Teuta Mustafa, shoferja e parë shqiptare në kantonin St. Gallen

Pa dyshim, puna në çdo shtet, shoqëri a kulturë,ka vlerën dhe pozitën e saj.

Shumë gra shqiptare janë duke arritur suksese në mërgim, në profesionet që kanë zgjedhur të punojnë. Patjetër që njëra nga këto është edhe shqiptarja Teuta Mustafa Helshani, me prejardhje nga qyteti i Ferizajt.

Tuta është njëra nga femrat e pakta shqiptare që kanë zgjedhur këtë profesion, duke vozitur autobusin përreth qendrës së St.Gallen-it, shkruan albinfo.ch.

Nga Kosova, drejt një jete të re në Zvicër

Teuta Mustafa Helshani është lindur dhe rritur në qytetin e Ferizajit, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, për të vazhduar më pas edhe studimet në Universitetin e Prishtinës.

“Jam lindur në Ferizaj në vitin 1990, kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme po në të njëjtin qytet, për të vazhduar pastaj me studime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik, Departamenti “Banka, Financa dhe Kontabilitet”, tregon ajo për Albinfo.ch, transmeton KultPlus.

Pavarësisht shkollimit të saj, Teutën duket se fati e dërgoi në rrugë dhe projekte të tjera të jetës, nga ajo çfarë kishte studiuar.

“Pas përfundimit të studimeve nuk pata fatin që profesionin tim ta ushtroj në vendlindjen time. Pas kurorëzimit të dashurisë me martesë në vitin 2013, unë vazhdova jetën pranë bashkëshortit tim në Zvicër”, shprehet ajo.

Albinfo.ch

 Emigrimi dhe ambientimi në kulturën zvicerane

Për çdo shqiptar që emigron, reliteti i vendlindjes me atë të Zvicrës është ndryshe. Përshtatja, ambienti, gjuha, shoqëria, kultura dhe punësimi kanë qenë disa nga sfidat, të cilat pothuajse çdo mërgimtar i ka përjetuar në fillmet e veta në mërgim.

Teuta ndan historinë e saj për Albinfo.ch lidhur me ambientimin jo të lehtë në Zvicër, jetën e re, familjen dhe anën profesionale të saj, transmeton KultPlus.

“Në vitin 2013, kur isha në moshën 23-vjeçare, fillova një jetë të re bashkëshortore, në Wil, rajon i St.Gallen-it. Duke marrë parasysh se unë u rrita dhe mbarova shkollimin në Kosovë, ka qenë shumë e vështirë në fillim. Po pata fatin të gjeja ngrohtësinë familjare dhe mbështetjen e bashkëshortit dhe prindërve të tij, që ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për një fillim të ri, larg vendlindjes”, tregon ajo.

Teuta shprehet se në jetë njeriu duhet të vërë qëllimet dhe synimet e saj, për të pasur sukses, pavarësisht se në cilin vend është.

“Është e vërtetë se kultura zvicerane është më ndryshe, por nëse ke një personalitet dhe një synim në jetë, atëherë kjo nuk të sjellë asnjë problem për të vazhduar tutje. Sa i përket shoqërisë, ka qenë e vështirë për mua në fillimet e mia, por duke ndjekur kurse intensive të gjuhës, me kalimin e kohës kam arritur të kem një rreth të mirë shoqëror”, shprehet Teuta.

Dëshira dhe pasioni për vozitje

Teuta që në moshë të re kishte dëshirë të kamotshme për vozitje. Por, vozitja për kategorinë D kishte një domethënie të veçantë, që një ditë të jetë shofere e autobusëve në Zvicër.

“Dëshira e kamotshme dhe një pasion që unë kisha për vozitje më shtyu që të përgatitem për kategorinë D (shofere autobusi). Ishte një rrugë jo e lehtë dhe si çdo gjë tjetër, kishte edhe kjo pengesa. Në fund, unë ia dola që në prill të vitit 2017 të jem e pajisur me leje të qarkullimit për kategorin D”, tregon ajo.

Pak muaj pas kalimit të provimeve, Teuta në vitin 2018 u punësua te firma “Regiobus”, me seli në Gossau.

Në atë kohë, Teuta ishte vetëm 27-vjeçare dhe duhet veçuar se ishte shoferja më e re në mesin e kolegëve në “Regiobus”.

Ajo vozit në rajonin e St.Gallen-it, mban linjën Gossau-St. Gallen dhe anasjelltas, Herisau-Abtwil-Engelburg dhe linjën Wil-Uzwil.

Vlen të theksohet se Teuta ishte femra e parë shqiptare shofere në kantonin St.Gallen.

“Sipas informatave dhe reagimeve të udhëtarëve (shqiptarë), po, unë kam qenë shoferja e parë shqiptare në rajon të St.Galles. Derisa tash e gati një vit më është bashkangjitur edhe një kolege tjetër shqiptare”, tregon Teuta për Albinfo.ch.

Një mesazh i denjë për femrat shqiptare

Çdo punë që bëhet, në vete do përkushtim, durim dhe shumë dëshirë për të përfunduar atë. Teuta, ani pse është një grua dhe nënë e shkëlqyeshme, normalisht ka obligime të mëdha, por ajo gjen kohë për të gjitha, qoftë për familje, për punë dhe çdo gjë që atë e preokupon, shkruan tutje albinfo.ch.

“Nuk është e lehtë të punosh dhe të njëjtën kohë të jesh nënë dhe të kujdesesh për familje. Unë, për fat të mire, punoj vetëm 60% të kohës, kshtu që kjo më shërben të kem hapësirë edhe për fëmijë dhe familjen në kuptim të plotë”, tregon ajo.

Duke qenë se të jesh shofere autobusi në Kosovë dhe në Shqipëri, në fakt, ende është tabu dhe shihen me sy tjetër, Teuta për këtë dha një mesazhi për femrat shqiptare.

“Është shumë e vërtetë që në Kosovë shoferet femra shihen me një sy ndryshe ose ndjenjë pasigurie, por besoj që tash në kohën e fundit është duke ndryshuar ky perceptim. Sa i përket mesazhit, kam një lutje për prindërit, që së pari të arsimojnë vajzën dhe ta ngritin atë në vlera me të mëdha, siç edhe e meritojnë. Vajzat, nënat e reja, të mos hezitojnë t’i ndjekin ëndrrat, sepse gjithçka është e mundur nëse ka vullnet dhe dëshirë të madhe, asgjë nuk është e pamundur në çdo sferë të jetës”, thotë Teuta në mesazhin e saj drejtuar femrave shqiptare.

Kosova të falë një ndjesi të veçantë

Teuta është shumë e lidhur me Kosovën, ajo tregon se Kosova i fal ndjesi të veçantë. Pothuajse çdo vit ajo viziton katër herë Kosovën, pasi të afërmit e saj familjarë jetojnë në Kosovë.

“Unë jam një vizitore e rregullt e Kosovës, para pandemisë deri në katër herë në vit kemi ardhur me familje. Është ndenjë e bukur me qenë në vendlindjen tënde, pranë familjes. Kjo sepse familja ime jeton në Kosovë dhe për atë dëshira është e madhe për Kosovën, ashtu dhe malli për vendlindjen”, përfundon Teuta. /albinfo/ KultPlus.com

Për herë të parë pas pandemisë, New York feston me koncert muzikor

Këngëtari amerikan Bruce Springsteen do të jetë një nga yjet e koncertit të madh të planifikuar për në fund të gushtit në Central Park për të festuar “rilindjen e Nju Jorkut” pas pandemisë, me Paul Simon dhe Jennifer Hudson, njoftuan sot autoritetet e qytetit në Twitter, përcjell KultPlus.

Kryebashkiaku demokrat Bill de Blasio njoftoi në fillim të qershorit mbajtjen e një koncerti gjigant, i planifikuar të mbahet më 21 gusht, megjithëse data nuk është konfirmuar ende.

Organizatori i ngjarjes, producenti Clive Davis, është shprehur se dëshironte të radhisë tetë “yje” për një koncert tre orësh, që do të zhvillohet para rreth 60 000 pjesëmarrësve në vend dhe me transmetime televizive në të gjithë botën.

Jennifer Hudson, 39 vjeçe, këngëtare R&B dhe aktore, është “më e reja” nga tre emrat e shpallur nga bashkia e qytetit. / KultPlus.com

‘Pranverë 72’, grupi që sfidoi diktaturën

“Pranverë ’72” quhej grupi i disa gjimnazistëve shkodran i cili performonte muzikë rock ‘n’ roll.

Asokohe do të ishte një lajm sensacional. Tre djem dhe dy vajza formuan në Shkodër kompleksin e parë muzikor të qytetit, “Pranverë 72”. Muzikë argëtuese, shqiptare, me këngët e Bik Ndojës deri tek ato të famshmet angleze, “Chirpy Chirpy Cheep Cheeep” të “Midle of the road”.

Ata që kanë jetuar ato vite i kujtojnë edhe sot solistet bukuroshe e të talentuara Viola Duka e Klaudia Shllaku, e bashkë me to Çesk Marashi vokal-violinë, Albert Naraci vokal-kitarë e Nikolin Kurti vokal-kitarë. Të gjithë instrumentistë profesionistë, ndonëse në moshë të re. “Pranverë ‘72″ ishte një dritare në Perëndim, i shumëpritur nga shkodranët, aq sa biletat për koncertet e tyre ishin gati të pamundura për t’u gjetur.

Grupi u bë ndër më të dëgjuarit në Radio Tirana, madje tentuan të marrin pjesë edhe në Festivalin e 11-të, por nuk u pranuan. Të njëjtin fat pati edhe turneu i tyre i programuar nëpër Shqipëri. Por, një urdhër nga “lart” do ta anulonte turneun. Më pas, shfaqjet do të bëheshin sporadike, këngët censuroheshin, deri në shpërndarjen e grupit, i cili do të ribashkohej pas viteve ‘90. /voal.ch./ KultPlus.com

‘Na kanë bërë të besojmë se martesa është domosdoshmëri…’

Nga John Lennon

“Na kanë bërë të besojmë se dashuria, ajo e vërteta gjendet vetëm një herë në jetë dhe në përgjithësi para moshës 30 vjeç, nuk na kanë thënë që dashuria nuk ka kohë e nuk mbërrin në një moment preciz.

Na kanë bërë të besojmë se secili prej nesh është gjysma e një portokalli e se jeta ka kuptim vetëm kur arrijmë të gjejmë gjysmën tjetër. Nuk na kanë thënë se kemi lindur Të Plotë e që asnjë në jetën tonë nuk meriton të mbajë mbi supe përgjegjësinë për të kompletuar atë që na mungon: rritemi me veten. Nëse jemi në shoqëri të mirë është thjesht më e këndshme.

Na kanë bërë të besojmë në një formulë të quajtur “dy në një”, dy njerëz që mendojnë njësoj, që veprojnë njësoj e që vetëm kjo mund të funksiononte. Nuk na kanë thënë se vetëm duke qenë individ me personalitetin tënd, të lejon të kesh një marrëdhënie të shëndetshme.

Na kanë bërë të besojmë se martesa është domosdoshmëri e se dëshirat jashtë saj duhen shtypur. Që ekziston një formulë e vetme për lumturinë, e njëjta për të gjithë ata që dalin jashtë kësaj janë të dënuar të margjinalizohen.

Nuk na kanë thënë se këto formula nuk funksionojnë dhe e tjetërsojnë njeriun. Nuk na kanë thënë se askush nuk do na i tregonte të gjitha këto. Secili nga ne do ti zbulojë vetë. Dhe kështu kur të duash vetveten, do jesh po aq i lumtur e do mund të duash dikë tjetër”. / KultPlus.com

Pianistja Zoya Shuhatovic në përmbylljen e edicionit të 11-të të Chopin Piano Fest: Ishte sikur kur të hapet një dritare dhe të hyn drita brenda në jetë

Era Berisha

Edicionin e tij të 11-të, festivali Chopin Piano Fest e përmbylli mbrëmë me një interpretim nga pianistja amerikane Zoya Shuhatovic, e cila para publikut solli tingujt romantik të kompozitorëve botërorë si: W.A.Mozart, P.I Tchaikovsy dhe F.Chopin. Këto vepra të cilat përmes melodive shpalosën shprehjen thelbësore të artit emocional ku ritmi dhe dinamika e performanacës erdhën si një trokitje në derë të shpirtit të pranishëm që u ndërlidh butësisht me strofullën e zemrës si një gajtan i hollë, shkruan KultPlus.

Dy organizatoret e këtij festivali, drejtoresha organizative e festivalit Besa Luzha dhe drejtoresha artistike Lelja Pula si dhe kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ishin ata që hapën natën e mbrëmshme me disa fjalë rasti. Kurti përgëzoi festivalin, organizatorët, artisten mysafire dhe ofroi mbështetje më të qëndrueshme në të ardhmen për skenën e pavarur kulturore në Kosovë. Ndërsa, Luzha dhe Pula i uruan të pranishmëve një natë të këndshme.

Po ashtu, një falënderim të posaçëm për realizimin e këtij festivali dhe bashkëpunimin kulturor në mes të dy vendeve shprehu edhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Foleja e interpretimeve pianistike të këtij festivali përgjatë një muaji të suksesshëm, ishte hapësira e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare. Andaj, mbrëmë ishin dy reflektorët e bardhë që vunë në pah shpejtësinë e gishtërinjve të pianistes e cila me një pamje që vezullonte nga koka e deri tek këmbët, para publikut doli me një nivel të lartë të besimit në vetvete. E kjo u dëshmua kur qetësia absolute që pasonte në sekondat e para të performimit, tronditi atmosferën papritmas në një dridhje muzikore që depërtoi tek të pranishmit qysh në fillim me veprën e titulluar ”Fantasia C minor K475” nga kompozitori W.A.Mozart.

Hapi ritmik i harmonive, meloditë e lehta e të rënda, tingujt qetësues e të lëmuara si dhe teknika fleksibile e rafinuar dhe e ashpër, ishin këto veçantitë e pianistes e cila mbrëmë me një vendosmëri të dukshme, krijoi një urë lidhëse të tejdukshme mes të pranishmëve, ndjenjat e së cilëve drithëroheshin nën përleshjen e harmonive mahnitshëm të dhuruara nga performanca e Shuhatovic.

Trajtimi i instrumentit bardh e zi nga dy duart e pianistes, erdhi në një mënyrë që së bashku me uljen e saj në buzë të stolit, ngushtica e shpinës, krahët e saj të relaksuar që nganjëherë çlodheshin dhe ngriheshin lart kur përdorte tërë forcën e saj, pianistja solli ledhatinë e egër të tingujve romantik që po pushtonin hapësirën vazhdimisht e që njëkohësisht dhuroi iluzioni se në fakt ishin lëvizjet shpirtërore që vinin nga brendësia e saj, të cilat flakëruan mbi çelësat e pianos.

Shuhatovic përgjatë dy orë interpretimi, me një mirëdashje mbrëmë ka puthur çdo notë deri në një përsosmëri e performuar në një mënyrë që pulsonte gjatë tërë mbrëmjes. Me çdo tundje të lehtë të kokës së saj, shpirti i saj dilte në pah për të luajtur me emocionet e të pranishmëve duke i pushtuar ata me luhatje të melodive dhe copëza talenti që kur bashkoheshin së bashku tejkalonin dhuntinë që veçse ekzistonte brenda saj.

Pas gjithë kësaj performance spektakolare të pianistes, duartrokitjet e brohoritjet kishin zënë vendin e tyre në atmosferë. Ato nuk po pushonin interpretimin e tyre duke vazhduar me minuta të shumtë e duke e rikthyer pianisten në skenë për disa herë radhazi. Ky interpretim ishte më se i duhur e i domosdoshëm për talentin e rrallë që Shuhatovic kishte pritur shumë gjatë që ta sjell tek ne.

Po ashtu, mbrëmë u shpall edhe Çmimi Special i Chopin Piano Fest, çmimi tradicional që iu nda pianistes së re Lisa Sahatqiut ku juria profesionale e përbërë nga pianistja Ardita Statovci dhe Zoya Shuhatovic kishte marrë këtë vendim pas vlerësimit të performancës së tre pianisteve të reja që aplikuan në këtë garë si: Elsa Gashi, Lisa Sahatciu dhe Melisa Ibrahimi.

Ndërsa, për të treguar më shumë rreth performimit të saj, për KultPlus foli pianistja Zoya Shuhatovic.

“Jam e lumtur. Kjo është gjëra më e rëndësishme që mund të them pas më shumë se një viti në qetësi të plotë e ku nuk kam luajtur asgjë. Ishte sikur kur të hapet një dritare dhe të hyn drita brenda në jetë, sikur kam rimarrë fuqinë për jetën time”, ka thënë Shuhatovic.

Sipas saj, ajo ka dëshiruar shumë që të marrë pjesë në këtë koncert por nuk ka funksionuar që dy herë që ajo ka tentuar e tash për herë të tretë ajo po ndjehet shumë e lumtur dhe e entuziazmuar që kjo u bë e mundshme.

“Njerëzit janë shumë të mirë dhe të shoqërueshëm këtu dhe ata gjithmonë duan që të të mbështesin e të të ndihmojnë. Kjo është një ndjesi shumë e mirë”, ka thënë Shuhatovic për KultPlus.

Për Shuhatovic, ‘Dumka’ dhe ‘Sonata’ janë veprat me të dashura të saj por që nuk mund ta definoj arsyen pse.

“Zemra ime është e bashkangjitur me këto vepra dhe i ndjej shumë më shumë se sa pjesët e tjera. Një artist nuk mund të shpjegoj se pse dashuron muzikën”, thekson ajo.

Ndërsa, drejtoresha artistike Lelja Pula, për KultPlus foli rreth emocioneve të cilat ajo po i ndjen pas një përmbyllje kaq të suksesshme të edicionit të 11-të të Chopin Piano Fest.

“Edicionin pas pandemisë e filluam me shumë rezerva pasi që ishte festivali i parë pas kësaj që ngjau për një vit e gjysmë. Kemi përgatitur një program jashtëzakonisht voluminoz me 10 mbrëmje soliste nga artistë ndërkombëtar jashtëzakonisht të mirë dhe të njohur pastaj katër mbrëmje me mbi 50 studentë dhe një ditë të tërë me mbi 60 nxënës nga të gjitha shkollat e muzikës në Kosovës”, thotë Pula.

Sipas saj, për të është jashtëzakonisht me rëndësi që gjithë artdashësit të ndeshen me vlera kulmore artistike e ky është një mision i saj për të cilin ajo mendon se është shumë i rëndësishëm për shpalosjen e vlerave nga të gjitha anët e botës në skenën e Prishtinës, në skenën e ‘Chopin Piano Fest-it’.

“Mendoj se vërtetë duhet të ndihemi që jemi pjesë e botës kulturor-muzikore evropiane dhe botërore dhe që kemi vlera pasi që ne kemi shumë talent, një shkollë pianistike që funksion por edhe jemi një shtet i ri i cili ka shumë sfida dhe ballafaqohet me probleme të jashtëzakonshme. Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se në mungesë të sallës koncertale, ne improvizojmë, por besoj që ia dalim falë entuziazmit të madh dhe mirënjohjes së madhe që marrim nga publiku”, përfundon Pula për KultPlus.

Kështu, i erdhi fundi edicionit të 11-të të Chopin Piano Fest, që për një muaj të tërë, suksesshëm na dhuroi muzikë klasike me veprat më të bukura nga kompozitorë të njohur dhe pianistë të talentuar nga e tërë bota që vendosën të shpalosin talentin e tyre pikërisht në qytetin e Prishtinës. / KultPlus.com

Hapet ‘Infinity of Lights’, muzeu më i madh i artit dixhital

Një hapësirë ​​e re e madhe është hapur në Dubai Mall, me titull “Infinity of Lights”, që do të jetë galeria më e madhe e artit dixhital në vend.

Hapësira prej 2 700 metrash katrorë u krijua përmes një bashkëpunimi midis InfinityArt dhe Culturespaces Digital.

Përvoja gjithëpërfshirëse e artit dixhital përdor 130 projektorë, 58 altoparlantë dhe 3 000 imazhe me definicion të lartë.

“Hapësira, me teknologjinë dhe platformat e saj dixhitale, do të kontribuojë në imazhin e Dubait si një qytet i së ardhmes”, vlerësoi revista “Ëhat’s On.

Puna e Vincent Van Gogh do të shfaqet së bashku me një projeksion të “Japan Dreamed”, arti japonez dekorativ i projektuar në një sipërfaqe 3 300 metra katrorë, përfshirë muret dhe dyshemenë.

“Ne jemi të lumtur ta sjellim këtë mënyrë mbresëlënëse të shfaqjes së artit në një mënyrë gjithëpërfshirëse”, tha Luc Archambeaud, kreu i zhvillimit të biznesit në Culturespaces.

“Për herë të parë, banorët e këtij rajoni të botës dhe turistët do të kenë mundësinë të bëjnë një udhëtim shumëndijor, duke parë artin të marrë jetë përreth tyre”, shtoi ai.

Veprat e artit do të shfaqen plotësisht përmes projektorëve të gjatë shtatë metra, në mënyrë që vizitorët të mund të ecin përmes tyre, duke sjellë në jetë ngjyra, tinguj, lëvizje dhe ritëm. /atsh/ KultPlus.com

Irma Kurti fiton çmimin e parë me poezinë kushtuar emigrantëve

Poetja shqiptare Irma Kurti nderohet me çmimin e parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Picàturi de suflet” , në seksionin e poezisë në gjuhë të huaj.

Poezia fituese titullohet “I dashur, ti s’mund ta dish”. Ky konkurs ka lindur nga një ide e shkrimtares rumune Liliana Liciu dhe shkrimtarit italian Francesco Gemito, të cilët janë edhe presidentët e Konkursit, për të krijuar një binjakëzim letrar midis Rumanisë dhe Italisë, përcjell KultPlus.

Kurti thotë: “Është një poezi që u kushtohet emigrantëve, një eksperiencë që gjithsecili nga ne që jeton larg atdheut e ka provuar të paktën një herë; janë ato çaste kur të mungon vetëm një letër që quhet leje qëndrimi, kur ecën në rrugë si hije sepse emri yt nuk ekziston në asnjë zyrë, kur ndjek me lot në sy një avion në qiell dhe kur shikon ëndrrat e thyera nën hapat e tu … Ishte emocion i veçantë kur më mbërriti në shtëpi diploma dhe targa me titullin e poezisë të shkruar në gjuhën shqipe.”

Irma Kurti është fituese e shumë çmimeve prestigjioze; pak kohë më parë ajo u nderua me çmimin “Liria” nga Komuniteti Arbëreshë në Itali, si dhe me çmimin: “Leonardo da Vinçi 2021” nga Shoqata Kulturore “Chimera” në Leçe. / KultPlus.com

12-vjeçari bëhet mjeshtri më i ri i shahut në histori

Vetëm 12-vjeç, Abhimanyu Mishra është bërë mjeshtri më i ri në historinë e shahut.

Mishra, nga New Jersey, theu rekordin e Sergey Karjakin që e mbante për 12 vjetë në Hungari, raporton CNN, transmeton KultPlus.

Për t’u bërë mjeshtër në shah, lojtari duhet të arrijë tre norma mjeshtri – një çmim për performancën më të lartë në turneun e shahut, vlerësimi nga Federata Ndërkombëtare e Shahut dhe renditja që e rregullon garën ndërkombëtare.

Pas fitores ai shkroi një mesazh në Twitter: “Më në fund shah-mat për kundërshtarin më të madh (pandeminë) që më ndaloi për 14 muaj. Faleminderit të gjithëve”.

Thyerja e rekordeve është diçka e zakonshme për Mishran.

Kur ai ishte 7-vjeç u bë eksperti më i ri i Federatës së Shahut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. / KultPlus.com

‘Fushat e lulediellit 2021’ projekti nga artistja ikonike Agnes Denes lulëzon në Prishtinë

Agnes Denes, 90 vjeçarja nga Budapesti është artistja e mjedisit që beson se një vepër arti duhet të rritet si një bimë, nga poshtë. Andaj, edhe pse ajo nuk ishte prezente sot, ajo përmes dy kuratoreve të edicionit të tretë të Autostradës Biennale, ‘What if a journey…’, si: Ovul O.Durmusoglu dhe Joanna ëarsza, ka dërguar një mesazh se ajo ende po pret që këto lule të rriten akoma e në ndërkohë të portretizojnë një gjest që sheh kah realiteti por të lejon të ëndërrosh, shkruan KultPlus.

“Është një gjest për të parë realitetin dhe për të qenë akoma në gjendje të ëndërrosh”, thënie e artistes feministe Agnes Denes, e cila në Prishtinë ka sjell projektin e saj të titulluar “Fushat e Lulediellit 2021”. Disa muaj më parë, ka filluar mbjellja e farave të lulediellit në mënyrë që të rriten dhe të krijojnë një fushë mahnitëse luledielli, e cila tani ishte pothuajse e gatshme për hapjen e edicionit të tretë të Autostrada Biennale.

Do të duhet ende kohë që këto fara të lulëzojnë, ndërsa Prishtina kësisoj do të mbajë mbi supe një vepër arti që nuk është menduar asnjëherë më parë, një vepër që të lë pa frymë e njëkohësisht do të lulëzojë brenda secilit njeri, e që është vendosur tek Platoja e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.

“Në manifesten e saj të vitit 1969, Agnes Denes potencoi se dëshironte ta braktiste studion e saj të punës dhe të hynte në botën e shqetësimeve globale, ‘për të komunikuar të pakomunikueshmen, për të vizualizuar të padukshmen, për të mos pranuar kufizimet të cilat shoqëria i ka pranuar’. Përgjatë jetës e karrierës së saj, ajo ka imagjinuar dhe iniciuar eksperimente vizionare mjedisore të bashkëjetesës përmes artit. Ne jemi shumë të nderuar që një artiste me forcë të madhe artistike si Denes ka pranuar ftesën tonë modeste dhe ka propozuar një vepër të re artistike ku luledielli intervenon në jetën e përditshme në qendër të Prishtinës dhe Prizrenit – me fjalët e vetë artistes – një gjest ky që sheh kah realiteti por të lejon të ëndërrosh”, tregojnë kuratoret e edicionit të tretë të Autostrada Biennale, Ovul O. Durmusoglu dhe Joanna Warsza.

Edicioni i tretë i Autostrada Biennale zyrtarisht filloi rrugëtimin e tij në Kosovë.

Fillimisht, kjo ngjarje nisi me fjalimin e Leutrim Fishekqiut nga Autostrada Biennale, i cili ka folur rreth kësaj hapje që është puna e re e artistes Agnes Denes.

“Dje ishte diçka më shumë sesa hapja e Biennales, dhe besoj se të gjithë dakordohen me mua. Sot është një hapje tjetër e ‘Fushat e lulediellit’, nga Agnes Denes. Së bashku me kuratroret Ovul O.Durmusoglu dhe Joanna Warsza, do të zhvillojmë një bisedë për ‘Sunflower Fields 2021’, puna e re e Agnes Denes”, thotë Fishekqiu.

Ndërsa, Tatiana Tarago nga Manifesta, në emër të të gjithë ekipit të Manifestës, është shprehur se po ndjehet shumë krenare që kanë arritur të mbështesin këtë projekt.

“Ndoshta të gjithë ju keni qenë dje aty por në kuadër të Manifestës, unë dëshiroja të thoja se po ndjehemi shumë krenarë që kemi mbështetur projektin e Autostradës Biennale dhe vërtetuar se sa e rëndësishme është puna e tyre. Uroj artistët dhe ekipet për punën e tyre, ndërsa shpresojmë se do të bashkëpunojmë tutje”, thotë Tarago.

Kuratoret e edicionit të tretë të Autostradës Biennale, ‘What if a journey…’,: Ovul O.Durmusoglu dhe Joanna Warsza, nisën diskutimin dhe prezantimin e punës së artistes Agnes Denes, e cila ka përzgjedhur pikërisht Prishtinën si destinacioni që ka nevojë për këto lule.

“Është e mrekullueshme që të jemi së bashku këtu sot e që jemi së bashku me lulet e diellit, që po lulëzojnë. Sot dëshirojmë që të flasim rreth bashkëpunimit me Agnes Denes, që është një feministe legjendare, ajo që kundërshtoi vërtet mënyrën e shkrimit të historisë së artit të tokës, e cila po shikonte drejt tokës dhe fuqisë së saj rigjeneruese në mënyrë që arti të rritet”, thotë Durmusoglu.

Sipas saj, Agnes Denes ka qenë shumë e vetëdijshme për krizën e klimës dhe kur ato kanë ardhur për herë të parë në Prizren dhe Prishtinë, ka qenë me të vërtetë e qartë se toka vetë duhet të theksohet.

“Ne gjithmonë harrojmë me kë bashkëjetojmë dhe gjithashtu priremi të harrojmë se në cilën tokë po ecim dhe si mund të bisedojmë më tej me atë tokë dhe si mund t’i dëgjojmë nevojat e tokës”, ka thënë Durmusoglu

Ndërsa, kuratorja tjetër e edicionit të tretë të Autostradës Biennale, Joanna Warsza, ka përcjellë edhe mesazhin e artistes Agnes Denes.

“Ajo nuk është e pranishme sepse donte të priste derisa të rriteshin luledielli më shumë dhe ajo na ka dërguar përshëndetjet e saj më të mira, disa filma të shkurtër që paraqesin trashëgiminë e saj, punën e saj të mëparshme dhe idenë se si janë menduar fushat e lulediellit në një video 1 minutësh”, thotë Warsza.

Pas shfaqjes së videos 1 minutëshe, është shfaqur edhe një pjesë e dytë rreth realizmit të ‘Wheatfield’, një punë e mëparshme e Denes që ka dëshmuar një rezistencë feministe të artistes ndaj mënyrës se si trajtohet mjedisi.

Kurse, prezantimi i ‘Sunflower Fileds – 2021’, u shfaq përmes një videoje që ishte regjistuar nga dita kur edhe fillimisht janë mbjell këto lule në datën: 22.04.2021.

Tutje, kuratoret Ovul O.Durmusoglu dhe Joanna Warsza, kanë folur edhe rreth mesazhit që projekti i artistes përçon tek publiku dhe qytetarët e Prishtinës.

“Që një fushë me luledielli të rritet, duhet të ketë një komunitet përreth saj, të ushqehet, të kujdeset për fushën e lulediellit dhe në dikur të mbledhen ato fara që janë në rritje. Andaj, gjithmonë ka të bëjë me punën, gjestin e thjeshtë nga komuniteti në mënyrë që puna të mund të realizohet vetë”, thotë Durmusoglu.

“Luledielli është bimë shumë e shkëlqyer që ruan pjellorinë e dheut për një kohë më të gjatë. Kur shikuam historinë e lulediellit, zbuluam se ato janë bimë autoktone që vijnë nga Amerika Latine dhe më pas ato morën rrugën për në Evropë, kryesisht në Rusi. Fakt interesant është se lulet ishin të pranishme në periudhën Jugosllave, duke shtuar tutje simbolikën e këtij projekti”, thotë Warsza.

“A mund të jetë një lule në të vërtetë një gjest që adreson pjesë të komplikuara të historisë”, thekson ajo.

Pastaj, bashkëthemeluesja e Autostradës Biennale, Vatra Abrashi, është shprehur se po ndjehet tejet e lumtur që ajo merr pjesë në këtë proces e që së bashku me qytetarët, ajo do të kujdeset për rritjen e këtyre luleve tejet të veçanta për të.

“Kur kemi filluar bashkërisht mbjelljen e lulediellit së bashku me komunitetin dhe studentë të degëve të ndryshme, ata ishin shumë të lumtur që po marrin pjesë në një proces, të cilën ata vetë kanë për të përcjell. Shumë të rinj e studentë kanë vendosur edhe emra në farat dhe lulet e tyre”, thotë Abrashi.

Sipas saj, për ta ka qenë një kënaqësi shumë e madhe që studentët do të përkujdesen për lulet duke i ujitur ato, megjithëse në hapësira publike.

“Ne si organizatorë jemi munduar që të marrim masa se si mundemi në një farë forme me mbrojt atë, mirëpo asnjëherë duke mos dalur nga koncepti i artistes Agnes Denes duke krijuar rrethoja. Prandaj, për neve ka qenë një kënaqësi shumë e madhe që të jemi në bashkëpunim me kuratoret e artisten”, ka thënë Abrashi.

Kështu krejt në fund, u prezantua fusha e lulediellit me nga një gotë verë e bisedë mes miqsh e artdashës. / KultPlus.com

Përurohet statuja e Princeshës Diana në Kensington Palace

Princat William dhe Harry nderuan sot kujtimin e nënës së tyre Diana, Princesha e Uellsit, ndërsa u ribashkuan për zbulimin e shumëpritur të statujës së saj në Kensington Palace.

Në një deklaratë të lëshuar pas ceremonisë së shkurtër, vëllezërit thanë: “Sot, në këtë që do të kishte qenë 60-vjetori i lindjes së nënës sonë, ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj, cilësi që e bënë atë një forcë të së mirës në të gjithë botën, duke ndryshuar jetë të panumërta për më mirë”.

“Çdo ditë, dëshirojmë që ajo të ishte ende me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj”, shtuan ata.

Me praninë edhe të vëllezërve dhe motrave të Dianës, William dhe Harry tërhoqën pëlhurën jeshile që mbulonte monumentin, i cili do t’u kujtojë përgjithmonë vizitorëve të Pallatit Kensington banoren e tij më të famshme. /atsh/ KultPlus.com

Mozaikë nga mbeturinat si kreativitet në pandemi

Kur për shkak të pandemisë u detyrua të rrinte në shtëpi, Heidi Calega, nënë e dy fëmijëve, nisi ta pastronte shtëpinë. Gjeti shumë gjëra që nuk i hynin në punë më askujt. Mirëpo në vend që t’i hidhte këto gjëra në plehra, nisi të bënte vepra arti. Në vjeshtë do të hapë ekspozitën e saj të parë personale

Është një thënie e vjetër për plehrat dhe thesaret. Nuk ka asnjë rreth plehrave dhe artit, por Heidi Calega mund ta ndryshojë këtë. “Unë me të vërtetë nuk e di se si do ta quash këtë”, ka thënë Heidi, gjersa ka qëndruar pranë tryezës së saj ku i ka shtrirë pajisjet e këtij zanati.

Me urdhrat për të qëndruar në shtëpi dhe karantinën, ish-mësuesja e shkollës fillore vendosi të pastronte dollapët e shtëpisë së saj.

“Kështu që kisha të gjitha llojet e xhinglave nga ditët e mia të mësimit”, ka thënë ajo. “Dhe nuk mund të duroja që të ndahesha prej tyre”. Kështu që nëna e dy fëmijëve mori një rrugë më krijuese.

“Ju mund të bëni diçka interesante nga pothuajse çdo gjë”, ka shpjeguar ajo. Dhe me “çdo gjë”, ajo do të thotë të bësh kolazhe ose mozaikë prej çfarëdo materiali.

“Rruaza, butona, gjerdanë, lodra të vogla plastike”, ka numëruar ajo me rend. “Unë kam pjesë të kukullave, si kukulla të vjetra, njerëz të ushtrisë, kapakë shishesh”. Me një fjalë, Heidi i quajti ato “plehra”.

“Dua të them se të gjitha gjërat që njerëzit i kanë hedhur. Asnjë nga këto nuk është e re”, ka thënë ajo. Heidi Calega bën portrete, duke i kthyer mbeturinat në vepra arti që mund të pëlqehen nga të tjerët. “Pothuajse çdo gjë që mund të imagjinoni është këtu”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë portrete të anëtarëve të familjes së saj, miqve, por edhe personaliteteve të njohura si Frida Kahlo, Marilyn Monroe, John Wayne dhe shumë të tjerëve.

“Është disi e mahnitshme për mua që isha në gjendje ta bëja këtë. Këto gjëra janë plehra!”, ka thënë ajo duke qeshur.

Heidi shpjegoi se si nuk iu desh shumë kohë dhe gati i mbaruan materialet dhe një postim në “NextDoor” i ndihmoi.

“Ishte një arritje shumë e mirë. Unë kisha me dhjetëra çanta me gjëra të dhuruara, që i kishin lënë në pragun e derës sime”, ka thënë ajo.

Ai postim, i cili përfshinte një fotografi të punimeve të saj artistike, gjithashtu tërhoqi vëmendjen e njerëzve të duhur. Heidi ishte në gjendje të takohej me “Next Gallery” në Denver dhe tani ka një nga veprat e saj të ekspozuara atje, së bashku me një ekspozitë personale të artit të saj realizuar nga plehrat, që do të hapet në tetor.

“Kurrë s’e kam menduar këtë. Unë jam me të vërtetë e nderuar dhe e emocionuar dhe është diçka shumë më e madhe dhe një shpërblim që s’e kam pritur të ndodhë ndonjëherë”, ka thënë ajo. /denverchanel/ KultPlus.com

94 vite nga vdekja e Shotë Galicës

Sot është 94-vjetori i vdekjes së Qerime Galica (e njohur me emrin Shote, vitet 1895-1927). Luftëtare për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë, austro-hungarezë, bullgarë e jugosllavë dhe për bashkimin e saj me shtetin shqiptar, Heroine e Popullit.

Lindi në katundin Radishevë të Drenicës. Mori pjesë në Kryengritjet kundër osmanë në v. 1909-1912 dhe në qëndresën e armatosur kundër Serbëve në vitin 1912-1915. Në vjeshtën e vitit 1915, u rreshtua në çetën e kryengritësve të Drenicës përkrah bashkëshortit A. Galica. Gjate vitit 1916- 1918 mori pjesë në disa aksione kundër forcave pushtuese bullgare e austro-hungareze (në Obrije, mars 1917 dhe në Bajë, korrik 1917). Mori pjesë në luftimet e vjeshtës 1918 për çlirimin e Drenicës, Podgorit dhe Pejës.

Pas Luftës I Botërore e vazhdoi qëndresën kundër politikës serbomadhe të dhunës e shkombëtarizimit në Kosovë. Në prill-qershor 1919 mori pjesë, përkrah Azemit, në Kryengritjen e Rrafshit te Dukagjinit e te Drenicës. Në vitet 1921 – 1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut dhe në vitin 1923-1924 të zonës së lirë të Drenicës, në Arbaninë e Vogël.

Pas vrasjes se A. Galicës mori drejtimin e çetës së bashku me M. Deline dhe F. Beranin. Në ballafaqimet politike në Shqipërinë e vitit 1921-1924, ishte përkrahëse e opozitës demokratike dhe mbështetje e qeverise se F. Nolit. Në dhjetor 1924 mori pjesë në radhët e luftëtarëve të B. Currit, që priten me arme në kufi forcat e Ceno bej Kryeziut dhe të intervencionistëve serbe e ruse (bjellogardiste të gjeneralit Vrangel).

U rikthye në Kosovë, ku mbajti gjallë në popull frymën e qëndresës antiserbe. Më 1926, pas 12 vjetësh luftë, pjesëmarrëse në mbi 40 aksione të rëndësishme, në të cilat humbi 22 anëtare të familjes, e plagosur dhe e sëmure, u kthye ne Shqipëri.

U vendos në Shullaz, pranë Milotit dhe me pas në Derven të Fushë-Krujës. Ndonëse në gjendje të vështire dhe pa burime ekonomike, u kujdes për tre fëmije jetimë të bashkëluftëtareve të vrarë./ KultPlus.com

‘S’kam nevojë për para, kam nevojë për ndjenja…’

Poezi nga Alda Merini

Përktheu: Beti Njuma

S’kam nevojë për para.
Kam nevojë për ndjenja,
fjalë, fjalë të zgjedhura me urti,
për lule të ashtuquajtura mendime,
për trëndafilë të ashtuquajtur prani
për ëndrra që banojnë pemëve,
për këngë që çojnë peshë statujat në vallëzim,
për yje q’u pëshpërisin dashnorëve rrëzë veshit.
Kam nevojë për poezi,
kjo magji që djeg rëndesën e fjalëve,
që zgjon ndjenja dhe fal ngjyra të reja.
Poezia ime është e rrufeshme si zjarri
më përshkon gishtërinjtë si një rruzare.
Nuk lutem ngase jam poeti i gjëmës
që hesht, hera-herës, dhimbjet e një lindjeje mes orëve,
jam poeti që çirret dhe luan me britmat e veta,
jam poeti që këndon dhe s’gjen fjalë,
jam kashta e thatë mbi të cilën rreh tingulli,
jam ninulla që përlot fëmijët,
jam mendjemadhësia që vetërrëzohet,
jam petku i hekurt i një lutjeje të gjatë
të hidhërimit të shkuar që s’sheh dritë. / KultPlus.com

Publikohet traileri i filmit ‘Cinderella’, Camila Cabello në rolin kryesor (VIDEO)

Camila Cabello ka publikuar trailerin e filmit ku ajo do të ketë rolin kryesor. Bëhet fjalë për një version tjetër të filmit të Hirushes, përcjell KultPlus.

Historia tashmë dihet, por megjithatë do të vijë me disa ndryshime. Në këtë përshtatje, Hirushja është një rrobaqepëse. Thënë kjo, ajo nuk mund të shkojë në ballon e princit (Nicholas Galitzine) derisa “zana e saj” (luajtur nga Billy Porter) e lejon të hyjë brenda. Ka muzikë, shkëlqim dhe magji. Ah, dhe shumë humor gjithashtu.

Cabello e publiko trailerin në rrjetin social Twitter. “Një nga përvojat më magjike të jetës sime. Mezi pres ta shihni”, shkroi Camila në publikimin e trailerit.

Ndërkaq, Cabello poashtu ka bërë të ditur se premiera e filmit do të jetë më 3 shtator të këtij viti. / KultPlus.com

Thirrje për audicion për filmin ‘Brenda’ të regjisores Burbuqe Berisha

Regjisorja Burbuqe Berisha ka bërë publike thirrjen për audicion në filmin ”Brenda”, skenari i të cilit është realizuar nga Xheraldina Vula, kurse me Agron Vulën si producent të filmit, përcjell KultPlus.

Audicionet do të organizohen për disa role, që përfshijnë ato kryesore, rolet e dyta dhe të treta.

Më poshtë gjeni listën e plotë e kritereve të kërkuara për audicion. / KultPlus.com

Aktorët që ndryshuan krejtësisht pamjen për rolet e tyre

Evolimi i trukeve për të na shndërruar sa vjen e rritet, prandaj në shumë role aktorët janë shfaqur si dikush krejt tjetër dhe nëse s’do e dinim, nuk do e kuptonim kurrë se cilët janë.

Transformimet janë aq të mëdha, sa është e pamundur të dallosh realen nga ajo që vjen në ekran.

Më poshtë gjeni disa nga shndërrimet më kolosale që janë bërë ndonjëherë në portretet e aktorëve, si dhe filmat përkatës. / Gazeta Express / KultPlus.com

Winona Ryder — Edward Scissorhands

Jim Carrey — A Series of Unfortunate Events

Halle Berry — Cloud Atlas

Chris Evans — Snowpiercer

Cameron Diaz — Being John Malkovich
Cillian Murphy — A Quiet Place: Part II

Olivia Cooke — Me and Earl and the Dying Girl

‘’Four pills at night’’ i regjisorit Leart Rama në Festivalin e Locranos

Filmi me metrazh të shkurtër e i titulluar ‘Four Pills ant Night’ nga regjisori Leart Rama do ta ketë premierën botërore në festivalin e kategorisë A ‘Locarno Film Festival’, përcjellë KultPlus.

‘Me një film për të xhiruar në të ardhmen e afërt, një regjisor zhvillon diçka më shumë sesa një lidhje profesionale me aktorin e tij. Kur ata shkojnë së bashku në një festë të mirë, gjërat marrin një kthesë të papritur. Mashtrim apo e vërtetë, të dy përfundojnë pa përgjigje’.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Qendra Kinematografike e Kosovës ka bërë të ditur që ky film ka ka të bëjë me dashurinë, dashurinë e pastër e që mund të ndodhë midis një djali dhe një vajze, dy vajzave ose dy djemve në çdo pjesë të botës, do të ishte akoma e njëjtë, të ndjehej e njëjtë. Kjo është arsyeja pse ne jemi njerëz. Dashuri.

Filmi kualifikohet si kandidat i Locarno’s për Çmimet Evropiane të Filmit EFA. / KultPlus.com

Kompania kosovare financon studimet për 120 maturantë


Kolegji Universum dhe Viva Fresh Store në kuadër të bashkëpunimit për ndërlidhje të Akademisë dhe Industrisë ofrojnë studime të dyfishta apo studime dhe praktikë profesionale.

Në bazë të kësaj marrëveshje Viva Fresh do ti financoj studimet për 120 maturantë për tri vite të studimit në Kolegjin Universum. Studentët do të angazhohen në punë praktike gjatë studimeve dhe do ta kenë punësimin e garantuar pas diplomimit. Kjo u mundëson studentëve të marrin diplomë akademike dhe përvojë profesionale gjë që po iu mundëson studentëve kyçjen më të lehtë në tregun e punës.

Të gjithë maturantët e Republikës së Kosovës kanë mundësi të aplikojnë të bëhen pjesë e garës për bursa studimi dhe punësim të garantuar nga Kolegji Universum dhe Viva Fresh. APLIKO në këtë link: shorturl.at/dixOV

Studimet Duale sipas konceptit Gjerman të financimit te studimeve nga bizneset, studentët përfitojnë: 1. Financim 100% i studimeve për tri vite të studimit;2.Punë Praktike nga viti i parë, 20 orë në javë;3.Punësim i Garantuar pas diplomimit.Puna praktike do të ofrohet në këto departamente: Kategori Menaxhment, Operacione, Financa, Logjistikë, Marketing, IT, Kalkulim, Merchandising, Kontabilist, Financier, Burime Njerëzore, Ligjore, Menaxher/e i/e Pikës dhe Department Menaxhere i/e Pikës.Fito BURSË për 3 vite studimi dhe fillo karrierën në VIVA FRESH! APLIKO në këtë link: shorturl.at/dixOV

Kolegji Universum ka disa vite që po përdor këtë  sistemi gjerman të arsimit për studentët dhe vazhdimisht kontaktohet nga institucione të ndryshme për të formuar partneritete dhe bashkëpunime profesionale që synojnë të kontribuojnë në ekonominë dhe zhvillimin e sektorëve në Kosovë.
Kolegji Universum është kolegji më inovativ në Kosovë, i renditur në Top 1000 shkollat më të mira të biznesit në botë nga Agjencia Eduniversal. Institucion lider i ndërkombëtarizimit, i vetmi institucion nga Kosova që ka arritur numrin më të madh të marrëveshjeve të financuara nga Komisioni Evropian. Mëso më shumë www.universum-ks.org

Për më shumë informata rreth bursave dhe studimeve duale kontakto [email protected] apo +383 44 144 062 ose na ndiqni në facebook apo instagram.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Valë graviteti të vrimës së zezë gllabëruese zbulohen në Tokë

“Jemi duke folur për objekte që janë më të mëdha sesa dielli, të cilat janë zhdukur shpejt”, ka thënë Vivien Raymond, eksperte nga Instituti për Eksplorim të Gravitetit në Universitetin e Cardiffit. “Do të dëshironim që yjet neutrone të copëtoheshin, sepse atëherë ka shumë mundësi për fizikë interesante, por mendojmë se këto vrima të zeza ishin mjaft të mëdha saqë gëlltisnin yjet e neutronit të tërë”, ka shtuar ajo për të përditshmen britanike “Guardian”

Janë disa momente kur jeta si astrolog ngjason sikurse të priturit në një stacion autobusi. Prisni me vite për një ngjarje kataklizmike kozmike për t’i dërguar valët tronditëse nëpër fabrikën e hapësirës kohore dhe krejt përnjëherësh të vijnë dy.

Vite pasi që shkencëtarët i nisën studimet e tyre për dridhjet në hapësirën kohore të parashikuar nga Albert Einsteini, vrojtuesit e valëve gravitacionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Evropë kanë vërejtur sinjalet e para nga dy yje neutrone që janë përplasur në vrimat e zeza qindra miliona vjet dritë larg.

“Jemi duke folur për objekte që janë më të mëdha sesa dielli, të cilat janë zhdukur shpejt”, ka thënë Vivien Raymond, eksperte nga Instituti për Eksplorim të Gravitetit në Universitetin e Cardiffit. “Do të dëshironim që yjet neutrone të copëtoheshin, sepse atëherë ka shumë mundësi për fizikë interesante, por mendojmë se këto vrima të zeza ishin mjaft të mëdha saqë gëlltisnin yjet e neutronit të tërë”, ka shtuar ajo për të përditshmen britanike “Guardian”.

Përplasja e parë, e quajtur GW200105, ishte vërejtur në të dhënat e regjistruara në 5 janar të 2020-s nga Observatori i Valëve Gravitacionale të Ndërhyrësit të Laserit në SHBA (Ligo). Valët gravitacionale të lëshuara nga ngjarja sugjerojnë që një yll neutron dy herë më i madh sesa dielli ka rënë në një vrimë të zezë nëntë herë më të madhe sesa dielli. Duke lëvizur me shpejtësinë e dritës, këtyre valëve gravitacionale, të cilat shtrydhin dhe shtrijnë kohën hapësinore, përderisa kalojnë nëpër univers, do të duheshin 900 milionë vjet për të arritur në Tokë.

Image

Dhjetë ditë më pas vrojtuesi i valëve gravitacionale në Ligo dhe Virgo të Italisë ka regjistruar një sinjal të dytë, të quajtur GW200115, që ishte prodhuar kur një yll neutroni, 50 për qind më i madh sesa dielli, kishte rënë në vrimën e zezë që ishte gjashtë herë më e madhe sesa dielli. Ndodhia ishte edhe më e largët sesa e para, me 1 miliard vjet dritë, ka shkruar gazeta.

Vrimat e zeza dhe yjet e neutroneve janë ato që mbeten pas, kur yjet arrijnë fundin e jetës së tyre dhe përhumben nën gravitetin e tyre. Në disa raste lindin si çift, në sistemet binare të yjeve, ku një yll orbiton një tjetër. Yjet neutrone janë ndër objektet më ekzotike në univers. Janë aq të dendur saqë një lugë çaji me yll neutron peshon sa Mount Everesti.

Valët gravitacionale kalojnë nëpër Tokë gjatë gjithë kohës, por dridhjet në kohën hapësinore janë shumë delikate për t’u zbuluar, nëse nuk shkaktohen nga përplasjet midis objekteve jashtëzakonisht të mëdha. Shkencëtarët raportuan zbulimin e parë të valëve gravitacionale nga përplasja e dy vrimave të zeza më 2016 dhe që atëherë kanë pikasur valë nga bashkimet e yjeve neutrone. Sipas “Guardian”, regjistrimi i valëve të gravitacionit nga yjet neutrone që godasin vrimat e zeza shënon një zbulim të ri.

“Me këto ngjarje kemi përfunduar pamjen e bashkimeve të mundshme midis vrimave të zeza dhe yjeve të neutronit”, ka thënë Chase Kimball, student i diplomuar në Universitetin e Northwesternit në Illinois. “Kjo nuk do të thotë që nuk ka mundësi të bëhen zbulime të reja në lidhje me valët gravitacionale. Ka shumë burime të valëve të gravitacionit që ne ende nuk i kemi zbuluar, nga valët e vazhdueshme nga yjet neutronë që rrotullohen me shpejtësi, deri te shpërthimet nga supernovat e afërta dhe jam i sigurt që universi mund të gjejë mënyra për të na befasuar”, ka theksuar ai për “Guardian”. / Koha.net / KultPlus.com

Përurohet “Shtëpia e arkeologëve në Apoloni, Margariti: Kushte optimale pune dhe akomodim gjatë ekspeditave

Në parkun kombëtar të Apolonisë u përuruan dje ambientet e rinovuara të Shtëpisë së Arkeologëve.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elasabeth Barsacq, arkeologë, etj.

Ministrja Maragriti tha se “ka ende shumë punë për të bërë që arkeologët të kenë kushte optimale pune dhe akomodimi gjatë ekspeditave të tyre, por një gur çdo ditë do të sjellë padyshim ndryshimin”.

“Jemi të kënaqur që tradita e mirë e bashkëpunimit franko-shqiptar në fushën e arkeologjisë vazhdon edhe sot, me të tjera projekte”, theksoi ministrja.

Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.

Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë ndodhet dhe mozaiku në Vilën me Impluvium i cili është i hapur për vizitorët gjatë sezonit turistik. / atsh / KultPlus.com

Kosnett nga “Parada e Krenarisë”: Të gjithë njerëzit meritojnë respekt të barabartë pavarësisht kush janë ata

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka marrë pjesë në “Paradën e Krenarisë” që është organizuar në Prishtinë.

Kosnett ka postuar disa fotografi nga parada the ka thënë se komuniteti LGBTQI+ akoma përballet me diskriminim.

“Teksa festojmë kontributet e anëtarëve të komunitetit LGBTQI +, anëtarët e komunitetit akoma përballen me diskriminim dhe margjinalizim. Miqtë, fqinjët dhe anëtarët e familjes sonë meritojnë respekt të barabartë, pavarësisht se kush janë apo kë duan. Krenaria 2021”, ka shkruar Kosnett. / KultPlus.com

Muzika, arma që luftoi racizmin në Amerikë

Për shekuj me radhë afro-amerikanët kanë përdorur muzikën si një mjet të fuqishëm. Njerëzit e skllavëruar këndonin këngë shpirtërore, për të planifikuar fshehurazi ikjen e tyre drejt lirisë. Poezitë u vunë në muzikë dhe u interpretuan për të festuar çrrënjosjen e skllavërisë, baladat dhe hip-hopi janë përdorur për të protestuar kundër dhunës dhe diskriminimit racor.

CBC radhit disa këngë që kanë shkruar histori, dhe që kanë qenë zëri i përparimit, protestës e krenarisë së afro-amerikanëve.

Swing Low, Sweet Chariot

Kënga u përdor si një formë e komunikimit të koduar për të planifikuar arratisjen nga skllavëria. Ndërsa, Harriet Tubman udhëzoi afro-amerikanët në liri përgjatë hekurudhës “Underground”, ajo këndoi disa këngë për të sinjalizuar se ishte koha për arratisje. Ndër të preferuarit e Tubman thuhet se ishte Swing Low, Sweet Chariot.

J. Wesley Jones, choral director, leads 600 Black singers through a rehearsal in Chicago, August 1935. The group was rehearsing for the upcoming Chicagoland Music Festival where they would sing "Swing Low, Sweet Chariot" at Soldier Field. 

Lift Ev’ry Voice and Sing’ – John & James Johnson, 1900

“Lift Ev’ry Voice and Sing”, u shkrua fillimisht si një poezi nga pedagogu James Weldon Johnson, me muzikë shoqëruese të krijuar nga vëllai i tij, John Rosamond Johnson. Tekstet u recituan nga 500 nxënës shkolle më 12 shkurt 1900, në Jacksonville, Florida për të festuar ditëlindjen e Presidentit Abraham Lincoln. Ndërsa kompozonte, James Johnson u përpoq të shkruante tekste që flisnin për jetën traumatike por triumfuese të paraardhësve të tij.

“Këndoni një këngë plot besim që na ka mësuar e kaluara e errët,

Këndoni një këngë plot shpresë që e tanishmja na ka sjellë”- thuhej në këngë.

Poema u përdor përfundimisht në diplomime, kisha dhe festa. James Johnson më vonë u bë një udhëheqës brenda NAACP, një organizatë që miratoi poezinë si këngën e saj zyrtare

Lift Every Voice and Sing: The history, the lyrics and the impact

Strange Fruit – Billie Holiday, 1939

Kënga bezdisëse e popullarizuar nga Billie Holiday u shkrua më 1937 nga Abel Meeropol, një mësues hebre i shkollës së mesme dhe aktivist i të drejtave civile nga Bronx. Ngjashëm me “Lift Ev’ry Voice and Sing”, “Strange Fruit” u shkrua fillimisht si një poezi. Tekstet e tmerrshme dhe të trishtueshme nuk thërrasin linçimin në mënyrë të qartë, por përdorin një metaforë të dhimbshme për të përshkruar terrorin e tmerrshëm që shkatërroi komunitetet e tyre në Jug.

Billie Holiday - Strange Fruit

A Change Is Gonna Come- Sam Cooke 1963

Dy momente kyçe frymëzuan Sam Cooke për të shkruar hitin e tij monumental “A Change Is Gonna Come”. Lirimi i një himni nga Bob Dylan dhe një refuzim racist në një hotel në Luiziana. Kur Cooke dëgjoi për herë të parë “Blowin”, të Dylanit në vitin 1963, ai u impresionua dhe u tërhoq që një artist i bardhë kishte shkruar një këngë që reflekton baticat në vend, ndërsa ai jo.

Disa muaj më vonë, ai shkroi dhe regjistroi, “A Change Is Gonna Come” në fillim të vitit 1964. Ai ishte në gjendje të interpretojë këngën vetëm një herë në “The Tonight Show” me Johnny Carson, pasi u vra në një motel në L.A më vonë atë vit. Megjithatë kënga e Cooke jetoi, dhe u bë një himn në luftën për të drejtat civile.

Sam Cooke - A Change Is Gonna Come

Say It Loud, I’m Black and I’m Proud – James Brown, 1968

“Say It Loud, I’m Black and I’m Proud” i James Brown u botua në një kohë kur afro-amerikanët ndiheshin veçanërisht të egër dhe të tërbuar, pas vrasjes së Martin Luther King, Jr më 4 prill 1968. Katër muaj pas vrasjes së tij, Brown publikoi këngën që festonte me guxim kulturën afro-amerikane.

Në fillim të mesit të viteve 60, “negro” ishte termi i preferuar për afro-amerikanët, ndërsa “Black” nganjëherë merrej si fyerje. Por, kënga e Brown ndihmoi në heqjen e stigmës rreth termit “E zezë” dhe u bë e preferuar deri në fund të viteve 1960.

James Brown - Say It Loud, I'm Black and I'm Proud

The Revolution Will Not Be Televised- Gil Scott-Heron, 1971

Gil Scott-Heron ishte ndër fëmijët e parë të integruar në shkollën e Tennessee, para se të bëhej një shkrimtar revolucionar dhe aktivist i të drejtave civile. Më 1970, ai lëshoi ​​albumin e tij debutues, “Small Talk” në 125 dhe Lenox. Albumi paraqiti Scott-Heron duke rrëfyer poezinë e tij mbi daullet në sfond, një pararendës i hershëm i asaj që përfundimisht do të bëhej hip-hop.

Gil Scott-Heron - The Revolution Will Not Be Televised

What’s Going On?- Marvin Gaye, 1971

Marvin Gaye ishte fëmija i artë i Motown kur lëshoi ​​këngën “What’s Going On?” në vitin 1971. Ai kishte bërë një emër për veten e tij me këngët e tij sensuale dhe apolitike si “How Sweet It Is (To Be Loved By You)” dhe “I Heard It Through the Grapevine” më 1960.

Gordy pa dëshirë lëshoi ​​këngën, e cila u bë sukses, dhe i dha zë protestave kundër padrejtësive.

Marvin Gaye - What's Goin On

Happy Birthday- Stevie Wonder, 1980

Jeta dhe vdekja e Martin Luther King, Jr  frymëzuan protesta dhe demonstrata të panumërta në të gjithë vendin. Megjithatë qeveria federale hezitoi të caktojë një festë për të njohur rolin që King kishte luajtur në përparimin e kombit. Vetëm disa ditë pas vdekjes së Kingut më 1968, kongresmeni John Conyers propozoi që ditëlindjen e mikut të tij të vrarë ta bënte një festë kombëtare, por ai mori pak mbështetje nga kolegët e tij. Si përgjigje, Stevie Wonder e bëri misionin e tij të avokonte për një festë federale të Martin Luther King, Jr me këngën e tij “Gëzuar Ditëlindjen”, lëshuar më 1980.

Stevie Wonder - Happy Birthday

/music/ CBC / KultPlus.com

Foto nga Parada e Krenarisë në Prishtinë

Në Prishtinë ka filluar Parada e Krenarisë me moton “Bashkë dhe Krenar”.

Parada ka nisur sot në orën 11:30 në Sheshin “Skëndërbeu”.

Në përkrahje të Paradës janë parë shumë qytetarë.

Në mesin e tyre edhe emra të njohur si: Adriana Matoshi, Nol Nushi, Frashër Krasniqi, Teuta Rrusta, e të tjerë.

Më poshtë keni fotot nga Parada e Krenarisë. / Gazeta Express / KultPlus.com

Teatri Metropol hap sezonin e shkurtër artistik me premierën e “Pikaso dhe Ajnshtajni në një bar në Paris”

Komedia u ndoq për disa net me radhë, nga publiku, duke përcjellë edhe lojën emocionuese aktoriale. Vepra e shkruar nga Steve Martin, u ngjit në skenë nga regjisorja Armela Demaj, e cila, bëri bashkë një kast aktorësh e muzikantësh, për këtë shfaqje teatrale.

Këtë sezon komedia i ka përfunduar shfaqjet në teatër, por Metropol bën me dije, se do të jetë sërish në muajin shtator.

Sipas teatrit, interesi i publikut ka qenë i madh.

“Të nderuar, duke ju falënderuar për interesin e madh, duam t’ju lajmërojmë se të gjitha biletat e kësaj jave, kanë përfunduar. Komedia ‘Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris’ do të rikthehet sërish në shtator”, njoftohet në faqen e teatrit.

Zbërthimi i karaktereve të veprës, të cilët, në ndërthurje me njëri-tjetrin sjellin situata komike, duke vënë në dukje optika të ndryshme të mënyrës se si shihet bota dhe marrëdhëniet njerëzore brenda saj. Projekti krijon një copëz jete 100 minuta, nga një periudhë e largët, siç është viti 1904.

Në role interpretojnë: Roerd Toçe, Klodjana Keco, Amri Hasanlliu, Sara Koçi, Erdet Miraka, Silva Brahimataj, Ermir Hoxhaj, Silvio Goskova, Aleksandër Kondi, Blendi Arifi, Kristjana Dodaj. As/ regji Joana Omeraj, formulues muzikor Gent Rushi, këngëtare Laura Hoxha, skenografia Klodiana Beqiraj, koreografia Sara Koçi, kostumografia Frenci Gjerasi.

Vepra u shfaq premierë më 17 qershor dhe vijoi disa net, ku dhe muzika gjithashtu ishte pjesë e kësaj shfaqjeje, që ishte e gjitha “live”.

Shfaqja sjell historinë komike të takimit midis dy gjenish, Pikasos dhe Ajnshtajnit në fillimin e shekullit XX, kohë ku do të ndërthuren rikrijimi i elementeve vizuale dhe interpretative, me muzikën dhe këngën e kësaj periudhe.

Dy personazhet kryesorë, piktori i njohur Pablo Pikaso dhe shkencëtarin Albert Ajnshtajn, takohen në një mbrëmje, në lokalin “Lapin Agile” (“Lepuri i shkathët”) në Montmartre, Paris.

Ngjarjet janë vendosur në një mbrëmje tetori, në vitin 1904, kohë kur të dy gjenitë janë në prag të zbulimit të ideve të tyre mahnitëse (Ajnshtajni, përpara se të botojë teorinë e relativitetit më 1905 dhe Pikaso, para se të pikturojë veprën “Zonjat e Avinjonit” “Les Demoiselles d’Avignon”, në vitin 1907.

Në bar, ata kanë një debat të gjatë në lidhje me vlerën e gjeniut dhe talentit, ndërsa bashkëveprojnë me një mori personazhesh të tjera, mes tyre dhe Elvis Preslin, para se të bëhej një muzikant i njohur.

Pas kësaj vepre që erdhi premierë, në Teatrin Metropol priten të tjera prodhime artistike, për publikun. Më parë, gjatë mbylljes dhe pezullimit të aktivitetit skenik, Metropol erdhi për publikun online. / Konica.al / KultPlus.com