundit e vitit kalendarik”.
Megjithatë, nismëtarët janë të bindur se çdo ditë e më shumë njerëzit po i rikthehen mbiemrit të të parëve të tyre dhe jo prapashtesë e imponuar në një kohë të caktuar, nga një sistem autoritar, pa dëshirën e askujt.
Për Faik Nikën, kjo nismë “është një thirrje e ndërgjegjes kombëtare të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, vetëdijesimit të tyre”.
Sistemi i asaj kohe, shpjegon më tej kryetari i Këshillit, synonte “uniformizimin e popullsisë brenda Jugosllavisë dhe zhdukjen e identitetit kombëtar, sidomos të popujve jo-sllav”.
“Pastrimi” – siç e quan Nika heqjen e prapashtesave sllave nga mbiemrat – është një thirrje edhe për ata shqiptarë që nuk ndodhen në territorin malazez, por kanë emigruar në vende të tjera dhe duan ta ruajnë identitetin e të parëve të tyre.
“Edhe për ata është një thirrje që, në momentin kur të kthehen për pushime, të nisin procedurat për heqjen e prapashtesave – viç dhe – iç nga mbiemrat”.
Pyetjes nëse deri më tani kanë hasur “shkopinj nën rrota” nga institucionet vendëse, Nika i përgjigjet se “një gjë e tillë (ndryshimi i mbiemrit) parashihet me ligjet në fuqi dhe çdokush që ka dëshirë të korrigjojë të dhënat e identitetit të vet, mund ta bëjë pa asnjë pengesë”.
“Nisma nuk është kundër askujt, por i bën thirrje ndërgjegjes së shqiptarëve për heqjen e prapashtesave që nuk janë shqiptare dhe kthimit në identitet”, përmbyll ai.
Edhe një ndër anëtarët e grupit të “Tifozëve Kuq e Zi” (TKZ), Petrit Osmani, shprehet mbështetës ndaj “çdo nisme që synon mbrojtjen e qenies sonë dhe të bashkëkombësve tanë”.
Ultrasi kuqezi thotë se “ndryshimi i mbiemrit nuk është një fenomen që ka ndodhur vetëm në Malin e Zi, por në shumë troje të tjera shqiptare, ku prezenca e shteteve të tjera ka qenë e madhe”.
“Njëjtë”, shprehet anëtari i tifo-grupit mbështetës së Kombëtares shqiptare, “ka vepruar edhe pushteti serb në luginën e Preshevës, sllavo-maqedonasit në Maqedoninë e Veriut, po ashtu edhe grekët. Në shumicën e rasteve, mbiemrat u janë ndërruar me dhunë, në raste të tjera kur kanë pasur mundësi ta mbajnë mbiemrin pa këtë prapashtesë, janë stigmatizuar dhe diskriminuar në shkollim me vende pune të ngjashme”.
TKZ, e cila numëron në faqen e saj zyrtare në Facebook mbi 325 mijë ndjekës, me anë të përfaqësuesit të saj, Petrit Osmani, deklaron që “Shqipëria e TKZ-së nuk është vetëm ajo administrative, është shumë më e madhe”, duke nënkuptuar se mbron dhe mbështet interesat e shqiptarëve kudo që janë. /albinfo/ KultPlus.com
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, javën e kaluar ka publikuar këngën e saj më të re, përcjell KultPlus.
Kënga mban titullin ”You for me” dhe vjen në bashkëpunim me DJ-n e famshëm britanik, Sigala. Ndërkaq, kënga është e publikuar në Youtube vetëm si audio, kurse klipi pritet të lansohet në ditët e ardhshme.
Për momentin, kjo këngë renditet e treta në top listën zyrtare të këngëve të reja më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, nga platforma Spotify.
Ka qenë vet këngëtarja shqiptare ajo e cila ka publikuar në InstaStory një imazh të këtij suksese, duke treguar kështu mirënjohjen për të gjithë ata që po dëgjojnë këngën e saj të re. / KultPlus.com
E lartë 21,16 metra, kështjella në qytetin e Blokhus të Danimarkës është 3,5 metra më e lartë se rekordi i fundit botëror Guinness, i arritur në Gjermani në 2019 me 17,66 metra.
Kështjella është në formë piramide dhe rreth saj është bërë një strukturë prej druri në mënyrë që artisti të presë figurat e mahnitshme në rërë.
Rreth 4860 tonë rërë daneze me afërsisht 10% të argjilës së shtuar për një përfundim më të stërholluar u përdorën për të ndërtuar kështjellën e rërës.
Kalaja u ndërtua nga 30 skulptorë më të talentuar të rërës në botë nën drejtimin e artistit holandez Wilfred Stijger, transmeton KultPlus.
Rekordi i Guinness u mat nga një topograf i autorizuar dhe nënshkruar nga dëshmitarë. Ai pritet të shfaqet në botimin e ardhshëm të librit, raporton AP. / KultPlus.com
Shitjet e albumit më të fundit të këngëtares së famshme nga Kosova, Dua Lipa, brenda një viti i kontribuuan rritjes prej 1.8 milionë eurosh të fitimeve të krahut irlandez të gjigandit të muzikës “Warner Music”.
Albumi i Lipës u publikua në marsin e vitit 2020, gjatë fazës fillestare të pandemisë COVID-19, dhe që atëherë u ka kontribuuar të ardhurave të “Warner Music Ireland Ltd”, duke e rritur vlerën për 14.75 për qind, nga 12.37 milionë në 14.2 milionë euro.
Lista e artistëve ndërkombëtarë të këtij brendi muzikor përfshin gjithashtu bendin Coldplay dhe kantautorin Ed Sheeran, ndërkaq sipas raportit vjetor të kompanisë rritja e të ardhurave ishte realizuar “kryesisht për shkak të shtimit të transmetimeve të muzikës”, transmeton KultPlus.
“’Warner Music Ireland’ përqafon spektrin e mundësive të paraqitura nga teknologjia digjitale për të thelluar lidhjen midis adhuruesve dhe artistëve”, thuhet në raportin e kompanisë.
Në lidhje me zhvillimet e ardhshme të kompanisë raporti cek se “krijimi dhe zhvillimi i modeleve të reja të biznesit për të përshpejtuar transformimin e saj të biznesit mbetet një domosdoshmëri kryesore strategjike”.
Kompania ka regjistruar përfitime pas taksave prej 1.54 milionë eurosh, pasi që kishte paguar taksën e korporatës prej 253 mijë eurosh.
Një ndarje e të ardhurave tregon se shitjet e drejtpërdrejta janë rritur për 17 për qind, duke arritur në 13.2 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga honorarët dhe tarifat e licencës kanë rënë për 6 për qind.
Në fund të shtatorit të kaluar kompania kishte grumbulluar fitime me vlerë prej 4.63 milionë eurosh. / KultPlus.com
World Kiss Day (Dita Botërore e Puthjes), festë e lindur në Britaninë e Madhe në vitin 1990 dhe e përhapur kudo në botë. Kjo ditë i kushtohet emocioneve dhe ndjenjave.
Jo vetëm puthje mes të dashurve, por edhe mes miqsh dhe të afërmish. Veçse duhet të jenë të vërtetë. Ekzistojnë mendime dhe teori të ndryshme rreth funksioneve të puthjes dhe lidhjes së saj me sferën motive dhe sociale të njeriut, por aktualisht ekspertët e filematologisë (shkencës që merret me studimin e puthjes), këmbëngulin se kjo lidhet me nevojën për të kërkuar partner me sistem imunitar të ndryshëm nga yni. E thënë me terma evolutiv, të favorizojmë rregullimin gjenetik dhe shtojmë probabilitetin e mbijetesës së pasardhësve.
Nëpërmjet puthjes një femër dhe një mashkull shkëmbejnë një sërë mikrobesh (rreth 300) dhe informacione të përputhshmërisë gjenetike. Puthja lejon të digjen 12 kalori, kështu që mund të përdoret dhe si mënyrë për tu dobësuar. Në të njëjtën kohë fal puthjes stimulohen shumë muskuj, duke u bërë një stërvitje e shëndetshme për organizmin. / KultPlus.com
Libri i huazuar në vitin 1940 është kthyer tani në bibliotekën e Qarkut të Ann Arbor të Michiganit.
Tappan Rowland Fisher, një mësuese arti, kishte huazuar një libër të studimeve shoqërore, por në bibliotekë e ktheu nusja e saj, Kari Magill, pas më shumë se 70 vjetësh, shkruan Foxnews, përcjell KultPlus.
“Ju lutemi pranoni këtë kthim të vonuar të librit, ndoshta mund të hiqni dorë nga gjoba, pasi Maria vdiq në 1967?”, ka shkruar në një letër Magill kur e kishte dorëzuar librin.
Aktualisht, biblioteka për librat e vonuar ka një tarifë ditore prej 25 centëh, por familja Fisher ka arritur t’i shmanget kësaj tarife. / KultPlus.com
Regjisori, njëherësh producenti Richard Donner, i cili gjatë karrierës disa dekadëshe arriti të bëjë emër me punën e tij në film, televizion e teatër, vdiq në moshën 91 vjeçare. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kompania e tij e produksionit për revistën Variety , megjithatë ajo nuk ka bërë të ditur shkakun e vdekjes së tij, transmeton KultPlus.
Donner u veçua për regjinë e shumë filmave, si Lethal Weapon, The Groonies, dhe supermenit origjinal.
Donner në vitin 1976 realizoi filmin The Omen, dhe me të arriti sukses. Në këtë film u paraqitën me role: Gregory Peck dhe Lee Remick. Pas tij, ai bëri regjinë e Superman.
Donner karrierën në film e filloi si aktor, por ai diplomoi për regji, ku u veçua për regjinë edhe të disa serive, si “Wanted: Dead or Alive,” “The Twilight Zone,” “The Man From U.N.C.L.E.” dhe “The Fugitive.”
Ky artist tani i ndjerë, bashkëpuoi edhe me kompaninë Hanna-Barbera.
Në vitet e 80-ta, Donner bëri regjinë e njërit prej filmave më personal. Ai bëri regjinë e filmit “Inside Moves,” , megjithatë përkundër asaj se u relizua mirë, filmi nuk arriti sukses në boks office.
Donner më pas vazhdoi edhe me shumë angazhime në regji, tani bashkë me gruan e tij Lauren Shuler Donner me të cilën realizuan filmat si: “Omen III: The Final Conflict”, “The Lost Boys,” “Delirious,”, “Demon Knight” , “Bordello of Blood,”, “Tales From the Crypt”, e shumë të tjerë.
Richard Donner pas vetës la gruan e tij Shuler Donner, me të cilën u martua në vitin 1986, dhe më të cilën ishin bashkë gjerë në vdekjen e tij. / KultPlus.com
Singapori është bërë vendi i parë në botë, që ndaloi numërimin e rasteve të infektuara me koronavirus, kjo si një përpjekje për t’i kthyer njerëzit në normalitet.
Mediet e huaja shkruajnë se qeveria dëshiron të trajtojë koronavirusin, ndërsa administron gripin. Vendi i Azisë Juglindore, me një popullsi prej vetëm 5.7 milionë banorë, ka regjistruar 36 vdekje dhe 62,617 raste të infektuara që nga fillimi i pandemisë Covid-19, transmeton KultPlus.
Për 18 muaj, autoritetet shëndetësore kishin vendosur kufizime të rënda.
Për qeverinë e këtij vendi, shpresa është të lejojë njerëzit “të vazhdojnë jetën e tyre” duke hequr rregulla të ashpra dhe duke kontrolluar virusin me mjete të tjera, të tilla si vaksinimi masiv dhe trajtime më të mira. / KultPlus.com
Mësuesi patriot Irakli Pylli, i njohur me emrin At Isaia, lindi në prill të vitit 1872, në një familje të varfër në fshatin Shën Pjetër të rrethit të Fierit. Në popull, atë e kanë thirrur edhe me emra të tjerë. Kështu, në Vlorë ai është njohur si “prifti me kobure”, në fshatrat e Fierit si “prifti që psalmet i këndon në shqip” etj.
Irakli Pylli mësimet e para i kreu së bashku me Mësuesin e Popullit Jani Minga e atdhetarin Llazi Spiro, nën kujdesin e mësuesit Kostandin Minga. Më pas, me vështirësi të mëdha ekonomike, mbaroi arsimin e mesëm. Gjatë tërë kohës, Irakliu nuk i shkëputi lidhjet me shokun e tij të ngushtë Jani Minga. Ata i bashkonte ideali i njëjtë për përhapjen e gjuhës shqipe. “Shkronjat dhe gjuhën shqipe do t’i përhapnin medoemos, – i shkruante Jani Minga At Isaisë. Dhe vazhdonte: “Është koha që për shqipen të punojmë kudo. Tani të qoftë e mbarë! Mbështetu te populli”.
Dhe At Isaia, kudo dhe kurdoherë thoshte në popull: “Të mësojmë gjuhën tonë. Jemi shqiptarë dhe nuk na duhet gjuha e huaj, kur gjuhën e kemi aq të ëmbël, aq të mirë. Gjuha jonë është më e ëmbla ndër më të ëmblat”. Me shumë kujdes, At Isaia futi gjuhën shqipe edhe në kishë, ai i këndonte psalmet ne gjuhën shqipe, që atëherë populli filloi ta thërriste: “Prifti që psalmet i këndon shqip”. E kishte të qartë, se armiqtë, agjentët e Patrikanës, për të penguar përhapjen e gjuhës shqipe, thurnin plane djallëzore kundër atyre që bënin përpjekje, sado të vogla, për gjuhën amtare, por ai nuk trembej nga kërcënimet.
At Isaia, në fshehtësi, në njërën nga ndërtesat e kishës në Shën Pjetër hapi të parën shkollë shqipe në fshat. Mësimin shqip në shkollën e fshatit, ai vazhdonte ta zhvillonte pa ndërprerje. Për të shmangur rrezikun e zbulimit të mësimit të shqipes, ai i kishte pajisur nxënësit me dy palë fletore: në një palë shkruanin shqip dhe në tjetrën greqisht.
Por pushtuesit osmanë ranë në gjurmë të veprimtarisë së tij. Aty rreth vitit 1908, e kapën dhe e arrestuan. E ç’nuk i bënë, që të hiqte dorë nga rruga e nisur. Të moshuarit, ata që e panë ato ditë, tregojnë se si e torturuan, si i varën një këmborë në qafë dhe e tërhoqën përmes pazarit të Fierit dhe brigjeve të lumit Gjanicë.
E rrahën pa mëshirë, por ai nuk u tërhoq nga rruga e nisur. Nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por dogjën edhe ndërtesën e shkollës. Pas shumë kohëve, atë e mbajtën nën tortura në burg. Kur u lirua, At Isaia, me pasion të madh, vazhdoi t’u mësonte fëmijëve të fshatit shkrimin e këndimin e gjuhës amtare.
At Isaia shkoi në Korçë, ku qëndroi në krye të manifestimeve për shkëputjen e Kishës Ortodokse Shqiptare nga kisha greke. Ai u ngarkua t’i njoftonte dhespotit vendimin e mbledhjes, që të largohej nga territori shqiptar brenda 24-orëve, si person i padëshirueshëm. Për veprimtarinë e tij patriotike dhe për punën e përhapjes së gjuhës shqipe, At Isaia u mallkua nga Patrikana. Në fundin e vitit 1919, ai çeli përsëri shkollën shqipe në fshat. Si ndërtesë u shfrytëzua shtëpia e një fshatari. Po kështu, ky mësues hapi edhe një shkollë tjetër në afërsi të fshatit Seman, në pyllin e Janjit. Pas Kongresit të Lushnjës, në mars të vitit 1920, At Isaia u vendos në Vlorë. Reaksioni e ndiqte këmba-këmbës. Mori pjesë gjallërisht në epopenë e lavdishme të Luftës së Vlorës dhe u dallua si një propagandist i flaktë i çështjes kombëtare. Edhe pas fitores së Luftës së Vlorës, At Isaia nuk rreshti së punuari për të mirën e vendit. Ishte përkrahësi i flaktë i Halim Xhelos dhe i Avni Rustemit. Prifti atdhetar qëndronte në çdo kohë i armatosur. Gjatë Luftës së lavdishme Antifashiste Nacionalçlirimtare, At Isaia qëndroi përkrah “bijve të popullit që jepnin jetën për Shqipërinë”. Për veprimtarinë e tij, si edhe të nipit 15-vjeçar, Filipit, me urdhër të Prefektit të Vlorës, u arrestuan dhe u internuan në kampin e përqendrimit në Zemun të Jugosllavisë. Koço Faudi, një shok i internuar së bashku me At Isainë, i cili u kthye i gjallë, tregon: “Në kampin e internimit përdoreshin tortura nga më barbaret, nëpër këto tortura kaloi edhe At Isaia, i cili në moshën 72-vjeçare, nga një barbarizëm i rëndë, ra ashtu siç do të dëshironte të binte çdo trim”. /Konica.al/ KultPlus.com
Arkeologët nga Universiteti i Turkut, në bashkëpunim me Agjencinë e Trashëgimisë Finlandeze, si dhe kërkues nga Universiteti i Helsinkit kanë zbuluar një “shkop” të drunjtë nga koha e gurit e që ka formën e një gjarpri.
Zbulimi është bërë në vendin parahistorik Järvensuo 1, një mjedis i moçëm moçalor në brigjet e liqenit Rautajarvi në jugperëndim të Finlandës. Järvensuo 1 qe zbuluar rastësisht gjatë gërmimeve për kanale në vitet ‘50, dhe prej atëherë u është nënshtruar hulumtimeve të vazhdueshme.
Për shkak të kushteve anaerobike të dheut, studimet e mëparshme kanë zbuluar artefakte prej druri të ruajtura në mënyrë të përkryer, që përfshijnë edhe një si lugë druri me një dorëz që i ngjan kokës së ariut.
“Shkopi” i fundit është gjysmë metër i gjatë, dhe është formësuar si një gjarpër rrëshqanor me kokë, që mund të jetë përdorur nga shamanët në kohën e gurit për qëllime ritualistike.
Arkeologët vënë re që zbulimi është krejt i ndryshëm prej çfarëdo artefakti të drunjtë nga Evropa neolitike e Veriut, ani pse gjarpërinjtë ndonjëherë janë paraqitur në piktografet e artit shkëmbor nga ajo që njihet si “Pit-Comb Ware Culture”, ku mbaheshin nga figura në formë njerëzore.
Antti Lahelma nga Universiteti i Helsinkit ka thënë: “Duket se ka njëfarë lidhjeje mes gjarpërinjve dhe njerëzve, që të sjellë në mendje shamanizmin verior të periudhës historike, ku gjarpërinjtë kishin rol të posaçëm si kafshë shpirt-ndihmuese për shamanin”.
Artefakte të ndryshme prej druri janë zbuluar së fundmi gjatë kërkimeve, përfshirë enë prej druri për kuzhinë, mbetje strukturore, si dhe copëza të shumta të pajimeve për peshkim.
Satu Koivisto, kërkuesja kryesore nga Universiteti i Turkut në gërmimet në Järvensuo, ka thënë: “Gjetjet e mirëruajtura nga moçalishtet ndihmojnë të kuptuarit tonë për popujt e lashtë dhe mjedisin ku ata kryenin veprime të zakonshme e të shenjta”.
Kërkuesit theksojnë se Järvensuo 1 është nën rrezik, teksa punimet për drenazhim dhe ndryshimet mjedisore të shkaktuara nga ndryshimi i klimës po i vënë vendin dhe arkeologjinë në rrezik. “Shenjat e shkatërrimit të shkaktuara nga drenazhimi ekstensiv janë tashmë të qarta në vend, dhe thesaret e tij organike nuk janë më të sigurta”, ka shtuar Koivisto. /heritagedaily.com/ KultPlus.com