”Gjuetia” e ADN-së së Leonardo da Vinçit bën një hap para falë pemës së re gjenealogjike më të plotë të familjes së tij.
Rezultat i dekadave të studimit dokumentar, që rindërton 21 breza nga babai tek djali, nga 1331 deri më sot, identifikon 14 pasardhës direkt të linjës mashkullore që aktualisht jetojnë, nga të cilët 13 të panjohur deri më tani.
Rezultati, i botuar në revistën ”Human Evolution” nga Alessandro Vezzosi (themeluesi i Muzeut Ideal Leonardo da Vinci) dhe Agnese Sabato (president i Shoqatës së Trashëgimisë Leonardo Da Vinci), do të ndihmojë në rindërtimin e profilit gjenetik të gjeniut të Rilindjes, transmeton KultPlus.
”Në vitin 2016 ne kishim identifikuar 35 pasardhës të gjallë të Leonardos, por ata ishin kryesisht indirekt, rezultat i marrëdhënieve paralele edhe në linjën femërore, si në rastin më të njohur të regjisorit Franco Zeffirelli, por ata nuk ishin njerëz që mund të jepnin informacion të dobishëm për ADN-në e Leonardos dhe në veçanti për kromozomin Y, i cili transmetohet te pasardhësit meshkuj dhe mbetet pothuajse i pandryshuar për 25 breza”, shpjegon Vezzosi, transmeton tutje KultPlus.
Pika e kthesës tani mund të vijë nga pasardhësit e rinj të drejtpërdrejtë meshkuj (që rrjedhin nga babai i tij Ser Piero da Vinçi dhe gjysmëvëllai i tij Domeniko) dhe aktualisht gjallë: “ata janë midis 1 dhe 85 vjeç, ata nuk jetojnë me të vërtetë në Vinçi, por në bashkësitë deri në Versajë dhe ata që bëjnë tregti të zakonshme, të tilla si nëpunës, topograf dhe zejtar”, shpjegon Vezzosi.
ADN-ja e tyre do të analizohet në muajt e ardhshëm për të kontribuar në studimin e task forcës ndërkombëtare ”The Leonardo Da Vinci DNA Project”, kryesuar nga autori Jesse Ausubel i Universitetit Rockefeller në Nju Jork. / KultPlus.com
Në qytetin e Elbasanit po mbahet festivali shqiptar i kitarës.
Përveç vlerave artistike që përcjell ky festival, ka për qëllim të promovojë edhe objektet e vjetra kulturore sikurse është kalaja e qytetit të Elbasanit, por edhe objektet e kultit sikurse është kisha e Shën Marisë që ndodhet brenda mureve të kalasë.
Mbrëmjen e djeshme në orën 19-30 është mbajtur edhe nata e parë e këtij evenimenti ku ka interpretuar kitaristi klasik, Luigi Attademo nga Italia.
Albania International Guitar Festival është një aktivitet muzikor që ka si qëllim të përhap një kulturë dhe edukatë të re muzikore për brezin e ri. Të ftuar për të performuar janë disa nga kitaristët më virtuoz të kitarës klasike.
Ky festival do të vazhdoj me të tjerë kitaristë në mbrëmjet në vazhdim dhe ku drejtori i këtij festivali për këtë vit Denis Bizhga ka premtuar jo vetëm argëtim, por edhe muzikë cilësore dhe profesionale nga artistët të cilët do të jenë të ftuar për të interpretuar. /atsh/ KultPlus.com
Më 6 korrik të viti 1907, lindi njëra nga artistet më të njohura të artit pamor, e cila u bë e famshme përmes autoportreteve, shkruan KultPlus.
Në vijim, KultPlus ju sjell një letër të cilën Frida ia kishte shkruar të dashurit të saj, Diegos.
Nata ime është pa hënë. Nata ime ka sy të mëdhenj që ia ngulin shikimin dritës gri që depërton nga dritaret. Nata ime qan dhe jastëku bëhet i lagësht dhe i ftohtë. Nata ime është e gjatë dhe duket e nderë drejt një fundi të pasigurt. Nata ime më hedh tek mungesa jote. Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të madh afër timit, frymëmarrjen tënde, aromën tënde.
Nata ime më përgjigjet; zbrazëti. Kam ftohtë nga nata ime dhe ndihem e vetmuar prej saj. Kërkoj të prek diçka: lëkurën. Ku je? Ku je?
Rrotullohem gjithandej, jastëku i lagur, faqja më ngjitet me jastëkun, flokët e lagur mbi tëmtha. Nuk ka mundësi të mos jesh këtu. Mendja ime endet, mendimet e mia ikin, vijnë dhe gëlojnë, trupi im nuk mund ta kuptojë.
Trupi im të do. Trupi im, kjo sipërfaqe e gjymtuar, do të harrohet për një çast në nxehtësinë tënde, trupi im kërkon me ngulm ca orë qetësie.
Nata ime është një zemër e kthyer në zhele. Nata ime e di se mua më pëlqen të të shoh, të ndjek me duar çdo hark të trupit tënd, të njoh fytyrën tënde dhe ta përkëdhel.
Nata ime më merr frymën nga mungesa jote. Nata ime dridhet nga dashuria, nga ajo dashuri që përpiqem ta përmbaj, por që dridhet në gjysmerrësirë, në çdo nerv timin.
Nata ime do të të thërrasë por nuk ka zë. Dhe megjithatë nata ime do të të thërrasë, të të gjejë dhe ta harrojë për një çast këtë kohë që veç të rraskapit.
Nata ime gërryen vetveten deri në atë pikë sa unë nuk e ndiej më mishin dhe ndjenja bëhet më e fortë, më e mprehtë, pa lëndën trupore.
Nata ime më djeg nga dashuria./Përktheu: Elona Caslli/ KultPlus.com
Biznesi i ushqimit fals është ende i fortë në Japoni, me paraqitje të famshme të ushqimit jashtë restoranteve nga Okinawa deri në Hokkaido.
Ani pse gjërat duken krejt të ngrënshme, këto paraqitje tejet realiste të ushqimit janë të bëra prej plastike, rrëshire a dylli. Një artist japonez po e çon ushqimin fals drejt një niveli tjetër duke e përfshirë atë në vepra ikonike arti.
Kështu, Osamu Watanbe së fundmi ka hapur ekspozitën në “Hirano Museum of Art” në prefekturën Shizuoka, që paraqet skulptura e piktura të njohura që janë ribërë duke e përdorur ushqimin fals. Watanabe përdor të njëjtat teknika të prodhimit ashtu sikurse prodhuesit e ushqimit fals, por ai fokusohet tek ëmbëlsirat e desertët. Stili i nënshkrimit të tij është i njohur si “arti i kremit të rrejshëm”
Një prej veprave kryesore artistike në ekspozitën e Watanabe është një paraqitje e pikturës së Vermeerit “Girl with a Pearl Earring”, që paraqet një portret të bërë prej kroasanti dhe petullave. Pjesa tjetër e veprës është përplot me hollësi të kremit fals që u përgjigjet ngjyrave të pikturës në fjalë.
Është ndonjë adhurues i Claude Monetit? Aty është edhe një version me krem fals i “Water Lilies”. Disa prej veprave më të ngjyrshme përfshijnë një version prej pasteli i veprës së Katsushika Hokusait, “The Great Wave off Kanagawa”, si dhe një Budë i bërë me sheqerka dhe makarona. Ekspozita artistike do të jetë e hapur deri më 15 gusht. /timeout.com/ KultPlus.com
Artistët e mëdhenj nuk krijojnë vetëm punë të shkëlqyera, ata gjithashtu bëjnë dhe hapësira të bukura. Pas një viti kufizim nga të qëndruarit në shtëpi dhe rutinës së punës nga shtëpia, ne po dëshirojmë të shohim hapësira dhe pamje të reja.
Por, nëse doni prova që një shtëpi mund të jetë më shumë sesa thjesht një vend për të jetuar, pyesni një artist. Nga shtëpia blu e Frida Kahlo në Mexico City te studioja shpellore e Gustave Moreau në Paris, shumë shtëpi të ish artistëve janë ruajtur për vizitorët, pasi pronarët e tyre të famshëm i lanë ato.
Kjo mund të nënkuptojë pikimin e bojës kudo ose kuriozitete të rastësishme për të ndezur frymëzim; pamje epike të zgjedhura për fuqinë e tyre estetike, ose një shtëpi që është bërë një vepër arti në vetvete. Ndonjëherë (sepse është tejet e vështirë të ndash jetën dhe punën kur je një krijues me kohë të plotë) çdo dysheme, mur dhe sipërfaqe mund të bëhet një enë për ide.
Dhe nëse jeni me të vërtetë me fat, vetë artistët do të jenë në shtëpi për t’ju mirëpritur. Këtu janë pesë nga shtëpitë më të bukura të artistëve në të gjithë botën që mund t’i vizitoni:
Në jetën e njeriut frymojnë disa momente, ekzistojnë ca çaste e rastësi nga më të ndryshmet. Ka çudira e të papritura që herë lëshohen në sekondën e fundit duke gërvishtur lëkurën brenda qenies njerëzore e lëpirë shqetësimet, vuajtjet e dhimbjet më ekzistenciale e ndonjëherë struken përgjithmonë përbrenda duke të të përndjekur në heshtje dhe duke krijuar një shtëpizë në qoshet e shpirtit të gjallë. I abonuar ndaj një historie komplekse e të ndjeshme po aq edhe inspiruese e të fuqishme, identiteti i personazhit të guximshëm siç është drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha në një intervistë ekskluzive për KultPlus ka rrëfyer për të vërtetën e tij, një e vërtetë mbi të cilën asnjëherë nuk do të vendoset pluhuri i harresës, shkruan KultPlus.
I lindur dhe rritur në Prishtinë, një qytet për të cilin ai çdo ditë jeton e punon e në të cilën ai parashikon ta dhuroj edhe frymën e fundit, kësaj radhe ka shpalosur momentet dhe çastet më të vështira e sfiduese që kanë nisur qysh në fëmijëri, për të vazhduar e lënë gjurmë ende edhe sot. Por pavarësisht pengesave, ballafaqimeve e betejave të përditshme, ndërtimi i një karriere të suksesshme dhe fuqia e tij ndaj hasjes në rrugët e mbushura me përplot gropa tinëzare, përjetimet e tij i ka shndërruar në një reflektim që i dallohej në sy qysh nga nisja e kësaj interviste.
Dashuria e madhe për qytetin e Prishtinës, rrugët me kalldrëm, aktivitetet e larmishme e të shumta kulturore, muzikën elektronike e klasike e në veçanti për jetën e ekzistencën jetësore, janë këto ndjesi që ky njeri i cili ka përballuar qëllimet e ndryshme qoftë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme të njerëzve si: dëmtimi, frikësimi, detyrimi, poshtërimi dhe lëndimi, të cilat vijnë si pasojë e bullizmit, të dyfishohen. Ndërsa, këto rrethana të krijuara gjatë periudhës specifike të jetës së tij kanë ndikuar që sot personaliteti i tij i fortë, për të cilin ai ka luftuar duke kapërcyer gardhin e përballjeve e përfunduar në triumf, kanë bërë që sot ai ta konsideroj veten si një ballon i cili është fryrë derisa ka marrë një formë dhe sot vazhdon të fryhet më lehtë. Pra, përballjet e tij të tanishme në jetë për të janë krejtësisht të lehta e normale.
Bullizmi si një dukuri shqetësuese sot është mjaft prezente jo vetëm në shkolla por edhe në shtëpi, lagje e rrugë. Të rinjtë janë gjithmonë të ekspozuar ndaj një rreziku që fshihet prapa dyerve fizike e shpirtërore, e njëri ndër këta të rinj dikur ishte edhe Berisha, i cili rrëfen për dy pikat më të rëndësishme në përvojën e tij personale.
Pika e parë fokusohet në kohën e luftës, një kohë kjo e vështirë për secilin që e ka përjetuar. Një 9 vjeçar në vitin 1999, përjetimi i tij tejet shokues me të gjitha ngjarjet si bombardimet, problemet dhe largimet e shumta kanë ndikuar përgjithësisht në shëndetin mendor të tij. Pastaj, në vitin 2001, atij i shfaqet problemi i parë në të folur, belbëzimi, manifestimi i së cilit ka evoluar jashtëzakonisht shumë përgjatë klasës së tetë e nëntë kur ai ishte në moshën 13 vjeçare. Krizat e shumta të tij në të folur, për herë të parë evokuan bullizmin nga ana e shokëve e shoqeve të klasës të cilët përmes shakave të shumta kanë krijuar ndjesinë e ndrojtjes në të folurën e tij ku guximi për tu pyetur me gojë në klasë ishte pothuajse jo ekzistues. Andaj, zgjidhja e vetme mbeteshin testet me shkrim, dukë bërë që ai të mbyllej akoma më shumë në strofullën e vet.
Vitet pasonin e problemi në të folur ishte ende pjesë e tij e përditshme e e pandashme. Vizitat tek logopedi e mjekë të ndryshëm ndihmuan që të fillonte një përmirësim gradual por gjurmët ende vazhdojnë të jenë pjesë e nënvetëdijes së tij duke i futur rrënjët në brendësinë e tij e ndikuar në karakter. Fjalimet publike, intervistat, dalja në televizione dhe fjalimet në vende të ndryshme, ende krijojnë një emocion tek ai e që shumëfishohet kur debatet fusin kokën në atmosferë dhe shkaktojnë stres e tension përbrenda duke bërë që zanoret si: a, e dhe i, të ndërlidhura me disa shkronja si: p, të jenë një vështirësi bezdisëse ndaj potencialit energjik të personalitetit të tij.
Pika e dytë fokusohet në periudhën kur pas kimioterapisë si pasojë e diagnostifikimit me sëmundjen e kancerit në moshën 15 vjeçare, për herë të parë filluan të dalin akne në fytyrën e tij duke ndikuar fuqishëm në reagimet e ndryshme të njerëzve në rrugë, shkollë e shtëpi. Shikimet e tyre, frika dhe ndrojtja e shprehur në fytyra, vinin si një thithje që kapte frymën e tij dhe e mbante pezull atë duke mos e lëshuar deri në momentin kur ai ishte përsëri vetëm. Shakatë e ndryshme rreth fytyrës, ngjasimet me karaktere të ndryshme që e kanë fytyrën e djegur, rekomandimet absurde ushqimore si mjete shërimi, fshehja e prezencës së tij nga pronarët në lokalin ku punonte, gënjeshtrat se nuk ka vend pune për të ku në po të njëjtin lokal ai vite më vonë performoi e lëshoi muzikë duke shprehur talentin e tij qoftë edhe nën hijen e një kapuçi që nuk ndahej nga koka e tij, fjalët e rënda nga personat familjar të cilat ai i cilëson si një thikë në zemër, dëshpërimi i vajzave kur shihnin atë në realitet gjatë adoleshencës ku ai kishte kuptuar rëndësinë që të shpërndash foto ashtu siç je në të vërtetë, e problemet socio-ekonomike, kanë përhapur ndjenja të ftohta e tejet rrezikuese duke bërë që ai të izolohet në vetvete, përhumbur krejtësisht në një farë depresioni që e shtyri atë që të trajtohet tek psikologu.
Për këto karakteristika të rrezikshme që janë përhapur përgjatë eksperiencave të tij të ndryshme, ekzistojnë edhe disa strategji parandaluese që ndihmojnë në këto rrethana e për Berishën, ajo se çka ndihmon më së miri është injorimi, dakordimi dhe shndërrimi i fjalëve bulliste apo ofenduese në një shkaka, si një mënyrë që personat përballë nuk do ta merrnin me mend që përdoret nga një njeri që preket emocionalisht me diçka që ai po e vuan.
Fëmijëria e tij, në një kohë kur nuk është përdorë as termi bullizëm, gjatë periudhës kohore nga viti 2004 deri në 2010, për të konsiderohet mjaft e vështirë ku ideja se shprehja e ndjenjave ndaj familjes ishte e paparamenduar për arsye se ai ndjehej si një barrë që po shkaktonte mërzi ndaj prindërve dhe gjyshes së tij duke shtyrë që eventualisht shumë vonë ai të hapte zemrën e tij po asnjëherë qind për qind ndaj gjyshes e cila ishte edhe mbështetja më e madhe për të në mesin e nënës, babait, gjyshit dhe ndonjë shoku të mundshëm.
“Më ka munguar një dashuri nga të tjerët përveç familjes dhe e vërej këtë edhe sot”, thekson ai.
Ndërsa, raporti në shtëpi ku ngushëllimet nuk mungonin nga ana e familjarëve e që në realitet atij iu dukeshin si një gënjeshtër e vogël nga ana e tyre dhe jashtë shtëpisë ku bullizimi kishte gjetur vend çdo ditë dhe ishte bërë pjesë e përditshmërisë, kanë krijuar një balancë jo të shëndetshme duke bërë që edhe ngushëllimet e fjalët e mira që vinin nga personat e dashur, ta lëndonin atë akoma më shumë.
Kurse, tani pas shumë vitesh, raportet me ata njerëz që kanë ndikuar negativisht në gjendjen emocionale të tij, ai i konsideron normale por që gjithmonë përbrenda tij ekziston një neveri ndaj atyre personave, individë këta të cilët Adriani konsideron se nuk kanë faj për shkak të problemeve sistematike në shoqëri.
Për njërën nga momentet më të vështira në rrugëtimin e ashtuquajturës ‘jetë’, e që do të mbetet në kujtesën e tij përgjithmonë e tregon vetë Berisha.
“Kujtoj një çast kur një vajzë erdhi në një lokal dhe na përshëndeti në faqe të gjithëve në tavolinë dhe në mesin e gjashtë shokëve aty, unë isha i vetmi ndaj të cilit iu zgjat vetëm dora. Ai moment ka qenë njëri nga përjetimet më të rënda në jetën time dhe sa herë e kujtoj, e kujtoj se si ka ndikuar tek unë e se si gjesti i saj më ka mbetur në kokë për dy javë rresht ku as nuk kam dal nga banesa. Ende e vërej që edhe pse 31 vjeçar, brenda meje frymojnë gjestet e tjerëve”, thotë Berisha.
Sipas tij, pajtimi me realitetin në pjesën e të folurit ka ardhur përmes ushtrimeve në frymëmarrje me gjyshen ku një përmirësim i jashtëzakonshëm u shfaq gradualisht nga porositë e përshkruara nga një mjek në Zvicër ku edhe përmirësimi në lëkurë ishte tejet i dukshëm.
“Aty fillova të çelem sepse unë isha sikur një lule e cila përbrenda ka qenë duke lulëzuar, por jashtë ka qenë tepër e vyshkur. Andaj krahas çeljes së lules, fillova me pas një kontakt me njerëz dhe fillova me kuptu që është thjesht sipërfaqësore sepse më e rëndësishmja është ajo se çfarë ke në përmbajtje, në brendësi. Mëdyshjet se unë isha i vetëm kundër botës u shndërruan në pyetjet ndaj vetes si: a je njeri i mirë dhe a ke dëshirë të shohësh botën mirë?”, shpalos Berisha.
Për të, pika më e dobët ishin dhe ende sot janë fëmijët ku dëshira e madhe për të luajtur me ta ishte në një nivel të lartë ndërsa ata iknin nga ai, andaj brenda vetes së tij ende ekziston një hezitim ndaj mënyrës se si ata reagojnë sepse gjithçka shihet në sytë e tyre e kjo ishte përjetuar shumë rëndë nga ai.
“Mesazhi im ndaj të gjithë atyre që janë duke e përjetuar të njëjtën gjë që e kam përjetuar unë do të ishte: Këmbëngulni, qëndroni vetja. E rëndësishme është ajo se çfarë keni përbrenda e jo ajo se çka jeni jashtë. Nëse je njeri i mirë dhe vepron mirë, është shumë më e rëndësishme se çfarë do tjetër. E keqja nuk mundet me të keqën por me të mirë sepse e mira gjithmonë triumfon”, thotë Berisha.
Në mesin e rrëfimit të tij, ai tregon se si në fakt ekzistojnë probleme të vazhdueshme të cilat vijnë si pasojë e mos edukimit të duhur në aspektin që në shkolla fillore nuk ekziston një psikolog/e që tregon se është krejtësisht normale bashkëbisedimi me prind apo persona të tjerë për diçka që e shqetëson një njeri. Andaj, këshillimi tek psikologu, prindërit e shoqëria është një hapësirë ndaj të cilës mund të hapet zemra e të shprazet nga brengat e ndryshme që posedon shpirti i njeriut.
“Disa nga mënyrat më efektive për parandalimin e bullizmit në shkolla do të ishin: fushatat e edukimit brenda shkollave, programet antibulliste, shfaqja e filmave të ndryshëm që krijohen rreth dhe për bullizmin, psikologët në shkollat fillore e të mesme jo vetëm për viktimat por edhe për ata që shkaktojnë bullizëm, funksionimi i lëndës së edukatës qytetare në ndërlidhje me mësime informuese e përmbajtësore për bullizimin”, thotë Berisha.
Tutje, ai kujton edhe një histori të cilin e kishte parë në rrjetet sociale ku një gjest i arsimtarëve të një shkolle fillore apo të mesme në Spanjë kishte frymëzuar shumë njerëz për arsye se kur një djalë kishte veshur një fustan në shkollë, ai ishte ofenduar nga pothuajse të gjithë, ndërsa ishin pikërisht arsimtarët që për tre muaj rresht kishin veshur fustane në orë të mësimit për parandalimin e këtij fenomeni.
Duke pasur parasysh që seksizmi, bullizmi dhe racizmi janë shumë të përhapur në qytetin e Prishtinës , është shumë e rëndësishme që ai së bashku me Drejtorinë e Kulturës, të përdorin artin në mënyrë që të përçohen mesazhe të fuqishme drejt këtyre anëve negative të shoqërisë tonë.
“Ndoshta jo shpeshherë, por kemi diskutuar me organizata të ndryshme joqeveritare të cilat funksionojnë në qytetin e Prishtinës në krijimin e programeve parandaluese. Me datën 1 qershor janë shfaqur katër filma që kanë pasur në përmbajtje bullizmin nëpër shkolla tonat fillore dhe të mesme. Në bashkëpunim të mirë me organizatën Etea, kemi diskutuar se si mundemi me kriju programe që të shpërndahen edhe në shkolla në mënyrë që fëmijët të mos vijnë në programe por programet të shkojnë tek fëmijët. Kjo nënkupton që na duhet një flotë e njerëzve sepse ka shumë punë të mëdha logjistike”, tregon Berisha.
Emocionet e jashtëzakonshme e të një niveli të lartë që ndikon në thellësinë shpirtërore janë disa nga dhimbje të cilat Berisha i ka përjetuar e që dëshiron që askush në planet të mos ketë rastin t’i përjetoj.
“Në të njëjtën kohë, unë tani qesh me disa situata por që brenda vetes e shoh se e kam një shenjë që kur e rikujtoj, përsëri emocionohem tepër”, thekson Berisha.
Ndërsa, krejt në fund ai ka ndarë edhe disa nga krenaritë më të madhe në jetën e tij e që ai i kujtonte me shumë kënaqësi.
“Njëra nga kënaqësitë më të mëdha në jetë është kur e kam takuar nënën pas tre viteve sepse nëna ka qenë në Kanada duke u kuruar dhe kur ka ardhur në Kosovë, ka qenë një kënaqësi që nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ndërsa, çmimin e triumfit si DJ më i mirë në Kosovë, zgjedhja në Ansambël dhe pozita e drejtorit në Drejtorinë e Kulturës janë po ashtu disa nga kënaqësitë e radhës”, thotë Berisha.
Tutje, pendesa më e madhe në jetën e tij do të konsiderohej nënvlerësimi i vetes së tij në situata të ndryshme.
“Jam penduar për shumë gjëra në jetë por nga çdo gabim që e kam bërë unë kam mësuar dhe jam munduar që ato gabime mos t’i përsërisë më, por besoj që njëra prej pendesave që kam në jetë është që shpeshherë e kam nënvlerësuar veten në situata të ndryshme dhe kam lejuar që njerëzit e tjerë të kenë aq shumë ndikim tek unë saqë më kanë penguar që të zhvillohem si një lule që unë jam”, përfundon intervistën Berisha për KultPlus.
Pas kësaj interviste që u shoqërua nën prezencën e lotëve, buzëqeshjeve, rikujtimeve dhe diskutimit rreth temës së bullizmit, intervista ruajti një ton origjinal deri në fund dhe përfundoi me një dakordim se ka ende shumë gjëra që mësojmë për krijimin e një të ardhme sa më të mirë e të cilat hedhin dritë mbi terrin e pranishëm që ka kapluar vëmendjen e prindërve, institucioneve dhe shoqërisë tonë, duke lënë një dilemë mbi tërësinë se ku prehet e mira nga e keqja. / KultPlus.com
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.
Çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës.
“Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë, andaj është obligim i yni si Qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre. Për Qeverinë e Kosovës është e rëndësishme që të kemi një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat tona për ballafaqim me të kaluarën”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës/KultPlus.com
Këngëtarja e njohur, Ariana Grande ka ofruar 1 milion dollarë në mënyrë që fansat e saj të marrin një muaj terapi falas përmes BetterHelp.
Grande ka lobuar prej kohësh për shëndetin mendor, duke ndarë hapur me British Vogue betejat e saj me PTSD pas sulmit terrorist të Manchester Arena, transmeton KultPlus.
Tani, superylli po i vë paratë e saj atje ku edhe vetë është e përfshirë, duke dhuruar 1 milion dollarë për të financuar terapi për ndjekësit e saj përmes faqes së shëndetit mendor BetterHelp. “Përderisa e pranoja që terapia nuk duhet të jetë vetëm për disa të privilegjuar, por diçka në të cilën të gjithë kanë qasje, dhe duke pranuar se kjo terapi nuk e rregullon çështjen e shëndetit mendor në një kohë afatgjate, megjithatë unë me të vërtetë doja ta bëja këtë gjithsesi me shpresën që t’ju frymëzoja të zhytni një gisht në këtë nismë. të ndihesh në rregull duke kërkuar ndihmë dhe të shpresosh të heqësh mendjen nga çdo lloj vetëgjyqësie! “, shkruajti artistja në postimet në Twitter dhe Instagram duke njoftuar për partneritetin. BetterHelp u ofron përdoruesve terapistë të licensuar.
Përmes partneritetit me Grande, e cila është shprehur shumë herë se terapia i shpëtoi jetën, po ofron një muaj falas të terapisë për përdoruesit, plus 15% ulje për ata që duan të vazhdojnë muajin e dytë. “Shpresoj shumë që kjo të jetë një pikë fillestare e dobishme që ju të jeni në gjendje të ndërtoni një hapësirë në jetën tuaj dhe të vazhdoni përpara”, shkroi këngëtarja./KultPlus.com
Aktorja e njohur dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës Adriana Matoshi ka njoftuar për një angazhim dy mujor që ka rezultuar të jetë i suksesshëm, shkruan KultPus.
Bëhet fjalë për një grua që ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti i saj, e cila është edhe shtetase e huaj, e cila për 16 vjet ka kërkuar ndihmën e institucioneve, por si pasojë e mos përgjigjes, ajo që 16 vjet është sorollatur nëpër dyer të institucioneve.
Matoshi ka shpjeguar se vetëm dy muaj u janë dashur për të mbështetur këtë grua, e cila bashkë me vajzat e saj do të kthehet në shtetin edhe prej nga ka ardhur në Kosovë.
KultPlus ju sjell të plotë postimin e Matoshit.
Mission completed!
M.T, së bashku me dy vajzat e saja (6 dhe 10 vjeç) sot e rifituan lirinë, e drejtë kjo elementare njerzore që do të duhej të i takonte çdo njeriu në botë.
Kjo nënë, shtetase e huaj, para 16 viteve u martua në Kosovë, me shpresën që do të nisë një jetë të re të lumtur e plot dashuri, por në vend të saj ajo për 16 vite përjetoi dhe mori nga bashkshorti vetëm maltretim fizik e psiqik.
Që nga viti 2014 nuk la derë pa trokitur që të ankohet për problemet e saja, po të gjitha dyertë i kishte të mbyllura, duke mos gjetë mbështetje as nga të afërmit e burrit, e as nga institucionet përkatëse. Nga frika se nuk do t’i shihte më vajzat, ajo refuzoi të largohej pa vajzat nga Kosova, duke qëndruar kështu plot 16 vite me mall e dhimbje larg familjes e vendlindjes së saj.
E gjitha do të qëndronte ashtu, sikur jo rastësisht shokut tim, A.I. i bie në dorë një video, ku shihet dhuna e shfrenuar e bashkshortit të saj ndaj njërës prej vajzave të tyre, i cili më lajmëron mua për rastin. Me urgjencë interesohem për këtë familje dhe arrijë të siguroj kontakt. Pas pak edhe takohemi me M.T., ku nën ethe e trauma më rrëfehet për tmerrin të cilin e kishte përjetuar nga bashkshorti gjatë gjithë këtyre viteve.
I premtoj ndihmë të parezervë dhe instikti i parë më dërgon në komisionin për të drejtat e njeriut, ku deputetja Duda Balje e cila është edhe kryetare e komisionit, njoftohet detajisht me gjithë historinë e kësaj nëne.
Pastaj e njoftojmë edhe Ministrinë e Drejtësisë, ku udhëzohemi prej Nazlie Bala për procedurat e mëtutjeshme.
Në ndërkohë deputetja Balje arriti ta caktoi një takim me ambasadën e shtetit të saj, nga të cilët morëm mirëkuptim dhe mbështetje të plotë për zgjidhjen e këtij problemi. Meqenëse vajzat nuk kishin dokumente të shtetit shtetase e të cilit ishte nëna e tyre, në fillim e pamë të pamundshme largimin e tyre nga Kosova, aty ku ishte vullneti i tyre të shkojnë, por ambasada përkatëse u tregua shumë mirëkuptuese dhe gjithëçka përfundoi mirë.
Pas 16 viteve dhunë fizike e psiqike, pas 8 viteve sorollatje nëpër institucione duke kërkuar dëshprimisht ndihmë, ne na u deshtën vetëm 2 muaj përkushtim që kjo katrahurë të përfundojë.
Si nënë që jam, dua ta falenderoj Ministrinë e Drejtësisë, kolegen Duda Balje, ambasadën e shtetit të saj dhe Edita Dula që gjithmonë i qendroi afër kësaj nëne në hall.
Një falenderim i veçnatë ua dedikoj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që gjithmonë ndihmojnë me të holla kur është nevoja, sikur edhe në rastin e M.T., që mundësuan blerjën e biletave për udhëtim jashtë vendit.
E për ju që e keni pritë me skepticizëm angazhimin tim në politikë dhe keni pyet se çka lypë një aktore në Parlament, ju them që ky është veç fillimi. Nuk do të ndalem derisa në vendin tim secili të jetojë i lirë, dhe me të drejta të barabarta si çdo njeri tjetër në botën e civilizuar!/ KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim familjen e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në profilin e saj në Facebook, Osmani ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim, shkruan KultPlus. Në imazhet e publikuara presidentja shfaqet krah gruas së Rugovës, Fanës. Përveç gruas në takim morën pjesë edhe vajza Teuta si dhe djemtë e Rugovës bashkë me bashkëshortet e tyre./KultPlus.com
Një grup i industrisë aziatike që përfshin Google, Facebook dhe Twitter ka paralajmëruar që kompanitë e teknologjisë mund të ndalojnë së ofruari shërbimet e tyre në Hong Kong, nëse territori kinez vazhdon me planet për të ndryshuar ligjet e privatësisë.
Paralajmërimi erdhi në një letër të dërguar nga Koalicioni i Internetit të Azisë, në të cilën janë anëtare të tre kompanitë, përveç Apple Inc, LinkedIn dhe të tjerët.
Në dokumentin me gjashtë faqe, drejtori menaxhues i AIC, Jeff Paine pranoi se ndryshimet e propozuara përqendrohen në sigurinë dhe privatësinë e të dhënave personale të individëve. “Megjithatë, ne dëshirojmë të theksojmë se ‘doxing’ është një çështje shqetësuese serioze,” shkroi ai.
“Futja e sanksioneve drejtuar individëve nuk është në përputhje me normat dhe trendet globale,” tha letra, përmbajtja e së cilës u raportua për herë të parë nga Wall Street Journal.
“Mënyra e vetme për të shmangur këto sanksione për kompanitë e teknologjisë do të ishte të përmbahen nga investimet dhe ofrimi i shërbimeve të tyre në Hong Kong, duke privuar kështu bizneset dhe konsumatorët e Hong Kongut, duke krijuar gjithashtu pengesa të reja në tregti”.
Hong Kong u përballë me një valë të madhe të mashtrimeve – ose publikimit të informacioneve private ose identifikuese për një individ apo organizatë – gjatë protestave masive pro-demokracisë në Hong Kong në 2019. Detajet personale u lëshuan nga partitë në të dy anët, me policinë, politikanët, gazetarët dhe aktivistët në shënjestër, si dhe familjet e tyre.Detajet e adresave të shtëpive të disa oficerëve dhe shkollave të fëmijëve u ekspozuan gjithashtu nga protestuesit anti-qeveritarë, disa prej të cilëve kërcënuan ata dhe familjet e tyre në internet.
“Ne… besojmë se çdo legjislacion antidoksues, i cili mund të ketë efektin e kufizimit të shprehjes së lirë, duhet të ndërtohet mbi parimet e domosdoshmërisë dhe proporcionalitetit,” tha AIC.
Facebook nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment, ndërsa Twitter i drejtoi pyetjet AIC. Google nuk pranoi të komentojë./lapsi.al/ KultPlus.com
Twain, fitoi lëvdata nga kritikët dhe kolegët, dhe ishte mik i presidentëve, artistëve, afaristëve dhe familjeve mbretërore evropiane. Mark Twain lindi menjëherë pak kalimit të kometës Halley, dhe me shaka kishte parashikuar se “do të vdiste kur kometa të kalonte përsëri mbi tokë – Twain vdiq më 21 prill 1910, pikërisht një ditë pas kthimit të kometës.
Mark Twain është cilësuar si humoristi më i madh amerikan i kohës së tij dhe ati i letërsisë amerikane.
Më poshtë janë 50 aforizma nga autori me famë botërore:
1- Kujdes kur të lexoni libra shëndeti. Mund të vdisni për një gabim shtypi.
2- Unë jam lavdëruar shumë herë dhe gjithmonë ata që më lavdërojnë më vënë në siklet, unë gjithmonë ndjej se ata nuk kanë thënë mjaftueshëm.
3- Nuk e kam lejuar asnjëherë shkollimin të ndërhyjë me arsimimin.
4- Njeriu që nuk lexon libra të mirë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që s’mund t’i lexojë.
5- Klima është ajo që ne presim, koha është ajo me të cilën të merrni.
6- Problemi me këtë botë nuk është se njerëzit dinë shumë pak, por se dini kaq shumë gjëra që s’qëndrojnë.
7 -Është shumë e lehtë ta lësh duhanin. Unë e kam bërë me qindra herë.
8 -Blini tokë. Askush s’e prodhon më.
9- Nga të gjitha gjërat që kam humbur, më ka marrë malli më shumë për mendjen.
10- Ka disa mbrojtje të mira kundër tundimit, por më e sigurta është frika.
11- Mos u sillni rrotull duke thënë se bota ju detyron jetesën. Bota nuk ju detyron asgjë. Ishte këtu para jush.
12- Gjithmonë falini armiqtë, asgjë s’i mërzit më shumë.
13 -Mund t’i rezistoj gjithçkaje, përveç tundimit.
14- Shko në Parajsë për klimë, shko në Ferr për shoqëri.
15- Zemërimi është një acid që mund të dëmtojë më shumë enën në të cilën ai ruhet sesa këdo tjetër.
16- Mblidhi faktet e tua më parë, pastaj mund t’i shtrembërosh ato si të duash.
17- Është më mirë të heshtësh dhe të mendojnë që je budalla se sa të hapësh gojën dhe të heqin çdo dyshim.
18 -Kurdo që ti e gjeni veten në anën e shumicës, është koha për pauzë dhe reflektim.
19- Mirësia është gjuha të cilën të shurdhrit mund ta dëgjojnë dhe të verbrit mund ta shohin.
20- Një njeri që mban një mace nga bishti mëson diçka që ai nuk mund ta mësojë në asnjë mënyrë tjetër.
21- Miq të mirë, libra të mirë dhe një ndërgjegje të pastër: kjo është jeta ideale.
22- Një person i cili nuk dëshiron të lexojë nuk ka asnjë avantazh ndaj atij që nuk mund të lexojë.
23- Në radhë të parë, Perëndia i bëri idiotët. Kjo ishte për praktikë. Pastaj ai i bëri dërrasat e zeza të shkollave.
24- Lajmet rreth vdekjes sime kanë qenë të tepruara jashtë çdo mase.
25- Njeriu nuk është kurrë më i sinqertë sesa kur e pranon që është gënjeshtar.
26- Unë nuk do të doja të angazhoja veten në lidhje me Parajsën dhe Ferrin – shikoni, unë kam miq në të dyja vendet.
27- E gjitha çfarë ju duhet është injoranca e vetëbesimi, dhe suksesi është i sigurt.
28 – Informacionet më interesante vijnë nga fëmijët, sepse ata thonë gjithë çfarë dinë dhe pastaj ndalen.
29- Karakterin e njeriut mund ta mësosh nga mbiemrat të cilët ai zakonisht përdor në bisedë.
30- Mungesa e parave është rrënja e gjithë të këqijave.
31- Gjithmonë bëj mirë. Kjo do t’i kënaqë disa njerëz dhe do e habisë pjesën tjetër.
32- Mos lejoni shkollimin të ndërhyjë në formimin tuaj.
33- Të gjitha përgjithësimet janë të rreme, duke përfshirë edhe këtë.
34- Mënyra e vetme për të mbajtur shëndetin tuaj është të hani atë që ju nuk doni, të pini atë që ju nuk pëlqeni, dhe të bëni atë që nuk doni aspak të bëni.
35- Është mirësia e Perëndisë që në vendin tonë i kemi këto tri gjëra tej mase të çmuara: Liria e fjalës, liria e ndërgjegjes, dhe kujdesi për të mos praktikuar asnjëherë asnjërën prej tyre.
36- Nëse puna juaj është që hani një bretkosë, më e mira është ta hani që në mëngjes. Dhe në qoftë puna juaj është që të hani dy bretkosa, më mirë është të filloni nga më e madhja.
37- Rrudhat duhet thjesht të tregojnë se nga ka kaluar buzëqeshja.
38- Raca njerëzore ka një armë të vërtetë efektive, dhe kjo është e qeshura.
39- Kurrë mos e lër për nesër atë që mund ta bësh pasnesër.
40- Kur miqtë tuaj fillojnë të të lavdërojnë se dukesh i ri, kjo është një shenjë e sigurt që je duke u plakur.
41- Unë mund të jetoj dy muaj me një kompliment të mirë.
42- Në thelb janë dy lloje të njerëzve. Njerëzit të cilët arrijnë gjëra, dhe njerëzit të cilët pretendojnë të kenë realizuar gjëra. Grupi i parë është më pak i populluar.
43- Si një shembull për të tjerët, dhe se unë nuk kujdesem për të qenë i vetëpërmbajtur, ka qenë gjithmonë rregull për mua që të mos pi duhan kur jam në gjumë, dhe të mos ndalem kurrë së piri duhan kur jam zgjuar.
44- Njeriu u krijua në fund të javës së punës kur Perëndia ishte i lodhur.
45- Ligjet e kontrollojnë njeriun e vogël … Sjellja e drejtë e kontrollon njeriun e madh.
46- Puna është një e keqe e nevojshme për t’u shmangur.
47- “Klasik”. Një libër që njerëzit e lavdërojnë dhe nuk lexojnë.
48- Le të bëjmë një përpjekje të veçantë për të ndaluar së komunikuari me njëri-tjetrin, kështu që ne mund të bëjmë disa biseda.
49- Njeriu është kafsha e vetme që skuqet ose ka nevojë të skuqet.
50- Më mirë një premtim i shkelur se një premtim i padhënë./ KultPlus.com
Black Widow arrin në Cineplexx me eventin Premiere Night, ku do të ketë shpërblime të ndryshme
Marvel rikthehet pas një kohe të gjatë me filmin Black Widow, dhe për këtë film kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, do të organizojë një event Premiere Night, ku do të ketë shpërblime të ndryshme.
Për premierën e filmit Black Widow, më 8 korrik, Cineplexx organizon eventin “Premiere Night” në të dy kinematë, ku do të ketë shpërblime nga brende të ndryshme! Biletat për këtë event tashmë kanë dalë në shitje, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në kinema ose përmes Aplikacionit CINEPLEXX KS.
Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx gjatë eventit Premiere Night prej orës 19:00 do të dhurojë shpërblime të ndryshme në të dy kinematë, ku në kinemanë në Prishtinë, Wish by Tech do t’i dhurojë 3 kupona në vlerë nga 50 EUR, dhe Go Kart do t’i dhurojë 10 kupona, ndërsa në kinemanë në Prizren, brendet e njohura si Aztech dhe Finera Home, do të dhurojnë nga 3 kupona në vlerë nga 50 EUR.
Filmi Black Widow, është një ‘standalone’ film për personazhin e famshëm të Marvel, Black Widow, pas një kohe të gjatë të kërkesave për një film të tillë. Filmi flet për peripecitë e Natashas ndërmjet filmave Avengers: Infinity War dhe Avengers Endgame.
Filmi vjen nën regjinë e Cate Shortland ndërsa në rolet kryesore luajnë Scarlet Johansson, David Harbour dhe Florence Pugh.
Eventi do të fillojë prej orës 19:00, dhe nga kjo orë do të shfaqet në 7 orare të ndryshme.
Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.
Mendimet për ujë të kristaltë dhe plazhe me rërë janë gjithçka që ju nevojitet për të filluar ëndërrimet, ose ndoshta për të planifikuar pushimet tuaja të rradhës.
Pas një viti COVID-19 dhe disa bllokimeve, kufizimet e udhëtimit kanë filluar të lehtësohen në disa money.co.uk ka analizuar mbi 26 milion hashtags në Instagram të lidhur me plazhet në të gjithë botën.
Të dhënat u mblodhën në qershor të këtij viti për të mbledhur rezultatet më të fundit. Kompania përdori të dhënat për të llogaritur sa postime në Instagram ishin ndarë për metër rërë.
Plazhet me më shumë postime në Instagram për metër u renditën më pas për të krijuar një listë të plazheve më piktoreske në botë. Ndër 20 rezultatet që dolën nga kjo analizë e të dhënave, Evropa është shtëpia e gjysmës së brigjeve më të bukura.
Plazhet më të bukura në botë janë:
20. Sitges Beach – Barcelonë, Spanjë
19. Durdle Door – Dorset, Angli
18. Plazhi Bal Harbour – Miami, SHBA
17. Plazhi Lanikai – Hawaii, SHBA
16. Plazhi Kitsilano – Vankuver, Kanadë
15. Cala Gat – Cala Ratjada, Spanjë
14. Plazhi Freedom – Phuket, Tajlandë
13. Cala Goloritzè – Baunei, Itali
12. Plazhi Margate – Kent, Angli
11. Cala Saona – Formentera, Spanjë
10. Plazhi Blue Point – Ungasan, Bali
9. Boulders Beach – Cape Town, Afrikë e Jugut
8. Praia do Camilo – Lagos, Portugali
7. Tenby North Beach – Pembrokeshire, Uells
6. Hanauma Bay – Hawaii, SHBA
5. Plazhi Navagio – Zakynthos, Greqi
4. Plazhi Tropea – Kalabri, Itali
3. Railay Beach – Krabi, Tajlandë
2. Plazhi Bondi – Sidnej, Australi
1. Plazhi Kelingking – Nusa Penida, Bali./ KultPlus.com
Në Muzeun e Kostumeve Arbëresh do të ruhet maska e parë arbëreshe, e cila u përdor me nisjen e pandemisë COVID-10, si një dëshmi e periudhës së vështirë që bota përjetoi.
“Frymerè”, maska e parë Arbëreshe, është bërë pjesë e Muzeut të Kostumeve të Santa Sofia d’Epiro (Cs) si një dëshmi për arbëreshët sot por edhe për brezat e ardhshëm, të cilët do të lexojnë për periudhën e pandemisë që shkaktoi virusi COVID-19.
“Frymerè” është një markë tregtare e regjistruar në Kalabrinë multi-etnike. Krijimet e mia kontribuojnë për të aktualizuar një kulturë të shekullit të gjashtëmbëdhjetë të dhënë me kalimin e kohës dhe traditave; si frymëzimi im i parë: maska arbëreshe, kushtuar doktrinës së rrënjëve të mia.
Falënderoj kryetarin Avv. Daniele Atanasio Sisca i cili, me largpamësinë e tij, na ka lejuar të shkruajmë një faqe të re në historinë e kulturës sonë Arbëreshe” shkruan Carla Gallo, krijuesja e markës në faqen e saj në Facebook./ diaspora.alKultPlus.com
Pas 5 portreteve të burrave, një tjetër shfaqet në kartëmonedhën shqiptare. Portreti i poetit tonë të Rilindjes Kombëtare, Asdreni, do të jetë i fundit në prerjen 10.000 mijë lekëshe që do të shfaqet në treg për herë të parë më 30 qershor.
Nuk kemi pothuajse asnjë figurë femërore mes tyre që pas viteve ‘90. Gjatë komunizmit, prerjet e kartëmonedhave e kishin më të dukshme portretin femëror shqiptar, ndonëse për shkak të ideologjisë ato ishin më shumë kooperativiste.
Sot që nuk i kemi këto kufizime, femrat nuk i kemi në kartëmonedhat tona. A nuk kemi figura femërore me rëndësi dhe kontribut në fusha të caktuara të arsimit dhe shkencës në Shqipëri? A ka pasur ndonjë figurë femërore për të cilën është diskutuar vendosja në një kartëmonedhë së fundmi?
Autori i kartëmonedhës së parë në komunizëm, Pëllumb Vreka, thotë se ne kemi femra të shquara me kontribute të caktuara, por sipas tij problemi qëndron te komisionet që vendosen.
“Te ne nuk është se nuk ka pasur femra të shquara, por problemi qëndron tek komisionet të cilat janë të përbërë nga njerëz financierë apo ekonomistë, të cilët as e kanë haberin se si duhet të stilizohet një kartëmonedhë kombëtare. P.sh në 1000 lekëshin jeshil të vitit 1992 u vendos Skënderbeu, tani në pesëmijëshen e re një tjetër Skënderbe, me pamje si murg, ky është një shembull për paaftësinë e komisionit”, thotë Vreka.
Edhe historiani Ardit Bido, njëkohësisht edhe drejtor i Arkivave, thotë se me Mbretëreshën Teuta, jemi pak pararojë në krahasim me disa vende, por kjo nuk është e mjaftueshme.
“Mund të themi që jemi ndër vendet e para në botë që një grua (mbretëreshën Teuta) e kemi parë çdokush në monedhat e lekut. Më shumë do të duhen, por së paku jemi në vendet pararojë në këtë drejtim. Por, kjo assesi që nuk duhet të na bëjë të vetëkënaqemi sepse nuk është e mjaftueshme”, thotë Bido.
Përcaktimi i tematikës që përmban çdo kartëmonedhë realizohet nga një komision që ngrihet posaçërisht dhe marrin pjesë akademikë dhe personalitete të shquara.
Banka e Shqipërisë thotë se në kartëmonedhë zgjidhet ajo figurë që përfaqëson zhvillimet më të rëndësishme në vend.
“Tematika e përfaqësuar në kartëmonedhë është një proces mjaft i rëndësishëm, mbasi ajo duhet të përfaqësojë dhe shprehë momentet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, social dhe politik të vendit dhe të kombit, tematika duhet të jetë përbashkuese dhe e pranuar, të vlerësojë kontributin e figurave me rëndësi kombëtare që kanë lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar”, thotë zyra e shtypit të Bankës së Shqipërisë.
Ndërsa sa i përket figurës femërore, Banka është më e rezervuar, por vë në pah se kemi figurën e Mbretëreshës Teuta në monedhën 100 lekëshe. Pyetjes se a ka pasur ndonjë figurë femërore që është diskutuar në komision së fundmi, Banka nuk i jep një përgjigje të prerë.“Figura e gruas, pavarësisht se nuk është pasqyruar në ndonjë nga kartëmonedhat shqiptare në qarkullim, është e vlerësuar dhe përfaqësohet nga figura e Mbretëreshës Teuta në monedhën e prerjes 100 lekë me kurs ligjor, si dhe në monedhat numizmatike 200 lekë e Nënë Terezës, e prodhuar në ar”, vijon më tej Banka.
Por cilat janë figurat femërore që kanë bërë histori në Shqipëri e pse jo duheshin “vulosur” në kartëmonedha?
Vreka zbulon se Nënë Tereza, një figurë sa historike aq edhe e dashur për shqiptarët, nuk ka dashur që të jetë pjesë e kartëmonedhave.
“Figura të shquara ne kemi Nënë Terezën, por në ato vite kur unë ndërtoja kartëmonedhën e re pas prishjes me kinezët, Nënë Terezës ju propozua ta vendosnim në kartëmonedhë. Ajo jo vetëm nuk pranoi, por u lut që edhe pas vdekjes të mos vendosej në kartëmonedhë”, thotë Vreka.Ndërkohë, historiani Ardit Bido liston një sërë figurash femërore që kanë pasur kontribute në fusha të caktuara, e pse jo mund të ishin “fytyrë” e kësaj kartëmonedhe.
“Ndër gratë shqiptare dhe atyre ilire, kanë spikatur personalitete lokale e universale, që jo prej çfarë janë, por prej çfarë kanë bërë kanë dominuar ose kanë veçuar në fusha të ndryshme. Nga drejtimi i shtetit (mbretëresha Teuta), lufta (Nora e Kelmendit e Shote Galica), shenjtëria, bujaria e universalizmi (Shën Tereza e Kalkutës), shkenca (Musine Kokalari), intelektualizmi rilindas (Elena Gjika/Dora d’Istria), sporti (e vetmja medaliste shqiptare në Olimpiadë Majlinda Kelmendi), arsimi (Parashqevi e Sevasti Qiriazi), heroizmi (Mosko Xhavella e Margarita Tutulani), e në çdo sferë të jetës shoqërore, shkencore, sportive, politike e kulturore, gra shqiptare kanë treguar individualitetin e tyre e krahas individualitetit edhe mbrujtjen e një shoqërie vlerash”, thotë Bido.
Sipas Vrekës, për herë të parë, roli i gruas shqiptare, u bë i njohur në vitin 1920, me Shaqe Marie Çoba, themeluese e organizatës “Gruaja Shqiptare”.
“Bota në kartëmonedha ka jo vetëm heroina si Zhan D’ark, por edhe gra të shquara në fushën e shkencës dhe arsimit. Ne në historinë tonë kemi arsimtare të mirëfillta, aktiviste të shkëlqyera p.sh. Shaqe Marie Çoba, nga Shkodra e cila më 3 gusht të vitit 1920, themeloi organizatën “Gruaja Shqiptare”, me synimin mbrojtjen e të drejtave e lirive të grave shqiptare. Po kujt t’ia thuash komisionit të Bankës që përcakton figurat? Po t’u thuash këtë ata do shqyenin sytë nga habia”, thotë Vreka.Specialisti Vreka thotë se figura që mund të pranoheshin në kartëmonedha janë Dora D’istria, Edith Durham dhe Shote Galica.
“Dora D’Istria mund të ishte. Shote Galica pranohet po ashtu pasi luftoi kundër të huajve. Edith Durham pranohet njësoj si mund të ishin motrat Qiriazi, (Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi), të cilat punuan për një kauzë të përbashkët të shqiptarëve. Domethënë nuk duhet të jetë figurë me krah partiak apo me krah lufte”, thotë Vreka, ndërsa e mohon si emër “Musine Kokalarin jo, pasi ishte thjesht një opozitare e Enverit, si shumë ish-bashkëpunëtor të tij”.
Vreka përfundon duke thënë se: “çështja e kartëmonedhave mbetet sa delikate aq edhe e rëndësishme sepse gra heroina apo aktiviste ka, por nuk ka vullnet”.
Në një shoqëri që ka kaluar nga një trazirë në tjetrën dhe në një sërë luftërash dhe betejash, figura e femrës ka qenë gjithmonë në ballë të këtyre sfidave dhe falë tyre kemi sot një shoqëri më të mirë.Por, pavarësisht kësaj, ende për një kohë të gjatë, shqiptarët do të shohin “një fytyrë” burri në kartëmonedhë.
Po kush dhe kur do të reflektojnë për rolin e figurës femërore apo jemi larg një reflektimi të tillë?/ KultPlus.com
Kate Middleton, e cila së fundi bëri një paraqitje publike në Wimbledon, Londër , është izoluar në shtëpi pasi ka pasur kontakt me një person të infektuar me koronavirus.
Sipas deklaratës së lëshuar nga Kensington Palace, Dukesha e Kembrixhit nuk po përjeton ndonjë simptomë të Covid-19 por ajo po ndjek të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë ndërsa po qëndron e izoluar në shtëpi.
Pas izolimit, Kate është tërhequr nga të gjitha ngjarjet publike, përfshirë 73-vjetorin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS). Në deklaratën e lëshuar nga Pallati Kensington shkruan, “Javën e kaluar, Dukesha e Kembrixhit pati kontakt me dikë që më pas ka dalë pozitiv për Covid-19. Dukesha nuk po përjeton ndonjë simptomë, por po ndjek të gjitha udhëzimet përkatëse të qeverisë dhe qëndron e izoluar në shtëpi. ” Kate dhe burri i saj William, në maj morën dozën e tyre të parë të vaksinës së re të koronavirusit në Muzeun e Shkencave në Londër. Në një postim në rrjete sociale Middleton shkruan: “Dje kam marrë dozën time të parë të vaksinës COVID-19 në Muzeun e Shkencës në Londër. Unë jam jashtëzakonisht mirënjohëse për të gjithë ata që po marrin pjesë në këtë proces – faleminderit për gjithçka që po bëni./ KultPlus.com
Kur të vdes unë mbyll derën dhe pi e pi atë natë Hapi shishet e verës që nuk pimë dot bashkë (Uh, sa na mbeten, një kantinë e tërë,) Pi edhe shamë që të tradhëtova me vdekje Burrë i pabesë, …si uji në rërë… Lexo nja dy këngë të miat, të trishta Pastaj grisi dyshemese (Pa pikë mëshire, pa lotë,) Më shaj që nuk të këndova siç e meritoje, S’t’u bëra poeti më i mirë në botë. Për inatin tim nxirri gjinjtë jashtë këmishës Më thuaj: ja ku i kam akoma plot jetë, (Ç’t’i bëj tani pa ty, zuzar,) Po tashmë kam ikur e si të ta them Që për to do të rrotullohem Edhe brenda në varr… Kur të vdes unë mos ma fal tradhëtinë e fundit me vdekje, (Atë më të poshtrën, më të pabesën.) Veç mbaje një sy hapur tek dritarja, se s’ dihet, Mund të bëj marrëveshje …e të vij …Me vesën…/ KultPlus.com
Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i njohur Petrit Ruka. Lajmin e kanë konfirmuar miq dhe të afërm të tij në rrjetet sociale.
Ruka u nda sot nga jeta pas një beteje njëvjeçare me një sëmundje të rëndë. Ai është poeti më i shquar i brezit të tij, dhe një skenaristët dhe regjisorët më të mirë të vendit.
Është ndarë nga jeta në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka.
Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986.
Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.
Ai la pas një sërë veprash si:
“ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
“ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
“ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
“ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
“ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
“Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
“Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009
Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor./ KultPlus.com
Vogue Italia ka prezantuar një numër të ri, personazhet kryesorë të së cilës janë 56-vjeçarja Monica Bellucci dhe vajza e saj 16-vjeçare, Deva. Kjo është kopertina e parë e përbashkët dhe autor i fotografive është Rafael Panizza.
Monica dhe Deva pozojnë në mënyra të ngjashme dhe kanë veshje thuajse të njëjtë. Në intervistë, Bellucci tha se dëshira për të bërë një kopertinë të tillë “nënë e bijë”, erdhi nga vetë Deva.
“E pyeta vajzën time pse dëshiron që të filmojmë së bashku dhe ajo më dha një përgjigje të mrekullueshme:
‘Për shkak se herën e fundit kur bëmë foto bashkë, unë isha akoma në barkun tënd (referuar një seti fotografik të aktores së muajin e shtatë të shtatzënisë). Tani, dua që kjo të ndodhë përsëri’.”
Gjatë intervistës, Monica foli edhe për marrëdhënien e saj me vajzën e madhe. Ajo tha se “mes tyre nuk ka kontradikta” dhe se “ajo është e kuptueshme për dëshirat dhe nevojat e fëmijëve të saj”.
“Unë përpiqem t’i pranoj të gjitha anët e Deva-s. Ajo është shumë e pavarur dhe e lirë. Që në moshën 13 vjeçare ka udhëtuar vetë dhe flet pesë gjuhë. E keni parë pamjen e saj? Ajo nuk ka frikë nga asgjë.”
Deva e ka filluar karrierën e modelimit prej vitesh. Ajo ka nisur me fushata të markave si Dolce & Gabbana dhe Cartier, dhe në vjeshtën e vitit të kaluar shkëlqeu në kopertinën e Elle.
Foton e kopertinës, e ka shpërndarë edhe i ati i Deva-s, ish-bashkëshorti i Monica-s, Vincent
Një incizim i Luan Hajrës në vitin 1971 është ajo që do të na bëjë ditën më të mirë.
Këngëtari Luan Hajra kujtohet për veçantinë e zërit të tij ndër vite.
Në këtë video që del për herë të parë në Youtube nga Musa Doroci, Hajra këndon “Mbrëmja e maturës”, në Akordet e Kosovës në vitin 1971, shoqëruar nga Orkestra, shkruan KultPlus.
Videoja, si shumë të tjera gjatë këtyre viteve, është transmetuar në Televizionin e Prishtinës.
Luan Hajra ndër vite ka sjellë hite të cilat na rrëmbejnë në nostalgji. “Na ka qu Dudia letër” apo “Arabella” janë disa prej këngëve që sot mbajnë vulën dhe emrin e Luan Hajrës. / KultPlus.com
Kohët e fundit fare pak femra po i pë rikushtohen krijimtarisë letrare gjë që s’më vjen aspak mirë , sepse sot e gjithë ditën mendoj se cilësia kërkohet në sasi, e ç’cilësi e vlerave ideoartistike të kërkohet aty ku defilojnë pesë gjashtë emra krijuesesh që merren seriozisht me këtë punë. Pra, ato sot mund të numë rohen në gishtë rinj. Shumë prej kë tyre femrave që e trasuan të parat kë të rrugë, krijuan familje dhe gradualisht të hutuara nga përditshmëria heshtën.
Më brengos heshtja e kë tyre shoqeve, por një kohësisht i gë zohem paraqitjes se cdo emri të ri, gjjithnjë me dë shirë që midis tyre të lindë një Adelinë, një Elena Kadare apo një Natasha Lako. Dhe pse jo, unë thellë sisht besoj se kemi talente, por me to duhet të punohet dhe të përkrahen dhe një herë e përgjithmonë të thyhet botë kuptimi se femra nuk mund të krijojë vlera po aq sa të rëndësishme sa edhe mashkulli. Në një bisedë njëra prej shoqeve që dikur shkruante më tha se të përkundësh djepin është poezi më vete.
Pajtohem plotë sisht me të, por më duhet të them se është poezi për të cilën gjithsesi duhet të shkruhet një tjetër poezi, pra poezi për poezinë e saj të jetës. Them kështu sepse 12 përmbledhje poezish janë shumë pak për dyzet e sa vjet të krijimtarisë në liri, e të mos flasim për prozën e shkruar nga femra jonë, për të cilën, sic tha një krijues yni, sot e atë ditë ka mbetur “thembër Akili në letrat tona”.
Përndryshe, edhe unë si krijuese jam pë rpjekur që ta jap kontributin tim. Në vargjet e mia jeton një fëmijë ri e derdhur rrugë ve të vendlindjes, një botë e largë te prapë aq e afërt që evokohet pë rmes kujtimeve, një kohë përplot rrëfime që jetojnë në formë fatesh e tregimesh të kthyera gati në legjendë, që në poezinë time marrin frymë përmes simboleve.
Gjyshi, kulla e lumi, një lumë që rrjedh pandërprerë e simbolizon vazhdimësinë e revolucionit deri në ditët tona – janë simbole që flasin për të kaluarën e largët e të afërt në emër të së nesërmes, që flasin për një dashuri që vazhdon e s’ndalet si jeta…
Në vargun tim fryëmzimi del si dicka që duhet të thuhet patjetër, sepse mendoj se momenti i frymëzimit të sinqertë dhe mënyra e transponimit të këtij frymëzimi është komponenta kryesore e aktit të krijimit. Ky frymëzim është shqetësimi i brendshëm që i duhet poetit, vlimi shpirtëror, lufta e hapur me vetveten – nga e cila lindi vargu si pasojë . Për të gjitha këto shkruaj nga një këndvështrim i posacëm, ta quaj ashtu “femëror”. Në përmbledhjen time më të re një cikël i tërë i kushtohet femrës sonë nëpër kohë, sakrificës dhe vetë mohimit të saj për një të ardhme më të mirë.
Zemra e vendbaninimit arbëresh Mezzojuso, ose Munxifsi, që gjendet në Sicili është sheshi kryesor i këtij ngulimi. Në të qëndrojnë kishat e ritit katolik dhe bizantin. Fshati e ruan ende frymën e kulturës arbëreshe në arkitekturën e vet.
Në sheshin kryesor të fshatit Mezzojuso ka dy objekte kulti: Kisha e San Nicolò di Mira, e ritit bizantin, e themeluar në 1516 nga mërgimtarët shqiptarë dhe Kisha Annunziata e ritit latin. Kisha Annunziata, e cila dikur i përkiste ritit bizantin, u ndërtua nga mërgimtarë shqiptarë, në vitin 1572.
Bashkëjetesa, harmonia dhe afërsia e dy kishave të riteve të ndryshme theksohet në këtë material mbi këtë vendbanim, ku flet dhe për karnevalet e saj të famshme.
“Çdo vit, në periudhën e fundit të së Dielës së Karnavaleve, qyteti shndërrohet në një “peizazh teatror të ngjashëm me një nga pikturat e Bruegel The Elder, me kaq shumë veprime sa nuk do të mbaroni kurrë së zbuluari…” Atraksioni kryesor është një pantonimë popullore që përfaqëson rivaltetin mes Mastro di Campo (Mjeshtrit të fushës) dhe Mbretit, të cilët të dy duan të fitojnë zemrën e Mbretëreshës. Qindra personazhe në kostumet e shek. XV të vendosur një atmosferë surreale duke evokuar traditat e lashta rurale siçiliane. Më pas do të hani suxhuk të pjekur në skarë dhe duke pirë verë që ua ofrojnë vetë aktorët gjatë pushimit të tyre…”, vijon shkrimi. /dsh/ KultPlus.com