As që të vija re kur ti më doje. Të ndërrova me një tjetër, porsi Isaku, për një nuhatje, për një shije dhe oreks për mish, për një aromë trualli, një shtëpi dhe ca zheg. I kam harruar fjalët e të vetmes letër që të kam shkruar. Mbaj mend veç shijen që më la në gjuhë zamka e pullës. Fakti që vendosi për ne nuk ish edhe aq i shkruar, ndonëse kish fuqinë dhe bindjen e një gishti violinisti kur vendos fatin e një note, pavarësisht se ai është aq fundor dhe i prerë sa dhe vdekja. / KultPlus.com
Kjo është një gravurë e ushtarëve shqiptarë që shërbenin në trupat e Napoelonit në Ishujt Joniane. Ata kishin krijuar një regjiment që përveçse përvojës shumë të çmuar ushtarake që afronte, mori nga administrata franceze dhe principet e Revolucionit.
Intelektualët dhe udhëheqësit kombëtarë ballkanikë të shek XIX, do të ndikoheshin nga dy doktrina politike me prejardhje evropianoperëndimore: liberalizmi që buronte nga idetë e iluminizmit në shek e XVIII; dhe nacionalizmi.
Përballë këtij realiteti të ri në Ballkan, fillimisht nën një zgjim kulturor dhe pastaj nën një zgjim politik të nxitur më së tepërmi edhe nga Kriza Lindore, shqiptarët reaguan duke sendërtuar format e para të një ndërgjegje kombëtare të avancuar që kërkonte një shtet shqiptar në rajon.
Ndaj për shumë studiues serioze Ishujt Joniane dhe territoret përballë tyre quhen një nga vatrat e para ku lindin lëvizjet kombëtare në Ballkan. / KultPlus.com
Intervistë me Ismail Kadarenë e realizuar nga Vera Pelaj, në vitin 2013.
Z. Kadare, kohë më parë publikuat librin “Mbi krimin në Ballkan”, i cili përmban letërkëmbime me personalitete të shquara ndërkombëtare. Pse vendosët ta publikoni pikërisht në atë kohë?
– Ky libër është në kohën e vet. Ka shumë kohë që ky libër ka qenë në kohën e vet. Kjo është një dëshmi e domosdoshme, e ngutshme pikërisht sot. Më mirë se kushdo, ju duhet të jeni në dijeni të fushatës që po zhvillon Serbia kundër të vërtetës në Kosovë. Fushata serbe është në kulmin e saj. Kjo fushatë është kundër të ardhmes së Kosovës. Ajo është kundër gjithë kombit shqiptar. Rrjedhimisht, ky është problemi ynë numër një. Këtë nuk e kuptojnë vetëm militantët e skajshëm të partive. Për ta problemi numër një, i pari dhe i fundit, është ai që lidhet me partinë të cilës i përkasin. Militantizmi i skajshëm partiak është sëmundje e re që po bën kërdinë tek ne. Në qoftë se kjo patologji nuk luftohet, ajo do të sjellë tri të këqija të mëdha : rrezikimin seriozisht të demokracisë, thyerjen më dysh të kombit, ftohjen me aleatët perëndimorë.
Gjithnjë e më shpesh flitet për këtë militantizëm që dëmton interesat e Shqipërisë dhe të kombit më përgjithësi. Çka mund të na thoni diçka më tepër?
– Natyrisht. Mendoj se rrënjët e së keqes lidhen me një problem të vjetër, atë të përçarjes. S’jemi vetëm ne që vuajmë prej saj, por , siç i thonë fjalës, secili shikon ku pikon pullazi i vet. Mendoj se sëmundja e përçarjes u rishfaq me forcë në fillim gushti të vitit 1943, kur në shtabin komunist shqiptar erdhi lajmi se një marrëveshje madhore ishte arritur. Ishte fjala për një pajtim ndërshqiptar për luftë të përbashkët kundër fashizmit të të dy forcave kryesore politike. Siç tregojnë dëshmitarët e shumtë, ky lajm i madh, që do të duhej të ndryshonte historinë shqiptare, u prit sikur të ishte lajmi më i zi në botë. I dërguari jugosllav, Miladin Popoviç, pas britmave dhe sharjeve në serbisht dhe shqip, për një turp historik, pasojat e të cilit i vuajmë ende sot, e detyroi palën komuniste të prishte marrëveshjen e pajtimit dhe ta zëvendësonte me një tjetër pakt, një tjetër program, atë të urrejtjes midis shqiptarëve.
Në librin tuaj për krimet në Ballkan e në Kosovë, disa herë keni shfaqur mendimin se Serbia ka përfituar nga heshtja që është mbajtur për to.
– Është pikërisht kështu. Ka rreth njëzetë vite që po përsëritet ky mesazh. Një pjesë e letrave, që publikohen në këtë libër janë shkruar përpara njëzetë vitesh. Kam kritikuar heshtjen botërore, në kohën që Kosovën nuk e zinte në gojë askush dhe, më pas, heshtjen shqiptare për krimet. Që të mos ketë keqkuptime, duhet të them se natyrisht që është folur dhe shkruar për krimet. Në këtë libër janë përmendur shembuj të tillë. Por ato janë ende të pakëta në krahasim me tmerret që kanë ndodhur. Në qoftë se bota do të merrte vesh të vërtetën e plotë, Serbia nuk do të guxonte të fryhej sot si gjel, por do të rrinte kokulur. Dhe kjo, përveçse do të hidhte dritë mbi të vërtetën e Kosovës, do të ishte në të mirën e gjithë rajonit, duke përfshirë këtu edhe të mirën e vetë Serbisë.
Vuk Drashkoviç, njëri ndër personat më nacionalist serbë dhe antishqiptar, në letrën dërguar juve më 1987, ju ka akuzuar për trillime në imagjinatën tuaj për historinë e shqiptarëve, veçmas të Kosovës. Ai, madje, shkruante se krimet dhe masakrat nuk po i bëjnë serbët por shqiptarët! Si i thonë kësaj? – Kjo letër, e publikuar një çerek shekulli më pare, është tepër kuptimplote për të kuptuar dramën e Kosovës. Ajo dëshmon se si është projektuar krimi, si do të kryhet ai krim, së fundi, si do të përmbyset e vërteta duke e hedhur fajin mbi shqiptarët. S’më ka habitur asnjëherë letra e Draskoviçit. Ajo është në logjikën e projektit serb. Siç është shpjeguar në libër, ato që më ka habitur kanë qenë sulmet nga krahu shqiptar. E sidomos nga disa shqiptarë të Kosovës. Do përpiqem ta shpjegoj thjesht: Tragjedia e Kosovës, si çdo tragjedi, pati prologun, zhvillimin dhe epilogun e saj. Bota, në radhë të parë Perëndimi, e ndëshkoi Serbinë. Serbia nuk e pranoi dënimin, pra, siç ndodh me gjyqet, kërkon sot apelim. Thelbi i çështjes nuk janë imtësira, por çështja themelore e moralit njerëzor: krimi. Në këtë shqyrtim të madh, si në çdo gjyq, moral ose të mirëfilltë, sulmi kundër dëshmitarëve ka rëndësi themelore. Siç është shpjeguar në këtë libër, duke u sulmuar autori, në të vërtetë është sulmuar dëshmitari. Dhe dihet se në një proces të tillë, të sulmosh dëshmitarin, dashur pa dashur, bëhesh pjesë e krimit.
Zotëri Kadare, Kosova dhe Serbia vazhdojnë kohë pas kohe të bisedojnë për çështje teknike. Meqë e njohim mirë strategjinë serbe, a mund të pritet marrëveshje reale që, më në fund, të arrihet qetësia në këto rajone?
– Do të doja shume të ndodhte një mirëkuptim nga ana serbe, por tani për tani shpresa është e pakët. Pak kohë përpara se ta kryenim këtë intervistë, shumë media evropiane jepnin përsëri pjesë nga fushata e pandërprerë serbe, për rishikimin e dramës së Kosovës. Duke dëgjuar fjalimet delirante të ministrit të palodhur Jeremiç, zbehet çdo shpresë për mirëkuptim. Drama e Kosovës ka qenë një çështje e madhe për moralin evropian dhe atë botëror. Ish-kryeministri i Anglisë, Tony Blair, në kujtimet e tij, që sapo i ka botuar, shkruan se nga Kosova ka njohur më mirë shumë gjëra, duke përfshirë dhe vetveten. Është e habitshme se vetëm Serbia, ajo që do të duhej të nxirrte mësimin kryesor, e refuzon një gjë të tillë. Do të doja që Evropa, gjithë bota, të thellohej më shumë se ç’do të thotë mosnjohje e Kosovës nga Serbia. Kjo mosnjohje nuk është një aksident diplomatik. Është shumë më keq. S’do ta teproja po ta quaja një sfidë primitive kundër çdo morali. Serbia, jo vetëm ka detyrim ta njohë Kosovën, por duhej të ishte ndër shtetet e para që ta kryente këtë akt. Serbia ka bërë krime në Kosovë. Njohja e Kosovës do të ishte akti i parë i heqjes dorë nga doktrina, që i polli këto krime. Mosnjohja e Kosovës do të thotë një shpallje publike se Serbia nuk heq dorë nga një e kaluar që s’e nderon. Në rastin e Kosovës është edhe më keq. Mosnjohja e Kosovës është mospranimi i lirisë së një populli tjetër, e kjo do të thotë mospranimi i ekzistencës së tij. Me këtë shpallje, me këtë përkëdhelje të krimit të vet, Serbia synon të hyjë në Evropë. Ajo është inkurajuar nga disa rrethana, e ndër to është heshtja për këto krime. Heshtja për të vërtetën është gjithmonë e keqe. Por ajo është dyfish e tillë kur ndodh në një tragjedi. Në tragjedi heshtja e korit merr një kuptim të veçantë. Do të shtoja se me këtë mosnjohje është e vërtetë se Serbia e pengon Kosovën, por s’duhet harruar se më shumë se Kosovën ajo pengon vetveten. Mosnjohja e rrëzon maskën e një Serbie të re, atë Serbi që do ta dëshironim të gjithë. Mosnjohja dëshmon, përkundrazi, një Serbi të vjetër, të dënuar. Me dorëzimin e Mladiçit, një veprim që, ndonëse i vonuar, u përshëndet me të drejtë nga të gjithë, Serbia kujton se e ka shlyer borxhin që ka ndaj fqinjëve të tjerë, veçanërisht Kosovës. Vazhdimi i mosnjohjes së Kosovës, e zhvlerëson këtë akt, thekson anën tregtare të tij, madje më keq, thekson shpërfilljen raciste ndaj njërit prej tre popujve kryesorë në Ballkan – shqiptarëve. Ky mendim i fundit, mund të duket një teprim nga ana ime, por, po të kujtojmë refuzimin e Serbisë për të marrë pjesë në takimin e fundit në Varshavë, vetëm se në këtë takim merrte pjesë presidentja e porsazgjedhur e Kosovës, kjo mjafton për të kuptuar se e keqja nuk shkulet aq lehtë në gadishull.
I jeni drejtuar edhe Papa Gjon Palit të Dytë në shtator të vitit 1991 për ta ndihmuar popullin e Kosovës. Cilat ishin të dhënat që ju parandiet se Kosovën po e priste diçka e tmerrshme?
– Besoj se nuk kam bërë ndonjë gjë të re. Në vitin 1919, kur po zhvillohej konferenca e Paqes në Paris, e ku rrezikohej përsëri Shqipëria, përfaqësia e delegacionit shqiptar, që udhëtoi në Romë për t’i kërkuar ndihmë Papës, qysh në fjalët e para i bëri me dije se po vinte në emër të delegacionit shqiptar, shumica e të cilëve ishin të besimit mysliman. Shembuj të tjerë kanë ridëshmuar këtë tipar të madh të emancipimit shqiptar.
Populli shqiptar ka tri fe dhe disa komunitete fetare. A është kjo pasuri kombëtare apo pengesë, apo shkak, për të cilin jemi ndëshkuar nga disa qendra ndërkombëtare të vendosjes?
– Përpara se të përcaktohet si favor apo si pengesë, mendoj se kjo është një gjendje. Një gjendje e cila nuk ka nevojë të vihet në diskutim, as të nxitë pyetje apo pikëpyetje. Ashtu siç nuk shtrohen të tilla për prindërit që na kanë lindur, për kontinentin ku është vendosur atdheu ose për fatin historik. Duke qenë pjesë e kushtëzimit tonë, është njëkohësisht pjesë e vullnetit tonë për të qenë bashkë, çka përbën një nga tiparet themelore të kombit. Do të shtoja se harmonia fetare është tipar i evropianizimit tonë natyral. Ajo është vlerë e të sotmes, e aq më fort e së ardhmes. Ndaj ruajtja e harmonisë fetare është një mision i madh. Kohët e fundit në shtypin shqiptar është shfaqur një shqetësim i drejtë lidhur me provokimet me ngjyrim fetar, që mund të bëjë Serbia pikërisht në zonën veriore, që ajo pretendon t’ia marrë Kosovës. Shpresoj që autoritetet e Kosovës nuk do të gjenden në befasi.
Në shkrimin tuaj “Kapardisja shqiptare” (në librin “Mbi krimin në Ballkan”), ju ftoni liderët aktualë shqiptarë të vetëdijesohen. Sa është kjo e vështirë të bëhet dhe, çfarë mendoni për faktorin shqiptar në Ballkan?
– E kam shkruar dhe botuar këtë shkrim 12 vite më parë. Do të doja që të mos e përfshija në këtë libër dhe kjo do të ishte një gjë e gëzueshme për mua si autor. Do të ishte e gëzueshme, sepse kjo do të thoshte që ky problem ishte i kapërcyer. Për fat të keq, nuk është aspak ashtu. Më lejoni t’i kthehem ditës fatale të gushtit 1943, kur, siç e thashë më lart, Shqipëria e mirëfilltë, e natyrshme, u zbraps përpara Shqipërisë partiake. Energjia shqiptare ndryshoi drejtimin, pasioni kryesor i saj u bë lufta e klasave, përçarja. Mendoj se ka ardhur koha të ndreqet ky gabim historik. Sigurisht që demokracia s’mund të mendohet pa partitë kundërshtare. Ato bëjnë pjesë në thelbin e saj. Por ato duhet të zbuten, të qetësohen. Një mendim primitive ballkanik ngul këmbë se partitë sa më të ashpra të jenë, aq më të forta bëhen. Është krejt e kundërta. Është e dëmshme për to, por është sidomos e dëmshme për vendin. Sa më i lartë të jetë tensioni në një vend, aq më tepër kombi dobësohet. Shikoni SHBA-të, shtetin më të fuqishëm demokratik të botës. Një nga sekretet e mëdha të forcës së tij është pikërisht tensioni relativisht i ulët midis dy partive kryesore.
Z. Kadare, gjithsesi gjatë kësaj bisede nuk mund t’i ikim dhe pyetjeve që kanë të bëjnë me letërsinë. Ju jeni ambasadori i letërsisë shqiptare në botë. Cili është niveli i letërsisë shqipe sot, përkatësisht a mund të flitet për nivel evropian apo botëror?
– Ka një diskutim për këtë gjë në Shqipëri dhe në Kosovë. U bë mot, dalin ca zëra se letërsia nuk është ndonjë gjë. E shajnë, e përçmojnë, siç ka gjithmonë në çdo vend. Dalin ata që janë mohues, negacionist. Për mua kjo është një mashtrim. Nuk është e vërtetë. Letërsia shqipe është nga më të mirat në Ballkan, për të mos thënë se është më e njohura në Evropë sot. Kurse prirja për ta përçmuar është një antishqiptarizëm i thjeshtë, ardhur nga arsye meskine, nga njerëz të papërgjegjshëm. Por, ka disa edhe tek ju edhe tek ne, ca si gjysëm akademikë, akademikë, ca sharlatanë, që kanë qejf ta thonë këtë gjë. Letërsia shqipe ka marrë çmimet më të mëdha ndërkombëtare. Ka përhapje jashtëzakonisht të gjerë. Ka rreth 15 shkrimtarë shqiptarë të përkthyer sot në perëndim.
Z. Kadare, tash së voni iku nga mjedisi ynë jetësor, poeti ynë i veçantë, Ali Podrimja. Mund të thoni se si e keni njohur poetin Ali Podrimja?
– E kam njohur, shumë, shumë herët! Më duket sikur e kisha njohur gjithmonë, tërë jetën. Nuk e përcaktoj dot me saktësi kohën e njohjes, por ka qenë një nga poetët, shkrimtarët e parë të Kosovës, me të cilët jam njohur dhe ka vazhduar miqësia gjithë jetën.
Ai, iku nga kjo botë, por poezia e tij ka mbetur. Sa ishit dhe sa jeni në kontakt me poezinë e Ali Podrimja?
– Kam qenë gjithmonë, siç thashë. Ç’do të thotë njohja me një shkrimtar? Është ana njerëzore, miqësore, baza është pastaj vepra e tij. Në fillim është Unë kam njohur veprën e tij, saktësisht në atë kohë dhe vepra që të shtyn tek tjetri.vazhdimisht e kam ndjekur. Ai shkruante përgjithësisht poezi, poema. Herë pas here, më ka qëlluar të kemi pasur bashkëpunim. Ka botuar një libër timin ose dy, më duket, për Kosovën. Ai e ka bërë përzgjedhjen. Unë kam bërë një hyrje në një antologji të tij për Çamërinë. Ishte shumë e bukur ajo antologji. D.m.th, kemi pasur të tilla bashkëpunime. Por, nuk mund të them se kam pasur një bashkëpunim letrar me të, por më tepër letraro – organizativ, ose kur ka ardhur në Francë në ndonjë takim, që ka marrë pjesë. Miqësia me të ka qenë shumë më e madhe sesa ajo që quhet bashkëpunim ose aktivitet letrar. Pra, ana njerëzore e miqësisë ishte e gjithkohëshme.
A mendoni se motivet poetike, siç janë ato të Ali Podrimjes, janë një zë i veçantë, ndikues, edhe në botën e jashtme letrare?
– Po. Podrimja është nga poetët e përkthyer mirë në botën e jashtme, nga më të njohurit. Natyrisht, poezia gjithmonë krijon një kufizim në përkthim. Është më e pakët se sa proza, sepse botimet poetike viteve të fundit janë pakësuar në botë. E me gjithë këtë kufizim, të gjithë poetët e botës ankohen se njihen pak nëpër vendet e tjera. Podrimja ka qenë nga poetët shqiptarë më të njohur. Është i pranishëm në shumë përmbledhje poetike letrare në gjuhë të rëndësishme të Evropës. Pra, është nga një tufë e pakët poetësh dhe shkrimtarësh, që e kanë bërë të njohur letërsinë shqipe jashtë kufijve. Në atë grupin e vogël të shkrimtarëve, të cilët ne përpiqemi, me të gjitha organizmat kulturore në Shqipëri, ta zgjerojmë, por ai zgjerohet me shumë vështirësi. Nuk është kaq e lehtë të zgjerohet grupi i shkrimtarëve të përkthyer. Është për çdo vend e vështirë. Po të shikoni, të gjitha vendet, sidomos ato që quhen relativisht të vogla, kanë probleme me njohjen. Prandaj, Podrimja, nga kjo anë, ka qenë i privilegjuar nga fati, sepse ka kapërcyer këtë pengesë të njohjes.
Ai iu çmonte shumë. Në secilën bisedë, private a zyrtare, gjithmonë iu mbante me vete. Bashkë me ju, përpiqej të bëhej ambasador i kulturës kombëtare shqiptare…
– Po, e di. Ai ka qenë jashtëzakonisht i ngrohtë me njerëzit. Pavarësisht se shkrimtari e shpreh nganjëherë atë ngrohtësi, ose nuk është i aftë shumë ta shpreh. Por, në thellësi të tij, ai ka qenë jashtëzakonisht i ngrohtë me njerëzit. i donte kolegët e vet, e donte letërsinë, e donte poezinë…e donte tempullin, ta quajmë me një fjalë. Ishte besnik i kësaj dhe e çmonte shumë miqësinë midis poetëve, që është nga cilësitë më të bukura të kohës. Për fat të keq, në kohën tonë nuk mund të themi se kjo kultivohet vazhdimisht në botën shqiptare. Për fat të keq, i mungon atmosferës letrare shqiptare miqësia midis kolegëve. Është një humbje e madhe. Unë përmenda fjalën TEMPULLI, ndaj është një humbje e madhe e kësaj aureole. Që ta dojë publiku i gjerë, duhet shkrimtarët ta duan njëri tjetrin. Kam frikë se ka diçka që nuk shkon, ky është dhe mendim i përgjithshëm. Nuk është ajo miqësi që duhej të ishte. E, Podrimja, hynte ndër shkrimtarët që e njihte këtë miqësi, e njihte se sa e shenjtë ishte miqësia midis kolegëve, e njihte hyjninë e saj, jo vetëm nevojën e saj, por njihte anën e mistershme që është hyjnia, që duhet t’i bashkojë njerëzit e letrave, njerëzit e tempullit. Dhe, përveç kësaj, ishte shumë mirënjohës si natyrë. Them, pavarësisht nga dukja që mund ta kenë njerëzit, nuk them për atë por në përgjithësi, Podrimja, duke qenë natyrë besnike, ka qenë jashtëzakonisht mirënjohës. T’i bëje diçka, ai nuk ta harronte gjithë jetën. Edhe kjo është një cilësi që nganjëherë mungon, për fat të keq, në jetën e sotme sidomos shqiptare. Nuk është kaq e shpeshtë. Duhej të ishte më e shpeshtë, por është pak e rrallë. Ai, hynte ndër ata që vërtetë mund të jenë kampion të mirënjohjes. Unë kështu e kam njohur gjithë jetën.
A mund të veçoni ndonjërin nga kontaktet e juaja me poetin, Ali Podrimja?
– E kam të vështirë! Atje ku kishte nevojë për të, ai gjendej befas. i gjendshëm dhe i pandryshueshëm gjithmonë. Prandaj, e kam të vështirë të them se ky është kujtim i paharrueshëm ose ai, sepse të gjitha kujtimet kanë qenë në njëfarë mënyre të paharruara. Po, ngaqë ngjanin me njëri tjetrin, përdora atë topikun: ishte i pandryshueshëm. Ishte po ai gjithmonë. E kam vështirë të dalloj ndonjë. Por, një kujtim kur ai ishte në Francë në një takim për lexuesin francezë, sikur ishte emocionuar, sepse një takim në Paris është gjithmonë një gjë e bukur, por është edhe pak e ndërlikuar. Është një publik ku ka gazetarë, është një publik i panjohur, me zakone të tjera, por edhe ai e ndjeu një gëzim të thellë, që e kapërceu me sukses. Ishim bashkë atje, në tryezën ku do të flisnim. U gëzua shumë që unë vajta. I thashë: po pse gëzohesh kaq shumë? Unë patjetër do vija?! Më tha: gjithë ky Paris, si erdhe…?! Ishte shkrimtar shqiptar i njohur, ishte miku im, do të veja patjetër. Prandaj, thashë, ishte shumë mirënjohës për një gjë të tillë. Ishte prekëse mirënjohja e tij dhe nuk e harronte kurrë. Dhe, jo vetëm këtë rast, por edhe rastet më të vogla, më të parëndësishme, i mbante mend…
Vdekja e tij në largësi të vendit, në shumë mënyra u shfaq shumë misterioze. Si e përjetuat ju?
– Mua m’u duk e bukur, pa keqkuptim, ajo mënyrë se si e mora vesh këtë lajm, që ishte aq i hidhur, e që në fillim nuk e kuptova. Dikush në telefon, më tha: po të them dhe një gjë. Në Francë ka humbur Ali Podrimja! Ai nuk e dinte se si kishte ndodhur, as që i shkonte mendja dhe ma tha me një zë gazmor, zbavitës dhe unë ashtu e përceptova. Dhe qesha. Qeshëm të dy, me kuptimin e mirë të fjalës. Pra, Aliu poet, ka bërë ndonjë ekstravagancë të rastit, ka ikur nga delegacioni, nga forumi, kushedi ku i ka shkrepur në kokë…siç ndodh me poetët. I lënë mbledhjet e mërzitshme dhe ikin…ndaj dhe unë e mora si një gjë zbavitëse. Mirëpo, më vonë e mora vesh se shumë njerëz e kishin kuptuar kështu. Tashti e kam menduar, a është e hidhur kjo ta marrësh një lajm kaq të rëndë, ta përceptosh në fillim pa dashur duke mos e ditur, si një gjë me një muzikë të gëzueshme? M’u duk gati një gjë simbolike kjo gjë, siç është, vërtetë, vdekja e poetit, që është edhe hidhërim, por është edhe një afirmim i dashurisë së të tjerëve për të. Unë e mora vesh në mënyrë krejt kundërthënëse. Nuk e kuptova dhe, shumë njerëz nuk e kanë kuptuar. Më vonë, kur e kam menduar këtë gjë, kam thënë: m’u duk si diçka simbolike, e bukur në trishtimin e saj. E bukur që ndodh e pazakonshme. Nuk them se mund t’i ndodh vetëm poetëve, por i ndodh, në radhë të pare, poetëve si ai. Pastaj e morëm vesh se kjo nuk ishte as një shaka e tij, as një rrenë që bëri Podrimja. Kjo ka qenë e veçanta e lajmit. / KultPlus.com
Gjon’s Tears, shqiptari i cili i dhuroi Zvicrës vendin e tretë në edicionin e sivjetëm të Eurovisionit, ka publikuar një performancë të këngës së njohur të Dua Lipës, shkruan KultPlus.
Bëhet fjalë për këngën ”Fever”, këngë kjo e cila si shumica e këngëve të këngëtares shqiptare, u pëlqye jashtëzakonisht shumë.
E kënduar nga Gjon’s Tears, kjo këngë duket si një rikrijim, duke tingëlluar aq ëmbël e aq fuqishëm nga zëri i tij tejet i veçantë.
Më poshtë gjeni videon e plotë të publikuar nga ai, në rrjetin social Instagram. / KultPlus.com
Shkrimtari, gazetari dhe publicisti Eduardo Galeano i cili ishte i njohur me krijimet e tij fillimisht në Spanjë, e më pas i përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës.
Galeano shumë shpesh ka pasë deklarata të fuqishme, të cilat përkojnë edhe me ditët e sotme.
Ndërsa KultPlus ju sjell këtë deklaratë të famshme të Galeanos, që ka të bëjë me vdekjet, dasmat, dukjen e diturinë.
‘Jetojmë në një botë ku varrimi është më i rëndësishëm se i vdekuri, ku dasmat janë më të rëndësishme se dashuria, ku dukja është më e rëndësishme se dituria. Jetojmë në kulturën e ambalazhit, e cila e urren përmbajtjen.’/ KultPlus.com
Ajo ka botuar librat “Vendlindjen ma zgjodhe ti” (1993), “Ai që nuk ishte Fidia” (roman, 1995), “Njeriu im” (roman 1997), “Bijtë e Njeriut” (dramë, 2001), “Tri medaljonet e Franc Ferdinandit” (dramë, 2001), “Ato letra i shkrova vet” (novela dhe tregime, 2007).
Romani “Njeriu im” është botuar në frëngjisht nga shtëpia botuese Publibook në Paris me titullin “Tu marcheras derrière ton ombre” (2007).
Libri i saj i fundit “Shpina” i cili mbeti i pabotuar nga autorja, nën përkujdesjen e familjës ky material iu dorëzua shtëpisë botuese “OMBra GVG”, i cili e botoj atë në vitin 2012. Në Panairin e librit- Tirana 2013, Hida Halimit iu nda çmimi “In memoriam”.
Halimi, përveç aktivitetit të saj në letërsi, ajo ishte me profesion juriste dhe për shumë vjet punoi në jurisprudencën e botës së jashtme, kjo e bëri ate që një pjesë të madhe të jetës së saj ta kaloj e angazhuar si mbrojtëse e drejtave të njeriut. Halimi, shpesh e ka artikuluar brengën e saj në lidhje me shoqërinë kosovare në tranzicionin e pas luftës dhe kjo bëri që ajo kohë pas kohe të kontribuoj me shkrime editoriale në gazetat e ndryshme ditore.
Hida Halimi u nda nga jeta më 1 shkurt të vitit 2012. / KultPlus.com
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare këngëtarja, prezantuesja dhe aktorja e njohur italiane Raffaella Carra.
Ajo është autore e dhjetra këngëve të njohura, ka luajtur në disa filma si dhe ka drejtuar një sërë emisionesh të njohura si “Domenica in”, “Ma che sera”, “40 minuti con Raffaella”.
Raffaella Cara ka prezantuar gjithashtu spektaklin e famshëm italian “Sanremo” si dhe ka marrë pjesë në Eurovision, transmeton KultPlus.
“Raffaella na ka lënë. Ajo shkoi në një botë më të mirë, ku njerëzia e saj, e qeshura e saj e pagabueshme dhe talenti i saj i jashtëzakonshëm do të shkëlqejnë përgjithmonë”, Me këto fjalë e ka e ka bërë të ditur lajmin e trishtë koreografi Sergio Iapino. / KultPlus.com
Disa ditë para se të nisej për në Kosovë, politikani opozitar serb, Nenad Canak u përmend nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq menjëherë pas takimit të tij të parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.
Duke iu treguar gazetarëve dhe publikut për, siç thoshte, mungesën e argumenteve të kryeministrit të Kosovës mbi ato që ai tha gjatë bisedimeve mbi varrezat e pazbuluara me trupat e civilëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës, Vuçiq tha se Kurti po iu referohej deklaratave të Nenad Canak, udhëheqësit të partisë serbe, LSV, raporton gazeta serbe Danas, transmeton KultPlus.
Në një intervistë për këtë gazetë, Nenad Canak thotë se që nga viti 2004, ai shpesh ka përmendur moszbulimin e informacioneve për rreth 16 varre masive.
“Dhe që nga ajo kohë deri më sot, unë kam mbrojtur dhe vazhdoj ta mbroj qëndrimin që nuk duhet të ketë arsye për t’i mbuluar krimet e ndokujt kundër askujt. Dhe posaçërisht për t’i mbuluar krimet e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, kundër të cilit kam luftuar pa kompromis për më shumë se një dekadë”, tha Canak.
Kurti, në takimin e tij të parë me Vuçiqin kërkoi përjashtimin e Vejlko Odalloviqit nga delegacioni serb në dialog. Canak thotë se nuk e di se pse Odalloviqi e kryeson ende komisionin serb për personat e zhdukur.
“Nuk e di pse Veljko Odalloviq është kryetari i atij komisioni, ju duhet të pyesni ata që e e emëruan. Por, unë e di se ai ndoshta nuk do të kishte qenë atje, nëse propozimi i LSV-së nga viti 2000 do të ishte miratuar. Po të ishte bërë gjithçka do të dukej shumë ndryshe”, tha Canak.
Ai tha se Vuçiq nuk duhet të flasë fjalë të mëdha dhe të mburret se ishte i pakëndshëm në takimin me Kurtin.
Canak tha se Kurti gëzon popullaritet të madh në mesin e të rinjve kosovarë që janë lodhur nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi.
“Albin Kurti gëzon një popullaritet të madh në Kosovë, veçanërisht në mesin e të rinjve që janë lodhur nga negociatat e pafund dhe të kota, të cilat në pjesën më të madhe janë edhe të pasinqerta. Politika është matematika e mundshme, dhe njohja e ndërsjellë nuk është për momentin. Ne duhet të fillojmë nga ajo që është e mundur, dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për t’ië gjetur 1,632 persona të zhdukur dhe për të zbuluar varre masive dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat që i çuan ata aty. Unë besoj se shumë gjëra do të fillonin të ishin më të thjeshta nëse më shumë njerëz do të vinin, të themi, në Prishtinë për të parë se sa ka përparuar qyteti gjatë dekadave të fundit dhe për ta thyer frikën e kontaktit, veçanërisht te të rinjtë që e kuptojnë njëri-tjetrin në mënyrë të përsosur duke folur anglisht”, thotë ai.
i Pyetur për takimin e para një jave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Canak tha se u përpoq të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve.
“Takimi me kryeministrin Kurti, dhe pas kësaj me presidentin Gjukanoviq në Malin e Zi, flet pak për faktin se pesha politike nuk është gjithmonë e lidhur drejtpërdrejt me numrin e votave të fituara në një palë zgjedhje, dhe sidomos jo me pozicionin në ekzekutiv. Ju keni lexuar për këtë përmes shembujve të gjallë në Serbi sot. Unë mendoj se është detyra e secilit që mund të ndihmojë që të përpiqet të ndihmojë normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë që njerëzit të jetojnë më mirë dhe më të sigurt”, tha ai.
Ai ia dha disa këshilla kryeministrit të Kosovës, kur u pyet sërish se si e vlerëson ai Albin Kurtin.
“Z. Kurti është një politikan i ri, energjik dhe padyshim i aftë me një mbështetje të padyshimtë. Sidoqoftë, të fitosh zgjedhje dhe të jesh popullor nga njëra anë dhe të drejtosh një shtet të suksesshëm janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Ky i fundit ende nuk ka provuar veten dhe përballet me një sërë problemesh të trashëguara. Kjo është, për të thënë të paktën, marrëdhënia me Serbinë. Për shembull, ai duhet të merret me “luftëtarët e parë”, me korrupsion, nepotizëm dhe gjithçka që e theksoi kur erdhi në zyrë. Tani ai duhet të forcojë qeverinë, dhe ne do të shohim vetëm me çfarë suksesi dhe sa shpejt do të shkojë. Ajo që unë do ta këshilloja atë është të qëndrojë larg fjalëve të vështira, zgjidhjeve të shpejta dhe të mos harrojë kurrë kur është në pozicionin e shumicës se si ndihej në pozicionin e pakicës. Sepse, ato pozicione ndryshojnë mjaft shpesh në jetë dhe politikë”, u shpreh Canak.
Politikani serb tha se në Serbi vijon të jetë në majë ideologjika politike e njëjtë që nga koha e Sllobodan Millosheviqit.
“Është ngulitur në një numër të madh njerëzish si pjesë e identitetit kombëtar dhe të vërtetës universale. Dhe kjo kryesisht parandalon kontaktin me arsyet, faktet dhe realitetin. Merrni, për shembull, Vulinin, Koshtunicë, Boshko Obradoviqin dhe për të mos përmendur më tej. Pra, ju keni një situatë ku njerëzit ndryshojnë dhe politika qëndron. Dhe kushdo që përpiqet të bëjë një pyetje ose mendon ndryshe tërhiqet menjëherë në narrativën e luftës: antiserb, tradhtar, etj. Në thelb, asnjë politikë civile nuk është ndjekur ose po ndiqet në Serbi”, tha ai. /gazetaexpress/ KultPlus.com
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar mbi dënimin me 10 vjet burgim të policit serb Zoran Vukotiq për dhunim gjatë luftës.
Në reagimin e saj, presidentja Osmani dënimin e Vukotiq e ka quajtur një përparim të rëndësishëm, pasi për herë të parë një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë.
“Një përparim domethënës sot – për herë të parë, një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës. Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësi e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra gra të tjera kosovare që nuk e kanë marrë ende atë”, shkroi Osmani në Twitter, përcjell KultPlus.
A significant breakthrough today – for the first time, a Serbian policeman has been convicted for wartime rape.
But let us not forget that justice delayed is justice denied. We need accountability & justice for the other thousands of Kosovar women who have not received it. https://t.co/JNbJDdLmJh
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj një gruaj shqiptare në Komunën e Vushtrrisë. Ndërkaq, ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë nga gjykatat vendore. / KultPlus.com
Tri francezet, Catherine Corsini, Julia Ducournau dhe Mia Hansen-Love, si edhe hungarezja Ildikó Enyedi, si asnjëherë më parë do të jenë pjesëmarrësie në garën për “Palmën e artë” në edicionin e 75-të, të Festivalit të Filmit në Kanë, që nis me datë 6 korrik, përcjell KultPlus.
Këtë herë, Enyedi e vendos historinë e saj, në vitet 1920.
Filmi, i gjashti me metrazh të gjatë nga regjisorja hungareze, është bashkëprodhuar nga “Rai Cinema”.
Skenari, i shkruar nga vetë regjisorja, bazohet në romanin me të njëjtin titull, nga Milan Füst.
Nga vitet 1920, shkojmë në 2018-ën, me “La Fracture” nga Catherine Corsini, e vendosur në Paris, gjatë protestave të Jelekverdhëve.
Pritshmëri të mëdha edhe për “Titane”, realizimi i dytë nga regjisorja franceze Julia Ducournau, e cila, ka një film debutues të jashtëzakonshëm, siç është “Raw”.
Më në fund, Mia Hansen-Love sjell në konkurrim “Ishulli Bergman”, film që premton të jetë një lloj melodrame e mbinatyrshme. / KultPlus.com
Më 5 korrik të vitit 1990, forcat serbe me urdhër të Qeverisë së tyre ndaluan transmetimin e Radio Televizionet të Prishtinës. RTP ishte radio televizioni i parë shqiptar i Kosovës. Ndërprerja e programeve nga ky televizion u realizua me masa të dhunshme të ndërmarra nga qeveria serbe në vitin 1990.
Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali dhe ndërtesat e Radio Televizionit të Prishtinës janë nën administrimin e Radio Televizionit të Kosovës.
Deri atëherë, i vetmi medium informativ ishte Radio Prishtina (në funksion prej vitit 1945). Do të kalonin 19 vjet deri kur Televizioni i Prishtinës filloi transmetimin në vitin 1974.
Fatmir Nushi, Masar Murtezai, Vera Gjevori, Faik Hima, Antigona Nimani, janë disa nga pjesëtarët e ekipit të Radio Televizionit të Prishtinës, në fillimet e tij.
Pas mbarimit të luftës së Kosovës në vitin 1999, u hap rruga për themelimin e televizioneve kosovare në mënyrë të lirë. Njëri prej tyre ishte Radio Televizioni i Kosovës i cili mori vend në të njëjtën ndërtesë si ish-RTP, në rrugën “Xhemajl Prishtina” në Prishtinë.
Në fillim të vitit 1974, RTP nuk ka pasur teknologji elektronike, por i gjithë materiali për program xhirohej me teknikë filmike e pastaj dërgohej në TV Beograd ku filmi zhvillohej e më vonë montohej për transmetim.
Transmetimi deri më 29 nëntor 1975 bëhej nga TV Beogradi. Ndërkaq, në verën e vitit 1974 nga Anglia pati ardhur autoreportazhi (OB Van) i parë me 4 kamera bardhë-e-zi. / KultPlus.com
Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër solli sot në vëmendje peizazhin mbresëlënës nga Syri i Sheganit, kryevepra natyrore në Malësinë e Madhe, destinacion i preferuar i turistëve.
Me pamjen e mrekullueshme që të ofron burimi karstik i Syrit të Sheganit në Malësi të Madhe, aty ku uji i kaltër pikon duke lagur fillimisht qerpikët rreth syrit, pastaj rrjedh në faqet e këtij bregliqeni, zona promovohet si pjesë e itinerarit të atraksioneve të qarkut Shkodër.
Syri i Sheganit është një burim i madh që gjendet në afërsi të fshatit Rrogom, të komunës Bajzë në rrethin e Malësisë së Madhe, pranë buzës lindore të Shkodrës, në lartësinë rreth 6 metra mbi nivelin e detit.
Nga banorët e zonës njihet edhe me emrin Sifoni i Virit. Uji i burimit të Sheganit del nga një oxhak karstik me thellësi rreth 22 – 28 m dhe gjerësi 3 – 5 m Kanë ujë të pastër dhe të ftohtë, që vjen nga ujërat karstike të Alpeve Perëndimore të Shqipërisë. Eksplorimet e tanishme kanë arritur deri në gjatësinë 80 m të rrugës që bëjnë ujërat e këtij burimi.
Më pas është një shpellë e shembur që pengon eksplorimin. Në ujërat e tyre ka peshq e gjallesa të tjera. Burimet krijojnë një mjedis shumë tërheqës me vlera shkencore (hidrologjike, speleologjike, gjeomorfologjike), didaktike, estetike e turistike. Vizitohet sipas itinerarit qyteti i Shkodrës-Koplik-Ivanaj-Gashaj- Shegan.
Syri i Sheganit është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve kryesisht të huaj. /atsh/ KultPlus.com
Në parkun qendror të kryeqytetit hungarez, Budapestit, u vendos sot busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kryeministri Edi Rama tha sot se kjo është dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit, transmeton KultPlus.
“Busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skenderbeu në Budapest. Dhuratë e Bashkisë së Tiranës për Bashkinë e Budapestit në shenjë të miqësisë mes dy heronjve tanë kombëtarë Gjergj Kastriotit dhe Janosh Huniadit”, tha Rama.
Më herët, gjatë vizitës së tij në Hungari më 8 qershor, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, panë nga afër vendin ku do të vendoset busti i Skënderbeut, ku ishte vendosur ndërkohë piedestali. / KultPlus.com
Një makinë e dhënë Princeshës Diana si një dhuratë e fejesës është shitur në ankand për më shumë se 52,000 paund. Pronari i Ford Escort Ghia 1981 e mbajti të fshehtë origjinën e saj për 20 vjet, transmeton KultPlus.
Makina, e renditur në Reeman Dansie’s Royalty, Antiques and Fine Art Sale në Essex, iu shit një ofertuesi telefonik me një çmim prej 47,000 paund, duke tejkaluar vlerësimin e saj para ankandit prej 30,000 – 40,000.
Ka regjistrimin e tij origjinal, 133,575 km në orë, bojëra dhe tapiceri origjinale. Ajo i përkiste një fanseje të familjes Mbretërore që nga viti 2000, e cili e ngiste atë me masë të vogël pa ua zbuluar historinë miqve të saj. Makina gjithashtu ka një kopje të një maskote argjendi bretkose të dhënë si një dhuratë për princeshën nga motra e saj, Lady Sarah Spencer. Automjeti u dhurua nga princi në maj 1981 dhe u përdor nga Princesha Diana deri në Gusht 1982. Ajo u vra në një aksident me makinë në Paris në 1997. Shitësja e makinës është përshkruar si një “admiruese e madhe” e princeshës. Ankanduesit thanë se ajo e mbante të fshehtë lidhjen Mbretërore të makinës nga miqtë e saj dhe në mënyrë efektive ishte zhdukur nga sytë e publikut për më shumë se 20 vjet. Një zëdhënëse e shtëpisë së ankandit tha se shitësja konfirmoi origjinën Mbretërore nga skedari i historisë së automjetit, numrin e regjistrimit dhe shumë fotografi të Princeshës Diana në makinë. Me tarifa, çmimi total i paguar për automjetin ishte 52,640 paund./KultPlus.com
“Siparantum” po vjen me një koncert me peshë shumë të veçantë, ku sipas organizatorit, po shënohet edhe rikthimi i këtij kori pas një pauze e kohe të zymtë, si pasojë e pandemisë, shkruan KultPlus.
Drejtuesi Memli Kelmendi ka bërë të ditur se koncerti koral do të mbahet më 10 korrik, në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, dhe hyrja për këtë koncert është me një çmim prej 3 eurove.
“Programi paraqet vepra të larmishme të repertorit koral botëror dhe shqiptar. Do të interpretohet një vepër korale e kompozitorit të ndjerë Prof. Fahri Beqiri në shenjë respekti për punën dhe veprimtarinë e tij lënë muzikës sonë profesionale. Këtë koncert i dedikojmë ish Presdentit të Korit Siparantum, z. Fatmir Bajraktari që vërtetë ka lënë një zbrastirë të madhe mes nesh”, ka shkruar Kelmendi në lidhje me këtë koncert.
Ndërkohë, organizatori ka bërë më dije se koncerti duhet të ndiqet vetëm nga personat +15, pasi që sipas tyre, ky kor tash e sa kohë realizon edhe koncerte për fëmijë, andaj edhe po synojnë që edhe të ndajnë audiencën./ KultPlus.com
Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka reaguar për zjarrin e shkaktuar në Gjirin e Meksikës. Ajo ka shpërndarë një fotografi në të cilën fajësohen kompanitë e naftës për rrjedhjen e gazit nga një tubacion nën-ujor, shkruan KultPlus.
Zjarri i cili po njihet ndryshe si “syri i zjarrit” ndodhi në orën 5:15 të mëngjesit me kohën lokale në brigjet e Campeche dhe u shua nga ora 10:45. Ky zjarr i shkaktuar në Gjirin e Meksikës ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale. “Miti se publiku thjesht duhet të jetë më ‘i gjelbër’ për të shpëtuar planetin Tokë lejon që këto kompani të karburanteve fosile të shmangin fajin. Unë mund të përdor sa më shumë çanta të ri-përdorshme dhe nuk do të ndryshojë faktin që ka një zjarr të ndezur vaji në mes të oqeanit”- thuhet në imazhin e publikuar nga Lipa./KultPlus.com
Çfarë rëndësie ka kur në jetën tuaj lexoni një libër? Ndoshta shumë. Në Biznesin e Papërfunduar, Vivian Gornick përshkruan procesin e rishikimit të teksteve të dashura si diçka të ngjashme me “shtrirjen në shtratin e analistit”.
Një histori që ajo mendoi se e kuptoi “papritmas po bëhet në një pyetje alarmante”. E megjithatë, çfarëdo keqkuptimesh që mund të çimentojë një lexim rinor, ngulitja e një libri të caktuar në një kohë të caktuar në jetën tuaj mund të ketë një ndikim të pamohueshëm.
Nëse nuk e hasni Ramonën në vitet tuaja fillore, a do të shfaqet ndonjëherë shpirti i tërbuar i thirrur nga Beverly Cleary në formën e tij më të plotë? A do të rrëmbejë Holden Caulfield ndonjëherë rrugën e tij në zemrën tuaj nëse nuk e hasni “The Catcher in the Rye” në adoleshencën tuaj?
Dhe çka nga ata libra që lexoni në ato vite të çrregullta e të ndezura të njohura si të 20-tat tuaja – një dekadë në të cilën jeta juaj madhore afrohet gjithnjë e më shumë dhe megjithatë mund të jeni ende duke u endur në digresione të gëzueshme?
Cilat vepra letrare duhet të informojnë atë vendkalim dhjetëvjeçar? Nuk ka përgjigje, natyrisht (as në të vërtetë nuk ka ndonjë gjë të veçantë për të përfunduar vitin tuaj të 29-të), por megjithatë kemi disa mendime. Në frymën e festimit të ndikimit që ndryshon jeta në letërsi, Vogue ofron 30 sugjerime librash për të lexuar para se të mbushni 30 vjet.
Librat që duhet t’i lexoni para se të mbushni 30 vjet: Wuthering Heights – Emily Bronte(1847) House of Mirth – Edith Wharton (1905) Maurice – E.M. Forster (1913) Mrs. Dalloway – Virginia Woolf (1925) I Capture the Castle – Dodie Smith (1948) Giovanni’s Room – James Baldwin (1956) The Group – Mary McCarthy (1963) The Millstone – Margaret Drabble (1965) A Book of Common Prayer – Joan Didion (1977) The Transit of Venus – Shirley Hazzard (1980) Money: A Suicide Note – Martin Amis (1984) Self-Help – Lorrie Moore (1985) Beloved – Toni Morrison (1987) The Swimming-Pool Library – Alan Hollinghurst (1988) The Secret History – Donna Tartt (1992) Novelat e Patrick Melrose: Never Mind (1992), Bad News (1992), Some Hope (1994), Mother’s Milk (2005), and At Last (2012) Operating Instructions – Anne Lamott (1993) Open Secrets – Alice Munro (1994) Never Let Me Go – Kazuo Ishiguro (2005) The Year of Magical Thinking – Joan Didion (2005) On Beauty – Zadie Smith (2005) Exit West – Mohsin Hamid (2017) Conversations With Friends (2017) and Normal People (2018) – Sally Rooney Pleasure Activism – Adrienne Maree Brown (2019) All About Love: New Visions – bell hooks (2000) The Undocumented Americans – Karla Cornejo Villavicencio (2020)./ KultPlus.com
Jeff Bezos, sot do të largohet zyrtarisht nga pozita e shefit ekzekutiv të Amazon.
Tani, 57 vjeç, shefi ekzekutiv i gjigandit të blerjeve në internet do të dalë në pension duke marrë me vete rreth 197 miliardë dollarë – një pasuri marramendëse që është 739,489 herë më shumë se vlera mesatare e një amerikani në moshën 65 vjeç, transmeton KultPlus.
Amazon njoftoi në shkurt se Bezos do të hiqte dorë këtë vit dhe do të merrte mantelin e kryetarit ekzekutiv të bordit të gjigandit të tregtisë elektronike. Ai pritet të kushtojë më shumë kohë për iniciativa si Bezos Earth Fund, kompania e tij e anijes kozmike Blue Origin, Washington Post dhe Amazon Day 1 Fund.
Bezos mori një pagë 81,840 dollarë dhe 1,6 milion dollarë kompensim tjetër nga kompania vitin e kaluar, sipas Business Insider.
Pasuria e tij neto shpërtheu me 75 miliardë dollarë gjatë vitit 2020, përderisa blerjet në Amazon u rritën dukshëm gjatë pandemisë Covid-19.
Bezos, i cili bën më shumë para çdo sekondë sesa fiton një punëtor mesatar amerikan në një javë, ka marrë kritika për pasurimin e tij përderisa mijëra punëtorë të Amazon jetojnë në pulla ushqimore dhe mundohen në kushte të këqija. Ai do të zëvendësohet nga Andy Jassy, CEO aktual i Amazon Web Services, platforma cloud e kompanisë./ KultPlus.com
Sot, është dënuar Zoran Vukotiq me 10 vjet burgim, i akuzuar për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton KRCT, shkruan KultPLus.
“Ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga Gjykatat vendore. Edhe pse drejtësi e vonuar, kjo ditë shënon një moment kthese dhe shprese, jo vetëm për viktimën që njohu përdhunuesin dhe dëshmoi kundër tij, por për të gjithë të mbijetuarit tjerë, që një ditë drejtësia do të vihet në vend.QKRMT përmes shërbimeve rehabilituese që ofron, ka fuqizuar të mbijetuarën në kërkesën e saj për drejtësi, si dhe ka iniciuar rastin. Gjithashtu, QKRMT ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe me vetë viktimën. Përveç ofrimit të rregullt të shërbimeve psiko-sociale, QKRMT ka asistuar dhe mbështetur viktimën në të gjitha etapat e procesit hetues dhe gjyqësor.Ne nuk do të reshtim derisa ta shohim edhe përdhunuesin e fundit prapa grilave!”, thuhet në njoftimin e KRCT./ KultPlus.com
Më 5 korrik 1946, bikinit kanë dalë për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Francë.
Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve.
Bikinit filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 ato u bënë të zakonshme në plazhe.
Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti “bikini”, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor; katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini.
Reard shpresoi se duke përdorur emrin “bikini”, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore./atv/ KultPlus.com
Gjykata Themelore në Prishtinë sot do të shpallë Aktgjykimin për Zoran Vukotiqin i cili akuzohet për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka njoftuar se përmes shërbimeve rehabilituese që ofron, ka fuqizuar të mbijetuarën në kërkesën e saj për drejtësi, si dhe ka iniciuar rastin.
“Gjithashtu, QKRMT ka bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale dhe me vetë viktimën. Përveç ofrimit të rregullt të shërbimeve psiko-sociale, QKRMT ka asistuar dhe mbështetur viktimën në të gjitha etapat e procesit hetues dhe gjyqësor. Si organizatë e cila për më shumë se dy dekada ofron mbështetje psiko-sociale për të mbijetuarit e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, QKRMT mandat parësor vazhdon ta ketë drejtësinë për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale”, thuhet në njoftim.
Aktgjykimi do të shpallet nga ora 13:15.
Sipas aktakuzës së ngritur Vukotiq si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore./ KultPlus.com
Një Ekspozitë Përkujtimore e Holokaustit, e cila është e para e këtij lloji në botën arabe, është hapur në Dubai.
Ekspozita “Ne kujtojmë” në Muzeun e Kryqëzimit të Qytetërimeve, tregon dëshmitë e dorës së parë të mbijetuarve të Holokaustit, transmeton KultPlus.
Rabini Levi Duchman, Rabbi në Emiratet e Bashkuara Arabe, i tha Euronews se është thelbësore për të ndihmuar në ndërtimin e themeleve të Komunitetit Hebre në Dubai.
“Fakti që ky muze ka vendosur një shfaqje përkujtimore të holokaustit është diçka vërtet e rëndësishme. Është një vend ku ne mund të sjellim fëmijët tanë. Ne mund të sjellim shkolla nga komunitete të ndryshme për të ardhur për të parë historinë e popullit hebre dhe atë që ata kaluan në Evropë ” – tha ai.
(Rabini Levi Duchman, Rabbi në Emiratet e Bashkuara Arabe)- Euronews
Më shumë se gjashtë milion hebrenj u vranë nga nazistët në mes të viteve 1941 dhe 1945. Kjo ekspozitë synon të kujtojë atë që ndodhi gjatë Holokaustit dhe të rrisë ndërgjegjësimin midis më shumë se 200 kombësive në Dubai.
I kuruar nga Yael Grafy, kjo ekspozitë gjithashtu përfshin një seksion kushtuar tërësisht arabëve dhe myslimanëve që ndihmuan në shpëtimin e hebrenjve.
“Ky është një nga krimet më të mëdha kundër njerëzimit. Ishte me të vërtetë e rëndësishme për ne së bashku me galeritë e tjera rreth tolerancës dhe bashkësive të tjera … ne donim të tregonim shpresën dhe të paraqesim myslimanët dhe njerëzit nga zona që ndihmuan për të shpëtuar njerëzit.” Tha Yael Grafy.
Një imazh në madhësi të jetës së një djali të ri – ‘Djali Ghetto i Varshavës’ i rrethuar me armë nga lufta është pjesa qendrore e galerisë. Pikat tjera kryesore përfshijnë historitë e Selahattin Ülkümen – diplomatit turk që ndihmoi për të shpëtuar disa nga hebrenjtë e Rodosit nga deportimi, dhe Dr. Mohammed Helmy – një mjek egjiptian që shpëtoi disa hebrenj nga persekutimi nazist në Berlin.
(Yael Grafy, kuratore në Kryqëzimin e Qytetërimeve) – Euronews
Themeluesi i muzeut, Ahmed Obaid AlMansoori, thotë se koha e shfaqjes së kësaj ekspozite është e përshtatshme pasi hapen pjesë të rajonit të Lindjes së Mesme dhe bëhen lëvizje drejt normalizimit të marrëdhënieve midis këtyre vendeve. “Ka pasur shumë incidente dhe tendenca të një rritje të antisemitizmit kohët e fundit dhe racizmit në botë, kështu që mendoj se është koha e duhur për të ” thotë ai.
AlMansoori tha se Dubai ka një “sistem dhe kulturë të bashkimit dhe solidaritetit” duke shtuar “ky është vendi ku njerëzit mund të vijnë dhe të mësojnë nga përvoja jonë e bashkimit”./ KultPlus.com
Dy oficerë të FSK-së diplomojnë me sukses të lartë në Kolegjin e Shtabit dhe Komandës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara
Major Vegim Krelani dhe Major Jaser Mulla, diplomuan në Kolegjin e Shtabit dhe Komandës së Ushtrisë së SHBA-ve. Edhe pse ky vit ishte sfidues ku shumica e shkollimit u karakterizua nga mësimi virtual dhe mësimi në distancë, diplomimi me sukses i tyre nënkupton njohuri dhe profesionalizëm shtesë për të ardhmen e FSK-së, shkruan KultPlus.
Nënkolonel Christopher Mackin, Shef i Edukimit në Detaçmentin e 7-të të Kolegjit të vendosur në Evropë është shpreh që pjesëmarrja e Kosovës në degën evropiane të Kolegjit të Shtabit dhe Komandës së SHBA-ve bazuar në Grafenwoeher, Gjermani është historike. Oficerët e saj ishin pjesë e grupit të parë ndërkombëtar prej katër studentëve të huaj që morën pjesë në këtë shkollim në Evropë. Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë mirëpret pjesëmarrjen e ardhshme të kosovarëve në këtë shkollë. Ata mund të falënderojnë Majorin Mulla dhe Majorin Krelani pasi kanë caktuar një standard të lartë të përsosmërisë akademike dhe të pjesëmarrjes së fuqishme aktive në klasë”.
Kolegji i Shtabit dhe Komandës i Ushtrisë së SHBA-ve është kolegj ushtarak post-diplomik një-vjeçar dhe shkollon oficerë ushtarakë amerikanë dhe të huaj. Ky shkollim në aspektin e edukimit profesional ushtarak konsiderohet si i domosdoshëm për ofiercerët e nivelit të mesëm për zhvillim të mëtutjeshëm në karrierë. Fokusi i shkollimit është në udhëheqje, histori ushtarake, planifikim ushtarak, procese të vendim-marrjes ndërsa rëndësi e veçantë i jepet mendimit kritik./ KultPlus.com
Mario Eduardo Testino, fotograf i njohur për fotografi të portreteve dhe të modës, ka gjetur frymëzim edhe në gruan arbëreshe, shkruan KultPlus.
Fotografi i shumë fytyrave të njohura botërore, kësaj here ka zgjedhur të paraqesë elegancën e gruas arbëreshe. Ai e përshkruan realizimin e këtij seti si një përvojë të mahnitshme që e e bëri atë të kuptojë se sa e rëndësishme është lidhja me traditat dhe vendin e lindjes, pavarësisht shpërnguljes në një vend e kulturë tjetër.
““ELEGANCA, GRUAJA ARBERESHE”, vitin e kaluar pata mundësinë të fotografoj ‘Arbëreshë’, njerëz me origjinë shqiptare në Sicili. Ata erdhën shekuj më parë dhe u bënë pjesë e Italisë, por kurrë nuk i harruan traditat e tyre ose lidhjen e tyre me vendin e tyre të lindjes. Takimi me ta ishte një përvojë e mahnitshme dhe më kujtoi mua, si një peruan, se largimi nga vendi juaj nuk do të thotë të humbni atë që jeni.”- shkruan Testino.
KultPlus ju sjell këtë fotografi të Testinos, ku shihet mjeshtëria e fotografit e ndërlidhur me elegancën dhe bukurinë arbëreshe./ KultPlus.com